Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Maqedonia e Veriut forcon kapacitetin mbrojtës, siguron pajisje të reja ushtarake sipas standardeve të NATO-s

18 July 2025 at 18:10

Ushtria po modernizohet dhe ne po forcojmë kapacitetet mbrojtëse të vendit përmes prokurimit të pajisjeve të reja ushtarake në përputhje me standardet e NATO-s, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Në një ceremoni ku morën pjesë pjesëtarë të Ushtrisë, Ministri i Mbrojtjes dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, Mickoski theksoi se janë zbatuar dy kontrata që sjellin rezultate konkrete për sistemin mbrojtës të Maqedonisë.

“Jam krenar të njoftoj se Ministria e Mbrojtjes ka zbatuar me sukses dy kontrata të rëndësishme për prokurimin e pajisjeve të reja moderne ushtarake – pajisje që janë plotësisht në përputhje me standardet e NATO-s.

Ky nuk është vetëm një prokurim. Ky është një vizion për Maqedoninë si një anëtare e qëndrueshme, e sigurt dhe e përgatitur e Aleancës së NATO-s. Ky është një mesazh se shteti po bëhet një forcë që qëndron në këmbët e veta”, tha Mickoski.

Në kuadër të kontratës së parë, siç tha ai, janë blerë dhe tashmë janë dorëzuar gjashtë obusë – sisteme të fuqishme artilerie që do të forcojnë kapacitetin e Ushtrisë sonë. Së bashku me to, parashikohet edhe furnizimi me municione me rreze të rritur veprimi, dorëzimi dhe pagesa e të cilave janë planifikuar për vitin 2026./Telegrafi/

The post Maqedonia e Veriut forcon kapacitetin mbrojtës, siguron pajisje të reja ushtarake sipas standardeve të NATO-s appeared first on Telegrafi.

Rritja e vazhdueshme e çmimeve, Mickoski: Deri në fund të muajit do të kemi një model veprimi dhe do të dihet se çfarë masa do të ndërmarrim

17 July 2025 at 20:41

Deri në fund të muajit duhet të dihet modeli se si do të reagohet në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Kryeministri Hristijan Mickoski sot në deklaratë për mediat tha se ende po kryhen analiza dhe se po shqyrtohen disa qasje, pa zbuluar detaje të mëtejshme.

“Parametrat ende po analizohen, kemi tregues të qartë se ku është inflacioni bazë që ndikon në inflacionin përfundimtar. Pres që deri në fund të këtij muaji ta kemi konceptualizuar modelin dhe nëse ky trend vazhdon edhe në muajt në vijim, do të kemi masa. Po shqyrtojmë disa qasje. Po konsultohemi me profesorë, dhe ata po bëjnë analiza, edhe ne po bëjmë analiza edhe me Inspektoratin e Tregut. Po flasim edhe me zinxhirët e marketeve, kështu që na duhet një qasje e përbashkët, të mos e shohim veten si palë të ndryshme, por ta shohim problemin në mënyrë holistike për të arritur një zgjidhje të përhershme, tha Mickoski në një konferencë të përbashkët për shtyp në Qeveri me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski.

Sipas Mickoskit, është shumë më e rëndësishme të shihet se nga vjen problemi me rritjen e çmimeve dhe të reagohet aty, në vend që të merren masa afatshkurtra.

“Pjesa më e madhe e fokusit tonë është te inflacioni bazë. Është më e lehtë të zbatohet një masë që do të japë rezultate në afat të shkurtër, por tani po e analizojmë më hollësisht për të parë se nga vjen problemi. Interesi ynë si Qeveri është të kemi qytetarë të kënaqur që do të kenë çmimet më të ulëta në Evropë, por pyetja është nëse kjo është realisht e mundur. Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që qytetarët, brenda mundësive tona, të kenë çmimet më të ulëta në Evropë, por duhet të hyjmë në bazë, në themel”, tha Mickoski.

Më 7 korrik, kryeministri paralajmëroi se do të kryhet një analizë e detajuar e inflacionit bazë, pas së cilës do të dalin me masa të sakta dhe të synuara.

“Nuk jemi të kënaqur që kjo po ndodh, por duhet të bëjmë një analizë të detajuar në fushën e inflacionit bazë sepse bisedova me disa profesorë të ekonomisë dhe përfundimi është se pjesa e produkteve që krijojnë këtë inflacion ndoshta në raportin furnizues-market nuk është rritur aq shumë, sa në inflacionin bazë dhe në fushën e inflacionit të shërbimeve. Shumë shpejt do të ketë masa që duam të jenë të sakta dhe të synuara. Nuk duam që ato të jenë masa që do të shkaktojnë stuhi”, tha Mickoski në konferencën për shtyp në Qeveri.

Të dhënat e Entit shtetëror të statistikës tregojnë se shpenzimet e jetesës në qershor janë rritur për 4,5 për qind në nivel vjetor, ndërsa çmimet në pakicë për 3,7 për qind.

The post Rritja e vazhdueshme e çmimeve, Mickoski: Deri në fund të muajit do të kemi një model veprimi dhe do të dihet se çfarë masa do të ndërmarrim appeared first on Telegrafi.

Fillon ndërtimi i parkut të erës në Shtip, investim prej 500 milionë dollarësh në rajonin lindor

16 July 2025 at 18:50

Ka nisur sot ndërtimi i parkut të erës mes Shtipit, Karbincit dhe Radovishit, në një sipërfaqe prej rreth 326 hektarësh, ku kompania “Alkanzar enerxhi partners” me një investim prej 500 milionë dollarësh, do të ndërtojë 55 turbina ere që do të prodhojnë energji elektrike për 100 mijë familje. Parku i ri i energjisë me erë i paralajmëruar si më i madhi në Ballkanin Perëndimor është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë energjetike dhe qëllimeve të energjisë së rinovueshme në vend. Drejtori i kompanisë dhe investitor, Daniel Kalderon paralajmëroi ulje të çmimit të energjisë elektrike me këtë projek.

