❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një hartë probabilitare e rrezikut për zjarre

Nga Eduard Zaloshnja

Në 35 vjetët e fundit, mirëmbajtja e pyjeve është pak të thuhet se është neglizhuar. Dhe ndoshta do të duhet të kalojnë 35 vjet të tjera që mirëmbajtja e pyjeve në Shqipëri të rikthehet në nivelin e para 35 viteve. (Shënim: Dizertacionin për të marrë gradën Kandidat Shkencash e shkruajta për modelet probabilitare të mbrojtjes së pyjeve më 1990, por nuk e mbrojta ngaqë u përfshiva në lëvizjen për rrëzimin e regjimit komunist).

Në kushtet aktuale, kur ngrohja globale po e rrit probabilitetin e zjarreve, kur mirëmbajta e pyjeve ka degraduar rëndë, dhe kur ndërgjegjia komunitare për ruajtjen e fshatrave është bjerrë, i takon Ministrisë së Mbrojtjes të ngrejë një grup pune për hartimin e një harte probabilitare të rrezikut të zjarreve.

Wshtë një detyrë e vështirë për një vend, ku pothuaj 80% e terrenit është kodrinor-malor dhe i mbuluar më shkurre e pyje. Por një kordinim mes Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Brendshme, dhe Shërbimit Metereologjik mund të prodhojë një hartë probabilitare të rrezikut të zjarreve për sezonin e ardhshëm. Që do të shërbente për një planifikim paraprak të aksioneve anti-zjarr, para se zjarret të shfaqen në beharin e ardhshëm.

Sa për përmirësimin e mirëmbajtjes së pyjeve, qeveria duhet të fillojë të mendojë qysh sot, që të mos duhet të kalojnë 35 vjet për të arritur atë nivel mirëmbajtje pyjesh që kishim para 35 vjetësh


The post Një hartë probabilitare e rrezikut për zjarre first appeared on JavaNews.al.

ËshtĂ« rritur efikasiteti i karburantit apo
 evazioni nĂ« dogana?

Nga Eduard Zaloshnja

Nga tĂ« dhĂ«nat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve tĂ« regjistruara me targa shqiptare Ă«shtĂ« trefishuar nĂ« dy dekadat e fundit. NdĂ«rkohĂ«, sasia e karburantit tĂ« zhdoganuar Ă«shtĂ« rritur vetĂ«m 30%


Mesatarisht njĂ« automjet aktiv mĂ« 2005 konsumoi rreth 1450 litra karburant nĂ« vit. NdĂ«rsa sot sasia e karburantit tĂ« konsumuar mesatarisht nga njĂ« automjet aktiv Ă«shtĂ« pĂ«rtej pĂ«rgjysmuar – ka zbritur nĂ« rreth 630 litra karburant nĂ« vit (630 milionĂ« litra tĂ« zhdoganuara janĂ« konsumuar nga 1 milion automjete aktive).

Në qoftë se të dhënat zyrtare janë të sakta dhe nuk ka patur evazion fiskal në dogana, i bie që ose është dyfishuar efikasiteti i përdorimit të karburantit, ose janë përgjysmuar kilometrat e përshkuara  mesatarisht nga çdo automjet.

Në fakt, të dyja këto hipoteza nuk qendrojnë.

Së pari, është e vërtetë që përmirsimet në cilësinë e karburantit dhe në cilësinë e automjeteve sjellin rritje të efikasitetit në konsumin e karburantit. Por edhe vendet më të përparuara nuk kanë arritur të kenë rritje të efikasitetit më shumë se 10% përgjatë dy dekadave. Ndërsa ne e paskemi dyfishuar efikasitetin e përdorimit të karburantit brenda dy dekadave!!!

Së dyti, kilometrat e përshkuara mesatarisht nga një automjet aktiv nuk kanë si të jenë përgjysmuar, krahasuar me vitin 2005. Gjatë kësaj kohe janë shtuar dhe përmirësur ndjeshëm rrugët në mbarë Shqipërinë, e si rrjedhim janë shtuar ndjeshëm udhëtimet turistike brenda vendit si në verë edhe në dimër (numri i dhomave të hoteleve është trefishuar në gjithë vendin).

Krahasuar me 2005-Ă«n, automjetet mund tĂ« kenĂ« pĂ«rshkuar mesatarisht mĂ« shumĂ« kilometra, e jo t’i kenĂ« pĂ«rgjysmuar ato


Analiza e mësipërme na çon tek shtegu më i mundshëm: evazoioni fiskal në dogana.

Për të furnizuar 1 milion automjetet aktive nevojitet shumë më tepër karburant se sa zhdoganohet. Se sa më tepër nuk mund të matet me saktësi, sepse duhen të dhëna të hollësishme mbi markat dhe vjetërsinë e automjeteve, si dhe mbi kilometrat e përshkuara nga to.

 

 

The post ËshtĂ« rritur efikasiteti i karburantit apo
 evazioni nĂ« dogana? first appeared on JavaNews.al.

Aksidentet rrugore janë ulur 16%, por vdekjet e motoçiklistëve/këmbësorëve/biçiklistëve janë rritur 200%

Nga Eduard Zaloshnja

Në-mujorin e parë të këtij viti u regjistruan vetëm 768 aksidente rrugore, nga 913 që u regjistruan vjet në të njëjtën periudhë. Pra aksidentet rrugore u pakësuan plot 16%.

Me pakĂ«simin e aksidenteve rrugore, pritej qĂ« edhe vdekjet rrugore tĂ« pakĂ«soheshin. Por ndodhi e kundĂ«rta, ato u shtuan – ishin 116 nĂ« 7-mujorin e parĂ« tĂ« kĂ«tij viti.

Dhe 2/3 e vdekjeve rrugore ishin ndër motoçiklistët/kalimtarët/biçiklistët. Pa këtë njollë të zezë vdekshmërie, rrugët e Shqipërisë do të ishin më të sigurta se masatarja e BE-së në treguesin e vdekjeve për 100 mijë automjete në qarkullim.

Ky është një problem që duhet adresuar me ndryshime ligjore nga Kuvendi i Shqipërisë, fushatë sensibilizimi nga Ministria e Brendshme, dhe fushatë ndëshkimi nga Policia e shtetit!

The post Aksidentet rrugore janë ulur 16%, por vdekjet e motoçiklistëve/këmbësorëve/biçiklistëve janë rritur 200% first appeared on JavaNews.al.

A do të ripushtohen hapësirat e çliruara publike?

Nga Eduard Zaloshnja

“A mendoni se hapĂ«sirat publike qĂ« po çlirohen do tĂ« ripushtohen me kalimin e kohĂ«s?” — kjo ishte pyetja kryesore e pyetĂ«sorit, linkun e tĂ« cilit e shpĂ«rndava me 2000 sms krejt tĂ« rastĂ«sishme nĂ« gjithĂ« territorin e vendit.

Wshtë një pyetje legjitime të bëhet në prag të Rilindjes Urbane 2.0, ngaqë hapësirat publike u ripushtuan pas Rilindjes Urbane 1.0.

Por duket se besimi tek vendosmëria e Ramës për suksesin e Rilindjes Urbane 2.0 është i lartë, pavarësisht zhbjerrjes se versionit 1.0.

Kështu, plot 70% e të anketuarve mendojnë se nuk do ketë më ripushtim të hapësirave publike të çliruara. Vetëm 26% mendojnë se do ketë një ripushtim (pothuaj krejtësisht votues opozitarë). Kurse 4% janë të dyzuar (përqindjet i kam rrumbullakosur për lehtësi leximi).

