Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Flet shqiptari pasi vrau gruan në Greqi: Më tha se fëmija i parë nuk është i imi

10 December 2024 at 17:30

Kastriot Cenko, 39-vjeçari që vrau bashkëshorten e tij në Greqi ka dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e arrestit.

Para togave të zeza ai ka dhënë versionin e tij për vrasjen mizore të gruas 32-vjeçare si dhe fshehjen e trupit të saj për ditë të tëra në papafingon e banesës së tyre, në Ampelokipi.

“Do të doja të kthehesha pas në kohë”, tha ai teksa pranonte fajësinë. 39-vjeçari ndonëse tha se i vinte keq për veprimin e tij, në fakt është përpjekur të fajësojë nënën e fëmijëve të tij, duke thënë se ajo po e tradhtonte dhe se pak para se ta vriste, Alba Cenko ka pranuar në një bisedë se kishte një lidhje jashtëmartesore me shokun e tij të fëmijërisë.

Sipas Kastriot Cenkos, bashkëshortja e ndjerë i ka thënë gjithashtu se fëmija i tyre më i madh nuk ishte i tij.

“Rreth orës 01:30 u zgjova dhe konstatova se gruaja ime nuk ishte në shtrat. E kërkova dhe e gjeta në banjë duke folur në në një telefonatë me video. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej, ndërsa në anën tjetër të telefonit dëgjova një zë mashkulli (që në fakt dukej si zëri i shokut tim të fëmijërisë) duke iu përgjigjur pozitivisht fjalëve të saj. I kërkova të vinte në dhomë për të folur. Ajo erdhi dhe në fillim mohoi se po fliste në telefon (duke thënë se po shihte video), por më pas pranoi se po fliste me një burrë, konkretisht shokun tim të fëmijërisë, dhe në të njëjtën kohë më tha se do të merrte fëmijën e madh dhe do të largohej, meqë unë nuk kisha para. Madje më quajti edhe “njeri i vogël” dhe tha se “kam gjithë jetën duke besuar gënjeshtrën e saj”. Duke u përpjekur më kot të ruaj gjakftohtësinë time, e pyeta “pse do ta marrë fëmijën më të madh me vete pasi kemi dy fëmijë”. Më pas ajo m’u përgjigj me ftohtësi absolute, duke më parë në fytyrë se nuk është fëmija im”, ka rrëfyer 39-vjeçari në sallën e gjyqit.

Në vijim ai ka vijuar të pretendojë se e ka kryer krimin nën një gjendje të ngarkuar emocionale dhe nervore.

The post Flet shqiptari pasi vrau gruan në Greqi: Më tha se fëmija i parë nuk është i imi appeared first on Telegrafi.

I mori jetën gruas, burri: Kishte lidhje me shokun tim, më tha që djali s’është i imi

By: redi
10 December 2024 at 17:07

Kastriot Cenko vrau gruan në Greqi, dhe sot doli para gjykatës për t’u njohur me masën e arrestit. Para togave të zeza ai ka dhënë versionin për vrasjen mizore të gruas 32-vjeçare si dhe fshehjen e trupit të saj për ditë të tëra në papafingon e banesës së tyre, në Ampelokipi. 39-vjeçari ndonëse tha se i vinte keq për veprimin e tij, në fakt është përpjekur të fajësojë nënën e fëmijëve të tij…

Source

Vrau bashkëshorten, dëshmia e 39-vjeçarit shqiptar në gjykatë: Ja çfarë i tha një burri në telefon

By: Ela
10 December 2024 at 15:09

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 39-vjeçarit Kastriot Cenko, i cili vra bashkëshorten e tij me çekiç dhe trupin e saj e fshehu për një javë. I pandehuri, gjatë seancës gjyqësore kishte qarë vazhdimisht dhe kishte rrëfyer se krimin e kishte kryer në nerva e sipër, kur kishte dëgjuar bashkëshorten të fliste në telefon me […]

The post Vrau bashkëshorten, dëshmia e 39-vjeçarit shqiptar në gjykatë: Ja çfarë i tha një burri në telefon appeared first on BoldNews.al.

