Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Pse tani e jo më parë”, Rama nesër drejtpërdrejt në “Sy m’sy”

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do të zhvillojë një komunikim të drejtpërdrejtë, mëngjesin e së hënës, për t’u dhënë përgjigje të gjitha diskutimeve dhe pyetjeve të ngritura nga qytetarët, në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike.

“Ca thonë pse tani e jo më parë? Ca pse tani e jo më vonë? Kurse unë them: pse jo nesër një SY M’SY? NESËR pra, që në mëngjes, live padyshim, KËTU ku tjetër?”, shkruan Rama.

Ky komunikim vjen në një moment kur strukturat shtetërore po zhvillojnë aksione të gjera në gjithë vendin për të liruar hapësirat publike të zëna në mënyrë të paligjshme, kryesisht në zonat bregdetare dhe në qytetet kryesore.

/r.e/

The post “Pse tani e jo më parë”, Rama nesër drejtpërdrejt në “Sy m’sy” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike, shkodranët mirëpresin aksionin: I drejtë dhe pak i vonuar

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike përveçse po mirëpritet nga qytetarët e Shkodrës, por ka dhe një mirëkuptim çdo ditë e më shumë nga bizneset që po lirojnë vullnetarisht hapësirat në shërbim të banorëve, shprehet Bashkia e qytetit.

Qytetarët të ndryshëm shkodranë shprehen pro aksionit të ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike të zëna nga bizneset.

“Është shumë e drejtë dhe shumë e mirë që të lirohen hapësirat për këmbësorët. Ideja dhe qëllimi është shumë i mirë”, shprehet një qytetar shkodran.

“Është pak i vonuar”, shprehet një tjetër qytetar.

Një banor shprehet se, “boll mirë e kanë ba, edhe boll mirë bajnë që i lirojnë trotuaret, rrugë, për me kalu. Skadal kanë qenë, po shyqyr që po lirohen”.

Prej disa ditësh, Policia Bashkiake e Shkodrës ka zbritur në terren, duke njoftuar të gjitha bizneset që kanë zënë hapësirat publike me struktura metalike dhe pode të paligjshme në zonat e dedikuara për kalimtarët.

“Falënderojmë të gjitha bizneset për mirëkuptimin dhe i sigurojmë që bashkia do të bëjë më të mirën brenda rregullave për të mbështetur aktivitetin e tyre”, shprehet kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, në një postim në rrjetet sociale.

The post Lirimi i hapësirave publike, shkodranët mirëpresin aksionin: I drejtë dhe pak i vonuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vilë romake me mozaikë nën themele, Gonxhja: Riprojektohet nga arkitekt spanjoll shkolla ‘Gjergj Kastrioti’

Një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike të dekadave të fundit është evidentuar në Durrës, në zonën ku po rindërtohet shkolla “Gjergj Kastrioti”.

Bëhet fjalë për një vilë romake me mozaikë me motive gjeometrike, struktura muresh dhe materiale të tjera arkeologjike me vlera të jashtëzakonshme.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se menjëherë pas zbulimit, është hartuar Raporti i Gërmimit Arkeologjik të Shpëtimit nga arkeologu prof. Luan Përzhita, që i hapi rrugën konservimit dhe studimit të detajuar të gjetjeve.

“Kjo vilë romake përfaqëson një pasuri të rrallë për trashëgiminë kulturore të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, dhe krahasohet për cilësi me ato të zbuluara në Italinë jugore dhe qendrore”, tha Gonxhja.

Për të ruajtur dhe promovuar këtë pasuri, arkitekti spanjoll Toni Gironès është angazhuar në riprojektimin e shkollës, duke ndërtuar një koncept ku ndërthuren edukimi dhe trashëgimia. Projekti i ri do të mundësojë ekspozimin publik të gjetjeve, duke i integruar ato në infrastrukturën e shkollës.

Ky është një model unik zhvillimi që synon transformimin urban dhe arsimor të qytetit, si dhe promovimin e turizmit kulturor.

