Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vota e diasporës “dështon” të sjellë ndryshimin

Edhe pse erdhi e para, vota e diasporës po numërohet e fundit. Pjesa më e madhe e votave të tyre deri më tani ka shkuar për Partinë Socialiste, e cila ka marrë më shumë se 78 mijë vota, ose rreth 54% të totalit të votave që erdhën nga jashtë.

Deri pasditen e së premtes ishin numëruar dhe vlerësuar mbi 145 mijë fletë votimi (74%) nga totali i tyre prej 194.889 fletësh. Mbeten pa numëruar rreth 50 mijë zarfe të ardhura nga Greqia, të cilat janë lënë më vete, për shkak të pretendimeve që lindën nga demokratët për votat e ardhura nga ky shtet.

I gjithë ky ngërç u shkaktua nga dyshimi se votat që vijnë manipuluar votat e emigrantëve në Greqi dhe zarfet e ardhura nuk janë plotësuar realisht prej tyre, por nga militantë të Partisë Socialiste.

Më 13 maj Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) pranoi ankesën e Partisë Socialiste (PS) për shpalljen e pavlefshme të vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që diferencoi votat e Greqisë, gjatë numërimit të votës së diasporës.

Ky vendim i KAS-it nuk u zbatua deri pasditen e së premtes kur Celibashi lajmëroi zhbllokimin e procesit dhe vijimin e numërimit edhe të votave të Greqisë të shtunën, vendim i cili do të sjellë edhe rezultatin final të këtyre zgjedhjeve.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet e dyta për nga sasia e votave nga jashtë kufijve, me rreth 40 mijë e 600 vota (28%) të totalit; Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e treta për nga votat e marra me 11 mijë e 700 mijë; e katërta listohet Partia Mundësia me mbi 5 mijë vota, rreth 3.73%.

Partitë, të cilat kanë marrë më shumë vota nga diaspora, janë ato të cilat kanë kryer më shumë takimet jashtë vendit me emigrantët.

Kujtojmë këtu PS-në, e cila realizoi mitingje të fryra në Londër, Athinë, Milano etj. Njëjtë edhe Shqipëria Bëhet ka konfirmuar më herët për Citizens 17 takime jashtë vendit gjatë fushatës elektorale, “Mundësia” një konventë në Bresica të Italisë dhe një të tillë në Londër.

Ndërsa Lëvizja Bashkë ka organizuar disa takime tepër modeste në Itali. Kjo ka sjellë që kjo e fundit të marrë vetëm 3857 vota, ose 2.68% të totalit.

Edhe pse Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet priste që vota e diasporës ta ndihmonte për marrjen e mandatit të Fierit, duke e çuar në dy numrin e mandateteve në këto zgjedhje, kjo duket se nuk do të ndodhë, vetëm nëse votat që vijnë nga Greqia të përmbysin rezultatin.

“Patronazhimi” i votës së diasporës, por edhe propaganda e rrjeteve sociale të një “Shqipërie turistike”, janë elementë që janë artikuluar nga zëra të ndryshëm që janë intervistuar edhe më herët në podkastet e Citizens.

“Më erdhi me mesazh ai formulari që i është dërguar administratës, për të dhënë me detyrim sesa njerëz kanë në diasporë, djalë xhaje, djalë halle, që nesër ti bëjnë mënyra presioni” është shprehur më herët Florian Haçkaj, një nga iniciuesit e nismës për finalizimin e votës së diasporës.

Më tej Haçkaj ka komentuar se takimet me autobuzë të nisur nga Shqipëria për në takimet e diasporës të kryeministrit janë financuar nga taksat e qytetarëve.

Duket se përveç PS, e cila ka marrë një mandat nga vota e diasporës, përpjekjet e partive të reja për besimin nga përtej kufijve kanë dështuar, edhe pse vota e diasporës është kërkuar pikërisht prej tyre më shumë.

Vota e diasporës është penguar si proces për vite me radhë nga partitë e tranzicionit, duke menduar se do të ndikonin rezultatin, pritshmëri e cila ra poshtë.

Ashtu siç e kishte parashikuar edhe më herët analisti Blendi Ceka, sa i përket votës së diasporës, ku ai theksoi se takimet duhet të jenë të orientuara drejt qarqeve zgjedhore specifike, pasi shpërndarja e votave në nivel kombëtar ka pak ndikim në rezultat.

“Takimet nëpër qytete që mbledhin diasporën ose emigrantët atje, nga pikëpamje eficencës së votës janë minimale, pasi mund të ketë diferenca në votat që marrin, por të kthehen në mandate është e vështirë,” ka artikuluar më herët Çeka.

The post Vota e diasporës “dështon” të sjellë ndryshimin appeared first on Citizens.al.

