❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjyshi tentoi me forcë ta marr në përkujdesje mbesën, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të marrjes apo mbajtjes së kundërligjshme të fëmijës dhe armëmbajtjes pa leje në Vushtrri.

NĂ« raportin policor bĂ«het e ditur se i dyshuari ka tentuar qĂ« me forcĂ« tĂ« marrĂ« vajzĂ«n e djalit, mbesĂ«n pĂ«r t’u pĂ«rkujdesur pĂ«rkundĂ«r dĂ«shirĂ«s sĂ« viktimĂ«s nĂ«nĂ«s sĂ« fĂ«mijĂ«s.

“Vushtrri 27.06.2025 – 14:30. ËshtĂ« arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nĂ«n dyshimin se i dyshuari-vjehrri ka tentuar qĂ« me forcĂ« tĂ« marrĂ« vajzĂ«n e djalit-mbesĂ«n pĂ«r t’u pĂ«rkujdesur pĂ«rkundĂ«r dĂ«shirĂ«s sĂ« viktimĂ«s nĂ«nĂ«s sĂ« fĂ«mijĂ«s”, thuhet nĂ« raport.

Po ashtu gjatë kontrollit, bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë dhe një pushkë ajrore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Gjyshi tentoi me forcë ta marr në përkujdesje mbesën, arrestohet i dyshuari në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

Xhafer Tahiri sërish kandidat i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë

Xhafer Tahiri do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« publike tĂ« shpĂ«rndarĂ« tĂ« premten, Tahiri ka konfirmuar rikthimin e tij nĂ« garĂ«n pĂ«r zgjedhjet lokale, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« vendim si rezultat i njĂ« “reflektimi tĂ« gjatĂ«â€ dhe konsultimeve tĂ« shumta me qytetarĂ«, familjarĂ« dhe bashkĂ«punĂ«torĂ«.

“TĂ« dashur qytetarĂ« tĂ« VushtrrisĂ«, po i rikthehem garĂ«s pĂ«r kryetar tĂ« komunĂ«s sonĂ«. E bĂ«j kĂ«tĂ« me njĂ« ndjenjĂ« tĂ« thellĂ« pĂ«rgjegjĂ«sie, dashurie dhe pĂ«rkushtimi ndaj qytetit tonĂ«â€, ka shkruar Tahiri.

Ai ka theksuar se vendimi nuk Ă«shtĂ« i udhĂ«hequr nga ambicia personale, por nga ndjenja se “ka ende shumĂ« punĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rfunduar” dhe shumĂ« projekte qĂ« presin realizimin.

Duke folur për përvojën e tij të mëparshme si kryetar komune, Tahiri ka thënë se nuk ka premtuar mrekulli, por ka punuar me përkushtim për të realizuar premtimet e dhëna qytetarëve.

NĂ« mesazhin e tij, ai u Ă«shtĂ« drejtuar qytetarĂ«ve me ftesĂ«n pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar sĂ« bashku njĂ« “kapitull tĂ« ndritur” pĂ«r VushtrrinĂ«, duke ofruar njĂ« qasje tĂ« ndershme dhe tĂ« pĂ«rkushtuar ndaj qeverisjes lokale.

“Vushtrria nuk ka nevojĂ« pĂ«r spektakĂ«l, ka nevojĂ« pĂ«r punĂ«â€, theksoi ai, duke shtuar se ndjehet mĂ« i gatshĂ«m se kurrĂ« pĂ«r tĂ« vazhduar projektet e nisura nĂ« mandatin e kaluar./Telegrafi/

The post Xhafer Tahiri sërish kandidat i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë appeared first on Telegrafi.

Nuk ka fitues pas 90 minutave, ndeshja Vushtrria – Llapi shkon nĂ« vazhdime

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pas 90 minutave ndeshja e barazhit për inkuadrim në Superligë mes Vushtrrisë dhe Llapit.

Në pjesën e parë ishin vushtrriasit ata të cilët patën iniciativën, duke rrezikuar portën e Llapit në disa raste.

Rasti i parë për Vushtrrinë erdhi në minutën e 18-të, por goditja e tyre përfundoi jashtë portës.

Në minutën e 31-të Vushtrria pati një mundësi të mirë të realizonte pas një kundërsulmi, por mbrojtja e Llapit bllokoi një goditje të rrezikshme që po shkonte në drejtim të Marijan Coric.

Llapi u fut në pjesën e dytë me një fytyrë krejtësisht tjetër, duke krijuar disa raste të cilat shumë lehtë kanë mundur të përfundojnë në rrjetë.