Institucionet shqiptare, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Institutin e Arkeologjisë dhe Bashkinë e Durrësit, do të ndjekin nga afër dokumentimin, mbrojtjen dhe përfshirjen e gjetjeve në projektin e ri.

“Ky është një shembull konkret i vizionit për zhvillim të integruar urban, edukativ dhe turistik”, përfundoi ministri Gonxhja./atsh/ KultPlus.com

Dosja e SPAK: Çfarë donte Ilir Meta me ministrin e Katarit? (detajet)

Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku, duke përfituar nga njohja e afërt e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, ka përfituar duke zhvilluar edhe takime zyrtare nën orientimin e ish-Presidentit.

Biznesmeni Shatku ka hyrë në bisedime me një person i quajtur Ali Soufan, drejtor ekzekutiv i Soufan Group, të cilit i ka kërkuar në emër të Ilir Metës, nëse ai dhe ministri i financave të Katarit janë gati për t’u takuar me Metën, mëson Ora News nga dosjet hetimore të SPAK.

Gjithashtu, biznesmeni Shatku i ka kërkuar këtij personi që të sigurojë edhe një pajisje anti-përgjimi për Ilir Metën.

Referuar dosjes hetimore, Adrian Shatku, me ndërmjetësim të Ilir Metës, është takuar me ministrat e Energjisë dhe Ekonomisë të Mbretërisë së Marokut në datën 31 Tetor 2014, ditë kur Ilir Meta zhvillonte takim zyrtar në Marok.

Në provat e kqyrura, rezulton se Adriani i ka kërkuar Monika Kryemadhit që të organizojë mundësisht në shtëpi takimin midis Ilir Metës dhe ambasadorit të Katarit dhe investitorit të CIT.

Nga ana tjetër, Adrian Shatku ka mbajtur lidhjet midis John Moreira, drejtues ekzekutiv i ‘JPM Strategic Solution’ dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (aktualisht Partia e Lirisë), ku në të paktën dy raste është dokumentuar se ka ndërmjetësuar ardhjen në Shqipëri të John Moreira dhe dy personave të tjerë të quajtur Patrik dhe Kate.

John Moreira ka kryer takime strategjike me ministrat e LSI-së në vitin 2014, ka bërë sondazhe për zgjedhjet lokale të vitit 2015 për LSI-në, ndërsa Patrik dhe Kate kanë trajnuar të rinjtë e LRI-së në kampin e Jalës.

Shqiptarja.com ka zbuluar më herët se kompanitë në pronësi të biznesmenit shqiptaro-amerikan Adrian Shatku, kanë përfituar me ndihmën e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit leje për 2 projekte me vlerë miliona Euro në Shqipëri, atë për futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjekionit të transferimit të thirrjeve telefonike.

Gjithashtu, nga hetimet e SPAK është zbuluar edhe se Monika Kryemadhi ka shpenzuar 240 mijë Dollarë për veshje, bileta avioni dhe akomodime në hotele për 3 vite, përmes një karte krediti që i ishte vendosur në dispozicion nga biznesmeni Shatku. m.p.

Aksident me vdekje në Divjakë, 62-vjeçari del nga rruga me mjetin bujqësor (EMRI)

Një 62 vjeçar nga Divjaka ka humbur jetën ditën e sotme.

Maliq Meta ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij bujqësore në rrugën e parcelave kur në një moment ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbysur në kanal.

62 vjeçari është bllokuar në mjet dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Edhe pse janë afruar menjëherë bashkëfshatarët e tjerë për t’i dhënë ndihmë nuk kanë arritur ta shpëtojnë.

The post Aksident me vdekje në Divjakë, 62-vjeçari del nga rruga me mjetin bujqësor (EMRI) first appeared on JavaNews.al.

