Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ekskluzive: Grabitje si në filma, punëtori i sigurimit lidhet dhe grabitet në Fushë Kosovë – Dy persona të armatosur marrin mbi 7 mijë euro

16 June 2025 at 08:56

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fushë Kosovë, ku dy persona të maskuar kanë sulmuar një objekt ndërtimor dhe kanë arritur të marrin mijëra euro.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 16 qershor 2025, rreth orës 03:03, në rrugën e Magurës, në fshatin Sllatinë e Madhe, dy persona të panjohur dhe të maskuar kanë hyrë në ambientet e firmës ndërtimore “Luantini”.

Sipas viktimës, M.B (1988), i cili punonte si roje sigurie, grabitësit ishin të veshur me rroba të zeza – njëri mbante armë të shkurtër (pistoletë) dhe tjetri shufër metalike.

Të dyshuarit kanë hyrë në zyrën e sigurimit, ku i kanë lidhur duart viktimës me kabëll plastike, e kanë shtrirë në divan dhe i kanë marrë kuletën dhe telefonin personal. Më pas kanë thyer derën e zyrës së pronarit, nga ku kanë marrë shumën e parave që llogaritet të jetë mes 7.000 dhe 8.000 euro.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, rasti është cilësuar si “Grabitje” dhe hetimet janë në vazhdim.

Autorët mbeten ende të paidentifikuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Grabitje si në filma, punëtori i sigurimit lidhet dhe grabitet në Fushë Kosovë – Dy persona të armatosur marrin mbi 7 mijë euro appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Aksion i Policisë në Prizren – Kontrollohen disa kafiteri në “Abi Çarshia”

15 June 2025 at 00:38

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se një aksion i befasishëm i Policisë është duke u zhvilluar gjatë natës në disa kafiteri në zonën e njohur të “Abi Çarshisë” në Prizren.

Sipas burimeve të Sinjalit, aksioni ka nisur pak para mesnatës dhe ka përfshirë kontrolle të imtësishme në disa lokale të frekuentuara nga të rinjtë. Njësitet policore, përfshirë ato të rendit dhe hetimeve, kanë bastisur hapësirat e brendshme të kafiterive dhe kanë ndërmarrë veprime operative në terren.

Lokalet që janë bastistur deri në momentin e publikimit të lajmit janë: Ponte, Che BAR, Barbon e të tjera.

Nuk dihet ende nëse ka persona të ndaluar apo materiale të konfiskuara, ndërsa operacioni thuhet se është pjesë e një fushate për shtimin e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimtarive të jashtëligjshme.

Gazeta Sinjali është në kontakt me burime zyrtare dhe jozyrtare dhe do t’ju informojë me detaje të reja sapo të konfirmohen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Aksion i Policisë në Prizren – Kontrollohen disa kafiteri në “Abi Çarshia” appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Ky është 23-vjeçari që dyshohet se e dhunoi një vajzë në Podujevë – arrestohet

14 June 2025 at 09:38

Gazeta Sinjali pak më parë raporoti për një rast të dhunimit që është raportuar në fshatin Ballofc të Podujevës, ku viktima ka deklaruar se në orët e para të mëngjesit të 12 qershorit është marrë me veturë nga një person mashkull dhe brenda automjetit është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Siç raportoi Sinjali, pas kallëzimit dhe veprimeve të shpejta hetimore, më 13 qershor është arrestuar i dyshuari rreth 23-vjeçar. I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Gjatë intervistimit, ai ka pranuar se i ka ofruar ndihmë viktimës, por ka mohuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me të.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Kreshnik Mekollin.

Në rast janë përfshirë njësitet e hetimeve rajonale dhe është njoftuar Prokurori kujdestar për krime të rënda, i cili ka urdhëruar hapjen e rastit për veprën penale “Dhunim” si dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet janë duke mbledhur prova shtesë për zbardhjen e plotë të ngjarjes tronditëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ky është 23-vjeçari që dyshohet se e dhunoi një vajzë në Podujevë – arrestohet appeared first on Sinjali.

