❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ç’kodimi i “Rithemelimit 2.0” qĂ« vjen nga baçja e parme e BerishĂ«s

Nga Ylli Pata

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston një zakon.

Pak i çuditshĂ«m dhe nĂ« dukje paksa absurd qĂ« nĂ« vitet 90 tĂ« shekullit tĂ« shkuar, e jo mĂ« sot qĂ« duket mjaft anakronik, kur edhe “Perandori” mĂ« i fuqishĂ«m i botĂ«s “Donald the Orange” i ka treguar tĂ« gjithĂ«ve kuzhinĂ«n e perandorisĂ«.

Gjithsesi, fjalët anakronizëm, demode, apo të lashta nuk kanë shumë kuptim për politikën shqiptare, e cila ka nisur të duket si një rezervat tërheqës.

Pasi, mjedisi i saj nuk është thjeshte një rezervat i përshtatshëm për safari, por ka edhe më shumë se kaq. Mund të udhëtosh në kohë, natyrisht jo në rezervatet me marioneta high tech të Steven Spilgergut, por në një Jurasic Park të vërtetë.

Ku dinosaurit, ata me mish dhe kocka jo vetëm ekzistojnë, por janë edhe trend, ngaqë shumë spin-doktorë dhe profesorë të paneleve e pikturojnë si varianti ekzotik i komandantit Che.

E nĂ« kĂ«tĂ« jurasikun tonĂ« kĂ«tu, nuk ka nevojĂ« pĂ«r “OrigjinĂ«n e Specieve” pĂ«r tĂ« lexuar politikĂ«n, pasi miliona vite tĂ« dikurshme janĂ« koha qĂ« jetojmĂ«. Pa qenĂ« shprehje metaforike.

NĂ« kĂ«tĂ« logjikĂ«, pĂ«r tu kthyer te doket klasike tĂ« doktorit, “bahçja” e tij e mbĂ«shtetĂ«sve mediatike ka qenĂ« gjithmonĂ« kolorite nĂ« pĂ«rhapjen e legjendave urbane mbi sjelljen nĂ« publik dhe jashtĂ«.

Sipas njërës prej tyre, në qëndrimet e tij ka dy gjëra që duhet të dëshifrohen. Berisha ka dy palë spin-a; njërin që përfaqëson mendimin e tij zyrtar personal, e njërin që përfaqëson qëndrimin zyrtar të PD-së.

I pari, ka shumĂ« mĂ« rĂ«ndĂ«si se i dyti. i pari nuk punon nĂ« paradhomĂ«n e doktorit nĂ« PD, Ă«shtĂ« jashtĂ« aty ku gatuhet baruti dhe C4 e propagandĂ«s sĂ« fuqishme kundĂ«r armiqve tĂ« Sali BerishĂ«s. i dyti, Ă«shtĂ« zyrtar dhe skrivaninĂ« e ka afĂ«r doktorit nĂ« ish-selinĂ« e SHQUP, Ku koordinon pikat e pĂ«rgjithshme tĂ« PR-it kryesisht nĂ« panelet e darkĂ«s, ku dhe dĂ«rgohen apo “kĂ«shillohen” emrat e “kalorĂ«sve sulmues”.

Dhe kĂ«to ditĂ«, i pari pra, ai qĂ« pĂ«rfaqĂ«son mendimin “zyrtar” personal tĂ« Sali BerishĂ«s, hodhi kushtrimin e njĂ« “Rithemelimi 2.0”. Natyrisht qĂ« ai qĂ«ndrim nuk ka mahnitur askĂ«nd. Por ka dhĂ«nĂ« njĂ« sinjal, pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« mendojnĂ« se edhe mund tĂ« “cachet blloku” siç do tĂ« shprehej Frrok Çupi.

NĂ« PD ka njerĂ«z, tĂ« lashtĂ« qĂ« kanĂ« kaluar dertet e para me doktorin qĂ« i dinĂ« pĂ«rmendĂ«sh hiqet e doket e tij, por çuditĂ«risht edhe nga ata qĂ« nĂ« kohĂ«n e BerishĂ«s i ishin kĂ«rthinj ose me pantallona tĂ« shkurtra si pĂ«r shembull Gaz Bardhi apo Ervin Saljanji. MĂ«simi i kodeve dhe huqet Ă«shtĂ« njĂ« nga manualet qĂ« mĂ«sohet nĂ« armatĂ«n e “Che”-sĂ« sĂ« Jurasic Park-ut shqiptar.

E sipas “kodifikuesve” tĂ« vjetĂ«r tĂ« kĂ«saj gjuhe antike, i bie qĂ« “Rithemelimi 2.0” nuk Ă«shtĂ« gjĂ« tjetĂ«r, veçse njĂ« paralajmĂ«rim pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« kanĂ« menduar tĂ« rebelohen, qoftĂ« edhe pĂ«r “divanin e vezirĂ«ve”, pra pĂ«r njĂ« intrigĂ« mĂ« tĂ« vogĂ«l.

“Rithemelimi I” ndodhi si njĂ« skenar i pĂ«rgatitur nĂ« letĂ«r, ku partia do t’i merrej me çdo kusht Lul BashĂ«s dhe “pretorianĂ«ve” tĂ« tij me shkop bejzbolli dhe spry me piper, me çdo kusht e çdo mjet. Maksimumi do tĂ« thirren ata qĂ« kishin pranuar tĂ« tradhĂ«tonin “ish-delfinin” qĂ« u kthye nĂ« JudĂ« apo Brutt.

Këtë e kuptuan shumë mirë të vjetrit e PD-së, të cilët as nuk u afruan në rikthimin e Berishës, pasi e dinin se gjithçka është një skenar i shkruar. U afruan një pjesë e atyre që pas 8 janarit, natën vonë shkuan në zyrën e atit të 20, por edhe disa të tjerë.

Ca me iluzione se mund tĂ« çanin, si pĂ«rshembull Evi Kokalari, pore dhe tĂ« tjerĂ« “kokĂ«fortĂ«â€ qĂ« gjithĂ« jetĂ«n kanĂ« bĂ«rĂ« beteja nĂ« mjedisin e ashpĂ«r tĂ« PD-sĂ«, ku natyrisht nuk kanĂ« qenĂ« tĂ« mirĂ«pritur. Si Muslym Murrizi, Gazmend Oketa, AleksandĂ«r Biberaj e tĂ« tjerĂ«, tĂ« cilĂ«t nuk qĂ«ndruan gjatĂ«.

KĂ«saj radhe, kushtrimi pĂ« “Rithemelim”, ngjan si njĂ« thirrje me rreze tĂ« mesme veprimi. Pak a shumĂ« si te filmi “Kapedani”, ku xha Sulo bĂ«n shef Ă«ndĂ«rr se komandon bateritĂ« e topave me dt tĂ« shkulura tĂ« mustaqeve. Po doktori, vĂ«rtetĂ« Ă«shtĂ« xha Saliu, por mustaqe nuk se ka pasur, madje legjendat thonĂ« se nuk i janĂ« dirsur kurrë 

The post Ç’kodimi i “Rithemelimit 2.0” qĂ« vjen nga baçja e parme e BerishĂ«s first appeared on JavaNews.al.

Rasti “Bllako”: Pse vendimi i Apelit rihap reformĂ«n nĂ« drejtĂ«si?

Nga Ylli Pata

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Posaçëm për të rikthyer nga e para dosjen në ngarkim të Alqi Bllakos përbën një akt që sipas të gjitha gjasave është një precedent që do të pësojë një efekt domino.

Deri tani reforma në drejtësi, ka përjetuar fazën e parë të ndjekjes penale, ku SPAK ka tundur e shkundur piramidën politike në vend, me akuza dhe polemikat e veta. Përkatësisht nga viti 2021 ne kemi parë një zinxhir të gjatë hapje dosjesh penale për një numër të madh zyrtarësh të lartë e shumë të lartë, thuajse në të gjithë piramidën shtetërore.

SPAK, që në fillimet e punës së tij, ka ndjekur një taktikë në nisjen e hetimeve, ku thelbin e saj e kanë pasur denoncimet që janë paraqitur në prokurorinë speciale. Ku siç dihet akulli u thye në denoncimin e Monika Kryemadhit pas zgjedhjeve të 2021 për dosjet e inceneratorëve, e më pas një seri të gjatë denoncimesh nga PD, Nisma thurje, LSI, por edhe PS-ja, si dhe qytetarë e gazetarë për çështje që akuzonin mjaft zyrtarë e politikanë.

Deri tani, nga të gjithë këto çështje që ka hapur SPAK, nuk kemi parë një process shterues dhe ballafaques të shqyrtimit të fakteve mes prokurorisë, mbrojtjes e dëshmitarëve, por përgjithësisht procse inerci. Ku përgjithësisht gjyqtarët e GJKKO-së në shkallë të parë apo apel, kanë mbajtur linjën e akuzës, përkatësisht SPAK.

Pra kemi pasur njĂ« politikĂ« penale denoncuese, e cila nĂ« tĂ« gjitha aspektet e saj ka qenĂ« njĂ« axhendĂ« dhe taktikĂ« politike e partive pĂ«r tĂ« dĂ«mtuar kundĂ«rshtarĂ«t dhe mbrojtur veten. Madje shiriti i hetimeve u inagurua pikĂ«risht me njĂ« taktikĂ« deterrence tĂ« LSI-sĂ« qĂ« pĂ«rdori taktikĂ«n: “Mbrojtja mĂ« e mirĂ« Ă«shtĂ« sulmi”.

QĂ« nĂ« rastin e vendimit pĂ«r Saimir Tahirin, e me radhĂ« mĂ« rastin Lefter Koka apo Alqi Bllako, seancat e procesit kanĂ« qenĂ« thuajse tĂ« panevojshme, pasi trupa gjyqĂ«sore e kishte parafabrikat vendimin, i cili ka qenĂ« pĂ«rgjithĂ«sisht njĂ« konfirmim i dispozitivit tĂ« SPAK. Kjo shikohet qartĂ« nĂ« vendimet, qĂ« kanĂ« vendosur vula kryesisht pĂ«r veprĂ«n “ShpĂ«rdorim detyre”, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« vepĂ«r penale evasive, gjĂ« qĂ« penalizon zyrtarin, por nuk bind publikun dhe shteron argumentin pĂ«r veprat qĂ« pĂ«rfshijnĂ« korrupsionin.

I cili si vepër penale është shumë e vështirë për tu trajtuar, pasi nuk gjenden lehtë faktet e kapjes me bukë në traste të marrjes së parave. Ndaj akuza, përkatësisht prokuroria, ën punën fillestare të arsyetimit të dyshimit dhe gjetjes së të dhënave për ta vërtetuar korrupsionin si vepër.

Ndërkaq, procesi gjyqësor është krejt tjetër. Ai duhet të jetë një arenë e hapur dhe polemike e diskutimit të të dhënave, të cilat kanë mundësinë të përballen me kontradiktoren, nga avokati apo prokurori sipas rastit. Ndërkaq, dëshmitarët janë baza e çdo procesi, që i japin publikut një panoramë më të qartë të ngjarjes.

Rikthimi nga e para e procesit për Alqi Bllakon, nuk është gjë tjetër, veçse një akt që mund të shërbejë si precedent për të gjithë proceset e tjera ndaj zyrtarëve dhe politikanëve.

Ku të gjithë faktet e dëshmië duhet të shterohen me kujdes e durim, e vendimi në fund të merret me pjekuri dhe drejtësi. Ndërkaq, e rëndësishme është krijimi i një standardi që duhet i njëjtë për të gjithë, ku të mos trajtohen të akuzuarit sipas fuqisë politike.

Por “prova reale e zjarrit” e drejtĂ«sisĂ«, pĂ«rkatĂ«sisht GjykatĂ«s Speciale Ă«shtĂ« procesi “Partizani”, qĂ« po shtyhet vazhdimisht, e sipas vendimit tĂ« fundit u la nĂ« shtator. Deri tani paragjykimet pĂ«r trupin gjykues janĂ« pafund, por ajo qĂ« do tĂ« vendosĂ« si standard trupa gjyqĂ«sore, Ă«shtĂ« zhvillimi i njĂ« procesi tĂ« thellĂ« dhe zhbirilues pĂ«r çështjen, duke lĂ«nĂ« palĂ«t qĂ« tĂ« mbrojnĂ« qĂ«ndrimet e tyre.

Procesi ndaj Sali Berishës do të jetë dhe thyerja e akullit të drejtësisë së re, e cila në thelb është gjykata. Nëse ngec në këtë provë, atëherë besimi i madh sipas të gjitha gjasave do të përmbyset.

The post Rasti “Bllako”: Pse vendimi i Apelit rihap reformĂ«n nĂ« drejtĂ«si? first appeared on JavaNews.al.

Salianji me parti të re, apo çorbë dizinformuese e spin-ëve të Berishës

Nga Ylli Pata

Nga mjediset e reporterĂ«ve qĂ« pĂ«rcjellin “zhvillimet” nĂ« selinĂ« e PD-sĂ«, ka dalĂ« çuditshĂ«m njĂ« lajm, sikur Ervin Saljanji po zhvillon takime pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« parti tĂ« re nĂ« opozitĂ«.

ZĂ«rat e dalĂ«, nĂ« formĂ«n siç dalin shabllone “lajmet me burime” nga zyra e PS apo e SPAK, ngjajnĂ« as mĂ« pak e as mĂ« shumĂ« veçse parafabrikate tĂ« spinĂ«ve tĂ« doktorit.

Pasi lajmi pĂ«r “krijimin njĂ« partie tĂ« re” nuk Ă«shtĂ« njĂ« kafshim shalqiri tĂ« shartuar nĂ« kĂ«to ditĂ« vape. ËshtĂ« lajm shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m, e si i tillĂ« nuk mund tĂ« trajtohet njĂ«soj si kĂ«shon farat e shalqirit nĂ« tokĂ«.

Së paku, kush e ka dëgjuar këtë informacion, pyet të zotin e punës, përkatësisht Ervin Saljanjin. i cili natyrisht që do ta përgënjeshtrojë, edhe sikur të jetë vërtetë duke u përpjekur për të krijuar një parti të re.

Por një gazetar, nga mënyra dhe forma e përgjigjes, arrin të kuptojë çfarë po luhet, e kështu nis e gjen ato sinjale që vijnë si nga zyra e propagandës së Berishës, apo nga Saliajanji.

Që ka një zhvillim në orë e sipër kjo u kuptuar qoftë nga qëndrimet, qoftë nga heshtja e Saljanjit. U kuptuar nga deklarata e kryebashkiakut të Kavajës, i cili është aleat i Saljnajit, siç u kuptuar edhe nga qënrimet e ndrojtura e të sikletshme të Sali Berishës.

Sipas tĂ« gjitha gjasave, Saljanji nuk do t’i pĂ«rgjigjet pyetjeve nĂ« lidhje me kĂ«tĂ« provokacja tĂ« spinĂ«ve “amerikanĂ«â€ tĂ« doktorit, e sipas gjasave nuk do tĂ« trazojĂ« pĂ«r ca kohĂ« situatĂ«n.

As Saljanji e askush në PD, që ka pak mend dhe nuhatje politike nuk i leverdis që të bëjë zhurmë apo të nisë të trazojë ujrat. Për ta përmbysur Sali Berishën, mënyra më e mirë është ta lenë krejt qetë të menaxhojë gjithçka në duart e tij, deri në zgjedhjet e ardhshme.

Rruga e Sali Berishës është në ngjitje, pasi në shtator nis procesin penal për rastin partizani, i cili d të kthehet sipas të gjitha gjasave në mankth në komunikimin publik për opozitën, sa herë të ketë seanca. Plus dosjet e tjera që pritet të happen, e që u pa qartë nga fytyra e Fatmir Mediut që doli sot nga SPAK. Nga shtatori në majin e ardhshëm, Sali Berishën, nuk ka kush leverdi ta besdisë. Së paku ndonjë deklaratë tek tuk në ndonjë tv, siç foli kryebashkiaku i Kavajës.

Nga ana tjetër, Ervin Saljanjit nuk i leverdis që të krijoi parti të re. Gjthë ajo akrobaci e bërë pas 8 janarit 2022, pore dhe ndihmë për reabilitimin legal të Berishës, nuk ka sesi të hidhet poshtë, duke krijuar një parti të re, që është një odise e tmerrshme.

