Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Superliga e Arabisë Saudite përgatit një goditje të re për futbollin evropian sa i përket blerjeve

16 July 2025 at 18:35

Liga Profesionale e Futbollit e Arabisë Saudite po planifikon të rrisë ndjeshëm numrin e lojtarëve të huaj për ekip – nga tetë në dhjetë – duke paralajmëruar një valë të re transferimesh me shuma të mëdha parash në skenën globale.

Ky veprim, i nxitur nga suksesi i Cristiano Ronaldos, pritet të trondisë më tej tregun e futbollit dhe ta bëjë ligën edhe më konkurruese në nivel ndërkombëtar.

E gjitha filloi me mbërritjen e Cristiano Ronaldos te Al Nassr në janar të vitit 2023, transferim që u shndërrua në pikë kthese për gjithë futbollin saudit. Ardhja e tij shkaktoi menjëherë ndryshime në rregullore, kur numri i të huajve u rrit nga shtatë në tetë, me synimin e qartë për të tërhequr emra të mëdhenj nga bota në Lindjen e Mesme.

Rezultati nuk vonoi të vinte. Ronaldo u pasua shpejt nga fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema, nga superylli brazilian Neymar, kampioni i botës N’Golo Kanté, si dhe nga emra të njohur të futbollit europian si Sadio Mané, Riyad Mahrez, Sergej Milinković-Savić, Rúben Neves dhe shumë të tjerë.

Revolucioni i tregut: Numri i të huajve rritet në 10

Tani liga është gati për një hap tjetër të madh. Sipas gazetarit me ndikim në futbollin saudit, Alshenaif, të cilin e citon gazeta spanjolle AS, federata po përgatitet ta zyrtarizojë rritjen e numrit të të huajve në 10 për çdo skuadër.

Rregulli i ri, që pritet të hyjë në fuqi në fillim të gushtit, do të lejojë që tetë lojtarë të huaj të jenë në fushë në çdo moment, ndërsa dy të tjerë të jenë në stol – pa kufizime moshe.

Ky është një sinjal i qartë se klubet po përgatiten për një tjetër “sulm” gjatë afatit kalimtar të verës, i cili në Arabinë Saudite zgjat nga 20 korriku deri më 10 shtator.

Një klub i ri me ambicie të mëdha

Valës së re të investimeve i është shtuar edhe një prurje interesante në elitën saudite: klubi NEOM SC. Bëhet fjalë për një ekip të sapoformuar që vjen nga një projekt futurist – një qytet inteligjent që po ndërtohet në bregdetin e Detit të Kuq. Klubi ka ambicie të qarta për të qenë konkurrues që nga viti i parë dhe po ndërton një skuadër me emra të rëndësishëm.

NEOM ka konfirmuar tashmë dy transferime të forta: Alexandre Lacazette nga Lyon dhe portierin Marcin Bulka nga Nice. Po flitet edhe për një transferimit të Granit Xhakës në këtë klub.

Ndërkohë, mediat raportojnë se Theo Hernández ka arritur marrëveshje me Al Hilal, ndërsa Mateo Retegui, sulmuesi i kombëtares italiane, përmendet si ylli i radhës që mund të transferohet në Arabinë Saudite. /Telegrafi/

The post Superliga e Arabisë Saudite përgatit një goditje të re për futbollin evropian sa i përket blerjeve appeared first on Telegrafi.

Kurti: Agjencia e Kosovës për Akreditim rikthehet anëtare me të drejta të plota në EQAR

PRISHTINË, 14 korrik/ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur sot se Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është rikthyer si anëtare me të drejta të plota në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti kujtoi se në vitin 2018, gjatë qeverisjes së mëparshme, Kosova ishte përjashtuar nga ky organizëm evropian. “Shtatë vite më vonë, me qeverisjen tonë, kjo agjenci rikthehet si anëtare me të drejta të plota në këtë organizëm evropian,” theksoi ai.

Sipas Kurtit, ky zhvillim dëshmon përkushtimin institucional për të përmbushur standardet më të larta evropiane në fushën e arsimit të lartë dhe për të krijuar kushte të përshtatshme për suksesin akademik të studentëve të Kosovës.

/a.f/

The post Kurti: Agjencia e Kosovës për Akreditim rikthehet anëtare me të drejta të plota në EQAR appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lul Raka në Ukrainë për të ndihmuar sistemin shëndetësor

14 July 2025 at 19:56

Lul Raka, mikrobologu, ka njoftuar se është duke qëndruar Ukrainë në një mision të organizuar nga “Columbia University” i New York-ut, për të ndihmuar sistemin shëndetësor.

