Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shkëlqeu sezonin e fundit, Parma kërkon sulmuesin e Kombëtares Shqiptare

By: Ardit
7 July 2025 at 10:41

Sulmuesi Cristian Shpendi (22 vjeç) po shkëlqen në Serie B me fanellën e Cesenas, ku ka shënuar 11 gola në sezonin e fundit. Performancat e tij pozitive nuk kanë kaluar pa u vënë re, teksa së fundmi interes për shërbimet e tij ka shfaqur edhe klubi i Parmës. Sipas raportimeve nga “Parma Gazette”, skuadra e […]

The post Shkëlqeu sezonin e fundit, Parma kërkon sulmuesin e Kombëtares Shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Shpendi drejt Serisë A, zbulohen 3 klubet që e kërkojnë

By: armand
3 June 2025 at 16:16

E ardhmja e Cristian Shpendit mund të jetë në Serinë A. Sipas raportimeve nga Italia, janë tre klube që duan shërbimet e shqiptarit. Bëhet fjalë për Bolognan, Torinon dhe Fiorentinën. Këto klube janë në kërkim të një sulmuesi në merkato dhe kanë hedhur sytë nga “bomberi” i Cesenas. Skuadra bardhezi dështoi të ngjitet në elitë […]

The post Shpendi drejt Serisë A, zbulohen 3 klubet që e kërkojnë appeared first on BoldNews.al.

Cristian Shpendi nderohet me çmim në Itali

By: admin
19 March 2025 at 08:00

Mbrëmjen e së hënës së 17 marsit, u zhvillua edicioni i tetë i Gran Galà dello Sport, një event prestigjioz ku mes protagonistëve ishte edhe futbollisti i Cesenas, Cristian Shpendi.

Sulmuesi shqiptar u vlerësua me çmimin kushtuar kujtimit të Gianni Di Marzio-s.

Cristian Shpendi e mori çmimin nga duart e gruas së Gianni Di Marzio, Tucci dhe djalit të tij, Gianluca, të pranishëm në eveniment.

“Jam i nderuar që marr këtë vlerësim, sepse i di vlerat e personit të cilit i është kushtuar. Gianni Di Marzio është pjesë e historisë së futbollit italian dhe, për shkak të vlerave që kanë karakterizuar karrierën e tij, për mua ai sigurisht që përfaqëson një shembull për të më frymëzuarm ka deklaruar Shpendi”.

The post Cristian Shpendi nderohet me çmim në Itali appeared first on Albeu.com.

Shpendi sot vlen 6 milionë/ Rritje “meteorike” e sulmuesit të Shqipërisë U21, klube si Juventus apo Fiorentina e duan që në janar

30 December 2024 at 21:56

Edhe një legjendë si Robert Levandovski vlente më pak në moshën e tij.

Kristian Shpendi ka arritur në 6 milionë euro vlerë të kartonit, në një ngjitje prej 50 për qind në vetëm dy muaj.

Sulmuesi I Shqipërisë U21 vlente nga ana profesionale 4 milionë euro në 15 tetor, ndërsa që nga data 23 dhjetor ka kaluar në një nivel tjetër.

Ngjitja e vlerës së kartonit të tij është vërtet meteorike, pasi në një vit kalendarik ka njohur trefishim, pra që nga 21 dhjetori I 2023-të, kur I jepeshin vetëm 2 milionë euro.

Shpendi gjithsesi e ka merituar të gjithë këtë, ndërsa Levandovski kur ishte 21 vjeç e kishte vlerën e kartonit 4.5 milionë euro, pra 1.5 milionë euro më pak se ai.

Sulmuesi kuqezi u shpall Këpuca e Argjendit e Serisë C italiane për sezonin e kaluar, duke shënuar 20 gola, po aq sa Jakopo Murano dhe vetëm një më pak sesa Këpuca e Artë, Kosimo Patierno, të cilët ishin 13 e 14 vjet më të mëdhenj se ai.

