Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tetë vjedhje për bukën e gojës, mbi 11 vjet burgim – rrëfim i çuditshëm i 42-vjeçarit nga burgu i Dubravës

30 July 2025 at 23:10

Burim Kastrati, 42-vjeçar nga Gjilani, i dënuar me 11 vjet e 1 muaj burg për tetë raste vjedhjeje, thotë se i hyri rrugës së krimit për të siguruar bukën e gojës.

Në një rrëfim për emisionin “Prapa Grilave” në TV Dukagjini, ai tregon se skamja dhe mungesa e përkrahjes familjare e shtynë drejt vjedhjeve, kryesisht të kabllove dhe hekurave nga objekte të braktisura.

“Krejt për hekura e kablla jam në burg, as 1 mijë euro vlerë s’kanë pasë. Po e mbaj këtë dënim që 9 vjet. Skamja më ka shty, kam pasë vetëm një social prej 60 eurove, e gruan të sëmurë me diabet”, thotë Kastrati.

Ai rrëfen se ka hyrë në vjedhje pa maskë, pa armë, e gjithmonë i vetëm, ndërsa mohon të ketë rrezikuar ndonjë familje.

Edhe pse është arrestuar disa herë, thotë se nuk i ka mjaftuar pendesa pa hyrë në burg.

“Më ka përmirësu burgu. Tash jam më i pjekur, e kam kuptu që nuk ia vlenë me hy në atë rrugë. Puna qoftë dhe për 200 euro është më mirë se me kalbë në burg”.

Ai kritikon Policinë e Gjilanit për raportet që, sipas tij, ia kanë vështirësuar të drejtën për fundjavë jashtë burgut.

“Raportin për vikend e jep Dubrava, jo Policia e Gjilanit. S’kanë pse më nxijnë me të kaluarën time”.

Kastrati, tash gjysh, falënderon bashkëshorten për durimin gjatë gjithë kësaj kohe dhe u bën thirrje të rinjve të largohen nga rruga e vjedhjes:

“Mos hyni në krim për asnjë çmim. Punoni, ecni përpara, se jeta në burg është e rëndë. Unë humba 11 vjet – nuk ia vlenë”.

The post Tetë vjedhje për bukën e gojës, mbi 11 vjet burgim – rrëfim i çuditshëm i 42-vjeçarit nga burgu i Dubravës appeared first on Telegrafi.

“Lëndë narkotike, pesë telefona me kartelë”, parandalohet futja e kontrabandës në burgun e Dubravës

30 July 2025 at 13:59

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndërmarrë një aksion të suksesshëm parandalues kundër një tentative për futje të kontrabandës në zonën sterile të Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se pas pranimit të informacioneve proaktive dhe organizimit operativ në bashkëpunim me Njësinë e Inteligjencës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, në koordinim dhe nen organizimin e Departamentit për Siguri të Qendrës Korrektuese të Dubravës, është realizuar një bastisje e menjëhershme.

Tutje në postim thuhet se gjatë kontrollit janë zbuluar pesë qese të zeza, të mbështjella dhe të izoluara me izolir të tejdukshëm.

“Qeset janë lokalizuar dhe brenda tyre janë gjetur:  lëndë e dyshuar narkotike e ndarë në disa njësi, me peshë të përgjithshme prej 98 gramësh (me mbështjellës); pesë telefona të markës Samsung, prej të cilëve njëri kishte SIM kartelë të vendosur të operatorit IPKO, si dhe dy SIM kartela të papërdorura të të njëjtit operator”, thuhet në postim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në postim ky operacion është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Njësisë së Inteligjencës, Departamentit të Sigurisë së QK Dubravë dhe zyrtarëve përgjegjës të sigurisë, dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës për të parandaluar çdo përpjekje për futjen e kontrabandës dhe për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar brenda institucioneve korrektuese. /Telegrafi/

The post “Lëndë narkotike, pesë telefona me kartelë”, parandalohet futja e kontrabandës në burgun e Dubravës appeared first on Telegrafi.