Zgjedhjet 2025: Kush do t’i marrë mandatet e partive të vogla?

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po shtyn për përmbylljen e numërimit brenda afatit zyrtar – mesnata e 15 majit – rezultati i partive të reja tashmë është qartësuar për mandatet që do të mbajnë në katër vitet e ardhshme të qeverisjes.

Deri tani, në shkallë kombëtare, “Lëvizja Bashkë” ka siguruar një mandat me rreth 20 mijë vota (1.44%); Partia “Mundësia” ka fituar dy mandate me rreth 43 mijë vota (3%); ndërsa Koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet” (3.9%) po lufton për një mandat të dytë në Fier me rreth 50 mijë vota të grumbulluara.

Partitë e tjera si “Koalicioni Euroatlantik” (1.33%), “Koalicioni Djathtas për Zhvillim” (0.39%), Aleanca Kombëtare Shqiptare (0.22%), Lëvizja Atdheu (0.15%) dhe Aleanca Demokracia e Re (0.07%) nuk kanë fituar asnjë mandat.

Partia Socialiste fitoi thellë me 83 mandate (52.33%) duke lënë prapa koalicionin e Partisë Demokratike “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 50 mandate (33.74%).

Pas tyre, me numrin më të lartë të mandateve vjen Partia Socialdemokrate (3.19%), e cila konfirmoi tre mandate – dy në Shkodër dhe një në Tiranë – ngjashëm si në zgjedhjet e shkuara.

Lista e mbyllur, vetëm në letër

Risia e këtyre zgjedhjeve është zhvlerësimi i listave të mbyllura dhe kalimi i mandateve kandidatëve më të votuar, një praktikë e vendosur si parim mes koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet”, “Koalicionit Euroatlantik” (edhe pse nuk siguruan mandate), por deri diku dhe PSD-së.

Sipas rezultateve dhe renditjes në listat e mbyllura, Ana Dajko (Tiranë, Nisma-Shqipëria Bëhet), Sabina Jorgo (Shkodër, PSD) dhe Albana Pëllumbi (Tiranë, PSD) kanë fituar mandatin e deputetit – këta të fundit krah Tom Doshit, i listuar i pari në Shkodër.

Mirëpo Dajko, Jorgo dhe Pëllumbi – dhe pjesa vijuese në listën e mbyllur të partive përkatëse – duket se do t’ia lënë mandatet më të votuarve në listat e hapura.

Drejtuesi i “Nismës Thurje”, Endri Shabani, konfirmoi për Citizens se përmes një marrëveshjeje të brendshme, kandidati me më shumë vota në koalicionin me “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, do të marrë mandatin, pavarësisht renditjes në listë.

Aktualisht më i votuari në listën e parapëlqyer është Lapaj (mbi 3,400 vota). Pas tij vjen Shabani (mbi 1,900 vota). Mirëpo nëse “Shqipëria Bëhet” do ta mbyllë procesin me vetëm një mandat të siguruar, deputet do të bëhet Shabani.

“Adriatiku, si angazhim personal, ka thënë publikisht dhe privatisht, në çdo takim me ne, si aleatë, që nëse [koalicioni] do të ketë vetëm një mandat, do të tërhiqet. Nëse ruhet ky trend, unë do të jem përfaqësuesi për Tiranën në Kuvend,” tha Shabani.

Citizens.al iu drejtua Lapajt për një koment lidhur me mandatin e Tiranës, por ai tha se nuk mund të komentonte pa u mbyllur procesi.

Me këtë parim, në Fier, nëse “Nisma-Shqipëria Bëhet” siguron mandatin e dytë, ai do t’i kalojë Azmer Duleviçit, i cili ka marrë mbi 1050 vota dhe jo Lefter Thomës, i pari në listë.

Edhe PSD duket se ka vendosur të ndjekë këtë logjikë. Burime të Citizens.al thanë se nga kjo parti në Tiranë, deputet do të bëhet më i votuari në listën e hapur dhe jo Albana Pëllumbi – e listuara në krye të listës së mbyllur. Aktualisht më i votuari nga PSD në Tiranë është Tedi Mula, i cili ka marrë mbi 2,100 vota.

Nëse ky parim ndiqet edhe në Shkodër – duke marrë të mirëqenë se nuk do të aplikohet për kryetarin Tom Doshi – ai që mund ta marrë mandatin pritet të jetë Besnik Brahimi, i cili ka marrë mbi 3,400 vota.

Ky parim, edhe pse duket se vlerëson demokracinë, shkel kuotën gjinore, pasi u heq të drejtën për t’u përfaqësuar në parlament tre grave.

