❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ndotja e Vjosës nga Albpetroli: AKM e dënon, IKMT e mbron

Përgjigjet zyrtare nga autoritetet konfirmojnë një realitet të dhimbshëm për ndotjen me naftë të Vjosës. Kompanitë shtetërore si Albpetrol ndotin pa pasoja, ndërsa qeveria dhe institucionet mbeten ose pasive, ose kontradiktore në qëndrimet e tyre.

Propaganda e gjelbër me Vjosën

PĂ«rmes njĂ« videoje nĂ« Facebook, Kryeministri Rama njoftoi tĂ« martĂ«n pĂ«r hapjen e ZyrĂ«s sĂ« Administrimit tĂ« Parkut KombĂ«tar tĂ« VjosĂ«s. Videoja pĂ«rcillte sekuenca nga ujĂ«rat e kristalta “tĂ« mbretĂ«reshĂ«s sĂ« lumenjve tĂ« EvropĂ«s”.

NĂ« mbishkrim, Rama theksoi se VjosĂ«s mund t’i jepet mbrojtje e denjĂ« “vetĂ«m pĂ«rmes njĂ« koordinimi tĂ« ngushtĂ«â€. Videoja, me tĂ« njĂ«jtin mesazh u shpĂ«rnda edhe nga ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro dhe faqja zyrtare e ministrisĂ«.

Por nĂ«se marrim nĂ« analizĂ« veprimet dhe mosveprimet e qeverisĂ«, ky mesazh nuk Ă«shtĂ« i sinqertĂ«. PĂ«rkundrazi, Ă«shtĂ« pjesĂ« e propagandĂ«s sĂ« dy viteve tĂ« fundit – pas shpalljes sĂ« Parkut KombĂ«tar – qĂ« e ka vizatuar qeverinĂ« si “miqĂ«sore me mjedisin”.

NĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, vetĂ« qeveria e kryeministrit Rama nuk koordinohet me palĂ«t e tjera sa i pĂ«rket mbrojtjes sĂ« VjosĂ«s. Ajo ka shtyrĂ« – edhe me ndryshime ligjore – zhvillimin e njĂ« aeroporti nĂ« AkĂ«rni tĂ« VlorĂ«s.

Qendra “PĂ«r ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror nĂ« ShqipĂ«ri” (PPNEA), e ka kundĂ«rshtuar projektin pasi dĂ«mton ekosistemin e peizazhit tĂ« mbrojtur VjosĂ«-NartĂ«. Prej njĂ« viti e gjysmĂ« çështja ka ngecur nĂ« GjykatĂ«n e LartĂ«, nĂ« pritje tĂ« zbardhjes sĂ« vendimit qĂ« e rikthen atĂ« pĂ«r rigjykim nĂ« Apel.

Nga ana tjetër, qeveria ka heshtur përballë denoncimeve të fundit nga organizatat RiverWatch, EcoAlbania dhe Euronatur sa i takon ndotjes së Vjosës me naftë, bitum apo dhe mbetje urbane.

Gjendja e cisternave të naftës në stacionin e Gorishtit/Citizens.al

IKMT relativizon ndotjen me naftë të Vjosës

Në një përgjigje me shkrim për Citizens.al, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) pranon se nuk ka kryer asnjë inspektim mjedisor gjatë viteve 2024-2025 në zonën e Gorishtit apo Selenicës, zona të ekspozuara ndaj ndotjes industriale nga hidrokarburet dhe bitumi.

IKMT shkon më tej duke thënë se nuk ka vendosur asnjë masë administrative ndaj Albpetrolit dhe nuk ka njoftuar as Ministrinë e Mjedisit apo Prokurorinë, edhe pse pamjet e ndotjes që u bënë publike në media provuan dëme të dukshme në një zonë të mbrojtur si Parku Kombëtar i Vjosës.

Grupi i punĂ«s sĂ« kĂ«tij inspektorati duket tĂ« jetĂ« mjaftuar me deklaratat e bĂ«ra nga pĂ«rfaqĂ«suesit e Albpetrolit, sipas sĂ« cilĂ«ve depozitimet e hidrokarbureve nĂ« pĂ«rroin e Gorishtit “janĂ« akumuluar gjatĂ« njĂ« periudhe kohore shfrytĂ«zimi rreth 60 vjet ku nuk ka pasur asnjĂ« rehabilitim tĂ« shtratit tĂ« lumit”.

Sipas IKMT-së, ndotja nuk është rezultat i një defekti teknik, por e depozitimit ndër vite të mbetjeve të naftës pranë përroit.

“Nuk ka ndodhur asnjĂ« avari nĂ« sistemin e depozitimit dhe transmetimit qĂ« tĂ« shkaktojĂ« rrjedhjen e hidrokarbureve,” tha IKMT pĂ«r Citizens.al bazuar nga verifikimet dhe kontaktet me pĂ«rfaqĂ«suesit e Albetrolit.

Rezervuari i mbetjeve të naftës në stacionin e Gorishtit/Citizens.al

AKM: 50 mijë euro gjoba ndaj Albpetrolit për ndotje të përsëritura

Ndryshe nga IKMT, Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM), përmes një përgjigjeje zyrtare, pohon se vetëm në dy vitet e fundit Agjencia Rajonale e Mjedisit (ARM) Fier ka vendosur katër masa administrative ndaj Albpetrolit, për shkak të:

  • shkarkimit tĂ« ujĂ«rave tĂ« patrajtuara me mbetje hidrokarbure.
  • trajtimit tĂ« papĂ«rshtatshĂ«m tĂ« mbetjeve tĂ« rrezikshme.
  • mungesĂ«s sĂ« dokumentacionit tĂ« monitorimeve periodike.
  • moszbatimit tĂ« kushteve tĂ« lejes mjedisore.

ARM e Fierit rezulton ta ketë gjobitur Albpetrolin me 500,000 lekë në periudhën shtator-tetor 2022, me 2,000,000 lekë në periudhën shtator 2023, me 1,500,000 lekë në dhjetor 2023 dhe 1,000,000 lekë në periudhën shtator-tetor 2024.

Kjo përgjigje nxjerr në pah një kontrast të dukshëm me qëndrimin e IKMT, e cila, ndonëse kishte para syve situatën në terren, nuk mori asnjë masë dhe nuk denoncoi rastin në organet ligjzbatuese.

Vjosa, Park Kombëtar vetëm në letër

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, kompania Albpetrol dhe Prokuroria e Vlorës nuk i janë përgjigjur deri tani kërkesave për informacion nga Citizens.al.

Kjo heshtje thellon dyshimet dhe mosbesimin mbi nivelin e “koordinimit institucional” pĂ«r tĂ« cilin apelon sot qeveria. Gjithashtu thekson mungesĂ«n e transparencĂ«s pĂ«r çështjet me pasoja mjedisore.

Pika e ndotjes nga nafta në Vjosë duke u pastruar/Citizens.al

Në kushtet kur një pjesë e institucioneve tregojnë indiferencë dhe pjesa tjetër pranon shkelje të përsëritura, përgjegjësia për ndotjen e Parkut Kombëtar të Vjosës nuk mund të mbetet një çështje e diskutueshme mes zyrash. Ajo kërkon veprim të menjëhershëm ligjor dhe institucional.

