❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama ndan foton: Welcome to Albania

TIRANË, 19 korrik /ATSH/ ShqipĂ«ria, tashmĂ« kthyer nĂ« njĂ« destinacion tĂ« preferuar turistik ndĂ«rsa sezoni veror sjell nĂ« vendlindje dhe emigrantĂ«t pĂ«r pushime.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjete sociale foton e një familjeje që ka zbritur në aeroportin e Tiranës dhe përshëndesin duke bërë me duar shqiponjën.

“Welcome to Albania” shkroi Rama .

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga janari deri në maj në vendin tonë kanë hyrë rreth 3.4 milionë të huaj, një rritje kjo me gati 4% në krahasim me po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

/j.p/

The post Rama ndan foton: Welcome to Albania appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qendrat shëndetësore verore, Rama: Sezon turistik i sigurt

TIRANË, 19 korrik /ATSH/ NĂ« zonat turistike tĂ« vendit, si nĂ« bregdet ashtu dhe nĂ« zonat malore, janĂ« hapur qendra shĂ«ndetĂ«sore verore pĂ«r tĂ« garantuar kujdes shĂ«ndetĂ«sor cilĂ«sor pĂ«r pushuesit dhe turistĂ«t, qĂ« frekuentojnĂ« vendin gjatĂ« kĂ«tij sezoni veror.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjete sociale pamje nga qendra shëndetësore verore në plazhin e Drimadhes në jug të vendit, që është në shërbim çdo ditë për pushuesit vendas dhe të huaj, që frekuentojnë këtë plazh.

Mjekja e kĂ«saj qendre u shpreh se Ă«shtĂ« viti i pestĂ« qĂ« shĂ«rben pranĂ« qendrĂ«s shĂ«ndetĂ«sore verore, teksa i vlerĂ«soi kĂ«to qendra njĂ« opsion shumĂ« i mirĂ« pĂ«r pushuesit pĂ«r t’iu gjendur sa mĂ« afĂ«r atyre, pĂ«r çdo nevojĂ« shĂ«ndetĂ«sore qĂ« mund tĂ« kenĂ«.

Ajo tha se gjatë këtyre 5 viteve është hasur me shqetësimet nga më lehta si gërvishtjet e deri tek sëmundjet kardiovaskulare, teksa i bëri apel pushuesve të mos frekuntojnë plazhin në pikun e orareve të nxehta.

Janë 36 qendra të hapura në të gjithë bregdetin, për pushime të sigurta dhe të qeta, ku stafi mjekësor është në gatishmëri 24/7 për çdo emergjencë. /j.p/

The post Qendrat shëndetësore verore, Rama: Sezon turistik i sigurt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Masa për furnizimin pa ndërprerje me energji këtë sezon veror

TIRANË, 19 korrik /ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja, njĂ«herĂ«sh ministre e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku siguroi se se po merren tĂ« gjitha masat pĂ«r furnizimin pa ndĂ«rprerje me energji nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, kĂ«tĂ« sezon veror.

Balluku tha se, ekipet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE) janë në terren për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik.

“Grupet e OSHEE nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, janĂ« nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s pĂ«r tĂ« siguruar furnizim tĂ« pandĂ«rprerĂ« me energji elektrike”, u shpreh Balluku.

Ajo shprehu angazhimin e institucioneve të linjës, me të gjitha forcat, për një shërbim sa më cilësor për të gjithë.

Sezoni turistik rrit ngarkesën dhe OSHEE po vepron në përputhje me një plan masash për të përcjellë sa më pak probleme tek konsumatorët. /j.p/

1 nga 4

The post Balluku: Masa për furnizimin pa ndërprerje me energji këtë sezon veror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paketa e maleve, Musabelliu: 1600 aplikime kryesisht për bujtina dhe agroturizëm

TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Rreth 1 600 persona kanĂ« shprehur interes pĂ«r t’u regjistruar nĂ« vetĂ«m shtatĂ« ditĂ«t e para tĂ« thirrjes pĂ«r investime nĂ« skemĂ«n e paketĂ«s sĂ« maleve.

Zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, u shpreh se ka një interes të madh si nga investitorët vendas, ashtu edhe të huaj për të aplikuar në Paketën e Maleve.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r mediet, Musabelliu tha se “Paketa e Maleve” Ă«shtĂ« njĂ« iniciativĂ« ligjore e qeverisĂ« pĂ«r të mundĂ«suar zhvillimin e ekonomisĂ« malore, e cila pĂ«r njĂ« periudhĂ« tĂ« gjatĂ« ka mbetur e pazhvilluar pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« titujve tĂ« pronĂ«sisĂ«.

“TĂ« gjithĂ« individĂ«t e interesuar mund tĂ« shprehin interesin pĂ«r tĂ« zhvilluar njĂ« parcelĂ« apo njĂ« zonĂ« tĂ« caktuar nĂ« kuadĂ«r tĂ« zbatimit tĂ« kĂ«tij ligji. Deri tani janĂ« rreth 1600 aplikime pĂ«r shprehje interesi qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« nĂ« zona tĂ« ndryshme tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€œ, tha Musabelliu.

Ai vuri nĂ« dukje se “nga aplikimet qĂ« na kanĂ« ardhur, mĂ« shumĂ« interes paraqitet pĂ«r agroturizmin, blegtoria, bujtinat si dhe aktivitete tĂ« tjera tĂ« kĂ«saj natyre”.

Sipas tij, ky projektligj i jep mundësi njësoj si qytetarëve shqiptare që jetojnë brenda vendit apo atyre që kanë emigruar që të aplikojnë dhe të kenë një mundësi për të zhvilluar aktivitete ekonomike në zonat malore.

