Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 July 2025Main stream

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, por Dumani tërhoqi kërkesën/ Pushohet çështja e prokurorit Kote

18 July 2025 at 15:39

Kolegji konstatoi se ndryshimi i qëndrimit të drejtuesit të SPAK në çështjen e vetingut të prokurorit Robert Kote, nga kërkesa për shkarkim në kërkesën për lënien në fuqi të konfirmimit të tij, është i barasvlefshëm me heqjen dorë nga ankimi, duke sjellë pushimin e gjykimit. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) shpalli të premten, më […]

The post Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, por Dumani tërhoqi kërkesën/ Pushohet çështja e prokurorit Kote appeared first on BoldNews.al.

Tërheqja e Dumanit nga kërkesa për shkarkim, la në fuqi konfirmimin e prokurorit Robert Kote

18 July 2025 at 14:49

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) shpalli të premten, më 18 korrik, vendimin për pushimin e gjykimit të shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik ndaj konfirmimit në detyrë të prokurorit të Tiranës, Robert Kote, për shkak të tërheqjes nga ankimi nga ana e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, i cili aktualisht ushtron kompetencat e komisionerëve. […]

The post Tërheqja e Dumanit nga kërkesa për shkarkim, la në fuqi konfirmimin e prokurorit Robert Kote appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Dështoi në hetimin e disa çështjeve, Altin Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

By: M C
14 July 2025 at 22:45

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani kërkoi shkarkimin e prokurores së Vlorës, Flora Çela për dështime të përsëritura në hetimin e çështjeve, veçanërisht për mënyrën e hetimit të kryer pas kapjes së 16 tonë cannabis sattiva në vitin 2017. Subjekti kundërshtoi gjetjet duke pretenduar se nuk kishte shkelje penalizuese.

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë të prokurores së Vlorës, Flora Çela duke kërkuar shkarkimin e saj për probleme në kriterin e profesionalizimit dhe në vlerësimin tërësor të çështjes në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Dumani i filloi bisedimet përfundimtare në këtë çështje lidhur me hetimin e kryer nga prokurorja Çela për 16 tonë cannabis sattiva të kapur në Vlorë në vitin 2017. Ai vërejti se çështja ishte regjistruar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, armëmbajtje pa leje dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Sipas Dumanit, sasia e konsiderueshme e drogës, e paketuar dhe gati për transport, sasia e armëve dhe municioneve të sekuestruara, si dhe arrestimi zyrtarëve publikë, tregonte se kishte një organizim të gjerë për mundësimin e trafikimit të 16 tonëve hashash.

Ai theksoi se subjekti dështoi që të shpjegojë gjatë hetimit administrativ dhe në Kolegj, përse nuk e ka transferuar atëherë çështjen në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi dukej se bashkëpunimi kishte qenë i posaçëm. Deklarimi i subjektit se Krimet e Rënda atëherë ishin mbyllur, u gjet i pavërtetë. Dumani solli në vëmendje se ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte vijuar të ushtronte veprimtarinë edhe dy vjet pas regjistrimit të këtij procedimi të hetuar prej subjektit.

Po ashtu, një DVR e sekuestruar në një lokal, prej nga mund të siguroheshin të dhëna për bashkëpunëtorët dhe organizatorët e sigurimit dhe trafikimit të kësaj lënde narkotike, ishte kqyrur një vit më vonë. Sipas procesverbaleve të mbajtur, është shënuar se nuk funksiononte, ndërkohë që Dumani theksoi se kqyrja duhej të ishte realizuar nga ekspertë.

Edhe gjatë caktimit të masave të sigurisë, sipas Dumanit, subjekti duket se ka zbehur ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm, ndërsa nuk ka kryer hetimin pasuror për një prej personave të dyshuar.

Dumani tha se është e provuar se subjekti nuk ka kryer veprimet e duhura hetimore lidhur me sigurimin e sasisë së drogës dhe as për destinacionin.

Ai theksoi se nga ky rast, më së paku nxirren në pah mangësi dhe hetime të dobta të kryera nga ana e subjektit, prej nga është bërë e pamundur të zbardhet i plotë mekanizimi i ngjarjes dhe roli i përgjegjësisë së secilit prej pjesëmarrësve në ato veprime të paligjshme.

Dumani pohoi se subjekti nuk ka arritur të provojë të kundërtën e gjetjeve të hetimit administrativ edhe në disa çështje të tjera të hetuara prej saj. Ai kërkoi që gjetjet të konsiderohen në vlerësimin tërësor.