“U çmenda kur e dëgjova në telefon duke thënë se do më linte”- Vrau bashkëshorten, dëshmia e 39-vjeçarit shqiptar në gjykatë: Do të doja të mund ta ktheja kohën pas

10 December 2024 at 14:42
Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 39-vjeçarit Kreshnik Çenko, i cili vra bashkëshorten e tij me çekiç dhe trupin e saj e fshehu për një javë. I pandehuri, gjatë seancës gjyqësore kishte qarë vazhdimisht dhe kishte rrëfyer se krimin e kishte kryer në nerva e sipër, kur kishte dëgjuar bashkëshorten të fliste në telefon me

Misteri rreth vrasjes së Alba Cenkos/ Flasin fqinjët e çiftit: E ëma e Katsriotit shkoi në Greqi, sa vajti ajo…

9 December 2024 at 13:23

Vrasja e 32-vjeçares Alba Cenko ka tronditur mbarë opinionin publik në Shqipëri dhe Greqi. 32-vjeçarja fatkeqe u vra në mënyrë makabre nga bashkëshorti i saj, Kastriot Cenko, në Ampelokipoi në Greqi. Emisioni “Me Zemër të Hapur” shkoi në fshatin ku jetonte çifti në periudhën që ata banonin në Shqipëri. Fqinjët thanë për mikrofonin e News 24 se çifti kishte rreth 8 vite që ishte shpërngulur në Greqi.

Teksa u shprehën të tronditur për vrasjen makabre të Albës, ata thanë se viktima ishte njeri i mirë dhe i komunikueshëm. Ata thanë se e ëma e autorit, kishte rreth një javë që kishte shkuar në Greqi për të vizituar Kastriotin dhe dy djemtë e tjerë që jetojnë gjithashtu në Greqi.

Dëshmitë e fqinjëve

–Xhelozia në atë rrugë të çon. Ne për sa i njohim i njohim shumë të rregullt si njerëz. Kishin 8 vite që ishin larguar në Greqi. Këtu punonin në bujqësi. Alba ishte nga Lushnja. Të tërë u shokuam. Ajo si njeri ishte shumë e rregullt e komunikueshme me tërë njerëzit. Për herë të fundit ishin këtu para 1 apo dy muajsh. Në dijeninë tonë kanë pasur marrëdhënie të mirë bashkëshortore. Ishte gjithçka e paimagjinueshme. Vrasje familjare. Ka qenë e paramendueshme. Ai do ta ketë menduar më përpara këtë. Më mirë ndaje se sa të vrasësh.

–Janë shumë njerëz të mirë, por si e bëri ai djali nuk ka bërë mirë. Nuk e donte, ta linte, jo ta vriste. Ishte vajzë e shkëlqyer. Para ca ditësh gruaja ime takoi të ëmën e atij, do ikim do bëjë vitin e ri nga fëmijët. Ky ishte i vogli, më duket se ky i kishte në ngarkim prindërit. Kanë qenë njerëz të shkëlqyer, të mirë, të butë. Më vjen shumë keq. Jemi shumë të mërzitur.

-Kanë gisht të tërë ata, si vëllezërit, si e ëma. Sa vajti ajo atje…qysh ee…po që e kanë në rreth brenda, dy çunat që janë atje, ajo që është atje…

–Nga televizori morëm vesh lajmin. Më vjen shumë keq. Nuk e di se si ndodhi. Mirë kanë qenë nuk kanë pasur konflikte. Po bëhet një javë që shkoi në Greqi e ëma e Kastriotit, do ta merrnin çunat andej. Ikte ajo ço vit, ikte të çunat.

Si ndodhi ngjarja?

Kastriot Cenko fillimisht e goditi gruan e tij, Alba Cenko me çekiç në kokë, e vendosi karikuesin e telefonit në qafë dhe më pas e mbyti. Trupin e pajetë të 32-vjeçares e vendosi në dollapin e dhomës së gjumit dhe më pas në papafingo, ku edhe u gjet 7 ditë pas krimit më, 5 Dhjetor. Teksa planifikoi se si do të justifikonte zhdukjen e saj, Kastriot Cenko përdori celularin e viktimës për të mashtruar djemtë e tyre të mitur dhe familjarët e Albës.

