❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Pazari i Humbur i ShkodrĂ«s: Ringjallja e njĂ« Kujtese”, vizita e parĂ« pĂ«r bashkĂ«punĂ«torĂ«t

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Muzeu KombĂ«tar i FotografisĂ« “Marubi” ndau me publikun imazhe nga “vernissage” i ekspozitĂ«s “Pazari i Humbur i ShkodrĂ«s: Ringjallja e njĂ« Kujtese”.

Vernissage janë vizitat private në një galeri përpara hapjes së një ekspozite ndaj publikut të gjerë.

Kuratorja Kim Knoppers shoqĂ«roi pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« institucioneve bashkĂ«punĂ«tore nĂ« ekspozitĂ«: NĂ©prajzi MĂșzeum, Ambasada e HungarisĂ« nĂ« TiranĂ«, Ambasada e HolandĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri, Bashkia ShkodĂ«r etj.

Mbas fjalëve përshëndetësë të drejtorit të Muzeut të Etnografisë së Budapestit, dr. Lajos Kemecsi, Ambasadores së Hungarisë në Tiranë, Martina Kasnyik, Ambasadorit të Holandës në Tiranë, Reinout Vos, dizajnerit të tekstileve, Jozef Martini, kuratorja Kim Knoppers i shoqëroi të pranishmit në një shëtitje vizuale në Pazarin e Vjetër të Shkodrës.

Ekspozita “Pazari i Humbur i ShkodrĂ«s: Ringjallja e njĂ« Kujtese” u realizua me mbĂ«shtetjen e MinistrisĂ« sĂ« EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit. Ajo sjell pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« ShkodĂ«r koleksionin e PalokĂ« LacĂ«s, njĂ« tregtar i hershĂ«m i ShkodrĂ«s, artefaktet e tĂ« cilit gjenden tĂ« ruajtura nĂ« arkivĂ«n e Muzeut tĂ« EtnografisĂ« sĂ« Budapestit. NjĂ« hapĂ«sirĂ« e veçantĂ« i dedikohet edhe dizajnerit tĂ« tekstileve Jozef Martini, me punimet e tij nĂ« jacquard, qĂ« sjellin njĂ« qasje bashkĂ«kohore ndaj motiveve tradicionale shkodrane.

The post “Pazari i Humbur i ShkodrĂ«s: Ringjallja e njĂ« Kujtese”, vizita e parĂ« pĂ«r bashkĂ«punĂ«torĂ«t appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gara për kreun e BKH/ SPAK njofton 7 kandidatët e mbetur për fazën e radhës së testimit

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka bërë të ditur se gara për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), vijon me një fazë të re.

Shtatë kandidatët që kanë kaluar në raundin e mëparshëm, janë thirrur të paraqiten më 22 korrik, në ora 09:00, në zyrat qëndrore të SPAK.

NĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«, kandidatĂ«t do t’i nĂ«nshtrohen provimit me ese, i cili Ă«shtĂ« pjesĂ« e procedurĂ«s pĂ«rzgjedhĂ«se tĂ« drejtuesit tĂ« ardhshĂ«m tĂ« kĂ«tij institucioni kyç nĂ« luftĂ«n kundĂ«r krimit tĂ« organizuar.

Komisioni i Përzgjedhjes, publikoi më 26 qershor rezultatet e fazës së parë të shqyrtimit paraprak të aplikimeve për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Në total, u shqyrtuan aplikimet dhe dokumentacioni i 13 kandidatëve, ndërsa vetëm 7 prej tyre kaluan në fazën tjetër të konkurimit.

Pas verifikimit të dokumentacionit dhe përmbushjes së kritereve ligjore, kandidatët që vijonin garën janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Procesi i përzgjedhjes zhvillohet në bazë të nenit 148/dh të Kushtetutës dhe ligjit për organizimin e institucioneve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Faza e ardhshme përfshin testime të mëtejshme profesionale dhe vlerësime të integritetit.

The post Gara për kreun e BKH/ SPAK njofton 7 kandidatët e mbetur për fazën e radhës së testimit appeared first on Albeu.com.

Real Madridi zbulon shumĂ«n e saktĂ« tĂ« investimit pĂ«r rinovimin e “Santiago Bernabeut”

Real Madridi ka zbuluar shifrat pĂ«rfundimtare pĂ«r projektin e madh tĂ« rimodelimit tĂ« stadiumit “Santiago BernabĂ©u”, njĂ« investim i cili ka arritur nĂ« 1.347 miliardĂ« euro deri mĂ« 30 qershor 2025.

Kjo shumë përfaqëson thuajse të gjithë koston përfundimtare të projektit, që nisi në vitin 2019. Punimet kryesore tashmë kanë përfunduar: çatia e re, fasada moderne dhe fusha tërheqëse janë ndërtuar me sukses.

Aktualisht, zhvillimi Ă«shtĂ« fokusuar nĂ« zonat komerciale si hapĂ«sirat VIP, eksperienca “RM Experience”, zona pĂ«r evente, gastronomi dhe njĂ« dyqan tĂ« ri zyrtar – qĂ« sipas klubit janĂ« pjesĂ« thelbĂ«sore tĂ« modelit tĂ« ri tĂ« tĂ« ardhurave pĂ«rtej futbollit.

Financimi dhe kthimi i investimit

Një pjesë e madhe e investimit u financua përmes një kredie prej 1.17 miliardë eurosh, e cila ishte tërhequr e gjitha deri në nëntor 2023.