Rasti i fundit në Gorisht përforcon bindjen se statusi i parkut kombëtar për Vjosën nuk po shoqërohet me mbrojtje reale në terren. Ndotjet nga industria e naftës vazhdojnë të ndodhin në mënyrë të përsëritur, shpesh pa kontroll dhe më së shumti pa pasoja për ndotësit.

Kjo situatë kërkon që Prokuroria, Ministria e Mjedisit dhe institucionet e tjera përgjegjëse të mos mjaftohen me përgjigje formale, por të garantojnë hetim të plotë, ndëshkim të shkelësve dhe masa të menjëhershme për rehabilitimin e zonës.

Lexoni gjithashtu:

The post Ndotja e Vjosës nga Albpetroli: AKM e dënon, IKMT e mbron appeared first on Citizens.al.

Vjosa, park “vetĂ«m nĂ« letĂ«r”, organizatat ngrenĂ« alarmin

Organizatat mjedisore EcoAlbania, RiverWatch dhe EuroNatur thonë se industritë e nxjerrjes, ndotja dhe zhvillimi i pakontrolluar po dëmtojnë integritetin ekologjik të Parkut Kombëtar të Vjosës.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të martën, më 1 korrik, ata paralajmërojnë qeverinë dhe autoritetet shqiptare se nëse gjendja nuk ndryshon rrezikohet biodiversiteti i lumit.

Deklarata vjen rreth njĂ« javĂ« pasi EcoAlbania dhe Riverwatch denoncuan rrjedhjen e mbetjeve tĂ« naftĂ«s nĂ« VjosĂ« nga stacioni i Gorishtit – njĂ« situatĂ« e pĂ«rsĂ«ritur. Citizens.al ishte nĂ« terren pĂ«r ta dĂ«shmuar nivelin e lartĂ« tĂ« ndotjes.

Nafta rridhte nga një vaskë mbetjesh të stacionit rreth 2 kilometra larg dhe bashkohej me përroin e Mërtirajt. Punonjës të Albpetrolit thanë se po punonin për ta pastruar kanalin.

Megjithatë për mjedisorët pastrimi nuk mjafton, ata kërkojnë zgjidhje të përhershme, si për shembull riparimi i tubave, cisternave dhe shmangja e derdhjeve të tjera.

Vendgrumbullimi i mbetjeve të Tepelenës/Foto:Joshua D. Lim

Pesë kërcënimet kryesore ndaj Vjosës

Organizatat mjedisore EcoAlbania, RiverWatch dhe EuroNatur e shoqëruan deklaratën e tyre me një raport në të cilin faktoheshin ndotjet nga rrjedhja e naftës, bitumit dhe mbetjet urbane pranë lumit.

Raporti “HartĂ«zimi i Presioneve” pĂ«rfshin 52 pika tĂ« ndryshme nĂ« hartĂ« ku evidentohen ndotjet, shpesh nĂ« shkelje tĂ« ligjit nr. 81/2017 “PĂ«r zonat e mbrojtura”. Harta digjitale e ndotjes Ă«shtĂ« publikuar online dhe Ă«shtĂ« e aksesueshme nga publiku dhe mediat.

Rrjedhjet e naftës konsiderohen tejet të rrezikshme pasi ndotin ujin dhe rrezikojnë biodiversitetin.

Ngjashëm edhe minierat e bitumit, kryesisht ato të zonës së Selenicës. Në raport thuhet se ato shkaktojnë ndotje të madhe të bregut dhe bien ndesh me planin e menaxhimit të parkut.

Raporti thekson se mbetjet urbane të hasura në disa pika përgjatë Vjosës dhe gjithashtu mbetjet plastike rrezikojnë shëndetin publik dhe faunën.

Nxjerrja e zhavorrit, kryesisht nga industria e ndërtimit, cilësohen me rrezik për shtratin dhe habitatet e peshqve. Ndërsa shpërdorimi i ujit në bujqësi dhe turizëm konsiderohet një tjetër aspekt që mund të dëmtojë parkun, kjo duke pasur parasysh uljet e prurjeve.

Organizatat theksojnë se nëse situata vazhdon, Vjosa rrezikon të mbrohet vetëm në letër. Në deklaratën e tyre të përbashkët ato u bëjnë thirrje autoriteteve të zbatojnë ligjin dhe të ndalojnë ndotjen.

Për këtë kërkohet monitorim i vazhdueshëm, rehabilitim nga ndotësit dhe menaxhim efikas i mbetjeve.

Qeveria shqiptare po ndjek procedurat për shpalljen e Luginës së Vjosës si Rezervat e Biosferës UNESCO.

“Por, nĂ«se kĂ«rcĂ«nimet serioze tĂ« pĂ«rmendura nuk adresohen dhe zgjidhen, pĂ«rfshirja nĂ« UNESCO do tĂ« mbetet thjesht njĂ« status simbolik, ndĂ«rkohĂ« qĂ« mbrojtja reale nĂ« terren do tĂ« mungojĂ«,” theksohet nĂ« deklaratĂ«.

Pika e ndotjes nga nafta në Vjosë duke u pastruar/Citizens.al

Reagimi i Albpetrol

Më 28 qershor, kompania Albpetrol reagoi publikisht për ndotjen nga zona naftëmbajtëse Gorisht-Kocul. Citizens.al i pati përcjellë kërkesë për informacion dhe koment zyrtar që më 23 qershor, por nuk mori përgjigje.

Albpetrol pranon se zona është e ndotur nga dekada shfrytëzimi, por pretendon se aktualisht nuk ka aktivitet ndotës. Sipas Albpetrolit, protokollet teknike po respektohen dhe ndotja aktivizohet vetëm në temperatura të larta.

Kompania premton rehabilitim të zonës sipas mundësive teknike dhe financiare.

Megjithatë, pamjet e Citizens.al dhe raportet nga organizatat mjedisore tregojnë një realitet më alarmant dhe të vazhdueshëm.

Pamjet e datave 20-25 qershor tregojnë shtresa të zeza që lundrojnë drejt ujit të Vjosës, të dokumentuara edhe me dron.

Vjosa është lumi i fundit i madh i egër në Evropë dhe habitat për mbi 1,100 specie. Shpallja e saj si park u konsiderua si fitore historike pas dhjetë vitesh fushatë. Por statusi ligjor duket se nuk mjafton. Kërkohet zbatim praktik dhe mbrojtje e vërtetë në terren.

Lexoni gjithashtu:

The post Vjosa, park “vetĂ«m nĂ« letĂ«r”, organizatat ngrenĂ« alarmin appeared first on Citizens.al.

RamĂ«s i ngel nĂ« “derĂ«â€ Aeroporti i KukĂ«sit”, tendera tĂ« kota e tĂ« pĂ«rsĂ«ritura pĂ«r studime fizibiliteti

NjĂ« video e publikuar ditĂ«t e fundit, ku duken dy automjete qĂ« “garojnĂ«â€ dhe xhirojnĂ« gomat nĂ« pistĂ«n e Aeroportit tĂ« KukĂ«sit, tregon pikĂ«risht degradimin e njĂ« prej veprave tĂ« ndĂ«rtuara pa asnjĂ« plan. I cilĂ«suar si “krenaria” dhe i emĂ«ruar si “Flatrat e Veriut”, tashmĂ« Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« pistĂ« garash, ku tĂ« rinjtĂ«, [
]

The post RamĂ«s i ngel nĂ« “derĂ«â€ Aeroporti i KukĂ«sit”, tendera tĂ« kota e tĂ« pĂ«rsĂ«ritura pĂ«r studime fizibiliteti appeared first on BoldNews.al.

