Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 July 2025Main stream

Shqipëria, bashkëprodhuese në filmin e ri të Milcho Manchevski-t

18 July 2025 at 12:08

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Kanë nisur xhirimet e filmit “Leaving Copacabana” me regji nga Milcho Manchevski, një nga regjisorët më të njohur në Ballkan, fitues i mbi 50 çmimeve ndërkombëtare.

Shqipëria merr pjesë në këtë produksion si bashkëprodhuese, përmes Tirana Film Institute, në bashkëpunimin e dytë me Banana Film dhe regjisorin Milcho Manchevski nga Maqedonia e Veriut.

Filmi ndjek historinë e një motre dhe vëllai me karaktere komplekse dhe shumë dimensionale, që përballen me sfida të jetës në një shoqëri të polarizuar mes të pasurve dhe të pambrojturve.

Disa prej aktorëve protagonistë janë Sara Klimoska, Filip Trajković, Petar Mirčevski, Sonja Mihajlova, Dejan Lilić.

“Leaving Copacabana” është një bashkëprodhim mes Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Serbisë, Shqipërisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe.

Milcho Manchevski është një emër i njohur në fushën e kinematografisë. Ai ka fituar një Luan të Artë të Venecias si dhe është i pari regjisor maqedonas që u bë kandidat për çmimet Oscar.

Manchevski ka patur bashkëpunime me Tirana International Film Festival, ku janë shfaqur filma të tij. Në TIFF-in e para dy vjetëve, Manchevski solli në Tiranë, filmin e tij premierë “Kaymak”. /j.p/

The post Shqipëria, bashkëprodhuese në filmin e ri të Milcho Manchevski-t appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pandi Raidhi, mjeshtri që ndërtoi mbi 200 karaktere në teatër e kinematografi

18 July 2025 at 10:51

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Si sot, 26 vjet më parë u nda nga jeta Pandi Raidhi.

Ai lindi në Korçë, më 14 prill 1921. Është quajtur “talent i lindur”, pasi që në moshë fare të re spikati tek shfaqja “Dasma korçare”. Ai ishte një nga themeluesit e Estradës Profesioniste të Korçës si dhe aktor themelues i Teatrit “Andon Zako Çajupi”.

Edhe pse ideologjia e kohës e ndëshkoi punën e shumë artistëve, pati nga ata që mbetën të mëdhenj duke marrë përgjegjësi për artin që përcillnin.

Kur u nda nga jeta, më 18 korrik të vitit 1999, Pandi Raidhi, Mjeshtri i Madh i karaktereve kishte lënë pas një galeri të pasur rolesh në teatër e filma: 200 role në teatër dhe 36 në kinematografi.

Debutimin e parë kinematografik e bëri në filmin “Tana”, të vitit 1958, por shkëlqeu dhe u bë i paharrueshëm me gjithë interpretimet e mëpasshme të cilat kanë ngelur në mendjen e publikut, ndër të cilët jane rolet tek filmat “Yje të netëve të gjata”, “Nëntori i Dytë “, “Tokë e përgjakur”, “Përballimi”, “Zonja nga qyteti”, etj. Në vitin 1975 iu dha titulli i lartë “Artist i Popullit”. /j.p/

The post Pandi Raidhi, mjeshtri që ndërtoi mbi 200 karaktere në teatër e kinematografi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Laboratori i Restaurimit në Korçë shpëton ikonën e veçantë të Joan Pagëzorit

14 July 2025 at 13:27

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Një tjetër thesar ikonografik ka shpëtuar falë ndërhyrjes së Laboratorit të Restaurimit dhe Konsolidimit pranë Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar.

Pas një pune disamujore, përfundoi ndërhyrja restauruese në ikonën “Joan Pagëzori” vepër e realizuar në vitin 1860. E veçanta e kësaj ikone është paraqitja në miniaturë e skenës së lindjes të Joan Pagëzorit.

Drejtoresha e MKAM, Fjoralba Prifti tha për ATSH-në se, procesi i restaurimit zgjati 10 muaj. Ishte një proces i gjatë por në fund i suksesshëm.

“Ikona i përket vitit 1860, viti i cili u identifikua pas procesit së restaurimit, pasi ikona kishte dëmtime të shumta në të gjithë komponentët. Suporti i drunjtë ishte tepër i dëmtuar, kishte rënë një pjesë e konsiderueshme e gruntit dhe pikturës. Kishte gufime të shtresave përgatitore dhe të pikturës. Verniku ishte i oksiduar dhe me depozitime mbi të”, sqaroi drejtoresha e MKAM.

Përveç figurës së Joanit, brenda kompozimit është pikturuar dhe skena e lindjes së tij, dhe kjo e bën ikonën të veçantë, ndryshe nga paraqitjet e zakonshme të Joan Pagëzorit në ikonografi. Poshtë kësaj skene është identifikuar viti i krijimit të ikonës dhe emrat e dhuruesve Kostandini dhe Anastasi.