Pas disa vitesh pagesash vetëm për interesin, Real Madridi ka nisur shlyerjen e kapitalit, duke paguar 15 milionë euro në sezonin 2023/24 dhe 23 milionë euro të tjera në 2024/25. Borxhi i mbetur deri më 30 qershor 2025 është 1.132 miliardë euro.

Koncerte, NFL dhe të ardhura jashtë fushës

Stadiumi i ri është projektuar për shumë më tepër se futboll. Pas mbajtjes së koncerteve të mëdha, përfshirë atë të Taylor Swift, Madridi po punon për përfundimin e hapësirave për restorante dhe uljen e zhurmës gjatë ngjarjeve të tilla, për të përmbushur kërkesat ligjore dhe shqetësimet e komunitetit.

Klubi synon që në të ardhmen të rikthejë koncertet, të cilat janë një nga shtyllat e strategjisë së re, dhe po planifikon organizimin e një ndeshjeje të NFL në Bernabéu, që do të ishte një hap gjigant drejt ndërkombëtarizimit të stadiumit si një hapësirë globale multifunksionale. /Telegrafi/

The post Real Madridi zbulon shumĂ«n e saktĂ« tĂ« investimit pĂ«r rinovimin e “Santiago Bernabeut” appeared first on Telegrafi.

Muzeu Historik Kombëtar, bisedë historike mbi misionet fetare në trojet shqiptare

NĂ« ambientet e bibliotekĂ«s “Sotir Kolea” nĂ« TiranĂ«, Muzeu Historik KombĂ«tar zhvilloi sot njĂ« aktivitet me vlerĂ« historike dhe kulturore, nĂ« kuadĂ«r tĂ« ciklit tĂ« bisedave me ekspertĂ« tĂ« albanologjisĂ«.

I ftuar në këtë veprimtari ishte studiuesi Mark Palnikaj, i cili ndau me publikun të dhëna të rëndësishme nga relacionet e Fra Giacinto da Sospello, një dorëshkrim i vitit 1652, që ruhet në Bibliotekën e Bashkisë së Fermos në Itali. Dokumenti përshkruan 16 misione fetare të zhvilluara ndër vite në trojet shqiptare dhe përmban fakte të vyera historike e sociale për Shqipërinë e shekullit XVII.

Me këtë aktivitet, Muzeu Historik Kombëtar vijon misionin për promovimin e historisë kombëtare, duke sjellë në vëmendje dokumente, figura dhe ngjarje që dëshmojnë për identitetin dhe trashëgiminë shqiptare./ atsh/ KultPlus.com

Horoskopi 17 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi
TĂ« lindur mĂ«: 21 Mars – 19 Prill
NĂ« dashuri sot mund tĂ« ndjeni nevojĂ«n pĂ«r mĂ« shumĂ« hapĂ«sirĂ« personale, por komunikimi i qetĂ« do t’ju ndihmojĂ« tĂ« ruani harmoninĂ«. NĂ« punĂ«, do tĂ« shfaqen mundĂ«si tĂ« reja pĂ«r tĂ« treguar aftĂ«sitĂ« tuaja, ndaj mos hezitoni tĂ« merrni iniciativa. Kujdesuni pĂ«r shĂ«ndetin, sepse stresi mund tĂ« ndikojĂ« nĂ« energjinĂ« tuaj fizike. NĂ« aspektin financiar, shmangni shpenzimet impulsive dhe planifikoni mĂ« mirĂ« buxhetin tuaj.

Demi
TĂ« lindur mĂ«: 20 Prill – 20 Maj
Sot marrĂ«dhĂ«niet romantike do tĂ« jenĂ« tĂ« ngrohta dhe do tĂ« keni mundĂ«si tĂ« forconi lidhjet me partnerin pĂ«rmes bisedave tĂ« sinqerta. NĂ« punĂ« do tĂ« ndiheni tĂ« motivuar dhe bashkĂ«punimi me kolegĂ«t do t’ju sjellĂ« rezultate pozitive. Kujdesuni pĂ«r veten duke bĂ«rĂ« njĂ« pushim tĂ« shkurtĂ«r pĂ«r tĂ« rifituar energjinĂ«. NĂ« financa, njĂ« lajm i mirĂ« mund tĂ« vijĂ« nga njĂ« burim i papritur.

Binjakët
TĂ« lindur mĂ«: 21 Maj – 20 Qershor
Ditën e sotme, një takim romantik mund të sjellë emocion dhe ndjesi të reja, ndaj hapuni ndaj eksperiencave të reja. Në punë, do të ndiheni të frymëzuar për të ndjekur projekte të reja ose për të mësuar diçka të re. Shëndeti do të jetë i mirë nëse i kushtoni rëndësi aktivitetit fizik. Financiarisht, mbani nën kontroll shpenzimet për të shmangur vështirësi të vogla.

Gaforrja
TĂ« lindur mĂ«: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri, sot është koha ideale për të sqaruar keqkuptime dhe për të ndërtuar më shumë besim me partnerin. Puna do të kërkojë vëmendje ndaj detajeve, por këmbëngulja juaj do të shpërblehet. Kujdes me shëndetin e shpinës ose kyçeve dhe mos harroni të bëni ushtrime shtrirjeje. Financat janë të qëndrueshme, por mos merrni vendime të nxituara për investime.