Në përfundim, drejtuesi i SPAK u shpreh se mangësitë profesionale të konstatuara, e bëjnë të pamundur përmbushjen e kritereve kushtetuese për kualifikimin profesional të prokurores Flora Çela dhe kërkoi shkarkimin e saj nga detyra.

Subjekti i kundërshtoi shkaqet e Dumanit, duke parashtruar intepretim ligjor të kundërt për faktet e konstatuara. Përfaqësuesja e saj ligjore, avokatja Romina Zano paraqiti një analizë ligjore, duke pretenduar se gjetjet nuk mund të sjellin penalizim. Duke sjellë në vëmendje opinionet e Komisionit të Venecias dhe jurispudencën e Gjykatës Kushtetuese, Zano tha se vlerësimi profesional duhet të kryhet bazuar në partimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit. Sipas saj, vlerësimi profesional duhet të mbështetet në indikatorë konkretë e të matshëm dhe se çdo konstatim për të metat e subjektit duhet të jetë i arsyetuar mbi akte konkrete.

Zano tha se subjekti mund të konsiderohet i papërshtatshëm, nëse shfaq gjykim të dobët, mosrespektim të të drejtave të palëve në proces, si dhe kur gabimet janë të rënda e të përsëritura.

Prokurorja Flora Çela paraqiti mbrojtjen për çështjet e relatuara nga Dumani. Ajo këmbënguli se në hetimin e 16 tonëve cannabis sattiva ka vepruar në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Ajo theksoi se nuk ka mohuar tendencën e trafikimit të lëndës narkotike, por nga aktet e administruara nuk ka pasur prova konkrete për një gjë të tillë. Sipas subjektit, pjesa më e madhe e drogës kishte qenë e degraduar dhe nuk mund të tregtohej. Çela pretendoi se nuk ka pasur elementë që të procedonte për grup të strukturuar kriminal. Ajo solli si argument faktin se kur kishte elementë të trafikimit të lëndës narkotike apo të grupit të strukturuar kriminal, atëherë policia e referonte çështjen drejtëpërdrejtë tek ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në vijim, subjekti tha se nuk u arrit të gjendeshin të dhëna për bashkëpunim të posaçëm, pasi të dyshuarit ishin dy persona, ndërkohë që për grup të strukturuar kriminal duhet bashkëpunimi i tre personave.

Lidhur me kqyrjen me vonesë të pajisjes, prej nga mund të siguroheshin të dhëna për persona të tjerë, subjekti tha se pajisjes në fjalë i ishte hequr ‘truri’ dhe nuk kishte mundësi të siguroheshin informacione shtesë. Për këtë arsye, sipas saj nuk është kryer ekspertimi.

Çela deklaroi ndër të tjera se kishte kryer hetime për aq sa kishte pasur prova. Ajo kundërshtoi edhe gjetjet e çështjeve të tjera dhe konstatimin për cënim të besimit të publikut, duke theksuar se nuk gjendej në të tilla kushte. Në përfundim, prokurorja Flora Çela kërkoi lënien në fuqi të vendimit.

Kolegji u tërhoq për marrjen e vendimit që njoftoi se do ta shpallë më datë 25 korrik, në orën 15:30./Reporter.al/

The post Dështoi në hetimin e disa çështjeve, Altin Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela appeared first on Albeu.com.

Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

14 July 2025 at 18:35

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë të prokurores së Vlorës, Flora Çela duke kërkuar shkarkimin e saj për probleme në kriterin e profesionalizimit dhe në vlerësimin tërësor të çështjes në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia. Dumani i filloi bisedimet përfundimtare në këtë çështje […]

The post Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela appeared first on Reporter.al.

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takim me kreun e SPAK, Altin Dumani

By: Besnik
10 July 2025 at 14:38

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua me Kreun e SPAK Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të përkushtuar që janë pjesë e këtij institucioni.

Znj. VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm.

Ajo falënderoi Z. Dumani për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takim me kreun e SPAK, Altin Dumani appeared first on Euronews Albania.

VanHorn takon Dumanin: SHBA vlerëson angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua sot me kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani dhe me disa prokurorë që janë pjesë e këtij institucioni.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së njoftoi se “VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm”.

VanHorn gjithashtu “falënderoi Dumani për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”.

/m.q//r.e//a.f/

The post VanHorn takon Dumanin: SHBA vlerëson angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni

8 July 2025 at 19:13

Komisioni Evropian shënjoi veçmas sektorët e shëndetësisë, arsimit, të policisë dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrave si fusha ku rreziku për korrupsion mbetet i lartë, pavarësisht përjekjeve të lavdërueshme të SPAK dhe GJKKO për të luftuar problemin numër një të Shqipërisë. Në raportin e vet vjetor mbi Sundimin e Ligjit, [Link] në të cilin Komision vlerëson […]

The post BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni appeared first on Reporter.al.