Drejtësia përballë kërcënimeve! Në 5 vite, 72 kërkesa për mbrojtje në KLP e KLGJ

72 kërkesa për mbrojtje apo zgjatje të afatit të mbrojtjes janë shqyrtuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai Gjyqësor në 5 vite, bërë nga magjistratë të cilët janë ndjerë të kërcënuar në detyrë.

Më shumë se gjysma e tyre, 62 kërkesa, janë bërë nga prokurorët, të cilët duket se për shkak të natyrës së detyrës janë më të ekspozuar ndaj personave që hetojnë.

Të kërcënuar apo nën trysni janë ndjerë prokurorët nga rrethe gjyqësore të mëdha si Tirana, Elbasani, Vlora, Durrësi dhe Shkodra.

Nga ana tjetër, vetëm 10 kërkesa për mbrojtje apo zgjatje të afatit të mbrojtjes janë bërë nga gjyqtarët që nga viti 2020.

Të rrezikuar janë ndjerë gjyqtarë të cilët ushtrojnë detyrën në Tiranë, Shkodër, por nuk kanë munguar kërkesat edhe nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, kërkesë e regjistruar në vitin 2024.

Komisioneve për Mbrojtjen e Magjistratëve në dy këshillat më së shumti u janë drejtuar vetë prokurorët apo gjyqtarët, por ka pasur raste që janë referuar për mbrojtje urgjente edhe nga drejtuesit e institucioneve.

Në pjesën më të madhe të rasteve, komisionet kanë miratuar kërkesat.

The post Drejtësia përballë kërcënimeve! Në 5 vite, 72 kërkesa për mbrojtje në KLP e KLGJ first appeared on JavaNews.al.

Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve

Nga bregdeti i Jonit në jug e deri te liqeni i Ohrit në juglindje, sezoni turistik në Shqipëri këtë verë është kthyer në skenë përplasjesh, grushtesh, gjakosjesh dhe arrestimesh – dhe gjithçka ka një emër: PRONA.

Në Ksamil, një konflikt mes dy biznesmenëve, Albert Pashaj dhe Agim Taraj, u përshkallëzua dhunshëm për një copëz toke ku të dy kishin aplikuar për vendosjen e çadrave. Zona, e shpallur hapësirë publike nga bashkia, ishte bërë mollë sherri dhe përplasjet kishin ndodhur më parë. Pashaj u dhunua në sy të familjes, ndërsa Taraj dhe dy punëtorë u arrestuan.

Përplasja nxori në pah edhe mungesën e koordinimit dhe transparencës nga Bashkia e Sarandës dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit, që vetëm përkeqësuan situatën.

Në një incident tjetër në jug të Shqipërisë, në një prej klubeve më luksoze në Palasë, dy të rinj u përplasën me gota dhe shishe. Njëri ishte rezident në Itali dhe tjetri banues në Tiranë. Edhe pse pa pasoja fizike, policia nisi procedim penal për “prishje të qetësisë publike”. Shkaku? Sërish “motive të dobëta”, siç thotë policia.

Por tabloja është e njëjtë: sezoni turistik i mbushur me tension. Në juglindje, në Tushemisht të Pogradecit, Jetmir Muçllari, pronar i hotel “Driloni” dhe person me ndikim i njohur për disa atentate ndaj tij dhe të birit, u përlesh me kryeplakun Ilirjan Tasellari dhe një qytetar tjetër për një rrugë të kontestuar.

Muçllari kishte rrethuar zonën me gardh dhe nisi ndërtim pa leje në një zonë të mbrojtur, ndërsa kryeplaku deklaroi se po kryente detyrën e tij. Pas sherrit fizik, policia arrestoi Muçllarin për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim toke.

Konflikti, i përsëritur dhe i raportuar prej kohësh, u shoqërua edhe me praninë e zyrtarëve të Bashkisë Pogradec në vendngjarje. Të tre episodet ndodhin në zona të lakmuara turistike – por më shumë sesa për të tërhequr vizitorë, këto zona po bëhen skena konflikti mes shqiptarëve, për prona që në shumë raste janë të pamenaxhuara, të paformalizuara dhe të papasqyruara nga institucionet.

