Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Hidhet shorti i Champions League/ Duele spektakolare në mini-kampionatin, Inter dhe Juve me fat

Këtë të enjte në Monaco, u hodh shorti për fazën e grupeve të UEFA Champions League, kompeticioni më prestigjioz për klubet europiane. Goglat kanë rezervuar përballje spektakolare, disa prej të cilave ngjasojnë me finale të parakohshme. Paris Saint-Germain, kampionët në fuqi të Evropës, do të nisin mbrojtjen e titullit me një grup tepër sfidues, ku do të përballen me Barcelona-n dhe Bayern…

Source

10 blerjet më të shtrenjta deri tani në merkato, dominojnë ekipet angleze

Vetëm tre ditë para mbylljes së merkatos së verës, klubet e mëdha europiane kanë lëvizur fuqishëm, me shifra marramendëse të shpenzuara, kryesisht nga klubet angleze. Premier League konfirmon dominimin e saj financiar, duke siguruar 8 nga 10 transferimet më të shtrenjta të kësaj vere. Ja 10 blerjet më të shtrenjta të merkatos së verës 2025 (deri më 28 gusht): 1️⃣ Florian Wirtz – Liverpool |…

Source

Lajm i keq për Milanin, Jashari dëmtohet rëndë në stërvitje

Në prag të ndeshjes delikate në transfertë kundër Lecce-s, ku Milani kërkon të rikthehet te fitorja pas humbjes zhgënjyese në shtëpi ndaj Cremonese-s, vjen një tjetër lajm i keq për trajnerin Massimiliano Allegri. Gjatë stërvitjes së fundit, Ardon Jashari ka pësuar një dëmtim pas një përplasjeje me shokun e skuadrës, Gimenez. Sipas raportimeve të para, lëndimi mund të jetë më serioz nga sa u…

Source

Milan kërkon reagim pas humbjes, Allegri beson te përmirësimi i skuadrës

Pas debutimit zhgënjyes në kampionat, që solli humbjen e parë të Max Allegrit në rikthimin e tij te Milani, kuqezinjtë do të zbresin sërish në fushë nesër në “Via del Mare” ndaj Lecce-s, në sfidën hapëse të javës së dytë të Serie A. Përballë tyre do të jetë skuadra e Eusebio Di Francescos, e njohur për ritmin e lartë dhe lojën agresive. Gjatë konferencës për shtyp…

Source

E kryer/ Vardy transferohet në Seria A, firmos me ekipin që mundi Milanin

Jamie Vardy dhe Cremonese, një ëndërr që po shndërrohet në realitet. Sipas raportimeve të Sky Sport, marrëveshja mes sulmuesit anglez dhe klubit grigiorosso është tashmë në detajet e fundit, me zyrtarizimin që pritet të vijë shumë shpejt. Në orët e fundit, 37-vjeçari ka shprehur plotësisht gatishmërinë për të pranuar ofertën, duke treguar entuziazëm për aventurën e tij të re në Serie A.

Source

Kristjan Asllani zyrtarisht lojtar i Torinos, zgjedh fanellën me numrin 32

Kristjan Asllani është tashmë zyrtarisht pjesë e Torinos. Klubi italian ka publikuar një video ekskluzive që tregon ditën e tij të parë si futbollist i “granatave”, duke dokumentuar të gjitha momentet e para të aventurës së tij të re. Mesfushori shqiptar nisi ditën me zgjedhjen e numrit të fanellës së re, duke shpjeguar me humor arsyen e zgjedhjes së tij: “Pse numri 32? Sepse thuajse të gjitha…

Source

FSHF publikon rregullat e reja për përzgjedhjen e lojtarëve në ekipet kombëtare të moshave

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar disa rregulla të reja mbi mënyrën e grumbullimit të lojtarëve në ekipet kombëtare të moshave, duke vendosur një balancë mes futbollistëve që luajnë në kampionatet vendase dhe atyre që aktivizohen jashtë Shqipërisë. Këto udhëzime kanë për qëllim rritjen e përfaqësimit të lojtarëve nga kampionati vendas dhe ofrimin e më shumë mundësive për talentet që…