Presioni ndaj partive të reja

Sipas Redi Muçit, i cili pritet të marrë mandatin e vetëm parlamentar nga Lëvizja Bashkë, zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga “influenca masive” dhe presioni i të ashtuquajturve “patronazhistë të votës” – një strukturë brenda PS-së e denoncuar që gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.

Ai pohon se kandidatë të Lëvizjes Bashkë janë përballur me presion për t’u tërhequr nga listat zgjedhore.

“Por sidoqoftë […] jemi të kënaqur që kemi hyrë në parlament dhe nga ky moment, nga ky hap i parë, thjesht do ndërtojmë mbi këtë,” theksoi Muçi.

Për kandidaten e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Mirela Karabina, gara ishte e pabarabartë. Ajo tha se votuesit ishin frikësuar, ndërsa maxhoranca përdori administratën dhe mësuesit për qëllime elektorale.

“[Qytetarët] janë të frikësuar, përderisa nuk dilnin dot një foto [me mua], edhe pse u thosha që nuk është e thënë se do të votonin për ne,” shpjegon Karabina.

“Elbasani po vdes ngadalë, ndotja kancerogjene dhe sëmundjet janë në rritje. Nuk e di kur do të zgjohet vota popullore,” tha Karabina sipas së cilës partia në pushtet, PS-ja, kishte prapa edhe sipërmarrës të fuqishëm me fonde për fushatën.

Sfida e opozitës në parlamentin e ri

Erald Kapri, i cili pritet të marrë mandatin e deputetit për partinë “Mundësia” shprehet i kënaqur me rezultatin, ndonëse priste më shumë.

Partia e themeluar nga Agron Shehaj, ish-deputet i PD-së njëherësh edhe ish-kandidat për kreun e saj, grumbulloi mbi 20 mijë vota në Tiranë, duke marrë mundësinë e dy mandateve në parlament, një numër i kënaqshëm në raport me rezultatin që morën dhe partitë e tjera të reja, por që sidoqoftë është i pamjaftueshëm për të krijuar një grup parlamentar.

Përballë një “supermaxhorance” me 83 mandate, opozita duket e brishtë për të gjetur instrumentat që do të mund ta pengonin PS-në për të ndërhyrë në ligjet apo reformat që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Nisur nga kjo, Kapri theksoi se sfida e parë për opozitën e re do të jetë “mbrojtja e institucioneve të drejtësisë”.

“Ne dyshojmë që një nga shtysat e Ramës në legjislaturën e ardhshme do të jetë kufizimi i rolit të SPAK. Kjo do jetë një sfidë e madhe për opozitën, që të ruaj pavarësinë e institucioneve të drejtësisë” citoi ai.

“Mesazhi me mbi 200 mijë vota për partitë e reja është i qartë: qytetarët kërkojnë ndryshim,” përfundoi Kapri.

The post Zgjedhjet 2025: Kush do t’i marrë mandatet e partive të vogla? appeared first on Citizens.al.

Sherri për mandatin, Lëvizja ”Shqipëria Bëhet”: Në pritje të palës tjetër për të reflektuar

Një mandat dhe një tufë me kandidatë që synojnë ta marrin, ku përçarja e një parti është debati i ditëve të fundit. Divorci politik mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të Tiranës mori një zhvillim të ri. Në një reagim zyrtar, Lëvizja ”Shqipëria Bëhet” thekson se në këtë histori, të dhunuarit e vetëm janë 64.000 qytetarët që i votëbesuan dhe qindra aktivistët që dhanë…

Source

Përplasje dhe zhgënjim në “Real Story”: Leka dhe Bejko kritikojnë krizën morale në koalicionin “Shqipëria Bëhet”

Në një debat të ngarkuar emocionalisht në studion e emisionit Real Story në ABC News, gazetari Martin Leka dhe analisti Roland Bejko shprehën shqetësimin e tyre mbi situatën aktuale politike dhe përçarjet brenda koalicionit “Shqipëria Bëhet”. Leka u shpreh i zhgënjyer nga zhvillimet e fundit, duke vënë në dyshim nëse votat e marra nga ky koalicion përfaqësojnë shpresën e qytetarëve, apo janë produkt i zhgënjimit të thellë ndaj opozitës dhe mazhorancës.

Sipas Lekës, morali dhe ideja fillestare e bashkimit për ndryshim janë komprometuar, dhe bashkëpunimi me nismën “Thurje” duhet të rishqyrtohet. Ai shtoi se mandati, sipas parimeve të shpallura nga vetë drejtuesit e koalicionit, duhet t’i kishte kaluar kandidatit Shabani.

