Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Raporti PEFA, BE: Përparime në buxhetim, investime publike dhe auditimin e brendshëm

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përshëndeti sot prezantimin e raportit të ri për Vlerësimin e Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjshmërisë Financiare (PEFA) këtë javë në Tiranë.

“Menaxhimi i financave publike në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare është thelbësor për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe për aksesin në fondet e BE-së”, thekson Delegacioni i BE, në një postim në rrjetet sociale.

Për këtë arsye, shton Delegacioni, “mirëpresim prezantimin e raportit të ri për Vlerësimin e Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjshmërisë Financiare (PEFA) këtë javë në Tiranë”.

“Raporti tregon përparime në procesin e buxhetimit, procedurat e investimeve publike dhe auditimin e brendshëm. Përmirësimet në raportimin financiar të konsoliduar, përfshirë ndërmarrjet shtetërore dhe menaxhimin e aseteve publike, mbeten ndër sfidat kryesore”, thekson zyra e BE.

Delegacioni i BE nënvizon se, gjetjet dhe rekomandimet e raportit PEFA duhet të merren parasysh teksa qeveria vijon me zbatimin e reformave në këtë fushë.

1 nga 4

/gj.m//r.e//a.f/

The post Raporti PEFA, BE: Përparime në buxhetim, investime publike dhe auditimin e brendshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Ekonomia amerikane tkurret papritur gjatë T12025

UASHINGTON, 30 prill /ATSH-DPA/ – Ekonomia amerikane u tkurr në mënyrë të papritur me 0,3% në tremujorin e parë, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Departamenti amerikan i Tregtisë.

Vlerësimi i parë i Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë mandatit të dytë të presidentit Donald Trump ishte i shumëpritur, veçanërisht nën dritën e tarifave masive që ai ka vendosur që nga janari, me partnerin kryesor tregtar Kinën ndër më të goditurat.

Shumica e ekonomistëve nuk prisnin që ekonomia më e madhe në botë të tkurrej në muajt e parë të vitit 2025, pavarësisht disa treguesve që sugjeronin ngadalësim të rritjes.

Ndryshe nga Evropa, të dhënat e rritjes në Shtetet e Bashkuara paraqiten në terma vjetorë, që do të thotë se norma tremujore parashikohet sikur të vazhdonte për një vit të plotë./   /os/

 

The post FOKUS – Ekonomia amerikane tkurret papritur gjatë T12025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Ekonomia rritje të qëndrueshme, çmimet e shportës rritje më të ulët se në vendet e BE-së

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot ekonomia shqiptare është në rritje të qëndrueshme.

Gjatë një interviste në medie, Ibrahimaj foli për rritje ekonomike të vazhdueshme. “Ekonomia shqiptare rritet me 4%. Çmimet e shportës janë rritur më pak se në vendet e europiane. Kemi treguar stabilitet të rritjes ekonomike”, tha ajo.

Ibrahimaj foli edhe për mbështetjen e bujqësisë nga fondet e BE-së.

Sipas saj, Shqipëria ka përfituar rreth 250 milionë euro nga fondet IPA të BE-së, për bujqësinë, që prej nisjes së procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Ibrahimaj theksoi se në momentin që hyjmë në BE, Shqipëria merr 1 miliard euro.

“Ka një element teknik dhe një element politik që lidhet me qasjen që ka BE ndaj nesh për të na pranuar në këtë moment. Mbështetja që BE do të na japë ne deri në anëtarësim do të jetë në këto nivele. Në momentin që anëtarësohemi fodnet shumëfishohen”, deklaroi ministrja.

Nga viti 2027 kur ne planifikojmë që detyra jonë teknike të përfundojë, theksoi Ibrahimaj, çdo vit është i mundshëm për tu anëtarësuar.

Dy ditë më parë, në Luksemburg, Shqipëria nisi negociatat për grup-kapitullin 2, që lidhet me Tregun e Brendshëm të BE-së.

Brenda këtij grupi përfshihen kapitujt që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të mallrave, lirinë e lëvizjes së punonjësve, të drejtën e themelimit dhe ofrimin e shërbimeve, lëvizjen e lirë të kapitalit, të drejtën e kompanive, pronësinë intelektuale, politikat e konkurrencës si dhe mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit.

Shqipëria ka hapur në 5 muaj 3 grup-kapituj me 16 kapituj dhe qeveria parashikon që të përfundojë procesin e negociatave brenda vitit 2027. /j.p/

The post Ibrahimaj: Ekonomia rritje të qëndrueshme, çmimet e shportës rritje më të ulët se në vendet e BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NJU JORK – Wall Street: 500 më të pasurit e botës humbën 485 miliardë dollarë ne 2 ditë

NJU JORK, 5 prill /ATSH-ANSA/ – 500 njerëzit më të pasur në botë humbën pothuajse 500 miliardë dollarë, 485 për të qenë të saktë, në dy ditë me rënien e Wall Street.

Sipas Bloomberg kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në dy seanca.

Wall Street është gati të mbyllë javën e saj më të keqe që nga marsi 2020, në mes të urgjencës Covid.

Në fakt, S&P 500 humbi 5.2 miliardë dollarë në dy seanca që kur Donald Trump shpalli tarifat dhe pasi presidenti i Fed tha se tarifat mund të kenë një ndikim të vazhdueshëm në inflacion. /os/

The post NJU JORK – Wall Street: 500 më të pasurit e botës humbën 485 miliardë dollarë ne 2 ditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FINANCE – Frika e tarifave ”ngrin” bursat, ari shënon rekord të ri

NJU JORK, 31 Mars /ATSH-ANSA/ – Një javë për t’u ”harruar” për tregjet e aksioneve, të cilat po rëndojnë shqetësimet e investitorëve për efektet e tarifave amerikane në ekonomi.

Pas rënieve të mprehta të regjistruara në Azi, ku Tokio humbi 4% dhe Hong Kongu 1.1%, tregjet evropiane janë gjithashtu në vështirësi, me Milano dhe Frankfurt që humbasin 1% dhe Paris dhe Londër 0.9%, ndërsa në Nju Jork kontratat e së ardhmes Nasdaq po bien me 1% dhe ato në S&P 500 me 0.6%.

Investitorët po ”mbyllin” derën ndaj rreziqeve, duke lehtësuar portofolet e tyre dhe po strehohen në ‘strehë të sigurta’ si ari, i cili po arrin nivele të reja të larta të të gjitha kohërave (+1,6% në 3,125 dollarë), jenin (+0,5% kundrejt dollarit) dhe obligacionet, yield-et e të cilave po bien me shpresën për një politikë më të përshtatshme të bankave qendrore.

Nafta u rrit (+0,5% në 69,71 dollarë për WTI) si pasojë e kërcënimit të Trump për tarifa ndaj naftës së papërpunuar ruse në mungesë të një armëpushimi me Ukrainën.