Këtë edicion, Shpendi është shënuesi më I mirë I Serisë B, gjithnjë me Çezenën, me 10 rrjeta në 16 ndeshje.

Nuk është habi që emra të rëndësishëm të Serisë A, si Juventus apo Fiorentina I duan shërbimet e tij, madje që tani në janar.

Janë të gjitha mundësitë që kartoni I tij të shitet për shumë më tepër sesa vlerësohet tani, ndoshta edhe për 10 milionë euro apo më tepër. /abcnews.al

Shpendi mungon një muaj/ Sulmuesi i Shqipërisë U21 me dëmtim serioz, sipas analizave kthehet gjysmën e dytë të janarit

17 December 2024 at 19:56

I shpëtoi më të keqes, por nuk do të kthehet aq shpejt.

Kristian Shpendi duhet të durojë një fazë rikuperimi prej rreth një muaji pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e kaluar në Serinë B italiane.

Sulmuesi I Shqipërisë U21 doli nga loja në që në pjesën e parë në sfidën e Çezenës ndaj Kozencës, dhe tashmë ai ka kaluar edhe analizat që kanë përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Futbollisti 21-vjeçar nuk ka thyerje të kockës, por ka dëmtim në muskulin e poshtëm të këmbës së majtë.

Parashikimet janë që Shpendi mund të kthehet në fushë në gjysmën e dytë të janarit, ndonëse nuk dihet saktësisht se kur do të jetë gati.

Lojtari I Shpresave do të humbasë ndeshjen e Çezenës ndaj Atalantës në Kupën e Italisë këtë të mërkurë, si dhe sfidën e Serisë B ndaj Kremonezes në 30 dhjetor.

Ndërkaq, disa nga klubet e mëdha në Itali, si Fiorentina e Napoli, kërkojnë shërbimet e Shpendit, ndërsa në lojë duket se ka hyrë Juventusi dhe interesim ka edhe nga Anglia.

Nuk dihet se cila do të jetë zgjedhja e tij, por e sigurt është që do të mbyllë sezonin në Serinë B me Çezenën.

Aktualisht, Kristian Shpendi është shënuesi më I mirë I kampionatit me 10 gola, ndërsa edicionin e kaluar u shpall Këpuca e Artë e Serisë C. /abcnews.al

Shpendi drejt hapit të madh/ Për sulmuesin shqiptar interesohet gjigandi i Europës

By: Ke Si
16 December 2024 at 17:38

Cristian Shpendi po kalon momentin e tij më të mirë me skuadrën e Cesenës në Ligën e dytë të Italisë, teksa mban dhe kreun e golashënuesve më të mirë të këtij sezoni.

Falë paraqitjeve mbresëlënëse, interesimet nuk kanë munguar në drejtim të tij, teksa flitet se Juventus mund të bëj një përpjekje për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Në vitin e tij të parë në kategorinë e dytë, futbollisti i lindur në Ankona nga prindër shqiptarë po bën diferencën dhe ideja e klubit torinez është ta blejë atë në janar dhe ta përfshijë në skuadrën e Juventusit që nga vera e ardhshme.

/E.S

E bujshme/ Gjigandët e Seria A kërkojnë Kristian Shpendin

By: Ardit
16 December 2024 at 12:20

Juventus vijon sezonin me ulje ngritje të forta, “X” kundër Venezia-s është pasqyra më e qartë, një barazim 2-2 që “djeg” jo pak. “Zonja e Vjetër” ishte një nga ekipet më aktive përpara këtij sezoni, gjatë merkatos së verës, por me sa duket drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend të ndalen duke parë edhe emergjencën […]

The post E bujshme/ Gjigandët e Seria A kërkojnë Kristian Shpendin appeared first on BoldNews.al.

