Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Atentati ndaj Aredin Beharit/ Skerdi Tasi: S’mora asnjë lekë për këtë punë, ja kush ishte porositësi

By: V K
15 July 2025 at 12:36

I penduari i drejtësisë, Skerdi Tasi, vijon të dëshmojë në GJKKO në kuadër të “Plumbit të Artë”. Në sallë, Tasi ka treguar se porosia për vrasjen e Hajredin Beharit, krim që mbeti në tentativë, u dha nga Renato Çami.

Sipas dëshmisë së tij, Henrik Hoxhaj, do të ishte personi që do ta ndihmonte Tasin për vrasjen, “punë” për të cilën i ishte premtuar një apartament në Fier dhe një shumë parash edhe nga Viron Tavanxhi.

Ai thekon se nuk mori asnjë lekë pasi nuk e realizoi dot punën.

Dëshmia e Skerdi Tasit:

Nga Henriku mësova se kishte marrë porosi edhe nga një tjetër për këtë punë, nga Renato Çami.

Këtë ma konfirmoi Henriku. Ai fliste me të me një Blackberry. Henriku mbante kontakte edhe me nipin e Renatos.

Unë prezent në takimet e Henrikut me Renaton nuk kam qenë. Për tentativën ndaj Hajredin Beharit, lokali ndodhet afër rrethrrotullimit të parkut.

Një lokal i vogël në anë të rrugës. Unë qëllova nga jashtë lokalit. E pamë që objektivi ndodhej aty. Ishte me 3-4 vetë të tjerë.

Unë kur qëllova isha 1 metër larg derës. Unë kam pasur veshur një bluzë me kapuç dhe pantallona xhins.

Besoj se qëllova 5-6 herë. Një breshëri qëllova. Ai u shtri nën tavolinë dhe mendova se e godita.

Pas 100 m më priste Riku (Henriku). I thashë që e godita. Shkuam tek lokali i Rikut. Pastaj kaluam nga Gjanica, hodha pistoletën në lumë.

Pas disa ditësh takova Henrikun. Aty debatuam. Më tha, pse e more përsipër kur nuk e bëje dot. Shënjestra kishte shkuar në polici dhe kishte thënë disa emra të dyshuar. Një prej tyre ishte porositësi i vërtetë. Riku më tha, mirë që na dha punë, që nuk e bëmë dot, por tani t’i hapim edhe probleme me policinë.

Henriku më tha se kishte dhënë shpjegime në polici. Henriku më konfirmoi se emri i porositësit ishte në dosjen e policisë.

Nuk mora asnjë lek për këtë punë, pasi nuk e realizuam dot.

The post Atentati ndaj Aredin Beharit/ Skerdi Tasi: S’mora asnjë lekë për këtë punë, ja kush ishte porositësi appeared first on Albeu.com.

Seanca në GJKKO për atentatin ndaj Ndojës/ Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn

By: user7
4 July 2025 at 12:48

Tensione dhe përplasje janë regjistruar në seancën gjyqësore që po zhvillohet për atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoj.

Plarent Dervishaj është nxjerrë nga salla pasi ka ofenduar Erjon Alibejn. Ky i fundit po dëshmon për atentatin në cilësinë e të penduarit të drejtësisë për dosjen “Plumbi i Artë”.

Dervishaj akuzohet se ka urdhëruar atentatin ndaj ish-prokurorit. Ndërkohë më herët në seancë, Alibej ka deklaruar se pasi kishin bërë atentatin, ata kishin lënë prova pas.

Për këtë arsye, Alibej theksoi se atentati ndaj Ndojës u zbulua shpejt dhe se mbrapa tij ishte Plaurenti. Me tej, Alibej përfundoi duke theksuar se Ndojen donin që ta vrisnin me spajper te Gjiri i Lalzit.

The post Seanca në GJKKO për atentatin ndaj Ndojës/ Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn appeared first on Lapsi.al.

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Alibej: Do ta vrisnin me snajper te Gjiri i Lalzit

By: user7
4 July 2025 at 12:01

I penduari i drejtësisë Erjon Alibej ka treguar detaje nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Duke folur në seancën e GJKKO-së, Alibej ka deklaruar se pasi kishin bërë atentatin, ata kishin lënë prova pas.

Për këtë arsye, Alibej theksoi se atentati ndaj Ndojës u zbulua shpejt dhe se mbrapa tij ishte Plaurenti. Me tej, Alibej përfundoi duke theksuar se Ndojen donin që ta vrisnin me spajper te Gjiri i Lalzit.

