❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Oleksandr Usyk nuk ka rival/ Boksieri i madh ukrainas, tani kampion absolut i botës

Nuk dihet nëse mund të krahasohet me një Muhamed Ali apo Majk Tajson, por është ai legjenda e sotme e boksit profesionist.

Oleksandr Usyk vazhdon të nderojë atdheun e tij, Ukrainën, dhe ja ku arriti fitoren e radhës, duke u bërë sërish kampion absolut I botës në peshat e rënda.

Rivali i tij aspak pĂ«r t’u hedhur poshtĂ«, britaniku Daniel Dybua, nuk rezistoi dot mĂ« shumĂ« se pesĂ« raunde, edhe pse lufta u zhvillua nĂ« ringun e ngritur nĂ« stadiumin “Uembli” tĂ« LondrĂ«s.

Usyk pati epërsi, siç ka ndodhur edhe në duelet e së kaluarës ndaj të tillëve si Entoni Xhoshua apo Tajson Fjuri, gjithashtu anglezë, me shkathtësi të jashtëzakonshme të këmbëve, dhe reflekse tepër të shpejta.

Nokauti në raundin e pestë ishte i dyfishtë, dhe rezultat logjik i asaj që po ndodhte brenda litarëve, ndërsa ukrainasi ka tani brezat e të 4 federatave kryesore të boksit profesionist, IBF, IBO, WBC dhe WBO.

Edhe pse 38-vjeçar ai duket në formë të shkëlqyer, dhe mban rekordin si i vetmi boksier që ka dalë tri herë kampion absolut i botës.

Ish-kampion i botës, ish-kampioni i Europës, dhe ish-kampion olimpik si amator, Usik ka bilancin e papërlyer me 24 fitore në 24 ndeshje, pra mbetet i pathyer e do të synojë ta mbyllë karrierën i tillë, si dikur Roki Marçiano apo Flojd Mejuedhër./abcnews.al

Ukraina shënjestron Moskën/ 142 dronë rrëzohen gjatë natës, dëme në disa zona të kryeqytetit rus

Kryeqyteti rus u zgjua nga sulmet ukrainase me dronë në orët e para të së dielës. Disa ndërtesa në Moskë dhe periferitë e saj u dëmtuan si pasojë e shpërthimeve.

Si rezultat i sulmit, të gjitha aeroportet e Moskës pezulluan përkohësisht operacionet

Banorët në qytetin periferik të Zelenograd raportuan se dëgjuan shpërthime. Në fshatin Golube, vendasit thanë se shpërthimet ishin aq të fuqishme sa muret dhe dritaret u drodhën në shtëpitë e tyre.

Në rajonin e Kalugës, banorët raportuan gjithashtu se kishin dëgjuar fluturime të zhurmshme të dronëve dhe pretenduan se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar.

Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin, pretendoi se mbrojtja ajrore ruse se rrëzoi të paktën 16 dronë që po shkonin drejt qytetit.

Më vonë, Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se forcat ruse rrëzuan 142 mjete ajrore pa pilot gjatë natës, përfshirë 27 mbi rajonin e Moskës.

Megjithatë siç ndodh zakonisht, autoritetet ruse nuk e publikuan shkallën e dëmit të shkaktuar.

Sulmet ukrainase vijnë pak kohë pasi në mediat ndërkombëtare u raportua se presidenti amerikan Donald Trump, kishte pyetur homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky nëse mund të sulmonte Moskën. Diçka e tillë u mohua nga presidenti amerikan, megjithatë Perëndimi po lëviz me shpejtësi për të furnizuar Ukrainën me sisteme armatimi me rreze të gjatë, që mund të godasin edhe brenda Rusisë./abcnews.al

 

 

Pastrohet kanali i Siavit/ Një prej shkaktarëve kryesorë të përmbytjeve në Vlorë

Forca të ushtrisë, punonjës të bashkisë së Vlorës , por edhe mjete të firmave private kanë nisur një aksion të gjerë pastrimi në kanalin e Siavit.

Një prej kanaleve kulluese kryesore të qytetit.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Vlorës kjo ndërhyrje po kryhet në sezon veror për të parandaluar përmbytje si ato të një viti më pare.

Sipas ministrit të mbrojtjes ndërhyrja do të vijojë në pikat më problematike të qytetit.

Mbushja me mbeturina e kanalit të Siavit një ndër kanalet kryesore kulluese në Vlorë ishte një prej shkaqeve kryesore për përmbytjet në Vlorë vitin e shkuar./abcnews.al

Thatësira godet Ballkanit/ Mungesë uji, dëme në bujqësi dhe paralajmërime për valë të re nxehtësie

Thatësira e hershme që filloi që në muajin në maj ka prekur njerëzit, kafshët dhe të korrat në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Në rajon ka pasur kufizime të ujit dhe energjisë, ndërprerje në rrjedhën e lumenjve dhe probleme në bujqësi.

Një thatësirë e rëndë ka lënë mbi një mijë lopë dhe kuaj pa ujë në një mal në Serbinë juglindore, duke i detyruar autoritetet të dërgojnë furnizime emergjente.

Në Suva Planina, që në serbisht do të thotë Mali i Thatë, pronarët e bagëtive thanë se nuk mbajnë mend që burimet të jenë tharë ndonjëherë para mesit të gushtit.

