Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shënoi në fundjavë, Rangers merr vendimin befasues për Bajramin

Rangers ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen e “Play Off”-it të Champions League kundër Club Brugge dhe mungesa e Nedim Bajramit ka shkaktuar diskutime të shumta në Skoci. Ylli i Kombëtares shqiptare, i cili vetëm pak ditë më parë shkëlqeu në Kupë me një supergol që bëri xhiron e rrjeteve sociale, nuk është përfshirë në skuadër nga trajneri, duke hapur dyshime mbi të ardhmen e tij.

Source

Mourinho shpërthen: Champions-i me Porton nuk është si ta fitosh me Barcelonën!

José Mourinho vazhdon të jetë një figurë që ndan mendimet e opinionit publik. Trajneri i Fenerbahçes është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij të forta dhe të drejtpërdrejta, duke mbrojtur madhështinë e karrierës së tij dhe duke relativizuar kritikat që i janë bërë ndër vite. Në një intervistë për mediat braziliane, “Special One” theksoi se jo të gjitha sukseset kanë të…

Source

Juventus i fiksuar me “Messin e Kosovës”, pritet të zëvendësojë Nico Gonzalez

Pas një dëmtimi në ije që e mbajti disi larg qendrës së merkatos, Edon Zhegrova është rikthyer fuqishëm në vëmendje. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, i mbiquajtur nga mediat si “Messi i Kosovës”, ka tërhequr interesin e madh të klubeve të mëdha europiane, mes të cilëve Juventus dhe Olympique Marseille. Sipas La Gazzetta dello Sport dhe La Stampa, “Zonja e Vjetër” po mendon seriozisht një…

Source

Dëmtimi i rëndë i Lukakut, Napoli mendon për Jamie Vardy

Napoli është përballë një situate të ndërlikuar pas dëmtimit serioz të sulmuesit të saj kryesor, Romelu Lukaku. Lajmi ka bërë jehonë edhe jashtë Italisë dhe sipas Daily Mail, drejtuesit e klubit po shqyrtojnë një pistë të pazakontë për merkaton: Jamie Vardy. Sulmuesi anglez, i cili më 11 janar do të mbushë 39 vjeç, është aktualisht lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me Leicester…

Source

Milani mendon sërish për Rabiot, Allegri e kërkon në skuadër

Milani ka hedhur hapat e parë për të kuptuar mundësinë e afrimit të Adrien Rabiot, i cili aktualisht është jashtë planeve të Olympique Marseille të Roberto De Zerbit. Sipas Sportmediaset, drejtuesit kuqezinj kanë kryer një sondazh paraprak, por operacioni duket i ndërlikuar. Mesfushori francez është vendosur jashtë skuadre nga klubi pas një konflikti të ashpër pas ndeshjes me Rennes…

Source

Sot nis faza e Play off të Champions League, ja të gjitha duelet dhe kalendari

Nga mbrëmja e sotme startojnë sfidat e playoff-it të Champions League 2025–2026, të cilat do të përcaktojnë shtatë skuadrat e fundit që do të plotësojnë fazën e grupeve. Në garë janë 14 ekipe, ndërsa shorti i fazës së kampionatit është planifikuar për 28 gusht në Monaco, një ditë pas ndeshjeve të kthimit. Formula e re, si në sezonin e kaluar, parashikon tetë ndeshje në fazën e kampionatit…

Source

Xabi Alonso ka gjetur liderin e tij: Valverde si Gerrard, mesfushori total i Real Madridit

Federico Valverde konfirmohet si një nga shtyllat më të forta të Real Madridit, një lojtar i cili ka arritur të bëhet simbol i vazhdimësisë dhe i besueshmërisë. Në dy vitet e fundit, uruguaiani ka grumbulluar 119 paraqitje në 123 ndeshje, duke luajtur mbi 9.800 minuta, prej të cilave 6.676 vetëm në sezonin 2024–25, përfshirë edhe impenjimet me kombëtaren. Shifrat flasin vetë, por më shumë se kaq…

Source

Ancelotti rikthen Neymarin në Kombëtaren e Brazilit, gati ftesa për sfidat e shtatorit

Pas një periudhe të gjatë jashtë Kombëtares për shkak dëmtimesh dhe zgjedhjesh teknike, Neymar është pranë rikthimit me fanellën e Brazilit. Sipas asaj që raporton Ge Globo, ylli 33-vjeçar është përfshirë nga Carlo Ancelotti në listën parapake dhe pritet të jetë mes të thirrurve edhe në listën përfundimtare për dy ndeshjet që Seleção do të zhvillojë në muajin shtator. Brazili është tashmë i…

Source

Kristjan Asllani transferohet te Bologna, ja detajet e marrëveshjes

E ardhmja e Kristjan Asllanit duket se është gjithnjë e më larg Interit. Sipas asaj që raporton Sky Sport Italia, është arritur një marrëveshje mes zikaltërve dhe Bolognas për transferimin e mesfushorit shqiptar. Shifrat e operacionit flasin për rreth 9 milionë euro plus një përqindje shumë të lartë mbi rishitjen e ardhshme, që shkon deri në 40%. Aktualisht mbetet ende për t’u përcaktuar akordi…

Source

Inter kërkon një mesfushor, hidhet në sulm për yllin e Atalantës

Tek Interi duket se prioriteti i momentit është përforcimi i mesfushës. Sipas asaj që shkruan Tuttosport, drejtuesit zikaltër kanë rihapur pistën që çon te Ederson, mesfushori brazilian i Atalantës, i cili më herët ishte parë si pasuesi ideal i Calhanoglu, përpara se turku të vendoste të qëndronte në Milano. Negociatat e fundit të Interit me Atalantën, të nisura fillimisht për Nicola Zaleëskin…

