Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nuk i shpëton pyetjes për Big Brother VIP, Arbana Osmani jep përgjigjen epike

17 July 2025 at 12:57

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani, ka reaguar sërish lidhur me një nga pyetjet që i bëhet më shpesh në media dhe rrjete sociale: A do të rikthehet në moderimin e Big Brother VIP?.

Në një prononcim për emisionin “Prive” në Klan Kosova, Arbana u pyet për herë të disatë për këtë temë, duke iu përgjigjur me sinqeritet dhe elegancën që e karakterizon.

“Kur mendon se do të mbarojë kjo pyetje në jetën time”.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë e konsideroj një shenjë dashamirësie sa herë që më bëhet kjo pyetje, e marrë si shenjë dashurie, dashamirësie dhe ma bën shumë qejfin, por nuk e kam një përgjigje”, u shpreh ndër të tjerash.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur emri i Arbanës vazhdon të lidhet ngushtë me Big Brother-in, program që ajo e ka moderuar për shumë vite dhe që falë prezencës së saj ka krijuar një lidhje të fortë emocionale me publikun.

Pavarësisht se nuk dha një përgjigje të prerë për një rikthim të mundshëm, ajo e vlerësoi interesin e vazhdueshëm të publikut si një formë dashurie dhe respekti për punën që ka bërë ndër vite në ekran.

Osmani mbetet një nga figurat më ikonike të televizionit shqiptar, dhe çdo koment apo deklaratë e saj mbi projekte të mëdha televizive, si Big Brother VIP, vazhdon të zgjojë kuriozitet e nostalgji te fansat. /Telegrafi/

The post Nuk i shpëton pyetjes për Big Brother VIP, Arbana Osmani jep përgjigjen epike appeared first on Telegrafi.

“Një mbretëreshë nuk e lë fronin për t’iu përgjigjur një fshatari që hedh gurë” – Kë po thumbon Egli Tako?

14 July 2025 at 09:49

Egli Tako ka zgjedhur të flasë pa përmendur emra, por me një mesazh të qartë e të drejtpërdrejtë.

Në një Instastory të publikuar së fundmi, ajo ka ndarë një thënie në anglisht: “A queen never leaves her throne to address a peasant throwing stones”, që në shqip do të thotë: “Një mbretëreshë nuk e lë kurrë fronin për t’iu përgjigjur një fshatari që hedh gurë”.

Postimi i saj, ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim, ka ngritur dyshime se bëhet fjalë për një kundërpërgjigje me nënkuptim, e drejtuar ndaj dikujt që po e provokon.

Foto: Egli Tako/Instagram

Edhe pse Egli nuk përmend askënd në mënyrë të drejtpërdrejtë, formulimi ironik dhe metaforik i frazës ka bërë që ndjekësit ta lidhin menjëherë me emrin e Gjestit.

Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit, e lindur brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ka qenë vazhdimisht në fokusin e medieve dhe publikut, veçanërisht pas përfundimit të formatit.

Foto: Egli Tako/Instagram

Komentet dhe veprimet e tyre pas daljes nga loja kanë lënë vend për interpretime dhe spekulime të shumta mbi raportin e tyre aktual.

Kjo shprehje e fundit e Eglit duket si një mënyrë për të vendosur një kufi të qartë dhe për të treguar se nuk ka ndërmend të bie në polemika me ata që, sipas saj, nuk e meritojnë përgjigjen. /Telegrafi/

The post “Një mbretëreshë nuk e lë fronin për t’iu përgjigjur një fshatari që hedh gurë” – Kë po thumbon Egli Tako? appeared first on Telegrafi.

Laert Vasili kritikon sërish Gjestin: Me tre klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues

13 July 2025 at 17:59

Aktori i njohur, Laert Vasili, ka komentuar sërish me tone të ashpra fitoren e Gjestit në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.

Në një intervistë të fundit, ai nuk i kurseu kritikat, duke e cilësuar këtë fitore si një tregues të qartë të rënies së vlerave në shoqërinë shqiptare.

Sipas Vasilit, një person që nuk ka përfunduar as arsimin bazë, siç ai e përshkruan Gjestin, nuk mund të përfaqësojë vlera apo një ‘koncept filozofik’ në një format televiziv me ndikim kaq të madh.

