Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

E paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve të Gjadrit, kërkohet transferimi i tyre në Itali

4 August 2025 at 21:22

Janë vetëm 27 emigrantë që po mbahen aktualisht në Kampin e Gjadrit dhe që janë në pritje të riatdhesimit. Por siç raportojnë mediat italiane, e ardhmja e tyre është e paqartë. Shkak për këtë është bërë një vendim i Gjykatës së Romës, sipas së cilës kushtet për kujdesin shëndetësor të personave që mbahen në këtë […]

The post E paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve të Gjadrit, kërkohet transferimi i tyre në Itali appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë “godet” planin e Melonit për emigrantët

4 August 2025 at 16:31

“Do të funksionojnë, do të funksionojnë!” deklaronte kryeministrja italiane Giorgia Meloni në fund të vitit të kaluar, duke iu referuar kampeve për emigrantët e paligjshëm në Gjadër. Por përmes një vendimi të marrë më 1 gusht në Luksemburg, Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) i ka vënë në pikëpyetje themelet ligjore të këtij projekti të dakordësuar me qeverinë Shqiptare të Edi Ramës.

Vendimi paraprak, u bë me dije nga Kreu i Gjykatës, Koen Lenaerts. Ai pritet të zbardhet ditët në vijim.

Në çështjet e bashkuara “C‑758/24 Alace dhe C‑759/24 Canpelli” GJED i referohet caktimit të një vendi origjine si “i sigurt”, një koncept kyç në procedurat e përshpejtuara të azilit, të përdorura nga Italia për dëbimin e emigrantëve të dërguar në Shqipëri.

Sipas gjykatësve evropianë, çdo shtet anëtar ka të drejtë të hartojë një listë të vendeve të sigurta të origjinës, por kjo vendimmarrje nuk është absolute. Ajo duhet të mbështetet në të dhëna të qarta, të dokumentuara dhe të aksesueshme, dhe të jetë e kontrollueshme nga proceset gjyqësore.

“Për të justifikuar përjashtimin e një aplikimi për azil si të papranueshëm, shpallja e një vendi si i sigurt duhet të bazohet në informacion të aksesueshëm dhe të kontrollueshëm, si nga kërkuesi i azilit, ashtu edhe nga gjykata,” thuhet në deklaratën për shtyp të GJED.

“Qeveria e harton listën. Gjykatat e verifikojnë”, theksohet në përmbledhjen e vendimit të lexuar nga kreu i gjykatës Koen Lenaerts.

Rasti nga Bangladeshi dhe reagimet për GJED-në

Rasti që çoi në këtë vendim të GJED-së kishte të bënte me dy shtetas nga Bangladeshi, të transferuar në Gjadër pasi kishin kërkuar azil në Itali, por që kërkesa iu ishte refuzuar përmes procedurave të përshpejtuar.

Refuzimi bazohej në një vendim të vitit 2024, ku qeveria italiane e kishte përfshirë Bangladeshin në listën e vendeve të sigurta. Por vendimi nuk i specifikonte burimet e përdorura për të vlerësuar nivelin e sigurisë në atë shtet.

Kjo sipas GJED pengoi kërkuesit e azilit dhe gjykatat të verifikonin besueshmërinë e listës së qeverisë italiane, duke e bërë procedurën jo të drejtë nga ana ligjore.

Vendimi i GJED-së shkaktoi reagime të forta politike në Itali. Kryeministrja Meloni, nga një takim në Turqi, akuzoi gjykatën evropiane për tejkalim të kompetencave:

“Sërish gjyqësori, kësaj here ai evropian, pretendon hapësira që nuk i përkasin, për çështje që janë ekskluzivisht politike”, thuhej në deklaratën e kryeministres italiane.

Ndërkohë, opozita reagoi me akuza për dështim të projektit “Meloni-Rama” dhe keqmenaxhim të fondeve.