Rasti i dhunës në familje në Obiliq – Gruaja denoncon burrin për kërcënime, ai arratiset

14 June 2025 at 09:20

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar më 13 qershor 2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Lapi” në Obiliq, përballë marketit “FATI”, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë pas një përplasjeje me bashkëshortin e saj.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima, K.B., 28-vjeçare, ka denoncuar burrin e saj, D.B., 43-vjeçar, se gjatë një mosmarrëveshjeje e ka ofenduar rëndë dhe e ka kërcënuar.

Menjëherë pas raportimit, viktima është shoqëruar në stacionin policor dhe ka dhënë deklaratën në prani të një zyrtari nga Qendra për Punë Sociale. Edhe pse ka refuzuar trajtimin mjekësor, ajo ka kërkuar ndjekjen penale të të dyshuarit.

Policia ka tentuar të lokalizojë të dyshuarin D.B në adresën e tij të banimit, por nuk e ka gjetur. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është urdhëruar inicimi i rastit “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.

Hetimet janë në vazhdim. Sinjali do të sjell informacione shtesë sapo të konfirmohen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rasti i dhunës në familje në Obiliq – Gruaja denoncon burrin për kërcënime, ai arratiset appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Gjuan me armë nga dritarja në mes të natës në Prishtinë – Arrestohet 36-vjeçari

14 June 2025 at 09:17

Të shtënat me armë zjarri në zona të banuara janë kthyer në shqetësim serioz për sigurinë publike në vend, pasi raste të tilla po raportohen gjithnjë e më shpesh. Shumë prej tyre ndodhin në orët e vona të natës apo të mëngjesit, duke shkaktuar panik dhe pasiguri tek qytetarët, raporton Gazeta Sinjali.

Një incident i tillë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në kryeqytet, ku një burrë dyshohet se ka shtënë me armë zjarri nga kati i dytë i banesës së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 14 qershor 2025, rreth orës 00:10, në rrugën “Ibrahim Fehmiu” në Prishtinë. Albert Avdullahi, 36-vjeçar, dyshohet se ka dalë nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë së tij dhe ka gjuajtur me armë zjarri, duke shkaktuar panik te banorët e lagjes.

Rastin e ka raportuar në kalimtar, i cili ka deklaruar se ka dëgjuar të shtënat dhe ka siguruar edhe një videoinçizim, ku sipas tij dëgjohet qartë zhurma e armës.

Njësitë relevante policore janë përgjigjur menjëherë, por në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja. Megjithatë, në bazë të dëshmisë dhe pamjeve të siguruara, prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, si dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Hetimet janë duke vazhduar. Sinjali do të qëndrojë pranë zhvillimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Gjuan me armë nga dritarja në mes të natës në Prishtinë – Arrestohet 36-vjeçari appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Baba e bir kërcënojnë policët në stacion në Kaçanik – Reagojnë për arrestimin e vajzës

14 June 2025 at 09:14

Një incident i pazakontë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kaçanik, ku dy burra – baba e bir – kanë kanosur rëndë një zyrtar policor, brenda dhe jashtë stacionit të policisë.

Gazeta Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur më 14 qershor 2025, rreth orës 00:05, kur Mustaf Trena rreth 58-vjeçar dhe djali i tij Korab Trena rreth 22-vjeçar janë paraqitur në Stacionin Policor të Kaçanikut, të revoltuar për arrestimin e vajzës së familjes së tyre, e cila ishte ndaluar për moszbatim të urdhrave të policisë.

Burimet nga hetuesia bëjnë me dije se Mustafa dhe Korabi kanë nisur të shajnë dhe të kërcënojnë zyrtarin policor përballë, brenda ambienteve të stacionit. Sjellja e tyre agresive nuk është ndalur, përkundrazi, ata kanë vazhduar edhe më ashpër në shkallët jashtë stacionit, duke përdorur gjuhë kërcënuese dhe ofenduese.

Për shkak të rrezikimit të qetësisë publike dhe kërcënimeve serioze, ata janë shoqëruar menjëherë në zyrat e hetuesisë për intervistim, ndërkohë që është njoftuar Prokurorja Kujdestare.

