A ka jetë pas Kuvendit? Gjikondi: Në parlamentin e ri, më shumë pragmatistë se idealistë
Juristja Brizida Gjikondi komentoi në emisionin “Real Story” në ABC News figurat që nuk do të jenë pjesë e parlamentit të ri, pas zgjedhjeve të 11 majit.
E ndalur tek deputeti i PS Lavdrim Krashi, i cili nuk do të jetë pjesë e parlamentit të ri, Gjikondi tha se “që nga momenti që ka dalë nga tufa patjetër që nuk do të shihet si i preferuar”.
“Që nga momenti që ka dalë nga tufa patjetër që nuk është shumë i preferuar. Në rastin e tij patjetër që nuk je i preferuar. Në parlamentin e ri 82 prej deputetëve të mëparshëm nuk do jenë më. Raportin e ka të dhimbshëm sepse pjesa më e madhe janë pragmatistë dhe jo idealistë. Mendoj që është mirë të lëvizë uji, por pak mund të ketë peshë që dalin nga rrjeta pa dijeninë e kryetarit. Ajo që më dhëmb se siç mori zoti Jenishehri dhe zoti Gjuzi, gati mbi 1 milion e gjysmë rrogë, edhe deputetë do marrë nga buxheti i shtetit shqiptar. Sepse duhet marrë edhe mënyra se si zgjidhet se sa merita kanë. Rrogën e kanë 3 milion e kusur, por mendoj që pjesa më e madhe e tyre që kanë vegjetuar katër vjet pavarësisht se nuk kanë arritur të jetë përfaqësues, të marrin dhe mbi 1 milion e gjysmë lekë rrogë minimalja”, tha ajo.