Elly Schlein, kryetare e Partisë Demokratike të Italisë, e quajti investimin në kampet e Shqipërisë “shpërdorim të 800 milionë eurove” që, sipas saj, mund të ishin përdorur për shëndetësinë.

Giuseppe Conte, i Lëvizjes 5 Yjet (M5S), e cilësoi vendimin “të parashikueshëm” dhe kritikoi Melonin për “propagandë boshe” dhe “viktimizim të qëllimshëm”.

Vendimi i GJED-së do të ketë efekt deri më 12 qershor 2026, kur pritet të hyjë në fuqi rregullorja e re e BE-së si pjesë e Paktit për Migracionin.

Edhe pse për momentin ndikimi real është i kufizuar – rreth 150 emigrantë janë sjellë në total në Gjadër nga viti i shkuar, – kjo vendimmarrje ngre dyshime serioze për ligjshmërinë afatgjate të modelit italo-shqiptar për “përpunimin e shpejtë të kërkesave për azil”.

Lexoni gjithashtu:

The post Gjykata Evropiane e Drejtësisë “godet” planin e Melonit për emigrantët appeared first on Citizens.al.

Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

By: Ardit
3 August 2025 at 14:25

Një tjetër pengesë për qendrat e emigrantëve në Shqipëri të promovuara nga qeveria Meloni, e cila tashmë ndodhet nën presion të fortë në Europë për të shpëtuar një eksperiment të dështuar dhe jashtëzakonisht të kushtueshëm. Problemet nuk lidhen më vetëm me përcaktimin e listës për vendet e sigurta, një kriter kyç për procedurën e përshpejtuar […]

The post Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet e drejta për kujdes shëndetësor appeared first on BoldNews.al.

Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

By: V K
3 August 2025 at 14:35

Një tjetër pengesë për qendrat e emigrantëve në Shqipëri të promovuara nga qeveria Meloni, e cila tashmë ndodhet nën presion të fortë në Europë për të shpëtuar një eksperiment të dështuar dhe jashtëzakonisht të kushtueshëm. Problemet nuk lidhen më vetëm me përcaktimin e listës për vendet e sigurta, një kriter kyç për procedurën e përshpejtuar të kufirit dhe për mbajtjen e emigrantëve në territorin shqiptar, një koncept i rrëzuar nga vendimi i fundit i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Një vendim i ri i Gjykatës së Romës vë në pikëpyetje edhe fazën e dytë të projektit: përpjekjen për të shpëtuar dështimin shqiptar përmes transformimit të qendrës në Gjader në një CPR, duke transferuar aty edhe persona të ndaluar tashmë në Itali. Gjykata është e qartë: në Shqipëri nuk mund të ofrohet kujdes shëndetësor i përshtatshëm, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta italiane.

“Mbajtje që cenon të drejtën për shëndet”

Në vendim thuhet se “mënyrat me të cilat aktualisht është i ndaluar paditësi në CPR-në e Gjadrit cenojnë të drejtën e tij themelore për shëndet”. Një shkelje aq e hapur, sa që kërkonte një masë të menjëhershme mbrojtëse. “Pamundësia për të përmirësuar gjendjen për shkak të mungesës së trajtimit mjekësor dhe përkeqësimit të vazhdueshëm të kushteve shëndetësore të paditësit, me pasoja të paparashikueshme, justifikon lëshimin e një vendimi urgjent pa dëgjuar palën tjetër”, thekson gjykata.

Rasti që çoi në këtë vendim

Gjykata mori vendimin në përgjigje të kërkesës së një shtetasi të ndaluar, i cili ishte transferuar nga CPR-ja e Torinos. Ai ishte ndaluar thjesht sepse, ndonëse kishte punuar vazhdimisht, nuk kishte asnjë kontratë pune që t’i siguronte dokumentacion të rregullt. Pas transferimit në Shqipëri, ai nisi të shfaqte “pagjumësi” dhe makthe të përsëritura, “ankth të shpeshtë”, gjendje depresive, humbje oreksi, pa mendime vetëvrasëse.