SOFT NEWS – MbretĂ«resha Camilla zĂ«vendĂ«sadmirale e MarinĂ«s MbretĂ«rore Britanike

LONDËR, 16 korrik  /ATSH-DPA / –  MbretĂ«resha britanike, Camilla, do tĂ« bĂ«het zĂ«vendĂ«sadmirale duke reflektuar “respektin e lartĂ«â€ qĂ« ajo gĂ«zon te marinarĂ«t, njoftoi kreu i MarinĂ«s MbretĂ«rore.

Gjenerali Gwyn Jenkins, Lord i ParĂ« i Detit dhe Shef i Shtabit Detar, tha se  ky “rol nderi” do tĂ« “pĂ«rmirĂ«sonte mĂ« tej marrĂ«dhĂ«nien e MadhĂ«risĂ« sĂ« Saj me shĂ«rbimin”.

Emërimi do të bëhet zyrtarisht sot kur Camilla do të vizitojë bazën detare të Devonportit.

Jenkins th se “emĂ«rimi nĂ« kĂ«tĂ« rol nderi  pasqyron respektin e lartĂ« qĂ« MadhĂ«ria e Saj gĂ«zon nga tĂ« gjithĂ« ne” .

Jenkins, i cili është pjesë e Marinës Mbretërore, u takua dje me Camillan kur ajo u emërua si anëtare nderi e lirë dhe ndihmëse e Kompanisë së Adhurueshme të Prodhuesve të Shkrimtarëve dhe Gazetave, një organizatë e lidhur me Marinën Mbretërore.

Ai tha gjatĂ« eventit se “jemi shumĂ« krenarĂ« pĂ«r rolin e MadhĂ«risĂ« sĂ« Saj me ‘HMS Astute’, ashtu si edhe ekuipazhi, ka shumĂ« rĂ«ndĂ«si pĂ«r ne si MarinĂ« dhe pĂ«r ta si ekuipazh qĂ« Ă«shtĂ« nĂ«ndetĂ«sja e MbretĂ«reshĂ«s”.

Camilla bĂ«ri shaka kur tha se nuk donte tĂ« shĂ«rbente nĂ« njĂ« nĂ«ndetĂ«se dhe kreu i MarinĂ«s MbretĂ«rore shtoi mĂ« pas se  “mendonte se tĂ« gjithĂ« do ta pranonim qĂ« tĂ« jesh nĂ« njĂ« nĂ«ndetĂ«se Ă«shtĂ« njĂ« aftĂ«si shumĂ« e veçantĂ«, duhet tĂ« jesh vĂ«rtet e pĂ«rkushtuar ndaj rolit dhe asaj qĂ« bĂ«n pĂ«r vendin.

“Mund tĂ« jetĂ« jashtĂ«zakonisht shpĂ«rblyese, Ă«shtĂ« njĂ« ndjenjĂ« e mahnitshme pune nĂ« grup nĂ« bord, por nuk Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, shtoi ai.

“Angazhimi i saj i vazhdueshĂ«m nĂ« aktivitetet dhe arritjet tona gjatĂ« viteve ka qenĂ« shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r ne”, tha Jenkins./  /Ad.Ab./

 

The post SOFT NEWS – MbretĂ«resha Camilla zĂ«vendĂ«sadmirale e MarinĂ«s MbretĂ«rore Britanike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: 20 inxhinierë të rinj praktikë të paguar në Albpetrol, do të vlerësohen për punësim të përhershëm


TIRANË, 14 korrik/ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja njĂ«herĂ«sh ministre e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, bĂ«ri me dije sot nisjen e fazĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« projektit tĂ« ri pĂ«r rekrutimin e inxhinierĂ«ve tĂ« rinj nĂ« Albpetrol.

Ky projekt synon të integrojë në trupat operative të ndërmarrjes djem dhe vajza të rinj, studentë në fushat e naftës, gazit dhe gjeologjisë.

“Viti 2024 shĂ«noi fillimin e kĂ«tij projekti, ku njĂ« grup prej 20 djemsh dhe vajzash, tĂ« cilĂ«t iu bashkuan Albpetrol vetĂ«m njĂ« vit mĂ« parĂ«, tashmĂ« janĂ« pjesĂ« e pĂ«rhershme e stafit tonĂ«â€, tha Balluku.

NĂ« fazĂ«n aktuale u testuan 45 kandidatĂ« tĂ« rinj, nga njĂ« total prej 95 aplikimesh, tĂ« cilĂ«t shprehen dĂ«shirĂ«n pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e Albpetrol nĂ« vitet 2025 dhe 2026, nĂ«pĂ«rmjet njĂ« viti prove, njĂ« praktikĂ« e paguar dhe shumĂ« e suksesshme.

Ministrja theksoi se “nga ky grup, 20 prej tyre do tĂ« fillojnĂ« praktikĂ«n e paguar nĂ« Albpetrol dhe mĂ« pas do tĂ« vlerĂ«sohen pĂ«r njĂ« punĂ«sim tĂ« pĂ«rhershĂ«m. TĂ« tjerĂ«t, rreth 35 inxhinierĂ«, do tĂ« angazhohen nĂ« institucione tĂ« tjera publike brenda sektorit tĂ« InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, si specialistĂ« nĂ« DrejtorinĂ« e NaftĂ«s dhe Gazit apo institute teknike.”

Balluku shtoi se ndĂ«r vite, sektori Ă«shtĂ« pĂ«rballur me mungesĂ« tĂ« inxhinierĂ«ve tĂ« rinj pĂ«r shkak tĂ« emigrimit drejt vendeve tĂ« tjera, veçanĂ«risht Kanada, por theksoi ajo, “tani vĂ«rejmĂ« njĂ« dĂ«shirĂ« tĂ« madhe tĂ« tĂ« rinjve pĂ«r tĂ« punuar pranĂ« Albpetrol dhe nĂ« sektorin publik”.

Balluku foli për rritje të numrit të vajzave që zgjedhin këtë fushë teknike, e cila tradicionalisht ka qenë e dominuar nga meshkujt.

“ËshtĂ« shumĂ« inkurajuese qĂ« nĂ« grupin e testimit ishin shumĂ« vajza, qĂ« po kontribuojnĂ« nĂ« njĂ« sektor specifik dhe tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m si ai i naftĂ«s dhe gazit”, tha ajo.

Balluku u shpreh se po punohet për reformimin e kuadrit ligjor dhe operativ në naftë dhe gaz, duke përfituar qytetarët shqiptarë.

 

/j.p/

The post Balluku: 20 inxhinierë të rinj praktikë të paguar në Albpetrol, do të vlerësohen për punësim të përhershëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Fantazma” e UnazĂ«s/ Balluku favorizoi ArbĂ«r Abazin, “zhvatĂ«n” miliona euro nga tenderi pa garĂ«

MĂ« 27 dhjetor 2017, kompania shtetĂ«rore “AlbControl” do tĂ« lidhte kontratĂ«n pĂ«r “Rehabilitimi i KullĂ«s sĂ« KontigjencĂ«s” me kompaninĂ« fituese “ALKO-IMPEX General Construction” shpk me vlerĂ« 371 mijĂ« euro. Lidhja e marrĂ«veshjes vazhdoi mĂ« tej duke akorduar edhe njĂ« shtesĂ« kontrate nĂ« 2018 me vlerĂ« 4.7 milionĂ« lekĂ«. Nga dokumentet zyrtare rezulton se ky tender [
]

The post “Fantazma” e UnazĂ«s/ Balluku favorizoi ArbĂ«r Abazin, “zhvatĂ«n” miliona euro nga tenderi pa garĂ« appeared first on BoldNews.al.