“Po hedhim themelet për këtë projekt të rëndësishëm prej mbi 500 milionë dollarë i cili do të krijojë 600 vende pune, do të krijojë energji të pastër dhe do të zvogëlojë emetimet e dioksidit të karbonit”, tha Daniel Kalderon.

Investimi u njoftua ditën e dytë pas zgjedhjes së Qeverisë, dhe Kryeministri Hristijan Mickoski e quajti atë “shtytës dhe model se si duhet të ecim përpara” në sektorin e burimeve të rinovueshme të energjisë.

“Nuk mund të kesh ekonomi të fortë pa rikthyer besimin e investitorëve. Dhe besimi rikthehet përmes disiplinës dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Mickoski.

Në ngjarje foli edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i cili theksoi rëndësinë e madhe të projektit, si për shtetin dhe qytetarët, ashtu edhe për zhvillimin e ekonomisë dhe krijimin e mundësive për konkurrueshmërinë e industrisë maqedonase në tregun evropian.

The post Fillon ndërtimi i parkut të erës në Shtip, investim prej 500 milionë dollarësh në rajonin lindor appeared first on Telegrafi.

Lëshohen në përdorim 20 kilometrat e parë të autostradës Kërçovë-Ohër, Mickoski: Ky projekt kishte stagnuar me vite, sot u bë realitet

13 July 2025 at 15:29

Janë lëshuar në përdorim 20 kilometrat e parë të autostradës Kërçovë – Ohër, në shtrirjen nga Vërbjani deri në Botun. Lëshimi në përdorim i këtij aksi për pushtetin është tregues për dallimin mes tij dhe oponentëve politik dhe dëshmi për përkushtimin dhe punën e kësaj Qeverie, përballë të kaluarës e cila e kishte lënë si projekt të harruar dhe të braktisur, në të cilin nuk pati punëtorë inxhinierë, as makina.

Në lëshimin në përdorim mori pjesë kryeministri hristian Mickopski, i cili theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për lëshim në prëdorim të aksit të autostradës, por moment të kthimit të besimit dhe dëshmi se kur ndërmerret përgjegjësia me ndërgjegje të pastër dhe qëllim të sinqertë, atëherë ndryshimet ndodhin.

“Vetëm një vit pasi që e morëm përgjegjësinë për ta udhëhequr shtetin, arritëm ta zhbllokojmë njërin prej projekteve më të mëdha dhe më të ndërlikuar infrastrukturor në Maqedoni. Projekt i cili me vite qëndronte si simbol i stagnimit, pasqyrë e turpshme për shtetin që qëndron në vend, ndërsa sot është simbol i kohës së re. Sot vetëm një vit pasi që e morëm besimin e popullit treguam se çfarë do të thotë puna e vërtetë me vepra, dhe jo me fjalë. Çdo metër e autostradës është ndërtuar me punë të mundimshme, por edhe me vullnet të qartë për përparim dhe t’i vihet fundi dështimeve nga e kaluara”, tha Mickoski.

Shtoi se si Qeveri nuk mbesin këtu dhe se vitin e ardhshëm autostrada Kërçovë – Ohër do të përfundohet në tërësi dhe do të vihet në funksion. Kjo, theksoi, nuk do të jetë fitore e rastësishme, por sukses i planifikuar dhe rezultat i punës së vlefshme të përditshme me prëgjegjësi.

The post Lëshohen në përdorim 20 kilometrat e parë të autostradës Kërçovë-Ohër, Mickoski: Ky projekt kishte stagnuar me vite, sot u bë realitet appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Bullgaria dëshiron asimilimin e popullit maqedonas

12 July 2025 at 13:10

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski edhe sot ka dalë me akuza të rënda për Bullgarinë.

“Bota dhe Europa e kanë parë se cili ka qenë qëllimi i politikanëve bullgarë. Qëllimi i politikanëve bullgarë në asgjë nuk dallon nga qëllimi që e ka udhëheqësia ruse në Ukrainë dhe ajo është përpjekja për asimilim të popullit maqedonas”, tha Mickoski nga Ohri.

Mickoski përmendi dhe rastin e sulmit ndaj kryetares së Shkupit, Danella Arsovska.

“Sa i përket kryetares së Qytetit të Shkupit, janë thënë shumë gjëra, nuk kam se çka të shtoj. Institucionet duhet të veprojnë”, u përgjigj shkurtimisht Mickoski.

Arsovska dje informoi se gjatë ekspertizës dhe kontrollit inspektues ndaj ndërtimeve pa leje në Komunën e Çairit, është sulmuar, së pari verbalisht, e më pas edhe fizikisht, para pjesëtarëve të MPB-së.

 

 

The post Mickoski: Bullgaria dëshiron asimilimin e popullit maqedonas appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Qëllimi ynë është ta bëjmë Maqedoninë vend të mundësive ku mundi paguhet, ndërsa investimi ka kuptim

11 July 2025 at 15:31

“Investimi i ri i kompanisë turke “Çagataj Kabllo’ është edhe një themel i besimit ekonomik dhe sinjal i qartë se kur institucionet janë të përkushtuara, suksesi vjen pashmangshëm. Dita e sotme është edhe një konfirmim se po lëvizim para”, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski sot në vendosjen e gurthemelit të fabrikës së re të kësaj kompanie në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale në Shkup.

“Këta janë tregues që thonë gjënë më të rëndësishme se vendi është i qëndrueshëm, ekonomia aktive dhe se e ardhmja po ndërtohet sot. Jam i vetëdijshëm se qytetarët po përballen me vështirësi, jam i vetëdijshëm se nevojiten ndryshime të shpejta dhe konkrete dhe pikërisht për këtë arsye çdo ditë me gjithë energjinë që kemi, punojmë që këto ndryshime të ndodhin. Luftojmë për çdo vend të ri pune, për çdo denar më shumë në ekonominë e vendit, për çdo shans që mund të sjellë stabilitet në vend. Nuk presim investime, i kërkojmë, i mbështesim, i meritojmë. Nuk flasim për mundësi, por i hapim ato. Bëjmë thirrje për ndryshime dhe i realizojmë këto ndryshime”, theksoi Mickoski në fjalimin e tij.