BIRN: Hetimi për 16 ton kanabis, si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”

By: user 6
7 July 2025 at 20:53

Kolegji dëgjoi palët në çështjen kundër prokurores, Flora Çela konfirmimi i së cilës në KPK kundërshtohet nga ONM dhe Komisioneri Publik, për dështim të përsëritur në hetimin e çështjeve – përfshirë hetimet pas kapjes së një sasie rekord prej 16 ton kanabis. Çela mohoi shkeljet, ndërsa drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, kërkoi shkarkimin e saj.

“Sa gram kanabis duhen për një cigare?”, pyeti Theo Jacobs prokuroren Flora Çela, pasi ishin lexuar parashtrimet e saj dhe të SPAK para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pasi u mendua pak, Çela u përgjigj: “Dy gram”.

Jacobs, që përfaqësonte ONM-në në seancën e të hënës, e korrigjoi: “0.3 gram. Me një gram bëhen 3 cigare. Me 16 ton, 50 milion cigare”, tha ai.

Pasi e pyeti prokuroren në mënyrë retorike për numrin e banorëve të Shqipërisë, Jacobs shtoi se sasia e kanabisit ishte e mjaftueshme që secili prej tyre, nga foshnja te më i moshuari, të pinte kanabis.

Ironia e Jacobs – se kjo sasi droge nuk mund të konsumohej në Shqipëri – vinte si përgjigje për argumentet e Çelës se nuk kishte dyshime apo prova për trafik ndërkombëtar në dosjen e kapjes së rreth 16 tonëve kanabis në vitin 2017 në Vlorë.

Kjo është një prej dosjeve që ajo ka hetuar dhe për të cilën ONM dhe SPAK kërkojnë shkarkimin e saj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Në parashtrimet e lexuara nga Dumani arsyetohet se Çela duhej të kishte shpallur moskompetencë dhe të kishte referuar dosjen tek ish-Prokuroria për Krime të Rënda, pasi sasia e drogës së kapur, 16 tonë, ngrinte dyshime se bëhej fjalë për trafik ndërkombëtar dhe të organizuar.

Duke përmendur një sërë mosveprimesh të prokurores në këtë çështje, si dhe çështje të tjera, Dumani i kërkoi Kolegjit që ajo të shkarkohej për “cënim të besimit të publikut te drejtësia”.

Jacobs kërkoi të njëjtën gjë.

“Më pikon zemra gjak për këtë dosje”, theksoi ai, duke iu referuar faktit se hetimet kishin qenë të dobëta dhe se paaftësia ishte mënyra më e butë për të përshkruar rastin.

“Kjo çështje duhej të kishte qenë trofe i karrierës tënde”, i tha ai Çelës.

Prokurorja u mbrojt duke këmbëngulur se kishte kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore. Ajo këmbënguli se kishte zbatuar procedurën dhe se vendimmarrja ishte e bazuar në prova dhe “nuk ndodhet në asnjë prej kushteve që mund të përbëjnë cenim të besimit të publikut”.

Çela tha se një pjesë e lëndës narkotike të kapur ishte prishur, ndërsa theksoi se kishte marrë vetë pjesë në operacionin policor dhe u përfshi në një diskutim të gjatë me Dumanin mbi veprimet hetimore që mund të merreshin apo ishin marrë në rastin konkret.

Çela u pezullua fillimisht me një vendim të ndërmjetëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në tetor 2023 dhe u urdhërua të trajnohej për një vit pranë Shkollës së Magjistraturës. Një vit pas këtij trajnimi, KPK, më 23 shtator 2024, arsyetoi se Çela duhej të konfirmohej në detyrë.

Por pas shpalljes së vendimit nga Komisioni, ONM rekomandoi ankimin e tij, duke këmbëngulur se shkeljet në dosjet e hetuara nga Çela ishin të tilla që nuk mund të korrigjoheshin me ritrajnim.

ONM vuri në dukje se vetëm në çështjen e kanabisit të kapur në vitin 2017 kishte 15 shkelje të rënda. Komisioneri Publik e ankimoi vendimin dhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, që përmbush tani detyrat e Komisionerit, tha në seancë se i qëndronte ankimit dhe kërkesës për shkarkimin e Çelës.