Çmimi i arit shënon rekorde të reja: metali i çmuar për dërgesë të menjëhershme (Gold spot) tregtohet me 3,120,74 dollarë me një rritje prej 1,15%, ndërsa ari për dorëzim në qershor (Comex) tregtohet me 3,152,40 dollarë me një avancim prej 1,22%. /os/

The post FINANCE – Frika e tarifave ”ngrin” bursat, ari shënon rekord të ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gratë zotërojnë 1,5 herë më pak produkte financiare se burrat

TIRANË, 27 mars /ATSH/ Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi mori pjesë në konferencën “Gratë dhe aktivitetet financiare të paligjshme në Ballkanin Perëndimor: Zgjerimi i kufijve për njohuri dhe veprim” organizuar nga Qendra AIRE për Ballkanin Perëndimor, me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Zëvendësguvernatorja diskutoi mbi rolin e gruas në shoqëri, ballafaqimin e saj me financat e paligjshme dhe domosdoshmërinë e edukimit financiar.

Ajo theksoi se “një nga mjetet më të fuqishme për të parandaluar përfshirjen e grave në aktivitete financiare të paligjshme është edukimi financiar. Kur gratë janë të informuara dhe kanë akses në veprime ekonomike si: menaxhimi i financave, investime, huamarrje dhe kursime, ato janë më të afta të marrin vendime të duhura dhe të shmangin rreziqet e lidhura me ekonominë informale”.

“Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë punon dhe promovon prej më shumë se 2 dekadash edukimin financiar për qytetarët. Përmes programeve dhe fushatave të edukimit financiar, Banka e Shqipërisë ndihmon publikun, veçanërisht gratë dhe të rinjtë, të kuptojnë më mirë bazat e sistemit financiar dhe të shmangin skemat mashtruese apo burimet financiare të dyshimta”, shtoi ajo.

Sipas “Vrojtimit të BSH mbi Kulturën Financiare të të Rriturve në Shqipëri 2023”, indeksi mesatar i kulturës financiare të popullatës shqiptare rezulton 59%, ku gratë shënojnë 57%, kundrejt 61% të burrave.

Qëllimi i edukimit financiar është rritja e mirëqenies financiare të individit. Sipas të dhënave të vrojtimit, indeksi i mirëqenies financiare tregon se gratë janë: Më të brishta financiarisht; nuk disponojnë fonde të mjaftueshme rezervë për t’i bërë ballë goditjeve të papritura financiare dhe nuk arrijnë të bëjnë planifikime për periudha afatgjata

Të dhënat tregojnë gjithashtu se gratë zotërojnë më pak produkte financiare, 1.5 herë më pak se burrat aktualisht.

Një tjetër drejtim i rëndësishëm i punës së Bankës së Shqipërisë është edhe rritja e përfshirjes financiare të grave dhe aksesit të tyre në shërbime bankare. Fuqizimi i grave përmes edukimit financiar dhe përfshirjes së tyre në ekonominë formale nuk është vetëm një domosdoshmëri për barazinë gjinore, por edhe një investim për një shoqëri më të qëndrueshme dhe një ekonomi më të fortë.

1 nga 5

/a.f/

The post Gratë zotërojnë 1,5 herë më pak produkte financiare se burrat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Studim: Pse njerëzit bëjnë zgjedhje impulsive në marrëdhënie dhe financa

By: gaze tare
25 February 2025 at 20:04

Një studim i ri social ka zbuluar se zgjedhjet impulsive në marrëdhënie dhe financa shpesh lidhen me emocionet e momentit, më shumë sesa me arsyetimin racional. Studiuesit nga Universiteti i Harvardit analizuan sjelljen e mbi 1,000 pjesëmarrësve dhe zbuluan se stresi, presioni shoqëror dhe frika nga humbja janë faktorët kryesorë që çojnë në vendime të nxituara.

Në marrëdhënie, njerëzit shpesh veprojnë impulsivisht nga frika e vetmisë ose ndikimi i momentit romantik, duke marrë vendime që mund të mos jenë të qëndrueshme afatgjatë. Nga ana tjetër, në aspektin financiar, ofertat e kufizuara në kohë dhe dëshira për shpërblim të menjëhershëm i shtyjnë njerëzit të shpenzojnë pa menduar për pasojat.

Ekspertët sugjerojnë se marrja e kohës për të reflektuar dhe praktikimi i vetëkontrollit mund të ndihmojnë në shmangien e vendimeve impulsive. Ata rekomandojnë gjithashtu përdorimin e teknikave si mendimi kritik dhe vendosja e objektivave afatgjata, për të bërë zgjedhje më të mençura në të ardhmen.

The post Studim: Pse njerëzit bëjnë zgjedhje impulsive në marrëdhënie dhe financa appeared first on iconstyle.al.

Nën kërcënimin e armës, grabitet një bankë nga disa persona të maskuar

21 January 2025 at 13:44

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në rrugën “Enver Maloku”, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Cak ka qenë një institucion mikrofinanciar, ku grabitësit nën kërcënimin e armës, kanë marrë një shumë parash.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë për Indeksonline se pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme policore, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

“Sot rreth orës 12:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se dy persona të dyshuar-maskuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash. Policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar, ka thënë Ahmeti.

The post Nën kërcënimin e armës, grabitet një bankë nga disa persona të maskuar appeared first on Sot News | Lajme.

Nga problemet me pronat tek mungesa e kolateralit, anketa zbulon arsyet që pengojnë kreditimin

31 December 2024 at 12:00

Rritja e kreditimit në vend kufizohet nga një sërë faktorësh që në tërësi janë të njëjta për sektorin bankar dhe institucionet jo banka. Një anketë e Këshillit të Investimeve lidhur me aksesin në financë që ka pyetur kompanitë e mëdha, ato të mesme dhe të vogla si dhe institucionet financiare në vend ka dalë në disa përfundime.

Kështu bankat identifikojnë disa faktorë kyç që pengojnë rritjen e kreditimit për Ndërmarrjet e mesme dhe të Vogla, duke përfshirë çështjet me regjistrimin e pronës (për shembull: vonesa në rifreskimin e certifikatave të pronësisë, përgjigje e paqartë zyrtare në lidhje me plotësimin e dokumentacionit, etj.), mungesa e kolateralit, nivele të larta të kredive të vonuara, shifra të dyfishta të raportimit financiar dhe edukim joadekuat financiar.

“Për më tepër, disa faktorë të brendshëm me ndikim të moderuar konsiderohen mungesa e stafit të dedikuar për grupin e synuar të NMVM-ve dhe mungesa e proceseve plotësisht të digjitalizuara” thuhet në anketë.

Duket se për institucionet jobanka faktorët kufizues të rritjes janë të ngjashëm për këta të fundit përfshijnë edhe informalitetin dhe përvojën e biznesit si pengesë.

“Këto sfida krijojnë barriera të rëndësishme për të lehtësuar procesin e aksesit në financim, veçanërisht për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Trajtimi i këtyre çështjeve do të jetë thelbësor për nxitjen e një mjedisi kreditues më mbështetës ndaj sipërmarrjes dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike” nënvizon Sekretariati i Këshillit të Investimeve.