Fakti qĂ« 70% e shqiptarĂ«ve tĂ« kĂ«tushĂ«m besojnĂ« nĂ« vendosmĂ«rinĂ« e RamĂ«s pĂ«r t’i disiplinuar hapĂ«sirat publike i var atij mbi shpinĂ« njĂ« barrĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« politke. TĂ« paktĂ«n deri mĂ« 2030, nuk duhet tĂ« lindĂ« nevoja pĂ«r njĂ« Rilindje Urbane 3.0


The post A do të ripushtohen hapësirat e çliruara publike? first appeared on JavaNews.al.

Banka e Shqipërisë mund të sigurojë rezervë valutore për 12 muaj importe

Nga Eduard Zaloshnja

Aktualisht rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë e ka kaluar shifrën 6 miliardë Euro. Me një rezervë të tillë mund të mbulohen të gjitha importet e rreth 8.5 muajve, në rast të një situate emergjente. (Në fakt, rezerva valutore mbahet edhe për raste emergjente të pagesave fiskale në valutë ose të tronditjeve të forta në tregun valutor, por në literaturën ekonomike muajt e importeve përdoren si tregues kryesor.)

Suvjet Banka e Shqipërisë mund të blejë valutë në tregun shqiptar valutor me kosto më të ulët se në vitet e mëparshme. Aktualisht në tregun e lirë valutor 1 Euro mund të blihet me vetëm 96,5 lekë (kursi më i ulët qysh nga krijimi i euros); 1 Dollar mund të blihet me vetëm 83 lekë (kursi më i ulët në dekadën e fundit); 1 Pound mund të blihet me 112 lekë (kursi më i ulët historik); 1 Frangë Sviceriane mund të blihet me 103 lekë (kursi më i ulët në dekadën e fundit).

NĂ« qoftĂ« se llogaritet njĂ« mesatare e thjeshtĂ« arithmetike e kursit tĂ« kĂ«mbimit tĂ« katĂ«r valutave kryesore nĂ« tregun shqiptar, kursi i kĂ«mbimit rezulton sot 1 me 100.5. NdĂ«rsa nĂ« qoftĂ« se llogaritet njĂ« mesatare e ponderuar (bazuar nĂ« volumin e tregĂ«tisĂ« sĂ« jashtme), kursi i kĂ«mbimit rezulton sot 1 me 97,2 – kursi mĂ« i ulĂ«t historik!
Duke parë aktivet e shëndosha në bilancin e Bankës së Shqipërisë, mund të thuhet se ka vend për një fushatë të fuqishme blerjesh të valutës në tregun shqiptar nga ana e saj. Objektivi i një rezerve valutore që mund të mbulojë 12 muaj importe, është mëse i arritshëm në një situatë kaq të favorshme në tregun e brendshëm valutor.

Një rezervë e tillë do të ishte një parapritë e mirë për çdo emergjencë valutore-financiare në të ardhmen.
Ndërkohë, një fushatë e tillë do ta stabilizonte kursin euro- lek në nivelin 1 me 100. Një kurs që do të ndihmonte gjthë industrinë e turizmit dhe eksportuesit shqiptarë, që punësojnë dhjetra mijëra shtetas me të ardhura të ulta

The post Banka e Shqipërisë mund të sigurojë rezervë valutore për 12 muaj importe first appeared on JavaNews.al.

Muri elektoral 800-mijësh i Ramës ka themele 84-vjeçare

Nga Eduard Zaloshnja

Berisha deklaroi dje se Rama përdori gjysëm miliard euro nga paratë publike për të marrë votat që mori më 11 maj.

Por koalicioni i Ramës më 2009 (kur ishte në opozitë) mori po kaq vota sa mori brenda vendit sivjet. Pra, votat që merr koalicioni i Ramës nuk varen shume nga qenia e tij në pushtet.

Po si mund te shpjegohet kjo qendrueshmëri elektorale?

Le ta fillojmë analizën me zgjedhjet e para pluraliste të marsit 1991.

Në ato zgjedhje, PPSH (paraardhësja e PSSH) mori 2/3 e votave, por u detyrua shpejt të pranonte zgjedhje të parakohëshme, ngaqë nuk e mbante dot më pushtetin 47-vjeçar.

Në zgjedhjet e parakohëshme (mars 1992), PSSH mori vetëm 1/3 e votave. Gjë që tregon se shumë nga anëtarët e familjeve që e kishin përkrahur për 47 vjet ishin zhgënjyer më së fundmi me të.

Por ata u zhgënjyen shpejt edhe me pushtetin e Berishës. Në referendumin e 1994, ku Berisha kërkoi personalisht votën e shqiptarëve për kushtetutën që donte ai, vetëm 41% votuan pro. Anëtarët e familjeve që kishin përkrahur PSSH në dekadat e mëparshme e abandonuan në masë Berishën


Tragjedia e skemave piramidale e thelloi edhe mĂ« tepĂ«r ndarjen elektoratit shqiptar nĂ« dy pjesĂ« – pakica qĂ« i mbeti besnike PD-sĂ« sĂ« BerishĂ«s dhe shumica qĂ« u grumbullua nĂ« sinorin e PSSH-sĂ«.

Qysh nga 1997-a e këtej elektorati i PSSH-së ka mbetur shumicë, pavarsisht përçarjeve Nano-Meta e Rama-Meta, që i dhanë mundësinë Berishës të qeveriste nga 2005 deri më 2013.

Nga 2013-ta e këtej, koalicioni i majtë i udhëhequr nga Rama është stabilizuar rreth 800 mijë votave, ndërkohë që koalicioni i PD-së është luhatur mes 470 mijë dhe 620 mijë votave. Më 11 maj mori vetëm 530 mijë vota (duke përfshirë edhe votat nga diaspora dhe votat e ish-LSI-së)

The post Muri elektoral 800-mijësh i Ramës ka themele 84-vjeçare first appeared on JavaNews.al.

Pogradeci mbetet mbreti i turizmit vendas

Nga Eduard Zaloshnja

Pogradeci ofron diçka që asnjë destinacion turistik veror në Shqipëri nuk e ofron dot. Përbri plazhit ka një pedonale rreth 2.5 kilometra të gjatë.

Përbri pedonales, ka një lulishte pothuaj aq të gjatë. Dhe përbri lulishtes, ka një shëtitore diçka më të shkurtër (ku nuk lejohet qarkullimi i automjeteve pas orës 19).
Pogradeci ofron gjithashtu çmimet më të ulta për akomodim në hotele dhe apartamente private gjatë sezonit veror. Kurse çmimet për çadrat e plazhit dhe për ushqimet/pijet në bare e restorante nuk krahasohen me çmimet tejet të larta në plazhet e tjerë.

Thënë të gjitha këto, në pedonalen dhe shëtitoren e Pogradecit mbizotërojnë dialektet e Shqipërisë së Mesme dhe asaj Juglindore.

Shumë pak turistë të huaj duket se qendrojnë në Pogradec.

Moti jo fort i përshtatshëm për plazh në Pogradec në javët e fundit mund të ketë ndikuar për fluksin e turistëve të huaj. Por Bashkia Pogradec duhet të mendojë për një strategji afatgjatë të thithjes së turistëve të të gjitha dialekteve dhe gjuhëve

The post Pogradeci mbetet mbreti i turizmit vendas first appeared on JavaNews.al.

