Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Si të kombinoni punën me pushimet dhe të keni dyfish përfitime

By: Megi Dumi
19 July 2025 at 12:30

Një prirje e re po përhapet mes profesionistëve që kërkojnë ekuilibër, kursim dhe përvojë: bleisure është kryefjala.

Gjithnjë e më shumë punonjës po i bashkojnë udhëtimet e punës me pak kohë për veten. Kjo prirje e re, e quajtur “bleisure”, një kombinim i fjalëve business (punë) dhe leisure (kohë e lirë), po përhapet me shpejtësi, sidomos në një kohë kur rritja e kostove i ka zbehur pushimet tradicionale.

Koncepti është i thjeshtë: gjatë një udhëtimi pune, zgjateni qëndrimin edhe për disa ditë për të eksploruar destinacionin, me shpenzimet personale. Shumë kompani po e përkrahin këtë model, si mënyrë për të shmangur burnout dhe për të nxitur mirëqenien e punonjësve.

Përfitime të dyanshme
Për punonjësit, përfitimi është i qartë: fluturimi dhe akomodimi gjatë ditëve të punës paguhen nga kompania, ndërsa pjesa e pushimit mbulohet vetë. Kështu, një pjesë e konsiderueshme e shpenzimeve kursehen. Për shembull, një udhëtim pune në Paris mund të zgjatet lehtësisht me një fundjavë në Bruksel apo Amsterdam, pa kosto shtesë për kompaninë.

Nga ana tjetër, për kompanitë, kjo qasje është një mënyrë për të rritur angazhimin dhe motivimin pa shpenzime shtesë. Platforma si Navan tashmë ofrojnë opsione, që ndajnë automatikisht shpenzimet e biznesit nga ato personale, duke ruajtur transparencën financiare.

Si ta planifikoni si duhet
Ekspertët këshillojnë që gjithçka të bëhet me transparencë: flisni me menaxherin tuaj dhe kërkoni aprovimin për të zgjatur udhëtimin. Sigurohuni që shpenzimet personale të jenë të ndara qartë nga ato të punës dhe mbani faturat në mënyrë të organizuar.

Një tjetër këshillë: mbrojeni kohën tuaj të lirë. Nëse keni rënë dakord të kontrolloni email-et vetëm një herë në ditë, mos e ktheni pushimin në një zyrë tjetër. Ju e keni fituar të drejtën për pak kohë për veten, prandaj përfitoni prej saj.

Në epokën e punës hibride dhe në distancë, bleisure po bëhet më i lehtë dhe më i pranueshëm. Ekspertët e udhëtimeve dhe drejtuesit e kompanive po bien dakord për një gjë: një punonjës i cili ka pushuar dhe është i frymëzuar, është më i angazhuar dhe produktiv.

Ndaj herën tjetër që ju bie të udhëtoni për punë, mendoni të shtoni edhe disa ditë për të shijuar vendin. Është një mënyrë e zgjuar për të udhëtuar më shpesh, me më pak shpenzime, dhe pa ndjenja faji. / Huffpost, Shqip.al

The post Si të kombinoni punën me pushimet dhe të keni dyfish përfitime appeared first on Revista Monitor.

Destinacionet më të mira për t’i shpëtuar vapës këtë verë

By: Megi Dumi
17 July 2025 at 15:30

Në qershor, temperaturat në të gjithë Europën shënuan rekorde të reja, ndërsa një valë e fortë e të nxehtit përfshiu pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë temperatura përvëluese në shumë zona të globit.

Ndërsa verërat po bëhen gjithnjë e më të nxehta, shumë udhëtarë po kërkojnë pushime në vende me klimë më të freskët dhe të qëndrueshme, atje ku edhe në muajt më të nxehtë, një xhup i hollë mund të jetë i mjaftueshëm.

Kërkimi për destinacione të tilla është rritur ndjeshëm. Sipas një analize nga kompania turistike britanike Inghams Walking, interesimi për vende me klimë të butë dhe larg vapës është rritur me mbi 600 % gjatë vitit të fundit.

Për të ndihmuar udhëtarët që të zgjedhin vendin e duhur për pushime verore më të freskëta, ekipi i Inghams analizoi rreth 100 destinacione të ndryshme në Europë, duke marrë në konsideratë rritjen e kërkimeve online për hotele, fluturime dhe pyetje të lidhura me destinacionin.

Në krye të listës për vitin 2025 u rendit qyteti Akureyri në Islandë, një vend i vogël por mbresëlënës në veri të vendit. Popullariteti i tij është rritur me 264 %, falë përzierjes unike të natyrës së egër dhe kulturës urbane që ofron.

I njohur si “kryeqyteti i veriut” i Islandës, Akureyri ka vetëm rreth 19 mijë banorë, por u ofron vizitorëve përvoja të pasura: nga Muzeu i Artit dhe Muzeu i Aviacionit, deri te kisha karakteristike Akureyrarkirkja dhe kopshtet botanike që datojnë nga viti 1912, parku i parë publik në Islandë. Ujërat përreth janë gjithashtu të njohura për vëzhgimin e balenave.

Cortina d’Ampezzo

Në vendin e dytë u rendit Tisvilde, Danimarkë, një fshat i vogël bregdetar përgjatë asaj që njihet si “Riviera Daneze”, i rrethuar nga plazhe me rërë të artë dhe restorante të vogla që shërbejnë ushqime lokale. Ky destinacion ka tërhequr prej kohësh artistë e shkrimtarë, përfshirë edhe Hans Christian Andersen, i cili kaloi disa javë aty në shekullin XIX.

Nuuk

Listës i bashkohen edhe Nuuk në Groenlandë (vendi i 3-të), Cortina d’Ampezzo në Itali, Parku Kombëtar Lahemaa në Estoni, Lucerna në Zvicër, Malmö në Suedi, Arlberg në Austri, si dhe dy destinacione në Belgjikë: Riviera belge dhe qyteti Ghent.