Të dhënat e gjeneruara nga përgjigjet e biznesit tregojnë gjithsesi se përafërsisht 67% e ndërmarrjeve që kanë aplikuar e kanë marrë financimin e kërkuar. Ndërkohë 1 në 4 biznese raportojnë probleme të tilla si vonesa nga Kadastra në gjenerimin e kartave të përditësuara të pronës/origjinës/hartës, nënvlerësim të pronës nga banka dhe vonesa në procesin e bllokimit të pronës nga Kadastra.

Anketa sjell në vëmendje se nivelet e larta të informalitetit, çështjet e lidhura me pronën dhe mungesa e informacionit të përditësuar nga rregullatorët ose bashkitë në lidhje me sektorët ose aktivitetet që kërkon tregu po pengojnë disi nivelet e kreditimit për NMVM-të sipas institucioneve financiare. “Ndër disa komente të bëra gjatë konsultimit për faktorët ndërlikues të procesit të kreditimit, u përmend edhe mungesa e studimeve që analizojnë nevojat dhe nivelet e ofruesve të shërbimeve bazuar në dendësinë aktuale të popullsisë dhe kërkesat e paplotësuara” vlerëson dokumenti.

I njëjti gjykon se në nivel sektori, aksesi i kufizuar në financa krijon vështirësi të konsiderueshme në funksionimin e biznesit për një në dy kompani, për kryesisht NMVM-të që operojnë në aktivitetet e energjisë, bujqësisë dhe turizmit./N.Maho

The post Nga problemet me pronat tek mungesa e kolateralit, anketa zbulon arsyet që pengojnë kreditimin appeared first on Revista Monitor.

Për 12 vite të ardhurat e koncesionit të pullave fiskale arrijnë 110 mln euro

23 December 2024 at 10:00

Më 31 dhjetor 2024 përfundon afati shtesë për kontratën koncesionare të pullave fiskale te mallrat e akcizës me kompaninë “SICPA Security Solutions Albania”. Në janar 2023, nga Parlamenti u miratua shtyrja edhe me 2 vite e zbatimit, parashikuar të përfundonte në shkurt 2023, si dhe u rishikua tarifa që paguhet nga biznesi, me ulje 10% nga tarifa e mëparshme.

Për 12 vite, përkatësisht për periudhën 2012 deri 2023, të ardhurat e shoqërisë koncesionare “SICPA Security Solutions Albania”, që realizohen nga prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale për bizneset që tregtojnë mallra të akcizës, sipas bilanceve të dorëzuara në QKB arrijnë në vlerën e 10,8 mld lekëve apo rreth 110,5 mln euro.

Në nisje të aktivitetit të saj, të ardhurat e kompanisë “SICPA Security Solutions Albania”, sipas bilanceve të QKB-së për vitin 2012 ishin 7 mln euro dhe 8 mln euro për vitin 2013. Përgjatë këtyre 12 viteve, të ardhurat më të larta të arkëtuara nga prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale rezultojnë në vitin 2022. Kompania në këtë periudhë regjistron 10,2 mln euro të ardhura.

Për vitin 2023 të ardhurat e kompanisë arrijnë 8,2 mln euro apo 19,6% më pak se viti paraardhës. Rënia e volumit të të ardhurave lidhet me uljen e çmimit të shitjes sipas termave të kontratës koncesionare të rinovuar, që solli reduktim 10% të tarifës në vitin 2023.

Për periudhën 2012-2015 kompania ka raportuar humbje prej rreth 3 mln euro, ndërsa në vijim ka rritur fitimet, duke kulmuar në 2019 me 2,1 mln euro. Për periudhën 2016-2019 kompania ka deklaruar fitime në totalin e 5,9 mln eurove. Fitimi i kompanisë për 2023 ishte 362 mijë euro nga 2 mln euro që ishin në vitin 2022. Nga viti 2016 deri në 2023 fitimet e kompanisë rezultojnë 12,2 mln euro.

 

Debatet për afatin e koncesionit dhe tarifën e lartë

Për zbatimin e kontratës koncesionare gjatë këtyre viteve janë ndezur disa debate.

Së pari mbetej e paqarta data e fillimit të zbatimit dhe përfundimit të kontratës. Kontrata koncesionare për vendosjen e pullave fiskale te mallrat e akcizës u nënshkrua nga qeveria e mëparshme në vitin 2012 me afat 10 vjeçar. Tarifa e pullës fiskale nga bizneset nisi të paguhej që në vitin 2012, por datë efektive e fillimit të kontratës u përcaktua 6 shkurti 2023.

Grupi i punës së ngritur me ekspertë të Ministrisë së Financave dhe Avokaturës së Shtetit, pas konsultoi një sërë dokumentesh dhe procesverbale të mbledhjeve të mëparshme arriti në konkluzionin për përcaktimin e datës efektive të kontratës, datën 6 shkurt 2013 dhe datën 6 shkurt 2023 si datë të përfundimit të kontratës. Nga konkluzionet u përcaktua po ashtu se data 6 gusht 2022, si datë e fillimit të periudhës të daljes dhe inventarizimit të aseteve.

Por data efektive e nisjes së kontratës u kundërshtua nga kompania koncesionare, që sipas pretendimeve të saj, data efektive e kontratës përkonte nga nisja e zbatimit të komponentit të paplotësuar, që ishte vendosja e pullave fiskale te barnat. “Me fuqizimin e këtij elementi afati i zbatimit të kontratës shtyhej edhe për 10 vite të tjera”, pohuan më herët përfaqësuesit e kompanisë.

Zbatimi i tarifës së lartë së pullave fiskale gati 8 herë më shumë se çmimi mesatar i pullave fiskale në Europë po haste kundërshtime të ashpra nga bizneset e prodhimit dhe tregtimit të mallrave të akcizës, që ngarkoheshin me një detyrim vjetor deri në 1 mln euro, ndërsa vendosja e pullave nuk arrinte të zgjidhte problemet me tregtinë e paligjshme dhe informalitetin.

Në vend tarifa e mëparshme e pullave fiskale arrinte 22,4 USD për 1,000 copë, ndërsa në Europë çmimi mesatar i pullave fiskale është 3 USD për 1,000 copë, në Kosovë 2,2 USD.

Shtyrja e kontratës

Pas gjithë këtyre debateve, 1 muaj para përfundimit të afatit zyrtar, me qëllim shmangien e përballjes së palëve në Gjykatën e Arbitrazhit qeveria i propozoi Kuvendit për miratimin projektligjin për shtyrjen e afatit edhe për 2 vite të tjera dhe ulje e tarifës 10%.

“Me anë të këtij projektligji, synohet të amendohet dhe tё përmbyllet kontrata e koncesionit, e miratuar me ligjin nr.10381, datë 24.2.2011.

