Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shkëmbi tregon pengun te Tirana: Nuk kishim stadium, ja çfarë shkoi keq sezonin e kaluar

By: armand
21 June 2025 at 10:05

Bledi Shkëmbi rrëfen 302 ditët e tij si trajner i Tiranës. Pas largimit nga bardheblutë dhe emërimit në krye të Strugës, tekniku ka zhvilluar së fundmi një intervistë. Për “Panoramasport” ai thotë se problemi më i madh i Tiranës së tij ishte mospasja e fushës ku luheshin ndeshjet. Nga ana tjetër, ai pranon se faktori […]

The post Shkëmbi tregon pengun te Tirana: Nuk kishim stadium, ja çfarë shkoi keq sezonin e kaluar appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare: Bledi Shkëmbi trajner i ri i Struga Trim Lum

20 June 2025 at 12:59

Struga Trim Lum ka zyrtarizuar Bledi Shkëmbin si trajner të ri, duke pasuar Ilço Gjorgjioskin në pankinën bardhekuq, njofton Telegrafi.

Shkëmbi, emër i njohur në futbollin shqiptar si lojtar dhe trajner, vjen pas dy periudhave në krye të KF Tiranës. Pas ndarjes me bardheblutë, ai nis një sfidë të re në Strugë me objektiva afatgjatë.
Kontrata me trajnerin korçar është dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ndihmës i tij do të jetë Sabien Lilaj, ish-mesfushor i Skënderbeut.

Pjesa tjetër e stafit teknik mbetet e pandryshuar: Meriton Gega dhe Dejan Leskaroski si ndihmës, Stefan Meçkarovski trajner kondicional, dhe Dardan Miftari trajner i portierëve. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Bledi Shkëmbi trajner i ri i Struga Trim Lum appeared first on Telegrafi.

“KF Tirana” ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Klubi i Futbollit Tirana njoftoi sot përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi.

Sipas njoftimit zyrtar, palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e parakohshme të kontratës së firmosur disa muaj më parë, duke mbyllur kështu marrëdhënien profesionale.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi. Pas një marrëveshjeje të ndërsjellë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin profesional. KF Tirana shpreh mirënjohjen e saj për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga z. Shkëmbi gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës, dhe i uron atij suksese të mëtejshme në karrierën e tij”, thuhet në deklaratën e klubit.

Shkëmbi mori drejtimin e skuadrës kryeqytetase në një moment të vështirë dhe arriti ta udhëhiqte drejt mbijetesës në Kategorinë Superiore.

/a.f/r.e/

The post “KF Tirana” ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Oferta e Strugës në tavolinë, Tirana vendos për të ardhmen e Bledi Shkëmbit

By: S SH
14 June 2025 at 10:10

E ardhmja e Bledi Shkëmbit te Tirana është e paqartë. Drejtuesit e bardhebluve ende nuk kanë vendosur nëse do të vazhdojnë me korçarin edhe në sezonin e ri apo do të ndajnë rrugët mes tyre.

Gjithsesi një vendim i tillë do të merret këto ditë, saktësisht ditën e hënë pritet që mes palëve të ketë një tjetër takim, ku do të diskutohet fillimisht e ardhmja e Shkëmbit dhe më pas do të vendosen edhe pikat mbi “i” sa i takon skuadrës.

Siç dihet për Shkëmbin ka oferta edhe nga skuadra të tjera. Struga është ekipi që kërkon timonierin aktual të bardhebluve.

Oferta e skuadrës shqiptare të Maqedonisë së Veriut qëndron në “tavolinë” dhe mbetet të shihet se çfarë do të vendoset në fillim e javës së ardhshme.

The post Oferta e Strugës në tavolinë, Tirana vendos për të ardhmen e Bledi Shkëmbit appeared first on Albeu.com.

“Jam në kontratë”, Shkëmbi për të ardhmen e Tiranës: Kjo histori nuk përsëritet vitin tjetër

By: armand
17 May 2025 at 16:34

Bledi Shkëmbi nuk i trembet një largimi të dytë nga Tirana. Pas ndeshjes me Kukësin, korçari i bardhebluve foli gjatë për situatën në skuadër dhe zbuloi se çfarë do të bëjë në të ardhmen. Pyetjes nëse ka ndonjë shenjë vazhdimësie te Tirana mes tij dhe bardhebluve, nga ana e trajnerit Blendi Shkëmbi, përgjigjja ishte e […]

The post “Jam në kontratë”, Shkëmbi për të ardhmen e Tiranës: Kjo histori nuk përsëritet vitin tjetër appeared first on BoldNews.al.