Ai shtoi se ky është vetëm një nga shembujt e shumtë si krijohet rritje ekonomike jo me teori, por me objekte konkrete dhe se një fillim i tillë është i mirë jo vetëm për kompaninë, por edhe për bashkësinë lokale, ekonominë kombëtare dhe për çdo njeri të ri i cili dëshiron të mbetet në shtetin e vet.

“Qëllimi ynë është që ta bëjmë Maqedoninë vend të mundësive, vend në të cilin mundi paguhet, vend në të cilin investimi ka kuptim, vend në të cilin institucionet janë partnerë të biznesit, jo pengesë, por mbështetje”, nënvizoi Mickoski.

Theksoi se rezultatet e arritura tregojnë se Qeveria ka drejtim të qartë ekonomik.

The post Mickoski: Qëllimi ynë është ta bëjmë Maqedoninë vend të mundësive ku mundi paguhet, ndërsa investimi ka kuptim appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Le të zgjedhë Komisioni Europian këshillin gjyqësor dhe prokurorët, thjesht t’i largojë këta që janë aktual

10 July 2025 at 16:31

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot ka komentuar raportin e KE-së për vendin, ku theksohet se pushteti ekzekutiv ushtron presion mbi gjyqësorin dhe drejtësinë. Kryeministri për këtë doli me kundërpropozim ku tha se le të vijë Komisioni Europian dhe të zgjedhë një Këshill Gjyqësor dhe prokurorë, thjesht le t’i largojë këta.

Le të vijë Komisioni Evropian dhe le të zgjedhë një këshill gjyqësor dhe prokurorë, ne do të punojmë me ta. Vetëm le t’i largojnë këta, unë nuk kam pse të bëj asgjë, vetëm le t’i largojnë këta, le t’i zgjedhin ata. Çdo seancë e këshillit gjyqësor është skandal pas skandali, le t’i zgjedhin ata, ne nuk ndërhyjmë“, tha Mickoski, duke komentuar pretendimet e raportit në të cilin u vu re qartë ndërhyrja e autoriteteve të tjera në pushtetin gjyqësor.

Ai tha se gjyqësori në vend ka besueshmëri vetëm dy përqind, ndërsa vazhdon të shpenzojnë nga buxheti i shtetit.

Unë u tërhoqa. E shihni që nuk po bëjmë asgjë. Ne votuam për një interpelancë, ata me një vlerësim prej dy përqind vazhduan të shpenzonin buxhetin në shpinën tuaj me dy deri në tre mijë euro. Kaq kanë ata dy përqind. Nëse do të kisha një vlerësim prej dy përqind, do të largohesha vetë. Nuk kam fuqinë t’i detyroj të largohen që andej. Tani do të presim që mandatet e tyre të skadojnë dhe do t’i zëvendësojmë me të tjerë.

Ndërkohë, po bëjmë ndryshime në zgjidhjet ligjore që janë pjesë e planit të rritjes dhe axhendës së reformave dhe ato duhet të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Javën tjetër kam një takim me Ministrin e Drejtësisë për të parë se ku jemi.

Kemi shumë zgjidhje ligjore që janë në proces dhe le të fillojmë t’i miratojmë ngadalë një nga një në Kuvend. E njëjta gjë vlen edhe për prokurorin. Vlerësimi i tyre është 0.1, 0.2, 0.5. Nëse flasim për drejtësi dhe nëse ata mendojnë se këta njerëz duhet të sjellin drejtësi, nuk e di kush në Maqedoni beson se ata mund të sjellin drejtësi“, tha Mickoski dhe doli me kundërpropozimin për KE-në./Telegrafi/

The post Mickoski: Le të zgjedhë Komisioni Europian këshillin gjyqësor dhe prokurorët, thjesht t’i largojë këta që janë aktual appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Kemi fakte se disa zjarre janë shkaktuar qëllimisht, ka edhe persona të ndaluar

10 July 2025 at 15:00

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se autoritetet kanë fakte se disa nga zjarret në rajonin e Shkupit janë shkaktuar qëllimisht.

Mickoski tha se tashmë ka edhe persona të arrestuar.

“Jo vetëm që dyshojmë, por kemi edhe fakte, kemi edhe persona të ndaluar, që këtë e kanë bërë, posaçërisht në territorin e Shkupit, që Qytetit të Shkupit. Për shkak se zjarri, të themi i fundit që ishte në afërsi të Liqenit të Smillkovës, ishte në mbrëmje, pas orës 21, dhe atë që e gjetëm atje. Kishte edhe tre persona që pastaj u siguruan, tregojnë se ka baza të dyshimit për aksion të koordinuar dhe mirë të menduar, posaçërisht në Shkup”, tha Mickoski.

 

The post Mickoski: Kemi fakte se disa zjarre janë shkaktuar qëllimisht, ka edhe persona të ndaluar appeared first on Telegrafi.

Kush kë do ta mbështesë në zgjedhjet lokale – partitë politike nisin me deklarata zyrtare

9 July 2025 at 14:25

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po afrohen, ndërsa partitë politike kanë nisur me kalkulimet se si do të dalin në garë. Ende nuk është zyrtarizuar asgjë, por ajo që dihet është se partitë në pushtet do ta përkrahin njëra-tjetrën, madje që në raundin e parë në disa komuna.

Kryeministri Hristijan Mickoski, tha se negociatat me VLEN-in dhe ZNAM-in që janë partnerë qeverisës, po shkojnë në drejtim të mirë. Mickoski tha se pret që të kenë mbështetje reciproke të partive në qeveri.