Pa qenë i informuar dhe pa nënshkruar asnjë lloj “pëlqimi”, një kusht i domosdoshëm për terapitë jashtë protokolleve të sistemit shëndetësor kombëtar – atij i janë dhënë psikotropë të fortë, “pa recetë të duhur mjekësore dhe për qëllimin e vetëm të qetësimit”.

Antiepileptikë si qetësues

Konkretisht, atij iu dha Rivotril, një antiepileptik i fortë. Disa javë më vonë, për shkak të përkeqësimit të shpejtë të gjendjes shëndetësore, iu shtua edhe një tjetër ilaç i njohur si “trittico”, një sedativ dhe antidepresiv. Ky “koktej” farmaceutik përdoret shpesh në mënyrë të pakontrolluar edhe në CPR-të brenda territorit italian, siç është zbuluar nga një hetim i Altraeconomia, i cili evidentoi rritjen alarmante të blerjeve të antiepileptikëve, që përfaqësojnë benzodiazepinat me kosto të ulët.

Në rastin e Shqipërisë – dhe ndoshta jo vetëm – paraqiten disa problematika serioze. Së pari, administrimi i terapisë jashtë protokolleve (off-label) lejohet vetëm pasi pacienti të jetë informuar plotësisht dhe të ketë dhënë pëlqimin me shkrim. Së dyti, në dosjen shëndetësore të paditësit është përmendur edhe nevoja për ndihmë psikologjike, e cila nuk është ofruar asnjëherë.

“Terapia jashtë kushteve ligjore”

Sipas gjyqtarit, “jo vetëm që paditësi nuk po merr trajtim të përshtatshëm për gjendjen e tij shëndetësore, e cila duket se po përkeqësohet vazhdimisht, por terapia i është dhënë jashtë kushteve dhe garancive të parashikuara nga ligji”. Gjithashtu, “terapia psikologjike, e rekomanduar që nga hyrja e tij në Gjadër, nuk është ofruar, por janë zhvilluar vetëm vetëm seanca monitorimi”.

Kush janë mjekët që ofrojnë kujdes në CPR?

Deri këtu, kemi të bëjmë me një rast individual. Por gjykata vë në dukje edhe probleme strukturore më të thella. “Nga ditari klinik – shkruan gjykata – nuk kuptohet se cilës organizatë i përkasin mjekët që e kanë në kujdes paditësin, apo nëse janë apo jo pjesë e Shërbimit Shëndetësor Italian. Në fakt, në Shqipëri nuk ka një strukturë të përhershme të këtij shërbimi, ndërkohë që është e qartë se paditësi duhet të trajtohet nga një strukturë e përshtatshme siç është një qendër për shëndetin mendor pranë ASL-së.”

Problem i përhapur në të gjitha CPR-të

Këto arsye ishin të mjaftueshme për të pranuar kërkesën e paditësit dhe për të urdhëruar lirimin e menjëhershëm dhe kthimin e tij në Itali. Por ajo që zbulohet në këtë vendim nuk është vetëm problem i këtij rasti të veçantë.

Ashtu si në Shqipëri, edhe në CPR-të në Itali, kujdesi shëndetësor nuk është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, siç është në burgje, por sigurohet nga enti menaxhues. Kjo është një dobësi e njohur edhe nga një vendim i fundit i Gjykatës Kushtetuese, e cila ndonëse evidentoi një sërë shkeljesh dhe mangësish, që nga mungesa e kujdesit shëndetësor deri te cenimi i të drejtës për lidhje emocionale, nuk u shpreh për kushtetutshmërinë e normave përkatëse, duke ia lënë vendimmarrjen ligjvënësit.