Tirana luan shansin e fundit për mbijetesën në Superligë, Shkëmbi: Japim shpirtin në fushë

By: armand
26 April 2025 at 13:33

Tirana nesër do të udhëtojë drejt Rrogozhinës ku do ta presë Dinamo. Për bardheblutë ky është shansi i fundit dhe dueli që vendos për fatet e tyre në sezonin e ardhshëm. Tirana kërkon vetëm fitoren për të siguruar vendin e tetë që çon skuadrën në “Play-Out”. Në prag të kësaj ndeshjes, ka folur edhe trajneri […]

The post Tirana luan shansin e fundit për mbijetesën në Superligë, Shkëmbi: Japim shpirtin në fushë appeared first on BoldNews.al.

“Barazimi rezultat pozitiv”, Shkëmbi pas sfidës në Korçë: Na penguan kushtet atmosferike!

By: armand
12 April 2025 at 17:44

Skënderbeu dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Korçës, përfundoi 1-1. Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri i bardhebluve, Bledi Shkëmbi. “Barazimin po e quaj pozitiv duke parë edhe ecurinë e ndeshjeve të tjera. Sot për fat të keq kushtet […]

The post “Barazimi rezultat pozitiv”, Shkëmbi pas sfidës në Korçë: Na penguan kushtet atmosferike! appeared first on BoldNews.al.

Fitorja në derbi mban “gjallë” Tiranën, Shkëmbi: Ju tregoj “çelësin” e këtij suksesi

By: armand
7 April 2025 at 22:33

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, u shpreh tepër i lumtur, për triumfin 3 me 0 që skuadra bardheblu arriti në “Arenën Kombëtare” ndaj Partizanit. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas derbit për mikrofonin e “RTSH Sport”, tekniku korçar ndër të tjera deklaroi se arsyeja kryesore që çoi në këtë fitore ishte egoja dhe besimi i […]

The post Fitorja në derbi mban “gjallë” Tiranën, Shkëmbi: Ju tregoj “çelësin” e këtij suksesi appeared first on BoldNews.al.

Derbi “jetë a vdekje” për Tiranën, Shkëmbi: Ja si e mundim Partizanin

By: armand
6 April 2025 at 12:48

Për Tiranën nesër është “jetë a vdekje”. Bardheblutë duhet të fitojnë me patjetër në derbin kundër Partizanit, ndryshe rrezikojnë të rrëzohen nga kategoria. Në prag të kësaj sfide ka folur trajneri Bledi Shkëmbi. Ai deklaroi se ndaj Partizanit 3 pikët janë jetike, ndërsa theksoi se janë në këtë pozitë nga gabimet e shumta të skuadrës […]

The post Derbi “jetë a vdekje” për Tiranën, Shkëmbi: Ja si e mundim Partizanin appeared first on BoldNews.al.

Shkëmbi bën ndryshime në formacion, ja si pritet të rreshtohet Tirana ndaj Elbasanit

By: armand
30 March 2025 at 15:26

Bledi Shkëmbi për takimin nesër me Elbasanin pritet të bëjë disa modifikime në formacion. Edhe një herë tjetër do të shihet mundësia që Ndreca të luajë si mesfushor i majtë, ndërsa në fushë kthehet Luçiano Vera. Pjesa tjetër e ekipit nuk është se do të ndryshojë shumë nga sfida e fundit kundër Bylisit. Rafael do […]

The post Shkëmbi bën ndryshime në formacion, ja si pritet të rreshtohet Tirana ndaj Elbasanit appeared first on BoldNews.al.

Bledi Shkëmbi: Nesër mund të vendoset gjithçka, ndaj Bylisit duhet vetëm fitorja

By: armand
25 March 2025 at 22:29

Kategoria Superiore rikthehet nesër pas ndeshjeve të Kombëtareve. Tirana do të presë në “Arenën Kombëtare” Bylisin në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të kampionatit. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, trajneri i bardhebluve Bledi Shkëmbi doli në konferencë për shtyp për mediat. “Në fakt, kishim nevojë për pjesën fizike, për të rikuperuar, […]

The post Bledi Shkëmbi: Nesër mund të vendoset gjithçka, ndaj Bylisit duhet vetëm fitorja appeared first on BoldNews.al.

Bardheblutë me plan për të ndalur Balajn, Shkëmbi beson te fitorja ndaj Vllaznisë

By: Besnik
10 March 2025 at 18:03

Pas fitores ndaj Laçit, Tirana beson se mund të sigurojë 3 pikët e radhës ndaj Vllaznisë në Elbasan. Të dy trajnerët e kanë cilësuar këtë përballje si një “klasike” që duhet fituar me patjetër.