58.1% e duan rinovimin e mandatit për Dumanin, 53.3% e duan rinovimin për prokurorët e SPAK-ut

Nga Eduard Zaloshnja

Më 19 dhjetor 2025, mandati i Altin Dumanit si drejtues i SPAK-ut përfundon juridikisht. Po çfarë mendojnë shqiptarët e thjeshtë për një rinovim të mandatit të tij pas dhjetorit? Për ta testuar këtë pyetje, zhvillova një sondazh të shpejtë, duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me 2000 SMS krejt të rastësishme në të gjithë territorin e vendit.

Plot 58.1% e 1687 të anketuarve që e plotësuan pyetësorin e donin rinovimin e mandatit për Dumanin (shihni grafikun e mëposhtëm). Ndër 41.9% që nuk e donin rinovimin, shumica dërrmuese ishin votues të PD-ASHM dhe të PS (fare pak ishin votues të partive të tjera ose mosvotues)

MeqĂ« prokurorĂ«ve tĂ« SPAK-ut nĂ« pĂ«rgjithĂ«si po u afrohet data e mbarimit tĂ« mandatit, futa nĂ« pyetĂ«sor edhe pytjen “A mendoni se prokurorĂ«ve tĂ« SPAK-ut duhet t’u jepet edhe njĂ« mandat tjetĂ«r pas 9 vjetĂ«sh nĂ« detyrĂ«?”

Vetëm 53.3% e 1687 të anketuarve që e plotësuan pyetësorin e donin rinovimin e mandatit për prokurorët e SPAK-ut (shihni grafikun e mëposhtëm). Ndër 46.7% që nuk e donin rinovimin, shumica dërrmuese ishin votues të PD-ASHM dhe të PS. Por jo pak ishin votues të partive të vogla ose mosvotues.

The post 58.1% e duan rinovimin e mandatit për Dumanin, 53.3% e duan rinovimin për prokurorët e SPAK-ut first appeared on JavaNews.al.

“Orteku Murinjo” nĂ« turizmin shqiptar po ngadalĂ«sohet 


Nga Eduard Zaloshnja

MĂ« 2022 u regjistruan nĂ« ShqipĂ«ri 7.5 milionĂ« hyrje me pasaporta tĂ« huaja (https://www.instat.gov.al/al/temat/industria-tregtia-dhe-sh%C3%ABrbimet/turizmi/#tab2 ) – njĂ« rritje prej 17.7%, krahasuar me vitin para pandemisĂ« Covid-19. NĂ« vitet nĂ« vijim, kjo rritje ka qenĂ« galopante, duke arritur vjet rekordin 11.7 milionĂ« hyrje me pasaporta tĂ« huaja, ose 82.6% mĂ« shumĂ« se mĂ« 2019.

Po nga erdhi kjo rritje galopante e hyrjes me pasaporta të huaja në Shqipëri?

Qeveria shqiptare nuk ka financuar ndonjĂ« fushatĂ« publicitare nĂ« rrjetet televizive e internetore ndĂ«rkombĂ«tare. As ka financuar reklama nĂ« stadiumet e famshme sportive (si pĂ«r shembull reklama ‘Visit Rwanda’, qĂ« shfaqet nĂ« stadiumet e Premier League, etj.).

Për të kuptuar rritjen e popullaritet të Shqipërisë si destinacion turistik, duhet bërë një zhytje në internet, në kërkim të luahtjeve të shfaqjes së emrit Albania në të. Këtë lloj kërkimi më ndihmoi ta bëj specialist IT që më ndihmon për zhvillimin e sondazheve të mia.
Nga kërkimi i të gjitha faqeve në internet dhe i të gjitha rrjeteve sociale kudo në botë, na rezultoi se deri më 25 maj 2022, shfaqja e emrit Albania ishte minimale në sferën digjitale botërore. Por me fitoren e finales së Conference League në Tiranë nga Roma e Murinjos, shfaqja e emrit Albania pësoi një kërcim statistikor të habitshëm në sferën digjitale botërore.

Dy fjalĂ« pĂ«r “efektin Murinjo”

KurrĂ« nuk mund t’i shkonte ndĂ«r mend FSHF-sĂ« dhe qeverisĂ« shqiptare (kur vendosĂ«n tĂ« ndĂ«rtonin ArenĂ«n KombĂ«tare “Air Albania”) se njĂ« ditĂ« do tĂ« vinte nĂ« TiranĂ« tĂ« luante finalen e 5-tĂ« europiane traineri mĂ« i suksesshĂ«m i finaleve, “The special One” Murinjo. E aq mĂ« tepĂ«r, qĂ« ai edhe do ta fitonte kĂ«tĂ« finale. NjĂ« lajm ky qĂ« u shfaq nĂ« titujt e mediave (jo vetĂ«m sportive) nĂ« mbi 150 vende tĂ« botĂ«s. Murinjo Ă«shtĂ« njĂ« emĂ«r i njohur (brand name) botĂ«ror qĂ« e shumĂ«fishoi vlerĂ«n promovuese tĂ« lajmeve mbi zhvillimin e finales sĂ« UEFA Conference League nĂ« TiranĂ«. NjĂ« bonus ekstra (falas) pĂ«r punĂ«n e bĂ«rĂ« nga FSHF-ja dhe qeveria shqiptare pĂ«r sjelljen dhe organizimin e pĂ«rsosur tĂ« asaj finaleje.

‘Orteku Murinjo’ po ngadalĂ«sohet


Qysh kur filloi ‘Orteku Murinjo’, emri Albania nĂ« sferĂ«n digjitale botĂ«rore ka ruajtur njĂ« prezencĂ« tĂ« kĂ«naqshme pĂ«r njĂ« vend tĂ« vogĂ«l, qĂ« ishte poshtĂ« radarit ndĂ«rkombĂ«tar digjital para pandemisĂ«. Por ka shenja se ky ortek po ngadalĂ«sohet


Në plazhin Durrës-Golem, më i gjati në vend (10 km) dhe me kapacitetet më të mëdha akomoduese për turistë, kanë filluar të mbizotërojnë ndjeshëm dialektet e gjuhës shqipe. Vjet mbizotëronin gjuhët e huaja


Vjet operatorĂ«t turistikĂ« raportonin se ishte shumĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« pronotoheshin dhoma nĂ« hotelet e plazhit DurrĂ«s-Golem. Kurse sivjet Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« e lehtë 

Edhe nëpër lokalet e plazhit Durrës-Golem, pronarët raportojnë se nuk ka gjasa ta kapin rekordin e xhiros së vjetshme


ǒduhet bërë në vijim?

NĂ« njĂ« botĂ« ku informacioni (pozitiv dhe negativ) lĂ«viz me shpejtĂ«sinĂ« e elektroneve, orteqet digjitale mund tĂ« mbarojnĂ« aq shpejt sa fillojnĂ«,. QĂ« ‘Orteku Murinjo’ tĂ« vazhdojĂ« gjatĂ«, duhet qĂ« qeveria shqiptare dhe operatorĂ«t turistikĂ« tĂ« bashkpunojnĂ« pĂ«r njĂ« strategji afatgjatĂ« tĂ« zhvillimit tĂ« turizmit, ku tĂ« ndĂ«rthuret promovimi dhe pĂ«rmirĂ«simi i ofertĂ«s turistike tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

The post “Orteku Murinjo” nĂ« turizmin shqiptar po ngadalĂ«sohet 
 first appeared on JavaNews.al.