Natyrisht qĂ« t’I marrĂ«sh partinĂ« doktorit Ă«shtĂ« njĂ« mision i pamundur, njĂ« utopi, por megjithatĂ«, duke qĂ«ndruar aty brenda, mund tĂ« mos e marrĂ«sh krejt partinĂ«, por njĂ« copĂ« edhe mundet. QoftĂ« duke ta dhuruar Berisha, qoftĂ« duke e zĂ«nĂ« pak nga pak si ato lokalet qĂ« marrin leje legalizimi pak nga pak. KĂ«tĂ« e ka kuptuar i pari Sali Berisha, i cili Ă«shtĂ« i vetmi qĂ« nuk ka folur pas provokacjave tĂ« hidhura tĂ« Saljanjit dhe kryetaret tĂ« bashkisĂ« sĂ« KavajĂ«s.

Ndaj prodhoi njĂ« “disinformacja” alla GRU, por qĂ« tani janĂ« bĂ«rĂ« bozĂ« si logjikĂ« e tejpĂ«rdorur dhe keqpĂ«rdorur. TĂ« ishte pĂ«r parti tĂ« re: si Saljanji, si Grida Duma apo edhe Gaz Bardhi qĂ«ndronin nĂ« partinĂ« e Lulzim BashĂ«s. Por ata ikĂ«n, pasi Basha u bĂ«ri tĂ« ditur se nuk do tu japĂ« asgjĂ«, duke i treguar ekipin e qarqeve si udhĂ«heqje e ardhshme.

Si kundĂ«rpĂ«rgjigje Bardhi me Saljanjin e tĂ« tjerĂ«t i rrĂ«zuan planet, duke u bashkuar me Sali BerishĂ«n. i cili pĂ«rfitoi çfarĂ« donte, Ă«r ta pĂ«rdorur selinĂ« e partinĂ« si bunker. Por qĂ« me kalimin e kohĂ«s dhe proceseve, mund t’i kthehet nĂ« boomerang gjithçka. E natyrisht qĂ« kush qĂ«ndron aty brenda do ta hajĂ« ndonjĂ« dardhĂ«.

Ajo qĂ« mund tĂ« planifikojĂ« Saljanji, kryebashkiaku i KavajĂ«s apo grupi i tyre, Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« ndalojnĂ« Sali BerishĂ«n pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« njĂ« spastrim masiv nĂ« PD. KĂ«tĂ« edhe mund t’ja arrijnĂ«, ndĂ«rsa pĂ«r tĂ« krijuar parti tĂ« re ka pak shanse pĂ«r tĂ« gjetur aleatĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m. NgaqĂ«a ta qĂ« u larguan janĂ« tĂ« shpĂ«rndarĂ« dhe e urrejnĂ« njĂ«ri-tjetrin. KĂ«shtu qĂ« shansi i vetĂ«m tani pĂ«r tani Ă«shtĂ« tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« strehĂ«n e SHQUP, duke pritur


The post Salianji me parti të re, apo çorbë dizinformuese e spin-ëve të Berishës first appeared on JavaNews.al.

PĂ«rse forcat e “reja” u kthyen nĂ« parti tezesh tĂ« irrituara?

Nga Ylli Pata

Ka pasur që në fillim një gjë që nuk shkon në partitë e reja të Adriatik Lapajt, apo edhe të Endri Shabanit, Arlind Qorit apo edhe Agron Shehajt.

Gjëja e parë që u vu re në partitë e reja në lançimin e tyre ende në syth ishte egocentrizmi. Në diskurs por edhe në akte, si në ide, ashtu edhe në veprime.

Sikur kryetarĂ«t e partive tĂ« reja tĂ« kishin njĂ« aparat nĂ« dorĂ« qĂ« tĂ« masnin, (siç ndodh me telefonat qĂ« masin hapat) pĂ«rsĂ«ritjen e frazĂ«s “UnĂ«â€, sipas tĂ« gjitha gjasave do tĂ« arrinin shifrĂ«n 15 mijĂ« nĂ« ditĂ«. E kjo vetĂ«m nĂ« komunikimet qĂ« bĂ«nin nĂ« rrjetet sociale.

“Nyja frojdjane”-UNI pra, si kompleks apo edhe si mani, siç e kemi parĂ« Ă«shtĂ« shfaqur nĂ« tĂ« gjitha rasat e lakimit. Nga: “UnĂ« do bĂ«j, unĂ« nuk do bĂ«j, unĂ« do bĂ«hem, unĂ« nuk do bĂ«hem tek: UnĂ« do tĂ« shkatĂ«rroj, unĂ« do tĂ« pĂ«shtyj nĂ« surrat, unĂ« do tĂ« shkatĂ«rroj sepse unĂ« kam harxhuar qimet e kokĂ«s. UnĂ« nuk do ta lejoj, unĂ« do tĂ« degradoj, e tĂ« tjera e tĂ« tjera.

Praktikisht, ky segment politik i fushatës, ka qenë një material i mrekullueshëm për profesor Edmond Dragotin, që të thellojë kërkimet e tij në kufirin psikologjik të pasojave të pushtetit në kultivimin e UNI-t.

Sipas të gjitha gjasave, kjo eksperiencë është një pellg i thellë për tu zhytur studentët e studiuesit e rinj të psikologjisë dhe sociologjisë, ngaqë material kanë pa fund. Për të arritur në përfundime se çfarë ndodh në trurin e njeriut tek frymorët mitomanë.

TĂ« cilĂ«t realisht janĂ« bĂ«rĂ« shumĂ«, qĂ« nga shkumĂ«zimet e paneleve, parada e doktorĂ«ve e albanologĂ«ve autodidakt, kandidimi si alternative e re politike, e nĂ« fund “puçet” e armatosur tĂ« profesor Pillinçit qĂ« bĂ«ri namin nĂ« Theth dhe nĂ« kufirin KosovĂ«-ShqipĂ«ri.

TĂ« gjithĂ« partitĂ« e reja, nĂ« fakt jo vetĂ«m tani, por prej vitesh tashmĂ«, kanĂ« vetĂ«m njĂ« model tĂ« komunikimit publik. Daljen e “liderĂ«ve” tĂ« tyre thuajse non stop nĂ« televizione e rrjete, pa paraqitur apo prezantuar skuadrĂ«n me tĂ« cilat ata kanĂ« marrĂ« udhĂ«timin politik.

Askush nuk e di kush Ă«shtĂ« zĂ«vendĂ«si i Adriatikut, Shabanit, Qorit apo Agron Shehajt. Maksimumi njihen aktivistĂ« apo aktiviste tĂ« cilat luajnĂ« rolin e subretĂ«s nĂ« emisionet e viteve 80 pĂ«rballĂ« njĂ« personazhi tĂ« famshĂ«m. Ku “valleta” ishte thjeshte pĂ«r tĂ« mbushur gotat e ujit apo pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« ndonjĂ« broçkull pĂ«r tĂ« thyer atmosferĂ«n.

Deri kĂ«tu nĂ« fakt, jemi nĂ« nivelin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« partitokracisĂ« shqiptare. VetĂ«m nĂ« vitet e para pas rrĂ«zimit tĂ« komunizmit, pamĂ« daljet e partive tĂ« reja jo si personazhe por si ekipe. PĂ«r pak vite, ekipet ranĂ«, e na mbinĂ« nĂ« bark kryetarĂ«t me tĂ« famshmen “partitokraci kryetarĂ«sh”.

Sistem që ka hyrë në dekadën e dytë, çka ka mbushur kushtet e transformimit apo kalimit në një fazë tjetër, e cila mund të ishte progresive ose regresive, apo konsolidim i këtij modeli. Përkatësisht kalimin në fazën 2.0 të kryetarokracisë e vulosur nga Rama-Berisha në marsin e 2008-s.

Por ajo që ndodhi më 11 maj ishte një zbulim i rëndësishëm i aftësive evolutive të gjallesave në një habitat të caktuar. Zbulim që sipas të gjitha gjasave do të entuziazmonte edhe Charles Darwin-in konservator për materialin e tij të përzgjedhur në Galapagos.

Grupet e pĂ«rgjedhura pĂ«r eksperimentin e reagimit tĂ« “partive tĂ« reja” nĂ« njĂ« sistem si i yni, arritĂ«n deri aty sa nuk e kishte bĂ«rĂ« askush, madje edhe diktatori mĂ« i madh nĂ« historinĂ« politike tĂ« vendit.

Enver Hoxha, për shembull, edhe pse i detyrohej shumë dhëndrit të vet, përkatësisht burrit të motrës , pasi i kishte financuar studimet, e kishte ndihmuar dhe mbajtur edhe në kohën kur ishte ilegal, në fund firmosi pushkatimin e tij.

Kjo ngjarje ndikoi shumĂ« nĂ« ndĂ«rgjegjen demokratike tĂ« shqiptarĂ«ve, sa pas viteve 90, nepotizmi arriti tĂ« fitojĂ« tĂ« drejtĂ«n e qytetarisĂ«. PunĂ«simi e trajtimi i familjarĂ«ve nuk ishte mĂ« tabu si nĂ« diktaturĂ«, por njĂ« akt “qytetar”. Ndaj kemi sot “rezervate shtetĂ«rore” tĂ« institucioneve tĂ« rĂ«ndĂ«sishme si pĂ«r shembull Banka e ShqipĂ«risĂ« apo ISSH-ja, ku janĂ« pĂ«rzgjedhur me kujdes “etalone” nga familjet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« kastĂ«s politike tĂ« vendit.

MegjithatĂ«, asnjĂ«herĂ« deri mĂ« sot nuk kishim ardhur nĂ« fazĂ«n kur motra, gruaja, kunati, daja apo tezja vendoset nĂ« listĂ«n e deputetĂ«ve, pĂ«r ta shpĂ«tuar atĂ« nga “depĂ«rtimi i sistemit tĂ« vjetĂ«r”. Sali Berisha e ka pasur dĂ«shirĂ« tĂ« hershme integrimin e sĂ« bijĂ«s apo dhĂ«ndrit nĂ« PartinĂ« Demokratike, por nuk e ka bĂ«rĂ«, ngaqĂ« ishte koshient, se kjo pikĂ« do tĂ« derdhte gotĂ«n, edhe aq tĂ« mbushur tĂ« zullumit politik.

Të cilët, kupën pra, të rinjtë e përmbysën pa e çarë fare kokën. Dhe pasi krijuan një blindim tezesh, partneresh, dajash dhe motrash, nuk e patën aspak problem për të nisur luftën e brendshme për të mbrojtur sistemin e tezokracisë.

Duke nxitur kushĂ«rinjtĂ« qĂ« “kanĂ« harxhuar qimet e kokĂ«s” pĂ«r tĂ« kĂ«rcĂ«nuar me jetĂ«, apo personazhet tĂ« rrĂ«shqitur nga tĂ« gjitha drejtimet, duke mbushur rrjetin me sharje qĂ« as nĂ« burgjet mĂ« tĂ« degraduara tĂ« AmerikĂ«s Latine nuk i dĂ«gjon.

Ka mendime se kemi arritur në një kulm të rëndësishëm, ku vendi është pranë një revolucioni të madh: ose drejt një demokracie normale më në fund me rregulla të reja, ose një autokraci 2.0 që mund të rrëshqasë thjeshte e pa problem në një diktaturë, si ajo që pushkatonte kunetërit.

E fushata e instalimit tĂ« diktaturĂ«s, sipas gjasave do tĂ« kete si lajtmotiv sulmin masiv ndaj tezeve. TĂ« shkretat, mund tĂ« kthehen nĂ« tabelĂ« qitje si viktima tĂ« “ luftĂ«s ndaj pandĂ«shkueshmĂ«risĂ« sĂ« tezokracisĂ«â€.

The post PĂ«rse forcat e “reja” u kthyen nĂ« parti tezesh tĂ« irrituara? first appeared on JavaNews.al.

Përtej duelit Lapaj-Shabani: Iluzioni i partive ambulante!

Nga Ylli Pata

Sherri i ashpër që shpërtheu këto ditë për një kolltuk deputeti ndërmjet Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, i cili u shoqërua me lemerinë e dhunës dhe shantazhit, nuk është një gjë e re në politikën tonë. Përkatësisht është një fenomen tipik shqiptar.

Prej vitit 1990, thuajse në çdo zgjedhje kemi pasur në sheshin tonë të gladiatorëve politikë, personazhe dhe fenomene që kanë ndriçuar papritur, e më pas shuar si drita e xixëllonjës me daljen e diellit.

Thuajse nĂ« çdo event elektoral, kemi pasur forca politike qĂ« kanĂ« arritur tĂ« kthehen nĂ« njĂ« fenomen politik, nĂ« njĂ« “hirushe” e drobitur nga dhuna e njerkĂ«s dhe vajzave tĂ« saj, e mĂ« pas njĂ« festĂ« e shkurtĂ«r qĂ« sajonte Zana, e cila zgjaste deri nĂ« trokitjen e mesnatĂ«s, kur magjia prishej.

NĂ« ShqipĂ«ri, ka pasur disa herĂ« shanse tĂ« arta, kur parti apo grupime mund tĂ« ktheheshin nĂ« tĂ« “bekuarin” pol tĂ« tretĂ« qĂ« mund tĂ« prishte rregullin ushtarak tĂ« dy partive tĂ« mĂ«dha. NĂ« vitin 1996 doli Poli i QendrĂ«s, njĂ« aleancĂ« e PSD me PAD, si pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« qendĂ«r tĂ« moderuar ndaj skemĂ«s ekstremiste tĂ« PD-sĂ« dhe PS-sĂ«.

Një pol, që arriti të kthehet në një zë i rëndësishëm i debatit publik në vend, i cili mori vende të rëndësishme në Kuvendin e Shqipërisë në 1997, por edhe poste të larta qeveritare, si pasojë e aleancës me PS-në e Fatos Nanos.

Një mundësi e artë, që kjo qendër të kthehej në një hapësirë oksigjeni për atë pjesë të shoqërisë që nuk e gjenin veten tek dy legjionet e mëdha ndërluftuese.

Por pushteti arriti dhe e dizintegroi plotësisht këtë pol, i cili gjithnjë e më shumë humbi fuqi e mbështetje. Përfaqësuesit e tij, edhe pse ishin personazhet të njohura dhe autoritete në fushën e tyre, nuk qullosën gjë në politikë. Sherri për poste e kolltuqe, i dëmtoi aq shumë, sa sot ai pol është asimiluar totalisht. Duke mos lënë në historikun politik, as artefakte apo të dhëna arkeologjike për të dëshmuar diçka.

Po në vitet 1996-1997, nga krahu i djathtë pati një shpërthim idilik i së djathtës tradicionale e konservatore që nga republikanët e Godos, Balli Kombëtar e Legaliteti, të cilët madje arritën edhe të fitojnë si një grupim unitar një qytet të vështirë si Shkodra. Sërish, pas1 ose dy vjetësh, përplasja dhe abraziviteti për poste deputetësh dhe ministrat, e ka çuar PR në partinë personale të Fatmir Mediut, e forcat tradicionale, drejt një karikature personazhesh surrealë.

Rasti mĂ« eklatant i shpĂ«rthimit tĂ« “faktorit tĂ« tretĂ«â€ qĂ« ngjiti pĂ«r mjaft kohĂ« ishte natyrisht “faktori Ilir Meta”. I cili erdhi nĂ« skenĂ« me njĂ« reaksion kimik tĂ« zhurmshĂ«m, duke dominuar me thonj hapĂ«sirĂ«n e qĂ«ndrĂ«s, por pikĂ«risht etja pĂ«r sa mĂ« shumĂ« poste e mandate e çoi nĂ« shkĂ«rmoqje totale.

Në 2013 kishim Aleancën Kuqezi të Kreshnik Spahiut, e cila ishte një fenomen i ri dhe specifik me një galvanizim popullor. Fenomen i cili e pësoi pikërisht nga vrulli i hyrjes në skenë, me një operacion të fuqishëm nga lart. Brenda dhe jashtë Tiranës.

NĂ« 2015-n, patĂ«m fenomenin “Gjergj Bojaxhi”, i cili ju afrua njĂ« fete tĂ« madhe elektorati nĂ« bashkinĂ« TiranĂ«, garoi edhe nĂ« zgjedhjet e 2021-shit, por mĂ« pas u lodh e u shpĂ«rnda.

NĂ« 2017-n u ndez si shkĂ«ndijĂ« “Libra” e Ben Blushit, por qĂ« pas zgjedhjeve e gjithĂ« partia u tret si kripa nĂ« ujĂ«.

