Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Skandal në Vorë/ Zbulohen ushqime të skaduara me etiketa false, arrestohen administratori dhe magazinieri, dy të tjerë në procedim (VIDEO+EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 7.

Në pranga kanë rënë administratori Florenc Domi dhe magazinieri i subjektit tregtar, Agim Domi.

Ndërkohë u proceduan penalisht shtetasit S. T., 56-vjeç, ortaku i subjektit dhe A. D., 36-vjeç, shofer i magazinës.

Gjatë këtij operacioni, është zbuluar në zonën e Vorës një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas riktheheshin në treg si të sigurta për konsum.

Në kuadër të këtij hetimi:

U arrestuan në flagrancë administratori i magazinës, F. D., 38 vjeç dhe magazinieri, A. D., 58 vjeç.

U proceduan penalisht ortaku i subjektit, S. T., 56 vjeç dhe shoferi, A. D., 36 vjeç.

Sipas Policisë, subjekti kishte aktivitet në fushën e import-eksportit dhe tregtimit të produkteve industriale dhe ushqimore. Ai grumbullonte mallra të skaduara nga tregjet në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, i rietiketonte me data të rreme skadence dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor dhe në shkelje të rënda të sigurisë ushqimore.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan:

716 koli dhe dhjetëra kilogramë produkte ushqimore të përpunuara, të cilave u ishte falsifikuar afati i skadencës (produktet kishin skaduar që në janar dhe shkurt 2025).

Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka marrë në dorë materialet procedurale për vijimin e hetimeve për disa vepra penale, përfshirë:

“Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”

“Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”

“Fshehja e të ardhurave”

“Mospagimi i taksave dhe tatimeve”

“Punësim i paligjshëm”

“Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të ngjashëm në numrin pa pagesë 112 ose përmes aplikacionit Komisariati Dixhital, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 7.

Zbulohet në Vorë një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas hidheshin sërish në treg.

Sekuestrohen sasi të mëdha mallrash ushqimore të përpunuara të skaduara në muajin janar dhe shkurt me etiketa skadence të falsifikuara.

Arrestohen në flagrancë administratori i magazinës dhe magazinieri. Procedohen penalisht ortaku dhe shoferi i magazinës.

Në kuadër të planit të masave për kontrollet në magazina, dyqane dhe supermarkete, me qëllim parandalimin e tregtimit të produkteve ushqimore të skaduara, u finalizua operacioni “Siguria Ushqimore”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit F. D., 38 vjeç, administrator i subjektit dhe A. D., 58 vjeç, magazinier.

U proceduan penalisht shtetasit S. T., 56 vjeç, ortaku i subjektit dhe A. D., 36 vjeç, shofer i magazinës.

Nga hetimet rezultoi se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonte datat e skadencës dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli dhe dhera kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me sigurinë ushqimore në numrin pa pagesë 112.

The post Skandal në Vorë/ Zbulohen ushqime të skaduara me etiketa false, arrestohen administratori dhe magazinieri, dy të tjerë në procedim (VIDEO+EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Renis Dobrës në Mat/ Dalin sot para gjykatës autorët e dyshuar, Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj

✇Albeu
By: V K

 

Këtë të shtunë, dalin para gjykatës, dy të arrestuarit si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra mbrëmjen e 8 korrikut, Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka.

Për ngjarjen e rëndë, janë shpallur në kërkim dhe dy vëllezërit e Fatjon Bushgjokës, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, që dyshohet se janë larguar nga Shqipëria.

Vrasja e 23-vjeçarit u zbardh më 16 Korrik, ku u vendosën në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, të cilët dhanë dëshmi kontradiktore para hetuesve, por janë kamerat e sigurisë në bizneset e aksit Burrel-Tiranë që i kanë tradhtuar.

Nga kqyrja e pamjeve filmike, ka rezultuar se 55-vjeçari, si edhe tre vëllezërit, Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj (dy të fundit në kërkim policor) kanë pirë kafe së bashku pranë një pike karburanti pak orë para krimit.