Rreziku i një vale padish

Ndër problemet e evidentuara është edhe mungesa e qartësisë për kompetencat e gjyqtarit civil në rastet e mbajtjes në CPR. Aktualisht, siç rikujton Gjykata e Romës, gjyqtari mund të vendosë vetëm për vazhdimin ose ndërprerjen e ndalimit, por jo për transferimin në një CPR tjetër, veprim që gjithsesi nuk do të zgjidhte problemin e trajtimit shëndetësor, pasi nuk parashikohet që në këto qendra kujdesi të ofrohet nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar.

Për këtë arsye, siç thekson gjykata, “duhet të konsiderohet se, në këtë rast, masa e vetme e përshtatshme për të mbrojtur të drejtën për shëndet të paditësit është ndërprerja e menjëhershme e ndalimit dhe lirimi i tij”. Një vendim që vendos një precedent dhe mund të hapë rrugën për paditë e ardhshme të të gjithë personave të ndaluar./ La Repubblica

The post Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet e drejta për kujdes shëndetësor appeared first on Albeu.com.

ANSA: Pas vendimit të GJEND, Qendrat në Shqipëri do të vazhdojnë të funksionojnë si CPR

By: redi
1 August 2025 at 21:42

Qendrat e ngritura nga Italia në Shqipëri do të vazhdojnë të funksionojnë si Qendër për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (CPR), siç ka ndodhur prej disa muajsh. Lajmi është konfirmuar për ANSA, nga burimet qeveritare të intervistuara pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë mbi vendet e sigurta. Që nga prilli i kaluar, në Gjadër ka funksionuar një qendër paraburgimi për riatdhesim…

Source

Gjykata e BE: Vendet “e sigurta” të origjinës kërkojnë garanci për shqyrtim gjyqësor efektiv

1 August 2025 at 16:14

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian vendosi të enjten se një shtet anëtar mund të shpallë një vend të tretë si “të sigurt” për origjinën e azilkërkuesve përmes një akti ligjor, por vetëm nëse ky akt i nënshtrohet një kontrolli gjyqësor të plotë dhe efektiv. Vendimi u dha në lidhje me dy raste azili të […]

The post Gjykata e BE: Vendet “e sigurta” të origjinës kërkojnë garanci për shqyrtim gjyqësor efektiv appeared first on Reporter.al.

Raporti i Komitetit të Azilit dhe Emigracionit për kampin në Gjadër: Të pezullohet zbatimi i protokollit Itali-Shqipëri

By: redi
29 July 2025 at 19:27

”Plagët kufitare. Faza e re e modelit shqiptar”, u përgatit nga Komiteti i Azilit dhe Emigracionit në bashkëpunim me Grupin e Kontaktit të Parlamentit Italian dhe atij Europian. Në këtë tryezë u fol edhe për kampin në Gjadër, ky kjo motedë për ta krijon një sistem ndërkombëtar paraburgimi administrativ, të karakterizuar nga transparencë e ulët dhe një rrezik shumë i lartë i shkeljes së të drejtave…

Source

Dëbimi i emigrantëve egjiptianë nga Gjadri vendos një ‘precedent të rrezikshëm’

By: Ela
29 July 2025 at 09:23

Më 9 maj, një avion çarter u nis nga aeroporti Fiumicino i Romës drejt Tiranës, qëndroi në pistë për nëntëdhjetë minuta dhe më pas u ngrit sërish në fluturim, këtë herë me destinacion Kajron, me pesë shtetas egjiptianë në bord. Nuk pati asnjë njoftim për shtyp, as ndonjë deklaratë zyrtare. Megjithatë, ky fluturim shënoi dëbimin […]

The post Dëbimi i emigrantëve egjiptianë nga Gjadri vendos një ‘precedent të rrezikshëm’ appeared first on BoldNews.al.