Në zgjedhjet e këtij viti, terreni pjellor ishte më i favorizuari për formacionet e reja, për faktorët e freskët dhe të një elite të re politike. Si pasojë e kësaj situate, hynë në Parlament tre grupime të reja politike; aleanca Lapaj-Shabani, partia e Agron Shehajt dhe ajo e Arlind Qorit.

Hyrja në Parlament, edhe pse duket e bujshme dhe e rëndësishme për një parti, ajo nuk është gjithçka. Edhe pse mbetet objektivi normal i çdo force politike, pasi Parlamenti është baza e një investimi për të ardhmen, kolltuku ka dhe anën e tij të errët.

Siç po ndodh me rastin e sherrit për ulësen e vetme të koalicionit të Nisma Thurje me Shqipëria Bëhet.

Edhe pse ka disa ditë që u hap kjo telenovelë korriku, nuk reshtin edhe sot, sulmet ndaj Endri Shabanit e Zeqir Kordhonit, nga personazhet të lidhur me Lapajn.

Politika, pĂ«rtej pallavrave populiste tĂ« tĂ« ashtuquajturve politikanĂ« tĂ« rinj qĂ« sillen si kasta e vjetĂ«r, natyrisht qĂ« Ă«shtĂ« interes. Por pikĂ«risht termi interes Ă«shtĂ« “gracka” qĂ« dallon se sa e ka shikimin, idenĂ« por edhe shpirtin tĂ« ngushtĂ« apo tĂ« gjere tĂ« aktorit qĂ« i hyn kĂ«saj loje.

Aksioni politik nuk është gjithmonë një revolucion dyjavor siç ndodhi në 1990 dhe o burra hyn e merr postet e larta, ndan pronat e vendit, privatizon fabrikat, repartet ushtarake, shet të gjithë armët e municionin, merr paratë e shitjes së naftës që del nga toka, së bashku me mineralet etj etj.

Politika sidomos sot është një aksion alla maratonë, që për të ecur duhet të mbjellësh sa më shumë, ecësh e vraposh ngadalë por pa u ndalur.

Lapaj, edhe pse nuk hyri në Kuvend, mund të kandidojë pas 2 vjetësh për kryetar bashkie, apo në zgjedhjet e ardhshme për deputet. Duke mbushur boshllëkun që ndodhi më 11 maj dhe mësuar nga gabimet e fushatës.

Por insistimi për të marrë, madje me dhunë kolltukun e deputetit, tregon se nuk e ka mendjen për të ecur, por për tu ulur. Si në një karrocë ambulante që shet fara për kalamajt pranë një shkolle.

The post Përtej duelit Lapaj-Shabani: Iluzioni i partive ambulante! first appeared on JavaNews.al.

Tërmeti i Ramës në bashkitë e vendit; shansi i artë për opozitën!

Nga Ylli Pata

Akti shokant i Edi Ramës për të shkundur 2 vjet pas zgjedhjes, thuajse të gjitha bashkitë që drejton PS-ja, duket si një mundësi perfekte për të gjithë opozitën që të hyjë në sistemin politik ekzekutiv.

Natyrisht, lëvizja e kryeministrit është pjesë e strategjisë së tij, siç ndodh gjithmonë të planifikuar për të mbajtur të karikuar makinerinë politike për të arritur objektivat e veta. Ku duket qartë se PS, e ka nisur fushatën e zgjedhjeve lokale, të cilat përkojnë në një vit kyç siç është 2027, kur edhe edhe afati i caktuar për mbylljen e negociatave me BE-në.

Nga ana tjetër, kjo gjendje, është një mundësi e artë nga opozita, natyrisht nëse kapet në momentin e duhur dhe trajtohet me seriozitetin e duhur.

Kritikat e pakënaqësitë e Edi Ramës për punën e thuajse të gjitha bashkive në rang vendi, janë një material fantastik për çdo opozitë, që nga këtu të ndërtojë narracionin, e të sfidojë mazhorancën me një ide dhe ekip më cilësor në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Duke propozuar kandidatë të freskët, të përgatitur e seriozë, krijohen prerrogativat e një përballje civile, pore dhe të një nivelit ë lartë në fushatën e ardhshme vendore.

Nivel, qĂ« sipas gjasave, jo vetĂ«m do tĂ« ndihmojĂ« opozitĂ«n, por tĂ« gjithĂ« vendin, si pĂ«r procesin e negociatave, si pĂ«r imazhin nĂ« pĂ«rgjithĂ«si, por edhe nĂ« heqjen e kĂ«saj atmosfere tĂ« rĂ«ndĂ« polarizimi dhe urrejtjeje nĂ« shoqĂ«ri, ç’ka sĂ« paku ndihmon njĂ« pĂ«rballje normale dhe njĂ« alternancĂ« mĂ« civilizuese.

Nëse vijon statusquo-ja politike, ku siç po shikohet edhe në rastin e Thethit, opozita ka rënë në grackën politike të mazhorancës, do të kemi sërish avaazin e vjetër.

Ku njëra palë do dalë si mbrojtëse e ligjit, e pala tjetër do ta akuzojë si shkelëse dhe kërkon ndalimin e aksioneve në territor.

Nëse opozita do të bëjë betejë për Thethin, i ka të gjitha mundësitë për të bërë një betejë serioze dhe deri në fund. Duke e paditur në gjykatë qeverinë dhe strukturat e saj, e në të njëtën kohë mbron ata qytetarë që kontestojnë prishjet e ndërtimeve.

Rruga legale mund të vonojë, por në fund të jep një kartë që vjen fituese në kohën kur duhet më shumë. E mbani mend prishjen e mbikalimit të Zogut të Zi nga qeveria e Sali Berishës në 2006-n?

U bë gjithë ajo zhurmë, deklarata të ashpra dhe protesta, të cilat u shoqëruan edhe me një viktimë, ku humbi jetën një militant i PS-së. Qeveria shkatërroi të gjithë atë ndërtim për ta zëvendësuar me rrotullamën me shatërvan.

Edi Rama, kryetari i bashkisë së Tiranës dhe kreu i opozitës shqiptare e paditi qeverinë në Gjykatën Kushtetuese, e cila mori një vendim, ku e rrëzoi aktin e qeverisë.

Ai vendim, edhe pse nuk e ribëri mbikalimin, e goditi fort qeverinë e Sali Berishës, e cila humbi keqas zgjedhjet vendore të vitit 2007.

Ndërkaq, në situatën aktuale, kur po largohen të gjithë drejtorët, të cilët kanë qenë gjithashtu një pjesë e makinerisë së fushatës së PS-së, opozita ka mundësinë që të aktivizojë një ofensivë politike.

E cila do të duhet të ishte krejt ndryshe nga ajo që ka kryer deri tani për të tërhequr vëmendjen, arritur rezultat dhe krijuar një relevancë edhe ndërkombëtare.

Jo një skemë të vjetër të konferencave të mërzitshme dhe të njëtrajtshme të Sali Berishës. Por një process reaktiv dhe i hapur të një përzgjedhje transparente të kandidatëve për kryebashkiakë. Të cilët në fund të kalojnë në një garë reale dhe sa më demokratike.

Ky proces, i cili do të zhvendoset nga ish-selia e SHQUP në çdo bashki të vendit, mund të krijojë një galvanizim të ri politik, i cili mund ta vinte në vështirësi makinën elektorale të PS-së. Madje, kartën e hyrjes në BE, do të duhet ta marrë më fort opozita, duke sjellë argumente përse ata arrijnë më shpejt të mbyllin procesin.

Ndryshe, nëse vijohet me skemën e lidhjeve direkte nga selia dhe me panelistët e irrituar nëpër televizione, askush nuk do të ketë shpresë se po vjen një alternativë e re, përkundrazi do të vijohet të luhet me frikën.

The post Tërmeti i Ramës në bashkitë e vendit; shansi i artë për opozitën! first appeared on JavaNews.al.

Arsyet e zgjatjes së telenovelës verore me Yuri Kim

Nga Ylli Pata

Sikur të jetë thjeshtë çështje inati, shpërthim emocionesh, si pasojë e urrejtjes që kanë me Yuri Kim, mund të arsyetohet fushata e përqendruar e baltës ndaj ish-ambasadores amerikane në Tiranë, nga shtabi i lartë i PD.

NĂ«se do tĂ« kishim reagime spontane, thumbime me satirĂ«, pĂ«r “t’ja ngulur” njĂ« personazhi antipatik pĂ«r atĂ« pjesĂ« tĂ« opozitĂ«s, natyrisht qĂ« nuk do tĂ« kishte njĂ« problem.

MegjithatĂ«, problemi kĂ«tu qĂ«ndron, se kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me njĂ« qitje tĂ« komanduar jo me breshĂ«ri por “njĂ« nga njĂ«â€, pĂ«r tĂ« shkaktuar njĂ« efekt tĂ« posaçëm politik.

Dhe efekti i posaçëm politik, nuk është gjë  tjetër veçse kryeproblemi i partisë kryesore të opozitës në Shqipëri.

Sanksionimi i Sali Berishës dhe familjes së tij nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tre çështje të rënda siç është: Korrupsioni Madhor, Pengimi i Drejtësisë dhe Minim i Demkracisë.

Një sanksion që Sali Berisha është përpjekur ta heqë apo lehtësojë, nëpërmjet një aksioni agresiv lobimi përpara zgjedhjeve parlamentare. i cili u zbulua më vonë dhe flet për një sasi marramendëse milionash, që është komisionuar me shoqëri dhe zyra të rëndësishme pranë MAGA-s që merren me përmirësim imazhi.

Një aksion që përdoret gjerësisht nga qeveri e politikanë botërorë të cilët apo vendet e të cilëve kanë probleme të marrëdhënieve me qeverinë e SHBA.

Mungesa e një rezultati pozitiv në këtë aspekt, ka frustruar jo vetëm të zotin e punës, përkatësisht Sali Berishën, por edhe establishmentin e asaj partie. i cili e ndjen të detyruar të angazhohet në aksionin apo hallin e liderit të tyre.

Deputetë dhe ish-deputetë që kanë lëshuar të gjithë gjuhën me fjalë nga më të rëndat për një diplomate, e cila prej dy vjetësh nuk shërben më në Shqipëri.

Madje edhe angazhimi i saj nĂ« Uashington, nuk ka fare lidhje me ShqipĂ«rinĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« rast, edhe nĂ«se ka njĂ« inat tĂ« shtuar sidomos pĂ«r qĂ«ndrimet e diplomates amerikane, ata nuk ka pĂ«rse t’i pĂ«rgjigjen me njĂ« gjuhĂ« rruge tĂ« dinjitarĂ«ve politikĂ« tĂ« PD-sĂ«.

Për arsye, se në politikë koha është një fenomen shumë i rëndësishëm, pavarësisht se në kujtesë mund të mbeten inate dhe zhgënjime për shumë zhvillime. Në fjalë të tjera për publikun shqiptar nuk përbën fare lajm se ku është Yuri Kim, në punë apo me leje, në shtet apo privat.

Sidomos për një forcë politike, e cila pas një rezultati të rëndë në zgjedhjet parlamentare, i duhet të ndërtojë një aksion të gjerë politik, sidomos me partnerët ndërkombëtarë.

Tjerrja e telenovelĂ«s verore tĂ« Yuri Kim, nuk Ă«shtĂ« gjĂ« tjetĂ«r veçse njĂ« lloj “bari” pĂ«r tĂ« furnizuar opinionin qĂ« tĂ« ushqehet nĂ« mungesĂ« tĂ« ushqimit bazik qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rast Ă«shtĂ« politika reale.

E cila e përkthyer në koncept perëndimor, do të thotë se lideri aktual i PD-së, sado që të vlerësohet shumë nga njerëzit që e rrethojnë, ai është i sanksionuar nga SHBA.

Një vulë që është A-ja politike për çdo formacion politik që synon të vijë në pushtet. Vulë, natyrisht në radhë të parë për zgjedhësit e Shqipërisë, të cilët nuk duan të udhëhiqen nga një politikan i sanksionuar nga Perëndimi, përkatësisht udhëheqësi i botës perëndimore.

Pastaj vjen afërsia, dëshira, apo edhe shijet e SHBA dhe vendeve të tjera të Perëndimit. Këta shtete nuk do ta kontestonin një lider të sansionuar prej tyre nëse shqiptarët e zgjedhin në krye të tyre.

Por, çdo shtet serioz mban shënim dhe e lexon drejt këtë qëndrim, si një zgjedhje anti-perëndimore. Dhe natyrisht, nga ky qëndrim rishikon logjikën e marrëdhënies. Ne nuk jemi në këtë fazë, pasi SHBA dhe vendet e BE janë më skrupuloze në leximin e dëshirës së qytetarëve.

Ama jemi nĂ« fazĂ«n kur SHBA mban qĂ«ndrim ndaj opozitĂ«s, pikĂ«risht prej sjelljes sĂ« tyre ndaj sanksioneve ndaj liderit tĂ« tyre. Ky Ă«shtĂ« kryeproblemi, ndaj u shpik telenovela “Yuri Kim”, si pĂ«r ta gjetur fajtore ndaj njerĂ«zve qĂ« i kĂ«rkojnĂ« BerishĂ«s pse se hoqe Non GratĂ«n.

Dhe duke shpallur shkarkimin e Yuri Kim, i thoshte qĂ« tani “prisni shtatorin” se doktori do tĂ« shkojĂ« nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«. Siç po e thonĂ« vazhdimisht. Por shtatori Ă«shtĂ« shumĂ« pranë 

The post Arsyet e zgjatjes së telenovelës verore me Yuri Kim first appeared on JavaNews.al.

Rikthimi i ‘dashnorĂ«ve tĂ« molotovit’ nĂ« Theth, a do ta ngjallĂ« opozitĂ«n?

Nga Ylli Pata

Pas disa ditësh heshtjeje mbi operacionin në Theth, deputetët e PD-së së Shkodrës u ngjitën më në fund në Dukagjin.

Edhe pse me vonesĂ«, kreu i qarkut Luçiano Boçi, sĂ« bashku me Bardh SpahinĂ«-ish-kryebashkiakun, dolĂ«n nĂ« mejdan para kamerave, duke u pĂ«rleshur me policĂ«t, ku rikthyen sharjet me libĂ«r shpie live, duke bĂ«rĂ« tĂ« ditur para tĂ« gjithĂ«ve se ata “janĂ« gjallĂ« dhe siç kanĂ« qenĂ« kĂ«tu e 34 vite njĂ«soj”.

MegjithatĂ«, ishte interesant se rikthimi i tyre pĂ«r tu bashkuar me njĂ« pjesĂ« banorĂ«sh qĂ« janĂ« rebeluar prej ditĂ«sh atje, ishte i vonĂ«. Madje shumĂ« i vonĂ«. Duket nuk ka njĂ« mister pĂ«r kĂ«tĂ«, pasi ka pasur kĂ«to ditĂ« mjaft aktivitet mendimesh nga njerĂ«z zyrtarĂ« tĂ« opozitĂ«s, tĂ« cilĂ«t nĂ« njĂ« farĂ« mĂ«nyre e tregojnĂ« njĂ« lloj “mazokizmi politik”.

Ajo që nuk kanë gëlltitur në PD-në është humbja në njësinë administrative Shalë, e cila ka për qendër pikërisht Thethin. Shala, dikur komunë, ka qenë një bastion i palëvizshëm i PD-së, ku fitorja ishte me një diferencë të madhe. Në zgjedhjet e fundit, PD humbi, natyrisht jo me një diferencë kush e di çfarë, pore dhe numrat e votuesve rezidentë janëë modestë, pasi njerëzit janë larguar me vite e vite. Në 11 maj, PS mori në njësinë administrative të Thethit, 388 vota, ndërsa PD 259 vota. Diferenca është 129, që përbën një zhvillim jo aq numerik sesa politik në këtë territor. Në të cilin 5 vota ka marrë koalicioni i Lulzim Bashës dhe 1 votë Lëvizja Bashkë.

NĂ« rrjetet opozitare nuk fshihej mĂ«rzia, frustrimi dhe adhnimi me elektoratin e Thethit. Duke shprehur nĂ« fjalĂ« tĂ« tjera logjikĂ«n klishe: “Mbajeni RamĂ«n tani, vetĂ« e deshĂ«t”.

