TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho deklaroi sot se “raporti i Komisionit Europian analizon në detaje ecurinë e reformës në drejtësi, por anashkalon një element shumë të rëndësishëm: ndikimin e kësaj reforme te qytetarët”.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin sociale Facebook, deputetja e PL-së theksoi se “raporti nuk thotë asgjë për aksesin e qytetarëve në drejtësi, nëse ajo e ka arritur apo jo qëllimin për të cilin u krijua”.
Sipas Xhixhos, “e vërteta është se qytetarët shqiptarë nuk kanë akses në drejtësi, kjo si pasojë e hartës së re gjyqësore që uli numrin e gjykatave në vend, rriti stokun e dosjeve dhe shtoi mungesën e gjyqtarëve”.
Xhixho nënvizoi më tej se “në të gjithë vendin janë mbi 150 mijë dosje në pritje të shqyrtimit”, ndërsa shtoi se “rreth një e treta e popullsisë preket direkt nga ky ngërç i sistemit”.
“Për një çështje duhet katërfishi i kohës që kërkohej para implementimit të reformës në drejtësi. Për të kaluar të tri shkallët e gjyqësorit, një çështjeje i duhen 12 -15 vjet. Nëse çështja kthehet për rigjykim, pritja për drejtësi trashëgohet te brezi tjetër. Qytetarët ndërrojnë jetë në pritje të një drejtësie që nuk vjen kurrë”, theksoi Xhixho.
Deputetja shkruan se “reforma në drejtësi ka dështuar në qëllimin e saj kryesor: drejtësi brenda një afati të arsyeshëm, drejtësi cilësore dhe e shpejtë për qytetarët”.
“Janë qytetarët shqiptarë ata që duhej të ishin përfituesit direkte të reformës në drejtësi. Për sa kohë, drejtësia e re nuk përmirëson jetën e tyre, ajo është e dështuar”, e përmbyll reagimin Xhixho.
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, thotë se raporti i Komisionit Europian analizon në detaje ecurinë e reformës në drejtësi, por anashkalon një element shumë të rëndësishëm: ndikimin e kësaj reforme te qytetarët. Nëpërmjet një postimi në rrjetin sociale Facebook, ajo nënvizon edhe se raporti nuk thotë asgjë për aksesin e qytetarëve në drejtësi, nëse ajo e ka arritur apo jo qëllimin…
Aktivistja Evi Kokalari ka shpërthyer në akuza ndaj mënyrës se si Partia Demokratike ka përzgjedhur deputetët që do të përfaqësojnë opozitën në Kuvend, duke vënë në shënjestër kandidaturën e Erisa Xhixhos dhe duke kërkuar përjashtimin e saj nga lista e mbyllur.
“Kush dreqin është Erisa Xhixho? Hiqeni urgjentisht nga lista dhe futni Ilir Alimehmetin që ka marrë mijëra vota nga qytetarët”, shkruan Kokalari në një status që ka bërë jehonë në rrjete sociale. Ajo thekson se Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti janë dy nga emrat që kanë marrë besimin masiv të votuesve demokratë në Tiranë, ndërsa figura të tjera janë futur në Kuvend pa asnjë bazë popullore.
Alimehmeti ka marrë 13,139 vota preferenciale, më shumë se shumë deputetë të konfirmuar, por ka mbetur jashtë për shkak të renditjes në listën e mbyllur të PD-së. Vetë Kokalari, edhe pse nuk e kursen kritikat për “pazaret” e tij me Berishën pas tërheqjes nga primaret për Bashkinë e Tiranës, insiston se qytetarët kanë folur me votë, dhe vota duhet të ketë fuqi reale për të çuar njerëzit në Kuvend.
“Tabaku dhe Alimehmeti e meritojnë të jenë në parlament. Nuk mund të shpërfillet më vullneti i zgjedhësve në emër të marrëveshjeve të mbyllura politike”, përfundon Kokalari.
Gjatë një interviste në emisionin Dekalog, zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë dhe kandidatja e koalicionit “Shqipëria Madhështore” në qarkun e Tiranës, Erisa Xhixho, ka deklaruar se Ilir Meta, pritet të lirohet pas zgjedhjeve të 11 majit, nëse siguron mandatin e deputetit.
“Ilir Meta nuk preferoi të ishte në listat e mbyllura. Ai donte të përballej drejtpërdrejt me qytetarët. Për këtë arsye, çdo ditë u shkruan letra personave të ndryshëm, duke u kërkuar mbështetjen e tyre me votë”, – u shpreh Xhixho.
Sipas saj, objektivi është që Meta të marrë 30–40 mijë vota në Tiranë.
“Nga kalkulimet që kemi bërë, mjaftojnë rreth 12 deri në 15 mijë vota që ai të sigurojë mandatin. Por konkurrenca është e fortë dhe ndonjëherë edhe një votë mund të bëjë diferencën në listat e hapura”, – tha ajo, duke shtuar: “Jam e bindur se Ilir Meta do të jetë emri më i votuar në qarkun e Tiranës”.
