Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dikur Barcelona e shikoi si pasuesin e Messit, Ansu Fati firmos në Francë

By: armand
1 July 2025 at 16:34

Pas Paul Pogba, Monaco ka prezantuar afrimin më të ri. Klubi nga Principata ka gjetur marrëveshjen për të firmosur me Ansu Fatin. Sa i takon detajeve, bëhet fjalë për huazim për një sezon, me të drejtë blerje në fund të edicionit, për 11 milionë euro. “Mirësevjen Ansu Fati”– shkruan klubi. Ansu Fati do debutojë me […]

The post Dikur Barcelona e shikoi si pasuesin e Messit, Ansu Fati firmos në Francë appeared first on BoldNews.al.

ZYRTARE / Jo vetëm Paul Pogba, Monaco huazon talentin e Barcelonës

By: S SH
1 July 2025 at 15:54

Ansu Fati është larguar nga Barcelona për t’u huazuar në kampionatin francez. Djaloshi i dalë nga akademia La Masia, sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Monacos në Ligue 1.

Lajmi është bërë i ditur vetë nga klubi francez përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit.

Ansu Fati do të jetë pjesë e Monacos sezonin e ardhshëm si i huazuar, ku në kontratë ekziston dhe opsioni i blerjes.

Në rast se sulmuesi 22-vjeçar bind me paraqitjet e tij në Francë, Monaco mund të aktivizojë opsionin e blerjes prej 11 milionë eurosh. Ansu Fati do të veshë fanellën me numrin 31 në Francë.

The post ZYRTARE / Jo vetëm Paul Pogba, Monaco huazon talentin e Barcelonës appeared first on Albeu.com.

Jo vetëm Fati, edhe një tjetër yll i Barcelonës pritet të transferohet tek Monaco

27 June 2025 at 23:31

Marc-Andre Ter Stegen mund të jetë emri i radhës i madh që i bashkohet Monacos këtë verë, pas Ansu Fati dhe Paul Pogba, mes pasigurive rreth të ardhmes së tij te Barcelona. 

Sipas raporteve, Ter Stegen është në bisedime me Monacon për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere. 

Si L’Equipe, ashtu edhe Mundo Deportivo, raportojnë se klubi nga Ligue 1 ka vendosur kontakte me portierin e Barcelonës, i cili mund të largohet nga ‘Camp Nou’ pas gati një dekade në radhët e kampionëve të La Ligës. 

Barcelona ka siguruar tashmë zëvendësuesin e Ter Stegen, duke nënshkruar me Joan Garcia nga rivalët e qytetit Espanyol për një shumë prej 25 milionë euro. 

Garcia pritet të jetë zgjedhja e parë nën drejtimin e Hansi Flick, ndërsa ish-portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, po konsiderohet si opsion rezervë. 

Shitja e portierit gjerman, i cili ka një pagë të lartë, do t’i ndihmonte Barcelonës të balancojë financat përpara sezonit të ri. 

Ndërkohë, Monaco është pranë nënshkrimit edhe me Ansu Fati, një tjetër lojtar i padëshiruar nga Barça, si dhe me Paul Pogba, teksa klubi synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për titull, që mund të rivalizojë Paris Saint-Germain në garën për kampionatin francez. 

Nën drejtimin e trajnerit Adi Hütter, Monaco po përgatit një sulm agresiv drejt kreut të Ligue 1, dhe e sheh Ter Stegen si një përforcim madhor në projektin e tyre./Telegrafi/

The post Jo vetëm Fati, edhe një tjetër yll i Barcelonës pritet të transferohet tek Monaco appeared first on Telegrafi.

Fanella me numrin 10 e Messit, dhurata speciale e Barcelonës për 18-vjetorin e Yamal

By: Besnik
27 June 2025 at 16:33

Lamine Yamal do të marrë fanellën legjendare të Barcelonës me numrin 10 si dhuratë e veçantë për ditëlindjen e tij të 18-të.

Yamal gjithmonë ka treguar respekt për mikun e tij të ngushtë, Ansu Fati, dhe nuk ka kërkuar ndonjëherë të tërheqë vëmendjen apo të ushtrojë presion për të veshur numrin 10, i cili ka një simbolikë të fortë në botën e futbollit dhe sidomos në historinë e Barcelonës.

Por tani situata ka ndryshuar: me largimin e afërt të Ansu Fati, i cili pritet të huazohet te Monaco, talenti i ri do të lërë numrin 19 dhe do të bëhet pronari i ri i fanellës legjendare me numrin 10.

Ndryshe nga sezoni 2023-2024, kur Barça preferoi të mos ia jepte numrin 10 Ansu Fatit gjatë huazimit të tij te Brighton, këtë herë klubi ka vendosur t’i besojë plotësisht Laminës.

“Mundo Deportivo” thekson se kjo zgjedhje do të ketë edhe ndikim ekonomik, me një rritje të pritshme në shitjet e fanellave të reja që do të dalin në shitje më 2 korrik.

Njoftimi zyrtar pritet të bëhet në ditëlindjen e Lamine Yamal, më 13 korrik, një datë që përkon me fillimin e sezonit të ri.

Atë ditë, ai do të pozojë për herë të parë me fanellën me numrin 10, përpara familjes së tij.

Pas Maradonës, Ronaldinhos dhe Messit, tani është radha e Lamine Yamal të shkruajë historinë e tij me këtë fanellë të shenjtë.

Pas largimit të Lionel Messit, askush nuk dukej i përshtatshëm për të mbajtur këtë numër, por tashmë është gjetur futbollisti i duhur.

Lamine Yamal do të mbajë veshur fanellën me një peshë të madhe, pasi më parë e ka mbajtur legjenda argjentinase, i cili fitoi gjithçka me blaugranët.