Lista e arbitrazheve/ Qeveria ka 180 mln euro detyrime për të paguar për gjyqet e humbura

Qeveria shqiptare pĂ«rballet me njĂ« faturĂ« prej gati 180 milionĂ« eurosh nga çështjet e humbura dhe ato nĂ« proces nĂ« arbitrazh ndĂ«rkombĂ«tar, me biznese tĂ« ndryshme, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Financave pĂ«r fundin e vitit 2024. Kjo shumĂ« pĂ«rfshin si detyrimet e mbetura pĂ«r pagesĂ«, ashtu edhe detyrimet kontigjente, tĂ« cilat mund tĂ« [
]

The post Lista e arbitrazheve/ Qeveria ka 180 mln euro detyrime për të paguar për gjyqet e humbura appeared first on BoldNews.al.

Derdh masivisht naftë në lumin Vjosë/ Albpetrol: Fajin e ka vapa dhe mbetjet e kaluara!

NjĂ« skandal mjedisor ka ndodhur nĂ« Parkun KombĂ«tar tĂ« VjosĂ«s, ku nĂ« lumin e fundit tĂ« egĂ«r tĂ« EvropĂ«s Ă«shtĂ« derdhur njĂ« sasi e konsiderueshme nafte, nga kompania shtetĂ«rore Albpetrol, ku gjenden rreth 150 puse aktive. NĂ« media u denoncuan pamjet tĂ« cilat tregonin derdhjen e naftĂ«s bruto nga “PĂ«rroi i Madh” nĂ« afĂ«rsi tĂ« [
]

The post Derdh masivisht naftë në lumin Vjosë/ Albpetrol: Fajin e ka vapa dhe mbetjet e kaluara! appeared first on BoldNews.al.

Ndotja mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës, reagon Albpetrol

Kompania Albpetrol sh.a ka dalë me një reagim pas skandalit lidhur me ndotjen mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës. Sipas deklaratës së kompanisë vendburimi i Gorisht-Koculit është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë.

Më tej shtohet se në këtë zonë për 6 dekada janë prodhuar mbetje të shumta. Kompania thekson se në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotes prej shumë kohësh po sipas tyre kjo njollë aktiziohet nga temperatuar e larta.

Albpetrol shton se po vijon me një plan masash për të pastruar zonat e ndotura, duke i kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes dhe rehabilitimit te mjedisit, sidomos ne mbrojtje të Lumit Vjose.

“Kompania Albpetrol sh.a, nĂ« zbatim tĂ« detyrave tĂ« saj funksionale, gjatĂ« viteve te fundit ka vendosur mbrojtjen e mjedisit nĂ« krye tĂ« listĂ«s sĂ« prioriteteve, si rrjedhoje e strategjive kombetare dhe vendimeve te qeverise Shqiptare, ne mbrojtje te pasurive natyrore kombetare. NĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ« ky orientim Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i domosdoshĂ«m, nisur nga njĂ« situatĂ« e rĂ«nduar, e trasheguar nga shfrytĂ«zimi per dekada me radhĂ«, i zonave naftĂ«mbajtĂ«se.

Vendburimi i Gorisht-Koculit, i publikuar ditët e fundit në media, është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë. Gjatë aktivitetit kesaj zone, për 6 dekada me radhë, ky vendburim ka prodhuar mbetje te shumta, të cilat deri para pak vitesh nuk janë trajtuar sipas protokolleve teknike, te cilat ne zbatojme rigorizisht sot per eleminimin e tyre.

Kompania Albpetrol është e angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse, sipas kushteve teknike dhe hapësirave financiare në një kohë sa më të shkurtër.

Aktualisht, në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotes prej shume kohesh. Operimet zbatojne protokollet teknike te nxjerres dhe evadimit ne perputhshmeri te manualeve dhe ne respekt te plote te mbrojtjes se mjedisit. Albpetrol po e zvogëlon çdo vit sasine e mbetjeve te trasheguara e kjo vërtetohet nga veprimet e ndërmarra zyrtarisht.

Fatqekeqisht kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjeter të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve, dhe ky është një fakt tjetër që mund të provohet lehtësisht edhe nga ekspertët e mbrojtjes së mjedisit dhe raportimet e mediave.

Kompania Albpetrol do tĂ« vijojĂ« me njĂ« plan masash tĂ« pĂ«rcaktuar qartĂ«, tĂ« pastrojĂ« zonat e ndotura pĂ«r dhjetĂ«ra vite me radhĂ«, duke i kushtuar kujdes tĂ« veçantĂ« mbrojtjes dhe rehabilitimit te mjedisit, sidomos ne mbrojtje te pasurise tone natyrore kombetare, Lumit Vjose,” thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Një grup ambientalistësh ndërkombëtarë kanë denoncuar me anë të pamjeve nga vendi i ngjarjes katastrofën natyrore që po ndodh në lumin Vjosë ku janë derdhur mbetje të naftës, uji është ndotur dhe kafshët e egra të zonës ndodhen në rrezik ekzistencial.

Konkretisht ambientalistët kanë publikuar pamje ku shihet gjendja alarmante me hidrokarburet e derdhura në lumë. Ata shprehen se nuk ka më ujë, është vetëm karburant dhe ka kafshë të ngordhura duke u përpjekur të notojnë. Gjithashtu ata ka ngritur shqetësimin edhe për mos reagimin nga ana e pushtetit për rastin alarmant.

The post Ndotja mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës, reagon Albpetrol appeared first on Lapsi.al.

Ndotja me naftë e lumit Vjosa, Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar

TIRANË, 28 qershor /ATSH/ Kompania Albpetrol ka reaguar sot nĂ«pĂ«rmjet njĂ« deklarate pĂ«r mediet pas njĂ« videoje tĂ« publikuar nĂ« rrjetet sociale nga CEO-ja i Riverwatch, Ulrich Eichelmann, i cili tregonte ndotjen e lumit Vjosa nga nafta.

Në reagim, Albpetrol shprehet se vendburimi i Gorisht-Koculit, nga ku është publikuar edhe videoja, është një vendburim 60-vjeçar, si pasojë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë.

Albpetrol nënvizon se është angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse sipas kushteve teknike dhe hapësirave financiare në një kohë sa më të shkurtër.

“Kompania Albpetrol sh.a, nĂ« zbatim tĂ« detyrave tĂ« saj funksionale, gjatĂ« viteve tĂ« fundit ka vendosur mbrojtjen e mjedisit nĂ« krye tĂ« listĂ«s sĂ« prioriteteve, si rrjedhojĂ« e strategjive kombĂ«tare dhe vendimeve tĂ« QeverisĂ« Shqiptare, nĂ« mbrojtje tĂ« pasurive natyrore kombĂ«tare. NĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ« ky orientim Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i domosdoshĂ«m, nisur nga njĂ« situatĂ« e rĂ«nduar, e trashĂ«guar nga shfrytĂ«zimi pĂ«r dekada me radhĂ«, i zonave naftĂ«mbajtĂ«se.