Raka ka thënë se ky mision ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të sistemit të shëndetit publik në Ukrainë, veçanërisht në fushat kritike si kontrolli i infeksioneve.

“Me ftesë të Universitetit Columbia të Nju Jorkut, jam në një mision të shkurtër në Ukrainë, në kuadër të një projekti të mbështetur nga Centers for Disease Control (CDC) të ShBA-së”, tha ai për Kanal10.

“Ky projekt ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të sistemit të shëndetit publik në Ukrainë”, ka thënë Raka.

The post Lul Raka në Ukrainë për të ndihmuar sistemin shëndetësor appeared first on Telegrafi.

Kosova pranohet anëtare me të drejta të plota në EQAR

14 July 2025 at 17:34

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), pas një vlerësimi të suksesshëm nga ekipi i pavarur i Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë (ENQA).

Në një letër zyrtare të datës 8 korrik 2024, Presidenti i EQAR-it, Stéphane Lauwick, njoftoi Drejtorin e Përgjithshëm të AKA-së, Naim Gashi, për miratimin e aplikimit të ripërfshirjes së Kosovës në këtë mekanizëm evropian.

“Aplikimi juaj është aprovuar dhe përfshirja juaj do të jetë e vlefshme deri më 31 dhjetor 2029. Ju lutem pranoni urimet e mia për aplikimin tuaj të suksesshëm dhe përgëzimet e mia të përzemërta për punën tuaj në emër të të gjithë anëtarëve të Komitetit të Regjistrit”, thuhet në letrën e EQAR-it.

EQAR përfaqëson autoritetin më të lartë evropian që regjistron agjenci të sigurimit të cilësisë që veprojnë në përputhje me standardet evropiane për arsimin e lartë (ESG).

Anëtarësimi në këtë regjistër konfirmon përmbushjen e standardeve më të larta evropiane nga ana e AKA-së dhe rrit ndjeshëm kredibilitetin dhe besueshmërinë e arsimit të lartë në Kosovë.

Ky zhvillim do të ndikojë drejtpërdrejt në njohjen ndërkombëtare të diplomave të studentëve kosovarë, të cilat tashmë do të konsiderohen si të barasvlershme me diplomat e vendeve të BE-së. Kjo ka rëndësi jetike si në aspektin akademik, ashtu edhe profesional, duke u garantuar studentëve dhe punëdhënësve cilësi dhe standard ndërkombëtar.

Përveç përfitimeve për studentët, anëtarësimi në EQAR u hap dyer të reja edhe institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë për pjesëmarrje të plotë në programet evropiane për edukim, përfshirë mundësitë për partneritete, projekte të përbashkëta, financim dhe ndërkombëtarizim.

Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, prof. Hasnije Ilazi, theksoi rëndësinë e këtij momenti duke e quajtur “një sukses nacional dhe një arritje kolosale për studentët dhe të diplomuarit kosovarë”.

Ajo vuri në pah faktin se Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që arrin këtë status prestigjioz.

Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi, deklaroi se ky sukses është rezultat i një procesi të gjatë dhe të planifikuar.

“Në vitin 2020 hartuam planin për përmbushjen e 14 standardeve. Pas pranimit si affiliate në ENQA në shtator 2022 dhe aplikimit në EQAR në dhjetor 2023, më 1 korrik 2024 një ekip prej pesë ekspertësh ndërkombëtarë vizitoi Kosovën dhe dha vlerësim pozitiv”, sqaroi Gashi.

Të dy zyrtarët falënderuan Bordin e AKA-së, stafin profesional, Ministren e Arsimit Arbërie Nagavci, si dhe institucionet shtetërore, shoqërinë civile, donatorët dhe agjencitë partnere ndërkombëtare, me theks të veçantë për mbështetjen nga agjencitë homologe të Kroacisë, Austrisë dhe Gjermanisë.

Ky pranim e vendos Kosovën në një pozitë të barabartë me vendet evropiane në fushën e sigurimit të cilësisë në arsim, dhe e përforcon rolin e AKA-së si një institucion kredibil dhe i besueshëm, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar.

The post Kosova pranohet anëtare me të drejta të plota në EQAR appeared first on Telegrafi.

GJERMANI – Xhaka drejt sauditëve të Neom SC?

14 July 2025 at 13:42

DYSELDORF, 14 korrik /ATSH-DPA/ – Mesfushori Granit Xhaka mund të jetë lojtari i fundit që largohet nga nënkampionëy e Bundesligës, Bayer Leverkusen, sipas raporteve të shumta gjermane.