Në anën tjetër, pritet largimi i Ansu Fatit drejt Monakos në ditët në vijim. Drejtuesit e klubit besojnë se fanella me emrin e Yamal dhe numrin 10 do të thyejë rekorde shitjesh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fanella me numrin 10 e Messit, dhurata speciale e Barcelonës për 18-vjetorin e Yamal appeared first on Euronews Albania.

E kryer, Ansu Fati vazhdon kontratën me Barcelonën, por bashkohet me Monacon

By: S SH
24 June 2025 at 22:44

Ansu Fati do t’i bashkohet AS Monacos, pasi marrëveshja është nënshkruar dhe zyrtarizuar, njofton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Marokeni po vjen nga një periudhë me pak minuta, ndërsa as huazimi te Brighton në vitin e shkuar nuk shkoi siç e mendoi.

“Ansu Fati te AS Monaco, e kryer! Është arritur marrëveshje që anësori i Barcelonës të kalojë te klubi francez me formë huazimi, me opsion blerjeje,” shkruan Romano.

Ai shton se plani për vizitat mjekësore është konfirmuar dhe Ansu do të udhëtojë nesër drejt Monacos, ku do t’i nënshtrohet kontrolleve shëndetësore gjatë kësaj jave.

“Ansu ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën dhe më pas largohet në huazim”, përfundon gazetari.

Sipas raporteve, opsioni i blerjes është vendosur në rreth 11 milionë euro, me klauzola shtesë që mund të rritin shumën.

Ky lëvizje shënon fundin e kohës së Ansut te Barcelona, që do të zëvendësohet në skuadër nga Nico Williams.

🚨🇲🇨 Ansu Fati to AS Monaco, here we go! Deal in place for Barcelona winger to join the club on loan with buy option.

Plan for medical this week confirmed: Ansu will travel tomorrow and undergo medical later this week.

💙❤️ Ansu signs new deal at Barça and then leave on loan. pic.twitter.com/IC8GKa2IhO

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 24, 2025

The post E kryer, Ansu Fati vazhdon kontratën me Barcelonën, por bashkohet me Monacon appeared first on Albeu.com.

Vetëm një detaj ka mbetur për t’u zgjidhur para se Fati të largohet nga Barcelona

By: S SH
15 June 2025 at 23:42

Barcelona duhet të largojë disa lojtarë përpara se të nënshkruajë me një sulmues të ri nga krahu i majtë këtë verë, dhe Ansu Fati është një nga kandidatët për t’u larguar.

I rritur në akademinë La Masia, Fati duket i destinuar të largohet nga kampionët e La Ligas pasi nuk është në planet e skuadrës, dhe në këtë fazë, një transferim në Francë duket si destinacioni më i mundshëm për të.

Në javët e fundit, Barcelona ka zhvilluar bisedime me Monacon për një marrëveshje që përfshin Fatin.

22-vjeçari pritet t’i bashkohet klubit të Ligue 1 në formë huazimi njëvjeçar me të drejtë blerjeje, një klauzolë që, nëse aktivohet, do t’i siguronte Barcelonës edhe një përqindje të konsiderueshme nga shitja e ardhshme e lojtarit.

Të gjitha palët shpresojnë që marrëveshja të mbyllet brenda fundit të muajit, por ende nuk ka siguri të plotë që kjo do të ndodhë.

Marrëveshja është thuajse e përfunduar, por sipas Mundo Deportivo, një detaj i rëndësishëm ende nuk është finalizuar.

Ky detaj lidhet me përqindjen e pagës së Ansu Fatit që Monaco do të mbulojë gjatë periudhës së huazimit.

Barcelona kërkon që 80 për qind e pagës të mbulohet nga klubi francez, ndërsa Monaco është e gatshme të marrë përsipër vetëm 40 për qind.

Edhe pse ky është një dallim i ndjeshëm, besohet se palët po punojnë për të gjetur një kompromis.

Largimi i Fatit do të ketë një ndikim të madh për Barcelonën, pasi ai aktualisht ka një pagë shumë të lartë.

Kjo është pikërisht edhe arsyeja pse ka një fokus kaq të madh mbi pjesën që Monaco do të mbulojë gjatë huazimit.

The post Vetëm një detaj ka mbetur për t’u zgjidhur para se Fati të largohet nga Barcelona appeared first on Albeu.com.

Rifillojnë bisedimet, java e ardhshme vendimtare për Ansu Fati

By: S SH
15 June 2025 at 13:40

Ansu Fati është një nga futbollistët që mund të largohet nga Barcelona gjatë kësaj merkatoje. Monaco është skuadra që ka interesim për spanjollin.

Klubet kanë rifilluar bisedimet mes tyre, me drejtuesit që shpresojnë të gjëjnë një marrëveshje mes tyre për shërbimet e talentit spanjoll.

Për shkak të kushteve financiare, bisedimet u ndalën, teksa tashmë gjithçka do të ridiksutohem mes palëve.

Nga oferta e parë, Monaco tashmë ka rritur ofertën dhe Barça me shumë gjasa do të pranojë një propozim të tillë.

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të vendosur për të ardhmen e Ansu Fati.

Fillimisht mes tyre po diksutohet për një huazim 1 vjeçar me të drejtë blerjen e kartonit në fund të sezonit.

Gjithashtu në kontratë pritet të përfshihet edhe një klauzolë blerjeje prej 15 milionë eurosh.

The post Rifillojnë bisedimet, java e ardhshme vendimtare për Ansu Fati appeared first on Albeu.com.