Të alarmuar, autoritetet sollën kamionë uji të enjten dhe punëtorët përdorën tuba për të mbushur një pellg nga rezervuarët për kafshët e etura.

Në Bosnjën fqinje, meteorologët kanë thënë se qershori i këtij viti mund të regjistrohet si më i thati në historinë e kohëve të fundit, duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi.

NĂ« KroacinĂ« lindore, autoritetet shpallĂ«n masa emergjente nĂ« disa komuna pĂ«rgjatĂ« kufirit me HungarinĂ« pĂ«r t’u pĂ«rballur me efektet e thatĂ«sirĂ«s.

Kultivuesit e perimeve në vend kanë paralajmëruar se shumë prej tyre mund të falimentojnë.

Më parë në korrik, si Shqipëria ashtu edhe Kosova raportuan mungesa uji që ndikuan edhe në prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimi i klimës po përkeqëson frekuencën dhe intensitetin e nxehtësisë dhe thatësirës në pjesë të Evropës, duke e bërë rajonin më të prekshëm ndaj ndikimeve në shëndetin e njerëzve dhe ndaj zjarreve.

Një valë e re nxehtësie pritet në Ballkanin Perëndimor në ditët në vijim./abcnews.al

VIDEO/ Fluksi i sezonit turistik, radhë në pikën kufitare të Qafë-Botës

Edhe pse sot krahasuar me ditë më parë vihet re një rënie e lehtë e numrit të qytetarëve që presin në radhë në pikën kufitare të Qafë-Botës, situata mbetet ende problematike.

Paraditen e sotme kanë kaluar kufirin 1436 shtetas shqiptarë dhe të huaj si dhe 460 mjete. Shkak i kësaj situate të krijuar vijon të mbetet ende dogana greke, mënyrës së saj të organizimit të punës. Në doganën greke operohet  vetëm me një sens qarkullimi, pra në të njëjtën kohë në hyrje dhe dalje dhe kjo sjell pritje të gjata për udhëtarët në të dy krahët e kufirit.

Pala greke vijon të operojë vetëm me një sportel, ndërsa pala shqiptare me tre sportele. Në fillim të javës pritet zëvendësimi i personelit në doganën greke dhe marrja e masave për lehtësimin e qarkullimit në Pikën Kufitare të Mavromatit. Kur natyrisht edhe fluksi i lëvizjes pritet të rritet në ditët në vijim për shkak të kulnimit  të sezonit veror.

Kërcënohet drejtori i IKMT Shkodër/ I vendoset kurorë mortore te porta e banesës së prindërve

Persona të paidentifikuar i kanë vendosur kurorë mortore në derën e banesës. Policia dhe prokuroria ka nisur hetimet.

Një kurorë mortore, simbol i qartë kërcënimi, është lënë në portën e banesës së prindërve të Emilian Nikës, drejtor i IKMT-së Shkodër.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Sektor të Velipojës dhe është denoncuar menjëherë në polici. Nika është një nga zyrtarët që ka drejtuar aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit një operacion që ka hasur kundërshtime të forta nga banorët e zonës.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për rastin, ndërsa pista e vetme e hetimit është ajo për shkak të detyrës./abcnews.al

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës/ Pranga 31-vjeçarit në Shkodër

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës/ Pranga 31-vjeçarit në Shkodër

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës. 31-vjeçari banues në Kamëz u kap në flagrancë në fshatin Hot, duke shoqëruar 6 shtetas (4 nga Nepali dhe 2 nga Pakistani).

“N. B., 31 vjeç, banues nĂ« KamĂ«z, pĂ«r veprĂ«n penale “Ndihma pĂ«r kalim tĂ« paligjshĂ«m tĂ« kufijve”. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte emigrantĂ« nga Vendet e Treta, qĂ« tĂ« kalonin ilegalisht kufirin tokĂ«sor duke i transportuar nga Mali i Zi nĂ« drejtim tĂ« GreqisĂ«, kundrejt pagesĂ«s 350 euro pĂ«r person”, njofton policia.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

“ShqipĂ«ria me demokraci tĂ« konsoliduar”, Petraj: SHBA e shohin vendin tonĂ« mĂ« pranĂ« BE

Avokati Edmond Petraj deklaroi nĂ« emisionin “Ora e Fundit” nĂ« ABC NeĂ«s se Shtetet e Bashkuara kanĂ« mbajtur qĂ«ndrimin mĂ« tĂ« drejtĂ« duke mos ndĂ«rhyrĂ« mĂ« nĂ« çështjet politike shqiptare, ndĂ«rsa kritikoi opozitĂ«n pĂ«r mungesĂ«n e reflektimit pas zgjedhjeve.

Sipas tij, SHBA e konsideron Shqipërinë një vend të konsoliduar dhe pranë anëtarësimit në BE, pavarësisht problematikave të brendshme.

Ai theksoi se opozita vazhdon të mos i njohë rezultatet zgjedhore dhe se përpjekjet për lobim kundër Shqipërisë janë të papranueshme. Petraj u shpreh se hetimet dhe analizat financiare për kontratat e lobimit do të vijojnë, duke shtuar se opozita duhet të kërkojë përgjegjësinë brenda vetes.

