Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

Pas një seance që zgjati rreth dy orë, Gjykata e Lartë vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit me burg për kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i cili, me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe gjashtë sipërmarrës, dyshohet të jetë përfshirë në një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash.

Trupa e Kolegjit Penal, e udhëhequr nga gjyqtarja Albana Boksi, mori vendimin pasi dëgjoi argumentet e Veliajt dhe të akuzuarve të tjerë.

Gjykata rrëzoi kështu pretendimet e kryebashkiakut se po mbahet padrejtësisht në paraburgim.

Prej datës 10 shkurt në profilet personale të Veliajt në rrjetet sociale, janë botuar me dhjetëra postime, përmes të cilave ka sulmuar prokurorët dhe gjyqatrët, duke pretenduar së është i pafajshëm.

Po ashtu ai angazhoi dy studio ligjore ndërkombëtare të kushtueshme për mbrojtjen e tij si dhe kompani PR me seli në Londër dhe në Nju Jork.

Përveç kësaj, pavarësisht se është në paraburgim, Veliaj u përfshi në të paktën dy emisione të politikës duke përcjellë në redaksitë e mediave “versionin e tij të burgosjes pa gjyq”.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), dyshon se ai dhe bashkëshortja Xoxa, gjithashtu nën hetim, përfituan të paktën 1.1 milionë euro përmes skemave korruptive.

Hetimet tregojnë se paratë qarkulluan nga kompani dhe organizata jofitimprurëse të kontrolluara apo lidhura me Xoxën.

SPAK kërkoi arrestimin e Veliajt dhe bashkëshortes Xoxa pasi ata rezultuan jobashkëpunues dhe me përpjekje për të prishur provat e çështjes duke intimiduar dëshmitarët dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve.

Për faktin se ishte prind i një fëmije të mitur, Xoxa u la fillimisht në arrest shtëpie, më pas në detyrim paraqitje.

Masa e arrestit ndaj Veliajt u vlerësua e drejtë edhe në Apelin e Gjykatës së Posaçme.

Aktualisht në paraburgim qëndron vetëm kryebashkiaku, teksa të tjerët (Xoxa dhe sipërmarrësit Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha dhe Fatmir Bektashi) janë në detyrim paraqitje.

Lexoni gjithashtu:

The post Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn appeared first on Citizens.al.

Gjykata e Lartë rrëzon shpresën e Veliajt për lirimin nga qelia

Pas një seance 2-orëshe mesditën e së martës, Gjykata e Lartë rrëzoi shpresat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për lirimin nga qelia dhe vendosi që të lërë në fuqi masën e tij të arrestit me burg. Vendimi u mor nga trupa e Kolegjit Penal me relatore gjyqtaren Albana Boksi, pasi dëgjoi argumentet, pjesë e […]

The post Gjykata e Lartë rrëzon shpresën e Veliajt për lirimin nga qelia appeared first on Reporter.al.

Erion Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Në orën 12:00, trupa e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me relatore gjyqtaren Albana Boksi, pritet të mblidhet për të dëgjuar argumentet, pjesë e ankimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenëve, kundër masave të sigurisë të vendosura nga Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të […]

The post Erion Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë appeared first on Reporter.al.

Njoftimi i gjykatës: Veliaj mbetet në burg, miku i tij Elman Abule arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në kuadër të hetimeve për korrupsion.

Po ashtu, gjykata ka konfirmuar masën “arrest shtëpie” për Elman Abulen, i cili është përfshirë në të njëjtën çështje hetimore.

Avokatët mbrojtës kërkuan ndryshimin e masave të sigurisë, duke propozuar zëvendësimin me masa më të buta dhe ofruan garanci pasurore. Megjithatë, GJKKO vendosi të mos pranojë kërkesat.