Gjithashtu, Xhixho shprehu siguri për fitoren e koalicionit në Tiranë.
“Koalicioni ynë do të marrë 20 mandate në Tiranë, për këtë jam e sigurt”.
E pyetur nga gazetari Roland Qafoku, nëse Ilir Meta do të lirohet nëse fiton mandatin, ajo tha:
“Në momentin që ai merr mandatin dhe certifikohet, brenda një muaji, pra rreth datës 11 qershor, ai lirohet. Nuk besoj se ka ndonjë pengesë që mund ta ndalojë këtë proces. Me 11 maj ne fitojmë dhe Shqipëria çlirohet”.
Xhixho e quajti arrestimin e Metës të turpshëm, duke theksuar se nuk dëshironte të ndalej më tej në atë temë.
TIRANË, 18 prill /ATSH/ Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ngriti sot shqetësimin për uljen e lindshmërisë në vend dhe emigrimin e të rinjve.
Në një deklaratë për mediet, Xhixho tha se “popullsia e vendit po plaket në mënyrë të menjëhershme, sepse të rinjtë po emigrojnë dhe ata që nuk munden të ikin, nuk kanë asnjë siguri për të ardhmen”.
Gjatë fjalës së saj Xhixho prezantoi edhe programin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore që sipas saj “do të mbështesë familjet e reja, duke u krijuar atyre mundësinë të ndërtojnë një jetë dinjitoze në vendin e tyre”.
Xhixho tha se “çdo çift i ri i martuar pas vitit 2019, ku një nga partnerët është në martesën e tyre të parë, përfiton 30 mijë euro kredi me interes zero nga qeveria për të plotësuar minimumi 20% të depozitës për apartamentin/shtëpinë e parë që do të blejnë, në mënyrë që të kenë mundësi të marrin deri 80% kredi nga bankat e nivelit të dytë”.
“Shteti do të mbulojë tërësisht shpenzimet për fëmijën e tretë deri në moshën 18 vjeç. Shteti do të ofrojë mbështetje mujore prej 60 euro për fëmijën e parë dhe 70 euro për të dytin”, tha Xhixho.
Sipas zëvendëspresidentes së PL-së “do të mbështesim me kuponin 250 euro çdo fëmijë në lagjet ku mungon shkolla, derisa qeveria të hapë aty shkollën e re. Qytetarët paguajnë taksa dhe shërbimin duhet ta marrin ose të kompensohen në mënyrë që ta përdorin në arsim privat”.
“Do të implementojmë sistemin e kateringut në kopshte dhe shkolla, sipas modelit europian. Do të rrisim pagat, do të ulim taksat, çmimin e naftës dhe energjisë dhe do të rikthejmë lirinë ekonomike”, tha Xhixho.
Xhixho u shpreh se “12 vjet krim, korrupsion dhe shpopullim duhen ndëshkuar masivisht, ndaj programi i opozitës është e vetmja zgjidhje për problemet e çdo familje shqiptare. Më 11 maj, vota për opozitën është votë për Shqipërinë madhështore!”.
TIRANË, 12 prill /ATSH/ Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar pas raportimeve në adresë të saj lidhur me furnizimin me ujë të ndotur në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.
Xhixho nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se banorë të shumtë të zonës “së Komunës së Parisit më kanë shkruar gjatë orëve të fundit për furnizimin me ujë të papërdorshëm, me ngjyrë dhe erë”.
Sipas Xhixhos banorëve për më shumë se 24 orë nuk iu është dhënë asnjë shpjegim në lidhje me shkakun e ndotjes së ujit “duke krijuar alarm dhe panik, pa folur për pamundësinë për të përdorur ujin, qoftë edhe për pastrimin e shtëpisë”.
“Është e patolerueshme mungesa e transparencës nga autoritetet për një situatë të tillë”, shkruan Xhixho.
“Është ironike sesi kjo situatë ndodh pikërisht në ditën kur çel fushatën partia që 12 vite më parë u premtoi qytetarëve ujë 24 orë”, nënvizoi më tej Xhixho.
Sipas Xhixhos “qeveria e mashtrimeve duhet të ikë. Më 11 maj, zgjidhja është vota për Aleancën për Shqipërinë Madhështore”.
Zv/presidentja e Partisë së Lirisë dhe kandidate për deputete, Erisa Xhixho zhvilloi një takim me qytetarët në zonën e Medresesë, ku ka shpalosur programin e koalicionit. Në një postim në Facebook, Xhixho shkruan se PL premton rritje të pagave dhe pensioneve, duke i dhënë frymëmarrje ekonomisë shqiptare. ”Sot në Medrese, aty ku çdo ditë ndihen gjithnjë e më shumë pasojat e mungesës së fuqisë…
Deputetja Erisa Xhixho, njëkohësisht nënkryetare e PL-së, që pas arrestimit të Metës më 21 tetor 2024, duke folur në një intervistë për emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, tha se fushatën e Partisë së Lirisë, pavarësisht se është i izoluar, e drejton Ilir Meta.