“Sa i përket ZNAM-it, kemi marrëveshje në parim që ata do të kandidojnë me listat e tyre të këshilltarëve, koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM do të kandidojë me listat e tyre, dhe në ato komuna ku vendosim të mbështesim një kandidat, qoftë nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM apo ZNAM, njëri apo tjetri nuk do të nominojë kandidat, ata do të mbështesin njëri-tjetrin”.

“Sa i përket koalicionit VLEN, pres që të mbështesim kandidatët e këtij koalicioni në raundin e parë sepse besojmë fuqimisht se partia që nuk ka bërë asgjë për më shumë se 20 vjet dhe fokusi kryesor i së cilës ishte lëshimi i licencave të marihuanës, hapja e kazinove dhe loja e futbollit në zyra, mendoj se duhet të mposhtet në këto zgjedhje dhe të hyjë në histori në skenën politike maqedonase”, tha Mickoski, duke iu referuar BDI-së për dështimet në vitet e fundit.

Edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili pritet të nominohet edhe për një mandat nga radhët e VLEN-it, tha se do të kenë marrëveshje me partitë e qeverisë për zgjedhjet lokale.

“Jemi në fazën e analizës së kandidatëve të VLEN-it. Nuk kemi vendosur nëse do të nxjerrim kandidat në Shkup. Kur do të kemi vendim edhe për komunat tjera do të kemi qëndrim kandidatëve tjerë. Ajo që e kam thënë është që si koalicion qeveritar, do të ketë bashkëpunim, në drejtim të përkrahjes së kandidatëve që do të shkojnë në raundin e dytë”.

“Sa i përket raundit të parë ne do të shkojmë në të gjitha komunat ku ka gjasa reale që edhe kandidati shqiptarë të garojë për kreun e komunës”, tha Kasami.

Situata është më interesante në kampin opozitar shqiptar, e cila pritet të zgjerohet edhe me kalimin e Arben Taravarit nga qeveria. Ky i fundit në një deklaratë për media para disa ditëve tha se së shpejti do të dalin me emrat e kandidatëve për kryetarë së bashku me partitë tjera të siç e quajti ai “Aleancës Kombëtare”.

“Së shpejti në koordinim me partitë që do të dalim së bashku në zgjedhje si Aleancë Kombëtare, do të promovojmë emrat e kandidatëve të cilët do të jenë të pranuar nga të gjithë. Emri i koalicioni nuk është përfundimtar nëse do të jetë Aleanca Kombëtare ose Fronti Kombëtar”, tha Taravari.

Ndërsa i pyetur kur do të ketë takim me Ali Ahmetin për të definuar bashkëpunimin në zgjedhjet lokale, Taravari tha se do të ketë grupe pune që do të merren me këtë çështje.

“Do të ketë grupe pune që do të vazhdojnë të koordinohen dhe do të shohim nëse do të dalim me lista të përbashkëta ose të veçanta. Unë si kryetar jam që të dalim me lista të veçanta, por për këtë duhet të vendos kryesia e partisë”, tha Taravari.

Përveç kandidatëve partiak në zgjedhjet lokale do të marrin pjesë edhe kandidatë të pavarur. I tillë është Mendi Qyra për Komunën e Strugës, por i cili do të merr mbështetjen e koalicionit VLEN. Ndërsa sot kandidaturë të pavarur për Komunën e Gostivarit ka shpallur edhe Visar Ademi.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të shpallen në muajin gusht ndërsa të njëjtat pritet të mbahen më 19 tetor, ndërsa do të votohet për 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit./Telegrafi/

 

 

The post Kush kë do ta mbështesë në zgjedhjet lokale – partitë politike nisin me deklarata zyrtare appeared first on Telegrafi.

“Tatim shtesë për të pamartuarit”,koalicioni Margjinat: Qytetarët nuk e kanë sigurinë ekonomike dhe shëndetësore për krijimin e familjeve, deklaratat e Mickoskit janë defokusim nga problemet reale

5 July 2025 at 10:20

Koalicioni Margjinat dënon deklaratën e Kryeministrit Hristijan Mickoski se “është koha për një shtet ku do të lindin më shumë fëmijë, do të martohen të rinjtë dhe do të kthehen ata që kanë emigruar”.

Sipas tyre, kjo përfaqëson një ripërcaktim të shtetit si një projekt biopolitik, në të cilin shtetësia matet nga aftësia për të disiplinuar trupin, për të kontrolluar privatësinë dhe për të përcaktuar se cila jetë ia vlen të jetohet.

“Në vend të një pranimi të përgjegjësisë, marrim një deklaratë të një imperativi moral, i cili riprodhon cinizëm politik dhe një shqetësim të supozuar që përjetëson dhunën kundër të gjithë atyre që nuk përshtaten në modelin e shtetit “të mirë”. Për të imponuar rënien e nivelit të lindjeve si kërcënimin më të madh, Mickoski përdor demografinë si një mjet për të defokusuar dhe relativizuar tragjeditë e përditshme, ndërsa i redukton viktimat, dhimbjen dhe zemërimin që shënojnë jetën tonë të përditshme në “lajme dramatike” që shqetësojnë qetësinë e tij kryeministrore!

Në një vend ku një e treta e grave janë të papuna, ku gratë vdesin gjatë lindjes dhe organet e tyre vidhen, ku nënat beqare mbeten pa mbështetje, ku personat LGBTI, si të gjithë ata që jetojnë jashtë modelit heteronormativ, nuk kanë as njohje themelore dhe mundësi ligjore për të ndërtuar komunitete, ku varfëria është një kusht strukturor dhe qasja në punë është selektive, përjashtuese dhe e paparashikueshme – të flasësh për rritjen e nivelit të lindjeve si një horizont politik, dhe jo si rezultat i pabarazisë tashmë ekzistuese, është një hipokrizi politike që jo vetëm që nuk ofron zgjidhje, por edhe e përkeqëson problemin.

Njoftimi i sanksioneve tatimore për të pamartuarit dhe të pamartuarit është një mekanizëm i njohur për zhdukjen statistikore të varfërisë dhe ndëshkimin e atyre që nuk përshtaten. Nëse jeta është shumë e shtrenjtë, përgjigjja nuk është të ndryshohet formula që e tregon atë, por të ndryshohet gjendja që e shkakton atë.

