❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vdes 40 vjeçari pas incidentit me traktor në Bresanë të Dragashit

Një person me inicialet D.A i moshës 40 vjeç ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit, pas lëndime të marra në një incident me traktor në fshatin Bresanë të Dragashit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas Bytyqit, 40 vjeçari fillimisht ishte dërguar nga vëllai i tij në qendër të mjekësisë familjare në Dragash, e më pas për shkak të lëndimeve të rënda ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit.

“Sot, mĂ« 18 korrik 2025, rreth orĂ«s 09:50, Policia Ă«shtĂ« njoftuar nga Qendra e MjekĂ«sisĂ« Familjare nĂ« BresanĂ«, DragashĂ« se njĂ« person mashkull, D.A. (40 vjeç), Ă«shtĂ« sjellĂ« nĂ« qendĂ«r nga vĂ«llai i tij me lĂ«ndime tĂ« rĂ«nda trupore. Pas ofrimit tĂ« ndihmĂ«s sĂ« parĂ«, ai Ă«shtĂ« dĂ«rguar me autoambulancĂ« nĂ« Spitalin Rajonal tĂ« Prizrenit, ku mĂ« pas, pĂ«r shkak tĂ« lĂ«ndimeve tĂ« marra, ka vdekur.

Sipas informatave fillestare, viktima ishte duke punuar me traktor nĂ« zonĂ«n malore tĂ« fshatit BresanĂ«, DragashĂ« nĂ« momentin e incidentit. Rrethanat e ngjarjes janĂ« ende tĂ« paqarta”, ka thĂ«nĂ« Bytyqi.

Tutje Bytyqi tha se policia ka reaguar menjëherë, ka dalë në vendin e ngjarjes, ka siguruar zonën dhe ka njoftuar njësitet përkatëse hetimore.

“NĂ« vendngjarje Ă«shtĂ« angazhuar edhe prokurori kujdestar, me urdhĂ«r tĂ« tĂ« cilit rasti Ă«shtĂ« iniciuar si ‘Vdekje e dyshimtë’, ndĂ«rsa trupi pa jetĂ« Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« InstitutinĂ« e MjekĂ«sisĂ« Ligjore nĂ« PrishtinĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ndĂ«r tĂ« tjera Bytyqi. /Telegrafi/

The post Vdes 40 vjeçari pas incidentit me traktor në Bresanë të Dragashit appeared first on Telegrafi.

Suspendohet një zyrtar policor mbi dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare në Gjakovë

Policia e Kosovës ka suspenduar një zyrtar policor  për 72 orë mbi dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare në Gjakovë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Policia e Republikës së Kosovës (PK), përpos prioriteteve në përmbushjen e objektivat strategjike të parapara, rendësi të veçantë i kushton edhe çështjeve që ndërlidhen me performancën në punë, integritetin, disiplinën, përgjegjësinë si dhe llogaridhënien e zyrtarëve policorë.

“Drejtoria Rajonale nĂ« GjakovĂ« pas veprimeve operativo – hetimore me qĂ«llim tĂ« verifikimin tĂ« informatĂ«s, ka identifikuar njĂ« zyrtar policor, punonjĂ«s nĂ« stacionin policor nĂ« GjakovĂ«, i cili Ă«shtĂ« suspenduar pĂ«r 72 orĂ«, mbi dyshimin e bazuar pĂ«r rrjedhje tĂ« informatĂ«s zyrtare”, thuhet nĂ« njoftim.

Siç thuhet në njoftim lidhur më rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të merren në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente duke përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës. /Telegrafi/

The post Suspendohet një zyrtar policor mbi dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare në Gjakovë appeared first on Telegrafi.

Inspektorati Policor i Kosovës hap zyrat e reja në Mitrovicën e Veriut

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media të IPK-së, ku ndër të tjera thuhet se në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë  Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, kryetari i Komunës së Mitrovicës , Erden Atiq si dhe zyrtarë e eprorë nga ARC, IPK dhe Policia e Kosovës.

Tutje nĂ« njoftim thuhet se zyrat e reja tĂ« IPK-sĂ« tani janĂ« nĂ« lagjen e BoshnjakĂ«ve, nĂ« rrugĂ«n “Çlirimi” nĂ« objektin e MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Brendshme.

“NĂ« fjalimet e rastit, hapja e zyrave tĂ« reja u konsiderua si njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt fuqizimit tĂ« kapaciteteve tĂ« Inspektoratit Policor tĂ« KosovĂ«s. Sveçla dhe Hodaj theksuan rĂ«ndĂ«sinĂ« e zyrave tĂ« reja tĂ« IPK-sĂ« pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e shĂ«rbimeve dhe forcimin e besimit tĂ« qytetarĂ«ve nĂ« sundimin e ligjit  nĂ« KosovĂ«. Kryeshefi i IPK-sĂ«, gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij, falĂ«nderoi MinistrinĂ« e Brendshme dhe AgjencinĂ« pĂ«r Regjistrim Civil (ARC) pĂ«r mbĂ«shtetje tĂ« vazhdueshme nĂ« realizimin e kĂ«tij projekti tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m”, thuhet nĂ« njoftim.

PO ashtu ministri i Brendshëm gjatë ceremonisë, theksoi rëndësinë e hapjes së zyrave të reja të IPK-së, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për forcimin e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të Kosovës.

“Ai shtoi se hapja e zyrave te reja do tĂ« kontribuojĂ« nĂ« fuqizimin e integritetit dhe besueshmĂ«risĂ« sĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s. PĂ«rgjatĂ« viteve, IPK ka ofruar shĂ«rbime nĂ« MitrovicĂ«n e Veriut qĂ« nga hapja e zyrĂ«s sĂ« parĂ« nĂ« vitin 2015, e vendosur  deri dje nĂ« njĂ« objekt me qera nĂ« rrugĂ«n ‘Mbreti Peter’ “, thuhet nĂ« njoftim.

