Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Çelja e grupkapitujve të tretë, eksperti tregon se çfarë përfiton Shqipëria: Treg i lirë, zhvillim për biznesin dhe…

By: Rovena
14 April 2025 at 14:29

Shqipëria sot çel grupkapitullin e tretë për anëtarësimin në BE. Eksperti Gledis Gjipali në ABC News tha se ky është një hap shumë i rëndësishëm i vendit ynë i cili do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në administratë, por dhe në sektorin e bizneseve.

Ai trego se me çelje e këtyre grup-kapitujve do të ketë një treg të kirë dhe të barabartë, bizneset shqiptare do të konkurrojnë në treg njësoj si ato europianet, kostoja e transportit do të jetë më e ulët dhe vonesat në pikat kufitare më të pakta.

“Hapja e grupkapitujve të tretë ka të bëjnë drejtpërdrejt me biznesin ekonominë dhe çështjet që zhvillon ky vend. Ka një vlerë të shtuar për rëndësinë që duhet të japë dhe vetë biznesi për negociatat, sepse do i presë direkt ata. Mbyllja e këtyre grup-kapitujve të çon në anëtarësim. Megjithatë edhe ky hap tjetër i Shqipëri ka një lloj mënyre edhe sfidat e veta. Pasi në përfundim të këtij grup-kapitulli çdo biznes shqiptar do të jetë në konkurrencë me çdo biznes europian. Do të hiqen të gjitha barrierat dhe do kemi një treg të përbashkët. Çelja e këtyre grup-kapitujve është një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm për administratën, por dhe për sektorin privat. Të gjitha zhvillimet që vijnë në këtë grup-kapituj kërkojnë dhe mbështetjeje e BE. Do të kemi mundësi për të ikur kostot e transportit dhe vonesat në kufi. Do të zhvillojnë biznesin”, tha eksperti.

Gledis Gjipali u ndal dhe tek hapat e tjerë që duhet të marrë Shqipëria për të qenë pjesë e “gjirit” të BE-së. Ai foli pikërisht për legjislacionin ku tha se legjislacioni ynë duhet të miratohet dhe të zbatohet njësoj si çdo vend anëtar i BE-së.

“Një pjesë e legjislacionit do të ndryshohet. Deri në fund të 2027 do të kemi përputhje 100% të legjislacionit. Nuk duhet të harrojmë që i gjithë legjislacioni vlerësohet jo vetëm në miratimin e tij, por dhe në zbatimin e tij. Duhet ta zbatojmë si duhet atë. Do të kërkohet një mbështetje e madhe jo vetëm e qeverisë së tyre”, përfundoi Gledis Gjipali./abcnews.al

Mbahet sot konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE

14 April 2025 at 09:31

Këtë të hënë, më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet konferenca e katërt ndërqeveritare mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, një moment kyç në procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.

Gjatë kësaj konference pritet të hapet zyrtarisht grupkapitulli për “Tregun e Brendshëm”, duke çuar në tre numrin e grupeve të kapitujve me të cilët Shqipëria ka nisur zyrtarisht bisedimet me Brukselin.

Ky grupkapitull përfshin nëntë kapituj tematikë, që prekin fusha themelore për integrimin ekonomik dhe ndërtimin e tregut të lirë, si: lëvizja e lirë e mallrave, punëtorëve dhe kapitalit, shërbimet financiare, mbrojtja e konsumatorëve, konkurrenca dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.

Kryeministri Edi Rama e ka përshëndetur këtë zhvillim përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar si “lajm të bukur” për vendin, teksa ndau edhe momente nga takimi me diasporën shqiptare në Milano një ditë më parë.

“Me lajmin e bukur të hapjes sot të një tjetër grupi kapitujsh të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë,” shkroi Rama.

Konferenca e sotme vjen si vazhdim i përparimit të reformave që Shqipëria ka ndërmarrë në kuadër të integrimit evropian, dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë në familjen evropiane.

The post Mbahet sot konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE appeared first on Telegrafi.

