Andy Byron ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga posti i CEO-s në kompaninë e inteligjencës artificiale Astronomer, pasi u kap në ekranin gjigand të një koncerti të Coldplay, duke u përqafuar me drejtuesen e burimeve njerëzore të kompanisë, Kristin Cabot.
Ky moment, i cili u bë viral në rrjete sociale, shkaktoi shumë zhurmë në internet dhe çoi përfundimisht në largimin e tij.
Në një deklaratë zyrtare, kompania Astronomer tha se drejtuesit e saj priten të përmbushin standardet më të larta të sjelljes dhe përgjegjshmërisë, standarde që, sipas tyre, Byron nuk i përmbushi. Bordi konfirmoi se dorëheqja e tij është pranuar vetëm pak ditë pas incidentit.
Përqafimi midis Byron dhe Cabot u përhap me shpejtësi në internet, duke nxitur spekulime dhe kritika të shumta. Edhe pse as Byron dhe as Cabot nuk kanë komentuar publikisht, Astronomer theksoi përkushtimin e saj për të ruajtur vlerat dhe kulturën e brendshme të punës, në dritën e këtij skandali.
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Shëngjin, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës. Viktima është identifikuar si Zef Lorenci, i cili po punonte në montimin e skenës ku pritet të mbahet një koncert, pranë bustit “Willson” në shëtitoren e qytetit. Sipas informacioneve paraprake, i riu ka rënë në kontakt […]
Momente paniku dhe kaosi janë regjistruar mbrëmjen e djeshme (18 korrik) në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po këndonte Yll Limani. Sipas dëshmive të të pranishmëve, ngjarja ka nisur pas një sherri mes dy grupeve brenda lokalit, i cili ka degjeneruar në përplasje fizike. Dyshohet se gjatë konfliktit është përdorur edhe armë zjarri, […]
Një moment që pritej të ishte thjesht argëtues gjatë koncertit të grupit të njohur britanik Coldplay në Boston u kthye në një skandal publik, pasi kamerat e transmetimit live fokusuan në ekranin gjigant një situatë të papritur. Në qendër të vëmendjes përfundoi Andy Byron, CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë Astronomer, i cili u filmua në një moment […]
Shakira do të dhurojë një pjesë të të ardhurave nga koncerti i saj për familjet e prekura nga përmbytjet shkatërruese në Teksas.
Këngëtarja shprehu ngushëllimet e saj për viktimat dhe familjet e të prekurve nga përmbytjet në zonën e Teksasit.
“I dashur San Antonio, zemrat dhe lutjet tona janë me ata që janë prekur nga përmbytjet në zonën qendrore të Teksasit”, shkroi Shakira në X, duke shtuar: “Ne po dhurojmë një pjesë të të ardhurave nga koncerti i sonte për Organizatën Bamirëse Katolike të San Antonios, e cila po ofron ndihmë për familjet e prekura nga katastrofa.”
Këngëtarja shtoi një link në platformën e donacioneve të drejtuar nga Catholic Charities: ‘Nëse dëshironi të bashkoheni në donacion, ju lutemi klikoni në link-un më poshtë. Ndihma juaj është e rëndësishme dhe e vlefshme.”
Performanca e Shakirës në Teksas të shtunën në mbrëmje ishte e fundit përpara se ajo të rifillojë turneun e saj në Kaliforni në gusht. Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që përfshiu shtetin jugor amerikan të Teksasit tani ka arritur në 80, dhe ky numër është pothuajse i sigurt se do të rritet ndërsa shpresat për të gjetur 10 fëmijët ende të zhdukur po pakësohen.
Reperi Noizy, është ndaluar nga autoritetet zvicerane menjëherë pas mbërritjes në aeroportin e Zurich-ut.
Ndalimi, i cili ndodhi papritur, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale dhe në media, veçanërisht mes fansave të tij në diasporën shqiptare. Për pasojë, u anulua edhe koncerti i paralajmëruar për mbrëmjen e djeshme në një nga klubet më të njohura shqiptare në Zvicër.
Ky koncert ishte pjesë e një serie performancash për promovimin e albumit më të fundit të artistit dhe pritej të ishte një ndër momentet kulmore të sezonit veror për të.
Sipas raportimeve paraprake, autoritetet zvicerane ndërhynë menjëherë sapo Noizy zbriti nga avioni, por ende nuk ka një deklaratë zyrtare mbi arsyet e ndalimit të tij.
Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ishte i paralajmëruar të performonte më 5 korrik në një klub nate në Cyrih të Zvicrës, si pjesë e promovimit të albumit të tij të fundit. Por planet duket se morën një kthesë të papritur.
Burime për ‘Prive By LS’ bëjnë me dije se Noizy është ndaluar menjëherë sapo ka mbërritur në aeroport nga autoritetet zvicerane. Nuk dihen ende arsyet zyrtare të këtij ndalimi, por mendohet se mund të lidhen me çështje dokumentacioni ose vizash pune – një problem që shpesh prek artistët që udhëtojnë për koncerte në vendet e BE-së dhe më gjerë.
Fakti që shumë artistë performojnë pa njoftuar paraprakisht autoritetet vendore i vendos ata shpesh nën vëzhgimin e organeve ligjzbatuese. Rasti i Noizy-t mund të jetë një tjetër shembull i kësaj situate.
Ajo që vihet re është se të gjithë posterët dhe njoftimet për koncertin janë fshirë nga faqet zyrtare të klubit që do ta priste, ndërsa vetë Noizy nuk ka dhënë ende asnjë reagim publik lidhur me ndalimin apo anulimin e eventit.
TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Nata e parë e “Vala Fest” solli një atmosferë fantastike në sheshin “Sfinksi” në Durrës, së cilës iu bashkuan turistë dhe pushues të shumtë.
Kryebashkiakja Emirana Sako tha se Durrësi mirëpret sot, në natën e dytë të festivalit, të gjithë dashamirësit e muzikës, teksa artistë si Alban Skënderaj dhe Semi Jaupaj, apo grupet Hot Stuff Band dhe DJ Wise & Vlnondrums do të dhurojnë performancat e tyre artistike.
Sheshi “Sfinksi” u kthye mbrëmjen e kaluar në fokus të argëtimit, teksa nisi nata e parë e festivalit “Vala Fest”. Qytetarë durrsakë dhe turistë të shumtë, që po e vizitojnë qytetin bregdetar në këto ditë të nxehta vere, kanë krijuar një atmosferë të zjarrtë nën ritmet e muzikës më të mirë shqiptare.
Për disa orë me radhë, të pranishmit kanë kërcyer dhe kënduar bashkë me këngëtarët dhe DJ-të më të njohur të skenës muzikore shqiptare, duke e shndërruar sheshin në një hapësirë festive dhe energjike.
Në këtë event kulturor, që tashmë po kthehet në një traditë të dashur për qytetin bregdetar, nata e dytë sot pritet të sjellë edhe më shumë emocione.
LONDËR, 5 korrik /ATSH/ – Dy vëllezërit e grupit britanik muzikor “Oasis” – Noel dhe Liam Gallagher u ngjitën në skenë pas një shkëputjeje 16-vjeçare, duke kënduar përpara 70 000 fansave hit-et si “Cigarettes and Alcohol”, “Live Forever” dhe “Slide Away”, sipas BBC.
Koncerti i tyre u hap me hit-et “Hello” dhe “Acquiesce”. Teksti i këngës “ne kemi nevojë për njëri-tjetrin” ndihej si një pajtim mes dy vëllezërve – që lanë mënjanë një grindje 10-vjeçare dhe u ribashkuan me fansat e tyre.
Një entuziazëm i përbashkët u ndje nga publiku – të cilët mirëpritën këngë si “Wonderwall” dhe :Don’t Look Back In Anger”, të dyja të shkruara nga “Oasis” në vitin 1995, “(What’s the Story) Morning Glory?” – një nga albumet britanike më të shitura të të gjitha kohërave.
Gjithë natën, dy vëllezërit kënduan njëri pas tjetrit hite si: “Some Might Say”, “Supersonic”, “Whatever”, “Half The World Away”, “Rock ‘n’ Roll Star”.
Hit-in “Live Forever” – Oasis ia dedikoi futbollistit të Liverpool-it, Diogo Jota – i cili u këndua nga publiku nën tingujt e kitarës së Noel.
Edhe pse Noel dhe Liam Gallagher dolën dorë për dore, ata kurrë nuk iu drejtuan njëri-tjetrit gjatë koncertit qe zgjati 2 orë e 15 minuta.
Ata dukeshin të harmonizuar sërish, pas gjithë armiqësisë dhe ujërave të trazuara ndër vite – shfaqja e tyre ishte jashtëzakonisht emocionuese.
“Bravo që na duruat gjatë viteve”, tha Liam, duke prezantuar këngën e fundit të mbrëmjes, “Champagne Supernova”.