Ghent

Të gjitha këto vende ofrojnë klimë të freskët, bukuri natyrore dhe kulturë të pasur, alternativa ideale për pushime larg zhurmës dhe vapës së verës. / Travel + Leisure, Shqip.al

The post Destinacionet më të mira për t’i shpëtuar vapës këtë verë appeared first on Revista Monitor.

Krimet zgjedhore, Celibashi: 139 procedime penale

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, për javë me radhë shqyrtuan të gjitha denoncimet që lidhen me krimet zgjedhore.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë një interviste për Klan News, bëri një vlerësim të bashkëpunimit të institucionit që ai drejton me dy institucionet e tjera të drejtësisë.

“Një eksperiencë e suksesshme, edhe pse kam konstatuar që për një pjesë të politikës, ky bashkëpunim nuk ka marrë vlerësimin që në gjykimin tim do duhej ta merrte”, tha ai.

Kryekomisioneri Celibashi tregoi numrin e procedimeve penale për të cilat ka një hetim dhe tipologjitë e krimeve që janë konstatuar më shumë.

“Janë rreth 139 procedime penale, të cilat janë trajtuar ose janë në proces trajtimi nga SPAK. Denoncimet lidhen kryesisht me presionin ndaj administratës publike, përdorimin e aseteve publike, shitblerjen e votës”, theksoi ai.

Celibashi sugjeroi se bashkëpunimi me të tre institucionet duhet të formalizohet në ligj.

“Kjo eksperiencë duhet të shtrihet dhe në zgjedhjet e ardhshme, dhe ndoshta mund të ketë nevojë që kjo formë e bashkëpunimit të jetë e formalizuar dhe në ligj, të jetë më e institucionalizuar”, shtoi ai.

Rregullat e garës duhet të ndryshojnë, sipas drejtuesit të KQZ, edhe për administratën publike.

“Duhet të vendosen disa limite të sjelljes së përfaqësuesve të administratës publike, duke filluar nga niveli më i lartë, kryeministri, ministri etj.”, nënvizoi Celibashi.

Për rezultate konkrete, kryekomisioneri Celibashi tha se do të duhet kohë deri në përfundimin e hetimeve nga institucionet ligjzbatuese.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Krimet zgjedhore, Celibashi: 139 procedime penale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dyshohet se nuk i dhanë shërbimin e duhur një 69-vjeçareje, vihen nën hetim 5 mjekë në Durrës

14 July 2025 at 15:53

Pesë mjekë të spitalit të Durrësit janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Qytetit bregdetar. Ky vendim është marrë pas kallëzimit të një 48-vjeçari, të cilit i ka ndërruar jetë e ëma 69 vjeçe dhe pretendon se bluzat e bardh nuk i ka dhënë shërbimin e duhur mjekësor. Mjekët që janë vënë […]

The post Dyshohet se nuk i dhanë shërbimin e duhur një 69-vjeçareje, vihen nën hetim 5 mjekë në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Dhërmi – Ndoti ujin dhe shkeli perimetrin e sigurisë, 100 mijë lekë gjobë dhe procedim penal për drejtuesin e skafit

TIRANË 13 korrik /ATSH/  Policia Kufitare e Dhërmiut, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ndërhyri menjëherë pas një denoncimi për hedhje mbeturinash në det dhe shkelje të perimetrit të sigurisë ujore nga një mjet lundrues, pranë plazhit të Dhërmiut.

Pas lokalizimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë bënë të mundur ndëshkimin e subjektit tregtar që kishte në pronësi skafin, me masë administrative prej 100 000 lekësh, për shkelje të nenit 24/c të ligjit nr. 43/2020, që ndalon zhvillimin e aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara.

Gjithashtu, ndaj drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit G. I., 25 vjeç, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ndotja e ujërave”, pasi gjatë pastrimit të skafit kishte hedhur mbeturina në det.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të perimetrit të sigurisë ujore dhe të rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese, si dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

/a.f/

The post Dhërmi – Ndoti ujin dhe shkeli perimetrin e sigurisë, 100 mijë lekë gjobë dhe procedim penal për drejtuesin e skafit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandal/ Tërmet Peçi nën hetim për abuzim me 85 hektarë tokë dhe miliona euro fonde publike, çfarë pritet të ndodhë

By: V K
13 July 2025 at 11:33

Një aferë korrupsioni e përmasave të mëdha pritet të shpërthejë në ditët në vijim, me protagonist ish-kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi, tashmë deputet i zgjedhur i Kuvendit të Shqipërisë.

Burime konfidenciale pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), bëjnë me dije se hetimet ndaj tij ndodhen në fazën përfundimtare dhe shumë shpejt do të ngrihen zyrtarisht akuzat penale.

Sipas dokumenteve të siguruara nga “Publik.al”, Peçi akuzohet për shpërdorim të pasurisë publike, abuzim me fondet shtetërore dhe ato të Bashkimit Europian, favorizim të personave të afërt dhe falsifikim dokumentesh në bashkëpunim me drejtorin e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në bashki, Lorenc Bami.

85 hektarë tokë publike të dhëna pa kriter

Hetimet e zhvilluara nga Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zbuluar një skemë të mirëorganizuar ku në qendër qëndrojnë Peçi dhe Bami, të cilët kanë shpërndarë në mënyrë abuzive 85 hektarë tokë publike në formë qiraje apo koncesionesh. Tokat janë kaluar në emër të kompanive të lidhura drejtpërdrejt me motrën e Tërmet Peçit dhe bashkëshorten e Lorenc Bamit, në shkelje flagrante të ligjit për konfliktin e interesit dhe prokurimin publik.

Fonde publike dhe europiane për bizneset familjare

Nga viti 2019 deri më 2025, kompanitë e lidhura me dy zyrtarët kanë përfituar mbi 18 milionë euro nga tenderët publikë, ndërsa janë nën hetim edhe kontrata të tjera me vlerë 66 milionë euro, të cilat dyshohet se janë dhënë me ndërhyrje të drejtpërdrejtë politike në disa bashki të jugut.