Shikohej hapur zhgĂ«njimi pĂ«r braktisjen e “qĂ«ndrestaĂ«ve”, tĂ« Thethit pĂ«r partinĂ« qĂ« kanĂ« dashur 34 vite me radhĂ«. NjĂ« zhgĂ«njim paksa cinik, duke qĂ«ndruar nĂ« distancĂ« e duke e shfryrĂ« inatin nga rrjetet sociale.

Por gjithçka ndryshoi pas molotovit nĂ« urĂ«n e vogĂ«l tĂ« Thethit, ku dhe nĂ« televizionet e TiranĂ«s u kthyen nĂ« njĂ« “rebelim i popullit me policinĂ«â€. Popull s’kishte, por megjithatĂ«, spinĂ«t mediatikĂ« tĂ« opozitĂ«s, bombarduan rrjetet me njĂ« punonjĂ«s tĂ« fadromĂ«s qĂ« fliste dialect jugor dhe sipas tyre po “shante dukagjinsit”.

PĂ«r pak orĂ« u hartua fabula e vjetĂ«r e “Jugit qĂ« urren verin”, ndaj dhe ka plasur nĂ« Theth. Dy ditĂ« ditĂ« mĂ« pas, shkuan atje deputetĂ«t e ShkodrĂ«s, tĂ« armatosur me molotovin verbal tĂ« gjuhĂ«s sĂ« pas 1997-s. “Kryengritje kundĂ«r atyre qĂ« duan tĂ« vrasin e fyejnĂ« popullin e Dukagjinit”.

Po a mund ta kthejë opozitën jo thjeshte në Theth e Dukagjin, por në qarkun Shkodër, e në të gjithë vendin, vendosja e gishtit në të njëjtën vrimë të kavallit 34 vjeçar?

Ku simboli e flamuri i reagimit e reaksionit Ă«shtĂ« ose molotovi, ose “dashuria” ndaj armĂ«s sovjetike?

Partia Demokratike, dhe e gjithë opozita mund të kishte hyrë fort në debatin e nisur nga Edi Rama në Theth. Madje ishte një shans i artë, që së bashku me banorët, por edhe me këshilltarët që kanë në bashki, të shkonin atje e të thonin fjalën e tyre. Madje edhe të ndalonin me protesta paqësore ndërhyrjen e IMT-së. Duke provokuar një dialog të pushtetit me qytetarët, e në këtë rast opozita, përveç përfaqësuese, kthehet edhe në propozuese e një rruge për të zgjidhur problemin e paligjshmërisë, problemin e mjedisit dhe ndërveprimin e pushtetit me komunitetit.

Madje, duke e nisur debatin pikërisht në këshillin bashkiak e për të folur për të gjithë territorin. Më pas të jepte qëndrimin e saj për aksionin që ka nisur në shkallë vendi e ku bizneset janë mjaft të frustruara pas prishjeve. Këtu opozita mund e duhet të luajë një rol të rëndësishëm, pasi ka një shans të artë për të marrë iniciativën e opinionit publik.

Por “eksitimi” nga era e molotovit dhe shpĂ«rthimi i librit tĂ« shtĂ«pisĂ« pĂ«rpara kamerave, e polarizon situatĂ«n, jo thjeshte nĂ« Theth, por kudo. BanorĂ«t e Thethit dhe votuesit e vjetĂ«r tĂ« PD-sĂ« nĂ« ShkodĂ«r e kudo, e kanĂ« braktisur partinĂ« e tyre, se ajo i ka ikur problemeve, halleve, por edhe sukseseve tĂ« tyre. Siç nuk Ă«shtĂ« zgjidhja rihapja e temĂ«s sĂ« inatit veri-jug, sidomos sot kur opozita do tĂ« ishte e interesuar pĂ«r tĂ« rimarrĂ« ato terrene qĂ« ju larguan nĂ« 11 maj.

Por e gjithë kjo mundësi apo shans që është hapur për opozitën, nuk i vlen Sali Berishës, i cili është i interesuar për një zhurmë sa më të madhe. Që të shurdhojë hallet e tij penale dhe politike


The post Rikthimi i ‘dashnorĂ«ve tĂ« molotovit’ nĂ« Theth, a do ta ngjallĂ« opozitĂ«n? first appeared on JavaNews.al.

Dueli Gjeli-Manja; a Ă«shtĂ« nisja e njĂ« pĂ«rplasjeje me “RepublikĂ«n e ProkurorĂ«ve”?

Nga Ylli Pata

Kërkesa për inspektim ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, është rasti i parë i një përplasje zyrtare të qeverisë aktuale si një pushtet ekzekutiv, me gjyqësorin pas instalimit të reformës në drejtësi.

Pas njĂ« detante tĂ« gjatĂ«, ku siç e ka thĂ«nĂ« Edi Rama, pas rastit Veliaj, “se kemi heshtur qĂ«llimisht pĂ«r ta lĂ«nĂ« tĂ« rritet, por tani do ta themi qĂ«ndrimin tonĂ«â€, nis njĂ« fazĂ« e re.

Ku nuk është thjeshtë një marrëdhënie e ekzekutivit, por edhe Parlamentit, që dominohet nga mazhoranca qeverisëse.

Rasti i Thethit, sipas të gjitha gjasave do të jetë vetëm incentivi i një debati të gjërë që mund të përfshijë dhe hapë, në lidhje me riaktivizimin e drejtësisë, e cila realisht është e paralizuar në shumicën e saj.

Pasi përveç SPAK e GJKKO-së, edhe pse me polemika dhe problematika, e gjithë pjesa tjetër e drejtësisë është jashtë vëmendjes publike. Ndërkohë që në terren situata është më keq, ngaqë prokuroria dhe gjykatat normale janë një makineri që thuajse nuk funksionon.

Po çfarë mund të sjellë rasti i duelit ndërmjet ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe prokurores Elsa Gjeli në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë?

Së pari, hapjen e një debati mbi rolin në letër dhe rolin në terren të një prokurori. Sipas reformës në drejtësi, një prokuror është i pavarur në vendimin që ai merr.

As drejtuesi i Zyrës përkatëse të Prokurorisë, në këtë rast i Shkodrës, as Prokurori i Përgjithshëm, e as kreu i SPAK, si njësi e veçantë kushtetuese, nuk kanë tagrin të urdhërojnë apo nxisin një veprim hetimor të prokurorit. Kjo është një e drejtë dhe ekskluzivitet kushtetues i prokurorit.

Prokurorja Gjeli, ka vendosur mos fillimin e hetimeve për ndërtimin e fshatit turistik në Theth, me bindje të plotë, e këtë e ka shkruar në dispozitivin, që ja lexoi Edi Rama në publik, për ta telendisur.

Keq apo mirë, me elegancë apo mënyrë direkte, sofistifikim apo sofizëm, Prokurorja e Shkodrës në këtë rast ka marrë vendimin e saj autonom. Të cilin ja jep Kushtetuta dhe ligji.

Por çështja këtu shtrohet në thelb të doktrinës. Pasi prokurori është autonom për të nisur një hetim, jo për ta bërë atë të plotfuqishëm, por të pavarur.

I pavarur nuk do të thotë se është vula përfundimtare e thatë. Nëse një prokuror merr një vendim për një dosje, atë duhet ta përballë patjetër në gjykatë. E cila sipas reformës në drejtësi, është autoriteti që vendos për një çështje e cila ka dy ose tre palë. Prokurori, mbrojtja dhe pala civile e viktimave.

Prokurori pra, është një zë institucional që mbron një akuzë të cilën e ngre zyrtarisht dhe e çon në gjykatë. Në këtë rast, prokurorja Gjeli ka vendosur të mos hapë një hetim mbi një rast, që pala tjetër, në këtë rast qeveria, thotë që as nuk është shqyrtuar fare. Një prokuror është i tillë, punon e paguhet, për të hetuar një rast, e për ta bërë akuzë, ose jo.

Po a duhet ta kishte çuar prokurorja qëndrimin e tij para gjykatës së Shkodrës, për të marrë nga trupa gjyqësore një vendim më të mbërthyer ligjërisht? A duhej që ndoshta prokuroria e Shkodrës, për ta përforcuar më shumë opinionin profesionalisht, pas vendimit të prokurores Gjeli, të delegonte një prokuror tjetër për të shqyrtuar denoncimin e policisë së Shkodrës?

Duket jemi para njĂ« rasti qĂ« KĂ«shili i LartĂ« i ProkurorisĂ«, nuk mund tĂ« marrĂ« njĂ« vendim “sindikal”, pra qĂ« tĂ« mbajĂ« anĂ«n e koleges sĂ« tyre dhe kaq. Jemi para njĂ« situate, ku rasti “Gjeli” nuk Ă«shtĂ« i izoluar, por fenomen i njĂ« zhvillimi qĂ« po ndodh nĂ« gjithĂ« vendin, ku prokurorĂ«t marrin vendime, qĂ« pĂ«r shumĂ« duken si kapĂ«rcim kompetencash. Si veprimin real tĂ« asaj qĂ« po quhet gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« si “RepublikĂ« prokurorĂ«sh”.

Të cilët nuk e ndjejnë veten palë në një proces që në fund është gjyqësor, por palë e privilegjuar e hetimit mbi njerëz me apo pa poste shtetërore.

Ligji aktual i jep prokurorit një autonomi veprimi, por ka vendosur një kufi. Para reformës, një prokuror firmoste edhe arrest, edhe përgjim, edhe kontroll banese. Sot, çdo veprim drastik dhe ndalues, duhet ta miratojë gjykata, përpara se të kryhet akti.

Ky konflikt, nuk ka gjasa të jetë një stuhi e shkurtër verore, por një maratonë që mund të prodhojë një precedent. Të cilin, nëse e zgjidh me akte të ekuilibruara KLP dhe ILD, gjë që ka pak gjasa që do ndodhë, mund ta zgjidhë ose Gjykata Kushtetese, me një vendim të saj shterues, ose Parlamenti me një ndërhyrje të fortë në ligjin mbi prokurorinë.

Gjasat janë të ndodhë kjo e dyta, pasi problematikat nuk duhet se janë të vogla dhe Kushtetuesja aktuale, siç ka vërtetuar, i ka komplikuar edhe më keq.

The post Dueli Gjeli-Manja; a Ă«shtĂ« nisja e njĂ« pĂ«rplasjeje me “RepublikĂ«n e ProkurorĂ«ve”? first appeared on JavaNews.al.

Pse ngrefosen pas burgosjes?

Nga Ylli Pata

Dy personazhet që dolën nga izolimi, njëri në burg e tjetri në shtëpi, kanë dalë si triumfues në publik, duke u ngrefosur para kamerave të të gjithë televizioneve.

Kohën e të cilëve e kanë pushtuar prej 48 orësh në të gjithë programacionin e talkshow-ve që nuk kanë të mbaruar nga mëngjesi në darkë

Të dy personazhet, si Ervin Saljanji, ashtu edhe Jamarbër Malltezi, janë liruar për çështje teknike, e nuk kanë marrë vulën e thatë të pafajsisë. Njëri u lirua për sjellje të mirë, ndërkohë që kishte edhe tre muaj për të kryer denimin, tjetri ka ndryshuar masën e sigurisë, ndërkohë që përpara e pret një proces i gjatë dhe impenjativ.

Në realitet, ata, por edhe mbështetësit e tyre, kanë të gjithë të drejtën e lirinë të thonë çfarë të duan, të qëllojnë pafund në ekrane e rrjete municionin e ndërgjegjes dhe nëndërgjegjes së tyre, apo edhe të shpalosin të gjithë bagazhin e tyre intelektual para kamerave.

Megjithatë, në realitet, asnjëri prej tyre nuk ka bërë lajm. Pavarësisht se tek palinsestet tona televizive, hapësira e opinioneve merr një hiperinflacion, si pasojë e mos planifikimit të ekuilibruar të skaletave, por dhe ndikimit të qëllimshëm që këta persona me enturazhin e tyre kanë në mediat televizive në vend.

Jemi fiks, si nĂ« kohĂ«n e rastit “Babale”, kur thuajse tĂ« gjithĂ« emisionet e mbushnin programin e tyre vetĂ«m me versionin saljijanesk tĂ« trillerit qĂ« i dha burgun ish-deputetit tĂ« vet, pa ballafaquar versionin alternativ tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s.

Jemi në një një situatë polarizuese ku ndërsa Jamarbër Malltezi flet në një emision se prokurorët nuk i kanë gjetur asnjë gjë, ndërsa në një tjetër, gazetarë investigues shpjegojnë me detaje dosjen e SPAK, që flet pikërisht për të kundërtën.

Ky lloj diskutimi natyrisht qĂ« do tĂ« mbetet i tillĂ«, sepse nĂ« fund tĂ« fundit, Malltezi mendon se i takonte tĂ« merrte klubin Partizani, ta prishte atĂ«, tĂ« ndĂ«rtonte kullat, t’i shiste e tĂ« bĂ«hej pronari kryesor i qytezĂ«s qĂ« u ndĂ«rtua nĂ« pronĂ«n e ish-shtetit italian qĂ« e mori shteti shqiptar.

Ky diskutim ka vite qĂ« bĂ«het dhe ndarjen reale do ta vulosin Gjykatat e Posaçme kundĂ«r Krimit e Korrupsionit, por edhe shkallĂ«t e tjera tĂ« gjyqĂ«sorit, pĂ«r tĂ« vendosur verdiktin e atij qĂ« quhet me KushtetutĂ«- “arbitri”.

Si Ervin Saljanji, ashtu edhe dhëndri i Berishës, sado që të fryhen përpara kamerave duke marrë pozat e martirit, ata nuk quhen të tillë, jo vetëm nga shumica e opinionit shqiptar, por edhe shumica e elektoratit opozitar.

Një nga arsyet që PD e Berishës ka ulur votat drastikisht në krahasim me PD-në e Lulzim Bashës, është pikërisht raporti i saj dhe i njerëzve të saj me drejtësinë, akuzat zyrtare, apo proceset penale.

Deri në një vendim gjykate, zoti Malltezi është i pafajshëm, por nga ana tjetër ai mbetet i akuzuar deri sa të jepet verdikti i drejtësisë.

Standardi që kjo kulturë politike sillet me të tjeret egërsisht, jo vetëm kur kanë akuzë zyrtare, por edhe kur këta mendojnë se duhet të ketë akuzë, ndërkohë që për rastin e tyre sulmojnë drejtësinë, është pikërisht thelbi i problemit politik që i ka dhënë mandatin e katërt Edi Ramës.

Kjo shikohet qartë në të gjitha sondazhet ku SPAK, ose më mirë logjika e dhënies fund të pandëshkueshmërisë ka një mbështetje prej 70%, ku me po këtë shifër gjykohet negativisht Sali Berisha. Kjo është thelbi i gjësë.

Për të marrë një rezultat tjetër kërkohet ndryshim, por jo nga ngrefosësit profesionistë, pasi po u insistua me këtë logjikë, do kemi të njëjtin rezultat, ndoshta edhe më thellë. Këta mund të mbushin televizionet nga program i mëngjesit, e deri ai i mesnatës, sërish asgjë nuk do të ndryshojnë, madje mund të rrëshqasin edhe më keq.

Pasi pikërisht ngrefosja dhe jo luksi, ka qenë perceptimi bazë pse shqiptarët kanë kërkuar një ndryshim nga drejtësia. Se mban republikë dhëndri, apo ka mbjellur flokët tjetri, as nuk i intereson njeriu fare. Madje nuk e lodh edhe trurin për të menduar si mbillen flokët kur je në burg


The post Pse ngrefosen pas burgosjes? first appeared on JavaNews.al.

Tabuja që theu Gjykata Speciale me lirimin e Malltezit!

Nga Ylli Pata

Vendimet e marra nga GJKKO-ja me personazhet e nivelit tĂ« lartĂ« politik, qĂ« nga rasti “Tahiri”, e me radhĂ«, nuk kanĂ« gjetur njĂ« konsensus nĂ« publik, politik, apo nĂ« komunitetin e ekspertĂ«ve juridikĂ«.

Megjithatë, gjyqtarët special vendosën një tabu në lidhje me sjelljen e tyre me vendim, që u kthye në një standard të përgjithshëm.

Ku vendimet ishin përgjithësisht drakoniane, nga fillimi i hetimeve deri në përfundimin e tyre. Të gjithë të arrestuarit mbeteshin në burg deri në fund të procesit, e në proces, vendimet përgjithësisht ishin konfirmim në frymë e gërmë, i materialit dhe pretencës së akuzës, pra SPAK.