Tirana dhe Vllaznia përballen në Elbasan, ku të dyja skuadrat synojnë vetëm fitoren. Në prag të këtij dueli, është zhvilluar seanca e fundit stërvitore, e cila ka përfunduar me përgatitjet e nevojshme për këtë ndeshje kaq të rëndësishme.

Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë, e cilëson këtë ndeshje si një mundësi të madhe për skuadrën e tij. Ai thekson rëndësinë e një paraqitjeje të shkëlqyer, si në aspektin fizik ashtu edhe psikologjik.

“Ndeshja ndaj Tiranës është një derbi, një përballje shumë e rëndësishme. Duhet të jemi në 100% në aspektin fizik dhe psikologjik. Kundër Tiranës kemi pasur paraqitje të mira, por këtë herë është ndryshe, luajmë në Elbasan. Tirana ka stabilitet dhe luan bukur me trajnerin Shkëmbi. Ne duhet t’i analizojmë me kujdes situatat e kundërshtarit,” – shprehet Brdaric.

Nga ana tjetër, pas fitores ndaj Laçit, Bledi Shkëmbi, trajneri i Tiranës, është optimist për suksesin ndaj shkodranëve, duke shpresuar që fati të jetë më me ta këtë herë.

“Shpresoj dhe kam bindjen që do të bëjmë një paraqitje të mirë, do të jemi në nivelin e duhur. Kam besim që këtë herë kundërshtari nuk do të ketë fatin, pasi në 3 përballjet e fundit kemi luajtur mirë. Në disa ndeshje mund të kishim marrë më shumë, por është e rëndësishme për vazhdimësinë,” – thotë Shkëmbi.

Trajneri i Tiranës gjithashtu ka pasur elozhe për bomberin e ekipit të Vllaznisë, Bekim Balaj, për paraqitjet e tij të shkëlqyera dhe ka theksuar nevojën për të qenë të kujdesshëm ndaj tij.

“Nuk flas për lojtarët e tjerë, por Balaj është një shembull që duhet të ndiqet. Ai ka vite që luan dhe ka qenë kyç për Vllazninë, e udhëheq skuadrën në nivele të larta. Ka shënuar shumë gola në përballjet me ne dhe duhet të jemi të kujdesshëm,” – thotë Shkëmbi.

Vllaznia, nga ana e saj, shpreson të ruajë vendin e dytë në tabelë pas duelit me Tiranën. Në tre përballjet e mëparshme, shkodranët kanë fituar dy herë, ndërsa një ndeshje ka përfunduar në barazim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bardheblutë me plan për të ndalur Balajn, Shkëmbi beson te fitorja ndaj Vllaznisë appeared first on Euronews Albania.

“Peng pësimin e golit të parë”, Shkëmbi: E kishim të vështirë të shënonim

By: armand
22 February 2025 at 19:27

Teuta mposhti Tiranën me përmbysje me shifrat 2-1 në ndeshjen e javës së 26-të të Superiores. Trajneri i bardhebluve Bledi Shkëmbi doli në deklaratë për shtyp pas ndeshjes. “Shumë të vështirë të shënonim, peng kam pësimin e golit të parë pasi ishte e disata herë që ne pësojmë nga goditjet standarte. Në ato minuta edhe […]

The post “Peng pësimin e golit të parë”, Shkëmbi: E kishim të vështirë të shënonim appeared first on BoldNews.al.

Tirana synon 3 pikët në ndeshjen ndaj Teutës, trajneri Shkëmbi: Dua përqëndrim nga ekipi

By: redi
22 February 2025 at 15:42

Tirana synon 3 pikët në ndeshjen ndaj Teutës. Ndaj dhe trajneri i bardhebluve, Bledi Shkëmbi kërkon përqendrim nga skuadra. “Sfida dihet, është sfidë e vështirë kundër një skuadre shumë të vështirë, kundër një skuadre që ka nevojë për pikë ashtu sikurse ne dhe shpresoj që të bëjmë më të mirën dhe të marrim më të mirën, kemi punuar gjithë javës dhe shpresojmë që të na shpërblejë.

Source

Tirana luan e përgjysmuar pas derbit, Shkëmbi: Shpresoj që të rinjtë të shfrytëzojnë rastin

By: armand
15 February 2025 at 21:22

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, mendon se ekipi i tij ka shansin të tregojë se sa vlen në ndeshjen kundër Skënderbeut, i cili është një rival direkt për mbijetesën. Tekniku i bardhebluve ka theksuar sot para mediave se pavarësisht mungesave, ky duhej të ishte një shans i mirë për të rinjtë që të tregonin sa […]

The post Tirana luan e përgjysmuar pas derbit, Shkëmbi: Shpresoj që të rinjtë të shfrytëzojnë rastin appeared first on BoldNews.al.

