Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës.

Në ceremoni morën pjesë krerë shtetesh, ministra të jashtëm dhe përfaqësues të lartë nga e gjithë bota.

Në Srebrenicë mbi 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga forcat serbe në korrik 1995, në një zonë të shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në maj 2024, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që shpall 11 Korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Në kuadër të vizitës një ditore në Bosnjë dhe Hercegovinë, ministri Hasani zhvilloi takime me homologun e tij,  Elmedin Konaković, Ministër i Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe me Amer Kapetanović, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Bisedimet u përqendruan në zhvillimet më të fundit në rajon dhe në avancimin e agjendës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

/k.s//a.f/

The post Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miqësia që nuk shuhet: Kim përkujton Lindsay May një vit pas ndarjes nga jeta

Kim Kardashian po përjeton dhimbjen e thellë për humbjen e shoqes së saj të ngushtë, Lindsay May, e cila ndërroi jetë në nëntor pas një beteje të gjatë me kancerin. Gjatë fundjavës, Kim publikoi një mesazh prekës për ditëlindjen e parë pa të, duke ndarë me ndjekësit kujtimet më të çmuara dhe momentet e veçanta që kanë kaluar së bashku.

Në mesazhin e saj, Kim shprehu vështirësinë për të gjetur fjalët e duhura dhe përmendi boshllëkun që mungesa e Lindsay ka lënë në jetën e tyre, veçanërisht në bisedat dhe takimet me miqtë e përbashkët. Ajo theksoi rëndësinë e vendit të tyre të preferuar, liqenit, ku kalonin shumë çaste të lumtura dhe ku ndihet ende pranë e saj.

Burime pranë Kim tregojnë se kjo humbje ka qenë një goditje e rëndë për të, por miqësia e tyre e hershme e ka mbajtur të fortë në momentet më të vështira. Lindsay May, bashkëthemeluese e Mayflower Entertainment, njihet si një figurë e rëndësishme në botën e marketingut dhe kulturës pop, dhe gjithmonë do të mbahet mend si një mikeshë e veçantë për Kim dhe grupin e saj të ngushtë.

The post Miqësia që nuk shuhet: Kim përkujton Lindsay May një vit pas ndarjes nga jeta appeared first on iconstyle.al.

26 vjet nga hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë, Vengu: Dita që i dha fund errësirës dhe ringjalli shpresën

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Më 12 qershor të vitit 1999 trupat e NATO-s u futën në territorin e çliruar të Kosovës, duke i dhënë fund gjenocidit serb mbi popullsinë e pafajshme të shqiptarëve të Kosovës.

Duke kujtuar këtë ditë, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u shpreh se “sot kujtojmë ditën që i dha fund errësirës dhe ringjalli shpresën”.

“Çdo hap i trupave të NATO-s në Kosovë ishte një hap drejt jetës, lirisë dhe dinjitetit”, tha Vengu.

Bombardimet e NATO-s kundër ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë, kishin nisur që në 24 mars të vitit 1999. Këto bombardime zgjaten 78 ditë. Si rezultat i tyre, Sllobodan Millosheviç, “Kasapi i Ballkanit”, si u quajt edhe nga mediat e huaja, shpalli në Kumanovë kapitullimin e plotë të Serbisë.

Kjo luftë i shkaktoi Kosovës qindra dhe mijëra të vrarë apo të zhdukur, si dhe shkatërrimin në masë të fshatrave, banesave nëpër qytete e deri në shkatërrimin e shumë vlerave të trashëgimisë kulturore, siç ishte Çarshia e Gjakovës, shtëpia dhe Memoriali i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit etj.

Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 shkurt 2008. Sot Republika e Kosovës aspiron për t’u bërë pjesë e BE-së dhe NATO-s.

/m.m/a.f/

The post 26 vjet nga hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë, Vengu: Dita që i dha fund errësirës dhe ringjalli shpresën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali nderon heronjtë e luftës në Ukrainë: Kujtojmë çmimin e lartë të lirisë

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali po zhvillon një vizitë zyrtare në Ukrainë, ku mori pjesë në një ceremoni përkujtimore në Parkun “Taras Shevchenko” në Odesa, në nderim të heronjve të rënë gjatë luftës në Ukrainë.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali ndau pamje nga ceremonia ku shfaqet duke bërë homazhe përkrah Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si dhe liderëve të tjerë europianë të pranishëm në këtë ceremoni, përfshirë kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe atë kroat Andrej Plenković.

Spiropali theksoi se kjo është një ditë që kujton çmimin e lartë të lirisë dhe vlerën e paçmuar të paqes.

“Odesa, Parku Taras Shevchenko. Ceremoni në nderim të heronjve të luftës në Ukrainë. Një ditë që kujton çmimin e lartë të lirisë dhe vlerën e paçmuar të paqes”, tha Spiropali.

/m.m/a.f/

The post Spiropali nderon heronjtë e luftës në Ukrainë: Kujtojmë çmimin e lartë të lirisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

179-vjetori i lindjes së Naim Frashërit

TIRANË, 25 maj /ATSH/ Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot një nga figurat më të ndritura të kombit shqiptar, Naim Frashërin – poet, mendimtar, iluminist dhe veprimtar i palodhur i arsimit dhe kulturës kombëtare. Ai është një nga shtyllat e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, që me penën dhe shpirtin e tij i dha frymë identitetit tonë kombëtar.

Ai lindi më 25 maj 1846 në Frashër të Dangëllisë së Përmetit.

Naimi filloi mësimet në vendlindje, pranë teqesë bektashiane, e më vonë vazhdoi shkollimin në gjimnazin “Zosimea”. U angazhua në mënyrë aktive në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe në përpjekjet për themelimin e shkollave shqipe dhe botimin e teksteve në gjuhën amtare.

Nga viti 1882 jetoi në Stamboll, ku me veprat dhe përkushtimin e tij u bë zëri më i fuqishëm i Rilindjes. Për më pak se 20 vjet botoi një krijimtari të gjerë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, poema, përmbledhje lirikash, prozë artistike, si dhe vjersha e tekste për shkollat. Veprat e tij më të shquara janë “Bagëti e Bujqësi” (1886), përmbledhja me lirika atdhetare e filozofike “Luletë e verësë” (1890), poema epike “Istori e Skënderbeut”.