“Jam i zhgënjyer nga e gjithë kjo që ndodh. Jam shumë në dilemë se shumë vota që i kanë shkuar Shqipëria Bëhen janë vota të shpresës, apo thjesht të zhgënjimit nga opozita apo mazhoranca. Është një spektakël i shëmtuar. Nëse ne i shkojmë idesë që duhet të ngjallim shpresë, shpesa është tek fjala që hyn. Sipas fjalës së Lapajt, mandati sot duhet të merrte Shabani Në këtë situatë unë mendoj, se për hir të së vërtetës koalicioni ‘Shqipëria bëhet’ dhe nisma ‘Thurje’ duhet prishur, është prishur morali i koalicionit dhe idesë për të cilën kanë hyrë në këto zgjedhje”, tha Martin Leka.

Analisti Roland Bejko e cilësoi si të dhimbshme çfarë po ndodh me koalicionin, duke theksuar se, pavarësisht arritjes së 200 mijë votave, një sukses në kushtet e sistemit aktual zgjedhor dhe përballë figurave dominante si Rama dhe Berisha brenda strukturës është shfaqur një krizë e thellë identiteti dhe morali. Ai kritikoi mungesën e një ideologjie të qartë, duke thënë se përplasjet mes drejtuesve dhe debati publik e kanë dëmtuar rëndë imazhin e kësaj force politike.

“200 mijë vota nuk janë pak Këta janë më të votuarit dhe u mërzita shumë. Të kesh dy dinozaur të mëdhenj si Rama e Berisha dhe me këtë Kod Zgjedhor është arritje për partitë e vogla. Kam qenë pesimist se do të prisheshin. Ju mund edhe ta mbani këtë koalicion, por moralisht keni rënë. Nuk keni më një ideologji. Deri dje PD ka patur një program të djathtë që nuk e zbatoi dot kurrë. Sot nuk ka ideologji, ka vetëm Berishën. PD u ndërtua rreth një ëndrre të cilën e prishi Sali Berisha rrugës. Nuk mendoj se partia juaj do të fitonte. Unë personalisht për ty kam qenë në mbështetje, jam investuar dhe të kam dhënë vota. Në këtë moment, më dhimbset kjo që po ndodh, po humbet. U krijua perceptimi se edhe si gjithë të tjerët po ziheni për pushtet. Në këto kushte partia juaj nuk do të shkonte lart, sepse filluar cicmicet e vogla. Debati që bëri Lapaj dhe Qorin iu dëmtoi, që bëri Shehaj me Lapajn iu dëmtoi. Debatet me të mëdhenjtë dhe me të vegjlit ju ka dëmtuar”, tha Bejko i prerë./abcnews.al

Përplasja e re/ Pse mandati i ‘Shqipëria Bëhet’ mund të mbetet në duart e Celibashit

Mandati i vetëm i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë pas zgjedhjeve të 11 majit është vënë në pikëpyetje për shkak të një situate të papritur me një nga kandidatët në listën e mbyllur.

Në qendër të këtij ngërçi të krijuar sëfundmi ndodhet Zeqir Kordhoni, i cili sipas Euronews është i afërt familjarisht me Endri Shabanin, dhe është i 9-ti në listën e mbyllur të Tiranës.

Ky i fundit i ka dërguar Ilir Celibashit një letër ku insinuon se partia ka dërguar në KQZ një letër dorëheqje në emrin e tij.

“I nderuar Z. Celibashi,

Unë, Zeqir Kordhoni jam deputet i partisë “Nisma Shqipëria Behet”. 

Kam mësuar se partia “‘Shqipëria Bëhet” ka dërguar një letër dorëheqje në emrin tim. Dua të kërkoj një kopje të kësaj letre.” – shkruan Zeqir Kordhoni (letra poshtë).

Nisur nga çka shkruar në këtë letër, Kordhoni nënkupton se nuk ka qenë ai firmëtari i dorëheqjes së tij.

Sipas deklaratave në media, më 11 maj, koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka dorëzuar dorëheqjet e të gjithë kandidatëve të listës së mbyllur, përfshirë Kordhonin. Megjithatë, dorëheqjet nuk janë aprovuar ende.

Nëse KQZ do të njohë dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur si të vlefshme, mandati do t’i kalojë Adriatik Lapajt, kandidatit më të votuar të listës së hapur në Tiranë. Por nëse qoftë edhe një prej 12 kandidatëve të listës së mbyllur refuzon të heqë dorë, Lapaj mund të mbetet jashtë parlamentit. Shkurtimisht, nëse Kordhoni realisht nuk e ka firmosur dorëheqjen dhe refuzon të dorëhiqet, kjo mund të ndalojë kalimin e mandatit te Lapaj.

