Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Vengu zbret në terren: Orë të vështira…

✇Albeu
By: M C

Prej ditësh vijon të jetë aktiv zjarri në Dukat të Vlorës, ku mbi 80 efektivë janë angazhuar nga toka dhe ajri, për të mbajtur nën kontroll flakët që kanë pushtuar zonën.

Sot në terren ka zbritur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili i shoqëruar nga drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, kanë shkuar në Dukat për të parë nga afër situatën me zjarrin problematik që kërcënon Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Përmes një postim në rrjetet sociale, Vengu shkruan se për shkak të terrenit të vështirë malor, është aktivizuar ndihma nga ajri përmes helikopterëve Cougar të ushtrisë, për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Sipas Vengut, orët në vijim do të jenë të vështira për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Të paktën 50 efektivë janë në terren duke punuar për shuarjen e zjarrit.

“Gjendemi këtu në lartësitë e Dukatit, ku prej disa ditësh në fakt kemi një situatë dhe një brez zjarri i cili ka rrezikuar në fakt një përhapje domethënëse. Që prej orëve të para të mëngjesit, kemi një ndërhyrje nga ajri dhe mbështetje nga toka me efektivë të Forcave të Armatosura, të Bashkisë Vlorë, të Pyjores së Vlorës, praktikisht 50 persona që janë në operacion e sipër sot në këtë zonë, në mënyrë që të krijohet një perimetër dhe të mund të parandalohet kalimi i këtij fronti zjarri në anën tjetër të Parkut të Llogarasë. Do jenë orë të vështira për efekt jo vetëm të termometrit, por edhe të erërave të forta që ka zona, ndaj duhet të ruajmë vigjilencën maksimale. Operacioni i mbështetjes nga ajri me helikopterët Cougar do të vijojë gjatë gjithë ditës në mënyrë që të kemi të gjithë instrumentet në dispozicion”, tha ministri i Mbrojtjes.

The post Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Vengu zbret në terren: Orë të vështira… appeared first on Albeu.com.

Aksident në Divjakë/ Përmbyset mjeti bujqësor dhe e zë poshtë, humb jetën tragjikisht 62-vjeçari

✇Albeu
By: M C

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në divjakë. Mësohet se një 62-vjeçar duke lëvizur me mjetin e tij bujqësore në rrugën e parcelave ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbysur në kanal.

Maliq Meta është bllokuar në mjet dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Megjithatë edhe pse janë afruar menjëherë bashkëfshatarët e tjerë për t’i dhënë ndihmë nuk kanë arritur ta shpëtojnë.

The post Aksident në Divjakë/ Përmbyset mjeti bujqësor dhe e zë poshtë, humb jetën tragjikisht 62-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Irani bie dakord me Britaninë, Francën dhe Gjermaninë për të rifilluar bisedimet bërthamore

✇Albeu
By: M C

Irani dhe tre vende të tjera evropiane, Britania, Franca dhe Gjermania, kanë rënë dakord të rifillojnë bisedimet mbi programin bërthamor të Teheranit dhe heqjen e mundshme të sanksioneve, por koha dhe vendi i negociatave janë në diskutim.

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim raportoi se raundi i ardhshëm i bisedimeve do të mbahet në nivelin e zëvendësministrave të jashtëm të Iranit, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë.

The post Irani bie dakord me Britaninë, Francën dhe Gjermaninë për të rifilluar bisedimet bërthamore appeared first on Albeu.com.

Mimoza Ahmeti refuzoi t’i japë një autograf, Egla Ceno i përgjigjet një ditë më pas: Hipokrizi e shoqëruar me simptoma të një narçizmi!

✇Albeu
By: M C

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuar mbrëmë në ‘’Goca dhe Gra’’ dhe dukej qartë që nuk kishte ndonjë simpati të madhe për Egla Cenon. Kjo u konfirmua në momentin që aktorja Egla Ceno i kërkoi poetes Mimoza Ahmeti që t’i vendoste një autograf në një nga librat që kishte sjellë me vete, por Mimoza refuzoi duke thënë e prerë: Jo.

Aktorja ka zgjedhur ta ironizojë këtë veprim të shkrimtares ndaj saj, ku përmes një postimi shkruan se po i shkruan nga fundi i krevatit të spitalit ku është shtruar nëna e saj.

“Ti je artiste dhe siç e dimë tashmë, artistët nuk janë të detyruar të jenë njerëz”, shkruan Egla duke shtuar se veprimi i shkrimtares ishte “një simfoni hipokrizie e shoqëruar me simptoma të një narçizmi të veshur me ‘poezi’ dhe ftohtësi që as metaforat nuk e ngrohin dot”.

Reagimi i plotë i Egla Ceno:

E dashur Moza, ose më saktë: Moza që u ngrit mbi dorëshkrimet e një epoke, që hëngri metafora me lugë floriri e na mësoi të mos i kërkojmë dedikim poetëve, sepse ata janë mbi ne, si retë, si mjegulla, si keqkuptimi.

Po të shkruaj një letër publike nga fundi i një shtrati spitali ku shtrirë është nëna ime, sepse… le të themi që ti e meriton.

Moza e dashur, të ndoqa me kureshtje naive (impenjimi do kishte qenë i tepërt) gjatë intervistës që më ra për pjesë të të bëj, ku erdhe bashkë me librin tënd, plot 5 kopje, ndoshta për ta treguar, ndoshta për ta lexuar, ndoshta thjesht për të patur diçka që të mbash në dorë.