Pakti Shqipëri-Itali, model nga BE për krizën e azilantëve

By: redi
22 July 2025 at 18:17

Prej vitesh BE është përballë krizës për riatdhesimet e emigrantëve të huaj. Për këtë arsye, në Danimarkë u mbajt një takim informal i Këshillit të Çështjeve të Brendshme të BE-së, duke diskutuar çështjen e emigracionit. Ministri danez për Emigracionin, Kaare Dybvad Bek, ngriti alarmin për azilkërkuesit me të cilët përballet sistemi evropian. ”Sistemi evropian i azilit është në krizë.

Source

Kampi i Gjadrit: Emigrantët vazhdojnë të vijnë, ndërkohë që BE-ja hesht

27 June 2025 at 16:31

Një anije me 15 emigrantë të refuzuar për azil në Itali, u ankorua më 26 qershor në Portin e Shëngjinit.  Sipas procedurës, pas kontrolleve, ata priten të zhvendosen në kampin e Gjadrit. Ky është grupi i katërt i transferuar në Shqipëri pas ndryshimit të funksionit të kampit.

Nga Mesdheu drejt riatdhesimit në pritje të Gjykatës Evropiane

Kampi i Gjadrit fillimisht ishte projektuar për emigrantët e paligjshëm që shpëtoheshin nga autoritetet italiane në Mesdhe. Atje pritej të trajtoheshin me procedura të shpejtuara kërkesat e tyre për azil. Por pas dështimit të modelit fillestar, kampi po përdoret për ata të cilëve u është refuzuar azili apo qëndrimi në Itali.

Ministri italian i Brendshëm, Matteo Piantedosi, konfirmoi se në total në Shqipëri janë sjellë 125 persona. Thuajse gjysma janë dëbuar, disa janë liruar, dhe rreth 30 ndodhen ende në kamp. Sipas procedurave të dëbimit, qëndrimi mund të zgjasë deri në 18 muaj.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë me seli në Luksemburg, pritet të vendosë për ligjshmërinë e marrëveshjes Rama-Meloni. Vendimi, i planifikuar për në shkurt 2025, u shty për në fund të verës.

Ndërkohë, edhe Gjykata e Lartë italiane e ka dërguar çështjen në Luksemburg. Dy emigrantë të mbyllur në Shqipëri në pritje të dëbimit nga autoritetet italiane, kanë paraqitur ankesa për refuzimin e azilit.

Gjyqtarët italianë argumentuan se protokolli “Itali-Shqipëri” bie ndesh me direktivën për kthimet. Sipas tyre, Shqipëria nuk ofron sistem më efikas se Italia për riatdhesimin.

Rama e Meloni, kritikë për të tjerët, justifikim për veten

Legjitimiteti i kampit të Gjadrit është ende i paqartë, por Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur marrëveshjen. Ai e ka cilësuar unike dhe të veçantë.

Me homologen, Giorgia Meloni, ai kritikoi planet britanike për të aplikuar një marrëveshje të ngjashme me transferim emigrantësh.

Sipas Ramës marrëveshja me Italinë justifikohet nga “marrëdhëniet speciale”. Ai e etiketoi interesimin e Mbretërisë së Bashkuar si “kërkesë për të hedhur emigrantët në një vend tjetër”.

“Italia ka qenë për ne, që kur dolëm nga ferri i të qenit Koreja e Veriut e Evropës,” shtoi ai.

Por aktivistë shqiptarë dhe italianë e kanë konsideruar funksionimin e kampit si të paligjshëm. Ata kanë denoncuar për kushtet e vështira ku mbahen emigrantët.

Kristina Millona thotë se mbi 40 incidente janë raportuar vetëm gjatë muajit të parë të funksionimit. Rastet përfshijnë vetëlëndime, mungesë informacioni, pa garanci ligjore dhe kushte degraduese.

Më 31 maj, u organizua një protestë në Gjadër për të nderuar emigrantin Hamid Badoui. Ai u vetëvra në një qendër riatdhesimi italian dhe thuhet se qe shprehur: “Më mirë burgu se CPR-ja në Shqipëri”.