Source

Edon Zhegrova merr në dorë pasaportën shqiptare, pret kalimin te … Juventusi

Ylli i Kosovës dhe i Lille, Edon Zhegrova, është në qendër të vëmendjes këtë merkato verore, pavarësisht faktit se nuk ka luajtur për gati tetë muaj për shkak dëmtimi. Së fundmi, sulmuesi 25-vjeçar ka marrë pasaportën shqiptare, një zhvillim që – sipas mediave shqiptare dhe italiane – mund të lehtësojë transferimin e tij te Juventusi, pasi lojtarët me pasaportë shqiptare nuk llogariten si të…

Source

Allegri i kërkoi një mbrojtës, zbulohet lista e gjatë e dëshirave të Tares në merkato

Humbja e rëndë ndaj Cremoneses ka detyruar drejtuesit e Milanit të rishikojnë planet për merkaton. Drejtori sportiv Igli Tare, nën kërkesën e fortë të trajnerit Massimiliano Allegri, është i gatshëm të ndërhyjë menjëherë për të përforcuar repartin mbrojtës, i cili ka humbur Malick Thiaë, tashmë zyrtarisht lojtar i Neëcastle. Sipas burimeve pranë klubit kuqezi, objektivi është afrimi i një…

Source

Eliminimi i turpshëm nga Kupa, shpërthejnë mediat angleze ndaj United: Një paraqitje groteske!

Për herë të parë në historinë e saj, Manchester United është eliminuar nga një skuadër e kategorisë së katërt në Kupën e Ligës Angleze. Ekipi modest i Grimsby Town realizoi një nga surprizat më të mëdha të edicionit, duke fituar pas një maratone penalltish 12-11, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2. Rezultati është cilësuar si “një turp i madh” nga mediat britanike…

Source

Gjibraltari shton tribunat në prag të miqësores ndaj Shqipërisë

Më 1 shtator kombëtarja shqiptare do të nisë përgatitjet për takimin miqësor kundër Gjibraltarit. Një përballje tepër interesante pasi për herë të parë në histori ndodh një gjë e tillë. Miqësore që vlen shumë për trajnerin Sylvinho që i duhet të shikojë gjendjen fizike të futbollistëve kuqezi edhe në prag të duelit kualifikues të Botërorit 2026 kundër Letonisë në Tiranë. Gjithsesi rivalët e 4…

Source

Tare nis misionin në Londër, në tratativa të avancuara me Nkunku

Janë orë të nxehta merkatoje në shtëpinë kuqezi. Milani synon të mbyllë të paktën tre afrime para mbylljes së merkatos, dhe një nga emrat kryesorë është ai i Christopher Nkunku. Francezi, i cili shpërtheu te Leipzig në sezonin 2022/2023 me 23 gola në 36 ndeshje, ka dhënë miratimin për transferimin në Milano. Me Chelsea-n, marrëveshja është gati të mbyllet për një shumë prej 40 milionë eurosh (37…

Source

Hidhet sot shorti i Champions League/ Priten përballje spektakolare, zbulohen vazot  

Shorti për edicionin e ri të Champions League, që për të dytin vit me radhë zhvillohet me 36 skuadra në një grup unik, do të hidhet sot në Monaco, në orën 18:00. Turneu, që tashmë njihet si “kampionati europian i klubeve”, nis garën e re me Paris Saint-Germain si kampion në fuqi, pasi sezonin e kaluar mposhti pikërisht Interin në finale. Finalja e këtij edicioni do të luhet më 30 maj në “Puskas…

Source

United pëson një nga humbjet më të rënda në histori, eliminohet në Kupë nga ekipi i kategorisë së katërt