“Vendburimi i Gorisht-Koculit, i publikuar ditĂ«t e fundit nĂ« media, Ă«shtĂ« njĂ« vendburim 60-vjeçar si pjesĂ« e industrisĂ« sĂ« nxjerrjes sĂ« naftĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«. GjatĂ« aktivitetit kĂ«saj zone, pĂ«r 6 dekada me radhĂ«, ky vendburim ka prodhuar mbetje tĂ« shumta, tĂ« cilat deri para pak vitesh nuk janĂ« trajtuar sipas protokolleve teknike, tĂ« cilat ne i zbatojmĂ« rigorizisht sot pĂ«r eliminimin e tyre.

“Kompania Albpetrol Ă«shtĂ« e angazhuar plotĂ«sisht pĂ«r tĂ« rehabilituar pjesĂ«n e lumit tĂ« ndĂ«rlidhur me zonĂ«n naftĂ«mbajtĂ«se, sipas kushteve teknike dhe hapĂ«sirave financiare nĂ« njĂ« kohĂ« sa mĂ« tĂ« shkurtĂ«r. Aktualisht, nĂ« zonĂ« nuk ka asnjĂ« aktivitet tĂ« ri ndotĂ«s prej shumĂ« kohĂ«sh. Operimet zbatojnĂ« protokollet teknike tĂ« nxjerrjes dhe evadimit nĂ« pĂ«rputhshmĂ«ri tĂ« manualeve dhe nĂ« respekt tĂ« plotĂ« tĂ« mbrojtjes sĂ« mjedisit. Albpetrol po e zvogĂ«lon çdo vit sasinĂ« e mbetjeve tĂ« trashĂ«guara e kjo vĂ«rtetohet nga veprimet e ndĂ«rmarra zyrtarisht”, njoftoi Albpetrol.

Sipas Albpetrol, kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjetër të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve.

“FatkeqĂ«sisht kjo njollĂ« aktivizohet nĂ« temperatura tĂ« larta, pasi gjatĂ« pjesĂ«s tjetĂ«r tĂ« vitit, nuk ka rrjedhje tĂ« kĂ«tyre mbetjeve, dhe ky Ă«shtĂ« njĂ« fakt tjetĂ«r qĂ« mund tĂ« provohet lehtĂ«sisht edhe nga ekspertĂ«t e mbrojtjes sĂ« mjedisit dhe raportimet e mediave.

Kompania Albpetrol do tĂ« vijojĂ« me njĂ« plan masash tĂ« pĂ«rcaktuar qartĂ«, tĂ« pastrojĂ« zonat e ndotura pĂ«r dhjetĂ«ra vite me radhĂ«, duke i kushtuar kujdes tĂ« veçantĂ« mbrojtjes dhe rehabilitimit tĂ« mjedisit, sidomos nĂ« mbrojtje tĂ« pasurisĂ« tonĂ« natyrore kombĂ«tare, Lumit VjosĂ«â€, njoftoi Albpetrol.

Vjosa, lumi i fundit i egër në Evropë u shpall në vitin 2023, Park Kombëtar (Kategoria II e zonave të mbrojtura mjedisore), në bazë të së cilit, Lumit Vjosa-Aoös, nga burimi i tij deri te derdhja në det, duke përfshirë të gjitha degët, i ofrohet mbrojtje e plotë kombëtare dhe ndërkufitare.

/m.q//r.e/

The post Ndotja me naftë e lumit Vjosa, Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndotja mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës, reagon Albpetrol: Në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotës, kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta

✇Albeu
By: M C

Kompania Albpetrol sh.a ka dalë me një reagim pas publikimeve të ditëve të fundit në lidhje me ndotjen mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës. Sipas deklaratës së kompanisë vendburimi i Gorisht-Koculit është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë.

Më tej shtohet se në këtë zonë për 6 dekada janë prodhuar mbetje të shumta dhe se vitet e fundit janë marrë masat për eleminimin e tyre. Kompania thekson se në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotes prej shumë kohësh po sipas tyre kjo njollë aktiziohet nga temperatuar e larta.

Albpetrol shton se po vijon me një plan masash për të pastruar zonat e ndotura, duke i kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes dhe rehabilitimit te mjedisit, sidomos ne mbrojtje të Lumit Vjose.

“Kompania Albpetrol sh.a, nĂ« zbatim tĂ« detyrave tĂ« saj funksionale, gjatĂ« viteve te fundit ka vendosur mbrojtjen e mjedisit nĂ« krye tĂ« listĂ«s sĂ« prioriteteve, si rrjedhoje e strategjive kombetare dhe vendimeve te Qeverise Shqiptare, ne mbrojtje te pasurive natyrore kombetare. NĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ« ky orientim Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i domosdoshĂ«m, nisur nga njĂ« situatĂ« e rĂ«nduar, e trasheguar nga shfrytĂ«zimi per dekada me radhĂ«, i zonave naftĂ«mbajtĂ«se.

Vendburimi i Gorisht-Koculit, i publikuar ditët e fundit në media, është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë. Gjatë aktivitetit kesaj zone, për 6 dekada me radhë, ky vendburim ka prodhuar mbetje te shumta, të cilat deri para pak vitesh nuk janë trajtuar sipas protokolleve teknike, te cilat ne zbatojme rigorizisht sot per eleminimin e tyre.

Kompania Albpetrol është e angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse, sipas kushteve teknike dhe hapësirave financiare në një kohë sa më të shkurtër.

Aktualisht, në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotes prej shume kohesh. Operimet zbatojne protokollet teknike te nxjerres dhe evadimit ne perputhshmeri te manualeve dhe ne respekt te plote te mbrojtjes se mjedisit. Albpetrol po e zvogëlon çdo vit sasine e mbetjeve te trasheguara e kjo vërtetohet nga veprimet e ndërmarra zyrtarisht.

Fatqekeqisht kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjeter të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve, dhe ky është një fakt tjetër që mund të provohet lehtësisht edhe nga ekspertët e mbrojtjes së mjedisit dhe raportimet e mediave.

Kompania Albpetrol do tĂ« vijojĂ« me njĂ« plan masash tĂ« pĂ«rcaktuar qartĂ«, tĂ« pastrojĂ« zonat e ndotura pĂ«r dhjetĂ«ra vite me radhĂ«, duke i kushtuar kujdes tĂ« veçantĂ« mbrojtjes dhe rehabilitimit te mjedisit, sidomos ne mbrojtje te pasurise tone natyrore kombetare, Lumit Vjose,” thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Një grup ambientalistësh ndërkombëtarë kanë denoncuar me anë të pamjeve nga vendi i ngjarjes katastrofën natyrore që po ndodh në lumin Vjosë ku janë derdhur mbetje të naftës, uji është ndotur dhe kafshët e egra të zonës ndodhen në rrezik ekzistencial.

Konkretisht ambientalistët kanë publikuar pamje ku shihet gjendja alarmante me hidrokarburet e derdhura në lumë. Ata shprehen se nuk ka më ujë, është vetëm karburant dhe ka kafshë të ngordhura duke u përpjekur të notojnë. Gjithashtu ata ka ngritur shqetësimin edhe për mos reagimin nga ana e pushtetit për rastin alarmant.

The post Ndotja mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës, reagon Albpetrol: Në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotës, kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta appeared first on Albeu.com.

