Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zgjedhjet 2025: Si ndikon kuota gjinore në mandatet e listës së hapur?

Në korrik të 2024, Kuvendi miratoi amendamentin që parashikon që gratë deputete të kenë një vend të sigurt jo vetëm në listën e mbyllur që harton kryetari i partisë, por edhe në listat e hapura.

Për këtë do të ndiqet parimi “Një në tre emra i përket gjinisë më pak të përfaqësuar”. Pra në rastin konkret një në tre emra duhet të jetë grua.

Duke parë listat e mbyllura të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit 2025, vemë re se ky standard është respektuar, ndërsa “lufta” e kuotave gjinore po bëhet në listat e hapura.

Për shkak të rezultatit pozitiv që ka marrë Partia Socialiste në këto zgjedhje, duke siguruar deri më tani 83 mandate, ky zbatim i kuotave gjinore është më i pranishëm në këtë forcë politike.

Deri më tani, katër kandidatë të PS-së nuk do të kenë mundësinë të futen në Kuvendin e ri në shtator, për shkak të respektimit të kësaj praktike për kuotat gjinore.

Në Durrës, PS, e cila ka fituar 8 mandate, në listën e mbyllur ka 3 kandidate gra dhe 2 kandidatë burra, ndërsa në listën e hapur fitues janë 3 kandidatë burra.

I fundit në listën e hapur fituese është kandidati Ilir Ndraxhi, i cili për shkak të kuotës gjinore do të zëvendësohet nga kandidatja Etleva Budini.

Në Berat, PS ka fituar 5 mandate, dy prej të cilëve vijnë nga lista e mbyllur dhe 3 nga lista e hapur. Mirëpo, për shkak se në listën e hapur 3 më të votuarit janë burra, kandidati i fundit, që është Julian Zyla, zëvendësohet me kandidaten më të votuar grua që është Hatixhe Konomi.

Situata është e njëjtë edhe në Korçë, ku PS ka fituar gjashtë mandate, tre në listën e mbyllur dhe tre në listën e hapur. Njëjtë edhe këtu, në listën e hapur tre më të votuarit janë burra, ndaj Arian Jaupllari, më pak i votuari ndër kandidatët burra do të zëvendësohet nga kandidatja Besa Spaho.

Edhe pse ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit për kandidatët në listën e hapur, edhe në Tiranë rezultati është i ngushtë mes Blerina Gjylametit dhe Olta Xhaçkës.

Në Tiranë, PS ka fituar deri më tani (duke qenë se ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave të Diasporës) 19 mandate.

Në 12 kandidatët në listën e mbyllur janë fitues tetë kandidate gra dhe katër burra. Ndërsa në listën e hapur kemi 7 fitues deri më tani të radhitur sipas votave: Blendi Gonxhja, Erion Braçe, Ervin Hoxha, Fatmir Xhafaj, Ornaldo Rakipi, Xhemal Qefalia dhe Anila Denaj.

Për shkak të kuotave gjinore, Xhemal Qefalia mund të humbasë pozicionin e deputetit, ndërsa futet në listë Blerina Gjylameti.

Sipas amendamentit dhe Kodit Zgjedhor, edhe në rast se kandidatet gra dorëhiqen ato zëvendësohen me gra, duke u ruajtur kështu përfaqësimi gjinor.

Në podkastin “Zëra” në Citizens.al, Ines Leskaj, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe njëkohësisht drejtuese e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN) u shpreh se kuotat gjinore janë të rëndësishme dhe fakti që partitë i kanë në vëmendje është për t’u vlerësuar. Mirëpo, nuk duhet të mbetemi vetëm ay, pasi nevojitet më tepër angazhim dhe përfaqësim.

“Në këto zgjedhje dhe jo vetëm në këto zgjedhje, ne jemi të kënaqur që kuotat gjinore ekzistojnë. Pavarësisht se e kemi thënë shpesh si një diskriminim pozitiv. E kemi provuar edhe në situata ku nuk ka pasur kuota dhe ka pasur një panoramë krejt ndryshe sa i takon përfaqësimit të grave në politikë”, u shpreh Leskaj.

Sipas saj kuota është e domosdoshme mirëpo duhet pasur kujdes me përdorimin në fushatë të grave në këndvështrimin sidomos nga liderët politikë që kryesisht janë burra.