Barcelona refuzon ofertën e klubit të njohur evropian për transferimin e Ansu Fati

By: S SH
13 June 2025 at 18:17

Përpjekjet e klubit francez Monaco për të nënshkruar me Ansu Fatin kanë dështuar, pasi Barcelona po mban një qëndrim të palëkundur sa i përket kërkesave për pagën e tij.

Transferimi i Fatit tek Monaco ka kolapsuar pasi gjiganti katalanas ka refuzuar ofertën hapëse të klubit francez, ka raportuar Marca.

Oferta e Monacos ishte një marrëveshje huazimi pa e mbuluar pagën e plotë të sulmuesit spanjoll, paga aktuale e të cilit mbetet e lartë bazuar nga rinovimi i fundit i kontratës.

Barcelona e ka refuzuar këtë ofertë pasi klubi nuk është i gatshëm ta paguajë pagën e një lojtari teksa ai është në huazim diku tjetër.

Fati u rikthye tek Barcelona verën e kaluar pas një periudhe huazimi tek Brightoni, atje ku dështoi që të ketë ndonjë ndikim.

Për Barcelonën, ai ka luajtur vetëm 11 ndeshje në të gjitha garat gjatë sezonit 2024/2025, duke përfshirë gjashtë paraqitje në La Liga dhe duke mos kontribuar në ndonjë gol të shënuar.

Me trajnerin Hansi Flick që e ka lënë atë jashtë për disa ndeshje me radhë, e ardhmja e Fatit në Kataloni mbetet e pasigurt.

The post Barcelona refuzon ofertën e klubit të njohur evropian për transferimin e Ansu Fati appeared first on Albeu.com.

Pse rënia e Ansu Fatit duhet të jetë një mësim për Barcelonën dhe Lamine Yamalin

4 June 2025 at 20:52

Nëse thashethemet e fundit dalin të sakta, ylli i Barcelonës, Ansu Fati, mund të kalojë së shpejti në Monaco me huazim njëvjeçar.

Ka qenë e qartë prej kohësh se, pavarësisht dëshirës së Ansus për të siguruar një vend titullari te Barcelona, ai nuk bën pjesë në planet e Hansi Flick.

Trajneri gjerman, gjatë sezonit të kaluar, i dha 22-vjeçarit mundësinë për t’u dëshmuar, por mesa duket, Ansu nuk e bindi, pasi gjatë sezonit 2024/25 u aktivizua shumë pak dhe pa ndikim.

Duke parë gjithçka që i ka ndodhur atij në karrierë, është e pabesueshme që Ansu është ende vetëm 22 vjeç dhe, teorikisht, katër deri në pesë vjet larg “pikut” të tij si futbollist.

 

🚨🔴⚪ AS Monaco and Barcelona are back in advanced talks for Ansu Fati after issues over the weekend.

Exclusive details: loan move, €12m buy option and huge sell-on clause included.

Final steps then deal to be sealed. pic.twitter.com/lJfFDSmdtx

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 3, 2025

Një yll adoleshent që magjepsi botën e futbollit

Në vitin 2019, Ansu u bë një sensacion i menjëhershëm. Me rekorde që thyenin njëri-tjetrin, ai u bë yll adoleshent pothuajse brenda natës.

Kur Messi u largua, tifozët e Barcelonës e panë Ansun si pasuesin e tij, por në retrospektivë, t’i jepej numri 10 kur ishte vetëm 18 vjeç ka rezultuar një “mallkim” më shumë sesa një nder.

Numri 10 legjendar ka qenë i veshur nga emra si Ronaldinho, Diego Maradona, Romario, Rivaldo dhe të tjerë. Të vendosësh të gjitha shpresat te një lojtar kaq i ri ishte një “autogol” nga ana e Barcelonës.

 

🚨 OFFICIAL: Ansu Fati has been given the number 10 shirt at Barcelona, replacing Leo Messi.

The legacy continues 🔵🔴 pic.twitter.com/tKuTDc8D3Z

— Rio Ferdinand Presents (@FIVEUK) September 1, 2021

Lëndimet dhe humbja e formës

Lëndimi i meniskut në nëntor 2020 e mbajti Ansun jashtë për nëntë muaj. Kur u rikthye, iu dorëzua numri 10 – por një trup që nuk mund t’i përballonte ngarkesat e futbollit elitar dhe presioni i madh bënë që Ansu të mbetej vazhdimisht i prirur ndaj dëmtimeve dhe larg formës së tij më të mirë.

As huazimi i tij te Brighton, ku shënoi 6 gola dhe dha 2 asistime në 33 ndeshje, nuk mund të quhej i suksesshëm. Loja e tij dukej e sforcuar dhe e ndryshme nga stili i tij natyral para dëmtimeve.

Tani, një lëvizje drejt Monacos po shihet si një mundësi për të rifituar besimin dhe formën.

Numri 10, nga Ansu te Yamal

Nëse ky huazim ndodh, është e mundur që Barcelona t’ia japë fanellën me numrin 10 Lamine Yamal-it, adoleshentit tjetër të klubit. Në moshën 17-vjeçare, ai është edhe më i ri sesa ishte Ansu kur mori përgjegjësinë e madhe.

Deri tani, Lamine i ka thyer të gjitha rekordet e Ansu, duke vendosur të rinj në kompeticionet evropiane dhe me Spanjën. Ai ka realizuar 18 gola dhe ka dhënë 25 asistime gjatë sezonit 2024/25.

Tani, Lamine shihet si lojtari kryesor i skuadrës, megjithëse kjo nuk është as çështja më e madhe për të.

