Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mitaj, “kusht” sheikëve/ Mbrojtësi kuqezi do siguri për qendrimin në Al Ittihad

Për të lajmet ishin të tjera deri tani. Mario Mitaj pritej të diskutohej për një kalim në Angli, ndoshta tek Bornmuthi, por ja që situata në Al Itihad qenka tjetër.

E përditshmja “Al Rijad” shkruan se mbrojtësi I kombëtares shqiptare ka kërkuar garanci për të vazhduar në klub.

Cila është kjo garanci?

Mitaj ka biseduar me drejtuesit dhe ka deklaruar se dëshiron të jetë titullar fiks në ekip, ndryshe do të kërkojë të largohet.

Një kërkesë disi e habitshme, sepse 21-vjeçari ka qenë titullar në 18 nga 18 ndeshjet që ka luajtur në Ligën Profesioniste Saudite, pra në të gjitha.

Gjithsesi, gazeta arabe thekson diçka, atë që drejtuesit e klubit kanë dyshime për garancitë fizike të shqiptarit, I cili u dëmtua disa herë edicionin e kaluar, dhe humbi 12 ndeshje në kampionat për këtë shkak.

Mitaj ka kontratë me Al Itihadin deri në 2028, pra nuk do të jetë e lehtë që të ndryshojë ekip, në një kohë që mediat saudite shkruajnë se ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare për të.

I rëndësishëm është fakti që trajneri Loran Blan e vlerëson shumë dhe e do në ekip.

Në vitin sportiv që u mbyll pak javë më parë, mbrojtësi I kombëtares fitoi titullin kampion si dhe Kupën e Mbretit, shënoi një gol e shërbeu 2 asistë, dhe ishte një nga lojtarët më të vlerësuar të Al Itihadit.

Ofertë zyrtare për Mario Mitajn, mbrojtësi mund të rikthehet në Europë

Mario Mitaj është padiskutim futbollisti shqiptar me paraqitjet më të mira në sezonin që kaloi. Mbrojtësi i Kombëtares ka shkëlqyer në Arabinë Saudite, ku i mjaftuar vetëm 6 muaj për të fituar trofe me Al – Ittihad. Falë formës së tij të mirë dhe paraqitjeve fantastike, për 21-vjeçarin ka mbarritur edhe një ofertë zyrtare. Skuadra […]

The post Ofertë zyrtare për Mario Mitajn, mbrojtësi mund të rikthehet në Europë appeared first on BoldNews.al.

Plot 80 milionë euro, Mario Mitaj mund të bashkohet me “yllin” brazilian

Al-Ittihad ka nisur që tani të “shënjestrojë” objektivat e kësaj merkato verore. Klubi i Arabisë Saudite ka nisur kontaktet e para dhe lojtari me të cilin do të nisin këtë merkato, pritet të jetë Bruno Guimaraes.

Mesfushori i Brazilit, që momentalisht aktivizohet me Newcastle në Premier League me shumë mundësi do të kërkojë një ambient të ri. Sigurisht që “sytë” i ka nga Arabia Saudite, duke ditur edhe pagat e majme që jepen aty.

Në rast se 27-vjeçari brazilian do të transferohej te Al-Ittihad, aty do të gjente edhe mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj. Përsa i përket kostos së transferimit, ajo mund të jetë rreth 80 milionë euro.

The post Plot 80 milionë euro, Mario Mitaj mund të bashkohet me “yllin” brazilian appeared first on Albeu.com.

Mitaj në qendër të merkatos, mediat saudite raportojnë interesim në Angli për mbrojtësin

Edhe pse vetëm 21 vjeç, Mario Mitaj është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për kampionen e Arabisë Saudite, Al Itihad, por edhe në një “aset” që kanë nisur ta kërkojnë. Mediat në vendin e madh të Lindjes së Mesme shkruajnë se ka interesim nga Anglia për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, ndonëse nuk jepet emri […]

The post Mitaj në qendër të merkatos, mediat saudite raportojnë interesim në Angli për mbrojtësin appeared first on BoldNews.al.

“Kundërshtari ishte i fortë”, Mario Mitaj nuk ka fjalë: S’kam çfarë them për këtë ndeshje

Kombëtarja shqiptare ka barazuar në transfertë përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 4-t të kualifikueseve të Botërorit. Sfida e zhvilluar në Riga, përfundoi në barazim 1-1. Në përfundim të këtij dueli ka folur mbrojtësi, Mario Mitaj.