39-vjeçari u dërgoi mesazh dy fëmijëve të mitur me numrin e nënës së tyre ku i shkruante: “Mami u largua për të fituar para, kam ikur larg”. Tronditëse janë faktet që dalin nga krimi makabër në familjen shqiptare. Prej kohësh autori ishte i bindur se gruaja e tradhtonte me një shok. Ditën e krimit, 39-vjeçari deklaroi se kishte dëgjuar gruan e tij duke folur në telefon. Ai tha se mendoi që Alba Cenko po fliste me të dashurin e saj dhe vendosi t’i merrte jetën.

Kastriot Cenko e vrau pa u vënë re aspak fëmijët që po flinin në dhomën tjetër dhe të nesërmen e çoi trupin e saj në papafingo. Madje, duke u shtirur si viktima, u dërgoi mesazhe djemve të tij duke përmendur në tekst fjalën “baba” të paktën 6 herë, si edhe duke theksuar rëndësinë e rolit të tij.

Dëshmia e Kastriot Cenkos

Në deklaratën e tij në polici, 39-vjeçari raportohet se ka thënë se konfliti me të shoqen ka nisur në mesnatë, ku ka dëgjuar se ajo po fliste në telefon me një burrë. Sipas tij, gruaja është shprehur se do të merrte djalin e madh dhe do të largohej nga banesa.

“Ndërsa fëmijët flinin diku rreth orës 01:30, u zgjova dhe pashë që ajo nuk ishte në krevat. Ajo ishte në banjë duke folur në telefon. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej, ndërsa zëri i një burri tingëllonte në anën tjetër të telefonit. I thashë të vinte në dhomë për të folur. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se nuk ishte askush dhe se po shikonte video. Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të merrte fëmijën e madh dhe do të largohej”, ka thënë ai në polici.

Shqiptari Kastriot Cenko ka dëshmuar se atë natë gruaja i ka thënë se djali i madh nuk ishte fëmija i tij, dhe në atë moment ka marrë çekiçin dhe e ka goditur.

“Më tha që nuk kam para dhe nuk do të rrinte me mua. E pyeta “pse po na merr djalin e madh?” dhe më tha që këtë fëmijë nuk e bëri me mua dhe vetëm djalin e vogël bëmë bashkë, u hutova plotësisht dhe hapa çantën që marr në punë, të cilën e kisha pranë shtratit tonë, mora çekiçin dhe e godita”, a dëshmuar ai para oficerëve sipas mediave greke.

The post Misteri rreth vrasjes së Alba Cenkos/ Flasin fqinjët e çiftit: E ëma e Katsriotit shkoi në Greqi, sa vajti ajo… appeared first on Sot News | Lajme.

Vrau bashkëshorten, 39-vjeçari: M’u errën sytë kur më tha do iki me djalin

By: user 6
8 December 2024 at 22:33

Shqiptari 39-vjeçar Kastriot Cenko është rrëfyer para hetuesve për vrasjen e gruas së tij, Albës, nënë e dy fëmijëve. Ai ka kërkuar falje për krimin duke deklaruar se iu errën sytë kur gruaja i tha se do e linte. “Protothema” shkruan se 39-vjeçari ndodhet në gjendje shumë të keqe psikologjike, qan gjithë ditën dhe kërkon të dijë se çfarë po bëjnë dhe ku janë fëmijët e tij.

Të martën ai pritet të dalë para hetuesve ku pritet të argumentojë se ishte një krim pasioni, se adhuronte gruan e tij dhe se u hutua kur ajo i tha se do ta linte, duke marrë një nga dy djemtë e tyre me vete. Ai ka deklaruar se është i shkatërruar dhe dëshiron të mund ta kthejë kohën pas.

Dy fëmijët e çiftit, babai i të cilëve u përpoq t’i mashtronte duke u thënë se nëna e tyre kishte fluturuar jashtë vendit, po qëndrojnë në shtëpinë e një të afërmi. Me ndihmën e ekspertëve, të afërm të babait të tyre, u kanë treguar të gjithë të vërtetën.

