Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik

PRISHTINË, 30 qershor/ATSH/ Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj dy personave, me inicialet J.J. dhe V.T., për veprën penale të krimit të luftës kundër popullatës civile.

J.J. dhe V.T. akuzohen se, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë vrarë dy persona, të identifikuar me inicialet R.E. dhe M.H., në fshatin Kaçanik i Vjetër, në komunën e Kaçanikut.

Sipas aktakuzës, në periudhën 1998-1999, të pandehurit kanë “rrahur, kanë shkaktuar maltretime fizike dhe psikike, dhe kanë plaçkitur pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit SH.D. dhe viktimave, tani të ndjerëve M.H. dhe R. E.”.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që ndaj të akuzuarve të mbajë gjykim në mungesë për shkak se ata “janë të paarritshëm për organet e drejtësisë”.

Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022. Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.

Megjithatë, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende të zhdukur.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte. /rel/

The post Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vdes një person në një aksident në afërsi të Kaçanikut

11 June 2025 at 17:02

Një person ka humbur jetën pasditen e së mërkurës në një aksident trafiku në afërsi të Kaçanikut, pikërisht në afërsi të varrezave të dëshmorëve.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, e ka konfirmuar rastin për Telegrafin.
Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14: 15 minuta.
“Rreth orës 14:15, kemi pranuar informatën për një aksident të rëndë trafiku në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik. Menjëherë pas pranimit të informacionit, patrullat policore janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes dhe është kërkuar ndihma emergjente, pasi në vendin e aksidentit është gjetur një person i shtrirë në tokë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas mbërritjes së ekipit mjekësor të urgjencës, është konfirmuar se personi nuk kishte shenja jete”, ka thënë Veseli.
Sipas tij, në lidhje me rastin është njoftuar njësia rajonale e trafikut për procedurat e mëtejme.
“Në rrethana ende të pasqarauara , dyshohet se traktori është rrokullisur disa metra nga rruga e fshatit Stagovë dhe ka përfunduar poshtë në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit”, ka shtuar Veseli./Telegrafi/

The post Vdes një person në një aksident në afërsi të Kaçanikut appeared first on Telegrafi.

Policia e Kosovës jep detaje për trupin e pajetë që është gjetur në Kaçanik

9 June 2025 at 12:27

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se në Kaçanik është gjetur trupi i pajetë i një kosovari. “NN, raportohet se është gjetur trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar. Të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raport./Telegrafi/

The post Policia e Kosovës jep detaje për trupin e pajetë që është gjetur në Kaçanik appeared first on Telegrafi.

KFOR-i mbështet ekipet e Policisë për shpërthimin e mjetit të mbetur nga lufta e dytë botërore

2 May 2025 at 14:54

Personeli austriak i ekipit për Asgjësimin e Mjeteve të Pashpërthyera (EOD) të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, realizoi sot një shpërthim të kontrolluar dhe të suksesshëm të një bombe që daton që nga Lufta e Dytë Botërore, në Kaçanik.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë Policia e Kosovës dhe FSK-ja si pjesë e trajnimeve të tyre.

KFOR-i nëpërmjet një komunikate kanë njoftuar se pajisja, me peshë 250 kg, u gjet më 26 prill nga banorët lokalë të zonës, pranë një lumi.

“Përgatitja dhe ekzekutimi i kësaj veprimtarie u kryen në përputhje me standardet ndërkombëtare, për të garantuar sigurinë e komunitetit lokal, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Enrico BARDUANI. Personeli i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ndoqi gjithashtu këtë aktivitet, si pjesë e trajnimit të tyre, në përputhje me mandatin e tyre fillestar”,thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës rrethoi zonën. Ekipet EOD përbëhen nga personel shumë të specializuar.

Ata ishin të trajnuar dhe të pajisur mirë për të trajtuar në mënyrë të sigurt mjetet e pashpërthyera dhe janë gjithmonë të gatshëm për t’u përgjigjur ndaj kërkesave për ndihmë në këtë fushë.

“KFOR-i vazhdon të kontribuojë në një ambient të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij të gjatë nga OKB – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999; në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme; dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), sipas roleve të tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”, thuhet më tej në komunikatë/Telegrafi/

The post KFOR-i mbështet ekipet e Policisë për shpërthimin e mjetit të mbetur nga lufta e dytë botërore appeared first on Telegrafi.

Çka thotë prokuroria e çka familja e Rejhan Belës për natën kritike kur u vra rreshteri Muhamed Lika?

1 May 2025 at 16:37

Njëzetë ditë pas vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, rreth 170 policë të uniformuar rrethuan herët në mëngjes Kaçanikun.

Në atë aksion u arrestuan shtatë persona dhe u bastisën 10 lokacione. Nëntë në Kaçanik e një në një fshat të Klinës.