Unë në një akt njerëzor tu afrova me stilolaps në dorë, me lutjen e heshtur të një lexuesi që kërkon një dedikim dhe ti nuk ma dhe. Keqardhje? Jo. Habi? As që bëhet fjalë. Ti je artiste dhe siç e dimë tashmë, artistët nuk janë të detyruar të jenë njerëz.

E pra, Moza e madhe, nëse një lexues nuk e meriton një dedikim, pse ta marrë librin? Dhe nëse një autore nuk e sheh të arsyeshme të bëjë një dedikim, pse ta sjellë librin në televizor? Sepse, në fund të fundit, kjo është një simfoni hipokrizie e shoqëruar me simptoma të një narçizmi të veshur me “poezi” dhe ftohtësi që as metaforat nuk e ngrohin dot.

Ti nuk më le dot si “pemë”, më le si dikë që po i kërkonte dedikim dikujt që ka stil përbuzjen si art. Dhe ky është zhanër më vete.

Me përshëndetje të përmbajtura,

Një lexuese që do poezi, por jo pa njerëzi.

The post Mimoza Ahmeti refuzoi t’i japë një autograf, Egla Ceno i përgjigjet një ditë më pas: Hipokrizi e shoqëruar me simptoma të një narçizmi! appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 20 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në marrëdhënie sot do keni nevojë për më shumë mirëkuptim dhe durim, ndaj shmangni debatet e panevojshme me partnerin. Në punë paraqiten mundësi për të shfaqur aftësitë tuaja, por mbani vëmendjen tek detajet për të mos bërë gabime. Shëndeti kërkon më shumë kujdes ndaj aktivitetit fizik, mos e neglizhoni pushimin. Në aspektin financiar, është mirë të mos shpenzoni më shumë seç duhet, ruani një balancë të qëndrueshme.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Në dashuri pritet një klimë e ngrohtë dhe harmonike, ku do ndiheni të kuptuar nga partneri juaj. Në punë, një lajm i mirë mund të vijë nga një koleg, por mos u nxitoni me vendime të rëndësishme. Kujdesuni për shëndetin, veçanërisht për sistemin tretës dhe hidratimin. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni investimet impulsive sot.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Ditë e mirë për të forcuar lidhjet emocionale dhe për të shprehur ndjenjat pa frikë, pasi partneri do tregojë mirëkuptim. Në ambientin e punës do keni mundësi të dalloheni për idetë tuaja origjinale, ndaj mos hezitoni të propozoni diçka të re. Shëndeti është i mirë, por një shëtitje në ajër të pastër do ju bëjë akoma më energjikë. Në planin financiar, do shfaqen disa shpenzime të papritura, ndaj organizohuni më mirë.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në jetën sentimentale, sot mund të ndjeni një largësi emocionale, ndaj flisni hapur me partnerin për nevojat tuaja. Në punë, rutina do dominojë, por mund të përfitoni nga kjo për të rregulluar çështje të mbetura pezull. Shëndeti kërkon vëmendje ndaj ushqimit dhe pushimit të mjaftueshëm. Financat janë të mira, por këshillohet të shmangni huadhëniet.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Për sa i përket dashurisë, dita ju favorizon për të bërë plane afatgjata me partnerin dhe për të ndarë ëndrrat tuaja. Në punë do ndiheni të motivuar dhe do arrini rezultate të dukshme falë përkushtimit tuaj. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos neglizhoni aktivitetet relaksuese. Financat janë në përmirësim, por bëni kujdes me shpenzimet e tepërta.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Sot do ndjeni një ndjesi të fortë stabiliteti në marrëdhëniet personale, ku mirëkuptimi do jetë në qendër të vëmendjes. Në punë, një projekt i ri do kërkojë angazhim maksimal, ndaj organizohuni mirë për të shmangur stresin. Shëndeti është i mirë, por merrni kohë për veten dhe për hobi që ju relaksojnë. Financat janë të balancuara, por mos bëni shpenzime për gjëra të panevojshme.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri do ndiheni të frymëzuar dhe do keni dëshirë të provoni diçka ndryshe me partnerin, duke sjellë freski në lidhjen tuaj. Në aspektin profesional, një informacion i ri mund t’ju ndihmojë të merrni një vendim të rëndësishëm. Kujdesuni për shëndetin, sidomos për tensionin dhe pushoni sa më shumë të mundeni. Në financa, është mirë të shmangni riskun dhe të fokusoheni tek kursimet.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Ditë ideale për komunikim të hapur me partnerin dhe për të sqaruar çdo keqkuptim që ka mundur të lindë së fundmi. Në punë do keni mundësi të bashkëpunoni me kolegë të rinj, çka mund t’ju hapë dyer për projekte të ardhshme. Shëndeti mund të ndikohet nga lodhja mendore, ndaj gjeni kohë për pushim. Financat kërkojnë vëmendje, mos u përfshini në shpenzime të mëdha sot.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në marrëdhënie do ndiheni më të lidhur se kurrë dhe mund të merrni një vendim të rëndësishëm për të ardhmen tuaj. Në punë, vlerësimi nga eprorët do ju japë motivim për të vazhduar përpara, por mos harroni të bashkëpunoni me ekipin. Shëndeti është i mirë, por mos e teproni me ushqimin e shpejtë. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të bëni një planifikim për muajt në vijim.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Sot është një ditë e mirë për të ndarë ndjenjat me partnerin, veçanërisht nëse keni pasur tensione të vogla kohët e fundit. Në punë, një detyrë e re mund të kërkojë më shumë angazhim, prandaj planifikoni mirë kohën tuaj. Shëndeti kërkon më shumë lëvizje fizike dhe kujdes ndaj stresit. Financat janë të balancuara, por mos merrni vendime të nxituara për investime.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri do ndjeni përkrahje dhe ngrohtësi nga partneri, duke ju dhënë siguri për të ardhmen. Në punë, bashkëpunimi do jetë çelësi i suksesit, ndaj mos hezitoni të kërkoni ndihmë kur është e nevojshme. Kujdesuni për shëndetin duke u ushqyer shëndetshëm dhe duke marrë pushim të mjaftueshëm. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet për luks të panevojshëm.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Marrëdhëniet sentimentale do jenë të balancuara, por mirë është të kaloni më shumë kohë me personin e zemrës. Në punë, një ide e re mund të marrë vëmendje dhe të sjellë përfitime në të ardhmen, ndaj mos u tërhiqni. Shëndeti është i mirë, por bëni kujdes me lodhjen e tepërt fizike. Financat paraqiten solide, por ruani kursimet për projekte afatgjata.