Mbrëmje e pabesueshme në Blundell Park, ku Manchester United ka përjetuar një nga turpet më të mëdha të viteve të fundit në 1/32-at Carabao Cup. Grimsby, skuadra modeste e kategorisë së katërt angleze, e nisi ndeshjen në mënyrë sensacionale, falë golave të Vernam dhe Warren, të cilët u shndërruan në heronjtë e pjesës së parë, duke dërguar vendasit në avantazh 2-0. Në pjesën e dytë…

Source

Napoli shumë pranë rikthimit te Elmas, mungon vetëm zyrtarizimi

Napoli ka nisur numërimin mbrapsht për rikthimin e Eljif Elmas. Klubi napolitan po përfundon detajet e fundit të marrëveshjes me Leipzig dhe më pas pritet të nisin procedurat burokratike, vizitat mjekësore dhe njoftimi zyrtar. Sipas informacioneve, lojtari ofensiv do të transferohet fillimisht në formë huazimi me pagesë prej 2 milionë eurosh, ndërsa opsioni për blerje përfundimtare është i…

Source

Paralajmërohet skandal në Premier League, ish-hetuesi suedez denoncon përfshirjen e disa lojtarëve në trukime ndeshjesh

Një deklaratë tronditëse vjen nga Suedia. Fredrik Gardare, ish-shef i njësisë për hetimin e krimit të organizuar në sport, ka zbuluar për “Daily Mail” se disa lojtarë të Premier League janë përfshirë në manipulimin e ndeshjeve. Gardare tregon se gjatë një operacioni policor në një kazino të paligjshme në vitin 2021 janë sekuestruar telefona celularë, ku në aplikacionin Telegram janë gjetur prova…

Source

Milani heq dorë nga Harder, nuk mund të presë përgjigjen e Sportingut

Koha po mbaron dhe, me vetëm pak ditë nga mbyllja e merkatos, Milan nuk mund të lejojë më të presë lëvizjet e të tjerëve. Sipas mediave italiane, ka dështuar edhe pista që çonte te Conrad Harder, sulmuesi i Sporting Lisbonës. Klubi kuqezi ka vendosur të mos pritet më për zgjidhjen e situatave dhe kërkesave të klubit portugez, duke u orientuar menjëherë drejt profileve të tjerë për të forcuar…

Source

Largimi i mundshëm i Gimenez, reagon agjentja e tij: Janë vetëm thashetheme!

Mes zërave që e lidhin Samuel Chukwueze, Yunus Musah dhe Alex Jimenez me një largim të mundshëm nga Milani, vjen një reagim i fortë për situatën e Santiago Gimenez. Agjentja e tij, Rafaela Pimenta, ka hedhur poshtë çdo spekulim për një transferim të sulmuesit meksikan. “Gimenez nuk është duke u larguar nga Milani dhe nuk do të shkojë askund, – u shpreh Pimenta. – Mund të garantoj se çdo…

Source

Fermin Lopez “përplas” drejtuesit katalanas me Hansi Flick

Në Spanjë qarkullon një lajm i bujshëm: Barcelona dhe mesfushori Fermín López mund të ndahen shumë shpejt. Sipas të përditshmeve Sport dhe Mundo Deportivo, klubi katalanas po përballet me presion financiar, ndërsa Chelsea ka intensifikuar kontaktet për të siguruar shërbimet e talentit 21-vjeçar. Oferta e klubit londinez arrin në 50 milionë euro, një shumë që mund të ndihmojë Barçën të…

Source

Bayerni arrin marrëveshjen me sulmuesin e Chelsea-t

Bayern Munich ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt transferimit të Nicolas Jackson nga Chelsea. Sipas të përditshmes britanike The Sun, kampionët e Gjermanisë kanë arritur një marrëveshje verbale me sulmuesin 24-vjeçar, i cili nuk është më në planet e klubit londinez. Bavarezët preferojnë ta transferojnë lojtarin në formë huazimi, por Chelsea është i prirur ta pranojë këtë opsion vetëm nëse…

Source

❌