The post Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve first appeared on JavaNews.al.

Yll Limani dhe Sidarta vijnë me “Paya”

Yll Limani dhe reperi grek, Sidarta, kanë sjellë një bashkëpunim të ri muzikor që po pritet me interes nga publiku.

Kënga mban titullin “Paya” dhe është publikuar së fundmi, duke sjellë një atmosferë verore me përplot ngjyra.

“Paya” është një këngë ritmike, me ndikime të dukshme të stilit mesdhetar, që reflekton energjinë, ngrohtësinë dhe emocionet e verës.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky projekt muzikor është shoqëruar me një videoklip dinamik dhe vizualisht tërheqës, i cili është xhiruar në disa vende, duke theksuar peizazhe natyrore të bukura, plazhe dhe një atmosferë festive.

Ky është bashkëpunimi i parë mes Limanit dhe Sidartës, por që po konsiderohet si një sukses që rrit edhe më shumë profilin ndërkombëtar të këngëtarit shqiptar.

Foto: Screenshot/YouTube

Me vokalin karakteristik të Yllit dhe stilin unik të Sidartës, “Paya” sjell një përzierje kulturore dhe muzikore që i përshtatet perfekt shijeve të publikut gjatë sezonit të verës.

Kënga është publikuar në të gjitha platformat muzikore dhe po gjen mbështetje të gjerë nga fansat në Shqipëri, Kosovë, Greqi dhe më gjerë.

 

Ylli me këtë konfirmon edhe një herë se është një nga emrat më të kërkuar në skenën muzikore shqiptare, duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi përtej kufijve. /Telegrafi/

The post Yll Limani dhe Sidarta vijnë me “Paya” appeared first on Telegrafi.

32 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 9 vijojnë të jenë aktive

Situata e zjarreve në rang vendi vijon të paraqitet problematike në disa rajone. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten ende aktive. Sipas raportimeve të  Emergjencave Civile, vatrat janë evidentuar në disa bashki të vendit. Në “Liqeni i Luleve”, Parku Kombëtar Lurë, zjarri po përhapet në […]

The post 32 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 9 vijojnë të jenë aktive appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Vengu zbret në terren: Orë të vështira…

Prej ditësh vijon të jetë aktiv zjarri në Dukat të Vlorës, ku mbi 80 efektivë janë angazhuar nga toka dhe ajri, për të mbajtur nën kontroll flakët që kanë pushtuar zonën.

Sot në terren ka zbritur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili i shoqëruar nga drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, kanë shkuar në Dukat për të parë nga afër situatën me zjarrin problematik që kërcënon Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Përmes një postim në rrjetet sociale, Vengu shkruan se për shkak të terrenit të vështirë malor, është aktivizuar ndihma nga ajri përmes helikopterëve Cougar të ushtrisë, për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Sipas Vengut, orët në vijim do të jenë të vështira për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Të paktën 50 efektivë janë në terren duke punuar për shuarjen e zjarrit.

“Gjendemi këtu në lartësitë e Dukatit, ku prej disa ditësh në fakt kemi një situatë dhe një brez zjarri i cili ka rrezikuar në fakt një përhapje domethënëse. Që prej orëve të para të mëngjesit, kemi një ndërhyrje nga ajri dhe mbështetje nga toka me efektivë të Forcave të Armatosura, të Bashkisë Vlorë, të Pyjores së Vlorës, praktikisht 50 persona që janë në operacion e sipër sot në këtë zonë, në mënyrë që të krijohet një perimetër dhe të mund të parandalohet kalimi i këtij fronti zjarri në anën tjetër të Parkut të Llogarasë. Do jenë orë të vështira për efekt jo vetëm të termometrit, por edhe të erërave të forta që ka zona, ndaj duhet të ruajmë vigjilencën maksimale. Operacioni i mbështetjes nga ajri me helikopterët Cougar do të vijojë gjatë gjithë ditës në mënyrë që të kemi të gjithë instrumentet në dispozicion”, tha ministri i Mbrojtjes.

