Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjuha shqipe në shkollat e Nju Jorkut

By: KultPlus
15 July 2025 at 12:40

Një hap historik për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara është përfshirja e gjuhës shqipe në komunikimet zyrtare të shkollave publike të qytetit të Nju Jorkut. Kjo do të thotë që prindërit dhe familjet shqiptare do të kenë mundësinë të marrin informacione, njoftime dhe dokumente shkollore në gjuhën e tyre amtare.

Ky vendim shënon një njohje të rëndësishme të pranisë dhe kontributit të komunitetit shqiptar në Nju Jork dhe përbën një hap domethënës drejt përfshirjes, barazisë dhe respektimit të të drejtave gjuhësore të të gjithë qytetarëve. Ai gjithashtu lehtëson komunikimin mes shkollave dhe familjeve shqiptare, duke forcuar bashkëpunimin për arsim cilësor dhe të suksesshëm për fëmijët e tyre.

Kancelarja e Arsimit të qytetit të Nju Jorkut, Melissa Avilés-Ramos, ka shpallur zyrtarisht se gjuha shqipe është përfshirë ndër gjuhët e përdorura për komunikimin zyrtar nga Departamenti i Arsimit i qytetit. Lajmi u bë i ditur nga gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria”, dhe përfaqëson një arritje të rëndësishme për komunitetin shqiptar në SHBA.

Ky vendim shënon një fitore historike dhe hap një kapitull të ri për mijëra familje shqiptare në Nju Jork. Nga rreth 180 gjuhë që fliten në qytet, vetëm 10 prej tyre ishin përfshirë deri më tani në komunikimet zyrtare të shkollave publike. Me vendimin më të fundit, janë shtuar edhe tre gjuhë të tjera, mes tyre edhe gjuha shqipe, duke e çuar numrin total në 13 gjuhë (përfshirë anglishten).

Kjo do të thotë se çdo dokument i rëndësishëm, njoftim apo informacion që shkolla u dërgon prindërve, do të jetë i disponueshëm edhe në gjuhën shqipe. Një ndryshim i madh që do të lehtësojë ndjeshëm përfshirjen e prindërve shqiptarë në jetën arsimore të fëmijëve të tyre.

Prej vitesh, shumë prindër shqiptarë kanë pasur vështirësi të ndjekin nga afër procesin mësimor për shkak të barrierës gjuhësore. Tashmë, me dokumente në gjuhën amtare, ata ndihen të përfaqësuar dhe të respektuar. Do të mund të kuptojnë më mirë çdo informacion, të reagojnë me më shumë siguri dhe të marrin pjesë aktive në vendimmarrjet që prekin të ardhmen arsimore të fëmijëve të tyre.

Ky zhvillim ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe te nxënësit shqiptarë, të cilët tashmë ndihen më të përfshirë, më të vlerësuar dhe të motivuar, si në aspektin akademik ashtu edhe emocional. Fakti që gjuha shqipe është bërë pjesë e dokumentacionit zyrtar në një sistem arsimor si ai i Nju Jorkut, është një mesazh i fuqishëm: identiteti nuk është pengesë, por pasuri.

Në lidhje me këtë akt fuqizues për shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, ka reaguar edhe Drita Gjongecaj, një prej zërave më të përkushtuar të diasporës shqiptare në SHBA, edukatore, aktiviste dhe pjesë kyçe e Këshillit Koordinues të Diasporës. Në një intervsitë të mbajtur, Gjongecaj shprehet se ndihet krenare, si aktiviste por edhe si prind.

“Për mua ky është një moment shumë i veçantë dhe thellësisht emocional. Është ndjenjë krenarie dhe mirënjohjeje jo vetëm si profesioniste e arsimit dhe si prind, por edhe si kontribuuese e drejtpërdrejtë në realizimin e kësaj arritjeje historike.”“Ta shohësh gjuhën tonë të renditur në faqen zyrtare të sistemit arsimor të Nju Jorkut, përkrah vetëm 12 gjuhëve (përveç anglishtes) të përzgjedhura nga mbi 180 gjuhë që fliten në familjet e këtij qyteti gjigant, është një ndjenjë që të emocionon thellë. Është një moment i madh krenarie dhe një dëshmi se shqipja ka hyrë në një fazë të re, ku roli dhe vlera e saj afirmohen institucionalisht. Ky hap na mbush me optimizëm dhe besim se trashëgimia gjuhësore e shqiptarëve në diasporë është më e mbrojtur se kurrë më parë.” – tha Drita Gjongecaj./ KultPlus.com

Maturantët në Shqipëri më dobët në gjuhën shqipe se në gjuhën e huaj

20 June 2025 at 23:46

Notat e provimit të dytë të maturës shtetërore në Shqipëri, në Gjuhë shqipe dhe Letërsi, u publikuan këtë mbrëmje në faqen e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Sipas të dhënave nga portali studentor rezulton se 365 maturantë janë ngelës pasi kanë marrë notën 4.00, ndërsa vetëm 29 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00.