Ndërkaq, zyrat e reja të IPK-së në Mitrovicën e Veriut do të funksionojnë në shërbim të qytetarëve nga e hëna deri të premten, nga ora 08:00 deri në orën 16:00. /Telegrafi/

 

The post Inspektorati Policor i Kosovës hap zyrat e reja në Mitrovicën e Veriut appeared first on Telegrafi.

Bislimi takohet me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë mes Bundesbank dhe BQK-së

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, pritën në takim anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, Burkhard Balz dhe ekipin e tij.

Sipas një njoftimi për media gjatë takimit, Balz përgëzoi institucionet e Republikës së Kosovës për përparimin e qëndrueshëm në sektorin makroekonomik dhe financiar.

“Nga ana e tij, zĂ«vendĂ«skryeministri Bislimi e njoftoi pĂ«r arritjet si dhe vlerĂ«simet pozitive tĂ« ardhura pĂ«r KosovĂ«n edhe nga Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tar dhe Banka BotĂ«rore. MĂ« tej u diskutua pĂ«r bashkĂ«punimin e ngushtĂ« dhe tĂ« frytshĂ«m ndĂ«rmjet Bundesbank dhe BankĂ«s Qendrore tĂ« KosovĂ«s, pĂ«rfshirĂ« mbĂ«shtetjen qĂ« kjo bankĂ« gjermane ka dhĂ«nĂ« nĂ« ndĂ«rtimin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale tĂ« BQK-sĂ«. Gjithashtu, u bisedua rreth mbĂ«shtetjes sĂ« mĂ«tejme pĂ«r proceset e anĂ«tarĂ«simit tĂ« BQK-sĂ« nĂ« institucionet ndĂ«rkombĂ«tare financiare, si dhe pĂ«r zhvillimet e fundit nĂ« fushĂ«n e projekteve digjitale dhe inovacionit financiar”, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje siç thuhet në njoftim  Bislimi ritheksoi përkushtimin e qeverisë për të përkrahur Bankën Qendrore të Kosovës edhe në shërbim të thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë si Bundesbank.

“GjatĂ« kĂ«tij takimi z. Balz u informua edhe mbi punĂ«n intensive qĂ« institucionet tona kanĂ« zhvilluar rreth anĂ«tarĂ«simit nĂ« SEPA, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« Kosova tĂ« bĂ«het pjesĂ« e kĂ«tij mekanizmi sikurse vendet e tjera tĂ« rajonit, por e cila aktualisht ka ngecur si shkak i dĂ«rgimit tĂ« disa ligjeve nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese nga opozita”, bĂ«het e ditur ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Bislimi takohet me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë mes Bundesbank dhe BQK-së appeared first on Telegrafi.

“Mbi 3 mijĂ« euro dĂ«mtim tĂ« buxhetit tĂ« KosovĂ«s”, Prokuroria e Prizrenit kĂ«rkon paraburgim pĂ«r zyrtarin doganor

Prokuroria Themelore nĂ« Prizren ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se ka kĂ«rkuar nga Gjykata Themelore nĂ« Prizren, caktimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit nĂ« afat prej 30 ditĂ«sh, ndaj tĂ« pandehurit I.K., pĂ«r shkak tĂ« dyshimit tĂ« bazuar se i njĂ«jti ka kryer veprĂ«n penale “KeqpĂ«rdorimi i pozitĂ«s apo autoritetit zyrtar”.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se i pandehuri I.K në cilësi të zyrtarit doganor në pikë kalimin kufitar në Vërmicë ka lejuar të kalojë pa u kontrolluar një furgon i cili bartëte mall komercial, patika të ndryshme sportive në vlerë prej 11,457.60 euro.

Tutje në njoftim thuhet se me këto veprime i pandehuri në vlerën prej mbi 3 mijë euro ka dëmtuar buxhetin e Kosovës.

Lexoni më poshtë kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren:

Sipas kĂ«rkesĂ«s sĂ« prokurorisĂ«, me datĂ« 16.07.2025, rreth orĂ«s 19:17min, nĂ« PikĂ«n Kufitare nĂ« VĂ«rmicĂ«, i pandehuri I.K., nĂ« cilĂ«si tĂ« zyrtarit doganor i caktuar nĂ« PKK nĂ« VĂ«rmicĂ«, duke shfrytĂ«zuar detyrĂ«n apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare, ashtu qĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me rregullativĂ«n ligjore qĂ« ka pasur pĂ«r detyrim tĂ« ndal veturĂ«n, tĂ« hap bagazhin dhe tĂ« bĂ«jĂ« kontrollimin e veturĂ«s, i njĂ«jti me qĂ«llim nuk e hap bagazhin e veturĂ«s dhe nuk bĂ«nĂ« kontrollimin, nĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« automjeti- furgoni i markĂ«s “Mercedes Sprinter 316 CDI”, tĂ« cilĂ«n e drejtonte A.K., hynĂ« nĂ« pikĂ«n kufitare dhe e parkon automjetin nĂ« kabinĂ«n nr.6, dhe fillon tĂ« komunikojĂ« me tĂ« pandehurin, tĂ« cilit ia jep njĂ« letĂ«r dhe pastaj kthehet pĂ«r tĂ« marr dokumentet dhe futet deri tek dera e kabinĂ«s ku ishte duke punuar i pandehuri I.K., dhe pas bisedĂ«s sĂ« shkurtĂ«r, tĂ« cilĂ«t duke qenĂ« nĂ« dijeni se brenda kabinave ka video incizim me audio, tĂ« dy dalin jashtĂ« dhe bisedojnĂ« edhe disa sekonda, pastaj drejtuesi i furgonit A.K., largohet me furgon duke mos u kontrolluar fare, ndĂ«rsa i pandehuri I.K., nĂ« tĂ« dhĂ«nat “SEED”, regjistron se furgoni i lartpĂ«rmendur Ă«shtĂ« i zbrazĂ«t, ku pastaj furgoni lĂ«viz nĂ« rrugĂ«n e vjetĂ«r afĂ«r pikĂ« kalimit kufitar nĂ« VĂ«rmicĂ« – Prizren, saktĂ«sisht afĂ«r njĂ« Restauranti duke lĂ«vizur nĂ« drejtim te Prizrenit ndalet nga njĂ«sia pĂ«r antikontrabandĂ« tĂ« cilĂ«t kanĂ« sinjalizuar automjetin nĂ« fjalĂ« duke pĂ«rdorur dritat rotative dhe borinĂ«, dhe pas kontrollimit tĂ« automjetit rezulton tĂ« jetĂ« i ngarkuar me mall komercial patika te ndryshme sportive nĂ« vlerĂ« prej 11,457.60 €, duke ju shmangur detyrimeve doganore nĂ« vlerĂ« prej 3,414.36 €, me tĂ« cilat veprime i pandehuri nĂ« vlerĂ«n e cekur prej 3,414.36 €, ka dĂ«mtuar buxhetin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin. /Telegrafi/