Po atë ditë, në konferencën për media të Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini u tha se në këtë aksion u sekuestruan dy vetura, telefona mobilë, disa laptopë, një armë zyrtare, maska, tyta armesh dhe fishekë. Në këtë mes u sekuestrua edhe arma e një zyrtari policor, djali i të cilit ishte në mesin e të arrestuarve.

Në rastin e vrasjes së rreshterit Lika, në kërkesë të prokurorisë drejtuar Gjykatës Themelore në Ferizaj, për caktim të masës së paraburgimit për 30 ditë, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se në natën kritike, të pandehurit, duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë planifikuar për ta privuar nga jeta tani të ndjerin Lika, në atë mënyrë që Rejhan Bela me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin.

Shtatë personat e arrestuar, të dyshuar për “planifikimin dhe kryerjen e vrasjes” së rreshterit Lika, janë Rejhan Bela, Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Qaka, raporton Klan Kosova.

Në kërkesë të prokurorisë thuhet se natën kritike rreshteri Lika ishte përcjellë deri në hyrje të banesës së tij, dhe pasi kishte hyrë brenda, teksa po ngjitej shkallëve, i mituri Rejhan bela i shkoi nga mbrapa, ku me ta takuar gjuajti në të me armë zjarri.

Në vendngjarje janë gjetur katër fishekë të kalibrit 9.19 mm.

Nga plagët e marra, rreshteri Lika kishte ndërruar jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Kaçanik.

Krejt ndryshe nga pretendimet e prokurorisë thotë Sulltan Bela, babai i Rejhanit.

Sipas tij, natën kritike djalin e kishte në shtëpi.

Gazetaja: Ku ka qenë Rejhani natën kritike kur është vrarë Muhamed Lika?

Bela: Në shtëpi. Bile me neve flejke, që i ndodhi qajo 2 ditë përpara. u tutke e rrijke veç me neve, me mu

Edhe me mamin e vet.

Gazetarja: A ka dalë ndonjë herë në qytet?

Bela: Ma vonë tani po, jo në qytet, për shembull ka hyp në kerr me mu e me mamin e vet, te dajtë e vet ose dikun, edhe natën kur është arrestu ka qenë të miqtë e vëllait në Klinë.

Gazetarja: Me kë ka shku atje?

Bela: Me nusen e vëllait të vet.

Gazetarja: Prokuroria ka thënë që Rejhani është parë duke dalë nga banesa e policit, është parë në kamera.

Bela: Po mu nuk më intereson çka thotë prokuroria, unë e di që e kam pas djalin në shtëpi, 24 orë, bash në natën kritike”, ka deklaruar Sulltan Bela ekskluzivisht për emisionin MAT në Klan Kosova.

Tutje, sipas prokurorisë, Rejhan Bela i cili në natën kritike ende s’i kishte mbushur 18 vjet, pas kryerjes së vrasjes ka ikur në drejtim të lokalit Dukagjini, ku është bashkuar me të pandehurin Rilind Murati, i cili ishte duke e pritur dhe së bashku janë larguar duke vrapuar përmes rrugës “Mejdi Dalloshi”. Nga pamjet e kamerave, thuhet se vërehet që paraprakisht Haki Bela, vëllai i Rejhanit, ishte duke e përcjellë zyrtarin policor nga momenti i daljes nga stacioni, duke i shkuar prapa.

Rreth 14 minuta pas kryerjes së veprës penale nga i mituri, ai i afrohet vendit të ngjarjes, ku qëndron për një kohë dhe pastaj largohet.

Mirëpo, babai i tyre, Sulltani, ndonëse nuk e di me siguri, thotë se Hakiu atë ditë kishte shkuar te shtëpia e tyre për të parë nëse Rejhani ishte aty.

Gazetarja: Ku ka qenë Hakiu natën kritike kur është vrarë rreshteri Lika?

Bela: Nuk e di bash saktë ku ka qenë Hakiu, sepse Hakiu është i martuar e i ka dy fëmijë, por Hakiu e ka një shitore përballë mishtores Besa. Hakiu është praktikant pak ma shumë i fesë, është me mjekër, edhe d.m.th kallxojnë edhe qysh me u falë.

Gazetarja: Mbajnë ligjerata?

Bela: Po, mbajnë ligjërata.

Gazetarja: Ku ka qenë Hakiu natën kritike kur është vra Muhamet Lika?

Bela: Gjatë gjithë natës a? Unë nuk e di, por e di që kish pas ardhë me kqyrë a është Rejhani në shtëpi, këtë e di, pastaj ndoshta ka qenë në shitore, s’e di, nuk them kurrgjë.

The post Çka thotë prokuroria e çka familja e Rejhan Belës për natën kritike kur u vra rreshteri Muhamed Lika? appeared first on Telegrafi.

Eksplodimi i mjetit të pashpërthyer në Stagovë shtyhet për të premten

29 April 2025 at 23:30

Policia e Kosovës ka njoftuar për shtyrjen e operacionit të eksplodimit të një mjeti të pashpërthyer që ndodhet në fshatin Stagovë të Kaçanikut, konkretisht në lagjen “Teneqja”.