Laert Vasili

“Ai tjetri ka tre klasë shkollë, tjetri është me tre, katër, pesë klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues, dhe t’i thua ‘koncepti filozofik’”, tha Vasili.

Më tej, ai bëri një analizë më të thelluar sociale, duke pohuar se fitorja e figurave të tilla në spektakle të ndjekura masivisht është vetëm një simptomë e një problemi më të madh: degradimi i shoqërisë shqiptare.

“Shoqëria jonë ka degraduar, ka degjeneruar, është kalbëzuar dhe ka ik. Domethënë është për t’u djegur komplet”, u shpreh tutje.

Ky nuk është rasti i parë që finalisti i BBVA 4 bën deklarata të forta për fenomenet mediatike dhe shoqërore në vend, duke u shquar për qëndrimet e tij kritike dhe shpeshherë të drejtpërdrejta. /Telegrafi/

 

The post Laert Vasili kritikon sërish Gjestin: Me tre klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues appeared first on Telegrafi.

“Është bërë legjendë kjo historia” – Arjola Demiri flet për shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania

11 June 2025 at 19:20

Aktorja Arjola Demiri, e cila u bë një nga figurat më të dashura për publikun gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP Albania, ka folur së fundmi për shtëpinë që iu premtua si dhuratë gjatë spektaklit.

Pas shumë diskutimesh në rrjet për fatin e asaj shtëpie, Arjola ka sqaruar se prona është aty dhe gjithçka është në proces për ta bërë gati për banim.

“Me shtëpinë shumë mirë, aty është, vetëm me u fut brenda”, tha Arjola.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo shtoi se publiku shqiptar është tashmë i njohur me këtë histori, e cila është bërë si një legjendë në vetvete: “Kur të futem, do e merrni vesh, sepse u bë legjendë kjo historia e shtëpisë”.

Aktorja konfirmoi se shtëpia ekziston fizikisht dhe është parë nga të gjithë: “E kam parë, e kanë parë të gjithë shqiptarët me video. Është vetëm me u fut brenda, ja ta mobilojmë, ta sistemojmë, se do punë”.

Sqaroi gjithashtu se kur iu dhurua, shtëpia ndodhej ende në fazën e themeleve, ndaj procesi ka kërkuar kohë: “Ka qenë në themele kur është dhuruar, kështu që është normale pritja”.

Arjola theksoi se ndonëse pritja ka qenë e gjatë, ajo është e vetëdijshme për procesin dhe po punon që së shpejti të vendoset në shtëpinë e saj të re.


Fansat dhe ndjekësit mbeten në pritje të momentit kur ajo do të shpërngulet dhe më në fund do të hyjë në shtëpinë që u bë simbol gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP. /Telegrafi/

The post “Është bërë legjendë kjo historia” – Arjola Demiri flet për shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania appeared first on Telegrafi.

Puthja në skenë ndez spekulimet, a po rikthehet romanca mes Gjestit dhe Eglit?

8 June 2025 at 21:10

Një mbrëmje e zakonshme koncertesh u shndërrua në një spektakël emocionesh dhe nostalgjie, teksa këngëtari i njohur Gjesti dhuroi një performancë të paharrueshme për fansat e tij më besnikë.

Por momenti që elektrizoi audiencën erdhi kur një fanse i dhuroi atij një bluzë me fotografinë e tij së bashku me këngëtaren Egli Tako, duke rikthyer menjëherë vëmendjen te raporti i shumëpërfolur mes dyshes.

Pas këtij gjesti, publiku nisi të thërrasë në kor: “Puth Eglin! Puth Eglin!”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vip Vibes (@vip.vibes.al)

Në fillim, Gjesti reagoi me kujdes, duke theksuar me një buzëqeshje: “Kjo duhet me u bë me ndjenja, jo veç ashtu”, por më pas, nën duartrokitjet dhe brohoritjet e turmës, ai u afrua dhe e puthi Eglin në skenë – një moment i papritur që shkaktoi reagime të fuqishme emocionale mes të pranishmëve.