Dështimi i Rithemelimit 1.0 dhe perspektiva e Rithemelimit 2.0

Nga Eduard Zaloshnja

PolitikanĂ« dhe analistĂ« rrotull BerishĂ«s po qarkullojnĂ« nĂ« media idenĂ« e njĂ« Rithemelimi 2.0, meqĂ« Rithemelimi 1.0 i tij dĂ«shtoi elektoralisht – koalicioni PD+LSI+PDIU+etj mori 200 mijĂ« vota mĂ« pak se para katĂ«r vjetĂ«sh, anipse sivjet votuan edhe pĂ«rkrahĂ«s opozitarĂ« nga diaspora.

Në fakt, partitë përbërëse të koalicionit të udhëhequr aktualisht nga Berisha kanë regjistruar një trajektore elektorale ulëse nga 2017-a e këtej (shihni grafikun e mëposhtëm).

Kështu, PD+LSI+PDIU+etj morën së bashku plot 760 mijë vota më 2017, pasuar nga 730 mijë vota më 2021. Por më 2025 (pas Rithemelimit 1.0), ato regjistruan një firo dramatike, duke zbritur në 530 mijë vota.

Pas njĂ« analize tĂ« votave nĂ« mbi 5200 qendra votimi gjatĂ« dekadĂ«s sĂ« fundit, ndĂ«rtova njĂ« model parashikimi statistikor pĂ«r votat e mundshme tĂ« koalicionit PD+LSI+PDIU+etj mĂ« 2029 (dmth pas Rithemelimit 2.0). Dhe rezultoi se votat pĂ«r tĂ« mund tĂ« zbresin edhe mĂ« poshtĂ« se sivjet – diku tek 490 mijĂ«shi


The post Dështimi i Rithemelimit 1.0 dhe perspektiva e Rithemelimit 2.0 first appeared on JavaNews.al.

A do të kemi pas disa vitesh një Rilindje Urbane 3.0?

Nga Eduard Zaloshnja

Para disa ditësh Rama deklaroi se do të kemi një Rilindje Urbane 2.0. Referenca lidhet me Rilindjen Urbane 1.0 të para 12 vjetëve


Para 12 vitesh, pasi kishte fituar mandatin e tij të parë kryeministror, Rama shpalli programin e Rilindjes Urbane, që kishte dy komponentë: 1. Rregullimin dhe zbukurimin e qendrave të qyteteve; 2. Spastrimin e trotuarëve nga tavolinat/tezgat/tendat/çadrat/strukturat/kioskat pa leje apo me leje abuzive. Dhe pasi trotuarët u spastruan e qendrat urbane u zbukuruan, u përcaktuan kritere strikte se ku dhe sa përqind të trotuarëve mund të ziheshin nga bizneset në buzë të tyre.

Vijmë në ditët e sotme.

Pasi fitoi mandatin e tij të katërt kryeministror rradhazi, Rama konstatioi se trotuarët përsëri ishin zaptuar nga tavolinat/tezgat/tendat/çadrat/strukturat/kioskat pa leje apo me leje abuzive. Dhe duke filluar nga Lungomarja e tij e dashur (në Vlorë), ai urdhëroi një aksion spastrimi kombëtar, të ngjashëm me atë të 2013-ës.

Duke e kuptuar qĂ« kriteret strikte se ku dhe sa pĂ«rqind tĂ« trotuarĂ«ve mund tĂ« ziheshin nga bizneset nĂ« buzĂ« tĂ« tyre nuk ishin zbatuar nga zyrtarĂ«t lokalĂ« tĂ« bashkive, Rama “kĂ«rkoi” dorheqjen masive tĂ« tyre, dhe ata iu bindĂ«n nĂ« masĂ« “kĂ«rkesĂ«s” sĂ« tij. NdĂ«rkohĂ«, ai ka deklaruar se nĂ« shtator do tĂ« miratohet njĂ« paketĂ« e re ligjore territoriale nĂ« Kuvend, e cila do tĂ« pĂ«rcaktojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« edhe mĂ« strikte se deri mĂ« sot kriteret e administrimit tĂ« territorit.

Rama ka dhënë pak detaje rreth paketës së re ligjore territoriale që do të miratohet në shtator. Por sido që të jetë, e sigurt është që ajo do të zbatohet!

Dhe pyetja që natyrshëm mund të shtrohet është: A do të vijë dita që pas disa vitesh të kemi nevojë për një Rilindje Urbane 3.0, pasi kjo Rilindja Urbane 2.0 dalëngadalë të harrohet?

 

The post A do të kemi pas disa vitesh një Rilindje Urbane 3.0? first appeared on JavaNews.al.

Rrënjët e rrumpallës së territorit: Ligji 7501 apo Berisha-92?

Nga Eduard Zaloshnja

Deri nĂ« fund tĂ« vitit 1990, e gjithĂ« toka e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« ishte pronĂ« e shtetit – fakt juridik i konsakruar nĂ« kushtetutĂ«n komuniste tĂ« 1976-Ă«s. Por kur lindi Pratia Demokratike (mĂ« dhjetor 1990), njĂ« nga pikat kryesore tĂ« programit tĂ« saj ishte pikĂ«risht privatizimi i tokĂ«s.

Dhe kur Partia Demokratike u pĂ«rball me PartinĂ« e PunĂ«s (komuniste) nĂ« zgjedhjet e para pluraliste (31 mars 1991), çështja e pronĂ«sisĂ« sĂ« tokĂ«s ishte nga mĂ« tĂ« debatuarat. Dhe atĂ« debat e “fitoi” Partia e PunĂ«s (komuniste), qĂ« kishte si kandidatĂ« pĂ«r deputetĂ« kryetarĂ« komunistĂ« kooperativash bujqĂ«sore (tĂ« cilĂ«t ishin tĂ« intersuar personalisht tĂ« ruhej pronĂ«sia shtetĂ«rore e tokave dhe kryetarllĂ«ku i tyre).

Përballë kandidatëve të tillë, ne kandidatët demokratë nuk kishin asnjë shans të fitonim. Si rrjedhojë, në zgjedhjet e1991-shit, Partia e Punës (Komuniste) mori 170 mandate (pothuaj të gjitha rurale), ndërsa ne të opozitës morëm vetëm 80 mandate (pothuaj të gjitha urbane).

Dhe kur analizuam humbjen e zgjedhjeve, arritëm në përfundimin se pa shpërndarë tokat e koperativave bujqësore tek antëtarët e tyre, ne nuk kishim shans të vinim ndonjëherë në pushtet (2/3 e popullsisë banonte në fshatra atëherë). Dhe u përbetuam unanimisht se kur të vinim në pushtet, ligji i parë që do të kalonim në Kuvend do të ishte ai i kompensimit të pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist.

Qeveria e Partisë së Punës (komuniste) dha shpejt dorëheqjen dhe u krijua Qeveria e Stabilitetit, me përfaqësues të të gjitha partive. Një nga pikat kryesore të programit të saj (të imponuar nga PD-ja) ishte shpërbërja e kooperativave bujqësore. Dhe kjo pikë e programit u realizua më 19 korrik 1991, me miratimin në Kuvend të Ligjit 7501, sipas të cilit toka e kooperativave bujqësore iu dha anëtarëve të tyre.