Ishin të dy, edhe Zeqir Kordhoni edhe Adriatik Lapaj që dhanë nga një prononcim për Report Tv.

“Po na sjell shumë andralla Adriatiku, një herë do hyj e një herë nuk do hyj. Por unë nuk jam i bindur se cfarë do bëj. Duhet që Adriatiku të ulet ballë për ballë me mua dhe ta sqarojmë këtë histori. Kam punuar 72 orë me të pa shkuar në shtëpi e jam edhe invalid. Kam firmosur shumë gjëra në atë kohë dhe nuk e kam të qartë nëse kam firmosur dorëheqjen” – tha Zeqir Kordhoni, duke e forcuar pretendimin e letrës së mësipërme se nuk ka firmosur dorëheqjen nga mandati.

Lapaj iu përgjigj: “Nuk rrezikohet mandati im. Zoti Kordhoni është shumë poshtë listës, nuk ekziston ajo. Ai është pjesë e listës së Shabanit. Unë jam në mirëbesim në këtë rast, nëse dikush e trajton ndryshe, do marri përgjigjen si shërbëtor i shtetit. Me zotin Shabani nuk kemi probleme. Nuk më kthejnë dot pas, as me shantazhe, as me kërcënime e ndërhyrje. Në koalicionin tonë gjithçka shkon mirë, nuk ka krisje.” 

Pra, aktualisht ka paqartësi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Nëse situata zgjidhet së brendshmi dhe Kordhoni të tërhiqet, atëherë KQZ-së do ti duhet të marrë një vendim më pak. Por nëse Kordhoni këmbëngul se dorëheqja e tij është e pavlefshme, atëherë topi mbetet në fushën e Ilirjan Celibashit. A do të respektohet vullneti i qytetarëve që votuan për kandidatët e listës së hapur, sipas skemës vullnetare që aplikoi “Nisma Shqipëria Bëhet”? Apo Kordhonit nuk do ti njihet dorëheqja, që pretendon se është fiktive, dhe do të zbatohet kodi zgjedhor, duke bërë që Kordhoni të shtyjë Lapajn jashtë Kuvendit, për ushtruar katër vite detyrën e deputetit të Tiranës.

©Lapsi.al 

The post Përplasja e re/ Pse mandati i ‘Shqipëria Bëhet’ mund të mbetet në duart e Celibashit appeared first on Lapsi.al.

Punëtori i ndërtimit që kërkon mandatin e Adriatik Lapajt është daja i Endri Shabanit

Zeqir Kordhoni kërkon të marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë të fituar në zgjedhjet parlamentare në Tiranë. “Nisma Shqipëria Bëhet” përbehej nga tre parti, ku dy më kryesoret ishin “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe “Nisma Thurje” e Endrit Shabanit. Ata u futën në zgjedhje me lista të hapura praktikisht, […]

The post Punëtori i ndërtimit që kërkon mandatin e Adriatik Lapajt është daja i Endri Shabanit appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Punëtori i ndërtimit vë në rrezik mandatin e Lapajt në Kuvend: Nuk mbaj mend çfarë kam firmosur

Një kandidat i quajtur Zeqir Kordhoni rrezikon të prishë ëndrrat e Adriatik Lapajt për të hyrë në parlament në shtator. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e mbushi listën e mbyllur në Tiranë me 12 emra kandidatësh fiktivë, të cilët do të digjnin mandatin, në mënyrë që të fitonte më i votuari nga lista e hapur. Kështu, fituese […]

The post EMRI/ Punëtori i ndërtimit vë në rrezik mandatin e Lapajt në Kuvend: Nuk mbaj mend çfarë kam firmosur appeared first on BoldNews.al.

Lapaj vijon takimet me qytetarët: Në Tregan morëm 12.96%, kërkojmë më shumë mbështetje

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar një vizitë në Njësinë Administrative Tregan, në Elbasan, ku koalicioni i tij mori 12.96% të votave në zgjedhjet e fundit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lapaj shprehet se kishte shkuar për të falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe për t’u kërkuar një angazhim edhe më të […]

The post Lapaj vijon takimet me qytetarët: Në Tregan morëm 12.96%, kërkojmë më shumë mbështetje appeared first on BoldNews.al.

Trafikimi i votave preferenciale brenda PS-së, Zegjine Çaushi humbet mandatin

Me një diferencë vetëm prej 64 votash në numërimin e parë në favor të Çaushit, gjatë procesit të rinumërimit Bardho ka dalë përpara me 10 vota plus duke rikuperuar votat që nuk i ishin njohur gjatë numërimit. Çaushi i janë hequr 48 vota të marra padrejtësisht ndërsa Bardhos iu shtuan 26 vota pas rinumërimit. Procesi […]

The post Trafikimi i votave preferenciale brenda PS-së, Zegjine Çaushi humbet mandatin appeared first on Reporter.al.