“Në Sky me të kam folur për atentatet të familjes time dhe ajo që i kish ndodhur atij. Për atentatin ndaj tij më vinin fjalë që e kishte bere Lul Berisha. Se nga më vinin këto informacione nuk i mbaj mend. Dervishajt i kam dërguar një foto të një Kabashi që me erdhi një informacion. Në Tims me ndihmonte një punonjës policie që me jepte cdo gjë. Ai punonte në Elbasan, në Policinë e Elbasanit për afro 1 vit. Shtetasin Redian Rrajën e kam dëgjuar për herë të parë në televizor, nuk e kam njohur. Për të kam bërë një bisedë me Plarentin, pas atentatit, se ku ndodhej nuk e di. E dija që pas atentatit të Ndojës ishte Plaurenti pasi kishim folur për ato emra dhe ai nuk kuptonte arsyen pse i kishin bërë atij atentat. Atentati u zbulua shpejt pasi ata që bën atentatin pasi kishin lënë prova. Pasi u zbardh e pyes pse ndodhi kështu. Ai më tha se Redianin e kishte shumë shok dhe se e kishte bërë atentatin me dëshirë. Në atë kohë më tha se po përpiqej të prishte provat, te ekspertiza dhe që i kishin kërkuar 300 mijë euro. Sa i përket prokurorit mbaj mend që diskutonim pasi mua donin të më ekzekutonin me snajper dhe me erdhën info që edhe atë donin ta ekzekutonin me snajper dhe po mundoheshim të gjenim kush ekzekuton me snajper. Në bisesa e sipër kemi folur që prokurori shkon te një lokal të Gjiri i Lalzit dhe më ka folur për plane që ta ekzekutonin atje me snajper,” tha Alibej.

The post Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Alibej: Do ta vrisnin me snajper te Gjiri i Lalzit appeared first on Lapsi.al.

Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

By: V K
4 July 2025 at 11:53

Këtë të premte, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, ka nisur seanca në ngarkim të Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Në sallën e gjyqit në cilësisë e dëshmitarit u paraqit, Erjon Alibej, i cili ka statusin bashkëpunëtor i drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë”.

Alibej deklaroi se njeh vetëm Plarent Dervishajn, ndërsa për Julian Meçajn tha se nuk e njihte personalisht.

Gjithashtu, ai tha se me Dervishajn u bë përmes dajës së bashkëshortes së tij, i cili i mundësoi një takim në fabrikën e cigareve në Librazhd.

“Me Plarentin nuk më lidhte asgjë. Plarentit më vonë i ndodhi një atentat dhe unë interesohesha me Plarentin si për hallet e mia. Dhe ia përcillja të gjitha të dhënat. Na vinin fjalë se atentatin që i kishin bërë, më thonin e ka bërë Lul Berisha. Unë ia thash ta gjykojë vetë këtë informacion. Më vinin dhe informacione për hallet e mia. I kam dërguar edhe në sistemin TIMS foton e njërit me mbiemër Kabashi. Kam pasur një punonjës policie gjatë gjithë periudhës që më jepte të dhëna gjithë kohën. Ka qenë punonjës policie në Elbasan.

Punonjësit ia shpërbleja ndihmën. E pajisa dhe me Sky dhe me EnchroChat. Ia bëja unë rimbushjen. Rimbushja ka qenë 600 € në atë periudhë. Redjan Rrajën e kam dëgjuar për herë të parë në televizor. E dija që pas atentatit të prokurorit Arjan Ndoja ishte Plarent Dervishaj. Pas atentatit të prokurorit, kemi biseduar gjatë. U zbulua shpejt si ngjarje, sepse personat që bënë atentatin kishin lënë syze, nuk i kishin djegur makinat, ishin trembur kur kishin dy persona afër dhe gabuan. Më thotë Plarenti që e kam shok të ngushtë Redjan Rrajën, dhe donte të futej në makinë me zor që të merrte pjesë dhe ai.

Plarenti më thotë që jam duke u interesuar për të fshirë provat në laborator. Më tha që i kishin kërkuar 300 mijë € dhe po priste përgjigje. Kjo ka qenë pjesa kur Redjan Rraja është përmendur për herë të parë. Unë i dërgoja informacione Plarentit, sepse në atë periudhë donin të më ekzekutonin me snajper. Por atëherë, donin të vrisnin edhe Plarentin me snajper te një lokal te Vollga.