Programi është një nga politikat e reja që mbështet sipërmarrjet në zonat më pak të zhvilluara. Musabelliu nënvizoi se kjo nismë ka sjellë optimizëm dhe besim nga investitorët. Qeveria e konsideron këtë paketë si një instrument për rigjallërimin e zonave malore. /j.p/

The post Paketa e maleve, Musabelliu: 1600 aplikime kryesisht për bujtina dhe agroturizëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga Liqeni i Roshnikut në Berat

TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Liqeni nĂ« fshatin Roshnik, 12 kilometra larg Beratit Ă«shtĂ« njĂ« destinacion i shkĂ«lqyer pĂ«r tĂ« kaluar njĂ« fundjavĂ« tĂ« kĂ«ndshme nĂ« mes tĂ« natyrĂ«s dhe pĂ«r tĂ« shijuar shĂ«titje me varka.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga liqeni i Roshnikut që gjendet i rrethuar nga një pamje mahnitëse e mbushur me pyje, ndërsa në këtë sezon po frekuentohet nga pushues që shëtisin me varka. Krahas liqenit, fshati i Roshnikut është i mbushur me peizazhe mahnitëse ku mund të shëtisësh dhe të zbulosh bukuritë natyrore që ofron kjo zonë.

Zona është shumë e rëndësishme për bujqësinë dhe blegtorinë në të gjithë Beratin dhe është njohur si prodhuesi më i madh i ullinjve dhe verërave. Një numër i madh i pemëve të ullirit dhe vreshtave rrethojnë fshatin.

Roshniku është pjesë e Programit Kombëtar 100 Fshatrat për profilin e tij dhe potencialet e zhvillimit në bujqësi, agropërpunim, agroturizëm, turizëm natyror e kulturor. /j.p/

 

The post Rama ndan pamje nga Liqeni i Roshnikut në Berat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parakalim i rrezikshëm, Policia e Vlorës masa administrative për drejtuesit e mjeteve

TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Drejtoria Vendore e PolicisĂ« VlorĂ« reagoi sot nĂ« lidhje me dy video tĂ« publikuara nĂ« rrjetet sociale, ku shfaqen manovra tĂ« rrezikshme parakalimi nĂ« dy segmente rrugore tĂ« ndryshme nĂ« qarkun VlorĂ«.

Policia sqaron se, ne aksin  rrugor “Dhimiter Konomi”, drejtuesi i njĂ« automjeti ka kryer parakalim tĂ« gabuar ndaj mjeteve qĂ« lĂ«viznin ngadalĂ« pĂ«r shkak tĂ« ngarkesĂ«s sĂ« trafikut, nĂ« kundĂ«rshtim me nenin 146, pika 11, tĂ« Kodit Rrugor, duke krijuar rrezik pĂ«r aksident pĂ«r pĂ«rdoruesit e tjerĂ« tĂ« rrugĂ«s.

NdĂ«rsa nĂ« aksin rrugor “Vlorë–Fier”, drejtuesi i njĂ« tjetĂ«r automjeti ka kryer parakalim tĂ« gabuar duke pĂ«rshkuar anĂ«n e djathtĂ« tĂ« karrexhatĂ«s, nĂ« kundĂ«rshtim me nenin 146, pika 1, tĂ« Kodit Rrugor, duke vĂ«nĂ« nĂ« rrezik sigurinĂ« e pĂ«rdoruesve tĂ« tjerĂ« tĂ« rrugĂ«s.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Vlorë kanë identifikuar pronarët e 2 automjeteve dhe u kanë vendosur secilit masën administrative 10 000 lekë, për shkeljet e konstatuara.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor në numrin 112, duke ju garantuar reagim të menjëhershëm dhe konform ligjit.

The post Parakalim i rrezikshëm, Policia e Vlorës masa administrative për drejtuesit e mjeteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndotje mjedisore, procedohet penalisht administratorja e hotelit në Dhërmi

TIRANË, 19 korrik /ATSH/ NĂ« vijim tĂ« planit tĂ« masave pĂ«r mbrojtjen e mjedisit nĂ« zonat turistike, si dhe nĂ« zbatim tĂ« bashkĂ«punimit ndĂ«rinstitucional pĂ«r kontrollin dhe ndĂ«shkimin e shkeljeve mjedisore, strukturat e DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« VlorĂ«, konkretisht tĂ« Stacionit tĂ« PolicisĂ« DhĂ«rmi, nĂ« bashkĂ«punim me taskforcĂ«n e AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« UjĂ«sjellĂ«s Kanalizimeve, ushtruan verifikime nĂ« njĂ« subjekt hotelier nĂ« fshatin DhĂ«rmi.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të ushtruar dje, u konstatua se impianti i trajtimit të ujërave të ndotura i këtij hoteli ishte jashtë funksionit dhe si pasojë, një pjesë e ujërave të ndotura derdhej në një përrua pranë objektit, duke shkaktuar ndotje të ambientit përreth.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« veprimeve, specialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve nĂ« Stacionin e PolicisĂ« DhĂ«rmi referuan materialet nĂ« Prokurori dhe nisĂ«n procedimin penal, nĂ« gjendje tĂ« lirĂ«, pĂ«r administratoren e hotelit, shtetasen E. M., 46 vjeçe, banuese nĂ« VlorĂ«, pĂ«r veprĂ«n penale “Ndotja e ajrit, ujĂ«rave dhe tokĂ«s”, parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal.

Ndërkohë, nga ana e taskforcës së Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Tiranë, u vendos masë administrative ndaj subjektit, për shkeljen e konstatuar.