Laboratorit të Restaurimit dhe Konsolidimit pranë Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar është një pjesë përbërëse, shumë e rëndësishme e MKAM, që në hapje të tij, prej 1980-ës. /j.p/

1 nga 3

The post Laboratori i Restaurimit në Korçë shpëton ikonën e veçantë të Joan Pagëzorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhërmi – Ndoti ujin dhe shkeli perimetrin e sigurisë, 100 mijë lekë gjobë dhe procedim penal për drejtuesin e skafit

TIRANË 13 korrik /ATSH/  Policia Kufitare e Dhërmiut, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ndërhyri menjëherë pas një denoncimi për hedhje mbeturinash në det dhe shkelje të perimetrit të sigurisë ujore nga një mjet lundrues, pranë plazhit të Dhërmiut.

Pas lokalizimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë bënë të mundur ndëshkimin e subjektit tregtar që kishte në pronësi skafin, me masë administrative prej 100 000 lekësh, për shkelje të nenit 24/c të ligjit nr. 43/2020, që ndalon zhvillimin e aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara.

Gjithashtu, ndaj drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit G. I., 25 vjeç, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ndotja e ujërave”, pasi gjatë pastrimit të skafit kishte hedhur mbeturina në det.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të perimetrit të sigurisë ujore dhe të rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese, si dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

/a.f/

The post Dhërmi – Ndoti ujin dhe shkeli perimetrin e sigurisë, 100 mijë lekë gjobë dhe procedim penal për drejtuesin e skafit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vizitoni shtandin e Telegrafit në Expo Real 2025 – Zbuloni të rejat dhe platformat promovuese për rritjen e biznesit

By: Telegrafi
4 July 2025 at 16:34

Në një hap të rëndësishëm për industrinë e ndërtimit, përshtatjes së infrastrukturës, kërkesave dhe inovacionet mbrenda kësaj industrie, Telegrafi ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në panairin Expo Real 2025

Ky ngjarje, e cila do të mbahet më 25, 26 dhe 27 korrik në Prishtina Mall, paraqet një mundësi strategjike për kompanitë dhe partnerët që të eksplorojnë mundësi të reja bashkëpunimi dhe të njohin produktet e reja promovuese mediale që Telegrafi ka përgatitur për industrinë.

@telegrafiVizitoni shtandin e Telegrafit në Expo Real 2025: Zbuloni të rejat dhe platformat promovuese për rritjen e biznesit! #Telegrafi #ExpoReal2025 #Kosova #Prishtina♬ original sound – Telegrafi.com

Telegrafi do të jetë e pranishme në shtandin nr. 3, ku do të prezantojë një gamë shërbimesh të fuqishme të dizajnuara për të përmirësuar dhe optimizuar fushatat e marketingut në industrinë e ndërtimit.

Me fokus në rritjen e ndërgjegjësimit të kompanisë, krijimit të imazhit publik dhe nxitjen e shitjeve, Telegrafi synon të ndërtojë ura bashkëpunimi mes kompanive dhe klientëve të tyre të synuar.

Nëpërmjet shërbimeve të integruara me teknologjitë e fundit si reklamat dixhitale, me modulet në portal dhe rrjete sociale, artikujt e sponsorizuar, promo artikujt dhe shërbimet vizuale tërheqëse si BizVideo dhe video produksioni, Telegrafi ofron një platformë të fuqishme dhe disa kanale për komunikim efektiv dhe tërheqës me klientët.

Një tjetër risi është shërbimi virtual 360°, i cili mundëson prezantimin adekuat të hapësirave dhe projekteve, në një version të shëtitjes virtuale.

Shërbimet e tilla, inkurajojnë kompanitë të forcojnë besimin dhe identitetin e tyre përmes strategjive të mirë-menduara të marketingut.

Panairi Expo Real 2025 pritet të jetë vend-takimi për të diskutuar, ndaj Telegrafi fton të gjithë partnerët dhe kompanitë e interesuara që t’i bashkohen në këtë event dhe të shohin nga afër se si mund të ndihmojnë në përmbushjen e qëllimeve të tyre të marketingut.

EXPO REAL Kosova 2025, po organizohet për here të parë në Kosovë ku do të prezantohen: Projekte ndërtimi,  agjenci të patundshmërive,  prodhues dhe distributorë të materialeve ndërtimore, zyre projektuese dhe dizajn interieri, zgjidhje teknologjike dhe inovacione në sektorin e ndërtimit.

 

 

The post Vizitoni shtandin e Telegrafit në Expo Real 2025 – Zbuloni të rejat dhe platformat promovuese për rritjen e biznesit appeared first on Telegrafi.