“Sky TV” tha se 32-vjeçari zviceran me origjinë shqiptare ka “një marrëveshje verbale në parim” me klubin e Ligës Profesionale Saudite, Neom SC, për një transferim gjatë verës.

Gazeta “Bild” dhe revista sportive “Kicker” raportuan gjithashtu interesin e Neom SC.

“Sky” tha se Neom e ka informuar Leverkusenin për qëllimet e tij, me një tarifë transferimi të vlerësuar në 6,0 milionë euro për Xhakën, i cili ka një kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2028.

Ende nuk ka marrëveshje midis klubeve, por Sky tha se bisedimet për vendimmarrjen mund të zhvillohen sot.

Nuk ishte e qartë nëse Xhaka do t’i bashkohej Leverkusenit sot  në një udhëtim në Rio de Zhaneiro për një kamp stërvitor 10-ditor.

Leverkusen tashmë ka humbur trajnerin Xabi Alonso i cili shkoi te Real Madridi, organizatorin e lojës Florian Wirtz dhe mbrojtësin e djathtë Jeremie Frimpong që shkuan te Liverpooli, dhe qendërmbrojtësin Jonathan Tah te Bayern Munich.

Leverkuseni ka sjellë gjithashtu përforcime, të udhëhequra nga organizatori i lojës Malik Tillman, i cili erdhi nga kampionët holandezë PSV Eindhoven./  /Ad.Ab./

 

The post GJERMANI – Xhaka drejt sauditëve të Neom SC? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Interi gjen pasuesin nëse Çalhanoglu largohet, piketohet mesfushori shqiptar

By: armand
13 July 2025 at 14:44

Interi do të mendojë Granit Xhakën si opsion, nëse Hakan Çalhanoglu largohet. Këto janë prapaskenat e fundit, që raportohen nga “Gazetta dello Sport”. Çalhanoglu është lidhur shpesh herë me kalimin te Gallatasaraj. Transferimi i mesfushorit turk ka ngecur për shkak të kushteve financiare. Në anën tjetër, Xhaka shikohet si lojtari i duhur për t’i besuar […]

The post Interi gjen pasuesin nëse Çalhanoglu largohet, piketohet mesfushori shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Interi me një plan special për të arritur te Granit Xhaka, Chivu e do si zëvendësim të Calhanoglus

13 July 2025 at 09:37

Interi është duke shqyrtuar mundësinë për të përforcuar mesfushën dhe një emër që ka dalë në plan të parë është Granit Xhaka. Mesfushori i Bayer Leverkusenit shihet si një alternativë me përvojë dhe që mund t’i përshtatet menjëherë stilit të zikaltërve.

Edhe pse nuk është më pjesë e brezit të ri, Xhaka vazhdon të tregojë nivel të lartë. Ai ka qenë kyç si te Arsenali ashtu edhe së fundmi te Leverkuseni i Xabi Alonsos, ku luajti rol të rëndësishëm në sukseset e sezonit të fundit.

La Gazzetta dello Sport raporton se Interi po planifikon ndryshime të mundshme në mesin e fushës, sidomos nëse Hakan Çalhanoglu largohet. Largimi i tij mund të krijojë një boshllëk që duhet mbushur me një lojtar të përgatitur dhe të besueshëm.

Ederson i Atalantës është një nga objektivat kryesorë të klubit, por kërkesa prej 60 milionë eurosh nga klubi bergamask po e bën të vështirë afrimin e tij. Kjo ka shtyrë Interin të vlerësojë opsione më të arsyeshme financiarisht.

Xhaka do të kushtonte rreth 12–15 milionë euro dhe është i hapur për një sfidë të re. Një marrëveshje e mundshme do të përfshinte kontratë trevjeçare, duke sjellë stabilitet në një repart të rëndësishëm.

Trajneri Chivu po mendon të ndryshojë paksa strukturën e mesfushës, duke kaluar nga një organizator klasik te dy mesfushorë qendrorë me profil më fizik dhe disiplinë taktike. Në këtë sistem, Xhaka do të përshtatej mjaft mirë.

Nga ana tjetër, Çalhanoglu mbetet një pikëpyetje. Galatasaray nuk ka bërë ende një ofertë konkrete, por mbetet në prapaskenë, veçanërisht për shkak të lidhjes kombëtare dhe prestigjit që do sillte një rikthim në Turqi.

Interi i ka vendosur një çmim prej 25–30 milionë eurosh për mesfushorin turk. Klubi nuk do ta kundërshtonte qëndrimin e tij, por në të njëjtën kohë, po punon për të pasur gati një zëvendësues nëse ai largohet.