“Përdorimin për hir të faktit që ne jemi duke zbatuar kuota dhe ne jemi parti e hapur dhe po përfshijmë sa më shumë gra të jetë e mundur”, deklaroi Leskaj.

Ndërsa theksoi se duhen ndryshime të vërteta strukturore dhe sistemike brenda partive që të tregojnë haptazi që partitë e kanë seriozisht me përfshirjen e grave dhe jo vetëm për ti përdorur për figurën e tyre apo për shkak të kuotave.

Shqyrtoni podcastin:

The post Zgjedhjet 2025: Si ndikon kuota gjinore në mandatet e listës së hapur? appeared first on Citizens.al.

Reagimi i Adriatik Lapaj: “Nuk do të ndalemi derisa Shqipëria të bëhet!”

Reagimi i Adriatik Lapaj: “Nuk do të ndalemi derisa Shqipëria të bëhet!”   Adriatik Lapaj ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke shprehur një falënderim të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme që ka marrë nga qytetarët në këto zgjedhje.     “Fjalët janë të pamjaftueshme për të përshkruar mirënjohjen që […]

The post Reagimi i Adriatik Lapaj: “Nuk do të ndalemi derisa Shqipëria të bëhet!” appeared first on Saranda Web.

Konfirmohet lista e 9 deputetëve të PS Qarku Vlorë, 5 prej tyre nga lista e hapur

Përfundon numërimi për Qarkun Vlorë – Konfirmohet lista e 9 deputetëve të Partisë Socialiste, 5 prej tyre nga lista e hapur   Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për Qarkun Vlorë, përfshirë edhe votat e diasporës, duke konfirmuar listën përfundimtare të 9 deputetëve të Partisë Socialiste, nga të cilët 5 janë zgjedhur nga lista […]

The post Konfirmohet lista e 9 deputetëve të PS Qarku Vlorë, 5 prej tyre nga lista e hapur appeared first on Saranda Web.

Përfundon numërimi i votave të diasporës për qarkun Vlorë: PS 70%, PD 12%, Shqipëria Bëhet 8,6 %

Përfundon numërimi i votave të diasporës për qarkun Vlorë: PS thellon epërsinë, por pa ndikim në ndarjen e mandateve   Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për qarkun Vlorë, dhe sipas rezultateve zyrtare, Partia Socialiste ka marrë mbështetjen më të madhe me 70% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike me 12% dhe koalicioni […]

The post Përfundon numërimi i votave të diasporës për qarkun Vlorë: PS 70%, PD 12%, Shqipëria Bëhet 8,6 % appeared first on Saranda Web.

Ardit Bido: Faleminderit nga zemra për 7360 zemra që më besuan

Ardit Bido shënon fitore të thellë në jug: “Faleminderit nga zemra për 7360 zemra që më besuan!”   Ardit Bido, kandidati i Partisë Socialiste, ka falënderuar publikisht qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme që ka marrë në zgjedhjet e fundit, duke e cilësuar rezultatin si “spektakolar”. Me një mesazh të ndjerë në rrjete sociale, Bido është […]

The post Ardit Bido: Faleminderit nga zemra për 7360 zemra që më besuan appeared first on Saranda Web.

Disfatë historike për PD-në në Sarandë – më dobët se në vitin 1997

Disfatë historike për PD-në në Sarandë – më dobët se në vitin 1997   Partia Demokratike në Sarandë ka shënuar rezultatin më të dobët në historinë e pluralizmit politik, duke lënë pas edhe rezultatin e vitit 1997, kur zgjedhjet u zhvilluan nën terrorin e bandave dhe pasigurinë ekstreme në vend. Aktualisht, me përfundimin e numërimit […]

The post Disfatë historike për PD-në në Sarandë – më dobët se në vitin 1997 appeared first on Saranda Web.

Diaspora vendos për mandatin në Qarkun Vlorë: 8 me 4, 9 me 3 apo 8 : 3 : 1

Ka përfunduar numërimi në të gjitha kutitë e votimit në Qarkun Vlorë – Diaspora pritet të përcaktojë mandatin e fundit   Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në të 449 kutitë e qendrave të votimit në Qarkun Vlorë, ku Partia Socialiste ka dalë forcë e parë me 58.72%, e ndjekur nga Partia Demokratike me […]

The post Diaspora vendos për mandatin në Qarkun Vlorë: 8 me 4, 9 me 3 apo 8 : 3 : 1 appeared first on Saranda Web.