Në listën e kompanive përfituese përfshihen:

NG Structures

Artreum Generation

Iumentis

Agroturizëm Urla

Agroturizëm Rexhini

Thertorja Rajonale-Tepelenë

Të gjitha këto kompani janë në pronësi apo nën kontrollin e afërm të Peçit dhe Bamit, duke përfituar kontrata pa garë dhe fonde që kapin vlera të mëdha.

Ujësjellës fantazmë dhe fonde të zhdukura

Një nga rastet më të rënda është ai i projektit të ujësjellësit për fshatrat Krahës dhe Qesarat në Memaliaj, ku janë paguar 4.1 milionë euro në qershor 2021, por asnjë punim nuk është realizuar në terren.

Në dokumentacionin zyrtar, projekti figuron i përfunduar – një mashtrim klasik, për të përvetësuar fondet publike.

Mbështetje politike dhe lidhje me AZHBR

Në shkurt 2024, me propozim të vetë Peçit, këshilli bashkiak i Tepelenës miratoi dhënien me qira dhe falas të disa pasurive publike për kompaninë “Iumentis”.

Më herët, në mars 2022, motra e Peçit përfitoi një tjetër pronë publike për ndërtimin e resortit “Agroturizëm Rexhini”.

Përmes këtyre projekteve, janë përvetësuar mbi 1 milion euro fonde të BE-së, të miratuara nga ish-drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca, dhe të promovuara publikisht nga kryeministri Edi Rama.

Dosja në SPAK, priten arrestime

Tashmë, SPAK po finalizon dosjen penale ndaj ish-kryebashkiakut të Tepelenës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Në ditët në vijim, pritet marrja në pyetje e të gjithë personave të përfshirë, ndër ta edhe vetë Tërmet Peçi.

Deputeti i sapozgjedhur do të përballet me një sërë akuzash që përfshijnë korrupsionin pasiv dhe aktiv, shpërdorimin e detyrës, falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe pastrim parash.

Ky skandal, hedh dritë mbi mënyrën se si janë përdorur bashkitë si instrument për pasurimin personal të zyrtarëve dhe familjarëve të tyre, ndërsa qytetarët mbeten pa shërbime dhe pa infrastrukturë. /Publik Media

The post Skandal/ Tërmet Peçi nën hetim për abuzim me 85 hektarë tokë dhe miliona euro fonde publike, çfarë pritet të ndodhë appeared first on Albeu.com.

Qytetet më të mira për të jetuar për 2025

By: Megi Dumi
12 July 2025 at 12:30

Sipas Indeksit Global të Jetueshmërisë për vitin 2025, i përgatitur nga The Economist Intelligence Unit, qyteti më i banueshëm në botë është Kopenhageni, duke i dhënë fund epërsisë trevjeçare të Vjenës. Ky indeks vlerëson mbi 30 tregues të shpërndarë në pesë kategori: stabilitet, shëndetësi, kulturë dhe mjedis, arsim dhe infrastrukturë.

Kopenhageni arriti rezultatin më të lartë të përgjithshëm me 98 pikë nga 100 të mundshme, falë notave maksimale në stabilitet, arsim dhe infrastrukturë. Vjena dhe Zyrihu ndajnë vendin e dytë me nga 97.1 pikë.

Vjenë

Melburni dhe Gjeneva renditen më pas, ndërsa Australia konfirmon dominimin e saj në renditje me tre qytete në dhjetëshen e parë: Melburn, Sidnej dhe Adelaide.

Ndërkohë, Vankuveri është i vetmi qytet nga Amerika e Veriut që mbetet në listë, pasi Kalgari ra nga vendi i pestë në të tetëmbëdhjetin, për shkak të rënies së vlerësimeve në sektorin e kujdesit shëndetësor.

Zvicra gjithashtu shënon një prani të fortë me dy qytete, Zyrihun dhe Gjenevën, dhe është shpallur vendi më i mirë për të jetuar dhe punuar për vitin 2025.

Zyrih

Në rastin e Vjenës, rënia në renditje lidhet me një kërcënim për bombë para një koncerti të Taylor Swift dhe një sulm të planifikuar në një stacion treni, të cilat ndikuan negativisht në pikët për stabilitetin.

Në përgjithësi, qytetet e Europës Perëndimore dhe rajonit Azi-Paqësor vazhdojnë të dominojnë renditjen. Megjithëse rezultati mesatar global i jetueshmërisë mbeti i pandryshuar nga viti 2024 në 76.1 pikë, ka një rënie të vazhdueshme në kategorinë e stabilitetit për shkak të tensioneve gjeopolitike dhe trazirave civile në shumë pjesë të botës.

Renditja e 10 Qyteteve më të Banueshme në Botë për 2025:

1. Kopenhagen – Danimarkë – 98.0
2. Vjenë – Austri – 97.1
3. Cyrih – Zvicër – 97.1
4. Melburn – Australi – 97.0
5. Gjenevë – Zvicër – 96.8
6. Sidnej – Australi – 96.6
7. Osaka – Japoni – 96.0
8. Auckland – Zelandë e Re – 96.0
9. Adelaide – Australi – 95.9
10. Vankuver – Kanada – 95.8

/ VC, Shqip.al

The post Qytetet më të mira për të jetuar për 2025 appeared first on Revista Monitor.

SPAK godet grupin e trafikut të narkotikëve, 7 të arrestuar

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi një operacion të gjerë në qarqet Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë ndaj personave nën hetim për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e BE.

Ky operacion u krye në kuadër të procedimit penal të vitit 2023 dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, datë 10.07.2025.

Nga 13 personat e identifikuar deri tani të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal, janë arrestuar 7 persona, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim.

13 personat nën hetim: M. Gj., A. A., K. M., S. M., D. H., J. (alias I.) M., A. Gj., L., (alias A.,) Ç., (alias H., I., Ç.,), L. L., S. L., E. D., V. R., dhe E (alias M.) R., të cilët, dyshohet se kanë marrë pjesë në aktivitete të paligjshme kriminale respektivisht në 11 episode.