The post Horoskopi 20 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Në çfarë ore duhet të pini ujë për përfitimet më të mira shëndetësore?

✇Albeu
By: M C

Në çfarë ore duhet të pini ujë për përfitimet më të mira shëndetësore?

Pirja e ujit është një veprim i thjeshtë, me një mori përfitimesh për shëndetin fizik dhe mendor. Por kujdes, nuk është vetëm çështja se sa ujë pini, por edhe kur e pini atë, për të përmirësuar shëndetin tuaj.

Pirja e ujit mund të bëjë ndryshimin midis ndjenjës së lodhjes ose të energjisë, midis lëkurës së lodhur dhe lëkurës që shkëlqen, midis urisë së pakontrolluar dhe një metabolizmi më aktiv.

Sipas disa studimeve, ka momente strategjike kur pirja e alkoolit mund ta ndihmojë trupin të funksionojë më mirë, të rregullojë ritmet e brendshme dhe t’i japë një shtysë konkrete mirëqenies së përditshme.

Sapo zgjoheni për të aktivizuar metabolizmin

Pirja e një gote të madhe me ujë sapo zgjoheni është një nga këshillat më të zakonshme dhe efektive. Kjo sepse pas një gjumi të gjatë nate, trupi është i dehidratuar dhe ka nevojë të rigjallërohet.

Një gotë ujë në mëngjes ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit, nxit eliminimin e toksinave dhe përgatit trupin tuaj për mëngjes. Shtimi i disa pikave limoni do ta rrisë edhe më tej efektin e detoksifikimit.

Kur ke uri (por nuk e di nëse je vërtet i uritur)

Sa herë keni ndjerë paksa etje dhe keni ngrënë diçka të lehtë, vetëm për të kuptuar se në të vërtetë nuk keni pasur uri? Në realitet, trupi shpesh e ngatërron etjen me urinë.

Pirja e një gote uji gjatë atyre kohërave mund t’ju ndihmojë të kuptoni nëse keni vërtet nevojë për ushqim apo thjesht për hidratim. Kjo është një strategji e dobishme, jo vetëm për të kontrolluar kaloritë, por edhe për ta njohur veten më mirë.

Gjatë vakteve, por pa e ekzagjeruar

Disa njerëz mendojnë se pirja e ujit me vaktet mund të ngadalësojë tretjen. Në realitet, kur konsumohet në sasi të moderuara, uji mund të ndihmojë në zbërthimin e ushqimit në stomak dhe të ndihmojë enzimat tretëse të bëjnë punën e tyre më mirë.

Megjithatë, është e rëndësishme të mos e teproni. Pirja e tepërt e ujit në të njëjtën kohë mund të hollojë lëngjet gastrike dhe të ngadalësojë disi procesin e tretjes. Këshilla jonë? Gllënjka të vogla, në temperaturë ambienti, veçanërisht nëse pjatat janë shumë të kripura ose pikante.

Koha midis mëngjesit, drekës dhe darkës është shpesh koha ideale për të pirë ujë pa e sforcuar tretjen. Pikërisht gjatë këtyre orëve trupi fillon të dehidratohet ngadalë, veçanërisht nëse punoni, lëvizni shumë ose jeni të ekspozuar ndaj ajrit të kondicionuar.

Pirja e ujit midis vakteve ndihmon në ruajtjen e niveleve të hidratimit dhe gjithashtu mund të mbajë nën kontroll dëshirat emocionale. Dhe nëse harroni herë pas here, vendosni një alarm: trupi juaj do t’ju falënderojë.

Kushdo që merret me sport e di që pirja e ujit mund të ketë një ndikim të madh në performancë. Pirja e ujit para stërvitjes ndihmon në përgatitjen e muskujve, lubrifikimin e nyjeve dhe ruajtjen e niveleve të larta të energjisë.