Ky veprim i papritur dhe i sinqertë ka ndezur sërish spekulimet për një rikthim të mundshëm të lidhjes mes Gjestit dhe Eglit, që dikur ishin një ndër çiftet më të dashur të muzikës shqiptare.

Reagimet në rrjete sociale nuk kanë munguar, me fansat që pyesin: A është kjo një dëshmi se dashuria mes tyre nuk është shuar?

Megjithëse nuk ka ende një reagim zyrtar nga asnjëri prej tyre, puthja në skenë mbetet një ndër momentet më të ndjera dhe të komentuara të këtij koncerti – dhe ndoshta një paralajmërim për një kapitull të ri mes dy artistëve. /Telegrafi/

The post Puthja në skenë ndez spekulimet, a po rikthehet romanca mes Gjestit dhe Eglit? appeared first on Telegrafi.

“Skenë e papritur” – përqafimi i Jozit me vajzën misterioze merr vëmendje të madhe

7 June 2025 at 09:38

Çifti më i përfolur i edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, Jozefin Marku dhe Loredana Brati, po vijojnë të mbeten në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të reality show-t.

Marrëdhënia e tyre dinamike brenda shtëpisë – e mbushur me ndarje, ribashkime dhe emocione të forta – ka krijuar një ndjekje të vazhdueshme nga publiku, i cili nuk i ka humbur nga sytë as pas daljes nga programi.

Edhe pse kanë kaluar disa javë nga finalja e spektaklit, dyshja ka lënë të nënkuptohet në intervista dhe rrjete sociale se nuk kanë vendosur ende një vijë përfundimtare në marrëdhënien e tyre, duke deklaruar se po “i lënë gjërat të rrjedhin natyrshëm”.

Së fundmi, një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka ndezur sërish diskutimet për fatin e kësaj lidhjeje. Në pamjet që kanë tërhequr vëmendjen e mijëra ndjekësve, Jozefin Marku shihet duke performuar në një nga club-et e natës në Tiranë, kur papritur një vajzë ngjitet në skenë dhe e përqafon atë ngrohtësisht.

Dy të rinjtë shkëmbejnë disa fjalë dhe buzëqeshje të sinqerta, ndërsa të pranishmit reagojnë me brohorima dhe entuziazëm.

Edhe pse identiteti i vajzës nuk është konfirmuar, shumë fansa të çiftit kanë komentuar se ajo i ngjan shumë Loredanës, duke ngritur pikëpyetje mbi mundësinë e një ribashkimi të tyre.

Në mungesë të një deklarate zyrtare nga ana e Jozefinit apo Loredanës, misteri rreth marrëdhënies së tyre mbetet i hapur, duke vazhduar të ushqejë kureshtjen e ndjekësve dhe të krijojë zhurmë në rrjete sociale. /Telegrafi/

The post “Skenë e papritur” – përqafimi i Jozit me vajzën misterioze merr vëmendje të madhe appeared first on Telegrafi.

Edhe pse nuk e ndjek më në Instagram, Loredana publikon video duke dëgjuar këngën e re të Jozit

1 June 2025 at 23:55

Duket se marrëdhënia e tyre nuk është në ditët e tyre më të mira, sipas asaj që duket në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për çiftin e krijuar në Big Brother VIP Albania 4, Joz Markun dhe Loredana Bratin.

Siç shihet këngëtari nuk e ndjek më në Instagram, teksa tregon edhe për raportin e tyre aktual.

Foto: Screenshot/Instagram

E në anën tjetër, Lori së fundmi publikoi një video duke shijuar këngën e re të tij “Dhimbje”.

Edhe pse akoma të paqartë, ish-konkurrentja bën me dije se nuk heq dorë lehtë nga ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata patën ulje e ngritje edhe në kohën kur ishin në Big Brother VIP, duke mos u pajtuar në shumë gjëra.

Sido që të jetë, mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të ecë ky raport i dyshes së njohur. /Telegrafi/

 

The post Edhe pse nuk e ndjek më në Instagram, Loredana publikon video duke dëgjuar këngën e re të Jozit appeared first on Telegrafi.