Në këtë skenar, Xhaka përfaqëson një zgjidhje të besueshme: një lojtar me përvojë ndërkombëtare, lider në fushë dhe me karakter të fortë. Interi po analizon të gjitha detajet përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Nëse çdo gjë shkon sipas planit, nuk përjashtohet që Granit Xhaka ta veshë për herë të parë fanellën zikaltër dhe t’i bashkohet projektit të ri të klubit në Serie A. /Telegrafi/ 

The post Interi me një plan special për të arritur te Granit Xhaka, Chivu e do si zëvendësim të Calhanoglus appeared first on Telegrafi.

Qaka: Gjenocidi në Bosnje u dokumentua, por u tjetërsuan provat

11 July 2025 at 19:10

Në Bosnje dhe Hercegovinë, përkatësisht në Srebrenicë, sot është shënuar 30-vjetori i gjenocidit të kryer nga forcat serbe ndaj popullatës civile myslimane, ndërsa drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare ka arritur që vetëm disa persona t’i dënojë për këtë vepër.

Në këtë përvjetor, nga Kosova ka qëndruar në Srebrenicë një delegacion i lartë shtetëror.

Lidhur me këtë, në RTV Dukagjini ka folur politologu Adnan Qaka.

“Fatkeqësia më e madhe është që nuk ka pasur vullnet politik që të dënohet Serbia për krim e gjenocid, që në fakt nuk e ka bërë vetëm në një qytet, në Srebrenicë, por në tërësi. Duhet ta themi qartë se ajo që ka bërë Serbia në Bosnje është gjenocid i pastër”, ka thënë ai.

Sipas Qakës, padinë që Bosnja e ka formuluar, e ka bërë në mënyrë mjaft profesionale, me prova shkencore dhe me fakte të fuqishme e ekspertë të dëshmuar.

“Mirëpo, kjo ka qenë një çështje puro politike, ku është një e vërtetë që është dëshmuar edhe nga Florens Hardman, zëvendësprokurorja e Tribunalit të Hagës, që shumë dëshmi, shumë prova që i ka depozituar Bosnja në Tribunalin e Hagës – këto që kanë qenë, do të thotë, shtetet që i kanë bartur këto fakte, dokumente për Tribunalin e Hagës – edhe i kanë manipuluar, thjesht janë tjetërsuar ato dokumente, ku qëllimi i qartë ka qenë që të mos dënohet Serbia për krimin e gjenocidit”, ka thënë Qaka.

The post Qaka: Gjenocidi në Bosnje u dokumentua, por u tjetërsuan provat appeared first on Telegrafi.

Juventusi dhe Granit Xhaka, në rrugën e duhur – zbulohen çmimi, kushtet personale nuk janë problem

9 July 2025 at 20:46

Juventusi po përparon në përpjekjen për të transferuar mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ku mediat nga Italia tashmë zbulojnë detaje mbi çmimin e kërkuar dhe kushtet personale të marrëveshjes.

Ish-mesfushori i Arsenalit, i cili ka regjistruar 225 paraqitje në Ligën Premier dhe 174 në Bundesligë, ishte lidhur edhe me një kalim te Milani, por mediat italiane si Tuttosport dhe La Gazzetta dello Sport raportojnë se Juventusi ka dalë në skenë si opsioni më serioz dhe i mundshëm për shqiptarin.

Xhaka, 32 vjeç, shihet si një alternativë shumë e vlefshme për “Zonjën e Vjetër” falë përvojës dhe besueshmërisë së tij. Ai ka qenë titullar pothuajse i padiskutueshëm në radhët e Leverkusenit gjatë dy sezoneve të fundit dhe nuk ka munguar në më shumë se një ndeshje radhazi që nga viti 2021.

Për më tepër, çmimi i vendosur nga Bayer Leverkusen për kartonin e tij është rreth 15 milionë euro, shumë më i ulët krahasuar me alternativat e tjera që Juventusi ka vlerësuar si Morten Hjulmand apo Florentino Luis, të cilët vlerësohen nga klubet në mbi 40 milionë euro.

Sipas raportimeve të fundit, Juventus synon të negociojë edhe më tej këtë shifër, duke shpresuar ta ulë në 12 milionë euro. Edhe kërkesat për pagë nga ana e Xhakës nuk konsiderohen problem për klubin torinez, që është i vendosur ta mbyllë marrëveshjen sa më shpejt. /Telegrafi/ 

The post Juventusi dhe Granit Xhaka, në rrugën e duhur – zbulohen çmimi, kushtet personale nuk janë problem appeared first on Telegrafi.