Ndërsa u larguan nga skena, vëllezërit Gallagher ndanë një përqafim të shkurtër.
Oasis janë një grup anglez rock i formuar në Mançester në vitin 1991. Grupi fillimisht përbëhej nga Liam Gallagher (vokal kryesor), Paul “Bonehead” Arthurs (kitarë), Paul “Guigsy” McGuigan (bas kitarë) dhe Tony McCarroll (bateri).
Liam i kërkoi vëllait të tij më të madh Noel Gallagher (kitarë kryesore, vokal) të bashkohej si anëtar i pestë disa muaj më vonë për të finalizuar formimin e tyre.
Noel u bë udhëheqësi de facto i grupit dhe mori përsipër detyrat e shkrimit të këngëve për katër albumet e para në studio të grupit.
Ata konsiderohen si një nga grupet më të suksesshme globalisht të zhanrit Britpop. //a.i/
Legjendat e Britpopit, Oasis, do të ngjiten në skenën e Principality të Cardiffit, Uells, duke nisur turneun e tyre të shumëpritur të ribashkimit.
Kthimi i rok-bendeve britanikë pas një pauze 16-vjeçare është një moment i rëndësishëm për fansat, të cilët janë të entuziazmuar që t’i shohin Noel dhe Liam Gallagher përsëri së bashku, edhe pse kanë filluar të vihen baste për qëndrimin bashkë të tyre gjatë gjithë turneut.
Pas 19 koncerteve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, vijnë ndalesat në Amerikën e Veriut dhe të Jugut, Azi dhe Australi duke përfunduar në Sao Paulo, Brazil, më 23 nëntor.
Të themeluar në rrugët e klasës punëtore të Mançesterit në vitin 1991, Oasis publikuan albumin e tyre debutues, ‘Definitely Maybe’, në vitin 1994 dhe u bënë një nga grupet britanike dominuese të viteve 1990.
Oasis u nda përfundimisht në vitin 2009, me Noel Gallagher që u largua nga grupi pas një sherri prapa skene me Liam në një festival pranë Parisit
Vëllezërit Gallagher, tani 58 dhe 52 vjeç, nuk kanë performuar së bashku që atëherë, megjithëse të dy luajnë rregullisht këngë të Oasis në koncertet e tyre solo.
Ata i rezistuan për një kohë të gjatë presionit për t’u ribashkuar, edhe me premtimin e një page prej disa milionë dollarësh.
Tani ata kanë rënë dakord për një turne ku do t’i shoqërojnë ish-anëtarët e Oasis, Paul “Bonehead” Arthurs dhe Gem Archer në kitarë, basisti Andy Bell dhe bateristi Joey Waronker.
Biletat për koncertet në Mbretërinë e Bashkuar u shitën brenda orësh, dhe disa prej tyre u ofruan shpejt në faqet e internetit të rishitjes për deri në 6,000 £. Më shumë se 50,000 bileta u anuluan nga grupi sepse u shitën në platforma jozyrtare.
TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës çel sot edicionin e tij jubilar të 20-të pranë katedrales “Shën Luçia”.
Ky festival, tashmë i njohur për nivelin e lartë profesional dhe artistik të koncerteve do të prezantojë përgjatë një muaji zhanre të ndryshme të muzikës së dhomës.
Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako tha se festivali do të vijojë deri në 21 korrik dhe do të sjellë në zemër të qytetit bregdetar, në katedralen “Shën Luçia”, një udhëtim të pasur përmes muzikës së dhomës.
“Artistë nga mbi 10 vende, formacione të njohura, projekte të reja artistike dhe bashkëpunime ndërkombëtare, në një festival që bashkon traditën dhe risinë, tingujt klasikë dhe emocionin e drejtpërdrejtë”, tha Sako.
Sipas programit, festivali nis sot me koncertin e trios “Amadeus”, grupi i njohur që vjen nga Austria, ndërsa performanca e fundit e parashikuar në datën 21 korrik do të jetë një koncert piano kuartet me artistë nga Shqipëria, Amerika dhe Italia.
Festivali zhvillohet nga shoqata Arti dhe Kultura Italo-Shqiptare, që u krijua me iniciativën e disa artistëve durrsakë, të cilët kanë studiuar e kaluar një pjesë të veprimtarisë së tyre në Itali. Qëllimi i kësaj shoqate ka qenë dhe është bashkëpunimi i artistëve shqiptarë me të huaj, këmbimi i eksperiencave të kulturave të vendeve të ndryshme.