Parashtrimet e Altin Dumanit

Dumani, që lexoi i pari para trupës së KPA-së me kryesuese Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo dhe Mirela Tasi, këmbënguli në seancë se gabimet e gjetura në hetimet e Çelës ishin të tilla që kërkonin shkarkimin.

“Trajtimi i rastit nga subjekti i rivlerësimit, më së paku, nxjerr në pah mangësi dhe hetim të dobët të kryer nga subjekti i rivlerësimit, çka ka bërë të pamundur zbardhjen e plotë të mekanizmit të ngjarjes dhe rolit e përgjegjësisë së secilit pjesëmarrës në të – situatë faktike e cila vë në dyshim serioz thelbin e vendimmarrjes së prokurores për akuzat e personave të përfshirë në procedimin penal”, tha Dumani ndër të tjera në parashtrime.

Duke iu referuar rastit të drogës së kapur, Dumani këmbënguli se vendimmarrja e Çelës, qoftë gjatë hetimit, qoftë në kërkesat për masa sigurie e të ngjashme, kishte probleme. Ai tha se çështja duhej të ishte referuar në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe, duke cituar qëndrimet e prokurores në KPK, vuri në dukje se ajo kishte pretenduar se referimi nuk ishte bërë pasi Krimet e Rënda ishin duke u mbyllur. Dumani tha se mbyllja ndodhi gati dy vjet pas këtij rasti dhe se arsyetimi nuk ishte bindës.

“Mbetet e paqartë pse një ndër veprimet operacionale më të mëdha antikanabis që është ndërmarrë në Shqipëri u nda në procedime të veçanta, duke e zbehur kështu rëndësinë e rastit dhe nuk u referua kurrë në zyrën e Prokurorisë kompetente, e cila në atë kohë ishte Prokuroria për Krime të Rënda”, tha Dumani.

Ai vuri në dukje se problemet e gjetura ishin të përsëritura.

Çela në parashtrime e kundërshtoi si të pabazuar ankimin. Fillimisht, ajo ngriti si argument se kriteri profesional ishte shqyrtuar dhe se rishqyrtimi i tij cenonte parimin e gjësë së gjykuar.

“Rishqyrtimi i sjelljes profesionale të subjektit, tashmë të trajtuar dhe mbyllur me vendim të formës së prerë, përbën një cenim të qartë të parimit ne bis in idem dhe sjell një pasiguri të pajustifikuar ligjore”, tha Çela, e cila i lexoi vetë parashtrimet, megjithëse në seancë u përfaqësua edhe nga avokatja Romina Zano.

Ajo këmbënguli se argumentet e Komisionerit nuk arrijnë të justifikojnë cenimin e besimit të publikut në drejtësi dhe tha se trajnimi i detyrueshëm kishte qenë në këtë rast një ndëshkim i mjaftueshëm si masë disiplinore.

Çela këmbënguli se përtej sasisë së madhe të narkotikëve të kapur nuk kishte prova që ajo të kualifikohej si “trafik ndërkombëtar”. “Materiali nuk është referuar për shkak të mungesës së informacioneve të disponuara dhe nuk është kualifikuar për veprën penale të ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’ të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, që subjekti të shpallte moskompetencën”, thuhet në parashtrime.

Çela solli gjithashtu statistika të punës së saj për disa vite dhe këmbënguli se kishte punuar me përkushtim dhe profesionalizëm. Ajo tha se nuk kishte cenuar besimin te drejtësia dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të konfirmimit në detyrë.

Debati në KPA

Pas ndërhyrjes së Jacobs, i cili vuri në dukje se sasia e madhe e drogës ishte e pamundur të konsumohej për përdorim të brendshëm, Dumani dhe Çela u përfshinë në një diskutim të gjatë mbi veprimet hetimore të kryera dhe të pakryera.

“Vetëm sasia e drogës së kapur dhe paketimi i saj tregojnë se kemi një grup të strukturuar”, tha Dumani, duke vënë në dukje se klasifikimi i veprës si thjesht kultivim dhe mbajtje narkotikësh ishte i mangët.

Çela këmbënguli se provat kishin qenë të pamjaftueshme. Ajo tha se të arrestuarit nuk lidheshin drejtpërdrejt me drogën dhe se gjysma e saj ishte e kalbur.

Dumani megjithatë këmbënguli se qëndrimet e saj në kërkimin e masave të sigurisë dhe moskryerja e një sërë verifikimesh, përfshirë moskrahasimin e gjurmëve të gishtave, tregonin probleme.

Çela në këtë rast pretendoi se gjurmët e gishtave ishin krahasuar automatikisht në sistem.