NdĂ«rkaq, pĂ«r gjyqtarĂ«t special, u shpĂ«rnda imazhi nĂ« opinion, se janĂ« tĂ« “verbĂ«r” dhe tĂ« “shurdhĂ«r” nga ajo qĂ« ndodh nĂ« opinion, pasi vendimet i marrin nĂ« indipendencĂ« tĂ« plotĂ« e tĂ« shkĂ«putur nga mjedisi qĂ« i rrethon.

PĂ«r kĂ«ta gjyqtarĂ«, madje u hap njĂ« mit se janĂ« “spartanĂ«â€, “parimor” e nuk duan tĂ« afrohen nĂ« mjedisin politik apo atĂ« mediatik shqiptar.

Vendimet drastike të marra kanë ardhur si bombë në radhë të parë tek të akuzuarit dhe ekipet mbrojtëse të tyre, e deri në rrethin e afërt të këtyre personazheve. Argumentet e tyre, në komentimin e vendimit kanë qenë jo thjeshtë kundërshtuese, por kanë treguar se ajo ashpërsi vendimi ka qenë  e papërshtatshme me veprën konkrete, duke vënë në përdorim klauzolën më ekstreme të saj.

PikĂ«risht kjo performancĂ«, ky ‘standard” apo tabu nĂ« lidhje me vendimet e ashpra, ka hasur prej kohĂ«sh nĂ« njĂ« debat tĂ« ndezur nĂ« opinion. Duke krijuar kĂ«shtu njĂ« mjedis juristĂ«sh, gazetarĂ«sh dhe politikanĂ«t qĂ« ishin kritikĂ« me kĂ«tĂ« sjellje.

E këto kritika ngjitën, ngase standardi i drejtësisë në vendet perëndimore nuk është mbushja e burgjeve, por një politikë penale që synon një vendim të ekuilibruar dhe të drejtë, që mbështetet me prova të pakundërshtueshme.

Në Perëndim, nbushja e burgjeve nuk është standard as në fazën e parë, e as pas vendimit. Politika penale përdor forma të ndryshme sipas rastit, për të dhënë mesazhin e duhur duke krijuar një standard.

Por me rastin “Partizani”, drejtĂ«sia ka kohĂ« qĂ« ka rrĂ«zuar kĂ«tĂ« mit drakonian dhe qĂ« nuk shikon majtas e djathtas.

Një nga gjyqtarët që hapi më shumë këtë tabu me vendimet e tij, apo edhe me intervistat mediatike, shkoi deri atje sa e nxori Sali Berishën nga arresti i shtëpisë me motivin se ka fushatën elektorale dhe i duhet partisë në fushatë.

Natyrisht që opinioni i gjyqtarit është i tij, e mund të ketë argumentet që e mbrojnë, por referimi tek një kontekst jo pastërtisht ligjor por të mjedisit që vepron, bëri krisjen e parë e mitit të GJKKO-së.

Ndërkaq, miti mori çarje të madhe ndaj rastit Ulliri, ku gjyqtare e rastit ku gjykohet Sali Berisha, pra kryetari i PD, u caktuar një familjare e deputetes së PD-së. Një rast afër konfliktit të interesit, apo sjelljes etike, që u pranua nga gjyqtarja e cila ofroi dorëheqjen.

Por nuk u pranua nga kreu i GJKKO-së, e sot kjo gjyqtare liron dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi, duke pranuar garancinë pasurore.

Nuk është fundi i botës, sidomos ku procesi është si në rastin aktual rrugës e masat e sigurisë mund të jenë fluide.

Por përballë publikut, GJKKO ka thyer një standard, që ndikon në besueshmëri e pritshmëri. Në një vendim të GJKKO-së i kërkohet SPAK që të vendosë arrest për burg ndaj një zyrtari sepse kjo është pritshmëria e publikut, ndërkohë sot pikërisht pritshmëria e publikut që të paktën të mos ketë as një re në besueshmërinë e gjyqtarëve me lidhjet e tyre me Berishën, ka rënë totalisht.

Pas asaj që ndodhi sot, çdo standard që mund të rikthehet me rastet e tjera, nuk do të shikohet si parimore, por e paramenduar dhe tendecioze.

Pra ku ishim e ku jemi: Selanik e tĂ« pĂ«rpjetĂ«, siç ka qenĂ« do tĂ« jetĂ«! Kush ka fuqi, para dhe sulmon drejtĂ«sinĂ« do shpĂ«tojĂ«, tĂ« tjerĂ«t. TĂ« shohim


The post Tabuja që theu Gjykata Speciale me lirimin e Malltezit! first appeared on JavaNews.al.

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

Nga Ylli Pata

Ardit Bido, është deputeti i tretë me më shumë vota prefernciale i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit të Shtetit, e bazoi fushatën e tij zgjedhore, kryesisht me përqëndrimin e çështjes nacionale.

PĂ«rkatĂ«sisht, Bido ishte njĂ« kandidat qartĂ«sisht kundĂ«r rastit apo kauzĂ«s “Beleri”, me tĂ« cilĂ«n Partia Demokratike e Sali BerishĂ«s, apo opozita aktuale e koalicionit tĂ« saj, u “armatos” qĂ« me zgjedhjet vendore tĂ« 14 majit 2023.

Beteja politike e Bidos ishte njĂ« zgjidhje e qartĂ« politike pĂ«r tĂ« çmontuar kauzĂ«n e “HimarĂ«s” greke, madje arriti edhe mĂ« tej duke e shtrirĂ« narracionin “patriotik” edhe mĂ« tej.

Në fund, kjo rezultoi e suksesshëm për Bidon, i cili tashmë nuk është vetëm një personazh politik me të cilin PS e Edi Ramës bëri aleancë politike zgjedhore, por sipas gjasave, do të jetë një nga politikanët e rëndësishëm të mazhorancës.

PS e Edi Ramës, që nga viti 2009, kur çoi në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e detit të firmosur nga qeveria e Sali Berishës me qeverinë greke, ka vulosur në substraktin politik të saj, kauzën e qartë përplasëse me narracionin nacionalist të Athinës.

Kauzë, që Edi Rama, në mënyrë të qartë e ka dizenjuar politikisht në qeverisjen e Shqipërisë që nga viti 2013. Antagonistja më i rëndësishëm politik i Ramës ka qenë politika e qeverisë greke, me të cilën jo thjeshte është përplasur dhe ka bërë betejë, por Athina është angazhuar edhe politikisht për ta rrëzuar mazhorancën e PS-së.

Kjo që nga viti 2015, kur Athina tentoi të çajë mazhorancën qeverisëse në Shqipëri, duke dekoruar Ilir Metën, atëherë kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, e deri më sot, kur përplasja Tiranë-Athinë, është kthyer në një nga kauzat e politikës së brendshme.

PD-ja, njĂ« pjesĂ« tĂ« elektoratit tĂ« saj jo vetĂ«m nĂ« jug, e ka pasur tĂ« angazhimit “nacionalist”, si njĂ« pjesĂ« tĂ« narracionit tĂ« saj ndĂ«r vite. i cili pas vitit 1997, u bĂ« si njĂ« pamflet pĂ«r tĂ« veshur edhe rrĂ«zimin e Sali BerishĂ«s nga pushteti nĂ« vitin e mbrapshtĂ«.

Marrëveshjet me qeverinë greke pas vitit 2005, që nga varrezat e ushtarëve grekë deri pakti detar në 2009-n, e rrëzuar rëndë këtë fabul të ashtuquajtur patriotike. Me rrëzimin nga pushteti në vitin 2013, pas aleancës së rëndësishme të qeverisë së Edi Ramës me Erdoganin, qasje pro-greke e Berishës u bë gjithnjë e më shumë më e fortë.

Për të mbërritur në vitin 2023, kur u vendos si kandidat i përbashkët i PD-LSI, Fredi Beleri në bashkinë Himarë. Rast që përveç betejës së ngushtë në bashkinë e bregut, ka marrë prej dy vjetësh një qasje nacionale në betejën politike. Madje duke kaluar edhe kufijtë e një relacioni Tiranë-Athinë, sa u transpaltua edhe në relacionet me Bashkimin Europian. Ku Tirana, arriti të sigurojë një fitore politike të rëndësishme.

BetejĂ« kjo, qĂ« ka pasur dhe ka “racionin” e saj elektoral nĂ« çdo pĂ«rballje, po veçanĂ«risht nĂ« zgjedhjet e 11 majit.

Po sa ka qenë realisht në territor kjo pjesë e rëndësishme politike në favor të PS-së. Në krahun tjetër, pra tek PD, duket qartë se pozicionimi në krah të Athinës zyrtare, veçanërisht agjendave të qarqeve nacionaliste greke, duket e ka penalizuar jo pak. Duke i hequr edhe atë pjesë të elektoratit të saj që e ka pasur kryesisht në pjesën e jugut.

KĂ«shtu, nĂ« fshatrat e bashkisĂ« HimarĂ«, PD ka pasur njĂ« fete tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« votave nĂ« “racionin” nacionanalist tĂ« kĂ«saj vote, kryesisht nĂ« Borsh, Pilur apo edhe nĂ« fshatrat e Lumit tĂ« VlorĂ«s. NdĂ«rkohĂ«, qĂ« elektorati i komunitetit çam, nĂ« qarkun VlorĂ«, duket qartĂ« se ka votuar kundĂ«r PD-sĂ«, pĂ«rkatĂ«sisht pĂ«r PS-nĂ«. Ky elektorat ka qenĂ« tradicionalisht i djathtĂ« dhe mĂ« i predispozuar tĂ« votojĂ« PD-nĂ« nĂ« historikun elektoral tĂ« vendit.

Përveç qarkut Vlorë, kjo pjesë e elektoratit është e përhapur edhe në qarkun Fier, qarkun Durrës, e sidomos në Tiranë, ku në disa zona dhe bashki të tij, ka përqendrimin më të madh.

Kjo shikohej në rezultatet e PDIU-së së Shpëtim Idrizit, e cila e ka humbur mbështetjen falë aleancës me çështjen Beleri. Ndërkaq, aleanca e PS-së me këtë supstrakt patriotik, ku Ardit Bido ishte përfaqësuesi më i spikatur, pati një benefit të qartë.

Së paku një mandat në Vlorë, një në Fier, një në Tiranë dhe gjysmë në Elbasan e Durrës, ka ardhur siç shikohet vetëm nga kjo pjesë e elektoratit. i cili së paku në sjelljen elektorale në zgjedhjet e zhvilluara në vite ka qenë më i afërti me Partinë Demokratike.

The post Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit? first appeared on JavaNews.al.

Një arsye e pacekur e mungesës së rotacionit politik

Nga Ylli Pata

Vijimi i kĂ«saj status quo-je politike nĂ« vend, nĂ« vend qĂ« ta pasurojĂ« debatin politik, diskutimin pluralist, e ka pĂ«qĂ«ndruar dhe polarizuar atĂ«. Siç me tĂ« drejtĂ« theksonte Eduart Zaloshnja nĂ« njĂ« koment tĂ« tiji para disa ditĂ«sh, elektorati apo opinion publik “gri” po bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« jo relevant.

NĂ« fillim tĂ« viteve ‘90, Fatos Nano, kur ishte lider i opozitĂ«s shqiptare deklaroi se “Libanizimi i Ballkanit do tĂ« çojĂ« nĂ« ballkanizimin e EuropĂ«s”. Duket se kemi ecur nĂ« njĂ« pikĂ« mĂ« dramatike, debati e politika tek ne po kthehet nĂ« njĂ« “Lindje tĂ« Mesme” nĂ« diskurs e aksion.

Kjo jo vetëm në një afsh të frikshëm diskutimesh pa lidhje në panelet e darkës për zhvillimet në rajonin më të ndezur të botës për momentin, por edhe për mënyrën e formën e debatit.

Ku frikshëm po importohen klishetë ekstreme si antisemite apo të kundërta, përfaqësuesit e tyre përleshen në rrjete, a thua se kemi të bëjmë me një debat jetik që na përket neve si interes apo aspiratë.

E pikĂ«risht, mĂ«nyra Midle-East e tĂ« bĂ«rit politikĂ«, e ka kthyer politikĂ«n dhe debatin publik, nĂ« njĂ« klishe tĂ« frikshme me Ă«ngjĂ«j nga njĂ«ra anĂ« e djaj nga tjetra, pĂ«r t’u pĂ«rmbysur nga pala kundĂ«rshtare. Ku argumenti, diskutimi, rrugĂ«t e mesme dhe bashkĂ«jetesa normale, po vijnĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« tĂ« harrohen.

Duke bllokuar ekzistencën e një shtrati shoqëror normal, ku sundon racionaliteti dhe e drejta e opinionit të gjithkujt. Ku kundërshtimi bëhet me argumente e jo me sharje e etiketime.

PĂ«r tĂ« ardhur nĂ« thelbin e kĂ«tij diskutimi; njĂ« nga arsyet e mungesĂ«s sĂ« njĂ« rotacioni politik, por jo vetĂ«m, apo vijimit tĂ« status quo-sĂ«, Ă«shtĂ« piĂ«krisht mendimi ekstrem “alla pan-arab” nĂ« politikĂ«n e opozitĂ«s qĂ« humbi zgjedhjet nĂ« vitin 2013.

Në të gjitha betejat që kjo opozitë, së bashku me establishmentin dhe enturazhin e vet mediatik ka bërë, ka pasur një qëllim: të rrëzojë Edi Ramën. Legjitimitetin qeverisës të së cilit nuk e ka njohur kurrë politikisht, edhe pse ka bashkëjetuar me zor, me synimin për ta marrë pushtetin në negociatë pasi ta rrëzonte.

Një koncept i njëjtë me logjikën e vendeve arabe që nuk e njohën kurrë Izraelin, por kanë dashur dhe kërkuar asgjësimin e tij. Duke sjellë kështu në tryezë, në debat, në diskutim, dy alternativa; të dyja të këqija, e kështu zgjedhja ishte përgjithësisht tek e keqja më e vogël.

PikĂ«risht ky mentalitet Ă«shtĂ« fĂ«mija e konceptit ekstrem tĂ« “rrĂ«zimit” apo “asgjĂ«simit” tĂ« kundĂ«rshtarit. Jo kompetivitetit politik normal dhe garĂ«s dialektike politike dhe mediatike nĂ« opinion.

Në Europën e sotme, ne kemi raste pafund të qeverisjes së përbashkët dhe normale të kundërshtarëve politike, siç janë kristiandemokratët dhe socialdemokratët në Gjermani për disa mandate(edhe sot). Kemi koalicione të majta me parti ekstreme të djathte, apo anasjelltas siç ka ndodhur në Greqi që në kohën e Micotaqisit të vjetër e me radhë e me radhë. Kemi qeveri teknokratësh në Itali që janë mbështetur nga i gjithë spektri politik majtas e djathtas, vetëm e vetëm që të stabilizohej vendi. Në Izrael, formula e qeverisë së unitetit kombëtar është e zakonshme sa herë vendi kërcënohet nga një rrezik i jashtëm apo luftë.

Ka gjasa se nëse opozita, në vitin 2013 nuk do të kundërshtonte planin amerikan për armët kimike të Sirisë, do të merrte pjesë në reformën administrative të bashkive në 2014, e sidomos do të ishte bashkëautore e Reformës në Drejtësi në 2016, duke mos u kthyer kundërshtare, sot do të flisnim ndryshe.

Po pĂ«rse ka ndodhur kjo? Sepse synimi ka qenĂ« objektivi ekstrem: ta shkatĂ«rrojmĂ« kundĂ«rshtarin, ta deklasojmĂ«, duke hapur kĂ«shtu mundĂ«sinĂ« e njĂ« trazire, ku ose do tĂ« prevalonte pala tjetĂ«r, ose do tĂ« bĂ«hej njĂ« negociatĂ« pĂ«r “ndarjen e tortĂ«s” apo “rendin e ri” nĂ« vend.

Si gjithmonë, nëse përdoret arma finale në fillim, efekti kryesor është kompaktësimi i kundërshtarit, grumbullimin e tij përrreth lidershipit, si në falangat maqedonase, që i kthen këto kuadrate në armë të pathyeshme.

Ndërkohë, mos demonizimi i kundërshtarit, mungesa e etiketimit të zërave që nuk të vijnë pas mides, por thjesht përballja në debat me argumente, e krijon dhe e forcon shoqërinë. E nga ana tjetër dobëson kuadratet luftarake, sepse në fund të fundit, kushdo që të qeverisë në vend, nuk se ndryshon shumë. Ajo që ka rëndësi është mënyra sesi i përqasesh opinionit kundërshtar apo rival.