Krisafi: Shqipëria ka përfituar shumë nga fuqia e Amerikës. Mediu: Interesi amerikan, i lidhur me Ballkanin

By: Rovena
3 July 2025 at 20:38

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të diskutimit mbrëmjen e kësaj të enjteje në emisionin “Real Story” në ABC News.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, theksoi se shqiptarët kanë kërkuar gjithmonë mbështetjen e një fuqie të jashtme, duke përfituar historikisht nga roli dominues i SHBA-ve pas Luftës së Dytë Botërore.

“Shqiptarët kanë kërkuar gjithmonë një fuqi të jashtme. Në këtë pikë për të zëvendësuar Austro Hungarinë me SHBA. Ishin dhe një situatë historike krejt tjetër, ndryshuan situatat politike në atë pikë dhe jam i bindur që populli shqiptar ka përfituar më shumë se kushdo tjetër nga fuqia Amerika. Por, ndryshoi sistemi kombëtar SHBA u bë fuqia më e madhe botërore në atë periudhë saqë shqiptarët përfituan nga kjo fuqi amerikane. Nuk mendoj se e kanë zgjedhur drejtpërdrejt Amerikën ne”, tha Krisafi.

Ndërsa deputeti Fatmir Mediu nënvizoi rëndësinë strategjike të faktorit shqiptar dhe të Adriatikut në interesat amerikane në Ballkan, duke paralajmëruar për rritjen e ndikimit të aktorëve të tjerë globalë si Rusia dhe Kina në rajon.

“Unë mendoj se kemi dashur vetë që ta fusnin veten në qendër të Amerikës. Në fakt marrëdhëniet kanë ngecur dhe kanë evoluar shumë pozitivisht. Interesi amerikan është padyshim i lidhur me Ballkanin, është lidhur sidomos me Mesdheun për arsye gjeopolitike dhe në këtë aspekt faktori shqiptar dhe Adriatiku është goxha i rëndësishëm. Ky ka qenë dhe shkaktari i tërheqjes së forcave të tjera si Rusisë dhe Kinës. Dhe një nga arsyet më të mëdha që diskutohet sot është penetrimi i Rusisë dhe Kinës në Ballkan”, u shpreh Mediu./abcnews.al

Krisafi: Shqiptarët e kanë parë Amerikën si shpëtim! Mediu: SHBA kërkoi raporte me regjimin komunist

3 July 2025 at 20:26

Në emisionin “Real Story” në ABC News, me një panel të ftuarish Paskal Milo ish-ministër i Jashtëm, deputeti Fatmir Mediu, Ledion Krisafiu, ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Mentor Beqa ekspert i çështjeve ndërkombëtare diskutuan për raportet e reja të SHBA më botën, duke u fokusuar te raporti i Amerikës me Shqipërinë.

Gjatë intervistës në emisionin “Real Story”, eksperti Ledion Krisafi, tha se shqiptarët kanë qenë një popull që u masakruan nga fqinjët, por edhe të ndarë. Ndërsa theksoi se shoqëria shqiptare e shihte Amerikën si të vetmin vend që nuk kishte interes për të ndarë territor, por edhe si një shpëtim.

“Është një popull që nga fqinjët u masakrua, nga pjesa tjetër e Evropës u nda më dysh. Ndërsa Amerikën e shihnin si të vetmin vend që nuk prisnin ndarje. Austro-Hungaria e vetmja që i kishte mbështetur në luftës së parë botërore u shpërbë. Pra Amerikën e shihnin si të vetmin vend që nuk kishte interes për të ndarë territorin shqiptar”, tha ai.

Ndërsa gjatë fjalës së tij, Fatmir Mediu tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës krijuan raporte me regjimin komunist, duke thënë se brenda shoqërisë shqiptare Amerika mbeti një ëndërr e madhe.

“Kanë vendosur krijuesin më pas njerëzit. Pra raportit nuk është me qeverinë por me të drejtat. Unë mendoj që ndonjëherë e kemi veshur edhe në mënyrë artificiale këtë raportin me Amerikën. Hapi i parë i një marrëdhënie të qëndrueshme të interesin tonë ka qenë i pavarësisë. Më pas për shkak të rrethanave që ne u lamë brenda bllokut komunist. Amerika tentoi, por tentativa që ne përpiqemi t’i ekzagjerojmë”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Koçiu: Mamografi falas në spitalin e Vlorës gjatë muajit korrik

By: D Marku
1 July 2025 at 16:38

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se ndalesa e radhës gjatë muajit korrik, për kryerjen e mamografive falas për të gjitha gratë dhe vajzat do të jetë spitali rajonal i Vlorës.

Gjatë muajit korrik, gratë dhe vajzat në Vlorë mund t’i drejtohen spitalit rajonal të këtij qyteti, për kryerjen e mamografive falas pa rekomandimin e mjekut.