Kalueshmëria për këtë provim është 98,58% ndërsa nota mesatare është 6.87. Duket se maturantët kanë pasur performancë më të dobët në gjuhë shqipe se në gjuhë të huaj.

Provimi i parë ishte ai i gjuhës së huaj, që u zhvillua në 3 qershor.

Në 10 qershor, u zhvillua provimi i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë dhe në 17 i matematikës. Ndërkohë, maturantët do të mbyllin sezonin me provimin me zgjedhje në 24 qershor.

The post Maturantët në Shqipëri më dobët në gjuhën shqipe se në gjuhën e huaj appeared first on Telegrafi.

Shqipja hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju-Jork

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Në datën 18 qershor,2025, Kancelarja e Arsimit në Nju-Jork, Melissa Aviles – Ramos, njoftoi se gjuha shqipe është shpallur zyrtarisht si një nga gjuhët e përdorura për komunikimet shkollore nga Departamenti i Arsimit të Qytetit.

Ky vendim përfaqëson një fitore të madhe dhe një epokë të re për familjet shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Nga rreth 180 gjuhë që fliten në qytetin e Nju-Jorkut, deri më sot vetëm 10 gjuhë kanë qenë të përfshira në komunikimet zyrtare të shkollave publike. Me vendimin e fundit, shtohen tri gjuhë të tjera, një prej të cilave është shqipja, duke e ngritur numrin total në 13 (përfshi këtu edhe anglishten).

Kjo do të thotë se çdo dokument, njoftim apo informacion i rëndësishëm që shkolla u dërgon prindërve, do të jetë i disponueshëm edhe në gjuhën shqipe, duke lehtësuar ndjeshëm përfshirjen e prindërve shqiptarë në jetën arsimore të fëmijëve të tyre.

Prej vitesh, shumë prindër shqiptarë kanë hasur vështirësi për të ndjekur nga afër jetën shkollore të fëmijëve për shkak të barrierës gjuhësore. Tani, me dokumentet në gjuhën amtare, ata ndihen të përfaqësuar dhe të respektuar. Ata mund të kuptojnë më lehtë çdo informacion, të reagojnë me më shumë vetësiguri dhe të marrin pjesë aktivisht në vendimmarrjet që ndikojnë në edukimin e fëmijëve të tyre.

Kjo ndihmon që edhe vetë nxënësit të ndihen të përfshirë dhe të përparojnë më mirë si në aspektin akademik, ashtu edhe në atë emocional. Fakti që shqipja është tashmë pjesë e dokumentacionit zyrtar të një sistemi arsimor si ai i Nju-Jorkut, është një mesazh i fuqishëm që ua shton vetëbesimin e krenarinë për prejardhjen, duke konfirmuar se identiteti nuk është pengesë, por pasuri.

Kujtojmë se këto zhvillime vijnë paralelisht me një tjetër ngjarje të rëndësishme të publikuar rreth dy muaj më parë: hapjen e klasës së parë dygjuhëshe shqip-anglisht në një shkollë publike të Nju-Jorkut. Modeli i dyanshëm gjuhësor u jep fëmijëve shqiptarë mundësinë që të mësojnë paralelisht në të dyja gjuhët, duke ruajtur trashëgiminë kulturore dhe duke ndërtuar njohuri akademike të thella në të dyja sistemet gjuhësore.

Me këto hapa të rëndësishme komuniteti shqiptar ka arritur më afër arsimimit gjithëpërfshirës ku fëmijët e të rinjtë mësojnë të jenë qytetarë të botës pa harruar rrënjët e tyre. Për më tepër, ato janë një vlerësim për gjithë komunitetin shqiptar, zëri dhe forca e të cilit po bëhen gjithnjë e me të dukshme në  një prej qyteteve më të mëdha në botë. Janë pikërisht këto arritje të që dëshmojnë se gjuha shqipe dhe ruajtja e identitetit nuk janë nostalgji por strategji për të ardhmen.