The post “Mbi 3 mijĂ« euro dĂ«mtim tĂ« buxhetit tĂ« KosovĂ«s”, Prokuroria e Prizrenit kĂ«rkon paraburgim pĂ«r zyrtarin doganor appeared first on Telegrafi.

Inaugurohet laboratori i ri pediatrik në QKUK

NĂ« Spitalin Pediatrik “Sheika Fatima” nĂ« PrishtinĂ« Ă«shtĂ« inauguruar njĂ« laborator i ri modern, si rezultat i bashkĂ«punimit mes PresidencĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe fondacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, “Khalifa Foundation”.

Sipas njĂ« postimi nĂ« rrjetin social nĂ« Facebook tĂ« presidencĂ«s bĂ«het e ditur se ky laborator do t’i mundĂ«sojĂ« kĂ«tij institucioni publik shĂ«ndetĂ«sor tĂ« realizojĂ« shumicĂ«n e analizave, brenda vetĂ« spitalit pediatrik

“FalĂ« angazhimit tĂ« Presidentes sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Vjosa Osmani, dhe pĂ«rkrahjes sĂ« vazhdueshme tĂ« donatorit tonĂ« tĂ« rregullt, ‘Khalifa Foundation’, dje nĂ« Spitalin ‘Sheika Fatima’, Ă«shtĂ« inauguruar laboratori i ri. I pajisur me teknologji bashkĂ«kohore, ky laborator do t’i mundĂ«sojĂ« kĂ«tij institucioni publik shĂ«ndetĂ«sor tĂ« realizojĂ« shumicĂ«n e analizave, brenda vetĂ« spitalit pediatrik. Kjo do tĂ« ndikojĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e efikasitetit, cilĂ«sisĂ« dhe qasjes sĂ« qytetarĂ«ve nĂ« shĂ«rbime mĂ« tĂ« avancuara laboratorike, me theks tĂ« veçantĂ« tek fĂ«mijĂ«t, tĂ« cilĂ«t janĂ« pĂ«rfituesit mĂ« tĂ« ndjeshĂ«m dhe mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« kĂ«tyre investimeve”, thuhet nĂ« njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur një pjesë e konsiderueshme e pajisjeve të reja do të përdoret në repartin e neonatologjisë, aty ku kujdesi mjekësor është vendimtar për jetën e bebeve dhe nënave.

“Presidentja Osmani ka shprehur mirĂ«njohje tĂ« thellĂ« pĂ«r popullin e Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe dhe, nĂ« veçanti, pĂ«r LartmadhĂ«rinĂ« e saj, Sheika Fatima bint Mubarak Al Ketbi, pĂ«r kontributin e çmuar dhe bashkĂ«punimin e vazhdueshĂ«m nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e sistemit shĂ«ndetĂ«sor nĂ« KosovĂ«â€, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Inaugurohet laboratori i ri pediatrik në QKUK appeared first on Telegrafi.

E pĂ«rditshmja britanike “Mirror”: Eksploroni ShqipĂ«rinĂ« – perlĂ«n evropiane me plazhe mahnitĂ«se, male dhe qytete historike

Perla evropiane krenohet me plazhet mahnitĂ«se, malet, qytetet historike dhe trashĂ«giminĂ« kulturore, shkruan Lauren Haughey nĂ« tĂ« pĂ«rditshmen britanike “Mirror”.

Një eksperte udhëtimesh, Jordynn, e cila ndan aventurat e saj në TikTok, ka rekomanduar Shqipërinë si një vend të veçantë, me plazhe marramendëse, male dhe qytete të paharrueshme.

Sipas saj, perla e fshehur është një parajsë edhe për turistët me një buxhet të kufizuar, falë çmimeve të përballueshme për ushqim dhe akomodim.

“KĂ«to nuk janĂ« Filipinet, kjo nuk Ă«shtĂ« Zvicra, nuk Ă«shtĂ« Greqia, kjo nuk Ă«shtĂ« Italia, as Tajlanda! Nuk Ă«shtĂ« as Portugalia! Kjo Ă«shtĂ« ShqipĂ«ria”, tha ajo nĂ« njĂ« postim nĂ« TikTok.

“Ky vend na habiti vĂ«rtetĂ«. ShqipĂ«ria ndodhet midis GreqisĂ« dhe Malit tĂ« Zi dhe ju ofron njĂ« pĂ«rvojĂ« kaq tĂ« larmishme.. mes maleve, detit tĂ« kristaltĂ« dhe tĂ« qetĂ« dhe plazheve tĂ« mrekullueshme nĂ« jug, kulturĂ«s dhe historisĂ« sĂ« pasur nĂ« qytet, qyteteve tĂ« vjetra me kalldrĂ«m dhe vendeve tĂ« TrashĂ«gimisĂ« BotĂ«rore tĂ« UNESCO-s – me çmime tĂ« pĂ«rballueshme”, tha ekspertja.

“ShqipĂ«ria i ka vĂ«rtet tĂ« gjitha. Mund tĂ« vizitoni shumĂ« vende: ShkodrĂ«n, ValbonĂ«n, Thethin, TiranĂ«n, Beratin, GjirokastrĂ«n, SarandĂ«n, HimarĂ«n, çdo vend ofron diçka tĂ« ndryshme. QĂ«ndrova dy javĂ« nĂ« ShqipĂ«ri dhe mund tĂ« kisha qĂ«ndruar lehtĂ«sisht njĂ« muaj tĂ« plotĂ«â€, tha ajo.