 

🎖 Lamine Yamal’s LaLiga Records:

• Youngest Barça debutant in LaLiga: 15 years, 290 days (vs. Betis, 4-0)

• Youngest starter in LaLiga in the 21st century: 16 years, 38 days (vs. Cádiz, 2-0)

• Youngest assist provider in LaLiga: 16 years, 45 days (assist to Gavi vs.… pic.twitter.com/tGukbpMQAe

— Lamine Yamal Xtra (@Yamal_Xtra) May 27, 2025

Krahasimet me Messin dhe rreziku i tyre

Problemi real është krahasimi i vazhdueshëm me Lionel Messin. Vetëm sepse të dy janë majtakë, të dy mund të driblojnë lehtë dhe të dy janë të aftë si për të shënuar ashtu edhe për të asistuar, nuk do të thotë që Lamine është “Messi i ri”.

Legjenda e Messit u ndërtua pas vitesh me paraqitje të jashtëzakonshme, ndërsa në të njëjtën moshë, Messi kishte shënuar vetëm një gol dhe kishte luajtur nëntë ndeshje.

Lamine, ndërkohë, ka kaluar 100 ndeshje me ekipin e parë. Kjo është e jashtëzakonshme, por edhe shumë e rrezikshme.

 

‘Lamine Yamal can make history like Messi’ 🤩

Barcelona’s sporting director Deco has high hopes for the 17-year-old ✨ pic.twitter.com/Zhj11B4URG

— Match of the Day (@BBCMOTD) June 3, 2025

Rreziku i përsëritjes së gabimeve të së kaluarës

Shumë shpejt, te Barcelona mund të përsëriten të njëjtat gabime që u panë me Ansun dhe Pedrin, ku pritshmëritë u rritën tepër shpejt dhe shëndeti e qëndrueshmëria e lojtarëve u vunë në rrezik.

Përpara epokës Messi-Guardiola, edhe pse gjithmonë ka pasur ambicie për sukses, urgjenca e menjëhershme për rezultate nuk ishte kaq e madhe.

Tani, me këtë mentalitet, rrezikohet që klubet të nxitojnë shumë me të rinjtë dhe të vendosin precedentë të rrezikshëm.

Për momentin, Lamine Yamal është në një periudhë të artë, por mbetet për t’u parë si do ta përballojë presionin dhe si do të reagojë Barcelona kur kjo valë e formës së tij të fillojë të thyhet. /Telegrafi/ 

The post Pse rënia e Ansu Fatit duhet të jetë një mësim për Barcelonën dhe Lamine Yamalin appeared first on Telegrafi.

Pesë yjet e Barcelonës që pritet ta luajnë ndeshjen e tyre të fundit ndaj Athletic Bilbaos

25 May 2025 at 21:50

Barcelona do të përballet me Athletic Bilbaon të dielën në ndeshjen e tyre të fundit të sezonit 2024/2025, që ka qenë një i suksesshëm për ta. 

Dy trofe janë fituar dhe nuk ka asgjë për t’u luajtur në ‘San Mames’, andaj kjo sfidë do të jetë sa për të plotësuar protokolin për kampionin e La Ligas. 

Do të jetë një mbrëmje e veçantë për kapitenin e Bilbaos, Oscar De Marcos, i cili do të luajë ndeshjen e tij të fundit para pensionimit, teksa ka edhe disa lojtarë të Barcelonës po ashtu të cilët mund të veshin fanellën e blaugranasve për herë të fundit. 

Sipas mediumit katalanas Sport, ka pesë lojtarë të cilët me gjasë do ta kenë paraqitjen e tyre të fundit për Barcelonën ndaj Bilbaos të dielën. 

Dy prej tyre është e sigurt se do të largohen, që do të thotë se do të jetë një mbrëmje emocionuese për ta dhe këta lojtarë janë Inaki Pena dhe Ansu Fati. 

Portieri spanjoll nuk bën pjesë në planet e Hansi Flick, teksa Fati është afër mbylljes së marrëveshjes për kalimin në formë huazimi tek Monaco. 

Pena mund të mos jetë portieri i vetëm që do të largohet nga Barcelona në verë, pasi ka dyshime edhe për vazhdimësinë e Wojciech Szczesnyt. 

Klubi është mjaft i etur për t’ia vazhduar kontratën, por deri më tani polaku nuk ka marrë ndonjë vendim përfundimtar. 

Pablo Torre është një tjetër lojtar që mund të largohet nga Barcelona, pasi nuk ka gjetur shumë hapësira këtë sezon. 

Lojtari tjetër i cili mund të luajë ndeshjen e tij të fundit për blaugranasit është Pau Victor, për të cilin ka disa oferta brenda dhe jashtë Spanjës./Telegrafi/

The post Pesë yjet e Barcelonës që pritet ta luajnë ndeshjen e tyre të fundit ndaj Athletic Bilbaos appeared first on Telegrafi.

Barcelona do të largojë gjashtë lojtarë këtë verë

19 May 2025 at 23:59

Barcelona po përgatitet për një riorganizim të skuadrës gjatë verës, ku gjashtë lojtarë janë shënuar tashmë si të tepërt në planet e klubit.

Emrat që pritet të largohen përfshijnë Ansu Fati, Ronald Araujo, Pau Víctor, Andreas Christensen, Eric García dhe Pablo Torre. Me këto lëvizje, katalanasit synojnë të ulin pagat dhe të krijojnë hapësirë për përforcime të reja, pa u kufizuar nga rregullat financiare.

Megjithëse të gjithë emrat janë në listën e largimeve, rastet e Araujo dhe Eric García mbeten të veçanta. Klubi do të lejojë largimin e tyre vetëm nëse vijnë oferta të konsiderueshme nga klube elitare evropiane.

Araujo shihet si një mundësi për të gjeneruar të ardhura të mëdha, ndërsa García mund të qëndrojë, përveç nëse ndonjë klub ofron një shumë të konsiderueshme për të.