Ajo tha se kushdo nga Partia e Lirisë është në terren në mbështetje të fitores së koalicionit opozitar.
“Fushatën e drejton presidenti i Partisë së Lirisë, ashtu siç drejton të gjithë partinë, edhe pse është në izolim ekstrem. Ndërsa në terren, jemi të gjithë njësoj, duke punuar për fitoren, pavarësisht gradave që nga anëtari më i thjeshtë e deri te anëtari i komitetit drejtues, anëtari i kryesisë dhe të gjithë të tjerët, bashkimi është tek Ilir Meta. Pra, të gjithë ne dhe këtu po flas për ndjeshmërinë që kanë treguar mbështetësit për themeluesin e partisë për guximin që ai pati për të garuar në një listë të hapur, edhe pse ishte në izolim ekstrem”, tha Xhixho.
E pyetur nga moderatorja Erla Mëhilli nëse është djali i Ilir Metës që po drejton fushatën në terren, Xhixho tha se fushatën e drejton vetëm një person dhe ai është Ilir Meta, ndërsa Besar Meta ka rolin e çdo anëtari tjetër dhe çdo qytetari që mbështet Partinë e Lirisë dhe koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
“Besi është një njeri i shkolluar që është rritur në LSI dhe në Partinë e Lirisë, dhe padyshim që Besi bashkohet me kauzat e Partisë së Lirisë. Ai ka qenë gjithmonë aty, por është emocionuese pasi ai është në mbështetje të babait të tij përballë këtij regjimi. Besar Meta dhe çdo qytetar sot, pa dyshim, janë në mbështetje të presidentit të Partisë së Lirisë, Meta, por dhe të kauzës së opozitës. Përtej votës për zotin Meta, ne kërkojmë votën për koalicionin “Shqipëria Madhështore”. Shqipëria ka domosdoshmëri për një rotacion, për taksa më të ulëta, për mirëqenie për qytetarët, një model të ri ekonomik dhe për zbatimin sa më parë të programit të koalicionit opozitar,” tha Xhixho.
“Jo më larg se sot, kishim disa materiale të fushatës së zotit Meta që kërkonin miratimin e tij për t’i afishuar, postera dhe materiale të tjera, por nuk na u lejua t’i prezantonim. Izolimi nuk ndodh vetëm në takimin me lidershipin e partisë dhe deputetët, por edhe në këto gjëra fare të thjeshta që nuk paraqesin asnjë rrezik, vetëm për ta izoluar në ekstrem dhe për t’i pamundësuar fushatën zotit Meta”, tha ajo.
Në një deklaratë për mediat, zv.Presidentja e PL, Erisa Xhixho, u shpreh se në shkollat e Tiranës vijon edhe sot mësimi me turne, sepse paratë e qytetarëve të Tiranës kanë shkuar në gropat e korrupsionit të inceneratorit dhe kompanisë “5D”.
Deklarata:
Në 12 vjet, arritja më e madhe e qeverisë së Edi Ramës ka qenë pasurimi i oligarkëve dhe rrënimi ekonomik i shqiptarëve. Informaliteti dhe pastrimi i parave që ka sjellë si pasojë zhvlerësimin drastik të euros, ka dëmtuar eksportuesit dhe fasonët, duke mbyllur mijëra vende pune e duke lënë pa të ardhura mijëra familje.
Shqiptarët kanë paguar miliarda lekë taksa, por nuk kanë marrë mbrapsht shërbime. Vetëm me taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore, Bashkia e Tiranës ka mbledhur rreth 62 milionë euro.
Por në shkollat e Tiranës vijon edhe sot mësimi me turne. Sepse paratë e qytetarëve të Tiranës kanë shkuar në gropat e korrupsionit të inceneratorit dhe kompanisë5D.
Kriza e çmimeve e ka rrënuar ekonominë familjare të shqiptarëve, por qeveria, e ka refuzuar propozimin tonë për reduktimin e TVSH-së për produktet e shportës.. Dhe është e njëjta qeveri që në vitin 2013 premtoi se do ta bënte zeronte atë. Mashtrim! TVSH në vend është sot 20%, më e larta në rajon.
Ne jemi të fundit në Europë për fuqinë blerëse dhe për pagën minimale, për nivelin e pensioneve dhe skemat e ndihmës sociale. Por kemi çmimin më të shtrenjtë të energjisë elektrike dhe taksën më të lartë të karburanteve.
Të gjitha këto flasin qartë për mungesën e shtetit social në Shqipëri dhe qeverisjen e korruptuar, e cila qytetarin e ka të fundit në listën e prioriteteve. Sepse i vetmi prioritet i qeverisë së Edi Ramës ka qenë grabitja, korrupsioni, zhvatja dhe rritja e pandalshme e taksave.