Pse Juventusi e dëshiron Granit Xhakën?

9 July 2025 at 16:41

Ideja më e fundit për të forcuar mesfushën e Juventusit çon te Bayer Leverkusen, me Granit Xhakën i cili është në listën e Zonjës së Vjetër, ndërsa në dy sezonet e fundit ka treguar paraqitje të qëndrueshme dhe të lartë.

Lidhja e emrit të tij me Bianconerët fillimisht habiti, duke marrë parasysh moshën e tij. Kjo pasi Xhaka, do të mbushë 33 vjet në shtator.

Nënshkrimi i fundit i Juventusit mbi 30-vjeçar daton që nga ardhja e Angel Di Marias në verën e vitit 2022 — një periudhë që sot duket si një epokë tjetër futbolli, veçanërisht në Torino.

Por, pse Juventusi beson te Xhaka?

Së pari, sepse ai është një lojtar shumë i aftë dhe i besueshëm, me përvojë të gjerë ndërkombëtare: nga Baseli në Bayer Leverkusen dhe veçanërisht Arsenali, Xhaka ka luajtur dhe ka fituar në çdo fazë të karrierës së tij. Kjo e bën kandidaturën e tij ideale për të përforcuar mesfushën, e cila më pak se një vit më parë u mbush me investime të mëdha, por pa arritur rezultatet e pritura. Shembujt e fundit, Douglas Luiz dhe Teun Koopmeiners.

Nga ana tjetër, Xhaka vjen pas një sezoni pozitiv, një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe jetëgjatësisë së tij si futbollist. Ai është gjithashtu i besueshëm fizikisht: ka luajtur 49 ndeshje në sezonin e fundit me Bayer Leverkusen, dhe mungesa e tij më e fundit daton nga shtatori 2021, kur ishte ende pjesë e Arsenalit — një rekord i vërtetë.

Gjithashtu, nga pikëpamja financiare, Xhaka është një opsion më i përballueshëm krahasuar me lojtarët e tjerë të profilit të ngjashëm dhe më të rinj, me të cilët Juventusi ka pasur negociata të thella në javët e fundit, si Florentino i Benficës dhe Hjulmand i Sportingut, të cilët kërkojnë të paktën 40 milionë euro investim.

Bayer Leverkusen ka vendosur çmimin për largimin e Granit Xhakës në 15 milionë euro, një shifër që konsiderohet e negociueshme, duke marrë parasysh negociatat e forta dhe dëshirën e lojtarit për një ndryshim ambienti. /Telegrafi/ 

The post Pse Juventusi e dëshiron Granit Xhakën? appeared first on Telegrafi.

Juventus/ Sancho gjithnjë e më pranë, kontakte dhe për Kolo Muani e Xhakën

By: rozalb
9 July 2025 at 10:44

Bisedimet mes Juventus dhe Manchester United për transferimin e Jadon Sancho kanë shënuar hapa të rëndësishëm përpara. Edhe pse marrëveshja nuk është mbyllur ende, palët janë afruar ndjeshëm pas takimit të fundit. Sulmuesi anglez konsiderohet si një përforcim kyç për skemën e trajnerit Igor Tudor dhe vetë lojtari është i gatshëm të ulë ndjeshëm pagën për të respektuar kufijtë financiarë të klubit…

Source

“Dukesh mirë, Granit” – klubi gjerman prezanton fanellat e reja me Xhakën, nuk heq dorë nga ai

By: S SH
2 July 2025 at 18:06

Bayer Leverkusen ka lëshuar sinjale të qarta se Granit Xhaka do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës.

Klubi gjerman, nënkampion i Bundesligës, të mërkurën publikoi foto të mesfushorit shqiptar me fanellën e re të sezonit të ardhshëm, shoqëruar me mbishkrimin: “Dukesh mirë, Granit”.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur janë shtuar spekulimet për një kalim të tij te Milani.

Megjithatë, Xhaka jo vetëm që është përfshirë në fushatën promovuese të fanellave të reja, por është raportuar edhe se ka marrë garanci për një rol kyç në projektin e trajnerit të ri Erik Ten Hag për sezonin e ri.

Kjo shton gjasat që kapiteni i Zvicrës të vazhdojë në “BayArena”, duke hedhur poshtë zërat për largim.

Looking good, Granit 👌@newbalance pic.twitter.com/Eqp2rJOhpL

— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) July 2, 2025

The post “Dukesh mirë, Granit” – klubi gjerman prezanton fanellat e reja me Xhakën, nuk heq dorë nga ai appeared first on Albeu.com.

Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës, zbulohet aryseja

By: S SH
1 July 2025 at 15:48

Milan pritet të heqë dorë nga interesimi për Granit Xhakën për shkak të kostos së transferimit, pavarësisht se mesfushori i Bayer Leverkusen ka dhënë dritën e gjelbër.

Sipas La Gazzetta dello Sport, gjasat për një kalim të mundshëm të Xhakës te Milani po fillojnë të zbehen.

Edhe pse mesfushori ka dhënë miratimin e tij, klubi po tërhiqet për shkak të shqetësimeve lidhur me moshën e tij, pagat e larta dhe një tarifë të konsiderueshme transferimi nga Bayer Leverkusen.

Bisedimet janë ngadalësuar, dhe ‘Rossonerët’ tani po fokusohen te mesfushorët më të rinj.

Milani tradicionalisht ka ndërtuar skuadrën e tij mbi lojtarë të rinj me potencial afatgjatë dhe paga të përballueshme.

Xhaka, megjithatë, edhe pse është me përvojë dhe i besueshëm, nuk i përshtatet kësaj strategjie

Me Modricin që pritet të bashkohet pas Kupës së Botës për Klube, Milani ka pak gjasa të sjellë një tjetër veteran, veçanërisht një me kosto të lartë.

Mesfushori shqiptar ishte paraparë të kishte një rol lider në rindërtimin e mesfushës nga Massimiliano Allegri, por klubi e sheh tashmë Modricin si shtyllën me përvojë.

Mesfusha e Milanit për sezonin e ardhshëm mund të përbëhet nga Ruben Loftus-Cheek, Youssouf Fofana dhe Samuele Ricci, të gjithë lojtarë nën 30 vjeç.

The post Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës, zbulohet aryseja appeared first on Albeu.com.

Çmimi, mosha, paga, Xhaka largohet nga Milan: vështirësitë e operacionit për Taren

By: user 2
30 June 2025 at 11:28

Granit Xhaka është më larg Milanit dhe, për momentin, mundësitë që mesfushori zviceran i Leverkusenit të mbërrijë në Milano janë të ulëta. Xhaka, kjo është ditur gjithmonë, është një objektiv në thyerje të zakonit të Milanit, që vitet e fundit ka kërkuar gjithmonë lojtarë të rinj, me hapësirë për t’u rritur dhe me pagë të ulët. Xhaka ka cilësi të tjera: ka personalitet të madh, është shumë i dobishëm me topin dhe pa të, por ka 32 vjeç dhe do të sillte gjithsesi një shpenzim të ndjeshëm mes kartonit dhe pagës. Çështja ishte të kuptohej nëse Milani do të bënte një përjashtim për të, duke konsideruar që Xhaka ka gjithçka për të qenë një shtyllë e një skuadre në rindërtim, në kërkim të liderëve të rinj.

Lexo më tej: Tare “shqiptarizon” Milan? Pas Gjimshitit e Brojës, tani sytë edhe nga Xhaka

Ky përjashtim për momentin nuk është në program. Milani ka arritur tashmë një shtrëngim duarsh me Luka Modric, i cili ende nuk është një blerje zyrtare, por ka gjetur marrëveshje prej kohësh me Igli Taren. Nëse gjithçka do të shkojë siç parashikohet, një foto e tij me fanellën kuqezi do të shfaqet në rrjete sociale në fund të eksperiencës në Kupën e Botës për klube me Real Madridin. Ai do të jetë lojtari me përvojë të cilit do t’i besohet çelësi i mesfushës së Milanit. Pjesa tjetër e repartit do të ketë Ruben Loftus-Cheek dhe Youssouf Fofana, dy lojtarët e konfirmuar nga sezoni i kaluar, dhe disa nën 25-vjeçarë. Samuele Ricci nga Torino është pranë dhe një tjetër blerje mund të vijë nga Spanja.

Javi Guerra dhe merkato e Milan

Milani është gjithmonë në kontakt me Valencias për Javi Guerra, ka bërë një ofertë prej 20 milionë, me bonuse të përfshira, dhe mund të bëjë një tjetër gjatë javës. Valencia mund të shesë së shpejti te Arsenali Christian Mosquera, qendërmbrojtës i ndjekur edhe më parë nga Milani, dhe deri tani ka refuzuar ofertat për Javi Guerra. A do të mundet ta bëjë edhe përballë një propozimi mes 20 dhe 25 milionësh? Këtë do ta kuptojmë së shpejti.