“SHBA ka bĂ«rĂ« gjĂ«nĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«, pasi nuk duhet tĂ« futĂ« mĂ« hundĂ«t. Nuk duhet tĂ« komentojĂ« mĂ« zgjedhjet dhe politika shqiptare tĂ« mos i ketĂ« mĂ« sytĂ« nga Amerika. SHBA-tĂ« e shikojnĂ« ShqipĂ«rinĂ« si njĂ« vend tĂ« konsoliduar, megjithĂ«se ne kemi shumĂ« defekte dhe marrĂ«dhĂ«nie joserioze me qytetarĂ«t. Por, pavarĂ«sisht kĂ«saj ata e shikojnĂ« ShqipĂ«rinĂ« si njĂ« vend qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« hap larg BE-sĂ«.

Berisha doli blof që në momentin që u hapën kutitë e votimit me insistimin e tyre. Nuk kishte ndonjë tren të çuditshme sipas asaj që pretendonte opozita. Opozita kurrë nuk i ka pranuar zgjedhjet. Opozita do doja që të ishte më afër problemeve që kanë qytetarët. Sa i takon lobimit. Aty i ka plasur bomba në dorë. Nuk ka gjë më të keqe se sa të paguash para duke paguar kundër Shqipërisë. Unë e shikoj si gjënë më të paarsyeshme, sepse me këto para mund të kishin insistuar për të ringritur PD-në, megjithatë nuk ka shpresë për një ringritje të PD.

Hetim do të bëhet, analizë financiare do të bëhet për të dyja kontratat edhe për lobimin edhe për LaCivita-n. Kontrata 6+ milionë dollarëshe nuk është asgjë tjetër veçse një kontratë lobimi kundër Shqipërisë. Ata duan që të gjejnë përgjegjësinë tek vetja.

PĂ«r ndĂ«rtimet pa leje nĂ« Theth, Berisha gjithmonĂ« flet ashtu siç flet. MĂ«nyra e tij e vetme Ă«shtĂ« konflikti. Nuk Ă«shtĂ« nĂ« pozitat qĂ« tĂ« krijojĂ« forcat e tij nga veriu nĂ« jug. Kjo katrahurĂ« ka nisur qĂ« nĂ« kohĂ«n e BerishĂ«s, ‘tokĂ« e nxanun’”, tha avokati Edmond Petraj./abcnews.al

Vazhdon zjarri në Drenovë/ Prej një jave zjarrfikësit nuk mund të vënë nën kontroll flakët

Vatra e zjarrit në Belishovë të Mallakastres prej thuajse një jave nuk është mundur të vihet nën kontroll. Flakët që nga mesdita e së premtes kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre, pisha dhe ullishte duke shkrumbuar dhjetëra hektarë.

Shërbimet zjarrfikëse të ndihmuara edhe nga mjetet e ushtrisë po punojnë në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer kodrinor për të bërë të mundur izolimin e flakëve të cilat të favorizuara nga era janë përhapur në drejtime të ndryshme duke dalë jashtë kontrollit. Ndërkohë vatrat e zjarrit janë ende aktive edhe në kodrat e Gorishovës , por me intensitet të ulët.

Në terren ndodhen 10 mjete zjarrfikëse, 4 të ushtrisë të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve. Sipas statistikave sipërfaqja e djegur dhe e përshkuar në total llogaritet rreth 150 hektarë.

Ndërkohë, situata vijon të jetë e rënduar në fshatin Gorishovë të Cakranit, ku zjarri po përhapet me shpejtësi duke përfshirë dhjetëra hektarë ullishte.

Ekipet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e flakëve, por era dhe thatësira e tokës po e vështirësojnë ndërhyrjen. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo vatër të re.

NjĂ« tjetĂ«r vatĂ«r zjarri Ă«shtĂ« aktivizuar kĂ«tĂ« tĂ« premte nĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe kodrinore nĂ« fshatin ÇërraveĂ«tĂ« Pogradecit.

Aktualisht vatra është tepër e gjerë ndërsa po favorizohet edhe nga era. Kodra është kryesisht me bimësi të ulët.  Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, forcat e pyjores dhe policia për të lokalizuar flakët.

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

Shtetet e Bashkuara e kanĂ« refuzuar njĂ« marrĂ«veshje tĂ« miratuar nga pjesĂ«tarĂ« tĂ« OrganizatĂ«s BotĂ«rore tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« (OBSH) pĂ«r t’i avancuar pĂ«rgatitjet pĂ«r pandemitĂ« e radhĂ«s, pas njĂ« pĂ«rgjigjeje tĂ« çrregullt globale pĂ«r pandeminĂ« koronavirusit, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur Qeveria amerikane.

Departamenti amerikan i Shtetit dhe Departamenti amerikan i Shëndetësisë kanë thënë përmes një deklarate se e kanë transmetuar edhe zyrtarisht refuzimin amerikan për të zbatuar paktin, i cili është miratuar në muajin maj në Gjenevë, pas tre vjetësh negociata.

Pakti synon të garantojë që ilaçet, terapitë dhe vaksinat të jenë të qasshme në gjithë botën, në rast të ndonjë pandemie tjetër.

Dokumenti u kërkon kompanive prodhuese pjesëmarrëse që të garantojnë se 20 për qind e vaksinave, ilaçeve dhe testeve do të ndahen për OBSH-në gjatë një pandemie, në mënyrë që vendet e varfra të kenë qasje në to.