Policia njofton se, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Vlorës mbetet e angazhuar për garantimin e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e mjedisit në çdo zonë të qarkut. //j.p/

The post Ndotje mjedisore, procedohet penalisht administratorja e hotelit në Dhërmi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Po finalizojmë ligjin bazë për inovacionin

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Ministri i EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesĂ« nĂ« takimin qĂ« zhvilloi sot nĂ« Berat, Kryeministri Edi Rama me pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« teknologjisĂ«, inovacionit dhe start up-eve, ku u diskutua mbi rrugĂ«n e bĂ«rĂ« dhe sfidat pĂ«r “ShqipĂ«rinĂ« 2030” nĂ« Bashkimin Europian.

Duke marrĂ« fjalĂ«n Gonxhja tha se, “pĂ«r MEKI-n mbetet prioritet zhvillimi i mĂ«tejshĂ«m i ekosistemit tĂ« inovacionit nĂ« vend, duke nxitur bashkĂ«punimin ndĂ«rmjet institucioneve publike, sektorit privat dhe partnerĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, pĂ«r njĂ« mjedis sa mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe konkurrues”.

Spas tij, forcimi i infrastrukturës ligjore dhe institucionale, mbështetja për sipërmarrjet inovative dhe përfshirja në rrjetet europiane janë shtyllat ku mbështetemi për ta çuar përpara këtë mision.

Ai theksoi se, “nevoja pĂ«r njĂ« qasje gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se, me njĂ« strategji tĂ« qartĂ«, njĂ« buxhet tĂ« dedikuar dhe njĂ« mekanizĂ«m tĂ« vetĂ«m monitorimi, mbetet thelbĂ«sore pĂ«r tĂ« garantuar koherencĂ« ndĂ«rinstitucionale dhe pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« inovacionit vendin qĂ« i takon nĂ« zhvillimin e vendit”.

“NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, po finalizojmĂ« ligjin bazĂ« pĂ«r inovacionin, i cili vendos rregulla tĂ« qarta pĂ«r funksionimin e ekosistemit, ndĂ«rsa ligjet pĂ«r byrotĂ« e kreditit dhe pĂ«r crowdfunding synojnĂ« tĂ« lehtĂ«sojnĂ« aksesin nĂ« financim pĂ«r individĂ«t dhe bizneset, duke nxitur sipĂ«rmarrjen dhe transformimin teknologjik”, u shpreh Gonxhja. /j.p/

The post Gonxhja: Po finalizojmë ligjin bazë për inovacionin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Strehim dinjitoz për 29 familje në nevojë në Roskovec

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Enti KombĂ«tar i Banesave, nĂ« bashkĂ«punim me BashkinĂ« Roskovec, po finalizon ndĂ«rtimin e njĂ« objekti strehimi social qĂ« do t’u ofrojĂ« strehim tĂ« sigurt dhe dinjitoz 29 familjeve nĂ« nevojĂ«.

Ministri i EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau nĂ« rrjete sociale pamje nga godina e re, qĂ« pĂ«rfshin 2400 mÂČ ndĂ«rtim, 6 kate banimi me 29 apartamente tĂ« tipit 1+1 dhe 2+1, tĂ« ndĂ«rtuara me standarde bashkĂ«kohore.

Ky investim është realizuar me fondet e vetë Entit Kombëtar të Banesave.

Gonxhja tha se, punimet janĂ« drejt pĂ«rfundimit dhe objekti Ă«shtĂ« pothuajse gati pĂ«r t’u dorĂ«zuar tek familjet pĂ«rfituese.

Ai e cilësoi këtë një tjetër shembull konkret i bashkëpunimit me pushtetin vendor, në funksion të mbështetjes sociale dhe strehimit të familjeve në nevojë. /j.p/

The post Gonxhja: Strehim dinjitoz për 29 familje në nevojë në Roskovec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Traktati i Komunitetit të Energjisë, Balluku: Shqipëria po zhvillohet drejt energjisë së rinovueshme

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja njĂ«herazi ministre e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku po merr pjesĂ« nĂ« takimin e Traktatit tĂ« Komunitetit tĂ« EnergjisĂ« qĂ« mbahet nĂ« AthinĂ«.

PĂ«rmes njĂ« videomesazhi nĂ« rrjete sociale, Balluku tha se “Traktati i Komunitetit tĂ« EnergjisĂ«, u krijua 20 vite mĂ« parĂ« duke u kthyer nĂ« njĂ« platformĂ« vitale pĂ«r tĂ« gjitha vendet partnere”, teksa vuri nĂ« dukje se nĂ« kĂ«to 5 vitet e fundit, TKE pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« u kthyer nĂ« njĂ« udhĂ«rrĂ«fyes.

“Traktati i Komunitetit tĂ« EnergjisĂ«, u kthye nĂ« njĂ« tryezĂ« ku ne arritĂ«m tĂ« adresonim tĂ« gjithĂ« problematikat, sidomos ato tĂ« bashkĂ«punimit rajonal, aty ku ne arritĂ«m qĂ« tĂ« vinim mĂ« afĂ«r kĂ«rkesave tĂ« Bashkimit Europian, tĂ« kishim njĂ« zĂ« pĂ«r t’i diskutuar dhe pĂ«rmes Sekretariatit tĂ« EnergjisĂ« t’i çonim kĂ«to problematika pikĂ«risht nĂ« Bruksel”, u shpreh Balluku.

Ajo vuri nĂ« dukje se, “nĂ« takimin qĂ« po mbahet nĂ« AthinĂ«, do tĂ« bisedojmĂ« pĂ«r tĂ« ardhmen e kĂ«tij Traktati, por nga ana tjetĂ«r edhe pĂ«r tĂ« ardhmen e tĂ« gjithĂ« sektorit energjetik nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor”, teksa shprehu besimin se detyra qĂ« ka kryer deri mĂ« tash Sekretariati i EnergjisĂ« do tĂ« jetĂ« po aq e rĂ«ndĂ«sishme edhe nĂ« tĂ« ardhmen.