Amendimi i kësaj kontrate shtesë do të mundësojë: vijueshmërinë e këtij shërbimi në fushën e kontrollit fiskal në Republikën e Shqipërisë edhe pas datës 6.2.2023, datë kur kjo kontratë përfundon;

  • heqjen dorë të palëve nga çdo pretendim për të gjitha vitet që nuk është përmbushur pjesa e kontratës së koncesionit, që lidhet me produktet farmaceutike;
  • deklarimin e SIPCA Albania dhe tё shoqërisë “Mёmë” se nuk kanё shfaqur apo pretenduar dhe nuk do tё kenë nё tё ardhmen asnjё pretendim apo kёrkesё 3 ndaj autoritetit, pёr zbatimin e produkteve tё tjera, objekt i kontratёs sё koncesionit, miratuar me ligjin nr.10381 datë 24.2.2011.
  • që shoqëria koncesionare nuk do të ketë pretendime për kompensim, dëmshpërblim retroaktiv dhe nuk do të pretendojë ndonjë penalitet për mospërmbushje të objektit të kontratës nga ana e shtetit shqiptar;
  • rivlerësimin dhe uljen e çmimeve për njësi të produkteve, të referuara në pikën 17.1 të kontratës së koncesionit, duke filluar nga data 7.2.2023;
  • që shoqëria koncesionare të vazhdojë këtë kontratë, duke përdorur teknologjinë aktuale të zbatuar, bazuar në kontratën e koncesionit, me përmirësime teknologjike në fushat e gjykuara si të detyrueshme për funksionalizimin e duhur operacional dhe në terren, që lidhen me platformën ekzistuese – CAPEX;
  • krijimin e modulit të ri të raportimit të shërbimeve të të dhënave, që i mundëson autoritetit më shumë analitikë përshkruese, duke u fokusuar në atë që ka ndodhur në të kaluarën, analitikë diagnostike që ndihmon në zbulimin e arsyes se pse ndodhën gjërat dhe analitikë parashikuese që mundësojnë parashikimin e asaj që ka të ngjarë të ndodhë në të ardhmen – aktivizimi + integrimi në platformën ekzistuese;
  • asistencë teknike tek autoriteti me të gjithë ekspertizën teknologjike dhe operacionale të ekspertëve të shoqërisë, për vijueshmërinë dhe funksionimin e sistemit të pullave fiskale, 7 muaj para deri në përfundimin e afatit të kontratës së koncesionit”, citohej në relacion.

Përfundimi i kontratës

Në ligj parashikohet se afati i kontratës koncesionare pёrfundon nё datёn 31.12.2024. Gjatë kësaj periudhe, shoqëria koncesionare angazhohet të kryejë një investim që shkon nga 3 deri në 5 milionë euro, sipas skedulimeve që do të detajohen me afate respektive kohore në Bordin e Menaxhimit të Kontratës. Projektligji do të adresojë zgjidhjen e problematikave të kontratës së koncesionit, për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave, miratuar me ligjin nr.10381, datë 24.2.2011, dhe, përveç efekteve pozitive të sipërcituara, nuk mbart asnjë efekt negativ apo risk fiskal për shtetin shqiptar.”.

Prej janarit 2025, pullat fiskale pritet të prodhohen nga shtypshkronja e letrave me vlerë që është Shoqëri Aksionere me aksioner Ministrinë e Financave./ D.Azo

The post Për 12 vite të ardhurat e koncesionit të pullave fiskale arrijnë 110 mln euro appeared first on Revista Monitor.

Taksat mbi pagat dhanë ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave buxhetore për 11 mujorin

21 December 2024 at 10:58

Buxheti ka arkëtuar 647 miliardë lekë në 11 muajt e 2024, me një rritje prej 10.3% në krahasim me të njëjtën periudhë 2023, ose 60.5 miliardë lekë më shumësipas statistikave të Ministrisë së Financave.

Si të ardhurat nga daganat ashtu dhe nga tatimet ishin në rritje, por ndkikimin më të fortë e kanë dhënë të ardhurat nga sigurimet shoqërore e shëndetësore, që ishin 19 miliardë lekë më shumë për 11 mujorin, duke ndikuar në një të tretën e shtimit të të ardhurave buxhetore për periudhën në fjalë. Rritja e lartë e pagave në administratën shtetërore ka ndikuar pozitivisht dhe në performancën e të ardhurave në buxhet.

Financat vijojnë të shpenzojnë më pak sesa mbledhur, duke rezultuar me sufucit.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 10 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 575.3 miliardë lekë.

Të ardhurat

Të ardhurat totale, për periudhën 10-mujore, arritën në rreth 647 miliardë lekë ose 100 % e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën rreth 60.5 miliardë lekë më shumë ose 10.3 % më shumë se 11 mujori i vitit 2023.

Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, pa kontributet, për periudhën Janar-Nëntor 2024, janë në shumën 416.4 miliardë lekë ose 943 milionë lekë. Krahasuar me 11-mujorin 2023, janë mbledhur 31.6 miliardë lekë ose 8.2% më shumë.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 209 miliardë lekë, 11.5 miliardë lekë ose 5.8% më shumë se 11-mujori 2023.

Të ardhurat nga TVSH në import për 11-mujorin rezultojnë 140.4 miliardë lekë, 7 miliardë lekë ose 5.2% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 57.8 miliardë lekë, 4.8 miliardë lekë ose 9.1% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 2.6 miliardë lekë, me një realizim në masën 96% kundrejt planit për 11-mujorin 2024.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 8.1 miliardë lekë, me një realizim në masën 96.1% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet), për 11-mujorin 2024 u realizuan në masën 207.5 miliardë lekë, 20.2 miliardë lekë ose 10.8% më shumë se 11-mujori i vitit të kaluar. Krahasuar me planin 11 mujor, të ardhurat e mbledhura janë 3.4 miliardë lekë ose 1.7% më shumë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 54.7 miliardë lekë, 11.7 miliardë lekë ose 27% më shumë se 11-mujori 2023, si dhe 3 miliardë lek ose 5.7% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 11-mujorin 2024. Rimbursimet për periudhën 11-mujore 2024 janë 20.4 miliardë lekë, 1.5 miliardë lekë ose 7.9% më shumë se 11-mujori 2023.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 51.2 miliardë lekë ose në masën 99.2% të planit të 11-mujorit të vitit 2024 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 60.1 miliardë lekë, 7.2 miliardë lekë ose 13.6% më shumë se 11-mujori 2023, si dhe 857 milionë lekë ose 1.4% më shumë se plani i 11-mujorit 2024.

Taksat nacionale, për periudhën 11-mujore 2024 u realizuan në masën 41.4 miliardë lekë, 7.1 miliardë lekë ose 20.8% më shumë se 11-mujori 2023.

Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH u realizuan në masën 146.7 miliardë lek, 19.1 miliardë lekë ose 15% më shumë se 11-mujori 2023, si dhe realizim në masën 101.4% të planit për 11-mujorin 2024.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 11 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 575.3 miliardë lekë me një realizim në masën 88.1% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 4.8% më i lartë ose rreth 27 miliardë lekë më shumë.

Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 11 mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 78% të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 74.6% të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 3 datë 28.08.2024.

Shpenzimet korente, për periudhën 11 mujore të vitit 2024, rezultuan në rreth 512.5 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 7.9% më i lartë ose rreth 37.4 miliardë lekë më shumë.

 

 

 

The post Taksat mbi pagat dhanë ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave buxhetore për 11 mujorin appeared first on Revista Monitor.