“Vlora është ndalesa jonë e radhës! Gratë dhe vajzat mund të kryejnë mamografinë falas, pa sistem referimi, pranë spitalit rajonal”, tha Koçiu, në një postim në rrjetet sociale.

Koçiu tha se “në muajin qershor, në spitalin rajonal Kukës u realizuan mbi 55 mamografi falas, duke i dhënë çdo gruaje mundësinë për një kontroll të nevojshëm, për shëndetin dhe jetën e saj”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur ta shtrijë fushatën e saj sensibilizuese gjatë gjithë vitit.

Kontrollet e rregullta janë thelbësore për luftën kundër kancerit dhe mbrojtjen e shëndetit.

The post Koçiu: Mamografi falas në spitalin e Vlorës gjatë muajit korrik appeared first on Albeu.com.

Ruajtja e trashëgimisë kinematografike të Shqipërisë nga raftet e arkivave deri te sallat e kinemasë

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Një pajisje e re Moviola, e instaluar në një nga mjediset e Arkivit Kombëtar të Filmit në Shqipëri, tani mund të zbulojë çdo dëmtim apo gabim, si dhe të vëzhgojë kimikatet, tensionin e filmit, rezistencën dhe gjendjen fizike në një kontroll rutinë për secilin prej 40.000 akteve të filmit 35 mm – mbi 11 milionë metra pamje të ruajtura në bobina metalike.

Pasi vendoset në pajisjen e kontrollit, ajo nxjerr në pah dhe regjistron gabimet, duke rritur vëmendjen e specialistit përmes zbulimit të defekteve dhe anomalive, dhe duke i orientuar drejt kuadrit të dëmtuar, duke ngadalësuar fillimisht procesin e rrotullimit.

Me një palë doreza të bardha të bëra prej pambuku dhe materiali sintetik, Hermelina Troqe, një inxhiniere kimiste dhe specialiste e mirëmbajtjes dhe restaurimit të filmit 35 mm, mbikëqyr procesin e inspektimit pasi i lag dorezat me alkool. “Alkooli zbut trysninë mbi filmin dhe dorezat duhet të jenë prej materiali që nuk krijon forca elektrostatike”, shpjegon ajo, duke demonstruar procedurën e punës. Ky është një nga hapat kryesorë përpara restaurimit, skanimit dhe digjitalizimit të filmave.

“Përmes këtij procesi, ne pastrojmë, kontrollojmë dhe masim aciditetin, sepse nëse aciditeti është i lartë, ai ndryshon tonalitetin e ngjyrës. Në një farë mënyre, Moviola mund të na tregojë nëse një film është “i sëmurë”; nëse rezistenca është e ulët dhe kimikatet e kanë dëmtuar celulozën, filmi bëhet përparësi për skanim dhe restaurim. Kjo pajisje ndihmon në zbulimin e problemeve që nuk mund të identifikoheshin më parë, duke zvogëluar gabimet e bëra nga syri i njeriut”, thotë Troqe.

Moviola u sigurua falë programit “BE për kulturën”. Ndërhyrja në Arkivin Kombëtar të Filmit u përqendrua te përmirësimi i pajisjeve të restaurimit dhe digjitalizimit, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e trashëgimisë kinematografike të Shqipërisë. Zbatimi i teknologjisë së re të përparuar ka rritur ndjeshëm efikasitetin dhe saktësinë e procesit të konservimit të filmit, duke zvogëluar rrezikun e dëmtimit fizik të materialeve dhe duke siguruar qasje afatgjatë për publikun.

Më parë, ky proces kontrolli kryhej duke përdorur pajisje telekine, të cilat ofronin cilësi më të ulët të imazhit. Pas procedurës së inspektimit dhe sigurimit të mirëmbajtjes së tyre, filmat transferohen në një mjedis tjetër, ku përdoren pajisje të tjera për skanim dhe ruajtje. Në monitor mund të shihet një imazh nga filmi “Tokë e përgjakur”, ndërsa skaneri i ri rrotullues Blackmagic Cintel skanon filmin bardh-e-zi të vitit 1976 në kohë reale, me 24 kuadro për sekondë. Përveç tij, pajisjet e ruajtjes e regjistrojnë filmin në format 4K me rezolucion të lartë.

“Pasi skanohet një film, zbatohet korrigjimi bazë i ngjyrave dhe ai konvertohet në formatin MXF. Pastaj prodhojmë tri kopje: një me cilësi të lartë, një version MP4 për përdorim në kompjuter dhe një kopje MP4 me filigran dhe kode kohore për studiuesit. Krahas skanerit dhe kompjuterit, pajisje të tjera të vlefshme të ofruara nga programi “BE për kulturën” përfshijnë disqet e ngurta 180 terabajt. Gjithashtu, kemi marrë kaseta LTO, një teknologji e ruajtjes së të dhënave në shirit magnetik. Çdo film i skanuar transferohet në dy kopje në kasata LTO , duke ndjekur standardet ndërkombëtare të arkivimit: njëra mbahet këtu dhe tjetra dërgohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, duke garantuar që, në rast fatkeqësie, të mos i humbasim”, shpjegon Erand Muça, specialist audiovizual.