Për një javë 39-vjeçari luajti “teatër” si përballë të afërmve të gruas së tij, por edhe fëmijëve të tij, duke fshehur trupin e pajetë të 32-vjeçares në banesën përdhese. Ai u thoshte se gruaja ishte larguar e vetme nga shtëpia teksa miqtë e saj e kërkonin pa asnjë gjurmë.
Një mikeshë e ngushtë e viktimës përshkroi për Protothema agoninë që ajo kaloi duke telefonuar vazhdimisht 32-vjeçaren dhe duke i dërguar mesazhe në celular pa marrë përgjigje…

“E kërkoja gjithë këto ditë celularin e saj, por nuk e gjeta e gjeta. I shkrova sms, i telefonova por asgjë. Isha i shqetësuar sepse flisnim pothuajse çdo ditë. E kuptova që diçka nuk shkonte dhe më pas mora vesh se çfarë kishte ndodhur”, – tha shoqja e 32-vjeçares me të cilën kishin diskutuar për çështjet e saj personale, pa i thënë asnjëherë se kishte probleme në martesë.

“E di që ishin të dashuruar, nuk më kishte thënë kurrë se janë në proces ndarjeje. Nuk e dija nëse burri i saj ishte xheloz, por e dija që ishte një person i qetë dhe i qetë. Një burrë normal. Kur mbyllet një derë, natyrisht, askush nuk e di se çfarë ndodh”, – tha ajo. ©LAPSI.al

The post Vrau bashkëshorten, 39-vjeçari: M’u errën sytë kur më tha do iki me djalin appeared first on Lapsi.al.

Vrau bashkëshorten në Greqi dhe fshehu trupin e saj për 1 javë, Kastriot Cenko shfaqet i pikëlluarr për krimin makabër

8 December 2024 at 20:36

Kastriot Cenko, 39-vjeçari që vrau bashkëshorten e tij në Ameplokipoi në Greqi do të dalë para Gjykatës ditën e martë (10 dhjetor) për t’u njohur me masën e arrestit.

Mediat greke bëjnë me dije se vrasësi i 32-vjeçares fatkeqe është shfaqur i penduar ditët e fundit, teksa ka thënë se në momentin fatal iu errësuan sytë, pasi sipas tij e shoqja i kishte thënë se do largohej nga shtëpia me njërin nga dy djemtë e tyre.

“M’u errësuan sytë sepse ajo tha se do më lindte, duke marrë me vete një nga dy djemtë tanë. Jam i shkatërruar, do doja ta ktheja kohën pas!”, citohet të ketë thënë shqiptari para togave të zeza.

Si ndodhi ngjarja?

Kastriot Cenko fillimisht e goditi gruan e tij, Alba Cenko me çekiç në kokë, e vendosi karikuesin e telefonit në qafë dhe më pas e mbyti. Trupin e pajetë të 32-vjeçares e vendosi në dollapin e dhomës së gjumit dhe më pas në papafingo, ku edhe u gjet 7 ditë pas krimit më, 5 Dhjetor.

Teksa planifikoi se si do të justifikonte zhdukjen e saj, Kastriot Cenko përdori celularin e viktimës për të mashtruar djemtë e tyre të mitur dhe familjarët e Albës.

39-vjeçari u dërgoi mesazh dy fëmijëve të mitur me numrin e nënës së tyre ku i shkruante: “Mami u largua për të fituar para, kam ikur larg”.

Tronditëse janë faktet që dalin nga krimi makabër në familjen shqiptare. Prej kohësh autori ishte i bindur se gruaja e tradhtonte me një shok. Ditën e krimit, 39-vjeçari deklaroi se kishte dëgjuar gruan e tij duke folur në telefon. Ai tha se mendoi që Alba Cenko po fliste me të dashurin e saj dhe vendosi t’i merrte jetën.

Kastriot Cenko e vrau pa u vënë re aspak fëmijët që po flinin në dhomën tjetër dhe të nesërmen e çoi trupin e saj në papafingo. Madje, duke u shtirur si viktima, u dërgoi mesazhe djemve të tij duke përmendur në tekst fjalën “baba” të paktën 6 herë, si edhe duke theksuar rëndësinë e rolit të tij.

Dëshmia e Kastriot Cenkos

Në deklaratën e tij në polici, 39-vjeçari raportohet se ka thënë se konfliti me të shoqen ka nisur në mesnatë, ku ka dëgjuar se ajo po fliste në telefon me një burrë. Sipas tij, gruaja është shprehur se do të merrte djalin e madh dhe do të largohej nga banesa.