The post Çmimi, mosha, paga, Xhaka largohet nga Milan: vështirësitë e operacionit për Taren appeared first on Lapsi.al.

Taulant Xhaka bëhet trajner-lojtar te klubi i shqiptarëve në Zvicër

By: Besnik
27 June 2025 at 20:35

Ish-futbollisti i Kombëtares, Taulant Xhaka, ka surprizuar me të ardhmen e tij pas largimit nga FC Basel, duke u prezantuar së fundmi si trajner-lojtar i skuadrës shqiptare Dardania Basel.

34-vjeçari do të drejtojë dhe njëkohësisht do të luajë për ekipin që administrohet nga pronarë shqiptarë në Zvicër.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një deklarate në rrjetet sociale, ku theksohet se Xhaka do të ketë në krah ndihmës trajnerin Argjent Trukaj.

“Prania e Xhakës në skuadër nuk është vetëm një forcim për ekipin, por edhe një nder për gjithë komunitetin shqiptar në Zvicër,” thuhet në njoftimin e klubit.

Njoftimi i plotë i FC Dardania Basel:

“Të nderuar antarë dhe sportdashës të klubit FC Dardania, mirë se vjen, legjendë!

Me krenari dhe respekt të madh, mirëpresim në mesin tonë një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar – Taulant Xhaka dhe ndihmës trajnerin Argjent Trukaj.

Një profesionist shembullor, një luftëtar në fushë dhe një frymëzim për brezat e rinj.

Prania jote nuk është vetëm një forcim për skuadrën, por edhe një nder për gjithë komunitetin tonë.

Jemi një – dhe sot jemi më të fortë me ty!”

— FC Dardania Basel

LEXONI GJITHASHTU:

The post Taulant Xhaka bëhet trajner-lojtar te klubi i shqiptarëve në Zvicër appeared first on Euronews Albania.

Jaupaj: Divjaka pasuri kombëtare, ruajtja kërkon qasje moderne

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Departamenti i Gjeografisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, në bashkëpunim me AKKSHI dhe ASIG organizuan sot workshopin “Përdorimi i GIS/RS në vlerësimin e riskut dhe parashikimin e shëndetit pyjor në menaxhimin efektiv gjeo-mjedisor në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta”.

Ky aktivitet solli në vëmendje rëndësinë e teknologjive të avancuara si GIS dhe Remote Sensing për të kuptuar më mirë dinamikën e ekosistemeve tona, për të parashikuar rreziqet dhe për të ndërmarrë vendime të bazuara në të dhëna shkencore.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe zv/ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Sofjan Jaupaj, i cili theksoi se, Divjaka është një pasuri kombëtare dhe ruajtja e saj kërkon një qasje moderne, të integruar dhe të qëndrueshme, teksa falënderoi të gjithë partnerët dhe ekspertët për kontributin e vyer dhe angazhimin në këtë proces të rëndësishëm.

1 nga 5

/gj.m/j.p/

The post Jaupaj: Divjaka pasuri kombëtare, ruajtja kërkon qasje moderne appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Te Milani nuk heqin dorë lehtë nga Granit Xhaka, Igli Tare nis sërish kontatet me Leverkusen

By: S SH
27 June 2025 at 15:33

Granit Xhaka është kthyer në objektivin kryesorë të skuadrës së Milan. Pavarësisht refuzimit të Bayer Leverkusen dhe rezistencës nga gjermanët, në Itali nuk kanë ndërmend të dorëzohen.

Igli Tare ka nisur sërish bisedimet me drejtuesit e skuadrës gjermane për të gjetur një marrëveshje të përbashkët për transferimin e shqiptarit.

Drejtori sportiv i kuqezinjve do të tentojë që të ulë pretendimet e gjermanëve dhe nga krahu tjetër të rrisë pak ofertën për shërbimet e mesfushorit.

Oferta e parë e bërë nga Milan ishte 10 milionë euro, ndërkohë gjermanët pretentojnë 15 milionë euro.

Tashmë mes tyre do të bisedohet për një të mesme të artë dhe në këtë mënyrë, Tare do të tentojë sërish Xhakën.

The post Te Milani nuk heqin dorë lehtë nga Granit Xhaka, Igli Tare nis sërish kontatet me Leverkusen appeared first on Albeu.com.

Studim: Çdo grup shoqëror ka gjithmonë një mik që bëhet “shënjestra e shakave”

By: gaze tare
26 June 2025 at 22:10

Një studim i fundit ka zbuluar se në thuajse çdo grup miqsh ekziston gjithmonë një person që ngacmohet vazhdimisht, shpesh nën petkun e shakave apo humorit “miqësor”.