Me më shumë se 100 kaseta LTO të dhuruara, arkivi aktualisht përdor 16 kaseta në vit, duke siguruar ruajtjen e të dhënave për afërsisht shtatë deri në tetë vitet e ardhshme. Një kompjuter tjetër përdoret për restaurimin e filmave. Në ekranin e tij shfaqet një imazh i Ndriçim Xhepës në një kuadër të dëmtuar nga filmi “Telefonata e një mëngjesi”.

Kjo teknologji e re dhe e përparuar ka rritur ndjeshëm efikasitetin dhe saktësinë e procesit të konservimit të filmit, duke zvogëluar rrezikun e dëmtimit fizik të materialeve dhe duke siguruar qasje afatgjatë për publikun.

“Përmes programit “BE për kulturën”, morëm pajisjen Moviola, skanerin, disqet e ngurta dhe kasetat LTO — të gjitha pjesë e një zinxhiri. Hapi i parë është kontrollimi i filmit analog, i dyti është përdorimi i disqeve të ngurta ose serverëve të përkohshëm për përpunim dhe i treti është ruajtja e tyre në kaseta LTO pas skanimit. Këto janë hallkat e një zinxhiri që siguron trashëgiminë tonë të arkivit të filmit”, shton Troqe.

Kinemaja brenda Arkivit të Filmit ilustron se si të gjitha këto procese ruajnë dhe rrisin cilësinë e filmave, duke dokumentuar historinë e vendit në shekullin e 20-të përmes imazheve në lëvizje. Filma si “Kapedani” , “Gjeneral Gramafoni” dhe “Kthimi i ushtrisë së vdekur” kanë kaluar të gjithë nëpër këtë pajisje, ndërsa arkivi aktualisht mban rreth 320 filma artistikë, 220 filma të animuar, 1.200 dokumentarë dhe 2.000 filma të huaj. Koleksioni shtrihet pas në kohë, me pamje të rralla që datojnë nga vitet 1920, duke e bërë atë kujdestarin e vetëm të trashëgimisë filmike të Shqipërisë.

Përveç pajisjeve të teknologjisë së fundit, kjo ndërhyrje restauroi edhe ish-ndërtesën e Kinostudios, duke ruajtur elementët e saj arkitektonikë klasikë — pikërisht vendin ku u formësua dhe u ushqye identiteti kinematografik i Shqipërisë.

Programi “BE për kulturën” financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektesh ( UNOPS ) në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ai përqendrohet te rinovimi dhe rivitalizimi i vendeve kryesore të trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti dhe përfaqëson një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të financuara nga BE-ja, me një buxhet të përgjithshëm prej 40 milionë eurosh. Programi mbështet gjithashtu sipërmarrjen vendore, artizanatin dhe nismat kulturore të lidhura me vendet e përzgjedhura përmes ndarjes së granteve – duke siguruar një nxitje të drejtpërdrejtë për ekonominë vendore.

/a.f/

The post Ruajtja e trashëgimisë kinematografike të Shqipërisë nga raftet e arkivave deri te sallat e kinemasë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tirana në sytë e të rinjve, promovohet trashëgimia kulturore përmes pikturës dhe fotografisë

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Trashëgimia kulturore e Tiranës u përçua nga sytë e të rinjve, të cilët dëshmuan nëpërmjet pikturës dhe fotografisë vlerat tradicionale dhe autentike që përfaqësojnë kryeqytetin.

Me mbështetjen e bashkisë së Tiranës dhe në kuadër të iniciativës “Tirana-Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, qendra URF organizoi aktivitetin “Art & Trashëgimi Kulturore në Tiranë” në ambientet e Qendrës “Reja”.

Eventi përfshiu një konkurs pikture dhe fotografie për të rinjtë, muzikë live dhe një ekspozitë të hapur për publikun.

Gjatë aktivitetit, ku arti u bë urë lidhëse mes brezave, një juri profesioniste vlerësoi punimet artistike dhe ndau tre çmime kryesore.

Çmimin e parë në fotografi e fitoi Lorela Lamçe, me një foto e cila ndërthurte veshjen tradicionale dhe gatime të zonës së Tiranës. Fotografia titullohej “Fërgesa e Tironës nga nona Vjollca”, që në syrin e fotografes reflektonte traditën popullore të zonjave të kryeqytetit.