Gjatë dhe pas aktivitetit fizik, është thelbësore të rimbushni lëngjet e humbura nëpërmjet djersës: gllënjka të vogla çdo 15-20 minuta janë të mjaftueshme për të shmangur dhimbjet e barkut, marramendjen ose lodhjen e parakohshme. Pavarësisht nëse jeni një vrapues 10 km apo një praktikues i lehtë i jogas, hidratimi është një pjesë integrale e rutinës suaj të fitnesit.

Në ato momente kur ndiheni të rraskapitur, në vend që të merrni menjëherë një kafe, provoni një gotë me ujë: dehidratimi, edhe ai i lehtë, mund të shkaktojë rënie të energjisë, lodhje dhe vështirësi në përqendrim.

Hidratimi ndihmon qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin e indeve, përfshirë trurin. Dhe nëse jeni në palestër ose sapo keni bërë ushtrime, mos harroni se rimbushja e lëngjeve është edhe më e rëndësishme për të shmangur dhimbjet e barkut, dhimbjet e kokës dhe lodhjen.

Para ciklit menstrual, për të zvogëluar ënjtjen dhe irritueshmërinë

Ditët para ciklit tuaj njihen për fryrje, mbajtje të ujit dhe luhatje të humorit. Mund të duket paradoksale, por të pirit më shumë ujë në të vërtetë ju ndihmon të mbani më pak lëngje: hidratimi i vazhdueshëm stimulon veshkat të punojnë më mirë, ndihmon në kullimin e mbeturinave dhe gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e ndjenjës së rëndesës dhe lodhjes tipike të PMS-së.

Ethe, grip, viruse në stomak ose dhimbje koke. Në të gjitha këto raste, uji është një kurë e padukshme, por e fuqishme. Trupi, nën stres, konsumon më shumë lëngje për të ulur temperaturën, për të eliminuar toksinat dhe për t’u rikuperuar.

Gjatë sëmundjes, lëkura gjithashtu ka tendencë të thahet dhe të humbasë elasticitetin. Kjo është arsyeja pse një nga këshillat e para mjekësore kur ndiheni keq është: “Pini shumë ujë”. Të dish se kur duhet të pish ujë mund të të ndihmojë vërtet të shërohesh më shpejt.

Nëse po përpiqeni të humbni peshë, mos harroni se uji mund të jetë një aleat i fuqishëm. Pirja e rregullt e tij gjatë gjithë ditës përshpejton metabolizmin tuaj, mbështet funksionin e veshkave dhe parandalon mbajtjen e ujit.

Për më tepër, uji merr pjesë aktive në lipolizë (zbërthimin e yndyrës) dhe zvogëlon dëshirën për pije me sheqer ose ushqime të lehta me shumë kalori. Për këtë arsye, është thelbësore të dini se kur duhet të pini ujë për të arritur rezultatet e dëshiruara.

Pirja e një gote të vogël me ujë para gjumit mund të ndihmojë në shmangien e dehidratimit gjatë natës, i cili është më i zakonshëm nga sa mendoni.

Megjithatë, këshillohet të mos e teproni, në mënyrë që të mos keni nevojë të zgjoheni në mes të natës për të shkuar në banjo. Një gllënjkë është e mjaftueshme për të ruajtur ekuilibrin dhe për t’ju ndihmuar të pushoni më mirë.

The post Në çfarë ore duhet të pini ujë për përfitimet më të mira shëndetësore? appeared first on Albeu.com.

Anija turistike përmbyset gjatë stuhisë, 34 të vdekur dhe disa të zhdukur në Vietnam

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjirin Ha Long, një prej destinacioneve më të njohura turistike të Vietnamit, ku një anije turistike është përmbysur gjatë një stuhie të papritur, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 34 personave, ndërsa disa të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Sipas autoriteteve lokale, incidenti ndodhi si pasojë e motit të keq me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, që kanë penguar ndjeshëm përpjekjet për shpëtim. Deri më tani, 11 persona janë nxjerrë të gjallë nga uji, ndërsa kërkimet për të mbijetuarit vazhdojnë.

Anija turistike, e identifikuar me emrin Wonder Seas, kishte në bord 53 persona, shumica prej tyre familje vietnameze nga kryeqyteti Hanoi, të cilët kishin ardhur për vizitë në këtë zonë piktoreske.

Sipas një deklarate të Rojes Kufitare dhe Marinës Vietnameze, anija është përballur me një stuhi të papritur, e cila e ka përmbysur në mes të gjirit. Ekipet e shpëtimit janë në terren, por kushtet atmosferike të vështira vazhdojnë të pengojnë ndërhyrjen.

Gjiri Ha Long është një Trashëgimi Botërore e UNESCO-s dhe një ndër atraksionet më të frekuentuara në Vietnam, i njohur për peizazhin me ishuj gëlqerorë dhe ujërat e qeta – por në raste të rralla mund të preket nga moti ekstrem.

Autoritetet vietnameze kanë nisur hetimet për të sqaruar nëse janë respektuar masa të duhura sigurie dhe nëse ka pasur paralajmërime për stuhinë në momentin e nisjes së udhëtimit.

The post Anija turistike përmbyset gjatë stuhisë, 34 të vdekur dhe disa të zhdukur në Vietnam appeared first on Albeu.com.