Negociatorët amerikanë i kanë braktisur këto negociata pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka nisur një proces 12-mujor për largim të SHBA-së nga kjo agjenci, pak pasi e ka nisur mandatin e ri presidencial. SHBA-ja është mbështetësja më e madhe financiare e OBSH-së.

“Terminologjia e pĂ«rdorur nĂ« amendamentet e vitit 2024 Ă«shtĂ« e zbehtĂ« dhe e pĂ«rgjithshme, duke rrezikuar pĂ«rgjigjen ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« koordinuar tĂ« OBSH-sĂ« qĂ« fokusohet nĂ« çështjet politike sikurse solidariteti, dhe jo nĂ« veprime tĂ« shpejta dhe efektive”, Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« nĂ« deklaratĂ«n e lĂ«shuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe Sekretari i ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, Robert F. Kennedy Jr.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020. Më shumë se 7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./REL

Shuhet legjenda e muzikës filmike/ Alan Bergman ndërron jetë në moshën 99-vjeçare në Los Angeles

ËshtĂ« ndarĂ« nga jeta Alan Bergman, kompozitori fitues i çmimeve Oscar, Grammy dhe Emmy, i cili bashkĂ«punoi me gruan e tij Marilyn pĂ«r mĂ« shumĂ« se gjashtĂ« dekada dhe krijoi hite si “The Windmills of Your Mind”, “The Way We Were” dhe “In the Heat of the Night”.

Ai ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Bergmans shkruan qindra kĂ«ngĂ«, kryesisht pĂ«r filma dhe seriale televizive, dhe bashkĂ«punuan me kompozitorĂ« si John Ëilliams, Quincy Jones, Henry Mancini dhe David Shire.

Materialet e tyre pĂ«rfshinin kĂ«ngĂ«n “In the Heat of the Night” tĂ« Ray Charles nga filmi me tĂ« njĂ«jtin emĂ«r; kĂ«ngĂ«n “The Windmills of Your Mind” tĂ« Noel Harrison nga filmi “The Thomas CroĂ«n Affair”; dhe kĂ«ngĂ«n “It Might Be You” tĂ« Stephen Bishop nga filmi “Tootsie”.

“The Way We Were” ishte kĂ«nga mĂ« e shitur e vitit 1974 dhe u solli BergmanĂ«ve njĂ« nga tre çmimet Oscar, tĂ« tjerat erdhĂ«n pĂ«r “Windmills of Your Mind” dhe kolonĂ«n zanore tĂ« “Yentl”.

Çifti I kompozitorĂ«ve fituan gjithashtu dy çmime Grammy, katĂ«r çmime Emmy dhe gjatĂ« gjithĂ« jetĂ«s u nderuan me shumĂ« ccmime pĂ«r arritjet e tyre.

Alan Bergman lindi më 11 shtator 1925. Ai studio Universitetin e Karolinës së Veriut në dhe mori një diplomë masteri në muzikë.

Marilyn dhe Alan u martuan në shkurt të vitit 1958 dhe ishin partnerë profesionistë gjatë gjithë karrierës së tyre./abcnews.al

 

Kërkohej që prej një jave nga familjarët/ Gjendet i pajetë trupi i një 72-vjeçari në Fier

ËshtĂ« gjetur i dekompozuar trupi i njĂ« 72-vjeçari nĂ« tokat e fshatit Sektor Seman nĂ« Fier. Nga kqyrja paraprake, nuk janĂ« konstatuar shenja dhune.

72-vjeçari që prej datës 12 korrik kërkohej nga familjarët pasi ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes./abcnews.al

Skandal financiar në Spanjë/ Ish-ministri i Financave akuzohet për favore ndaj kompanive të energjisë në këmbim të miliona eurove

Partia Popullore (PP), opozita kryesore konservatore në Spanjë, është përfshirë në një skandal mbi akuzat për trafik ndikimi nga ish-ministri i Financave, Cristóbal Montoro, duke e goditur rëndë strategjinë shpesh të drejtuar nga lideri Alberto Feijóo për akuzat ndaj qeverisë socialiste të Pedro Sånchez.

Hetimi gjyqĂ«sor nĂ«n drejtimin e gjyqtarit RubĂ©n Rus pĂ«rfshin 28 tĂ« pandehur, mes tyre Montoro dhe zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« financĂ«s. Akuzohet se ata morĂ«n tĂ« paktĂ«n 11 milionĂ« euro nga kompani tĂ« mĂ«dha tĂ« energjisĂ« pĂ«rmes firmĂ«s ligjore “Equipo EconĂłmico” – nĂ« kĂ«mbim tĂ« ndikimit pĂ«r ndryshime tĂ« favorshme nĂ« legjislacion dhe politikĂ« fiskale gjatĂ« viteve 2008‑2015.

Sipas raportit tĂ« gjyqtarit, ndĂ«rmarrja ishte njĂ« “mjerrĂ« akses” pĂ«r nĂ« MinistrinĂ« e Financave. NdĂ«rsa kompanitĂ« energjetike u pĂ«rpoqĂ«n tĂ« ndikonin nĂ« ligje pĂ«rmes lobimeve, pa sukses, vetĂ«m kur u pĂ«rfshi “nevoja” Montoro, rezultatet erdhĂ«n brenda periudhe tĂ« shkurtĂ«r, me reduktime taksash pa arsyetim tĂ« qartĂ« .