Shpendi dëmtohet, largohet i përlotur nga fusha

By: admin
14 December 2024 at 17:31

Një pasdite e pafat për golashënuesin më të mirë aktualisht në Serinë B, Cristian Shpendi. S

Sulmuesi 21-vjeçar i Cesena-s u detyrua të largohej i përlotur nga fusha e lojës në Orogel Stadium në minutën e 28-të të ndeshjes ndaj Cosenza-s për shkak të një faulli të pësuar nga mbrojtësi kundërshtar Michael Venturi.

Lajm i keq, pra, në shtëpinë e Cesena-s, do të duhet të përballet me një mungesë të mundshme shumë e rëndësishme.

Shpendi i ka sjellë deri tani skuadrës së Miganit bukurinë e 10 golave ​​dhe një rekord personal të përkohshëm si golashënuesi më të mirë i turneut.

The post Shpendi dëmtohet, largohet i përlotur nga fusha appeared first on Albeu.com.

“Sirena” angleze për Shpendin/ Shënuesi më i mirë në Serie B protagonist edhe në merkato, Cesena e vlerëson 15 milionë euro

6 December 2024 at 16:13

Në kombëtaren e Shqipërisë nuk ka zënë ende një vend, por në Itali emri i tij vazhdon të përmendet me frekuencë shumë të lartë.

Kristian Shpendi ia ka lejuar këtë vetes me paraqitje dhe gola, në fakt shumë të tillë në këtë sezon, teksa te skuadra e tij Cesena është realizuesi më i mirë me 10 gola në 14 ndeshje, duke regjistruar statistika mbreslënëse për një futbollist 21 vjeçar, gjë që ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në Serie A dhe jo vetëm.

Fiorentina prej kohësh ndjek me interes ecurinë e sulmuesit, madje që në merkaton e janarit mund të prezantohet me një ofertë zyrtare, megjithatë mediat përtej Adriatikut vendosin në listën e pretendentëve edhe klube anglezë në PremierLeague dhe Championship.

Duke kuptuar se ka në dorë një “thesar”, Cesena i rinovoi kontratën, duke rritur ndjeshëm kërkesat e saj financiare dhe tashmë “Bardhezinjtë pretendojnë 15 milionë euro për kartonin e tij, megjithëse nga specialistët e “Transfermarkt”, ai vlerësohet 4 milion euro.

Por edhe me këtë shifër, Cesena do të bënte një biznes të mirë, duke patur parasysh se në vitin 2019, ende shumë të ri në moshë e bleu kartonin e Kristian Shpendit për vetëm 2500 euro nga amatorët e San Marino.

Sa i përket Kombëtares, sulmuesi ka luajtur vetëm me Shqipërinë U21, ndërsa ende nuk ka marrë një ftesë nga Sylvinho, që gjithsesi publikisht ka thënë se lojtari ndiqet me shumë interes. /abcnews.al

“Diamanti” Shpendi, talenti “kuqezi” më i kërkuari në Apenine

3 December 2024 at 18:22

Është me të vërtetë i veçantë dhe këtë e tregon ndeshje pas ndeshje.

Kristian Shpendi është kthyer në një lidër të vërtetë në sulmin e skuadrës së Cesena, teksa deri në këtë pikë të sezonit të tij debutues në Serie B ka arritur të shënojë plot 10 gola në 14 sfida, duke u kthyer në objektivin e merkatos të shumë prej emrave të njohur në Serinë A.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, Napoli, Atalanta, Torino dhe Fiorentina që tani kanë shfaqur interes konkret për futbollistin, por jo vetëm pasi përveç “gjigantëve” të Serie A shërbimet e tij i kërkojnë edhe Cagliari, Como e Lecce, ku Shpendi mund të ketë një vend të sigurtë titullari në formacionin bazë.

Më tej, sipas italianëve theksose se më pranë akordit me “Bardhezinjtë” e Cesena është Fiorentina, me “Violët” që janë të gatshëm të transerojnë edhe binjakun e Kristianit, Stivenin, i cili momentalisht është në huazim se skaudra e Carrerese, nga “Të Kaltërit” e Empoli.