Më pas, 4 autorët e dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit, kanë udhëtuar me dy automjete, “Range Rover”-in e zi dhe një “Hundyai Santa Fe”, nga Burreli drejt fshatit Zenisht.

The post Vrasja e Renis Dobrës në Mat/ Dalin sot para gjykatës autorët e dyshuar, Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj appeared first on Albeu.com.

Plas sherri në klubin “Lollipop” në Palasë, panik dhe të lënduar në mes të koncertit (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, momente paniku dhe kaosi janë regjistruar në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po mbahej një koncert me praninë e shumë qytetarëve dhe të ftuarit special, këngëtarit Yll Limani.

Sipas dëshmive të të pranishmëve, ngjarja ka nisur pas një sherri mes dy grupeve brenda lokalit, i cili ka degjeneruar në përplasje fizike.

Dyshohet se gjatë konfliktit është përdorur edhe armë zjarri, ç`ka ka rritur ndjeshëm ndjenjën e frikës mes publikut.

Në kushtet e pasigurisë, stafi i sigurisë ndërhyri për të larguar këngëtarin nga skena, ndërsa publiku u përfshi nga paniku.

Të pranishmit raportojnë se njerëzit filluan të vraponin drejt daljeve të emergjencës, duke shtyrë njëri-tjetrin në përpjekje për të dalë sa më shpejt jashtë.

Gjatë rrëmujës, shumë persona janë rrëzuar apo janë dëmtuar nga sendet e thyera në ambient.

“Tavolina, gota, shishe u përplasën në dysheme, plagosën njerëz. U pa gjak në dalje, njerëz të prerë nga qelqet”, – raporton një dëshmitar.

Sipas dëshmive, disa persona kanë mbetur të plagosur lehtë si pasojë e thyerjeve apo përplasjes me të tjerët në përpjekje për të dalë jashtë.

Shumë të pranishëm kanë humbur sende personale, telefona, çanta dhe para. Të gjithë të revoltuar nga mungesa e sigurisë dhe reagimit të vonuar të stafit të klubit.

“Është skandaloze që në një nga klubet më të njohura dhe më të shtrenjta të jugut, në kulmin e sezonit turistik dhe me praninë e të huajve, të përjetohen skena paniku dhe terrori”, shkruan një tjetër qytetar në denoncimin për JOQ.

Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga administrata e klubit apo nga autoritetet. Gjendja e personave të lënduar mbetet për t’u sqaruar, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të arrestuar apo identifikime të qarta për autorët e incidentit.

Ngjarja ngre shqetësime serioze për sigurinë në mjediset e argëtimit në Shqipëri, veçanërisht në sezonin turistik kur prania e qytetarëve vendas dhe të huaj është e lartë.

 

The post Plas sherri në klubin “Lollipop” në Palasë, panik dhe të lënduar në mes të koncertit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Debutimi katastrofik i Ten Hag, pëson humbje të turpshme në ndeshjen e parë me Bajern Leverkusen

✇Albeu
By: V K

Trajneri Erik Ten Hag. ka nisur aventurën e tij te Bajer Leverkusen në mënyrën më të keqe të mundshme, duke pësuar një humbje 5-1 ndaj ekipit nën 20 vjeç të Flamengos në një ndeshje miqësore.

Holandezi u shkarkua nga Mançester Junajtid në tetor, pas një fillimi të dobët sezoni dhe kaloi disa muaj jashtë futbollit, pavarësisht interesimit të disa klubeve për ta rikthyer në stol.

Në verë, ai pranoi ofertën e Leverkusenit, kampionëve të Bundesligës 2024, pasi Ksabi Alonso u largua për të marrë drejtimin e Real Madridit.

Ten Hag mori një skuadër me ndryshime të mëdha, pasi Florian Virc dhe Jeremie Frimpong janë transferuar te Liverpuli.

Ndeshja e tij e parë erdhi ndaj të rinjve të Flamengos dhe rezultati ishte zhgënjyes. Leverkusen pësoi dy gola brenda 10 minutave të para dhe shkoi në pushim me rezultatin 4-0.

