PSG me “shtatë shpirtra”/ Bayern ishte superior, por kampionët e Europës ia dolën
Një skuadër e madhe fiton edhe kur luan keq.
Paris SG luajti ndeshjen më të vështirë të sezonit, një përballje e denjë për finalen e Championsit, dhe në fund mundi Bayern 2-0.
Kampionët e Europës dhe të Francës ndoshta nuk e kishin parë veten në vështirësi më të madhe se kaq, ndërsa bavarezët bënë presion vdekësor për shumë e shumë minuta në stadiumin “Mercedes Benz” në Atlanta, në duelin çerekfinal të Kupës së Botës për Klubet.
Vrulli gjerman ishte kaq I madh saqë të besuarit e trajnerit Luis Enrike humbën më shumë topa sesa u kishte ndodhur në të gjitha ndeshjet e mëparshme në këtë edicion.
Gjithsesi, PSG pati meritë të madhe sepse nuk u dorëzua, edhe pse nuk mundi të dilte nga rrethimi I Bayern.
Harkimet radhazi nuk bënë asnjë punë, pasi të gjithë u zotëruan nga mbrojtësit e francezëve.
Kjo histori ishte në të dyja pjesët, edhe pse parizienët patën gjithashtu mundësitë e tyre me anë të Kvarackelias, Fabian Ruizit apo sulmuesve Barkola e Dembele.
Fatkeqësi për kampionen e Gjermanisë që ylli I saj më I dalluar, Xhamal Musiala, u dëmtua në fund të pjesës së parë. Po ashtu, ishte i saktë loja e pozicionit jashtë loje e PSG-së që bëri të pavlefshëm dy gola të kundërshtarëve.
Në fund, kampionia e Europës ishte më e freskët dhe më e rrezikshme në kundërsulm e në sulmet e saj.
Due shënoi për 1-0, pasi Nevesh i mori topin Harri Kejnit. Bayern nuk e ndihmoi as kartoni I kuq për Uilliam Paçon në 82’, dhe madje as I kuqi tjetër kundër Lykas Ernandezit në minutën e dytë shtesë.
Dembele dyfishoi shifrat në të 96-ën, dhe bavarezët e mbyllën duke kërkuar penallti, e cila nuk u dha pasi u përdor VAR-i.
Siç e thamë në fillim, një skuadër e madhe fiton edhe kur luan keq, dhe ky Paris SG duket më i rrezikshëm se kurrë në rrugën drejt trofeut të Kupës së Botës për Klubet./abcnews.al