Rama: BE na ka surprizuar me gatishmërinë e qartë për të na anëtarësuar

4 April 2025 at 10:39

Në Tiranë zhvilloi sot punimet takimi përurues i Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të Bashkimit Evropian, një hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

Ky takim përurues i Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të Bashkimit Europian solli së bashku në Tiranë përfaqësues të punëdhënësve, punëmarrësve dhe shoqërisë civile për të forcuar dialogun social dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së.

Në çelje të këtij Komiteti të Përbashkët Konsultativ, Kryeministri Edi Rama vlerësoi veçanërisht kontributin e presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, Oliver Röpke në këtë proces.

“Ne e vlerësojmë këtë veçanërisht se falë mënyrës së hapur, gatishmërisë së Presidentit dhe ekipit të tij, jemi mirëpritur brenda kështjellës së Brukselit si të barabartë. Madje na është dhënë mundësia për t’u ndjerë se si është të jesh i barabartë në këtë kështjellë. Jam entuziast vërtetë që Komiteti do të shërbejë për qëllimin e ndihmës që të nxisë aktorët tanë të rriten dhe të bëhen një pjesë e rëndësishme e anëtarësisë së Shqipërisë në jetën e familjes europiane si anëtare e barabartë, shpresoj dhe dëshiroj”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ka qenë një rrugë e gjatë, por tani po jetojmë në një moment ku Brukseli dhe BE na kanë surprizuar me vullnetin e tyre mjaft të fortë dhe gatishmërinë mjaft të qartë për të na marrë brenda.

“Kur kujtoj prej herës së parë kur e nisëm këtë rrugëtim të gjatë, më shumë se 30 vjet më parë, kjo është hera e parë që yjet tona janë në një linjë me yjet e BE-së, kjo jo vetëm sa i takon të ardhmes dhe perspektivës por edhe sa i takon të tashmes”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se në vijimësi BE ka qenë shumë e kujdesshme të thotë se vendi ynë është në Europë dhe do të jetë një ditë anëtare në BE, por nuk e kemi ndjerë kurrë këtë që po ndiejmë së fundi, gatishmërinë për ta bërë këtë realitet tani.

“Sigurisht kjo lidhet jo vetëm me punën tonë të mirë, por edhe me situatën e përgjithshme në kontinentin tonë dhe përtej tij. Dera është e hapur dhe ne duhet të përfitojmë nga ky shans dhe të bëjmë maksimumin për të qenë brenda kur kjo derë të mbyllet sërish, sepse ne e dimë si funksionon kështjella: hap dyert dhe pastaj i mbyll”, shtoi ai.

Duke kujtuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Rama theksoi se Shqipëria tani është në pararojë, pasi çeli negociatat vetëm vitin e kaluar.

“Këtë vit kemi një shans të mirë që të hapim të gjithë grupkapitujt ndaj është ky moment në kohë në të cilin ne duhet të merremi dhe nuk mund të jemi më mirënjohës se kaq. Shpresoj se ajo që ka ndërtuar presidenti Ropke nuk do të shkatërrohet, por do të shërbejë si themel për të ndërtuar më tej”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se rrugëtimin drejt BE-së Shqipëria e konsideron si bekim unik, sepse mund të shfrytëzojë të gjitha instrumentet e BE-së për t’u siguruar që të përjetojë një transformim të thellë.

Rama theksoi se ka pasur shumë vende jashtë BE-së ku bota perëndimore është përpjekur të ndryshojë rrjedhën e historisë si Afganistani e Iraku, por ka dështuar.

“Arsyeja kryesore pse këto ndërhyrje kanë dështuar është se nuk kanë bekimin që të jenë në mes të Europës dhe të kenë BE-së në derën ngjitur që ju jep njohuri, dijen për ndërtimin e shtetit dhe institucioneve”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së është i dhimbshëm, por po përpiqemi dhe po ia dalim me sukses në përballimin e dhimbjes dhe po i japim vetes të gjitha arsyet për të ecur para pa u dorëzuar.

The post Rama: BE na ka surprizuar me gatishmërinë e qartë për të na anëtarësuar appeared first on Telegrafi.