Ky operacion, i cili fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej më 30 prill 2025, do të realizohet më 2 maj 2025, nga ora 09:00 deri në 13:00, nga Njësia e Deminimit të KFOR-it.

Autoritetet kanë përcaktuar një rreze sigurie prej 1000 metrash nga vendi ku ndodhet mjeti shpërthyes, brenda së cilës ndalohet rreptësisht qëndrimi i njerëzve.

Po ashtu, është rekomanduar largimi i kafshëve dhe mjeteve bujqësore nga zona.

Policia u bën thirrje banorëve të lagjes “Teneqja” dhe të zonës së kodrës në Stagovë që:

Të mbajnë dritaret e hapura, për të shmangur dëmet e mundshme nga vala e shpërthimit.

Të largojnë automjetet në hapësira të sigurta, si garazhe apo prapa shtëpive.

Të braktisin përkohësisht banesat përpara fillimit të operacionit dhe të mos kthehen deri në përfundim të tij.

Në vendngjarje do të jenë të pranishme njësitet e Zjarrfikësve dhe Emergjencës, ndërsa Policia do të patrullojë zonën për të siguruar respektimin e masave të sigurisë dhe për të njoftuar banorët në kohë reale.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe mirëkuptim nga ana e qytetarëve, duke theksuar se respektimi i udhëzimeve është jetik për sigurinë e komunitetit.

Njoftimi për përfundimin e operacionit do të bëhet menjëherë pas përmbylljes së tij./Telegrafi/

The post Eksplodimi i mjetit të pashpërthyer në Stagovë shtyhet për të premten appeared first on Telegrafi.

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik – kërkimi po bëhet edhe me dronë

28 April 2025 at 23:53

Një 54-vjeçare nga fshati Runjevë i Kaçanikut është raportuar e zhdukur në polici, pasi ishte larguar nga shtëpia e vëllait të saj në orët e hershme të mëngjesit.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, bëri të ditur se viktima, H.J., e cila kohëve të fundit qëndronte te vëllai për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, është larguar nga shtëpia rreth orës 04:00 të mëngjesit.

“Ankuesi tha se nuk është hera e parë që ndodh një rast i tillë. Në momentin e zhdukjes, ajo ishte e veshur me pizhamë ngjyrë pembe dhe trenerka ngjyrë kafe. Është e gjatë rreth 172 centimetra dhe peshon afërsisht 70 kilogramë”, tregoi Veseli.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti është raportuar në stacionin policor në Kaçanik rreth orës 16:30.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar inicimin e një shënimi zyrtar dhe marrjen e masave të menjëhershme për gjetjen e saj.

Rreth orës 19:35, është nisur një operacion kërkimi, ku janë angazhuar Njësiti i Kërkim-Shpëtimit, hetuesit policorë të stacionit dhe njësitë e NJRSH-së nga Ferizaj, të udhëhequr nga komandanti i stacionit në Kaçanik.

Ndërkaq, kërkimi po bëhet edhe me ndihmën e dronëve.

Policia ka njoftuar se për zhvillimet e mëtejshme lidhur me rastin do të ketë njoftime shtesë./Telegrafi/

The post Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik – kërkimi po bëhet edhe me dronë appeared first on Telegrafi.

Kosovë| ​Arsenal i madh armësh dhe pajisje ushtarake kapen në Kaçanik

By: fra nc
26 April 2025 at 13:45

Një sasi e madhe armësh dhe municioni u gjet gjatë kontrollit të një personi të dyshuar në rrugën “Selim Shehu” në Kaçanik.

Policia e Kosovës ka raportuar se të premten në orët e mëngjesit, gjatë një kontrolli-kërkimi ndaj një personi të dyshuar, mashkull kosovar, është zbuluar një arsenal armësh, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake dhe gjuetie.

Gjatë kontrollit janë konfiskuar:

Një pushkë gjuetie

Një pushkë gjuetie me dylbi

Një pistoletë cal. 9mm

Një pushkë ajrore cal. 4.5mm

101 fishekë cal. 30.06

85 fishekë cal. 12mm

9 fishekë cal. 7.62 (pa leje)

233 fishekë cal. 9mm

1 fishek cal. NN (pa leje)

Një bateri për gjueti, ngjyrë e zezë

Pajisje për pastrim armësh të gjata

Një dron Mini

Një palë dylbi nate

Një palë dylbi të zeza

Një palë dylbi CHS zmadhues

27 thika me përmasa të ndryshme

Autoritetet kanë njoftuar prokurorin e çështjes dhe rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kosovë| ​Arsenal i madh armësh dhe pajisje ushtarake kapen në Kaçanik appeared first on Euronews Albania.