Po luhej minuta e 60-të e takimit kur Elvir Gashijani bëri një super goditje e cila u prit me shumë vështirësi nga portieri Arlis Shala.

Të besuarit e Tahir Batatinës patën një tjetër rast të mirë shënimi në minutën e 68-të, kur pas ekzekutimit të një rivënie këndore, shtylla ishte aleat i Vushtrrisë.

Vushtrria doli në rast sërish në minutën e 69-të, por pas krosimit të Maxhunit, Hajdari nga afërsia nuk goditi siç duhet.

Në minutën e 90-të Arianit Hasani i Llapit ishte shumë afër golit, por Shala ia mohoi atë me një super pritje.

Mbetet tĂ« shihet nĂ«se 30 minutat nĂ« vazhdim do tĂ« pĂ«rcaktojnĂ« fituesin, apo do tĂ« duhet tĂ« ekzekutohen penalltitĂ« pĂ«r t’u vendosur ekipi qĂ« do tĂ« luajĂ« nĂ« SuperligĂ« edicionin e ardhshĂ«m./Telegrafi/

The post Nuk ka fitues pas 90 minutave, ndeshja Vushtrria – Llapi shkon nĂ« vazhdime appeared first on Telegrafi.

Vushtrria – Llapi, formacionet zyrtare tĂ« barazhit tĂ« çmendur

Vushtrria dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e barazhit për një vend në edicionin 2025/26 në Superligën e Kosovës.

Vushtrriasit dhe llapjanĂ«t do tĂ« ndeshen sot (e shtunĂ«) mes vete nĂ« ndeshjen qĂ« pritet tĂ« zhvillohet nĂ« stadiumin “Fadil Vokrri” nĂ« PrishtinĂ«, me fillim nga ora 16:00.

Ekipi i Armend Dallkut vjen nĂ« kĂ«tĂ« takim pas njĂ« forme brilante me pesĂ« fitore nga pesĂ« ndeshjet e fundit nĂ« LigĂ«n e ParĂ«, teksa fituan edhe ‘play-off’-in ndaj LirisĂ«, para kĂ«saj pĂ«rballje me Llapin.

Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës pati një formë të përzier në kampion, e cila bëri që të përfundoj në pozitën e tetë, aty ku do të luajë në barazh për të mbetur në Superligë, teksa disa ditë më parë humbi edhe finalen e Kupës së Kosovës ndaj Prishtinës.

Si Dallku, ashtu edhe Batatina kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.


Vushtrria: Shala, Dallku, Krasniqi, Peposhi, Likaj, Shabani, Shurdhiq,i Solomon, Maxhuni, Fazliu.

Llapi: Coric, Namani, Vokrri, Ramadani, Rama, Bytyqi, Useini, Musolli, Hasnai, Gashijani, Tahiri.


/Telegrafi/

The post Vushtrria – Llapi, formacionet zyrtare tĂ« barazhit tĂ« çmendur appeared first on Telegrafi.

Bëhet pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit Lumadh në Vushtrri

Tani është duke u bërë pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit Lumadh.

Ky lum gjendet në qytetin e Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi.

Idrizi Ă«shtĂ« shprehur se kjo Ă«shtĂ« pjesĂ« e “angazhimit” tĂ« tyre pĂ«r tĂ« investuar nĂ« infrastrukturĂ«n mjedisore.

“Foto nga Lumadhi ku momentalisht po bĂ«het pastrimi dhe zgjerimi i shtratit tĂ« lumit, si pjesĂ« e angazhimit tonĂ« pĂ«r tĂ« investuar nĂ« infrastrukturĂ«n mjedisore”, ka thĂ«nĂ« Idrizi. /Telegrafi/

The post Bëhet pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit Lumadh në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

Mbahet punëtoria për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim në Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht Zyra për Komunitete në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka organizuar sot një punëtori për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.

Thuhet se qëllimi i kësaj punëtorie ishte të bashkonte përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë që jetojnë dhe veprojnë në Komunën e Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, në këtë mënyrë të diskutohet lidhur me gjendjen aktuale të komuniteteve, në tema të tilla si kultura, përdorimi i gjuhëve, dialogu dhe zhvillimi.

“PjesĂ« e punĂ«torisĂ« ishte edhe kryetari i KomunĂ«s sĂ« VushtrrisĂ«, Ferit Idrizi, pĂ«rfaqĂ«sues nga Zyra e PresidencĂ«s sĂ« KosovĂ«s, pĂ«rfaqĂ«sues nga Zyra e BE-sĂ« nĂ« KosovĂ«, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« komuniteteve dhe zyrtarĂ« komunalĂ«â€, thuhet nӕ njoftim.