 

Në fillim të pjesës së dytë, Flamengo shënoi edhe golin e pestë, duke thelluar edhe më shumë humbjen e gjermanëve.

Leverkusen arriti të shënojë golin e nderit me 17-vjeçarin Montrell Culbreath, ndërsa edhe Granit Xhaka pati disa minuta.

Kjo humbje poshtëruese ka rritur menjëherë presionin mbi Ten Hag, i cili kërkon të ndërtojë një ekip konkurrues pas largimeve të rëndësishme gjatë verë.

The post Debutimi katastrofik i Ten Hag, pëson humbje të turpshme në ndeshjen e parë me Bajern Leverkusen appeared first on Albeu.com.

Shkrumbohet nga flakët lokali në Korçë/ Dëme të konsiderueshme, detajet e para

✇Albeu
By: V K

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një lokal është përfshirë nga flakët rreth orës 03:00 të mëngjesit, përballë shkollës “Sotir Gurra” në Korçë

Nga informacionet paraprake, mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt nga energjia elektrike.

Për fikjen e tij u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Dëmet në biznes janë të konsiderueshme në pjesën e brendshme të tij, në pajisjet në funksionale.

Policia po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

The post Shkrumbohet nga flakët lokali në Korçë/ Dëme të konsiderueshme, detajet e para appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, më 19 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.2 lekë.

Euro, blihet me 97 lekë dhe shitet 97.8 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.6 lekë, ndërsa në shitje me 104.8 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111.4 lekë dhe shitet me 112.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60.5 lekë, ndërsa në shitje me 62 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Aksident me vdekje në Tiranë

✇Albeu
By: V K

Një aksident me vdekje është regjistruar në Tiranë, ku sipas informacioneve policore, një automjet me drejtues një 27-vjeçar ka përplasur 54-vjeçarin S.Xh, i cili lëvizte me biçikletë në rrugën “Jordan Misja”.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital.

Ndërsa drejtuesi i automjetit, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27-vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54-vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident me vdekje në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 19 Korrik 2025/ I nxehti afrikan mbërthen Shqipërinë, temperatura deri në 40°C

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, riaktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan, do të kushtëzoje në vendin tonë sërisht mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë.

Situata problematike nga temperaturat e larta, do të jenë në zonën midis Elbasanit deri poshtë në Berat, ku termometri do të ngjitet serish në 40 gradë C.

Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare, vetëm në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga nga 10°C vlera më e ulët e shënuar në Pukë deri në 39°C vlera maksimale, e cila do të shënohet në Elbasan.

Era do te fryjë e lehtë në tokë dhe në det, duke arritur shpejtesinë 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

The post Parashikimi i motit 19 Korrik 2025/ I nxehti afrikan mbërthen Shqipërinë, temperatura deri në 40°C appeared first on Albeu.com.

ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Kombëtares Hysen Memolla, zgjedh për herë të parë eksperiencën në…

✇Albeu
By: V K

Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Hysen Memolla, i është bashkuar Al Jahrës. 33-vjeçari, ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Kuvajt.

Memolla ishte për herë të fundit pjesë e Suharekës. Ai ka luajtur deri tani vetëm me Egnatian në Shqipëri.

Në Kuvajt për të do të jetë eksperienca e parë.

Al Jahra, është rikthyer në elitë ku do luajë edicionin e ardhshëm. Kështu po punon për një skuadër sa më kompetitive.

Aktualisht, Memolla është lojtari i tretë i huaj tek Al Jahra. Në vazhdim merkato tregon se do të afrohen edhe të tjerë.

The post ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Kombëtares Hysen Memolla, zgjedh për herë të parë eksperiencën në… appeared first on Albeu.com.

Pikëpyetjet e ngjarjes së rëndë/ Ana e errët e Skodrinon, kompanisë së Benet Becit, që mbolli tragjedi

✇Albeu
By: V K

Në datën 8 korrik, Shkodra u trondit nga një ngjarje e rëndë, teksa një punonjës i Bashkisë humbi jetën, pasi tentoi që të shpëtonte dy turistë që kishin rënë në ujë.