Lexoni gjithashtu:

The post Kampi i Gjadrit: Emigrantët vazhdojnë të vijnë, ndërkohë që BE-ja hesht appeared first on Citizens.al.

Gjadër, aktivistët përkujtojnë emigrantin Hamid Badoui

2 June 2025 at 17:49

Hamid Badoui, një maroken 42-vjeçar, i dha fund jetës në burgun Lorusso e Cutugno të Torinos në Itali. Ngjarja ndodhi në sektorin e “të sapoardhurve” vetëm pak orë përpara se ai të dilte para gjykatës.

“Më mirë burgu sesa CPR-ja (Qendra të Përhershme e Riatdhesimit) në Shqipëri, nuk kthehem”, thuhet se i kishte thënë ai avokatit.

Historia e Badouit shpalos një kalvar përpjekjesh të pasuksesshme të një emigranti, të cilit nuk iu dha mundësia për t’u integruar në Itali si një qytetar me të drejta për punë dhe jetë të denjë.

Fillimisht 42-vjeçari qe ndaluar në CPR-në e Barit. Më pas u transferua në kampin e Gjadrit në Shqipëri ku qëndroi rreth pesë javë.

Nuk është e qartë se me çfarë procedure u bë kthimi i tij sërish në Itali, por Badoui qe përballur me akuza për rezistencë ndaj autoriteteve pas një përplasjeje me bashkatdhetarë në një dyqan duhani. Ai u vetëvra me lidhëset e këpucëve.

Më 31 maj, aktivistë dhe qytetarë shqiptarë nderuan kujtimin e tij jashtë kampit të refugjatëve në Lezhë, me pankarta ku shkruhej: “Rrëzojeni Ramën dhe Melonin”, “Liri për emigrantët”, “Digjini të gjitha kufijtë”.

Pamje gjatë aksionit në Gjadër nga Tobias Sitko.

Gjatë fjalës së saj para kampit, aktivistja Kristina Millona e paralelizoi Gjadrin me Guantanamon, “një qendër torturash që prodhon vuajtje dhe vdekje, ku i vetmi shpëtim duket vetëlëndimi.” Fotot e Badouit u ngjitën edhe jashtë portit të Shëngjinit, si simbol për të mos lejuar që kjo histori të përsëritet nga harresa.

Sipas Millonës, raportet e monitoruesve flasin për mbi 40 incidente vetëm në muajin e parë të funksionimit të Gjadrit: vetëlëndime, kushte degraduese, mungesë informacioni dhe pa garanci ligjore.

Aktivistët kërkuan hetim për të gjetur përgjegjësitë që çuan në vetëvrasjen e Badouit, ndalimin e transferimeve drejt Shqipërisë, lirimin e emigrantëve të bllokuar dhe nisjen e një hetimi të pavarur mbi shkeljet e pretenduara.

“Të mbështetësh ende ‘modelin Shqipëri’ do të thotë të jesh bashkëfajtor në një regjim ndalimi dhe përjashtimi që prodhon vuajtje, përjashtim dhe vdekje”, reagoi Amnesty International.

Deputetja e Parlamentit Evropian, Anna Strolenberg, pas një vizite në Gjadër, tha se “emigrantët nuk dinin as çfarë muaji ishte, shumë janë nën efektin e ilaçeve. Nuk është e qartë sa prej tyre po mbahen.”

Më 9 qershor, Gjykata Kushtetuese e Italisë pritet të shprehet mbi ligjshmërinë e deportimeve drejt Shqipërisë – një vendim që mund të ndryshojë fatin e shumë emigrantëve.

The post Gjadër, aktivistët përkujtojnë emigrantin Hamid Badoui appeared first on Citizens.al.