“Nuk do të vije kurrë në emision timin” – Egli Tako përballet në studio me Gerta Gixharin

1 June 2025 at 17:33

Gerta Gixhari dhe Egli Tako kanë pasur shpesh ulje dhe ngritje sa i përket raportit të tyre në Big Brother VIP Albania 4.

E sa ishte në format, këngëtarja i tha gazetares se nuk do të shkojë kurrë më në intervistat e saj, meqë u diskutua kjo pjesë.

E tani Gerta është në “Goca dhe Gra”, ku e ftuar së fundmi ishte Egli, për të rrëfyer detaje nga jeta pas BBVA.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë kurrë nuk do të vijë më në intervistat e tua, kështu që kurrë mos thuaj kurrë”, iu drejtua Gerta-Eglit.

E në anën tjetër, ajo tha: “Unë në fakt jam këtu për respekt dhe për nder të Top Channel, ti je një moderatore në Top Channel tashmë”.

E njëjta ka treguar se tani është mes Tiranës dhe Prishtinës pasi po punon për projekte të reja.

Një të fundit e lansoi ditë më parë dhe pati rezultat tejet të mirë nga fansat. /Telegrafi/ 

The post “Nuk do të vije kurrë në emision timin” – Egli Tako përballet në studio me Gerta Gixharin appeared first on Telegrafi.

Sara Gjordeni: Në Big Brother VIP Albania kisha ankth nga dallaveret e padrejtësitë

22 May 2025 at 19:36

Sara Gjordeni, një nga figurat më të përfolura të edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, ka ndarë së fundmi një moment të ndjeshëm nga përvoja e saj në reality show.

Modelja shqiptare, e cila gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në vend u komentua gjerësisht për marrëdhënien me këngëtarin Bardhi dhe për dinamikat e shumta që krijoi, i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj në rrjete sociale.

Një ndjekës e ka pyetur nëse ka përjetuar ndonjëherë ankth apo probleme me frymëmarrjen. Sara nuk ka nguruar të ndajë një pjesë të vërtetë nga përjetimet e saj emocionale në shtëpi:
“Vetëm javën e fundit në Big Brother më ka ndodhur nga dallaveret dhe padrejtësitë që u bëra shumë keq çdo ditë që kalonte”, është përgjigjur ajo me sinqeritet.

Foto: Sara Gjordeni/InstaStory

Tutje, ajo theksoi një aspekt të karakterit të saj që shpesh e vendos në situata të vështira: “Unë jam njeri shumë i drejtë, por më dënon impulsiviteti”, shtoi ajo, duke reflektuar mbi mënyrën se si ka reaguar ndaj padrejtësive gjatë qëndrimit në BBVA.

Pavarësisht sfidave, Sara dhe Bardhi kanë vijuar historinë e tyre të dashurisë jashtë shtëpisë. Sot, ata janë të martuar dhe kanë një vajzë, duke ndërtuar jetën e tyre larg kamerave, por jo larg vëmendjes së publikut.

Deklarata e Sarës vjen si një kujtesë se, pas çdo figure publike, qëndron një person me ndjenja, emocione dhe sfida reale, edhe nëse ato ndodhin përballë gjithë Shqipërisë. /Telegrafi/

The post Sara Gjordeni: Në Big Brother VIP Albania kisha ankth nga dallaveret e padrejtësitë appeared first on Telegrafi.

Sara Gjordeni: Kisha ankth në Big Brother VIP nga dallaveret e padrejtësitë, u bëra shumë keq

22 May 2025 at 11:39

Sara Gjordeni ka qenë një nga emrat më të zëshëm në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania.

Ajo ishte shumë e komentuar për dinamikat brenda e po ashtu edhe për raportin me Bardhin.

Modelja shqiptare së fundmi i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në rrjete sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

E një prej tyre kishte të bënte me atë nëse ka pasur ndonjëherë ankth apo probleme të tilla.