Nuk ndalen sulmet izraelite në Gaza, viktima e të plagosur

✇Albeu
By: M C

Agjencia për Mbrojtjen Civile në Gaza raportoi se sulmet izraelite vranë të paktën 26 persona dhe lanë të plagosur mbi 100 të tjerë pranë dy qendrave të ndihmës në jug të territorit palestinez. Zëdhënësi i agjencisë, Mahmud Basal i tha AFP-së se 22 vetë u vranë në jugperëndim të Han Junisit dhe 4 të tjerë në afërsi të një qendre në veriperëndim të Rafahut, duke fajësuar “sulmet izraelite”. Ushtria izraelite bëri të ditur se po heton këto pretendime.

Për shkak të kufizimeve të vendosura ndaj mediave ndërkombëtare, raportimet për numrin e viktimave dhe detajet për sulmet e raportuara, nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Lufta në Gaza, që më 7 tetor 2023 u nxit nga sulmi ndaj Izraelit i kryer nga Hamasi, grup palestinez i shpallur “organizatë terroriste” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Europian ka shkaktuar një krizë të rëndë humanitare në enklavën palestineze.

Mbi 2 milion persona që jetojnë në Gaza po përballen me mungesa të furnizimeve ushqimore e të furnizimeve të tjera elementare. Në anën tjetër, mjekët kanë raportuar për rritje të madhe të rasteve të kequshqyerjes.

Raportimet për sulmet ndaj personave që kërkojnë ndihma pranë qendrave të shpërndarjes janë të përditshme dhe autoritetet palestineze fajësojnë Izraelin lidhur me këto raste. Një ditë më parë, Agjencia për Mbrojtjen Civile në Gaza bëri të ditur se ishin 9 persona që mbetën të vrarë pranë qendrës për shpërndarjen e ndihmës në veriperëndim të Rafahut.

Fondacioni Humanitar për Gazën e që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, mori përsipër shpërndarjen e ndihmës në Gaza në fund të muajit maj. Ky fondacion deklaroi se të mërkurën e kaluar, 20 persona vdiqën në Han Junis. Por, për vdekjen e tyre, fondacioni fajësoi “personat e armatosur të lidhur me Hamasin” duke pretenduar se ata shkaktuan “skena kaotike e të rrezikshme”, si dhe “qëlluan drejt personave që kërkonin ndihma”.

Më herët gjatë javës që po lëmë pas, Kombet e Bashkuara njoftuan se kanë regjistruar 875 të vrarë në Gaza. Ata po tentonin të merrnin ndihma dhe mes tyre ishin 674 që kanë humbur jetën “në afërsi të qendrave të Fondacionit Humanitar për Gazën”, që kur ky fondacion nisi operacionet për shpërndarjen e ndihmës

The post Nuk ndalen sulmet izraelite në Gaza, viktima e të plagosur appeared first on Albeu.com.

Ngërçi politik në Kosovë, Kurti dhe Limaj u takuan për të biseduar për krijimin e institucioneve

✇Albeu
By: M C

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më 19 korrik, në një restorant në Prishtinë, raportojnë media në Kosovë, por ende nuk dihet nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje për daljen nga ngërçi politik, që do të mundësonte krijimin e institucioneve të reja.

Nga LVV-ja dhe Nisma nuk janë përgjigjur thirrjeve të REL-it për koment. Më herët gjatë ditës, eksponentët e dy partive konfirmuan se ky takim do të mbahej, por nuk dhanë detaje për të. Takimi u mbajt teksa po afrohet afati i 26 korrikut – i vendosur nga Gjykata Kushtetuese – për konstituimin e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, deklaroi më herët gjatë së shtunës se partia e saj mban qëndrimin që Limaj të zgjidhet në postin e kryeparlamentarit, ndërkaq LVV-ja si fituese e zgjedhjeve, të drejtojë Qeverinë e re.

Ajo tha se partia e saj e ka ofruar bashkëpunimin, duke thënë se zgjedhja e Limajt në krye të organit ligjvënës nuk është kusht, por mundësi që vendi të dalë nga ngërçi dhe të formohen institucionet e reja.

Artan Abrashi, nga LVV-ja, pas seancës konstituive të Kuvendit, deklaroi se partia e tij është konstruktive, por ka akuzuar partitë e tjera që nuk kanë reflektuar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Duke folur për takimin Kurti-Limaj dhe mundësinë e një marrëveshjeje, ai tha se “bashkëpunimi nënkupton bashkëqeverisje, pjesëmarrje në bashkëqeverisje”. Të shtunën, për herë të 49-të deputetët dështuan ta konstituonin përbërjen e re parlamentare. Deputetët e partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë po kundërshtojnë votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, duke argumentuar se një votim i tillë është jokushtetues.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se nuk do të votojnë për Albulena Haxhiun, të propozuarën e deritanishme të LVV-së për postin e kryeparlamentares, duke kërkuar ndryshimin e propozimit. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të votojë për asnjë kandidatë që do të propozohet nga LVV-ja, partia fituese e zgjedhjeve.

Teksa afati i 26 korrikut po afron, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se nëse nuk ka ndonjë rrugëdalje nga ngërçi institucional, javën e ardhshme do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Në Kuvendin e Kosovës me 120 ulëse, nevojiten 61 vota për të votuar me sukses emrin e ri të kryekuvendarit. Lëvizja Vetëvendosje, si fituesja e më së shumti votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i ka 48 ulëse në Kuvend, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 24, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9 dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave.