I thashë bëj kujdes. Kur shpëtoi prokurori, diskutova me Plarentin që Arjan Ndoja shkonte në një lokal në Gjirin e Lalzit dhe fliste që po përgatitej ta godiste atje. Aleksandër Lahon nuk e mbaj mend mirë, Plaurenti nuk e llogariste fare. Fliste gjithmonë, thoshte janë mbyll fare. E kishte te prokurori fokusin”,– tha Alibej.

The post Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper appeared first on Albeu.com.

“Një djalë ke, hiqe nga Shqipëria”/ Arjan Ndoja tregon bisedë me babain e Julian Meçes

27 June 2025 at 11:47

Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar ditën e sotme në seancën gjyqësore në GJKKO ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçës në lidhje me atentatin e regjistruar më 1 nëntor të vitit 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, teksa në atë ngjarje mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit Arjan Ndoji, teksa ky i fundit bashkë me […]

The post “Një djalë ke, hiqe nga Shqipëria”/ Arjan Ndoja tregon bisedë me babain e Julian Meçes appeared first on BoldNews.al.

Arjan Ndoj rrëfen njohjen me “Rrumin”: E njoh që në 2005-ën, pas atentatit…

By: fra nc
27 June 2025 at 11:38

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u zhvillua këtë të premte seanca gjyqësore ndaj Plarent Dervishajt, i ekstraduar nga Dubai dhe i akuzuar për një sërë veprash penale, përfshirë atentatin ndaj ish-prokuorit Arjan Ndoja.

Në këtë proces, dëshmoi dhe vetë ish-prokurori Ndoja, aktualisht deputet i Partisë Demokratike i dalë në listën e hapur të Durrësit.

Gjatë dëshmisë së tij, Ndoj rrëfeu atentatin e vitit 2019, në të cilin u qëllua mbi makinën ku ai udhëtonte së bashku me Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi i Shijakut”. Në këtë ngjarje tragjike, drejtuesi i automjetit, Andi Maloku, humbi jetën, ndërsa Ndoja dhe Laho mbetën të plagosur.

Ish-prokurori zbuloi në GJKKO lidhjet me Rrumin e Shijakut dhe njohjen dhe marrëdhëniet me të pandehurit dhe personat e tjerë të përfshirë.

“Me Aleksandër Lahon u bë 5 vite që s’e kam takuar dhe s’kam asnjë kontakt me të. Me Genc Malokun e takoj edhe sot e kësaj dite kemi marrëdhënie të mira. Me Dorian Shabun nuk kam pasur asnjë kontakt dhe bisedë për ngjarjen. Unë nuk kam rreth shoqëror të përbashkët me Dervishajn dhe njoh që e kam parë fizikisht por s’kam asnjë lidhje. Le të thotë edhe vetë.”

Ai foli edhe për takimin me Basri Meçen, babain e Julian Meçes.

“Basri Meçen e kam takuar te një notere, kam biseduar për një informacion që më kishte ardhur për ngjarjen që flitej që i përfshirë ishte dhe djali i tij. I thashë që nëse është i përfshirë është e rëndë dhe nëse jo, atëherë ishte një intrigë dhe i thashë largoje djalin se ata që i bënë atë të herës së parë s’e parë mund të na ngatërrojnë. I thashë largoje djalin. Të pandehurit e tjerë në këtë proces nuk i njoh veç Bashkim Haxhijas, që e kam dëgjuar si person i hetuar në një gjykim tjetër”- tha Ndoja.

Ish-prokurori u pyet edhe për marrëdhëniet me Pëllumb Muharremin, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

“E kam njohur në 2005 në kohën kur kam qenë avokat. E ruajta marrëdhënien disa vjeçare. Marrëdhëniet janë marrëdhënie shoqërore, kur njihesh me dikë, e takon i flet për kafe, s’ka pse të ketë shkak për ruajtjen e një marrëdhënieje. Drekën atë ditë më 1 nëntor e kanë organizuar të tjerët. Pas ngjarjes në 2019 nuk kam asnjë kontakt me të.”

Për momentet e atentatit, Ndoj rrëfeu, si mjeti doli nga rruga pas të shtënave.

“Kemi qenë në karrexhatë, pas nesh ishte mjeti tjetër jonë. Shofer ka qenë Andi Maloku, unë kam qenë në sediljen e parë, pas Pellumb Muharremi. Pas të shtënave dolëm nga rruga. Në momentin që ka ndodhur ngjarja nuk e kam parë dot mjetin e autorëve,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Arjan Ndoj rrëfen njohjen me “Rrumin”: E njoh që në 2005-ën, pas atentatit… appeared first on Euronews Albania.