Naim Frashëri u nda nga jeta më 20 tetor 1900 në Stamboll. Në vitin 1937, eshtrat e tij u sollën në atdhe dhe prehen në Memorialin e Rilindësve në Tiranë.

The post 179-vjetori i lindjes së Naim Frashërit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përkujtohet në 35-vjetorin e rënies në krye të detyrës “Dëshmori i Atdheut”, Fatmir Latifi

TIRANË, 13 maj/ATSH/ Në kuadër të 35-vjetorit të rënies në krye të detyrës të ish- punonjësit të Policisë së Shtetit, “Dëshmor i Atdheut”, Fatmir Latifi, u zhvillua një ceremoni përkujtimore në Elbasan.

Në ceremoninë e organizuar për këtë rast nën kujdesin e drejtorit të Policisë Elbasan, drejtues Fatmir Hoxha morën pjesë përfaqësues të prefekturës Elbasan, kryetarja e Këshillit të Qarkut Elbasan, zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimeve, zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë, shefi i Komisariatit të Policisë Elbasan, punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, si dhe familjarë të Dëshmorit të Atdheut Fatmir Latifi.

Ceremonia u zhvillua në “Varrezat e Dëshmorëve”, ku pranë varrit të dëshmorit Fatmir Latifi u zhvilluan homazhe dhe u vendosën kurora me lule.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Drejtues Fatmir Hoxha, gjatë fjalës së tij ka vlerësuar aktin sublim të Dëshmorit të Policisë dhe nxori në pah vlerat dhe meritat e ish-punonjësit të Policisë Fatmir Latifi të treguara gjatë viteve të punës deri në momentin e rënies në krye të detyrës.

“Akti sublim i Dëshmorëve të Policisë ndër vite përbën një motiv më shumë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të vijuar me vendosmëri punën në shërbim të komunitetit, në përballje me kriminalitetin. I përjetshëm dhe i paharruar qoftë kujtimi dhe vepra e Dëshmorit të Policisë së Shtetit Fatmir Latifi!”, tha Hoxha.

1 nga 5

/k.s/r.e/j.p/

The post Përkujtohet në 35-vjetorin e rënies në krye të detyrës “Dëshmori i Atdheut”, Fatmir Latifi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përkujtohen komandanti Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë e martirë në 26-vjetorin e rënies së tyre

Sot janë përkujtuar komandanti Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë e martirë në 26 vjetorin e rënies së tyre, më 30 prill 1999.

Në aktivitetin e homazheve kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, familja Kodra, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, shkruan Telegrafi.

Po ashtu morën pjesë deputetë të Parlamentit të Kosovës, gjeneralë e ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, drejtorët komunalë, anëtarë të Kuvendit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufts dhe qytetarë të shumtë.

Me këtë rast, është lartësuar vepra dhe heroizmi i Ilaz Kodrës, si bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari.

“Lavdi komandantit Ilaz Kodra dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të Kosovës!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Përkujtohen komandanti Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë e martirë në 26-vjetorin e rënies së tyre appeared first on Telegrafi.

“Tragjedi që la pas, plagë ende të hapura”/ Presidentja Osmani përkujton Masakrën e Mejës: Jetë të pafajshme u morën…

Presidentja Vjosa Osmani e ka përkujtuar Masakrën e Mejës, si një ndër plagët më të thella të Kosovës. Osmani u shpreh se secili person i vrarë e çdo person i zhdukur gjatë luftës, si dhe çdo ëndërr e ndërprerë dhunshëm, është një betim për drejtësi. Kjo ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për viktimat, por edhe për të gjithë ata që kërkojnë të vërtetën dhe pajtimin në Kosovë.

The post “Tragjedi që la pas, plagë ende të hapura”/ Presidentja Osmani përkujton Masakrën e Mejës: Jetë të pafajshme u morën… appeared first on Sot News | Lajme.

Begaj përkujton Dëshmorin e Kombit, Indrit Cara

TIRANË, 31 mars /ATSH/  Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përkujtoi sot në Kavajë “Dëshmorin e Kombit”, Indrit Cara, në 26-vjetorin e rënies në luftën e Kosovës, në një ceremoni solemne ku u inaugurua monumenti i tij.

Kreu i Shtetit vendosi një kurorë me lule në shtatoren e “Ushtar Kavajës” në nderim të veprës sublime për kombin.

Në fjalën e mbajtur gjatë kësaj ceremonie, Presidenti Begaj vlerësoi vendosmërinë dhe sakrificën e 28-vjeçarit nga Kavaja, i cili la Anglinë dhe iu bashkua djemve dhe burrave në luftën për çlirimin e Kosovës, ndërsa theksoi se Indrit Cara i përket Kosovës, Shqipërisë dhe gjithë shqiptarisë.

“Ai lindi në Kavajë, por sot i takon Kosovës, i takon Shqipërisë, i përket shqiptarisë. Indrit Cara është shembull dhe simbol i guximit, një frymë e pastër atdhedashurie dhe një zemër që rrahu fuqishëm për lirinë e kombit shqiptar. Ai është një emër i gdhendur në historinë e kombit tonë, një model frymëzimi që tregon rrugën për të rinjtë tanë: frymën e sakrificës, forcën e unitetit dhe rëndësinë e veprimit për të mirën e kombit tone”, tha Begaj.

Presidenti i Republikës theksoi se përkujtimi i Indrit Carës shërben për të gjithë si kujtesë për angazhimin e përhershëm për të mos e lënë të shuhet ëndrrën për të cilën ai dha jetën.

“Sakrifica e tij shërben si një busull për të ardhmen tonë, për një komb të bashkuar, për një shqiptari të fortë, për një Kosovë që ecën përpara, e lirë dhe krenare”, tha ai.

Kreu i Shtetit kujtoi me nderim edhe figurat që udhëhoqën përpjekjet për çlirimin e  Kosovës: Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin e Adem Jasharin, si dhe nënvizoi përgjegjësinë për bashkëpunim jo vetëm të politikës, por të çdo qytetari për të ruajtur dhe pasuar amanetin e të parëve.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë vizitës në Kavajë u prit dhe zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë,  Fisnik Qosja, ndërsa vizitoi dhe Muzeun Etnografik të Kavajës të restauruar së fundmi.

1 nga 5

/a.f/

The post Begaj përkujton Dëshmorin e Kombit, Indrit Cara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përkujtohet në 145-vjetorin e lindjes intelektuali dhe politikani, Terenc Toçi

TIRANË, 9 mars/ATSH/ Muzeu Kombëtar i Gjetheve përkujtoi sot intelektualin, politikanin, botuesin Terenc Toçi.