Balluku theksoi se, “sot kur flitet pĂ«r energjinĂ« si njĂ« nga çështjet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme gjeopolitike, sot kur Europa Ă«shtĂ« duke luftuar pĂ«r tĂ« ruajtur kapacitetet e saj, sidomos pĂ«r tĂ« krijuar kapacitete tĂ« tjera tĂ« energjisĂ« sĂ« rinovueshme, padyshim ShqipĂ«ria ka shumĂ« pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ«, ka shumĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« dhe pĂ«r tĂ« ndihmuar edhe shtetet e tjera tĂ« cilat janĂ« pjesĂ« e Ballkanit PerĂ«ndimor”.

Por mbi të gjitha, nënvizoi ajo, ne sot ndodhemi në tryezën e negociatave dhe në atë tryezë negociatash roli i Sekretariatit të Energjisë është jetësor.

Ajo tha se Shqipëria synon të zhvillohet drejt energjisë së rinovueshme.

“ËshtĂ« njĂ« rol i cili nuk mund tĂ« zĂ«vendĂ«sohet dhe mbi tĂ« gjitha ne sot jemi duke bashkĂ«punuar pĂ«r tĂ« ndryshuar edhe ato kuadre rregullatore tĂ« cilat do tĂ« na pĂ«rafrojnĂ« me ligjet e sektorit europian, por nga ana tjetĂ«r do tĂ« na ndihmojnĂ« edhe pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur tĂ« gjitha ato kĂ«rkesa qĂ« ka agjenda e gjelbĂ«r”, tha Balluku.

“UnĂ« uroj shumĂ« nĂ« kĂ«tĂ« 20-vjetor qĂ« tĂ« gjitha vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor tĂ« gjejnĂ« rrugĂ«n e tyre sa mĂ« tĂ« lehtĂ« drejt sigurimit tĂ« energjisĂ«, nga ana tjetĂ«r sidomos pĂ«rsa i pĂ«rket pjesĂ«s sĂ« interkonjektivitetit qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« çështje e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« diskutohet nĂ« tavolinat tona, por qĂ« nga ana tjetĂ«r duhet tĂ« bĂ«jmĂ« mĂ« shumĂ«, ashtu siç ShqipĂ«ria tashmĂ« Ă«shtĂ« e lidhur me MaqedoninĂ« e Veriut, me GreqinĂ« dhe jemi duke punuar intensivisht pĂ«r njĂ« lidhje nĂ«n ujore me ItalinĂ«â€, deklaroi Balluku, teksa falĂ«nderoi Komisionin Europian, Komisionerin Europian pĂ«r EnergjinĂ« dhe Sekretariatin e EnergjisĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« punĂ«n e bĂ«rĂ« nĂ« gjithĂ« kĂ«to vite dhe tĂ« gjithĂ« mbĂ«shtetjen qĂ« na kanĂ« dhĂ«nĂ«.

Takimi i Traktatit të Komunitetit të Energjisë në Athinë
1 nga 10

/e.xh/j.p/

 

The post Traktati i Komunitetit të Energjisë, Balluku: Shqipëria po zhvillohet drejt energjisë së rinovueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj me tregtarë të pakicës: Siguroni faturë tatimore për çdo produkt

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatĂ« vizitĂ«s qĂ« zhvilloi nĂ« dy biznese tĂ« shitjes me pakicĂ« tĂ« mallrave tĂ« bulmetit dhe mishit nĂ« qytetin e LushnjĂ«s, theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« qĂ« çdo produkt qĂ« shesin duhet ta shoqĂ«rojnĂ« me faturĂ« tatimore.

Gjatë bisedës me përfaqësuesit e këtyre bizneseve, Malaj tha se tregtimi i këtyre produkteve përmes shoqërimit me faturë fiskale, shërben jo vetëm për formalizimin e tregut, por edhe për garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorët.

“ËshtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« kuptohet nga tĂ« gjithĂ« tregtarĂ«t e pakicĂ«s qĂ« çdo produkt qĂ« ata tregtojnĂ«, qofshin kĂ«to produkte tĂ« bulmetit, qofshin kĂ«to produkte apo nĂ«nprodukte tĂ« mishit, do tĂ« duhet tĂ« jenĂ« tĂ« shoqĂ«ruara me njĂ« faturĂ« fiskale. Kjo jo vetĂ«m nĂ« kuadĂ«r tĂ« formalizimit tĂ« tregut, por edhe nĂ« kuadĂ«r tĂ« sigurisĂ« ushqimore”, u shpreh ministri.

Ai theksoi se, “duhet tĂ« kuptohet qĂ« nĂ«pĂ«rmjet faturĂ«s ne jemi nĂ« gjendje tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« gjurmueshmĂ«ri tĂ« produktit nga ferma, te tregtari e deri te tryeza e konsumatorĂ«ve”.

“Ju bĂ«j thirrje tĂ« gjithĂ« tregtarĂ«ve me pakicĂ« qĂ« tĂ« fillojnĂ« dhe tĂ« sigurojnĂ« faturat e tyre tĂ« blerjeve pĂ«r çdo mall qĂ« ata blejnĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« jo vetĂ«m tĂ« formalizojnĂ« aktivitetin e tyre, por nga ana tjetĂ«r edhe tĂ« sigurojnĂ« dhe tĂ« garantojnĂ« sigurinĂ« ushqimore pĂ«r konsumatorĂ«t shqiptarĂ«â€, u shpreh Malaj.