Në anën tjetër, largimi i Andreas Christensen është i mundur, por vetëm në rast se Barcelona siguron shërbimet e Jonathan Tah nga Bayer Leverkusen.

Sa i përket mesfushorit Pablo Torre, ai është shumë pranë një transferimi të përhershëm. Drejtori sportiv Deco preferon shitjet me mundësi blerjeje, sesa huazimet klasike, dhe për Torre janë të interesuara Villarreal dhe Real Sociedad.

Situata e Ansu Fatit është më e qartë. Ai pritet të largohet gjatë kësaj vere pa mëdyshje, pasi klubi nuk e sheh më si pjesë të projektit për të ardhmen. Po kërkohet një zgjidhje përfundimtare për të, përmes një shitjeje të drejtpërdrejtë dhe jo huazimi.

Në të kundërt, Lamine Yamal konsiderohet si një element kyç për të ardhmen e Barcelonës. Megjithëse ende i mitur, ai ka nënshkruar një kontratë paraprake pesëvjeçare dhe shihet si simboli i një epoke të re në “Camp Nou”, për shkak të talentit të tij të jashtëzakonshëm dhe potencialit të madh edhe në aspektin e marketingut. /Telegrafi/ 

 

The post Barcelona do të largojë gjashtë lojtarë këtë verë appeared first on Telegrafi.

Barcelona i kërkon një nder të fundit Ansu Fatit

19 May 2025 at 15:25

Barcelona nuk e sheh më Ansu Fatin si pjesë të planeve për sezonin e ardhshëm dhe i ka kërkuar lojtarit të bëjë një nder të fundit për klubin duke pranuar largimin.

Ansu Fati, dikur i konsideruar pasardhës i Lionel Messit, ka humbur rëndësinë në skuadër. Pozicioni i tij është bërë gjithnjë e më dytësor, dhe drejtuesit e klubit mendojnë se largimi i tij do të ishte në të mirë të të gjitha palëve si sportivisht, ashtu edhe financiarisht.

Pengesa më e madhe për këtë lëvizje është paga e lartë që lojtari ka ende për të marrë mbi 25 milionë euro bruto. Barcelona po shqyrton idenë e një largimi me marrëveshje të dyanshme, ku Ansu Fati do të largohej falas, nëse pranon ndërprerjen e kontratës aktuale.

Rrethi i lojtarit ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim, por me disa kushte. Ansu Fati e kupton situatën financiare të klubit, por kërkon një largim të drejtë dhe një formë kompensimi për të vazhduar karrierën në një ekip të ri.

Disa klube evropiane kanë filluar të shfaqin interes për 22-vjeçarin, i cili ende gëzon reputacion pavarësisht formës së luhatshme në sezonet e fundit.

Barcelona synon që kjo çështje të mbyllet para hapjes së afatit kalimtar së verës, në mënyrë që të lirohen fondet për përforcime të reja dhe Ansu të ketë kohë të gjejë ekipin e radhës.

Negociatat pritet të intensifikohen në ditët në vijim, me qëllimin që të arrihet një marrëveshje e përbashkët që respekton interesat e të dyja palëve. /Telegrafi/

The post Barcelona i kërkon një nder të fundit Ansu Fatit appeared first on Telegrafi.

Barcelona po i jep lamtumirën “talentit të mrekullueshëm” dhe lojtarit të dashur nga tifozët

17 May 2025 at 18:33

Ansu Fati mund të jetë pjesë e ndeshjes së fundit të Barcelonës në shtëpi për këtë sezon, ndërsa klubi përgatitet t’i japë lamtumirën sulmuesit 22-vjeçar, e ardhmja e të cilit është larg Camp Nou, sipas SPORT. Me titullin e La Ligas tashmë të siguruar, rasti do të jetë një festë, por edhe lamtumirë.

Anësori, i cili u rikthye nga një periudhë huazimi te Brighton këtë sezon, nuk është më pjesë e planeve afatgjata të Barcelonës. Pavarësisht mundësive për t’u larguar në janar, Ansu hodhi poshtë disa oferta, por klubi katalanas dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, që atëherë kanë punuar për një zgjidhje. Si një lojtar i La Masias dhe i preferuari i tifozëve, situata e tij mbetet e ndjeshme brenda dhomës së zhveshjes dhe midis tifozëve.

Prioriteti i Barcelonës është të heq pagën e tij të lartë dhe hapësirën e lirë në paga për nënshkrimet e reja. Rezultati ideal është një shitje e përhershme – madje edhe me një tarifë të ulët – por klubi është i hapur për të lehtësuar largimin e tij në mënyra të ndryshme. Ansu është nën kontratë deri në vitin 2028, dhe ndërsa një transferim i lirë dikur ishte konsideruar, skuadra e tij do ta pranonte atë vetëm me kushte të favorshme financiare.

Ndër opsionet që po shqyrtohen është një marrëveshje e ngjashme me ato të përdorura për Samuel Umtiti ose Clement Lenglet, ku kontrata e lojtarit zgjatet për të ulur barrën vjetore të pagave, duke e bërë një huazim ose shitje më të zbatueshme për klubet e interesuara. Mendes aktualisht po vlerëson ofertat nga disa tregje.

Kthimi i Ansus te Barcelona nuk ka shkuar sipas planit. Trajneri Hansi Flick fillimisht ia hapi derën një roli të mundshëm, por deri në dhjetor, vendimi ishte marrë për të mos u mbështetur në të. Kritikat publike nga Flick nuk u pritën mirë nga rrethi i lojtarit, të cilët këmbëngulin se Ansu është fizikisht i aftë dhe gati për të kontribuar.