Pas veprimeve hetimore, rasti është iniciuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”. Prokurorja ka udhëzuar që të dy të dyshuarit të procedohen në gjendje të lirë, ndërsa rasti mbetet nën hetim dhe pritet raport shtesë në vijim.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Baba e bir kërcënojnë policët në stacion në Kaçanik – Reagojnë për arrestimin e vajzës appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Ky është 23-vjeçari i kërkuar nga Interpoli në Austri që u kap në Prishtinë

14 June 2025 at 09:10

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një një aksion të suksesshëm të Policicisë së Kosovës në Prishtinë, me ç’rast është ndaluar një person i kërkuar ndërkombëtarisht.

Siç raportoi Sinjali, rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:30, në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, njësitë policore kanë ndaluar një person rreth 23-vjeçar, ndaj të cilit ekziston një urdhër-arresti ndërkombëtar i lëshuar nga Interpol Austria.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për shtetasin Arlind Iseni.

I dyshuari është ndaluar gjatë një kontrolli rutinë nga Policia, ku pas verifikimit të të dhënave, është konstatuar se ndaj tij rëndon kërkesa për arrest ndërkombëtar nga autoritetet austriake.

Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar të Krimeve të Rënda, është dhënë urdhër që Arlind Iseni të dërgohet menjëherë në qendrën e mbajtjes për 48 orë, deri në ndërmarrjen e procedurave për ekstradim eventual.

Rasti është nën trajtim të autoriteteve kompetente dhe pritet që gjatë ditëve në vijim të zhvillohen procedurat për veprimet e mëtejme ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ky është 23-vjeçari i kërkuar nga Interpoli në Austri që u kap në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Djali kërcënon babain me armë në Pejë – Qëllon brenda dhe jashtë shtëpisë, ende në arrati

14 June 2025 at 09:08

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bllagaj të Pejës, ku një i ri i armatosur ka kërcënuar babain e tij, ka qëlluar me armë dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, më 13 qershor 2025, rreth orës 21:30, në rrugën “Ymer Tolaj”, është raportuar për një rast dhune në familje, që përshkallëzoi në përdorim të armës zjarri.

I dyshuari Elton Gjevukaj, rreth 20-vjeçar, sipas deklaratës së babait të tij, B.GJ, rreth 39-vjeçar, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me çelësat e veturës, e ka kërcënuar me armë, e ka fyer, e ka sulmuar fizikisht dhe ia ka thyer syzet. Kur i ati kishte refuzuar t’i jepte çelësin, për shkak se i biri nuk posedonte patentë dhe ishte nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike, Eltoni kishte nxjerrë një pistoletë të zezë nga xhepi i trenerkës dhe e kishte kërcënuar drejtpërdrejt.

Pas një përplasjeje verbale dhe fizike, i dyshuari kishte hyrë në shtëpi për të kërkuar çelësin dhe në këtë moment viktima kishte arritur të largohej për t’u fshehur. Eltoni kishte shtënë me armë njëherë brenda dhe njëherë jashtë shtëpisë, para se të largohej me vrap, kur kishte parë se policia po afrohej në vendin e ngjarjes.

Njësitë hetimore dhe krim-teknikët kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë gjetur dy gëzhoja dhe një predhë në korridorin e shtëpisë, që janë sekuestruar si prova materiale.

I dyshuari është ende në arrati, ndërsa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia po vazhdon kërkimin e tij, ndërsa situata mbetet alarmante për shkak të faktit se i dyshuari mund të jetë ende i armatosur dhe nën ndikim të substancave narkotike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Djali kërcënon babain me armë në Pejë – Qëllon brenda dhe jashtë shtëpisë, ende në arrati appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Arrestohet i kërkuari për “Vjedhje të rëndë” në Fushë Kosovë – Dërgohet në burg për vuajtje dënimi

14 June 2025 at 09:06

Një tjetër person i shpallur në kërkim nga drejtësia ka përfunduar prapa grilave.