Toçi lindi në Strigari të Kalabrisë më 9 mars 1880 në një familje arbëreshe. Mësimet e para i mori në Kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër, ndërsa studimet e larta i përfundoi në Urbino. Gjatë kohës si student boton broshurën “Questione Albanese” (Cështja Shqiptare).

Gjatë viteve 1908-09 ndërmerr një udhëtim të gjatë nga Amerika e Jugut në atë të Veriut ku merr pjesë në takime me koloni të shqiptarëve e arbëreshëve dhe predikon Shqipërinë e lirë e të pavarur.

Në kryengritjen antiosmane të vitit 1911, i mbështetur nga i biri i Garibaldit, ai drejtoi Kuvendin e Fanit në Mirditë, por pa vazhduar më tej me sukses veprimtarinë atdhetare në krijimin e një qeverie autonome nga ajo osmane.

Më 1913 merr pjesë në Kongresin e Triestes dhe po atë vit nxjerr në qarkullim gazetën politike “Taraboshi” në Shkodër. Për shkak të aktivitetit të tij patriotik, autoritetet italiane e shtrëngojnë të kthehet në vendlindje dhe të izolohet për disa vite.

Toçi u kthye në Shqipëri në vitin 1920 dhe caktohet prefekt i Korçës. Pas një viti vendoset si konsull i përgjithshëm i Shqipërisë në Egjipt. Në zgjedhjet e vitit 1923 u zgjodh deputet i Shkodrës. Më 1925 emërohet kryetar i Gjykatës së Kastacionit dhe më 1927, sekretar i përgjithshëm i presidencës.

Me vendosjen e monarkisë shqiptare, ai jep dorëheqjen nga çdo post politik si rrjedhojë e bindjeve republikane që kishte. Vetëm në vitin 1937 ai do të rikthehej në politikë duke drejtuar Ministrinë e Financave.

Gjatë pushtimit italian ka kryesuar Këshillin e Epërm Korporativ Fashist në vitet 1940-42. Me ardhjen në pushtet të komunistëve, arrestohet dhe dënohet me vdekje nga Gjyqi Special në prill të 1945.

/k.s//a.f/

The post Përkujtohet në 145-vjetorin e lindjes intelektuali dhe politikani, Terenc Toçi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, Spiropali në Itali: Ndër etërit themelues të Shqipërisë së pavarur

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mbajti një fjalë në ceremoninë e organizuar sot në Bari (Itali), në 100-vjetorin e vrasjes së Luigj Gurakuqit.

Në këtë veprimtari merrnin pjesë autoritete të larta të Barit, rajonit të Puljas, deputetët Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit, Pandeli Majko dhe Milva Ekonomi, kryetarë të bashkive, drejtues universitetesh dhe studiues shqiptarë dhe italianë.

Para fillimit të kësaj veprimtarie, kryetarja Spiropali u prit në takim nga kryetari i bashkisë, Leccese dhe i shprehu mirënjohjen bashkisë dhe Universitetit “Aldo Moro” të Barit, për organizimin e ceremonisë përkujtimore për patriotin dhe shkrimtarin Luigj Gurakuqi.

Spiropali dhe Leccese vendosën kurora dhe buqeta me lule në pllakën që përkujton vrasjen e Luigj Gurakuqit.

Në fjalën e saj, Spiropali, nënvizoi se “Luigj Gurakuqi e mbylli rrugëtimin e tij tokësor në këtë qytet që e ka dashur ndoshta më shumë se atdheun e tij, Shqipërinë. Delegat në Kuvendin e Vlorës, autori që shkruajti tekstin e Deklaratës së Pavarësisë dhe bashkëfirmëtar i saj, do të mjaftonin që Luigj Gurakuqin ta quajmë një ndër etërit themelues të shtetit shqiptar. Etërit themelues të Shqipërisë, u ndodhën në ato kohëra historike, përballë një lutjeje këmbëngulëse të popullit shqiptar: Bëni diçka për fatin e vendit tonë. Ata kanë dhënë jetën e tyre për Shqipërinë. Luigj Gurakuqi u vra në një periudhë të trazuar për Shqipërinë, në një kohë të turbullt për Italinë dhe në dekadë të mjegullt për Europën dhe botën”.

“Luigj Gurakuqi nuk ishte një figurë as rastësore dhe as episodike, por një personalitet me rol vendimtar për fatin e Shqipërisë në fillim të shekullit të kaluar. Ishin vitet kur Shqipëria po bëhej dhe patrioti dhe shtetari, luftëtari dhe dijetari ynë i madh ishte gjithmonë aty. Ishte ndër më të spikaturit burra të Shqipërisë që i doli zot atdheut të vet me dije e me penë, por edhe me betejat e tij. Ishte jo vetëm një dijetar poliedrik, por edhe një luftëtar për pavarësinë e Shqipërisë. Luigj Gurakuqi nuk u bë ndër burrat më të shquar të Shqipërisë as në një ditë dhe as rastësisht. Ishte bashkëpunëtori më i ngushtë i Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit të pavarur shqiptar, i cili gjithashtu, për një koincidencë të trishtë, e kishte dhënë frymën e fundit, para gjashtë vjetësh, po në Itali, në Perugia”, theksoi Spiropali.

Kryeparlamentarja theksoi se “Gurakuqi ishte gjithashtu bashkëpunëtori më i ngushtë i demokratit liberal, Shkëlqesisë së Tij, Fan Noli, i cili shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë gjatë vitit 1924 dhe në qeverinë e të cilit Gurakuqi shërbeu si Ministër i Financave”.

“Si deputet i Shkodrës në Parlamentin e Shqipërisë dhe si një ndër udhëheqësit më të shquar të opozitës demokratike, gjatë viteve 1921-1924, luftoi për demokratizimin e shoqërisë shqiptare, lehtësimin e gjendjes së bujqësisë, zhvillimin ekonomik e progresin e kulturor dhe mbrojtjen e pavarësisë së Shqipërisë nga rreziqet që e kërcënonin për një kohë të gjatë. Oratoria dhe aktiviteti parlamentar i Luigj Gurakuqit janë një referencë e çmuar për ne, parlamentarët shqiptarë”, tha Spiropali.