Edhe pse kaloi vetëm një javë në Shqipëri, Jordynn ndjeu se mund ta kishte zgjatur me kënaqësi qëndrimin e saj në një muaj të plotë, duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e përvojave që ofron ky vend evropian.

Ajo rekomandon një vizitë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, i njohur për muzetë e tij të pasura, ndërtesat historike dhe jetën e gjallë të natës.

Për adhuruesit e plazhit dhe ushqimeve të detit, qyteti bregdetar i Sarandës është gjithashtu një vend që duhet vizituar me patjetër.

Mos humbisni gjithashtu GjirokastrĂ«n – njĂ« qytet magjepsĂ«s i listuar si Vend i TrashĂ«gimisĂ« BotĂ«rore tĂ« UNESCO-s, rreth njĂ« orĂ« larg me makinĂ« nga Saranda.

Byreku është padyshim një nga gatimet më të famshme të Shqipërisë, i cili shpesh mund të blihet në dyqanet lokale.

TuristĂ«t qĂ« pĂ«lqejnĂ« Ă«mbĂ«lsirat mund tĂ« tundohen gjithashtu nga Bakllavaja e famshme e vendit – njĂ« tjetĂ«r ushqim i shijshĂ«m me arra e zhytur nĂ« shĂ«rbet. /ATSH/

The post E pĂ«rditshmja britanike “Mirror”: Eksploroni ShqipĂ«rinĂ« – perlĂ«n evropiane me plazhe mahnitĂ«se, male dhe qytete historike appeared first on Telegrafi.

Pas 30 vitesh, familjes Onbashi i kthehet banesa nĂ« veri tĂ« MitrovicĂ«s – Seidit i rikthehen kujtimet e fĂ«mijĂ«risĂ«

Pas tri dekadash familjes Onbashi iu kthye prona. Ajo ishte në gjendje të mjerueshme por Onbashi tha se do ta bëj të pamundurën që ta kthej për banim.

Në momentin që hyri në banes, Seidit iu kthyen shumë kujtime nga fëmijëria.

“Ishte ndjenjĂ« e vecantĂ« tĂ« kthehem pas 30 vitesh nĂ« banesĂ«n tonĂ«, edhe pse po e shihni nuk Ă«shtĂ« nĂ« gjendjen e mirĂ«, por prapĂ« se prapĂ« Ă«shtĂ« banesĂ« e jona tĂ« cilĂ«n e kanĂ« fituar me punĂ« prindĂ«rit e mi. Jam e lumtur qĂ« e kemi fituar rastin dhe Ă«shtĂ« njĂ« fitore e nĂ«nĂ«s timĂ«, pasi babai ka ndĂ«rruar jetĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Onbashi.

Agjencia për Verfikim të Pronës përmes zyrës së saj në Mitrovicë ka bërë të ditur se procesi i kthimit të banesave vazhdon.

Ndryshe deri tani dhjetëra familjeve iu janë rikthyer pronat e tyre legjitime. /RTK/Telegrafi/

The post Pas 30 vitesh, familjes Onbashi i kthehet banesa nĂ« veri tĂ« MitrovicĂ«s – Seidit i rikthehen kujtimet e fĂ«mijĂ«risĂ« appeared first on Telegrafi.

Mot i kthjellët me temperatura deri 35 gradë Celsius në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellĂ«t nĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« territorit ndĂ«rsa nĂ« orĂ«t e mesditĂ«s deri ato tĂ« pasdites vonĂ« nĂ« relievet kodrinore – malore vranĂ«sira kalimtare tĂ« cilat nĂ« relievet malore hera-herĂ«s do tĂ« jenĂ« deri tĂ« dendura. NĂ« relievet malore nĂ« juglindje reshje shiu tĂ« herĂ«pashershme afatshkurtra dhe tĂ« dobĂ«ta nĂ« orĂ«t e mesditĂ«s deri ato tĂ« pasdites.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim veriperĂ«ndim – jugperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare 6 m/s, ndĂ«rsa pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe nĂ« zonat luginore era hera-herĂ«s do tĂ« fitojĂ« shpejtĂ«si 7-12 m/s, shoqĂ«ruar me valĂ«zimin nĂ« dete tĂ« forcĂ«s 1-2 ballĂ«. /ATSH/

The post Mot i kthjellët me temperatura deri 35 gradë Celsius në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

ErĂ«ra tĂ« forta dhe mundĂ«si pĂ«r rrufe nĂ« disa zona tĂ« KosovĂ«s – IHMK paralajmĂ«ron kujdes

Në disa zona të Kosovës, kryesisht në pjesën veriore të vendit, sot janë raportuar erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se përkundër se parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta, nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara dhe rrufe në disa pjesë të territorit.

Sipas njoftimit vranësirat mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona.

Temperaturat do të luhaten nga 12 gradë Celsius deri në 16 gradë Celsius në orët e mëngjesit, ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerat maksimale prej 26 gradë Celsius deri në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi të lehtë deri mesatare, nga 1 deri në 9 metra për sekondë.

IHMK apelon për kujdes të shtuar në zonat ku mund të ketë rrufe, sidomos për ata që qëndrojnë në ambiente të hapura gjatë pasdites. /Telegrafi/

The post ErĂ«ra tĂ« forta dhe mundĂ«si pĂ«r rrufe nĂ« disa zona tĂ« KosovĂ«s – IHMK paralajmĂ«ron kujdes appeared first on Telegrafi.

Dënimi me 15 vjet burg për rrëmbimin e Hafir Shalës, avokati Kërveshi: Nuk do të ndalemi me kaq

Gjykata Themelore PrishtinĂ«, departamenti special, ka shpallur aktgjykim dĂ«nues pĂ«r Slavisha Filliq (SlaviĆĄa Filić), ish zyrtar i Sigurimit ShtetĂ«ror nĂ« atĂ« kohĂ«.