Atentati i vitit 2019, dëshmon ish-prokurori Ndoja në GJKKO: Na qëlluan nga pas

By: user 11
27 June 2025 at 11:08

Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar këtë premte në Gjykatën e Posaçme lidhur me atentatin e ndodhur në vitin 2019. Ai përshkroi momentet kur u qëllua mbi ta: “Sapo kaluam në mbikalim, filluan të shtënat. Fillimisht m’u duk si zhurmë plastike, por më pas kuptova që ishin plumba që vinin nga pas. Nuk pamë makinën, sepse nuk kishim si. Të shtënat dukeshin të vinin nga dy armë të ndryshme.”

Ndoja nënvizoi se ka tentuar të dalë nga makina por ka humbur ndjenjat nga një plagë e marrë dhe më pas kur është zgjuar e kanë dërguar në spital.

“Pas të shtënave u ul shpejtësia nga i ndjeri dhe dolëm nga rruga. Unë tentova të dal nga makina humba ndjenjat nga një plagë dhe më pas u zgjova dhe me çuan në spital. Të tre u plagosëm. Personi që kishte pas mori plagë. Shoferi, i ndjeri kishte një plumb pas në shpinë. Mori në telefon të atin, filloi të dal nga makina dhe ndjeu që ishte rëndë. Unë nuk kam dijeni kush më ka qëlluar dhe nuk kam pasur problem dhe siklet me asnjë njëri. Unë kam pasur vetëm një problem deklaratat e dy politikanëve në atë kohë.

Të pandehurit në këtë gjykim nuk i njoh, vetëm njëherë e kam parë fizikisht Plaurentin, ndërsa të atin e Julian Meces kam respekt, por nuk e njoh. Unë nuk di arsye pse këta e kanë bërë. Vetëm ca kam lexuar në media. Mua më intereson arsye pse u bë ky atentat. Se duket si çudi, por unë s’kam pasur asnjë problematik, asnjë shkak të besoj që dikush do më bënte atentat. Edhe 6 vite pas atij atentati unë nuk e kuptoj pse ka ndodhur”, ka dëshmuar Ndoja.

The post Atentati i vitit 2019, dëshmon ish-prokurori Ndoja në GJKKO: Na qëlluan nga pas appeared first on Lapsi.al.

Atentati i porositur nga Plarent Dervishaj, dëshmon Arjan Ndoj: U rrëzova në tokë pasi dola nga makina, më pas e pashë veten në…

By: V K
27 June 2025 at 11:08

Ish-prokurori Arjan Ndoj, ka dëshmuar në gjyqin ndaj Plaurent Dervishajt në GJKKO, i cili akuzohet se organizatori i atentatit ndaj tij, ngjarje e ndodhur rreth orës 16:00 të datës 1 nëntor 2018 në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Arjan Ndoji, i cili është zgjedhur deputet në votimet e 11 Majit 2025, ka treguar itinerarin ditën e atentatit, duke u shprehur se ndodhej në makinë me shoferin e tij Andi Maloku, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga plumbat, si edhe me Rrumin e Shijakut.

“Ka qenë data 1 nëntor, ora 13:00. Konsumuam drekë me ca miq, kemi ndenjur deri rreth orës 16:00. Kam qenë me shoferin Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahon. Këtë e kam njohur si avokat.

Në makinë drejtues mjeti ka qenë Andi Maloku, unë isha në sediljen e pasagjerit, pas ishte Aleksandër Laho. Unë do kthehesha për shtëpi, edhe ai për shtëpi, kemi pasur një segment të përbashkët rruge”, u shpreh ai, duke shtuar se në atë periudhë banonte në Shëngjin.

Ish-prokurori u shpreh se kur filluan të shtënat fillimisht nuk e ka kuptuar, pasi iu duk si plastmas.

“M’u duk si plastmas, plumbat vinin nga mbrapa. Nuk kemi arritur ta shohim makinën, se nuk arrim dot. Të shtënat kanë qenë nga dy armë, se dallohet zhurma e ndryshme. Kanë qenë të shtëna, por jo breshëri”, theksoi ai.

Ndërsa shtoi se shoferi i ndjerë Andi Maloku, ngadalësoi shpejtësinë dhe pasi doli nga makina ra pa ndjenja në tokë.

“Makina u ngadalësua nga i ndjeri. Vetëm 3 minuta kam qenë koshient, jam rrëzuar në tokë pasi dola nga makina, isha pa ndjenja 6-7 minuta dhe e kam pa veten në spital.