Gjatë aktivitetit të këtyre viteve kjo shoqatë ka organizuar mjaft koncerte në Durrës, Tiranë dhe Itali të cilat kanë përcjellë në publik një nivel të lartë interpretimi artistik.
Sipas organizatorëve ky festival u krijua pikërisht me qëllimin për të siguruar një vazhdueshmëri jo vetëm në njohjen e kulturave të ndryshme nëpërmjet artistëve të ardhur nga Italia, Austria, Franca, Greqia, Zvicra, Kosova, etj., por edhe me dëshirën e madhe për t’u ballafaquar me këto kultura dhe kjo nëpërmjet shfaqjeve të përbashkëta me instrumentistë shqiptarë.
Një tjetër synim i këtij aktiviteti është pjesëmarrja e artistëve shqiptarë, që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë.
Bad Bunny ka fansa në mbarë botën, por ata në Shtetet e Bashkuara mbetën të habitur kur zbuluan se turneu i tij i ardhshëm nuk do të ndalet fare në Amerikën e Veriut.
Pas publikimit të projektit të tij më të fundit Debí Tirar Más Fotos, artisti shpalli datat e koncerteve për Amerikën Latine, Europë, Australi dhe Japoni.
Turneu do të nisë në nëntor në Republikën Domenikane dhe do të përfundojë këtë vit në Mexico City, për të rifilluar në janar në Kolumbi. Më pas, ai do të udhëtojë në vende si Kili, Argjentina, Brazili, Australia, Spanja, Portugalia dhe Italia ndër të tjera.
Sipas një deklarate për shtyp nga Live Nation, turneu “do ta sjellë Debí Tirar Más Fotos në jetë, duke zhytur tërësisht audiencën në botën e tij dhe duke festuar thelbin dhe kulturën e trashëgimisë portorikane të Bad Bunny-t.”
Ky është rikthimi i tij në Europë për herë të parë që nga viti 2019 dhe hera e parë që do të performojë në Australi, Brazil dhe Japoni.
Megjithëse po përshkon të gjithë botën, fansat në SHBA mbetëm të habitur kur panë se Benito nuk do të rikthehet në stadiumet ku ka performuar më parë, si SoFi Stadium në Los Anxhelos apo Yankee Stadium në Nju Jork.
Shumë prej tyre dyshuan se kjo mund të ishte një deklaratë politike nga artisti, por ai zgjodhi të qëndrojë i heshtur — deri tani.
Në një intervistë për Variety, artisti nga Porto Riko deklaroi se të bërit turne në Shtetet e Bashkuara është thjesht “e panevojshme”.
Edhe pse fansat amerikanë janë të zhgënjyer, Bad Bunny theksoi se ata kanë pasur “më shumë se mjaft mundësi për ta parë atë live” gjatë gjashtë viteve të fundit, përfshirë dhe turneun Most Wanted me 45 data në Amerikën e Veriut në vitin 2024.
Po të njëjtin qëndrim ai ka mbajtur edhe ndaj idesë për një film koncert për audiencën amerikane, duke thënë gjithashtu se është “i panevojshëm”.
Një koncert është bërë “mollë sherri” mes Klubit të Vllaznisë dhe Bashkisë së Shkodrës. Koncerti recital i Bujar Qamilit i cili është planifikuar për në datën 21 qershor në stadiumin “Loro Boriçi” me mbështetjen e Bashkisë së Shkodrës, nuk pati të njëjtën mbështetje nga drejtuesit e klubit të futbollit.
Këngëtari Bujar Qamili, i ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania, theksoi se përgatitjet për koncertin në stadium i ka ndjekur në rrugë ligjore.
Ai tha se nuk ishte në dijeni të konfliktit mes Bashkisë dhe klubit të Vllaznisë, skuadër i të cilës edhe vetë Qamili është tifoz.
“Kur fillova përgatitjet e koncertit kam ndjek një rrugë ligjore. Ky koncert që do bëhej në stadium do ketë vite që Shkodra ma kërkon dhe unë mendova ta bëj në stadium, duke ndjekur dhe një rrugë ligjore. Bashkia e aprovoi dhe unë fillova përgatitjet, e kisha menduar dy orë. Mendova repertorin e këngëve shkodrane, të Kosovës dhe Shqipërisë së Mesme. Ftova Shkëlzen Jetishin, ftova Artjolën, ishte një grup i bukur me në krye Vis shkodranin. Nuk kisha asnjë konflikt. Nuk i dija mosmarrëveshjet mes Bashkisë dhe klubit”, tha këngëtari.