Kapiten Arben Anamali i shpëtoi dy turistët izraelitë duke sakrifikuar jetën e tij në një akt të mirëfilltë heroik. Por ngjarja e 8 korrikut ngre një sërë pikëpyetjesh të forta mbi përgjegjësitë e tragjedisë.

Kapitali do të përpiqet të hedhë sadopak dritë mbi një ngjarje, të cilën autoritetet duket sikur duan ta mbajnë në errësirë.

Anija e përfshirë në tragjedinë e 8 korrikut quhet Drini. Ajo është në pronësinë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili ja ka dhënë në hua-përdorim Bashkisë së Shkodrës.

Kjo e fundit, ja ka lënë në administrim ndërmarjes së saj “Bio Strajca”, që së fundmi e ka ndryshuar emrin në Skodrinon.

Skodrinon, është një shoqëri aksionare në pronësi të Bashkisë së Shkodrës. Objekti i aktivitetit të saj, është ofrimi i shërbimeve në fushën e zhvillimit ekonomik për mirëfunksionimin e tregjeve publike dhe rrjetit të tregtisë, organizimi i shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor, aktivitetet e operatorit turistik dhe operatorit turistik detar… etj.

Kur kompania mori në përdorim dy anijet e para, Drini dhe Buna, ato u përuruan nga Benet Beci si një zhvillim historik për Shkodrën.

““Varkat turistike janë sot një realitet në Liqenin e Shkodrës, duke rikthyer lundrimin në këtë pasuri të të gjithëve. Falë mbështetjes së Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Qeverisë Shqiptare, pranë molit të Shirokës janë ankoruar tashmë dy varkat e para turistike me kapacitet 33 vende secila që janë një mundësi për vizitorët në Shirokë për të shijuar magjinë e liqenit më të madh në Ballkan”, shkroi Beci në profilin e tij në facebook në prill të vitit të kaluar.

 

 

Por nuk kaloi shumë dhe Skodrinon bashkë me varkat pollën hatanë. Një tragjedi, e cila ngre shumë pikëpyetje.

1.A kanë anijet e Skodrinon liçencë lundrimi? Cilat janë numrat e liçencave?

2.A kanë anijet vend ankorimi të kolauduar?

3.A ka liqeni i Shkodrës një hartë lundrimi të miratuar, përfshirë vijën dhe planin e miratuar të lundrimit?

4.A kishte anija e tragjedisë edhe ndihmës kapiten ashtu siç e kërkon Rregullorja Shqiptare për Sigurinë Detare për anijet me më shumë se 12 pasagjerë?

Prokuroria duhet të kërkojë përgjigjen e këtyre pyetjeve dhe të mos përpiqet për të mbyllur në heshtje, atë që mund të jetë një krim i rëndë shtetëror dhe jo aksident, siç po përpiqen ta bëjnë.

The post Pikëpyetjet e ngjarjes së rëndë/ Ana e errët e Skodrinon, kompanisë së Benet Becit, që mbolli tragjedi appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra në Mat/ Policia zbulon ku po fshihen dy vëllezërit Bushgjoka

✇Albeu
By: V K

Detajet e reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e 8 korrikut ku si pasojë ndërroi jetë Renis Dobrës.

Uniformat blu, kanë mundur të konfirmojnë me pamje filmike, se katër personat Atjon Bushgjoka (i arrestuar) Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka si dhe i Petrit Çakrri, kanë marrë pjesë në rrëmbimin e 23-vjeçarit.

Bëhet me dije se Aleksadër Bushgjoka rezulton që ka dalë jashtë vendit, duke përdorur kufirin e Kosovës një ditë pas ngjarjes.

Ndërsa vëllai i tij Kristi Bushgjoka, dyshohet se ndodhet në Kosovë edhe po fshihet atje.

Ndërkohë Petrit Çakrri, është arrestuar në hyrje të Tropojës.

Policia shqiptare, është në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës për kapjen e tyre.