Vetëm Nisma Socialdemokrate i ka tre deputetë në Kuvend. Përveç Limajt kjo parti përfaqësohet nga Xhevahire Izmaku dhe Arbëreshë Kryeziu. Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka sinjalizuar më parë se shtatë deputetë të pakicave joserbe do të votonin pro konstitutimit të Kuvendit të ri dhe një qeverie të re të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një skenar kur Lëvizja Vetëvendosje, deputetët e Nismës dhe shtatë të pakicave do të votonin për konstituim të Kuvendit, do të duheshin edhe tri vota për finalizim të procesit me sukses. Deri më tani, deputetët e pakicave, Duda Balje, Veton Berisha dhe Adem Hoxha janë deklaruar se nuk ofrojnë mbështetje pa u plotësuar kushtet e tyre./ REL

The post Ngërçi politik në Kosovë, Kurti dhe Limaj u takuan për të biseduar për krijimin e institucioneve appeared first on Albeu.com.

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në emision

✇Albeu
By: M C

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”.

Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila i kërkoi autores t’i vendoste një autograf në një nga librat që kishte sjellë me vete. Por, Ahmeti refuzoi ta bënte këtë, pasi sikurse tha, nuk i dhuron librat.

Egla: A mund të më vendosësh një autograf.

Mimoza: Më fal, ky është libri që solla unë?

Egla: Kam përshtypjen po.

Mimoza: Këto i kam për punë.

Egla: A mund t’i blejmë këto?

Mimoza: Jo, e kam për punë.

Kleoniki: A kanë ndryshim këto libra me të tjerë që keni.

Mimoza: Kam udhëtime për të bërë. Do shkoj në Gjermani, nuk do blej libra. Nuk i dhuroj njeriu libra. Duhet të ketë bërë të pamundurën për mua që t’i dhuroj libra.

The post Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në emision appeared first on Albeu.com.

Kompania e pezulloi nga puna pas videos virale, CEO i Astronomer Andy Byron merr vendimin, jep dorëheqjen

✇Albeu
By: M C

Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, Andy Byron ka dhënë dorëhqjen nga posti dhe detyra pas skandalit të zbuluar gjatë koncertit të Coldplay. Dorëheqja ka ardhur pas reagimeve të shumta që solli zbulimi i këtij rasti.

Lajmin e ka konfirmuar vetë kompania Astronomer e cila theksoi se është e përkushtuar ndaj vlerave dhe kulturës që sipas tyre e kanë udhëhequr që nga themelimi i tyre. Sipas njoftimit udhëheqësit e kompanisë janë të thirrur të vendosin standardet si për sjelljen ashtu edhe për llogaridhënien. Dorëheqja e Byron është pranuar nga Bordi i Drejtorëve.

Byron u pa në një ekran Jumbotron në një koncert të Coldplay në stadiumin Gillette në Massachusetts të mërkurën, duke përqafuar Kristin Cabot, drejtoreshën e personelit të kompanisë, e cila mbikëqyr burimet njerëzore të organizatës. Coldplay po performonte këngën “The Jumbotron Song” kur kamera u kthye nga ata që përqafoheshin ndërsa shikonin skenën. Të dy u ndanë shpejt dhe u përpoqën të fshihnin fytyrat e tyre, me Byron që u përkul, kur vunë re se ishin në ekranin gjigant në vendin e ngjarjes.

The post Kompania e pezulloi nga puna pas videos virale, CEO i Astronomer Andy Byron merr vendimin, jep dorëheqjen appeared first on Albeu.com.

Hoteli në Dhërmi derdhte ujrat e zeza në përrua, procedohet administratorja

✇Albeu
By: M C

Rastet e ndotjes së ujrave dalin akoma më shumë në pah gjatë sezonit turistik. Prania e pushuesve dhe turistëve i jep më shumë “zë” kësaj problematike e cila neglizhohet gjatë muajve të tjerë të vitit. Një rast i tillë i ndotjes është evidentuar në Dhërmi.

Raportohet se një hotel derdhte ujërat e zeza në një përrua pranë biznesit. Kjo patjetër sjell ndotje të ambientit dhe duke krijuar një imazh negativ tek turistët. Në lidhje me këtë ngjarje është proceduar penalisht administratorja e hotelit. 46-vjeçarja me iniciale E. M. do të hetohet për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës”. Ndëshkimi nuk është ndalur me kaq pasi Task-Forca e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve ka vendosur masë administrative ndaj hotelit.

The post Hoteli në Dhërmi derdhte ujrat e zeza në përrua, procedohet administratorja appeared first on Albeu.com.

Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin që po dilte nga marketi

✇Albeu
By: M C

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Lezhës. Burime për mediat bëjnë me dije se në lagjen “Gurra” një automjet tip “Golf” ka përplasur një shtetas, i cili ishte duke kaluar rrugën.

Thuhet se qytetari sapo kishte dalë nga një market në atë zonë ku automjeti e mori “para”. Si pasojë këmbësori mbeti i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, ndërkohë që në vendin e ngjarjes mbërriti policia të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

The post Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin që po dilte nga marketi appeared first on Albeu.com.