Montoro akuzohet edhe për hyrje të paligjshme në dosjet fiskale të rivalëve politikë brenda vetë PP, përfshirë ish-presidenten e Madridit, Esperanza Aguirre, dhe figura të njohura si Rafael Nadal, Carmen Thyssen dhe Jordi Pujol Ferrusola. Sipas burimeve mediave, Rajoy ishte paralajmëruar për aktivitetet e Montoros por nuk ndërmori veprime.

Montoro dha dorëheqje nga PP të enjten dhe deklaroi se akuzat janë pa prova. Kryetari i partisë, Feijóo, insistoi se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë universale, ndërsa studiuesit politikë deklarojnë se skandali i heq ofertë dorëvistave të opozitës dhe i jep frymëmarrje Sånchez, duke krijuar ndikime të mundshme për partinë e ekstremit të djathtë Vox./abcnews.al

 

“Paketa e Maleve çelĂ«si pĂ«r zhvillimin rural”, Denaj: Synimi i qeverisĂ« pĂ«rafrimi i ligjeve sipas standardeve tĂ« BE

Ministrja e BujqĂ«sisĂ«, Anila Denaj, shprehu besim tĂ« plotĂ« nĂ« suksesin e “PaketĂ«s sĂ« Maleve”, gjatĂ« njĂ« interviste nĂ« emisionin “Sheshi i Dollarit” nĂ« ABC NeĂ«s. Sipas saj, kjo paketĂ« nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« vetĂ«m me lehtĂ«simin e dokumentacionit tĂ« pronĂ«sisĂ«, por pĂ«rfaqĂ«son njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r zhvillimin ekonomik tĂ« zonave malore pĂ«rmes nxitjes sĂ« 500 bizneseve tĂ« para me pĂ«rjashtim nga taksat pĂ«r njĂ« periudhĂ« 10-vjeçare.

Denaj theksoi se kjo nismë synon të krijojë punësim, të rrisë reputacionin dhe vlerën e zonave të thella. Ajo foli gjithashtu për sfidat që lidhen me procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke vënë në dukje nevojën për përafrimin e legjislacionit dhe përforcimin e kapaciteteve njerëzore në administratë.

Ministrja nënvizoi se mungesa e stafit të specializuar është një nga problemet më të mëdha që kërkon zgjidhje të shpejtë, duke përmendur si zgjidhje përfshirjen e studentëve të vitit të fundit në praktika profesionale me qëllim punësimin e tyre në sektor.

“Jam shumĂ« shpresĂ« plotĂ« tek ‘Paketa e Maleve’. UnĂ« nuk mendoj qĂ« paketa e maleve nuk Ă«shtĂ« thjesht qĂ« lehtĂ«si pĂ«r njĂ« dokument pronĂ«sie, por ai Ă«shtĂ« hapi i parĂ« dhe nĂ«se ai shoqĂ«rohet me 500 bizneset e para me 0 taksa nĂ« 10 vite dhe kĂ«to 500 biznese janĂ« brenda standardeve dhe madhĂ«sisĂ« sĂ« fermĂ«s kaq Ă«shtĂ« ShqipĂ«ria dhe kaq janĂ« zonat malore tĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« ngritur edhe vlerĂ« edhe reputacion dhe punĂ«sim.

Bujqësia të gjithë sektorët dhe i gjithë mandati i Partisë Socialiste është një mandat drejt integrimit në Bashkimin Europian, dhe një merak është se ai do i arrijmë në kohë ne të gjithë ligjet që kërkohen. Ky është meraku i vetëm. Dhe puna e përditshme që këtu bëhet është se si të përafrojmë ligjet sipas standardeve të Bashkimit Europian dhe burimet njerëzore janë një element shumë i rëndësishëm unë në këtë ministri kam vlerësuar çdo ditë të punës si një vlerë të shtuar duke mësuar nga agronomë që kanë 40 vite në këtë ministri.

Por, Ă«shtĂ« dhe koha biologjike dhe u ka ardhur koha pĂ«r tĂ« dalĂ« nĂ« pension dhe sado qĂ« ne duam t’i mbajtĂ«n ata duhen zĂ«vendĂ«suar me profesorĂ«t mĂ« tĂ« mirĂ« sot, shpresoj nga fakulteti, por pse jo dhe studentĂ«t mĂ« tĂ« mirĂ«. Nga ana tjetĂ«r ne kemi vendosur kuota nĂ« ministri tĂ« paktĂ«n 100-150 duhen ardhur studentet e viteve tĂ« fundit pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« praktikat dhe mĂ« pas pĂ«r t’u punĂ«suar. Ne vetĂ«m kĂ«shtu mund ta mbyllin handikapin e burimeve njerĂ«zore qĂ« Ă«shtĂ« dhe njĂ« andikap natyror”, tha Anila Denaj./abcnews.al

“Toka nuk duhet punuar pa plan”, Denaj: Vaditja, informaliteti dhe infrastruktura, sfidat kryesore tĂ« bujqĂ«sisĂ«

Ministrja e BujqĂ«sisĂ«, Anila Denaj, gjatĂ« njĂ« interviste nĂ« emisionin “Sheshi i Dollarit” nĂ« ABC News, theksoi nevojĂ«n pĂ«r njĂ« qasje mĂ« strategjike nĂ« sektorin bujqĂ«sor, duke u fokusuar nĂ« prodhime qĂ« kĂ«rkohen nga tregu vendas dhe ai ndĂ«rkombĂ«tar.