Gërmime në Dubravë, Haliti: Nuk gjenden mbetje mortore

21 June 2025 at 23:55

Në burgun e Dubravës u kryen gërmime dyditore në tri pika të dyshuara për mbetje mortore, por nuk u gjet asnjë dëshmi.

“Ky lokacion tash për tash konsiderohet i mbyllur”, tha ushtruesi i detyrës së drejtorit të IML-së, Ditor Haliti.

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka urdhëruar që të kryhen gërmime në tri pika të dyshimta brenda oborrit të burgut të Dubravës, bazuar në dëshminë e një personi që ka pretenduar se aty mund të ndodhen mbetje mortore të një personi të zhdukur.

“Për dy ditë me radhë kemi kontrolluar këto pika dhe, për fat të keq, nuk kemi hasur në asnjë mbetje kockore me origjinë njerëzore, apo në ndonjë gjurmë tjetër që mund të na çonte drejt zbulimit të ndonjë individi të zhdukur gjatë luftës. Për momentin, ky lokacion konsiderohet i mbyllur”, tha për RTK ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti.

Mes tjerash ai tha se një nga sfidat kryesore në procesin e kërkimit të të pagjeturve është mungesa e informatave të sakta dhe të besueshme.

The post Gërmime në Dubravë, Haliti: Nuk gjenden mbetje mortore appeared first on Telegrafi.

Gavrillo Millosavleviç lirohet nga akuza për krime në burgun e Dubravës më 1999

16 June 2025 at 15:16

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar të hënën serbin Gavrillo Millosavleviqin, të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Gjykatësi Vesel Ismaili ka deklaruar se nuk është vërtetuar se i dyshuari – në cilësinë e zyrtarit në burgun e Dubravës – e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej, dhe kështu i është ndërprerë edhe masa e paraburgimit, ka raportuar mediumi i specializuar për fushën e sundimit të ligjit në Kosovë, Betimi për Drejtësi.

Atij i ishte ngritur aktakuza më 29 nëntor të vitit 2023 dhe në të përmendej se Millosavleviq, bashkë me disa persona tjera, kishte vrarë, rrahur, maltretuar dhe torturuar të burgosurit civilë shqiptarë.

Sipas aktakuzës, ai kishte qenë pjesë e grupit të ushtarëve serbë, të cilët kishin gjuajtur në drejtim të të burgosurve me mitralozë, mortajë dhe armë tjera, në një operacion të nisur më 22 maj 1999 deri më 24 maj 1999, si pasojë e të cilit ishin vrarë 109 të burgosur.

Në shkurt të vitit 2024, nga akuza për krime lufte ishte liruar edhe serbin tjetër Zllatan Arsiniqi, i cili akuzohej se me pjesëtarë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare në kohë lufte, kishte marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të banorëve të Kamenicës.

Fondi për të Drejtën Humanitare pati vlerësuar në rastin e Arsiniqit se trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë, kishte mbajtur proces të drejtë gjyqësor.

Në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë besohet se janë vrarë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Të pagjetur, edhe sot e kësaj dite, mbeten mbi 1.600 persona – shumica prej të cilëve shqiptarë. REL/

The post Gavrillo Millosavleviç lirohet nga akuza për krime në burgun e Dubravës më 1999 appeared first on Sot News | Lajme.

Masakra në Burgun e Dubravës, i akuzuari Milosavleviq thotë se emrin e Ukshin Hotit e dëgjoi për herë të parë nga dëshmitarët

21 May 2025 at 19:04

Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari për krime lufte Gavrilo Milosavleviq, gjatë dhënies së mbrojtjes tha se në burgun e Dubravës ka qenë i punësuar vetëm si staf civil dhe se për ngjarjet atje kuptoi në fund të vitit 1999. 

Në këtë rast, Gavrilo Milosavleviq në cilësinë e gardianit në burgun e Dubravës po akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile.

Milosavleviq deklaroi para trupit gjykues se asnjëherë nuk ishte i uniformuar. Tha se pozita e tij në Burgun e Dubravës ishte referent evidencës amë për personat e dënuar.

Asnjëherë gjatë punës nuk kamë bartë uniformëkam qenë person civil në shërbimin juridik të Dubravës”, tha Milosavleviq.