Më 13 qershor 2025, rreth orës 17:00, në Stacionin Policor të Fushë Kosovës është ndaluar dhe arrestuar Arben Kurtiq, rreth 28-vjeçar, i cili kërkohej me Urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega Fushë Kosovë, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar për vuajtjen e dënimit prej 6 muajsh në burgun e Hajvalisë, duke ekzekutuar kështu vendimin gjyqësor të mbetur në fuqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Arrestohet i kërkuari për “Vjedhje të rëndë” në Fushë Kosovë – Dërgohet në burg për vuajtje dënimi appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: E mori me veturë dhe dyshohet se e dhunoi gjatë natës – Arrestohet i riu në Podujevë, viktima tregon tmerrin që përjetoi

14 June 2025 at 09:04

Rastet e dhunimeve seksuale vazhdojnë të shfaqin një realitet të dhimbshëm në shoqërinë tonë, ku viktimat shpesh mbeten të traumatizuara përballë akteve të tmerrshme që ua shkelin të drejtën themelore për siguri dhe dinjitet. Një rast i tillë i rëndë është raportuar së fundmi në komunën e Podujevës, ku një grua dyshohet se është dhunuar brenda një automjeti nga një i ri.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 12 qershorit në fshatin Ballofc të Podujevës, kur viktima ka deklaruar se është marrë me veturë nga një mashkull dhe brenda automjetit është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Pas kallëzimit dhe veprimeve të shpejta hetimore, më 13 qershor është arrestuar i dyshuari K.M, rreth 23-vjeçar. I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Gjatë intervistimit, ai ka pranuar se i ka ofruar ndihmë viktimës, por ka mohuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me të.

Në rast janë përfshirë njësitet e hetimeve rajonale dhe është njoftuar Prokurori kujdestar për krime të rënda, i cili ka urdhëruar hapjen e rastit për veprën penale “Dhunim” si dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet janë duke mbledhur prova shtesë për zbardhjen e plotë të ngjarjes tronditëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: E mori me veturë dhe dyshohet se e dhunoi gjatë natës – Arrestohet i riu në Podujevë, viktima tregon tmerrin që përjetoi appeared first on Sinjali.

Ekzekutohen dy urdhëresa aktive ndaj të riut nga Skenderaj – Dërgohet për vuajtje dënimi në Hajvali

14 June 2025 at 09:01

Më 13 qershor 2025, rreth orës 15:00, në Stacionin Policor në Skenderaj është paraqitur vullnetarisht i dyshuari A. A, rreth 26-vjeçar, ndaj të cilit kanë qenë aktive dy urdhëresa të lëshuara nga autoritetet gjyqësore.

Sipas informatave , urdhëresa e parë parasheh vuajtjen e një dënimi prej 15 ditësh, ndërsa e dyta një dënim prej 12 ditësh, duke e çuar në 27 ditë kohëzgjatjen totale të burgut efektiv për të dy rastet.

Pas verifikimit të dokumentacionit përkatës, i dyshuari është shoqëruar nga patrulla policore në Qendrën e Vuajtjes së Dënimit në Hajvali, Prishtinë, për të ekzekutuar vendimin gjyqësor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekzekutohen dy urdhëresa aktive ndaj të riut nga Skenderaj – Dërgohet për vuajtje dënimi në Hajvali appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Tension në sallën e gjyqit në Ferizaj – I akuzuari për fajde kërcënon dëshmitarin dhe prokurorin, ndalohet nga Policia

14 June 2025 at 08:59

Një përballje gjyqësore për një rast fajdeje ka degraduar në tension të lartë dhe kërcënime serioze ndaj zyrtarëve të drejtësisë, në Gjykatën Themelore të Ferizajt, më 13 qershor 2025.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se gjatë zhvillimit të seancës për një rast të iniciuar në vitin 2020, i akuzuari Bekim Rizani, reth 47-vjeçar ka kërcënuar me tone të ashpra dhe fjalë fyese dëshmitarin F.M, rreth 47-vjeçar, i cili ishte duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit mbrojtës. Sipas burimeve, Rizani nuk është ndalur me kaq – ai u është drejtuar edhe prokurorit të çështjes me sjellje kërcënuese dhe me dorën e ngritur ka tentuar t’i afrohet dëshmitarit, por është ndaluar në kohë nga policia gjyqësore.