Numërohen 42 nga 52 kuti në Sarandë. REZULTATI

Numërohen 42 nga 52 kuti në Sarandë   Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit në Sarandë po i afrohet fundit. Deri në këto momente janë numëruar 42 nga gjithsej 52 kuti votimi. Rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të qartë për Partinë Socialiste, ndërsa Partia Demokratike dhe Nisma “Shqipëria Bëhet” mbajnë vendin […]

The post Numërohen 42 nga 52 kuti në Sarandë. REZULTATI appeared first on Saranda Web.

REZULTATET E NUMËRIMIT KZAZ FINIQ 50/50

Rezultatet e KZAZ Finiq ku janë numëruar 59 nga 50 QV (qendra votimi), rezultatet paraprake për KZAZ Finiq janë si më poshtë: Mbyllet numërimi për subjektet në KZAZ n. 92 bashkia Finiq, 50/50   PD 1166 Lëvizja Bashkë 17 Lëvizja Atdheu 8 Koalicioni Euroatlantik 11 PS 2511 Shqipëria Bëhet 171 Aleanca Kombëtare Shqiptare 6 Aleanca […]

The post REZULTATET E NUMËRIMIT KZAZ FINIQ 50/50 appeared first on Saranda Web.

REZULTATET E NUMËRIMIT KZAZ DELVINË 22/22

Rezultatet e numërimit të votave në 22 nga 22 qendra votimi KZAZ Delvinë:           Pas përfundimit të numërimit në të gjitha 22 kutitë e votimit, rezultatet përfundimtare në Bashkinë Delvinë janë si më poshtë: 🟣 Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 2,545 vota – 58.57% 🔵 Koalicioni PD – Aleanca për […]

The post REZULTATET E NUMËRIMIT KZAZ DELVINË 22/22 appeared first on Saranda Web.

REZULTATET E KZAZ SARANDË 21/52

Rezultatet e numërimit të votave në 21 nga 52 qendra votimi KZAZ Sarandë: Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 1,581 vota (27.12%) Lëvizja Bashkë (BASHKE) – 54 vota (0.93%) Lëvizja Atdheu (LA) – 5 vota (0.09%) Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 23 vota (0.39%) Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 3,210 […]

The post REZULTATET E KZAZ SARANDË 21/52 appeared first on Saranda Web.

REZULTATET NË KZAZ KONISPOL 16/16

Rezultatet e numërimit të votave në 16 nga 16 qendra votimi në Konispol : Përfundon numërimi në Konispol KZAZ Konispol – Janë numëruar të gjitha 16 qendrat e votimit. Rezultatet përfundimtare për partitë politike në Bashkinë Konispol: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 2,231 vota – 56.15% Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) 1,156 vota […]

The post REZULTATET NË KZAZ KONISPOL 16/16 appeared first on Saranda Web.

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Albana Koçiu, e deleguara e Partisë Socialiste në Njësinë 11 në Tiranë, ka votuar sot në Qendrën e Votimit Nr. 2004/3 në Don Bosko.

Koçiu ju është drejtuar me një apel gjithë qytetarëve që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor.

“Vota është zëri dhe fuqia qytetare më e madhe. Ushtrimi i kësaj të drejte thelbësore dhe kësaj detyre qytetare është sot më i rëndësishëm se kurrë më parë. Duke votuar, duke u shprehur qartë, duke respektuar njëri-tjetrin, ajo që fiton është Shqipëria. Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani”, shprehet ministrja Koçiu. /e.i/ /a.g/

The post Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 3.7 milionë shqiptarë të thirrur për të votuar sot për Kuvendin e ri, risi pjesëmarrja e diasporës

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori, qytetarët që jetojnë brenda vendit dhe ata të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të botës.

Në zgjedhjet e 11-ta parlamentare që prej vitit 1991, të drejtën e votës sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, nga të cilët 114,642 të rinj do të votojnë për herë të parë.

Gjithashtu, edhe 3 027 persona, të dënuar dhe të paraburgosur pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në 21 institucione të ekzekutimit të vendimeve penale.