Ukraina propozon raund të ri negociatash me Rusinë/ Zelensky shprehet i gatshëm për takim me Putinin

✇Albeu
By: M C

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të shtunën se Ukraina i ka propozuar Rusisë mbajtjen e një raundi të ri negociatash javën e ardhshme, me qëllim arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm.

Në fjalimin e tij të përditshëm drejtuar qytetarëve ukrainas, Zelensky tha se Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës, Rustem Umerov, ka bërë një propozim zyrtar për organizimin e takimit me përfaqësuesit rusë. Data e saktë e takimit nuk është konfirmuar ende.

“Negociatat duhet të intensifikohen dhe duhet bërë gjithçka për të arritur një armëpushim”, theksoi Zelensky, duke shtuar se është i gatshëm për një takim të drejtpërdrejtë me homologun rus Vladimir Putin. “Një takim në nivelin më të lartë është i nevojshëm për të siguruar vërtet paqen,” tha ai.

Takimi i fundit mes palëve u zhvillua në qershor, por përfundoi pa rezultat. Moska këmbënguli në dorëzimin e katër provincave lindore dhe ndërprerjen e ndihmës ushtarake nga Perëndimi, kushte që Ukraina i cilësoi si “ultimatume të papranueshme”.

Pavarësisht bllokimit, në fillim të korrikut Kremlini shfaqi gatishmëri për të rifilluar bisedimet, pas presionit në rritje ndërkombëtar. Presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëroi sanksione të reja ndaj Rusisë dhe partnerëve të saj tregtarë, nëse nuk arrihej një marrëveshje paqeje brenda 50 ditëve, ndërsa njëkohësisht njoftoi rifillimin e dërgesave të armëve në Kiev, me mbështetje nga vendet e NATO-s.

Rezultati i vetëm konkret i dy raundeve të mëparshme negociatash të mbajtura në Stamboll ishte një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave të rënëve në luftë.

Negociatat e reja vijnë në një moment kritik për të dyja palët, ndërsa luftimet në vijën e frontit vijojnë me intensitet, dhe komuniteti ndërkombëtar shton presionin për një zgjidhje diplomatike të konfliktit.

The post Ukraina propozon raund të ri negociatash me Rusinë/ Zelensky shprehet i gatshëm për takim me Putinin appeared first on Albeu.com.

Zjarri përfshin Shkopetin, digjen dy banesa, banorët kërkojnë ndihmë urgjente

✇Albeu
By: M C

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Shkopetit, duke shkaktuar dëme të rënda materiale.

Deri më tani raportohet se dy banesa janë djegur plotësisht, fatmirësisht pa pasur persona brenda tyre në momentin e shpërthimit të flakëve.

Zjarri ka shpërthyer më shumë se një orë më parë dhe aktualisht ndodhet jashtë kontrollit. Banorët e zonës po përballen vetë me flakët, duke u përpjekur të mbrojnë shtëpitë e tyre me mjete rrethanore, ndërsa bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente nga zjarrfikësit dhe autoritetet përkatëse.

The post Zjarri përfshin Shkopetin, digjen dy banesa, banorët kërkojnë ndihmë urgjente appeared first on Albeu.com.

“Më hoqën nga skena, punoja në llaç”/ Rrëfimi i rrallë mes lotësh i Laxarelës: Më ndau i dashuri nga frika e regjimit

✇Albeu
By: M C

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Laxarela Deti, e ftuar këtë të shtunë në studion e “S’e Luan Topi”, rrëfue sfidat dhe momentet e vështira gjatë sistemit komunist.

Ajo kujton persekutimin që ka përjetuar si pasojë e ‘biografisë’. Mes lotësh, ajo thotë se në ato vite të errëta ‘edhe muret kishin vesh’, ndaj detyroheshin të vetëcensuroheshin.

“Prindërit nuk na thoshin gjë atëherë, na thoshin që kanë veshë edhe muret, dhe ne nuk kuptonim gjë. Por, e shikoja që kishte një ngërç, se unë këndoja në festival të pionerëve, merrja edhe çmime e duartrokiti. Shihte dhe ajo vajza tjetër. Ajo filmohej, unë jo. Shkova në shkollë ndërtimi, punoja në llaç. Motra ime punonte në rrobaqepësi, më merrte ajo në punoja që këndoja unë aty. Prindërit kanë vuajtur shumë, është e vështirë kur i kujton ato kohë”.

Kjo situatë ndikoi edhe në raportin me dashurinë e jetës, Benin.

“Ishte një periudhë që u kris marrëdhënia, ishte 1985. Më hoqën nga skena atë vit. Beni u tremb, nuk folëm për ca kohë, se e kuptova që s’më merrte. Pas ca kohësh, u ulëm diku në Tiranë, më tha unë nuk do martohem, ti do martohesh? Jo, i thashë unë. Nuk donte të më lëndonte”, kujton këngëtarja.

The post “Më hoqën nga skena, punoja në llaç”/ Rrëfimi i rrallë mes lotësh i Laxarelës: Më ndau i dashuri nga frika e regjimit appeared first on Albeu.com.

VIDEO+EMRAT/ Sh*rri në klubin e natës në Palasë, identifikohen dy “protagonistët” e konfliktit, njëri me të shkuar kr*minale

✇Albeu
By: M C

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me konfliktin e dhunshëm të regjistruar në klubin e njohur në Palasë, “Lollipop”. Raportohet se në këtë sherr janë përfshirë Alban Papushi dhe Valter Përshpalaj. Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes së tyre.