Çmimin e parë në pikturë e fitoi Gentiana Beqiri, e cila kishte sjellë nëpërmjet ngjyrave portretin e gjyshes duke thurur me shtiza, ulur në divan.

Të gjithë pjesëmarrësit në konkurs më pas u nderuan me certifikata mirënjohjeje. Eventi që promovoi traditën përmes artit tërhoqi vëmendjen e turistëve të shumtë.

/m.q//r.e//a.f/

The post Tirana në sytë e të rinjve, promovohet trashëgimia kulturore përmes pikturës dhe fotografisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Tirana Photo Festival”, zgjidhen 100 fotografi nga Shqipëria dhe vendet e Mesdheut

25 June 2025 at 19:47

Me temën ‘Mesdheu”, ‘Tirana Photo Festival’ ka çelur edhe për këtë vit siparin në edicionin e 8-të. Me rreth 1000 fotografi të ardhura nga fotograf nga vende të ndryshme të botës, juria profesioniste si Roland Tasho, Ben Blushi dhe Rozafa Shpuza, kanë zgjedhur rreth 100 fotografi të cilat do të qëndrojnë të ekspozuara për publikun deri më 30 qershor pranë Teatrit të Kukullave.

“Këtë vit tema ishte ‘Mesdheu’ për shkak se edhe Tirana është kryeqyteti i kulturës dhe dialogut. Ka shumë prurje dhe shumë gjëra për të fotografuar, janë dhe këto tensionet e fundit. Na u duk interesante si temë e festivalt.

Ne e quajmë festivali më popullor i fotografisë sepse është I vetmi vend ku dhe të rinjtë mund të bëjnë foto, pra nuk është vetëm për të rinjtë por për të gjithë, mjafton që t’i përshtaten temës. Ky festival është e vetmja derë e hapur për çdo njeri që e ka pasion fotografinë”, tha Eva Kushova, Drejtuese e Festivalit.

Në kuadër të këtij festivali, emrat e njohur si Ben Blushi dhe Roland Tasho, zhvilluan një bashkëbisedim në COD për fotografinë si projekt, si proces dhe si rrëfim vizual, ndërsa ndanë dhe projektet e tyre.

“Një nga projektet që kam është karrigia e shkrimtarit, marrë një karrige nga shtëpia duke filluar nga Kadareja dhe kanë firmosur të gjithë në këtë karrige. Për fatin tim janë nga më të mirët që kemi ne. Te kjo karrige janë të gjithë bashkë. Është një vepër muzeale. Të gjithë kanë veprat e tyre, por te karrigia janë të gjithë bashkë. Ky është një projekt 25-vjeçar”, tha Roland Tasho.

Tirana Photo Festival ka startuar në 2018 si një festival i përvitshëm fillimisht për të promovuar Tiranën, ndërsa tashmë është kthyer në një festival ndërkombëtar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Tirana Photo Festival”, zgjidhen 100 fotografi nga Shqipëria dhe vendet e Mesdheut appeared first on Euronews Albania.

Rusia drejt izolimit digjital/ Putin nis projektin për zëvendësimin e WhatsApp dhe Telegram

24 June 2025 at 17:29

Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi të hënën një ligj që autorizon krijimin e një aplikacioni shtetëror mesazhesh që do të integrohet në shërbimet qeveritare, ndërsa Moska kërkon të zvogëlojë varësinë e saj nga platforma të tilla si WhatsApp dhe Telegram.

Rusia ka kohë që kërkon të krijojë atë që e quan sovranitet dixhital duke promovuar shërbimet vendase. Përpjekja e saj për të zëvendësuar platformat e huaja teknologjike është bërë më urgjente pasi disa kompani perëndimore u tërhoqën nga tregu rus pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022.

Ligjvënësit rusë thonë se aplikacioni në pronësi të shtetit do të ketë veçori që platformat Telegram dhe WhatsApp të Meta Platforms nuk i kanë. Kritikët thonë se kontrolli shtetëror i Rusisë mbi të paraqet rreziqe për privatësinë dhe liritë personale. Mikhail Klimaryov, drejtor i Shoqërisë për Mbrojtjen e Internetit, një grup rus për të drejtat dixhitale, tha më parë këtë muaj se pret që Rusia të ngadalësojë shpejtësinë e WhatsApp dhe Telegram për të inkurajuar njerëzit të kalojnë në aplikacionin e ri.

 

 

The post Rusia drejt izolimit digjital/ Putin nis projektin për zëvendësimin e WhatsApp dhe Telegram appeared first on Sot News | Lajme.