Aksident në Divjakë/ Përmbyset mjeti bujqësor dhe e zë poshtë, humb jetën tragjikisht 62-vjeçari

✇Albeu
By: M C

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në divjakë. Mësohet se një 62-vjeçar duke lëvizur me mjetin e tij bujqësore në rrugën e parcelave ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbysur në kanal.

Maliq Meta është bllokuar në mjet dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Megjithatë edhe pse janë afruar menjëherë bashkëfshatarët e tjerë për t’i dhënë ndihmë nuk kanë arritur ta shpëtojnë.

The post Aksident në Divjakë/ Përmbyset mjeti bujqësor dhe e zë poshtë, humb jetën tragjikisht 62-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Aksioni për lirimin e hapësirave/ Rama ndan pamjet nga Tirana: Çlirim i madh jo vetëm për këmbësorët, por ka ende ngrehina që rezistojnë, do ikin bashkë me… (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Aksioni vijon në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike, të zëna nga ndërtime pa leje, sidomos nga lokalet që kanë nxjerrë çadra dhe tavolina.

kreu i shtetit Edi Rama, ka publikuar një tjetër video në rrjetet sociale nga lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ku shkruan se aksioni ka prodhuar çlirim për këmbësorët.

Postimi i Ramës:

“Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit.

Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar”, shkruan kryeministri.

The post Aksioni për lirimin e hapësirave/ Rama ndan pamjet nga Tirana: Çlirim i madh jo vetëm për këmbësorët, por ka ende ngrehina që rezistojnë, do ikin bashkë me… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Brahimllari ia prish “ëndrrat” Metës / Dëshmia në SPAK: Shatku ka paguar për LSI dhe Ilirin…

Një dëshmi e dhënë në SPAK nga Eriol Brahimllari që rezulton të jetë njohje familjare e Monika kryemadhit dhe kushëri i Endrit Brahimllarit ka rrëzuar deklarimet e Ilir Metës ku ky i fundit ka treguar se nuk ka pasur lidhje të afert me biznesmenin Adrian Shatkun.

Sipas Eriolit i cili është marrë në pyejte nga SPAK, Adriani kishte një marrëdhënie të konsoliduar me drejtuesit e LSI-së para se ai të angazhohej në LSI.

Adrian Shatku, në dijeninë time, thotë Eriol Brahimllari ishte një biznesmen shqiptaro-amerikan që kishte një biznes të suksesshëm në Amerikë, dhe që ndihmonte LSI-në me eksperiencën dhe ekspertizën e vet.

Nga nje dokumet zyrtar që Ora News disponon Eriol Brahimllari, pyetjes sa herë ishin takuar me Adrian Shatkun dhe kush ka qenë tjetër i pranishëm gjatë udhëtimeve në Amerikë, me kryetarin e Kuvendit, Z. Ilir Metaj, i është përgjigjur se “Une kam qenë i pranishëm në të paktën më shumë se nje takim me Adrian Shatkun.

Prania ime në takimet që Kryetari i Kuvendit, Ilir Metaj ka zhvilluar me Adrian Shatkun dhe persona të tjerë, ka qenë sipas kërkesës së Kryetarit të Kuvendit.

Po nga dosja rezulton se biznesmeni ka paguar një shumë prej 1.183.104 lekë në Hotel Rogner për shpenzime të akomodimit të John Moreira dhe përfaqësuesve/punonjësve të tjerë të JPM Strategic Solutions, ndërkohë që është vërtetuar që ata kanë ardhur në Republikën e Shqipërisë, për të ofruar shërbime konsulence ku përfitues është Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Ilir Metaj.