7 personat ndaj të cilëve u ekzekutuan masat e sigurisë (parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale): A. Gj., V. R., A. A., M. Gj., J. (alias I) M., S. L dhe E. D.

6 personat në kërkim: : K. M., D. H., E. R., L. L., S. M., L. Ç.

Për 6 personat e tjerë, shumica e të cilëve ndodhen jashtë vendit, nuk është bërë ende i mundur arrestimi, janë lëshuar urdhër-arreste kombëtare dhe ndërkombëtare.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar dhe Europol, po punon për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

SPAK bën të ditur se, nga hetimet e deritanishme ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat e dyshuar, në funksion të aktivitetit të paligjshëm në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së, me qëllim përfitimi monetar si dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kanë komunikuar mes tyre edhe me anë të aplikacionit të platformës së enkriptuar, “Sky ECC”¸ komunikime të cilat janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këto momente ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat nën hetim M. Gj., K. M., S. M., J. (alias I.) M., A.A., D. H., A. Gj., L.,(alias A.,) Ç., (alias H., I., Ç.,), L. L., S. L., në 7 (shtatë) episode, gjatë viteve 2020-2021 kanë konsumuar elementët e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal.

Sasia e lëndëve narkotike të sekuestruara në këto 7 (shtatë) episode: 3585 kg kokainë; 701 kg canabis sattiva; 4.2 kg heroinë.

Gjithashtu, i hetuari S. M., në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se ka konsumuar edhe elementët e veprave penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, lidhur me episodin e datës 8.1.2021, gjatë të cilit janë ndaluar nga policia në ujërat detare, 55 shtetasve sirianë, të cilët kanë patur destinacion Italinë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këto momente ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat nën hetim M. Gj., K. M., S. M., E. D., V. R., dhe E.(alias M.) R., gjatë vitit 2020 kanë konsumuar në 3 (tre) episode, elementët e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim.

Këta të hetuar, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim tek funksionarë të drejtësisë, me qëllim lehtësimin e masës së sigurimit personal apo zbutjen e masës së dënimit në episodet respektive, kundrejt përfitimit të shumave monetare prej 7,500 euro, 4000 euro dhe 4000 euro.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se i hetuari E. D., në periudhën objekt hetimi ka ushtruar funksionin e Shefit të Policisë Kriminale, njëkohësisht dhe Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i cili, të dhënat e administruara në sistemin TIMS, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë vënë në dispozicion të personit nën hetim (K. M.,), duke konsumuar edhe elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Gjithashtu, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. U., banues në Tiranë, si i dyshuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet lidhur me këtë shtetas i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 12 (dymbëdhjetë) vendimet e Gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Sekuestrimet e kryera deri tani janë 5 automjete të markave të ndryshme si (Maserati, Porche, Audi RS6, Audi E TRON, Volksëagen golf 8, motor Honda XADV ), 38.970 Euro, 200 dollarë, 8 telefona celularë (disa të enkriptuar), 1 armë sportive, 40 fishekë të kalibrit 7.62 mm,   lëndë narkotike e dyshuar “kokainë”,  dokumente të ndryshme.

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave për persona të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këto veprimtari të paligjshme kriminale.

SPAK falënderon për mbështetjen dhe ndihmën autoritetet e drejtësisë franceze, ekuadoriane, italiane, serbe, Eurojust dhe Europol.

/gj.m/j.p/

The post SPAK godet grupin e trafikut të narkotikëve, 7 të arrestuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prokuroria thotë se po e heton kontratën për ndërtimin e urave të reja në Mitrovicë

PRISHTINË, 10 korrik/ATSH/ Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se e ka nisur një hetim në lidhje me ligjshmërinë e kontratës për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë nga Qeveria në detyrë e Kosovës.

Në një njoftim për media, Prokuroria tha se hetimi nuk ka të bëjë me ndonjë kundërshtim ndaj ndërtimit të urave në fjalë, por me “përmbushjen e detyrimeve ligjore” të kontratës për ndërtimin e tyre.

“Në mbrojtje të interesit publik dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të garantohet një administrim i drejtë dhe ligjor i resurseve publike”, thuhet në njoftim.

Ajo tha se, derisa nuk është në detyrën e saj ta vlerësojë apo të aprovojë ndonjë projekt infrastrukturor, “roli i Prokurorisë Speciale është të veprojë bazuar në ligjet në fuqi, në rastet kur ekzistojnë dyshime për keqpërdorim të fondeve publike”.

Pesë prokurorë janë angazhuar për t’i hetuar dy mijë kontrata burimore, përfshirë atë për ndërtimin e urave në Mitrovicë, sipas Prokurorisë.

Gur themeli për fillimin e ndërtimit të këtyre dy urave në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër – përmes së cilave Qeveria në detyrë ka thënë se synon ta lidhë Mitrovicën e Veriut të banuar me shumicë serbe me Mitrovicën e Jugut të banuar me shumicë shqiptare – u vendos në fillim të korrikut në prani të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Ndërtimi i këtyre dy urave të reja – njëra për automjete dhe tjetra për këmbësorë – pritet të përfundojë në vjeshtë dhe kostoja e tyre kap shifrën e rreth 3 milionë eurove, sipas zyrtarëve.

Qeveria në detyrë e Kosovës thotë në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë se projekti i ndërtimit të urave u iniciua me kërkesë të dy komunave – si rezultat i krijimit të Bordit të Përbashkët të Mitrovicës.

Por, qëllimi i saj për ndërtimin e këtyre urave u kundërshtua nga serbë lokalë, të cilët e shohin këtë veprim si “provokim politik” dhe jo si mjet për lidhjen e komuniteteve.

Një peticion kundër urave – i nisur nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon përkrahjen e Beogradit – mblodhi mbi 3.000 nënshkrime, sipas kësaj partie.