Sipas ekspertëve, kjo nuk është aspak rastësi. Shpesh, personat që fitojnë status më të lartë brenda grupit mund të përballen me agresivitet të fshehur, nga ana e miqve të afërt që përpiqen të ruajnë një formë “dominimi shoqëror”.

Në rrjetet sociale, shumë persona kanë ndarë përvoja ku ndihen si ai miku që gjithmonë merret nëpër gojë apo bëhet objekt shakaje, edhe pa ndonjë arsye. Studimi thekson se kjo është një formë më e fshehtë e bullizmit brenda miqësive, e njohur si agresion relacional, ku një person izolohet ose vihet në siklet për të ruajtur kontrollin në grup.

The post Studim: Çdo grup shoqëror ka gjithmonë një mik që bëhet “shënjestra e shakave” appeared first on iconstyle.al.

“Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

By: S SH
25 June 2025 at 22:06

Milani është i interesuar të transferojë Granit Xhakën, dhe sipas mediave italiane edhe vetë mesfushori zviceran dëshiron një aventurë të re në Serie A. Megjithatë, situata komplikohet nga qëndrimi i Bayer Leverkusenit, klubi aktual që posedon kartonin e mesfushorit shqiptar.

Drejtori sportiv i Leverkusenit, Simon Rolfes, ka hedhur poshtë çdo mundësi për negociata me Milanin, duke e vlerësuar Xhakën si shumë të rëndësishëm.

“Nuk ka pasur dhe nuk ka negociata me Milanin për Granit Xhakën. As nuk kemi ndërmend ta shesim. Graniti është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, deklaroi Rolfes.

Xhaka u transferua te Bayer Leverkuseni në verën e vitit 2023 nga Arsenali për 15 milionë euro, me një kontratë që skadon në qershor 2028. Megjithatë, ai duket i gatshëm për një sfidë të re, ndërsa Milani, në kërkim të forcimit të mesfushës, po përpiqet ta bindë.

Babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka, ka konfirmuar interesin e kuqezinjve për të dhe ka përgëzuar punën e drejtuesit sportiv të Milanit, Igli Tare ditë më parë për Tëvë 1 në Kosovë.

“Milani e do Granitin, dhe unë e vlerësoj shumë Taren”, deklaroi Ragip Xhaka.

Tregu i transferimeve në Milan po gëlon, ndërsa skuadra po përgatitet për ardhjen e Luka Modric. Menaxhmenti ka si qëllim t’i ofrojë trajnerit Massimiliano Allegri një mesfushë më të fortë dhe më përvojë.

Megjithatë, Bayer Leverkuseni është i pakënaqur me thashethemet që qarkullojnë, sidomos ato që flasin për një largim të mundshëm të Xhakës për vetëm 8-10 milionë euro, shifër kjo që është po ashtu kërkuar nga Milani.

The post “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës appeared first on Albeu.com.

“Mesfusha prioritet, Xhaka dhe Jashari janë në listë” – Tare e pranon dhe flet për dy mesfushorët shqiptarë

By: S SH
25 June 2025 at 18:39

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka konfirmuar se fokusi kryesor i afatit kalimtar veror do të jetë përforcimi i repartit të mesfushës, ku spikasin dy emra të mesfushorëve shqiptarë.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në selinë e klubit kuqezi, Tare ka folur edhe për dy emra konkretë që janë në vëzhgim: Granit Xhaka dhe Ardon Jashari.

“Mesfusha është reparti ku do të ndërhyjmë më shumë. Këtë e kemi analizuar në detaje me trajnerin, për të kuptuar se cilat janë profilet dhe karakteristikat që i nevojiten skuadrës”, deklaroi Tare.

Ai shtoi se, edhe pse Xhaka dhe Jashari janë në listë si alternativa të vlerësuara, vendimi përfundimtar do të merret duke marrë parasysh nevojat specifike të ekipit dhe balancën teknike.

“Është e rëndësishme të rrisim cilësinë e lojës sonë. Zgjedhja që do të bëjmë duhet të jetë e duhura në raport me objektivat që kemi për sezonin e ardhshëm”, përfundoi drejtori sportiv.

Igli Tare dhe Max Allegri po punojnë së bashku për përforcimin e Milanit, pasi të dy erdhën këtë verë te klubi kuqezi.

The post “Mesfusha prioritet, Xhaka dhe Jashari janë në listë” – Tare e pranon dhe flet për dy mesfushorët shqiptarë appeared first on Albeu.com.

❌
❌