“Trump po i vë ‘fre’ Izraelit, Irani në disavantazh”, Krisafi për armëpushimin: Është herët të thuash që lufta ka mbaruar

By: Rovena
24 June 2025 at 13:37

Eksperti për çështjet ndërkombëtare, Ledion Krisafi, në një intervistë për emisionin “News Line” në ABC News, ka komentuar zhvillimet më të fundit në konfliktin Izrael-Iran, duke analizuar situatën pas shpalljes së armëpushimit. Sipas tij, ndonëse zyrtarisht palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e luftimeve, ka sinjale për shkelje të marrëveshjes, përfshirë një raketë balistike të mundshme nga ana e Iranit, ende e pakonfirmuar.

Krisafi thekson se ndërhyrja e SHBA-ve, dhe veçanërisht reagimi i Donald Trump, synon të ushtrojë presion mbi Izraelin për të shmangur një përshkallëzim të ri. Ai nënvizon se Izraeli ka përmbushur objektivat strategjike dhe mban tani përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e armëpushimit, ndërsa Irani ndodhet në një pozitë të dobësuar ushtarakisht. Në këtë kontekst, Krisafi nuk përjashton mundësinë që Irani të ripërcaktojë rolin e tij në rajon, duke u shndërruar në një aktor të ngjashëm me Hezbollah, por në përmasa shtetërore.

“Duket se ka pasur një thyerje të armëpushimit nga ana e Iranit, ka pasur një raketë balistike në orët e para të mëngjesit, por deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar. Trump me reagimin e tij i bën edhe thirrje Izraelit për të mos sulmuar. Sulmi i SHBA-ve nuk ishte për ndryshimin e regjimit. Izraeli i ka plotësuar objektivat, nuk ka më kuptim që të vazhdohet lufta. Në raste të tilla ndodh që armëpushimet nuk mbyllen 100%, janë raste që ndodhin, palët ngacmojnë njëra-tjetrën.

Izraeli është ai që ka kontroll në hapësirën ajrore të Iranit, kështu që Izraeli ka një përgjegjësi më të madhe për armëpushimet. Tani është momenti që palët të ulen në tavolinë, dhe palët janë SHBA dhe Iran, dhe jo Izrael. Trump po i vë fre Izraelit, që të mos sulmojë. Izraeli dhe SHBA kanë një nivel tjetër komunikimi, fakti që del në Trouth Social, do të thotë që i ngarkon Izraelit më shumë përgjegjësi. Nëse arrihet një marrëveshje do të ketë një kufizim për Iranin, për raketat balistike.

Negociatat nuk do të jenë shumë të lehta, sepse kushtet për Iranin janë shumë të mëdha. Në 12 ditë luftë Irani është dërrmuar. Por, nuk e përjashtoj mundësinë që Irani të kthehet në një ‘Hezbollah’ gjigant. Në këtë pjesë Irani është ai që është në disavantazh sepse i është shkatërruar një arsenal, i madh ushtarak.  Është e vështirë që të thuash se lufta ka mbaruar, sepse koha ka treguar se në konfliktet në Lindjen e Mesme, nuk mbyllen lehtë”, tha Ledion Krisafi./abcnews.al

Këngëtarja Donna Dafi po i kalon pushimet në Ibiza të Spanjës

24 June 2025 at 09:59

Artistja Donna Dafi e njohur për hitet e saja ndërkombëtare, ka zgjedhur këtë verë të pushojë në ishullin e famshëm të Ibiza-s, duke bërë një “minipauzë” të merituar mes angazhimeve të saj në muzikë dhe modë.

Artistja, e njohur për hitet e saj që kanë pushtuar top-listat botërore, me veshjet e saja elegante verore, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa momente të relaksit.

Ajo shfaqet e buzëqeshur, në një hotel luksoz dhe duke eksploruar bukuritë natyrore të ishullit, si dhe jetën luksoze të natës që e karakterizon Ibizën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Donna Dafi (@donnadafi)

Këto paraqitje jo vetëm që kanë ngjallur admirim, por e kanë treguar edhe si një influencer në industrinë e stilit, një rol të cilin e ka ngritur edhe si ambasadorja e markës “Escada” për vitin 2025.

Burime afër saj thonë se këngëtarja po i shfrytëzon këto momente për të ngritur inspirime për projektet e ardhshme muzikore dhe bashkëpunimet ndërkombëtare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Donna Dafi (@donnadafi)

The post Këngëtarja Donna Dafi po i kalon pushimet në Ibiza të Spanjës appeared first on Telegrafi.

Amerika në luftë? Krisafi: Dy skenarët e mundshëm për konfliktin Izrael-Iran

19 June 2025 at 21:28

Situata në Lindjen e Mesme vazhdon të mbetet shqetësuese, mes tensioneve në rritje ndaj dy vendeve Izraelit dhe Iranit.