Megjithatë, duket se “diamanti” i Cesena ka marrë një vendim bashkërisht me klubin, teksa nuk do të lëvizë në merkaton e janarit, pavarësisht ofertave për të, në mënyrë që të çojë deri në fund këtë sezon në Serie B, ku klubi deri tani e sheh veten në zonën e skuadrave që synojnë ngjitjen në elitën e futbollit italian dhe nëse do të arrihet një gjë e tillë Kristiani do të ishte i sigurt një rol si protagonist kryesor atje edhe pa pasur nevojë që të ndërrojë skuadër. /i.m /abcnews.al

“Fati nuk ishte në anën tonë në Nations League”, Duka: kemi lojtarë të rinj që premtojnë nga ekipet e moshave

28 November 2024 at 18:56

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ka folur për median italiane “SportItalia”, duke komentuar performancën e Kombëtares në grupin B1 të UEFA Nations League.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tha se grupi ishte i balancuar dhe i luftuar deri në sekondën e fundit, por Shqipëria nuk arriti atë që donte nga ky kompeticion.

Presidenti Duka foli edhe për lojtarët shqiptarë që luajnë në Itali; Berat Gjimshiti, Kristjan Asllani, Cristian Shpendi, Medon Berisha, dhe evidentoi disa nga talentet e së ardhmes që luajnë në ekipet Kombëtare të moshave.

Performanca e Kombëtares në UEFA Nations League? – Nuk mund të them se arritëm atë që donim. Në fakt, ishte një grup vërtet i balancuar, shumë i luftuar dhe si në asnjë grup tjetër, të katër skuadrat ishin në garë deri në sekondën e fundit të ndeshjes së fundit për vendin e parë apo të fundit. Ukraina ashtu siç u dënua të eliminohej me pikë edhe pse kishte 4 pikë të barabarta me vendin e parë të grupit në finalet e Euro 2024, u shpërblye këtë herë në Nations League me një pikë më shumë në Tiranë. Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Nations League. Duhet theksuar gjithashtu se kemi pasur shumë lojtarë të dëmtuar në çdo ndeshje.

Cristian Shpendi? – Cristian ka luajtur me ekipin Kombëtar U-21, ka qenë protagonist në një ndeshje të fituar me përmbysje kundër Rumanisë në kualifikuese, por tani është rritur akoma më shumë. Është në vëmendje të trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, por në ndeshjet e tetorit ishte i dëmtuar. Unë gëzohem shumë kur Cristian bën gola, por kur ato i bën për Kombëtaren shqiptare lumturohem.

Berat Gjimshiti? – Nuk ka dyshim se trajneri i Atalantës, Gasperini, ka ndihmuar shumë në rritjen e kapitenit Gjimshiti. Do të shkoja aq larg sa të thosha se rasti i tij është për rekord nëse shikoni rritjen sportive që ai ka pasur. Kur mendoj për nivelin e tij 5 apo 6 sezone më parë, mund të them se është përmirësuar shumë dhe se ka fituar shumë pjekuri. E kundërta është si djalë (qesh), gjithmonë ka qenë i njëjtë: njeri i mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur edhe për Atalantën. Ata po bëjnë një sezon të shkëlqyer në kampionat dhe në Europë, me Gjimshitin që është një nga liderët e padiskutueshëm të skuadrës së Bergamos.

Çfarë i rekomandoni Kristjan Asllanit? – Kristjan është një futbollist i madh e një djalë inteligjent. Megjithëse vetëm 22 vjeç, me të mund të bisedosh si me një të rritur. Është një djalë super i edukuar. Nëse para një viti kam menduar se ai duhet të kërkojë një klub tjetër për të marrë më shumë minuta, tani mendoj ndryshe. Ai duhet të vazhdojë te Interi, është momenti i tij. Është pjekur mjaftueshëm për të qenë titullar aty. Jam i sigurt që trajneri Inzaghi do t’ia japë këtë shans.