Më 11 maj, duke votuar programin ekonomik “Made in Albania” të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, shqiptarët do të votojnë për uljen e taksave dhe ndërtimin e një Shqipërie fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.
Me programin tonë ekonomik, ne do të:
– Ulim numrin e shkallëve të ndryshme tatimore.
– Taksa e sheshtë 10% mbi të ardhurat jo nga paga.
– Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.
– Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël.
– TVSH do ulet në 15%.
– Taksa e ndikimit në infrastrukturë do të ulet nga 8% e çmimit të shitjes në 2% të preventivit.
– Taksa 3% e strehimit social mbi çmimin e shitjes do të shfuqizohet.
– Tarifa e rivlerësimit të pronës do ulet nga 5% në 1%.
– Energjia elektrike për biznesin nga 18-24 lekë që është sot, do shitet në 6 lekë.
– Taksa e shitjes së pronës ulet nga 15% në 2%.
– Taksa karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e shitjes së karburantit nuk mund të shitet karburant me ndryshim çmim plus/minus 10% me pompat e vendeve fqinje.
– Çdo shqiptar që vjen për të investuar në Shqipëri nuk do të taksohet për 5 vite kudo që të investojë, ndërsa për investimet në zonat malore nuk do të taksohet për 8 vite.
– Do krijohet bordi që do monitorojë dhe kompensojë dëmet e krijuara nga lëkundjet e kursit të narko-euros.
– Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjeç.
– Për gratë, tatim-fitimi do të jetë zero për vitin e parë të biznesit. Do të subvencionohen sigurimet shëndetësore dhe shoqërore për 4 muajt e parë, me kushtin që gjysma e të punësuarve të jenë femra dhe të rinj.
Me programin ekonomik “Made in Albania” do t’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.
TIRANË, 28 mars /ATSH/ Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një deklaratë për mediat tha se më 11 maj qytetarët shqiptarë kanë në dorë që t’i japin një tjetër drejtim të ardhmes së vendit, duke votuar Aleancën për Shqipërinë Madhështore.
Xhixho tha se “me programin “5 prioritete për 4 milion shqiptarë”, si pjesë e programit të opozitës, ne do t’u japim të gjitha familjeve të reja mundësinë e të pasurit të një shtëpie dhe fëmijëve të tyre mundësinë për arsim cilësor”.
Xhixho theksoi më tej se “do të ofrojmë shtëpi për çiftet e reja sipas modelit hungarez, duke krijuar një fond banesash për ta përmes blerjes në kosto të banesave të pashitura”.
“Ne do të ofrojmë kredi për blerje shtëpie me interes të subvencionuar dhe zbritje e kredisë me 3,000 euro për fëmijën e parë, 6,000 euro për fëmijën e dytë dhe 10,000 euro për fëmijën e tretë” theksoi Xhixho.
Sipas Xhixhos “shpenzimet për ushqimet bazë do të rimbursohen 5%”.
“Do të dyfishojmë pagat dhe pensionet për t’i çuar në mesataren e rajonit, bazuar në nivelin e rritjes reale ekonomike”, tha Xhixho.
“Ne do të rrisim buxhetin për arsimin. Investimet në arsim dhe kërkim shkencor do të jetë në nivelin 5% të PBB. Aktualisht, buxheti i arsimit është më i ulëti në rajon”, u shpreh zëvendës presidentja e PL-së.
Xhixho theksoi se “më 11 maj të gjithë votojmë numrin 1 në fletën e votimit, Aleancën për Shqipërinë Madhështore, votojmë ndryshimin dhe ndëshkojmë me votë ata që nuk mbajtën premtimet”.
TIRANË, 27 mars /ATSH/ Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u shpreh sot se, Dita Ndërkombëtare e Teatrit e gjen Shqipërinë sërish pa Teatrin Kombëtar.
“Pesë vjet pasi u shemb pabesisht në mes të pandemisë, në shkelje të Kushtetutës, duke lënë pas rrënojat e dhunës dhe masakrës së kësaj qeverie kundër trashëgimisë kulturore dhe historike, Teatri është prova më e qartë e korrupsionit”, theksoi Xhixho.
Deputetja e PL shtoi se, “qëndresa e jashtëzakonshme e artistëve dhe qytetarëve të Tiranës e ktheu Teatrin e vjetër në simbol të rezistencës ndaj keqqeverisjes dhe pazareve të pushtetit qendror e lokal me oligarkët”.
Xhixho shtoi se, “si kryeministër, Ilir Meta ishte njeriu që e ktheu Teatrin Kombëtar në zonë të mbrojtur. Kur ishte President u qëndroi në krah artistëve dhe qytetarëve të Tiranës që nuk u dorëzuan për më shumë se dy vjet, duke u kthyer në gardianë të trashëgimisë kulturore, memories dhe historisë së qytetit. Si President i Republikës, Ilir Meta e kundërshtoi hapur shembjen në mënyrë antiligjore për të rrëmbyer pronën publike dhe e çoi në Gjykatë Kushtetuese këtë krim”.