The post Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra në Mat/ Policia zbulon ku po fshihen dy vëllezërit Bushgjoka appeared first on Albeu.com.

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Është e vërtetë, por nuk zgjati shumë

✇Albeu
By: V K

Në një intervistë që ai ka dhënë për “ReportTV”, zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj, e ka pranuar takimin e të dënuarit me burg përjetë, Laert Haxhiut, me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti.

Sufaj është shprehur se takimi ka ndodhur, por ka zgjatur shumë pak.

E ndërkohë që në media qarkullojnë edhe iniciale të vajzave të tjera të ekranit që futen brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, zv.drejtori i Burgjeve, mohon të ketë raste të tjera.

Sufaj thotë se vetëm gjatë muajit qershor në burgje janë bërë 100 takime intime, duke iu referuar vetëm takimeve të të burgosurve me bashkëshortet ose bashkëjetueset, takime të cilat lejohen me ligj.

Ndërkohë, sa i takon rastit të Haxhiut, Sufaj thotë se modelja në fjalë ka ardhur si e afërme dhe është futur në takim.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një takim të zgjatur, por është zhvilluar në dhomat e vizitave, duke theksuar se Drejtoria e Burgjeve, ka marrë masa administrative pas këtij rasti.

“Në qershor janë bërë shumë takime ku 7 mijë e ca takime janë me familjarët, mbi 1 mijë me avokatët dhe 100 janë intime. Sipas ligjit këto takimet intime janë takime, që duhet që të jenë bashkëshortët, ose bashkëjetuesit e të dënuarit. U konstatua një shkelje e procedurave në burgun e Korçës, e cila vjen si e afërme dhe futet në takim. Dhe ne kemi marr qëndrimet tona administrative dhe nuk është konstatuar që të jetë një rast i dytë. Nuk ishte takim i zgjatur, por takim në dhomën e vizitave. Gjithë kjo zhurmë nuk dihet pse po bëhet”,- tha ai.

The post Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Është e vërtetë, por nuk zgjati shumë appeared first on Albeu.com.

Historia tronditëse e 24-vjeçares shtatzënë që lyp në rrugët e Tiranës me vajzën e saj: Më martuan që 16 vjeçe për 70 mijë lekë

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte, një histori rrëqethëse është bërë publike në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ku një 24-vjeçare shtatzënë në muajin e shtatë ka treguar mes lotësh realitetin dramatik që po përjeton.

E reja rrëfeu se ishte martuar në moshën 16-vjeçare për vetëm 700 mijë lekë të vjetra dhe sot jeton në kushte ekstreme, duke lypur çdo ditë në rrugët e Tiranës me vajzën e saj 4-vjeçare.

“Dal çdo ditë dhe lyp me vajzën time sepse nuk kemi çfarë të hamë. Nuk kam mundësi as të blej rroba për foshnjën që pres”, tha 24-vjeçarja mes lotësh.

Historia e saj bëhet edhe më e dhimbshme kur tregon se bashkëshorti i saj ndodhet në burg, pasi u kap duke vjedhur një monopatinë elektrike në përpjekje për të siguruar të ardhura minimale për familjen.

“Nuk kërkoj luks. Dua vetëm një vend të sigurt për të lindur dhe një vakt të ngrohtë për vajzën time, që në vend të kopshtit endet në rrugë”, u shpreh ajo.

Ajo tha se ndihma ekonomike është e papërfillshme, ndërsa institucionet shtetërore nuk janë kujdesur për të, pavarësisht se ajo përmbush të gjitha kriteret për mbështetje bazike sociale.

The post Historia tronditëse e 24-vjeçares shtatzënë që lyp në rrugët e Tiranës me vajzën e saj: Më martuan që 16 vjeçe për 70 mijë lekë appeared first on Albeu.com.

Arrestohet 28-vjeçari në Tiranë, vodhi makinën në Astir dhe tenton t’i arratiset policisë në momentin e ndalimit

✇Albeu
By: V K

Një 28-vjeçar, është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.