“A të ka ndodhur të kesh ankth dhe simptoma si probleme me frymëmarrje?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

“Vetëm javën e fundit në Big Brother më ka ndodhur nga dallaveret dhe padrejtësitë që u bëra shumë keq çdo ditë që kalonte”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Unë jam njeri shumë i drejtë por më dënon impulsiviteti”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Nikol Idrizi (@saragjordeni)


Sido që të jetë, ajo tani është e martuar me këngëtarin Bardhi dhe kanë bashkë një vajzë. /Telegrafi/

The post Sara Gjordeni: Kisha ankth në Big Brother VIP nga dallaveret e padrejtësitë, u bëra shumë keq appeared first on Telegrafi.

Gjesti dhe Egli janë bashkë? Një detaj në varësen e fituesit të BBVA 4 ngrit dyshimet

21 May 2025 at 21:24

Thashethemet për një lidhje të mundshme mes Gjesti dhe Eglit nuk po ndalen, madje po intensifikohen dita-ditës.

Së fundmi, një detaj i vogël, por shumë domethënës, ka ndezur sërish rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të shumta nga fansat e dyshes.

Në një fotografi të fundit të publikuar në rrjet, Gjesti është parë duke mbajtur një varëse me disa rruaza të varura në zinxhir.

Foto: Gjesti/Instagram

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është një rruazë e veçantë, ku duket qartë shkronja “E”. Ky detaj është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë simbolike dhe ndoshta dedikim i drejtpërdrejtë për Eglin, duke shtuar edhe më shumë aludimet për një romancë mes tyre.

Fansat besojnë se kjo është një mënyrë e heshtur e Gjesti për të konfirmuar ndjenjat e tij ndaj ish-banores së Big Brother VIP, me të cilën ka pasur një kimi të dukshme edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar apo mohuar lidhjen, varësja ka “folur” më shumë se fjalët. Për momentin, mbetet të shihet nëse çifti do të reagojë publikisht mbi këtë detaj që po bën bujë në rrjet. /Telegrafi/

The post Gjesti dhe Egli janë bashkë? Një detaj në varësen e fituesit të BBVA 4 ngrit dyshimet appeared first on Telegrafi.

Injoroi Eglin, Xheneta habit me deklaratën për Gjestin: Është i martuar

18 May 2025 at 20:45

Xheneta Fetahu po vazhdon me komente edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 4.

Ajo në “Mos i bjer me top” e injoroi Egli Takon, duke thënë se nuk e njeh personalisht.

E sa i përket Gjestit, modelja thotë se nuk ka çfarë t’i bëjë pasi është i martuar, referuar dasmës në BBVA.

Foto: Screenshot/YouTube

Por thotë se i pëlqen stili që ka, meqë është bullizuar dhe kritikuar tejet shumë për paraqitjet në Big.

“Është burrë i martuar. Këtij i uroj gjitha të mirat. Më pëlqen ai shpirti fëmijëror që ka. Për stilin e tij më pëlqen, shumë suksese me shumë fëmijë meqenëse është i martuar”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Xheneta krijoi një lidhje dashurie me Gjestin në Big Brother të Kosovës por që përfundoi me kalimin e tij në Shqipëri.

Vlen të ceket se Gjesti u shpall fitues i edicionit të sivjetmë në formatin e famshëm. /Telegrafi/

The post Injoroi Eglin, Xheneta habit me deklaratën për Gjestin: Është i martuar appeared first on Telegrafi.

Jozi provokon, në ditën kur Gjesti feston ditëlindjen publikon fotografi me verë duke bërë “Gëzuar”

9 May 2025 at 15:42

Këngëtari i njohur Gjesti festoi të enjten ditëlindjen e tij të 25-të, duke marrë urime të shumta nga ndjekësit dhe miqtë e tij të afërt.

Por festa e artistit nga Peja u shoqërua me një zhvillim të papritur në rrjete sociale, që ngjalli polemika dhe spekulime në publik.

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Joz Marku, publikoi në InstaStory një fotografi të një gote vere, e shoqëruar me mbishkrimin e thjeshtë: “Hajt gëzuar”.

Në dukje një postim i zakonshëm, por shumë përdorues të rrjeteve sociale e interpretuan si një provokim të drejtpërdrejtë ndaj Gjesti-t, për shkak të historikut të tensionuar mes tyre.