Kjo punëtori u ofroi mundësi përfaqësuesve të komuniteteve jo-shumicë dhe zyrtarëve komunalë që të paraqesin komentet e tyre përfundimtare lidhur me temat e diskutuara. /Telegrafi/

The post Mbahet punëtoria për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

Llapi pĂ«rballĂ« VushtrrisĂ« nĂ« barazh, Suhareka dhe Feronikeli ’74 bien nga liga, ngjiten Drenica e Prishtina e Re

Llapi e ka mbyllur një nga sezonet më të dobëta në histori të tyre në Superligën e Kosovës.

Klubi nga Podujeva do të luajë në barazh, për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra e drejtuar prej Tahir Batationës kishte një formë të tmerrshme këtë edicion, ndërsa fitorja 3-1 përballë Dukagjinit ua siguroi edhe një mundësi për të vazhduar në Superligë.

Por, Llapi e di se do të ketë shumë punë për të siguruar qëndrimin në Superligën e Kosovës, pasi përballë do të ketë një Vushtrri tejet të motivuar që mposhti Lirinë.

Batatina e humbi edhe finalen e Kupës së Kosovës përballë Prishtinës, me këta të fundit që luajnë në kualifikimet për në fazën e ligës së Ligës së Evropës.

Llapi shpreson që të triumfojë përballë Vushtrrisë për të vazhduar garën në elitën e futbollit tonë, ndërsa Tahiri e di se nëse e realizon duhet shumë punë për të mos e lënë skuadrën në këtë gjendje.

Nga liga ra një skuadër si Suhareka që bëri shumë transferime, por që nuk arriti të komponojë skuadrën dhe nga edicioni i ri do të luajnë në Ligën e Parë.

Befasi nuk Ă«shtĂ« edhe Feronikeli ’74, qĂ« pas shumĂ« probleme me emrin dhe drejtĂ«sinĂ« me UEFA-n, do tĂ« luajĂ« nĂ« LigĂ«n e ParĂ«.

Skuadra nga Drenasi nuk arriti pothuajse asnjĂ« skuadrĂ«s t’i bĂ«jĂ« ballĂ«, duke kaluar nĂ«pĂ«r njĂ« formĂ« skandaloze nga fillimi deri nĂ« fund.

Në Superligën e Kosovës nga Liga e Parë inkuadrohen direkt Prishtina e Re dhe Drenica, me këta të fundit që shijuan për herë të parë rënien nga liga në sezonin e kaluar. /Telegrafi/

The post Llapi pĂ«rballĂ« VushtrrisĂ« nĂ« barazh, Suhareka dhe Feronikeli ’74 bien nga liga, ngjiten Drenica e Prishtina e Re appeared first on Telegrafi.

Rashica ia ‘pĂ«rfundoi karrierĂ«n’ me dy gola nĂ« ndeshjen e fundit, Boroci: E kisha vendosur mĂ« herĂ«t t’i varja kĂ«pucĂ«t

Drejtori sportiv i klubit Prishtina e Re, Sami Boroci ishte i ftuari i radhĂ«s nĂ« podcastin qĂ« Ă«shtĂ« prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Ish-lojtari ka rrëfyer për shumë gjëra rreth karrierës së tij, ndër to edhe dy golat e pësuar nga Milot Rashica.

“NĂ« lojĂ«n e fundit, me VushtrrinĂ«. Milot Rashica nĂ« atĂ« kohĂ« ishte top talent nĂ« futboll tek ne”, rrĂ«fen Boroci.

“Dhe Miloti luan nĂ« atĂ« lojĂ«, luante edhe Faruk Statvoci, por ne humbim 3-1 ose 3-2 nuk jam shumĂ« i sigurt”.

“Miloti mi shĂ«non dy gola. NjĂ«ra ishte si njĂ« pritje, por topi rrĂ«shqet dhe futet nĂ« portĂ«, ndĂ«rsa e dyta ishte njĂ« super gol
”, rrĂ«fen mĂ« tej ish-lojtari.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/

The post Rashica ia ‘pĂ«rfundoi karrierĂ«n’ me dy gola nĂ« ndeshjen e fundit, Boroci: E kisha vendosur mĂ« herĂ«t t’i varja kĂ«pucĂ«t appeared first on Telegrafi.