Kështu ka shkruar në rrjetin social në Facebook, avokati Kujtim Kërveshi ku ndër të tjera ka thënë se denimi në mungesë është shqiptuar nga kjo gjykatë në lartësi prej 15 vitesh për vepren penale të Krimeve të Luftës kundër popullatës civile.

“Dr Hafir Shala ka qenĂ« mjek, tĂ« cilin Filic bashkĂ« me zyrtar tĂ« tjerĂ« e kishin rrĂ«mbyer afĂ«r udhĂ«kryqit tĂ« SllatinĂ«s deri sa po vinte nĂ« PrishtinĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« barĂ«ra pĂ«r t’i sjellĂ« nĂ« Drenas. KĂ«tĂ« udhĂ«tim po e bĂ«nte bashkĂ« me dy persona tĂ« tjerĂ«, shqiptar. Pasi Filic me kolegĂ«t e tij, i kishte ndarĂ« Dr.ShalĂ«n dhe bashkĂ«udhĂ«tarĂ«t e tij, i dĂ«rguan tĂ« ndarĂ« nĂ« stacionin policor, Dr.Shala nuk u pa mĂ«. Nuk kishte dal nga stacioni kryesor dhe nuk e kishte parĂ« tĂ« gjallĂ« askush. Dy bashkudhĂ«tarĂ«t ishin dĂ«shmitar okular”, ka shkruar KĂ«rveshi.

Kërveshi tha se hetuesit policor në atë kohë, ndër ta, i ndjeri Fadil Syleviqi, kishin arritur të kuptojnë se kush e kishte rrëmbyer, Shalën.

“Ishte pĂ«rcaktues, nĂ« bindjen tonĂ«, nĂ« atĂ« kohĂ« angazhimi dhe veprimet e i ish Avokatit, ish kolegut tonĂ«, Destan Rukiqi i cili me angazhimin e tij, e aktivizoj mekanizmin e “herimit”. Hetuesit policor nĂ« atĂ« kohĂ«, ndĂ«r ta, i ndjeri Fadil Syleviqi, kishin arritur tĂ« kuptojnĂ« se kush e kishte rrĂ«mbyer Dr ShalĂ«n. MirĂ«po, meqĂ« Filiq ishte pjesĂ«tar i shĂ«rbimit shtetĂ«ror, hetuesit policor nĂ« atĂ« kohĂ« nuk kishin mandat tĂ« hetonin nivelin e tillĂ«â€.

Ai tutje tha se angazhimi i Kërveshi & Partners Law Firm ka qenë, mbetet, do të vashdoj, që të mbështes angazhim pa pagesë në zbardhjen e krimeve të luftës ndaj shqiptarëve.

“Dr.Hafir Shala nuk e kam njohur, por angazhimi i tij kishte qenĂ« kolosal. NdĂ«r pasuritĂ« e mĂ«dha kombĂ«tare qĂ« Dr. Shala ka dhĂ«nĂ« vendit tonĂ«, sot jeton Gentrit H. Shala, i biri i tij, qĂ« duke e njohur tani Gentritin, mund ta imagjinoj se çfarĂ« alamet burri paska pas qenĂ« babai i tij, Dr.Shala. PĂ«r ne ka qenĂ« nder i madh ky angazhim. Detyrohem tĂ« them, nuk e kemi mbyllĂ« punĂ«n pĂ«r rastin e Dr. Hafir Shala! Nuk pĂ«rfundon vetĂ«m me rastin e Nebojsha Filliq”, ka shkruar ndĂ«r tĂ« tjera KĂ«rveshi. /Telegrafi/

The post Dënimi me 15 vjet burg për rrëmbimin e Hafir Shalës, avokati Kërveshi: Nuk do të ndalemi me kaq appeared first on Telegrafi.

Pas 30 vitesh uzurpim, familja Onbashi rikthen pronën në veri të Mitrovicës

Pas tri dekadash pritje, familja Onbashi ka arritur të kthejë në pronësi dhe posedim banesën e saj në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Sot, mĂ« 16 korrik 2025, pas njĂ« periudhe prej 30 vitesh uzurpimi tĂ« padrejtĂ«, familjes sonĂ« i Ă«shtĂ« kthyer nĂ« pronĂ«si dhe posedim banesa nĂ« pjesĂ«n veriore tĂ« MitrovicĂ«s”, tha pronari Seid Onbashi.

Ai u shpreh se rikthimi në banesë është një ndjenjë e veçantë.

“Pas 30 viteve pritje, u rikthyem nĂ« banesĂ«n tonĂ« nĂ« veri tĂ« MitrovicĂ«s. NjĂ« ndjenjĂ« e veçantĂ«, aty ku kaluam fĂ«mijĂ«rinĂ«, aty ku ruhen kujtimet mĂ« tĂ« çmuara. Nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« banesĂ«, Ă«shtĂ« kthimi nĂ« rrĂ«njĂ«t tona. E drejta triumfoi”, deklaroi ai.

Onbashi theksoi rolin e nënës së tij gjatë gjithë kësaj periudhe.

“NĂ«na ishte ajo qĂ« asnjĂ«herĂ« nuk u dorĂ«zua”, tha ai.

Seidi falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në këtë proces.

“FalĂ«nderoj AgjencinĂ« Kosovare pĂ«r Krahasim dhe Verifikim tĂ« PronĂ«s dhe udhĂ«heqĂ«sin e saj nĂ« MitrovicĂ«, Erblin Macula, PolicinĂ« e KosovĂ«s dhe avokatin Ubejd Gashi”, tha ai. /RTK/

The post Pas 30 vitesh uzurpim, familja Onbashi rikthen pronën në veri të Mitrovicës appeared first on Telegrafi.

Rreth 375 boksa cigare pa banderola sekuestrohen në Aeroportin e Prishtinës, ndalohen dy shtetas të huaj

MĂ« 14 dhe 16 Korrik 2025, Policia e KosovĂ«s nĂ« bashkĂ«punim me DoganĂ«n kanĂ« parandaluar tentimet pĂ«r kontrabandĂ« me cigare nĂ« ANP “Adem Jashari”.

