Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, kryeministri i RMV Mickoski dënon aktin

Një incident i rëndë me sfond ksenofobik ka ndodhur gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë, ku një grup tifozësh lëshuan thirrje fyese dhe kërcënuese ndaj shqiptarëve. Skenat e papranueshme kanë nxitur reagime të forta nga liderët politikë në Shkup, Prishtinë dhe më gjerë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, e cilësoi gjuhën e…

Source

Barcelona shkëlqen në miqësore, fiton me “manita” ndaj Daegu FC

Barcelona vazhdon të japë sinjale pozitive në prag të sezonit të ri, duke regjistruar një tjetër fitore bindëse në ndeshjet përgatitore. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick triumfoi me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Daegu FC, skuadrës koreano-jugore, duke mbyllur turneun aziatik me tri fitore në po aq ndeshje. Një ndeshje pa shumë histori, ku golin e gjeti edhe sulmuesi i afruar në merkato…

Source

Serbia turpëron Shqipërinë në ndeshjen e U20 për femra në basketboll

Kombëtarja shqiptare U20 në basketboll për femra është mundur thellë nga Serbia në ndeshjen e fazës së grupeve të FIBA U20 Women’s EuroBasket 2025, Division B, duke u përballur me një prej skuadrave më të forta të këtij kompeticioni. Rezultati përfundimtar: Serbia 116 – 22 Shqipëria Serbet e dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke fituar me diferencë të thellë në çdo periodë…

Source

Egnatia dhe Dinamo City njohin rivalët e mundshëm në “Play off” e Conference League

Sot në Nion të Zvicrës u hodh shorti për fazën “Play Off” të UEFA Conference League, ku ekipet shqiptare mësuan rivalët e mundshëm që do të përballen nëse kalojnë turin e tretë kualifikues. Egnatia, kampionia e Shqipërisë, do të përballet me fituesin e çiftit Lincoln Red Imps (Gjibraltar), Noah (Armeni), nëse arrin të eliminojë Olimpija Ljubljanën. Një kundërshtar i përballueshëm në letër…

Source

Vetëm dy transferime të reja, por Juventus ka shpenzuar 118 milionë euro

Edhe pse ka afruar vetëm dy lojtarë të rinj, Jonathan David dhe Joao Mario, Juventus ka shpenzuar plot 118.5 milionë euro në këtë merkato vere. Një paradoks i vërtetë, i theksuar nga Corriere dello Sport, që tregon se shumica e këtyre shpenzimeve janë bërë për blerje të detyrueshme të trashëguara nga drejtimi i mëparshëm. Kjo situatë vjen si vazhdimësi e politikave të ndjekura sezonin e kaluar…

Source

Gutierrez dhe Miretti, dy goditjet e radhës për Napolin në merkato

Pas disa afrimeve të rëndësishme, Napoli është tani pranë dy goditjeve të tjera që synojnë forcimin e mesfushës dhe krahut të majtë të mbrojtjes. Bëhet fjalë për Miguel Gutierrez dhe Fabio Miretti, dy talente të rinj, por me përvojë të konsiderueshme në futbollin evropian. Miguel Gutierrez, 24 vjeç, është një emër i njohur për drejtuesit e Napolit, të cilët e kanë ndjekur prej muajsh.

Source

Shkëndija kërkon historinë në Champions, hidhet shorti i fazës Play Off

Ditën e sotme është hedhur shorti i fazës Play-Off të Ligës së Kampionëve, me skuadrat që tashmë e dinë rrugëtimin e mundshëm drejt fazës së grupeve. Vëmendja e shqiptarëve është përqendruar te Shkëndija e Tetovës, që ka shkruar një faqe të re në historinë e saj duke arritur deri në turin e tretë kualifikues. Tashmë, përballja e radhës për kuqezinjtë e Maqedonisë së Veriut do të jetë kundër…

Source

Milani mendon për alternativa të Jasharit, hidhet në sulm për mesfushorin e Valencias

Pas refuzimit të radhës nga Club Brugge për mesfushorin Ardon Jashari, Milani ka vendosur të rishikojë prioritetet në merkato. Sipas Corriere dello Sport, skuadra kuqezi ka rifilluar kontaktet me Valencia-n për spanjollin Javi Guerra, i cili tashmë shihet si alternativa më e mundshme për të përforcuar mesfushën. Oferta e fundit për Jasharin, 33.5 milionë euro plus bonuse…

Source

Ëndrra e Bremer: Do ishte bukur të kishim Neymar te Juventusi

Mbrojtësi brazilian i Juventusit, Gleison Bremer, ka dhënë një intervistë për prestigjiozen italiane La Gazzetta dello Sport, ku është ndalur në shumë tema që lidhen me skuadrën bardhezi, trajnerin e ri Igor Tudor dhe të ardhmen e disa prej lojtarëve kyç. Nuk ka munguar as një ftesë për bashkëkombësin e tij, Neymar, që dëshiron ta shohë te Juventusi. “Po flasim për një trajner që ka veshur këtë…

Source

Granit Xhaka si Lorik Cana, konfirmohet si kapiten te skuadra e Sunderland

Granit Xhaka ka befasuar në këtë merkato vere me një lëvizje të papritur, duke u larguar nga Bayer Leverkusen pas një sezoni të suksesshëm dhe duke u rikthyer në Premier League. Mesfushori me origjinë shqiptare ka firmosur me Sunderland, skuadër që sapo është ngjitur në elitën e futbollit anglez. Debutimi i Xhakës erdhi në një ndeshje miqësore ndaj Real Betis, ku vëmendjen e mori një detaj i…

Source

Juventus e kërkon me ngulm, por Kolo Muani stërvitet me ekipin e dytë te PSG

Situata e Kolo Muanit te Paris Saint-Germain duket gjithnjë e më larg objektivave të klubit francez. Sulmuesi francez është zhvendosur për t’u stërvitur me ekipin e dytë, një sinjal i qartë se nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Luis Enrique. Në këtë kontekst, rikthimi te Juventus po bëhet gjithnjë e më i mundshëm. Sipas raportimeve të fundit, “Zonja e Vjetër” ka vendosur ta rikthejë lojtarin…

Source

Bulku sqaron deklaratën që shkaktoi polemika: Jam keqkuptuar, titulli është abuziv!

Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Ervin Bulku, ka reaguar publikisht pas një artikulli të publikuar në mediat kroate, i cili ka ngjallur debat dhe keqkuptime të shumta në opinionin sportiv. Artikulli në fjalë e akuzonte Bulkun për mbështetje ndaj Hajduk Split, në prag të përballjes me Dinamo City-in, klub që drejtohet nga trajneri shqiptar Ilir Daja. Ky pretendim ka shkaktuar…

Source

United kërkon të befasojë Newcastle, bën gati ofertën zyrtare për Sesko

E ardhmja e Benjamin Sesko duket gjithnjë e më larg Leipzig. Sulmuesi i talentuar slloven, i lindur në vitin 2003, tashmë i ka përshëndetur shokët e skuadrës dhe është pranë një transferimi në Premier League. Sipas mediave ndërkombëtare, është Neëcastle që ka bërë hapin konkret, duke ofruar 75 milionë euro për kartonin e tij. Një ofertë e rëndësishme që, edhe pse ende nuk ka marrë një përgjigje…

Source

Xabi Alonso kërkon mesfushor, por Reali e ka mbyllur merkaton në hyrje

Real Madridi veproi në mënyrë të parakohshme në merkaton e verës, duke ndërtuar skuadrën që do të përfaqësonte klubin në Botërorin për Klube që u zhvillua muajin e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nën drejtimin e presidentit Florentino Perez, “Los Blancos” kanë bërë disa goditje të rëndësishme në fillim të qershorit, për të vënë në dispozicion të trajnerit të ri, Xabi Alonso…

Source

Ylli i PSG, Achraf Hakimi rrezikon 15 vite burg

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, është sërish në qendër të vëmendjes për shkak të një çështjeje ligjore të nisur në mars të vitit 2023. Prokuroria franceze ka propozuar ngritjen e një padie penale ndaj futbollistit, i cili dyshohet për përfshirje në një rast përdhunimi. Sipas hetimeve, rasti i dyshuar ka ndodhur në shkurt 2023, kur një 24-vjeçare pretendon se është detyruar të…

Source

Kush është Christian Comotto? Talenti që po ngjason me Tonalin

Akademia e Milanit ka në gjirin e saj një prej talenteve më premtues të brezit të ri: Christian Comotto, mesfushori 16-vjeçar, po lë gjurmë me paraqitjet e tij mbresëlënëse. Djali i ish-mbrojtësit Gianluca Comotto po spikat si lider në ekipin Primavera, ku ka regjistruar 35 ndeshje, 4 gola dhe 3 asiste në sezonin aktual. Christian ka kaluar më parë nga akademitë e Perugias…

Source

E ironizojnë se di të shënojë “gola të lehtë”, Haaland: Jam i mirë në diçka që shumë të tjerë s’munden

Erling Haaland ka reaguar me ironi ndaj kritikave që e shoqërojnë shpesh për stilin e tij të lojës, duke i konsideruar si finalizime të lehta brenda zonës golat e tij. Në një intervistë për revistën prestigjioze Time, sulmuesi norvegjez ka sqaruar që nuk e shqetësojnë këto etiketime, përkundrazi, i sheh si një kompliment. “Cila është gjëja më e vështirë në futboll? Të jesh ekspert i ‘tap-in’ do…

Source

Messi gati të rinovojë me Inter Miamin deri në vitin 2028, do të jetë 41 vjeç

Pas disa javësh me spekulime për një largim të mundshëm për t’u përgatitur për Kupën e Botës 2026 në një klub më konkurrues, Lionel Messi duket se ka marrë vendimin: ai do të vazhdojë aventurën e tij në SHBA me Inter Miami. Sipas Catalunya Radio, kampioni i botës është pranë nënshkrimit të një kontrate të re që do ta mbajë në Major League Soccer deri në vitin 2028, kur do të jetë 41 vjeç.

Source

Priti penallti dhe shënoi golin e kualifikimit, Berisha bëhet hero ndaj Anderlecht-it të Hasit (VIDEO)

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ishte njeriu i mbrëmjes në sfidën mes Hacken dhe Anderlecht në UEFA Europa League, duke udhëhequr ekipin suedez drejt kualifikimit në turin e tretë të kompeticionit. Ndeshja e zhvilluar në Suedi përfundoi 2-1 në kohën e rregullt për Hacken, rezultat që e çoi sfidën në kohë shtesë dhe më pas në ruletën e penalltive, pasi në ndeshjen e parë rezultati…

Source

Duka përgëzon Egnatian dhe Dinamo City: Arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar

Pas suksesit historik të Egnatias dhe Dinamo City në raundet e para të kompeticioneve europiane, ka ardhur edhe reagimi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ka përgëzuar klubet për paraqitjet dinjitoze dhe kualifikimin më tej në UEFA Conference League. “Ky është një moment i rëndësishëm për futbollin shqiptar. Arritje të tilla rrisin kredibilitetin e klubeve…

Source

❌