Që ai të mos e konsiderojnë dramë ndryshimin, tragjedi qoftë personale apo familjare rrotacionin. Por një zhvillim dialektik siç ndodh në Europë.

Sepse kush kërkon luftën për të dalë mbi krye e për të fituar, ka mbjellë erën, e cila më pas do të sjellë furtunën. E cila nuk pyet por i merr të gjithë përpara. Etapa që Shqipëria i ka kaluar së paku 3 herë në këto 34 vjet. Ndaj dhe jemi këtu.

The post Një arsye e pacekur e mungesës së rotacionit politik first appeared on JavaNews.al.

Partizani-Sali Berisha, pse është procesi i shekullit?

Nga Ylli Pata

Procesi penal që ka nisur sot ndaj dy herë presidentit të Republikës dhe dy herë kryeministrit të Shqipërisë, nuk është një gjyq i thjeshtë penal.

ËshtĂ« realisht gongu i njĂ« epoke, qĂ« ka shansin tĂ« jetĂ« edhe shansi i njĂ« epoke tjetĂ«r e ShqipĂ«risĂ«. PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« historinĂ« politike tĂ« vendit, kemi njĂ« proces penal, ku i pandehuri, edhe pse Ă«shtĂ« i paragjykuar, edhe pse Ă«shtĂ« i akuzuar nga njĂ« pjesĂ« politike apo e opinionit, nuk Ă«shtĂ« i linçuar.

Madje njĂ« pjesĂ« e opinionit qĂ« e pĂ«rkrahin atĂ« mendojnĂ« se kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me njĂ« akt politik kundĂ«r opozitĂ«s. Jemi pra nĂ« modus operandi tĂ« njĂ« shteti normal tĂ« perĂ«ndimit, ku palĂ«t kanĂ« opininet e tyre, e tĂ« gjithĂ« presin qĂ« “shapin nga sheqeri” ta ndajĂ« drejtĂ«sia.

Një drejtësi e re, e brishtë, e sulmuar nga njëra palë dhe jo e pëlqyer nga pala tjetër, duke qenë kështu para një prove të madhe, që në fakt është e para në institucionin e Gjykatës.

Deri tani kemi parĂ« SPAK, prokurorinĂ« pra, e cila ka bĂ«rĂ« njĂ« punĂ« tĂ« fortĂ« ndjekĂ«se, hetuese, madje edhe ndĂ«shkuese araprakisht ndaj personazheve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« kĂ«tij vendi. NĂ« rastin e dosjes “Partizani”, puna e arĂ« e prokurorisĂ« ka mbaruar. E ka çuar dosjen nĂ« gjykatĂ«, e prokurorĂ«t janĂ« gati sĂ« bashku me mbrojtĂ«sit dhe tĂ« pandehurit tĂ« ndeshen nĂ« betejĂ«n mĂ« epike tĂ« 34 viteve tĂ« fundit.

Jemi nĂ« procesin e parĂ« qĂ« padyshim do tĂ« bĂ«jĂ« historinĂ«. Pasi Ă«shtĂ« i pari proces ndaj njĂ« “peshku tĂ« madh”.

Por kujdes! Ky nuk Ă«shtĂ« fundi i botĂ«s. ËshtĂ« vetĂ«m fillimi i njĂ« epoke tĂ« re, i njĂ« bing-bangu qĂ« do tĂ« shkrijĂ« akullnajat e do tĂ« kthejĂ« civilizimin normal edhe nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«.

Procedimi penal, apo dalja para një gjykate i një ushëheqësi nuk është tragjedia personale e politikanit që i ndodh, apo qoftë larg e shtetit. Por jemi në një dialektikë normale, për të treguar me vepra dhe jo me fjalë se ligji është i barabartë për të gjithë.

Thuajse të gjithë burrat e shtetit të Perëndimit, sidomos ato europianë kanë kaluar para purgatorit të drejtësisë sapo kanë lënë postet e larta. Emrat janë shumë, e kemi të bëjmë me kokat që bënë Europën; nga De Gaulle, Shirak, Sarkozy, Holande, Andreoti, Craxi, Berlusconi, Helmut Kohl, Karamanlis, Papandreu, Xohaxopulos, Rexhep Tajip Erdogan, etj etj.

Lista Ă«shtĂ« shumĂ« e gjatĂ«. Disa qĂ« kĂ«tĂ« “gjimnastikĂ«â€ e kanĂ« bĂ«rĂ« nĂ« fillim si Erdogani, e ka pĂ«rdorur si njĂ« fuqi politike qĂ« i ka siguruar njĂ« pushtet tĂ« gjatĂ«, kurse nĂ« vendet e tjera me demokraci mĂ« tĂ« madhe kjo ka ndodhur nĂ« fund.

Provat e mëdha të këtij procesi, në radhë të parë është standardi i tij, pa shkuar te vendimi. Transparenca dhe mos bllokimi i palëve dhe dëshmitarëve. Kjon ga ana e trupit gjykues, e gjegjësisht Kreut të GJKKO-së, që sot konsiderohet si palë e lidhur me njërën palë, pra me PD.

Prova tjetĂ«r Ă«shtĂ« tek Berisha dhe grupi i tij mbrojtĂ«s, nĂ«se ata do tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« çmontim tĂ« akuzĂ«s nĂ« themel, apo d tĂ« merren me kleçka proceduriale siç ndodhi ditĂ«n e parĂ«, ku dhĂ«ndri qĂ« jeton njĂ« shtĂ«pi me vjehrrin tha nuk pata mundĂ«si t’i çoj njoftimin pĂ«r tĂ« ardhur nĂ« gjyq. KĂ«to “kleçka” nuk janĂ« gjĂ« tjetĂ«r vetĂ«m se shuplakĂ« pĂ«r drejtĂ«sinĂ« e re qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« provĂ«.

Njerëzit, publiku pra nuk se është ka shumë iluzione për një vendim perfekt, plus që është herët për të ardhur te vendimi. Mjafton që të sigurohet një proces normal dhe transparent. Në fund, nëse trupa ja fut kot, njerëzit e kuptojnë më mirë, plus ka edhe shkallë sat ë duash. E rëndësishme është se ky proces e theu akullin


The post Partizani-Sali Berisha, pse është procesi i shekullit? first appeared on JavaNews.al.

Avazi i vjetër i opozitës së re

Nga Ylli Pata

Sherri ende në sipërfaqe i dy eksponentëve të opozitës së re, Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, nuk është gjë tjetër veçse një pasojë politike e asaj çfarë mbollën në sezonin politik që u mbyll më 11 maj.

Ka qenë koha dhe rasti më i favorshëm që ndoshta për të vetmen herë, kishin mundësinë të mbushnin boshllëkun e madh në demografinë politike shqiptare.

NjĂ« mazhorancĂ« qĂ« kĂ«rkonte mandatin e katĂ«rt dhe njĂ« opozitĂ« e goditur nga izolimi dhe lajthitjet e pĂ«rditshme, ofruan njĂ« “golden space”, tĂ« cilĂ«n partitĂ« apo grupimet e reja, nuk arritĂ«n dot ta mbushin.

Ka shumë teori në lidhje me shkaqet që solli mos depërtimi në 11 maj i këtyre grupimeve, e padyshim që do të ketë edhe në të ardhmen debat mbi këtë. Megjithatë, faktori kryesor duket se është mungesa e një vizioni strategjik, i një shikimi për të thellë se ku dhe çfarë kanë dashur të arrijnë në etapa, së paku në vija të trasha të hedhur në letër.

Pse kĂ«tĂ« herĂ« ishte shansi i artĂ« i depĂ«rtimit tĂ« krahut tĂ« ri tĂ« politikĂ«s? Sepse nga njĂ«ra anĂ«, Edi Rama e kishte tĂ« qartĂ« planin e tij pĂ«r tĂ« marrĂ« votat e tij brenda vendit dhe nĂ« diasporĂ«, me mundĂ«si pĂ«r t’i rritur ato tek grupime sociale siç janĂ« gratĂ« apo votuesit e rinj, e nga ana tjetĂ«r Sali Berisha, kĂ«rkonte tĂ« mbante sa mĂ« shumĂ« me thonj, primatin e partisĂ« sĂ« parĂ« tĂ« opozitĂ«s. TĂ« dyja grupimet e mĂ«dha, pĂ«rveç ndonjĂ« rasti, nuk kishin aq shumĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« shtypur opozitĂ«n e re e ta futur nĂ« morsĂ« siç ka ndodhur nĂ« tĂ« shkuarĂ«n.

Shqipëria, prej vitit 1990, nuk ka pasur vetëm PD-në e Sali Berishës dhe PS-në e Fatos Nanos në fillim e më pas atë të Edi Ramës.

Si brenda këtyre forcave të mëdha, por edhe në spektrin politik në vend, ka qenë një ylber i madh ngjyrash dhe emrash që kanë garuar e gjalluar në mejdanin shqiptar të politikës. Si majtas, djathtas, por mbi të gjitha në qendër.

Kanë qenë politikanë, të cilët kanë bërë beteja të forta, por edhe personazhe që edhe pse nuk merrnin vota, kanë lënë një gjurmë historike në agoranë politike në vend.

Sa për statistikë, e jo vetëm, Shqipëria ka pasur partinë e parë ballkanike që kishte kauzë mjedisin-Partinë Ekologjike të Namik Hotit. i cili si personazh supersimpatik në publik, ka lënë një trashëgimi unike. Ndërkaq, politikanë si Sabri Godo, Skënder Gjinushi, Neritan Ceka, por edhe shumë të tjerë bënë beteja të forta politike, të cilat kanë ndikuar në rrjedhën e historisë së vendit.

NĂ« vitin 1994, PS ishte njĂ« forcĂ« politikĂ« e goditur rĂ«ndĂ« nga burgosja e Fatos Nanos, nuk e kishte forcĂ«n pĂ«r t’ju imponuar njĂ« establishment tĂ« dhunshĂ«m qĂ« krijoi Saliu I.

Por, si partia më e organizuar në vend, u arrit që së bashku me parti të majta e të djathta, të rrëzonin Sali Berishën në referendumin për Kushtetutën.

Në atë betejë: patën një fuqi të rëndësishme politike republikanët e Godos, që e kundërshtonin projektin berishjan për pronat, socialdemokratët e Gjinushit e PAD e Cekës, që kundërshtonin pushtetin e përqëndruar në një dorë. Partitë tradicionale të së djathtës Balli dhe Legaliteti, po ashtu ishin kundër. Të gjithë u bënë bashkë, edhe pse nuk kishin në krye një lidership. Arrritën pa facebook e tik-tok, me një televizion shtetëror që ishte kthyer në Sali-tv, që të mobilizonin votuesit, kur administrata zgjedhore kontrollohej nga Berisha dhe SHIK-u i Gazidedes.

Ishin partitë e së djathtës tradicionale, së bashku me republikanët e Godos, që në Shkodër, bastionin e Sali Berishës, nuk patën aspak kompleks të bashkoheshin me socialistët në tetorin e vitit 1996. Atëherë kur Berisha ishte më i fuqishëm se kurrë dhe kishte me vete fuqinë më të madhe financiare; firmat piramidale. Në Shkodër arritën të fitojnë, duke nisur kështu greminën politike të PD-së që ndodhi një vit më pas.

Mbijetesa e partive tĂ« “vogla” ishte mjaft e vĂ«shtirĂ« nĂ« njĂ« terren abraziv dhe shtypĂ«s nga tĂ« mĂ«dhenjtĂ«. TĂ« cilĂ«t krijuan legalisht dhe jo legalisht njĂ« sistem kompleks ku i kontrollonin partitĂ« e vogla pĂ«r t’i pĂ«rdorur si satelitĂ« e jo si aleatĂ«. Sistemi elektoral ishte edhe atĂ«herĂ« i pafavorshĂ«m. Mazhoritar me balotazh, ku beteja zhvillohej si duel direkt me dy pjesĂ«, ku logjikisht hynin si favoritĂ« tĂ« mĂ«dhenjtĂ«.

Pas zgjedhjeve të vitit 1997, kur të ndjerit Leka Zogu i iku zogu fatal nga duart, në ditën më të favorshme për të, skena politike u bë më e egër.

PS e Fatos Nanos, i pĂ«rdori aleatĂ«t politikĂ« pĂ«r tĂ« pasur mĂ« shumĂ« pluralizĂ«m nĂ« qeverisjen e tij. Si PSD si PAD, merrnin nga hapĂ«sira politike e zonave tĂ« majta. E kishin tĂ« pamundur tĂ« hapnin livadhin e tyre, pasi elektoratin ja jepte me qera PS-ja. Djathtas ishte e njĂ«jta gjĂ«, Sali Berisha vuri pas 1997 rregullin, duke ndaluar depĂ«rtimin e pĂ«rparimin e Ballit, Legalitetit dhe PartisĂ« Republikane, duke pĂ«rdorur tĂ« famshmen aksiomĂ« “pĂ«rça e sundo”.

NdĂ«rkaq, nĂ« mazhorancĂ« sherri brenda PS-sĂ« ndĂ«rmjet Fatos Nanos e Ilir MetĂ«s, paralizoi komplet aleatĂ«t e vegjĂ«l. Partia Socialdemokrate e SkĂ«nder Gjinushit u pĂ«rça nga Ilir Meta dhe disa qarqe politike jo nĂ« TiranĂ«, duke nxjerrĂ« njĂ« forcĂ« tĂ« re politike. PAD u shkĂ«rmoq avash avash, me njĂ« garĂ« se kush shkon i pari nĂ« prehrin e doktorit. Partia Republikane e Godos humbi si xhaferi simiten me largimin e “plakut dinak”. Fatmir Mediu, e shkriu partinĂ« qĂ« nga baza me infrastrukturĂ«n e PD-sĂ«. Kjo qĂ« nga megadushku i 2005-s, qĂ« i dha kreut tĂ« PR njĂ« post fiks ministri.

Dalja e LSI-sĂ« mĂ« pas e çoi skenĂ«n politike nĂ« njĂ« tris agresiv. Ku si kryefjalĂ« doli “Kingmakeri” qĂ« duhet tĂ« ishte vetĂ«m njĂ«, Ilir Meta. i cili pĂ«r ta mbajtur atĂ« pozicion tĂ« vĂ«shtirĂ«, bĂ«ri pakt me djalin e tĂ« gjithĂ« demonĂ«t e kĂ«saj toke. Kush dilte si aktor i ri shtypej pa mĂ«shirĂ«, siç ndodhi me AleancĂ«n Kuqezi tĂ« Kreshnik Spahiut, e cila u ekzekutua nĂ« zgjedhjet e 2013-s me njĂ« blitzkrieg.

E ja ku jemi sot: “Kingmaker”-i ndodhet nĂ« njĂ« vend tĂ« keq, si pĂ«r tĂ« treguar modelin e gabuar dhe tĂ« pafrytshĂ«m tĂ« njĂ« politike tĂ« caktuar.

E megjithatë, opozita e re në 11 maj, po kërkonte një rol kingmakeri, siç e tha troç Adriatik Lapaj. i cili bënte video vërdallë se ai nuk do të bënte kurrë koalicion me Edi Ramën, i cili sipas tij nuk do të merrte 71 mandate, ndaj do të ishte i varur nga deputetët e Tikut. Pra peshku në det e tigani në zjarr.

Rama, jo vetëm që mori 71, por arriti gati shumicën absolute duke fituar 83 mandate, ndërsa ai që mendoi të bëhej kingmaker, mezi hyri në Parlamentin e ri.

Kjo Ă«shtĂ« njĂ« disfatĂ« e rĂ«ndĂ«, pasi u shpĂ«rdorua njĂ« shans historik. Gjithçka, sepse u mendua vetĂ«m modeli i kingmakerit, e jo njĂ« projekt politik qĂ« siç dihet ka njĂ« proces tĂ« tĂ«rĂ« pĂ«rpara pĂ«r tu ngjizur, lindur, rritur e mĂ« pas pĂ«r tĂ« kaluar moshĂ«n e pjekurisĂ«. NĂ« realitet, ata kishin njĂ« shans pĂ«r tĂ« nisur njĂ« maratonĂ«, por ky shans ju kaloi pĂ«r shalĂ«sh, pa e kuptuar fare


The post Avazi i vjetër i opozitës së re first appeared on JavaNews.al.