Sipas saj, “vota për numrin 1, për Koalicionin për Shqipërinë Madhështore dhe Ilir Metën është garanci për ta ndërtuar Teatrin si ishte dhe ku ishte”.
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, thotë se synimi kryesor është fitorja në zgjedhjet e 11 majit. Xhixho u shpreh se presidenti i PL, Ilir Meta ka vendosur të jetë në listën e hapur. Për të Meta pritet të jetë deputeti më i votuar në qarkun e Tiranës, falë angazhimit të tij dhe komunikimit të ngushtë me sekretarin e Përgjithshëm të PL, Tedi Blushi. ”Ne vijmë nga 110 mijë vota…
Në qershor të vitit 2024, Ministria e Arsimit miratoi rritjen e pagave për mësuesit, mesatarisht 18 mijë lekë të reja në muaj. Por ka pasur kundërshti nga sindikatat dhe ekspertët e arsimit, për disa kategori mësuesish. Sipas tyre, janë rreth 6 mijë mësues që (nga rritja) u është ulur ajo që quhet “paga e grupit”, deri në 5 mijë lekë në muaj.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shprehu shqetësimin se 6500 mësues paguhen më pak se kolegët e tyre. Sipas saj, paga e tyre është ulur me 10 mijë lekë të reja në muaj.
“Siç e kam denoncuar prej muajsh, të paktën 6500 mësues në të gjithë vendin paguhen më pak se kolegët e tyre, për shkak të një VKM të qeverisë që arsimin nuk e ka pasur kurrë prioritet. VKM për pagën e grupit penalizon mësuesit që japin mësim në klasat fillore. Jo vetëm që nuk u është rritur paga, por u është ulur me 10 mijë lekë të reja”, tha Xhixho.
Por, çfarë ka ndodhur realisht me pagat e mësuesve? Në qershor të vitit 2024, me anë të një VKM u përcaktua rritja e pagave për mësuesit. Kjo rritje nisi prej 1 korrikut të vitit që lamë pas. Nëpërmjet vendimit nr. 425, datë 16.6.2024 u përcaktua edhe struktura e pagës për punonjësit e arsimit parauniversitar. Struktura me ndryshimet përbëhet nga: “Paga e grupit e cila parashikon katër nivele, përkatësisht: Diplomat e arsimit të mesëm të çdo niveli 8,000 lekë; Bachelor është 10,000 lekë; Master Profesional ose të barasvlershme 12,000 lekë; Master i Shkencave ose Profesional me 120 kredite, 14,000 lekë”.
Por sa ishte paga e grupit para se ky vendim të hynte në fuqi?
M.D. mësuese e arsimit 9-vjeçar në Durrës prej më shumë se 25 vitesh thotë për Faktoje.al se paga e saj u rrit me 20 mijë lekë në muaj në korrik të 2024.
Mësuesja thekson se më parë merrte 63 mijë lekë në muaj dhe pas rritjes së pagave, ajo merr rreth 84 mijë lekë. Mirëpo sot, ajo thekson se kolegë të saj, të të njëjtin profil marrin diku të 5 mijë lekë më shumë.
Pse ka ndodhur kjo?
Sindikatat
I pyetur nga Faktoje.al, Presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevrus Kaptelli, argumentoi se ka pasur rritje të pagave për të gjithë mësuesit, por ka ndryshuar vlera financiare e kategorisë së diplomës që ka mësuesi e cila përfshihet tek paga e grupit.
“Nuk janë ulur pagat. Pagat me vendimin e qershorit të vitit 2024 janë rritur për të gjithë mësuesit, por për një kategori mësuesish ku janë rreth 6 mijë mësues në të gjithë Shqipërinë, i është ulur njëri element i pagës, është ulur paga e grupit, paga që jepet për diplomën. Ajo ka qenë 14 mijë lekë të reja dhe në VKM e re ka shkuar për ata që janë në parashkollor me Bachelor ka shkuar 10 mijë lekë nga 14 mijë lekë dhe për një kategori tjetër të mësuesve, sipas nivelit të diplomave që kanë mbaruar master profesional, është bërë 12 mijë lekë.
Është ulur kjo, se pagat janë rritur për të gjithë. Por këta që ishin trajtuar për shumë vite me pagë të barabartë me kolegët e tjerë dhe që ishin vlerësuar njëlloj diplomat, me 14 mijë lekë paga e grupit, tashmë paguhen një kategori prej 6 mijë mësuesish me 12 mijë lekë paga e grupit, ajo që vlerëson diplomën dhe një kategori tjetër paguhet me 10 mijë lekë”, sqaron Kaptelli.
Më tej ai shton se: “Nëse përshembull merrnin 50 mijë lekë pagë në muaj, u bë 60 mijë. Por, disa mësues marrin diku te 5 mijë lekë më shumë, për shkak të vlerësimit të diplomës”.