Ai theksoi se nisur nga mosmarrëveshjet që janë krijuar, koncerti nuk do të zhvillohet në stadium, çka i hap rrugë klubit për ndeshjen.
“Ju them të gjithë tifozëve, sepse dhe unë jam pjesëtar i juaji, dhe për respektin e juaj, unë bashkë me Bashkinë u tërhoqëm dhe stadiumi është i lirë”, u shpreh ai.
Edhe pse në shesh, sipas Qamilit në këtë koncert recital në qytetin verior të vendit, pritet të marrin pjesë rreth 6 mijë persona.
Orkestra e Fëmijëve të Prishtinës “Amadeus” ka njoftuar se më 20 Qershor do të mbajë koncert artistik në qytetin e Gjilanit, shkruan KultPlus.
Lajmi është bërë i ditur me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook.
“Data 20 Qershor tashmë po shëndrrohet në datë të veçantë për ne, ngase tash e 3 vite, kjo datë ka shënuar koncerte të rëndësishme të udhëtimeve tona, duke filluar nga 20 Qershori 2023, koncerti inaugurues në Prishtinë, 20 Qershori 2024, koncerti përmbyllës në Prizren, dhe këtë vit, do udhëtojmë në Gjilan”, thuhet në njoftim.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në këtë koncert me program të pasur artistik, i cili iu paraprinë Garave Botërore të Orkestrave në Vjenë.
“Ky koncert përveç programit, do të shfaqë punën dhe përkushtimin e dirigjentit Vehbi Shosholli dhe punën e muzicientëve tanë të rinj të cilët këtë verë do të përfaqësojnë Kosovën në Garat Botërore të Orkestrave në Vjenë”, thuhet në njoftim.
Koncerti mbahet më 20 Qershor, në ora 19:00, në sallën koncertale të Shkollës së Muzikës – Gjilan./ KultPlus.com
“Libertango”, koncerti instrumental u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Libertango vjen si një koncert instrumental që na fton të humbasim mes emocioneve dhe të udhëtojmë shpirtërisht drejt Argjentinës së largët, atje ku tangoja lindi nga shpirti i popullit dhe fryma e dashurisë.
Një program i veçantë me vepra si: Taquito Militar, Adios Nonino, Milonga de mis amores, Escualo, Tango, Libertango, Oblivion, erdhi I interpretuar nga Evjord Ngjeliu, Deniola Kuraja, Rezart Dosti Kontraba dhe Besian Herri.
Një pjesë e programit ishte në kuartet, një pjesë tjetër në trio dhe pjesa e fundit erdhi në një kërcim në tango.
“Libertango” që erdhi në një stil ndryshe, u prit me duartrokitje dhe emocione nga publiku.
Në Shkodër vijon dita e dytë e përplasjes mes Klubit të Futbollit Vllaznia dhe Bashkisë së Shkodrës. Koncerti recital i Bujar Qamilit i cili është planifikuar për në datën 21 qershor në stadiumin “Loro Boriçi” me mbështetjen e bashkisë, ka bërë që KF Vllaznia të dalë kundër me argumentin se ndryshohet destinacioni i përcaktuar për […]
TIRANË, 17qershor /ATSH/ Sheshi “Skënderbej” do të shndërrohet sot në një festë të madhe me hitet që kanë bërë historinë, të kënduara nga Jenny e grupit suedez Ace of Base.
Këngët “The Sign”, “All That She Wants”, “Beautiful Life” dhe shumë të tjera do të rikthehen në skenë, këtë herë live në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjete sociale një videomesazh të ikonës së pop-it Jenny nga Ace of Base, teksa ftoi qytetarët të bëhen gati për një supermbrëmje nën ritmet e viteve ‘90.
“Ikona e pop-it, Jenny nga Ace of Base ka një mesazh special për ju… dhe një ftesë që nuk refuzohet. Sot, Sheshi ‘Skënderbej’ do të shndërrohet në një festë të madhe me hitet që kanë bërë historinë! ‘The Sign’, ‘All That She Wants’, ‘Beautiful Life’ dhe shumë të tjera do të rikthehen në skenë, këtë herë live në Tiranë për një super mbrëmje nën ritmet e viteve ‘90″, u shpreh Rama.
Përmes videomesazhit të saj, ikona e pop-it fton të gjithë që në 17 qershor të mbushin sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku do të performojë këngët hit të Ace of Base të viteve ’90 dhe do të këndoj të gjitha këngët.