Sipas policisë, shtetasi A.M, më datë 17.07.2025, dyshohet se ka vjedhur në Astir, një automjet të parkuar në pronësi të një shtetaseje dhe është larguar me të në drejtim të bulevardit “Bajram Curri”.

Në momentin e lokalizimit nga Policia, ai nuk është bindur urdhrit për ndalim dhe ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga punonjësit e Policisë.

The post Arrestohet 28-vjeçari në Tiranë, vodhi makinën në Astir dhe tenton t’i arratiset policisë në momentin e ndalimit appeared first on Albeu.com.

ZYRTARE/ Ivan Rakitiç merr detyrën e rëndësishme në klubin kroat

✇Albeu
By: V K

Ivan Rakitiç, vendosi të varte këpucët në gozhdë dhjetë ditë më parë dhe dje u njoftua si drejtori i ri teknik i Hajduk Split.

Ish-ylli kroat i bashkohet kështu ekipit drejtues të klubit dalmat, ku do të punojë drejtpërdrejt me drejtorin sportiv Goran Vuçeviç, duke u përqendruar në ekipin e parë dhe stafin e trajnerëve.

Me një të kaluar të shquar duke përfshirë Seviljen, Barcelonën dhe ekipin kombëtar kroat, Rakitiç sjell një përvojë të pasur ndërkombëtare, një rrjet të gjerë kontaktesh dhe një kuptim të thellë të futbollit të nivelit të lartë.

“Falenderoj Presidentin Ivan Biliç dhe Drejtorin Sportiv Goran Vuçeviç për besimin e tyre. Dua ta ndihmoj Hajdukun: ky është motivimi im i vetëm. Jam gati të punoj me përkushtim të plotë për të ndihmuar klubin të rritet. Do të ofroj aftësitë, përvojën dhe kontaktet e mia në botën e futbollit. U premtoj tifozëve se e njëjta djersë dhe përkushtim që tregova si lojtar do të vazhdojë në këtë rol të ri”, tha Rakitiç pas nënshkrimit të kontratës.

Hajduk kështu ruan një nga figurat më ikonike në futbollin kroat.

The post ZYRTARE/ Ivan Rakitiç merr detyrën e rëndësishme në klubin kroat appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta aktori i famshëm në moshën 52-vjeçare, momentet prekëse të familjarëve (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Aktori i njohur turk Emre Törün ka ndërruar jetë më 16 korrik, pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerit. Artisti 52-vjeçar la pas një karrierë të pasur në teatër, televizion dhe kinematografi, duke lënë gjurmë në një sërë produksionesh të njohura.

Aktori turk ka qenë i njohur edhe për publikun shqiptar. Ai është shfaqur në ekranin e Vizion Plus nëpërmjet serialit Dünyaya Hükümdar Olmaz (Familja e Madhe) ku fitoi popullaritet me rolin e Nevzat Çankırılı, në Tring në serialin Üç Kız Kardeş” (Tri mortrat) dhe jo vetëm.

Në kujtim të tij, këtë të enjte u mbajt një ceremoni përkujtimore ku morën pjesë familjarë, kolegë dhe dashamirës të artit, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit aktorit me emocione dhe lot. Një nga momentet prekëse ishte kur vajza 15-vjeçare e Emre Törün, Delfin, përqafoi arkivolin e babait të saj dhe derdhi lot.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @muhur_magazin

The post Ndahet nga jeta aktori i famshëm në moshën 52-vjeçare, momentet prekëse të familjarëve (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Punime pa leje në “Kodrën e Diellit”/ Arrestohen inxhinieri dhe punëtori, shpallet në kërkim pronari i objektit (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, dy persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës, pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje në zonën e “Kodrës së Diellit”, në kryeqytet.

Bëhet fjalë për një inxhinier ndërtimi dhe një punonjës, përkatësisht Noel Vata, 37-vjeç dhe Arion Dyli 28-vjeç, të cilët po punonin për ndërtimin e një objekti të ri pas një banese ekzistuese, pa dokumentacionin përkatës ligjor.