Në një përgjigje për REL-in, Bashkimi Evropian ka deklaruar se ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër “ka rëndësi praktike dhe politike”, dhe se çdo projekt infrastrukturor midis Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut kërkon bashkërendim të ngushtë dhe dialog mes të gjitha komuniteteve të përfshira.

“Është e domosdoshme që këto projekte të pasqyrojnë vullnetin dhe nevojat e komuniteteve lokale”, tha BE.

Urat e reja po ndërtohen pranë urës kryesore mbi Ibër, e cila është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes të arritur në dialogun Kosovë-Serbi.

Kjo urë është e njohur për përplasjet etnike pas luftës dhe për këtë arsye është nën mbikëqyrjen e forcave të KFOR-it.

Ura është e hapur vetëm për këmbësorë, ndërsa Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar hapjen e saj edhe për automjete në korrik të vitit të kaluar – gjë që pati shkaktuar tensione dhe reagime nga bashkësia ndërkombëtare.

Kosova dhe Serbia ishin pajtuar që ura të hapej për qarkullim në vitin 2014, në dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Ishte paraparë revitalizimi i urës dhe largimi i të gjitha barrikadave të vendosura nga serbët lokalë.

Në vitin 2016 u arrit pajtueshmëri për një plan të ri zbatimi, për të tejkaluar mosmarrëveshjet rreth interpretimeve të marrëveshjeve të mëparshme. Sipas këtij plani, ura duhej të hapej për automjete në janar të vitit 2017.

Punimet për revitalizim përfunduan në qershor të vitit 2018, ndërsa ura – në të cilën janë investuar 1.5 milionë euro – nuk është hapur kurrë për automjete, por vetëm për këmbësorë. /rel/

The post Prokuroria thotë se po e heton kontratën për ndërtimin e urave të reja në Mitrovicë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës

PRISHTINË, 9 korrik/ATSH/ Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si një akt moral të përgjegjësisë së tij pas rastit të 27-vjeçarit Agon Fejzullahu në Lipjan, i cili vdiq mëngjesin e së hënës, pak pas arrestimit nga zyrtarë policorë të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se organet e shtetit duhet t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së rastit.

“Kërkoj përgjegjësi nga organet e shtetit për zbardhjen deri në fund të kësaj ngjarjeje që na ka tronditur të gjithëve. Në emër të PDK-së, kërkoj dorëheqjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme si një akt moral i përgjegjësisë së tij politike dhe ligjore,” tha ai.

Këtë koment ai e bëri nga foltorja e Kuvendit, pas dështimit për herë të 44-të të konstituimit të legjislaturës së nëntë.

/kosovapress/

The post Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën

By: Megi Dumi
7 July 2025 at 15:15

Pushimet aktive në qytet po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet në Europë. Nga pedalimi nëpër Ljubljanë te ngjitja mbi termocentrale në Kopenhagen apo surfi në kanalet e Roterdamit, qytetet po ofrojnë gjithnjë e më shumë për ata që kërkojnë më shumë sesa muze dhe restorante të njohura.

Në Porto, vizitorët mund të zbresin me litar nga ura ikonike e qytetit, ndërsa në Berlin mund të notojnë në pishina të në anije të vjetra. Në Stokholm, kajakët kalojnë pranë pallateve të shekullit XIII. Në Kopenhagen, pista për ski dhe muri për ngjitje janë ndërtuar mbi një impiant energjitik. Qytetet e Europës nuk ofrojnë më vetëm shëtitje të qeta, por përvoja që mbushin me adrenalinë.

Sipas një raporti të publikuar nga Neilson Beach Clubs, mbi 75% e udhëtarëve sot preferojnë pushime aktive. Drejtuesi i kompanisë thekson se gjithnjë e më shumë njerëz zgjedhin mirëqenien fizike mbi metodat tradicionale të turizmit. Ndikim ka pasur edhe pandemia dhe dëshira për të qëndruar në formë.

Për shembull, në Kopenhagen, kompania Go! Running Tours, që ofron guida për të vrapuar, është shtrirë në mbi 80 qytete në botë. Themeluesja Lena Andersson thekson se turistët kërkojnë përvoja autentike, për të kuptuar qytetin dhe banorët e tij. Shumë prej këtyre aktiviteteve janë gjithashtu të përballueshme dhe miqësore me mjedisin.

Një tjetër shembull është GreenKayak, një nismë që lejon turistët të marrin një kajak falas në këmbim të mbledhjes së mbeturinave, me mbi 85,000 pjesëmarrës në 20 qytete europiane.

1. Roterdam

Qytet modern me arkitekturë të guximshme, parqe të pazakonta si Dakpark dhe shtigje në pyllin Kralingse Bos. Surfi në RIF010, pishina e parë urbane për surfing në Europë, është një atraksion i ri, ndërsa Euromast ofron mundësinë për të bërë zbritjen me litar nga lartësia më e madhe në të gjithë kontinentin.

2. Kopenhagen

Kryeqyteti danez është shembull i gjallë i jetës së qëndrueshme: biçikletat mbizotërojnë, ndërsa uji i pastër i portit shfrytëzohet për not, kajak, paddleboard e më shumë. CopenHill, impianti energjetik me pistë për ski, simbolizon inovacionin, krijimtarinë dhe gjelbërimin urban.

3. Mynih

Me 1,200 km korsi biçikletash dhe parkun Englischer Garten, qyteti ofron mundësi të pafundme për not, surfing në lumenj, vrap dhe madje edhe hipizëm. Ndër më të veçantat është ngjitja mbi stadiumin olimpik, që përfundon me zbritje me zipline. / National Geographic, Shqip.al

The post Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën appeared first on Revista Monitor.