Greqia i heq veton shqipërisë për negociatat e BE pas lirimit të Fredi Belerit

By: sara fuga
15 October 2024 at 13:27

Qeveria shqiptare ka hapur sot (15 tetor 2024) negociatat për grup-kapitullin e parë me qëllim rrugëtimin dhe anëtarësimin e vendit tonë drejt Bashkimit Europian.

Në Konferencën e dytë Ndërqevritare me BE-në e, cila u mbajt sot në Luksemburg morën pjesë eksponentët e rëndësishëm të BE-së, mes tyre edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Konferenca nisi në orën 08:00 dhe Shqipëria u përfaqësua në këtë konferencë nga kryeministri Rama, kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani.
Lidhur me këtë hap të rëndësishëm për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, reagoi sot nga Luksemburgu ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis.

Sipas “Kathemirini” Greqia i hoqi veton Shqipërisë për në BE, menjëherë pas lirimit nga burgu të ish kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, i cili u arrestua në vitin 2023 për shit-blerje votash.
Ministri i jashtëm grek tha për gazetarët se Greqia do ta ndjekë nga afër këtë proces dhe do të ndërhyjë aty ku është e nevojshme, me shpresën që edhe vendet e tjera anëtare të Ballkanit Perëndimor të ndjekin këtë kurs.

Në deklaratën e tij Gerapetritis nuk la pa përmendur të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.
Ministri grek tha se Greqia kërkon që në grupin e parë të kapitujve, i cili ka të bëjë me të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës, duhet të përfshijë edhe të drejtat e pakicave, duke përfshirë edhe atë të pakicës etnike greke.

“Sot është një moment historik në zhvillimin e kursit evropian të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor. Një kurs që filloi 21 vjet më parë, me Greqinë si pioniere dhe udhëheqëse, me axhendën e Selanikut. Greqia ka mbajtur një qëndrim konstruktiv në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë…

Qëndrimi ynë është se grupi i parë i kapitujve, i cili po hapet sot dhe ka të bëjë me të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës, duhet të përfshijë edhe të drejtat e pakicave, duke përfshirë edhe atë të pakicës etnike greke, dhe në veçanti të drejtat e tyre pronësore, tashmë një qëndrim i përbashkët, një qëndrim i përbashkët i regjistruar i 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian se shtetet e tjera anëtare të Ballkanit Perëndimor do të ndjekin këtë kurs në një kohë jashtëzakonisht të paqëndrueshme në rajonin tonë e më gjerë, është absolutisht thelbësore që Bashkimi Evropian, familja evropiane, të thellohet, të rritet dhe të bëhet më e fortë”, theksoi ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis.

The post Greqia i heq veton shqipërisë për negociatat e BE pas lirimit të Fredi Belerit appeared first on Sot News | Lajme.

Zhulali kritika të ashpra ndaj Qeverisë: Shqipëria hyn në negociatat për BE me të burgosur politike

By: sara fuga
15 October 2024 at 13:11

Ilda Zhulali: Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë. Më në fund, pas 10 vitesh, Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gjatë kësaj dekade, Shqipëria i kishte të gjitha mundësitë të ishte Sllovenia e Ballkanit Perëndimor. I kishte të gjitha mundësitë të ishte lokomotiva që udhëhiqte trenin ballkanik drejt BE. Por Edi Rama kishte projekt tjetër. Për shkak të Edi Ramës, Shqipëria nis negociatat si vend që nuk bën zgjedhje të lira dhe të ndershme, as si Kosova, as sa Maqedonia.

Shqipëria nis negociatat si vend që ka tre të burgosur politikë, duke nisur me kreun e Partisë më të madhe opozitare në vend. Nisim negociatat me krimin, drogën dhe korrupsionin në nivele kolumbiane. Me 148 mijë familje që do të duhen të presin 15 vjet përpara se të marrin vendimin përfundimtar nga gjykatat shqiptare. Me fondet e bujqësisë, te akorduara po nga BE, të pezulluara nga BE për shkak të vjedhjes së tyre nga zyrtarët e Ramës.