Sipas Milosavleviq, gjatë kërkimit të të dhënave për nënën e tij të zhdukur në ueb-sajtin e Natasha Kandiqit, kishte kuptuar se në Dubravë ishin vrarë 109 persona. Tha se krejt këtë e kishte kuptuar pas luftës kur ishte larguar nga Kosova, dhe se informatat në atë ueb-sajt ishin të cekëta.

Kur kam dëgjuar së pari për ngjarjen, kam kuptuar në ueb-sajtin e saj për ngjarjet e Dubravës, duhet të ketë qenë fundi i 99ës”, tha Milosavleviq.

I pyetur se si erdhi deri te arrestimi i tij, i akuzuari deklaroi se ndodhi kur kishte ardhur në Kosovë për të nisur kthimin e pronës që e kishte në pronësi nëna e tij.

“Kam nisë për kthimin e pronës së saj dhe gjatë tërë kohës së ardhjeve të mia unë nuk kam pasur probleme, askush nuk më ka arrestuar as shpallë për kriminel lufte. Në atë moment që kam ardhë tek personi i cili ka jetu 20 vite në banesën e nënës sime dhe kam kërku të largohet, më kanë thënë nxjerre listën poseduese, ka qenë më 1 dhjetor 2022..Unë e kam pasur fletën poseduese“, tha ai.

Milosavleviq deklaroi se kur kishte bashkuar dokumentet e nevojshme, atëherë e kanë arrestuar.

Prokurori Kastriot Memaj e pyeti të akuzuarin nëse dinte se a ka qenë në burgun e Dubravës edhe Ukshin Hoti. Por, Milosavleviq u shpreh se këtë e kishte kuptuar nga dëshmitarët që dëshmuan kundër tij.

Për Ukshin Hotin herën e parë kam dëgjuar kur dëshmitarëqë dëshmojnë kundër meje kanë dhënë dëshmi në Prokuroriatëherë kam dëgjuar për herë të parë për këtë emër”, deklaroi Milosavleviq.

Sipas aktakuzës së ngritur më 29 nëntor 2023, thuhet se Gavrilo Milosavlevq në cilësi të zyrtarit në Burgun e Dubravës në bashkëkryerje me persona të tjerë kishte aplikuar masa represive të vrasjes, rrahjes, maltretimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzor ndaj të burgosurve civilë shqiptarë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, në bashkëkryerje me njësitë policore serbe, Milosavleviq kishin kryer vrasjen masive të të burgosurve shqiptarë, me ç’rast në ditën e incidentit kishin urdhëruar që në oborrin e burgut të dalin 1 mijë të burgosur të vendi i quajtur “Fusha e Sportit”, me pretekstin se do t’i numëronin të burgosurit dhe do t’i dërgonin në ndonjë vend tjetër më të sigurt për t’i mbrojtur të burgosurit nga bombardimet e NATO-s.

Tutje, në aktakuzë thuhet se menjëherë pas rreshtimit të të burgosurve, ushtarakët serbë kishin gjuajtur në drejtim të të burgosurve me mitraloz, mortajë dhe armë të tjera dhe se ky operacion i vrasjes i cili kishte filluar nga 22 maj 1999 dhe kishte zgjatur deri më 24 maj 1999, ku si rezultat i këtyre sulmeve kishin mbetur të vrarë 109 të burgosur.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Milosavleviq në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë ushtarak serbë, kishin shkuar thuajse çdo ditë nëpër pavijonet e Burgut të Dubravës, konkretisht në pavionin “B” dhe “C”, duke i rrahur në mënyrë mizore dhe çnjerëzore të burgosurit civilë shqiptarë.

Në aktakuzë përmendet se si disa roje kishin shkuar edhe në qelinë ku ishte i vendosur edhe Ukshin Hoti, Gani Baliu, Skender Gashi, Mehmet Memqaj, dhe Shkelqim Zllanoga, ku të njëjtëve u kishin fikur dritat fillimisht dhe pastaj ju kishin drejtuar me fjalët Ukshin Hotit “ Profesor sherri juaj po na ndodhin bombardimet e NATO-s”, duke e ofenduar dhe sharë gjatë gjithë kohës, sa që në një moment thuhet se rojet kishin kapur për fyti Shkelqim Zllanogën ku thuajse ia kishin ndalur frymëmarrjen.