Cili ishte roli i Katarit nĂ« armĂ«pushimin Izrael–Iran dhe si u arrit marrĂ«veshja

Mes shpërthimeve të raketave dhe negociatave të fshehta, një armëpushim i shpallur nga SHBA-ja ka rikthyer shpresën për shmangien e një lufte gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme. Por bombardimet vazhdojnë, duke e bërë të paqartë nëse kemi të bëjmë me fundin e një konflikti apo me një pauzë të përkohshme.

Hakmarrje simbolike për efekt propagandistik

Pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bĂ«rthamore iraniane, Irani lĂ«shoi 14 raketa drejt bazĂ«s amerikane Al Udeid nĂ« Katar, por sulmi nuk shkaktoi asnjĂ« dĂ«mtim. Forcat amerikane ishin larguar disa ditĂ« mĂ« parĂ«, ndĂ«rsa autoritetet nĂ« Doha ishin paralajmĂ«ruar nĂ« kohĂ«, duke aktivizuar sistemet mbrojtĂ«se. Sulmi shĂ«rbeu mĂ« shumĂ« pĂ«r propagandĂ« tĂ« brendshme sesa si ndĂ«shkim real. Teherani pĂ«rfitoi pĂ«r tĂ« deklaruar “Ata nuk do tĂ« na nĂ«nshtrojnĂ«â€, ndĂ«rsa Garda Revolucionare paralajmĂ«roi se çdo cĂ«nim i sovranitetit iranian do tĂ« ndĂ«shkohej.

Katari, ura diplomatike drejt Washingtonit

Në prapaskenë, Mohammed bin Al Thani, Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Katarit, shfrytëzoi marrëdhëniet e hershme me Iranin për të ndërmjetësuar.

Sipas La Repubblica, ai transmetoi një mesazh nga ajatollahët në Shtëpinë e Bardhë, duke bërë të ditur se Irani nuk synonte përshkallëzim të mëtejshëm. Donald Trump reagoi duke ndalur sulmet amerikane dhe duke ofruar rifillim negociatash mbi programin bërthamor iranian.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, presidenti amerikan telefonoi Benjamin Netanyahun, duke i thĂ«nĂ«: “Dua njĂ« marrĂ«veshje dhe nuk dua njĂ« luftĂ« tjetĂ«r.”

Bombardimet nuk ndalojnë

E pse u njoftua arritja e armëpushimit, lufta në terren vazhdoi: avionë izraelitë bombarduan Teheranin dhe katër dronë iranianë u rrëzuan në afërsi të Lartësive të Golanit.

KĂ«shtu, Trump shpalli armĂ«pushimin si njĂ« fitore diplomatike, duke thĂ«nĂ«: “Kjo Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« e mrekullueshme pĂ«r botĂ«n. Jam i bindur se armĂ«pushimi do tĂ« zgjasĂ« pĂ«rgjithmonĂ«.”

A do të ndalet Izraeli?

Nga ana tjetër, Netanyahu nuk ka dhënë asnjë koment, teksa sulmet izraelite po vijojnë me intensitet. Burime nga Tel Avivi thonë se Izraeli nuk mund ta përballojë për shumë gjatë këtë ofensivë, për shkak të konsumimit të pajisjeve dhe burimeve ajrore. Por zgjedhjet e Netanyahut janë të paparashikueshme.

Sipas analizĂ«s sĂ« La Repubblica, operacioni “Çekani i MesnatĂ«s” i Pentagonit ka dĂ«mtuar seriozisht objektet iraniane tĂ« pasurimit tĂ« uraniumit. MegjithatĂ«, ka njĂ« dilemĂ«. A Ă«shtĂ« e gjitha kjo vetĂ«m njĂ« ndalesĂ« para njĂ« vale tĂ« re konflikti, apo fillimi i njĂ« zgjidhjeje afatgjatĂ«?

The post Cili ishte roli i Katarit nĂ« armĂ«pushimin Izrael–Iran dhe si u arrit marrĂ«veshja appeared first on Sot News | Lajme.

Hapet programi i punësimit për profesionistët e rinj në industrinë e naftës

TIRANË, 29 maj/ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja dhe ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, njoftoi sot hapjen e programit tĂ« punĂ«simit pĂ«r profesionistĂ«t e rinj pĂ«r vitin 2025, njĂ« iniciativĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« synon tĂ« ofrojĂ« mundĂ«si punĂ«simi pĂ«r tĂ« diplomuarit e rinj nĂ« sektorin e naftĂ«s dhe gazit.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të punojnë pranë Albpetrol, kompanisë shtetërore që menaxhon qendrat e prodhimit të naftës në Fier, Kuçovë dhe Gorisht, tre prej zonave kryesore ku zhvillohet prodhimi i hidrokarbureve në vend.

Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se ky program është pjesë për të mbështetur punësimin e të rinjve dhe për të fuqizuar sektorin e energjetikës, i cili ka një rëndësi të madhe në ekonominë kombëtare.

Ajo u bëri thirrje të rinjve që të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi për të fituar përvojë dhe për të kontribuar në zhvillimin e industrisë së naftës në Shqipëri.

Ky program përbën një hap të rëndësishëm drejt integrimit të të rinjve në tregun e punës dhe forcimit të një prej industrive kyçe të zhvillimit ekonomik të vendit, duke nxitur inovacionin dhe zhvillimin profesional në sektorin e naftës. /j.p/

The post Hapet programi i punësimit për profesionistët e rinj në industrinë e naftës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit mund të rrisin rrezikun për tu prekur nga sëmundjet e zemrës. Duke qenë se kolesteroli i lartë nuk shfaq simptoma, ju mund ta vini veten në rrezik edhe pa e kuptuar. AgroWeb.org duke u mbështetur [
]

The post Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit appeared first on BoldNews.al.

Tenderi i Albpetrol që flet mbi zhvatjen masive të naftës shqiptare: Pusi CA-58, Stream Oil, ARMO dhe babëzia ndaj pasurive nëntokësore

✇Albeu
By: M C

Një tender i fundit i Albpetrol për riparimin e një pusi nafte në zonën Cakran-Mollaj ka nxjerrë sërish në pah mënyrën skandaloze se si janë keqmenaxhuar dhe zhvatur prej dekadash pasuritë kombëtare të nëntokës në Shqipëri, shkruan skyweb.al.

Albpetrol shpalli tenderin për ndërhyrje në pusin CA-58, duke ofruar rreth 34.5 milionë lekë pa TVSH për riparimin e avarisë së rëndë të shkaktuar nga kompania koncensionare Stream Oil.

Pasi tenderi u shpall, kompania SuperStar-WB, në pronësi të Neshat dhe Bardhi Melit, paraqiti ankesë për probleme me dokumentacionin duke bërë që tenderi të anulohej. Bardhi Meli, ish-nëndrejtor i AKBN-së, është kapur më herët nga BIRN në konflikt të pastër interesi, duke bërë biznes me kompaninë Phoenix Petroleum ndërkohë që mbikëqyrte vetë aktivitetin e saj.

Sipas të dhënave të vetë Albpetrol, pusi CA-58 ishte funksional në momentin që iu dorëzua me kontratë koncensionare kompanisë Stream Oil.

Por në gusht të vitit 2014, Stream Oil e dorëzoi pasurinë me një defekt të rëndë në pus, bllokim i komunikimit midis shtresës dhe pusit për shkak të ngecjes së një pajisjeje (Packer) në thellësinë 2,458.8 metra.