Pas shpërbërjes së kooperativave bujqësore, ne i fituam në mënyrë plebishitare zgjedhjet e parakohëshme të 1992-shit (si në qytete, edhe në fshatra). Koalicioni i PD-së siguroi 2/3 e votave në parlament, mëse të mjaftueshme për të kaluar ligjin e shumëpritur për kompensimin e pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist!

Rasti e solli që profesori im në Virginia Tech (ku kisha shkuar për studime pasuniversitare) dhe një koleg i tij të ishin ekspertë të ligjeve për kompensimin e pronarëve të shpronësuar nga shtete të ndryshme në botë. Dhe kur u tregova për zhvillimet e mësipërme, ata shprehën interes dhe erdhën me mua në Tiranë për të takuar Berishën, që sapo ishte zgjedhur President i Republikës.

Në atë takim ata i prezantuan Berishës një skicë-projekt që konsistonte në këto pika kryesore:

  • Nga 700 mijĂ« hektarĂ« tokĂ« bujqĂ«sore, vetĂ«m 350 mijĂ« hektarĂ« kishin patur pronarĂ« privatĂ« nĂ« vitin 1944. KĂ«shtu, 350 mijĂ« hektarĂ«t e tjerĂ« (nĂ« pronĂ«si tĂ« shtetit) mund tĂ« pĂ«rdoreshin pĂ«r kompensim fizik tĂ« pronarĂ«ve tĂ« shpronĂ«suar nga regjimi komunist nĂ« bazĂ« tĂ« disa koeficientĂ«ve konvertimi.
  • PronarĂ«ve tĂ« truajve urbanĂ« duhej t’u ktheheshin ato, ku nuk ishin tĂ« zĂ«na nga ndĂ«rtime tĂ« kryera pas vitit 1944. NdĂ«rsa pĂ«r truajt e zĂ«na, duheshin kompensuar fizikisht pronarĂ«t e shpronĂ«suar nga regjimi komunist nĂ« bazĂ« tĂ« disa koeficientĂ«ve konvertimi.
  • I gjithĂ« procesi i kompensimit fizik duhej tĂ« mbyllej brenda dy vjetĂ«sh me konsulencĂ« dhe financim tĂ« fuqishĂ«m nga USAID-i, dhe nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tij, çdo metĂ«r tokĂ« nĂ« territorin e ShqipĂ«risĂ« duhet tĂ« kishte njĂ« titull pronĂ«sie (privat apo shtetĂ«ror).
  • Deri sa tĂ« pĂ«rfundohej procesi i kompensimit, duhej vendosur njĂ« moratorium pĂ«r mosdhĂ«nien e lejeve tĂ« ndĂ«rtimit, tĂ« cilat duhej tĂ« jepeshin mĂ« pas vetĂ«m nĂ« bazĂ« tĂ« planeve tĂ« zhvillimit nĂ« secilĂ«n bashki e komunĂ« tĂ« vendit.

Pasi dĂ«gjoi prezantimin e mysafirĂ«ve amerikanĂ«, Berisha tha me njĂ« ton solemn: “Tokat shtetĂ«rore janĂ« tĂ« pĂ«rqendruara nĂ« bregdet, por malsorĂ«t shqiptarĂ« e kanĂ« patur Ă«ndĂ«rr shekullore tĂ« zbresin nĂ« bregdet. KĂ«tĂ« Ă«ndĂ«rr ua pengoi regjimi i Enver HoxhĂ«s, dhe ne tani nuk mund t’u bĂ«hemi pengesĂ«â€. Dhe pas disa fjalive tĂ« pĂ«rgjithshme kortezie, ai na pĂ«rcolli


Kur dolĂ«m nga zyra, profesori im mĂ« pyeti pĂ«r origjinĂ«n e BerishĂ«s dhe unĂ« iu pĂ«rgjigja se Ă«shtĂ« nga malĂ«sia. “Kot na solle deri nĂ« TiranĂ«, sepse ai do qĂ« pĂ«rkrahĂ«sit e tij tĂ« vijnĂ« nĂ« bregdet,” mĂ« tha profesori i zhgĂ«njyer nga takimi


Se si janĂ« zhvilluar ngjarjet rreth pronĂ«sisĂ« sĂ« tokĂ«s dhe ndĂ«rtimet mbi tĂ« i di i madh e i vogĂ«l nĂ« ShqipĂ«ri. Vlen tĂ« theksohet se vetĂ«m dy vjet pas atij takimi me BerishĂ«n, pronarĂ«t e shpronĂ«suar nga regjimi komunist u futĂ«n nĂ« grevĂ« urie, nga e cila ai i nxorri me forcat speciale tĂ« policisĂ«. Dhe e gjithĂ« UltĂ«sira PerĂ«ndimore u mbush me ndĂ«rtime kaotike sipas parimit “tokĂ« e xanun”.

Rama ka deklaruar se (mĂ« sĂ« fundi) mĂ« 2028, çdo metĂ«r tokĂ« nĂ« territorin e ShqipĂ«risĂ« do tĂ« ketĂ« njĂ« titull pronĂ«sie (privat apo shtetĂ«ror). Por duhej tĂ« ishte bĂ«rĂ« qysh nĂ« vitin 1994 kjo gjĂ« kaq e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r zhvillimin normal tĂ« territorit (me konsulencĂ« dhe financim tĂ« fuqishĂ«m nga USAID-i). Siç i propozuam atĂ«herĂ« BerishĂ«s


The post Rrënjët e rrumpallës së territorit: Ligji 7501 apo Berisha-92? first appeared on JavaNews.al.

Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet?

Nga Eduard Zaloshnja

NĂ« ShqipĂ«ri vetĂ«m 350 kilometra rrugĂ« janĂ« tĂ« nivelit autostradĂ« (me katĂ«r korsi). Treçereku i tyre janĂ« nĂ« UltĂ«sirĂ«n PerĂ«ndimore (çereku pĂ«rshkon MalĂ«sinĂ« Verilindore – nga RrĂ«sheni nĂ« MorinĂ« tĂ« KukĂ«sit).

Udhëtimi më i gjatë në autostradë pa ndërpreje mes dy qyteteve është ai Tiranë-Vlorë (152 km), që lidh qendrën e Ultësirës Perëndimore me skajin e saj jugor. Kurse në gjysmën veriore të Ultësirës Perëndimore, udhëtimi më i gjatë me autostradë është ai Tiranë-Milot (47 km). Për ta lidhur me autostradë Milotin me Shkodrën (skajin verior të Ultësirës Perëndimore) duhen edhe vetëm 50 km të tjera. Që nuk po bëhen dot


NĂ« mandatin e saj tĂ« fundit, qeveria Berisha siguroi fonde tĂ« mĂ«dha pĂ«r akset TiranĂ«-Elbasan, Fier-VlorĂ« e QukĂ«s-QafĂ« Plloçë – por asnjĂ« fond pĂ«r autostradĂ«n Milot-ShkodĂ«r. Dhe ideja e kĂ«saj autostrade jetike pĂ«r ShkodrĂ«n ka mbetur jetime edhe nĂ« 12 vitet e qeverisĂ« Rama


PĂ«r nostalgji familjare, e vizitoj herĂ« pas here ShkodrĂ«n – njĂ« nga perlat tona historike, gjeografike dhe urbanistike. Por nĂ« njĂ« ditĂ« tĂ« zakonshme, udhĂ«timi me makinĂ« pĂ«r atje nga Tirana zgjat rreth 2 orĂ« tĂ« vĂ«shtira (duhet tĂ« nisesh herĂ«t, pa gĂ«dhirĂ«, qĂ« tĂ« arrish atje pĂ«r 1 orĂ« e 30 minuta). Kurse me ndĂ«rtimin e autostradĂ«s Milot-ShkodĂ«r, udhĂ«timi me makinĂ« nga Tirana nĂ« ShkodĂ«r mund tĂ« realizohet pa vĂ«shtirĂ«si pĂ«r vetĂ«m 1 orë 

Po kur do të ndërtohet autostrada Milot-Shkodër?

