Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Liverpooli nis mbrotjen e titullit me fitore, Chiesa hero për “The Reds”

Ka nisur një sezon i ri i Premier League dhe kampionët në fuqi, Liverpool, nuk gabojnë në debutimin e tyre. Skuadra e drejtuar nga Arne Slot fitoi 4-2 ndaj Bournemouth në “Anfield”, duke gëzuar tifozët e kuq. Golat për “The Reds” u shënuan nga Ekitike, Gakpo dhe mbi të gjitha nga Federico Chiesa, i cili vulosi fitoren me golin e avantazhit në minutën e 88-të.

Source

Interi bën gati 40 milionë euro për mesfushorin e Romës

Me vetëm 15 ditë deri në mbylljen e merkatos, Interi mund të ndjekë një pistë të papritur. Për shkak të ngecjes së bisedimeve me Atalantën për transferimin e Ademola Lookman, zikaltrit po shqyrtojnë mundësinë për të blerë mesfushorin francez të Romës, Manu Koné. Lojtari 23-vjeçar, i lindur në vitin 2001, është ofruar te Interi dhe drejtuesit po vlerësojnë seriozisht mundësinë e këtij operacioni…

Source

Abissnet Superiore nis më 22 gusht, përcaktohet kalendari për 2 javët e para të kampionatit

Sezoni i ri i kampionatit “Abissnet Superiore” 2025-2026 do të nisë më 22 gusht me supersfidën Vllaznia – Egnatia. Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin për dy javët e para, ndërsa të premten, në orën 20:00, në “Loro Boriçi” do të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes së edicionit të ri. Java e parë e “Abissnet Superiore” do të mbyllet të dielën, më 24 gusht. Ndërsa java e dytë…

Source

FSHF krijon një hapësirë të dedikuar për trajnimin e fëmijëve në website-n zyrtar

Federata Shqiptare e Futbollit ka krijuar një hapësirë të veçantë në website-n zyrtar fshf.org, për t’u ardhur në ndihmë trajnerëve të fëmijëve të moshave 5–8 vjeç dhe 9–11 vjeç. Kjo dritare e emërtuar Coaching do të jetë falas dhe mund të aksesohet nga kushdo që trajnon fëmijët e këtyre grupmoshave në Shqipëri. Drejtori Teknik i FSHF, Fulvio Pea, në një prononcim për fshf.org…

Source

Nis sot Premier League, do të jetë një garë e hapur për titull

Sonte nis zyrtarisht sezoni i ri i Premier League, me ndeshjen hapëse Liverpool-Bournemouth në “Anfield”. Kjo edicion pritet të jetë një garë e fortë për titull, ku favoritë kryesorë duken Liverpool, Manchester City dhe Arsenal. Liverpool ka investuar shumë në merkato për të mbrojtur titullin, duke shpenzuar 125 milion euro për Florian Wirtz, 80 milion për Hugo Ekitiké, 40 milion për Frimpong…

Source

SPECIALE/ Tifozët e Hajdukut shkëlqyen në “Air Albania”, shembull i pasionit kroat për futbollin (VIDEO)

Edhe pse Hajduku u mund 3-1 nga Dinamo e Tiranës në “Air Albania”, tifozët e skuadrës kroate dhuruan një mbrëmje të paharrueshme. Rreth 4 mijë tifoze ishin prezentë në stadium, duke kënduar, brohoritur dhe krijuar atmosferë spektakolare gjatë gjithë ndeshjes. Ky grup i jashtëzakonshëm tifozësh tregoi se dashuria për futbollin shkon përtej rezultatit, duke mbështetur skuadrën e tyre me pasion dhe…