“Ndërsa fëmijët flinin diku rreth orës 01:30, u zgjova dhe pashë që ajo nuk ishte në krevat. Ajo ishte në banjë duke folur në telefon. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej, ndërsa zëri i një burri tingëllonte në anën tjetër të telefonit. I thashë të vinte në dhomë për të folur. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se nuk ishte askush dhe se po shikonte video. Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të merrte fëmijën e madh dhe do të largohej”, ka thënë ai në polici.

Shqiptari Kastriot Cenko ka dëshmuar se atë natë gruaja i ka thënë se djali i madh nuk ishte fëmija i tij, dhe në atë moment ka marrë çekiçin dhe e ka goditur.

“Më tha që nuk kam para dhe nuk do të rrinte me mua. E pyeta “pse po na merr djalin e madh?” dhe më tha që këtë fëmijë nuk e bëri me mua dhe vetëm djalin e vogël bëmë bashkë, u hutova plotësisht dhe hapa çantën që marr në punë, të cilën e kisha pranë shtratit tonë, mora çekiçin dhe e godita”, a dëshmuar ai para oficerëve sipas mediave greke.

The post Vrau bashkëshorten në Greqi dhe fshehu trupin e saj për 1 javë, Kastriot Cenko shfaqet i pikëlluarr për krimin makabër appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e shqiptares nga bashkëshorti, flet mikesha e gruas: E dija se diçka nuk shkonte

By: Ardit
7 December 2024 at 22:39

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 23-vjeçares shqiptare, Alba Cenkos, e cila u masakrua me çekiç nga bashkëshorti i saj, Kastriot Cenko, në banesën e tyre në Greqi. Media greke Protothema, shkruan se mikesha e Albës tregon se ato kishin një raport të afërt me njëra-tjetrën dhe flisnin çdo ditë, por ditë e […]

The post Vrasja e shqiptares nga bashkëshorti, flet mikesha e gruas: E dija se diçka nuk shkonte appeared first on BoldNews.al.

“E dija se diçka nuk shkonte”- Vrasja e Alba Cenkos nga bashkëshorti, mikesha e 32-vjeçares: Nuk më kishte thënë gjë për ndarjen! Se dija që ai ishte xheloz

7 December 2024 at 22:18
Mikesha e 32-vjeçares shqiptare, Alba Cenokos, e cila u masakrua me çekiç nga bashkëshorti i saj, Kastriot Cenko, në banesën e tyre në Greqi dhe u mbajt e fshur nën papafungu për rreth një javë, ka folur për mediat greke për ngjarjen e rëndë. Siç raporton Protothema, mikesha e Albës tregon se ato kishin një

“Dëgjoni babin, do kthehem t’ju marr me vete…”/ Zbardhen mesazhet që Kastriot Cenko iu shkroi fëmijëve dhe të afërmve

7 December 2024 at 11:55

Zbardhen mesazhet që 39 vjeçari shqiptar Kastriot Cenko iu dërgonte fëmijëve dhe të afërmve në emër të gruas Alba Cenko pas vrasjes së saj. Cenko e goditi gruan me një çekiç në kokë, e mbyti me një karikues telefoni, e futi në dollapin e dhomës së gjumit dhe më pas e çoi në papafingo. Të nesërmen, ai filloi të aktrojë duke u dërguar mesazhe fëmijëve dhe të afërmve, sikur po i shkruante 35 vjeçarja.

Mesazhet që iu ka dërguar fëmijëve:

“(…), mami u largua, mora disa rroba, një valixhe, unë jam tashmë në Patra dhe nuk do të kthehem më në shtëpi. Prandaj, kujdesu për vëllain tënd dhe dëgjo babin. Kur të mbledh para dhe të përgatis letrat, do të kthehem për t’ju marrë me vete”

“Tani për tani do iki larg dhe u ndava me babin, ndaj dëgjojeni që të mos zemërohet dhe kujdesuni. Në rregull fëmijë. Unë do t’ju telefonoj kur të mundem. Ok, mos u shqetësoni, do të jem mirë dhe do t’ju marr kur të mundem. Ok.”