Hapet 40% e kutive të Fierit/ A po e rrezikon PS mandatin e 12-të?

Rinumërimi i votave të qarkut të Fierit po pritet me interes duke qenë se ai i Tiranës nuk prodhoi asgjë. Në këtë qark PS mori si asnjëherë tjetër 12 deputetë ndërsa 4 shkuan për PD-në.

Ai që i shkoi afër zgjedhjes si deputet është Azmer Duleviç që udhëheq koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe që shpreson të rikuperojë 519 vota për të marrë një mandat në Kuvend.

Por nga hapja e 230 kutive këtë të hënë ose gati 40% e 587 kutive që janë për t’u hapur është vënë re se PS-së në 11 maj i “është ngrënë haku” me 22 vota ndërsa “Nisma Shqipëria Bëhet” ka 5 vota më shumë nga sa i takojnë.

Pra diferenca ka zbritur në rreth 500 vota që PS të humbë mandatin e 12-të. Ndërsa që PD të marrë mandatin e pestë duhet që të rikuperojë rreth 6300 vota më shumë nga rinumërimi ose PS të ketë rreth 19,000 vota më pak. Kjo duket krejtësisht e pamundur duke parë që deri tani PD-së i janë hequr 69 vota si të marra padrejtësisht.

Përveç “luftës” mes partive ka edhe një tjetër “beteje” brenda socialistëve. Zegjine Çaushi dhe Maldita Bardho dolën nga numërimi i 11 majit me një diferencë prej 64 votash për të parën që shkoi në Kuvend.

Zegjine Çaushi e ka forcuar mandatin me 5 vota të tjera plus, që i shtohen nga rinumërimi, ndërsa Bardho ka humbur 39 vota. Në anën e PD diferenca mes kandidatëve në listë të hapur nuk do të ketë efekt në mandate pasi ata nuk arritën të plotësonin as listën e mbyllur. ©LAPSI.al

The post Hapet 40% e kutive të Fierit/ A po e rrezikon PS mandatin e 12-të? appeared first on Lapsi.al.

A do bashkohen “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani për aleancën politike

Endri Shabani, drejtuesi i partisë Nisma Thurje u pyet në Euronews Albania lidhur me një deklaratë nga Adriatik Lapaj nëse ekziston mundësia të ketë një shkrirje të dy partive që kanë qenë në një aleancë të përbashkët, Nisma Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje.

Mbi atë se çfarë do ndodhë në vijim, Shabani nënvizoi se një bashkëpunim për zgjedhjet do të donte ta vazhdonte përsëri, me qëllimin për të krijuar një koalicion më të gjerë.

“Kjo është nxjerë nga konteksti, nuk më bën sens. Vetëm nëse Adriatiku do të rikthehet tek Nisma Thurje. Nuk ka shkrirje, ne jemi dy parti, kemi krijuar një koalicion, kemi bashkëpunuar për zgjedhjet dhe duam të vazhdojmë bashkëpunimin dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale kurdo qofshin ato, që nuk mjaftojnë. Duhen shtuar aktorë të tjerë, intelekualë, gazetarë, pedagogë dhe forca të tjera të reja që kanë reflektuar, pra të krijojmë një koalicion më të gjerë.

Nisma Thurje ka qenë një shoqatë e shoqërisë civile. Në 2021 kemi themeluar një parti dhe do ta vazhdojmë betejën. Shkrirja nuk është diskutuar si gjë. Unë do doja që ta vazhdonim bashkëpunimin”, shpjegoi Endri Shabani.

The post A do bashkohen “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani për aleancën politike appeared first on Sot News | Lajme.

“Zgjedhjet po afrojnë, jemi gati për sfidën”/ Lapaj nga Berati: Po strukturojmë “Shqipëria Bëhet”

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka vazhduar në lagjen “30 Vjetori” në Berat procesin e strukturimit të plotë të partisë në këtë bashki. I shoqëruar nga ekipi, Lapaj deklaroi se është koha për të ndërtuar strukturat në çdo lagje dhe fshat të vendit.

“Sot nisëm strukturimin total të lëvizjes sonë. Jemi më të vendosur se kurrë, nuk ka kthim pas! Në Berat vazhdojmë lagje më lagje dhe nesër”, u shpreh Lapaj në rrjetet sociale.

Ai shtoi se, megjithëse ritmi i takimeve ka qenë intensiv gjatë muajve të fundit, faza që po vjen do të jetë edhe më dinamike, me më shumë energji, ide dhe vendosmëri.