Lirimi i hapësirave publike/Policia bllokon 98 mjete, arreston 2 persona, 9 në hetim

7 July 2025 at 09:18

Policia e Shtetit ka intensifikuar zbatimin e planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025, i cili ka nisur të zbatohet që dy javë më parë. Ky operacion ka si qëllim garantimin e sigurisë, qetësisë dhe rendit në zonat turistike dhe bregdetare të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të policisë, pikat kryesore të operacionit përfshijnë:

  • Sigurinë dhe rendin në zonat urbane dhe turistike;

  • Përimetrin e sigurisë në plazhe;

  • Parandalimin e ndotjes akustike dhe mjedisore;

  • Lirimin e hapësirave publike të zëna paligjshme.

Nga Velipoja deri në Ksamil, operacioni ka rezultuar me bllokimin e 16 mjeteve lundruese (13 Jet Ski dhe 3 skafe), pasi drejtuesit e tyre kanë shkelur kufijtë e sigurisë, duke u ndëshkuar me gjoba administrative prej 100,000 lekësh.

Po ashtu, janë sekuestruar 1230 çadra dhe shezlongë të vendosura në plazhe publike, për të cilat janë proceduar 27 shtetas për shkelje të ligjit. Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, janë liruar gjithashtu 9 hapësira publike që përdorej paligjshëm, kryesisht për parkim, në Vlorë dhe Shkodër.

Në qytetet kryesore si Tiranë, Durrës dhe Vlorë, Policia Rrugore ka ngritur me karrotrec 98 automjete dhe 34 motomjete që ishin parkuar në kundërshtim me ligjin mbi trotuaret dhe vijat e bardha.

Përsa i përket ndotjes akustike, janë kryer kontrolle intensive me aparatura matëse, ku 15 shtetas janë proceduar penalisht për tejkalim të kufijve të lejuar të zhurmës në zonat turistike. Po ashtu, janë bllokuar 72 automjete dhe motomjete që krijonin zhurmë të tepërt, kryesisht në Tiranë dhe Vlorë.

Për ndotjen e mjedisit, janë evidentuar 11 raste të ndotjes së ujërave dhe tokës, ku janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar 9 të tjerë.

Policia e Shtetit ka apeluar për respektimin e ligjit nga pronarët e lokaleve dhe drejtuesit e automjeteve. Apelohet që drejtuesit e automjeteve të mos parkojnë mbi trotuare apo vija të bardha, pasi mjetet e konstatuara në shkelje do të bllokohen dhe do të transportohen me karrotrec në pikat përkatëse të bllokimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lirimi i hapësirave publike/Policia bllokon 98 mjete, arreston 2 persona, 9 në hetim appeared first on Euronews Albania.

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

6 July 2025 at 22:37

Disa ditë më parë, Prokuroria e FIerit arrestoi 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë së naftës në Patoz-Marinzë, “Bankers Petroleum Albania”, mes të cilëve dhe CEO-n aktual, Hongping Xiao, dhe ish-drejtuesin, Leonidha Çobo. Ndaj tyre janë ngritur akuzat për veprat penale: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të […]

The post Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros appeared first on BoldNews.al.

Rinumërimi i votave në Fier/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin

By: V K
5 July 2025 at 15:24

Këtë të shtunë, përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme, që të mos vonojë hetimet ndaj Ceno Klosit, i cili rezultoi nga rinumërimi se kishte përfituar padrejtësisht 831 vota në Qarkun e Fierit.

Ai shprehet se; krahas tjetërsimit të votave, ka patur edhe trafikime të mandateve, gjë e cila sipas tij, u verifikua edhe nga pamjet filmike.

Bardhi apelon SPAK, të nisë hetimet për krime zgjedhore ndaj Ceno Klosit.

“Vjedhjet në çdo drejtim duhet të ndëshkohen dhe SPAK nuk ka asnjë arsye të vonojë hetimet për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin. Nëse vjedhjet në ushtrimin e detyrës mbeten të pandëshkuara, atëherë kalohet lehtësisht tek vjedhja dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve, me shpresën që janë të paprekshëm”, shkruan Bardhi.

Postimi:

Rinumërimi i rreth 2000 kutive në 3 qarqet kyesore të vendit, nxorri në sipërfaqe vetëm atë që të gjithë e dinim: sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku alias Zeqine Balluku.

Vota të trafikuara që arrinin deri aty sa kishin trafikuar edhe mandate në tavolinë, në mënyrë të panevojshme, hapur dhe në sy të kamerave e opinionit publik, provon qartë se çfarë ka qenë në gjendje të bëjë larg kamerave dhe vëmendjes së opinionit publik.

Vjedhja e votave masivisht deri në trafikimin e mandateve është “gabim njerëzor” aq sa është “gabim njerëzor” vjedhja e:

-80 milion eurove me dy TEC-et lundruese në Vlorë;

-180 milion eurove në aferën e shitblerjes së energjisë elektrike;

-50 milion eurove në aferën e Tunelit të Llogarasë.

Vjedhjet në çdo drejtim duhet të ndëshkohen dhe SPAK nuk ka asnjë arsye të vonojë hetimet për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin.

Nëse vjedhjet në ushtrimin e detyrës mbeten të pandëshkuara, atëherë kalohet lehtësisht tek vjedhja dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve, me shpresën që janë të paprekshëm.

 

The post Rinumërimi i votave në Fier/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin appeared first on Albeu.com.

Maratea, oazi i qetë italian që rivalizon Amalfin

By: Megi Dumi
5 July 2025 at 11:30

E njohur gjithashtu si Perla e Tirrenit apo si Qyteti i 44 Kishave, Maratea do të magjepsë dhe të surprizojë jo vetëm ata që e vizitojnë për herë të parë, por edhe ata që kthehen vazhdimisht për të zbuluar vende të reja dhe të pazakonta, që nuk mund të gjenden askund tjetër në Itali.

Edhe në kulmin e sezonit të verës, Maratea mbetet një destinacion ëndrrash për ata që kërkojnë qetësi, natyrë të paprekur dhe një stil jetese të ngadaltë larg zhurmës dhe komercializmit të destinacioneve të mbipopulluara.