“Me thënë të drejtën nuk kam çfarë them për këtë ndeshje. Kundërshtari ishte i fortë. Pjesën e dytë bëmë shumë raste, luajtëm shumë mirë, por nuk bëmë dot gol. Kur shohim që nuk bëjmë dot gol, fokusohemi që të mos pësojmë.

Shpresoj që në ndeshjet e radhës, të shënojmë gola dhe të fitojmë ndeshjen. Falenderoj Sylvinhon për besimin. Rasti i penalltisë ishte çështje shpërqendrimi”, u shpreh mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.

The post “Kundërshtari ishte i fortë”, Mario Mitaj nuk ka fjalë: S’kam çfarë them për këtë ndeshje appeared first on Albeu.com.

“Letonia luan si Serbia”, Mario Mitaj: E dimë se çfarë duhet të bëjmë, të shënojmë gola dhe të fitojmë

Një ndeshje mjaft delikate do të luajë Kombëtarja shqiptare mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë do të duelojnë ndaj Letonisë, sfidë që do të luhet në transfertë në orën 20:45 dhe që luhet në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës.

Në lidhje me këtë përballje ka folur Mario Mitaj. Mbrojtësi për “Supersport” ka theksuar se skuadra e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë dhe se do të luajnë vetëm për 3 pikët.

“Nuk kemi patur shumë kohë për t’u përgatitur. Besoj se atmosfera është e mirë, të gjithë janë gati. Na duhet fitorja, me patjetër.

Loja do jetë e njëjtë. Letonia luan si Serbia, me të njëjtën skemë, e dijmë se çfarë duhet të bëjmë. Duhet të bëjmë gola dhe të fitojmë.

Të gjithë sulmuesit janë në formë. Penalltinë mund ta humbë kushdo. Besoj se do kem më shumë mundësi për të krosuar”, ka deklaruar mbrojtësi.

The post “Letonia luan si Serbia”, Mario Mitaj: E dimë se çfarë duhet të bëjmë, të shënojmë gola dhe të fitojmë appeared first on Albeu.com.

Mitaj fiton Kupën saudite/ Mbrojtësi kuqezi merr trofeun e dytë sezonal në Arabi

ARABI SAUDITE- Nuk paska një pa dy. Mario Mitajt iu shpërblyen gjithë ato sakrifica për shkak të dëmtimeve të këtij viti, dhe ia ku mori edhe një tjetër trofe.

Mbrojtësi I kombëtares shqiptare fitoi Kupën e Arabisë Saudite, pas një finaleje që Al Itihad e fitoi ndaj rivalit, Al Kadisija. Ky sukses ishte I dyti brenda pak ditëve, pasi më herët u mor titulli kampion.

Si përherë, futbollisti shqiptar ishte titullar në një finale që ishte deri diku e fortë, por fituesi I së cilës nuk është se u vu shumë në dyshim.

Karim Benzema ishte heroi kryesorë, pasi ylli I dikurshëm i Francës dhe Realit, shënoi dy gola. Obamejang shkurtoi shifrat përkohësisht në 1-2, veçse Al Itihad siguroi gjithçka me rrjetën e minutës së 81-të nga Husem Auar.

Mitaj luajti deri në fund, duke qenë si gjithmonë nga më të mirët dhe më të sigurtit në fushë. Kështu, ai mbyll me triumf të plotë sezonin e tij të parë në Arabinë Saudite, fiton dy trofetë kryesorë, dhe ndodhet në formën më të mirë të mundshme para ndeshjeve të kombëtares ndaj Serbisë dhe Letonisë në eliminatoret e Kupës së Botës./abcnews.al

Mbrojtësi shqiptar Mario Mitaj shpallet kampion me Al Ittihad

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, ka fituar trofeun e parë në kampionatin arab, pasi skuadra e tij u shpall kampione.

Mario Mitaj zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm me Al Ittihad në kampionatin arab, ku skuadra e tij u shpall kampione.

Al Ittihad mposhti konkurrencën e disa skuadrave të forta si Al Nassr, Al Hilal dhe Al Ahli, duke siguruar matematikisht fitimin e trofeut dy javë para fundit të garës.

Të enjten, u luajt përballja ndaj Al Raed, e cila nisi në mënyrën më të mirë për vendësit, që kaluan përpara me Gonzalez, por avantazhi nuk do të zgjaste shumë, pasi Al Ittihad përmbysi gjithçka në favor të vet.