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kombit në Vushtrri

Sot është shënuar Dita e Dëshmorëve të Kombit në Vushtrri.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka kujtuar me mirënjohje të thellë dëshmorët që luftuan për lirinë e vendit, shkruan Telegrafi.

“NĂ« kĂ«tĂ« ditĂ« tĂ« shenjtĂ« pĂ«r historinĂ« e kombit tonĂ«, kujtojmĂ« me respekt dhe mirĂ«njohje tĂ« thellĂ« bijtĂ« dhe bijat qĂ« dhanĂ« gjithçka pĂ«r lirinĂ« e KosovĂ«s”, ka thĂ«nĂ« Idrizi.

Idrizi ka thënë se sakrifica e dëshmorëve është udhërrëfyes për çdo brez që vjen.

“Ata na mĂ«sojnĂ« se liria nuk Ă«shtĂ« dhuratĂ«, por amanet i shenjtĂ« qĂ« duhet ruajtur me pĂ«rgjegjĂ«si e pĂ«rkushtim. Lavdi pĂ«rjetĂ« DĂ«shmorĂ«ve tĂ« Kombit!”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

The post Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kombit në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

Përkujtohen 116 martirët nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

Sot janë përkujtuar 116 martirë në Studime të Vushtrrisë, të cilët para 26 vitesh, më 2 maj 1999 u vranë nga forcat serbe.

Kjo masakër cilësohet si një nga aktet më të rënda të gjenocidit serb ndaj popullit shqiptar gjatë luftës në Kosovë, shkruan Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se ata u masakruan vetëm pse ishin shqiptarë.

“ËshtĂ« detyrĂ« morale dhe institucionale qĂ« kjo masakĂ«r tĂ« dokumentohet, tĂ« njihet ndĂ«rkombĂ«tarisht dhe qĂ« kriminelĂ«t tĂ« dalin para drejtĂ«sisĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Idrizi.

Idrizi ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjet e të vrarëve dhe gjithë qytetarëve që ndjejnë ende plagët e kësaj tragjedie.

“Lavdi e pĂ«rjetshme tĂ« rĂ«nĂ«ve tĂ« Studimes. DrejtĂ«si pĂ«r viktimat!”, ka thĂ«nĂ« ai. /Telegrafi/

The post Përkujtohen 116 martirët nga masakra e Studimes së Vushtrrisë appeared first on Telegrafi.

Punimet në parkun e ri të Vushtrrisë afër përfundimit, nis mbjellja e luleve dhe drunjve dekorativë

Punimet në parkun e ri të Vushtrrisë janë afër përfundimit.

Tashmë në këtë park ka filluar mbjellja e luleve dhe drunjve dekorativë, shkruan Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se kjo hapësirë do të kthehet në një vend relaksues për qytetarët.

“Pas fazĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« punimeve intensive nĂ« zonĂ«n afĂ«r oborrit tĂ« xhamisĂ« dhe ish-parkingut tĂ« taksistĂ«ve, tashmĂ« ka nisur mbjellja e luleve dhe drunjve dekorativĂ«, qĂ« do ta kthejnĂ« kĂ«tĂ« hapĂ«sirĂ« nĂ« njĂ« vend relaksues pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t”, ka thĂ«nĂ« Idrizi.

Idrizi është shprehur se ky park po pasurohet çdo ditë me elemente që do ta bëjnë një vend të dashur për të kaluar kohë cilësore. /Telegrafi/

The post Punimet në parkun e ri të Vushtrrisë afër përfundimit, nis mbjellja e luleve dhe drunjve dekorativë appeared first on Telegrafi.

INPO kĂ«rkon anulimin e tenderit 4.98 milionĂ« euro nĂ« Vushtrri, shkak disa kritere “diskriminuese”

Iniciativa pĂ«r Progres – INPO, pas njĂ« analize tĂ« kujdesshme dosjes sĂ« tenderit tĂ« shpallur nga Komuna e VushtrrisĂ« pĂ«r projektin “Asfaltimi i RrugĂ«ve nĂ« fshatra dhe qytet, Projekt 3 vjeqar”, me njĂ« vlerĂ« tĂ« parashikuar prej 4,980,282.58 euro, shpreh shqetĂ«simin e saj mbi vendosjen e disa kriterieve teknike dhe kĂ«rkesave pĂ«r certifikime qĂ« sipas INPO-s, janĂ« diskriminuese dhe joproporcionale.

Sipas komunikatës për media, INPO ka gjetur se Komuna e Vushtrrisë në këtë aktivitet ka inicuar disa aktivitete që në Planin Vjetor të Prokurimit për vitin 2025 janë planifikuar si aktivitete të ndara, shkruan Telegrafi.