Një verë e gjatë e pret, me interes për lojtarin që vjen nga Spanja, Italia, Bundesliga dhe klube në Lindjen e Mesme. Benfica bëri kontakt në janar, dhe Sporting Lisbon gjithashtu po shqyrton një qasje. Barcelona pritet ta trajtojë rastin e Ansu me kujdes, duke i dhënë përparësi interesave të saj financiare dhe sportive.

Ndeshja e fundit në shtëpi e sezonit mund të shërbejë si një lamtumirë për një lojtar që dikur shihej si e ardhmja e klubit – një shans për t’i thënë lamtumirë përpara se të fillojë një kapitull i ri. /Telegrafi/

The post Barcelona po i jep lamtumirën “talentit të mrekullueshëm” dhe lojtarit të dashur nga tifozët appeared first on Telegrafi.

Ansu Fati do të largohet nga Barcelona

By: redi
17 May 2025 at 16:40

Ansu Fati do të largohet nga Barcelona. Dy ndeshjet e mbetura në kampionat, do të jenë të fundit për sulmuesin me fanellën e katalanasve. Fati e ka marrë vendimin dhe të Dielën do të përshëndesë tifozët, në ndeshjen në shtëpi ndaj Villarreal. Futbollisti 22-vjeçar do të largohet nga Barcelona, pas 13 vitesh si pjesë e klubit, pasi ka qenë pjesë e të rinjve. Ai kishte një aventurë te Brighton…

Source

Barcelona do t’i shesë tetë lojtarë këtë verë, përfshirë lojtarin ‘e paprekshëm’

14 May 2025 at 17:46

Barcelona ​​thuhet se kanë vënë në dispozicion tetë lojtarë për transferim përpara afatit kalimtar të verës.

Ka qenë një sezon i mirë deri më tani për skuadrën katalunase, pavarësisht zhgënjimit të fundit në Ligën e Kampionëve.

Aktualisht, djemtë e Hansi Flick kryesojnë Real Madridin me shtatë pikë diferencë në krye të tabelës së La Ligas, me vetëm tri ndeshje të mbetura për t’u luajtur.

Barcelona ka fituar gjithashtu Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit këtë sezon dhe ka të ngjarë t’i shtojë listës edhe titullin e La Ligës.

Duke parë përpara verës, është pretenduar se tetë lojtarë të Barcelonës do të jenë në listën e transferimeve.

Siç është raportuar nga gazeta spanjolle Diario Sport, lojtarë si Inaki Pena, Ronald Araujo, Hector Fort, Fermín Lopez, Pablo Gavi, Pablo Torre, Pau Victor dhe Ansu Fati mund të shiten të gjithë këtë verë nëse mbërrijnë ofertat e duhura.

Më parë, mesfushori i ri spanjoll Gavi konsiderohej ‘i paprekshëm’ pas një ngjitjeje të shkëlqyer drejt famës. Megjithatë, 20-vjeçari ka qenë vazhdimisht në formacionin titullar të Flick pasi është rikuperuar nga një dëmtim i rëndë në gju.

Si rezultat, Barcelona mund të vendosë që tani është koha për të fituar para nga mesfushori. Ndërkohë, anësori Fati, i cili u vlerësua shumë kur u transferua për herë të parë në ekipin e parë, gjithashtu ka pasur vështirësi të japë maksimumin në muajt e fundit.

Mediumi shtoi gjithashtu se Barcelona do të ishte e gatshme të dëgjonte ofertat për çdo lojtar përveç njërit, Lamine Yamal.

Drejtori sportiv i klubit, ish-lojtari Deco, thuhet se është i etur për të përforcuar ekipin në katër pozicione. Është sugjeruar që Barcelona po kërkon të shtojë një mbrojtës të ri, një sulmues, një mesfushor sulmues dhe një portier nëse Wojciech Szczesny vendos të largohet në fund të sezonit.

Barcelona rikthehet në aksion në La Liga të enjten në mbrëmje kur do të përballet me Espanyol në stadiumin RCDE. /Telegrafi/

The post Barcelona do t’i shesë tetë lojtarë këtë verë, përfshirë lojtarin ‘e paprekshëm’ appeared first on Telegrafi.

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas – kanë kërkesë për Hansi Flick

23 April 2025 at 23:54

Tifozët e Barcelonës kanë dhënë verdiktin e tyre për Ansu Fatin pas fillimit të tij të parë në gjashtë muaj.

Të martën mbrëma, skuadra katalunase ndërmori një tjetër hap drejt fitimit të titullit të La Ligas 2024/25 me fitoren 1-0 ndaj Mallorcas në stadiumin Olimpik Lluis Companys.

Kur formacioni për ndeshjen u emërua pak para fillimit, shumë tifozë u tronditën kur panë se ylli i Barcelonës, Raphinha u emërua në stol për ndeshjen, i zëvendësuar nga Fati, i cili mori fillimin e tij të parë që nga tetori.

Në vazhdën e ndeshjes, tifozët e gjigantit të La Ligës dolën në rrjetet sociale për të ofruar mendimin e tyre për performancën e spanjollit dhe duket se shumë prej tyre janë dakord.

Pasi ka kaluar nëpër akademinë e famshme La Masia, Fati është parë prej kohësh si një yll i ardhshëm dhe një djalë i mrekullueshëm në Barcelonë dhe megjithatë, anësori ka luftuar për t’u vendosur si titullar i rregullt.

Deri më tani këtë sezon, Fati ka bërë vetëm 10 paraqitje për Barcelonën, me vetëm pesë prej tyre që vijnë në La Liga, që do të thotë se tifozët ishin të etur për të parë se si do të kalonte kundër Mallorcas.

Dhe mund të thuhet me siguri se ata ishin të impresionuar, pasi Fati luajti pak më shumë se një orë nga fitorja vendimtare.