88% e profesioneve të lira janë rimbursuar; Malaj: Do vijojmë për ata që deklarojnë llogaritë

19 December 2024 at 14:16

Deri më 18 Dhjetor 2024 janë rimbursuar 7,157 biznese të profesioneve të lira për këstet e parapagimit të tatimit apo 88% të tyre. Pa u rimbursuar kanë mbetur edhe 980 biznese, pasi ende nuk kanë deklaruar llogaritë bankare. Ndërsa fshirja e detyrimeve të gjeneruara si këste paraprake është bërë për 19,468 tatimpagues.

Nga totali i 27,605 tatimpaguesve si ofrues të shërbimeve profesionale rezulton se 30% e tyre kanë parapaguar tatimin, ndërsa pjesës tjetër iu gjenerua si detyrim.

Të dhënat janë bërë publike nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë Petrit Malaj në diskutimet dhe miratimin në seancën e sotme plenare të Akti Normativ për disa ndryshime në Ligjin e Tatimit mbi të Ardhurat. Ministri Malaj tha se asnjë tatimpagues nuk humbet të drejtën e rimbursimit të shumave të paguara, dhe se procesi do të vijojë edhe në 2025.

“Nga verifikimi i të dhënave rezultoi se ofrues të shërbimeve profesionale ishin në total 27,605 tatimpagues. Për një pjesë të tyre, detyrimi ishte kthimi i parapagimeve të gjeneruara, ndërsa për një pjesë do të duhej të fshiheshin detyrimet e gjeneruara si këste paraprake.

Më konkretisht hapat e ndërmarra nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nga miratimi i aktit në qeveri deri tani janë: Për 19,468 tatimpagues – fshirja e detyrimeve të gjeneruara si këste paraprake; Për 8,137 tatimpagues – krijimi i procedurës së rimbursimit

Pas, evidentimit të tatimpaguesve, Administrata Tatimore ndërmori njoftimin publik, me qëllim që tatimpaguesit të bënin verifikimin dhe saktësimin e llogarive bankare të vetëdeklaruara në e-Filing, brenda datës 10 dhjetor 2024.

Rezultoi se 1,809 tatimpagues nuk kishin një llogari të tillë në sistemin e -Filing dhe për këtë kategori afati u shty deri në datë 18 dhjetor 2024. Po, në këtë datë (18 dhjetor), Administrata Tatimore mundësoi edhe kryerjen e rimbursimit të pagesave të kryera si këste paraprake për 7,157 tatimpagues.

Procesi i rimbursimit të pagesave të kryera do të vijojë çdo ditë, për secilin prej 980 tatimpaguesve, që do të deklarojnë llogarite bankare.

Më duhet të theksoj dhe të qartësoj se asnjë tatimpagues nuk do të humbasë të drejtën e rimbursimi. E përsëris: Asnjë! Edhe nëse ka tejkalim të afateve të deklarimit të llogarive bankare, procesi do të vijojë të zbatohet nga Drejtoritë Rajonale Tatimore edhe gjatë vitit 2025”.

Ministri Malaj tha se miratimi i Aktit Normativ synon shmangien e trajtimit të diferencuar për subjektet që ofrojnë shërbime profesionale.

“E në fakt, këto parime kanë udhëhequr Ministrinë e Financave edhe në kohën kur ky ligj i ri u hartua.

Ajo çka evidentuam ishte fakti se në atë periudhë, nga rreth 110 mijë tatimpagues aktivë, gati 46% operonin në fushën e shërbimeve. E teksa numri i bizneseve që operonin në këtë fushë rritej, numri i të punësuarve ulej. Nga ana tjetër ishin konstatuar edhe shmangie tatimore. Kalohej nga ofrimi i shërbimeve si i punësuar (tatimi progresiv 0 %; 13 % dhe 23 %), në ofrimin e shërbimeve si i vetëpunësuar (ku norma e tatimit është 0 % për të ardhura deri 14 milionë lekë në vit).

Hyrja e ligjit në fuqi, në Janar të vitit 2024, parashikonte që të vendosej barazia dhe të eliminohej parimi i neutralitetit të tatimit ( ku një i punësuar dhe një i vetëpunësuar, të cilët bënin të njëjtën punë, kishin diferencim të papranueshëm të barrës fiskale. I pari 0 % tatim i dyti 13% dhe 23 % tatim mbi të ardhurat).

Ndaj, u parashikua që furnizuesit e shërbimeve profesionale të përfshiheshin në skemën progresive tatimore njësoj si të punësuarit.

Kjo dispozitë që kishte si synim vendosjen e barazisë u kundërshtua nga grupet e interesit dhe çështja kaloi në Gjykatën Kushtetuese, e cila, pasi e shqyrtoi, me Vendim nr. 52 datë 27.06.2024 e shfuqizoi si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Ky vendim shfuqizoi skemën tatimore e cila përfshinte furnizuesit e shërbimeve profesionale me qarkullim deri në 14 milionë lekë, por nuk shprehej lidhur me efektet e prodhuara nga këto akte ligjore dhe nënligjore.

Në këto kushte, Ministria e Financave ndoqi rrugën ligjore, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për të interpretuar dhe për t’u udhëzuar mbi procedurat se si duhet të vepronim për efektet që prodhoi ligji nga hyrja në fuqi deri në momentin e shfuqizimit.

Gjykata Kushtetuese nuk u shpreh, duke lënë të nënkuptohej që efektet e prodhuara ishin legjitime”, nënvizoi ministri Malaj.

Nga Gjykata Kushtetuese u vendos më 27 Qershor 2024 unanimisht rrëzimi i nenit 69 që diskriminonte profesionistët e lirë nga tatimi prej 15%. Tatimi i profesionistëve të lirë do të fillojë në vitin 2029, njësoj me bizneset e tjera.

Nga ky ligj do të prekeshin rreth 27 mijë profesionistë të lirë, ku rezulton se 30% e tyre parapaguan këstet e tatimit 15%, të cilat u përllogaritën në bazë të fitimeve të vitit 2023, duke shkaktuar dhe debate të shumta, pasi qeveria nuk njohu shpenzimet e zbritshme prej 30%.

Llogaritet që nga tatimi i parapaguar janë arkëtuar rreth 5 mln euro.

 

The post 88% e profesioneve të lira janë rimbursuar; Malaj: Do vijojmë për ata që deklarojnë llogaritë appeared first on Revista Monitor.

Ligjin për auditimin dhe raportimin financiar rrit llogaridhënien e audituesve

16 December 2024 at 14:16

Komisioni për Çështjet Europiane diskutoi sot ndryshimet në ligjin “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar.” Ndryshimet synojnë përmirësimin e raportimit financiar dhe rritjen e llogaridhënies në auditim.

Kryetari i Bordit të Mbikëqyrjes Publike, Dritan Fino, u shpreh: “Qëllimi kryesor i ndryshimeve në ligj është rritja e llogaridhënies së audituesve, kërkesave të punës dhe kapaciteteve të Bordit të Mbikëqyrjes Publike. Ndryshimet i sigurojnë Bordit më shumë hapësira për të bërë kontrolle.”