Sipas saj, Luigj Gurakuqi ishte një demokrat autentik dhe besonte se Shqipëria mund të qeverisej në mënyrë demokratike e liberale, por, për fat të keq, Shqipëria nuk kishte arritur në këtë fazë pjekurie shtetërore e demokratike.

“Një demokrat me ide të qarta mbi kohezionin fetar dhe social të Shqipërisë, duke kërkuar dhe argumentuar teorikisht ndarjen e besimeve fetare nga shteti dhe harmoninë mes besimeve e komuniteteve fetare, sipas parimit të artikuluar nga vetë ai: “Feja e lirë në shtet të lirë”. Në atë që do bëhej me kalimin e kohërave një ndër thesaret kulturore e kombëtare të Shqipërisë, bashkëjetesën, tolerancën dhe harmoninë fetare, është edhe kontributi i Luigj Gurakuqit. Duke qenë një patriot e diplomat i shquar, ishte edhe një nxitës dhe mbrujtës i miqësisë mes popujve, dhe shërbeu si një një urë lidhëse e miqësie mes Shqipërisë dhe Italisë, shqiptarëve, arbëreshëve dhe italianëve”, tha Spiropali.

Spiropali tha se “gjatë një shekulli, kjo qoshe dhe ky trotuar në Corso Vittorio Emmanuele, ku qytetarët e Barit kanë vendosur pllakën që përkujton vrasjen e patriotit dhe shkrimtarit shqiptar Lugj Gurakuqi, “kanë parë e kanë jetuar” shumë momente historike, të cilat kanë dëshmuar se miqësia mes Shqipërisë dhe Italisë, një ndër arkitektët e të cilëve ishte Luigj Gurakuqi është fuqizuar dhe u ka rezistuar sprovave të historisë”.

“Gjatë sfidave me të cilat historia i përballi gjatë një shekulli prej vrasjes së Luigj Gurakuqit shtetet e tyre, shqiptarët dhe italianët zgjodhën me mençuri e inteligjencë të ruajnë e të zhvillojnë miqësinë mes tyre. Kjo pllakë, sot në 100-vjetorin e vrasjes së këtij vigani liberator, siç do ta quante Fan Noli, shikon dhe konfirmon se ëndrra e Luigj Gurakuqit për një Shqipëri “në caqet e idealit të tij”, siç shprehej në përcjelljen e tij shqiptari tjetër i madh Hasan Prishtina, po realizohet”, përfundoi Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në ceremoninë e organizuar në Bari në 100-vjetorin e vrasj...
1 nga 13

/k.s/r.e/a.f/

The post 100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, Spiropali në Itali: Ndër etërit themelues të Shqipërisë së pavarur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përkujtohet në Prishtinë trevjetori i luftës në Ukrainë

PRISHTINË, 24 shkurt /ATSH/ Kanë kaluar 1 mijë e 96 ditë që kur Rusia nisi agresionin e saj të plotë ndaj Ukrainës, duke shkaktuar një luftë shkatërruese që vazhdon ende. Në përkujtim të këtij përvjetori, në Prishtinë, sot u mbajt një takim i organizuar nga ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Zyra e BE-së në Kosovë.

Në këtë ceremoni, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi se për tri vite me radhë, Ukraina dhe populli i saj kanë treguar një qëndresë të jashtëzakonshme përballë agresionit brutal rus.

“Sot, siç e dimë të gjithë, shënohen tre vjet nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia. E mbajmë mend shumë mirë mëngjesin e 24 shkurtit 2022. Vetëm disa ditë më parë, liderët botërorë ishin mbledhur në konferencën e sigurisë në Mynih dhe nga bisedat që po zhvilloheshin atje, më kujtohet se ne, ata që e dimë luftën, e dinim që rreziqet ishin shumë, shumë të larta. Megjithatë, shumë njerëz ende nuk besonin se lufta do të kthehej sërish në tokën evropiane, mirëpo megjithatë lufta u rikthye. Për tre vjet tani, ne kemi qenë dëshmitarë të vuajtjeve të mëdha. Tre vjet humbje, tre vjet dhimbje, por edhe tre vjet qëndrueshmëri të pashembullt dhe trimëri të jashtëzakonshme nga populli i Ukrainës, i cili ka qëndruar i palëkundur në mbrojtje të atdheut, dinjitetit dhe lirisë së tij”, tha Osmani.

Ajo theksoi gjithashtu se Kosova ka qëndruar me Ukrainën që nga dita e parë, jo vetëm me fjalë, por me vepra.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, tha se lufta e Ukrainës nuk është vetëm një çështje kombëtare, por një sfidë për sigurinë evropiane.

“Teksa po shënojmë përvjetorin e tretë të agresionit rus në Ukrainë… Së pari, luftimet për lirinë e Ukrainës janë gjithashtu një luftë për sigurinë evropiane. Tre vjet më parë, më 24 shkurt 2022, Rusia nisi luftën e agresionit kundër fqinjit të saj, tetë vjet pas agresionit të saj të parë kundër Ukrainës, duke shkelur të gjitha rregullat e ligjit ndërkombëtar dhe duke shkelur hapur integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e një shteti të njohur ndërkombëtarisht. Kjo luftë, duke hyrë në vitin e saj të katërt, është çështje vdekjeje dhe jete, në radhë të parë për Ukrainën, për popullin ukrainas, ngase ata janë viktimat e para të kësaj lufte brutale”, tha ai.

Gjatë përkujtimit, u shfaq edhe një film dokumentar, i cili përshkruante rrjedhën e luftës në Ukrainë dhe pasojat e saj të rënda mbi popullsinë civile. /KosovaPress/

The post Përkujtohet në Prishtinë trevjetori i luftës në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu përkujton dëshmorin Feti Vogli: Nderojmë sakrificën dhe heroizmin e njeriut që dha jetën për atdheun

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përkujtoi sot Dëshmorin e Atdheut, kapiten Feti Voglin, i cili 13 vite më parë mbeti i vrarë gjatë misionit në Kandahar.

“Lavdi Heroit Kombëtar, Kapiten Feti Vogli në 13-vjetorin e rënies në krye të detyrës, nderojmë sakrificën dhe heroizmin e njeriut që dha jetën për Atdheun”, shkroi ministri Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Më 20 shkurt të vitit 2012 kapiten Feti Vogli ra heroikisht gjatë kryerjes së misionit COMBAT “Eagle 4”, në Kandahar të Afganistanit.