Momentin që ka hapur derën, ndjesë pastë, Andi ra, duhet të ketë pasur dhimbje. Se ia doli të dalë nga makina. Është si xhep vendi ku na goditën”, tha ai.

Arjan Ndoji: Në 2019 kam banuar në Tiranë, me punë kam qenë në Durrës. Gjatë muajit kam banuar në qytetin e Shëngjinit për periudhën që ti më pyet.

Kam pasur makinë Mercedes Benz, automjetin e drejtonin të gjithë personat e familjes. Gjate muajit tetor të 2019 kam marrë një djalë në punë, i cili fatkeqësisht nuk jeton më, Andi Maloku. Ka qëndruar me mua rreth një muaj, më shumë i kam dhënë unë makinës sesa ai, thjesht doja të ishte.

Përveç situatës që u godita me armë zjarri, nuk ka diçka tjetër.

Ka qenë data 1 nëntor, ora 13:00. Konsumuam drekë me ca miq, kemi ndenjur deri rreth orës 16:00. Kam qenë me shoferin Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahon. Këtë e kam njohur si avokat.

Në makinë drejtues mjeti ka qenë Andi Maloku, unë isha në sediljen e pasagjerit, pas ishte Aleksandër Laho. Unë do kthehesha për shtëpi, edhe ai për shtëpi, kemi pasur një segment të përbashkët rruge.

Te pjesa e parkimit të lokalit, kemi ndenjur 10 minuta, nuk e di a ka pasur njeri.

Itinerari, te ura e Dajlanit, pastaj te mbikalimi, sa kaluam në mbikalim, filluan të shtënat. Nuk e kuptova fillimisht, mu duk si plastmas, plumbat vinin nga mbrapa.

Nuk kemi arritur ta shohim makinën, se nuk arrim dot.

Të shtënat kanë qenë nga dy armë, se dallohet zhurma e ndryshme. Kanë qenë të shtëna, por jo breshëri.

S’jam e sigurt sa, por 13 predha duhet të jenë.

Makina u ngadalësua nga i ndjeri. Vetëm 3 minuta kam qenë koshient, jam rrëzuar në tokë pasi dola nga makina, isha pa ndjenja 6-7 minuta dhe e kam pa veten në spital.

Momentin që ka hapur derën, ndjesë pastë, Andi ra, duhet të ketë pasur dhimbje. Se ia doli të dalë nga makina. Është si xhep vendi ku na goditën.

Nuk kam dijeni kush më ka qëlluar.

Nuk kam pasur absolutisht me asnjë njeri asnjë problem, as me kthyer kokën mbrapa as majtas. Nuk kam pasur, e nuk kam shqetësime.

Fizikisht njoh vetëm këtë njeriun këtu (Plarent Dervishaj). Kam qenë në një takim një herë me një avokat.

Unë motivin dua të di. Kam dëgjuar nga shtypi, nga shkresat që më keni nisur ju, por nuk e di pse e kanë bërë. Nuk i kam borxh askujt, më intereson arsyeja.

Kam një shtëpi në Shëngjin. Aty kam qëndruar. Nuk kam parë automjete të dyshimta, ndoshta ju duket e habitshme, por nuk kam pasur asnjë shqetësim. Edhe sot, pas 6 vitesh, të dalë dikush të më thotë se ça borxhi u kam.

I vetmi shqetësim i imi ka qenë nga kryeministri, ish zv kryeministri, që kanë bërë deklarata publike për mua dhe për vetingun e famshëm. Janë bërë lëvizje mashtruese në rotondo, që teknikisht të ndryshosh.

Unë vetëm një shqetësim kam pasur në atë kohë, deklaratat e drejtuesve të qeverisë. Sepse mendoja që mund të më vinin operacionalen, ose të më bënin presion me vetingun. Të vetmet lëvizje mashtruese që kam bërë në atë kohë ka qenë për të evitoj operacionalen.

Është goditur prokurori, jo Arjan Ndoja. Arjan Ndoja ja ku është.

The post Atentati i porositur nga Plarent Dervishaj, dëshmon Arjan Ndoj: U rrëzova në tokë pasi dola nga makina, më pas e pashë veten në… appeared first on Albeu.com.