Ajo u shpreh se është koha që fermerët të mos punojnë tokën pa një plan të qartë tregu, pasi kjo sjell vetëm humbje dhe zhgënjim. Denaj njoftoi gjithashtu se Ministria ka përfshirë këtë çështje në prioritetet afatmesme dhe ka hartuar një plan konkret për zhvillimin e blegtorisë, me fokus te rritja e numrit të bagëtive të imta dhe përmirësimi i infrastrukturës, veçanërisht në sistemin e vaditjes.

Ministrja nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes pushtetit vendor dhe atij qendror për të përballuar sfidat, si dhe paralajmëroi investime të konsiderueshme në këtë sektor, përfshirë një fond prej rreth 700 milionë euro.

“Ne duhet tĂ« punojmĂ« me mend se çfarĂ« tĂ« mbjellin, ne nuk mund tĂ« punojmĂ« tokĂ«n pĂ«r njĂ« produkt qĂ« nuk e kĂ«rkon tregun. Pra nĂ«se e gjithĂ« puna shkon pĂ«r njĂ« produkt qĂ« nuk e kĂ«rkon tregu ka frustim, prandaj dhe ne nĂ« ministri, unĂ« e kam vendosur nĂ« njĂ« nga prioritet afatmesme tĂ« kĂ«rkuara nga kryeministri qĂ« ne tĂ« mendojmĂ« se si tĂ« kĂ«shillojmĂ« bizneset e angazhuara nĂ« fushĂ«n e bujqĂ«sisĂ« tĂ« mbjellin produkte qĂ« edhe tregu i brendshĂ«m, por edhe tregu i jashtĂ«m i kĂ«rkon dhe i ka ardhur koha. NĂ« raport me blegtorinĂ« kemi njĂ« plan konkret qĂ« doli nga tryeza e pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r bagĂ«titĂ« e imta.

Kemi menduar që të bëjmë një plan të mirëfilltë të rritjes së bagëtive të imta dhe të rritjes së infrastrukturës në mënyrë që të shikojmë jo vetëm atë që i takon pushtetit qendror, por edhe atij vendor. Shpesh ka një ndarje të detyrave mes dy pushteteve. Vendet ku furnizohet me ujë bagëtia janë vende të amortizuara dhe absolutisht sot ka nevojë për ndërhyrje. Pushteti lokal duhet që ta përqendrojë ndërhyrje atje ku duhet, jo atje kur nuk duhet. Vaditja dhe ujitja janë aq shumë të rëndësishme, të cilat edhe për shkak të kushteve klimatike kanë një presion të burimeve ujore.

Pra mund tĂ« kesh infrastrukturĂ«, mund edhe tĂ« investosh, por nĂ«se tĂ« mungon burimi e ke pothuajse tĂ« pamundur. UnĂ« aktualisht ndjej presionin e gjithĂ« fushĂ«n e Maliqit nĂ« raport me vaditjen, ndjej presionin edhe tĂ« MyzeqesĂ«, sidomos pĂ«r zona tĂ« caktuara, apo edhe pĂ«r cilĂ«sinĂ« e vaditjes. Ne kemi njĂ« shpĂ«rndarje jo tĂ« njĂ«trajtshme tĂ« ujit, diku me shumicĂ« e diku me pakicĂ«, por kudo ndĂ«rhyrjet e infrastrukturĂ«s duhet qĂ« tĂ« bashrendojnĂ« pushtet vendor, pushtet qendror dhe fondet janĂ« tĂ« konsiderueshme. PĂ«rllogaritet njĂ« fond pĂ«r MinistrinĂ« e BujqĂ«sisĂ« qĂ« do tĂ« jetĂ« rreth 700 milionĂ« euro, por nga an tjetĂ«r kemi dhe mĂ«nyra alternative”, tha ministrja Anila Denaj./abcnews.al

Kredi me interesa te ulëta për bujqësinë, Denaj: Fermerët duhet të formalizohen për të përfituar

Ministrja e BujqĂ«sisĂ«, Anila Denaj, gjatĂ« njĂ« interviste nĂ« emisionin “Sheshi i Dollarit” nĂ« ABC News, ka theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e formalizimit tĂ« sektorit bujqĂ«sor dhe domosdoshmĂ«rinĂ« pĂ«r ta mbĂ«shtetur atĂ« jo vetĂ«m pĂ«rmes subvencioneve, por edhe pĂ«rmes kredive tĂ« buta.

Ajo u bĂ«ri thirrje fermerĂ«ve tĂ« kalojnĂ« nga statusi individual nĂ« formĂ«n e ndĂ«rmarrjeve bujqĂ«sore, pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar mĂ« shumĂ« nga instrumentet financiare dhe pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« zhvillim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« zinxhirit prodhim–pĂ«rpunim–shitje.