Për këto veprime i akuzuari Milosavleviq akuzohet se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsi civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje ” LP i RSFJ-së “) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale. /Betimi per Drejtesi/

The post Masakra në Burgun e Dubravës, i akuzuari Milosavleviq thotë se emrin e Ukshin Hotit e dëgjoi për herë të parë nga dëshmitarët appeared first on Telegrafi.

Një i burgosur 20-vjeçar dhunohet seksualisht në burgun e Dubravës

27 November 2024 at 17:32

Një i burgosur 20-vjeçar është dhunuar seksualisht nga dy të burgosur të tjerë në burgun e Dubravës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në dhomën ku viktima ndodhej së bashku me dy personat e tjerë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai ka deklaruar se incidenti ka ndodhur javën e kaluar dhe është raportuar vetëm disa ditë më vonë.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar, është raportuar këto ditë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, ndërsa prokurori i shtetit ka kërkuar që të kryhet ekzaminimi mjekësor. Jemi në pritje të raportit për të ndërmarrë veprime të mëtejshme,” ka deklaruar Nikçi.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunim’ dhe do të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore./Telegrafi/

The post Një i burgosur 20-vjeçar dhunohet seksualisht në burgun e Dubravës appeared first on Telegrafi.

Masakra në Burgun e Dubravës, rrëfimi i ish të burgosurit se si ishin urdhëruar t’i ngarkonin kufomat në kamionë

31 October 2024 at 18:29

Në seancën gjyqësore ndaj Gavrilo Milosavleviq, i akuzuar për masakrën në Burgun e Dubravës është dëgjuar një dëshmitar.

Milosavleviq po akuzohet se në cilësi të zyrtarit në Burgun e Dubravës, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, kishte aplikuar masa represive të vrasjes, rrahjes, maltretimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore ndaj të burgosurve civilë të nacionalitetit shqiptar.

Dëshminë para trupit gjykues në seancën e datës 31.10.2024 e dha dëshmitari Skender Rracaj.

Ai gjatë rrëfimit të tij deklaroi se në Burgun e Dubravës kishte shkuar në janar të vitit 1999 dhe kishte qenë i izoluar në pavijonin C, dhe kishte qëndruar deri më datë 19 maj, kur kishin filluar bombardimet e NATO-s.

Dëshmitari deklaroi se në mëngjesin e datës së 19 majit iu ishte bërë thirrja që të dalin në fushë dhe pasi ishin rreshtuar kishin filluar gjuajtjet me armë dhe si pasojë e kësaj kishin mbetur disa persona të vrarë.

“Më 19 maj në ora 06:00  të mëngjesit, kur na kanë bërë thirrjen me dalë në fushë, ku na kanë thënë se nuk ka kushte për me nejt, na kanë thirrë me karaull e cila i bjen kah bjeshkët e Istogut, aty na kanë bë thirrje m`u afru me afër karaulles për arsye me na numëru. Jemi bo të gjithë rresht, me të afruar afër karaulles, kanë fillu me gjuajt me armë të ndryshme ku kanë mbetur të vrarë 168 persona. Gjuajtjet kanë ardhur nga të gjitha anët, ka pasë gjuajtje edhe nga jashtë murit të burgut”- deklaroi dëshmitari Skender Rracaj.

“Pas asaj kemi bo na tërheqje ku jam kanë vet i plaguar në këmbën e majtë edhe jemi shku në objekte ku kemi mujt m`u strehu… prej asaj date deri më datë 24 maj vrasjet dhe maltretimet nuk janë ndalë për neve”- shtoi tutje dëshmitari Rracaj.

Rracaj deklaroi se plumbat kishin ardhur nga drejtimi i karaullës dhe i akuzuari Gavrilo Milosavleviq kishte qenë prezent.