Foto: Jozi Marku/InstaStory

Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë, gjatë natës gjysmëfinale të spektaklit të ndjekur nga miliona shqiptarë, Joz Marku goditi me shuplakë Gjestin në transmetim të drejtpërdrejtë – një incident që u komentua gjerësisht në media dhe që konsiderohet si një nga skandalet më të mëdha televizive të vitit.

Në rrjet, shumë përdorues e panë postimin e Jozit si një thumbim të koduar, që erdhi pikërisht në ditën e lindjes së Gjestit, ndonëse vetë ai nuk e përmendi emrin e këngëtarit. Të tjerë besojnë se mund të jetë thjesht një rastësi pa lidhje me festën e artistit.

Jozi I gjuan gjestit #bbvipal #bbvipal4 pic.twitter.com/fmmmhqcNW3

— albaniainsider (@albaniainsider) April 12, 2025

c

Asnjëri prej dy protagonistëve nuk ka reaguar publikisht për spekulimet, por duket se përplasja mes tyre vijon të ndjekë rrjedhën edhe jashtë shtëpisë së famshme të BBVA. /Telegrafi/

The post Jozi provokon, në ditën kur Gjesti feston ditëlindjen publikon fotografi me verë duke bërë “Gëzuar” appeared first on Telegrafi.

Gjesti feston 25-vjetorin: Ky vit i ka pasë krejt…

By: gaze tare
8 May 2025 at 19:06

Gjesti ka festuar ditëlindjen e tij të 25-të. Në një postim në Instagram, ai ka ndarë me ndjekësit një reflektim mbi vitin që lamë pas, duke falënderuar Zotin për shëndetin dhe familjen për dashurinë e pakushtëzuar.

Ky vit i ka pasë krejt, emocione, presion, rritje, bekime… gjithçka,” shkroi Gjesti në përshkrimin e fotos ku shfaqet me një tortë të bardhë dhe të verdhë në duar. “Faleminderit Zot që jom shnosh e mirë, e që i kom mrrri 25 vjet!”

Ai nuk harroi të falënderonte edhe ndjekësit e tij për dashurinë dhe urimet: “E kom të pamundur me ja u kthy krejtve, mirëpo krejt i shoh!”

The post Gjesti feston 25-vjetorin: Ky vit i ka pasë krejt… appeared first on iconstyle.al.

Xuxi rrëfen arsyen e vërtetë të hyrjes në BBVK: Nuk hyra për famë, por nga nevoja për para

3 May 2025 at 13:56

I ftuar në emisionin “410” në Tëvë 1, Naim Bunjaku – i njohur për publikun si Xuxi – ka folur pa doreza për eksperiencën e tij në Big Brother VIP Kosova, duke zbuluar arsyet personale që e shtynë të bëhej pjesë e formatit të shumëkomentuar.

Xuxi u shpreh hapur se motivimi i tij nuk ishte fama, por nevoja financiare.

“Kur kam hyrë, dhurata, kam thënë që unë kam hy këtu jo për t’u bërë i famshëm, po për ta fitu çmimin për shkak të nevojës së financave. Dhe dyqind mijë euro për tre muaj, problem o me i fitu. Problem është se doni i mbledh”, tha ai me sinqeritet.

Ai theksoi se ndonëse ishte tashmë i njohur në publik, Big Brother VIP ia ndryshoi mënyrën se si e perceptonin njerëzit, sidomos të rinjtë. “Ajo çfarë ka bërë ky format, që një orë më vjen mirë, një orë më vjen keq, është që fëmija pesë-gjashtë vjeç e deri në moshën 25-28 vjeçare më njohin dhe më përshëndesin. Ky target është shumë i madh tek ne, sepse jemi një popull me moshë mesatare shumë të re”, u shpreh ai.

Deklaratat e Xuxit ngjallën diskutime në rrjete sociale, ku shumë prej ndjekësve e vlerësuan për sinqeritetin dhe për faktin se haptazi foli për vështirësitë ekonomike që, siç tha vetë, i dhanë shtysën për të hyrë në BBVK.