Ministri i Financave theksoi se “tĂ« gjitha subjektet e tregtimit me pakicĂ« duhet tĂ« ndĂ«rgjegjĂ«sohen mbi detyrimet ligjore, tĂ« cilat duhet tĂ« zbatohen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« drejtĂ«â€. /j.p/

The post Malaj me tregtarë të pakicës: Siguroni faturë tatimore për çdo produkt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: 35% më shumë eksporte bujqësore në sasi, në qershor

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bĂ«ri tĂ« ditur sot se, eksportet bujqĂ«sore gjatĂ« muajit qershor 2025 arritĂ«n nĂ« 81,778 tonĂ«, duke shĂ«nuar njĂ« rritje prej 35% krahasuar me tĂ« njĂ«jtin muaj tĂ« vitit 2024.

Sipas Denajt, ky rezultat konfirmon ecurinë pozitive të sektorit bujqësor.

“Rritja e prezencĂ«s sĂ« produkteve shqiptare Made in Albania nĂ« tregjet elitare ndĂ«rkombĂ«tare na afron gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« me objektivin ambicioz prej 1 miliard euro eksporte bujqĂ«sore brenda kĂ«saj dekade”, tha ministrja.

Ndër produktet më të kërkuara mbeten produktet e stinës si domate, qepë, karota, rrepa, zarzavate të tjera, si dhe një pjesë e konsiderueshme e frutave. /j.p/

 

The post Denaj: 35% më shumë eksporte bujqësore në sasi, në qershor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pensionet me Italinë, firmoset marrëveshja mbi shkëmbimin elektronik të formularëve

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i ISSH-sĂ«, Astrit Hado dhe Valeria Vittimberga, drejtoreshĂ« e PĂ«rgjithshme e INPS, firmosĂ«n sot nĂ« TiranĂ« marrĂ«veshjen teknike pĂ«r shkĂ«mbimin elektronik tĂ« formularĂ«ve zbatues, nĂ« kuadĂ«r tĂ« zbatimit tĂ« MarrĂ«veshjes pĂ«r Sigurimet ShoqĂ«rore ndĂ«rmjet RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe RepublikĂ«s Italiane, qĂ« ka hyrĂ« nĂ« fuqi mĂ« 1 korrik 2025.

Për herë të parë, në marrëveshjen me Italinë, formularët do të shkëmbehen në rrugë elektronike, duke shkurtuar kohën e transmetimit të dokumentacionit për dhënien e përfitimeve.

Kjo marrëveshje synon të lehtësojë dhe përshpejtojë procedurat administrative ndërmjet institucioneve kompetente të sigurimeve shoqërore të të dy vendeve, duke mundësuar shkëmbimin e sigurt dhe efikas të kërkesave për përfitime në të dy vendet, në mënyrë elektronike.

Firmosja e këtij dokumenti përbën një hap tjetër konkret në zbatimin e plotë të marrëveshjes dypalëshe, me qëllim garantimin e të drejtave të qytetarëve që kanë punuar dhe kontribuar si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali. /j.p/

1 nga 4

The post Pensionet me Italinë, firmoset marrëveshja mbi shkëmbimin elektronik të formularëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IMT: Mbi 17 mijë metra katrorë hapësira të zëna në mënyrë të paligjshme, të liruara në kryeqytet

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Inspektorati i Mbrojtjes sĂ« Territorit, TiranĂ« njofton se po vijon aksionin pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike nĂ« TiranĂ«, me qĂ«llim kthimin e trotuareve dhe ambienteve tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve.

Deri më tani, sipas të dhënave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), janë liruar plot 17 mijë e 334 metra katrorë hapësira të zëna në mënyrë të paligjshme.

Në kryeqytet ky operacion është fokusuar fillimisht në akset kryesore, por pritet të shtrihet në të gjitha lagjet dhe zonat periferike.

NĂ« deklaratĂ«n zyrtare IMT TiranĂ«, thekson se “po vijon lirimi i hapĂ«sirave publike nĂ« akset kryesore, pĂ«r tĂ« vijuar mĂ« tej, nĂ« çdo cep tĂ« qytetit”.

IMT Tiranë bën të ditur se, janë njoftuar 1428 subjekte për lirimin e hapësirave të zëna; janë realizuar 352 çmontime vullnetare nga subjektet përkatëse; janë hartuar 32 akt-konstatime për kundërvajtje, ndaj atyre që nuk kanë respektuar afatet apo urdhrat ligjorë.

Aksioni është pjesë e nismës së lirimit të hapësirave publike në vend në mbrojtje të komuniteteve ku në shumë bashkia vijon kthimi i këtyre hapësirave tek qytetarët.

The post IMT: Mbi 17 mijë metra katrorë hapësira të zëna në mënyrë të paligjshme, të liruara në kryeqytet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Karçanaj: Digjitalizmi i shërbimeve publike, gati të kthehet në brand shqiptar

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj tha se sot, zhvillimi qĂ« ka shĂ«nuar digjitalizimi i shĂ«rbimeve publike e ka kthyer atĂ« nĂ« njĂ« brand shqiptare dhe aset tĂ« diplomacisĂ« ekonomike dhe eksporteve.

E pranishme në takimin që u zhvillua në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, startup-eve, Karçanaj vlerësoi rolin e AKSHI-t, në agjendën digjitale të Shqipërisë dhe transformimin drejt një zhvillimi të ri të shërbimeve publike digjitale.