Denaj theksoi se formalizimi është kusht për të pasur qasje në kredi bankare dhe vuri në dukje se përqindja e subvencioneve në buxhetin e Ministrisë është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

“NĂ«se ne nuk mbjellim prodhime siç e kĂ«rkojnĂ« standardet e tregut. Ne kĂ«tĂ« gjĂ« nuk e bĂ«jmĂ« vetĂ«m me skemĂ«n e subvencioneve, ne duhet ta bĂ«jmĂ« edhe me njĂ« kredi tĂ« butĂ«. Do tĂ« flas jo vetĂ«m nĂ« pozicionin e ekspertĂ«ve, por edhe tĂ« bujqĂ«rve. Nxitja mes prodhimit pĂ«rpunimit dhe shitjes nĂ« zinxhir, kjo kĂ«rkon ndĂ«rtimin e shtĂ«pive pĂ«r tĂ« prodhuar, kĂ«rkon edhe mjetet qĂ« ka nevojĂ« edhe hallka e fundit nĂ« zinxhir. Çështja mbetet e hap dot banka derĂ«n pĂ«r sektorin e bujqĂ«risĂ« kur ai Ă«shtĂ« infomral, jo.

Në asnjë rast banka nuk mund të kreditojë pa pasur një formalizmi dhe është e padiskutueshme sot është koha që të gjitha bizneset të heqin dorë nga NIPT-i i fermerit dhe të shkojnë drejt ndërmarrjeve bujqësore edhe me një 1-2 apo 3 hektarë. Por, letrat, dokumentacioni në raport me pjesën fiskale është absolute, kjo është një thirrje për fermerët për të mos u ndjerë të vegjël, por të mëdhenj ashtu siç janë, për punën që ata bëjnë, por ta formalizojnë atë punë. E dyta është mbështetje që ne japim me grantet që ne i quajmë subvencione, por këto janë shumë më të rëndësishme për infrastrukturën derisa të vijë procesi për prodhim.

Ne kemi ofertuar kĂ«tĂ« vit, subvencionet e drejtpĂ«rdrejta qĂ« ulin kostot e prodhimit, ndĂ«rkohĂ« qĂ« kĂ«to subvencionet e investimeve japin mundĂ«sinĂ« e zgjerimit, pra janĂ« tĂ« dyja tĂ« ndryshme dhe tĂ« dyja duhet. Politika e MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ« ndĂ«r vite, jo vetĂ«m tani ka qenĂ« qĂ« tĂ« dyja duhen. NĂ«se mĂ« pĂ«rpara kjo politikĂ« ka qenĂ« me shifra mĂ« tĂ« ulĂ«ta, nĂ«se nĂ« vitin 2013 vetĂ«m 10% e buxhetit tĂ« MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ« kanĂ« qenĂ« subvencione, sot janĂ« 45%. Kemi njĂ« rritje shumĂ« cilĂ«sore nĂ« njĂ« peshĂ« specifike”, tha ministrja Denaj./abcnews.al

Sweida në flakë: Përleshje të përgjakshme midis fiseve beduine dhe pakicës druze, mbi 300 të vrarë

Provinca jugore siriane e Sweidës është përfshirë nga një valë e re dhune, ndërsa përleshjet e armatosura midis fiseve beduine dhe grupeve të pakicës druze kanë dalë jashtë kontrollit. Sipas të dhënave të publikuara nga Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut, numri i viktimave ka arritur të paktën 321 persona.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim në një spital fushor në fshatin Deraa, ndërsa përplasjet e armatosura vijuan edhe të premten në disa zona të provincës, sipas raportimeve nga banorët vendas.

Në një deklaratë për agjencinë shtetërore siriane të lajmeve, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme deklaroi se forcat qeveritare aktualisht nuk po planifikojnë të rikthehen në Sweida. Kjo deklaratë erdhi si reagim ndaj lajmeve të publikuara nga disa media rajonale, të cilat raportuan se qeveria siriane po përgatitej të ndërhynte sërish në provincë për të shuar dhunën mes grupeve të armatosura druze dhe fiseve beduine.

Trupat e ushtrisë siriane ishin tërhequr nga Sweida pas njoftimit për një armëpushim të arritur të mërkurën. Megjithatë, dhuna shpërtheu sërish mbrëmjen e së enjtes, duke përfshirë grupet e armatosura të dy palëve ndërluftuese.

Në një përpjekje për të rivendosur rendin, qeveria në Damask vendosi sërish forca ushtarake në zonë gjatë kësaj jave. Provinca Sweida ndodhet pranë kufirit me territoret e kontrolluara nga Izraeli, dhe situata është përshkallëzuar edhe më tej pas përfshirjes së Tel Avivit në luftime.

Izraeli, i cili ka shprehur kundërshtinë ndaj vendosjes së forcave të regjimit sirian në jug të vendit, reagoi me sulme ndaj pozicioneve siriane. Të mërkurën, forcat izraelite goditën trupat siriane, duke shënjestruar edhe Ministrinë e Mbrojtjes së Sirisë dhe një zonë pranë pallatit presidencial në Damask./abcnews.al

 

Merz: Europa do të rrisë fondet për mbrojtjen e përbashkët

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka pranuar kritikat e shprehura nga presidenti amerikan Donald Trump në lidhje me kontributin e pamjaftueshëm financiar të vendeve evropiane për sigurinë kolektive. Në një intervistë për rrjetin britanik BBC, Merz konfirmoi se pas samitit të mbajtur në Hagen një muaj më parë, vendet partnere kanë rënë dakord për rritjen e angazhimeve buxhetore në fushën e mbrojtjes.