Si argument të ri në seancë, Prokuroria paraqiti faktin se apartamenti që ndodhet mbi banesën e Veliajt zotërohet në mënyrë të tërthortë nga çifti Xoxa–Veliaj, duke ngritur dyshime për pasuri të padeklaruara apo të fshehura. Ky fakt u konsiderua si element shtesë që forcon dyshimet për implikim në veprimtari të paligjshme.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 10.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Informacion 2 (dy) mujor në lidhje me procedimin penal nr. 27, të vitit 2024; 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj shtetasit nën hetim Erion Veliaj dhe vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj shtetasit nën hetim Elman Abule.”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112, 246 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 382, datë 17.06.2025, vendosi: Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimet Nr. 7, datë 09.02.2025 dhe Nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Elman Abule me vendimin Nr. 13, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 17.06.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

The post Njoftimi i gjykatës: Veliaj mbetet në burg, miku i tij Elman Abule arrest shtëpie appeared first on Lapsi.al.

Pas Veliajt, edhe Abule përballet me refuzimin e gjykatës

Biznesmeni Elman Abule, i cili është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, kërkoi sot revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Abule iu drejtua gjykatës për zëvendësimin e masës në fuqi me një masë më të butë.

Kërkesa e tij u rrëzua nga gjyqtari Erjon Bani.

Elman Abule do të vijojë të qëndrojë në “arrest shtëpie”.

 

 

Më herët, GJKKO refuzoi lirimin e Erion Veliajt, ndërsa SPAK gjatë seancës dha informacion 2-mujor për hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, i arrestuar prej datës 10 shkurt 2025 me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

The post Pas Veliajt, edhe Abule përballet me refuzimin e gjykatës appeared first on Sot News | Lajme.

Dosja “Veliaj”/ Pas bashkëshortes mbërrin në SPAK edhe biznesmeni Elman Abule

Biznesmeni Elman Abule është paraqitur mesditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Më herët, gjatë ditës ishte në SPAK edhe gruaja e tij, Marisa Nito. Çifti ka lidhje me hetimet që po kryhen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjendet në paraburgim prej 10 shkurtit.

Gjithashtu edhe biznesmeni Abule u vu në pranga më 10 shkurt, në të njëjtën ditë me kryebashkiakun. Por, Apeli i GJKKO-së në seancën e datës 13 Mars, zëvendësoi masën e sigurisë në “arrest shtëpie” për biznesmenin Abule. Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në SPAK, së bashku me gruan Marisa Nito. Abule po hetohet për pastrim parash në dosjen e Veliajt, prej prokurorëve Ols Dado dhe Altin Dumani.

The post Dosja “Veliaj”/ Pas bashkëshortes mbërrin në SPAK edhe biznesmeni Elman Abule appeared first on Sot News | Lajme.

Hetimet për Veliajn, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule paraqitet në SPAK

Gruaja e biznesmenit Elman Abule, Marisa Nito është paraqitur sot në Prokurorin e Posaçme. Mendohet se Nito është paraqitur për të dhënë përgjigje lidhur me hetimet ndaj çështjes “Veliaj”. Bashkëshorti i saj, biznesmeni Elman Abule është nën hetim për dosjen e Erion Veliajt nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Abule po hetohet për pastrim parash teksa u vendos në pranga më 10 shkurt. Më 13 mars, Apeli i Gjykatës së Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për biznesmenin Elman Abule. Gjyqtari Engert Pëllumbi ka lënë të pa ndryshuar masën “detyrim paraqitje” për Shkëlqim Fushën, Gentian Sulën dhe Meriman Palushin.

The post Hetimet për Veliajn, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule paraqitet në SPAK appeared first on Lapsi.al.

VENDIMI I ZBARDHUR/ Apeli i Posaçëm: Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule, si një grup i strukturuar kriminal

✇Albeu
By: V K

Në vendimin 114 faqesh të Apelit të GJKKO-së dhe gjyqtarit Engert Pëllumbi të datës 13 Mars, nënvizohet se, bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule, ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal, i normuar nga neni 2874 i Kodit Penal.

Sipas Apelit të GJKKO-së përmbushen kriteret e pluralitetit të personave, kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material si dhe moskrijimit të grupit rastësisht (kryerja e veprimtarisë kriminale në mënyrë të përsëritur e për një kohë të gjatë).