Pas incidentit, në rast është përfshirë Njësia e Hetimeve Rajonale, e cila ka intervistuar të dyshuarin në prani të avokatit të tij mbrojtës. Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, ndaj Rizanit është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”, dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Hetimet janë në zhvillim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Tension në sallën e gjyqit në Ferizaj – I akuzuari për fajde kërcënon dëshmitarin dhe prokurorin, ndalohet nga Policia appeared first on Sinjali.

Rrahje brutale në lokal nate në Gjilan – I dyshuari godet me shufër metalike dy persona në kokë, dërgohen në QKUK

13 June 2025 at 21:54

Përleshjet fizike, veçanërisht ato të dhunshme, kanë vazhduar të jenë një problem i shqetësuar në vendin tonë. Ato shpesh ndodhin si pasojë e konflikteve të momentit, mes individëve apo grupesh, dhe mund të shkaktojnë pasoja të rënda fizike dhe psikologjike.

Një përleshje e tillë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal nate në rrugën Gjilan–Bujanoc, ku dy persona kanë përfunduar me lëndime serioze, pasi janë sulmuar brutalisht me shufër metalike.

Gazeta Sinjali mëson se rreth orës 03:30, në lokalin “Adriatika (Muzik Live)”, pas një mosmarrëveshjeje çasti, i dyshuari N.A., rreth 42-vjeçar ka sulmuar fizikisht dy persona, S.B., rreth 47-vjeçar dhe H.H., rreth 51-vjeçar, duke i goditur në kokë me një shufër metalike.

Si pasojë e goditjeve, të dy viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit. Për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, ata janë transferuar për trajtim të specializuar në QKUK – Prishtinë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes, është intervistuar nga hetuesit e NJHP-së, dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrahje brutale në lokal nate në Gjilan – I dyshuari godet me shufër metalike dy persona në kokë, dërgohen në QKUK appeared first on Sinjali.

E morën pas shkolle, tentuan ta zhveshin dhe e kërcënuan me shkrepse – Tre të mitur ndalohen për shtrëngim në Prishtinë

13 June 2025 at 21:50

Një ngjarje shqetësuese është raportuar në Prishtinë, ku një fëmijë 7-vjeçar ka qenë viktimë e shtrëngimit dhe kërcënimeve nga tre bashkëmoshatarë më të rritur.

Gazeta Sinjali mëson se më 11 qershor 2025, në rrugën “Bajram Bahtiri”, pranë shkollës fillore “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë, A.B., rreth 8-vjeçar ka raportuar në prani të babait të tij, B.B, se ishte marrë nga disa nxënës më të rritur dhe ishte dërguar pas shkollës, ku e kishin kërcënuar, tentuar ta zhveshin dhe i kishin thënë se do t’ia digjnin flokët me shkrepse.

Fëmija nuk i kishte njohur menjëherë autorët, mirëpo pas një pune hetimore disa-ditore, më 13 qershor, njësia e hetimeve ka arritur t’i identifikojë tre të dyshuarit, të miturit me inicialet S.J., A.K. dhe Y.S., tw dy rreth 15-vjeçar.

Të tre janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar në prani të avokatëve dhe prindërve, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në ndalim për 24 orë.

Rasti është iniciuar si “Shtrëngim” dhe po trajtohet nga Njësia për Hetimin e të Miturve në Prishtinë.
Hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E morën pas shkolle, tentuan ta zhveshin dhe e kërcënuan me shkrepse – Tre të mitur ndalohen për shtrëngim në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Pamje ekskluzive nga strehimorja në Izrael gjatë sulmeve ajrore iraniane

By: Besnik
13 June 2025 at 21:18

Emisioni “Balkan Talks” kishte një lidhje të drejtpërdrejtë nga Izraeli me profesor Jehuda Hamovitz nga Haifa, ekspert i menaxhimit dhe diplomacisë në Universitetin e Haifës, i cili foli mbi situatën e fundit të sigurisë në Izrael pas sulmeve ajrore iraniane.