Source

💾

Roma i “rrëmben” Sanchon Juventusit, mungon vetëm miratimi nga lojtari

Trajneri Gian Piero Gasperini ka kërkuar përforcime në repartin e sulmit dhe drejtori sportiv Frederic Massara ka reaguar menjëherë. Në orët e fundit, Roma ka përshpejtuar negociatat për të siguruar shërbimet e Jadon Sancho dhe Leon Bailey, me bisedimet që po ecin me ritme të shpejta. Marrëveshja me Manchester United për Sancho është arritur: klubi anglez do të përfitojë menjëherë 23 milionë…

Source

SPECIALE / Ilir Daja, strategu i sukseseve të mëdha në futbollin shqiptar

Ilir Daja është një nga trajnerët më të suksesshëm dhe më të komentuar të futbollit shqiptar, një figurë që ka provuar se suksesi nuk vjen as nga fati, as nga rastësia, por nga puna e palodhur dhe vendosmëria. Në çdo hap të karrierës së tij, Daja është përballur me një realitet të ashpër: sa më shumë ngjitet lart, aq më shumë përpiqen ta ulin poshtë. Kur çoi Skënderbeun në grupet e Europa League…

Source

Faulli i ashpër ndaj Rrahmanit, Conte sherr me lojtarin e Olympiacos (VIDEO)

Një episod tensioni ndodhi miqësoren mes Napolit dhe Olympiacos në Castel di Sangro. Trajneri i kampionëve të Italisë, Antonio Conte, reagoi me ashpërsi pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani. Incidenti ndodhi kur sulmuesi grek El Kaabi goditi fuqishëm në mesfushë mbrojtësin e Napolit, një faull i rrezikshëm që shkaktoi shqetësim të madh në stolin italian.

Source

Dy të rinj bëjnë për spital futbollistin e Skënderbeut në Korçë

Një episod i rëndë dhune ka tronditur futbollin shqiptar ditën e djeshme. Sulmuesi egjiptian i Skënderbeut, Saleh Salem, është dhunuar brutalisht në qytetin e Korçës nga dy persona 23-vjeçarë, të cilët janë arrestuar nga policia. Sipas burimeve zyrtare, futbollisti është goditur disa herë në kokë, duke pësuar plagë serioze, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Source

Ilir Daja pas kualifikimit historik të Dinamos: Të gjithë ishim të përlotur, e merituam këtë fitore!

Trajneri i Dinamo City, Ilir Daja, nuk e fshehu emocionin pas fitores 3-1 ndaj Hajduk Split në “Air Albania”, që i dha skuadrës shqiptare kualifikimin në fazën “Play-Off” të Conference League. “Ishte një mbrëmje historike për futbollin shqiptar dhe për historinë e Dinamos. Kishim përballë një ekip me mbi 200 ndeshje në arenën europiane dhe ia dolëm ta përfaqësojmë denjësisht futbollin e klubeve…

Source

E KRYER/ Kolo Muani rikthehet te Juventusi, ja formula e transferimit

Gjithçka është gati për rikthimin e Kolo Muani te Juventusi. Bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me PSG-në për sulmuesin francez, i cili pritet të mbërrijë në Torino në ditët e ardhshme dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të kampionatit, të dielën më 24 gusht kundër Parmës në orën 20:45. Marrëveshja parashikon një huazim me pagesë prej 10 milionë eurosh, me detyrim blerjeje prej 45…

Source

Kualifikimi i Dinamos dhe eliminimi i Egnatias, Duka reagon në rrjetet sociale

Dinamo City ka shënuar një moment historik mbrëmjen e djeshme, duke eliminuar Hajduk Split nga Conference League dhe siguruar një vend në fazën “Play-Off” të këtij kompeticioni europian. Pas këtij suksesi, ka ardhur edhe reagimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili e cilësoi fitoren si të merituar dhe plot emocione. Postimi i Dukës Një rezultat fantastik i Dinamo City ndaj Hajduk…