Detaje nga atentati në Lundër, zbulohet numri i shasisë së motorit të autorëve

By: Oldi
16 June 2025 at 15:29

Detaje të reja vijojnë të dalin nga hetimet për atentatin në Lundër të Tiranë ku u plagosën 4 të rinj që udhëtonin me një automjet “G Class”, ngjarje e ndodhur më 17 prill. Bëhet e ditur se në mbetjet e motorit të djegur pas krimit në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, janë siguruar të dhëna […]

The post Detaje nga atentati në Lundër, zbulohet numri i shasisë së motorit të autorëve appeared first on BoldNews.al.

Atentati në SHBA/ Kush është autori i krimeve në Minnesota, që la pas dy viktima dhe dy të plagosur

14 June 2025 at 22:21

SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës u tronditën të shtunë pas dy atentateve me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Mediat shkruajnë se Vance Luther Boelter, 57 vjeç, është identifikuar si autori i dyshuar i sulmeve të armatosura ndaj dy ligjvënësve të Minnesota-s, ngjarje që tronditi vendin në orët e para të së shtunës, 14 qershor.

Ai ishte drejtor i patrullave të sigurisë pranë kompanisë “Praetorian Guard Security”, ndërsa thuhet se ka marrë trajnime nga personel ushtarak amerikan.

I veshur  si efektiv policie, Boelter hyri në banesën e ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Minnesota-s, Melissa Hortman, duke e qëlluar për vdekje atë dhe bashkëshortin e saj, Mark.

Më herët ai kishte sulmuar me armë në shtëpinë e senatorit John Hoffman, ku plagosi rëndë atë dhe bashkëshorten e tij, Yvette.

Pas ngjarjeve të rënda ka reaguar edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ishte informuar për të shtënat në Minesota dhe siguroi se “një dhunë e tillë e tmerrshme nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Në një mesazh të lëshuar nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, Trump përsëriti se Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi dhe FBI-ja po hetonin dhe do ta ndiqnin autorin e krimit me “ashpërsinë më të madhe”.

“Jam informuar për të shtënat e tmerrshme që ndodhën në Minnesota, të cilat duket të jenë një sulm i synuar kundër ligjvënësve të shtetit. Prokurorja jonë e Përgjithshme, Pam Bondi, dhe FBI-ja po hetojnë situatën dhe do të ndjekin penalisht këdo që është i përfshirë me të gjitha fuqitë ligjore.

Një dhunë kaq e tmerrshme nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti i bekoftë njerëzit e mëdhenj të Minnesotës, një vend vërtet i mrekullueshëm!”, thuhet në reagim.

Atentati ndaj ligjvënësve në Minnesota, reagon Trump: E qëllimshme, nuk do tolerohet

14 June 2025 at 19:14

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është informuar për “të shtënat e tmerrshme” në Minesota dhe sipas tij, është “sulm i qëllimshëm kundër ligjvënësve të shtetit”.

Në një deklaratë të ndarë nga Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në X, Trump thotë:

“Jam informuar për të shtënat e tmerrshme që ndodhën në Minesota, të cilat duket të jenë një sulm i synuar kundër ligjvënësve të shtetit. Prokurorja jonë e Përgjithshme, Pam Bondi, dhe FBI-ja po hetojnë situatën dhe do të ndjekin penalisht këdo që është i përfshirë me të gjitha fuqitë ligjore. Një dhunë kaq e tmerrshme nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti i bekoftë njerëzit e mëdhenj të Minesotës, një vend vërtet i mrekullueshëm!”, tha Trump.

Politikania demokrate Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj janë vrarë në atë që duket të jetë një “atentat i motivuar politikisht”, tha guvernatori i Minesotës, Tim Walz.

Ligjvënësi demokrat i shtetit, John Hoffman, dhe gruaja e tij u qëlluan gjithashtu, ndërsa autori i veshur si polic, është ende në arrati.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Atentati ndaj ligjvënësve në Minnesota, reagon Trump: E qëllimshme, nuk do tolerohet appeared first on Euronews Albania.

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, paraqitet në GJKKO Halit Valteri

By: user 11
13 June 2025 at 10:13

Ish-deputeti Halit Valteri është thirrur si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meces, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Në atë kohë, Valteri bëri disa deklarata dhe publikoi pamjet në Kuvend nga atentati.

Në pamje, Valteri tha se duken qartazi dy autorë të angazhuar për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja. Në atë seancë plenare, Valteri replikoi me ish-ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit 2019 pranë Shkozetit në Durrës, ku mbetën të plagosur Ndoja dhe shoferi i tij Andi Maloku i cili ndërroi jetë pak ditë më vonë. Ish-prokurori Ndoja shoqërohej në makinë edhe me Aleksandër Laho, apo i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

The post Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, paraqitet në GJKKO Halit Valteri appeared first on Lapsi.al.

