Politika përballet me llogaridhënien për inteligjencës artificiale
Nga: Robert Shrimsley / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
GjatĂ« njĂ« dite tĂ« fundit tĂ« lirĂ« pĂ«r ministrat e kabinetit, Peter Kyle, sekretari pĂ«r ShkencĂ« dhe Teknologji [i MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar], mbajti njĂ« prezantim mbi inteligjencĂ«n artificiale [IA], ku pĂ«rfshiu edhe shembullin e njĂ« kompanie tĂ« njohur tĂ« shĂ«rbimeve financiare, qĂ« kishte pushuar mijĂ«ra punonjĂ«s nga puna â edhe pse tĂ« ardhurat e saj po rriteshin ndjeshĂ«m.
ParalajmĂ«rimi i tij ishte se kjo prirje do tĂ« pĂ«rsĂ«ritet gjerĂ«sisht. Edhe pse kursimet e tilla dhe rritja e produktivitetit do tĂ« mirĂ«priteshin nĂ« shĂ«rbimet publike, ndikimi i IA-sĂ«, nĂ« tregun e punĂ«s, po tĂ«rheq vĂ«mendjen nĂ« nivelet mĂ« tĂ« larta tĂ« qeverisĂ«. Morgan McSweeney, strategu dhe shefi i stafit tĂ« kryeministrit, foli me entuziazĂ«m pĂ«r librin Republika teknologjike [The Technological Republic] â njĂ« vepĂ«r me ton egoist, por me vlera, nga drejtori ekzekutiv dhe kĂ«shilltari ligjor i Palantir-it. Libri argumenton se IA-ja duhet tĂ« lidhet me nevojat kombĂ«tare, duke shprehur shqetĂ«simin se shumĂ« nga pionierĂ«t e industrisĂ« udhĂ«hiqen mĂ« shumĂ« nga interesat personale teknologjike dhe financiare, sesa nga ato shoqĂ«rore.
Figurat e larta në qeveri e krahasojnë ndikimin e mundshëm të IA-së me revolucionin e parë industrial. Megjithatë, ka shumë të panjohura për ta pranuar pa rezerva këtë paralelizëm. Vlerësimet për ndikimin e IA-së në punësim, ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra, dhe rrallë janë optimiste. Një sondazh i fundit tregoi se pozicionet e shpallura për të diplomuarit, në Mbretërinë e Bashkuar, ishin 33 për qind më pak krahasuar me vitin e kaluar, megjithëse ndikonin edhe faktorë të tjerë.
Përballë kësaj pasigurie, shpesh është më e thjeshtë të përqendrohesh te problemet e menjëhershme, si p.sh. ta vendosësh Mbretërinë e Bashkuar në anën e duhur të revolucionit të IA-së. Ministrat flasin për përparimet në shëndetësi, mbrojtje dhe arsim, si dhe për ekspertizën e kërkimit shkencor dhe të universiteteve britanike. Kyle po shqyrton gjithashtu si mund të shfrytëzohet pasuria e të dhënave, nga shërbimet publike, për të siguruar që përfitimet të mbeten në Britani.
MegjithatĂ«, ia vlen tĂ« merret parasysh analogjia me revolucionin industrial, edhe nĂ«se Ă«shtĂ« e papĂ«rsosur. GjatĂ« disa dekadave, shoqĂ«ria u transformua rrĂ«njĂ«sisht duke çuar nĂ« krijimin e njĂ« klase industriale punĂ«tore; nĂ« njĂ« sĂ«rĂ« reformash sociale, industriale dhe arsimore; nĂ« zgjerimin e sĂ« drejtĂ«s sĂ« votĂ«s pĂ«r popullsinĂ« e rritur; dhe, nĂ« zĂ«vendĂ«simin e liberalĂ«ve me njĂ« forcĂ« tĂ« re â laburistĂ«t. Ndoshta mĂ« me rĂ«ndĂ«si, u formua njĂ« klasĂ« e mesme qĂ« po rritej e qĂ« u bĂ« shtylla kurrizore e demokracisĂ« liberale dhe kapitalizmit.
Nuk është e nevojshme ta pranosh plotësisht këtë krahasim, për të kuptuar ndikimin e thellë që do të ketë këtë herë mbi politikën demokratike. Filizat e parë të populizmit mund të gjurmohen që në zhvendosjen nga industria e rëndë, duke çuar në rënien e qyteteve dhe komuniteteve dikur krenare për prodhimin industrial. Kjo gjithashtu e ka përshpejtuar ndryshimin e laburistëve nga roli tradicional si partia e klasës së sindikalizuar punëtore.
Të gjithë mund të shohin se një tronditje po afrohet, por dimë shumë pak për natyrën e saj. Një studim qeveritar i vitit 2023 identifikoi punët më të ekspozuara ndaj IA-së. Tani është duke u zhvilluar një analizë e re e gjerë brenda të gjitha departamenteve qeveritare.