“Jeni të ftuar në këtë mbrëmje dhe le të kërcejmë”, u shpreh Jenny në videomesazhin e saj.
Koncerti i këngëtares Jenny nga grupi legjendar “Ace of Base” është pjesë Javës Kulturore Suedeze në vendin tonë që vjen me aktivitete të ndryshme.
Java Kulturore Suedeze ka pjesë të saj muzikën, ekspozitat dhe aktivitete e tjera, ndërsa nis më 13 qershor. Prej datës 13 qershor e deri më 19 qershor, Shqipëria do të mikpresë kulturën e artin suedez.
Shkolla e Muzikës “Amadeus” të shtunën mbrëma ka mbajtur koncertin artistik “Da Capo al Fine”, të organizuar në kuadër të përfundimit të vitit shkollor dhe të diplomimit të nxënësve të shkollës, shkruan KultPlus.
Salla e Amfiteatrit në Bibliotekën Universitare u shëndrrua në një skenë të përbashkët interpretimi për të gjithë nxënësit e talentuar të shkollës, të cilët në të ardhmen pritet të jenë pjesë e institucioneve më të rëndësishme të muzikës në vend. Ky koncert plot ëmbëlsi nisi me interpretimin e nxënësve të klasës së parë me “Kamertale- “Yanke Doodle””. Duart e tyre të vogla përmes violinës, klarinetës, kitarës, violoncellos, pianos dhe trekëndshave dhuronin pamje dhe tinguj mjaft të këndshëm për audiencën e cila i ndiqte me admirim.
Kurse, nxënëset Ejona Musliu dhe Blendina Musliu morën diplomë për përfundimin e një cikli të rëndësishëm në jetën e tyre. Përmes veprave “Victor’s Piano Solo”- Danny Elfman, “Sous le ciel de Paris”- Hubert Giraud dhe “Pirates of the Aegean”- David Brues dëshmonin shkathtësitë e fituara gjatë këtyre viteve të punës së përkushtuar me profesoreshën e shquar, Valbona Petrovci.
Po ashtu, edhe Noar Dema qe një tjetër nxënënës nga klasa e Poema Dylhasit që diplomoi në këtë koncert festiv. Përmes veprës “Concertino for violoncello A-dur”- J. Breval zgjoi emocione të festës dhe gëzimit, të cilat buronin nga lëvizjet e shkathëta të djaloshit të talentuar.
Kori i shkollës ka interpretuar në mënyrë fantastike veprat: “Këndojmë me mall”-Këngë Arbëreshe, “O sole mio”- Eduardo di Capua dhe “Kushtrim Arbëresh”- Rauf Dhomi duke zgjuar emocione deri në rrëqethje. Një jehonë e jashtëzakonshme e tingujve u dhurua edhe nga interpretimi i veprave: “Trio lll D- dur, 2nd movement”- Franz Anton Hoffmeister, “Pavane”- G. Faure, “Valle”- F. Hoxha, “Pirates of the Caribbean” dhe “Xote” nga Ansambli i Kitarave.
Pika kulmore ishte interpretimi i “Marshit të Diplomimit”, që në skenë solli të gjitha grupet e artistëve të vegjël, duke përfshirë Korin, Orkestrën Frymore, Violinistët, Cello & Kitaristët. Ky moment solemn shënoi edhe fundin e vitit shkollor dhe diplomimin e nxënësve të shkollës.
Në fund të koncerit, në një prononcim për KultPlus foli profesoresha e nderuar, Valbona Petrovci, e cila për 42 vite ka dhënë kontribut të madh në Fakultetin e Arteve, të cilin kontribut tash pas pensionimit po e vazhdon në shkollën e themeluar nga vet ajo.
“Pas pensionimit po vazhdoj aktivitetetin në shkollën “Amadeus”. Këto tre vitet e fundit kam punuar me Elonën dhe Blendinën, nxënëset që sot diplomuan. Vërtetë është kënaqësi dhe satisfaksion kur sheh që rrumbullakësohet një cikël i shkollimit. Vlen të theksohet se ky koncert nuk ka qenë fare lehtë të organizohet dhe të përgatitet, sepse të gjitha pikat muzikore janë interpretuar në grup. Kjo është një përvojë për fëmijët që i ndihmon ata të kompletohen si muziktarë, duke u koordinuar në muzikim të përbashkët. Kjo është një pjesë e veçantë e muzikimit në përgjithësi” ka thënë profesoresha Petrovci.