Ndërkohë, kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, ngriti shqetësime për efektet që ndryshimet mund të kenë mbi konkurrencën:

“Nëse kjo lihet kështu, shumë operatorë të vegjël mund të dalin nga tregu. Qëllimi i legjislacionit të BE-së është të rregullojë profesionin, por jo të kufizojë operatorët në mënyrë të padrejtë.”

Tabaku shtoi gjithashtu se disa dispozita mund të jenë të diskutueshme nga pikëpamja kushtetuese:

“ Por nga ana tjetër është edhe antikushtetues, sepse kufizon lirinë ekonomike, cenon aktivitetin e një profesioni që duhet të ishte rregulluar, por jo duke kufizuar operatorët në treg”, tha Tabaku.

Kjo reformë mbështetet në tri shtylla kryesore, të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e kuadrit institucional të palëve të përfshira në reformë, konsolidimin e kapacitetit institucional për të zbatuar acquis të fushës së raportimit financiar dhe rritjen e ndërgjegjësimit për raportimin financiar dhe auditimin ligjor në vend.

Sipas reklacionit, ky projektligj sjell disa ndryshime dhe shtesa në legjislacionin aktual mbi auditimin ligjor dhe profesionin e kontabilistit në Shqipëri.

Synimet kryesore të tij janë rritja e cilësisë së auditimit dhe raportimit financiar, përputhja me standardet ndërkombëtare të auditimit dhe përfshirja e raportimit të qëndrueshmërisë në proceset e auditimit. Pjesë e këtij ligji janë përmirësimi i mbikëqyrjes dhe përgjegjësisë, duke fuqizuar Bordin e Mbikëqyrjes Publike për të kryer kontrolle të pavarura dhe për të vendosur masa sanksionuese ndaj shkeljeve, si dhe vendosja e një sistemi efektiv për sigurimin e cilësisë në proceset e auditimit.

Gjithashtu, projektligji ka për qëllim mbështetje të transparencës dhe etikës profesionale, duke detyruar audituesit të ushtrojnë skepticizëm profesional dhe të respektojnë standardet etike të pavarësisë. Ai parashikon publikimin e masave sanksionuese për shkeljet e konstatuara, duke ruajtur konfidencialitetin kur është e nevojshme.

Ndikimi në konkurrencë dhe treg mund të rritet për shkak të kërkesave më të larta ligjore dhe procedurale, ndërsa kërkesat për formën e organizimit dhe përzgjedhjen e audituesve ligjorë janë të standardizuara.

Për më tepër, ligji vendos sanksione të forta, përfshirë gjoba dhe pezullime për ata që nuk respektojnë standardet e auditimit dhe raportimit financiar, si dhe detyrimin për audituesit të mbajnë regjistra të detajuar për çdo auditim të kryer. Në fund, ai ndikon edhe në sistemin e edukimit profesional të audituesve, duke rritur kërkesat për trajnime dhe certifikime të vazhdueshme.

The post Ligjin për auditimin dhe raportimin financiar rrit llogaridhënien e audituesve appeared first on Revista Monitor.

2025 vjen me risi për tregun financiar

By: Mira Leka
16 December 2024 at 10:22

Nga SEPA dhe open banking, tek aplikimi i bonus-malus në sigurime. Risitë kryesore që priten në produktet dhe shërbimet financiare për 2025.
 
Viti 2025 pritet të sjellë disa risi të rëndësishme për tregun financiar. Risitë prekin sektorin bankar, institucionet financiare jobanka të kredidhënies dhe të pagesave, por edhe tregun e sigurimeve.
Gjatë vitit 2025, pritet që të konkretizohet kryer...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post 2025 vjen me risi për tregun financiar appeared first on Revista Monitor.

Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë më njëlloj për të gjithë

By: Mira Leka
16 December 2024 at 10:20

Një risi e rëndësishme pritet për vitin 2025 edhe në tregun e sigurimeve. Pas disa vitesh përpjekje, pritet që për herë të parë të mundësohet aplikimi i primeve të diferencuara për primin e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve.
Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi në shtator 2024 rregulloren “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për p...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë më njëlloj për të gjithë appeared first on Revista Monitor.

Bilanci i pagesave, tremujori i tretë është pozitiv për të dytin vit radhazi

12 December 2024 at 10:00

Bilanci i llogarisë korrente rezultoi pozitiv për të dytin vit radhazi në tremujorin e tretë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e tretë 2024 bilanci i llogarisë korrente ishte pozitiv në vlerën e 350 milionë eurove.

Suficiti i llogarisë korrente pësoi një rënie të lehtë me 1.4% (rreth 5 milionë euro) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, për të gjithë 9-mujorin e parë pozicioni i jashtëm i ekonomisë këtë vit rezultoi në deficit, për një vlerë totale prej 230 milionë eurosh. Ky pozicion është përkeqësuar ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar, me një rritje prej 9.5 herë të deficitit të jashtëm. Deficiti progresiv i këtij viti është sidoqoftë në vlerën e dytë më të ulët historike, pas vitit 2023.

Kontributin kryesor në suficitin e tremujorit të tretë edhe këtë vit e ka dhënë turizmi.

Të ardhurat në zërin e udhëtimeve për tremujorin e tretë shënuan një vlerë rekord prej 1.91 miliardë eurosh, në rritje me 14.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërsa të ardhurat neto, duke zbritur flukset dalëse, shënuan gjithashtu vlerën rekord të 1.03 miliardë eurove, në rritje me 16.3% krahasuar me vitin e kaluar.

Për 9-mujorin 2024, të ardhurat neto nga turizmi arritën në 1.77 miliardë euro, në rritje vjetore me 21%. Turizmi vazhdon të jetë kontribuesi kryesor në bilancin e pagesave të vendit, megjithëse norma e rritjes, ashtu siç pritej, është ngadalësuar nga nivelet rekord të vitit të kaluar.

Përveç turizmit, në përgjithësi sektori i shërbimeve vazhdon të japë një kontribut të lartë në rritjen e eksporteve të vendit. Sipas Bankës së Shqipërisë, në total sektori i shërbimeve realizoi një bilanc neto në vlerën e gati 1.5 miliardë eurove për tremujorin e tretë, me një rritje prej 14% krahasuar me një vit më parë. Për të gjithë 9-mujorin, shërbimet sollën të ardhura neto në ekonomi në vlerën e pothuajse 3 miliardë eurove, në rritje me 14.3% krahasuar me një vit më parë.

Kontribut pozitiv në bilancin e llogarisë korrente vazhdojnë të japin edhe remitancat. Për 9-mujorin, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 772 milionë eurove, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë. Valët e reja të emigrimit të shqiptarëve në vitet e fundit kanë rimëkëmbur remitancat, duke ndikuar pozitivisht bilancin e llogarisë korrente të vendit.

Megjithatë, pavarësisht rritjes së suficitit në shërbime dhe kontributit të remitancave, ato nuk kanë mundur ta balancojnë efektin e rritjes së fortë të deficitit tregtar në mallra.

Për tremujorin e tretë, deficiti tregtar në mallra arriti në 1.46 miliardë euro, në rritje me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për të gjithë 9-mujorin, deficiti arriti në më shumë se katër miliardë euro, 22% më shumë krahasuar me një vit më parë./E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Bilanci i pagesave, tremujori i tretë është pozitiv për të dytin vit radhazi appeared first on Revista Monitor.