Ky sukses i rëndësishëm nuk do të ishte i mundur pa angazhimin e vazhdueshëm dhe punën e palodhur të anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD), Mark Gjonaj, (Kryetar), Drita Gjongecaj, dhe Emina Cunmulaj. Përmes lobimit strategjik, bashkëpunimit me Departamentin e Arsimit të Nju-Jorkut dhe organizimeve komunitare, ata kanë bërë të mundur që zëri i komunitetit shqiptar të dëgjohet dhe të pranohet në mënyrë institucionale. Përpjekjet e tyre të përbashkëta kanë kontribuar drejtpërdrejt në pranimin e shqipes si gjuhë zyrtare për komunikimet shkollore dhe në hapjen e klasës së parë dygjuhëshe shqip-anglisht, hapa historikë që do të kenë ndikim pozitiv për brezat e ardhshëm të shqiptarëve në diasporë.

/r.e/

The post Shqipja hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju-Jork appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju-Jork

By: Kult Plus
20 June 2025 at 22:16

Më 18 qershor 2025, Kancelarja e Arsimit në Nju-Jork, Melissa Avilés-Ramos, njoftoi se gjuha shqipe është shpallur zyrtarisht si një nga gjuhët e përdorura për komunikimet shkollore nga Departamenti i Arsimit të Qytetit.

Ky vendim përfaqëson një fitore të madhe dhe një epokë të re për familjet shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Nga rreth 180 gjuhë që fliten në qytetin e Nju-Jorkut, deri më sot vetëm 10 gjuhë kanë qenë të përfshira në komunikimet zyrtare të shkollave publike. Me vendimin e fundit, shtohen edhe tri gjuhë të tjera, njëra prej të cilave është shqipja, duke e çuar numrin total në 13 (përfshirë këtu edhe anglishten).

Kjo do të thotë se çdo dokument, njoftim apo informacion i rëndësishëm që shkolla u dërgon prindërve, do të jetë i disponueshëm edhe në gjuhën shqipe. Ky zhvillim do të lehtësojë ndjeshëm përfshirjen e prindërve shqiptarë në jetën arsimore të fëmijëve të tyre.

Prej vitesh, shumë prindër shqiptarë kanë hasur vështirësi për të ndjekur nga afër jetën shkollore të fëmijëve për shkak të barrierës gjuhësore. Tani, me dokumentet në gjuhën amtare, ata ndihen të përfaqësuar dhe të respektuar. Ata mund të kuptojnë më lehtë çdo informacion, të reagojnë me më shumë vetëbesim dhe të marrin pjesë aktivisht në vendimmarrjet që ndikojnë në edukimin e fëmijëve të tyre.

Ky vendim ndihmon që edhe vetë nxënësit të ndihen të përfshirë dhe të përparojnë më mirë si në aspektin akademik, ashtu edhe në atë emocional. Fakti që shqipja është tashmë pjesë e dokumentacionit zyrtar të një sistemi arsimor si ai i Nju-Jorkut, është një mesazh i fuqishëm që ua shton vetëbesimin dhe krenarinë për prejardhjen, duke konfirmuar se identiteti nuk është pengesë, por pasuri.

Kujtojmë se këto zhvillime vijnë paralelisht me një tjetër ngjarje të rëndësishme të publikuar rreth dy muaj më parë: hapjen e klasës së parë dygjuhëshe shqip-anglisht në një shkollë publike të Nju-Jorkut. Ky model dygjuhësh u jep fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë paralelisht në të dyja gjuhët, duke ruajtur trashëgiminë kulturore dhe duke ndërtuar njohuri të thella akademike në të dy sistemet gjuhësore.

Me këto hapa të rëndësishëm, komuniteti shqiptar është më afër një arsimimi gjithëpërfshirës, ku fëmijët dhe të rinjtë mësojnë të jenë qytetarë të botës, pa harruar rrënjët e tyre. Për më tepër, këto janë një vlerësim për të gjithë komunitetin shqiptar, zëri dhe forca e të cilit po bëhen gjithnjë e më të dukshme në një prej qyteteve më të mëdha në botë. Janë pikërisht këto arritje që dëshmojnë se gjuha shqipe dhe ruajtja e identitetit nuk janë nostalgji, por strategji për të ardhmen.

Ky sukses i rëndësishëm nuk do të ishte i mundur pa angazhimin e vazhdueshëm dhe punën e palodhur të anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD): Mark Gjonaj (kryetar), Drita Gjongecaj dhe Emina Cunmulaj. Përmes lobimit strategjik, bashkëpunimit me Departamentin e Arsimit të Nju-Jorkut dhe organizimeve komunitare, ata kanë bërë të mundur që zëri i komunitetit shqiptar të dëgjohet dhe të pranohet në mënyrë institucionale.