Në vendimin e Apelit të GJKKO-së theksohet se; “pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk i është atribuuar ende këtyre personave në hetim dhe, për rrjedhojë, nuk do të merret në konsideratë në këtë moment nga gjykata në caktimin e llojit të masës së sigurimit pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit non reformatio in peius”.

Kështu Gjykata i kalon “topin” prokurorëve të SPAK-ut, të cilët kanë kërkuar vetëm përgjimet, ku në bazë të fakteve dhe provave të grumbulluara për kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, dhe biznesmenin Elman Abule vëren se bashkëpunimi mes këtyre personave nën hetim ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal.

“Në këtë kontekst, gjykata vëren se bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal, i normuar nga neni 2874 i Kodit Penal, duke qenë se përmbushen kriterete pluralitetit të personave(tre persona),kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material (pastrimi i produkteve të veprës penale të korrupsionit) si dhe moskrijimit të grupit rastësisht (kryerja e veprimtarisë kriminale në mënyrë të përsëritur e për një kohë të gjatë), pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk i është atribuuar ende këtyre personave në hetim dhe, për rrjedhojë, nuk do të merret në konsideratë në këtë moment nga gjykata në caktimin e llojit të masës së sigurimit pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit non reformatio in peius”, thuhet në vendimin e Apelit të Posaçëm.

 

Po ashtu, në vendimin e Apelit të GJKKO-së janë zbardhur të gjitha shkrimet denigruese, fyese dhe kërcënuese ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve./ CNA.al

The post VENDIMI I ZBARDHUR/ Apeli i Posaçëm: Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule, si një grup i strukturuar kriminal appeared first on Albeu.com.

Arsyetimi i Apelit për lënien e kryebashkiakut Erion Veliaj në qeli

Më 13 mars, gjyqtari Engert Pëllumbi i Gjykatës së Posaçme të Apelit vendosi që të lërë në qeli kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa lehtësoi masën e sigurisë për biznesmenin Elman Abule. Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se krijuan një skemë korruptive mes kompanive dhe OJF-ve […]

The post Arsyetimi i Apelit për lënien e kryebashkiakut Erion Veliaj në qeli appeared first on Reporter.al.

Dosja Veliaj/ Biznesmeni Elman Abule, paraqitet në GJKKO

Elman Abule po hetohet për pastrim parash në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës. Ai u vendos në pranga më 10 Shkurt, ditën kur u arrestua edhe kryebashkiaku i Tiranës, pasi SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

Por, Apeli i GJKKO-së në seancën e datës 13 Mars, zëvendësuan masën e sigurisënë “arrest shtëpie” ndaj biznesmenit Elman Abule. Biznesmeni u urdhërua që të mos largohej nga banesa e tij, si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton.

Vendimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 13.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit Nr. 7 Akti, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin Nr. 14, datë 12.02.2025, të kësaj gjykate, me këtë ndryshim:
Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, e vendosur për personin në hetim E.A., me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i këtij Kodi;
Urdhërohet personi nën hetim E.A. që të mos largohet nga banesa e tij, e cila ndodhet në “***”, si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton;
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E.A. nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër.
Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

TË HETUARIT NË DOSJE

Erion Veliaj u arrestua nga SPAK më 10 shkurt me akuzën e krijimit të një skeme korruptive mes kompanive të bashkëshortes dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh më shumë se 1 milion euro.

Në “detyrim paraqitje” janë bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa dhe pesë biznesmenë, mes të cilëve, Shkëlqim Fusha i kompanisë “Fusha”, Gentian Sula i kompanisë “Agi Kons” dhe Fatmir Bektashi i kompanisë “Kontakt”. Nën hetim është dhe deputetja socialiste, Klotilda Bushka, njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve, e cila dyshohet për kryerjen e veprimeve aktive që pengojnë zbulimin e të vërtetës në rastin e çështjes penale në ngarkim të Veliajt dhe të proceduarve të tjerë. Ndaj tyre SPAK ka ngritur disa akuza, ku sipas materialit të gjykatës, mësohet se janë fiksuar disa episode që implikojnë edhe kreun e Bashkisë së Tiranës.