Kredia në euro po i rikthehet rritjes

9 December 2024 at 10:00

Kredia në euro i është kthyer rritjes në 2024. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit tetor kredia në monedhën europiane arriti vlerën e barasvlershme të 325.8 miliardë lekëve.

Kredia në euro është rritur me 7.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, rritja e paraqitur në lekë është tkurrur ndjeshëm nga efekti i kursit të këmbimit. Këtë vit leku ka vijuar të forcohet ndaj euros. E zhveshur nga efekti i kursit të këmbimit, rritja vjetore e portofolit të kredisë në euro do të ishte afërsisht 13%.

Rritja e kredisë në euro këtë vit mund të shpjegohet me disa faktorë. Së pari, kreditimi i ekonomisë në të gjitha monedhat e ka shpejtuar ndjeshëm rritjen në 2024. Statistikat tregojnë se rritja vjetore e portofolit të kredisë për ekonominë ka arritur nivelin më të larta në lart në më shumë se 15 vjet. Rritja me ritme relativisht të larta të ekonomisë dhe gjendja e mirë e bilanceve të sektorit bankar kanë mbështetur përshpejtimin e kreditimit të sektorit privat.

Një faktor që e ka ndikuar në mënyrë më specifike kreditimin në euro është rimëkëmbja e kreditimit të biznesit. Kredia për biznesin këtë vit po rritet me ritme të shpejta, veçanërisht në segmentin që lidhet me financimin e blerjes së pasurive të paluajtshme. Duke qenë se kërkesa për kredinë në euro në pjesën më të madhe vjen nga bizneset, rritja e kreditimit në këtë segment të tregut ka ndikuar edhe në rritjen e kredisë në euro.

Gjendja e likuiditetit në euro e sektorit bankar është mjaft e mirë, e mbështetur nga rritja me ritme dyshifrore e depozitave në monedhën europiane gjatë viteve të fundit. Ky faktor e ndikon pozitivisht edhe ofertën për kredi në euro.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia në euro për bizneset është rritur me 13% me bazë vjetore. Nëse shtojmë edhe efektin e kursit të këmbimit, rritja e kredisë për biznesin në monedhën europiane do të shkonte në rreth 19%.

Një faktor tjetër që ka ndikuar pozitivisht kërkesën për kredi në euro është edhe rënia e normave të interesit. Duke filluar nga mesi i vitit 2022, normat e interesit të euros kishin filluar një rritje të shpejtë, duke ndjekur linjën e politikës monetare të Bankës Qendrore Europiane (ECB). Kjo solli një frenim të fortë të kreditimit në euro në 2023.

Në fund të vitit 2023, portofoli i kredisë në euro ishte në rënie në 6.7%, megjithëse në një masë të madhe rënia u përcaktua edhe nga efekti i kursit të këmbimit.

Por, rritja e normave të interesit arriti pikun në shtator 2023, ndërsa që nga mesi i këtij viti ECB-ja ka nisur uljen e tyre. Kjo po reflektohet edhe në normat e interesit në tregje. Treguesi kryesor benchmark, Euribori, ka prekur nivelet më të ulëta në dy vitet e fundit. Në këto kushte, kredia në monedhën europiane po bëhet përsëri e leverdishme./E.Shehu

Burimi: BSH

The post Kredia në euro po i rikthehet rritjes appeared first on Revista Monitor.

Yield-et thellojnë rënien, obligacionet 2-vjeçare zbresin në 3.38%

5 December 2024 at 23:01

Yield-et e instrumenteve të borxhit të qeverisë shqiptare vijojnë rënien, duke ndjekur lëvizjet e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, në ankandin e kësaj jave yield-i uniform i obligacioneve dyvjeçare ra në 3.38%, nga 3.66% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, të muajit tetor.

Yield-i i obligacioneve dyvjeçare ka prekur nivelin më të ulët që prej korrikut të vitit 2022.

Kërkesa e investitorëve për titujt e qeverisë vazhdon të ngelet e lartë. Nga tre miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, kërkesat në ankand arritën në pothuajse 5.5 miliardë lekë. Pro rata ose pjesa e pranuar e kërkesave konkurruese rezultoi edhe njëherë e ulët, në nivelin 39.98%.

Yield-et bonove dhe obligacioneve këtë vit kanë ndjekur një tendencë në rënie. Dy uljet e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, në muajt korrik dhe nëntor, janë reflektuar shpejt në këtë segment të tregut.

Por, rënia e yield-eve duket se lidhet edhe me gjendjen likuide të tregut financiar, rreziqet e ulëta të perceptuara nga investitorët dhe një cikël vjetor rënës i emetimeve të titujve qeveritarë gjatë vitit.

Sipas kalendarit të huamarrjes të Ministrisë së Financave, shuma e programuar për t’u financuar në tregun e brendshëm, (duke përfshirë edhe rifinancimet e instrumenteve të maturuar) do të ketë vlerën 68 miliardë lekëve, në rënie me 8.8% krahasuar me tremujorin e tretë dhe në rënie me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pas ka realizuar pjesën më të madhe të huamarrjes në tremujorin e parë të vitit, kërkesa e qeverisë ka ardhur gradualisht në rënie gjatë tremujorëve në vijim.

Sektori bankar, që është financuesi kryesor i borxhit të brendshëm, vazhdon të jetë mjaft likuid, i mbështetur nga rritja e depozitave. Depozitat në monedhën vendase në fund të shtatorit ishin në rritje vjetore me 9%.

Gjendja e mirë e tregut financiar dhe perceptimi i ulët i rrezikut po reflektohet edhe në marzhe shumë të ulëta të yield-eve mbi normën bazë të interesit. Bonot me maturim më të shkurtër se një vit kanë zbritur poshtë nivelit të normës bazë të interesit, ndërsa ato me maturim 12-mujor dhe më gjatë kanë regjistruar marzhet më të ulëta historike mbi normën bazë.

Në skenarin më të mundshëm, pritet që presionet për rritjen e yield-eve të qëndrojnë të ulëta edhe vitin e ardhshëm. Nëse inflacioni vazhdon të qëndrojë poshtë objektivit, gjasat janë që norma bazë e interesit të pësojë ulje të mëtejshme vitin që vjen. Nga ana tjetër, edhe kërkesa e qeverisë për financim pritet të jetë e qëndrueshme, për shumë totale vjetore prej 50 miliardë lekësh, vlerë kjo e përafërt me vitin 2024.

Vitin e ardhshëm, ndërkohë, qeveria parashikon një dalje të re në tregjet ndërkombëtare për emetimin e një eurobondi të ri, me shumë të ngjarë qysh në tremujorin e parë të vitit./E.Shehu

 

 

The post Yield-et thellojnë rënien, obligacionet 2-vjeçare zbresin në 3.38% appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria ka numrin më të ulët të huamarrësve në rajon

5 December 2024 at 10:00

Shqipëria ka depërtimin më të vogël të kredisë në raport me popullsinë për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave krahasuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në fund të vitit 2023 Shqipëria numëronte 150 huamarrës për çdo 1000 banorë në moshë të rritur.