Futbollistët shqiptarë që do të rriten më shumë në vitet e ardhshme? – Kemi disa të rinj që premtojnë shumë në ekipet e moshave dhe jam shumë i bindur që do t’i shohim në nivele të larta. Tek ekipi Kombëtar U-17 mund të përmend portierin e Juventusit, Rafaele Huli, sulmuesin Gabriele Kulla të Sassuolos apo edhe sulmuesin tjetër të Juventusit, Arman Durmishi apo Sheji. Tek ekipi Kombëtar U-19 premtojnë shumë portieri i talentuar i Interit, Alain Taho, sulmuesit Flavio Sulejmani i Lazios, Ergis Arifi i Teutës dhe Xheto Joi Nuredini i Genoas. Ndërsa, tek ekipi Kombëtar U-21 ata që kanë spikatur janë mesfushorët Adrion Pajaziti e Feta Fetai, të cilët tashmë janë bërë pjesë edhe e Kombëtares A, dy vëllezërit Cristian dhe Stiven Shpendi, apo edhe portieri Simon Simoni dhe mesfushori Medon Berisha. /FSHF

Shpendi i “shkel syrin” Italisë/ Sulmuesi i Shqipërisë U21 pret një ftesë nga “Të Kaltërit”: E prisja një ftesë nga Shqipëria, më mbeti pak qejfi

28 November 2024 at 18:36

Është padyshim një I spikatur.

Nuk është pak të jesh shënuesi më I mirë qoftë edhe në Serinë B të Italisë, në moshën 21-vjeçare, dhe Kristian Shpendi ka krijuar interesim të madh rreth vetes.

Sulmuesi I Shqipërisë U21, që luan për Çezenën në ligën e dytë italiane, mund të mos jetë I disponueshëm për kombëtaren kuqezi.

Vetë ai, duke folur për median italiane, “Pianeta Biankonero”, shprehu pakënaqësi për trajnerin e përfaqësueses, Silvinjo.

Sinkron Shpendi

“Sinqerisht e prisja. Më mbeti pak qejfi. Po mbyllet një cikël dhe duket se Shqipëria ka një fazë ndërmjetëse. Gjithsesi, unë kam lindur në Itali dhe jam rritur në Itali. Kam nënshtetësi të dyfishtë. Italia nuk më ka thirrur kurrë, por nëse do të vinte një ftesë, edhe pse për momentin jam në kombëtaren e Shqipërisë, do ta mendoja patjetër”.

Kristian Shpendi ka shënuar 9 gola deri tani në Serinë B, duke qenë në vendin e parë në renditjen për Këpucën e Artë, ndërsa ishte më I miri edhe vjet në Serinë C.

Për Shqipërinë U21 ka 7 ndeshje në karrierë dhe një gol. /abcnews.al

Cristian Shpendi, i zhgënjyer nga Silvinjo: E prisja një ftesë. Italia? Do e mendoj

By: admin
27 November 2024 at 22:25

Cristian Shpendi, në një intervistë të dhënë në mediat italiane, nuk e ka fshehur zhgënjimin që nuk ishte pjesë e skuadrës kuqezi në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve.

“Kombëtare? Për momentin jam pjesë e skuadrës shqiptare, pavarësisht se e kam përfunduar karrierën me U21”.

“Të them të vërtetën, mendova se do të më thërriste kombëtarja shqiptare në dy ndeshjet e fundit, më erdhi keq që nuk ndodhi. Unë kam lindur dhe rritur në Itali dhe kam dy shtetësi, një telefonatë nga Italia nuk ka ardhur kurrë, por nëse do të më vinte, sigurisht që do e mendoj”.