“Ju përqafoj të dy. Dhe dëgjoni babin. Në rregull fëmijë. Kur të mbaroj letrat dhe të mbledh paratë, do të vij të të marr ty, por deri atëherë tregohu i mençur të dëgjosh babin dhe të kujdeseni për njëri-tjetrin.”

“Unë do të të marr, mos u shqetëso. Do të jem mirë mirupafshim. Edhe një gjë beb, babi nuk e di që jam larguar, kur të lexojë mesazhin, thuaj që do ta marr në telefon që të mos më marrë. Mirë puthje fëmijë.”

Mesazhet për të afërmit

Në të njëjtën kohë, 39-vjeçari ka tentuar të çorientojë të afërmit e viktimës, duke iu dërguar mesazhe nga celulari motrës së saj për ta qetësuar. Ai i shkruan kunatës se është mirë dhe se është larguar me një shoqe për në Itali, duke i kërkuar që të mos flasë me autoritetet, sepse ajo (gruaja e tij) do të humbiste punën.

“Të thashë se do të të marr kur të kem kohë. Unë jam mirë. Mos u shqetëso”, i shkruan ai gruas, e cila e shqetësuar për fatin e motrës, merrte video telefonata vetëm për ta parë dhe i kërkonte asaj t’i dërgonte një mesazh për t’u siguruar që ishte mirë.

“Motër, të thashë se jam mirë. Mos u shqetëso dhe thuaj mamit që jam mirë, të thashë që do të të marr sapo të shkoj në një vend ku do të jem mirë”, ka shkruar vrasësi.

Në një mesazh tjetër ai i shkruan kunatës së tij: “Motër, të thashë se jam mirë. Mos e denonconi në polici se do me krijoni probleme në punë. Kur të kem kohë, do t’ju marr. Jam mirë”.

Motra e viktimës shpreh shqetësimin e saj: “Motra ime e mirë, më dërgo një mesazh audio që të të dëgjoj. E kuptoni se jemi të shqetësuar”, thuhet në të.

“Do të të marr pak më vonë, nuk jam vetëm tani”, i përgjigjej vrasësi duke u shtirur si gruaja e tij. “Pse, motra ime, je e varur nga dikush tjetër?” “Jam me një shokun tim. Unë jam mirë, do të flasim më vonë. Thuaji edhe mamit që të mos shqetësohet”, ishte përgjigja që ajo mori.

The post “Dëgjoni babin, do kthehem t’ju marr me vete…”/ Zbardhen mesazhet që Kastriot Cenko iu shkroi fëmijëve dhe të afërmve appeared first on Sot News | Lajme.

“Më tha ‘djalin e madh nuk e kemi bërë bashkë’”- Vrau gruan me çekiç, zbardhet dëshmia e Kastriot Cenkos në polici: U hutova, mora çantën e punës dhe… Ja si nisi konflikti

6 December 2024 at 22:43
Është zbardhur dëshmia e shqiptarit Kastriot Cenko, i cili vrau me çekiç nënën e dy djemve të tij, Alba Cenkon në Greqi, dhe e mbajti të fshehur për një javë trupin e saj të pajetë në papafingon e shtëpisë së tyre, të mbështjellë me çarçaf. Në deklaratën e tij në polici, 39-vjeçari raportohet se ka

Dëshmia tronditëse e 39-vjeçarit: E vrava gruan se më tha që djalin nuk e ka me mua

By: user 6
6 December 2024 at 23:43

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë tronditëse të shqiptarit Kastriot Cenko, i cili vrau me çekiç nënën e dy djemve të tij, Alba Cenkon në Greqi, dhe e mbajti të fshehur për një javë trupin e saj të pajetë në papafingon e shtëpisë së tyre, të mbështjellë me çarçaf.

Në deklaratën e tij në polici, 39-vjeçari raportohet se ka thënë se konfliti me të shoqen ka nisur në mesnatë, ku ka dëgjuar se ajo po fliste në banjë në telefon me një burrë. Sipas tij, gruaja është shprehur se do të merrte djalin e madh dhe do të largohej nga banesa.

“Ndërsa fëmijët flinin diku rreth orës 01:30, u zgjova dhe pashë që ajo nuk ishte në krevat. Ajo ishte në banjë duke folur në telefon. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej, ndërsa zëri i një burri tingëllonte në anën tjetër të telefonit.