Kapiten Feti Vogli, lindi në fshatin Baldushk të Tiranës. Pas mbarimit të Akademisë Ushtarake në specialitetin Artileri Tokësore, u bë pjesë e Forcave të Armatosura, me detyrë komandant Toge në Brigadën e Stërvitjes të Bazës, Bunavi. Pas kryerjes me sukses të kursit Bazë të Forcave Speciale më 16 korrik 2005 u bë pjesë e Batalionit të Forcave Speciale, me detyrë Komandant Grupi.

Nga data 1 qershor 2010 kreu detyrën e komandantit të Grupit të Parë Special në kompaninë e Aksioneve Speciale Ujore.

Kapiten Feti Vogli ishte një ushtarak karriere i shkëlqyer dhe si rezultat i arritjeve në detyrë është dekoruar disa herë me medalje të ndryshme si: Medalja e Karrierës në vitin 2007 nga komandanti i Forcës së Bashkuar; Medalja për Shërbime Ndërkombëtare nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2007; Medalje për Shërbime të Shquara nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2010.

Nga data 16 janar 2012 u dërgua me mision luftarak EAGLE 4 në përbërje të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar të Afganistanit.

/r.e/a.f

The post Vengu përkujton dëshmorin Feti Vogli: Nderojmë sakrificën dhe heroizmin e njeriut që dha jetën për atdheun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nderohet vepra e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

PRISHTINË, 31 janar/ATSH/- Në 28 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, krerë të subjekteve politike bashkë me kandidatë për deputetë bënë homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit në sheshin që mban emrin e tij në Prishtinë.

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për “Kosovën Fituese”, Ramush Haradinaj së bashku me anëtarët e tjerë të këtij koalicioni nderuan sakrificën e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhes.

Homazhe pranë shtatores se Zahir Pajazitit bënë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe disa kandidatë për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe anëtarë të tjerë të organizatave të dala nga lufta erdhën për homazhe.

Ndërkaq, pritet që për homazhe të vijnë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Më 31 janar 1997, ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë ku edhe zbulohen nga sigurimi serb të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht. /KosovaPress/

The post Nderohet vepra e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

89 vjetori i lindjes! Rinia e hershme, jeta dhe vepra që Ismail Kadare la pas

Poeti dhe shkrimtari i shquar, Ismail Kadare ditën e sotme do të festonte 89-vjetorin e lindjes. Legjenda e letërsisë shqiptare i njohur edhe botërisht mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e 1 korrikut të 2024 në moshën 88-vjeçare.

Ismail Kadare (lindur më 28 janar 1936, Gjirokastër , Shqipëri—vdiq më 1 korrik 2024, Tiranë , Shqipëri) ishte një romancier dhe poet shqiptar, vepra e të cilit eksploroi historinë dhe kulturën e vendit të tij dhe fitoi një lexues ndërkombëtar.

Kadareja, babai i të cilit ishte punonjës poste, studionte në Universitetin e Tiranës. Më vonë ai shkoi në Moskë për të studiuar në Institutin Gorki të Letërsisë Botërore. Me kthimin në Shqipëri në vitin 1960, ai punoi si gazetar dhe më pas filloi një karrierë letrare. Ai duroi periudha polemikash në vendin e tij të lindjes gjatë sundimit të gjatë tëEnver Hoxha , qeverinë diktatoriale të të cilit Kadare e lavdëronte dhe kritikonte me radhë. Në vitin 1990, duke u ndjerë i kërcënuar nga qeveria dhe nga frika e arrestimit, Kadare dezertoi në Francë.

Kadare së pari tërhoqi vëmendjen në Shqipëri si poet, por ishin veprat e tij në prozë që i sollën famë botërore. Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1963;Gjenerali i ushtrisë së vdekur [film 1983]), romani i tij më i njohur, ishte i pari që arriti një audiencë ndërkombëtare. Tregon historinë e një gjenerali italian në një mision të zymtë për të gjetur dhe kthyer në Itali eshtrat e ushtarëve të vendit të tij që vdiqën në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore . Ndër romanet e tjera të Kadaresë që trajtojnë historinë shqiptare janë Kështjella (1970;Kalaja ose Rrethimi ), një rrëfim i rezistencës së armatosur të popullit shqiptar kundër turqve osmanë në shekullin e 15-të, dheDimri i madh (1977; “Dimri i madh”), i cili përshkruan ngjarjet që sollën ndarjen midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961. Kronikë në gur (1971;Kronikë në gur ) është një roman autobiografik që flet për fëmijërinë e Kadaresë në Shqipërinë e kohës së luftës, aq edhe për vetë qytetin e Gjirokastrës.

Emily Dickinson (1830-1886) konfirmoi vetëm fotografinë e Emily Dickinson. 1978 skanimi i një Daguerreotipi. rreth. 1847; në Arkivin e Kolegjit Amherst. poet amerikan. Shih shënimet:
Kuiz Britannica
Poezia: Rreshtat e parë
Romani Ura me tri harqe (1978;Ura me tre harqe ), e vendosur në Shqipërinë mesjetare , mori një vlerësim të gjerë nga kritika. Muzgu i perëndive të stepës (1978;Twilight of the Eastern Gods ) është një çelës romak për kohën e Kadaresë në Institutin Gorki. Veprat e tij të mëvonshme të trillimit përfshijnë Nëpunësi i pallatit të ëndrrave (1981; Pallati i ëndrrave ), Dosja H. (1990; Dosja mbi H. ) dhe Piramida (1995; Piramida ). Tri këngë zie për Kosovën (1999; Tri elegji për Kosovën , ose Elegji për Kosovën ) përfshin tre histori rreth një beteje të shekullit të 14-të midis udhëheqësve ballkanikë dhe Perandorisë Osmane . Lulet e ftohta të marsit (2000; Lulet e pranverës, Bryma e pranverës ) tregon historinë e një piktori në Shqipërinë postkomuniste dhe Pasardhësi (2003; Pasardhësi ) shqyrton fatin e një prej pasardhësve të supozuar të Hoxhës. Darka e gabuar (2008;Rënia e qytetit të gurtë ) gjurmon jetën e dy mjekëve pas një sërë ngjarjesh të çuditshme të lidhura me hyrjen e trupave naziste në Gjirokastër—ende të rrëmbyera nga pushtimi i fundit italian—në 1943. Në Aksidenti (2010; Aksidenti ) një studiues përpiqet të hedhë dritë mbi sfondet misterioze të një çifti të vrarë në një aksident automobilistik. Kukulla autobiografike (2015;Kukulla ) bazohej në marrëdhënien e Kadaresë me nënën e tij.