Numri i huamarrësve është rritur lehtë krahasuar me nivelin prej 148 për 1000 ku qëndronte një vit më parë. Megjithatë, Shqipëria ngelet dukshëm në nivelin më të ulët mes ekonomive fqinje të Ballkanit Perëndimor.

Numrin më të madh të huamarrësve në raport me popullsinë e ka Serbia, me më shumë se 546 huamarrës për çdo 1000 banorë në moshë të rritur. Ndjek Maqedonia e Veriut me 381 huamarrës për 1000 banorë, e ndjekur nga Bosnje-Hercegovina, me 338 huamarrës për 1000 banorë, Mali i Zi, me 309 huamarrës për 1000 banorë dhe Kosova, me 203 huamarrës për 1000 banorë.

Shqipëria ngelet paralelisht edhe ekonomia më pak e kredituar edhe në vlerë. Sipas FMN-së, në fund të vitit të kaluar portofoli i kredisë në Shqipëri ishte sa 30.7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), në rënie nga niveli prej 32.4% i vitit 2022.

Megjithëse kredia në vlerë absolute ka vazhduar të rritet në vitet e fundit, ajo nuk ka mbajtur dot ritmet e rimëkëmbjes së shpejtë ekonomike në periudhën pas pandemisë. Për këtë arsye, raporti i PBB-së ka pësuar rënie për të dytin vit radhazi në 2023.

Ekonomia me kreditimin më të lartë në rajon është Maqedonia e Veriut, me një portofol sa 52.4% e PBB-së, e ndjekur nga Kosova, me 50.7%, Bosnje-Hercegovina, me 45.3%, Mali i Zi, me 43.8% dhe Serbia, me 38.6% e PBB-së.

Shqipëria ka pasur nivele të ulëta të kredisë në raport me PBB-në përgjatë gjithë periudhës postkomuniste. Një rritje e shpejtë e këtij raporti u regjistrua sidomos gjatë periudhës 2005-2011, që përkon me zgjerimin e sektorit bankar bankar në vend.

Në vitin 2011, raporti i kredisë ndaj PBB-së arriti nivelin më të lartë historik, me më shumë se 41%. Në vitet që pasuan, ky raport pësoi rënie të vazhdueshme, për shkak të krizës së kredive me probleme, që solli stanjacion të kreditimit për vite me radhë dhe më pas pastrimit të vazhdueshëm të portofoleve prej kredive të humbura.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të shtatorit portofoli i kredisë për ekonominë arriti në vlerën e 813 miliardë lekëve, në rritje vjetore me afërsisht 12%. Gjatë këtij viti rritja e kredisë në vlerë nominale është përshpejtuar ndjeshëm dhe ka arritur nivelet më të larta që prej vitit 2008.

Rritja e kredisë këtë vit është mbështetur sidomos nga një rimëkëmbje e shpejtë në segmentin e bizneseve. Ndërkohë, kredia për individët po rritet me ritme më të qëndrueshme prej vitesh.

Megjithatë, kjo rritje e kredisë, veçanërisht me qëllim financimin e pasurive të paluajtshme, ka krijuar shqetësim për Bankën e Shqipërisë, që në mesin e këtij viti vendosi për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjafteushmërisë së kapitalit. /E.Shehu

Burimi: BSH

The post Shqipëria ka numrin më të ulët të huamarrësve në rajon appeared first on Revista Monitor.

KLSH: Financat shfaqen paaftësi me menaxhimin e likuiditetit buxhetor

3 December 2024 at 23:01

Qeveria merr borxh për të financuar shpenzimet buxhetore që nuk mbulohen nga të ardhurat, por vitet e fundit në llogaritë e buxhetit ka gjithnjë likuiditet, i cili nuk po menaxhohet në mënyrën e duhur vë në dukje Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të ushtruar në Ministrinë e Financave.

Gjatë vitit 2023, pas marrjes së Eurobondit teprica e likuiditetit total të të gjithë monedhave paraqitet në intervalin 75-131 miliardë lekë. Pjesa më e madhe e tepricave është akumuluar gjatë vitit është në valutë, përkatësisht euro, duke u luhatur në intervalet 18 – 100 miliard lekë.

Marrja e Eurobondit ka rritur tepricën e likuiditetit në monedhën euro me 224.27% krahasimisht me gjendjen e likuiditetit në euro në datën paraardhëse. Ndërsa teprica e likuiditetit në monedhën vendase është luhatur përgjatë vitit 2023 në intervalin 4 – 50 miliardë lekë. Të dhënat tregojnë se likuiditetet e lira në llogaritë e buxhetit 2023 kanë arritur në muaj të caktuar në 20 % të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore.

Nga mbajtja e likuiditetit në euro janë krijuar humbje nga kursi i këmbimit së paku 2,8 milionë euro.

KLSH vëren se menaxhimi i likuiditetit konstatohet se mbart problematika edhe si pasojë e disa faktorëve. Ministria e Financave ka mungesa e strukturave të specializuara për miradministrimin e mjeteve monetare të qeverisjes së përgjithshme.

Janë konstatuar mungesa të instrumenteve operacionalë, të cilët aplikohen në mënyrë të njëanshme nga Banka e Shqipërisë dhe me kushte ekskluzive.

Një arsye tjetër është akumulimi i mjeteve monetare përgjatë pjesës së fundit të vitit buxhetor. Ndryshimi i shpeshtë i buxhetit me akte normative dhe mos detajimi në kohë i planit buxhetor po krijon likuiditete.

Është verifikuar se mjetet monetare në euro paraqiten me teprica të konsiderueshme likuiditeti dhe nuk është shfrytëzuar mundësia e investimit të tyre në depozitë për të përfituar të ardhura nga interesi, në të njëjtën kohë kur mbajtja e këtyre valutave shoqërohet me kosto.

Për më tepër, kryerja e konvertimeve me anë të instrumenteve të këmbimit SWAP përgjatë vitit 2023, ka rezultuar me humbje të konsiderueshme për shkak të diferencës së kurseve spot-forward, duke mos shfrytëzuar mundësitë për kryerje të konvertimeve të njëanshme të monedhës së huaj në monedhë vendase.

KLSH vëren se konvertimet e kryera përmes instrumenteve SWAP rezultojnë të jenë kryer në kah të kundërt me përcaktimet në marrëveshjen mes Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ku në nenin 5 të saj parashikohet se “Me qëllim menaxhimin e likuiditetit në valutë dhe flukseve të shërbimit të borxhit të jashtëm, Ministria mund të kërkojë realizimin e kontratave SWAP me Bankën”.

Koncepti i kryerjes të këtyre konvertimeve konsiston në mbulimin e nevojave për pagesa në monedhë të huaj duke përdorur monedhën vendase dhe jo e anasjelltas, argumenton Kontrolli i Lartë i Shtetit.

 

 

The post KLSH: Financat shfaqen paaftësi me menaxhimin e likuiditetit buxhetor appeared first on Revista Monitor.

❌
❌