Me skemat grabitqare të pasurive publike përmes PPP dhe koncesioneve. Më numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE. Edi Rama në 10 vite nuk arriti as ti afrohej standardit të vendosur gjatë 8 viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike, e cila në kohë rekord, brenda 2 viteve përmbushi 140 kushte dhe u hoqi barrën e vizave shqiptarëve, që sot udhëtojnë vetëm me pasaportë në dorë. Partia Demokratike nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit, siguroi ratifikimin e saj nga 25 vend anëtare, paraqiti aplikimin për anëtarësim dhe përgatiti brenda 3 muajve procesin e plotë të skanimit të të gjithë trupës ligjore dhe aftësive administrative në vend.

Partia Demokratike cmontoi në kohë record mbi 200 banda kriminale, ndërtoi regjistrin elektronik të shtetasve, prodhoi pasaportat dhe kartat e identitetit biometrike, ndërtoi sistemet e sigurisë TIMS dhe MEMEX, qendrën ndër-operacionale detare, sistemin e prokurimeve elektronike, shërbimet one-stop shop për bizneset. Realizoi projekte strategjike si Rruga e Kombit,

Gazsjellësi transAdriatik, dyfishimin e prodhimit të energjisë së gjelbër, ndërtimin e infrastrukturës turistike të vendit, rriti standardin e jetesës duke dyfishuar rrogat dhe pensionet, subvencionoi bujqit shqiptarë dhe rriti prodhimin vendas, tërhoqi investime të huaja në shifrën e XXX. Falë këtij transformimi, në Shqipëri u kthyen deri në fund të 2013 rreth 200 mijë shqiptarë.

E gjitha kjo tregon se aty ku ka vullnet ka gjithmonë zgjidhje. Vullneti i palëkundur i Partisë Demokratike është transformimi i vërtetë i Shqipërisë, dhe anëtarësimi i shpejtë në Bashkimin Europian. Me këtë zotim dhe me nisjen e shumëpritur të negociatave të anëtarësimit, Partia Demokratike i fton të gjithë qytetarët shqiptarë të bashkohemi për ta realizuar së bashku këtë projekt madhor, për ta bërë Shqipërinë vërtetë europiane. Premtimi ynë është qe me Partine Demokratike, Shqipëria do te transformohet ne një vend me mirëqenie, standard te larte jetese, institucione funksionale qe respektojnë liritë dhe te drejtat themelore te njeriut.

The post Zhulali kritika të ashpra ndaj Qeverisë: Shqipëria hyn në negociatat për BE me të burgosur politike appeared first on Sot News | Lajme.

Shqipëria dhe vendet e tjera në rrugën për anëtarësim në BE, ja pritshmëritë nga komisioneri Várhelyi

By: sara fuga
15 October 2024 at 11:18

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE, Olivér Várhelyi ka shpjeguar sot në konferencën për media me gazetarët planin e rritjes së BE në kuadrin financiar.
Zyrtari europian tha se janë 6 mld euro fonde që janë caktuar për këtë plan, por që të funksionojë na duhet që nga vendet kandidate të kemi një axhendë reformash për secilin prej tyre, e cila ofron një skicë të asaj që duhet të bëjnë deri në fund të kësaj periudhe financiare.

“Sa i takon planit të rritjes u miratua këtë vit dhe funksionon në dy mënyra. Së pari ofron investime shtesë në të gjitha fushat ku na duhen investime të konsiderueshme për të bërë të gjitha reformat e nevojshme për t’u bërë anëtare e BE. Janë 6 mld euro fonde që janë caktuar për këtë plan, por që të funksionojë na duhet që nga vendet kandidate të marrim.

Na duhet të kemi një axhendë reformash për secilin prej tyre, e cila ofron një skicë të asaj që duhet të bëjnë deri në fund të kësaj periudhe financiare. Në thelb deri në fund të 2027”, tha Komisioneri Varhelyi.
Sipas tij, ky është një program, i cili do të realizojë të njtin efekt, rezultat si një program me një cikël normal, por gjysma e një kuadri shumëvjetor financiar, për 3 vjet e gjysmë.