“E dimĂ« qĂ« duhet tĂ« bĂ«jmĂ« mĂ« shumĂ«. Ata po na kĂ«rkojnĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« mĂ« shumĂ« dhe ne po e bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ«. Besoj se tashmĂ« jemi nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n linjĂ«. Ne nuk jemi mjaftueshĂ«m tĂ« fortĂ«, ushtria jonĂ« nuk Ă«shtĂ« mjaftueshĂ«m e fortĂ«, prandaj po shpenzojmĂ« shumĂ« para,” deklaroi ai.

Merz theksoi se marrëdhëniet me presidentin Trump janë të mira dhe bashkëpunimi ndërmjet dy liderëve është i rregullt, sidomos në çështje që lidhen me Ukrainën dhe tregtinë.

“Po pĂ«rpiqemi tĂ« sjellim fundin e kĂ«saj lufte. Po koordinohemi pĂ«r UkrainĂ«n dhe pĂ«r tarifat tregtare. Flasim nĂ« telefon njĂ« herĂ« nĂ« javĂ«, po koordinojmĂ« pĂ«rpjekjet tona. NjĂ« çështje Ă«shtĂ« lufta nĂ« UkrainĂ«, dhe e dyta janĂ« debatet dhe tarifat tona tregtare,” shtoi ai.

Që nga marrja e detyrës, Merz është pozicionuar fort kundër Rusisë. Ai ka qenë ndër liderët e parë evropianë që udhëtuan në Kiev me tren, së bashku me përfaqësues të tjerë të BE-së, për të dhënë një mesazh mbështetjeje për Ukrainën në përballjen me agresionin rus.

“Rusia Ă«shtĂ« njĂ« kĂ«rcĂ«nim pĂ«r paqen dhe rendin politik nĂ« EuropĂ«, jo vetĂ«m pĂ«r UkrainĂ«n,” deklaroi kancelari gjerman.

Në sfondin e kësaj situate gjeopolitike, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në negociata për të rivendosur një balancë në marrëdhëniet tregtare. Ndërkohë, administrata Trump ka paralajmëruar se vetëm disa ditë ndajnë Evropën nga zbatimi i tarifave 30% për një sërë mallrash, duke e shtuar urgjencën e këtyre bisedimeve./abcnews.al

Kina akuzon agjencitë e huaja të inteligjencës për përpjekje për vjedhje të mineraleve të rralla

Ministria e Sigurisë së Shtetit në Kinë ka ngritur alarmin për përpjekjet e agjencive të huaja të inteligjencës, të cilat, sipas autoriteteve, po bashkëpunojnë me kriminelë vendas për të vjedhur dhe kontrabanduar produkte që lidhen me mineralet e tokave të rralla. Në një postim zyrtar në platformën WeChat, ministria thekson se këto veprime përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare.

“Shtete tĂ« caktuara, tĂ« cilat nuk kanĂ« kapacitete pĂ«r prodhimin apo pĂ«rpunimin e metaleve tĂ« rralla, janĂ« pĂ«rpjekur prej kohĂ«sh tĂ« sigurojnĂ« kĂ«to burime strategjike pĂ«rmes mjeteve dhe kanaleve tĂ« ndryshme,” thuhet nĂ« deklaratĂ«n zyrtare.

Ministria pĂ«rmend disa metoda tĂ« pĂ«rdorura nĂ« kĂ«to pĂ«rpjekje tĂ« dyshuara, pĂ«rfshirĂ« etiketimin e rremĂ« tĂ« metaleve pĂ«r t’i paraqitur si produkte jo kineze, falsifikimin e dokumentacionit, transportimin e ngarkesave tĂ« vogla pĂ«rmes postĂ«s ekspres dhe devijimin e rrugĂ«ve tĂ« transportit. Sipas autoriteteve, ka pasur edhe pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« fshehur materialet kontrabandĂ« brenda manekinĂ«ve plastikĂ« dhe shisheve tĂ« ujit.

Ministria konfirmon se janë ndërmarrë masa ligjore për të ndaluar rrjedhën e paligjshme të këtyre produkteve strategjike jashtë vendit.

Mineralet e tokave të rralla kanë një rëndësi të veçantë gjeostrategjike, pasi Kina është prodhuesi kryesor global. Rreth 90% e prodhimit botëror të magnetëve të tokave të rralla të cilët janë thelbësorë për industrinë automobilistike, avionët, semikonduktorët dhe pajisjet ushtarake, vjen nga Kina.

Këto burime kanë qenë në qendër të përplasjes tregtare mes Pekinit dhe Uashingtonit, veçanërisht pas vendosjes së tarifave nga administrata e ish-presidentit Donald Trump. Në prill të këtij viti, Kina rriti kontrollet mbi eksportet si përgjigje ndaj masave amerikane. Megjithatë, pas disa raundeve negociatash në Gjenevë dhe Londër, qeveria kineze ka përshpejtuar procedurat për rishikimin e kërkesave për licencat e eksportit të produkteve që lidhen me tokat e rralla.

Sipas të dhënave doganore, eksportet e këtyre materialeve kanë shënuar një rritje prej 80% krahasuar me nivelet më të ulëta të pesë viteve të fundit, të regjistruara në muajin maj.

Përveç Shteteve të Bashkuara, edhe Bashkimi Evropian është i varur nga furnizimet kineze për këtë kategori produktesh. Kjo çështje pritet të jetë temë qendrore në takimin e nivelit të lartë që do të mbahet më 24 dhe 25 korrik në Pekin, midis përfaqësuesve të Kinës dhe BE-së.

❌