Gjatë intervistës për Euronews Albania, profesori ndau edhe pamje ekskluzive të pak minutave më parë, ku ai ndodhej në një strehimore, aty ku banorët izraelitë qëndrojnë çdo herë që aktivizohet alarmi për sulme ajrore.

Momentet e filmimeve ishin regjistruar menjëherë pas nisjes së sulmit iranian të së premtes ndaj Izraelit.

“Sapo jam kthyer nga strehimorja ku u futëm, pasi raketat po vinin nga Irani dhe u detyruam të strehoheshim brenda,” – tha Hamovitz.

Gjatë lidhjes, ai u shpreh i prekur nga situata:

“Shikoni këta njerëz të këndshëm që qëndrojnë në strehë, pasi dëgjuam sirenën për sulme nga Irani. Ka gra, fëmijë, të rinj, familjarë… shikoni bebet. Ne jemi duke mbrojtur njerëzit tanë. Ata nuk e bëjnë këtë gjë.”

Duke komentuar përgjigjen e Izraelit ndaj sulmeve iraniane, ai theksoi:

“Irani është një kërcënim për të gjithë botën, jo vetëm për Izraelin.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pamje ekskluzive nga strehimorja në Izrael gjatë sulmeve ajrore iraniane appeared first on Euronews Albania.

Ekskluzive: Ky është i paraburgosuri që u kap me marihuanë brenda burgut në Dubravë -tentoi t’i fshehë provat

13 June 2025 at 17:47

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht për një të paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Dubravës që është kapur në flagrancë me substancë narkotike brenda institucionit, pavarësisht përpjekjeve për të zhdukur provat para oficerëve korrektues.

Siç raportoi Sinjali, rasti ka ndodhur më 11 qershor 2025, rreth orës 16:00, kur një i dyshuari është ndaluar për kontroll pas kthimit nga shëtitorja në Pavijonin 3 të burgut në Dubravë.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Robert Azemi, rreth 30-vjeçar.

Sipas raportit të oficerëve korrektues, Azemi ka tentuar të zhdukë një copë letre me substancë të dyshuar narkotike, por është ndaluar menjëherë dhe në cilësi të provës është sekuestruar 0.2 gram marihuanë (peshë bruto).

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Rasti është duke u trajtuar më tej nga Njësiti për Hetimin e Narkotikëve – Pejë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ky është i paraburgosuri që u kap me marihuanë brenda burgut në Dubravë -tentoi t’i fshehë provat appeared first on Sinjali.

14-vjeçari kapet me shufër metalike në Gjakovë – Policia parandalon përshkallëzimin e përleshjes

13 June 2025 at 17:37

Një përleshje mes të miturve në Gjakovë ka alarmuar Policinë të premten në mesditë, ku pas ndërhyrjes është sekuestruar një shufër metalike që e mbante një 13-vjeçar.

Gazeta Sinjali mëson se rreth orës 13:00, më 13 qershor 2025, në rrugën “Sabedin Shehu” në Gjakovë, patrulla policore ka ndërhyrë pas një informate për një konflikt fizik në mes të disa personave.

Në vendin e ngjarjes janë takuar Gj.H., rreth 14-vjeçar dhe L.G., rreth 15-vjeçar, ku është konstatuar se i dyshuari kishte me vete një shufër metalike, e cila është sekuestruar menjëherë nga policia. Fatmirësisht, mjeti nuk është përdorur gjatë përleshjes.

I mituri është arrestuar në vendngjarje, është intervistuar në prani të prindit dhe përfaqësuesve të autorizuar, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ndodhet nën hetim nga njësitet përkatëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 14-vjeçari kapet me shufër metalike në Gjakovë – Policia parandalon përshkallëzimin e përleshjes appeared first on Sinjali.

