Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Largimi i mundshëm i Gimenez, reagon agjentja e tij: Janë vetëm thashetheme!

Mes zërave që e lidhin Samuel Chukwueze, Yunus Musah dhe Alex Jimenez me një largim të mundshëm nga Milani, vjen një reagim i fortë për situatën e Santiago Gimenez. Agjentja e tij, Rafaela Pimenta, ka hedhur poshtë çdo spekulim për një transferim të sulmuesit meksikan. “Gimenez nuk është duke u larguar nga Milani dhe nuk do të shkojë askund, – u shpreh Pimenta. – Mund të garantoj se çdo…

Source

Fermin Lopez “përplas” drejtuesit katalanas me Hansi Flick

Në Spanjë qarkullon një lajm i bujshëm: Barcelona dhe mesfushori Fermín López mund të ndahen shumë shpejt. Sipas të përditshmeve Sport dhe Mundo Deportivo, klubi katalanas po përballet me presion financiar, ndërsa Chelsea ka intensifikuar kontaktet për të siguruar shërbimet e talentit 21-vjeçar. Oferta e klubit londinez arrin në 50 milionë euro, një shumë që mund të ndihmojë Barçën të…

Source

Bayerni arrin marrëveshjen me sulmuesin e Chelsea-t

Bayern Munich ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt transferimit të Nicolas Jackson nga Chelsea. Sipas të përditshmes britanike The Sun, kampionët e Gjermanisë kanë arritur një marrëveshje verbale me sulmuesin 24-vjeçar, i cili nuk është më në planet e klubit londinez. Bavarezët preferojnë ta transferojnë lojtarin në formë huazimi, por Chelsea është i prirur ta pranojë këtë opsion vetëm nëse…

Source

Sucic surpriza më e bukur tek Interi, një “armë” më shumë tek zikaltrit

Ndeshja Inter-Torino nuk solli vetëm fitoren e thellë 5-0 të skuadrës së Cristian Chivut, por edhe një emër të ri që po bën bujë te zikaltrit: Petar Sucic. Mesfushori 21-vjeçar kroat, i aktivizuar me vazhdimësi gjatë fazës përgatitore, debutoi si titullar në “San Siro” duke mahnitur të gjithë me cilësitë e tij. Me fantazi, vizion loje dhe teknikë të rafinuar, Sucic tregoi se mund të jetë një…

Source

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Programi i Kombëtares, nga shpallja e listës te seanca e parë stërvitore

Është përcaktuar programi i Kombëtares Shqiptare për grumbullimin e muajit shtator, ku kuqezinjtë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit dhe sfidën zyrtare të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 ndaj Letonisë. Shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho do të bëhet më 29 gusht, ndërsa në të njëjtën ditë, në orën 11:00, do të mbahet konferenca…

Source

Allegri kërkon Rabiot, Tare nis misionin për ta sjellë në Milano

Milani ka nisur hapa konkretë për të afruar Adrien Rabiot në skuadër. Pas kërkesës së Massimiliano Allegrit, i cili ka qenë një admirues i mesfushorit francez që nga koha kur e drejtonte te Juventusi, drejtori Tare ka intensifikuar kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit për të vlerësuar mundësinë e realizimit të marrëveshjes. Rabiot, aktualisht jashtë skuadrës te Olympique Marseille pas një…

Source

Juventusi do të tentojë goditje të dyfishtë në merkato, Kolo Muani dhe Zhegrova

Juventusi vazhdon të ndjekë me këmbëngulje Randal Kolo Muanin për ta rikthyer në Torino. Sulmuesi francez ka dhënë miratimin e tij dhe ka njoftuar tashmë PSG-në për dëshirën për t’u transferuar te “Zonja e Vjetër”. Drejtori Comolli e sheh Kolo Muanin si përparësi dhe po punon për të arritur marrëveshjen me klubin parizien. Shitjet e mundshme gjatë këtyre ditëve mund të sigurojnë buxhetin e…

Source

Broja debuton me asist te skuadra e Burnley-t (VIDEO)

Armando Broja ka nisur mbarë aventurën e tij te Burnley. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka lënë menjëherë gjurmë në ndeshjen e tij debutuese, duke dhënë një asist në fitoren ndaj Derby County në raundin e 1/32 të Carabao Cup. Broja e nisi sfidën si titullar dhe që në minutën e 5-të tregoi aftësitë e tij, duke shërbyer një pasim perfekt për Ramsey, i cili realizoi golin e avantazhit.

Source

ZYRTARE/ Trajneri Niko Kovac rinovon me Borussia Dortmundin

Borussia Dortmund njoftoi të martën zgjatjen e kontratës me trajnerin Niko Kovac (53 vjeç). Fillimisht i lidhur deri në vitin 2026, klubi gjerman dhe kroati janë zotuar për një aventurë të përbashkët deri më 30 qershor 2027. Kovac u bashkua me Dortmundin në shkurtin e këtij viti dhe e mori ekipin në vendin e 11-të pas javës së 20-të, duke ia dalë që të mbyllte sezonin në pozitën e katërt për një…

Source

Zhegrova merr pasaportë shqiptare, afrohet transferimi te Juventusi

Edon Zhegrova ka marrë zyrtarisht pasaportën shqiptare, një zhvillim që mund të lehtësojë transferimin e tij të mundshëm drejt Juventusit. Falë rregullores së re në Itali, që nga viti i kaluar, lojtarët me pasaportë shqiptare nuk konsiderohen më si lojtarë ekstrakomunitarë, gjë që i jep avantazh të madh klubit bardhezi për të finalizuar marrëveshjen. Sulmuesi i talentuar po shkëlqen me Lille…

Source

Juventus i ofron Vlahovic-in Newcastle, ja sa është kërkesa financiare

Newcastle United ka marrë një ofertë nga Juventusi për të nënshkruar me sulmuesin serb Dusan Vlahovic. Klubi italian kërkon të ulë barrën e pagave pas afrimit këtë verë të sulmuesit kanadez Jonathan David nga Lille. Vlahovic, i cili është lojtari më i paguar në skuadrën bardhezi, mund të largohet për të hapur hapësirë edhe për një tjetër blerje të mundshme: Randal Kolo Muani.