Robert Losha dështoi, ende pa autor atentati me kallash ndaj të miturve, Proda e mban në detyrë

By: Oldi
9 June 2025 at 18:29

Nga Boldnews.al Strukturat shtetërore në Shqipëri kanë perfeksionuar rregullën e pashkruar të “harresës brenda tre ditëve”, për skandalet apo ngjarjet problematike. Por, për fat të keq, ky rregull po aplikohet edhe për ngjarje të rënda, ku viktimë e atentateve janë fëmijët e vegjël. Rreth dy muaj më parë, një krim shumë i rëndë tronditi Tiranës. […]

The post Robert Losha dështoi, ende pa autor atentati me kallash ndaj të miturve, Proda e mban në detyrë appeared first on BoldNews.al.

Zbardhet atentati ndaj Arbër Gorejas/ Policia: 36-vjeçari dhunoi disa ditë më parë babain e autorit

31 May 2025 at 11:27

Policia e Durrësit ka zbardhur atentatin e regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin, bregdetar, ku u qëllua me armë zjarri 36-vjeçari Arbër Goreja, teksa ishte duke lëvizur me makinë në aksin rrugor “Katër Rrugët e Fllakës–Katund Sukth”. Si autor i ngjarjes është identifikuar shtetasi Kidi Kazazi, 30 vjeç, banues në Kavajë, por ai ende nuk […]

The post Zbardhet atentati ndaj Arbër Gorejas/ Policia: 36-vjeçari dhunoi disa ditë më parë babain e autorit appeared first on BoldNews.al.

Atentati në Lundër/ Grupi hetimor kontroll në katër vende ku kanë lëvizur autorët

By: user7
28 May 2025 at 13:31

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin në Lundër, ku katër persona mbetën të plagosur. Bëhet e ditur se grupi hetimor ka shkuar ne katër vende te ndryshme ku janë parë nga kamerat e sigurisë lëvizjet e autoreve të dyshuar dhe janë marre qelizat e antenave telefonike.

Gjithashtu sipas grupit hetimor, zbërthimi i qelizave telefonike do te zbuloje se çfarë telefonatash janë kryer në katër lokacionet ku kanë lëvizur dhe autorët dhe kujt i përkasin numrat të cilat kanë kryer telefonatat ose kanë lëvizur pranë antenave ku janë marrë qelizat telefonike.

Po ashtu pritet edhe marrja e përgjigjeve të profileve gjenetike që janë çuar për verifikim. Nga ana tjetër pritet edhe ardhja e babit te dy fëmijëve të mbetur te plagosur për tu marre një deklarate me e hollësishme në lidhje me pistat qe ka ngritur grupi hetimor të cilat janë dy.

The post Atentati në Lundër/ Grupi hetimor kontroll në katër vende ku kanë lëvizur autorët appeared first on Lapsi.al.

Atentati ndaj Ermir Dedjas, policia identifikon dhe shpall në kërkim dy persona

By: user 11
22 May 2025 at 10:15

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona në lidhje me atentatin ndaj 29-vjeçarit Ermir Dedja.

Mësohet se hetimet po ecin në rrugën e duhur për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në atentat. Të njëjtat burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se dy personat e identifikuar dhe të shpallur në kërkim janë persona që kanë ndihmuar autorët për krijimin e infrastrukturës. Personat e shpallur në kërkim kanë siguruar automjetin dhe kanë bashkëpunuar ngushtë me ekzekutorët të cilët mendohet të kenë qenë dy persona.

Ndërkohë, ekspertët e kriminalistikës kanë arritur të gjejnë prova dhe i kanë dërguar në laboratorin e kriminalistikës dhe presin rezultatet e analizave.

Për shkak të angazhimit intesiv të 29-vjecarit në aktivitete të ndryshme kriminale përgjatë viteve të fundit, policia ka ngritur disa pista hetimi të cilat janë bërë shkak për ekzekutimin e Ermir Dedjas, personazh i njohur jo vetëm për policine lokale. Ermir Dedja u qëllua për vdekje në orët e vona të mbremjes së ditës së hënë, teksa ndodhej nën shoqërinë e dy personave të tjerë. Ai mori një plumb në gjoks që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

The post Atentati ndaj Ermir Dedjas, policia identifikon dhe shpall në kërkim dy persona appeared first on Lapsi.al.