Source

Egnatia ndalet në turin e tretë, mbyll rrugëtimin në Conference League

Egnatia nuk ia doli të kalojë në Play Off të Conference League, pasi u mposht 2-4 nga Olimpija Ljubljana në “Demrozi Arena” të Rrogozhinës. Pas barazimit 0-0 në takimin e parë në Slloveni, kampionët e Shqipërisë shpresonin për një kualifikim historik, por u ndalën në shtesë. Ndeshja nisi mirë për vendësit me golin e Lushkjës, por Jelenkovic barazoi shpejt. Marin përmbysi rezultatin në favor të…

Source

Dinamo kualifikim historik në Play Off e Conference League, mposht Hajdukun e Splitit

Dinamo City ka arritur një sukses historik, duke mposhtur 3-1 Hajdukun e Splitit dhe siguruar biletën për në Play Off të Conference League. Pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë në Kroaci, skuadra e Ilir Dajës përmbysi gjithçka para tifozëve të saj në “Air Albania”. Takimi nisi mbarë për blutë, me Zabërgjën që shënoi në minutën e 14-të, duke ndezur entuziazmin në stadium. Hajduku u hodh në sulm për…

Source

Jashari: Milani një ëndërr për mua, i dhashë fjalën Tares dhe Ibrahimovic …

Pas një tratative të gjatë dhe të vështirë, Ardon Jashari dhe Milani janë më në fund në të njëjtën anë të historisë. Mesfushori zviceran, i ardhur nga Club Brugge, ka debutuar tashmë në një miqësore, por gjithmonë ka pasur një dëshirë të qartë: të veshë fanellën kuqezi. Në prezantimin zyrtar për mediat, Jashari u shpreh i emocionuar: “Të luash për këtë klub sjell një presion të madh dhe është…

Source

Mbrëmje e madhe për futbollin shqiptar, sot Dinamo dhe Egnatia kërkojnë të shkruajnë historinë

Futbolli shqiptar është sot në qendër të vëmendjes evropiane, teksa Egnatia dhe Dinamo City do të zbresin në fushë për ndeshjet e kthimit të turit të tretë të UEFA Conference League, me objektivin e madh për të siguruar një vend në fazën play-off të kompeticionit. Kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë një mundësi të artë për të shkruar një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e klubit.

Source

Ceferin kritikon Italinë: Infrastruktura e stadiumeve është e tmerrshme!

Në përfundim të ndeshjes së Superkupës Evropiane të zhvilluar në Udine, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka folur për ecurinë e futbollit italian, duke dhënë një vlerësim pozitiv për nivelin e kampionatit, por edhe një kritikë të ashpër për infrastrukturën. “Pavarësisht disa rezultateve jo të kënaqshme të kombëtares italiane, mendoj se si lëvizje është në rritje dhe se Gabriele Gravina…

Source

Sozia e Messit në Argjentinë nuk lejohet të marrë pjesë në zgjedhje për këshilltar bashkiak

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Mar del Plata, ku drejtësia argjentinase ka refuzuar kandidaturën e një imituesi të njohur të Lionel Messit për zgjedhjet bashkiake. Aktori Leonardo Gorri, i cili në skenë njihet si “No Soy Messi” (nuk jam Messi), kishte paraqitur kërkesën për të kandiduar si këshilltar bashkiak në një listë qytetare, duke përdorur emrin artistik që i referohet drejtpërdrejt…

Source

Ta-rekord/ Drejtori shqiptar arkëtime si kurrë më parë në merkaton e Milanit

Milan ka hyrë në librat e rekordeve për sa i përket arkëtimeve nga shitjet e lojtarëve. Me transferimin e fundit të Malick Thiaë, sipas të dhënave të “Sky Sport”, kuqezinjtë kanë arritur shifrën e jashtëzakonshme prej 149.8 milionë euro, një rekord absolut në historinë e klubit, duke tejkaluar me shumë distancë sezonet e kaluara. Nëse shohim ecurinë e viteve të fundit, diferenca është e dukshme…

Source

❌