Source

Asllani postim emocionues për Interin: Faleminderit që më dhatë mundësinë të bëja ëndrrën realitet!

I sapo-transferuar te Torino, Kristjan Asllani ka përshëndetur Interin pas tre sezoneve të kaluara në Milano. Në një postim emocional në Instagram, mesfushori i kombëtares shqiptare ndau dy foto domethënëse: një si fëmijë me fanellën zikaltër dhe një tjetër ku puthte titullin kampion të Italisë të ngritur dy sezone më parë. “Asnjëherë nuk është e lehtë të gjesh fjalët e duhura për të thënë…

Source

Boniface flet hapur për transferimin e dështuar te Milani: E dija që dëmtimet do të ishin pengesa ime!

Victor Boniface, sulmuesi i Bayer Leverkusen, ka vendosur të tregojë të vërtetën rreth transferimit të tij të munguar te Milani. Në një transmetim “live” në “Twitch”, ai iu përgjigj pyetjeve të tifozëve, duke shpjeguar arsyet pse marrëveshja nuk u konkretizua. Milani, që e kishte ndjekur për një kohë të gjatë dhe i kishte kryer edhe vizitat mjekësore, vendosi të ndryshonte strategji në momentet…

Source

Debutoi me gol në Serie A, David: E prisja një start të tillë!

Juventus e nisi sezonin e ri të Serie A me këmbën e mbarë, duke mposhtur Parma me rezultatin 2-0. Një nga protagonistët e suksesit bardhezi ishte Jonathan David, i cili nuk humbi kohë për të lënë gjurmë në aventurën e tij të re, duke shënuar golin e parë me fanellën e “Zonjës së Vjetër” në debutim. “Gjëja më e rëndësishme janë tre pikët, por jam i lumtur që arrita të shënoj në ndeshjen time të…

Source

Chelsea aktive në merkato, synon të arkëtojë 400 milionë euro

Chelsea ka nisur sezonin e ri të Premier League me një ecuri pozitive, duke mbledhur 4 pikë në dy javët e para. Por, përveç paraqitjeve në fushë, klubi londinez po tërheq vëmendjen edhe në merkato. Blutë ka zhvilluar një verë të suksesshme në tregun e transferimeve, duke kombinuar blerjet strategjike me shitje fitimprurëse. Vetëm nga largimet e Renato Veiga dhe Noni Madueke…

Source

Zhegrova sinjale pëlqimi Juventusit, gati për transferimin te bardhezinjtë

Juventus vazhdon të insistojë për të transferuar Edon Zhegrovën, yllin kosovar të Lille, i cili ëndërron t’i bashkohet ish-shokut të skuadrës, Jonathan David, tashmë pjesë e bardhezinjve. Një tjetër sinjal ka ardhur nga rrjetet sociale, ku Zhegrova ka pëlqyer një postim të Kenan Yildiz pas fitores kundër Parmës. Sulmuesi anësor, i cili ka kontratë me Lille deri në qershor 2026, ka bërë të qartë…

Source

As Shqipëria, as Zvicra, Leon Avdullahu ka zgjedhur Kosovën

Pas shumë zërave dhe spekulimeve ditët e fundit, është bërë zyrtare: Leon Avdullahu do të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës. Mesfushori 21-vjeçar i Hoffenheim, i rritur në akademinë e Baselit dhe ish-pjesë e ekipeve të moshave të Zvicrës, ka marrë një nga vendimet më të rëndësishme të karrierës së tij. Pavarësisht kontakteve të drejtpërdrejta të Sylvinhos dhe interesimit serioz të Kombëtares së…

Source

Donnarumma arrin akordin me Manchester City-in, por problemi është … Ederson

Gigio Donnarumma po i afrohet gjithnjë e më shumë një transferimi në Premier League, te Manchester City. Pas largimit nga Paris Saint-Germain, vetëm pak ditë para finales së Superkupës, kapiteni i kombëtares italiane është gati të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij. Sipas mediave britanike, PSG ka vendosur të pranojë ofertën prej 30 milionë eurosh të kampionëve të Anglisë…

Source

Juventus rrit ofertën për Kolo Muani, pret një përgjigje nga PSG

Pavarësisht paraqitjes së mirë të Dusan Vlahovic, i cili gjeti rrugën e golit kundër Parmës vetëm pak minuta pasi u aktivizua nga stoli, dhe “paqes” së arritur mes tij dhe tifozëve bardhezi, Juventus vazhdon të ndjekë me ngulm pistën Kolo Muani. Prej më shumë se dy muajsh, drejtori i përgjithshëm Comolli po negocion me PSG për rikthimin e sulmuesit francez, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar gjatë…

Source

Milan mbyll marrëveshjen për Conrad Harder, danezi gati të kryejë vizitat mjekësore

Pas dështimit të transferimit të Boniface, Milan ka gjetur sulmuesin e ri për repartin ofensiv. Bëhet fjalë për Conrad Harder, talentin 20-vjeçar danez të Sporting Lisbon, i cili ka dhënë miratimin për t’u bashkuar me kuqezinjtë. Sipas marrëveshjes së arritur mes dy klubeve, Milan do të paguajë 24 milionë euro, plus 3 milionë euro bonuse dhe do t’i lërë Sporting-ut një përqindje prej 10%

Source

❌