Që prej asaj kohe, nga ky pus nuk ka dalë më asnjë litër nafte.

Stream Oil erdhi në Shqipëri në vitet 2007-2008, kur qeveria shqiptare shpalli koncensione për disa prej vendburimeve të vogla dhe të mesme të naftës. Shoqëria, e kontrolluar fillimisht nga biznesmenë kanadezë e amerikanë dhe më pas e regjistruar në parajsat fiskale, mori në administrim disa vendburime, përfshirë atë të Cakran-Mollaj.

Por shumë shpejt, përveç mungesës së investimeve serioze në teknologji dhe mirëmbajtje, Stream Oil akumuloi borxhe të mëdha ndaj shtetit shqiptar dhe ndaj furnitorëve vendas.

Në vitin 2014, kompania e braktisi aktivitetin në Shqipëri duke lënë pas pasuri të dëmtuara dhe detyrime të papaguara. Albpetrol, edhe pse në rolin e monitoruesit, nuk ndërmori asnjë masë në kohë për të parandaluar dëmet.

Edhe përpjekjet e mëvonshme për të riparuar pusin dështuan për shkak të kompleksitetit të dëmit dhe kushteve të vështira nëntokësore.

Aktualisht, për të nxjerrë pusin CA-58 sërish në shfrytëzim, kërkohet një ndërhyrje tepër e sofistikuar, që po i faturohet sërish taksapaguesve shqiptarë.

Sipas Albpetrol, nëse avaria do të riparohej me sukses, pusi mund të prodhonte rreth 8 tonë naftë në ditë, me një cilësi më të lartë për shkak të qëndrimit të gjatë në gjendje të palëvizur.

Si u zhvat dhe u shit për skrap pasuria ARMO-s: Nga duart e shtetit te biznesmenët e parqeve diellore

Historia e pusetit CA-58 është vetëm një pjesë e së njëjtës skemë zhvatjeje të pasurive të Shqipërisë. Një tjetër rast flagrant është ai i ish-uzinës së përpunimit të naftës, ARMO.

Pas privatizimeve të dështuara dhe kalimeve të njëpasnjëshme, ARMO përfundoi fillimisht në duart e investitorëve shqiptarë, më pas të kinezëve, dhe në fund u sekuestrua nga banka Credins për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve të kredisë.


Në vitin 2022, kompania Shijaku, pasi kishte përvetësuar asetet kryesore të ARMO-s, nisi çmontimin e uzinës dhe shitjen e saj për skrap. Pas çmontimit, Shijaku krijoi kompaninë GreeNNat, të cilës i transferoi tokën ku dikur ngrihej rafineria e Ballshit.

Në janar 2023, qeveria shqiptare miratoi ndërtimin e një parku fotovoltaik nga GreeNNat në ish-territorin e ARMO-s, pa asnjë procedurë gare dhe me të drejtën që kjo leje të transferohej tek një subjekt i tretë.

Pavarësisht që investimi nuk përfitonte nga mbështetje shtetërore, shteti vetë do të merrte vetëm 2% të energjisë së prodhuar.

Në vend që të ndërtonte vetë parkun, Shijaku vendosi të shiste GreeNNat bashkë me licencën për 1.95 milionë euro. Blerës ishin dy biznesmenët Marin Gjonaj dhe Agron Haxhiymeri, përmes kompanisë së re Infotelecom-Albsolar 3.

Sot, ndërkohë që panelet diellore vendosen mbi tokën e ARMO-s (Skyweb.al mëson se janë vendosur 75 Mega, priten edhe 25 Mega) , e zhvatur dhe abuzuar për vite nga politika dhe bizneset, pasuria kombëtare që dikur mbante ekonominë e vendit, është kthyer në një tjetër histori të trishtë të falimentimit të qëllimshëm dhe të shpërndarjes së pasurive në pak duar. /skyweb.al

The post Tenderi i Albpetrol që flet mbi zhvatjen masive të naftës shqiptare: Pusi CA-58, Stream Oil, ARMO dhe babëzia ndaj pasurive nëntokësore appeared first on Albeu.com.

Kandidatja e Tom Doshit në Fier ngre akuza: Më shkarkuan në mënyrë të paligjshme nga Albpetrol

Një tjetër kandidate e Partisë Socialdemokrate në Fier ankohet se u shkarkua në mënyrë të paligjshme nga Albpetrol dhe në shkelje të së drejtës së saj për të kandiduar pasi shpalli kandidaturën. Pasi emri i saj u shpall në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialdemokrate në qarkun e Fierit, Limonera Bozha mori një [
]

The post Kandidatja e Tom Doshit në Fier ngre akuza: Më shkarkuan në mënyrë të paligjshme nga Albpetrol appeared first on BoldNews.al.

Kandidatja e PSD nĂ« Fier ngre akuza pĂ«r cenimin e sĂ« drejtĂ«s pĂ«r t’u zgjedhur

Pasi emri i saj u shpall në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialdemokrate në qarkun e Fierit, Limonera Bozha mori një telefonatë urimi nga eprorët e saj në Albpetrol, bashkë me kërkesën për të dhënë dorëheqjen. Bozha, një specialiste në kompaninë publike të naftës, Albpetrol, i tha BIRN se pasi kishte refuzuar që [
]

The post Kandidatja e PSD nĂ« Fier ngre akuza pĂ«r cenimin e sĂ« drejtĂ«s pĂ«r t’u zgjedhur appeared first on Reporter.al.

Kandidoi për PS/ Shkarkohet nga detyra specialistja e Albpetrol

Pasi emri i saj u shpall në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialdemokrate në qarkun e Fierit, Limonera Bozha mori një telefonatë urimi nga eprorët e saj në Albpetrol, bashkë me kërkesën për të dhënë dorëheqjen.

Bozha, njĂ« specialiste nĂ« kompaninĂ« publike tĂ« naftĂ«s, Albpetrol, i tha BIRN se pasi kishte refuzuar qĂ« tĂ« jepte dorĂ«heqjen, ishte shkarkuar nga detyra nĂ« datĂ«n 22 prill pĂ«rmes njĂ« vendimi, tĂ« cilin ajo e kundĂ«rshton si tĂ« kundraligjshĂ«m dhe qĂ« cĂ«non tĂ« drejtĂ«n e saj pĂ«r t’u zgjedhur. Bozha ka bĂ«rĂ« gjithashtu ankim pranĂ« Komisionerit pĂ«r Mbrojtjen e nga Diskriminimi nĂ« lidhje me vendimin e shkarkimit.

Kushtetuta e ShqipĂ«risĂ« i njeh çdo shtetasi mbi 18 vjeç tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tĂ« zgjedhur dhe pĂ«r t’u zgjedhur, ndĂ«rkohĂ« qĂ« Kodi Zgjedhur e kufizon tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tĂ« kandiduar me heqjen dorĂ« nga pozicionet e larta publike, ku nuk pĂ«rfshihen nĂ«punĂ«sit e ulĂ«t dhe tĂ« mesĂ«m tĂ« administratĂ«s.

Bozha i tha BIRN se kishte kërkuar lejen vjetore pasi kishte refuzuar që të jepte dorëheqjen, por u përball me një komision disiplinor për mungesat në punë, të cilat ajo pretendon se lidhen me problemet shëndetësore dhe se i justifikon me raportin përkatës mjekësor.