Mickoski ofron një logjikë në të cilën varfëria dhe jeta jashtë fetishit konservator për familjen bërthamore janë baza për faj, për të cilën këta njerëz duhet të nënshtrohen ose të përshtaten – në emër të një morali abstrakt që mohon jetën e tyre konkrete.

Prindërit beqarë, personat LGBT, të gjitha format jashtëmartesore, të paregjistruara, të panjohura, të padukshme të jetës në këtë vizion fshihen nga imagjinata politike që njeh vetëm një model: martesën si provë të normalitetit, amësinë si kusht për njohje dhe familjen si një mjet të riprodhimit të shtetit. Në këtë politikë kryesisht fashiste dhe më vonë përgjithësisht autoritare, një grua nuk ekziston jashtë rolit të nënës dhe një fëmijë nuk ekziston nëse lind “jashtë martesës”.

Nga Margjinat potencojnë se “kur edhe të dhënat zyrtare tregojnë se migrimi masiv është rezultat i pasigurisë ekonomike afatgjatë, korrupsionit, nepotizmit dhe kolapsit institucional – kushte që qeveria aktuale jo vetëm që nuk ka arritur t’i… vendosmëri, por mban qëndrim aktiv – kryeministri pa turp pretendon se do të “jetojmë me më shumë zemër” nëse martohemi, lindim fëmijë dhe kthehemi në shtëpi”.Prandaj, është më se e qartë se njerëzit nuk po largohen sepse kanë hequr dorë nga nevoja për të krijuar komunitete dhe familje, por sepse shteti ka kohë që ka hequr dorë prej tyre!

Lidhja e jetesës dinjitoze me bindjen ndaj martesës dhe riprodhimit nuk është një vizion politik, por një diktat biomoral që ia kalon fajin individit dhe anulon kushtet që shteti refuzon të garantojë”, thonë nga koalicioni “Margjinat”.

 

The post “Tatim shtesë për të pamartuarit”,koalicioni Margjinat: Qytetarët nuk e kanë sigurinë ekonomike dhe shëndetësore për krijimin e familjeve, deklaratat e Mickoskit janë defokusim nga problemet reale appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Hedhë poshtë çdo konkluzion rreth “botës serbe” në vendin tonë

2 July 2025 at 12:40

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot ka hedhur poshtë ndikimin e botës serbe në vendin tonë.

“Unë nuk e kam parë atë Raport. Kur ta shoh, do të komentoj për të. E hedh poshtë një konkluzion të tillë dhe nuk besoj se përmbahet në ndonjë Raport zyrtar të BE-së sepse do të ishte shumë naive”, thotë kryeministri Hristijan Mickoski kur u pyet për termin “botë serbe” që u përmend në Draft-Raportin mbi progresin e Maqedonisë në BE që do të miratohet më 8 korrik.

Nga kontaktet që kam me përfaqësues të lartë të BE-së, shton Kryeministri, jo vetëm që nuk kemi asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me një përfundim të tillë, por përkundrazi, nëse ka pasur ndonjëherë si ajo iniciativë “Ballkani i Hapur”, të paktën që kur kjo Qeveri është në pushtet, nuk ka diçka të tillë.

“Kuptimi i të gjithë kësaj është humbur nga ajo që mund të shoh”, tha Mickoski sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Bota serbe” është fronti i ri me të cilin eurodeputeti bullgar Andrei Kovaçev po e shtyn vendin tonë në një konstelacion politik, i cili aktualisht vlerësohet si autoritar në Bruksel./Telegrafi/

 

The post Mickoski: Hedhë poshtë çdo konkluzion rreth “botës serbe” në vendin tonë appeared first on Telegrafi.

BDI: Mickoski erdhi në pushtet me premtimin që “t’iu tregohet vendi shqiptarëve”, VLEN-i po i ndihmon në zbatimin e këtyre politikave diskriminuese

29 June 2025 at 11:40

Bashkimi Demokratik për Integrim e akuzon  koalicionin VLEN se po legjitimojnë dhe zbatojnë një politikë nacionaliste antishqiptare të udhëhequr nga OBRM-PDUKM dhe Mickoski.

Sipas BDI-së, përmes institucioneve të kapura, po tentohet rrënimi i barazisë etnike, heqja e gjuhës shqipe nga institucionet, dhe përjashtimi i shqiptarëve nga pozitat kyçe.

Reagimi i plotë:

Që në vitin 2022, lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, refuzoi publikisht t’i pranojë rezultatet e regjistrimit të popullsisë, duke aluduar veçanërisht në faktin se shqiptarët përbëjnë 29.5% të popullsisë së përgjithshme. Ai atëherë premtoi se, sapo të vinte në pushtet, do të organizonte një “regjistrim elektronik” për të “korrigjuar” rezultatet. Kjo nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një sërë premtimesh nacionaliste të përmbledhura nën sloganin “t’iu tregohet vendi shqiptarëve”. Prandaj nuk na befasojnë as hapat e këtij segmenti të qeverisë, e as institucionet që ata kanë arritur t’i kapin, siç janë Gjykata Kushtetuese, Prokuroria Publike etj. Secila prej tyre po punon aktivisht për zbatimin e programit elektoral të OBRM-PDUKM-së dhe premtimeve të Mickoskit: përmes shfuqizimit të Balancuesit, rrënimit të mekanizmave kundër majorizimit, heqjes së gjuhës shqipe nga institucionet, si dhe përjashtimit të shqiptarëve nga pozitat e larta në administratë, në shërbimet e sigurisë, në mbrojtje, etj.