Detajet nga vrasja në Durrës/ Ermir Dedja, shok i “të fortit” të Shijakut, që kërkohet nga SPAK

20 May 2025 at 19:31

Vrasja 29-vjeçarit Ermir Dedja në mesnatën e 20 Majit në Durrës, ka shtyrë policinë e këtij qyteti të drejtojë hetimet rreth përplasjeve të bandave kriminale në qytetin bregdetar. Viktima Ermir Dedja ka një të kaluar me precedentë penalë, teksa “Ora News” raporton se për Policinë e qytetit, ai njihet si shok i ngushtë i një […]

The post Detajet nga vrasja në Durrës/ Ermir Dedja, shok i “të fortit” të Shijakut, që kërkohet nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

Atentati ndaj kryekomisarit Artan Çuku, nis gjykimi për porositësin Bledar Jambelli

By: V K
20 May 2025 at 15:17

Gjykata e Tianës, ka nisur gjykimin në mungesë për Bledar Jambellin, i akuzuar si porositës i vrasjes së ish-kryekomisarit të policisë Artan Çuku.

Këtë të martë, u zhvillua seanca ku Prokuroria paraqiti konkluzionet e saj lidhur me akuzën ndaj tij.

Më 3 qershor në orën 13:30, u caktua si datë për të dëgjuar pretencën e organit të akuzës dhe pas kësaj, do bëhet mbrojtja e të pandehurit.

Pasi të dëgjojnë palët, togat e zeza do të shpallin vendimin për dënimin ose jo të të Bledar Jambellit.

Ky i fundit u arrestua para disa vitesh në Greqi por arriti të bindë drejtësinë helene, e cila vendosi kundër ekstradimit dhe e liroi nga qelia.

Më pas, më 2022 do të arrestohej në Athinë për një ngjarje të rëndë në vendin fqinj, me pasojë plagosjen e 5 personave.

Vrasja e ish-zyrtarit të policisë Artan Çuku ndodhi më 2017 në rrugën e “Kosovarëve”, ndërsa Bledar Jambelli u arrestua në Greqi në vitin 2018, si organizator dhe financues i krimit.

Personi që sipas drejtësisë shqiptare bëri vrasjen Mikel Shallari, i cili u arrestua vetëm pak ditë pas krimit, vendosi të bashkëpunojë me Prokurorinë, duke treguar marrëveshjen e bërë me Jambellin për vrasjen.

Mikel Shallari, u deklarua fajtor dhe u dënua nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda me vetëm 8 vite burgim, për shkak se ai kishte përfituar statusin e bashkëpunëtorit të Prokurorisë.

Motivi i vrasjes së Çukut, ishte arrestimi që ish-kryekomisari Cuku i ka bërë porositësit Bledar Jambelli në vitin 2012, të akuzuar për vrasjen e Armando Delajt po atë vit, për të cilën, Jambelli u lirua dy vite më pas nga gjykata, madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shtetit për ditët e burgut./ Syri Tv

The post Atentati ndaj kryekomisarit Artan Çuku, nis gjykimi për porositësin Bledar Jambelli appeared first on Albeu.com.

Detaje nga atentati në Durrës, i riu u qëllua nga një person i maskuar

By: user 11
20 May 2025 at 08:38

Janë zbuluar detaje nga atentati që ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Dyshohet se viktima është qëlluar nga një person i maskuar që më pas ka përdorur një makinë për të ikur.

Nga atentati mbeti i vrarë Ermir Dedja 29-vjec, i cili ka humbur jetën në spital, pas plagëve të marra. Vrasja sipas policisë ka ndodhur në rrethana ende te paqarta, ndërsa plumbat kanë kapur edhe dritaren e qendrës shëndetësore në Durrës.

Sipas informacioneve të para Dedja ka qenë i arrestuar më parë për plagosje dhe trafik droge. 10 vjet më parë, në 2015, ishte arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, që do e trafikonin në Kosove. Dy vite më pas, ne 2017, është ndaluar për përkrahje te autorit te një plagosjeje dhe mbajtjen pa leje te një thike që iu gjet gjatë kontrollit fizik.

The post Detaje nga atentati në Durrës, i riu u qëllua nga një person i maskuar appeared first on Lapsi.al.

EMRI/ GJKKO liron nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit

16 May 2025 at 13:39

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit, të regjistruar më 30 Tetor të vitit të kaluar në Shkodër, ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Bashkim e Flutura Basha. Bëhet fjalë për shtetasin Gjuljo Vuksani, të cilit i është ndryshuar masa e […]

The post EMRI/ GJKKO liron nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