Sipas njĂ« njoftimi pĂ«r media nga Policia e KosovĂ«s bĂ«het e ditur se nĂ« dy raste tĂ« ndara, janĂ« ndaluar dy shtetas tĂ« huaj nĂ« tentativĂ« pĂ«r t’i larguar nga Kosova rreth 375 boksa cigare tĂ« llojeve tĂ« ndryshme, tĂ« padeklaruara dhe pa banderola.

Tutje në njoftim thuhet se pasagjerët kishin fshehur cigaret në valixhe dhe i kishin dorëzuar në check-in për fluturim drejt Londrës.

“SasitĂ« e sekuestruara pĂ«rfshijnĂ« Malboro tĂ« kaltĂ«r, tĂ« bardhĂ«, tĂ« kuqe, si dhe marka tjera tĂ« njohura. NĂ« tĂ« dy rastet, mallrat janĂ« zbuluar nĂ« bashkĂ«punim edhe me NjĂ«sitin e Informacionit tĂ« Pasagjereve (PIU). TĂ« gjitha produktet janĂ« sekuestruar dhe rastet janĂ« proceduar pĂ«r hetim tĂ« mĂ«tejshĂ«m nga Dogana e KosovĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Rreth 375 boksa cigare pa banderola sekuestrohen në Aeroportin e Prishtinës, ndalohen dy shtetas të huaj appeared first on Telegrafi.

 Gruda: Mbajtja e pozitës së ministrit dhe deputetit përbën vepër penale, ftojmë Prokurorinë të zbatojë vendimin e Supremes

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda tha se vendimi i djeshëm i Gjykatës Supreme, i bazuar në Ligjin për Qeverinë, ka vulosur faktin se mbajtja e funksioneve të dyfishta nga ana e ministrave që njëkohësisht janë edhe deputetë, është e kundërligjshme dhe jokushtetuese.

Gruda, në një konferencë për media tha se pas këtij aktgjykimi, çdo ditë që këta zyrtarë publikë vazhdojnë të mbajnë dy funksione, nënkupton kryerje të veprës penale të moszbatimit të vendimit gjyqësor.

“Dje, Gjykata Supreme e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s e shpalli tĂ« paligjshĂ«m UdhĂ«zimin Administrativ nr. 01/2025 pĂ«r pajisjet elektronike fiskale. Ky vendim u bazua nĂ« Ligjin pĂ«r QeverinĂ«, i cili e ndalon ushtrimin e funksioneve tĂ« dyfishta nga ana e ministrave qĂ« janĂ« njĂ«kohĂ«sisht edhe deputetĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« rast, ministri i financave, Hekuran Murati, nuk mund tĂ« ushtrojĂ« njĂ«kohĂ«sisht funksionin e deputetit dhe ministrit. Ky vendim nuk vlen vetĂ«m pĂ«r njĂ« individ, por pĂ«r tĂ« gjithĂ« ministrat dhe pĂ«r vetĂ« Kryeministrin Kurti, tĂ« cilĂ«t aktualisht janĂ« edhe deputetĂ« nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s.  Gjykata ka vulosur njĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« qĂ« ne e kemi theksuar qĂ« nga dita e parĂ«: mbajtja e funksioneve tĂ« dyfishta Ă«shtĂ« e kundĂ«rligjshme dhe jokushtetuese. Kjo Ă«shtĂ« edhe arsyeja qĂ« nĂ« seancĂ«n e parĂ« e kemi kundĂ«rshtuar edhe raportin pĂ«r verifikimin e mandateve tĂ« deputetĂ«ve”, theksoi ai.

PDK i bĂ«n thirrje kryeministrit nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti dhe ministrave qĂ« janĂ« njĂ«kohĂ«sisht deputetĂ« qĂ« tĂ« respektojnĂ« aktgjykimin e GjykatĂ«s Supreme, duke i liruar menjĂ«herĂ« funksionet ekzekutive pĂ«r t’ua deleguar ato zĂ«vendĂ«sve tĂ« tyre, si dhe kĂ«rkon qĂ« ata tĂ« ndalin sulmet ndaj gjyqĂ«sorit.

“Gjithashtu, i bĂ«jmĂ« thirrje ProkurorisĂ« sĂ« Shtetit qĂ« tĂ« jetĂ« vigjilente dhe tĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprimet e nevojshme pĂ«r zbatimin e kĂ«tij vendimi gjyqĂ«sor, i cili Ă«shtĂ« i menjĂ«hershĂ«m dhe i detyrueshĂ«m. Kosova ka nevojĂ« pĂ«r sundim tĂ« ligjit, jo pĂ«r shtet tĂ« njerĂ«zve mbi ligjin”, tha Gruda.

Tutje, Gruda, ka reaguar ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, që sot e kanë refuzuar mocionin për rrëzimin e një pjese të aktakuzës ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, ish-Kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

“Partia Demokratike e KosovĂ«s, pa u futur nĂ« paragjykime pĂ«r prapaskenat e kĂ«tij vendimi, shpreh keqardhje tĂ« thellĂ«, sepse ky ishte njĂ« rast i humbur pĂ«r tĂ« forcuar besimin nĂ« drejtĂ«sinĂ« ndĂ«rkombĂ«tare dhe nĂ« parimet themelore qĂ« ajo duhet tĂ« mishĂ«rojĂ«: objektivitetin, paanshmĂ«rinĂ« dhe tĂ« vĂ«rtetĂ«n. ËshtĂ« e papranueshme qĂ« asnjĂ« kĂ«rkesĂ« e mbrojtjes nuk merret parasysh, ndĂ«rkohĂ« qĂ« gjykata dhe prokuroria veprojnĂ« si njĂ« trup i vetĂ«m”, tha ai.

Sipas Grudës, vendimet e deritanishme dhe rregullorja e kësaj gjykate dëshmojnë se mbrojtja nuk trajtohet në mënyrë të barabartë me prokurorinë.