Të dy diskutuan edhe mbi mënyrën se si Çela ishte mbrojtur në KPK, që Dumani tha se kishte pasaktësi, si ajo për kohën e mbylljes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Në fund, KPA pranoi të merrte si prova të reja dokumentet e paraqitura nga subjekti dhe caktoi si seancë për leximin e konkluzioneve datën 14 korrik. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Hetimi për 16 ton kanabis, si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere” appeared first on Lapsi.al.

Berisha paraqitet në SPAK, zbulon letrën që i dorëzoi Altin Dumanit

By: fra nc
7 July 2025 at 10:28

Në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Berisha u prit me entuziazëm nga një grup mbështetësish dhe pas daljes nga SPAK mbajti një deklaratë për mediat, ku zbuloi edhe letrën që i ka dorëzuar drejtuesit të institucionit, Altin Dumani.

Gjatë fjalës së tij, Berisha vijoi akuzat ndaj kreut të SPAK për, siç u shpreh ai, “mbrojtjen e krimeve zgjedhore dhe atyre mjedisore të kryera nga qeveria”.

“Altin Ttoplini me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore,këto të fundit kryekëput qeveritare, dëshmon se pas Ramës është de facto përgjegjësi më kryesor, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri. Kjo u la në këtë prokurori,” tha Berisha.

Kryedemokrati denoncoi gjithashtu djegien e mbetjeve në fushat e plehrave në Elbasan dhe Vlorë, duke i cilësuar si “krime të rënda mjedisore që rrezikojnë jetën e banorëve” dhe për të cilat tha se janë në kompetencë për t’u hetuar nga SPAK.

“Siç jeni informuar, për 6 ditë me radhë qytetarët e Elbasanit pësuan agresionin toksik më të madh në historinë e atij qyteti dhe ky krim i rëndë mjedisor, sikundër krimi ciklik mjedisor në Vlorë, nuk ekziston për Altin Troplinin, paçka se ligji ia ngarkon kësaj prokurorie për shkak se konsiderohen krime të rënda. Ky mercenar i Edi Ramës ka vendosur institucionin në funksion të partisë së krimit dhe të qeveritarëve të krimit,” deklaroi Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha paraqitet në SPAK, zbulon letrën që i dorëzoi Altin Dumanit appeared first on Euronews Albania.

Berisha në SPAK: Ja shënimi që i lashë Altin Troplinit, është peng i verbër i Ramës dhe Manjës

7 July 2025 at 10:31

Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “detyrim parqitje” të caktuar nga GJKKO për dosjen e privatizimit të ish klubit sportiv “Partizani”. Berrisha tha se Altin Troplini, duke iu referuar kreut të SPAK, Altin Dumanit, është përgjegjësi kryesor, pas Edi Ramës për kriminaliteti në […]

The post Berisha në SPAK: Ja shënimi që i lashë Altin Troplinit, është peng i verbër i Ramës dhe Manjës appeared first on BoldNews.al.

Kolegji hap gjykimin dhe pranon prova të reja ndaj prokurores Armida Hamiti

4 July 2025 at 14:54

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi pjesërisht të premten prova të reja në çështjen ndaj prokurores Armida Hamiti. Trupa e kryesuar nga Rezarta Schuetz dhe me anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi pranoi pjesën më të madhe të dokumenteve shtesë për të provuar pasuritë e Hamitit, por refuzoi tre dokumente të […]

The post Kolegji hap gjykimin dhe pranon prova të reja ndaj prokurores Armida Hamiti appeared first on Reporter.al.

Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës

28 June 2025 at 16:13

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të shtunën sekuestrimin e dhjetra pasurive të paluajtshme në pronësi të Elvis Doçit dhe personave të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë në trafikun e drogës, apo personave të lidhur me ta. Sipas SPAK, në vijimësi të hetimit pasuror të 52 anëtarëve të organizatës kriminale […]

The post Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës appeared first on Reporter.al.

Dumani: 43 procedime penale për krimet zgjedhore, kontrolle banesash dhe zyrash

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Drejtuesi i përgjithshëm i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani tha sot se hetimet e shpejta në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit dhe gjatë gjithë fushatës zgjedhore, kanë çuar në rezultate konkrete për adresimin e veprave penale që lidhen me zgjedhjet.

Gjatë aktivitetit “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”, ku merrnin pjesë edhe Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, ambasadori britanik Nick Abbott dhe drejtues të Policisë së Shtetit, Dumani u shpreh se bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme, KQZ-në dhe Policinë e Shtetit ndërtoi një regjim proaktiv, si front kundër veprave penale në zgjedhje, që ka çuar në 43 procedime penale.