“Digjitalizimi i shĂ«rbimeve publike qĂ« ofron sot AKSHI, ka mundĂ«suar krijimin e standardeve nĂ« kĂ«tĂ« drejtim. Kemi krijuar njĂ« treg IT tani qĂ« falĂ« menaxhimit tonĂ« konkurrojmĂ« dukshĂ«m nĂ« EuropĂ«. Synimi ynĂ« tĂ« mbajmĂ« dhe tĂ« forcojmĂ« talentet shqipate nĂ« fushĂ«n e IT. Ne duhet tĂ« fokusohemi tek cilĂ«sia e arsimit tĂ« lartĂ«, tek kurrikulat dhe qasja e nevojave pĂ«r studentĂ«t e fushĂ«s duke u ndĂ«rlidhur me strategjinĂ« qĂ« ka qeveria pĂ«r pĂ«r tĂ« ardhmen e teknologjisĂ«. Ne duhet tĂ« mĂ«sojmĂ« ata qĂ« na duhen”, theksoi Karçanaj.

Ajo solli në vëmendje se studentët që punësohen në AKSH, minimumi iu duhet të kalojnë një periudhë prej 2 vitesh trajnim në AKSH dhe pikërisht kur ata janë gati, ata shkojnë dhe hapin kompanitë e tyre, apo në kompani private me rrogë më lartë duke ndihmuar  zhvillimin e tregut dhe industrinë e fushës.

“Digjitalizmi i shĂ«rbimeve publike tashmĂ« Ă«shtĂ« gati tĂ« kthehet nĂ« njĂ« brand shqiptar sepse janĂ« mbi 60 vende qĂ« duan zgjidhje tĂ« qeverisjes elektronike, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ShqipĂ«ria ka njĂ« portofol tĂ« dokumentuar dhe ka shumĂ« pĂ«rvojĂ« bashkĂ« me sipĂ«rmarrjen private dhe Ă«shtĂ« gati ta çojĂ« kĂ«tĂ« pĂ«rvojĂ« tek kĂ«to 60 vende plus”, u shpreh Karçanaj.

Ajo thekoi se, ka ardhur koha ta çojmĂ« digjitalizimin e shĂ«rbimeve publike nĂ« njĂ« aset tĂ« diplomacisĂ« ekonomike dhe eksporteve”, tha drejtuesja e AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit, Mirlinda Karçanaj. /j.p/

The post Karçanaj: Digjitalizmi i shërbimeve publike, gati të kthehet në brand shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MF: Të ardhurat totale arritën 366 miliardë lekë në 6-mujorin e parë të vitit

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Performanca paraprake e treguesve fiskalĂ« tĂ« konsoliduar pĂ«r periudhĂ«n janar-qershor 2025 reflekton ecurinĂ« e mbledhjes sĂ« tĂ« ardhurave dhe realizimit tĂ« shpenzimeve.

Ministria e Financave bëri të ditur sot se, të ardhurat totale arritën në rreth 366 miliardë lekë në 6-mujorin e parë të vitit 2025, një realizim në masën 100.6 % të planit të periudhës, ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 332.5 miliardë lekë në 6-mujorin e parë të vitit 2025.

Sipas MF, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 22.8 miliardë lekë më shumë ose 6.7 % më shumë. Në terma vjetorë, të ardhurat totale për 6- mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 48.3% të planit vjetor.

Sa i takon tĂ« ardhurave tĂ« arkĂ«tuara nga Tatimet dhe Doganat, pĂ«r periudhĂ«n janar – qershor 2025, ato janĂ« nĂ« shumĂ«n 242.3 miliardĂ« lekĂ«, rreth 20.2 miliardĂ« lekĂ« ose 9.1% mĂ« shumĂ« nĂ« krahasim me janar – qershor 2024.

Të ardhurat tatimore nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare, për këtë periudhë u realizuan në vlerën 113.6 miliardë lekë, 3.7 miliardë lekë ose 3.4% më shumë se 6-mujori i parë 2024.

NdĂ«rkohĂ« tĂ« ardhurat nga taksat doganore, shĂ«nuan vlerĂ«n 4.5 miliardĂ« lekĂ«, 183 milionĂ« lekĂ« ose 4.2% mĂ« shumĂ« se janar – qershori i vitit 2024, si dhe realizim prej 87.9% kundrejt planit tĂ« periudhĂ«s.

MF informon se tregues në rritje shënojnë edhe të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale).

PĂ«r periudhĂ«n janar – qershor 2025, tĂ« ardhurat nga ky tregues u realizuan nĂ« shumĂ«n 128.7 miliardĂ« lekĂ«, 16.5 miliardĂ« lekĂ« ose 14.7% mĂ« shumĂ« se janar – qershori i vitit 2024. Krahasuar me planin, tĂ« ardhurat e mbledhura janĂ« 2.8 miliardĂ« lekĂ« ose 2.2% mĂ« shumĂ«.

NdĂ«rsa tĂ« ardhurat nga Fondet Speciale, qĂ« pĂ«rfshijnĂ« tĂ« ardhurat nga sigurimet shoqĂ«rore dhe shĂ«ndetĂ«sore, tĂ« mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH pĂ«r periudhĂ«n janar – qershor 2025 u realizuan nĂ« shumĂ«n 87.6 miliardĂ« lekĂ«, 9.7 miliardĂ« lekĂ« ose 12.5% mĂ« shumĂ« se periudha e viti 2024, si dhe me realizim prej 104.8% tĂ« planit tĂ« periudhĂ«s.

Sa i takon shpenzimeve shpenzimeve të përgjithshme publike, për periudhën 6 mujore të vitit 2025, ato arritën në rreth 332.5 miliardë lekë me një realizim në masën 99.8% e planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky zë ka rezultuar 14.1% më i lartë ose rreth 41.2 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet korente, sipas MF-së për periudhën 6 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 299.6 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë rezultoi 13.2% më i lartë ose rreth 34.8 miliardë lekë më shumë, si dhe me një realizim në masën 99% të planit të periudhës.