Kërkimi i një të dyshuari në Kaçanik, Policia gjen armë dhe 27 thika

26 April 2025 at 11:20

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit dhe kërkimit të një dyshuari në Kaçanik ka gjetur armë dhe thika.

Kontrolli ka ndodhur në rrugën “Selim Shehu” në Kaçanik të premten në ora 08:30.

“Raportohet se gjatë kontrollit-kërkimit të një personi të dyshuar mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një pushkë gjuetie me dylbi, një pistoletë cal.9mm, një pushkë ajrore cal 4.5mm, 101 fishekë të cal 30.06, 85 fishekë të cal 12mm, 9 fishekë te cal 7.62 (nuk posedon leje), 233 fishekë te cal. 9mm, një fishek i cal. nn (nuk posedon leje), një bateri për gjueti ngjyrë e zezë, pajisje për pastrimin e armëve të gjata (gjuetisë), një dron Mini, një palë dylbi nate, një palë dylbi të zeza, një palë dylbi CHS zmadhues dhe 27 thika me dimensione të ndryshme”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

The post Kërkimi i një të dyshuari në Kaçanik, Policia gjen armë dhe 27 thika appeared first on Telegrafi.

​Bashkësia Islame: Në mbështetje të ligjit dhe institucioneve – dënojmë ashpër vrasjen e rreshterit Lika

25 April 2025 at 13:45

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka dënuar ashpër vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika në Kaçanik. Për këtë qëllim në ligjëratën e mbajtur si çdo të premte para besimtarëve myslimanë, imamët fetarë kanë thënë se zëri i ligjit dhe i drejtësisë duhet të jetë më i fortë se çdo përpjekje tjetër.

Bashkësia Islame përmes një postimi në rrjetin social në Facebook kanë shkruar se tentimet për ta lidhur këtë krim, kinse motive fetare, më së shumti i shkojnë për shtati atyre që e kanë kryer krimin.

“Ajo çfarë e bën edhe më të rrezikshëm këtë krim, është përpjekja për ta justifikuar atë përmes narracionit fetar – metodë kjo e njohur dhe e përdorur në mënyrë të përsëritur nga grupe të ndryshme kriminale, kudo në botë”, thuhet në njoftimin e BIK.

Më 1 prill, rreshteri policor Muhamed Lika gjeti vdekjen në korridorin e banesës së tij, teksa po kthehej nga puna.

Policia e Kosovës kishte arrestuar Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkelqim Kuka, dhe Diamant Gashi, nën dyshimin për vrasjen e rreshterit.

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka thënë se duhet të mbështeten institucionet në zbardhjen e vrasjes së rreshterit Lika.

“Zëri i ligjit dhe i drejtësisë duhet të jetë më i fortë se çdo përpjekje për ta sabotuar atë. Të gjithë duhet t’i mbështesim institucionet tona në zbardhjen e rastit dhe vendosjen e drejtësisë në vend. Prandaj, konsiderojmë se prononcimi i hershëm për rastin, si dhe përpjekjet për ta lidhur krimin makabër, për kinse motive fetare, më së shumti i shkon për shtati atyre që e kanë kryer atë. Në fakt, synimi parësor i tyre mbetet mbulimi i krimit me narrativa të rrejshme, në këtë rast në emër të fesë së pastër islame. Mënyra më e mirë për t’i mbështetur institucionet është që të përcillen deklarimet zyrtare. Secili raportim tjetër dhe tendencat për ta hetuar rastin – në forma të ndryshme nga institucionet dhe mekanizma – që nuk e kanë mandat këtë, mund të cenojnë seriozisht hetimet, arrestimin e të dyshuarve të tjerë, epilogun e rastin dhe interesat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Po ashtu BIK konsideron se krimi bëhet edhe më i rrezikshëm kur përpiqet të justifikohet përmes narracionit fetar. Ky institucion fetar dënon keqpërdorimin e fesë, flamurit kombëtar dhe idealeve të larta për të legjitimuar mizori dhe veprime kriminale.

“Ajo çfarë e bën edhe më të rrezikshëm këtë krim, është përpjekja për ta justifikuar atë përmes narracionit fetar – metodë kjo e njohur dhe e përdorur në mënyrë të përsëritur nga grupe të ndryshme kriminale, kudo në botë. Disa e shfrytëzojnë dhe e keqpërdorin flamurin kombëtar, të tjerë maskohen pas parimeve fetare, humanitare, apo idealeve ‘të larta’, duke e keqpërdorur ndjenjën kolektive për t’i legjitimuar mizoritë dhe veprimet e tyre të papranueshme dhe të dënueshme kriminale”, thuhet në reagimin e BIK-ut.

BIK u bënë apel institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë që sa më parë t’i zbardhin rrethanat e vrasjes dhe kryerësit të marrin dënimin e merituar.