Luani
TĂ« lindur mĂ«: 23 Korrik – 22 Gusht
Marrëdhëniet do të jenë të ngrohta dhe mund të merrni një surprizë të këndshme nga partneri ose një mik i afërt. Në punë, idetë tuaja do të vlerësohen dhe mund të merrni një përgjegjësi të re. Shëndeti duhet të jetë prioritet, ndaj kushtoni më shumë vëmendje ushqimit dhe pushimit. Financat janë në përmirësim, por bëni kujdes me shpenzimet e tepërta.

Virgjëresha
TĂ« lindur mĂ«: 23 Gusht – 22 Shtator
Sot do tĂ« ndjeni njĂ« lidhje tĂ« veçantĂ« me dikĂ« qĂ« ju intereson, dhe njĂ« bisedĂ« e thellĂ« mund tĂ« forcojĂ« marrĂ«dhĂ«nien. NĂ« punĂ« do tĂ« pĂ«rballeni me disa sfida, por kreativiteti juaj do t’ju ndihmojĂ« t’i kaloni. Ruani ekuilibrin mendor duke marrĂ« kohĂ« pĂ«r veten. NĂ« aspektin financiar, Ă«shtĂ« mirĂ« tĂ« shmangni huamarrjet ose investimet e rrezikshme.

Peshorja
TĂ« lindur mĂ«: 23 Shtator – 22 Tetor
Romanca sot mund të kthehet në qendër të vëmendjes, dhe një takim i papritur do të sjellë emocione të bukura. Në punë, bashkëpunimi me të tjerët do të jetë çelësi i suksesit tuaj. Kujdesuni për shëndetin duke kaluar më shumë kohë në natyrë ose duke u relaksuar. Financat do të jenë të qëndrueshme, por është e këshillueshme të kurseni për të ardhmen.

Akrepi
TĂ« lindur mĂ«: 23 Tetor – 21 NĂ«ntor
Sot mund të ndiheni më të hapur ndaj ndjenjave dhe bisedat me partnerin do të jenë të frytshme. Në punë do të vlerësoheni për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj, ndaj mos hezitoni të merrni përgjegjësi shtesë. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni shenjat e lodhjes. Financat janë të mira, por planifikoni më mirë për shpenzimet e ardhshme.

Shigjetari
TĂ« lindur mĂ«: 22 NĂ«ntor – 21 Dhjetor
Në dashuri, mund të ndjeni një nevojë për ndryshim ose aventura të reja, ndaj diskutoni hapur me partnerin. Puna juaj do të ketë progres të ngadaltë, por qëndrueshmëria do të japë rezultatet e dëshiruara. Kujdes me shëndetin mendor, sepse ankthi mund të rritet nëse nuk relaksoheni mjaftueshëm. Në financa, shmangni rreziqet dhe mos u nxitoni në vendime të rëndësishme.

Bricjapi
TĂ« lindur mĂ«: 22 Dhjetor – 19 Janar
Sot në marrëdhënie do të ndiheni të mbështetur dhe do të keni mundësi të forconi lidhjet me partnerin ose familjen. Në punë, një ide e re mund të marrë vëmendje dhe mbështetje nga eprorët. Kujdesuni për shëndetin duke bërë aktivitete fizike të lehta. Financiarisht, situata është e qëndrueshme, por mos harroni të planifikoni për shpenzimet e papritura.

Ujori
TĂ« lindur mĂ«: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të sjellë sqarime dhe të forcojë marrëdhënien tuaj. Në punë, priten përparime dhe mundësi për të treguar talentin tuaj, ndaj jini të hapur ndaj sfidave të reja. Shëndeti kërkon më shumë vëmendje ndaj ushqyerjes dhe pushimit. Financat janë të balancuara, por shmangni shpenzimet e panevojshme.

Peshqit
TĂ« lindur mĂ«: 19 Shkurt – 20 Mars
Sot mund të përjetoni emocione të thella në marrëdhënie, ndaj mos kini frikë të shprehni ndjenjat tuaja. Në punë, do të keni sukses nëse bashkëpunoni me të tjerët dhe tregoni fleksibilitet. Kujdesuni për shëndetin duke shmangur lodhjen e tepruar dhe duke pushuar më shumë. Në aspektin financiar, mund të merrni një bonus ose shpërblim të vogël që do të përmirësojë buxhetin tuaj.

The post Horoskopi 17 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Promovimi i romanit tĂ« shek. XVII “SkĂ«nderbeu i Madh” nĂ« ShkodĂ«r

Përkthyer nga Ardian Ndreca

Një ndër dëshmitë më të hershme letrare të Europës për figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, vjen për herë të parë në gjuhën shqipe, duke hedhur dritë mbi një kapitull të panjohur të pranisë së heroit tonë kombëtar në letërsinë evropiane të shekujve të kaluar.

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r romanin kalorĂ«siak “SkĂ«nderbeu i Madh”, tĂ« shkruar nga autorja franceze Anne de La Roche Guilhem në shekullin XVII, tashmĂ« i pĂ«rkthyer nĂ« shqip nga prof. Ardian Ndreca. Kjo vepĂ«r, e ruajtur deri mĂ« sot nĂ« arkiva dhe biblioteka tĂ« huaja, risillet nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes si njĂ« dĂ«shmi e hershme e figurisĂ« mitike tĂ« SkĂ«nderbeut nĂ« imagjinatĂ«n letrare tĂ« kohĂ«s.