The post Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet? first appeared on JavaNews.al.

Treçereku i shqiptarëve e duan aksionin në territor, por pas përfundimit të sezonit veror

Nga Eduard Zaloshnja

Aksioni i urdhëruar nga Rama në Lungomaren e Vlorës për spastrimin e territorit nga gjithfarë strukturash/tendash/çadrash/tavolinash pa leje apo me leje abusive është shtrirë tashmë në të gjithë republikën. Dhe ky aksion është bërë kryefjala e lajmeve/komenteve të përditshme në TV-të, portalet dhe rrjetet sociale shqiptare.

Po ç’mendojnĂ« shqiptarĂ«t e kĂ«tushĂ«m pĂ«r kĂ«tĂ« aksion tĂ« iniciuar nga Rama? PĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur me afĂ«rsi statistikore kĂ«saj pyetje, zhvillova njĂ« sondazh tĂ« shpejtĂ«, duke ia dĂ«rguar linkun e pyetĂ«sorit 2000 banorĂ«ve tĂ« rritur tĂ« kĂ«tushĂ«m (me SMS krejt tĂ« rastĂ«sishme).

Pyetja e parĂ« nĂ« pyetĂ«sor ishte: “A jeni nĂ« parim dakord qĂ« tĂ« spastrohet territori nga strukturat/tendat/çadrat/tavolinat pa leje apo me leje abusive?” Dhe ja si u pĂ«rgjigjĂ«n 1654 tĂ« anketuarit qĂ« e plotĂ«suan pyetĂ«sorin:

SHËNIM: PĂ«rqindjet janĂ« rrumbullakosur pĂ«r lehtĂ«si leximi

Pyetja e dytĂ« nĂ« pyetĂ«sor ishte: “Kur do tĂ« ishte mĂ« e pĂ«rshtatshme tĂ« zhvillohej aksioni i spastrimit tĂ« territorit?” Dhe ja si u pĂ«rgjigjĂ«n 1654 tĂ« anketuarit qĂ« e plotĂ«suan pyetĂ«sorin:

SHËNIM: PĂ«rqindjet janĂ« rrumbullakosur pĂ«r lehtĂ«si leximi

Pyetja e tretĂ« nĂ« pyetĂ«sor ishte: “A dĂ«mtohet imazhi i vendit nga aksioni i spastrimit tĂ« territorit gjatĂ« sezonit turistik?” Dhe ja si u pĂ«rgjigjĂ«n 1654 tĂ« anketuarit qĂ« e plotĂ«suan pyetĂ«sorin:

SHËNIM: PĂ«rqindjet janĂ« rrumbullakosur pĂ«r lehtĂ«si leximi

The post Treçereku i shqiptarëve e duan aksionin në territor, por pas përfundimit të sezonit veror first appeared on JavaNews.al.

Ushqimet 1% më të shtrenjta se në BE, kurse të ardhurat mesatare 59% më të ulta


Nga Eduard Zaloshnja

Sipas Eurostatit, Indeksi i Çmimeve tĂ« Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« Ă«shtĂ« 101%. QĂ« do tĂ« thotĂ« se çmimet e ushqimeve nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« 1% mĂ« tĂ« shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian.
Një shpjegim teorik që mund të japin ekonomistët në këtë rast është që kërkesa për produkte ushqimore është më e madhe në Shqipëri se sa mesatraja e BE-së.

Sipas teorisë ekonomke, kërkesa për produkte varet drejtpërdrejt nga niveli i të ardhurave që ka popullsia e një vendi. Por në rastin e Shqipërisë, (sipas Eurostatit) niveli i të ardhurave është plot 59% më i ulët se mesatarja e nivelit të të ardhurave të BE-së (llogaritur sipas fuqisë blerëse të çdo vendi). Pra, kërkesa për produkte ushqimore nuk mund të jetë shkaku i çmimeve të tyre të larta në Shqipëri.

AtĂ«herĂ«, sytĂ« duhen hedhur nga oferta e produkteve ushqimore, qĂ« kontrollohet nga pak importues tĂ« mĂ«dhej dhe nga pak rrjete tĂ« mĂ«dha supermarketesh (dyqanet e vogla tĂ« lagjeve thjesht ndjekin çmimet e pĂ«rcaktuara nga “tĂ« mĂ«dhenjtĂ«â€). Duket se “tĂ« mĂ«dhenjtĂ«â€ kanĂ« krijuar njĂ« kartel tĂ« heshtur mes tyre, ku pĂ«rcaktojnĂ« çmime tĂ« larta, qĂ« ndiqen nga tĂ« gjithĂ« “tĂ« vegjlit” poshtĂ« tyre.

PĂ«r ilustrim, para disa javĂ«sh, nĂ« mes tĂ« AthinĂ«s, bleva njĂ« kile qershi cilĂ«sore me 4 euro kilogrami. NjĂ« ditĂ« mĂ« pas, pashĂ« nĂ« mes tĂ« TiranĂ«s qĂ« 1 kilogram qershi cilĂ«sore kushtonte plot 10 euro. Dhe krahasime tĂ« ngjashme mund tĂ« bĂ«j cilido shqiptar qĂ« shkon nĂ« Europë 

Ne këtu kemi Autoritetin e Konkurrencës, që presupozohet të mos lejojë kartele të heshtura mes grosistëve, përmes të cilave ata imponojnë çmime të larta për gjithë segmentin e tregut që mbulojnë. Por në rastin e segmentit të tregut ushqimor, duket se ky autoritet ka dështuar.

PĂ«r ta zgjidhur kĂ«tĂ« situatĂ«, ose duhet ndryshuar legjislacioni, ose duhet ndryshuar Autoriteti i KonkurrencĂ«s. QĂ« mos t’i kemi ushqimet 1% mĂ« tĂ« shtrenjta se nĂ« BE, teksa tĂ« ardhurat mesatare i kemi 59% mĂ« tĂ« ulta


The post Ushqimet 1% më të shtrenjta se në BE, kurse të ardhurat mesatare 59% më të ulta
 first appeared on JavaNews.al.

Duhet një ndarje territoriale funksionale, e jo thjesht elektorale


Nga Eduard Zaloshnja

Sipas projektit paraprak të ndarjes territoriale më 2014, territori i Shqipërisë parashikohej të ndahej në 12 qarqe dhe 36 bashki. Por pasi në procesin e miratimit të projektit u futën llogaritë elektorale të partive që e votuan atë në paralment (PS, LSI, PDIU), territori i vendit u nda në 12 qarqe dhe 61 bashki


Në atë kohë, qarkulluan edhe propozime për ndarje të territorit të vendit në 4-5 rajone, me nëndarje brenda rajoneve në bashki, ngjashëm me ndarjen territoriale të Italisë. Tani që ka zëra se mund të rishikohet ndarja territoriale e vendit, vlen të diskutohet për një ndarje të tillë funksionale (jo thjesht elektorale).
Parë nga një këndvështrim gjeografik, historik dhe ekonomik, Shqipëria mund të ndahet në 5 rajone: Rajoni Veriperëndimor (qarqet aktuale Shkodër e Lezhë), Rajoni Verilindor (qarqet aktuale Dibër e Kukës), Rajoni Qendror (qarqet aktuale Tiranë e Durrës), Rajoni Juglindor (qarqet aktuale Elbasan e Korçë), dhe rajoni Jugperëndimor (qarqet aktuale Fier, Berat, Vlorë e Gjirokastër).