“Bashkësia Islame e Kosovës, me të gjitha institucionet e saj, edhe njëherë dënon ashpër këtë vrasje, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të policit Muhamed Lika, njëherësh, kërkon dhe u bën apel institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë që sa më parë të zbardhen rrethanat e vrasjes, si dhe kryesit e këtij krimi të marrin dënimin e merituar”, thuhet po aty.

Ndryshe, të hënën Policia e Kosovës përmes një aksioni ka arrestuar shtatë persona të cilët dyshohet se kanë bërë planifikimin dhe kryerjen e vrasjes së rreshterit, Muhamed Lika në hyrje të banesës së tij.

Gjykata Themelore në Ferizaj me urdhër të prokurorit ka caktuar masën e paraburgimit për të gjithë të arrestuarit lidhur me këtë rast. /Telegrafi/

The post ​Bashkësia Islame: Në mbështetje të ligjit dhe institucioneve – dënojmë ashpër vrasjen e rreshterit Lika appeared first on Telegrafi.

Gjykata në Ferizaj jep detaje për të dyshuarit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

22 April 2025 at 17:27

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.9 ,lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të gjithë të arrestuarit janë të dyshuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, javë më parë në Kaçanik, në hyrjen e banesës së tij.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e

procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston

dyshimi i bazuar, se më datë 01.04.2025 rreth orës 23:00 në një rrugë të Kaçanikut,

përkatësisht në hyrje të një ndërtese, të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë planifikuar për ta privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë Muhamed Lika i cili ishte në detyrë të punës në Stacionin Policor në Kaçanik.

“I mituri, me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë rreshter M.L, ku viktima pas përfundimit të orarit të punës në ora 22:53, rrugës për në banesën e tij, i njëjti ishte përcjellë në vazhdimësi nga madhorët deri te hyrja e banesës së tij, ku pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar, duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri, ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri. Në vend ngjarje janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19   mm dhe nga plafët e marra, viktima M.L., në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e tij, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Pastaj sipas Gjykatës i mituri pas kryerjes së vrasjes ik nga vendi

i ngjarjes në drejtim të lokalit “D.”, ku bashkohet me të pandehurin R.M., i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes rrugës “M.D.”, ku ishin duke vrapuar i mituri dhe i pandehuri, paraprakisht nga pamjet e kamerave vërehet i pandehuri H.B., i cili e përcjellë zyrtarin policor prej momentit të daljes nga stacioni duke i shkuar mbrapa e pas kryerjes së veprës penale nga i mituri rreth 14 minuta mbrapa vije në afërsi të vendit të ngjarjes duke qëndruar një kohë dhe duke u larguar.

“I pandehuri V.Ç., është parë në shoqëri të të pandehurve R.M. dhe të miturin ku të njëjtit para kryerjes së veprës penale vërehen duke vëzhguar vendin e ngjarjes, i pandehuri E.L., në bazë të video incizimeve është parë në shoqëri të të pandehurve ku së bashku me të pandehurin Sh.K., e përcjellin rreshterin M.L., nga daja nga Stacioni Policor, ku i pandehuri E.L., derisa ka qenë në veturën “Opel Astra” me të kaluar viktima del nga vetura pronë e të pandehurit Sh., dhe vazhdon me veturën “Golf II” në përcjellje të viktimës, ndërsa i pandehuri Sh., vazhdon me veturën “Opel Astra” duke përcjellë viktimën, i pandehuri D.G., përmes telefonit kontakton të pandehurin H.B. dhe i njëjti e strehon dhe i ofron ndihmë në ushqim dhe gjëra tjera të miturit”, thuhet më tej në njoftim.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Telegrafi/

The post Gjykata në Ferizaj jep detaje për të dyshuarit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika appeared first on Telegrafi.

Një muaj paraburgim të dyshuarve për vrasje e policit Muhamed Lika

22 April 2025 at 17:20

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje, sipas nenit 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të gjykatës, pas seancës dëgjimore dhe shqyrtimit të provave, është vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më 1 prill 2025, rreth orës 23:00 në Kaçanik, të pandehurit kanë vepruar me planifikim paraprak për të privuar nga jeta rreshterin e Policisë së Kosovës, M.L., i cili shërbente në Stacionin Policor në Kaçanik.

Prokuroria thekson se pas përfundimit të orarit të punës, viktima është përcjellë nga të pandehurit deri në hyrje të banesës së tij, ku më pas është qëlluar me armë zjarri nga një person i mitur, i cili kishte bashkëpunuar me të pandehurit.