Berëijn dhe Pereira në pjesën e parë, dhe Al Oboud në fraksionin e dytë, vulosën triumfin 1-3. Si titullar në këtë sfidë luajti edhe anësori kuqezi, Mario Mitaj, i cili zhvilloi një paraqitje pozitive, duke u vlerësuar në fund me notën 6.8.

Ky sezon, Mitaj regjistroi 20 ndeshje në elitën e futbollit arab, pasi për herë të parë u bë pjesë e kësaj lige, ku menjëherë shpallet kampion, ndërsa ka luajtur mes yjeve të futbollit botëror si Benzema, Kante, dhe kundërshtarëve si Ronaldo dhe Mane.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbrojtësi shqiptar Mario Mitaj shpallet kampion me Al Ittihad appeared first on Euronews Albania.

Al Ittihad shpallet kampion në Arabi, festojnë Mario Mitaj dhe Benzema

Al Ittihad është shpallur kampion në Arabinë Saudite. Skuadra ku luan Mario Mitaj fitoi 1 me 3 në transfertën e Al Raed. Dhe pse asgjë nuk u duk e lehtë pasi vendësit shënuan të parët, skuadra e Mitajt ia doli të reagojë. Ky është titulli i 10-të për ta në historinë e klubit. Mitaj, Benzema […]

The post Al Ittihad shpallet kampion në Arabi, festojnë Mario Mitaj dhe Benzema appeared first on BoldNews.al.

Al Ittihad shpallet kampion i Arabisë Saudite – Mitaj dhe yjet tjerë udhëheqin drejt titullit të dhjetë

Al Ittihad është shpallur kampion i Ligës Profesionale Saudite për edicionin 2025, pas një fitore të rëndësishme 3-1 në udhëtim ndaj Al Raed, të enjten mbrëma.

Me këtë triumf, skuadra nga Jeddah ka siguruar titullin e 10-të në historinë e saj, dy xhiro para përfundimit të kampionatit.

Kampioni i ri ka qenë dominues këtë sezon, duke lënë prapa rivalët historikë si Al Hilal dhe Al Nassr. Al Hilal, që konsiderohet si gjiganti i futbollit saudit, do ta mbyll sezonin në vendin e dytë, ndërsa Al Nassr i Cristiano Ronaldos ka rënë në vendin e katërt, duke rrezikuar seriozisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve të AFC-së për sezonin e ardhshëm.

 

📸 Celebrations of the Roshn Professional League champions 🤩💛 pic.twitter.com/XGwDN1Odjc

— Al-Ittihad Club (@ittihad_en) May 15, 2025

Një ndër pikat kyçe të suksesit të Al Ittihad këtë sezon ka qenë performanca e disa lojtarëve të dalluar që kanë mbajtur barrën e skuadrës në momentet vendimtare. Ndër ta spikat mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mario Mitaj, i cili me paraqitjet e tij solide në krahun e majtë ka fituar besimin e trajnerit dhe tifozëve.

Në mesin e yjeve të tjerë që kontribuuan në këtë sukses janë edhe mesfushorët Fabinho, Houssem Aouar dhe NGolo Kante, sulmuesit Karim Benzema dhe Steven Bergwijn, të cilët kanë qenë konstantë dhe vendimtarë në ndeshjet kyçe të sezonit.

 

It’s now OFFICIAL: @ittihad_en 🐅 are the 2024/25 #RoshnSaudiLeague champions 🏆 pic.twitter.com/f7I9r7QJwm

— Roshn Saudi League (@SPL_EN) May 15, 2025

Ky titull e rikthen Al Ittihad në majat e futbollit arab, duke dërguar një mesazh të qartë për rivalët se janë rikthyer për të qëndruar gjatë në fronin e futbollit saudit. /Telegrafi/

The post Al Ittihad shpallet kampion i Arabisë Saudite – Mitaj dhe yjet tjerë udhëheqin drejt titullit të dhjetë appeared first on Telegrafi.

Mitaj pëlqehet në Serie A, Juventus pas mbrojtësit kuqezi

Emri i Mario Mitaj përfundon në merkato. Mbrojtësi i Kombëtares, i cili aktivizohet në radhët e Al Ittihad, mund të kalojë te Juventusit. Sipas mediave italiane, bardhezinjtë e shohin Mitajn si lojtarin e duhur për krahët, nëse klubi torinez dështon të sigurojë shërbimet e Nuno Tavarez të Lazios. Muajt e ardhshëm do të tregojnë më […]

The post Mitaj pëlqehet në Serie A, Juventus pas mbrojtësit kuqezi appeared first on BoldNews.al.