Përpjekjet e tyre të përbashkëta kanë kontribuar drejtpërdrejt në pranimin e shqipes si gjuhë zyrtare për komunikimet shkollore dhe në hapjen e klasës së parë dygjuhëshe shqip-anglisht – hapa historikë që do të kenë ndikim pozitiv për brezat e ardhshëm të shqiptarëve në diasporë./Illyria.com/KultPlus.com

SHBA/ Shqipja, një nga gjuhët zyrtare të komunikimit në shkollat publike të Nju Jorkut

20 June 2025 at 18:45

Departamenti i Arsimit i Qytetit të Nju Jorkut ka shpallur zyrtarisht gjuhën shqipe si një nga gjuhët e përdorura për komunikimet zyrtare shkollore. Lajmi u bë i ditur më 18 qershor nga kancelarja e Arsimit në Nju Jork, Melissa Aviles–Ramos.

Kjo është një arritje e rëndësishme për komunitetin shqiptar në SHBA, duke u ofruar prindërve shqiptarë mundësinë që të marrin çdo dokument dhe informacion të rëndësishëm nga shkollat në gjuhën amtare. Deri më tani, vetëm 10 gjuhë kanë qenë pjesë e komunikimeve zyrtare në shkollat publike të qytetit, ndërsa me këtë vendim shtohen edhe tre të tjera, përfshirë shqipen.

Ky hap do t’i ndihmojë prindërit shqiptarë që të ndjekin më lehtë edukimin e fëmijëve të tyre dhe të marrin pjesë aktive në jetën shkollore, duke lehtësuar ndjeshëm barrierat gjuhësore që i kanë penguar deri më sot. Vendimi i Departamentit të Arsimit konsiderohet si një vlerësim për komunitetin shqiptar në Nju Jork dhe si një konfirmim që gjuha dhe identiteti kulturor janë pasuri për shoqërinë.

The post SHBA/ Shqipja, një nga gjuhët zyrtare të komunikimit në shkollat publike të Nju Jorkut appeared first on Sot News | Lajme.

Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut

By: armand
20 June 2025 at 18:43

Gjuha shqipe është shpallur zyrtarisht si një nga gjuhët e përdorura për komunikimet shkollore nga Departamenti i Arsimit të Qytetit të Nju Jorkut. Lajmi u njoftua nga kancelarja e Arsimit në Nju Jork, Melissa Aviles– Ramos më 18 qershor. Ky vendim përfaqëson një fitore të madhe dhe një epokë të re për familjet shqiptare në […]

The post Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut appeared first on BoldNews.al.

Testi në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi, dalin tezat 20 minuta pas fillimit të provimit

10 June 2025 at 10:59

Ashtu si edhe në provimet e tjera, edhe këtë herë Ministria e Arsimit ka dështuar. Teza e provimit të Gjuhës Shqipës dhe Letërsisë, të cilët maturantët po i nënshtrohen ditën e sotme, është publikuar në rrjetet sociale vetëm 20 minuta, pasi nxënësit u futën në provim. Bëhet fjalë për variantin e tezës B, teksa tashmë […]

The post Testi në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi, dalin tezat 20 minuta pas fillimit të provimit appeared first on BoldNews.al.

Edicioni III i Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, fituese shkolla 9-vjeçare ‘Selim Alliu’ nga Dibra

By: Kult Plus
27 April 2025 at 11:07

Shkolla 9-vjeçare “Selim Alliu” nga Dibra u shpall sot fituese e edicionit të tretë të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, një nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Në finalen e këtij konkursi ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, nxënës, mësues, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore etj.

Ministrja Manastirliu në fjalën e saj tha se “jemi në përmbyllje të këtij rrugëtimi dymujor ku në 700 shkolla rreth 11 mijë nxënës kanë garuar përmes dijeve të tyre në gjuhën shqipe në këtë konkurs kombëtar”.

Në një finale plot emocione dhe konkurrencë të fortë u përballën shkolla 9-vjeçare “Selim Alliu” nga Dibra dhe shkolla 9-vjeçare “Qamil Guranjaku” në Elbasan.

Të dyja shkollat finaliste gjatë fazës gjysmëfinale kishin grumbulluar më shumë pikë.

Nxënësit nga të dyja shkollat dëshmuan aftësitë e tyre të larta në gjuhën shqipe, duke u përballur me njëri-tjetrin në një konkurrencë tepër të ngushtë deri në fund, duke e mbajtur publikun në ankth.