Në njoftimin zyrtar të SPAK, emri i Elman Abules nuk ishte përmendur për shkak se masa e arrestit ndaj këtij të fundit nuk ishe ekzekutuar ende. Në regjistrin e QKB, Elman Abule rezulton të jetë pronari i kompanisë “METAL FORM”.

“Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk”, thuhej në njoftimin e SPAK lidhur me hetimet në dosjen e Erion Veliajt.

AKUZAT E NGRITURA NGA SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme më datë 24.01.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 7 Akti/datë 09.02.2025 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin nën hetim ERION VELIAJ, me detyrë, Kryetar i Bashkisë Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 260 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasen nën hetim AJOLA XOXA., si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim GENTIAN SULA., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “A. K.” shpk;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim MERIMAN PALUSHI, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “P.” shpk;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim FATMIR BEKTASHI., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “K.” shpk;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim SOKOL KRYEZIU, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “G.-A” shpk;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim SHKELQIM FUSHA, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “F.” shpk.
Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga shtetasit nën hetim, specifikisht Erion Veliaj. (me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë) si edhe bashkëshortja e këtij të fundit, AJOLA XOXA., është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Në lidhje me praktikat e ndjekura nga këta shtetas, nisur nga provat e administruara në fashikull, në të paktën 10 raste, krijohet dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprimeve me natyrë korruptive nga i zgjedhuri vendor, si edhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, shtetasi ERION VELIAJ, përmes veprimeve konkrete të cilat kanë kulmuar me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek disa subjekte tregtare, të lidhur ngushtë me të, përfaqësuesit e të cilëve janë përmendur më lart. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, shtetësja AJOLA XOXA., si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh.

Organi procedues ka mbledhur prova, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm mbi ekzistencën dhe funksionimin e një skeme korruptive, nga zbërthimi i së cilës në përmbledhje rezulton se fondet publike që dalin nga institucioni i Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e titullarit,
i) kanë kaluar drejtpërsëdrejti tek bashkëshortja e këtij të fundit (rrjedhimisht tek vetë shtetasi nën hetim ERION VELIAJ) dhe rrethi i saj familjar, përmes OJF-ve dhe personave juridikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga kjo shtetase

ii) kanë kaluar përmes sponsorizimeve, likuidimeve të faturave fiktive apo blerjeve, të bëra prej subjekteve tregtare, të cilët nga ana e tyre kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia Tiranë, tek OJF-të, shpk-të dhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë.

iii) kanë kaluar si pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme, specifikisht një godinë banimi e tipit “Vilë” e ndodhur në Qerret-Kompleksi “Marea Resort”, dhënë si përfitim i parregullt nga persona konkretë përmendur më lartë, të cilët zotërojnë dhe përfaqësojnë subjekte tregtarë, të lidhur ngushtë me interesa financiare me Bashkinë Tiranë, përmes përfitimit të fondeve publike si edhe lejeve të ndërtimit, tek familja e kryetarit të Bashkisë Tiranë.

iv) janë shpenzuar për blerje me vlera të mëdha nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, duke i kamufluar këto blerje, përmes personave të tjerë. Çdo transferim i këtyre fondeve publike dhe lëshimi i lejeve të ndërtimit është kryer me miratimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, shtetasit ERION VELIAJ.

Faktet dhe provat e grumbulluara, edhe pse i referohen episodeve konkrete të evidentuara deri në këtë fazë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se në rastin konkret bëhet fjalë për një sistem të organizuar korrupsioni dhe shpërdorimi të fondeve  publike, të shtrirë në kohë, sipas një skeme të vënë në funksionim nga kryetari i bashkisë Tiranë dhe bashkëshortja e këtij të fundit. Në qendër të kësaj  skeme korrupsioni dhe pastrimi të produkteve që burojnë nga kjo vepër, rezulton të jetë titullari i institucionit, nënshkrimi i të cilit ka qenë përcaktues për shpërndarjen e fondeve publike, prej të cilave ai dhe familjarët e tij të ngushtë kanë përfituar drejtpërsëdrejti në mënyrë të parregullt.