6000 apo 6500 mësues?
Presidenti i Sindikatës, Nevruz Kaptelli, sqaroi se nga ky ndryshim preken rreth 6 mijë mësues në të gjithë Shipërinë edhe pse ka raportime për më shumë, deri në 6500. Nga Ministria e Arsimit nuk ka një përgjigje konkrete sa është numri që preket, por Kaptelli sqaroi se të dhënat për këtë shifër (6 mijë) i kanë marrë nga komunikimi me Zyrat Vendore Arsimore.
Ekspertët
Ndërsa, eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti shprehet se më këtë ndryshim të bërë, mësuesve ua morën edhe atë shtesë që u bënë në korrik të vitit të shkuar.
“Kur u bë VKM, këta ripërcaktuan grupet, pagën e grupit. U bënë VKM që u rriti pagat mësuesve, këta ua dhanë me të majtën dhe ua morën me të djathtën. Ligji e thotë qartë, nga klasa 6-9 duhet të ketë Master shkencor. Ky është problemi i atyre që kanë përfunduar ciklin 3-vjeçar. Pra, kanë qenë shumë që kanë përfunduar cikël 3-vjeçar dhe ata që kanë përfunduar këtë cikël llogariten me 100 mijë lekë, por nuk kanë bërë masterin, prandaj po bëjnë masterin tani ata”, thotë Mehmeti.
Në ligjin 80/2015, “Për arsimin e lartë” përcaktohet se diplomat e programeve të studimit që kanë zgjatur 3 vite (6 semestra), janë ekuivalente me diplomat “Bachelor”. Ndërsa diplomat e programeve të studimit, që kanë zgjatur së paku 4 vite akademike (8 semestra) janë ekuivalente me diplomat “Master i shkencave”.
Mehmeti shton se: “Penalizohen ata që kanë mbaruar në Gjirokastër, Elbasan, Shkodër dhe më pas edhe në Vlorë dhe Korçë 3-vjeçarin, këta penalizohen. Sepse këta nuk kanë faj, diploma këtyre u thotë mësues i arsimit parashkollor”.
Isa Halili nga Sindikata e Arsimit thekson se fillimisht u mendua si një lapsus nga ana e institucioneve, por edhe pas disa takimeve të bëra, mësuesit nuk janë paguar.
“Kjo ka ndodhur që në korrik 2024, ne në fillim e quajtëm lapsus. Kemi bërë disa takime, por mësuesit nuk i kanë marrë lekët. Kemi kërkuar që mësuesit të trajtohen te paga e grupit siç janë trajtuar deri në qershor”, thotë ai.
Por pse ky ndryshim? “Mendoj se kjo ka ardhur për efekt ekonomik. Buxheti për arsimin është i ulët, 2.4%”, shprehet Halili.
Nga ana tjetër, presidenti i Sindikatës së Arsimit, Nevrus Kaptelli, thotë se kanë bërë dy takime me Ministrinë e Arsimit për këtë cështje, por nuk kanë marrë zgjidhje.
“Ne jemi marrë vazhdimisht me zgjidhjen e këtij problemi dhe kemi bërë dy takime me MAS. Në takimin e dytë të zhvilluar në fund të muajit nëntor 2024, të gjithë ramë dakord se do ta rregullojmë këtë. Ende nuk është rregulluar problemi dhe në takimin që kemi bërë para pak ditësh na është thënë që ky problem nuk mund të zgjidhet tani, sepse bie ndesh me ligjin zgjedhor, por kjo nuk është në fakt e vërtetë, sepse rregullon një padrejtësi që u është bërë mësuesve. Po presim të kalojë dhe kjo periudhë”, bën të ditur Kaptelli.
MAS
Të kontaktuar nga Faktoje.al, burime zyrtare në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit deklarojnë se nuk ka ulje page për asnjë mësues, por nuk dhanë përgjigje për ndryshimet që janë bërë në atë që quhet “paga e grupit”
“Ka vetëm rritje me +180 mijë lekë në muaj mesatarisht”, thanë burime në MAS.
Përfundim
Nisur nga informacionet e grumbulluara dhe verifikimet e kryera, vendosëm që deklaratën e zonjës Xhixho ta kategorizojmë pjesërisht të vërtetë. Është e vërtetë që një kategori mësuesish paguhen më pak se kolegët e tyre, por paga e tyre nuk është ulur nga sa merrin para së të hynte në fuqi vendimi i qershorit e aq më shumë me 10 mijë lekë të reja, siç deklaron deputetja e Partisë së Lirisë.
TIRANË, 5 mars /ATSH/ Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi sot se, shqiptarët janë më të keqpaguarit në Evropë dhe shtoi se Partia e Lirisë ka një plan të detajuar për nxitjen e rritjes ekonomike.