“Më datë 01.04.2025 rreth orës 23:00 në një rrugë të Kaçanikut, përkatësisht në hyrje të një ndërtese, të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë planifikuar për ta privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë – rreshter M.L., me detyrë në Stacionin Policor në Kaçanik, në atë mënyrë që më pas i mituri, me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë – rreshter M.L., ku viktima pas përfundimit të orarit të punës në ora 22:53, rrugës për në banesën e tij, i njëjti ishte përcjellë në vazhdimësi nga madhorët deri te hyrja e banesës së tij, ku pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar, duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa  dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri, ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri, në vend ngjarje janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm dhe nga plafët e marra, viktima M.L., në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e tij, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, pastaj i mituri pas kryerjes së vrasjes ik nga vendi i ngjarjes në drejtim të lokalit “D.”, ku bashkohet me të pandehurin R.M., i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes rrugës “M.D.”, ku ishin duke vrapuar i mituri dhe i pandehuri, paraprakisht nga pamjet e kamerave vërehet i pandehuri H.B., i cili e përcjellë zyrtarin policor prej momentit të daljes nga stacioni duke i shkuar mbrapa  e pas kryerjes së veprës penale nga i mituri rreth 14 minuta mbrapa vije në afërsi të vendit të ngjarjes duke qëndruar një kohë dhe duke u larguar, i pandehuri V.Ç., është parë në shoqëri të të pandehurve R.M. dhe të miturin ku të njëjtit para kryerjes së veprës penale vërehen duke vëzhguar vendin e ngjarjes, i pandehuri E.L., në bazë të video incizimeve është parë në shoqëri të të pandehurve ku së bashku me të pandehurin Sh.K., e përcjellin rreshterin M.L., nga daja nga Stacioni Policor, ku i pandehuri E.L., derisa ka qenë në veturën “Opel Astra” me të kaluar viktima del nga vetura pronë e të pandehurit Sh., dhe vazhdon me veturën “Golf II” në përcjellje të viktimës, ndërsa i pandehuri Sh., vazhdon me veturën “Opel Astra” duke përcjellë viktimën, i pandehuri D.G., përmes telefonit kontakton të pandehurin H.B. dhe i njëjti e strehon dhe i ofron ndihmë në ushqim dhe gjëra tjera të miturit”.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm.

Viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i mituri është larguar nga vendi i ngjarjes ku është takuar me të pandehurin R.M.

Nga hetimet paraprake dhe pamjet e kamerave të sigurisë, rezulton se secili prej të pandehurve ka pasur një rol aktiv në këtë ngjarje, që nga përcjellja e viktimës e deri te ndihmesa për autorin e dyshuar të vrasjes për t’u larguar dhe fshehur.

Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, për shkak të rrezikut të ndikimit në dëshmitarë, prishjes së provave dhe ikjes nga drejtësia.

Të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Sipas aktvendimit të gjykatës, ankesa kundër këtij vendimi nuk e pezullon ekzekutimin e tij./Telegrafi/

The post Një muaj paraburgim të dyshuarve për vrasje e policit Muhamed Lika appeared first on Telegrafi.

Perteshi: Nuk ka ende asnjë konstatim zyrtar që e lidh vrasjen e rreshterit Lika me terrorizmin

22 April 2025 at 13:15

Skender Perteshi nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë “Prevent” ka reaguar ndaj spekulimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale lidhur me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika.

Përmes një postimi në Facebook, Perteshi theksoi se deri më tani nuk ekziston asnjë deklaratë apo konstatim zyrtar që e lidh këtë akt të rëndë nga elementet terroriste të fshehura nën petkun fetar.

“Është e rëndësishme që vrasja e zyrtarit policor Muhamet Lika të raportohen me kujdes, saktësi dhe përgjegjësi. Deri më tani, autoritetet përkatëse – përfshirë Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës – nuk kanë dalë me një konstatim zyrtar që do të tregonte se ky akt i rëndë është motivuar nga  elemente terroriste të fshehura nen petkun fetar. Edhe nëse personat e përfshirë mund të kenë mbajtur qëndrime me prirje ekstremiste, një gjë e tillë nuk mund të interpretohet automatikisht si dëshmi për motivacion terrorist”, ka shkruar Pertreshi.

Sipas tij, në këtë fazë, është e nevojshme të tregohet kujdes në mënyrën se si paraqitet dhe e interpretohet publikisht ngjarja.

“Hetimet janë ende në vijim, dhe është e rëndësishme që institucioneve përgjegjëse t’u lihet hapësira e nevojshme për të përcaktuar në mënyrë të plotë dhe të drejtë motivet dhe rrethanat e këtij akti. Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë dëshmuar në të kaluarën se posedojnë kapacitetet e nevojshme për trajtimin e rasteve të ndjeshme dhe për garantimin e drejtësisë”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook Pertreshi.

Ndryshe, në një aksion të gjerë të Policisë ku morën pjesë qindra zyrtarë policor në Kaçanik, më 21 prill u arrestuan 7 persona të cilët dyshohet se organizuan e kryen vrasjen e rreshterit policor Muhamet Lika. /Telegrafi/

The post Perteshi: Nuk ka ende asnjë konstatim zyrtar që e lidh vrasjen e rreshterit Lika me terrorizmin appeared first on Telegrafi.