Harresa e qëllimshme e 11 majit: çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Nga Ylli Pata

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë.

Me një tendencë të qëllimshme, në debatet e darkës po ndiqet hileja e vjetër e polarizimit dhe e sherrit, pa analizuar realisht atë që ka ndodhur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Po rikthehet aty-këtu avazi i vjetër i reformës apo ndryshimit të sistemit zgjedhor, me të cilin mazhoranca e Edi Ramës ka arritur të shtojë numrin e deputetëve në 83.

Në të vërtetë, nëse do të kishim një sistem mazhoritar me zona zgjedhore, ky rezultat do të ishte më i thellë, e ndoshta pak më pak me proporcional kombëtar.

Por përveç numrit të deputetëve, e dhëna më e rëndësishme, primare e çdo zgjedhjeje janë numri i përgjithshëm i votave në rang kombëtar, e natyrisht në rang territori: njësi administrative-qark bashki.

Në të dyja dimensionet; si atë kombëtar, ashtu edhe në atë territorial kemi një diferencë të madhe mes mazhorancës dhe opozitës. E cila, ka arritur edhe të heqë njollat e vjetra blu në hartën e Shqipërisë, e cila është bërë gjithnjë e më shumë lejla.

Kjo si pasojë e rritjes së votave të PS-së në Lezhë, Shkodër apo Kukës, që kanë qenë qarqe në blu të thellë ndër vite. Ndërkohë në jug, bastionet e së majtës si Fieri, Vlora, Berati apo Gjirokastra, e kanë theksuar ngjyrën lejla. Ndërkaq, qarqe dikur të njohura si të ekuilibruara si Durrësi, Korça, Elbasani apo edhe Tirana, janë kthyer në bastione të Partisë Socialiste, e cila udhëheq me një diferencë të theksuar.

Çdo koment radikal apo polarizues pĂ«r blerjen apo manipulimin, kĂ«rcet shumĂ« pĂ«rballĂ« shifrave tĂ« forta qĂ« janĂ« njĂ« pĂ«rsĂ«ritje identike e votimeve bashkiake tĂ« 14 majit 2023. Rezultati kombĂ«tar: PS- 856,177 vota, PD- 529, 354 vota.

E mbani mend Sali BerishĂ«n nĂ« vitin 2007, pas zgjedhjeve lokale, kur bĂ«rtiste “Blu Albania”, duke iu referuar rezultatit tĂ« komunave, pasi kishte humbur tĂ« gjitha qytetet e mĂ«dha dhe njĂ«sitĂ« administrative nga Velipoja nĂ« SarandĂ«?

PD në atë kohë kishte energji politike, jo vetëm si pasojë e pushtetit, por edhe organizimit elektoral të saj, në thuajse gjithë territorin e vendit. Nga lumi i Vlorës kur merrte vota në Selenicë, e deri në Devoll, Pogradec, apo Lapardha në Berat, etj etj. Për të mos folur për veriun, që konsiderohej një bastion i palëvizshëm.

Sot jemi në një pikturë përmbys, dhe kjo ka një arsye të qartë; refuzim politik i ish-votuesve të PD-së dhe partive aleate të saj, për të përkrahur projektin qeverisës të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Njerëzit, jo vetëm ata që nuk kanë votuar PD-në, por edhe ata që kanë votuar PS-në, apo ata që siç thotë Zaloshnja nga elektorati gri që siç shikohet, nuk kanë marrë pjesë në përleshjen e militantëve, kërkojnë një tjetër realitet politik. Që të jetë i freskët dhe në një logjikë me kohën. Kjo del nga çdo sondazhi të zhvilluar periodikisht, ku dy liderët kryesorë të opozitës shqiptare janë politikanët më jo popullorë në vend.

ËshtĂ« njĂ« e dhĂ«nĂ« e qartĂ«, e cila Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar si nĂ« perceptim ashtu edhe nĂ« votim. Çdo rrahje uji nĂ« havan siç Ă«shtĂ« zhvilluar nĂ« gjithĂ« kĂ«to vite, mund tĂ« jetĂ« edhe “argĂ«tuese” dhe jep klikime, por jo vota.

Madje sipas të gjitha gjasave, edhe interesi për të ndjekur potpurinë e vjetër do të vijë gjithnjë duke u venitur. Pasi është e njëjta kasetë, shiriti i të cilit është rrudhur e tharë si pasojë e viteve-dritë që kanë kaluar.

Po përse erdhëm këtu? Sepse në realitet, opozita humbi një shans të artë që duhet thënë, ja u dha Lulzim Basha në shtatorin e vitit 2021.

Duke zbuar Sali BerishĂ«n, Basha natyrisht qĂ« nuk rriti popullaritetin e tij tek skifterĂ«t e “popullit blu”, megjithatĂ« firmosi njĂ« akt tĂ« fortĂ«.

I cili ishte mbi të gjitha një shans që nuk i vinte më opozitës shqiptare. Siç e tha edhe ambasadorja Yuri Kim, se nuk ka shumë alternativa, përndryshe do shkojmë te bari. Duke përdorur kështu një metaforë të kohës së komunizmit enverian shqiptar.

Por çndodhi? NjerĂ«z dhe grupe interesi brenda opozitĂ«s, e pĂ«rdorĂ«n kĂ«tĂ« shans nĂ« mĂ«nyrĂ« dramatikisht pragmatike, pĂ«r t’i pĂ«lqyer Sali BerishĂ«s, duke sharĂ« Lulzim BashĂ«n e Yuri Kim-in, a thua se duke bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« mund tĂ« rrisnin votat e opozitĂ«s.

PĂ«r tĂ« ndodhur ndryshimi, tani radhĂ«n e kanĂ« pjesa qĂ« pati tĂ« drejtĂ« nĂ« diskursin brenda opozitĂ«s. Ata qĂ« refuzuan Sali BerishĂ«n. u takon tĂ« nisin e propozojnĂ« konfigurimin e “revolucionit real” politik.

Siç ndodhi në Gjermani, ku me ikjen e Merkelit, ishte grupi oponent i saj që mori drejtimin e CDU-së dhe fitoi zgjedhjet.

The post Harresa e qëllimshme e 11 majit: çfarë ndodhi realisht në zgjedhje? first appeared on JavaNews.al.

Përtej protokollit: ǒdo të thotë Samiti i 2027 në Tiranë?

Nga Ylli Pata

Vendimi i kryetarëve të shteteve për mbajtjen e samitit të NATO-s të 2027-s në Tiranë, është një vulë e thatë. Që do të thotë se as nuk ka dyshim që do të zhvillohet.

Ka shumë gjasa që ky vendim, të komentohet e rrotullohet në panelet televizive shqiptare, në logjikën e polarizimit politik brenda nesh, të provincializohet konteksti politik, e mbi të gjitha gjeopolitik i ardhjes në Tiranë të 32 krerëve të shteteve e qeverive, të organizatës më të fuqishme politiko-ushtarake të planetit, plus kreun e NATO-s dhe kryekomandantin e saj.

NATO ka zhvilluar deri tani, 36 samite të rregullta vjetore dhe 5 të jashtëzakonshme, me një tematikë të veçantë.

Numrin mĂ« tĂ« madh tĂ« samiteve e ka Brukseli me 12 tĂ« tilla, ku NATO ka kryeqendrĂ«n e saj nevralgjike, politike e ushtarake. Siç u pa dhe pĂ«r HagĂ«n, nĂ« historikun e samiteve, duket se ka pasur peshĂ«n e saj, edhe vendi i origjinĂ«s sĂ« sekretarit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m. Ku pĂ«rgjithĂ«sisht samitet “rastisin” me kryeqytetin e CEO-s sĂ« saj.

Kështu si në Hagë, ku NATO u mblodh në vendin e sekretarit të Përgjithshëm, Mark Rutte(holandez), edhe në 1997, ajo u mblodh në Madrid, kur drejtohej nga Havier Solana, e kështu me radhë.

Përveç Brukselit, SHBA dhe Britania e Madhe zënë vendin e dytë me 4 samite, Franca me 3, Italia me 2 samite, Gjermania 2, Spanja 2, Holanda 1, Polonia 1, Lituania 1, Letonia 1 dhe Portugalia 1 samit.

NĂ« kĂ«tĂ« histori qĂ« ka nisur nĂ« Paris nĂ« vitin 1954, nga vendet e Ballkanit tĂ« vjetĂ«r qĂ« sot quhet “Europa Juglindore”, dy janĂ« ata qĂ« kanĂ« mikĂ«pritur samitet e NATO-s.

Turqia, anëtari themelues i Aleancës së Atlantikut të Veriut, një shtet super i rëndësishëm në gjeopolitikën e kohës së Luftës së Ftohtë, por edhe në hartën e sotme gjeopolitike. Vend që ka një nga ushtritë më të forta në botë, deri tani ka mikëpritur vetëm një samit të NATO-s.

Atë të vitit 2004, ku mikëpritës ishte Rexhep Taip Erdogan, atëherë kryeminister, dhe vitin e ardhshëm-2026, ku president me fuqi ekzekutive është sërish Rexhep Taip Erdogan.

Tjetër vend i Europës Juglindore që ka mikëpritur një samit të tillë të rëndësishëm është Rumania, në vitin 2008, samit që është shumë i paharruar për Shqipërinë.

Pasi pikërisht në samitin e Bukureshtit, u dha ftesa zyrtare për të pranuar vendin tonë në Aleancë. Rumania, është një vend me pozitë të rëndësishme strategjike, pasi bashkë me Turqinë janë në kufrin lindor të Aleancës së Atlantikut Verior.

Përveç këtyre dy vendeve, asnjë shtet tjetër i Ballkanit, nuk ka mikëpritur ndonjëherë krerët e shteteve të NATO-s në një samit zyrtar. As Greqia që është anëtare e saj që prej vitit 1952 dhe ka gjithashtu një pozitë të lakmueshme gjeopolitike, si dhe një nga ushtritë më të mirë-armatosura në kontinent.

As Bullgaria, që gjithashtu është një vend me ushtri të fortë e gjeopolitikë të rëndësishme, as Kroacia e Sllovenia, të cilat janë demokraci të konsoliduara dhe ekonomi stabile, me aleanca të rëndësishme në Europë.

Sikur duke u nisur vetëm një aspekt i tillë krahasimor (edhe pse mund të duket provincial), vendimi për të mbajtur samitin e NATO-s në Tiranë, është zhvillim super i rëndësishëm.

Gjithsesi, kjo Ă«shtĂ« vetĂ«m maja e ajsbergut, ngaqĂ« pesha politike, gjeopolitike, strategjike, ushtarake e sidomos ekonomike, Ă«shtĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme sesa njĂ« “vanity fair” mes ballkanasve.

NĂ« logjikĂ«n e njĂ« shteti tĂ« vogĂ«l, pĂ«r tĂ« cilin janĂ« shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme lidhjet dhe imazhi i tij, vendimi pĂ«r mbajtjen e njĂ« samiti tĂ« NATO-s, pĂ«rbĂ«n “kĂ«rcim cilĂ«sor”.

Me fjalë të thjeshtë, në vitin 2027, nëse do të presim ashtu siç thuhet edhe mbylljen e negociatave me BE-në, Shqipëria zyrtarisht e mbyll tranzicionin e saj tmerrësisht të vështirë e të gjatë, një kalvar dërrmues, dhe nis rrugën e një vendi përfundimisht të stabilizuar perëndimor.

Ndërkaq, injektimi i këtij lajmi në ato qarqe që shikojnë me lupë gjithçka dhe me kujdes të tëpërt, pra tek investitorët, ka gjasa që të jetë nxitës i rëndësishëm.

PĂ«rfitimi i parĂ«, sipas tĂ« gjitha gjasave do tĂ« vijĂ« tek turizmi, sidomos ai cilĂ«sor, tek njĂ« rritje e tij siç thuhet nĂ« panele: “eksponenciale”. Pasi kjo shtresĂ« Ă«shtĂ« ajo qĂ« vlerĂ«son mĂ« shumĂ« shkallĂ«n e sigurisĂ«. NjĂ« shkallĂ« qĂ« ShqipĂ«ria e ka kaluar nĂ« disa sezone turistike, por njĂ« samit i NATO-s, shĂ«rben mĂ« shumĂ« se çdo fushatĂ« publicitare nĂ« mediat e rĂ«ndĂ«sishme botĂ«rore. Posaçërisht pĂ«r atĂ« lloj turizmi tĂ« shtresĂ«s sĂ« pasur.

Po a do tĂ« japĂ« pasoja ky zhvillim edhe nĂ« modernizimin dhe europianizimin e politikĂ«s shqiptare? Sipas tĂ« gjitha gjasave do tĂ« ketĂ« ecje nĂ« kĂ«tĂ« drejtim, megjithatĂ« katalizatori i njĂ« revolucioni qĂ« tani duket mĂ« mirĂ«, ka qenĂ« reforma nĂ« drejtĂ«si. E cila, sipas gjasave, Ă«shtĂ« vlerĂ«suar shumĂ« nga fuqitĂ« e mĂ«dha perĂ«ndimore, tĂ« cilat hapur, edhe me fjalĂ« edhe me vepra, kanĂ« vlerĂ«suar autorin dhe garantuesin e saj, i cili do tĂ« ketĂ« rastin pĂ«r tĂ« organizuar njĂ« “new party”, ku siç Ă«shtĂ« treguar nga samitet europiane, pjesĂ«marrĂ«sit e kanĂ« marrĂ« mjaft me qejf.

The post Përtej protokollit: ǒdo të thotë Samiti i 2027 në Tiranë? first appeared on JavaNews.al.

Rinumërimi, boomerangu i një kauze verore

Nga Ylli Pata

Nxitja e rinumërimit në thuajse të gjitha qarqet më të mëdha në vend, nga Sali Berisha, nuk ka pasur vetëm faktorin e fitimit të kohës për të mos hapur petët e lakrorit të humbjes.

Sipas të gjitha gjasave, ideja ka qenë edhe të gjejnë në letrat e fletët e rihapura, ndonjë kleçkë që do të rikthehej më pas në fijen e barit për tu kapur disi për të mbështetur teorinë e masakrës.

Por si gjithmonë, filozofia e Berishës është kaosi, që si teori nuk është gjithmonë e sidomos përherë më shumë aq efikase. Ka qenë në fillimet e viteve 90, por që më pas ju kthye doktorit si boomerang, e cilësi politike.

Në vitin 2009, Partia Socialiste e Edi Ramës, kërkoi rihapjen e kkutive vetëm në disa qendra votimi, kryesisht në Berat, e në Fier. Në fakt nuk u kërkua rinumërim, por mbikqyrja e kutive të materialeve zgjedhore. PS-ja kishte sinjalizime se kishte në ato kuti provat e mnipulimit, që i hoqën sipas saj 2 deputet në rang vendi. Që nëse kalonin tek PS, atëherë PD nuk do ta kishte rimatin kushtetues për të ndërtuar qeverinë.

Ka shumë gjasa që indicjet e PS-së të mos përputheshin me realitetin, por kundërshtimi i Berishës për të hapur kutitë, e më pas akti ekstrem i djegies së materialeve zgjedhore në Erzen, i dhanë Edi Ramës një armë për ta kaluar momentin e vështirë të çdo lider opozite kur nuk fiton zgjedhjet.

NdĂ«rkohĂ«, tani jo vetĂ«m qĂ« u hap çdo kuti qĂ« donte opozita, por procesi kaloi nĂ« njĂ« krehje totale, ç’ka dha njĂ« panoramĂ« me sy tĂ« freskĂ«t tĂ« votimeve tĂ« 11 majit. Ku thuajse rezultati pĂ«rputhej me atĂ« qĂ« vendosĂ«n GNV-tĂ«, pĂ«rveç ndonjĂ« problemi tĂ« vogĂ«l, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« “rrjedhje teknologjike” e ku nuk ka ndikuar nĂ« rezultat. Ishte ky numĂ«rim qĂ« shkriu si akulli nĂ« diell fabulĂ«n e “trenit bullgar” apo lĂ«vizjeve tĂ« tjera tĂ« votĂ«s qĂ« kanĂ« ndikuar nĂ« rezultat.

Sipas të gjitha gjasave, në shtator, Sali Berisha nuk do të ketë mundësinë më ta përdorë si tezë teorinë e masakrës, e përditë e më shumë po bëhet më i cënueshëm për lobet që po kërkojnë të kenë pjesë në opozitën e reformuar. Duke nisur nga qarqet greke, të cilët kanë krijuar një partneritet të afërt me opozitën shqiptare që nga viti 2023.