Ndërkohë, përfaqësimi në Kuvendin e Shqipërisë duhet të bazohet në rajonet, sepse qarqet aktuale nuk kanë pse të ekzistojnë më në një ndarje rajonale. Nga pikpamja elektorale, kalimi nga 12 qarqe në 5 rajone nuk do sillte ndonjë ndryshim (shihni në tabelën e mëposhtme sesi do të ishin shpërndarë mandatet më 11 maj me një ndarje rajonale).

Kuptohet që edhe harta aktuale e bashkive (e tipit salamandër) mund të thjeshtohet shumë.
Konkretisht, bashkia Shkodër mund të përthithë bashkitë Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës; bashkia Pukë mund të përthithë bashkinë Fushë-Arrëz; bashkia Kukës mund të përthithë bashkinë Has; bashkia Dibër mund të përthithë bashkinë Bulqizë; bashkia Mat mund të përthithë bashkinë Klos; bashkia Durrës mund përthithë bashkinë Shijak; bashkia Kavajë mund të përthithë bashkinë Rrogozhinë; Bashkia Kamëz mund të përthithë bashkinë Vorë; Bashkia Elbasan mund të përthithë bashkitë Belsh, Peqin, Cërrik e Gramsh; Bashkia Librazhd mund të përthithë bashkinë Prrenjas; bashkia Korçë mund që përthithë bashkitë Maliq, Devoll e Pustec; Bashkia Lushnje mund të pëthithë bashkinë Divjakë; bashkia Fier mund të përthithë bashkitë Roskovec e Patos; bashkia Kuçovë mund të përthithë bashkinë Dimal; Bashkia Skrapar mund të përthithë bashkinë Poliçan; bashkia Tepelenë mund të pëthithë bashkinë Memaliaj; bashkia Përmet mund të përthithë bashkinë Këlcyrë; bashkia Gjirokastër mund të përthithë bashkitë Libohovë e Dropull; bashkia Vlorë mund të përthithë bashkinë Selenicë; dhe bashkia Sarandë mund të përthithë bashkitë Delvinë, Finiq e Konispol.

PĂ«r njĂ«sitĂ« administrative nĂ« secilĂ«n bashki, duhet bĂ«rĂ« njĂ« studim i thellĂ«, qĂ« t’u pĂ«rcaktohen atyre kufijtĂ« dhe pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« nĂ« bazĂ« tĂ« nevojave tĂ« popullsisĂ« lokale.

Të gjitha ndryshimet e mësipërme kërkojnë një ndryshim në Kushtetutë, që duhet të realizohet me një konsensus të gjerë politik. Reforma territoriale që bazohen vetëm në llogari elektorale nuk mund të jenë funksionale në afate të gjata!

The post Duhet një ndarje territoriale funksionale, e jo thjesht elektorale
 first appeared on JavaNews.al.

Vdekjet nga krimi dhe të automobilistëve në nivelin e BE-së; të këmbësorëve/biçiklistëve/motoçiklistëve janë problem!

Analizë nga Eduard Zaloshnja

NĂ« 6-mujorin e parĂ« tĂ« kĂ«tij viti vetĂ«m 18 shtetas shqiptarĂ« humben jetĂ«n si pasojĂ« e krimit (brenda e jashtĂ« famijes) – njĂ«soj sa nĂ« 6-mujorin e parĂ« tĂ« vitit tĂ« shkuar. NdĂ«rkohĂ«, vetĂ«m 29 automobilistĂ« (drejtues dhe pasagjerĂ« automjetesh) humbĂ«n jetĂ«n nĂ« aksidente rrugore nĂ« 6-mujorin e parĂ« – 41% mĂ« pak se sa nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« mĂ«parshĂ«m (shihni tabelĂ«n e mĂ«poshtme).

Në 6-mujorin e parë humbën jetën gjithsej 11003 shtetas shqiptarë (për shkaqe nga më të ndryshmet). Pra mesatarisht, vetëm 4.27 ndër 1000 të vdekur gjithsej ishin viktima të krimit ose automobilistë të aksidentuar rrugorë në Shqipëri. Mesatarisht në BE, ky tregues është 4.31


Por sidoqoftĂ«, ne kemi njĂ« problem tĂ« madh me vdekjet aksidentale tĂ« kĂ«mbĂ«sorĂ«ve/biçiklistĂ«ve/motoçiklistĂ«ve – plot 65 prej tyre humbĂ«n jetĂ«n gjatĂ« 6-mujorit tĂ« parĂ« tĂ« kĂ«tij viti, krahasuar me vetĂ«m 26 nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«. Dhe kjo ka ndodhur kur numri i aksidenteve rrugore Ă«shtĂ« ulur me 8% (nga 764 ka zbritur nĂ« 702).

Disiplinimi i këmbësorëve/biçiklistëve/motoçiklistëve është një detyrë e vështirë, por e domosdoshme për të shpëtuar jetët e tyre!

The post Vdekjet nga krimi dhe të automobilistëve në nivelin e BE-së; të këmbësorëve/biçiklistëve/motoçiklistëve janë problem! first appeared on JavaNews.al.

Dy gabimet taktike të opozitës (së vjetër e të re) që i dhuruan PS-së 8 mandate parlamentare

Nga Eduard Zaloshnja

Tani që rinumërimi i votave përfundoi në dy qarqet më të mëdha të vendit (ku u përcaktuan pothuaj 40% e mandateve parlamentare), mund të bëhet një analizë e efekteve të dy gabimeve taktike të opozitës (së vjetër e të re), të cilat u diskutuan gjerë e gjatë para zgjedhjeve të 11 majit.

Gabimi 1 (i opozitës së vjetër)

Teksa PS-ja i mbushi listat e hapura të kandidatëve me deputetë e politikanë me emër e të sprovuar në beteja zgjedhore, PD-ja i caktoi të sajët në listat e mbylluara, ku shumica dërrmuese e kishte mandatin statistikisht të sigurt, pavarësisht sesi shkonte gara në qarqet e tyre përkatës. Për këtë arsye, ata nuk kishin ndonjë stimul personal konkret për të mbeldhur vota personale në qark.  Ndërkohë, kolegët e tyre socialistë u lëshuan të gjithë në terren, për të grumbulluar vota personale (që çuan ujë në mullirin e përbashkët të PS-së).

Gabimi 2 (i opozitës së re)

Përveç PS-së, PSD-së dhe PD-ASHM-së, u futën këtë rradhë në zgjedhje edhe tetë subjekte të reja elektorale, të cilat ishin në garë të egër si me subjektet e vjetra, edhe me njëra-tjetrën. Dhe pikërisht gara mes tyre i dëmtoi në jo pak qarqe. Në qoftë se ato do të ishin futur në zgjedhje me lista të përbashkëta në çdo qark, me kandidatë të listave të mbyllura që do ta shpallnin publikisht dorëheqjen fill para zgjedhjeve dhe me kandidatët kryesorë në listat e hapura, do të kishin siguruar më shumë mandate se sa morën të përçara.