“Ndodhi për 47 sekonda”/ Vrasja e efektivit të policisë, zbardhet dinamika e krimit

By: Oldi
22 April 2025 at 12:36

Policia e Kosovës mëngjesin e djeshëm ka kryer një operacion të madh policor në Kaçanik, që ndërlidhej me vrasjen e rreshterit policor Muhamed Lika. Rejhan Bela i cili dyshohet se kreu vrasjen e rreshterit policor, Muhamet Lika është dërguar në paraburgim për 1 muaj pas vendimit të Gjykatës. Ndërsa të arrestuarit e tjerë pritet të […]

The post “Ndodhi për 47 sekonda”/ Vrasja e efektivit të policisë, zbardhet dinamika e krimit appeared first on BoldNews.al.

Një muaj paraburgim për të miturin, i dyshuar për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

21 April 2025 at 17:37

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj një të mituri, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” në bashkëkryerje.

Sipas njoftimit të gjykatës, masa është caktuar me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, pasi ekziston dyshimi i bazuar se më 1 prill 2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, i mituri në bashkëkryerje me personat madhorë H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K. dhe D.G., kanë privuar nga jeta zyrtarin policor – rreshterin M.L., i cili ishte i punësuar në Stacionin Policor në Kaçanik.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të ndërtesës ku banonte viktima. Ai ishte përcjellë nga të dyshuarit pas përfundimit të orarit të punës në orën 22:53, deri në hyrje të objektit banesor. Sipas hetimeve paraprake, i mituri ka hyrë pas viktimës në objekt dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm.

Pas kryerjes së veprës, i mituri është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është bashkuar me të dyshuarin R.M., me të cilin më pas janë parë duke u larguar përmes një rrugice të qytetit, ndërkohë që një zë dëgjohet duke thënë “Bravo ik”, siç është dokumentuar edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë. Provat e tjera vizuale e lidhin të miturin edhe me të pandehurit e tjerë, përfshirë rolin e tyre pas vrasjes.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Shabi Idrizi, ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke aprovuar kështu kërkesën e prokurorit të shtetit konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Palët janë njoftuar se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e pezullon zbatimin e tij./Telegrafi/

The post Një muaj paraburgim për të miturin, i dyshuar për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik appeared first on Telegrafi.

Prokuroria del me detaje tjera: I mituri dyshohet se ekzekutoi zyrtarin policor, ishte përgatitur nga të tjerët e moshës madhore

21 April 2025 at 13:39

Prokuroria Themelore në Ferizaj, përmes një komunikate ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin policor në Kaçanik e Klinë.

Prokuroria thotë se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të mitur , për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer ekzekutimin e Policit Muhamed Lika.

Në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme policia tha se personi në fjalë sot ka pasur ditëlindjen.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, përkatësisht në katin e II-të të hyrjes së ndërtesës, i mituri në bashkëkryerje me madhorët me iniciale: H.B., R.M., V. ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, M.L., në atë mënyrë që viktima pas përfundimit të orarit të punës, rrugës për në banesën e tij, ku i njëjti ishte përcjellë në vazhdimësi nga madhorët deri te hymja e banesës se tij ku, pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri, ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Viktima Muhemed Lika, ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik dhe nga ekipet mjekësore ishte konstatuar vdekja e tij, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit.

Prokuroria thotë se me këto veprime në bashkëkryerje do të kryenin veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të KPRK-së./Telegrafi/

The post Prokuroria del me detaje tjera: I mituri dyshohet se ekzekutoi zyrtarin policor, ishte përgatitur nga të tjerët e moshës madhore appeared first on Telegrafi.

Presidentja Osmani përkujton përvjetorin e Masakrës në Lagjen e Re dhe në Rakoc të Kaçanikut

By: Kult Plus
9 April 2025 at 13:25

Presidentja Osmani ka përkujtuar përvjetorin e Masakrës në Lagjen e Re dhe në Rakoc të Kaçanikut.

“Sot përkujtojmë me nderim të thellë përvjetorin e Masakrës në Lagjen e Re dhe në Rakoc të Kaçanikut, ku ranë heroikisht 28 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u vranë mizorisht 32 civilë.

Ata u flijuan për lirinë tonë, në mbrojtje të popullsisë civile nga barbaria e regjimit gjenocidal të Serbisë. Kujtimi për ta dhe për martirët do të mbetet gjithmonë udhërrëfyes për ne dhe brezat që vijnë.”/ KultPlus.com

Hetimet për vrasjen në Kaçanik pa përparim, ekspertët: Të dyshuarit mund të kenë kaluar kufirin

5 April 2025 at 23:44

Vrasja e rreshterit Muhamed Lika të martën në Kaçanik, ende nuk ka autorë të identifikuar. Kryeprokurori i Ferizajt, tha se nuk kanë informacione të reja për rastin të cilat mund të bëhen publike aktualisht. Njohësit e punës së policisë, përmendin një sërë faktorësh që mund të kenë ndikuar në identifikimin e të dyshuarve, por shprehen të bindur se arrestimi i tyre do të ndodhë.