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe do të kthehet në një traditë të përvitshme, me synim ruajtjen, nxitjen dhe promovimin e gjuhës sonë të bukur shqipe ndër breza./atsh/ KultPlus.com

Zhvillimet në Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhëve, BDI: Po shkatërrojnë shtyllën kryesore të Ligjit për shqipen

23 April 2025 at 09:40

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj zhvillimeve të fundit që prekin Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhëve, institucionin kyç për mbikëqyrjen e ligjshmërisë në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

“Prej më shumë se katër muajsh, inspektorët e këtij institucioni nuk kanë marrë pagat, nuk kanë sigurim shëndetësor, as mbulim social”, reagojnë nga BDI.

Reagimi i plotë i BDI-së:

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj zhvillimeve të fundit skandaloze që prekin drejtpërdrejt Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhëve, institucionin kyç për mbikëqyrjen e ligjshmërisë në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Prej më shumë se katër muajsh, inspektorët e këtij institucioni nuk kanë marrë pagat, nuk kanë sigurim shëndetësor, as mbulim social.

Kjo nuk është thjesht një padrejtësi sociale – kjo është një strategji e qëllimshme për t’i larguar profesionistët që janë trajnuar dhe licencuar me vite për të mbrojtur ligjin.

Ky është kapitulli i radhës në një ofensivë të organizuar kundër statusit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Fillimisht, institucionit iu mor pavarësia, duke u futur nën Ministrinë e Drejtësisë, me qëllim kontrolli dhe varësie politike.

Tani, me mosdhënien e pagave dhe shpërfilljen e funksionit të tyre, synohet shkatërrimi përfundimtar i këtij mekanizmi mbikëqyrës.

Në të njëjtën kohë:

• Gjykata Kushtetuese po shqyrton kushtetutshmërinë e vetë Ligjit për Gjuhët,
• Institucionet nuk po e zbatojnë ligjin në praktikë,
• Web-faqet e ministrive dhe ndërmarrjeve publike janë fshirë nga përmbajtjet në shqip,
• Dokumentet zyrtare po publikohen ekskluzivisht në maqedonisht,
• Dhe tani, po goditet edhe institucioni që mbikëqyr zbatimin e ligjit.

Kjo nuk është neglizhencë. Ky është një plan i mirëpërgatitur për të çmontuar çdo gjë që është ndërtuar rreth përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në vend.

Ky është momenti që nuk duron më asnjë ditë heshtje. Çdo heshtje tani është bashkëfajësi nesër.

Thirrja jonë shkon për të gjithë – pa dallim etnie, partie, apo pozite shoqërore.

Përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarë, intelektualë, media, partnerë ndërkombëtarë – tani është koha të ngrisim zërin.

Gjuha shqipe nuk është dekor. Është e drejtë kushtetuese, është barazi, është dinjitet.

The post Zhvillimet në Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhëve, BDI: Po shkatërrojnë shtyllën kryesore të Ligjit për shqipen appeared first on Telegrafi.

Balla: Gjuha shqipe do të mësohet në një shkollë publike në Nju-Jork

18 April 2025 at 10:50

TIRANË, 18 prill/ATSH/ Për herë të parë në historinë e sistemit arsimor publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjuha shqipe do të mësohet brenda një shkolle publike në Nju-Jork.

Ky program dygjuhësh, i pari i këtij lloji, do të zhvillohet nga Departamenti i Arsimit i Qytetit të Nju-Jork-ut (NYCDOE), dhe do të fillojë në vitin shkollor 2025/2026.

Lajmi u bë publik nga Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, i cili përmes një postimi në Facebook tha se ky është një hap historik për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë.

Ai falënderoi në mënyrë të veçantë Drita Gjongecaj – zv.drejtore shkolle, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe themeluese e organizatës “Children of the Eagle” – për kontributin e saj kyç në realizimin e këtij projekti.

Programi do të zhvillohet pesë ditë në javë, në gjuhën shqipe dhe anglisht, nga mësues të certifikuar nga NYCDOE dhe do të nisë në Bronx, New York.

Ky zhvillim është një arritje e rëndësishme për komunitetin shqiptar në SHBA dhe një shembull konkret se si diaspora mund të ndërtojë ura të qëndrueshme kulturore dhe arsimore mes brezave. Gjuha shqipe dhe mësimi e trashëgimi i saj kudo te shqiptarët që jetojnë nëpër botë është një ndër platformat më të rëndësishme të qeverisë shqiptare, me programin “Mësues për Diasporën”, që ka nisur me Greqinë, dhe në sajë të të cilit arsimtarët e shqipes paguhen nga Tirana dhe u mësojnë gjuhën amtare fëmijëve të lindur në Greqi nga familje shqiptare.