“Për rrjedhojë agjenda e reformave do të jetë kyçe. Kjo është ajo për të cilën kemi rënë dakord deri më tani me partnerët tanë. Mungon vetëm Bosnje Hercegovina. Këto agjenda reformash janë miratuar nga Këshilli javën e kaluar. Kështu që në thelb parashikojmë që pagesat e para të lëvrohen brenda këtij muaji.

Ky është plani. Kjo nënkupton edhe që koha në fakt po ecën që vendet të vazhdojnë reformat në mënyrë që të lëvrojmë dhe pagesat e mëtejshme”, deklaroi më tej ai.
Varhelyi tha se në fund të këtij kuadri shumëvjeçar financiar, ky plan që mobilizon një vlerë sa 1/3 e PBB-së së të gjithë rajonit, do të sigurojë një intensitet ndihme që përkon me atë të kuadrit të kohezionit të shteteve anëtare.

“Që do të thotë 90% të ndihmës që marrin ata për frymë do ta marrë dhe Ballkani Perëndimor. Kjo nënkupton që pas kësaj nuk do të ketë asnjë justifikim, pos të qenit gati për t’u bërë anëtar të BE-së. Kemi bërë një hap të madh përpara dhe shpresoj që të vazhdojmë. Me planin e rritjes do të përshpejtojmë të gjitha ato reforma që janë të nevojshme për t’u bërë anëtarë”, deklaroi komisioneri Varhelyi..

The post Shqipëria dhe vendet e tjera në rrugën për anëtarësim në BE, ja pritshmëritë nga komisioneri Várhelyi appeared first on Sot News | Lajme.

Shqipëria gati për hapjen e kapitujve të ri: Ministri i jashtëm tregon planin pragmatik

By: sara fuga
15 October 2024 at 11:09

Ministri i Jashtëm Hungarez: Nëse gjithsecili bën punën e vet në mënyrën e duhur, përpara fundit të vitit një tjetër grup kapitull mund të hapet me Shqipërinë që është 6 marrëdhëniet me jashtë, Shqipëria është gati pragmatisht, të gjitha detyrat burokratike të shtëpisë do të bëhen në Bruksel dhe do të mund të ulemi për një tjetër konference në fund të mandatit të kësaj.

The post Shqipëria gati për hapjen e kapitujve të ri: Ministri i jashtëm tregon planin pragmatik appeared first on Sot News | Lajme.

Nis Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, hapen kapitujt themelorë të negociatave

15 October 2024 at 09:56

Ka nisur sot në Luksemburg Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Takimi po drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së.

Shqipëria përfaqësohet në këtë konferencë nga Kryeministri Edi Rama, Kryenegociatorja Majlina Dhuka, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni. Në tryezë për palët shqiptare do të jenë dhe të gjithë zv/ministrat, të cilët përfaqësojnë sektorët e kapitujve të negocimit që do të hapen ditën e nesërme, të njohura si “Themeloret”.

Pas takimit rreth orës 09:25 pritet një konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó.

Takimi shërben për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grup-kapitullin 1, që përfshin fushat dhe kapitujt e negociatave si:

Funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma e administratës publike

Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

Kriteret ekonomike

Kapitulli 5 – Prokurimi publik

Kapitulli 18 – Statistikat

Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Themeloret; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet me jashtë.

Negociatat për grup-kapitullin 1 hapen të parat dhe mbyllen të fundit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper II) miratoi qëndrimin e përbashkët të BE-së duke hapur grupin e parë të negociatave me Shqipërinë, duke lejuar kështu mbajtjen e një konference ndërqeveritare me Shqipërinë më 15 tetor 2024 në Luksemburg.

Shqipëria do të jetë e para ndër vendet kandidate që do të hapë negociatat e anëtarësimit sipas metodologjisë së rishikuar të zgjerimit, e cila do të jetë një moment kyç për vendin e Ballkanit Perëndimor.

Grupi i parë i kapitujve mbulon reformat themelore, duke i hapur rrugën fillimit të negociatave për grupe të tjera. Progresi në këto reforma do të përcaktojë gjithashtu ritmin e përgjithshëm të negociatave.

The post Nis Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, hapen kapitujt themelorë të negociatave appeared first on Telegrafi.

❌
❌