Duke reaguar ndaj paraqitjes së Fatit në ndeshje, një tifoz shkroi: “Performancë e shkëlqyer nga Fati sot ai dukej i mprehtë për dikë që nuk ka luajtur për një kohë. Patjetër që duhet të rifillojë ndeshjen tjetër kundër Real Valladolidit”.

Ansu

Një tjetër ra dakord, duke shtuar: “Inteligjenca e Fatit është qesharake; aftësia e tij për të përpunuar dinamikën hapësinore/kohore dhe për të parashikuar rrjete kalimtare është e jashtëzakonshme në një univers tjetër, nën Flick dhe prioritetet e tij qendrore, ai është shumë i qartë një sulmues i vlefshëm”.

Ndërsa njëri komentoi: “60 minuta të shkëlqyera nga Ansu Fati. Unë po refuzoj të zhytem në shpresën e tepërt përsëri, por më pëlqeu shumë”.

“Ai thjesht gjeneron kaq shumë futboll. Vetëdije kaq e madhe, teknikë në hapësira të vogla dhe njohje hapësinore”, shkroi një tjetër tifoz.

Në total, 22-vjeçari ka bërë 122 paraqitje për Barcelonën, duke shënuar 29 gola dhe duke asistuar tetë herë. /Telegrafi/

The post Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas – kanë kërkesë për Hansi Flick appeared first on Telegrafi.

Plas te Barcelona, tre lojtarë janë vërsulur kundër Flick: tension 10 ditë para Inter

By: user 2
21 April 2025 at 13:46

Barcelona përjetoi një të shtunë kampionati në La Liga, pak të thuash të zjarrtë. Fitorja 4-3 e blaugranave ndaj Celta Vigo i lejoi skuadrës së Flick të vazhdojë garën në krye të renditjes, duke mbajtur në një distancë të përshtatshme Real Madrid, i cili tani, pas eliminimit nga Champions, ka si objektiv madhor të përpiqet të zvogëlojë hendekun me katalanasit. Celta e vuri në vështirësi Barcelonën, e cila u gjend të përjetonte një ndeshje të paktën të vështirë ndaj një kundërshtari që me siguri nuk u kursye asnjëherë, por që më pas u detyrua të dorëzohej përballë forcës dhe vendosmërisë së Barçës.

Dëmtimi i Lewandowskit dukej se ishte e vetmja notë e keqe e mbrëmjes, por në realitet edhe ajo që ndodhi jashtë fushës e bëri klimën brenda dhomave të zhveshjes katalanase të paktën shpërthyese. Për ta bërë të tillë, sipas asaj që zbulon gazeta ‘Sport’, do të kishte qenë shpërthimi i tre lojtarëve të Barcelonës kundër vetë Flick. Një situatë që po e bën atmosferën tejet të tensionuar në dhomat e zhveshjes, 10 ditë përpara gjysmëfinales së parë të Championsit kundër Inter.

Kush nga lojtarët shpërthyen kundër Flick?

Lojtarët në fjalë janë Ferrán Torres, Ansu Fati dhe Héctor Fort, të cilët kanë shprehur publikisht pakënaqësinë e tyre për faktin që nuk kanë luajtur ose janë zëvendësuar, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë menaxhimin e dhomës së zhveshjes në pjesën vendimtare të sezonit. Të gjithë duan të luajnë, por Flick i ka shumë të qarta idetë për formacionin e tij titullar dhe për rotacionet, duke lënë jashtë një grup prej pesë apo gjashtë lojtarësh që praktikisht nuk luajnë fare. Dy prej tyre kanë pasur përplasje në fund të ndeshjes.

Ansu Fati was warming up, Flick didn’t call him to come on, and kicked the team’s cooler… He looked angry😳.

🎥 @DAZN_ES pic.twitter.com/MxEbTe4c3F

— Javi Giorgetti (@javigiorgetti) April 19, 2025

Shpërthimi i Ansu Fati

Sidomos Ansu Fati është shpërthyer ashpër duke goditur me shkelm një ftohës në pankinë dhe duke hedhur për tokë fanellën stërvitore përpara stafit teknik, i irrituar për faktin se kaloi gjithë pjesën e dytë duke u nxehur pa marrë më pas mundësinë për të hyrë në fushë. Befasuese ishte edhe zemërimi i Héctor Fort, i cili në fund të ndeshjes refuzoi ta përqafonte Flick. Jo vetëm kaq, por nuk donte të kishte të bënte fare me të, dhe trajneri iu përgjigj duke i pëshpëritur diçka në vesh.

Zemërimi i Ferran Torres pas zëvendësimit

Tek ta të dyve i shtohet edhe shpërthimi i Ferran Torres, i cili sapo u zëvendësua, nuk e përshëndeti Flick, duke goditur një top që ndodhej në tokë dhe duke e larguar edhe ndihmës-trajnerin Marcus Sorg kur ai u përpoq ta qetësonte. Me pak fjalë, klima është e zjarrtë, edhe pse duhet theksuar se për të gjithë bëhet fjalë më shumë për dëshirën për të luajtur në një sezon në të cilin Barcelona mund të rikthehet protagoniste në gjithçka, sesa për një shpërthim të vërtetë kundër trajnerit të tyre.

The post Plas te Barcelona, tre lojtarë janë vërsulur kundër Flick: tension 10 ditë para Inter appeared first on Lapsi.al.

Yamal shtiret i dëmtuar për t’i lënë vendin Ansu Fati: nuk luante prej gati 3 muajsh

By: user 2
10 April 2025 at 15:11

Barcelona e ka tashmë njërën këmbë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas një ndeshjeje të jashtëzakonshme kundër Borussia Dortmund. Blaugranat duken si një skuadër e pandalshme, të gjithë lojtarët janë në maksimumin e formës dhe grupi vihet mbi gjithçka, një koncept që Lamine Yamal e tregoi më së miri në fund të ndeshjes së tij: talenti shumë i ri spanjoll i kërkoi Flick të zëvendësohej pak minuta para fishkëllimës së fundit duke inskenuar një dëmtim të vogël vetëm për të ndihmuar një mik të tijin: Ansu Fati.