Megjithëse, puna me fëmijë paraqet një sfidë më vete, për profesoreshën që një jetë të tërë ia ka kushtuar pianos kjo punë paraqet një kënaqësi të jashtëzakonshme, kur para syve të saj e sheh zhvillimin e tyre si artistë të së ardhmes.
“Pas punës me student nuk ka qenë e lehtë puna me fëmijë, sepse zakonisht studentët vijnë me program të cilin iu përcaktoj paraparakisht, dhe vijnë me program të përgatitur. Ndërsa, me fëmijët e vegjël programi duhet të lexohet së bashku, e pastaj të vazhdohet me fazën e përpunimit artistik të veprës. Kështu që është pakëz më vështirë. Megjithatë unë po e gjej një satisfaksion edhe me këta fëmijë sepse e shoh nga afër zhvillimin dhe përparimin e tyre. Pra, kur sheh që prej pikës zero është duke shkuar drejt finales është vërtetë edhe kjo kënaqësi në vete”, ka thënë profesoresha Petrovci.
Ndërsa, drejtoresha e shkollës “Amadeus”, Hana Petrovci- Fetahu, tha se ky koncert ka qenë një kurorëzim i një pune të gjatë, shumë të përkushtuar dhe të jashtëzakonshme nga mësimdhënësit në bashkëpunim me nxënësit.
“Kemi pasur një përkrahje shumë të madhe edhe nga prindërit e këtyre nxënësve, të cilët i kanë sjell fëmijët shpesh në prova, për tu përgatitur për këtë koncert. E rëndësishme është që ky koncert dhe në përgjithësi shkolla “Amadeus” ka marrë një përkrahje të madhe nga ambasadat dhe institute të ndryshme. Këto përkrahje kanë ardhur si reultat i përkrahjes tonë të vazhdueshme për nxënësit e të gjitha shtresave shoqërore, jo vetëm nxënësit që kanë mundësi të ekspozohen në ambiente kulturore, edukative, profesionale por edhe për nxënësit tjerë, të cilët jetojnë në periferi të qytetit. Përmes projekteve tona ne i kemi zbuluar si talentë dhe i kemi përfshirë në edukim cilësor muzikor” ka thënë drejtoresha Petrovci- Fetahu.
Kurse, dirigjenti Vehbi Shosholli tha se ndihet i plotësuar pas përfundimit të koncertit, pasi gjithçka shkoi ashtu siç edhe ishte planifikuar.
“Po ndihem i përmbushur, pasi koncerti dhe gjithçka tjetër përfundoi suksesshëm, duke pasur parasysh faktin që patëm performanca me fëmijë të gjeneratave të ndryshme duke filluar nga klasa e parë e deri te këta që diplomuan. Patëm grupe dhe formacione të ndryshme, lloj-llojshmëri përmbajtjesh muzikore me të cilat besoj që edhe publiku është ndarë shumë i kënaqur”, ka thënë dirigjenti Shosholli.
Megjithëse ky vit shkollor për shkollën “Amadeus” përfundoi këtu, nuk kanë përfunduar aktivitetet e nxënësve. Pjesëmarrja në koncertet garuese në Vjenë pritet të jenë ajka e punës së palodhur e profesorëve dhe nxënësve.
“Ne si shkollë që tre vjet e kemi themeluar edhe Orkestrën e Fëmijëve të Prishtinës dhe aktivitetet e radhës që do t’i mbajmë janë: Një koncert në Gjilan më 20 qershor, koncerti i Orkestrës së Fëmijëve të Prishtinës dhe koncertet madhështore të cilat pritet të ndodhin janë koncertet që do të mbahen në Vjenë, në korrik. Këto koncerte kanë edhe karakter garues, në të cilat gara jemi pranuar për shkak të punës së madhe që është bërë”, ka bërë të ditur drejtoresha Petrovci- Fetahu./ KultPlus.com
TIRANË, 15 qershor/ATSH/ “On the Road” titullohej koncerti i pianistit Robert Bisha i shfaqur mbrëmjen e djeshme në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.
I rikthyer pas 16 vitesh në skenën e TKOB, Bisha solli për të pranishmit një udhëtim muzikor i mbushur me energji eksperimentuese, intimitet dhe vizione që përshkojnë peizazhe mistike dhe metafizike.
Në koncert ishte i pranishëm edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili në një postim në rrjetet sociale ndau momente nga ky koncert si dhe nga takimi me dirigjentin Peter Michael Garst.