Efekti i gabimeve taktike të opozitës (së vjetër e të re)

PĂ«r tĂ« analizuar efektin e kĂ«tyre dy gabimeve taktike tĂ« opozitĂ«s (sĂ« vjetĂ«r e tĂ« re), ndĂ«rtova njĂ« model simulacioni statistikor mĂ« votat zyrtare tĂ« secilit qark. Nga 1000 simulacione tĂ« kĂ«tij modeli statistikor, rezultoi se PS-ja do tĂ« merrte tĂ« paktĂ«n 8 mandate mĂ« pak se ç’mori, nĂ« qoftĂ« se opozita (e vjetĂ«r dhe tĂ« re) nuk do ti kishin bĂ«rĂ« dy gabimet e mĂ«sipĂ«rme taktike elektorale. Nga kĂ«to 8 mandate, do tĂ« pĂ«rfitonte kryesisht opozita e re.

SHËNIM: 3 mandatet e PSD-sĂ«, mbeteshin tĂ« pandryshuara nĂ« secilin simulacion tĂ« modelit statistikor.

The post Dy gabimet taktike të opozitës (së vjetër e të re) që i dhuruan PS-së 8 mandate parlamentare first appeared on JavaNews.al.

Nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar 100% sipas standarteve të OSBE/ODHIR


Nga Eduard Zaloshnja

Në raportin paraprak rreth zgjedhjeve të 11 majit, OSBE/ODHIR konstatoi se disa nga rekomandimet e mëparshme nuk ishin zbatuar nga shteti shqiptar. Po sa ndikoi ky moszbatim në numrin e mandateve që siguroi PS-ja në këto zgjedhje?

Këtë pyetje e testova me një sondazh ditët e fundit, duke e shpërndarë linkun e pyetësorit tek 2000 numra celularë krejt të rastësishëm në të gjithë vendin (1530 të anketuar të rritur e plotësuan pyetësorin).

Pyetja kryesore nĂ« sondazh ishte: “Sa mandate parlamentare mendoni se do tĂ« merrte PS-ja, nqs zgjedhjet do tĂ« ishin zhvilluar 100% sipas standarteve tĂ« OSBE/ODHIR?” Dhe opsionet e pĂ«rgjigjeve ishin: NĂ«n 71 mandate, 71-74, 75-79, dhe 80-83.

Plot 54% e tĂ« anketuarve ishin tĂ« mendimit se PS-ja do tĂ« siguronte 80-83 mandate parlamentare, edhe sikur zgjedhjet tĂ« ishin zhvilluar 100% sipas standarteve tĂ« OSBE/ODHIR. Nga ana tjetĂ«r, vetĂ«m 3.9% ishin tĂ« mendimit se PS-ja nuk do t’i siguronte dot 71 mandatet e nevojshme pĂ«r tĂ« krijuar qeverinĂ« (shihni grafikun e mĂ«poshtĂ«m)

Po çfarĂ« mendonin nĂ« veçanti tĂ« anketuarit qĂ« kishin votuar pĂ«r partitĂ« opozitare (PD-ASHM, NISMA-SHB, MUNDËSIA, BASHKË, KEA, DZH, etj.)?

VetĂ«m 12% e opozitarĂ«ve mendonin se PS-ja nuk do t’i siguronte dot 71 mandatet parlamentare, nqs zgjedhjet do tĂ« ishin zhvilluar 100% sipas standarteve tĂ« OSBE/ODHIR. Kurse mbi treçereku i tyre mendonin se, sidoqoftĂ«, PS-ja do t’i merrte 71-79 mandate (shihni grafikun e mĂ«poshtĂ«m).

The post Nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar 100% sipas standarteve të OSBE/ODHIR
 first appeared on JavaNews.al.

“Kulla PD” do tĂ« mbetet e Berishajve


Nga Eduard Zaloshnja

Para zgjedhjeve tĂ« 2005-Ă«s, nĂ« krye tĂ« KOP-it tĂ« famshĂ«m, Berisha caktoi Lulzim BashĂ«n, ish-kolegun e bijĂ«s ArgitĂ« nĂ« zyrĂ«n prishtinase tĂ« UNMIK-ut. Pas riardhjes nĂ« pushtet mĂ« 2005, Berisha i dha BashĂ«s postet mĂ« tĂ« larta nĂ« qeveri (nĂ« vartĂ«si tĂ« situatave). Kur iku nga pushteti, Berisha ia dha nĂ« tepsi BashĂ«s postin e “kryetarit” tĂ« PD-sĂ«. Dhe nĂ« fakt, Basha e çoi PD-nĂ« afĂ«r pushtetit mĂ« 2021


Por nĂ« shtator 2021, Basha kreu aktin biblik tĂ« “vrasjes sĂ« babait” – pĂ«rjashtoi BerishĂ«n nga grupi parlamentar i PD-sĂ«! Nga ai çast, “Baca” filloi serinĂ« e ‘foltoreve’ nĂ« çdo cep tĂ« vendit, duke kulmuar me sulmin frontal fizik mĂ« 8 janar 2022 ndaj SHQUP-it (atĂ«herĂ« zyrtarisht i BashĂ«s).

Berisha nuk e pushtoi dot fizikisht SHQUP-in atĂ« ditĂ«, por tre muaj mĂ« vonĂ« e mundi qartazi BashĂ«n nĂ« zgjedhjet e parakohĂ«shme pĂ«r 6 bashki, mĂ« 6 mars 2022 – kandidatĂ«t e BerishĂ«s morĂ«n dyfishin e kandidatĂ«ve tĂ« BashĂ«s nĂ« ato 6 bashki (madje nĂ« ShkodĂ«r, kandidati i BerishĂ«s mori mĂ« shumĂ« vota edhe se kandidatja e RamĂ«s).

Duke vijuar më tej, Berisha (me ndihmën e Metës) arriti të mbledhë rreth 500 mijë vota të këtushme në zgjedhjet lokale të 2023-shit dhe në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës (ndërkohë që përkrahja për ish-kanekarin Basha pothuajse u shua në elektoratin opozitar). Sidoqoftë, humbja e Berishës ndaj murit elektoral 800-mijësh të PS+PSD ishte dërrmuese në të dyja këto zgjedhje.

Duke e hedhur vĂ«shtrimin tek 2027-ta dhe 2029-ta, Berisha nuk ka gjasa politike tĂ« lĂ«vizĂ« nga drejtimi i PD-sĂ«. Por nĂ« qoftĂ« se natyra bĂ«n punĂ«n e vet, “Kulla PD”, sidoqoftĂ«, do tĂ« mbetet nĂ« duart e Berishajve.

Nuk ka mĂ« gjasa qĂ« tĂ« kemi ndonjĂ« “Lulzim” tĂ« ri, qĂ« t’i besohet stafeta – shkopi i stafetĂ«s do tĂ« mbetet kĂ«saj rradhe pothuaj patjetĂ«r nĂ« familjen Berisha.

Se sa sukses elektoral do të ketë kjo strategji, mbetet të shihet. Por sidoqoftë, kuota e përkrahjes së 500 mijë votuesve të këtushëm pritet të bjerë me plakjen natyrale të Berishës


The post “Kulla PD” do tĂ« mbetet e Berishajve
 first appeared on JavaNews.al.

❌