Organi procedues ka arritur në konkluzionin se, përveç pasurive të paluajtshme të përfituara nga shtetasit nën hetim (nën regjimin pasuror të bashkësisë ligjore), këta të fundit, vetëm përmes shoqërive “P. L.” shpk, “A. L.” shpk, “A. S.” shpk, “N. G.” shpk, “H.” OJF, “E.” OJF, “B.-A” OJF dhe “M.” OJF, për të cilat ekzistojnë prova të mjaftueshme se kontrollohen plotësisht nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, por edhe “R.” shpk dhe shoqëri të tjera të lidhura me shtetasin nën hetim E. A., kanë gjeneruar të ardhura të cilat kapin shifrën e rreth 110.000.000 lekë.

Më pas, me veprimet e tyre të kundërligjshme, të kryera në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, të cilat konsistojnë në integrimin në sistemin bankar të këtyre shumave monetare, të siguruara si përfitime të parregullta, por edhe të fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë së pasurive, në kushtet kur këto pasuri dihet se janë produkte të veprës penale sipas nenit 260 të ligjit material, shtetasit nën  hetim dyshohet se kanë përmbushur elementët e parashikuar në gërmat a) dhe b) të nenit 287 të Kodit Penal (“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose  veprimtarisë kriminale”).

Qëllimi kriminal i shtetasve nën hetim për integrimin në sistemin bankar të shumave monetare të cilat janë rezultat i përfitimeve të parregullta, do të ishte i pamundur të përmbushej pa rolin përcaktues të subjekteve të tjera tregtare, shpk dhe OJF, të identifikuar deri tani në regjistrin e njoftimit të veprave penale. OJF-të “H.”, “E.”,  “M.” dhe “B.-A”, të kontrolluara plotësisht nga shtetësja nën hetim AJOLA XOXA., deri në këtë fazë të hetimit paraprak dyshohet të kenë kryer veprime konkrete të kundërligjshme në drejtim të pastrimit të produkteve të veprës penale, nëpërmjet transferimit të pasurive me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, duke ditur se këto pasuri janë produkt i veprës penale sipas nenit 260 të Kodit Penal. Në vijim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale edhe emrat tregëtarë të këtyre OJF – ve.

Po kështu, ky qëllim kriminal për pastrimin e produkteve të veprës penale, që i referohet rastit të kalimit të të hollave nga shoqëritë e administruara nga shtetasi nën hetim …. dhe familjarë të tij, do të ishte i pamundur të realizohej pa bashkëpunimin e këtij të fundit në kryerjen e veprimeve të kundërligjshme, të cilat kanë kulmuar në pagesat e bëra për shoqëritë tregtare si edhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga shtetësja AJOLA XOXA.

Përveç sa është përshkruar më lart, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja AJOLA XOXA., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të.

Po kështu, kjo shtetase në asnjë rast nuk ka përmbushur detyrimet që burojnë nga ligji nr. 9049 datë 10.04.2023, në lidhje me deklarimin e pjesëmarrjes së saj në bordin e një organizate jofitimprurëse, e cila provohet të ketë gjeneruar të ardhura të  shumta, por edhe njëkohësisht pronare (organizata) e një subjekti tregtar me natyrë fitimprurëse (shpk).