Sipas INPO-s, ky bashkim i disa aktiviteteve në një procedurë të vetme prokurimi nuk është në përputhje me parimet e planifikimit dhe krijon paqartësi.

“Afati fillestar pĂ«r pranimin e ofertave, fillimisht i caktuar deri mĂ« 22 maj 2025, Ă«shtĂ« shkurtuar pa asnjĂ« arsyetim deri mĂ« 30 prill 2025, duke ulur afatin efektiv nĂ« vetĂ«m 19 ditĂ«, nĂ« kundĂ«rshtim me kĂ«rkesat ligjore dhe nĂ« dĂ«m tĂ« pĂ«rgatitjes sĂ« duhur tĂ« operatorĂ«ve ekonomikĂ«â€, thuhet nĂ« komunikatĂ« pĂ«r media.

Thuhet se në analizë të dosjes së tenderit për aktivitetin e prokurimit për ndërtimin e rrugëve, janë identifikuar disa kërkesa për kualifikim që tejkalojnë parimin e proporcionalitetit.

“PavarĂ«sisht se INPO ka adresuar kĂ«to shqetĂ«sime drejtpĂ«rdrejtĂ« dhe nĂ« kohĂ«, Autoriteti Kontraktues nuk i ka marrĂ« parasysh rekomandimet tona. Vlen tĂ« theksohet se pretendime tĂ« ngjashme janĂ« ngritur edhe nga dy OperatorĂ« EkonomikĂ« tĂ« interesuar, tĂ« cilĂ«t pĂ«rmes kĂ«rkesave pĂ«r rishqyrtim kanĂ« kĂ«rkuar uljen e kritereve dhe rishikimin e dosjes tenderit, duke konfirmuar se kĂ«rkesat aktuale janĂ« tĂ« papĂ«rballueshme dhe kufizuese pĂ«r garĂ«n e ndershme, por kĂ«rkesat e tyre janĂ« refuzuar nga ana e Autoritetit”, thuhet tutje nĂ« komunikatĂ«n pĂ«r media.

Sipas INPO-s, dosja e tenderit përmbanë:

-Kërkesat 2.2, 2.4 dhe 2.6, ku kërkohet që inxhinierët të posedojnë numër të madh certifikatash shumë specifike dhe dhe të kombinuara, që përbëjnë kriter të lartë.

-Kërkesën për një (1) inxhinier të diplomuar ose me master në drejtimin e elektros, i cili duhet të jetë njëkohësisht i certifikuar për Siguri dhe Shëndet në Punë, i certifikuar për Mbrojtje nga Zjarri dhe i certifikuar si Auditor i Energjisë në Ndërtesa dhe Ndriçim Publik. Kjo kërkesë konsiderohet tejet specifike dhe e paarsyeshme. Sipas të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, kërkesat për kualifikim duhet të jenë proporcionale dhe të kenë lidhje të drejtpërdrejtë me objektin e kontratës. Në këtë rast, aktiviteti i prokurimit ka të bëjë me ndërtimin e rrugëve dhe jo me ndërtesa apo ndriçim publik, prandaj kërkesa për një certifikim si auditor i energjisë në ndërtesa e ndriçim publik është jorelevante dhe e pajustifikueshme për natyrën e kontratës.

-Kërkesat për standardet ISO 27001:2013, ISO 4063:2023, ISO 3834-2:2021 nuk janë të justifikuara me natyrën e projektit për ndërtimin e rrugëve, pasi ato lidhen me fusha të tjera si siguria e informacionit, proceset e saldimit metalik dhe menaxhimi i zinxhirit të furnizimit. Vendosja e tyre e panevojshme mund të kufizojë konkurrencën dhe të paraqesë barriera të pajustifikuara për operatorët ekonomikë.

-Kërkesat për standardin OHSAS 28001:2007 që në fakt është standard i shuar dhe i zëvendësuar tashmë me standardin ISO 45001:2018.

INPO ka kërkuar nga Komuna e Vushtrrisë që të anulojë këtë aktivitet të prokurimit dhe ta inicoj siç është paraparë në planifikimin e prokurimit.

“Ose, tĂ« bĂ«jĂ« ndryshime urgjente nĂ« dokumentet e tenderit, duke eliminuar kriteret joproporcionale dhe tĂ« paarsyetuara qĂ« kufizojnĂ« konkurrencĂ«n”, thuhet mes tjerash nĂ« komunikatĂ«n pĂ«r media. /Telegrafi/

The post INPO kĂ«rkon anulimin e tenderit 4.98 milionĂ« euro nĂ« Vushtrri, shkak disa kritere “diskriminuese” appeared first on Telegrafi.