Procesi i hartimit të listës përfundimtare të zgjedhësve u krye nën mbikëqyrjen e auditëve të KQZ-së, duke kaluar në disa faza në zbatim të dekretit të Presidentit, përmes publikimeve të 3 ekstrakteve të përbërësve zgjedhore. Bazuar në këto të dhëna, 1,081 shtetas janë të papërfshirë për të ushtruar të drejtën e votës për shkak të dekriminalizimit.

Janë 5,225 qendra votimi në të gjithë vendin të cilat hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. Sipas rregullave të përcaktuara nga KQZ, askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të qytetarëve të cilët presin për të votuar në kohën e mbylljes.

Në këtë proces zgjedhor, për herë të parë u bë e mundur përfshirja e emigrantëve shqiptarë në mënyrë që ata të ushtronin të drejtën e votës përmes postës nga shteti ku kanë vendqëndrimin pa pasur detyrim të vijnë në Shqipëri.

Në listën e votuesve nga jashtë, numri i votuesve është 245 935 zgjedhës. Pas regjistrimit nëpërmjet Platformës Elektronike për Regjistrimin e votuesve nga jashtë (PER-it) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dërgoi nëpërmjet shërbimit postar fletën e votimit dhe materiale të tjera udhëzuese te adresa që ata kanë deklaruar në PER. Kostot e shërbimit postar për kthimin e fletës së votimit janë paguar të gjitha nga shteti shqiptar.

Procesi i votimit si dhe më pas edhe i numërimit do të monitorohet nga vëzhgues afatshkurtër dhe afatgjatë, vendas dhe të huaj.

Ambasadori Lamberto Zannier, kryeson misionin e vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it. Vëzhgimi ndërkombëtar i zgjedhjeve të 11 majit është një mision i përbashkët i Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (AP OSBE), Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe Parlamentit Evropian (PE).

Misioni ka gjithsej 365 vëzhgues nga 47 vende, të përbërë nga 238 ekspertë dhe vëzhgues afatgjatë të dërguar nga ODIHR, 97 parlamentarë dhe staf nga Asambleja Parlamentare e OSBE, 22 nga KiE dhe 12 nga PE.

The post Mbi 3.7 milionë shqiptarë të thirrur për të votuar sot për Kuvendin e ri, risi pjesëmarrja e diasporës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet parlamentare, nga masat e KQZ-së te angazhimi i SPAK dhe i Policisë

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që nga shpërndarja e materialeve zgjedhore që përfshijnë kutitë e votimit, fletët e votimit, dhomat e fshehtësisë dhe materiale të tjera që lidhen me procesin zgjedhor, deri tek numërimi i votave.

Në total janë prodhuar 3 534 792 fletëvotimi për zgjedhësit brenda vendit duke i shtuar 2% mbi numrin e zgjedhësve.

Për këto zgjedhje janë regjistruar 53 parti politike si subjekte zgjedhore, mes tyre dhe disa parti të reja dhe 3 koalicione. Në fletën e votimit janë 11 subjekte, ku përfshihen parti politike dhe tre koalicione:

1-PD Aleanca për Shqipërinë Madhështore

2-Lëvizja Bashkë

3-Lëvizja Atdheu

4- Koalicioni Euroatlantik

5- Partia Socialiste

6-Nisma Shqipëria Bëhet

7-Aleanca Kombëtare Shqiptare

8-Aleanca për Demokracinë e Re

9-Djathtas për Zhvillim

10-Partia Mundësia

11-PSD

Çdo forcë politike apo koalicion, sipas formulës së re elektorale, ka 186 kandidatë për deputetë, ku 46 janë nga lista e mbyllur dhe 140 nga lista e hapur.

Në të gjithë vendin janë 12 zona zgjedhore dhe numri i mandateve të deputetëve për çdo zonë varion nga 3 mandate për Qarkun e Kukësit dhe deri në 37 mandate për Qarkun e Tiranës.

Për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, votimi dhe numërimi elektronik do të jetë në të gjitha qendrat e votimit të Njësisë nr. 10 në Tiranë dhe të bashkisë së Vorës.

Në të gjithë vendin KQZ ka ngritur 93 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ). Sa i takon grupeve të numërimit do të jenë 10 për Tiranën, 5 për Fierin, 4+1 rezervë për Elbasan dhe Kukës, 4+1 rezervë për Durrës dhe Gjirokastër, 2+1 rezervë për Korçë dhe Dibër, 3+2 rezervë për Vlorë dhe Lezhë dhe 2+2 rezervë për Shkodër dhe Berat pra 37 në total.