“Frikë” për Mario Mitaj/ Mbrojtësi rrezikon sezonin në Arabinë Saudite

Nuk është thënë fjala e fundit, por rreziku mbetet.

Fati i Mario Mitajt i ngjan sado pak atij të Mirlind Dakut në Rusi, ndonëse sulmuesi ndodhet në pozita më të këqija.

Mediat në Arabinë Saudite shkruajnë se mbrojtësi i kombëtares shqiptare shpresohet të kthehet pa përfunduar sezoni, ndonëse ende nuk jepet datë kur mund të verë këmbën në fushë.

Ky është lajm relativisht I mirë sepse dy ditë më parë, të njëjtat media nga Riadi shkruanin se 21-vjeçari vështirë se do të luante më këtë edicion.

Sezoni saudit përfundon në 26 maj, dhe pritet të shihet nëse Mitaj do t’ia dalë.

Për momentin, pas operacionit në muskujt e barkut që kreu në Londër, futbollisti shqiptar ndodhet në Greqi për t’u riaftësuar.

Ai ka qenë krejt pafat këtë vit, pasi u lëndua në fillim të janarit, dhe mungoi për 6 ndeshje radhazi.

U kthye për 45 minuta në ndeshjen e 13 marsit në Ligën Saudites, mes ekipit të tij Al Itihad dhe Al Rijadit, por doli nga loja dhe pastaj u filmua nga kamerat në tunelin e stadiumit duke ecur çalë-çalë.

Po ashtu, humbi edhe ndeshjet e kombëtares në mars ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Mëkat I vërtetë për mbrojtësin kuqezi, I cili ka një gol e dy asistë në Arabi, por që ende ka shpresë për të luajtur në derbin e Ballkanit, Shqipëri-Serbi në 7 qershor në eliminatoret e Botërorit.

Operohet Mario Mitaj/ Mbrojtësi iu nënshtrua ndërhyrjes në Londër: Ju ndjek si tifoz

Te Kombëtarja Kuq e Zi, do të mungojë në ndeshjet e muajit mars.

Mbrojtësi i krahut të majtë, Mario Mitaj, ka kryer një ndërhyrje të nevojshme kirurgjike, si shkak i shqetësimeve që kishte.

Me anë të një postimi në instagram, futbollisti i Al-Ittihad, tregoi se mezi pret të rikthehet në fushën e blertë.

‘Gjithçka shkoi mirë me operimin tim. Tani koha për rehabilitim dhe të kthehem sa më shpejtë dhe sa më i fortë për ta ndihmuar ekipin dhe shtetin tim”, shkroi bashkëlojtari i Karim Benzemas.

Mario Mitaj publikon foton pas ndërhyrjes kirurgjikale: Do kthehem më i fortë se kurrë!

Mario Mitaj do të jetë një nga mungesat e mëdha për Shqipërinë në ndeshjet e muajit mars. Mbrojtësi kuqezi ka probleme të vazhdueshme me pubalgjinë, ndaj vendosi që të bëjë ndërhyrje kirurgjikale për t’i dhënë fund shqetësimeve, në mënyrë që të luajë sa më i qetë. Ndaj futbollisti këto ditë ka udhëtuar drejt Anglisë, por […]

The post Mario Mitaj publikon foton pas ndërhyrjes kirurgjikale: Do kthehem më i fortë se kurrë! appeared first on BoldNews.al.

Nuk u grumbullua për ndeshjet, Sylvinho jep lajmin e keq për mbrojtësin e Kombëtares

Tekniku brazilian i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, shpjegoi në një konferencë për mediat listën e publikuar për dy ndeshjet e para Kualifikuese të Botërorit 2026. Ai u ndal te lojtarët e lënë jashtë, ku u vu re mungesa e Mario Mitajt, i cili u dëmtua menjëherë pasi u rikthye në fushë.

Braziliani tha se Mitaj do t’i nënshtrohet një operacioni, teksa theksoi dhe lojtarët e tjerë të dëmtuar, Bare, Hysaj dhe Daku.

“Katër lojtarë fatkeqësisht për shkak dëmtimi nuk janë gati dhe do na mungojnë. Mitaj është jashtë prej një muaji e gjysmë. U rikthye në fushë dhe u dëmtua sërish. Do t’i nënshtrohet operacionit. I dyti është Keidi Bare, i cili ka problem në pulpë. Me Hysajn kam folur vetë, mund të jetë gati pas pauzës së kombëtares. Daku gjithashtu vuan nga dëmtimi dhe do të jetë jashtë”, tha Sylvinho.