Ndërsa shpenzimet kapitale, për periudhën 6 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 32 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë rezultoi 20.8% më i lartë ose rreth 5.5 miliardë lekë më shumë, si dhe me një realizim në masën 108.1% të planit të periudhës.

Niveli i suficitit, në periudhën 6-mujore të vitit 2025, rezultoi në rreth 33.5 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i suficitit rezultoi 35.3% më i ulët ose 18.3 miliardë lekë më pak, njofton MF-ja.

The post MF: Të ardhurat totale arritën 366 miliardë lekë në 6-mujorin e parë të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon gërmimi i trupit të rrugës Qafa e Buallit-Martanesh

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se punimet nĂ« kantierin e “Sistemim asfaltim rruga Qafa e Buallit – Martanesh”, po ecin me ritme tĂ« mira.

Sipas ARRSH-së, aktualisht kanë përfunduar punimet e gërmimit të trupit të rrugës dhe po vijon puna për realizimin e nënshtresave rrugore.

ARRSH bën të ditur se, gjithashtu janë në ndërtim e sipër veprat e artit si urat dhe tombinot. Realizimi fizik i projektit ka arritur në 67%.

Përfundimi i këtyre punimeve do të përmirësojë ndjeshëm aksesin e banorëve të zonës dhe do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit.

Gjithashtu, rruga do të ndikojë në zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe turistik të zonës.

Kjo rrugë lidh qytetin e Krastës dhe zonën e Martaneshit me qytetin e Bulqizës dhe me gjithë rrjetin rrugor nacional. /j.p/

The post Përfundon gërmimi i trupit të rrugës Qafa e Buallit-Martanesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Afro 56% e eksporteve, drejt vendeve të BE-së

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ ShkĂ«mbimet tregtare me vendet e BE-sĂ« zĂ«nĂ« 55,9% tĂ« tĂ« gjithĂ« tregtisĂ«.

Referuar raportit tĂ« INSTAT, nĂ« periudhĂ«n janar – qershor 2025, eksportet drejt vendeve tĂ« BE-sĂ« shĂ«nojnĂ« 67,2% tĂ« eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-sĂ« zĂ«nĂ« 52,2% tĂ« importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë në këtë periudhë janë: Italia (27,1%), Kina (9,1%), Greqia (7,6%) dhe Turqia (7,1%).

Ndërsa në qershor 2025, sipas INSTAT, eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 67,4% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zunë 50,7% të importeve.

Partnerët kryesorë tregtarë gjatë këtij muaji veçohen: Italia (26,5%), Kina (11,4%), Greqia (7,3%) dhe Gjermania (7,0%).

Eksportet e mallrave në këtë gjashtëmujor arritën vlerën 203 miliardë lekëve, duke u rritur me 2,1%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 431 miliardë lekë, duke u ulur me 2,0%, krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa në qershor 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 miliardë lekë, duke
u rritur me 1,9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0,6%, në krahasim me muajin maj 2025.

Kurse importet e mallrave arritën vlerën 77 miliardë lekë, duke u ulur me 0,2%, në krahasim me një vit më parë dhe me 1,5%, në krahasim me majin 2025.

/j.p//r.e/

The post INSTAT: Afro 56% e eksporteve, drejt vendeve të BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AsistencĂ« falas pĂ«r shĂ«rbimet nĂ« “e-Albania”, Balluku nĂ« Fier: Ofrimi me pagesĂ« do tĂ« konsiderohet vepĂ«r penale

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja njĂ«herazi ministre e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku bashkĂ« me kryetarin e BashkisĂ« Fier Armando Subashi, monitoruan nga afĂ«r sportelet nĂ« bashkinĂ« Fier, ku ofrohet asistencĂ« dhe shĂ«rbim falas pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t, tĂ« cilĂ«t qĂ« kanĂ« vĂ«shtirĂ«si nĂ« pĂ«rdorimin e platformĂ«s e-Albania.

Balluku tha se shërbimi do të ofrohet jo vetëm tek bashkitë, por edhe tek qendrat administrative.

“Kemi identifikuar kohĂ«t e fundit, qĂ« ka njĂ« abuzim nĂ« treg, ku nĂ« zyrat e avokatĂ«ve dhe noterĂ«ve kemi parĂ« afishime, ku shkruhen qĂ« ofrohen shĂ«rbime pĂ«r e-albania. E-albania Ă«shtĂ« njĂ« nga krenaritĂ« e qeverisĂ« shqiptare, Ă«shtĂ« pikĂ«risht pika ku çdo qytetar mund tĂ« aplikojĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« shĂ«rbime duke mos pasur nevojĂ« pĂ«r tĂ« pasur asnjĂ« ndĂ«rmjetĂ«s, as avokatĂ«, dhe as noterĂ«. JanĂ« shĂ«rbime qĂ« ofrohen online dhe janĂ« shĂ«rbime tĂ« cilat janĂ« digjitalizuar pĂ«r tĂ« shkurtuar kohĂ«n e aplikimit dhe tĂ« marrjes sĂ« shĂ«rbimit. Ndaj ne i kemi kĂ«rkuar tĂ« gjithĂ« bashkive kudo, edhe njĂ«sive administrative madje, qĂ« tĂ« kenĂ« pozicione tĂ« dedikuara ku vijnĂ« qytetarĂ«t, qofshin kĂ«ta tĂ« moshuar, apo nuk kanĂ« mundĂ«si tĂ« aksesojnĂ« e-albania dhe ta marrin kĂ«tĂ« shĂ«rbim nĂ« kohĂ« reale dhe pa asnjĂ« pagesĂ«â€, tha Balluku.