Presidenti amerikan Donald Trump në deklaratat e tij ka dhënë afat dy javë për Iranin që t’i jepet fund konfliktit.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi në emisionin “360 Gradë” në ABC News, shpalosi dy skenarë që sipas tij janë më të mundshëm për të ndodhur. Referuar zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, Krisafi theksoi se Irani ose do të kapitullojë në tavolinë, ose ekziston mundësia që të eliminohet Ayatollah Khamenei.

“Irani dhe regjimi do kapitullojnë në tavolinë, në kuptimin që do heqin programin bërthamor vetë. Skenari i dytë i mundshëm është që Ayatollah Khamenei eliminohet dhe regjimi bie Nuk mendon që SHBA do futen në luftë si ajo në Irak. Trump tha që mbi të gjitha nuk dëshiron bombardime, por ka lënë mundësi të hapura. Iranianët ndodhen në një situatë nuk kanë shpëtim ose do të dorëzohen vetë…Por nga ajo që kemi parë, iranianët nuk janë popull që dorëzohen vetë. Nuk besoj që Donald Trump do futet në luftë tërësisht, por do japë goditje përfundimtare”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

‘Truk i zgjuar’ nga plazhi – përdorimi i një çarçafi në vend të peshqirëve dhe shezlonëve

18 June 2025 at 18:35

Nëse po planifikoni pushimet tuaja pranë detit dhe doni të shmangni “betejën e përhershme me rërën që futet në çdo qoshe të gjërave tuaja” – ekziston një zgjidhje e thjeshtë, e lirë dhe shumë praktike.

Së paku kështu pretendohet në një artikull i cili thekson se bëhet fjalë për të njëjtët çarçafë që zakonisht përdorim në krevate, por të cilët po tregohen të jashtëzakonshëm edhe në plazh.

Kështu, siç thuhet më tej, ai mund të përdoret në vend të peshqirëve dhe shezlonëve.

Ai, siç pretendohet, pengon grumbullimin e rërës dhe është më lehtë për t’u pastruar.

Ky truk është veçanërisht i pëlqyer nga prindërit, pasi fëmijët mund të luajnë të qetë pa e shpërndarë rërën në ushqime, lodra apo veshje. /Telegrafi/

The post ‘Truk i zgjuar’ nga plazhi – përdorimi i një çarçafi në vend të peshqirëve dhe shezlonëve appeared first on Telegrafi.

Bregdeti “skuqet” sërish/ Helikat e gomones i presin gjymtyrët turistit gjerman në Gjipe

15 June 2025 at 15:45

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel, rreth orës 13:40, në plazhin e Gjipesë në Vlorë, ku një turist gjerman është goditur nga helikat e një gomoneje. Sipas autoriteteve policore, dyshohet se shtetasi Krenar Velaj, 27 vjeç, banues në Orikum, duke drejtuar një mjet lundrues gomone ka dëmtuar, gjatë kohës që ishte duke […]

The post Bregdeti “skuqet” sërish/ Helikat e gomones i presin gjymtyrët turistit gjerman në Gjipe appeared first on BoldNews.al.

Ripërtëritja e veshjeve popullore/ Qëndistarja e Gjirokastrës dhe trashëgimia e kostumeve

14 June 2025 at 20:38

GJIROKASTËR- Në qendrën e artizanatit ne pazarin e gurtë të Gjirokastrës qëndistarja Burbuqe Muka realizon dhe risjell veshjet popullore të prezantuara në shekuj nga figura dhe emra të njohur të historisë.

Në punishten ku punon se bashku me djalin e saj, ajo ka punuar kostume popullore të veshura nga Naim Frasheri,Lord Bajroni,Ali Pashë Tepelena,Laver Bariu e shumë emra e figura të njohura, ndërsa aktualisht po punon për të realizuar kostumin e Tafil Buzit,patrioti i rezistencës kundër Osmanëve.

Qëndistarja thotë se më të interesuar janë emigrantët të cilët impresionohen me tepër kur njihen me historinë ndërsa realizimi cilësor i veshjeve është një sfidë me vete pasi ato duhen punuar sa më autentike, fakt ky që ka tërhequr edhe vëmendjen e koleksionistëve apo muzeve që po hapen në zona të ndryshme në qarkun Gjirokastër

Realizimi dhe risjellja e kostumeve tradicionale duhet të jetë sa me origjinale dhe i kompletuar me të gjithë elementët e për këtë kujdeset Mario, djali i Burbuqes,i cili realizon skicat, të cilat me pas punohen nga qëndistarja e njohur që është vlerësuar edhe me mjaft certifikata e tituj të ndryshëm

Modelet në të shumtën e rasteve merren nga studimet e kryera nga njohës dhe specialiste të etnografisë

Kostumet popullore të krahinave të ndryshme të vendit, por edhe ato të Kosovës, spikasin me finesën e realizimit duke prezantuar me se miri historinë, kulturën shqiptare, por edhe trashëgiminë në breza.

❌
❌