Ndër vëllimet jofiction të Kadaresë janëEskili, ky humbës i madh (1988; “Eskili, ky humbës i madh”), i cili shqyrton lidhjen midis kulturave shqiptare dhe greke nga lashtësia deri në kohët moderne, dhe Nga një dhjetor në të tjerët (1991; “Nga një dhjetor në tjetrin”; Ing.Pranvera Shqiptare: Anatomia e Tiranisë ), e cila shpreh pikëpamjet e tij mbi politikën dhe qeverisjen shqiptare midis viteve 1944 dhe 1990.

Temat e veprave të Kadaresë, të cilat shpesh bazohen shumë në jetën e tij, përfshijnë historinë, politikën dhe folklorin shqiptar, traditën e gjakmarrjes dhe përkatësinë etnike . Fiksi i tij ka elemente të romantizmit, realizmit dhe surrealizmit. Ai është krahasuar me poetin rus Yevgeny Yevtushenko për kundërshtimin e udhëzimeve të imponuara nga shteti për letërsinë dhe me romancierin kolumbian Gabriel García Márquez , pjesërisht për shkak të interesit të tyre të përbashkët për groteskun dhe surrealitetin . Kadareja u anëtarësua në Akademinë Franceze në vitin 1996 dhe më pas u bë oficer i Legjionit Francez të Nderit . Në vitin 2005 ai u bë fituesi i parë i Çmimit Ndërkombëtar Man Booker. Nderimet e tjera të Kadaresë përfshinin Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë (2020)./Britanicca

The post 89 vjetori i lindjes! Rinia e hershme, jeta dhe vepra që Ismail Kadare la pas appeared first on iconstyle.al.

Spiropali mesazh në ditën e lindjes së Kadaresë: Gjeniu, më i madhi dhe më i ndrituri ynë

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka kujtuar gjeniun e letrave shqipe, Ismail Kadare, në ditën e tij të lindjes.

Në një mesazh në 89-vjetorin e lindjes së Kadaresë, i cili ndërroi jetë më 1 korrik të 2024, Spiropali tha se “gjeniu ynë Kadare, ai që e mbajti qiririn ndezur, i shkroi të gjithë librat, i përktheu në të gjitha gjuhët, i mori të gjitha çmimet, ia bëri vendit të gjitha nderimet, ia kreu të gjitha shërbimet, sot ka Ditën e Lindjes”.

“Kujtojmë në këtë ditë kolosin tonë humanist, kulturor, patriotik. Sot e mot e përgjithmonë i paharruar në zemrat tona, në mendjen tonë, në kujtesën tonë, më i madhi dhe më i ndrituri ynë. Fjalët me zor i gjejmë. Fryma s’na mjafton. Na duhesh. Ngreu, dhe kthehu, prej atje ku je, ku përkohësisht ke shkuar”, shkruan Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

/k.s/a.f/

The post Spiropali mesazh në ditën e lindjes së Kadaresë: Gjeniu, më i madhi dhe më i ndrituri ynë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit

TIRANË, 27 janar/ATSH/- 27 Janari është një ditë mbarëbotërore e paralajmërimit dhe e përkujtimit të viktimave të Holokaustit.

Në nëntor 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (Rezoluta 60/7) shpalli 27 janarin Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Ajo deklaroi se “Holokausti, në të cilin u vranë një e treta e popullit hebre dhe anëtarë të panumërt të pakicave të tjera, do t`u shërbejë gjithmonë të gjithë njerëzve si paralajmërim nga rreziku i urrejtjes, intolerancës, racizmit dhe paragjykimit”. Gjermania dhe vende të tjera e kishin përcaktuar atë më parë si ditë përkujtimore.

Më 27 janar 2006, ditën e parë ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan u shpreh: “Tragjedia e pashoqe e Holokaustit nuk mund të zhbëhet. Kujtimi i tijduhet të mbahet i gjallë me turp dhe tmerr, për aq kohë sa zgjat kujtesa njerëzore”.

Pse më 27 janar?

Më 27 janar 1945 forcat e armatosura sovjetike, Ushtria e Kuqe, çliruan kampin nazist të përqendrimit dhe të shfarosjes Aushvic-Birkenau. Ushtarët gjetën disa të mbijetuar, rrënoja të dhomave të gazit, të vdekur dhe hirin e të vrarëve. Vetëm në Aushvic u vranë rreth 1,1 milion njerëz. Shumica e tyre, rreth 90 për qind, ishin hebrenj dhe Aushvici ishte vetëm njëri nga vendet e shumta të internimit dhe vrasjeve masive nga Gjermania naziste në Evropë.

Deri në fund të Luftës së Dytë Botërore në 1945 humbën jetën më shumë se gjashtë milionë hebrej, qindra mijëra sinti dhe romë, njerëz me aftësi të kufizuara, kundërshtarë politikë, njerëz që u përndoqën si homoseksualë, kriminelë apo “asocialë”, punëtorë me detyrim, të burgosur lufte, dëshmitarë të Jehovait dhe të panumërt të tjerë. Terrori nazist drejtohej kundër tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan theksoi: “Kujtimi është edhe një parandalim për të ardhmen. Ferri, që u ngrit në kampet naziste të vdekjes, filloi me urrejtje, me paragjykime dhe antisemitizëm.  Kujtesa e këtyre zanafillave na ndihmon që të mbajmë gjithmonë sytë hapur ndaj shenjave paralajmëruese”.​​

Parandalimi i gjenocideve në të ardhmen

27 janari është një detyrim për të gjitha vendet anëtare të OKB-së për të kujtuar burrat, gratë dhe fëmijët e përndjekur dhe të vrarë. Rezoluta 60/7 refuzon çdo formë të mohimit të Holokaustit. Ajo mbështet zhvillimin e programeve arsimore për kujtimin e Holokaustit dhe synon të ndihmojë në parandalimin e gjenocideve të ardhshme.

Duke u bazuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut rezoluta dënon të gjitha format e “mostolerancës fetare, nxitjes së urrejtjes, shtypjes ose dhunës kundër individëve apo komuniteteve për shkak të origjinës së tyre etnike apo besimit fetar” kudo në botë.