Promovimi i kĂ«tij botimi tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m u zhvillua në bibliotekĂ«n “Zoja e ShkodrĂ«s”, nĂ« njĂ« aktivitet tĂ« organizuar nga famullia e ArqipeshkvisĂ« Metropolitane. Ngjarja mblodhi studiues, lexues dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« institucioneve kulturore, duke rikthyer nĂ« fokus vlerat e trashĂ«gimisĂ« historike nĂ«pĂ«rmjet letĂ«rsisĂ« sĂ« angazhuar ndĂ«rkulturore.

Ky botim Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« akt pĂ«rkthimi, Ă«shtĂ« një rivalorizim kulturor qĂ« forcon ndĂ«rveprimin mes kujtesĂ«s historike kombĂ«tare dhe traditĂ«s letrare europiane. “SkĂ«nderbeu i Madh” i Anne de La Roche Guilhem jo vetĂ«m pasuron fondin e letĂ«rsisĂ« pĂ«r SkĂ«nderbeun, por dĂ«shmon se figura e tij ka frymĂ«zuar mendje dhe zemra pĂ«rtej kufijve tĂ« ShqipĂ«risĂ«, nĂ« njĂ« kohĂ« kur Europa pĂ«rballonte sfida tĂ« mĂ«dha historike.

“Ajo qĂ« kuptojmĂ« nĂ«pĂ«rmjet romanit Ă«shtĂ« fakti se historia e ShqipĂ«risĂ«, edhe nĂ« shek. XVII ka pas njĂ« lloj protagonizmi nĂ« gjirin e shoqĂ«risĂ« europiane, edhe pse kishim 200 vite qĂ« kishim rĂ«nĂ« nĂ« robĂ«rinĂ« osmane, vazhdonim tĂ« ishim pjesĂ« e EuropĂ«s dhe tĂ« frymĂ«zonim shtresat e larta tĂ« shoqĂ«risĂ« europiane.” – tha pĂ«rkthyesi i romanit, Ardian Ndreca./ KultPlus.com

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

Chelsea dhe PSG po luajnĂ« nĂ« “MetLife Stadium” tĂ« New Jerseyt finalen e madhe tĂ« BotĂ«rorit tĂ« Klubeve. Dy skuadrat mĂ« tĂ« forta tĂ« kĂ«tij BotĂ«rori dhe me njĂ« stil krejtĂ«sisht tĂ« ndryshĂ«m do gtĂ« ndajnĂ« fituesin e trofeut qĂ« me sa duket Ă«shtĂ« vendosur qĂ« nĂ« pjesĂ«n e pare. Si pĂ«r çudinĂ« e tĂ« [
]

The post Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu appeared first on BoldNews.al.

Skënderbeu forcon mesfushën, firmos me 25-vjeçarin brazilian

SkĂ«nderbeu vijon me pĂ«rforcimet nĂ« merkaton e verĂ«s. Viktor Gabriel Moura de Oliverira, ose ndryshe Vitinho Ă«shtĂ« afrimi i radhĂ«s te korçarĂ«t. 25-vjeçari vjen nga Brazili teksa sĂ« fundi ka qenĂ« pjesĂ« e Pouso Alegre. NĂ« fakt, sipas transfermarkt Vitinho ka qenĂ« me njĂ« vlerĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« treg pĂ«rpara se tĂ« kthehej nĂ« Brazil, [
]

The post Skënderbeu forcon mesfushën, firmos me 25-vjeçarin brazilian appeared first on BoldNews.al.

Mbledhja me kryebashkiakët/ Rama bën për ujë të ftohtë Pjerin Ndreun

Në takimin me kryebashkiakët në Durrës, Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj tyre dhe në shënjestër vuri edhe Pjerin Ndreun.

Me ton kritik, por pa harruar batutat, Rama i tha se kreut të Bashkisë së Lezhës se nënkryetarët e ti duken shumë të lodhur dhe shumë të rraskapitur.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, kryeministri i kĂ«rkoi rifreskim tĂ« nĂ«nkryetarĂ«ve, duke i thĂ«nĂ« se Ă«shtĂ« nĂ« “nderin” e tij ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ« gjĂ«.

“NĂ« nderin tĂ«nd Ă«shtĂ« ti shkarkosh tĂ« gjithĂ«. Te nĂ«nkryetarĂ«t bĂ«ni mirĂ« tĂ« bĂ«ni njĂ« rifreskim tĂ« madh dhe ju vetĂ« e ndjeni se mezi po i mbani nĂ« krah”, i tha Rama Pjerin Ndreut.

Edi Rama: MeqĂ« ra fjala dhe nĂ«nkryetarĂ«t Ă«shtĂ« mirĂ« tĂ« ndryshojnĂ« sepse i shoh shumĂ« tĂ« lodhur, shumĂ« shumĂ« tĂ« lodhur, i shoh tĂ« rraskapitur, se ju qeshni qeshni se kuptoni se juve s’ndryshoni dot por edhe dy vjet keni, si tĂ« doni. I shoh shumĂ« tĂ« lodhur Pjerin nĂ«nkryetarĂ«t e tu. S’ tĂ« lĂ« unĂ« tĂ« ikĂ«sh ty
 NĂ« nderin tĂ«nd Ă«shtĂ« ti shkarkosh tĂ« gjithĂ«. Te nĂ«nkryetarĂ«t bĂ«ni mirĂ« tĂ« bĂ«ni njĂ« rifreskim tĂ« madh dhe ju vetĂ« e ndjeni se mezi po i mbani nĂ« krah.