Shënohet 80-vjetori i veprimtarisë së fotografit dhe poetit, Nesim Ispahiu

Mjeshtri i fotografisë dhe poeti nga Vushtrria, Nesim Ispahiu sot ka shënuar 80-vjetorin e veprimtarisë së tij artistike.

Për të shënuar këtë moment është mbajtur një program brenda ambienteve të Kalasë së Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.

Kryetari i KomunĂ«s sĂ« VushtrrisĂ«, Ferit Idrizi, ka thĂ«nĂ« se me anĂ« tĂ« kĂ«tij programi “kanĂ« udhĂ«tuar” nĂ«pĂ«r kujtime e histori tĂ« punĂ«s sĂ« Ispahiut.

“NĂ« programin ‘Vushtrria Ime’, tĂ« zhvilluar nĂ« ambientet historike tĂ« KalasĂ« sĂ« VushtrrisĂ«, udhĂ«tuam bashkĂ« nĂ«pĂ«r kujtime, emocione dhe histori tĂ« ruajtura me dashuri nĂ«pĂ«rmjet objektivit tĂ« njĂ« njeriu qĂ« i ka dhĂ«nĂ« shpirt qytetit tone”, ka thĂ«nĂ« Idrizi.

Idrizi e ka falënderuar mjeshtrin e fotografisë dhe poetit, Nesim Ispahiu për kontributin e dhënë për gjithë këto vite. /Telegrafi/

The post Shënohet 80-vjetori i veprimtarisë së fotografit dhe poetit, Nesim Ispahiu appeared first on Telegrafi.

Idrizi pret në takim delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar, diskutojnë rreth mundësive për bashkëpunim

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur në takim delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar.

Ky delegcion ishte i udhĂ«hequr nga deputeti Alex Sobel dhe anĂ«tarja e “City Leaders”, Cllr Helen Hayden, shkruan Telegrafi.

Idrizi ka thënë se kanë diskutuar rreth mundësive për bashkëpunim mes dy vendeve.

“GjatĂ« takimit diskutuam mbi situatĂ«n aktuale nĂ« KosovĂ«, mundĂ«sitĂ« pĂ«r bashkĂ«punim dhe i njoftuam pĂ«r mundĂ«sitĂ« qĂ« ofron Komuna e VushtrrisĂ« pĂ«r investime”, ka thĂ«nĂ« Idrizi.

Ai e ka shprehur mirënjohjen e tij për këtë vizitë dhe përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar.

“Kosova do tĂ« jetĂ« gjithmonĂ« falĂ«nderuese pĂ«r ndihmĂ«n dhe qĂ«ndrimet e palĂ«kundura tĂ« miqve tanĂ« britanikĂ«â€, Ă«shtĂ« shprehur kryetari i KomunĂ«s sĂ« VushtrrisĂ«. /Telegrafi/

The post Idrizi pret në takim delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar, diskutojnë rreth mundësive për bashkëpunim appeared first on Telegrafi.

Liga e Parë vazhdon me rivalitet të fortë: Rezultatet dhe renditja pas javës së 21-të 

Janë mbyllur nëntë nga dhjetë ndeshjet e javës së 21-të të Ligës së Parë të Kosovës, ku nuk munguan përballjet e forta dhe ndeshjet me gola. 

Në Grupi A, gjërat janë bërë edhe më interesante, pasi derbi mes Lirisë dhe Drenicës u mbyll me rezultat 2-2. 

Nga kjo ka pĂ«rfituar Trepça ‘89 duke fituar derbin lokal ndaj MitrovicĂ«s me rezultat 3-1. 

Trepça dhe Rahoveci kanë barazuar me rezultat 0-0, ndërsa në barazim 2-2 u mbyll takimi mes Vëllaznimit dhe Istogut. 

Rilindja 1974 ka marr një fitore të rëndësishme si mysafir në derbin lokal ndaj Besa Pejës, duke marr tri pikë pas fitores 2-0. 

Drenica aktualisht Ă«shtĂ« lider me 42 pikĂ«, ndĂ«rsa tani Trepça ‘89 Ă«shtĂ« e dyta me 40 pikĂ«. 

Vëllaznimi dhe Liria mbajnë pozitat tre dhe katër me nga 37 pikë. Trepça ka mbetur pak prapa, ku me 35 pikë është e pesta.  