Përkujtimi në Izrael: Yom HaShoa

Në Izrael dita kryesore përkujtimore nuk është 27 janari por Yom HaShoa, që bie zakonisht në prill. Për dy minuta në të gjithë vendin bien sirenat, autobusët, makinat, gjithçka ndalon. Njerëzit heshtin, kujtojnë viktimat.

Termi Holokaust i përdorur ndërkombëtarisht rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë “krejtësisht i djegur”. Në Izrael flitet për shoah, “katastrofën”.

“Dita e përkujtimit të shoah dhe heroizmit hebre” u vendos për herë të parë në vitin 1951 dhe u rregullua më saktësisht ligjërisht në vitin 1959. Kjo ditë bie në muajin Nisan të kalendarit hebraik. Ajo u caktua në bazë të kryengritjes së getos së Varshavës në prillin e vitit 1943. Sipas traditës hebreje dita e përkujtimit fillon një mbrëmje më parë. Në ceremonitë përkujtimore ndizen gjashtë pishtarë, që simbolizojnë gjashtë milionë viktimat hebreje. Në mëngjes pasojnë aktivitete të tjera në memorialin Yad Vashem pranë Jerusalemit.

Në ditën e Yom HaShoa në Poloni zhvillohet tradicionalisht edhe një marshim përkujtimor ndërmjet kampit kryesor të Aushvicit dhe kampit të shfarosjes Aushvic-Birkenau, rreth tre kilometra më larg, ku u vranë shumica e njerëzve. Në këtë “Marsh të të gjallëve” (March of the living) marrin pjesë zakonisht mijëra të rinj hebrenj. Gjatë pandemisë së koronës pati përkujtim virtual.

Dita e Përkujtimit të Holokaustit në Gjermani

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe fitores së aleatëve ndaj Gjermanisë së Hitlerit, u desh edhe një gjysmë shekulli: vetëm në vitin 1996 Presidenti i atëhershëm gjerman Roman Herzog shpalli 27 janarin ditë përkujtimore për viktimat e nacionalsocializmit. Që atëherë në këtë ditë në ndërtesat publike në Gjermani flamujt ulen në gjysmë shtizë. Shumë shkolla e trajtojnë këtë temë në mësim.

Që nga viti 1996 në ditën përkujtimore mbahet edhe një orë përkujtimore në parlamentin gjerman për viktimat e nazizmit. Ndërsa në vitet e para fjalimi përkujtimor mbahej kryesisht nga politikanë gjermanë, që nga ky vit në vendin e dorasve, para deputetëve të Bundestagut gjerman flasin për përvojën e tyre edhe shumë të mbijetuar të Holokaustit dhe politikanë nga vende të tjera: nga Izraeli, SHBA, Polonia, Franca, Spanja, Holanda, Çekia, Hungaria, Rusia apo Britania e Madhe. Ata kanë rrëfyer përvoja prekëse duke porositur: “Kurrë më! Kurrë më!” Në vitin 2022 këtë thirrje në sallën plenare e bëri edhe Kryetari i Parlamentit izraelit Mickey Levy.

Në vitin 2011 për herë të parë në Bundestagun gjerman foli një përfaqësuese e minoritetit sinti dhe rom. Ajo ishte Zoni Weisz. Në vitin 2017 folën për herë të parë dy të afërm të viktimave të së ashtuquajturës eutanazi, vrasja e planifikuar e njerëzve me sëmundje të rënda ose aftësi të kufizuara.

Në vitin 2023 fokusi i orës përkujtimore u vendos për herë të parë tek njerëzit, të cilët u përndoqën gjatë sundimit nazist për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor.

Në vitin 2024 në qendër të përkujtimeve ishte kujtesa ndër breza. Para Bundestagut foli Eva Szepesi, e cila u lirua nga Aushvici si fëmijë më 27 janar 1945./DW/

The post Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti Rugova në përvjetorin e ndarjes nga jeta, lideri i lëvizjes së fuqishme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

PRISHTINË, 21 janar/ATSH/-Me 21 janar 2006 ndërroi jetë lideri e Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, njeriu që bëri epokë, lideri i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke lënë me veprën e tij madhore gjithmonë të ndezur dritën e së ardhmes për Kosovën Shtet euroatlantik.

Presidenti Rugova qe prijës i vlerave kombëtare e demokratike, udhëheqës i qëndresës qytetare, misionar i paqes e vëllazërimit, vizionar e arkitekt i Pavarësisë së Shtetit të Kosovës, mik e bashkëbisedues i çmuar i Bashkësisë Ndërkombëtare në Evropë e në botë.

Në 19-vjetorin e ndarjes nga jeta të Rugovës, kujtohet jeta dhe veprat e tij.

Dr. Ibrahim Rugove paraqiti gjendjen e rëndë të të drejtave njerëzore në Kosovë duke e ndërkombëtarizuar këtë çështje, e çojë zërin duke kërkuar respektimin e dinjitetit të çdo njeriu dhe të një populli të tërë. I frymëzuar nga personalitete të mëdha të së kaluarës e të kohës, si ipeshkvi i madh shqiptar imzot Pjetër Bogdani, Gandhi, Martin L. King, V. Havel, Papa Shën Gjon Pali dhe e Shёn Nënë Tereza – Ganxhe Bojaxhiu, dr. Ibrahim Rugova jetoi e veproi deri në fund për popullin dhe vendin e tij, duke lënë kështu një trashëgimi të jashtëzakonshme si njeri i kulturës, si kultivues i paqes e burrë shteti largpamës.

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cercë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e profesor Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984.

Në vitin 1996 doktor Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe revistën shkencore “Dituria” (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën “Fjala”. Mandej, për afro dy dekada, Rugova veprimtarinë shkencore e zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike” të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.

Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare kundër sundimit komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.

Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e tij, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes.

Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i Kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumë-partiake për Kuvendin e Kosovës, më 24 maj 1992.

Doktor Ibrahim Rugova u zgjodh president i Republikës së Kosovës. Ai u rizgjodh në këtë post në zgjedhjet e mbajtura në mars 1998.

Nën udhëheqjen e tij, LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor 2000, si dhe në zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK fitoi edhe zgjedhjet nacionale më 2004.

Doktor Ibrahim Rugova u zgjodh president i Kosovës në mars 2002 dhe u rizgjodh më 2004.