“Me Peter Michael Garst dhe Martha Garst pas shfaqjes Piano Solo të Robert Bisha në TKOB, ku në nëntor do kemi një koncert të dirigjuar nga miku i Shqipërisë, drejtuesi i një aktiviteti humanitar në ndihmë të shkollave tona rurale në vitet e vështira 1993 – 2009, dirigjenti prej mbi gjysëm shekulli, Peter Michael Garst (në skena të disa vendeve si: Gjermani, Zvicër, Austri, Francë, Itali, Spanjë, Hollandë), për t’u detajuar si program me drejtorin Aulon Naçi dhe në një format mirënjohjeje e shenjë nderimi për familjen Garst që ndjehet shqiptare në zemër”, tha Gonxhja.
Pianisti Robert Bisha përcolli me virtuozitet një vizion unik i të bërit muzikë, i pasur në përvojë dhe poezi.
Zgjedhja e një blues‑i të lashtë mesdhetar, ritmet shqiptare, ballkanike dhe të Lindjes së Mesme, tema nordike, harmonitë nga lashtësia e muzikës tradicionale evropiane deri tek kërkimet për traditat avangarde dhe natyrisht stilemat origjinale ishin pjesë e koncertit të pianistit Robert Bisha.
Robert Bisha është një virtuoz i pianos, i vlerësuar nga kritika. Lindi në 1984, në Vaun e Dejës, dhe kreu studimet në Itali, kur megjithëse diplomohet për piano, mund të konsiderohet poli-instrumentist e gjithashtu kompozitor. Zakonisht në koncertet e tij, ai luan në disa vegla muzikore. Robert Bisha ka kompozuar edhe për kinematografinë italiane, duke arritur të marrë vlerësime si çmimi i parë “Premio Pertini” si dhe çmimin më të rëndësishëm italian “David di Donatello”, për kolonën zanore të filmit “Anija”, i Roland Sejkos.
PRISHTINË, 9 qershor/ATSH/- Sopranoja me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho është rikthyer pas 12 vitesh në Kosovë me një koncert gala mbajtur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Nën dirigjimin e Jacopo Sipari di Pescasseroli, shoqëruar nga Opera dhe Filharmonia e Kosovës, kjo mbrëmje e jashtëzakonshme arti, ishte dëshmi edhe e potencialit dhe seriozitetit me të cilin po zhvillohet Opera e Kosovës.
Sopranoja Jaho ka çelur edhe festimet për 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës duke sjell emocione për qytetarët dhe artëdashësit në Kosovës.
Kryeministri në detyrë i Koosvës, Albin Kurti shprehet se “sopranoja Ermonela Jaho nga Sheshi “Skënderbeu” na çoi drejt Italisë së Puccinit e Verdit, pa lëvizur asnjë hap – vetëm me zërin e saj të bukur. Me një mjeshtëri të rrallë, ajo solli dramën dhe emocionin e një opere botërore, duke ruajtur qetësinë dhe kontrollin me përplot hir e që lind vetëm nga përvoja dhe pjekuria artistike”.
“Emri i saj, që për ne tingëllon si “dëshirë”, u bë realitet i paharrueshëm për mijëra zemra që e dëgjuan. Në një bashkëpunim të rrallë mes Orkestrës së Operës së Kosovës dhe Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e maestros Jacopo Sipari di Pescasserolli, mbrëmja solli një përzgjedhje nga veprat e mëdha të Puccinit dhe Verdit, duke shndërruar sheshin e kryeqytetit në skenë operistike. Kjo është fuqia e artit të vërtetë – të të çojë diku tjetër pa u larguar nga vendi yt. Dhe ky është niveli që ne si qeveri mbështesim me përkushtim, duke besuar se përmes këtyre përvojave e përjetimeve estetike kolektive të ndërtojmë institucionet kulturore që e meritojnë një vend të denjë në hartën artistike ndërkombëtare”, theksoi Kurti.
Para mbajtjes së koncertit, sopranoja Ermonela Jaho mbajti një konferencë për mediet, ku ndër të tjera theksoi se ndërtimi i shtëpisë së Operës në Kosovës është një domosdoshmëri për të kanalizuar kapacitetin e artistëve të rinj të Kosovës si dhe për të pasuruar shpirtin e popullit.
Artistja Jaho u shpreh se në Kosovë ka ardhur me një detyrim shpirtëror, moral dhe patriotik për t’i dhënë një shtysë ndërtimi të kësaj shtëpie operistike, e cila konsiderohet jetike për artistët dhe brezat e rinj.