Besa Peja dhe Rilindja 1974 mbajnë pozitat gjashtë dhe shtatë me nga 24 pikë. Istogu është i teti me 20 pikë, ndërsa Rahoveci është i nënti me 16 pikë.  Në fund  është Mitrovica me 11 pikë.  


Në anën tjetër, në Grupi B, kryesuesit e kampionatit morën fitoret e radhës. Prishtina e Re shënoi fitore në derbin lokal si mysafir ndaj Ramiz Sadikut me rezultat 1-0. 

Vushtrria nuk kishte mëshirë ndaj Flamurtarit, duke e mposhtur me rezultat 4-0. 2 Korriku mori tri pikë si mysafir i KEK-ut, duke e mposhtur me rezultat 3-0.  Kika ka marr një fitore të madhe ndaj Dinamo Ferizajt si mysafir me rezultat 3-1.  

Përballja mes Vjosës dhe Fushë Kosovës është shtyrë për të hënën, për shkak të reshjeve të mëdha të borës. 

Prishtina e Re është lider me 53 pikë, ndërsa pas tyre vjen Vushtrria me 49 pikë. Në vendin e tretë është Ramiz Sadiku me 36 pikë, ndërsa në vendin e katërt qëndron Dinamo me 33 pikë. 

KEK-u ka 30 pikë në pozitën e pestë, ndërsa Vjosa me 22 pikë është e gjashta. 2 Korriku dhe Kika kanë nga 20 pikë në pozitën shtatë dhe tetë, ndërsa Fushë Kosova është e nënta me 18 pikë. Flamurtari mbyll renditjen me 10 pikë në fund.

Deri në mbyllje kanë mbetur edhe shtatë xhiro, ku vendet e para ngjiten direkt në Superligën e Kosovës, ndërsa vendet e dyta luajnë barazh mes vete, për të zhvilluar pastaj një ndeshje me vendin e tretë të elitës së futbollit kosovar.  /Telegrafi/  

The post Liga e Parë vazhdon me rivalitet të fortë: Rezultatet dhe renditja pas javës së 21-të  appeared first on Telegrafi.

Përkujtohet familja Ujkani nga fshati Reznik, 26 vjet më parë forcat serbe vranë 9 anëtarë të kësaj familjeje

Sot është kujtuar me nderim familja Ujkani nga fshati Reznik i Vushtrrisë, në të cilën 26 vjet më parë forcat serbe vranë 9 anëtarë të kësaj familjeje.

Kryetari i KomunĂ«s sĂ« VushtrrisĂ«, Ferit Idrizi, ka thĂ«nĂ« se kjo ngjarje ishte njĂ« nga plagĂ«t mĂ« tĂ« rĂ«nda tĂ« “shpirtit tonĂ« kolektiv”, shkruan Telegrafi.

“Ishte njĂ« nga plagĂ«t mĂ« tĂ« rĂ«nda tĂ« shpirtit tonĂ« kolektiv, por edhe njĂ« dĂ«shmi e çmimit tĂ« lirisĂ« qĂ« sot gĂ«zojmĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Idrizi.

Idrizi ka shprehur përulje para kujtimit të secilit civil të vrarë, që u bë simbol i rezistencës, sakrificës dhe dinjitetit njerëzor.

“Lavdi martirĂ«ve tĂ« kombit! Lavdi tĂ« gjithĂ« tĂ« rĂ«nĂ«ve pĂ«r liri!”, ka thĂ«nĂ« ai. /Telegrafi/

The post Përkujtohet familja Ujkani nga fshati Reznik, 26 vjet më parë forcat serbe vranë 9 anëtarë të kësaj familjeje appeared first on Telegrafi.

Vushtrria nderon më të mirët në sport për vitin 2024

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Vushtrrisë ka mbajtur dje ceremoninë zyrtare për zgjedhjen e sportistëve më të dalluar të vitit 2024.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i ka uruar sportistët e dalluar të vitit 2024, për të cilët tha se janë krenaria e qytetit, shkruan Telegrafi.

“Sot, nĂ« njĂ« ceremoni tĂ« veçantĂ« shpallĂ«m “sportistĂ«t mĂ« tĂ« dalluar tĂ« vitit 2024”, duke vlerĂ«suar talentin, pĂ«rkushtimin dhe sukseset e tyre gjatĂ« vitit qĂ« lamĂ« pas. Urime pĂ«r tĂ« gjithĂ« tĂ« vlerĂ«suarit – jeni krenaria e qytetit tonĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Idrizi.