Të shantazhuar dhe të kapur, ata krijojnë përshtypjen e rreme se qeveria është multietnike dhe se brenda saj dikush po i mbron interesat e shqiptarëve.
Shqiptarët nuk janë naivë dhe nuk do të pranojnë kurrë të bëhen subjekt i një “inxhinieringu digjital” nga ana e pushtetit, pa marrë parasysh që në këtë operacion po marrin pjesë aktive edhe shqiptarët e VLEN-it. Keto perpjekje nuk do te kalojne. Për kete i sigurojme edhe shqiptaret por edhe ata qe jane duke i bere keto perpjekje te rrezikshme per ardhmërinë e shtetit”, thonë nga BDI.

The post BDI: Mickoski erdhi në pushtet me premtimin që “t’iu tregohet vendi shqiptarëve”, VLEN-i po i ndihmon në zbatimin e këtyre politikave diskriminuese appeared first on Telegrafi.

Mickoski propozon regjistrim elektronik vitin e ardhshëm, por e kushtëzon me një njësi zgjedhore

26 June 2025 at 21:43

Mickoski propozoi një regjistrim elektronik vitin e ardhshëm, por e kushtëzoi menjëherë me një njësi zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Hristijan Mickoski sot në seancën e Kuvendit kushtuar pyetjeve parlamentare propozoi që vitin e ardhshëm të kryhet një regjistrim elektronik i jashtëzakonshëm i popullsisë, por e kushtëzoi këtë me pranimin e një njësie zgjedhore “menjëherë”.

Mickoski e tha këtë në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga deputeti Halil Snopçe nga Aleanca e Shqiptarëve, i cili e pyeti Kryeministrin nëse Qeveria ka ndërmend të ndryshojë vendimin për numrin e këshilltarëve në komuna pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për regjistrimin e kryer në vitin 2021.

“Gjykata Kushtetuese në seancën e djeshme shfuqizoi disa dispozita të Metodologjisë për kryerjen e regjistrimit të popullsisë në vitin 2021. Gjykata Kushtetuese vlerësoi se Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave i tejkaloi kompetencat e tij dhe, me një akt nënligjor, kreu një kategorizim të popullsisë rezidente dhe jorezidente për të cilën nuk kishte autorizim ligjor”, tha Snopçe.

Sipas tij, si rezultat i kësaj, vendimi i Qeverisë për të zvogëluar numrin e këshilltarëve në komuna është i pavlefshëm./Telegrafi/

 

The post Mickoski propozon regjistrim elektronik vitin e ardhshëm, por e kushtëzon me një njësi zgjedhore appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Do të bëjë gjithçka për të filluar negociatat me BE-në

26 June 2025 at 13:37

Kryeministri, Hristijan Mickoski, sot iu përgjigj një pyetjeje parlamentare nga kreu i LSDM-së, Venko Filipce, nëse Maqedonia do të fillojë negociatat me BE-në deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie. Sipas Mickoskit, në vitin 2022, OBRM-PDUKM ofroi bashkëpunim, por kjo nuk u bë e mundur.

“Nuk kam problem me përfshirjen e 30 bashkësive etnike në Kushtetutë, por kam problem me diskutimin e një teme për të cilën dikush vazhdimisht na mohon dhe na konteston dhe na privon nga e drejta për të qenë ata që jemi. Kjo mund të mos jetë e fundit, por nuk e di se në cilin rend duhet të bëjmë lëshimin, dhe në të njëjtën kohë të mos e ndërpresim garën dhe të na ndodhë diçka e re gjatë rrugës. Një propozim i tillë është ai francez. Ju përsëritët një gjuhë dhe identitet të pastër maqedonas tre herë, dhe nga ana tjetër thoni se askush nuk ka të drejtë të negociojë. Atëherë pse negociuat? Nëse ishte kështu, pse negociuat për mua, dhe nuk më pyetët mua”, pyeti Mickoski nga foltorja parlamentare.

Mickoski thekson se nëse bullgarët kërkojnë ti përfshim në Kushtetutë, më e pakta që mund të bëjmë si Kuvend këtu është t’u kërkojmë që maqedonasit të jenë pjesë e Këshillit të Ministrave në Bullgari, i cili do të jetë pjesë e atij Komiteti për Bashkësitë Etnike.

Kryeministri njofton se në vitet e fundit, në Parlamentin Evropian nuk është miratuar asnjë Raport, sepse nuk bëhej fjalë fare për identitetin dhe gjuhën maqedonase, por për maqedonasit e veriut. Tani, ka tre vende ku përmendet gjuha dhe identiteti maqedonas, të propozuara si amendament nga eurodeputetët.

“Thelbi është krijimi i një toponimi të ri, jo bullgarë në Kushtetutë. Ky është thelbi i propozimit francez. Ne do të bëjmë gjithçka që të jemi në gjendje të fillojmë negociatat, por nuk do ta bëjmë këtë si maqedonas “modernë””, tha Mickoski./Telegrafi/

The post Mickoski: Do të bëjë gjithçka për të filluar negociatat me BE-në appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Për të kryer reformat në vend nevojitet një administratë publike përgjegjëse dhe profesionale

24 June 2025 at 11:54

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski ka kërkuar një administratë publike të përgjegjëse dhe profesionale në mënyrë që kryhen reformat në vend.

“Pa një administratë publike të fuqishme, profesionale, përgjegjëse dhe të respektuar, nuk ka as shtet, as reforma, as demokraci të vërtetë. Urime festa për punën tuaj, për përkushtimin tuaj, për qëndrueshmërinë tuaj, ndonjëherë edhe në kushte të vështira dhe dekurajuese”, thotë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në ngjarjen e sotme me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Administratës Publike.

Mickoski theksoi se dita e sotme nuk është vetëm një formalitet, por një thirrje për reforma dhe, më në fund, kapërcim të sëmundjeve që prej shumë kohësh e gërryejnë administratën publike.

“Por dita e sotme nuk është vetëm një formalitet. Ajo është edhe një thirrje. Thirrje për një kthesë. Thirrje për reformë. Thirrje për t’i tejkaluar përfundimisht sëmundjet që prej shumë kohësh e gërryejnë administratën publike dhe për të cilat duhet të jemi të vetëdijshëm: partizimi, nepotizmi, joefikasiteti, klientelizmi”, tha Mickoski.