“Aty ka pasë plot njerëz, në mesin e tyre ka qenë edhe akuzuari, tash këtu, i cili ka qenë në krahun e majtë të karaullës me pushkë automatike dhe me bomba dore ka gjuajt në drejtim tonin”- deklaroi dëshmitari Rracaj.

Në pyetjen e prokurorit Ilir Morina, se a e kishte parë të akuzuarin Milosavleviq para ditës së incidentit: “Gavrilon e kam pa prej datës kur kam shku në janar, nuk e di a 16 janar sa ka qenë data saktë, direkt nuk e kam pa, por e kemi përcjellë gjatë ardhjes në pavijonin C, ku i ka maltretuar shokët tanë dhe i ka rreh me grupin e vet”- u përgjigj dëshmitari Rracaj.

Dëshmitari Rracaj tutje shtoi se të akuzuarin e kishte parë 3 herë, një herë para bombardimeve të NATO-s , herën e dytë në karaulle, ndërsa herën e tretë i kishte detyruar të burgosurit kur ishin tërhequr nga Burgu i Dubravës t’i bartnin kufomat me datë 24 maj.

“Janë ardhë autobusët dhe kamionët te hyrja e burgut edhe na kanë bërë thirrje me dalë jashtë. Jemi dalë jashtë murit të burgut, aty jemi taku me të akuzuarin dhe shokët e tij, ku të vrarët kishin qenë një mbi një te dalja e objektit të burgut”.

“Aty na ka obligu i pandehuri që është këtu me shokët e vet që u kanë m`i ngarku kamionët, pasi e kemi kry atë ngarkim na kanë detyru me hip në autobusë , ne kemi qenë 10-15  veta qysh kemi qëllu”- deklaroi dëshmitari Rracaj gjatë rrëfimit të tij.

I pyetur se a i kujtohej sa kufoma kishin qenë: “Nuk më kujtohet, përafërsisht 20 kufoma kanë qenë me një vend. Po ka pasë shumë vende ku ka pasë të vrarë… i gjithë burgu ka qenë i mbushur me kufoma… Gavrilon e kam njohur të tjerët kanë qenë të maskuar”- u përgjigj dëshmitari Rracaj.

Dëshmitari deklaroi se në gjuhën serbe ishin obliguar t`i ngarkonin kufomat në kamion.

“Na kanë thënë që të vetmit ju keni mbetë në Kosovë, të tjerët i kemi çu në Shqipëri në Maqedoni edhe juve kemi me ju kry qetash… na kanë hipur nëpër autobusë na kanë çu në drejtim të Istogut dhe na kanë ndalë të shkolla ‘Bajram Curri’, na kanë torturu me orë të tëra fizikisht, dhe na kanë çu në drejtim të Lipjanit”- deklaroi dëshmitari Rracaj

Dëshmitari deklaroi se Gavrilon e kishte parë në ditën e pushkatimit në fushën e sportit duke gjuajtur në të burgosurit.

Tutje, dëshmitari për pseudonimin e të pandehurit tha se i kujtohej se në burg e kanë thirrur “Gagi”.

Dëshmitari tutje, tha se i kujtohej se në mëngjesin e 19 majit e kishte dëgjuar urdhrin për gjuajtje të thënë në gjuhën serbe: “Palite iz svog naoružanja koje imate”- “me të gjitha armët që i keni pranë”- shtoi tutje dëshmitari Rracaj.

Pas marrjes në pyetje nga ana e prokurorit, mbrojtësi i të akuzuarit Milosavleviq, avokati Dejan Vasiq, propozoi që seanca e sotme të ndërpritet, pasi që nuk janë përgatitur për të marrë në pyetje dëshmitarin Skender Rracaj. Kjo pasi që nuk e kanë ditur që ky dëshmitar do të dëshmojë gjatë seancës së sotme dhe propozoi që të caktohet datë tjetër për marrjen në pyetje të dëshmitarit Skender Rracaj.

Propozimin e avokatit Vasiq për ndërprerjen e seancës e aprovoi trupi gjykues.

Seanca e sotme u ndërpre, ndërsa seancat e tjera lidhur me këtë çështje penale janë caktuar për data tjera.

Kjo çështje penale po gjykohet nga Vesel Ismajli – kryetar, anëtarët Arben Hoti dhe Kujtim Krasniqi.