“Janë administruar 192 materiale që lidhen me dyshime për krime zgjedhore, nga këto 43 materiale kallëzuese janë regjistruar si procedime penale. Ndër 43 procedime penale për krime zgjedhore, nga ato 22 janë referuar si krime nga Policia e Shtetit, 1 procedim nga shërbimi i kontrollit të burgjeve, 9 janë regjistruar me iniciativë të Prokurorisë së Posaçme, 3 si rezultat i denoncimit nga shtetas të ndryshëm, 3 nga prokuroritë e rretheve, 4 në kallëzimet e subjekteve politike dhe 1 nga një procedim tjetër penal i regjistruar më parë”, tha Dumani.

Kreu i SPAK nënvizoi se nga totali i procedimeve, 35 procedime janë për korrupsion aktiv në zgjedhje. “Katër procedime janë për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje, 1 procedim penal për përdorim të funksionit publik për qëllime politike, 1 për kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrëse në zgjedhje dhe disa të tjera për vepra të tjera penale”.

“Janë ushtruar disa kontrolle banese zyre personale. Janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejim kontrolli të ambienteve të ndryshme dhe personave të ndryshëm, janë sekuestruar prova e dokumente të rëndësishme që do t’i shërbejnë procesit të hetimit”, tha Dumani.

“Sfidat nuk janë të pakta. Referuar materialeve të partive të politike depozituar në SPAK, kallëzimet e tyre kanë qenë të paplota. Nevojitet më shumë ndërgjegjësim publik dhe mbështetje më e madhe për denoncimin përmes fushatave informuese dhe garancive ligjore për mbrojtjen e dëshmitarit”, pohoi kreu i SPAK.

Kreu i SPAK theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në kohë reale mes Prokurorisë së Përgjithshme, KQZ-së dhe Policisë së Shtetit, si një angazhim shumë produktiv për të adresuar dhe zgjidhur në kohë të shpejtë çdo ankim apo pretendim të bërë nga qytetarët, forcat politike apo organizata të ndryshme të shoqërisë civile.

/e.i//a.f/

The post Dumani: 43 procedime penale për krimet zgjedhore, kontrolle banesash dhe zyrash appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dumani thotë se 43 procedime për krime zgjedhore janë ende në hetim

26 June 2025 at 11:43

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani deklaroi të enjten se hetimi i krimeve zgjedhore ka prevaluar mbi çdo vepër penale në periudhën para dhe gjatë zgjedhjeve. Nga tryeza “Përtej monitorimit: Drejt një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”, Dumani bëri me dije se çdo denoncim që ka shkuar në adresë të […]

The post Dumani thotë se 43 procedime për krime zgjedhore janë ende në hetim appeared first on Reporter.al.

Hetimi i krimeve zgjedhore/ Dumani: 43 kallëzime po hetohen nga SPAK, 35 për korrupsion aktiv në zgjedhje

26 June 2025 at 10:26

Kreu i SPAK Altin Dumani, ka zhvilluar një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij, Dumani u ndal tek krimet zgjedhore. Ai theksoi se ka pasur një hetim të shpejtë para zgjedhjeve.

“Kemi 192 materiale procedime penale. Po ashtu janë regjistruar 43 procedime penale, të cilat kanë kaluar në fazën e hetimit aktiv, ndërsa për 43 raste të tjera është vendosur mosfillimi i procedimit penal. Po ashtu, 40 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë pranë prokurorive të rretheve, ndërsa 17 të tjera janë bashkuar me procedime ekzistuese”, tha Dumani.

Më tej sqaroi se nga procedimet penale; 22 janë referuar nga policia; 1 nga shërbimi i burgjeve; 9 nga prokuroria e posaçme

3 nga kallëzime qytetare dhe shtetas; 4 nga subjektet politike dhe 1 është ndarë nga një procedim i mëparshëm. Ndërsa 35 procedime penale janë për korrupsioj aktiv në zgjedhje. 4 procedime korrupsion aktiv dhe pasiv. 1 për përdorim funksioni publik për politike.1 për përdorimin funksion publik dhe shpërdorim detyre ndërsa 1 kanosje ose dhunim i pjesëmarrjes”.

Ndër të tjera kreu i SPAK tha se janë ushtruar disa kontrolle banese, e zyre personale.

“Janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejim kontrolli të ambienteve të ndryshme dhe personave të ndryshëm, janë sekuestruar prova e dokumente të rëndësishëm që do i shërbejnë procesit të hetimit. Sfidat nuk janë të pakta, referuar materialeve të partive të politike depozituar në SPAK kallëzimet e tyre kanë qenë të paplota”, shtoi ai.

“Lufta e ftohtë” për kreun e BKH-së dhe përplasja mes Dumanit e Krajës

26 June 2025 at 08:59

Në një vend si Shqipëria, për vite me radhë drejtësia ka jetuar dhe është ndikuar nga presionit politik dhe i krimi i organizuar.  Rezultati i gjithë këtij zhvillimi është korrupsioni galopant, pandëshkueshmëria dhe pastrimi i parave duke i kthyer këto fenomene në një sistem. Një sistem i cili ka sjellë si pasojë minimin shtetit ligjor […]

The post “Lufta e ftohtë” për kreun e BKH-së dhe përplasja mes Dumanit e Krajës appeared first on BoldNews.al.

SPAK zgjat hetimet për Arben Ahmetajn, për të katërtën herë

By: user 4
25 June 2025 at 12:56

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar zgjatjen e hetimeve për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj për të katërtën herë. Prokurorët thonë se janë në pritje të të gjitha letër-porosive që ka dërguar organi hetues drejt Zvicrës. Ahmetaj hetohet me masë sigurie arresti në burg në mungesë lidhur me akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë për dosjen e inceneratoreve.

Të pandehur për këtë çështje, SPAK po heton edhe ish-bashkëshorten dhe bashkëjetuesen e Ahmetajt për pastrim parash, ndërsa javë vënë nën sekuestro edhe disa pasuri.

Kjo është hera e katërt që SPAK shtyn hetimet ndaj ish-zyrtarit dhe tashmë si datë e përfundimit të tyre mbetet 23 shtatori.

The post SPAK zgjat hetimet për Arben Ahmetajn, për të katërtën herë appeared first on Lapsi.al.

Gara për kreun e BKH-së do ndahet mes Joni Ketës dhe oficerit Elton Kërluku

24 June 2025 at 09:58

Sot është afati i fundit i riplotësimit të dosjeve personale të 11 kandidatëve nga 13 të tillë, që kanë aplikuar për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se dy prej kandidatëve zv/drejtori aktual i BKH-së Joni Keta dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, kishin përpiluar drejtë dhe saktë dosjen personale […]

The post Gara për kreun e BKH-së do ndahet mes Joni Ketës dhe oficerit Elton Kërluku appeared first on BoldNews.al.

Ndodh përplasja e madhe, Dumani i heq “spaletat” Arben Krajës/ E shkarkon si drejtor, në vend të tij emëron Dorina Bejkon

By: M C
19 June 2025 at 18:11

Ajo që nuk pritej në këto ditë të nxehta qershori, në fakt ka ndodhur duke u dëgjuar si një rrufe në qiell të hapur, brenda mureve të strukturës së posaçme SPAK.

Dy njerëzit me influencën më të madhe në këtë prokurori, Altin Dumani dhe Arben Kraja, kanë pasur një konflikt mes tyre duke çuar në përplasje të menjëhershme ndaj njëri-tjetrit.

E për pasojë, kjo situatë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të titullarit të institucionit, Altin Dumanit, i cili ditën e sotme, ka vendosur të shkarkojë nga posti i Drejtorit të Marëdhënieve me Jashtë, Arben Krajën.

Ende të paqarta mbeten arsyet e kësaj krisje mes dy drejtuesve, por tashmë një gjë e tillë ka ndodhur dhe Arben Kraja, nga sot nuk është në nivel drejtues në SPAK.

“…një arsye e madhe ka ndodhur, të cilën e dine vetëm ata të dy, që solli këtë situatë të papritur…”-tha një burim pranë SPAK.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka mësuar se po ditën e sotme me firmën e kreut të SPAK, Dumani ka emëruar në vend të Arben Krajës, prokuroren Dorina Bejko.

Bejko fillimisht hyri në SPAK si prokurore e komanduar nga prokuroria e Pogradecit, e pas komandimit 4 mujor, KLP-ja e emëroi definitisht si pjesë të organikës së SPAK.

Nga sot e në vijim Bejko do mbajë postin e Drejtorit të Marëdhënies me Jashtë në SPAK, ndërsa mësohet se paralelisht me këtë detyrë do përfaqësojë dhe akuzën në dosjet e saj që ka çuar për gjykim.