Mickoski shtoi se erdhi koha për ndryshim. Ndryshim të vërtetë.

“Po i ndërtojmë themelet e ndryshimeve. Për kohën tënde që po vjen. Për një kohë në të cilën dija dhe puna do të jenë më të rëndësishme se libreza partiake. Për një kohë në të cilën institucioni do t’i shërbejë qytetarit, e jo qytetari institucionit. Për një kohë në të cilën profesionalizmi do të jetë standard, e jo përjashtim. Për një kohë në të cilën nëpunësi do të jetë krenar që është pjesë e administratës publike, ndërsa qytetari do të dijë se do të marrë shërbim me respekt, në mënyrë efikase dhe digjitale”, tha Kryeministri.

Kryeministri Mickoski theksoi se gjatë vitit të kaluar ka filluar aksioni “Të gjithë së bashku për një administratë publike profesionale dhe cilësore”, i cili paraqet bazë për transparencë dhe shumë projekte të tjera.

“Në këto 12 muaj, nuk kemi premtuar – por kemi punuar. E kemi nisur aksionin “Të gjithë së bashku për një administratë publike profesionale dhe cilësore”, si bazë për një proces transparent dhe të qëndrueshëm të konsultimeve gjatë hartimit të ligjeve./Telegrafi/

The post Mickoski: Për të kryer reformat në vend nevojitet një administratë publike përgjegjëse dhe profesionale appeared first on Telegrafi.

Eurodeputeti Minçev: Sjellja e Mickoskit ngre dyshime nëse ai dëshiron një raport mbi progresin e Maqedonisë apo po e saboton qëllimisht procesin

19 June 2025 at 13:27

Njohja e kulturës dhe identitetit të asnjë vendi nuk është punë e Parlamentit Evropian (PE). Këtë për “BTA” e deklaroi Nikolla Minçev, eurodeputet nga grupi “Rinovojeni Evropën”/“Vazhdimi me Ndryshimet – Bullgaria Demokratike”, në margjinat e PE-së në Strasburg.

Ai theksoi se raporti mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian (BE) është raporti i parë i tillë që përfshin tekst në lidhje me njohjen e identitetit, kulturës dhe gjuhës.

“PE është një organ politik, jo historik dhe kulturor, dhe duke njohur kulturën dhe identitetin, hapet një “Kuti e Pandorës” që të njëjtat kërkesa të shfaqen edhe në vendet e tjera”, theksoi ai.

Më 4 qershor, Komiteti i Punëve të Jashtme i PE-së ra dakord të shtyjë votimin për raportin mbi progresin e vendit drejt BE-së me propozimin e raportuesit Thomas Weitz. Votimi në komisionin parlamentar është planifikuar për 24 qershor, dhe në sallën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg në korrik.

Sipas Minçevit, sjellja e Kryeministrit të Maqedonisë, Hristijan Mickoski, është arsyeja e vonesës së raportit. Ai theksoi se pretendimet e Mickoskit se raporti njeh identitetin dhe kulturën shekullore të Republikës së Maqedonisë janë krejtësisht në kundërshtim me realitetin, pasi fjala “shekullore” nuk gjendet askund në draft-raport. Ky është një interpretim nga Mickoski, për shkak të imponimit të të cilit në javët e fundit PE-ja u detyrua të reagonte dhe të mos linte vend për keqinterpretime.

“Do t’i bëja thirrje Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut të rishqyrtojë sjelljen dhe qëndrimin e tij si ndaj Bullgarisë ashtu edhe ndaj punës së Parlamentit Evropian”, tha Nikolla Minçev, në përgjigje të deklaratës së Kryeministrit se pret që eurodeputetët bullgarë të tërheqin amendamentet që i referohen “identitetit dhe gjuhës shekullore maqedonase” nga raporti i progresit të vendit për PE-në.

“Sjellja e tij ngre dyshime nëse ai dëshiron një raport apo po e saboton qëllimisht procesin, vetëm që miratimi i raportit të dështojë dhe ai të gjejë një viktimë të përshtatshme në emrin e Bullgarisë, të cilën më pas mund ta paraqesë si fajtore para votuesve të tij”, tha eurodeputeti./Telegrafi/

The post Eurodeputeti Minçev: Sjellja e Mickoskit ngre dyshime nëse ai dëshiron një raport mbi progresin e Maqedonisë apo po e saboton qëllimisht procesin appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Maqedonia është një nga vendet me rritje më të madhe ekonomike në Evropë

18 June 2025 at 11:12

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se RMV është një nga vendet me rritje më të madhe ekonomike në Evropë.

“Ne jemi shpresa e re. Ne jemi ndryshimi që nuk ka frikë të përballet me sfidat, të korrigjojë gabimet dhe të vendosë rend dhe drejtësi të drejtë. Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM mori përgjegjësinë në një kohë kur ekonomia ishte në krizë, kur qytetarët ishin të shqetësuar dhe të zhgënjyer. Por sot, me krenari mund të themi se vendi ynë është një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë me rritjen e katërt më të lartë ekonomike në produktin e brendshëm bruto”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në aktivitetin e djeshëm me rastin e 35-vjetorit të OBRM-PDUKM-së.

Mickoski, gjatë fjalimit të tij, theksoi se qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM po punon për të riparuar dëmet nga e kaluara, për të krijuar një ekonomi të qëndrueshme dhe të parashikueshme, për të hapur vende të reja pune, për të përmirësuar kushtet për të gjithë punëtorët, veçanërisht të rinjtë, fermerët dhe pensionistët.

“Megjithatë, nuk duhet të mburremi me shifrat. E dimë që kjo rritje nuk është e mjaftueshme, se njerëzit ende nuk e ndiejnë përmirësimin në jetën e tyre të përditshme. Kjo është arsyeja pse po punojmë shumë për të riparuar dëmet nga e kaluara, për të krijuar një ekonomi të qëndrueshme dhe të parashikueshme, për të hapur vende të reja pune, për të përmirësuar kushtet për të gjithë punëtorët, veçanërisht të rinjtë, fermerët dhe pensionistët”, tha ai.