“MegjithatĂ«, ne besojmĂ« fuqishĂ«m se drejtĂ«sia, sado qĂ« vonon, nĂ« fund gjithmonĂ« mbĂ«shtetet mbi tĂ« vĂ«rtetĂ«n. Dhe e vĂ«rteta nĂ« kĂ«tĂ« rast Ă«shtĂ« e pakontestueshme: Ata janĂ« tĂ« pafajshĂ«m. Ata janĂ« çlirimtarĂ«. Prandaj, e presim me besim tĂ« palĂ«kundur vendimin pĂ«rfundimtar pĂ«r lirimin e tyre tĂ« plotĂ« dhe tĂ« pĂ«rhershĂ«m”, theksoi deputeti Gruda. /Telegrafi/

 

The post  Gruda: Mbajtja e pozitës së ministrit dhe deputetit përbën vepër penale, ftojmë Prokurorinë të zbatojë vendimin e Supremes appeared first on Telegrafi.

Publikoi videon në rrjetet sociale duke ndotur ambientin, gjobitet 32 vjeçari në Tiranë

Një person i moshës 32 vjeçare është gjobitur me 1 milion lekë të vjetra nga Policia e Tiranës, pas një videoje virale në rrjete sociale, ku shfaqet duke hedhur mbeturina nga një automjet në lëvizje.

Nga pamjet e publikuara dhe nga policia, i dyshuari shfaqet duke mësuar një turist të huaj si të hedhë mbeturinat në tokë nga makina, duke e cilësuar një gjë të tillë si normale në Shqipëri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas publikimit të pamjeve, kryen verifikimet dhe bënë të mundur identifikimin e 32-vjeçarit.

Ai u shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

“Si rezultat i verifikimeve u konstatua se videoja e publikuar ishte regjistruar para disa kohĂ«sh, si dhe u identifikua shtetasi qĂ« kreu shkeljen, konkretisht K. B., 32 vjeç. Ai u shoqĂ«rua nĂ« ambientet e Komisariatit, pĂ«r kryerjen e veprimeve tĂ« mĂ«tejshme procedurale. NĂ« pĂ«rfundim tĂ« kĂ«tyre veprimeve, nĂ« zbatim tĂ« nenit 351 tĂ« VKM nr. 153, datĂ« 07.04.2000, dhe nenit 15 tĂ« Kodit Rrugor, 32-vjeçari u ndĂ«shkua me masĂ« administrative gjobĂ« 100 000 lekĂ«. Materialet procedurale pĂ«r kĂ«tĂ« rast iu referuan ProkurorisĂ« sĂ« TiranĂ«s, me qĂ«llim vlerĂ«simin juridik tĂ« mĂ«tejshĂ«m”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

Ndërkohë, materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për vlerësim të mëtejshëm juridik. /Telegrafi/

The post Publikoi videon në rrjetet sociale duke ndotur ambientin, gjobitet 32 vjeçari në Tiranë appeared first on Telegrafi.

Nga zjarri në Lipjan digjen dy depo

Dy depo janĂ« pĂ«rfshirĂ« nga zjarri tĂ« hĂ«nĂ«n rreth orĂ«s 16:26 nĂ« rrugĂ«n “Ibrahim Rugova”, nĂ« Lipjan.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të zjarrfikësve.

NdĂ«rkaq, lidhur me rastin Ă«shtĂ« njoftuar prokurori, ndĂ«rsa rasti Ă«shtĂ« cilĂ«suar si “ZjarrvĂ«nie”.

“Raportohet se janĂ« pĂ«rfshirĂ« nga zjarri dy depo tĂ« dy ankuesve meshkuj kosovarĂ«. NĂ« vendin e ngjarjes kanĂ« dalĂ« njĂ«sitet pĂ«rkatĂ«se dhe ekipet e zjarrfikĂ«sve. Lidhur me rastin Ă«shtĂ« njoftuar prokurori.

Ndërkaq, një ditë më parë u raportua se është përfshirë nga zjarri një depo duke shkaktuar alarm dhe mobilizim të shpejtë të njësive emergjente. /Telegrafi/

The post Nga zjarri në Lipjan digjen dy depo appeared first on Telegrafi.

Gjykata Supreme i përgjigjet Qeverisë: Ndërhyrje e papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit

Gjykata Supreme e Kosovës ka shprehur keqardhje për reagimin tendencioz të Qeverisë në detyrë, ndaj aktgjykimit të saj; P.A.nr.09/2025, përmes të cilit shfuqizohet Udhëzimi Administrativ (MFPT) nr.01/2025 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë.

Sipas një njoftimi për media thuhet se reagimi i Qeverisë në detyrë, përbën, jo vetëm një keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore, por njëkohësisht një ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit. Të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Vendimet e GjykatĂ«s Supreme janĂ« tĂ« bazuara nĂ« KushtetutĂ« dhe nĂ« ligjet nĂ« fuqi tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe si tĂ« tilla duhet tĂ« respektohen. Gjykata Supreme si zbatuese e ligjit, edhe nĂ« rastin konkret, ka garantuar qĂ« akti nĂ«nligjor tĂ« jetĂ« nĂ« pĂ«rputhje me normat juridike qĂ« rregullojnĂ« mĂ«nyrĂ«n dhe kohĂ«n e miratimit tĂ« tyre. Ndaj, çdo pĂ«rpjekje pĂ«r ta vĂ«nĂ« nĂ« pikĂ«pyetje autoritetin e GjykatĂ«s dhe legjitimitetin e vendimeve tĂ« saj, pĂ«rmes deklaratave politike, cenon pavarĂ«sinĂ« e gjyqĂ«sorit dhe dĂ«mton besimin e qytetarĂ«ve nĂ« institucionet e drejtĂ«sisĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje thuhet se Gjykata Supreme pret në rend të parë nga institucionet shtetërore të tregojnë gatishmëri për zbatimin e vendimeve gjyqësore, si kusht i funksionimit të shtetit ligjor.