Sipas Eurostat, theksoi Xhixho në një postim në rrjetet sociale, “punonjësit shqiptarë paguhen 2,47 euro në orë, ndërkohë që serbët paguhen 4,43 euro dhe boshnjakët 4 euro”.
“Shqiptarët paguhen sot edhe më pak seç paguheshin punëtorët në Mal të Zi 11 vjet më parë, 3,42 euro në orë”, shti Xhixho.
Xhixho u shpreh se, Partia e Lirisë ka një plan të detajuar për nxitjen e rritjes ekonomike, uljen e kostos së jetesës, ashtu edhe përmirësimin e saj me paga më të larta dhe me cilësi më të lartë të shërbimeve publike.
“Në 11 maj votojmë ndryshimin masivisht për të përmbysur këtë sistem ekonomik që punon për klientët e qeverisë dhe jo për qytetarët. Aleanca për Shqipërinë Madhështore është mundësia për ta ndryshuar Shqipërinë”, theksoi Xhixho.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kujtuar në Facebook protestën e mbajtur më 2 mars 2020, ku sipas saj populli shqiptar tregoi fuqinë e tij në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
“Pesë vite më parë, qytetarët u ngritën nën thirrjen e Presidentit të Republikës për të mbrojtur demokracinë dhe barazinë para ligjit,” shkruan Xhixho, duke theksuar se tubimi ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj përpjekjeve për të minuar Gjykatën Kushtetuese me ligje antikushtetuese, të cilat u kundërshtuan nga Komisioni i Venecias.
Ajo thekson se, pavarësisht manipulimeve politike për të kapur drejtësinë, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë një shtet të lirë nga korrupsioni dhe arbitrariteti.
“Mbrojtja e Kushtetutës dhe parimeve të demokracisë është një betejë e përditshme kundër një regjimi që ka shkatërruar ekonominë dhe ka shpërngulur qindra mijëra shqiptarë,” thekson ajo.
Xhixho përfundon duke thënë se qytetarët shqiptarë janë tani më të vetëdijshëm se rikthimi i Kushtetutës në shinat veneciane është garanci për lirinë, sovranitetin e vendit dhe për një demokraci funksionale. “Misioni i 2 Marsit vazhdon me vendosmëri për një Shqipëri të lirë, të drejtë dhe sovrane, ku qytetarët të mos jenë peng i korrupsionit dhe krimit politik,” përfundon ajo.
Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në Euronews Albania, ka përmendur 4 emra nga Partia e Lirisë, që, sipas tij, Sali Berisha do t’i futë në listën e PD-së të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit “Janë 4 deputetë nga Partia e Lirisë: Në Tiranë që është vetë Ilir Meta, në Fier është […]
Nënpresidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho e ftuar në studion e FaxNews me gazetarin Albi Rakip ka folur në lidhje me reagimet e Veliajt përsa i përket institucionit të drejtësisë. Sipas Xhixhos Veliaj ndodhet në burg nga një denoncim anonim dhe jo nga aferat e mëdha korruptive. LEXO EDHE :Xhixho: Arrestimi i Veliajt i […]
Deputetja dhe zv/presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho thotë se 5 prioritetet e PL-së janë lufta kundër shpopullimit, mbështetja për çiftet e reja, për gratë e vajzat, arsimi, dyfishimi i pensioneve dhe Shqipëria si fuqi eksportuese. “Kemi synim ta çojmë buxhetin për arsimin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, për të dyfishuar pagat e mësuesve, për të patur kërkim shkencor në nivelet e…
TIRANA, 28 janar /ATSH/ Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ngritur shqetësimin për gjendjen e arsimit në Shqipëri.
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë thekson se “mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit në Europë”.
“Në raport me inflacionin, pagat e mësuesve kanë rënë në shumë vende të Europës, por në Shqipëri kanë rënë në mënyrë drastike”, shkruan Xhixho.
Sipas Xhixhos po humbasim mësues e nxënës çdo vit, sepse të dy palët kanë humbur shpresën.
“Numri i maturantëve është në rënie çdo vit. Një në tre maturantë largohet me të mbaruar shkollën e mesme. Në vetëm pesë vjet, në vend janë mbyllur 202 shkolla publike. Në pesë vjet 58 mijë nxënës janë larguar në 5 vite nga Shqipëria! Në vitin 2024, shkollave të vendit u munguan mbi 2 mijë mësues. Rreth gjysma e mësuesve në sistem nuk kanë njohuritë e duhura për të dalë përpara një klase me nxënës”, shkruan Xhixho.
Xhixho thekson më tej se “nuk investohet në arsim, sepse qeveria nuk e ka pasur kurrë prioritet. Inflacioni dëmton mësuesit e pensionistët, por nuk prek aspak projektet korruptive”.
“Para ka por jo për mësuesit; rritje reale bëhet, por jo për mësuesit. Nxiten projektet që çojnë para në xhepat e klientëve të qeverisë dhe jo degët prioritare”, shkruan më tej Xhixho.