Fshehja e këtyre fakteve nga shtetësja nën hetim AJOLA XOXA., ka pamundësuar organet ligjzbatuese për të patur një panoramë të plotë dhe të qartë sa  i takon, jo vetëm pjesëmarrjes së kësaj shtetase në borde organizatash, të cilat nga ana e tyre zotërojnë shpk, por çfarë është më e rëndësishme, ka pamundësuar “konstatimin” dhe “gjurmimin” e një sasie të konsiderueshme të hollash, të cilat kanë qarkulluar nëpërmjet këtyre subjekteve të kontrolluara faktikisht nga shtetësja nën hetim. Pikërisht, mungesa e plotë e kësaj transparence ka bërë të mundur më pas edhe funksionimin e një skeme kaq të organizuar të lëvizjes së shumave monetare, nga, dhe nëpërmjet këtyre OJF-ve dhe shpk-ve.

Në lidhje me shtetasit nën hetim, përfaqësues të subjekteve tregtare cituar më lart, organi procedues ka grumbulluar prova të cilat të çojnë në konkluzionin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se ata, me veprime aktive të kundërligjshme kanë konsumuar elementë të veprës penale“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Këta shtetas, dyshohet se kanë dhënë përfitime të parregullta tek i zgjedhuri vendor dhe bashkëshortja e tij, drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet OJF-ve, shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe personave fizikë të kontrolluar nga kjo e fundit, të cilat konsistojnë në pasuri të paluajtshme (godinë banimi e tipit “vilë”), sponsorizime, likuidime faturash për shërbime konsulence ligjore fiktive, blerje sendesh në mënyrë fiktive, financime fiktive festivalesh artistike, pagesa udhëtimesh e qëndrime në hotel etj.

Të gjithë subjektet tregtare që shtetasit nën hetim GENTIAN SULA., FATMIR BEKTASHI. SOKOL KRYEZIU, SHKELQIM FUSHA dhe MERIMAN PALUSHI përfaqësojnë, gjatë kohës që korrespondon me periudhën e dhënies së përfitimeve të parregullta, por jo vetëm, kanë përfituar nga Bashkia Tiranë, me firmën e titullarit të saj, fonde të konsiderueshme publike si edhe leje ndërtimi.

Në lidhje me këto pasuri, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur me vendimin nr. 84 Akti datë 10.02.2025, caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, në lidhje me pasurinë e paluajtshme:

Pasuria numër 1/647, Vol. 29, Faqe 103, ZK.  3101, sipas certifikatës për vërtetim pronësie nr. 1456523, ndodhur në Zonën e Stimuluar “Ardian Çarçani”, Qerret, lloji “truall”, sipërfaqe trualli të objektit 494 m2, sipërfaqe të bazës së njësisë 82 m2, leja e legalizimit nr. 705199, datë 31.01.2020, regjistruar në ASHK në emër të “Agi Kons” shpk.

Po kështu, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, me vendimin nr. 98 Akti /datë 10.02.2025 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, në lidhje me llogaritë bankare të ndodhura në “Intesa Sanpaolo Bank” dhe “Banka Kombëtare Tregtare”, ne emër të shtetasës AJOLA XOXA. dhe shoqërive të lidhura me të, në shumën totale prej 869,149.78 Euro.

Nga ana tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar  pranë zyrave të “P. L.” shpk, administruar nga shtetësja AJOLA XOXA., e cila është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të hollash, prej 95,350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14,900 USD dhe 665,000 Lekë.

Përveç sa është përmendur mësipër, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases Klotilda Bushka Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Sahtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë.

The post Dosja Veliaj/ Biznesmeni Elman Abule, paraqitet në GJKKO appeared first on Sot News | Lajme.

Kërkon të ndryshojë shtëpi, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për dosjen e Erion Veliajt, është paraqitur pasditen e kësaj të enjte në Gjykatën e Posaçme. Burime për mediat bëjnë me dije se ai ka bërë kërkesë në Gjykatë për të ndryshuar vendqëndrimin, ku siç duket do të ndërrojë banesën e […]

The post Kërkon të ndryshojë shtëpi, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO appeared first on BoldNews.al.