Çmimet kryesore u ndanĂ« pĂ«r: Sara Pllana – Sportistja mĂ« e dalluar, Aldrin Imeri – Sportisti mĂ« i dalluar, Malvina Haziti – Sportistja mĂ« e dalluar dhe Dardan Menxhiqi – Sportisti mĂ« i dalluar.

Po ashtu me çmime u nderuan: trajnerët më të suksesshëm të vitit, klubet më të dalluara në kategori të ndryshme, punëtorët sportiv të dalluar, pedagogë të shkollave për kontribut në sport, gjyqtarët sportive dhe veteranët e sportit e referimit. /Telegrafi/

The post Vushtrria nderon më të mirët në sport për vitin 2024 appeared first on Telegrafi.

Mbahen garat e shahut për nxënësit në Vushtrri, ata sfidojnë njëri-tjetrin

Sot janë mbajtur garat e shahut për nxënësit e klasave 1-5 në Vushtrri.

Në edicionin e katërt të këtyre garave ekspertët e rinj të kësaj loje kanë sfiduar njëri-tjetrin, shkruan Telegrafi.

“Sot u mbajt edicioni i 4-tĂ« i GarĂ«s sĂ« Shahut pĂ«r nxĂ«nĂ«sit e klasave 1-5 nĂ« Innovation Academy, ku ekspertĂ«t e rinj tĂ« shahut sfiduan njĂ«ri-tjetrin nĂ« kĂ«tĂ« garĂ« shumĂ« frymĂ«zuese”, ka thĂ«nĂ« kryetari i KomunĂ«s sĂ« VushtrrisĂ«, Ferit Idrizi.

Idrizi është shprehur krenar që po kontribuojnë në rritjen e mundësive për fëmijët që të bëhen kampionë të ardhshëm të shahut.

“Faleminderit Innovation Academy dhe DrejtorisĂ« Komunale tĂ« Arsimit pĂ«r organizimin e kĂ«tij eventi tĂ« shkĂ«lqyer!”, ka thĂ«nĂ« tutje ai. /Telegrafi/

The post Mbahen garat e shahut për nxënësit në Vushtrri, ata sfidojnë njëri-tjetrin appeared first on Telegrafi.

Nesër do të mbahen garat e shahut për nxënësit në Vushtrri

Nesër do të zhvillohen garat e shahut për nxënësit e klasave 1-5 në Vushtrri.

Ky do tĂ« jetĂ« edicioni i katĂ«rt i kĂ«tyre garave, derisa do tĂ« mbahen nĂ« “Innovation Academy” nĂ« Vushtrri, shkruan Telegrafi.

KĂ«to gara do tĂ« organizohen nga drejtoria komunale e Arsimit nĂ« Vushtrri nĂ« bashkĂ«punim me “Innovation Academy” dhe do tĂ« fillojnĂ« nĂ« orĂ«n 10:00.

Shpërblimet për fituesit për kategorinë e meshkujve janë vendi i parë fiton 50 euro dhe një shah, vendi i dytë 30 euro dhe vendi i tretë 20 euro.

Ndërsa, për kategorinë e femrave vendi i parë fiton 50 euro dhe një shah, vendi i dytë 30 euro dhe vendi i tretë 20 euro. /Telegrafi/

The post Nesër do të mbahen garat e shahut për nxënësit në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

Zhvillohen aktivitete për nder të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit në Vushtrri

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit janë zhvilluar disa aktivitete edhe në Vushtrri.

NĂ« shkollĂ«n fillore “’Ali Kelmendi” Ă«shtĂ« zhvilluar njĂ« aktivitet ku tĂ« gjithĂ« janĂ« bashkuar pĂ«r tĂ« theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e pĂ«rfshirjes sĂ« çdo fĂ«mije, shkruan Telegrafi.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

“NĂ« shkollĂ«n fillore ‘Ali Kelmendi’ u organizua njĂ« aktivitet i veçantĂ«, ku tĂ« gjithĂ« nxĂ«nĂ«sit, prindĂ«rit, dhe stafi u bashkuan pĂ«r tĂ« theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e pranisĂ« dhe pĂ«rfshirjes sĂ« çdo fĂ«mije”, ka thĂ«nĂ« Idrizi.

Idrizi ka thĂ«nĂ« se ky aktivitet i’u ka dhĂ«nĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« shprehin solidaritetin dhe tĂ« rrisim ndĂ«rgjegjĂ«simin pĂ«r nevojat e fĂ«mijĂ«ve qĂ« pĂ«rballen me çrregullime tĂ« spektrit tĂ« autizmit. /Telegrafi/

The post Zhvillohen aktivitete për nder të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

❌