“Mund t’iu them me siguri të plotë se deri më tani ne nuk kemi persona të arrestuar për këtë çështje penale”.

Edhe këtë të shtunë, i kontaktuar nga televizioni Dukagjini, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, tha të njëjtën gjë.

Të dyshuarit për vrasjen e Likës, ende nuk janë identifikuar.

”Krejt çka është, është dhënë në konferencë, akoma s’ka diçka tjetër”, ka thënë Burim Çerkini, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Por, pse Policia e Kosovës nuk ka arritur t’i identifikojë e arrestojë të dyshuarit, njohësit e çështjeve të sigurisë, përmendin një sërë faktorësh.

Por ajo që nuk mungon, është përgatitja dhe paisjet e nevojshme.

”Policia ka edhe trajnime të mjaftueshme, nuk janë të domosdoshme por janë të mjaftueshme, dhe paisjet i ka, por sidomos tek vrasjet e rënda, si kjo e kolegut tonë rreshter, kërkohet një punë më e madhe, hulumtim më i madh dhe marrja e gjurmëve, informatave”, ka thënë Refki Morina, ish-nënkolonel.

Në këtë rast, Morina thotë që të dyshuarit kanë mundur të kalojnë edhe kufirin me Kosovën, për shkak të afërsisë me Maqedoninë, gjë që vështirëson kapjen.

”Persona të tillë, afër kufirit, mund të shfrytëzojnë kufirin në mënyrë ilegale për të kaluar dhe, përmes personave të tjerë, mund të kalojnë në Serbi ose Bosnje, ku Kosova nuk ka marrëdhënie bilaterale për ekstradimin e personave të tillë”, ka thënë Refki Morina, ish-nënkolonel.

Ndërkaq, i sigurt në zbardhjen e rasteve të tilla është eksperti i sigurisë Avni Ismali, por që thotë se të njëjtat mund të marrin kohë.

”Janë disa vrasje që konsiderohen si vrasje të mirë të planifikuara dhe shkon procedura pak më e gjatë. Pas një periudhe, unë nuk kam dëgjuar që të mos jetë zbuluar ndonjë vrasje”, ka thënë Avni Islami, ekspert i sigurisë.

Vrasja e rreshterit Lika në Kaçanik, që ndodhi rreth orës 23 të së martës, shënoi vrasjen e 5-të brenda një periudhe prej 10 ditësh./Dukagjini/

The post Hetimet për vrasjen në Kaçanik pa përparim, ekspertët: Të dyshuarit mund të kenë kaluar kufirin appeared first on Telegrafi.

Përfshihet nga zjarri një restorant në Kaçanik

5 April 2025 at 09:07

Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident zjarri në fshatin Strazhë të Kaçanikut.

Rasti ka ndodhur të premten.

“Fsh. Strazhë, Kaçanik 04.04.2025 – NN.  Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë restoranti i cili ka qenë i mbyllur”, thuhet në raportin policor.

Njësitet relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Në raport tutje thuhet se përveç dëmeve materiale që dyshohet se janë të konsiderueshme nuk ka të lënduar.

Rasti po hetohet. /Telegrafi/

 

The post Përfshihet nga zjarri një restorant në Kaçanik appeared first on Telegrafi.

Sindikata e Policisë reagon pas vrasjes së rreshterit në Kaçanik: Atentat kundër shtetit të Kosovës

2 April 2025 at 09:46

Rreshteri policor Muhamed Lika nga Kaçaniku ka mbetur i vdekur, si pasojë e të shtënave me armë.

Lidhur me këtë rast ka reaguar Sindikata e Policisë së Kosovës.

Sindikata ka thënë se dënon atentatin kriminal që i mori jetën rreshter Muhamed Lika.

“Ky akt i rëndë është një atentat i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë publike, ligjit dhe vetë shtetit të Kosovës. Çdo sulm ndaj një zyrtari policor është sulm ndaj Republikës së Kosovës!”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Sindikata ka theksuar se Policia e Kosovës është shtylla kryesore e rendit dhe sigurisë në vend.

“Prekja e saj është përpjekje për të minuar themelet e shtetit tonë dhe nuk do të tolerohet. Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon nga të gjithë akterët shtetërorë dhe institucionet e drejtësisë veprime të menjëhershme për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve”, thuhet tutje në reagim.

Më tej Sindikata ka shtuar se qëndrojnë të palëkundur në mbështetje të çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe nuk do të lejojnë që këto akte të frikësimit të lëkundin përkushtimin ndaj detyrës dhe Republikës.

“Nder dhe lavdi për sakrificën e Rreshter Muhamed Lika!”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

The post Sindikata e Policisë reagon pas vrasjes së rreshterit në Kaçanik: Atentat kundër shtetit të Kosovës appeared first on Telegrafi.

❌
❌