Shkëmbi rikthen Tiranën te fitorja, trajneri i bardhebluve: Besuam dhe ia dolëm!

By: armand
25 January 2025 at 16:07

Tirana ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në “Adush Muça”, përfundoi 0-2 në favor të bardhebluve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri fitues, Bledi Shkëmbi. “Po luanim kundër një kundërshtari që ishte më në formë për momentin, ndoshta […]

The post Shkëmbi rikthen Tiranën te fitorja, trajneri i bardhebluve: Besuam dhe ia dolëm! appeared first on BoldNews.al.

Fitore jetike për Tiranën, bardheblutë mundin Bylisin në transfertë

By: armand
25 January 2025 at 15:35

Tirana është rikthyer te fitorja duke mposhtur Bylisin në transfertë me rezultatin 0-3. Ernest ishte protagonisti kryesor i këtij takimi, me sulmuesin nga Liberi që realizoi një gol, por u ndëshkua dhe me të kuqe. Sfida nisi “zjarr”, me dy ekipet që zhvilluan një futboll të hapur ofensivë. Ernest, sulmuesi i ardhur gjatë merkatos së […]

The post Fitore jetike për Tiranën, bardheblutë mundin Bylisin në transfertë appeared first on BoldNews.al.

Tirana kthen Shkëmbin/ Ish-trajneri bardheblu do të ulet sërish në stol

By: xhir jeta
20 January 2025 at 13:00

Bledi Shkëmbi do të kthehet sërish tek Tirana. Ish-kapiteni I Skënderbeut do të jetë përsëri trajner i skuadrës më të shquar të futbollit shqiptar.

Ai do të zerë vendin e Gugash Maganit, që dha dorëheqjen pas humbjes 4-0 ndaj Egnatias në “Arenën Kombëtare”.

Detyra e Shkëmbit do të jetë tepër e vështirë pasi ekipi kryeqytetas është në vendin e parafundit në renditje, pra në zonën e rrezikshme që të zbret nga kategoria.

Ai rikthehet pas vetëm pak muajve, sepse e drejtoi Tiranën në fillim të këtij sezoni derisa u shkarkua nga presidenti Halili në fund të nëntorit.

Shkëmbi shkëlqeu si futbollist sidomos me Skënderbeun, ndërsa si trajner ka drejtuar disa ekipe si Teutën, Dinamon dhe në Kosovë me Ballkanin e Lirinë e Prizrenit./abcnews.al

ZYRTARE/ Tirana largon Maganin dhe rikthen në stol Bledi Shkëmbin

20 January 2025 at 11:37

Atë që përfliej prej dy ditësh, Tirana e ka zyrtarizuar ditën e sotme. Pranimin e dorëheqjes së kërkuar nga trajneri Gugash Magani, teksa përmes një komunikate e falenderonte për kontributin e dhënë tek bardheblutë në këtë rikthim të tretë ndaj tij. “KF Tirana njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun Magani. Klubi e falenderon për kontributin […]

The post ZYRTARE/ Tirana largon Maganin dhe rikthen në stol Bledi Shkëmbin appeared first on BoldNews.al.

Dorëheqja e Maganit, Tirana rikthen në pankinë ish-trajnerin

By: Besnik
20 January 2025 at 10:59

Pas dorëheqjes së Gugash Maganit, KF Tirana ka vendosur të rikthejë Bledi Shkëmbin, ish-trajnerin e saj, për të vazhduar projektin që ka nisur në fillim të sezonit.

Shkëmbi, i cili është njohës i mirë i lojtarëve dhe i strukturës së skuadrës, do të përpiqet të kthejë ekipin në rrugën e suksesit pas një periudhe të vështirë me Maganin.

Klubi shpreh besim në aftësitë e Shkëmbit dhe shpreson që ai të sjellë rezultatet e shumëpritura nga tifozët.

Shkëmbi iku nga Tirana pak muaj më parë ku i la vend pikërisht Gugash Maganit me synimin për të ndryshuar situatën, që pavarësisht historisë së madhe këtë sezon përballet me vështirësi te shumta, që vënë në dyshim të madh mbijetesën. Por as Magani nuk ja doli duke dhënë dorëheqjen nga Tirana pas humbjes së thellë 0-4 kundër Egnatias.

Tirana aktualisht ndohet në vendin e parafundit me 18 pikë, 2 më shumë se Skëndërbeu i vendit të fundit ku ekipi kryeqytatas ka koleksionuar 2 fitore 12 barazime dhe 7 humbje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dorëheqja e Maganit, Tirana rikthen në pankinë ish-trajnerin appeared first on Euronews Albania.

❌
❌