1 nga 2

/a.f/

The post Balla: Gjuha shqipe do të mësohet në një shkollë publike në Nju-Jork appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Programi i mësimit të shqipes do të zgjerohet edhe me një aplikacion

29 March 2025 at 19:11

TIRANË, 29 mars/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste njoftoi sot nga Kreta krijimin e një aplikacioni për mësimin e gjuhës shqipe, i cili do të jetë shumë shpejt gati për përdorim.

Në një takim me shqiptarët në Kretë, Greqi, në kuadër të turit të takimeve me diasporën, Rama u ndal te programi i mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve jashtë vendit.

“Ne kemi nisur një program për mësimin e shqipes dhe kemi vënë në dispozicion të komunitetit këtu në Greqi 50 mësues nga të cilët 8 janë këtu në Kretë. Qëllimi ynë dhe objektivat tona lidhur me gjeneratën e fëmijëve që kanë lindur dhe rriten këtu dhe që ju me të drejtë doni që të mos e humbin gjuhën shqipe, janë për shumë më tepër se kaq”, tha Rama.

Kryeministri siguroi se programi i mësimit të gjuhës shqipe do të zgjerohet qoftë me mësues drejtpërdrejt, por edhe me një aplikacion që është thuajse gati.

“Ne do ta tregojmë në javët që vijnë një aplikacion që gjithkush do të mund ta fusë në telefonin e vet për t’i mësuar fëmijëve gjuhën shqipe në një mënyrë shumë miqësore dhe tërheqëse. Ne duam që fëmijët e Shqipërisë jashtë Shqipërisë të zgjedhin të jetojnë ku të duan, por ama çdo herë të dëgjojnë shqip, të dinë jo vetëm çfarë thuhet por edhe çfarë të thonë”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: Programi i mësimit të shqipes do të zgjerohet edhe me një aplikacion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Meshari” i Buzukut, 470 vjet më parë nisi rrugën shkrimi shqip

20 March 2025 at 08:00

TIRANË, 20 mars/ATSH/ Në vitin 1555, 470 vjet më parë, nisi rrugën e vet fjala e shkruar shqip, me “Mesharin” e Gjon Buzukut, ku shkruhej: “U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herrë se gluha jonë nukë kish gj~ të ëndigluom ën së shkruomit shenjëtë, ën së dashunit së botësë s’anë, desha me u fëdigunë, për s~ mujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e atyne qi të ëndiglonjinë… “Ëndë vietët M.D.L.IV. njëzet dit ëndë mars zuna ënfill, e ënbarova ëndë vietët një M.D.L.V., ëndë kallënduor.”

“Meshari” konsiderohet si vepra letrare më e vjetër shqipe, botuar dhe ruajtur deri më sot.

Libri përbëhej nga 110 fletë, mirëpo kopja e librit që ka arritur është e cunguar dhe i mungojnë 16 faqet e para dhe midis tyre edhe kopertina me faqen kryesore.

Buzuku ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore, jo aq larg nga vendi i botimit dhe një nga lëvruesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Me veprën e tij ai konsolidoi një traditë të rëndësishme të të shkruarit të gjuhës shqipe me alfabet latin.

Ishte françeskani At Justin Rrota, i pari që solli nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit në Shqipëri, më 1929-n tre riprodhime të fotografuara të librit më të hershëm të botuar në shqip.

/a.f//r.e/

The post “Meshari” i Buzukut, 470 vjet më parë nisi rrugën shkrimi shqip appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Suhareka realizon fazën e parë të Olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe

11 March 2025 at 18:58

Në të gjitha shkollat e Komunës së Suharekës të martën është zhvilluar faza e parë e Olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe për klasën e IX-të.

Në këtë garë, sipas njoftimit të Komunës, kanë marrë pjesë 413 nxënës të shkollave fillore të mesme të ulëta të Suharekës.

Aty thuhet se aktiviteti është realizuar në kuadër të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë për vitin shkollor 2024-2025, përkatësisht memorandumit mes ministrive përkatëse të dy shteteve, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, DKA-ja në Suharekë për organizimin e garës dhe vlerësimin e testeve, ka formuar komisione të posaçme, duke siguruar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani, ka vlerësuar këtë olimpiadë si një mundësi të rëndësishme për nxënësit që të tregojnë njohuritë e tyre dhe uroi të gjithë pjesëmarrësit për suksese të mëtejshme. /Telegrafi/

The post Suhareka realizon fazën e parë të Olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe appeared first on Telegrafi.