Ai ndërroi jetë më 21 janar 2006 në Prishtinë dhe u varros në “Bregun e Diellit”, me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës.

Në përvjetorin e vdekjes më 21 janar 2007, presidenti Fatmir Sejdiu, dekoroi presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vend që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Ibrahim Rugova ka botuar këto vepra:

– Prekje lirike, Rilindja, Prishtinë, 1971

– Kah teoria, Rilindja, Prishtinë, 1978

– Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1976 (së bashku me Isak Shemën)

– Kritika letrare (nga De Rada te Migjeni), Rilindja, Prishtinë, 1979 (së bashku me Sabri Hamitin)

– Strategjia e kuptimit, Rilindja, Prishtinë, 1980

– Vepra e Bogdanit 1675-1685, Rilindja, Prishtinë, 1982

– Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1986

– Refuzimi estetik, Rilindja, Prishtinë, 1987

– Pavarësia dhe demokracia, Fjala, Prishtinë, 1991

– Kompleti i veprave të Ibrahim Rugovës në tetë vëllime, Faik Konica, Prishtinë, 2005

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë të Ibrahim Rugovës:

– Më 1995, Dr. Ibrahim Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë

– Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë

– Më 1998, Dr. Ibrahim Rugovës iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian

– Në vitin 1999, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster, Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedik, Milano dhe Breshia

– Në vitin 2000, Dr. Ibrahim Rugova mori çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguerra” në Barcelonë, Spanjë

– Në vitin 2004, Dr. Ibrahim Rugova u nderua me Çmimin e Evropës, Senator Nderi nga Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi

– U nderua gjithashtu nga Komonuelthi i Pensilvanisë (SHBA), “Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”

– Më 2004, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.

Sot mbushen 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cercë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e profesor Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984.

Në vitin 1996 doktor Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe revistën shkencore “Dituria” (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën “Fjala”. Mandej, për afro dy dekada, Rugova veprimtarinë shkencore e zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike” të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.

Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare kundër sundimit komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.

Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e tij, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes.

Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i Kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumë-partiake për Kuvendin e Kosovës, më 24 maj 1992.

Doktor Ibrahim Rugova u zgjodh president i Republikës së Kosovës. Ai u rizgjodh në këtë post në zgjedhjet e mbajtura në mars 1998.

Nën udhëheqjen e tij, LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor 2000, si dhe në zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK fitoi edhe zgjedhjet nacionale më 2004.

Doktor Ibrahim Rugova u zgjodh president i Kosovës në mars 2002 dhe u rizgjodh më 2004.

Ai ndërroi jetë më 21 janar 2006 në Prishtinë dhe u varros në “Bregun e Diellit”, me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës.

Në përvjetorin e vdekjes më 21 janar 2007, presidenti Fatmir Sejdiu, dekoroi presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vend që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Ibrahim Rugova ka botuar këto vepra:

– Prekje lirike, Rilindja, Prishtinë, 1971

– Kah teoria, Rilindja, Prishtinë, 1978

– Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1976 (së bashku me Isak Shemën)

– Kritika letrare (nga De Rada te Migjeni), Rilindja, Prishtinë, 1979 (së bashku me Sabri Hamitin)

– Strategjia e kuptimit, Rilindja, Prishtinë, 1980

– Vepra e Bogdanit 1675-1685, Rilindja, Prishtinë, 1982

– Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1986

– Refuzimi estetik, Rilindja, Prishtinë, 1987

– Pavarësia dhe demokracia, Fjala, Prishtinë, 1991

– Kompleti i veprave të Ibrahim Rugovës në tetë vëllime, Faik Konica, Prishtinë, 2005

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë të Ibrahim Rugovës:

– Më 1995, Dr. Ibrahim Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë

– Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë

– Më 1998, Dr. Ibrahim Rugovës iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian

– Në vitin 1999, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster, Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedik, Milano dhe Breshia

– Në vitin 2000, Dr. Ibrahim Rugova mori çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguerra” në Barcelonë, Spanjë

– Në vitin 2004, Dr. Ibrahim Rugova u nderua me Çmimin e Evropës, Senator Nderi nga Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi

– U nderua gjithashtu nga Komonuelthi i Pensilvanisë (SHBA), “Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”

– Më 2004, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës. /KosovaPress/

The post Presidenti Rugova në përvjetorin e ndarjes nga jeta, lideri i lëvizjes së fuqishme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

557-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, MEPJ: Vendosi themelet e diplomacisë

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përkujtoi sot heroin e kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu në 557-vjetorin e vdekjes.

“557 vjet nga ndarja nga jeta e Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit të kombit shqiptar, strategut dhe diplomatit të jashtëzakonshëm që ndërtoi ura komunikimi dhe aleanca me fuqitë e kohës, duke vendosur themelet e diplomacisë”, theksohet në një postim në rrjetet sociale të MEPJ.

MEPJ u shpreh se “sot, trashëgimia e tij na frymëzon të vazhdojmë misionin tonë për të përfaqësuar Shqipërinë evropiane sa më denjësisht në arenën ndërkombëtare”.

Më 17 janar të vitit 1468 u nda nga jeta Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468). Ai ishte strateg dhe burrë shteti, udhëhoqi luftën për liri e pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politiko- shtetëror të popullit shqiptar.

Gjergj Kastriot Skënderbeu personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Figura e tij lidhet më luftën më se njëshekullore kundër pushtimit osman.

/k.s/

The post 557-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, MEPJ: Vendosi themelet e diplomacisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

26 vite nga masakra e Reçakut, Balla: Akt barbar që ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla përkujtoi sot 26-vjetorin e masakrës së Reçakut në Kosovë.

Balla theksoi se “ky akt barbar që ndodhi në këtë fshat të vogël ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës”.

“26 vite më parë, më 15 janar të vitit 1999, ata pak banorë që nuk ishin larguar ende nga fshati Reçak i Komunës së Shtimes në Kosovë u zgjuan herët në mëngjes nga krismat e armëve që ishin bërë të zakonshme në atë periudhë të luftës. Atë ditë në këtë fshat, që është rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë”, u shpreh Balla në një reagim në rrjetet sociale.

Balla kujtoi se “kjo ngjarje, ishte cilësuar si masakër edhe nga shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker”.

/m.m/j.p/

The post 26 vite nga masakra e Reçakut, Balla: Akt barbar që ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