Ajo theksoi se në rastet kur ky shërbim ofrohet me lekë do të konsiderohet vepër penale.

“NĂ« ditĂ« nĂ« vijim do tĂ« ketĂ« njĂ« komunikim nga ministri i DrejtĂ«sisĂ«, pikĂ«risht sa i takon kĂ«tij abuzimi nga noterĂ«t dhe avokatĂ«t, pasi Ă«shtĂ« e nevojshme tĂ« kuptojnĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t qĂ« e-Albania Ă«shtĂ« falas, pa asnjĂ« pagesĂ«. E-Albanai Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar nga qeveria pĂ«r qytetarĂ«t pĂ«r shĂ«rbime tĂ« shpejta dhe tĂ« sigurta pa pagesĂ«â€, theksoi Balluku.

Ajo i bĂ«ri apel qytetarĂ«ve tĂ« drejtohen nĂ« qendrat qĂ« kanĂ« hapur bashkitĂ«, ose edhe nĂ« njĂ«sitĂ« administrative, sepse janĂ« tĂ« hapura edhe aty, teksa tha se, “ne kemi dalĂ« tĂ« gjithĂ« nĂ« terren, pĂ«r ta prezantuar kĂ«tĂ« shĂ«rbim qĂ« ofrohet nga bashkitĂ« dhe Ă«shtĂ« abuzim nĂ«se shikoni qendra avokatie qĂ« e ofrojnĂ« kĂ«tĂ« shĂ«rbim me pagesĂ«, sepse Ă«shtĂ« njĂ« abuzim i rĂ«ndĂ«â€, tha  Balluku.

Ndërsa kryetari Subashi tha se, në Bashkinë e Fierit, qytetarët kanë dy sportele në dispozicion për të marrë shërbimet online në e-albania, pa pagesë shtesë.

“Kjo Ă«shtĂ« zyra me njĂ« ndalesĂ« e BashkisĂ«, kĂ«tu vijnĂ« tĂ« gjithĂ« njerĂ«zit. Çdo drejtori qĂ« ka marrĂ«dhĂ«niet me publikun, ka sportelin dhe pĂ«rfaqĂ«suesin e vet, pret njerĂ«zit, i sqaron, merr ankesat. MĂ« pas drejtoria pĂ«rkatĂ«se i shqyrton dhe u kthen pĂ«rgjigje. Pas ndryshimit, ne kemi hapur dy sportele tĂ« reja. Kemi lĂ«nĂ« dy operatorĂ« nĂ« dispozicion pĂ«r tĂ« asistuar moshat e thyera, tĂ« cilat nuk janĂ« nĂ« gjendje tĂ« futen vetĂ« dhe tĂ« aksesojnĂ« e-albania dhe asistohen nga punonjĂ«sit e bashkisĂ« falas”, tha ai. /j.p/

The post AsistencĂ« falas pĂ«r shĂ«rbimet nĂ« “e-Albania”, Balluku nĂ« Fier: Ofrimi me pagesĂ« do tĂ« konsiderohet vepĂ«r penale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Eksportet, me rritje 2,1% në 6-mujorin e parë

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ Tendenca e eksporteve shqiptare nĂ« gjashtĂ«mujorin e parĂ« tĂ« kĂ«tij viti mbetet pozitive duke shĂ«nuar rritje me 2,1 %  me bazĂ« vjetore.

Sipas raportit të publikuar sot nga INSTAT-i, eksportet arritën vlerën 203 miliardë lekë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 431 miliard lekë, duke u ulur me 2,0 %, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 228 miliard lekë, duke u ulur me 5,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Referuar tĂ« dhĂ«nave grupet qĂ« kanĂ« ndikuar nĂ« rritjen vjetore tĂ« eksporteve, janĂ«: “Minerale, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji elektrike” me 8,6 %, “Ushqime, pije, duhan” me 1,2 %, etj., ndĂ«rsa negativisht kanĂ« ndikuar grupet: “Materiale ndĂ«rtimi dhe metale” me 6,1% “Produkte kimike dhe plastike” me 0,6 pikĂ« pĂ«rqindje, etj.

INSTAT bën të ditur se eksportet janë rritur në qershor për të dytin muaj radhazi.

Në qershor 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 miliardë lekë, duke u rritur me 1,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0,6 %, në krahasim me maj 2025.

Ndërsa importet e mallrave në qershor arritën vlerën 77 miliard lekë, duke u ulur me 0,2 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 1,5 %, në krahasim me majin 2025. Deficiti tregtar i këtij muaji është 41 miliardë lekë, duke u ulur me 2,0 %, krahasuar me qershorin 2024 dhe 3,2 % në krahasim me majin 2025.

GjatĂ« muajit qershor 2025, nĂ« rritjen e eksporteve prej 1,9 %, pozitivisht kanĂ« ndikuar grupet: “Minerale, lĂ«ndĂ« djegĂ«se, energji elektrike” me 9,7 %, “Ushqime, pije, duhan” me 3,1 %. Negativisht ka ndikuar grupi: “Materiale ndĂ«rtimi dhe metale” me 6,2 %.

INSTAT bën të ditur se, në muajin qershor 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me qershor 2024 janë: Kosova 64,8 %, Gjermania 39,6 %, Greqia 18,1 %, etj.

Ndërsa gjatë këtij gjashtëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova 72,5 %, Greqia 8,6 % dhe Gjermania 10,3 %.

Sa i takon importeve rritjen më të madhe e shënojnë vendet: Kina 29,9 %, Greqia 1,3 % dhe Gjermania (4,3 %). /j.p/

 

The post INSTAT: Eksportet, me rritje 2,1% në 6-mujorin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