“Së shpejti ka zgjedhje në Berat. Na shkruani në inbox nga çdo cep i Shqipërisë. Do vij t’ju takoj kudo që jeni. Sepse kjo lëvizje jeni ju.”

Kjo nismë është pjesë e turit kombëtar të falënderimeve dhe organizimit të brendshëm që ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’, ka nisur pas zgjedhjeve të 11 majit ku u rendit forcë e tretë politike.

The post “Zgjedhjet po afrojnë, jemi gati për sfidën”/ Lapaj nga Berati: Po strukturojmë “Shqipëria Bëhet” appeared first on Sot News | Lajme.

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Përgjigjet Shabani

Endri Shabani, drejtuesi i partisë “Nisma Thurje” u pyet në Euronews Albania lidhur me një deklaratë nga Adriatik Lapaj nëse ekziston mundësia të ketë një shkrirje të dy partive që kanë qenë në një aleancë të përbashkët, “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje”.

Mbi atë se çfarë do ndodhë në vijim, Shabani nënvizoi se një bashkëpunim për zgjedhjet do të donte ta vazhdonte përsëri, me qëllimin për të krijuar një koalicion më të gjerë.

“Kjo është nxjerë nga konteksti, nuk më bën sens. Vetëm nëse Adriatiku do të rikthehet tek “Nisma Thurje”. Nuk ka shkrirje, ne jemi dy parti, kemi krijuar një koalicion, kemi bashkëpunuar për zgjedhjet dhe duam të vazhdojmë bashkëpunimin dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale kurdo qofshin ato, që nuk mjaftojnë. Duhen shtuar aktorë të tjerë, intelekualë, gazetarë, pedagogë dhe forca të tjera të reja që kanë reflektuar, pra të krijojmë një koalicion më të gjerë.

“Nisma Thurje” ka qenë një shoqatë e shoqërisë civile. Në 2021 kemi themeluar një parti dhe do ta vazhdojmë betejën. Shkrirja nuk është diskutuar si gjë. Unë do doja që ta vazhdonim bashkëpunimin”, shpjegoi Endri Shabani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Përgjigjet Shabani appeared first on Euronews Albania.

Lapaj tha se do “shkrihen” në një parti/ Shabani: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

“Para zgjedhjeve ka pasur një qasje që mund të ndodhë edhe një kohezion, një shkrirje në një. Ngelet për t’u diskutuar, unë jam i hapur për të gjitha variantet”.  Kjo deklaratë e kreut të Shqipëria Bëhet, Adratik Lapaj, duket se është rrufe në qiell të hapur për aleatët e tij në koalicion. Në një intervistë […]

The post Lapaj tha se do “shkrihen” në një parti/ Shabani: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma” appeared first on BoldNews.al.

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se forca politike që ai përfaqëson mund të shkrihet në një parti të vetme me “Nisma Thurje”, me të cilën ka bashkëpunuar në zgjedhjet e fundit. Në një intervistë për A2 CNN, Lapaj tha se është duke negociuar me drejtuesit e “Nisma Thurje”, Endri Shabani dhe […]

The post Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme appeared first on BoldNews.al.

Rinumërimi i kutive të 11 majit do të zgjasë deri në korrik

Salla e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë nuk do të mirëpresë evente sportive për afro 1 muaj, pasi që nga dita e martë e në vijim do të vihet në shërbim të grupeve të numërimit të ngritura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për procesin e rinumërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit. […]

The post Rinumërimi i kutive të 11 majit do të zgjasë deri në korrik appeared first on Reporter.al.

“Vija e kuqe është drejtësia”/ Flet Lapaj: Pritshmëritë ishin më të larta, nuk është sport individual

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, e cila mori një mandat në zgjedhjet e 11 majit, tha se pritshmëritë ishin më të larta. Në një intervistë televizive, ai tha se përtej kësaj, ata arritën që në mes kaq shumë partive, arritën që të dilnin forcë e tretë.

Sipas tij, në aspektin e partisë, kanë hedhur themele të shëndosha për rrugëtimin politik, por në aspektin e atdheut, nuk arritën që të realizojnë atë që mendonin. Për këtë, Lapaj deklaroi se ndjen përgjegjësi dhe se do të bëjë reflektimet e duhura në raport me qytetarët.