Source

Tare i papërmbajtshëm, shet Okafor për 21 milionë euro në Angli

Merkatoja verore ka sjellë një tjetër lëvizje të madhe. Milan dhe Leeds United kanë arritur një akord ekonomik për transferimin e Noah Okafor. Palët kanë rënë dakord për një shifër prej 21 milionë eurosh, bonuset e përfshira, pasi kuqezinjtë kishin refuzuar ofertën e parë prej 17 milionësh. Aktualisht, klubet po punojnë mbi aspektet burokratike të kontratës dhe mbetet për t’u zgjidhur vetëm…

Source

Skandal në Rusi/ Thirrjet ndaj Dakut, federata ruse nis hetimin për ngjarjen e shëmtuar

Një episod i shëmtuar ndodhi më 12 gusht në Shën Petersburg, gjatë ndeshjes së fazës së grupeve të Kupës së Rusisë mes Zenitit dhe Rubinit të Kazanit. Sulmuesi shqiptar i Rubinit, Mirlind Daku, u bë objekt i thirrjeve fyese nga tifozët vendas, duke shkaktuar reagime të forta në opinionin sportiv. Kreu i Komitetit të Kontrollit dhe Disiplinës të Federatës Ruse të Futbollit (RFU)…

Source

Milani Allegrit bën detyrën në Kupë, ndaj Barit vendosin Leao dhe Pulisic

Mission i kryer për Milanin në raundin e 1/32 të Kupës së Italisë. Kuqezinjtë fituan 2-0 ndaj Barit dhe siguruan kalimin në fazën e gjashtëmbëdhjetës së finales. Në “San Siro”, pas një fillimi të vrullshëm të miqve, Milani arriti të vendosë qetësinë që në minutën e 14-të, kur Rafael Leao shënoi me një goditje tipike sulmuesi. Megjithatë, portugezi u detyrua të largohej pak minuta më pas për…

Source

PSG e nis me fitore kampionatin, Vitinha mund Nantes

Paris Saint-Germain e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri në Ligue 1, duke marrë tre pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Nantes. Goli i vetëm i takimit erdhi nga mesfushori Vitinha, i cili në e 67-të të ndeshjes shfrytëzoi hapësirën në hyrje të zonës dhe lëshoi një goditje të fortë. Topi u devijua nga mbrojtja vendase dhe e befasoi portierin Anthony Lopes, që nuk arriti ta ndalte.

Source

Milani prezanton 7 blerjet e reja, entuziazëm për Modric

Para ndeshjes me Barin, klubi i Milanit ka prezantuar shtatë futbollistët e rinj që janë bashkuar gjatë merkatos së verës. Futbollistët e prezantuar në fushë ishin: Pietro Terracciano, Zachary Athekame, Koni De Ëinter, Pervis Estupiñán, Samuele Ricci, Ardon Jashari dhe Luka Modric. Kur Modric, fitues i Topit të Artë dhe ish-lojtar i Real Madridit, hyri në fushë, stadiumi i San Siros shpërtheu në…

Source

Seferi gjen rrugën e rrjetës në Ligën e Parë turke

Taulant Seferi ka nisur mbarë sezonin e ri në Ligën e Parë turke, duke gjetur golin e tij të parë me fanellën e Bodrumsporit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare kaloi në avantazh skuadrën e tij ndaj Sivassporit në minutën e 20-të, pas një shpërthimi nga e majta e sulmit dhe një finalizimi të saktë. Bodrumspori e mbylli pjesën e parë në avantazh, ndërkohë që vendasit barazuan në pjesën e dytë.

Source

Tare e konfirmon: Hojlund dhe Vlahovic janë opsione që po i shqyrtojmë në sulm!

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka folur për planet e merkatos së kuqezinjve para ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Barit në “San Siro”. Në një intervistë për Sportmediaset, ai ka pranuar interesin për disa emra të rëndësishëm në sulm. “Højlund është një opsion i mirë për ne – po e vlerësojmë këto ditë, por merkato është e paparashikueshme. E dimë që duhet të ndërhyjmë në atë repart dhe…

Source

Debutim me ankth për Alen Sherrin, portieri dëmtohet rëndë në sfidën ndaj Monzës

Debutimi zyrtar i Alen Sherrit me Frosinonen në Kupën e Italisë u shoqërua me momente frike. Portieri i Kombëtares shqiptare u detyrua të linte fushën 10 minuta para përfundimit të takimit ndaj Monzës, pas një përplasjeje të fortë. Në përpjekje për të larguar topin pranë vijës fatale, Sherri u godit pa dashje në fytyrë nga një prej shokëve të skuadrës. Menjëherë pas incidentit ndërhyri stafi…

Source

Nga Chiesa te Calafiori, italianët protagonistë në javën e parë në Premier League

Java e parë e Premier League ka treguar se Italia ka ende shumë për të thënë edhe në futbollin anglez. Dy prej skuadrave pretendente për titullin, Liverpool dhe Arsenal, kanë marrë fitoret e para falë golave të futbollistëve italianë. Në “Anfield”, Liverpool mposhti Bournemouth-in me rezultatin 4-2, por gjithçka u vendos vetëm në fund. Në minutën e 88-të, kur ndeshja ishte e barabartë 2-2…

Source

Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Shna Ndout në Laç, Rama: Në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve

Pranë Kishës së Shna Ndout në Laç është hapur për herë të parë këtë sezon një Qendër Shëndetësore Verore, e cila do t’u shërbejë pelegrinëve dhe vizitorëve vendas e të huaj. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamje nga objekti i ri. “Qendra Shëndetësore Verore pranë Kishës së Laçit, e hapur për herë të parë këtë sezon veror…

Source

❌