Nxënësit e Dragashit garojnë në Olimpiadën e gjuhës shqipe

11 March 2025 at 18:37

Nxënësit e klasave të IX-ta të shkollave të Komunës së Dragashit kanë marrë pjesë në fazën e parë të Olimpiadës së gjuhës shqipe, aktivitet ky i përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Në të gjitha shkollat e Komunës së Dragashit, sot u zhvillua faza e parë e Olimpiadës së Gjuhës Shqipe me nxënësit e klasave të 9-ta, në kuadër të Olimpiadës së Përbashkët Kosovë – Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Komunës, raporton Telegrafi.

Aty thuhet se për të përcjellur mbarëvajtjen e këtij procesi në terren ka qenë drejtori i DKA-së, Zeni Krasniqi së bashku me stafin.

“Të gjitha përgatitjet për këtë fazë të testit janë bërë me kohë dhe i gjithë procesi ka shkuar në rregull, duke respektuar të gjitha udhëzimet e Olimpiadës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Nxënësit e Dragashit garojnë në Olimpiadën e gjuhës shqipe appeared first on Telegrafi.

Debati për gjuhën shqipe/ Ambasadori shqiptar në RMV: Është e çimentuar në themelet e këtij shteti

By: Ela
27 February 2025 at 13:35

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani komentoi për TV21 debatin për gjuhën shqipe. Ai theksoi se nuk ka asgjë që e cenon gjuhën shqipe, pasi është një realitet i pamohueshëm. Meidani tha se, gjuha shqipe është një e drejtë kushtetuese e fituar dhe shtoi se, është e çimentuar që në themelet e […]

The post Debati për gjuhën shqipe/ Ambasadori shqiptar në RMV: Është e çimentuar në themelet e këtij shteti appeared first on BoldNews.al.

Meidani: Gjuha shqipe është e çimentuar në themelet e Maqedonisë së Veriut, nuk ka asgjë që e cenon

27 February 2025 at 11:33

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani në TV21 tha se nuk ka asgjë që e cenon gjuhën shqipe, pasi siç theksoi “ajo është një realitet i pamohueshëm”.

Meidani tha se, gjuha shqipe është një e drejt kushtetuese e fituar dhe shtoi se, është e çimentuar bë themelet e këtij shteti.

“Nuk ka asgjë që e cenon gjuhën shqipe, është një realitet i pamohueshëm këtu, në Shqipëri dhe në rajon. Nuk I kuptoj nuancat dhe nuk dua të hyjë në të tilla diskutime që kryeministri i definoi si labirinte juridiko apo gazetareske të çështjes”.

“Çështja e gjuhës shqipe është një çështje e të drejtave kushtetuese në këtë vend dhe për rrjedhojë është e çimentuar në themelet e këtij shteti. Mos keni asnjë shqetësim se është një e drejtë kushtetuese e fituar dhe një nga pilarët e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Meidani./TV21/

The post Meidani: Gjuha shqipe është e çimentuar në themelet e Maqedonisë së Veriut, nuk ka asgjë që e cenon appeared first on Telegrafi.

Berberi: Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë, formim dhe ruajtje e identitetit kombëtar

23 February 2025 at 13:01

TIRANË, 23 shkurt/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka përcjellë sot episodin e radhës të podkastit EduLab, që i kushtohet mësimit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe në diasporë.

Protagoniste të këtij episodi janë Anila Berberi, mësuese në shkollën “Skanderbeg” (Parma) një nga shkollat e para të hapura në Itali, si dhe mësuesja Silvana Dogani. Po kështu, të ftuara janë dhe dy vajza shqiptare, Sindi dhe Stefani, që jetojnë në Itali, ndërkohë që ndjekin edhe mësimet e gjuhës shqipe.

Në këtë podkast, mësuesit dhe nxënëset folën për pëvojat dhe sfidat e mësimit të gjuhës shqipe në shkollat shqipe në Itali, ndërsa sipas mësueses Berberi, “mësimi i gjuhës shqipe ndihmon në formimin dhe krijimin e identitetit kombëtar”.

Silvana, një tjetër mësuese me përvojë më të hershme në mësimdhënie, ndërsa ajo thotë se, “shkolla e parë e gjuhës shqipe në Itali është hapur në vitin 1999 në Orsonja. Më është dhënë mundësia që të hap një tjetër shkollë në Ortona, Tolo dhe Peskara”.

“Programi i shkollës verore që u bë këtë vit në Shqipëri, programi “Jam shqiptar”, juve keni pasur mundësi të frekuentoni shkollat dhe të përmirësoni shqipen tuaj. Në shkollën time, në orën e parë ne përdorim teksin unik që është përgatitur nga Ministria e Arsimit shqiptar në bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit të Kosovës dhe në orën e dytë bëjmë laboratorë me tema didaktike. Kemi pasur edhe tekstin e nivelit të dytë, për moshat më të rritura si Sindi dhe Stefi”, shprehet Berberi.