“Pritshmëritë ishin më të larta, puna që kemi bërë ka qenë për rezultat më të lartë por kjo lidhet me vullnetin e qytetarëve pasi është një angazhim që në fund fare varet nga qytetari dhe jo vetëm nga performanca jote. Nuk është sport individual. Nëse pyesim a jemi në pritshmëritë që kishim, përgjigjia është jo. Nëse i referohemi rezultateve të tranzicionit shqiptar, jemi forca e parë politike në të gjithë tranzicionit shqiptar, si forcë antisistem, ka marrë një rezultat të tillë, në numër votash janë 64 268 vota, jemi renditur nga 3 garuese, është renditur i treti në vetëm 8 muaj jetë politike. Në aspektin e lëvizjes janë hedhur themele të shëndosha për një rrugëtim të ardhshëm pozitiv, në raport me atdheun s’e kemi realizuar atë për të cilën e kemi nisur. Dhe për këtë ndjej përgjegjësinë time dhe po bëj reflektimet e duhura.”, u shpreh Lapaj.

I pyetur nëse do t’i njohin zgjedhjet, Lapaj tha se do të flasë në fund të procesit. Ai ripërsëriti një deklaratë të tij se sistemin aktual e njeh, pavarësisht se ka rezerva, dhe se ka garuar për ta ndryshuar. Lapaj tha se as fajtor nuk e bën popullin, pasi përndryshe do të largohej nga politika.

“Pyetje që duhet të bëhet më vonë se procesi është ende në vazhdimësi. Nesër hapet një nga kutitë e Vlorës, pasnesër kemi seancën për hapjen e kutive të Fierit, për të parë rinumërimin. Në këtë drejtim procesin e kemi në vazhdimësi. Unë e kam thënë edhe para zgjedhjeve se bëj pjesë te ata njerëz që e njoh sistemin si është dhe po garoj për ta ndryshuar aq sa mundem. Nuk dal dot sot dhe të them se nuk i dija këto probleme. Janë problem që kanë ekzistuar por është e padrejtë që të mos themi se kanë ndodhur në këto zgjedhje.

Në fund të procesit do të shprehemi zyrtarisht, por ato që janë fakte në këtë proces, që janë tej çdo standardi për integrimin evropian, është fakt që qeveria dy ditë par zgjedhjeve fali gjobat e viteve të fundit. Me këtë standard nuk arrin dot ta mundësh një qeveri që vendos të blejë zgjedhjet përmes ligjit. Mos prit nga unë që të bëj me faj popullin se në ditën që do ta bëj këtë, largohem nga politika. Nuk ka logjikë. Ajo që duhet thënë se betejën e kam me intelektualët e Shqipërisë që në rastin më të mirë konformohen dhe në rastin më të keq shiten për t’u bërë palë me sistemin”, shtoi Lapaj.

The post “Vija e kuqe është drejtësia”/ Flet Lapaj: Pritshmëritë ishin më të larta, nuk është sport individual appeared first on Sot News | Lajme.

KAS pranon ankimimin e “Shqipëria Bëhet”, urdhëron hapjen e kutisë së parë në vend

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) vendosi këtë të enjte hapjen e një kutie votimi në një qendër në qarkun e Vlorës, pas ankesës së depozituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, i drejtuar nga Adriatik Lapaj.

Sipas këtij koalicioni, gjatë procesit të numërimit janë konstatuar fletë votimi pa vulën përkatëse, çka ka ngritur dyshime për vlefshmërinë e tyre.

KAS vendosi të verifikojë kutinë, për të hedhur dritë mbi pretendimet për parregullsi.

Hapja e kutisë do të bëhet ditën e hënë, më 2 qershor, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe do të jetë kutia e parë e zgjedhjeve të 11 majit që hapet për verifikim.

Krahas kësaj, KAS përfundoi edhe shqyrtimin paraprak të tre kërkesave ankimore të Partisë Demokratike për qarqet Berat, Gjirokastër dhe Vlorë, duke vendosur që në shqyrtimin administrativ të përfshihen edhe të dhënat e votimit nga jashtë vendit.

“Video mbi të cilën është bazuar ankesa e ‘Shqipëria Bëhet'”

LEXONI GJITHASHTU:

The post KAS pranon ankimimin e “Shqipëria Bëhet”, urdhëron hapjen e kutisë së parë në vend appeared first on Euronews Albania.

Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook

Një ditë përpara se shqiptarët t’u drejtoheshin kutive të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nxorri një urdhër të prerë për partitë politike: ‘ndaloni fushatën’. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale,” shkroi KQZ në […]

The post Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook appeared first on Reporter.al.

Media online ‘injoroi’ fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare

Mandatet e kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk janë certifikuar ende. Megjithatë, sipas rezultateve të deritanishme, në parlamentin e ardhshëm pritet të hyjnë deputetë nga tre parti të reja – Partia “Mundësia”, Lëvizja Bashkë dhe koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet. Së bashku, këto tre grupime politike morën mbi 112 mijë vota brenda vendit, […]

The post Media online ‘injoroi’ fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare appeared first on Reporter.al.

❌