ËshtĂ« kjo rrymĂ«, sĂ« cilĂ«s Berisha i frikĂ«sohet mĂ« shumĂ«, sidomos me afrimin e procesit ndaj tij, pore dhe efektit moshĂ« e lodhje. E nuk ka ndonjĂ« çudi qĂ« pikĂ«risht nga nisja e vjeshtĂ«sh tĂ« shohim daljen e emrave tĂ« rinj nga kĂ«to koridore pĂ«r grupin e politikanĂ«ve tĂ« opozitĂ«s. Kryesishtn nĂ« jug, por edhe mĂ« gjerĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« kandidojnĂ« nĂ« zgjedhjet vendore tĂ« 2027-s.

The post Rinumërimi, boomerangu i një kauze verore first appeared on JavaNews.al.

Kostoja politike e kryqëzatave anti-amerikane të opozitës

Nga Ylli Pata

Pas zgjedhjeve tĂ« 11 majit, Ă«shtĂ« rikthyer me ndrojtje “mania” e komenteve toksike nĂ« faqen e AmbasadĂ«s amerikane nĂ« TiranĂ«.

“Mani”, e cila si me “magji” u ndĂ«rpre thuajse fare pas fitores sĂ« Donald Trumpit, pra nĂ«ntorin e shkuar, e deri kur zgjedhjet parlamentare sollĂ«n atĂ« rezultat qĂ« sollĂ«n.

Ka njĂ« veçanti nĂ« kĂ«to komente toksike post-zgjedhore nĂ« faqen e AmbasadĂ«s; mungon ajo valĂ« e periudhĂ«s sĂ« administatĂ«s Biden, e sidomos, epoka “Donald Lu” apo “Yuri Kim”.

PĂ«rveçse sasia e tyre Ă«shtĂ« mĂ« e vogĂ«l, ka njĂ« fenomen tĂ« “çuditshĂ«m”, pasi pĂ«rveç aradhĂ«s sĂ« mitomanĂ«ve qĂ« pĂ«rsĂ«risin tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ« vazhdimisht, edhe pse nuk ua fishkĂ«llon njeri, janĂ« kthyer “komentet kundra” tĂ« telekomanduara politikisht.

Këto komente, pjesa më e madhe e tyre me profile fals, por që kuptohet thjeshte se kujt i përkasin politikisht, synojnë të vijojnë një presion, qoftë duke sulmuar Edi Ramën, por në veçanti drejtësinë e re, SPAK dhe BKH-në.

Ka gjithashtu, por qĂ« datojnĂ« para nisjes sĂ« luftĂ«s Izrael-Iran, komente toksike nga “profilet e dallueshme politikisht” qĂ« sulmojnĂ« egĂ«rsisht SHBA pĂ«r mbĂ«shtetjen e Izraelit, e mos ndihmĂ«n ndaj palestinezĂ«ve nĂ« Gaza.

Por me deklaratën e Sali Berishës, që mbështeti hapur Izraelin, këto komente janë davaritur, si retë pas një moti të keq.

Gjithsesi duket, se intensiteti toksik nuk krahasohet me periudhĂ«n para fitores sĂ« Donald Trump. Ku si me “urdhĂ«r” pushoi thuajse totalisht aradha e fyerjeve dhe sharjeve ndaj zytarĂ«ve tĂ« AmbasadĂ«s, apo zyrtarĂ«ve tĂ« lartĂ« tĂ« Departamentit tĂ« Shtetit, si dhe presidentit Joe Biden.

Para nëntorit të vitit të shkuar, për gati 8 vjet me radhë, në faqet digjitale të rrjeteve sociale të Ambasadës amerikane, ka pasur një kryqëzatë të vërtetë balte, e cila kishte një intensitet qoftë sasior, apo edhe në ultësinë e gjuhës së përdorur, me një frekuencë gati e njëjtë.

Sipas tĂ« gjitha gjasave, institucionet amerikane qĂ« merren me studimin e impaktit tĂ« administratĂ«s “overseas” nĂ« rrjete sociale, kanĂ« arritur njĂ« pĂ«rfundim dhe studim tĂ« plotĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« fenomen, nĂ« njĂ« vend ku perceptimi pro amerikan Ă«shtĂ« ndoshta mĂ« i madhi se nĂ« çdo vend tjetĂ«r nĂ« botĂ«.

SHBA, i ka të gjitha mundësitë që ta masë këtë perceptim me anë të studimeve e sondazheve shkencore, për të lexuar politikat e saj, gjë që në Shqipëri e bëjnë shpesh organizma shkencorë amerikanë.

Ku në mënyrë preçize njohin rezultatet e mbështetjes publike të çdo politikani apo institucioni shqiptar. E kjo është thënë shpesh në qëndrimet e zyrtarëve apo diplomatëve të lartë, kryesisht në atë që SHBA ka qenë më aktive; mbështetjen e reformës në drejtësi.

Ka qenĂ« pikĂ«risht ky akt politik i SHBA, qĂ« ka nxitur kĂ«tĂ« “kryqĂ«zatĂ«â€ 8 vjeçare balte ndaj diplomacisĂ« amerikane nĂ« TiranĂ«. FushatĂ«, qĂ« edhe me sy tĂ« lirĂ«, nga çdokush qĂ« kalon pak kohĂ« nĂ« qĂ«mtim, e kupton se nuk kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me njĂ« perceptim publiku.

Por me një fushatë denigrimi të dirigjuar politikisht, fushatë, e cila shikohet, ose më mirë është shikuar qartë edhe në panelet e darkës.

Ku udhĂ«heqĂ«sit, financuesit apo edhe ideatorĂ«t e “kryqĂ«zatĂ«s sĂ« baltĂ«s digjitale”, lĂ«shonin raketat balistike, tĂ« cilat natyrisht si rezultat kishin mĂ« shumĂ« zhurmĂ«n e shantazhin, sesa efektivitetin nĂ« objektiva real. NjĂ«jtĂ« nĂ«se bĂ«jmĂ« krahasimin e raketave izraelite me ato iraniane qĂ« po shkĂ«mbehen me shumicĂ« kĂ«to tre ditĂ«.

Kryqëza digjitale anti-SHBA, në realitet nuk pati asnjë efekt në perceptimin publik shqiptar, e natyrisht asnjë ndikim në administratën amerikane për të ndryshuar qëndrim. Së paku në lidhje me mbështetjen e SPAK dhe të drejtësisë së re, e cila është rikonfirmuar edhe nga administrate aktuale.

Ajo që sipas të gjitha gjasave ka pasur efekt, ka qenë studimi i arsyeve përse bëhet kjo kryqëzatë balte, e cila shikohet me lehtësi që nuk ka qenë spontane.

ËshtĂ« krejt normale, qĂ« njĂ« administratĂ« serioze bĂ«n raportet e saj mbi shkaqet, mbĂ«shtetĂ«sit dhe pasojat e njĂ« kryqĂ«zate tĂ« tillĂ«.

Raporte që sipas gjasave janë të radhitura në zyrat e duhura të administratës amerikane, posaçërisht në deskun për Shqipërinë në DASH. E cila ka arkivën e saj, të cilën e shikojmë shpesh të shfletohet në kohë të ndryshme kur ppërkujtohet, apo risillet një ngjarjen e rëndësishme historike.

SHBA, si fuqi e madhe globale, ka kujtesën e saj shtetërore dhe diplomatike, të cilën nuk mund ta shpërfillë askush drejtues momental, përkundrazi e përdor në punën e tij për të çuar para politikën amerikane.

Ajo kryqëzatë, të cilën mjeshtrat; qoftë digjitalë, qoftë edhe diplomatikë përtej oqeani, e kanë kuptuar, deshifruar dhe renditur me kujdes. Ndaj dhe janë marrë ato vendime që i dimë të gjithë.

PĂ«r tĂ« ardhur tek njĂ« zhvillim tĂ« ri ndĂ«rmjet PD-sĂ«, pĂ«rkatĂ«sisht kĂ«saj opozite, do tĂ« duhet sĂ« pari njĂ« distancim nga ajo kryqĂ«zatĂ« 7 vjeçare, qĂ« shkoi deri nĂ« absurd. Natyrisht si hap i pare


The post Kostoja politike e kryqëzatave anti-amerikane të opozitës first appeared on JavaNews.al.

Etapat që i frikësohet Berisha, arsyet e mjedisit toksik në PD

Nga Ylli Pata

Ngritja e zërit dhe lëshimi i gjuhës nga enturazhi i Sali Berishës, ndaj çdokujt që ngre pyetje mbi të ardhmen e doktorit, nuk është gjë e re.

Ka ndodhur, qĂ« prej “lashtĂ«sisĂ«â€ sĂ« 1992, kur linçohej çdokush qĂ« fliste pĂ«r ndryshime apo emĂ«rime, ndryshe nga ato qĂ« ka bĂ«rĂ« Sali Berisha.

Sharjet e pĂ«rditshme qĂ« ndodhin live nĂ« tv apo nĂ« rrjete, nuk janĂ« gjĂ« tjetĂ«r veçse njĂ« “civilizim” i njĂ« komuniteti qĂ« nuk ka mĂ«nyrĂ« tjetĂ«r pĂ«r tĂ« mbajtur larg çdo zĂ«, çdo karrierĂ«, apo çdo lĂ«vizje tĂ« re brenda opozitĂ«s.

Por tani duket se Ă«shtĂ« shumĂ« vonĂ« pĂ«r tĂ« mbajtur me zor, njĂ« zhvillim qĂ« sapo ka nisur rrugĂ«n e mos kthimit. ËshtĂ« njĂ« proces politik qĂ« natyrisht nuk nisi mĂ« 11 maj. Por aty u vulos fort, dhe kĂ«tĂ« e di mĂ« mirĂ« se tĂ« tjerĂ«t vetĂ« i zoti i punĂ«s. i cili harxhoi energji pa fund, jo pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« ekip drejtues tĂ« PD-sĂ« qĂ« tĂ« jetĂ« e ardhmja politike e vendit, por qĂ« tĂ« ndikojĂ« pĂ«r tĂ« ndodhur ajo qĂ« shumĂ« pak shpresonte se do tĂ« ndodhte.

DomethĂ«nĂ«, dalja nga ngrica ku e vendosĂ«n amerikanĂ«t nĂ« 2021-shin, me anĂ« tĂ« njĂ« aksioni lobimi tĂ« pashembullt, ku u harxhua njĂ« shumĂ« e madhe: 6 milionĂ« USD. MĂ« e madhja shumĂ« qĂ« Ă«shtĂ« harxhuar ndonjĂ«herĂ« pĂ«r “operacione plastike” politike nĂ« historinĂ« e ShqipĂ«risĂ«.

Operacion qĂ« dĂ«shtoi, pasi i gjjithĂ« qĂ«llimi i kĂ«tij operacioni, me gjjithĂ« La Civita-n nĂ« krye tĂ« fushatĂ«s kishte dy synime: sĂ« pari qĂ« tĂ« zbuste sanksionet e BerishĂ«s nĂ« SHBA, se pĂ«r tĂ« hequr nuk se flitej, por edhe pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« nĂ« 11 maj Sali BerishĂ«s njĂ« legjitimitet politik, qĂ« sĂ« paku tĂ« jetĂ« “Zoti” i opozitĂ«s shqiptare, pra tĂ« gjithĂ« atij komuniteti qĂ« nuk d tĂ« jetĂ« me Edi RamĂ«n.

MĂ« 11 maj, Sali Berisha, jo vetĂ«m qĂ« nuk u zgjodh si “Zoti i OpozitĂ«s” por u ndĂ«shkua nga votuesit opozitarĂ«, qoftĂ« me vota kundĂ«r, qoftĂ« me vota ndryshe, qoftĂ« me mospjesĂ«marrje nĂ« zgjedhje.

Zgjedhjet, janë një proces ku, sadokudo mund të mos jenë ndoshta krejt fair, gjithsesi janë një manifestim i matjes së përkrahjes politike. Deri tani janë procesi i vetëm legjitim i funksionimit politik në shoqëritë perëndimore.

Sali Berisha, pas këtyre dy disfatave të mëdha, përkatësisht dështimit për të hequr sanksionet në SHBA dhe humbjes fatale në zgjedhje, ku kundërshtari i tij është krejt afër shumicës së cilësuar, ka një rrugë me disa etapa që e çojnë drejt perëndimit përfundimtar politik, në një rrugë shumë më pak të lavdishme.

Në këtë rrugë të pakthyeshme, një lloj rubikoni, që Berisha në fakt e ka kaluar disa herë, duke rrëzuar çdo lloj rregulli e përjashtimi të tij, ka disa etapa.

Etapa e parĂ« dhe mĂ« e rĂ«nda Ă«shtĂ« nisja e procesit penal. Pesha e tĂ« cilit do tĂ« jetĂ« dramatike pĂ«r rrudhjen edhe mĂ« tĂ« madhe tĂ« konsensusit qĂ« i ka mbetur tek disa militant. TĂ« cilĂ«t, nĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« tyre, duke nisur nga ata qĂ« donin tĂ« bĂ«nin karrierĂ« nĂ« PD, nĂ« 2021, e panĂ« doktorin si njĂ« muddĂ«si, si njĂ« trampolinĂ«. NĂ« fjalĂ« tĂ« tjera, shumica e mbĂ«shtetĂ«sve qĂ« ju bashkuan nĂ« “luftĂ«n civile” brenda PD-sĂ«, nuk e bĂ«nĂ« se e adhuronin, apo e pĂ«lqenin.

Por sepse e konsideruan si njĂ« instrument politik. E si tĂ« tillĂ« e justifikuan thuajse tĂ« gjithĂ« qĂ« pĂ«rfaqĂ«sonin apo donin tĂ« pĂ«rfaqĂ«sonin opozitĂ«n. “Zoti Berisha Ă«shtĂ« e vetmja mundĂ«si pĂ«r tĂ« bashkuar opozitĂ«n”.

Kjo nuk ndodhi pasi opozita, jo vetëm nuk u bashkua, por u dizintegrua më shumë, e nga ana tjetër, pandehja ndaj kreut të PD-së u bë zyrtare. Ai doo të nisë kalvarin e një procesi penal, të gjatë e të lodhshëm.

Etapa tjetĂ«r e radhĂ«s, janĂ« zgjedhjet vendore tĂ« pjesshme, nĂ« disa bashki tĂ« vendit. Ku do tĂ« jetĂ« njĂ« “provĂ« e vogĂ«l” zhvillimi politik, i daljes sĂ« protagonizmit nga ana e strukturave tĂ« PD-sĂ«, tĂ« cilat kĂ«saj radhe d tĂ« luftojnĂ« pĂ«r vete, duke bĂ«rĂ« aleancat e duhura, edhe me faktorĂ« tĂ« tjerĂ« pĂ«r tĂ« fituar.

Ndërsa etapa tjetër do të jenë zgjedhjet vendore të përgjithshme të vitit 2027, ku sipas të gjitha gjasave në terren do të dalin të gjithë ata njerëz që Berisha i përjashtoi nga listat më 11 maj, e do të kthehen në të kërkuar nga të gjithë faktorët, duke nisur edhe partitë e reja, pasi kanë popullaritetin. Pikërisht atë faktor që i mungon Sali Berishës dhe grupit të tij të ngushtë.

Do të jetë viti 2027, etapa që sipas gjasave do të na japë gjurmën e oerientimit politik të opozitës së re. Natyrisht rrugës mund të ketë zhvillime të papritura sa të duash, qoftë të brendshme apo të jashtme.

Por Sali Berisha nuk ka mudnĂ«si mĂ« tĂ« pĂ«rfitojĂ« nga “aksidentet teknologjike” rrugĂ«s, pasi tĂ« gjithĂ« e dinĂ« se s’ka mĂ« kohĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« pozitĂ« alternative. QĂ« tĂ« konkurojĂ« pĂ«r tĂ« qeverisur vendin.

Natyrisht, duke pasur në dorë mjete të rëndësishme si ato financiare, mediatike e politike, Berisha do ta shfrytëzojë për të ruajtur statusquo-në, por që këto mjete, nuk mund të ndalin një process, i cili sapo ka nisur dhe ka etapat e tij-të pakthyeshme!

The post Etapat që i frikësohet Berisha, arsyet e mjedisit toksik në PD first appeared on JavaNews.al.

❌