Sipas Xhixhos qeveria ka dështuar me arsimin, ndërsa shton se ringritja e tij është jetike.
“Për ne është prioriteti numër një!”, shkruan Xhixho.
Buxheti për arsimin i përcaktuar nga qeveria socialiste është i një niveli shumë të ulët. Kjo ishte akuza e ngritur nga zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho. Si provë për këtë ajo krahasoi Shqipërinë me vendet e rajonit dhe iu referua një raporti të UNESCO-s. Verifikimi i Faktoje vërtetoi se buxheti për arsimin në 2024-ën ishte më i ulëti në 11 vitet e fundit. Shqipëria u rendit e fundit në rajon për nivelin e financimit të arsimit si përqindje e prodhimit të brendshëm bruto.
Jona Plumbi
Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho në një deklaratë për media akuzoi qeverinë se buxheti për arsimin financohet në nivel shumë të ulët.
Duke referuar një raport të publikuar nga UNESCO, Xhixho theksoi se Shqipëria ka shënuar ‘një përkeqësim progresiv të raportit mes shpenzimeve për arsimin, me buxhetin dhe prodhimin e brendshëm bruto’.
“UNESCO konkludon se Shqipëria duhet urgjentisht të përmirësojë financimin në sektorin e arsimit dhe për një shpërndarje më të mirë të burimeve. Vetëm pak ditë më parë buxhetit të pamjaftueshëm për arsimin qeveria i hoqi edhe 700 milionë lekë. Gjatë vitit që lamë pas arsimi në Shqipëri është financuar sa 2.29% e PBB niveli më i ulët i të gjitha vendeve të ballkanit dhe shumë larg premtimit mashtrim të kësaj qeverie në 2013-ën e cila premtoi se ky buxhet do të shkonte në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.” – Erisa Xhixho, zv.presidente, Partia e Lirisë.
Nisur nga kjo deklaratë Faktoje bëri një verifikim të financimit të arsimit në Shqipëri dhe raportin e saj me shpenzimet buxhetore dhe prodhimin e brendshëm bruto.
Në raportin e UNESCO, referuar nga Xhixho, thuhet se ‘shpenzimet qeveritare për arsimin janë mjaft të ulëta në raport me PBB-në dhe të ulëta në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit’.
“Shpenzimet për arsimin janë rritur gjatë dekadës së fundit, por me një ritëm më të ulët sebuxheti total i qeverisë ose PBB-ja.
Shpenzimet për arsimin ishin afër 12% të buxhetit të qeverisë dhe 3.5% të PBB-së në fillim të viteve 2010, por mund tëzbresin në 9.5% të buxhetit të planifikuar për vitin 2023.”
– – UNESCO, Analiza për Sektorin e Arsimit
Buxheti për arsimin në Shqipëri
Për të dhënë një pasqyrë më të plotë të financimit qeveritar për arsimin, Faktoje përfshiu në analizë edhe buxhetin e vitit 2024 dhe atë të miratuar së fundmi për vitin 2025.
Shifrat tregojnë se viti 2024 shënoi nivelin më të ulët të financimit për arsimin si përqindje e prodhimit të brendshëm bruto, në 11 vjet.
Deklarata e Xhixhos, se “buxhetit të pamjaftueshëm për arsimin qeveria i hoqi edhe 700 milionë lekë”, lidhet me ndryshimin në buxhet që qeveria bëri në muajin dhjetor 2024 përmes një akti normativ.
Sipas këtij vendimi, buxheti për arsimin e lartë të vitit 2024, nga 55,753,566 lekë shkoi në 55,000,186 lekë, duke e ulur buxhetin e arsimit në total me 753 milionë lekë.
Nëse krahasojmë rritjen e shpenzimeve totale buxhetore mbi PBB-në me atë të buxhetit të arsimit mbi PBB, rezulton se për vitin 2025 shpenzimet totale të qeverisë janë rritur me 1.1% ndërsa shpenzimet për arsimin me 0.2%. Pas 12 vite qeverisje, ky buxhet i financimit të arsimit është ende shumë larg premtimit të socialistëve në 2013 që synonte 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Buxheti për arsimin krahasuar me vendet e Ballkanit
Raporti i UNESCO-s në krahasimin mes vendeve të Ballkanit sa i përket financimit të arsimit referon shifra jo të përditësuara për tre vitet e fundit. Ndaj për të pasur një pasqyrë më të qartë të këtij krahasimi Faktoje gjeti dhe përpunoi të dhënat për vitin 2024 për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Serbinë.
Gjetjet tregojnë se buxheti për arsimin nga qeveria shqiptare është më i ulëti në vendet e rajonit.
Përfundim
Nisur nga këto të dhëna, deklaratën e zëvendës presidentes së PL-së Erisa Xhixho për nivelin e ulët të financimit të arsimit nga buxheti i shtetit e kategorizojmë si të vërtetë.