The post Mbledhja me kryebashkiakët/ Rama bën për ujë të ftohtë Pjerin Ndreun appeared first on Lapsi.al.

Arrihet marrĂ«veshja, ‘Santiago Bernabeu’ pritet tĂ« jetĂ« nikoqir i finales sĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s 2030

Sipas njĂ« raporti nga gazetari Jose Felix Diaz pĂ«r gazetĂ«n MARCA, stadiumi ikonik ‘Santiago Bernabeu’, pritet tĂ« jetĂ« mikpritĂ«s i finales sĂ« Kampionatit BotĂ«ror 2030, pas njĂ« marrĂ«veshjeje tĂ« arritur mes FIFA-s dhe Real Madridit. 

Edhe pse vendimi ende nuk është bërë zyrtar, burime të afërta me situatën konfirmojnë se marrëveshja është arritur. 

Kupa e BotĂ«s 2030 do tĂ« jetĂ« historike, pasi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« do tĂ« organizohet nga tre shtete sĂ« bashku – Maroku, Portugalia dhe Spanja. 

 Brenda Spanjës, disa qytete si La Coruna, Barcelona, Bilbao, Las Palmas, Madrid, Malaga, San Sebastian, Sevilla dhe Zaragoza do të presin ndeshje të turneut. 

Por pĂ«r finalen madhĂ«shtore, ‘Santiago Bernabeu’ ka dalĂ« si favorit kryesor. 

🚹 𝗡𝗘đ—Ș: The FIFA World Cup Final in 2030 will most likely take place at Santiago BernabĂ©u! ✹

— @jfelixdiaz pic.twitter.com/AHbirMXoZs

— The Touchline | Football Coverage (@TouchlineX) July 11, 2025

Marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunimi i suksesshëm ndër vite mes FIFA-s dhe Real Madridit kanë ndikuar fuqishëm në këtë zgjedhje.  

Barcelona kishte propozuar gjithashtu ‘Spotify Camp Nou’ tĂ« rinovuar si opsion pĂ«r finalen, por duket se infrastruktura dhe gatishmĂ«ria e Bernabeut i japin Madridit pĂ«rparĂ«si. 

Me njĂ« stadium modern, i vendosur nĂ« zemĂ«r tĂ« kryeqytetit dhe tashmĂ« i testuar me ngjarje tĂ« mĂ«dha sportive e kulturore, ‘Santiago Bernabeu’ Ă«shtĂ« gjithnjĂ« e mĂ« afĂ«r tĂ« mirĂ«presĂ« ndeshjen mĂ« tĂ« madhe nĂ« futbollin botĂ«ror nĂ« vitin 2030./Telegrafi/

The post Arrihet marrĂ«veshja, ‘Santiago Bernabeu’ pritet tĂ« jetĂ« nikoqir i finales sĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s 2030 appeared first on Telegrafi.

E rëndë në Gramsh/ Rrëshqitje dheu në fshatin Tervol, humb jetën 58-vjeçari

✇Albeu
By: V K

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut gjatë punimeve për hapjen e një pusi.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi H. D., 58 vjeç, ndodhej pranë një fadrome që po punonte në terren, kur një masiv dheu u shkëput papritur dhe ra mbi të, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi i fadromës, shtetasi S. B., 51 vjeç, është shoqëruar nga policia në Komisariatin e Gramshit për të dhënë dëshminë e tij mbi rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur me detaje shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme të këtij incidenti tragjik.

The post E rëndë në Gramsh/ Rrëshqitje dheu në fshatin Tervol, humb jetën 58-vjeçari appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ WBU diplomon brezin e parë të studentëve

Universiteti Western Balkans, si universitet i gjeneratës së 4-t, organizoi ceremoninë e parë të diplomimit, një ngjarje historike që shënoi përmbylljen me sukses të një kapitulli të rëndësishëm akademik për brezin e parë të studentëve të diplomuar. Ceremonia u zhvillua në një atmosferë solemne, në prani të përfaqësuesve të lartë institucionalë, personaliteteve publike, stafit akademik dhe familjarëve të studentëve.

Fjalën e hapjes e mbajti Rektori i Universitetit Western Balkans, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, i cili në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e këtij momenti për institucionin, si dhe përkushtimin e universitetit ndaj cilësisë akademike, inovacionit dhe përgatitjes së profesionistëve të së ardhmes.

Më tej, fjalën përshëndetëse e mbajti Dr. Klodian Allajbeu, themelues i Universitetit Western Balkans dhe Spitalit Amerikan, njëkohësisht President i Dhomës së Tregtisë Britaniko-Shqiptare, i cili ndau vizionin që qëndron pas krijimit të këtij institucioni dhe rolin e tij strategjik në zhvillimin e arsimit të lartë në Shqipëri dhe më gjerë.

Ceremonia u nderua gjithashtu nga Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Z. Nicholas Abbott, i cili tha se bashkëpunimi që Universiteti Western Balkans ka me universitetet britanike, është një dëshmi e orientimit ndërkombëtar dhe standardeve të larta akademike të institucionit.

Pas fjalimeve zyrtare, u zhvillua ceremonia e ndarjes së diplomave, një moment kulmor dhe simbolik që shënoi zyrtarisht diplomimin e studentëve të parë të universitetit. Ngjarja u përmbyll me hedhjen tradicionale të kapeleve, një akt i mbushur me emocion, gëzim dhe krenari për përpjekjet, sakrificat dhe sukseset e secilit prej të diplomuarve.