Elman Abule dëshmon për 4 orë në SPAK për dosjen Veliaj

Biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule ka dëshmuar ditën e sotme si person nën hetim për rreth 4 orë në Prokurorinë e Posaçme për dosjen e Erion Veliajt. Ai u paraqit në SPAK për t’u marrë në pyetje rreth orës 10:00 dhe doli në orën 13:50, ku nuk dha asnjë prononcim për mediat. Abule shoqërohej nga avokatja […]

The post Elman Abule dëshmon për 4 orë në SPAK për dosjen Veliaj appeared first on BoldNews.al.

Çështja Veliaj/ Biznesmeni Elman Abule del pas 4 orësh nga SPAK

Biznesmeni Elman Abule, i cili është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, ka dalë nga ambientet e SPAK pas gati 4 orësh marrje në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm.

Biznesmeni mbërriti në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 10:00, i shoqëruar nga efektivët pasi ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, dhe doli në orën 13:50.

Elman Abule po hetohet për pastrim parash në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës. Ai u vendos në pranga më 10 Shkurt, ditën kur u arrestua edhe kryebashkiaku i Tiranës, pasi SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

Por, Apeli i GJKKO-së në seancën e datës 13 Mars, zëvendësuan masën e sigurisënë “arrest shtëpie” ndaj biznesmenit Elman Abule

Biznesmeni u urdhërua që të mos largohej nga banesa e tij, si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton.

The post Çështja Veliaj/ Biznesmeni Elman Abule del pas 4 orësh nga SPAK appeared first on Lapsi.al.

Ndodhet në “arrest shtëpie”, Elman Abule paraqitet në SPAK

Biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure në SPAK, i shoqëruar nga efektivët e Policisë, pasi ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ai pritet të dëshmojë në lidhje me dosjen e Erion Veliajt, ku është i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale […]

The post Ndodhet në “arrest shtëpie”, Elman Abule paraqitet në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK

Biznesmeni Elman Abule, i cili është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, është paraqitur në SPAK. Elman Abule po hetohet për pastrim parash në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës. Biznesmeni mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga efektivët pasi ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Elman Abule u vendos në pranga […]

The post Nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK appeared first on FaxWeb.

Nën masën “arrest shtëpie”, biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK

✇Albeu
By: V K

Pasi u lirua nga Apeli i GJKKO-së nga izolimi në qeli në “arrest shtëpie”, biznesmeni i arrestuar me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, Elman Abule, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Mësohet se paraqitja e tij në SPAK, ka të bëjë me marrjen në pyetje si person nën hetim.

Më herët, është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni

Abules, që akuzohet për pastrim parash, iu zbut masa nga arrest në burg në arrest shtëpiak nga gjyqtari Engert Pëllumbi, për shkak të rrethanave familjare.

The post Nën masën “arrest shtëpie”, biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Faktet përballë propagandës/ Të gjitha të pavërtetat e Veliajt nga qelia

Nga Boldnews.al Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tashmë i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, është akuzuar gjithnjë publikisht se, gjatë 3 mandateve të tij si i zgjedhur vendor, krijoi një fasadë mashtruese, nëpërmjet “kasetave të gatshme”, të cilat publikohen në seri nga televizionet kryesore në vend, për turpin e tyre profesional. Të […]

The post Faktet përballë propagandës/ Të gjitha të pavërtetat e Veliajt nga qelia appeared first on BoldNews.al.

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen se ndërtuan një ‘mekanizëm korruptiv’ për jetë luksi

Kur oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit e shoqëruan kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për në paraburgim ditën e hënë në mesditë, në bazë të një vendimi për masë arresti nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, televizionet po transmetonin një nga kronikat e zakonshme, ku ai shfaqej buzëqeshur me fëmijë në […]

The post Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen se ndërtuan një ‘mekanizëm korruptiv’ për jetë luksi appeared first on Reporter.al.

Nuk e di, të flas me shefen/ Si kompania e Elman Abules i paguante faturat shoqërisë së Ajola Xoxës

✇Albeu
By: V K

Një tjetër episod me interes për Prokurorinë e Posacme është dhe zbulimi si shoqëria “Sapienta”, ka për objekt të aktivitetit të saj tregtar edhe ofrimin e sherbimeve për konsulencë ligjore.