Gjyqtarët pezullojnë ndalimet, 43 emigrantë kthehen nga Shqipëria në Itali

By: Elva
26 June 2025 at 18:21

Gjykata e Apelit në Romë ka pezulluar vendimin për vlefshmërinë e ndalimeve ndaj 43 emigrantëve të sjellë në Shqipëri javën e kaluar, duke e referuar çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian. Emigrantët, të cilët vijnë nga Bangladeshi dhe Egjipti, ishin transferuar në qendrën e paraburgimit për riatdhesim në Gjadër të Lezhës. […]

The post Gjyqtarët pezullojnë ndalimet, 43 emigrantë kthehen nga Shqipëria në Itali appeared first on BoldNews.al.

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për refugjatët në Shqipëri

By: Ardit
26 June 2025 at 08:56

Tashmë me funksion të ndryshuar për shkak të sfidave ligjore, qendrat e azilkërkuesve të Italisë në Shqipëri kanë kushtuar më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht, dhe shumë më tepër se objekte të ngjashme në Itali, duke ofruar kështu një mësim për qeveritë e tjera evropiane që mund të tundohen të ndjekin të njëjtën rrugë. […]

The post Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për refugjatët në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri

26 June 2025 at 07:04

Kur Gigi Calesso lexoi në gazeta për rritjen e kostos së qendrave për emigrantët e Italisë në Shqipëri, ai u trondit shumë. Si një aktivist i së majtës për çështjet mjedisore dhe të drejtat e njeriut, administratori bankar gjashtëdhjetëvjeçar nga Treviso, afër Venecias në verilindje të Italisë, e kishte ndjekur me kujdes sagën që nga […]

The post Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Media italiane për Gjadrin: Hapësirë fantazmë, emigrantë kanë tentuar vetëvrasjen

By: fra nc
19 June 2025 at 15:25

Një investigim i gazetës italiane domani pasqyron një situatë problematike në qendrën e pritjes së emigrantëve në Gjadër. Sipas artikullit, që nga hapja e këtij institucioni janë regjistruar protesta të vazhdueshme dhe 45 tentativa vetë-dëmtimi ose vetëvrasjeje.

Sipas medias italiane në muajt e fundit në Gjadër janë mbajtur rreth 80 persona, shifër e papbulikuar zyrtarisht.

Artikulli përshkruan ambientin e qendrës si një vend të madh, të heshtur dhe të izoluar, ku emigrantëve u ndalohet përdorimi i celularëve apo aksesi në televizor, duke krijuar një gjendje të rëndë psikologjike. Përdorimi i psikofarmaceutikëve në mënyrë të gjerë dhe pa kontroll është një tjetër problem i rëndësishëm, që e përkeqëson situatën.

Në bazë të artikullit, në dëshmitë e atyre që kanë vizituar qendrën e riatdhesimit në Gjadër të Shqipërisë, ka një detaj të përsëritur: pyetja “çfarë dite është?”, e ndjekur menjëherë pas saj nga “çfarë ore është?”.

“Asnjë orë dore, asnjë celular, ka televizorë, por nuk funksionojnë. Duhet të imagjinosh një strukturë të madhe, fantazmë dhe të heshtur, ku jehona e hapave dhe ku, pikërisht, humbja e vetëdijes për realitetin, për kalimin e kohës, për atë që po ndodh jashtë bëhen instrumente të asgjësimit.

Mjedisi është i rregullt, i pastër, aseptik, një lloj distopie ku paraburgimi nuk i ngjan më atij të burgjeve të rrënuara dhe të ndyra italiane, me seksionet e nxirë nga tymi i zjarreve të ndezura duke u vënë flakën dyshekëve në shenjë proteste ose dëshpërimi”, theksohet në artikull.

Për më tepër, domani raporton për mungesën e transparencës dhe përkushtimin e qeverisë italiane për të mbajtur këtë qendër larg syrit të publikut dhe deputetëve, duke e konsideruar vizitën e tyre një shqetësim për autoritetet.