“KĂ«rkova disa herĂ« pĂ«rgjigje me email pĂ«r lejen vjetore, por nĂ« vend tĂ« saj mĂ« vjen njĂ« shkresĂ« qĂ« mĂ« kĂ«rkon tĂ« paraqitem nĂ« komisioni disiplinor. Mungesat e mia nĂ« punĂ« nuk korrespondojnĂ« me ato qĂ« drejtoria ka dorĂ«zuar nĂ« Komision, ndĂ«rsa mĂ« pas kam munguar pĂ«r arsye shĂ«ndetĂ«sore tĂ« vĂ«rtetuara nĂ« raport mjekĂ«sor,” pretendoi mĂ« tej Bozha.

TĂ« pyetur pĂ«r arsyet e shkarkimit tĂ« kandidates pĂ«r deputete tĂ« PSD, Limonera Bozha, drejtori i Albpetrol, Eltar Deda dhe shefja e kabinetit, Albana Kulari refuzuan tĂ« komentonin, duke kĂ«rkuar qĂ« t’u drejtoheshim rrugĂ«ve zyrtare.

“ Ju lutem nuk mund tĂ« jap asnjĂ« sqarim,” tha Deda, duke shtuar se dosjen pĂ«rkatĂ«se ia kishte dhĂ«nĂ« avokatit tĂ« Znj. Bozha.

“AtĂ«herĂ« qĂ« tĂ« mos nxitohemi nĂ« pretendime tĂ« pabazuara nĂ« fakte, ju ftoj tĂ« na drejtoheni nĂ« rrugĂ« zyrtare dhe patjetĂ«r qĂ« do te merrni tĂ« gjithĂ« informacinonin e nevojshĂ«m”, tha Kulari, e cila sipas BozhĂ«s i kishte kĂ«rkuar dorĂ«heqjen pĂ«rmes telefonit.

Shkarkimi nga detyra i BozhĂ«s Ă«shtĂ« i disati nĂ« qarkun e Fierit, pas shpalljes sĂ« listave tĂ« kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ« tĂ« partisĂ« Socialdemokrate tĂ« Tom Doshit – njĂ« aleat i pashpallur i PartisĂ« Socialiste me tĂ« cilin nĂ« kĂ«to zgjedhje Ă«shtĂ« futur nĂ« njĂ« kurs pĂ«rplasjeje.

Kandidatë të tjerë të PSD apo familjarë të tyre u kërcënuan me shkarkime nga puna pas shpalljes së listave./ Nga Valbona Davidhi për Reporter.al

The post Kandidoi për PS/ Shkarkohet nga detyra specialistja e Albpetrol appeared first on Lapsi.al.

Brad Pitt rikthehet në Netflix me rolin që i dha Oscar-in

Brad Pitt do të rikthehet në rolin e Cliff Booth, personazhi për të cilin fitoi çmimin Oscar në filmin e Quentin Tarantino-s, Once Upon a Time in Hollywood. Ky projekt i ri do të jetë një spin-off i prodhuar nga Netflix, me regjisor David Fincher dhe skenar të shkruar nga vetë Tarantino.

Xhirimet pritet të fillojnë këtë verë, ndërsa titulli dhe detajet e tjera ende nuk janë zbuluar. Ky lajm ka ngjallur entuziazëm mes fansave të Pitt dhe të kinemasë, duke qenë se rikthimi i aktorit në këtë rol të dashur vjen pas suksesit të madh të filmit të vitit 2019.

The post Brad Pitt rikthehet në Netflix me rolin që i dha Oscar-in appeared first on iconstyle.al.

Shkarkoni Aplikacionin Mobil të IP Petrol dhe Përfitoni Ofertat Ekskluzive!

Aplikacioni mobil IP Petrol e bën jetën tuaj më të lehtë dhe plot avantazhe.

Tani, me vetĂ«m disa klikime, ju mund tĂ« menaxhoni tĂ« gjitha shĂ«rbimet dhe pĂ«rfitimet tuaja nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« shpejtĂ« dhe tĂ« thjeshtĂ«. đŸ“Č🚗.

Aplikacioni i IP Petrol Ă«shtĂ« dizajnuar qĂ« tĂ« jetĂ« “user friendly” i thjeshtĂ« pĂ«r t’u pĂ«rdorur nga tĂ« gjitha grup-moshat.

Njëkohësisht ka funksione shumë të përshtatshme dhe për qëllim kanë që ta lehtësojnë maksimalisht furnizimin me derivate të qytetarëve të Kosovës, dhe krejt kjo duke përfituar zbritje të madhe (apo duke kursyer).

ÇfarĂ« ju ofron aplikacioni IP Petrol?

-Zbritje nĂ« çdo litĂ«r – PĂ«rdoruesit e aplikacionit kanĂ« zbritje ekskluzive nĂ« çdo litĂ«r pĂ«r çdo furnizim.  

-Loja shpërblyese me Spin. Pasi që të keni arritur targetin e caktuar te blerjes se derivateve ju fitoni të drejtën për të luajur me Spin dhe për të fituar artikuj të ndryshëm nga marketet e IP Petrol.

-VetshĂ«rbimi – Fito zbritje EKSKLUSIVE pĂ«rmes vetshĂ«rbimit, ku pĂ«rmes aplikacionit do tĂ« keni mundĂ«si tĂ« vetshĂ«rbeheni nĂ« tĂ« gjitha pikat shitĂ«se tĂ« IP Petrol. 

-PĂ«rcjellja e transaksioneve nĂ« aplikacion – KlientĂ«t mund t’i pĂ«rcjellin transaksionet qĂ« i kanĂ« bĂ«rĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« specifikat me tĂ« dhĂ«nat si totali i litrave, shuma qĂ« keni shpenzuar, shuma qĂ« keni kursyer, pika e shitjes ku jeni furnizuar, loji i derivatit, etj. 

-Ofertat – pĂ«rcjellni ofertat e fundit nĂ« lidhje me derivatet dhe produktet nĂ« market. 

-Gjetja e stacionit mĂ« tĂ« afĂ«rt – Me hartĂ«n e integruar nĂ« aplikacion, gjeni shpejt dhe lehtĂ« stacionet mĂ« tĂ« afĂ«rta tĂ« karburantit IP Petrol kudo qĂ« ndodheni.

-Pagesa tĂ« shpejta dhe tĂ« sigurta – Me opsionin pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« pagesa tĂ« shpejta dhe tĂ« sigurta pĂ«r shĂ«rbimet tona, ju mund tĂ« kurseni kohĂ« dhe tĂ« shmangni pritjet.

-Njoftime tĂ« personalizuara – Merrni njoftime pĂ«r ofertat e reja, promocionet dhe shĂ«rbimet e reja tĂ« IP Petrol, tĂ« gjitha drejtpĂ«rdrejt nĂ« telefonin tuaj.

Si të shkarkoni aplikacionin?

-Për iPhone: Shkarkoni aplikacionin nga App Store 

-Për Android: Shkarkoni aplikacionin nga Google Play 

Shkarkimi është falas dhe i thjeshtë për të gjithë përdoruesit!

IP Petrol – PĂ«r njĂ« pĂ«rvojĂ« mĂ« tĂ« lehtĂ«, mĂ« tĂ« shpejtĂ« dhe mĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« çdo hap tĂ« rrugĂ«s!

The post Shkarkoni Aplikacionin Mobil të IP Petrol dhe Përfitoni Ofertat Ekskluzive! appeared first on Telegrafi.

❌