The post VIDEO/ WBU diplomon brezin e parë të studentëve appeared first on Albeu.com.

Ndreu apel pushuesve në Shëngjin: Denonconi çdo rast abuzimi

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisĂ« LezhĂ«, Pjerin Ndreu reagoi nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale, lidhur me njĂ« situatĂ« abuzimi qĂ« po ndodh nĂ« plazhin e ShĂ«ngjinit.

Sipas Ndreut, persona të papërgjegjshëm, të cilëve u është dhënë mundësia të vendosin çadra me pagesë të ulët te Rana e Hedhun u kanë marrë klientëve dy herë lekë.

“500 lekĂ« pĂ«r parking, pa faturĂ«, pa NIPT dhe pa asnjĂ« tĂ« drejtĂ« dhe 500 lekĂ« pĂ«r çadrat sa janĂ« çmimi i bashkisĂ«â€, shkruan Ndreu.

Kryebashkiaku i Lezhës u bëri thirrje qytetarëve dhe pushuesve që të denoncojnë çdo rast të tillë, pasi bashkia nuk mund të jetë në kontratë me subjekte të tilla që abuzojnë.

Ndreu tha se do merren masa të menjëhershme për ndërprerjen e kontratës për këto subjekte.

“Ju kĂ«rkoj subjekteve tĂ« ndalojnĂ« kĂ«tĂ« maskaradĂ« tĂ« turpshme”, pohoi Ndreu.

Kryetari i bashkisë Lezhë ka ndarë edhe numrat e kontakteve të institucioneve zyrtare për të gjithë qytetarët dhe pushuesit, ku ata mund të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje.

Pjerin Ndreu +355 69 404 5011 – Kryetari i bashkisĂ«
Fatjon Zefi +355 69 559 1150 – Zv.kryetari i bashkisĂ«
Brahim Demi +355 69 333 4446 – Administratori ShĂ«ngjin
Leonard Palaj +355 68 313 1061 – Kryeinspektori i PolicisĂ« Bashkiake
Besmir Frroku +355 69 393 0434 – Administratori “Lezha Invest”
Renaldo Xhanej +355 69 626 7623 – Drejtori i Turizmit

/e.i//r.e//a.f/

The post Ndreu apel pushuesve në Shëngjin: Denonconi çdo rast abuzimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

40 mijĂ« vizitorĂ« nĂ« Muzeun ‘Onufri’, kryesojnĂ« polakĂ«t

Muzeu Ikonografik “Onufri” Ă«shtĂ« i pozicionuar nĂ« zemĂ«r tĂ« KalasĂ« sĂ« Beratit dhe mirĂ«pret çdo ditĂ« vizitorĂ« nga e gjithĂ« bota.

Drejtori i QendrĂ«s Muzeore Berat, Miklor Pasku, tha pĂ«r ATSH-nĂ« se Muzeu i IkonografisĂ« “Onufri”, 6-mujorin e parĂ« tĂ« vitit u vizitua nga 40 mijĂ« persona.

Sipas drejtorit Pasku, shumicën e vizitorëve, edhe në këto ditë të nxehta vere, e përbëjnë turistët e huaj. Nga vizitorët e huaj kryesojnë polakët dhe më pas renditen francezët, italianët, vizitorët nga SHBA dhe nga Azia.

Muzeu “Onufri” Ă«shtĂ« njĂ« destinacion i dashur pĂ«r ata qĂ« kĂ«rkojnĂ« historinĂ«, bukurinĂ« dhe shpirtin e ikonave. Ky muze u çel mĂ« 27 shkurt tĂ« vitit 1986, me nismĂ«n e shumĂ« personaliteteve e specialistĂ«ve tĂ« kulturĂ«s, tĂ« cilĂ«t bĂ«nĂ« tĂ« mundur qĂ« thesari i madh i ikonave dhe objekteve liturgjike qĂ« rrinin tĂ« arkivuara prej vitesh, pas ndalimit tĂ« ushtrimit tĂ« besimit, tĂ« ekspozoheshin pĂ«r publikun nĂ« kĂ«ndvĂ«shtrimin artistik e historik.

Ky muze, i cili aktualisht gĂ«zon statusin Muze KombĂ«tar, Ă«shtĂ« njĂ« nga muzetĂ« mĂ« tĂ« vizituar nĂ« ShqipĂ«ri. I vendosur nĂ« ambientet e Katedrales “Fjetja e HyjĂ«lindĂ«ses” e shekullit tĂ« 18-tĂ«, ky muze Ă«shtĂ« njĂ« nga emblemat e trashĂ«gimisĂ« kulturore kombĂ«tare dhe krenaria e pasurive historike e fetare tĂ« Beratit. /atsh/ KultPlus.com

Belgjika njeh zyrtarisht atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Belgjika ka njohur zyrtarisht praninë e atasheut të mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Bruksel, një zhvillim i rëndësishëm diplomatik që forcon marrëdhëniet bilaterale dhe afron më shumë Kosovën me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Lajmi u bë i ditur gjatë një konference të përbashkët për media nga ministri i Mbrojtjes së Belgjikës, Theo Francken, dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Lajm fantastik!