Policia bën me dije se është shpallur në kërkim edhe pronari i objektit, shtetasi S. I., 37-vjeç, në emër të të cilit po kryheshin punimet.

Ndërkohë, ndaj babait të tij, B. I., ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, pasi po mbikëqyrte punimet e paligjshme në terren.

Të arrestuarit janë identifikuar si:

Noel Vata, 37-vjeç, inxhinieri që drejtonte punimet;

Arion Dyli, 28-vjeç, një nga punonjësit që ndodhej në vendin e ndërtimit.

Policia e Komisariatit Nr. 1 ka nisur hetimet dhe po vijon punën për të lokalizuar dhe ndaluar shtetasin në kërkim, ndërkohë që kontrollet për evidentimin e ndërtimeve pa leje dhe zënies së hapësirave publike në Tiranë do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

The post Punime pa leje në “Kodrën e Diellit”/ Arrestohen inxhinieri dhe punëtori, shpallet në kërkim pronari i objektit (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Tenderi 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: Ne firmosim, ata marrin lekët, i shërbeva si qeni dhe tani…

✇Albeu
By: V K

Zbardhet përgjimi i punonjëses së Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja, e cila implikon drejtuesin e këtij institucioni, Jonaid Myzyri për aferën e tenderit 2.3 mln euro, të mirëmbajtjes së rrugës 58.7 km, “Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Ura e Repsit”.

Hetimi nisi pas dyshimeve se Myzyri kishte diktuar veprimet e anëtarëve të tjerë të KPP, në rastet e shqyrtimit të ankesave ndaj procedurave të prokurimit.

Disa muaj pasi u pyet si person nën hetim, SPAK mori në 24 qershor zyrtarisht të pandehur Jonaid Myzyrin, duke i komunikuar akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tenderin për mirëmbajtjen e rrugës së lartpërmendur.

Siç edhe rezulton nga dosja hetimore, një rol të rëndësishëm në artikulimin e akuzave nga ana e Prokurorisë së Posaçme, ndaj Myzyrit ka patur edhe biseda telefonike e përgjuar e punonjëses së KPK, Lindita Skeja, e cila implikon titullarin në procedurat abuzive të tenderit.

Sipas SPAK, një pjesë e këtyre komunikimeve lidhen me akuzën për të cilën dyshohet personi nën hetim, Jonaid Myzyri, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike i pezulluar nga detyra dhe me masë detyrim paraqitje nga GJKKO.

Gazetarja Klodiana Lala, ka mësuar detaje nga dosja hetimore, ku në një bisedë të përgjuar, punonjësja Skeja i ankohet bashkëbiseduesit në telefon se kishte firmosur siç i ishte kërkuar nga Myzyri, ndërsa tani asaj i duhej të paraqitej për t’u marrë në pyetje.

Në një moment të bisedës ajo thotë gjithashtu se; “punonjësit firmosin letrat, ndërsa lekët i marrin të tjerët”.

“Vajta i shërbeva si qeni. I shërbeva me sy mbyll… e du edhe pikë. E du kshtu…firmos ne, të gjith si delet. Ime veme ku të n’a thërrasin. Rresht. Firmën ne e lekët ata”, shprehet gjatë bisedës telefonike punonjësja e KPK, Lindita Skeja.

PËRGJIMI I SPAK:

Speaker A (Lindita): Ai na majti kshu… që krijum besim që ne jemi miqtë e atij…ene rrimë të qetë. N’a ofroi mori informacione. Unë vajta dhe i shërbeva si qeni.

Speaker B: Hej zot!

Speaker A (Lindita): Vajta i shërbeva si qeni. I shërbeva me sy mbyll… e du edhe pikë. E du kshtu…firmos ne, të gjith si delet. Ime veme ku të n’a thërrasin. Rresht. Firmën ne e lekët ata.

Speaker B: A mos i hongert o Zot.