Në lidhje me të ardhmen e tij, Shpendi u shpreh: “Kam lexuar lajmet që qarkullojnë për mua. Mund t’ju siguroj se nuk di asgjë, janë thjesht thashetheme që nuk më shqetësojnë”.

“Unë jam duke menduar për Cesena-n dhe e di që të vazhdoj këtu është rruga e duhur, edhe nëse nuk më takon mua të marr vendime të caktuara. Mendoj ndeshje pas ndeshja, duke e ditur se duhet të bëj më të mirën për veten time dhe mbi të gjitha për Cesena-n”.

The post Cristian Shpendi, i zhgënjyer nga Silvinjo: E prisja një ftesë. Italia? Do e mendoj appeared first on Albeu.com.

E ardhmja e sulmit “kuqezi”, Cristian Shpendi në radarët e “gjigantëve” italianë

22 November 2024 at 18:36

Është me të vërtetë i veçantë dhe këtë e tregon ndeshje pas ndeshje.

Kristian Shpendi është kthyer në një lidër të vërtetë në sulmin e skuadrës së Cesena, teksa deri në këtë pikë të sezonit të tij debutues në Serie B ka arritur të shënojë plot 8 gola në 12, duke u kthyer në objektivin e merkatos të shumë prej emrave të njohur në Serinë A.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, Napoli, Atalanta, Torino dhe Fiorentina që tani kanë shfaqur interes konkret për futbollistin, por jo vetëm pasi përveç “gjigantëve” të Serie A shërbimet e tij i kërkojnë edhe Cagliari, Como e Lecce, ku Shpendi mund të ketë një vend të sigurtë titullari në formacionin bazë.

Më tej, sipas italianëve theksose se më pranë akordit me “Bardhezinjtë” e Cesena është Fiorentina, me “Violët” që janë të gatshëm të transerojnë edhe binjakun e Kristianit, Stivenin, i cili momentalisht është në huazim se skaudra e Carrerese, nga “Të Kaltërit” e Empoli.

Megjithatë, duket se “diamanti” i Cesena ka marrë një vendim bashkërisht me klubin, teksa nuk do të lëvizë në merkaton e janarit, pavarësisht ofertave për të, në mënyrë që të çojë deri në fund këtë sezon në Serie B, ku klubi deri tani e sheh veten në zonën e skuadrave që synojnë ngjitjen në elitën e futbollit italian dhe nëse do të arrihet një gjë e tillë Kristiani do të ishte i sigurt një rol si protagonist kryesor atje edhe pa pasur nevojë që të ndërrojë skuadër. /i.m /abcnews.al

Shpendin e kërkon gjysma e Serisë A, drejtuesi i Çezenës: Duam ta mbajmë, por të shohim çdo ndodhë në janar

By: admin
15 November 2024 at 14:59

Emri i Cristian Shpendit është një nga më të kërkuarit në merkato, duke pasur parasysh fillimin e shkëlqyer të sezonit në Serinë B me fanellën e Cesenës.

Sulmuesi shqiptar, i lindur në vitin 2003, ka përfunduar në shënjestrën e disa klubeve të Serisë A, përfshirë Fiorentinën, e cila dëshiron ta rrëmbejë që në janar, duke mposhtur konkurrencën (Napoli, Atalanta, Torino, Leçe dhe Cagliari gjithashtu duan të bëjnë të vetin talentin shqiptar).

Megjithatë, nuk ka gjasa që Cesena, aktualisht e katërta, të privojë veten nga një prej yjeve të saj në gjysmë të sezonit, siç ka nënvizuar klubi në më shumë se një rast.

“Ai po rritet shumë shpejt, është një djalë me kulturë pune, shumë i sjellshëm dhe që dëshiron të arrijë atje, por duke punuar. Ai po bën mirë, ai është golashënuesi më i mirë në këtë Serie B. Jemi të lumtur, përpiqemi ta mbrojmë dhe trajneri e bën të punojë për ta rritur atë. Ai mund të jetë një sulmues për të cilin mund të flitet në të ardhmen.