Nga qelia e burgut Ilir Meta nëpërmjet një statusi ka bërë thirrje SPAK që të marrë në pyetje dy kushërinjtë Erion dhe Endrit Brahimllari pasi sipas tij kanë dijeni mbi kontrat e LSI.

Ora News

The post Brahimllari ia prish “ëndrrat” Metës / Dëshmia në SPAK: Shatku ka paguar për LSI dhe Ilirin… first appeared on JavaNews.al.

VIDEO / “Çlirim i madh për këmbësorët”, Rama: Ngrehinat që rezistojnë për t’u shkulur, do të ikin me një gjobë të kripur

Kryeministri Edi Rama i është kthyer sërish aksionit ndaj ndërtimeve pa leje dhe bizneseve që kanë zënë trotuaret me tenda hekuri.

Në një postim të ri në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga ambjente ku janë hequr tendat prej hekuri dhe ku trotuaret janë çliruar për këmbësorët.

Nga ana tjetër, Rama paralajmëron se ka ende ngrehina që nuk duan të shkulen, por do largohen prej aty së bashku me një gjobë të kripur.


Postimi i Ramës:

Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit.
Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar.

The post VIDEO / “Çlirim i madh për këmbësorët”, Rama: Ngrehinat që rezistojnë për t’u shkulur, do të ikin me një gjobë të kripur first appeared on JavaNews.al.

Vijon operacioni “Koordinata”, kapet në flagrancë 34-vjeçari që kultivonte kanabis në Fushë-Milot

Policia e Kurbinit ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të operacionit antikanabis të koduar “Koordinata”, i cili vijon në gjithë territorin e vendit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e këtij fenomeni.

Gjatë kontrolleve në territor, në një parcelë të fshehur në Fushë-Milot, Njësia Administrative Milot, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin zbuluan 50 bimë të dyshuara të llojit cannabis sativa, të kultivuara ndërmjet një kulture misri.

Në momentin e ndërhyrjes, në parcelë u kap në flagrancë shtetasi A. P., 34 vjeç, i cili dyshohet se po përkujdesej për bimët narkotike. Ai u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori për shtetasen E. P., 26 vjeçe, bashkëshortja e të arrestuarit, pasi dyshohet se ka qenë në dijeni dhe në bashkëpunim me të në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Policia bën me dije se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Operacioni “Koordinata” vijon pa ndërprerje në të gjithë vendin.

The post Vijon operacioni “Koordinata”, kapet në flagrancë 34-vjeçari që kultivonte kanabis në Fushë-Milot first appeared on JavaNews.al.

Valë “ndëshkimesh” në det, bllokohen 30 mjete lundruese në një javë

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, vijon kontrolli në të gjithë bregdetin shqiptar dhe në hapësirat ujore të brendshme. Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ka zhvilluar gjatë kësaj jave qindra kontrolle nga Ksamili deri në Koman, duke pasur si qëllim forcimin e parametrave të sigurisë në det, liqene dhe lumenj.

Në total, janë kontrolluar 431 mjete lundruese, nga të cilat 30 janë bllokuar, për shkelje të ndryshme. Mjetet e sekuestruara përfshijnë:

18 jet ski

7 skafe

3 gomone

2 varka metalike me motorë uji të instaluar

Shkeljet kryesore ishin lundrimi brenda perimetrit të sigurisë, mungesa e dokumentacionit dhe lundrimi jashtë zonave të lejuara. Vetëm për lëvizje të rrezikshme pranë pushuesve, 12 drejtues janë ndëshkuar me gjoba nga 100 mijë lekë secili.

Ndërkohë, janë shpëtuar 13 persona (shqiptarë dhe të huaj), të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të larta apo defekteve në mjete.

The post Valë “ndëshkimesh” në det, bllokohen 30 mjete lundruese në një javë first appeared on JavaNews.al.

Muri i ndërtesës që po shembte e zë poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari në Dimal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dimal, ku një 51-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është zënë poshtë nga muri i një ndërtese që po shembte.