Aktakuza ndaj të pandehurit Gavrilo Milosavleviq ishte ngritur më 29.11.2023, ndërsa shqyrtimi fillestar ishte mbajtur më 07.12.2023.

Gjatë shqyrtimit fillestar i akuzuari Milosavleviq pas leximit të aktakuzës nga Prokuroria kishte deklaruar se e ka kuptuar veprën për të cilën po akuzohet mirëpo kishte deklaruar se nuk ndihet fajtor.

Çfarë thotë dosja e Prokurorisë?

Sipas dosjes së Prokurorisë, në periudhën kohore 1998-1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë, i pandehuri Gavrilo Milosavleviq në cilësi të zyrtarit në Burgun e Dubravës individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë kishte aplikuar masa represive të vrasjes, rrahjes, maltretimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore ndaj të burgosurve civilë të nacionalitetit shqiptar.

Sipas aktakuzës, Gavrilo Milosavleviq në bashkëkryerje me njësitë policore serbe kishin kryer vrasjen masive të të burgosurve shqiptarë, me ç’rast në ditën e incidentit kishin urdhëruar që në oborrin e burgut, i njohur si fusha e sportit”, të dalin 1 mijë të burgosur, me arsyetimin se do t’i numëronin të burgosurit dhe do t’i dërgonin në ndonjë vend tjetër më të sigurt për t’i mbrojtur të burgosurit nga bombardimet e NATO-s.

Tutje, sipas aktakuzës, menjëherë pas rreshtimit të të burgosurve njësitë policore serbe i kishin gjuajtur me të gjitha llojet e armëve, si “Kallashnikov”, mitraloz, mortajë dhe armë të tjera, kurse nga mbrapa murit të burgut me granata dore.

Nga ky operacion i vrasjes, i cili kishte filluar nga 22.05.1999 dhe kishte zgjatur deri me 24.05.1999, si rezultat i këtyre sulmeve kishin mbetur të vrarë 109 të burgosur dhe 108 të burgosur kishin mbetur të plagosur.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Milosavleviq në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë ushtarakë serbë kishin shkuar thuajse çdo ditë në pavijonet “B” dhe “C” (pavijonet e Burgut të Dubravës), duke i rrahur në mënyrë mizore dhe çnjerëzore të burgosurit civilë shqiptarë, duke i ofenduar dhe maltretuar fizikisht dhe psiqikisht, pa ndonjë arsye, vetëm për faktin se ishin shqiptarë.

Për këto veprime, i akuzuari Gavrilo Milosavleviq akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale – krim i luftës kundër popullsisë civile.

Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera edhe në luftërat në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe në Kroaci.

Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më 11.03.2006 në qeli teksa po mbahej në paraburgim.

Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni në link./Kallxo.com

The post Masakra në Burgun e Dubravës, rrëfimi i ish të burgosurit se si ishin urdhëruar t’i ngarkonin kufomat në kamionë appeared first on Telegrafi.

Jeta dhe mundësitë në pavijonin e Burgut të Dubravës, në të cilin mbahen të dënuarit për terrorizëm

30 October 2024 at 23:21

Të dënuarit për terrorizëm të cilët mbahen në Burgun e Dubravës kanë mundësinë të ndjekin një trajtim shumë specifik. Përmes këtij trajnimi zhvillohen programe edukimi dhe ri-socializimi, program ky që është adoptuar në Burgun e Dubravës për të menaxhuar të dënuarit që vuajnë dënimin për veprat penale të terrorizmit.

Në një ndërtesë disa katëshe në Dubravë e cila ka kapacitet për të strehuar rreth 50 të burgosur, jetojnë 10 të dënuar për terrorizëm.

Ata janë burgosur për ngjarje të ndryshme dhe gjatë qëndrimit kanë mundësi interesante për të kaluar kohën dhe për të marrë trajnime profesionale.

Afër qendrës është biblioteka, salla e sportit dhe kurset profesionale të cilat mund t’i ndjekin të dënuarit.