Disa skuadra do të trokasin për informacion, por unë mendoj se qëllimi i pronësisë deri në qershor është ta mbajë atë në Cesena. Se çfarë do të ndodhë në janar do të zbulojmë pas pak”, ka thënë drejtori teknik i Çezenës, Massimo Agostini.

The post Shpendin e kërkon gjysma e Serisë A, drejtuesi i Çezenës: Duam ta mbajmë, por të shohim çdo ndodhë në janar appeared first on Albeu.com.

“Diamanti” Shpendi, talenti “kuqezi” më i kërkuari në Apenine

13 November 2024 at 22:36

Është me të vërtetë i veçantë dhe këtë e tregon ndeshje pas ndeshje.

Kristian Shpendi është kthyer në një lidër të vërtetë në sulmin e skuadrës së Cesena, teksa deri në këtë pikë të sezonit të tij debutues në Serie B ka arritur të shënojë plot 8 gola në 12, duke u kthyer në objektivin e merkatos të shumë prej emrave të njohur në Serinë A.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, Napoli, Atalanta, Torino dhe Fiorentina që tani kanë shfaqur interes konkret për futbollistin, por jo vetëm pasi përveç “gjigantëve” të Serie A shërbimet e tij i kërkojnë edhe Cagliari, Como e Lecce, ku Shpendi mund të ketë një vend të sigurtë titullari në formacionin bazë.

Më tej, sipas italianëve theksose se më pranë akordit me “Bardhezinjtë” e Cesena është Fiorentina, me “Violët” që janë të gatshëm të transerojnë edhe binjakun e Kristianit, Stivenin, i cili momentalisht është në huazim se skaudra e Carrerese, nga “Të Kaltërit” e Empoli.

Megjithatë, duket se “diamanti” i Cesena ka marrë një vendim bashkërisht me klubin, teksa nuk do të lëvizë në merkaton e janarit, pavarësisht ofertave për të, në mënyrë që të çojë deri në fund këtë sezon në Serie B, ku klubi deri tani e sheh veten në zonën e skuadrave që synojnë ngjitjen në elitën e futbollit italian dhe nëse do të arrihet një gjë e tillë Kristiani do të ishte i sigurt një rol si protagonist kryesor atje edhe pa pasur nevojë që të ndërrojë skuadër. /i.m /abcnews.al

Serie B/ Shpendi shkëlqen te Cesena, “ylli kuqezi” siguron sërish triumfin e Cesena

10 November 2024 at 17:06

Dita-ditës po e vërteton edhe më shumë se ka potencialin e duhur për të shkëlqyer.

Talenti “kuqezi” Cristian Shpendi ka shkëlqyer edhe njëherë në kategorinë e dytë të futbollita italian, teksa këtë herë shënoi në fitoren e pastër 2-0 që skuadra e tij Cesena siguroi ndaj Cittadella në javën e 13-të të Serie B.

Shpendi realizoi golin deciziv atë të 2-0, me 21-vjeçarin që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke “hipotekuar” fitoren e skuadrës së tij, pas golit të Bastoni dhe më pas do të plotësonte edhe dopietën personale përballë “gardianit” të Kombëtares, Elhan Kastrati, mirëpo pas një rishikimi të golit me sistemin VAR aksioni rezultoi parregullt, duke bërë që goli të anullohej.

Falë këtij rezultati, Cesena ngjitet në vendin e 4-t të renditjes, me 21 pikë, me “bomberin” shqiptar që është padyshim arsyeja me 8 golat e tij të shënuar, ndërsa Cittadella mbetet në vendin e parafundit me vetëm 12 pikë. /i.m /abcnews.al

“Asnjë italian s’shënon sa ai!”, Mediet italiane kërkojnë Cristian Shpendin në Kombëtare

By: admin
2 November 2024 at 14:23

Kombëtarja italiane po vuan për një sulmues të mirëfilltë dhe për ti dhënë fund këtij problemi portali i gazetarit të njohur të “SKY Italia”, Gianluca Dimarzio, shikon si zgjidhje Cristian Shpendin.