Papushi rezulton se është një person aktiv në fushën e biznesit ku ka një pikë këmbimi valuator dhe një biznes automjetesh. Nga ana tjetër Valter Përshpalaj është person me precedentë penale dhe me “eksperiencë” sa i përket konflikteve. Mësohet se ai ka qenë i përfshirë në një tjetër konflikt në vitin 2021.

Në atë kohë Valter Pershpalaj u shpall në kërkim për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë”. Gjithashtu mësohet se ai përveç se ka precedentë penalë në vendin tonë, Përshpalaj ka qenë problematik edhe në Itali. Ai rezulton se në vitin 2015, ka marrë pjesë dhe në një vjedhje vile.

Çfarë ndodhi në “Lollipop”?

Sherri në klubin e natës “Lollipop” nisi me një përplasje mes disa djemsh të cilët ishin të akomoduar te zona VIP e klubit të natës. Shkaqet e këtij sherri ende nuk dihen por personat që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje e kanë konfirmuar se janë përdorur armë.

Para përdorimit të armëve personat e përfshirë në ngjarje janë përleshur duke përdoru çdo gjë që u ka dalë para teksa kanë përdor gota dhe sendet që kishin pranë. Gjithçka ka agravuar më pas kur personat kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar.

Policia ka konfirmuar se ka patur një sherr por në asnjë moment nuk e përmend se janë përdorur armë. Nga paniku i krijuar shumë persona janë plagosur teksa kanë tentuar të largohen duke u përplasur ose rrëzuar me njëri-tjetrin. Policia e Vlorës në njoftim thjesht ka konfirmuar se ka ndodhur një sherr dhe se një persona ka mbetur i plagosur lehtë teksa po largohej nga vendngjarja. I plagosuri nuk është pjesë e ngjarjes.

The post VIDEO+EMRAT/ Sh*rri në klubin e natës në Palasë, identifikohen dy “protagonistët” e konfliktit, njëri me të shkuar kr*minale appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Çfarë ndodhi mes Edit dhe Anisës? Detaji që ngriti dyshime tek ndjekësit

✇Albeu
By: M C

Vetëm pak ditë pasi rrjetet sociale shpërthyen me aludime për një romancë mes Edit dhe Anisës, dy ish-banorë të “Big Brother VIP Kosova 3”, gjërat duket se kanë marrë një tjetër kthesë.

Mesazhe të koduara, vendndodhje të përbashkëta dhe përqafime në publik kishin ndezur dyshimet se mes tyre kishte lindur diçka më shumë sesa miqësi. Por tani, gjithçka duket e shuar.

Fansat kanë vënë re se të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, dhe kjo lë të kuptohet se lidhja e përfolur mund të ketë marrë fund para se të konfirmohej zyrtarisht. Arsyet e prishjes së raportit mbeten të paqarta, por krizat, siç duket, kanë nisur që herët.

The post FOTO/ Çfarë ndodhi mes Edit dhe Anisës? Detaji që ngriti dyshime tek ndjekësit appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Sherri i dhunshëm në Ksamil, reagon Policia: Arrestohet autori që rrahu me sende të forta pronarin e një hoteli

✇Albeu
By: M C

Policia ka reaguar lidhur me konfliktin e dhunshëm që u regjistrua sot mes dy personave në plazhin e Ksamilit, ku një burrë rrahu me grushte dhe sende të forta pronarin e një hoteli të zonës në sy të familjarëve të tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se lidhur me ngjarjen ka rënë në pranga autori Agim Taraj.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se autori rezulton të jetë person me precedent penal.

Ndërkohë policia njofton se po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar si persona të përfshirë në këtë konflikt.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 12:45, në Ksamil, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është dhunuar me sende të forta shtetasi A. P. Menjëherë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë shoqërimi i shtetasit A.T, si dhe po punohet per identifikimin dhe shoqerimin e personave te tjere të dyshuar si persona të përfshirë në këtë konflikt.

The post EMRI/ Sherri i dhunshëm në Ksamil, reagon Policia: Arrestohet autori që rrahu me sende të forta pronarin e një hoteli appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ “O plehrë çfarë ke bërë”- Konflikt i dhunshëm mes dy personave në plazhin e Ksamilit, pushuesi goditet me grushte në sy të familjes

✇Albeu
By: M C

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur këtë të shtunë në plazhin e Ksamilit.

Burime bëjnë me dije se një pushues është goditur me grushte nga një person.

Personi në fjalë dhe rrahur pushuesin në sy të fëmijëve të tij dhe të bashkëshortes së tij.

Siç duket edhe në video pushuesi ka marrë lëndime në kokë. Në video dëgjohet familjarja e të lënduarit, e cila filmon autorin dhe i thotë “o plehrë çfarë ke bërë..do ta shikosh”.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Ndërkaq gazetari Igli Çelmeta raporton se personi që goditi pushuesin është shoqëruar në polici.

The post VIDEO/ “O plehrë çfarë ke bërë”- Konflikt i dhunshëm mes dy personave në plazhin e Ksamilit, pushuesi goditet me grushte në sy të familjes appeared first on Albeu.com.

❌