Me këtë rrëfim, Xuxi jo vetëm që ofroi një tjetër këndvështrim mbi arsyet e pjesëmarrjes në reality-show, por edhe preku realitetin e shumë njerëzve që, përtej kamerave dhe skenës, përballen çdo ditë me sfida ekonomike. /Telegrafi/

The post Xuxi rrëfen arsyen e vërtetë të hyrjes në BBVK: Nuk hyra për famë, por nga nevoja për para appeared first on Telegrafi.

Motra e Rita Orës, Elena Ora shkëlqen në New York – shfaqet me të njëjtin fustan që Arilena Ara veshi në finalen e Big Brother VIP Albania 4

3 May 2025 at 10:21

Elena Ora, motra dhe njëherësh menaxherja e këngëtares me famë botërore Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në një event prestigjioz në New York.

Ajo është shfaqur në super formë dhe tejet elegante, duke dëshmuar edhe një herë se stili dhe klasi janë pjesë e pandashme e familjes Ora.

Në disa fotografi të publikuara në llogarinë e saj në Instagram, Elena falënderoi organizatorët e mbrëmjes, duke shkruar në përshkrim: “New York. Faleminderit shumë @kingstrust @edward_enninful @charlottetilbury që më ftuan mbrëmë – ishte një mbrëmje e mrekullueshme, një falënderim i veçantë për @nensidojaka për fustanin e ëndrrave të mia…”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elena Ora 🧚🏼‍♀️ (@elenaora)

Fustani i zi elegant, me prerje moderne dhe linja të theksuara, është dizajnuar nga stilistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Nensi Dojaka.

Ky fustan ka qenë një zgjedhje jo vetëm për Elenën, por edhe për këngëtaren e njohur shqiptare Arilena Ara, e cila e kishte veshur atë pak kohë më parë në finalen e Big Brother VIP Albania 4.

Arilena Ara (Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube)

Arilena ishte e ftuar speciale në atë mbrëmje, ku performoi këngën e saj “Zero Gradë”, dhe u komentua gjerësisht për paraqitjen e saj elegante dhe plot finesë – njësoj si Elena në eventin në New York. /Telegrafi/

Duket se ky dizajn i veçantë i Nensi Dojakës po bëhet zgjedhje e preferuar e yjeve shqiptare, si në skenën ndërkombëtare, ashtu edhe në atë vendore. /Telegrafi/

Foto: Elena Ora/Instagram

 

Foto: Elena Ora/Instagram

 

Foto: Elena Ora/Instagram

 

Foto: Elena Ora/Instagram

 

Foto: Elena Ora/Instagram

The post Motra e Rita Orës, Elena Ora shkëlqen në New York – shfaqet me të njëjtin fustan që Arilena Ara veshi në finalen e Big Brother VIP Albania 4 appeared first on Telegrafi.

Arbër Hajdari flet pas Big Brother: Ka dyfytyrësha plot, njëri më shau pastaj më përqafoi

30 April 2025 at 12:20

Opinionisti i katër edicioneve të Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Ftesë në 5”.

Ai ka folur për eksperiencën e tij në këto katër vite dhe për problemet që ka hasur.

Mes tjerash, Arbëri thotë se ka pasur dyfytyrësha shumë, të cilët i kanë ndërruar qëndrimet për një javë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kemi pasur dyfytyrësha boll. Kanë mbajtur dy qëndrime në një javë, dy qëndrime të ndryshme sepse ashtu i ka leverdisur. Nuk është etike t’i përmendi, Big Brother ka mbaruar”, u shpreh ai.

I njëjti tregoi një rast me një person që kishte, i cili e kishte sharë në rrjete sociale e më pas në takim shkoi për ta përqafuar.

“E kam rastin me një person që më shau në rrjete sociale në nja dy vende dhe më pas kur u takova m’u hodh në krahë më përqafoi edhe i them si ke qenë mirë, kam qenë me nerva nuk kam pasur gjë me ty. Më pas bëri fotografi me mua dhe e postoi”, tha ai ndër tjerash.

Arbëri duhet theksuar se është pjesë e Big Brother VIP në rolin e opinionistit që nga fillimi i këtij spektakli. /Telegrafi/

The post Arbër Hajdari flet pas Big Brother: Ka dyfytyrësha plot, njëri më shau pastaj më përqafoi appeared first on Telegrafi.