Në stacionin hekurudhor të Salernos, porta lindore drejt bregut të Amalfit, turma turistësh me kapele të mëdha presin trenin për në Napoli. Ndërkohë, platforma përballë është pothuajse bosh. Vetëm disa vendas presin trenin rajonal që lëviz në drejtimin e kundërt: përgjatë bregut të detit Tirren, drejt Marateas, një qytet i vogël, por me bukuri të jashtëzakonshme.

Pas një udhëtimi panoramik prej më pak se dy orësh, mes kodrave të pyllëzuara dhe pamjeve magjepsëse të detit, udhëtarët zbresin në këtë copëz të pazbuluar të rajonit Basilicata, një zonë që shpesh cilësohet si “e harruar” në jug të Italisë.

Ndryshe nga qytetet ikonike të bregdetit të Amalfisë si Positano, Maratea nuk ka ndërtesa që duken si të varura në shkëmbinj, por ofron një peizazh të natyrës së egër dhe të pacenuar, i cili për shumëkënd është më i bukur dhe më autentik. Bregdeti i saj, që shtrihet midis rajoneve Campania dhe Calabria, mbetet jashtë itinerareve të zakonshëm turistikë ndërkombëtarë, diçka që e bën edhe më tërheqëse.

Në portin e Marateas, një port i vogël peshkatarësh, vizitorët gjejnë një atmosferë me punishte artizanale, dyqane të vogla dhe restorante të rafinuara si Laterna Rossa, ku shërbehen pjata krijuese me përbërës vendas, si kanoli me karkaleca të gjallë, mousse me rikota dhe gazpacho, apo makarona të mbushura me peshk të ditës, djathë provola dhe limon.

Një nga ikonat e Marateas është Hotel Santavenere, i vetmi hotel me pesë yje në këtë bregdet. Që prej hapjes së tij në vitin 1953, hoteli ka tërhequr pushues italianë që kërkojnë elegancë të heshtur dhe shërbim diskret. Me makina të vogla elektrike që i marrin mysafirët nga stacioni, një plazh me guralecë dhe kopsht të madh që zbret drejt detit, Santavenere mishëron konceptin e “lukstit të heshtur” (quiet luxury) shumë përpara se të bëhej trend në rrjetet sociale.

Hotel Santovenere Burimi: Euronews, Rebecca Ann Hughes

Rrethinat përreth janë të pasura me gjelbërim, ku jasemini, pisha mesdhetare dhe bougainvillea lejla karakterizojnë çdo pamje. Vetë hoteli ofron pamje spektakolare të bregdetit, sidomos në orët e mëngjesit apo të perëndimit të diellit.

Qyteti i vjetër, i njohur si Maratea superiore, ngjitet lart në kodër me rrugica të ngushta, shtëpi në ngjyra pastel dhe plot 44 kisha të shpërndara në të gjithë zonën. Mbi të, qëndron monumenti 21 metra i lartë i Krishtit Shpëtimtar, me krahët e hapur mbi detin Tirren dhe gjiret e mbuluara me pyje. Nga maja, panoramat janë të paharrueshme, një përzierje e gjelbërimit, shkëmbinjve dhe detit të pafund.

Në mbrëmje, Maratea ofron edhe një udhëtim gastronomik në “cucina povera”, kuzhina e thjeshtë tradicionale e Basilicatës. Kuzhinieri Antonio Bufi në Santavenere propozon një menu që përfshin guanciale nga derri i zi i rajonit, bukë të fërguar që vendasit e quajnë “djathi i të varfërve”, rizoto me panxhar dhe midhje, si dhe shpatull derri me Amaro Lucano, një liker lokal aromatik.

Në fund të ditës, tingujt e vetëm që dëgjohen janë cicërimat e gjinkallave dhe përplasja e lehtë e dallgëve. Maratea mbetet një destinacion që ofron të njëjtën bukuri si Bregu i Amalfit, por pa radhë, pa trafik, pa çmime të fryra dhe pa nxitim. / Euronews, Shqip.al

The post Maratea, oazi i qetë italian që rivalizon Amalfin appeared first on Revista Monitor.

Aktakuzë kundër ministrit në detyrë Fikrim Damka

PRISHTINË, 4 korrik/ATSH/ Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve F.D. dhe B.K. për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas Prokurorisë, F.D., në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, dhe B.K., në cilësinë e ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, akuzohen se, nga data 16.08.2021 deri më 24.03.2022, kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran”

“Sipas aktakuzës të pandehurit, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, dhe në kundërshtim me kompetencat e Ministrisë, kanë tejkaluar limitet e mundësisë së financimit të OJQ-ve nga fondet publike, duke financuar organizatat e përmendura pa organizuar thirrje publike. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 1,040,000 euro. Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe ndaj tyre të shqiptohet dënim me gjobë dhe dënim me burgim efektiv, pasi vetëm me këto lloje dënimesh do të arrihet qëllimi i paraparë me nenin 38 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

/Kosovapress/

The post Aktakuzë kundër ministrit në detyrë Fikrim Damka appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

3 July 2025 at 23:30

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur një procedim penal ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, e cila ka përdorur edhe mbiemrat Maneku dhe Shpata. Lajmi është konfirmuar përmes një shkrese zyrtare në një përgjigje të dhënë nga vetë SPAK për avokaten Adriana Kalaja. Në shkresë, SPAK bën me dije se çështja është regjistruar […]

The post Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka appeared first on BoldNews.al.

Tatimet: Bankers Petroleum krijoi skema mashtruese për të shmangur tatimet dhe përfituar rimbursim të TVSH-së

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka reaguar në lidhje me hetimin ndaj kompanisë Bankers Petroleum Albania Ltd.