Dy mësueset shqiptare, theksuan gjithashtu se trajnimet janë një pjesë e zhvillimit të mësimdhënies së tyre.

“Një herë në vit ne mblidhemi në seminare, shkëmbejmë përvoja dhe eksperienca nga mësuesit jashtë Italisë. Të gjitha këto shërbejnë për rritjen profesionale tonën që të bëhemi më profesioniste në mësimdhënien e gjuhës shqipe”, u shprehën ato.

/r.e/

The post Berberi: Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë, formim dhe ruajtje e identitetit kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë: Të mbrohet shqipja nga proceset asimiluese

21 February 2025 at 14:30

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, njësi e përhershme e kërkim-studimit pranë Akademisë së Shkencave, u shpreh sot se, 21 Shkurti, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, është me vlerë të shënuar edhe për gjuhën shqipe, përmes së cilës shprehet shpirti dhe kultura e popullit shqiptar, pjesë e pandashme e identitetit tonë kombëtar.

Instituti citon akademikun e shquar Eqrem Çabej, i cili ka thënë se, “historia e një gjuhe është historia e popullit që e flet atë”.

Në këtë ditë të gjuhës amtare, Instituti i Gjuhës dhe Letërsisë përkujtoi të gjithë ata që luftuan në shekuj për shqipen, e sidomos rilindësit e shquar që punuan e luftuan për kombin shqiptar, për gjuhën shqipe e për ta shkruar atë me një alfabet të vetëm.

Instituti theksoi rolin e gjuhës amtare shqipe si mjet identifikimi dhe bashkimi, rol i cili ka qenë i jashtëzakonshëm në rrugëtimin e shqiptarëve në shekullin XX.

Në postimin në rrjete sociale të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, vihet në dukje se, sot, shqipja gjendet përballë sfidave të shumta dhe të egra që rrjedhin nga proceset globalizuese botërore, ndaj, krahas përpunimit, zhvillimit e pasurimit të pandërprerë, mbrojtja e saj nga proceset asimiluese, duhet të jetë detyrë e përhershme e gjuhëtarëve.

/r.e/

The post Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë: Të mbrohet shqipja nga proceset asimiluese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

21 shkurt, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

By: gaze tare
21 February 2025 at 08:51

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare është një ditë ndërkombëtare ceremoniale e shpallur nga UNESCO në vitin 1999.

Si e tillë ajo festohet më 21 shkurt të çdo viti. Qëllimi i caktimit të saj është ndërgjegjësimi për shumëllojshmërinë gjuhësore dhe kulturore si një vlerë universale.

Kjo ditë ka si qëllim promovimin dhe ndërgjegjësimin për diversitetin gjuhësore dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë.

Gjuha është pjesë e pandashme e identitetit të një populli, me anë të së cilës shprehet shpirti dhe kultura e tij. Gjuha e një populli, zhvillimi i saj, e folura e tij, dashuria ndaj saj dhe promovimi i saj tregon, në fakt, kulturën që mbretëron brenda pjesëtarëve të atij populli, asaj shoqërie.

Data 21 shkurt është caktuar për të përkujtuar ditën e protestave të studentëve të Univesitetit Dhaka me origjine nga Bengali, të cilët qenë konfrontuar me policët pakistanezë derisa protestonin për të drejtën e gjuhës së tyre bengaleze që të pranohet si gjuhë zyrtare.

Që nga viti 1999, kur UNESCO kishte shpallur 21 shkurtin Ditë Ndërkombëtare të gjuhës amtare, çdo vit në mbarë botën organizohen manifestime, organizime në nivel kombëtar e ndërkombëtar, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të gjuhëve amtare.

The post 21 shkurt, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare appeared first on iconstyle.al.

Vendosen tabelat e reja në autostradën Shkup-Tetovë, zhduket gjuha shqipe

By: Ela
16 February 2025 at 21:54

Tashmë tabelat e reja në autostradën Shkup-Tetovë janë vendosur, por me ndryshime. Ato do të jenë në tre gjuhë, maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht, teksa gjuha shqipe është hequr, ndryshe nga tabelat e kaluara. Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore nuk ka dhënë sqarim se pse gjuha shqipe nuk figuron, ndërsa tabelat janë ndërruar pasditen e së […]

The post Vendosen tabelat e reja në autostradën Shkup-Tetovë, zhduket gjuha shqipe appeared first on BoldNews.al.

❌
❌