Në artikull përmendet edhe dëshmia e deputetes Debora Serracchiani dhe Claudio Stefanazzi, të cilët kanë vizituar kampin dhe kanë dokumentuar rastet e rënduara të personave që përballen me probleme serioze psikologjike dhe shëndetësore, përfshirë dhe raste të tentativave të shumta vetëvrasjeje dhe kushteve të këqija shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Media italiane për Gjadrin: Hapësirë fantazmë, emigrantë kanë tentuar vetëvrasjen appeared first on Euronews Albania.

Refugjatët e huaj në Gjadër, drejtësia italiane dokumentet i dërgon sërish tek Gjykata Europiane e Drejtësisë

By: redi
30 May 2025 at 16:56

Çështja e refugjatëve që Italia kërkon ti sjellë në kampin e ndërtuar në Gjadër, është një temë e nxehtë në Itali. Gjykata e Kasacionit në Itali është tërhequr nga vendimi i saj i 8 majit dhe i ka referuar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dy raste mbi ndalimin e emigrantëve. Gjyqtarët ngritën dyshime në lidhje me përputhshmërinë me ligjin evropian. Seksioni i parë penal në fakt ka rrëzuar një…

Source

Marrëveshja Rama-Meloni/ Anija ushtarake sjell në portin e Shëngjinit edhe 30 emigrantë të dëbuar

By: Ardit
28 May 2025 at 08:48

Nga Alba Kepi Anija ushtarake italiane Spica sjell në portin e Shëngjinit me 30 emigrantë të rinj nga Italia. Anija është nisur ditën e djeshme nga Porti i Brindisit. 30 emigrantët janë persona që kanë marrë urdhërim e dëbimit nga territori italian e janë në pritje të riatdhesimit. Ata janë të kombësive të ndryshme me […]

The post Marrëveshja Rama-Meloni/ Anija ushtarake sjell në portin e Shëngjinit edhe 30 emigrantë të dëbuar appeared first on BoldNews.al.

30 emigrantë me kombësi të ndryshme priten të mbërrijnë në Gjadër

By: Mirgen
27 May 2025 at 20:43

Transferim i ri i emigrantëve në Shqipëri. Anija e Marinës “Spica”, që mbante rreth 30 emigrantë, u nis nga porti i Brindisit të martën në mëngjes me destinacion qendrën e paraburgimit të riatdhesimit (CPR) në Gjadër. Në bord kishte njerëz të kombësive të ndryshme. Një tjetër transferim emigrantësh nga Brindisi kishte ndodhur më 11 prill. […]

The post 30 emigrantë me kombësi të ndryshme priten të mbërrijnë në Gjadër appeared first on BoldNews.al.

Amnesty International: Modeli ‘Meloni’ i kampit të Gjadrit sjell vuajtje dhe vdekje

By: Mirgen
21 May 2025 at 21:39

Vetëvrasja e marokenit 42-vjeçar Hamid Badoui në një burg të Torinos pasi kishte qëndruar rreth 1 muaj në kampin e Gjadrit në Shqiëpri ka shkaktuar polemika të shumta në vendin fqinj. Ai i kishte deklaruar avokatit të tij se kishte frikë se do ta rikthenin në Gjadër duke shtuar: “Më mirë në burg sesa në […]

The post Amnesty International: Modeli ‘Meloni’ i kampit të Gjadrit sjell vuajtje dhe vdekje appeared first on BoldNews.al.

Pse nuk vizitoi kampin e Gjadrit? Meloni përgjigjet nga Tirana: Nuk kam kohë të shkoj…

By: Oldi
16 May 2025 at 17:37

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritej që të vizitonte kampin e refugjatëve në Gjadër, por kjo nuk ndodhi. Për këtë është pyetur nga gazetarët në nisje të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë. Meloni ka deklaruar se nuk ka kohë, por theksoi se “po ecim përpara”. “Nuk kam kohë të shkoj, […]

The post Pse nuk vizitoi kampin e Gjadrit? Meloni përgjigjet nga Tirana: Nuk kam kohë të shkoj… appeared first on BoldNews.al.

❌
❌