Speaker A (Lindita): Bojna se e dini ju se ç’ju boj unë, bojna… Më pas

Speaker A (Lindita): Amin…ata hop mrap ere… hop mrapa… hop mrapa me e çoi mu në KPP… më çoi mu në KPP, përballem atje me lloj lloj pislliku…

Speaker B: Pi hiç ere un sve po ene tha Dashi motrës tha mos shko…

Në dosjen hetimore, Prokuroria e Posaçme, thekson se; “nga rezultati i përgjimeve ngrihen dyshime të arsyeshme që në vendimmarrjen e KPP për shqyrtimin e ankesës me objekt: “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal-Q.Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.866.693 lekë pa TVSH si dhe në vendimmarrje të tjera, ekzistojnë elementë të veprimeve të kundraligjshme që mund të kenë ndikuar në këto vendime”.

Në kërkesën drejtuar GJKKO-së për masën ndaj Myzyrit, prokurori i SPAK, Elvin Gogaj, ka argumentuar se; “masa e sigurimit duhet të caktohet pasi ekziston rreziku i cenimit të provave, ai i ikjes, si dhe ai i kryerjes së veprave të jera penale nga personi nën hetim Jonaid Myzyri”.

“Ka dyshime të arsyeshme që ai mund të vërë në rrezik marrjen e provës apo vërtetësinë e saj, duke ndërhyrë tek personat që kanë dijeni për kryerjen e veprës penale dhe që nukj janë pyetur deri në këto momente, megjithëse veprimet po kryhen në dinamikë nga ana e Prokurorisë së Posaçme”.

Gjithashtu, SPAK është duke hetuar procedurat e tenderëve përgjatë viteve 2020-2023, pasi ka dyshime të forta se janë zhvilluar pa garë, pasi në shumë raste rezulton pjesëmarrëse vetëm një kompani, e në raste të tjera, shoqëritë janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë.

Jonaid Myzyri, u emërua në krye të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) në vitin 2020, për një mandat 5-vjeçar, me propozim të Këshillit të Ministrave dhe votim në Parlament.

The post Tenderi 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: Ne firmosim, ata marrin lekët, i shërbeva si qeni dhe tani… appeared first on Albeu.com.

Gara për kreun e BKH/ SPAK njofton 7 kandidatët e mbetur për fazën e radhës së testimit

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka bërë të ditur se gara për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), vijon me një fazë të re.

Shtatë kandidatët që kanë kaluar në raundin e mëparshëm, janë thirrur të paraqiten më 22 korrik, në ora 09:00, në zyrat qëndrore të SPAK.

Në këtë fazë, kandidatët do t’i nënshtrohen provimit me ese, i cili është pjesë e procedurës përzgjedhëse të drejtuesit të ardhshëm të këtij institucioni kyç në luftën kundër krimit të organizuar.

Komisioni i Përzgjedhjes, publikoi më 26 qershor rezultatet e fazës së parë të shqyrtimit paraprak të aplikimeve për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Në total, u shqyrtuan aplikimet dhe dokumentacioni i 13 kandidatëve, ndërsa vetëm 7 prej tyre kaluan në fazën tjetër të konkurimit.

Pas verifikimit të dokumentacionit dhe përmbushjes së kritereve ligjore, kandidatët që vijonin garën janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Procesi i përzgjedhjes zhvillohet në bazë të nenit 148/dh të Kushtetutës dhe ligjit për organizimin e institucioneve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Faza e ardhshme përfshin testime të mëtejshme profesionale dhe vlerësime të integritetit.

The post Gara për kreun e BKH/ SPAK njofton 7 kandidatët e mbetur për fazën e radhës së testimit appeared first on Albeu.com.

Aksident i frikshëm në Fushë-Krujë/ Tre persona në gjendje kritike, dërgohen me urgjencë në spitalin e Traumës (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Pak më parë, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Tiranë–Fushë-Krujë, në afërsi të hyrjes së qytetit të Fushë-Krujës.

Dy automjete, një tip Audi dhe një Mercedes, janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur rëndë tre persona.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e përplasjes.

 

The post Aksident i frikshëm në Fushë-Krujë/ Tre persona në gjendje kritike, dërgohen me urgjencë në spitalin e Traumës (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