Përmes një konference të përbashkët për media, së bashku me ministrin e mbrojtjes të Belgjikës, Theo Francken, bëm të ditur që bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy shteteve po merr një hap tjetër zhvillimi. Belgjika zyrtarisht mirëpret atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel, ndërsa sigurisë së vendit që nga ky vit, ky shtet partner i yni, po i kontribuon me angazhimin e trupave ushtarake të tyre në kuadër të KFOR-it.

Mirënjohës pafund për mbështetjen që Belgjika i ka ofruar Kosovës që nga viti 2008, ndërsa jam tejet i entuziazmuar për marrëdhëniet tona që po fillojnë të thellohen në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

Në Ballkanin Perëndimor, Belgjika gjithmonë do të ketë Kosovën aleat të besueshëm të saj.

Bedankt België!

đŸ‡œđŸ‡°
đŸ€
🇧đŸ‡Ș

Përgatitjet e Skënderbeut, Gjoka projekton ekipin për Kategorinë e Parë

Pak javë pasi i dha lamtumirën kategorisë superiore, Skënderbeu ka nisur nga puna për sezonin e ri futbollistik. Korçarët kanë vijuar përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka, ndërsa është konfirmuar dhe një pjesë e lojtarëve nga viti i shkuar. Afrimet në ekip kanë qenë të pakta, ndërsa plani i drejtuesve është për të ndërtuar një skuadër të denjë për kthimin në elitë.

“”UnĂ« mendoj se boshti i skuadres Ă«shtĂ«, ata qĂ« ne mendonim qĂ« do na shĂ«rbenin nĂ« tĂ« ardhmen i kemi mbajtur. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« kampionat ndryshe, kemi nxjerrĂ« mĂ«simet tona. Kjo skuadĂ«r qĂ« do ndĂ«rtohet sivjet nuk do ndĂ«rtohet vetĂ«m pĂ«r kategorinĂ« e parĂ« por e pĂ«r tĂ« ardhmen”. Ernest Gjoka, Trajner i SkĂ«nderbeut.

Pas largimit të Elvic Prencit, shiritin e kapitenit tanimë e ka marrë portieri Alia.

 “ËshtĂ« nder i madh pĂ«r mua tĂ« jem kapiteni i njĂ« skuadre tĂ« madhe me kaq emĂ«r shpresoj tĂ« bĂ«jmĂ« mirĂ«. TĂ« shohim tĂ« rinjtĂ« qĂ« do vijnĂ« por jam i sigurte qe SkĂ«nderbeu ka patur lidhje tĂ« fortĂ« nĂ« grup”,-tha Marko Alia, Portier i SkĂ«nderbeut.

Përgjatë orëve të fundit drejtuesit e klubit korcar kanë zhvilluar një mbledhje ku është diskutuar projekti për sezonin e ri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përgatitjet e Skënderbeut, Gjoka projekton ekipin për Kategorinë e Parë appeared first on Euronews Albania.

U mor i pandehur, kreu i Prokurimeve Publike paraqitet bashkë me avokatin në SPAK

Kreu i Komisionit tĂ« Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, Ă«shtĂ« paraqitur kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ« mĂ« ProkurorinĂ« e Posaçme, ku do t’i komunikohet zyrtarisht akuza pĂ«r “shkelje tĂ« barazisĂ« nĂ« tendera apo ankande publike”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim. Myzyri Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar nĂ« seancĂ« nga avokati i tij, Ermir Beta.

Sipas burimeve pranë organit të akuzës, hetimet ndaj tij lidhen tenderin e mirëmbantjes së aksit Rrëshen-Shpal, i cili dyshohet se është kryer në kundërshtim me parimet e konkurrencës së ndershme.

Në kuadër të këtij hetimi, SPAK ka urdhëruar më herët sekuestrimin e disa procedurave prokurimi të dyshimta.

The post U mor i pandehur, kreu i Prokurimeve Publike paraqitet bashkë me avokatin në SPAK appeared first on Euronews Albania.

Shkelje e barazisë në tendera, kreut të KPP i komunikohet akuza në SPAK

Kreu i Komisionit tĂ« Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri Ă«shtĂ« paraqitur sot nĂ« SPAK njĂ« javĂ« pasi u mor i pandehur, pĂ«r t’u njohur me akuzat. Myzyri u mor i pandehur pĂ«r veprĂ«n penale “Shkelja e barazisĂ« sĂ« pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« tendera apo ankande publike” pas pesĂ« vitesh hetime.

Hetimi ndaj tij, sipas një burimi në SPAK, ka filluar në vitin 2020, kohë kur ai ka marrë detyrën, pas dyshimeve se ai kishte diktuar veprimet e anëtarëve të tjerë të KPP në rastet e shqyrtimit të ankesave ndaj procedurave të prokurimit.

Çështja penale ndaj Myzyrit Ă«shtĂ« transferuar nĂ« SPAK prej ish-ProkurorisĂ« pĂ«r Krime tĂ« RĂ«nda. Myzyri Ă«shtĂ« gjetur pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r veprimet e tij nĂ« procedurĂ«n e prokurimit tĂ« vitit 2020 i shpallur atĂ«herĂ« nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “MirĂ«mbajtje rutinĂ« me performancĂ« rruga Rreshen (U.Fanit)- Shpal, Shpal- Q.Bene- K.Hadroj, Shpal-Ura e Repsit”, me fond limit 219.8 milionĂ« lekĂ«. Po ashtu, Myzyri Ă«shtĂ« duke u hetuar dhe pĂ«r procedura tĂ« tjera prokurimi.