“Gjykata Supreme do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« ushtrojĂ« funksionin e saj nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur dhe tĂ« pandikuar, duke garantuar zbatimin e ligjit”, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Gjykata Supreme i përgjigjet Qeverisë: Ndërhyrje e papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit appeared first on Telegrafi.

Kur dhimbja nuk duket nĂ« analiza dhe sfida e pranimit tĂ« migrenĂ«s si diagnozĂ« – sqaron neurologu Blerim Myftiu

Shpesh, pacientĂ«t ndihen mĂ« tĂ« lehtĂ«suar kur dhimbja qĂ« pĂ«rjetojnĂ« lidhet me njĂ« shkak tĂ« qartĂ« dhe tĂ« verifikueshĂ«m – pĂ«r shembull, njĂ« tumor i zbuluar pĂ«rmes rezonancĂ«s magnetike. Edhe pse diagnoza mund tĂ« jetĂ« e rĂ«ndĂ«, fakti qĂ« ekziston njĂ« shpjegim konkret ofron njĂ« lloj qetĂ«sie: dhimbja ka njĂ« arsye.

KĂ«shtu u tha neurologu Blerim Myftiu gjatĂ« podcastit “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€ i pĂ«rkrahur nga United Hospital, ku tregoi se nĂ« praktikĂ«n klinike pĂ«rballen shpesh me njĂ« tjetĂ«r realitet – mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u pranuar nga pacientĂ«t.

Ai theksoi se kur analizat e gjakut dhe imazheritë dalin normale, por simptomat përputhen saktësisht me kriteret për migrenë, shumë persona vazhdojnë të mos ndihen të bindur nga diagnoza.

“NĂ«se dikujt i zbulohet tumor pas disa ditĂ«sh dhimbje koke, pĂ«r sa i rĂ«ndĂ« tĂ« jetĂ« lajmi, personi sĂ«rish e pranon mĂ« lehtĂ«, sepse e kupton se pse po i dhemb koka.  Por, kur pĂ«r pesĂ« vite me radhĂ« njĂ« person pĂ«rjeton tĂ« njĂ«jtĂ«n dhimbje – tĂ« njĂ«anshme, me ndjeshmĂ«ri ndaj dritĂ«s, zhurmave apo aromave, shpesh me tĂ« pĂ«rziera dhe vjellje, sidomos gjatĂ« ciklit menstrual – dhe tĂ« gjitha analizat rezultojnĂ« normale, Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« e vĂ«shtirĂ« qĂ« tĂ« pranojĂ« se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r migrenĂ«â€.

Sipas tij, këto karakteristika janë tipike për këtë gjendje neurologjike, dhe mjaftojnë për të vendosur diagnozën.

“Disa pacientĂ«ve nuk u mjafton qĂ« pĂ«rshkrimi pĂ«rputhet me migrenĂ«n – vazhdojnĂ« tĂ« thonĂ« ‘po unĂ« kam ende dhimbje koke’ ”, shton ai, duke nĂ«nvizuar sfidĂ«n e madhe qĂ« qĂ«ndron jo vetĂ«m nĂ« diagnostikimin, por sidomos nĂ« pranimin e njĂ« diagnoze qĂ« nuk mbĂ«shtetet nĂ« prova tĂ« dukshme laboratorike apo imazherike.

Ky podcast mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/

The post Kur dhimbja nuk duket nĂ« analiza dhe sfida e pranimit tĂ« migrenĂ«s si diagnozĂ« – sqaron neurologu Blerim Myftiu appeared first on Telegrafi.

Deputetja e PDK-së reagon me letra në Kuvend: Zanin tonë nuk mundeni me ndal

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, zgjodhi një mënyrë ndryshe për të shprehur qëndrimin e saj në seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi kryesuesi Avni Dehari disa herë nuk lejoi deputetët të mbajnë deklarime.

Në mungesë të fjalës, Hoxha u ngjit në foltore me letra në duar, përmes të cilave përcolli mesazhe të qarta politike.

Nëpërmjet këtyre pankartave, Hoxha i bëri thirrje partisë në pushtet që të respektojë betimin e dhënë si deputetë dhe të mos e mbajë peng vendin për një emër apo për një çështje të vetme.

Mesazhet e lexuara përmes letrave përfshinin:

“Respektojeni vendimin e GjykatĂ«s Kushtetuese”.

“Kthehuni nĂ« rendin e ditĂ«s”.

“Kosova nuk mund tĂ« mbahet peng pĂ«r njĂ« emĂ«r”.

“As pĂ«r njĂ« komision pĂ«r votim tĂ« fshehtĂ«â€.

“Ju lutem thirrni arsyes”.

“Mos e cenoni demokracinĂ«â€.

“Mos e mbani peng KosovĂ«n”.

“Ju edhe mundeni me na ndal mikrofonin”.

“Por zanin tonĂ« nuk mundeni me ndal asnjĂ«herĂ«â€. /Telegrafi/

 

The post Deputetja e PDK-së reagon me letra në Kuvend: Zanin tonë nuk mundeni me ndal appeared first on Telegrafi.

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

Gjirokastra mbush 20 vjet pasuri botërore e UNESCO-s, ndërsa qëndron mes destinacioneve kulturore e historike që turistët preferojnë në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama solli pamje nga Gjirokastra në këtë përvjetor.

“Gjirokastra kremton 20-vjetorin si pasuri botĂ«rore nĂ« UNESCO dhe pĂ«rjetĂ«sisht pasuri e shpirtit”, u shpreh Rama nĂ« rrjetet sociale.

Deri në fund të qershorit këtë vit, Kalaja e Gjirokastrës u vizitua nga 100 mijë persona.

Kalaja e Gjirokastrës, e njohur ndryshe edhe si Kalaja e Argjirosë, është monumenti më i rëndësishëm i qytetit, e cila qëndron kryelartë mbi kodër si një anije që pret vizitorë vendas e të huaj.

Gjirokastra apo qyteti i gurtë) u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit osman.

Gjirokastra është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë, ndër të parët qytete shqiptare në UNESCO. Kalaja është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 metra mbi nivelin e detit. /ATSH/

The post Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit appeared first on Telegrafi.

❌