“Shpendi në Kombëtare? Asnjë italian nuk shënon sa ai”, artikulli me këtë titull është publikuar pak orë më parë dhe hedh idenë e një grumbullimi të sulmuesi të Çezenës si fillim nga Italia e moshave deri në 21 vjeç.

Nga ana e tij Shpendi ka disa “ase” nën mëngë. Në shkrim thuhet se italiani me origjinë shqiptare, i cili është ka dy shtetësi pasi ka lindur në Ankona, do të evitonte burokraci të ndryshme për tu grumbulluar nga “të kaltrit”.

Një tjetër pikë e fortë e tij e përmendur në artikull është edhe ajo që ka të bëjë ekskluzivisht me atë çfarë oforon në fushë. Rendimenti i Çezenës vitin që kaloi do të mbetet në historinë e klubit pasi falë golave të Shpendit skuadra arriti rekord golash të shënuar dhe rekord pikësh të grumbulluara në Lega Pro.

Vitin e kaluar shqiptari shënoi 22 gola në kampionat, “Coppa Italia Serie C” dhe “Supercoppa Italiana Serie C”. Ndërsa këtë sezon në Serie B dhe “Coppa Italia” ai ka shënuar plot 8 gola duke dërguar numrin e golave të shënuar në 30. Shifër kjo që nuk është prekur nga asnjë lojtar tjetër italian duke nisur nga gushti i vitit të kaluar.

The post “Asnjë italian s’shënon sa ai!”, Mediet italiane kërkojnë Cristian Shpendin në Kombëtare appeared first on Albeu.com.

Paraqitjet e “Kuqezinjve”/ Asani dhe Shpendi shënojnë nga dy gola, Manaj gjen sërish rrugën e rrjetës me Sivasspor

28 October 2024 at 16:16

Legjionarët kuqezi kanë mbyllur një tjetër javë pozitive në arenën ndërkombëtare, duke regjistruar paraqitje të mira me klubet e tyre.

Jasir Asani shkëlqeu sërish në Champions-in e Azisë me klubin e Gwangju. Në takimin ndaj Johor DT, sulmuesi kuqezi shënoi dy gola të shpejtë që në fillimin e takimit, ndërsa ndeshja u mbyll me fitoren e Gwangju 3-1. Gjithashtu, Asani ishte titullar edhe në takimin e fundjavës ndaj Incheon.

Rey Manaj po kalon një moment shumë të mirë me skuadrën e Sivasspor. Pas rikthimit nga dëmtimi, sulmuesi kuqezi po shkëlqen me gola dhe këtë fundjavë e gjeti sërish rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Adana Demirspor. Sivasspor triumfoi në transfertë 4-2 dhe Manaj realizoi golin e tretë të ndeshjes që i dha avantazhin skuadrës së tij. Ky ishte goli i katërt i Manajt për këtë sezon në kampionatin turk.

Sulmuesi i Kombëtares U-21, Cristian Shpendi, shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Brescia në Serinë B italiane. Futbollisti kuqezi vulosi fitoren e Cesena-s me dy golat e tij. Shpendi zhbllokoi takimin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 15-të dhe gjeti rrugën e rrjetës sërish nga 11 metrat, në minutën e 53-të. Pas përfundimit të ndeshjes Shpendi u shpall lojtari i ndeshjes, i vlerësuar me notën 8.7 nga sajti i specializuar për statistika sofascore.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Mitaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Marash Kumbulla, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Nedim Bajrami, Keidi Bare, Ernest Muçi, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues Ivan Balliu, Adrion Pajaziti dhe Qazim Laçi. /FSHF

❌
❌