The post Shkelje e barazisë në tendera, kreut të KPP i komunikohet akuza në SPAK appeared first on Lapsi.al.

Muzeu i Pavarësisë në Vlorë, mbi 3500 vizitorë vetëm në muajin maj

Muzeu i Pavarësisë në Vlorë ka regjistruar një numër më të lartë vizitorësh përgjatë këtij viti, ku vetëm në muajin maj kanë qenë mbi 3500. Pjesa më e madhe e vizitorëve janë të huaj të apasionuar pas historisë së Shqipërisë.

Muzeu i Pavarësisë në Vlorë është një ndër pikat më të vizituara të qytetit bregdetar, ku vit pas viti numri i personave që duan të njohin historinë e vendit tonë vjen duke u rritur. Sa i përket 2025-ës shifrat janë pozitive, sidomos përgjatë muajit maj.

“Numri i vizitorĂ«ve kĂ«tu nĂ« Muzeun KombĂ«tar PavarĂ«sia VlorĂ« Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m e duket jashtĂ« mase duke filluar qĂ« nga janari, shkurti, marsi dhe maji. Tani qĂ« ne kemi mbyllur statistikat nĂ« maj – 3501 vizitorĂ«. Duket njĂ« shifĂ«r kolosale kjo dhe falĂ« promocionit qĂ« ne i kemi bĂ«rĂ« muzeut nĂ«pĂ«rmjet aktiviteteve tĂ« ndryshme qĂ« zhvillojmĂ«â€, thotw Kozeta Halili, drejtoreshĂ« e muzeut.

Shifrat kanë një përmirësim të ndjeshëm nga viti në vit.

Historinë e shtetit shqiptar dëshirojnë ta mësojnë edhe të huajt, të cilët përbëjnë numrin më të lartë të vizitorëve.

“ËshtĂ« njĂ« shifĂ«r e kĂ«naqshme, nga janari deri nĂ« maj numri i vizitorĂ«ve Ă«shtĂ« 6450 vizitorĂ«, ku 70% e tyre janĂ« tĂ« huaj. KĂ«tu kemi ata qĂ« vijnĂ« nga vendet nordike, kemi nga Italia, Gjermania, Spanja, por dhe shqiptarĂ«t qĂ« jetojnĂ« nĂ« trevat e KosovĂ«s, MaqedonisĂ«, PreshevĂ«s, tĂ« cilĂ«t studentĂ«t vijnĂ« dhe nxĂ«nĂ«sit e shkollave tĂ« mesme se kanĂ« dhe ata orĂ«t mĂ«simore, edukimin nĂ«pĂ«rmjet kulturĂ«s – pĂ«r tĂ« parĂ« traditat, vendin, kulturĂ«n”, shprehet Halili.

Përgjatë verës, muzeu do të qëndrojë i hapur me orar të shtuar në mënyrë që të jetë sa më i aksesueshëm nga vizitorët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Muzeu i Pavarësisë në Vlorë, mbi 3500 vizitorë vetëm në muajin maj appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhja e kreut të BKH-së/ 6 kandidatë u skualifikuan, kush janë emrat që vijonë garën

✇Albeu
By: V K

SPAK ka publikuar emrat e shtatë kandidatëve që kanë kaluar në fazën e dytë të garës, për zgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas SPAK, nga 13 kandidatë gjithsej kanë kaluar: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta, të cilët do të vazhdojnë konkurimin për fazat e tjera të procesit.

NdĂ«rkohĂ«, janĂ« skualifikuar: Astrit Halilaj, Haki Çako, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinçi, Miklovan Kanani dhe Nevrus Ndregjoni.

Njoftimi i SPAK:

Komisioni i PĂ«rzgjedhjes nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« nenit 148/dh tĂ« KushtetutĂ«s sĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, tĂ« nenit 34, tĂ« ligjit nr. 95/2016 “PĂ«r Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve pĂ«r Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, tĂ« ndryshuar, nĂ« Rregulloren datĂ« 06.01.2020, “PĂ«r procesin e PĂ«rzgjedhjes sĂ« Drejtorit tĂ« BKH-sĂ«â€, si dhe nĂ« njoftimin “Thirrje pĂ«r aplikim pĂ«r pozicionin “Drejtor i ByrosĂ« KombĂ«tare tĂ« Hetimit”, nĂ« mbledhjen datĂ« 25.06.2025 shqyrtoi aplikimet dhe dokumentacionin e depozituar nga 13 (trembĂ«dhjetĂ«) aplikues pĂ«r pozicionin Drejtor tĂ« ByrosĂ« KombĂ«tare tĂ« Hetimit.

Në përfundim të mbledhjes, pas përmbushjes së kritereve ligjore, Komisioni i Përzgjedhjes vendosi kualifikimin për fazën e parë të këtij procesi dhe vijimin në fazën tjetër të konkurimit për kandidatët e mëposhtëm:

Andi Pogaçe

Artur Beu

Elton Kërluku

Gentian Ndoi

Gentjan Shehaj

Gledis Nano

Joni Keta

Kandidatët e përzgjedhur do të vazhdojnë konkurimin për fazat e tjera të procesit.

The post Zgjedhja e kreut të BKH-së/ 6 kandidatë u skualifikuan, kush janë emrat që vijonë garën appeared first on Albeu.com.

❌