Heqja e menjëhershme e “spaletave” të drejtorit, ka bërë që Dumani të çojë Arben Krajën, si prokuror të thjeshtë në sektorin e krimit-ekonomik në SPAK.

Nga sot, Kraja, do vijojë punën si prokuror i thjeshtë në këtë sektor, ndërsa u fut menjëherë në listë për të marë çështje të reja përmes shortit elekronik.

Kjo vendimarje nuk e përjashton Krajën nga komisioni për përzgjedhjen e titullarit të BKH-së, ku ai është së bashku me Altin Dumanin dhe Behar Dibrën. Pasi ligji parashikon se anëtarët e këtij komisioni duhet të jenë 3 prokurorët më të vjetër.

Një përplasje e tillë ishte e pa parashikueshme në këtë kohë, për shkak se Dumani dhe Kraja, ishin dy prokurorët më me influencë në këtë strukturë.

Aq më tepër që konflikti nga erdhi më pas ulja në detyrë e Krajës, vjen në një kohë kur SPAK, ka hyrë në ethet e zgjedhjes së kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Por njëherësh “sheri” ndodhi, kur vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, është në metrat e fundit të finishit të mandatit të tij si Drejtues i Strukturës së Posaçme SPAK. Pasi në datën 19 dhjetor 2025, Altin Dumanit, i përfundon periudha 3 vjeçare e drejtimit të SPAK dhe një staturë e re prokurori do ti duhet t’ia zerë vendin.

Prej dy vite e gjysmë, Arben Kraja, drejtonte Zyrën e Marëdhënies me Jashmë në SPAK, duke mbajtur kontakte të drejtëpërdrejta me zyrat analoge në shumë vende të botës, përfshirë Zyrën e Esktradimeve në Dubai dhe “Eurojust”, prej nga vijnë kodet e përdoruesve të aplikacionit “Sky”, me të cilin SPAK ka organizuar disa operacione kundër krimit të organizuar.
Kohët e fundit Kraja, u pa në publik përkrah Altin Dumanit dhe homologëve italianë e Finlandezë, gjatë dy daljeve konferenciale në media.

Atë të arrestimit të anëtarëve të grupit “Troplini” në Durrës dhe një grupi tjetër Shqiptarësh, që kishin bërë trafik droge nga Spanja dhe Hollanda deri në Finlandë.

Por tashmë emri i tij në zinxhirin drejtues të SPAK, është retushuar, duke e lënë si prokuror të thjeshtë. Prokurori Arben Kraja, është Drejtuesi i Parë i SPAK, që mori detyrën 3 vjeçare qysh në dhjetor 2019 deri në dhjetor të vitit 2022.

Kraja ka një meritë të padiskutueshme në organizimin dhe funksionimin e institucionit të SPAK, pasi fillimisht ky organ hetimor ka nisur punën me 8 prokurorë dhe me një administratë që thuajse nuk ekzistonte.

Në 3 vitet e drejtimit të SPAK nga Arben Kraja, u desh një formatim i plotë dhe transformim i ambjenteve të brendshme, ku aktualisht SPAK dhe BKH-ja ushtrojnë detyrat funksionale të tyre.

I sulmuar shpesh herë nga subjektet politike për shkak të kaluarës së tij me hetuesinë e komunizmit, Kraja mundi të mbarojë mandatin 3 vjeçar si Drejtues i SPAK në dhjetor të vitit 2022.

Me ardhjen në krye të SPAK të Altin Dumanit, ky i fundit në Janar 2023 vendosi të largojë Ened Nakuqin nga Zyra e Marëdhënieve me Jashtë dhe në vend të tij, të vendosi si Drejtor, Arben Krajën.

Por tashmë pas 2 vite e gjysëm, për shkak të konfliktit të lindur me Altin Dumani, ish-drejtuesi i parë i këtij institucioni është ulur në detyrë, duke u larguar nga kjo drejtori.

Ende mbeten të paqarta arsyet e vërteta të krijimit të kësaj “çarje” mes dy miqësive brenda SPAK, Altin Dumanit dhe Arben Krajës.

The post Ndodh përplasja e madhe, Dumani i heq “spaletat” Arben Krajës/ E shkarkon si drejtor, në vend të tij emëron Dorina Bejkon appeared first on Albeu.com.

Drejtuesi i SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote

By: Ela
19 June 2025 at 09:11

Prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Robert Kote, u tërhoq nga kërkesa për shkarkim dhe kërkoi para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualfikimit për konfirmimin në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi. Prokurori Robert Kote u konfirmua në […]

The post Drejtuesi i SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote appeared first on BoldNews.al.

❌
❌