TIRANĂ, 18 korrik /ATSH/ Performanca paraprake e treguesve fiskalĂ« tĂ« konsoliduar pĂ«r periudhĂ«n janar-qershor 2025 reflekton ecurinĂ« e mbledhjes sĂ« tĂ« ardhurave dhe realizimit tĂ« shpenzimeve.
Ministria e Financave bëri të ditur sot se, të ardhurat totale arritën në rreth 366 miliardë lekë në 6-mujorin e parë të vitit 2025, një realizim në masën 100.6 % të planit të periudhës, ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 332.5 miliardë lekë në 6-mujorin e parë të vitit 2025.
Sipas MF, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 22.8 miliardë lekë më shumë ose 6.7 % më shumë. Në terma vjetorë, të ardhurat totale për 6- mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 48.3% të planit vjetor.
Sa i takon tĂ« ardhurave tĂ« arkĂ«tuara nga Tatimet dhe Doganat, pĂ«r periudhĂ«n janar â qershor 2025, ato janĂ« nĂ« shumĂ«n 242.3 miliardĂ« lekĂ«, rreth 20.2 miliardĂ« lekĂ« ose 9.1% mĂ« shumĂ« nĂ« krahasim me janar â qershor 2024.
Të ardhurat tatimore nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare, për këtë periudhë u realizuan në vlerën 113.6 miliardë lekë, 3.7 miliardë lekë ose 3.4% më shumë se 6-mujori i parë 2024.
NdĂ«rkohĂ« tĂ« ardhurat nga taksat doganore, shĂ«nuan vlerĂ«n 4.5 miliardĂ« lekĂ«, 183 milionĂ« lekĂ« ose 4.2% mĂ« shumĂ« se janar â qershori i vitit 2024, si dhe realizim prej 87.9% kundrejt planit tĂ« periudhĂ«s.
MF informon se tregues në rritje shënojnë edhe të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale).
PĂ«r periudhĂ«n janar â qershor 2025, tĂ« ardhurat nga ky tregues u realizuan nĂ« shumĂ«n 128.7 miliardĂ« lekĂ«, 16.5 miliardĂ« lekĂ« ose 14.7% mĂ« shumĂ« se janar â qershori i vitit 2024. Krahasuar me planin, tĂ« ardhurat e mbledhura janĂ« 2.8 miliardĂ« lekĂ« ose 2.2% mĂ« shumĂ«.
NdĂ«rsa tĂ« ardhurat nga Fondet Speciale, qĂ« pĂ«rfshijnĂ« tĂ« ardhurat nga sigurimet shoqĂ«rore dhe shĂ«ndetĂ«sore, tĂ« mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH pĂ«r periudhĂ«n janar â qershor 2025 u realizuan nĂ« shumĂ«n 87.6 miliardĂ« lekĂ«, 9.7 miliardĂ« lekĂ« ose 12.5% mĂ« shumĂ« se periudha e viti 2024, si dhe me realizim prej 104.8% tĂ« planit tĂ« periudhĂ«s.
Sa i takon shpenzimeve shpenzimeve të përgjithshme publike, për periudhën 6 mujore të vitit 2025, ato arritën në rreth 332.5 miliardë lekë me një realizim në masën 99.8% e planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky zë ka rezultuar 14.1% më i lartë ose rreth 41.2 miliardë lekë më shumë.
Shpenzimet korente, sipas MF-së për periudhën 6 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 299.6 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë rezultoi 13.2% më i lartë ose rreth 34.8 miliardë lekë më shumë, si dhe me një realizim në masën 99% të planit të periudhës.
Ndërsa shpenzimet kapitale, për periudhën 6 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 32 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë rezultoi 20.8% më i lartë ose rreth 5.5 miliardë lekë më shumë, si dhe me një realizim në masën 108.1% të planit të periudhës.
Niveli i suficitit, në periudhën 6-mujore të vitit 2025, rezultoi në rreth 33.5 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i suficitit rezultoi 35.3% më i ulët ose 18.3 miliardë lekë më pak, njofton MF-ja.
The post MF: Të ardhurat totale arritën 366 miliardë lekë në 6-mujorin e parë të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.