The post Nuk u grumbullua për ndeshjet, Sylvinho jep lajmin e keq për mbrojtësin e Kombëtares appeared first on iconstyle.al.

Nuk luante prej 1 shkurtit, Mario Mitaj rikthehet titullar me Al-Ittihad

Mario Mitaj ka lënë pas plotësisht dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për të luajtur me Kombëtaren shqiptare. Çdo dyshim rreth lojtarit kuqezi është shuar sot, para ndeshjes së kampionatit të Arabisë Saudite mes Al Itihad dhe Al Rijad. Mitaj kishte qenë pjesë e Al Itihad për herë të fundit më datë 1 shkurt, […]

The post Nuk luante prej 1 shkurtit, Mario Mitaj rikthehet titullar me Al-Ittihad appeared first on BoldNews.al.

Dëmtohet Mario Mitaj, Al Ittihad jep detaje mbi gjendjen e mbrojtësit të majtë

Afrimi i muajit mars dhe ndeshjeve të para të kualifikuese të Kupës së Botës, duket se po shton edhe problemet e vazhdueshme fizike të lojtarëve të Kombëtares shqiptare. I fundit në listën e të dëmtuarve është një element thuajse i pazëvendësueshëm në rreshtimin kuqezi, Mario Mitaj. Klubi i Al Itihad ka bërë të ditur nëpërmjet […]

The post Dëmtohet Mario Mitaj, Al Ittihad jep detaje mbi gjendjen e mbrojtësit të majtë appeared first on BoldNews.al.

Telashe për Kombëtaren, dëmtohet Mario Mitaj. Al Itihad tregon problemet e mbrojtësit kuqezi

Afrimi i muajit mars dhe ndeshjeve të para të kualifikuese të Kupës së Botës, duket se po shton edhe problemet e vazhdueshme fizike të lojtarëve të Kombëtares shqiptare. I fundit në listën e të dëmtuarve është një element thuajse i pazëvendësueshëm në rreshtimin kuqezi, Mario Mitaj. Klubi i Al Itihad ka bërë të ditur nëpërmjet

Arrihet akordi për Mitajn/ Al-Ittihad paguan 5.5 milionë euro për mbrojtësin

Tashmë nuk ka më dyshime.

Mario Mitaj do të jetë përfundimisht lojtar i Al Itihadit, dhe klubi saudit ka arritur akordin me Lokomotivën e Moskës.

Kështu informojnë mediat ruse dhe ato në Arabinë Saudite, të cilat japin edhe hollësi për marrëveshjen.

Gazetari Vanja Karpov informon se Al Itihad dhe Lokomotiva kanë fiksuar çmimin e kartonit 5.5 milionë euro, nga të cilat 1.2 milionë janë dhënë për huazimin, dhe 4.3 milionë do të paguhen për ta bërë lojtarin plotësisht të klubit nga Riadi.

Fillimisht, mediat ruse shkruan se Al Itihad e aktivizoi klauzolën në kontratën e huazimit për të blerë kartonin e yllit kuqezi, ndonëse ato dhanë një shifër pak më të lartë, 6 milionë euro.

Gjithsesi, kjo është më shumë sesa diskutohej në momentin kur Mitaj kaloi në ligën profesioniste saudite në 2 shtator të vitit të kaluar.

Futbollisti I kombëtares shqiptare bindi plotësisht në Lindjen e Mesme, duke shkëlqyer në ekipin që ka si yll kryesor francezin Karim Benzema.

Njëzetenjëvjeçari ka shënuar një gol e ka shërbyer dy asiste në 12 ndeshje, ndonëse luan në prapavijë, si mbrojtës krahu./abcnews.al

Zyrtare/ Al Ittihad blen ‘kartonin’ e Mario Mitajt, ja sa kushtoi mbrojtësi

Al Ittihad ka vendosur që të blejë kartonin e Mario Mitaj. Klubi arab ka gjetur marrëveshjen me Lokomotivën e Moskës, teksa lajmi është bërë publik në rrjetet sociale. Mbrojtësi shqiptar Mitaj, i cili ishte i huazuar te Al Ittihad, u transferua përfundimisht te kjo skuadër për 4 milionë euro. “Mbrojtësi i Lokomotivës së Moskës i […]

The post Zyrtare/ Al Ittihad blen ‘kartonin’ e Mario Mitajt, ja sa kushtoi mbrojtësi appeared first on BoldNews.al.

❌