NjĂ« rĂ«nie e qĂ«ndrueshme e punĂ«simit nĂ« profesionet fitimprurĂ«se mund tĂ« ketĂ« pasoja tĂ« gjera politike. Duke hartuar profesionet nĂ« rrezik, sipas zonave elektorale, anketuesi James Kanagasooriam vĂ«ren se ndikimet mĂ« tĂ« mĂ«dha do tĂ« ndihen nĂ« zonat e pasura jugore. Kjo perspektivĂ« â ku punonjĂ«sit me kostum janĂ« nĂ« rrezik, ndĂ«rsa vendet pĂ«r punĂ« fizike janĂ« mĂ« tĂ« sigurta â pĂ«rmbys ndikimet e mĂ«parshme tĂ« revolucioneve industriale dhe mund tĂ« krijojĂ« njĂ« klasĂ« tĂ« re humbĂ«sve ekonomikĂ«.
Pasojat mund tĂ« pĂ«rfshijnĂ« pĂ«rqendrime mĂ« ekstreme tĂ« pasurisĂ«, mĂ« pak vende pune me paga tĂ« mira dhe ndryshime nĂ« madhĂ«sinĂ« dhe strukturĂ«n e bazĂ«s tatimore. StudentĂ«t mund tĂ« shmangin marrjen e borxheve tĂ« mĂ«dha pĂ«r diplomat qĂ« ofrojnĂ« tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta. Ideja e njĂ« brezi tĂ« tradhtuar do tĂ« pĂ«rhapet gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ«. ĂfarĂ« mund tĂ« kĂ«rkojnĂ« votuesit nĂ« terma mbrojtjeje â dhe si do tĂ« financohet ajo?
Në versionin më dramatik të parashikimeve, ky ndryshim mund të zvogëlojë klasën e mesme që ka ofruar stabilitet politik, duke zgjeruar grupin e njerëzve me pasuri dhe ndjesi përkatësie ndaj shoqërisë, e të cilët ndihen të përfaqësuar nga sistemi dhe establishmenti. Si do ta riorientonte ky ndryshim demografik politikën partiake?
Mjafton tĂ« shikosh rritjen aktuale tĂ« partive populiste, pĂ«r tĂ« parĂ« se si ndryshon politika kur zhduket kĂ«naqĂ«sia e pĂ«rbashkĂ«t â dhe kjo ndodhi para ardhjes sĂ« IA-sĂ«. E djathta tradicionale tashmĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rçarĂ«, dhe e majta po pĂ«son erozion. KonservatorĂ«t nuk janĂ« mĂ« partia e tĂ« kĂ«naqurve, dhe partia Reform UK e Nigel Farageit pĂ«rqafon politikat e majta ekonomike. Ekziston njĂ« grup qĂ« po kĂ«rkon zgjidhje alternative dhe po humb besimin te shteti. Tani, imagjinoni qĂ« vetĂ« votuesit e establishmentit â ata qĂ« nuk janĂ« mĂ«suar tĂ« humbasin â tĂ« kalojnĂ« nĂ« rreshtin e tĂ« pakĂ«naqurve.
Laburistët kanë vendosur të jenë entuziastë për IA-në, gjë që ndoshta është vendim i mençur, pasi ludizmi [lëvizja e dikurshme kundër teknologjisë] rrallë funksionon. Por, ata duhet gjithashtu të ofrojnë përgjigje për mënyrën se si të mbrojnë elektoratin nga ky tranzicion teknologjik dhe më tej.
Sfida nuk kufizohet vetĂ«m te punĂ«t. PĂ«rparimet nĂ« tĂ« dhĂ«na, analizĂ« imazhesh dhe mbikĂ«qyrje do tâi vĂ«nĂ« udhĂ«heqĂ«sit gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« pĂ«rballĂ« kompromiseve midis lirive civile dhe rendit publik. Dhe, teknologjia po depĂ«rton nĂ« vetĂ« demokracinĂ« â jo vetĂ«m pĂ«rmes pĂ«rmbajtjes sĂ« rreme. NjĂ« sondazh i brendshĂ«m i LaburistĂ«ve zbuloi se njĂ« nĂ« katĂ«r votues kishte pĂ«rdorur ChatGPT-nĂ« pĂ«r informacion gjatĂ« zgjedhjeve tĂ« fundit.
Mund tĂ« ndodhĂ« qĂ« alarmi tĂ« jetĂ« i tepruar, dhe se IA-ja do tĂ« krijojĂ« vende tĂ« reja pune teksa zhduk tĂ« tjerat â megjithatĂ«, ritmi i ndryshimit Ă«shtĂ« vetĂ« thelbi i sfidĂ«s.
Por, ndryshimet e mëdha gjithmonë reflektohen në politikë. Po sikur revolta e ardhshme të vijë nga vetë establishmenti liberal? Kur fitimtarët, mbi të cilët mbështeten strukturat e shoqërisë dhe demokracisë, bëhen humbës, atëherë siguritë e vjetra mund të zhduken shumë shpejt. /Telegrafi/
The post Politika përballet me llogaridhënien për inteligjencës artificiale appeared first on Telegrafi.