Duke patur këtë kapacitet ekspertize, kjo shoqëri e krijuar për të ofruar shërbime konsulence ligore paguan shifra të konsiderueshme në favor të një shoqërie tjeter që ka për objekt të njëjtën fushë aktiviteti, ate të shërbimeve ligjore, pra “Partners Law” shpk.

Pa përmendur këtu që do të ishte më e arsyeshme dhe e besueshme që edhe “Rametal” shpk, në pronësi të Elman Abules, të shfrytëzonte ekspertizën ligjore të shoqërisë “Sapientia” shpk, në pronësi të bashkëshortes së tij Marisa Nito.

Shfrytëzimi i një mundësie të tillë me siguri do rezultonte në fund edhe në uljen e shpenzimeve “astronomike” të treguara më poshtë, të bëra nga “Rametal” dhe “Sapientia” shpk në vetëm 2 vite, vetëm për konsulenca ligjore.

Në vijim, ekonomistja e “Rametal” shpk, i thotë se për “Sapienten” do të kete konfirmimin javën e ardhshme, por në këtë pikë i kërkon nje “nder”. Ekonomistja i kërkon Adela Kondakçiut

“Por të lutem faturën e fundit te datës 07.09 mundeni ta bëni me Rametal? Meq» akoma nuk ishte mbyllur muaji”.

Pra, rezulton qartë që edhe nëse do pranojmë që ka patur vërtet një shërbim nga shoqërite e kontrolluara nga Ajola Xoxa, në rastin konkret nga “Partners Law” shpk, ky shërbim nuk ka qenë ofruar për “Rametal” shpk, por duket për një nga shoqërite e tjera të kontrolluara nga bashkëshortët Elman Abule dhe Marisa Nito.

Pasi e saktëson për cilën faturë bëhet fjalë, dmth atë të lëshuar nga Partners, Adela shprehet dakord per ta bërë për Rametal.

Kjo rezulton akoma më qartë kur Adela i thotë: FATURËN E MODIFIKOVA.

Më pas, i kërkon edhe likuidimin e një fature nga Sapienta në vlerën 3.000 Euro, e cila ka mbetur nga vitet e kaluara.

Ekonomistja ia konfirmon vlerën e vjetër prej 3.000 Euro dhe i thotë: dhe 12 këtë vit.

Duke iu referuar faturës që është bërë ditën e sotme (datë 21.09.2023) për “Rametal” shpk, pasi i ka kërkuar ta modifikojë atë.

Faqen 24- 26, ekonomistja interesohet nëse ka akoma fatura të paprera për “Rametal” shpk dhe Adela i përgiigjet në fagen 27 se ajo nuk ka anjë faturë për ta prerë.

Ekonomistja i përgjigiet: Qartë. Megjithatë, Adela i përgjigjet se do flasi njëherë me shefen, se nuk e di nëse e kanë diskutuar.

Pas kësaj, ekonomistja i kërkon një kartelë dhe ajo nga ana e “Rametal” shpk po bën gati të tyren.

Pra, rezulton e qartë se vetë “Rametal” shpk interesohet nëse ka pagesa të tjera për të berë në favor të shoqërive të shtetases Ajola Xoxa./Oranews

The post Nuk e di, të flas me shefen/ Si kompania e Elman Abules i paguante faturat shoqërisë së Ajola Xoxës appeared first on Albeu.com.

Pas Veliajt, SPAK arreston biznesmenin Elman Abule

Pas kryetarit Erion Veliaj, SPAK ka arrestuar edhe biznesmenin, Elman Abule, administrator i Rametal SHPK. Abule është arrestuar duke udhëtuar në jug me makinën e tij. SPAK ka dhënë për të masën e ‘arrestit në burg’ pasi dyshohet nga SPAK për veprën penale të pastrimit të parave. ”Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238…

Source

❌