The post Mickoski: Maqedonia është një nga vendet me rritje më të madhe ekonomike në Evropë appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Ligji i ri për lojërat e fatit është gati, pres që të ulet numri i klub automateve

12 June 2025 at 11:21

Kryeministri Hristijan Mickoski sot bëri të ditur se është gati Ligji për lojërat e fatit.

Mickoski nuk dha detaje se çfarë parasheh ligji i ri, por theksoi se me zgjidhjen e re ligjore, pret që në mënyrë të natyrshme të bie numri i të ashtuquajturve klub automate.

“Ligji për Lojëra të Fatit, pas punës për disa muaj, dhe harmonizimit të tij, është gati. Pres që këtë muaj ta kalojë procedurën qeverisëse, më pas të hyjë në Kuvend. Do të ketë shumë risi, shumë ndryshime, dhe pres numri i atij lloji të klub automatëve, pas miratimit të këtij ligji, në mënyrë të natyrshme të ulet”, tha Mickoski.

The post Mickoski: Ligji i ri për lojërat e fatit është gati, pres që të ulet numri i klub automateve appeared first on Telegrafi.

Mickoski, prokurorisë: Tragjedia në Koçan duhet të hetohet plotësisht, përgjegjësi duhet të ketë

11 June 2025 at 17:23

Kryeministri Hristijan Mickoski i ka kërkuar Prokurorisë të vazhdojë hetimin për tragjedinë që ndodhi në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 62 të rinj dhe mbi 200 u lënduan.

Pasi gjykata dje urdhëroi një paraburgim 30-ditor për Aleksandar Naçev, i cili konsiderohet pronari i vërtetë i Agjencisë së Sigurisë “Rubikon”, agjencia që ofroi siguri në diskotekë në natën fatale, Mickoski tha se Naçev mbajti një pozicion gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së në periudhën 2016-2017, por se që atëherë nuk ka pasur asnjë kontakt me të.

“E inkurajoj Prokurorinë që të vazhdojë hetimin. Nëse ka indikacione se persona të tjerë janë përgjegjës për këtë tragjedi të tmerrshme, ata duhet të nxirren para drejtësisë. Ne do të mbështesim çdo institucion që do të punojë për të hedhur dritë mbi rastin”, tha Mickoski.

Naçev dyshohet për krime të rënda që lidhen me rrezikimin e sigurisë publike. Prokuroria thekson se pavarësisht se nuk kishte një kontratë aktive për vitin 2025, ai siguroi lokalet përmes “Rubikon” pa përmbushur detyrimet e tij ligjore, pa një vlerësim sigurie, pa një plan sigurie dhe pa një plan evakuimi./Telegrafi/

The post Mickoski, prokurorisë: Tragjedia në Koçan duhet të hetohet plotësisht, përgjegjësi duhet të ketë appeared first on Telegrafi.

ASH-Taravari: Mickoski të ndalojë lojën me të drejtat e shqiptarëve, me dërgimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë në Komisionin e Venecias procedura mund të zgjas deri në një vit

10 June 2025 at 17:15

“Me dërgimin në Komisionin e Venecias, ligji për përfaqësim mund të zgjas edhe 1 vit – A e kuptoi VLEN-i se kush e pengon miratimin?”, kështu reagojnë nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, pas informacioneve që Ligji për Përfaqësim të Drejtë do të dërgohet në Komisionin e Venecias.

“Sot u vërtetua ajo që përsërit disa ditë me radhë Aleanca për Shqiptarët. Shefi i tyre, kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të kalojë së shpejti në njërën nga seancat qeveritare, por pa saktësuar se kur. Shqetësuese është fakti që Mickoski paralajmëroi se drafti i ligjit do të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venecias. Me gjasë, miratimi i ligjit mund të zvarritet edhe për një vit, dhe këtë e mbështesim me praktikat e mëhershme. Kujtojmë që ligji për përdorimin e gjuhëve u dërgua në Komisionin e Venecias në janar të vitit 2019 dhe mendimi erdhi pas gati një viti, në dhjetor të vitit 2019, kurse sot Mickoski e  pranon se procesi do të përsëritet edhe këtë herë për ligjin e ri për përfaqësim adekuat gjatë punësimeve në administratën publike. Pohimet e Mickoskit konfirmojnë akuzën tonë të vazhdueshme se vonesat në miratimin e ligjit nuk kanë të bëjnë me Arben Taravarin, por janë rezultat i strategjisë së qeverisë dhe kryeministrit Mickoski për të shtyrë procesin, duke lënë shqiptarët pa mbrojtje ligjore për përfaqësim adekuat në administratën publike”, thonë nga ASH.

Nga ASH thonë se “balancuesi” u hoq me propozimin e ish-ministrit Azir Aliu dhe OBRM-PDUKM-së, shqiptarët mbeten pa asnjë garanci ligjore për të drejtat e tyre.

Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje kryeministrit Mickoski dhe OBRM-PDUKM-së që të ndalin lojën me të drejtat e shqiptarëve dhe të veprojnë menjëherë për miratimin e ligjit për përfaqësim adekuat, pa asnjë vonesë tjetër.

Çdo zvarritje është tradhti ndaj votuesve shqiptarë dhe pengesë për zhvillimin e një shoqërie të barabartë dhe të drejtë, dhe kjo situatë duhet të jetë alarm për përaqësuesit e VLEN-it në qeveri, që ende se kuptojnë që po nënçmohen dhe janë shndërruar në vazalë.

The post ASH-Taravari: Mickoski të ndalojë lojën me të drejtat e shqiptarëve, me dërgimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë në Komisionin e Venecias procedura mund të zgjas deri në një vit appeared first on Telegrafi.

❌
❌