Sipas DPT, aksioni ndaj kompanisë Bankers Petroleum Albania Ltd nisi pas një verifikimi të thelluar prej 6 muajsh nga Administrata Tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nënvizon se janë mbledhur prova se shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka krijuar skema mashtruese përmes fryrjes fiktive të shpenzimeve, me qëllim shmangien e pagesës së tatimfitimit dhe përfitimin e padrejtë të rimbursimit të TVSH-së.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve

Administrata Tatimore është e angazhuar në mënyrë të pandërprerë në luftën kundër informalitetit dhe skemave mashtruese, të cilat dëmtojnë të ardhurat publike dhe cenojnë konkurrencën e ndershme në treg.

Në këtë kuadër, mesditën e datës 2 korrik 2025, është ndërmarrë një aksion kontrolli, në bashkëpunim me strukturat e Policisë dhe Prokurorisë Fier, në zyrat qendrore të kompanisë Bankers Petroleum Albania Ltd, e cila operon prej vitesh në fushën e naftënxjerrjes në zonën e Marinzës.

Ky veprim u realizua në vijim të një hetimi dhe verifikimi të thelluar, të shtrirë në një periudhë 6-mujore, nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Administratën Tatimore. Gjatë kësaj periudhe janë mbledhur prova të mjaftueshme që ngrenë dyshime të arsyeshme se shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka krijuar skema mashtruese përmes fryrjes fiktive të shpenzimeve, me qëllim shmangien e pagesës së tatimfitimit dhe përfitimin e padrejtë të rimbursimit të TVSH-së.

Bazuar në provat e mbledhura deri tani, rezulton se këto skema janë realizuar përmes bashkëpunimit me individë dhe shoqëri të tjera kontraktuese, si brenda ashtu edhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Gjithashtu, punonjës të kësaj kompanie dyshohet se kanë qenë të përfshirë në falsifikim dokumentacionesh dhe kryerje të operacioneve financiare të dyshimta.

Administrata Tatimore siguron qytetarët se do të vijojë përpjekjen e saj për mbrojtjen e interesit të shtetit dhe të tatimpaguesve për një taksim të drejtë dhe të ndershëm. Objektivi ynë është garantimi i barazisë përpara ligjit, ku gjithsecili paguan atë që i takon.

Ftojmë të gjitha subjektet të respektojnë detyrimet ligjore për të ndërtuar së bashku një klimë biznesi të shëndetshme dhe transparente.

/m.q//r.e//a.f/

The post Tatimet: Bankers Petroleum krijoi skema mashtruese për të shmangur tatimet dhe përfituar rimbursim të TVSH-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nën hetim për shpërdorim detyre, pezullohet nga detyra drejtori i Arsimit Parauniversitar Durrës

3 July 2025 at 17:49

Gjykata e Durrësit ka konfirmuar ditën e sotme masën ndaluese të sigurimit “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Durrës, Hazbi Lika. Ky i fundit është nën hetim për veprën penale të “Shpërdorim detyre” për një çështje të nisur më shumë se dy vite […]

The post Nën hetim për shpërdorim detyre, pezullohet nga detyra drejtori i Arsimit Parauniversitar Durrës appeared first on BoldNews.al.

Vendim i ri: Ndalohet tarifa shtesë për bagazhet e dorës në avionë

By: gaze tare
3 July 2025 at 16:30

Ditët kur pasagjerëve u kërkohej pagesë shtesë për bagazhet e dorës në fluturime, së shpejti mund të jenë një gjë e së kaluarës, të paktën në Bashkimin Evropian. Më 24 qershor, u paraqit një propozim që do t’u lejonte pasagjerëve të mbanin një bagazh të vogël dore që peshon deri në 7 kilogramë pa pagesë shtesë, madje edhe në linjat ajrore me kosto të ulët.

Sipas rregullores së re, udhëtarët do të kenë të drejtë të marrin me vete një bagazh dore në kabinë, si dhe një send personal që futet nën sedilje me përmasa maksimale 40x30x15 cm, pa kosto shtesë. Ligji i propozuar ende duhet të marrë miratimin e 55% të shteteve anëtare të BE-së, por nëse miratohet pas negociatave që do të fillojnë në korrik 2025, rregullat e reja do të zbatohen për të gjitha fluturimet brenda BE-së, si dhe për itineraret për në dhe nga Bashkimi.

“Vota e sotme është një hap i rëndësishëm drejt udhëtimit më të drejtë dhe më transparent”, tha Matteo Ricci, nënkryetar i Komitetit të Transportit dhe Turizmit (TRAN) të Parlamentit Europian, në një deklaratë. Ai prezanton masa konkrete, siç është një përkufizim i qartë i bagazhit të dorës falas… një e drejtë themelore për të shmangur tarifat shtesë të pajustifikuara.”

Më parë, linjat ajrore me kosto të ulët me seli në BE, si EasyJet, Ryanair, Wizz dhe të tjera, ngarkonin shuma të konsiderueshme për bagazhet e dorës, varësisht nga madhësia dhe pesha e tyre. Si rezultat, Ministria Spanjolle e Konsumatorit gjobiti pesë linja ajrore me 179 milionë euro në nëntor 2024 për “praktika abuzive”. Vendimi spanjoll, së bashku me presionin nga organizatat e konsumatorëve dhe pasagjerëve, i hapi rrugën BE-së për të promovuar rregulla më të drejta dhe më të qëndrueshme për bagazhet e dorës.

Propozimi për bagazhet e dorës është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga Parlamenti Evropian për të forcuar të drejtat dhe mbrojtjen e udhëtarëve. Për të siguruar që familjet të mund të ulen së bashku pa kosto shtesë, u propozua të ndalohen tarifat e mësipërme të përzgjedhjes së vendeve për fëmijët deri në 12 vjeç.

Përveç kësaj, qëllimi është të ndryshohet mënyra se si kompanitë trajtojnë kërkesat për kompensim dhe rimbursim, duke kërkuar që shitësit e biletave ose palët e treta të informojnë pasagjerët për koston e plotë të fluturimit në kohën e rezervimit.

The post Vendim i ri: Ndalohet tarifa shtesë për bagazhet e dorës në avionë appeared first on iconstyle.al.

❌
❌