Policia njofton se dëmtimet kanë qenë tepër të rënda dhe 51-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

“Paraditen e sotme ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit pa shenja jete shtetasi A. H., 51 vjeç, banues në fshatin Kutalli, Dimal. Nga informacionet e marra shtetasi A. H., ka qenë duke prishur një ndërtesë të vjetër në banesën e tij, muri i ndërtesës është rrëzuar dhe  e ka dëmtuar, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi tragjedia.

The post Muri i ndërtesës që po shembte e zë poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari në Dimal first appeared on JavaNews.al.

“PD ka nevojë për ndryshim total!” Fisnik Qosja: Duhen figura të reja edhe në kryesi!

Për kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosja, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike, selia blu duhet të nisë një riorganizim të thellë brenda saj, sapo të publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 11 majit.

Qosja tha në A2CNN se rruga e vetme për të kapërcyer krizën e brendshme dhe për të mposhtur Edi Ramën në zgjedhje është ndryshimi rrënjësor në PD përmes promovimit të figurave të reja, që i simpatizon qytetari.

“Pa diskutim mbas mbarimit të raportit të OSBE/ODHIR që do jetë ashtu siç është me gjithë farsën e vetë brenda. PD nuk duhet të humbi asnjë sekondë për të riorganizuar nga seksioni i fundit i një dege e deri të kryesia qendrore. Nuk ka mënyrë tjetër. Ne kemi figura të reja shumë të mira, kemi prodhuar gjatë gjithë kohës figura të reja, edhe rezultati e tregoi se aty ku kanë qenë të rinj, figura të pastra, që e kanë bërë me zemër e shpirt gjënë, ka fituar PD-ja. Kjo tregon se demokratët e duan ndryshimin, i duan edhe njerëzit. Ne duhet t’i serviremi qytetarëve shqiptarë me njerëz të denjë, njerëz të pastër, që realisht e duan vendin dhe PD. Përndryshe do të rrimë në regres dhe do notojmë po në këto ujëra, që fajin e ka ky, do merremi me njëri-tjetrin dhe do lëmë kundërshtarin të vazhdojë të jetë në pushtet”, deklaroi Qosja në “Ditarin e fundjavës” me Erion Dushin, në A2 CNN.

I pyetur për procesin e Primareve dhe mbetjen jashtë listës së kandidatëve për deputetë, të fituesve të këtij procesi, siç ishte rasti i të parit të qarkut të Tiranës, kavajasit Hysen Kadiu, Qosja tha se kjo strategji përjashtimi e fituesve të garës së brendshme në PD ishte e gabuar. m.p.

Rama publikon pamjet nga Tirana: Do hiqen të gjitha ngrehinat pa leje

Kryeministri Edi Rama përmes pamjeve të aksionit për lirimin e hapësirave publike, të publikuar në rrjetet sociale, thekson rëndësinë e këtij procesi të iniciuar me urdhër të tij.

Në videon e publikuar nga Rama shihen hapësirat midis trotuareve në gjendjen e pak javëve më parë dhe se si janë pas çmontimit të tendave, në zonën e njohur si “Delijorgji” në kryeqytet”.

Kryeministri shprehet se ky është një “çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit”.

Shefi i qeverisë ka edhe një mesazh për ata pronarë e administratorë biznesesh që ende nuk i janë bindur urdhrit, që të veprojnë sa janë në kohë, për të shmangur gjobat që e pasojnë kundërshtimin e aksionit.

“Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar”, shkruan Rama. m.p.

“Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta

Nga Boldnews.al Një ish-deputet, tashmë biznesmen, ka tentuar të marrë rreth 180 mijë euro nga kompania koncesionare e inceneratorit jo-funksional të Fierit për punime të pretenduara ndërtimore dhe të shoqëruara me fatura pa vulë. Bujar Derveni ka qenë deputet i ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në periudhën 2013-2017. Para se merrte mandatin, ai ka qenë […]

The post “Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta appeared first on BoldNews.al.

❌