Vite më parë Shërbimi Korrektues i Kosovës vendosi që të ndajë të burgosurit për terrorizëm në një hapësirë të veçantë, në të cilën ata ndjekin programet e dizajnuara veçanërisht për trajtimin e tyre.

Trajtimi realizohet nga një program të dizajnuar enkas në të cilin janë përfshirë psikologu i burgut, psikiatri dhe punonjësi social i burgut.

Përgjegjësit e burgut konfirmojnë se programet janë tërësisht vullnetare dhe të burgosurit vendosin me vullnetin e tyre për të qenë ose jo pjesë e trajtimeve që ofrohen.

Qendra Korrektuese e Dubravës është burg i tipit të mbyllur e cila ofron mbajtjen e të burgosurve të cilët janë të dënuar nga 3 muaj deri në 15 vite dënim me burgim.

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës momentalisht janë të vendosur 10 të dënuar me burgim për vepra penale që kanë të bëjnë me terrorizmin.

Kjo qendër sipas zyrtarëve të këtij institucioni ka kapacitete në korrektimin e më shumë se 30 personave të dënuar për terrorizëm.

Brenda institucionit janë gjithsej 9 objekte të cilat njihen si pavijone, ndërsa në njërin prej pavijoneve mbahen të dënuarit për vepra penale të terrorizimit.

“Ne e kemi edhe një pavijon të ndarë nga të tjerët që i kemi  vendosur personat e dënuar për terrorizëm dhe ekstremizëm qysh prej vitit 2017”, thotë Sami Gashi, drejtori i burgut.

Menaxhimi i zemërimit, sipas Muhamet Dervishajt, punëtor social që punon direkt me të burgosurit, është një program në të cilin kalon një i burgosur, në të cilin mbahen seanca e trajtohen problemet dhe në fund një person certifikohet nëse ka rezultate të kënaqshme apo jo.

Përmes këtij trajnimi qëllimi është që të përkrahen të dënuarit me arsyen e përballimit të situatave konfliktuoze në mënyrë sa më të lehtë.

Përmes këtij programi synohet që të përmirësohen sjelljet e të burgosurit për të ardhmen e tij pas përfundimit të dënimit, të përballen dhe të pranojnë gabimet të cilat i kanë bërë.

“Faza e fillimit ose faza e pritjes është fazë e psikologut ndërsa mbajtja e dënimit dhe faza para lirimit është fazë e zyrtarëve social, ku krejt fokusi ynë është që ata me i çu drejt shkëputjes nga radikalizmi“, thotë zyrtari social, Muhamet Dervishaj.

Një person i dënuar gjatë vuajtjes së dënimit mund që të ushtrojë veprimtari të ndryshme prej të cilave mund të përfitoj duke u certifikuar në fusha përkatëse.

Certifikimi i një të burgosuri mund të bëhet si gjellëbërës, kuzhinier, furrtarë, saldues, hidroinstalues, elektricist, zdrukthëtar, ndërtimtar dhe të tjera.

Përpos objekteve në të cilat mbahen të burgosurit, kjo qendër përcillet edhe me objekte të cilat janë si shkolla, teatro, salla të sportit dhe punëtoritë të cilat të burgosurit mund t`i shfrytëzojnë që të punojnë. Në mesin e programeve është edhe ndjekja e shkollimit në shkollat profesionale dhe pajisja me diploma për ë dënuarit.

Të dhënat e SHKK-së tregojnë që pjesa më e madhe e të burgosurve të dënuar për terrorizëm janë kthyer në jetën normale dhe nuk janë ri-arrestuar.

Në programet e trajnimit sipas SHKK-së ka pasur edhe kurse për saldues dhe mekanik të cilat u kanë ndihmuar të burgosurve që në ditët e para të daljes nga puna të nisin punën jashtë burgut.

Madje zyrtarët përmendin dy raste të suksesit kur të burgosurit kanë nisur bizneset e tyre të cilat janë financuar nga programe të përkrahura nga  donatorët. /Kallxo.com/

The post Jeta dhe mundësitë në pavijonin e Burgut të Dubravës, në të cilin mbahen të dënuarit për terrorizëm appeared first on Telegrafi.

❌
❌