Kapet me marihuanë brenda burgut – I paraburgosuri në Dubravë tenton t’i fshehë provat, por zbulohet nga gardianët

13 June 2025 at 17:34

Varësia nga droga në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, duke u pasuar nga kapje dhe arrestime të dhjetëra personave që konsumojnë substanca narkotike. Por, fenomeni nuk po i ndal as ata që janë të mbyllur në institucione, ku kërkesa për të konsumuar drogë po i shtyn të paraburgosurit të kërkojnë nga të afërmit që të dërgojnë sasi të ndryshme narkotikësh, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur më 11 qershor 2025, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ku një i paraburgosur është kapur në flagrancë me substancë narkotike brenda institucionit.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rreth orës 16:00, i dyshuari R.A, rreth 30 vjeç, është ndaluar për kontroll pas kthimit nga shëtitorja në Pavijonin 3 të burgut në Dubravë.

Sipas raportit të oficerëve korrektues, i dyshuari ka tentuar të zhdukë një copë letre me substancë të dyshuar narkotike, por është ndaluar menjëherë dhe në cilësi të provës është sekuestruar 0.2 gram marihuanë (peshë bruto).

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Rasti është duke u trajtuar më tej nga Njësiti për Hetimin e Narkotikëve – Pejë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kapet me marihuanë brenda burgut – I paraburgosuri në Dubravë tenton t’i fshehë provat, por zbulohet nga gardianët appeared first on Sinjali.

Hajnat thyejnë lokalin në Mitrovicë Veriore – Vjedhin 1 mijë euro nga pazari

13 June 2025 at 17:31

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet. Shtëpitë, bizneset e ndryshme në Kosovë dhe hapësirat tjera publike janë shumë shpesh cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i vjedhjes së rëndë është regjistruar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në komunën e Mitrovicës Veriore, ku dyshohen persona të paidentifikuar se kanë kryer një akt vjedhjeje në një lokal të njohur në qytet.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rreth orës 03:00 të mëngjesit të 13 qershorit 2025, është raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në kafiterinë “Parlament – Shishe Bar”, e cila ndodhet në rrugën Lola Ribar në Mitrovicë Veriore.

Sipas ankuesit, A.I., rreth 32-vjeçar, hajnat kanë hyrë nga dritarja e pasme e lokalit dhe kanë arritur të marrin një shumë prej rreth 1,000 euro, që përfaqësonte pazarin e dhjetë ditëve të fundit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa është njoftuar edhe Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet si “Vjedhje e rëndë”.

Autoritetet janë në kërkim të të dyshuarve dhe rasti po hetohet nga njësia për hetimin e krimeve në Mitrovicë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hajnat thyejnë lokalin në Mitrovicë Veriore – Vjedhin 1 mijë euro nga pazari appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Arrestohet i kërkuari për vuajtje të dënimit me 1 vit burg për narkotikë, emër i njohur për të kaluarën e tij kriminale

13 June 2025 at 07:24

Gazeta Sinjali raportoi muaj më parë për një rast të një të riut i cili ishte i dënuar me gjobë për posedimin e narkotikëve.

Derisa, Policia e Kosovës ka vënë në pranga këtë person, i cili ishte i shpallur në kërkim për shkak të mosprezencës për vuajtjen e dënimit me burg.

Burimet e Gazetës Sinjali mësojnë se më 12 qershor 2025, rreth orës 15:40, është ekzekutuar urdhëresa e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj të dënuarit Djellart Makolli, rreth 22 vje banues në rrugën “Skënder Gashi” në Prishtinë.

Makolli ishte dënuar me 1 vit burgim dhe një gjobë prej 1,000 euro, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Për shkak të mosshlyerjes së gjobës, ndaj tij është shtuar edhe 50 ditë burgim, si konvertim i dënimit financiar.

Pas arrestimit, i riu është dërguar në Qendrën Korrektuese në Hajvali, ku do të vuajë dënimin me gjithsej 1 vit e 50 ditë burgim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/ policor është realizuar pa ndonjë incident dhe nën mbikëqyrjen e organeve kompetente.

The post Ekskluzive: Arrestohet i kërkuari për vuajtje të dënimit me 1 vit burg për narkotikë, emër i njohur për të kaluarën e tij kriminale appeared first on Sinjali.

❌
❌