Asnjë problem fizik, siç kishte bërë të besonin në mënyrë të zgjuar, por dëshira për t’i lënë vendin një shoku skuadre që nuk po kalon një moment të mirë. Ylli i vogël i Barcelonës u ul në stol për t’i lënë skenën Ansu Fati, i cili po përjeton një sezon të tmerrshëm dhe nuk e kishte shkelur fushën që nga janari. Të dy u përqafuan pranë vijës anësore dhe numri 10 pati kështu mundësinë e tij të shkurtër në Ligën e Kampionëve falë një gjesti të bukur nga një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës.

Yamal i lë vendin “të harruarit” Ansu Fati

Fanella me numrin 10, pas epokës Messi, ka një peshë të veçantë që duket se e ka shtypur Ansu Fati. Spanjolli dukej i destinuar të bëhej ylli i madh i Barcelonës, por prej dy vitesh ka përfunduar në fund të projektit dhe të gjitha pritshmëritë e krijuara rreth tij kanë dështuar: sezonin e kaluar provoi të ringrihej te Brighton pa sukses dhe rikthimi në Katalonjë nuk i ka bërë mirë karrierës së tij. Nuk luan që nga muaji janar, i munduar nga dëmtimet dhe i lënë mënjanë nga Flick, i cili për repartin e sulmit ka alternativa shumë më bindëse.

Por Barça këtë sezon është mbi të gjitha një grup i bashkuar që lufton për objektiva të mëdha dhe nuk janë vetëm lojtarët me peshë të rëndë në skuadër ata që ruajnë qetësinë brenda dhomave të zhveshjes. Në minutat e fundit të ndeshjes kundër Borussia Dortmund, Yamal kërkoi zëvendësim duke bërë sikur kishte një dëmtim në kofshë. U kthye drejt pankinës dhe bëri të qartë se donte të zëvendësohej, një gënjeshtër e vogël që fsheh një motiv shumë fisnik: i dha mundësinë Ansu Fati të luajë, duke ndërprerë një agjërim që zgjaste prej janarit, me qëllimin për t’i dhuruar disa momente gëzimi pas muajsh të tërë të kaluar në tribunë dhe për t’i mundësuar atij të bëhet pjesë e këtij rrugëtimi madhështor evropian që po përjetojnë blaugranat.

The post Yamal shtiret i dëmtuar për t’i lënë vendin Ansu Fati: nuk luante prej gati 3 muajsh appeared first on Lapsi.al.

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t’i dhënë minuta Ansu Fatit

9 April 2025 at 23:53

Hansi Flick ka zbuluar se Lamine Yamal donte që Ansu Fati ta zëvendësonte në fitoren e Barcelonës ndaj Borussia Dortmundit me rezultat 4-0.  

Kur u pyet për gjendjen fizike të spanjollit të talentuar pasi u zëvendësua, Flick zbuloi se ai është mirë, por kishte një tjetër mision.   

“Lamine kishte luajtur shumë minuta, kështu që ishte mirë t’i jepja pak pushim dhe t’i jepja Ansus disa minuta, pasi ai po stërvitet shumë mirë, kështu që ai meritonte të luante”, deklaroi Flick. 

Kjo ishte në fakt paraqitja e katërt e Fatit në Ligën e Kampionëve këtë sezon, me tre të mëparshmet që vijnë në fazën e ligës. 

Yamal u bë lojtari më i ri që ka arritur 20 paraqitje në Ligën e Kampionëve. 

Ai po ashtu e shënoi një gol në portën e Borussia Dortmundit dhe gjithashtu ka shënuar edhe në ndeshjet e tjera të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/  

The post Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t’i dhënë minuta Ansu Fatit appeared first on Telegrafi.

Barcelona vendos për tre lojtarët e parë që do t’i shes në verë

20 March 2025 at 08:36

Barcelona ka vendosur për tre lojtarët e parë që do t’i shes në afatin kalimtar veror.

Fichajes raporton se FC Barcelona po planifikon të largojë disa lojtarë verën e ardhshme për të mbledhur fonde dhe për të zvogëluar numrin e skuadrës së tyre.

Drejtori sportiv i klubit, Deco, ka identifikuar tre lojtarë që me gjasë do të largohen të parët gjatë afatit kalimtar veror.

Andreas Christensen është i pari në listë. Lëndimet e shpeshta të mbrojtësit danez i kanë kufizuar paraqitjet e tij dhe me një konkurrencë të fortë në mbrojtje, Barcelona është e hapur për ta shitur atë për një tarifë të konsiderueshme rreth 30 milionë euro.

Eric Garcia është një tjetër lojtar që mund të largohet. Pasi luftoi për t’u vendosur te Barcelona, ​​ai shkoi në huazim te Girona, ku kishte bërë përshtypje. Girona janë ende të interesuar për një marrëveshje të përhershme, dhe klube të tjera po e monitorojnë gjithashtu.

Pritet që të largohet edhe Ansu Fati . Sulmuesi i ri, dikur një perspektivë e madhe, është rrënuar nga lëndimet. E ardhmja e tij në Barcelonë duket e pasigurt, me lëvizje të mundshme në Turqi ose në një klub tjetër të La Ligës në horizont. /Telegrafi/ 

The post Barcelona vendos për tre lojtarët e parë që do t’i shes në verë appeared first on Telegrafi.

❌
❌