Arbër Hajdari flet pas mbarimit të Big Brother – zbulon emrin e banores që ka telefonuar pas spektaklit

30 April 2025 at 08:45

Arbër Hajdari ka folur për herë të parë pas mbarimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Në një intervistë për “Ftesë në 5”, opinionisti i këtij formati ka treguar shumë detaje rreth marrëdhënieve të ndërtuara dhe miqësive të fituara.

I njëjti tha se menjëherë pas mbarimit ka telefonuar Gerta Gixharin dhe se e kanë lënë të dalin së bashku me grupin e banorëve.

Arbër Hajdari (Foto: Screenshot/YouTube)

Ai pohoi se gëzon një raport shumë të mirë me të gjithë ish-banorët e BBV që prej edicionit të parë të tij.

I ngacmuar nga Bieta se cilën prej opinionisteve që ka ndarë studion do të zgjidhte, në katër edicione, Arbri veçoi Zhaklin Lekatarin dhe Neda Ballukun.

Më tej, ai pranoi se në këtë edicion patjetër ka fituar edhe miqësi, sidomos ajo me drejtuesin e spektaklit, Ledion Lico dhe producenten, Sara Hoxha.

“Sara profesioniste, për mendimin tim më e mira në këto troje. Top Channel e ka treguar se është njishi i spektaklit. Ka treguar që meriton t’i heqësh kapelen”, përfundoi Hajdari. /Telegrafi/

The post Arbër Hajdari flet pas mbarimit të Big Brother – zbulon emrin e banores që ka telefonuar pas spektaklit appeared first on Telegrafi.

Pas finales së “BBV”, Arbri rrëfen: Ja me kë do të dal për kafe!

By: gaze tare
29 April 2025 at 19:03

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari ka dhënë intervistën e tij të parë në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka ndarë disa detaje interesante mbi eksperiencën e tij në këtë edicion.

Në një atmosferë të çlirët plot batuta, Arbri zbuloi se menjëherë pas finales kishte kontaktuar Gerta Gixharin dhe ishin dakordësuar për të dalë së bashku me disa nga ish-banorët e tjerë. Ai theksoi gjithashtu se ruan marrëdhënie shumë të mira me të gjithë ish-banorët që nga edicioni i tij i parë në “BBV”.

I pyetur nga moderatorja Bieta Sulo se cilën nga opinionistet me të cilat ka ndarë studion do të veçonte ndër katër edicionet, Arbri përmendi Zhaklin Lekatarin dhe Neda Ballukun.

Ndër të tjera, ai u shpreh se ky edicion i kishte sjellë edhe miqësi të reja, veçanërisht me Ledion Liçon dhe producenten Sara Hoxha. Me shumë vlerësim për këtë të fundit, Arbri tha:

“Sara është një profesioniste e jashtëzakonshme, për mendimin tim më e mira në këto troje. Top Channel ka treguar që është ‘njishi’ i spektaklit dhe Sara e ka vërtetuar plotësisht këtë. Meritën e ka të heqësh kapelen për të.”

The post Pas finales së “BBV”, Arbri rrëfen: Ja me kë do të dal për kafe! appeared first on iconstyle.al.

Pas fitores në BBVA4, Gjesti merr një hap të papritur në rrjetet sociale

By: gaze tare
28 April 2025 at 19:45

Vetëm pak ditë pasi u kurorëzua fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Gjesti duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij.

Ai ka fshirë të gjitha postimet e mëparshme në llogarinë e tij në Instagram, një veprim që ka ngritur pikëpyetje, pasi nuk ka dhënë ende një arsye publike për këtë vendim. Përveçse ka “pastruar” profilin, Gjesti ka ndryshuar edhe fotografinë e tij të profilit, duke vendosur një imazh të ri, duke lënë të kuptohet se ndoshta po nis gjithçka nga e para.

Ndërkohë, fituesi i BBVA4 ka nisur edhe përgatitjet për projektet e reja që pritet t’i sjellë së shpejti në karrierën e tij muzikore.

The post Pas fitores në BBVA4, Gjesti merr një hap të papritur në rrjetet sociale appeared first on iconstyle.al.

❌
❌