Në zgjedhjet e sotme, qytetarët me të drejtë vote do të identifikohen elektronikisht përmes pajisjeve PEI.

Gjithashtu, KQZ ka vendosur përdorimin e sistemit të transmetimit video në kohë reale të monitorimit të numërimit të votave nga jashtë dhe brenda vendit nga çdo vend i numërimit të votave, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

SPAK, KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë ngritur një Task-Forcë të përbashkët për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Gjithashtu, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash dhe ka trajnuar 6,838 efektivë me uniformë dhe 813 specialistë për hetimin e krimeve zgjedhore dhe ruajtjen e objekteve zgjedhore.

Janë 5316 punonjës policie dhe automjete policie do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve. Me dorëzimin në mëngjes të objekteve që shërbejnë si qendra votimi, punonjësit e Policisë do të tërhiqen në vendgrumbullimet e përcaktuara dhe do të rikthehen për të bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore në drejtim të KZAZ-ve, në orën 19:00.

Po mbrëmjen e sotme ora 18:00, shërbimet e Policisë do të marrin në ruajtje të gjitha objektet e VNV-ve ku do të bëhet numërimi i votave dhe shërbimi do të vijojë deri në përfundim të të gjithë procesit.

The post Zgjedhjet parlamentare, nga masat e KQZ-së te angazhimi i SPAK dhe i Policisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025 Dashi Ka rrezik që sot goja të flasë para mendjes dhe mund t’i lëndoni personat që do ju ndodhen pranë. Nëse keni një lidhje do keni ide tërësisht ndryshe nga personi në krah dhe kjo mund të nxitë debate të forta. Nëse nuk bini dakord ndryshoni temë dhe mos […]

The post Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Gati 141 qendrat e votimit në Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq

Zgjedhjet Parlamentare 2025 – Gati 141 qendrat e votimit në Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq   Në katër bashkitë e jugut, Sarandë, Konispol, Delvinë dhe Finiq, do të votohet në gjithsej 141 qendra votimi për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Ja ndarja e qendrave dhe zgjedhësve në secilën bashki:     KZAZ nr. 91 […]

The post Gati 141 qendrat e votimit në Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq appeared first on Saranda Web.

KALKULATORI ZGJEDHOR 2025

KALKULATORI ZGJEDHOR 2025       Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, votuesit tani kanë në dispozicion një mjet të ri dhe të fuqishëm për të marrë vendime të informuara: Kalkulatori Zgjedhor.   Kalkulatori Zgjedhor është aplikacioni i parë në Shqipëri me fokus këshilla votimi (VAA – Voting Advice Application) – një […]

The post KALKULATORI ZGJEDHOR 2025 appeared first on Saranda Web.

Intervista në Saranda Web, mjeku Vasil Llajo: Zgjidhni deputetin që do ta keni në krahun tuaj

Intervista në Saranda Web, mjeku Vasil Llajo: Zgjidhni deputetin që do ta keni në krahun tuaj       15 ARSYE PSE VOTA SHKON PËR VASIL LLAJON   – Sepse Dr. Vasil Llajo është nga djemtë e veçantë sarandiotë, që tërë kohën e ka dalluar dashuria dhe dhimbja për qytetin dhe njerëzit e këtij qyteti […]

The post Intervista në Saranda Web, mjeku Vasil Llajo: Zgjidhni deputetin që do ta keni në krahun tuaj appeared first on Saranda Web.

Reagimi i Adriatik Lapaj: Nuk më shantazhoni dot! S’ka metodë të ish-Sigurimit që na ndal

Pas shoqërimit nga Policia të shtetasit Ergys Isufi, i kapur me një dozë kokaine dhe që ka deklaruar në polici se është përdorues i drogës, kanë nisur reagimet e ashpra nga përfaqësuesit e Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”   Reagimi më i fortë ka ardhur nga vetë lideri i kësaj lëvizjeje, Adriatik Lapaj, i cili përmes […]

The post Reagimi i Adriatik Lapaj: Nuk më shantazhoni dot! S’ka metodë të ish-Sigurimit që na ndal appeared first on Saranda Web.

❌