I thashë të vinte në dhomë për të folur. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se nuk ishte askush dhe se po shikonte video. Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të merrte fëmijën e madh dhe do të largohej”, – është justifikuar ai në polici.

LEXO EDHE: Dalin SMS-të/ 39-vjeçari përdori telefonin e gruas së vrarë për të fshehur gjurmët

Shqiptari ka dëshmuar se atë natë gruaja i ka thënë se djali i madh nuk ishte fëmija i tij, dhe në atë moment ka marrë çekiçin dhe e ka goditur.

“Më tha që nuk kam para dhe nuk do të rrinte me mua. E pyeta “pse po na merr djalin e madh?” dhe më tha që këtë fëmijë nuk e bëri me mua dhe vetëm djalin e vogël bëmë bashkë, u hutova plotësisht dhe hapa çantën që marr në punë, të cilën e kisha pranë shtratit tonë, mora çekiçin dhe e goditanë kokë.

LEXO EDHE: “Unë po iki”/ Dalin SMS që 39-vjeçari u dërgoi fëmijëve nga telefoni i gruas së vrarë

E godita një herë në pjesën e sipërme të kokës dhe menjëherë ra në krevat. Nuk bëri fare zhurmë. Nuk e dija nëse kishte vdekur por prapëseprapë mora një kabllo karikuesi që e gjeta para meje, ja kalova rreth qafës dhe e shtrëngova për ta mbytur. Ngaqë nxirrte gjak nga koka e saj, i vura një qeskë në kokë dhe e mbështolla”, tha 38-vjeçari në dëshminë e ngjarjes së rëndë.

Cenko tha më tej para policisë se ditën pasardhëse kishte çuar fëmijët në banesën e të vëllait, në mënyrë që të kishte kohë për të fshehur trupin e bashkëshortes së pajetë.

“Të shtunën i çova fëmijët në shtëpinë e vëllait tim, për të pasur kohë dhe për të qenë vetëm në shtëpi Më pas mora trupin e mbështjellë të Albës, vendosa edhe dy qeska të tjera njëra mbi tjetrën me nastro, vendosa mbështjellëse me flluska dhe me një shkallë e ngjita në papafingo. Ishte shumë e rëndë dhe e kisha të vështirë ta ngrija vetë”– ka dëshmuar ai para oficerëve sipas mediave greke. ©LAPSI.al

The post Dëshmia tronditëse e 39-vjeçarit: E vrava gruan se më tha që djalin nuk e ka me mua appeared first on Lapsi.al.

Dalin SMS-të/ 39-vjeçari përdori telefonin e gruas së vrarë për të fshehur gjurmët

By: user 6
6 December 2024 at 23:13

39-vjeçari Kastriot Cenko që vrau me çekiç gruan e tij dhe më pas e fshehu trupin për një javë në papafingo tentoi të mbulonte krimin dhe të zhdukte gjurmët. Ai ka tentuar madje edhe të çorientojë të afërmit e viktimës, duke u dërguar mesazhe nga celulari viktimës. Duke u paraqitur si viktima, ai i shkruan kunatës se është mirë dhe se është larguar me një shoqe për në Itali, duke i kërkuar që të mos flasë me autoritetet, sepse ajo (gruaja e tij) do të humbiste punën.

“Të thashë se do të të marr kur të kem kohë. Unë jam mirë. Mos u shqetëso”, – i shkruan ai gruas, e cila e shqetësuar për fatin e motrës, kërkonte të bënin video-telefonata vetëm për ta parë dhe i kërkonte asaj t’i dërgonte një mesazh audio për t’u siguruar që ishte mirë.

“Motër, të thashë se jam mirë. Mos u shqetëso dhe thuaji mamit që jam mirë, të thashë që do të të marr sapo të shkoj në një vend ku do të jem mirë”, – ka shkruar vrasësi nga telefoni i bashkëshortes.

Në një mesazh tjetër ai i shkruan kunatës: “Motër, të thashë se jam mirë. Mos e denonconi ne polici se do me krijoni probleme ne pune. Kur të kem kohë, do t’ju marr. Jam mirë”.

Motra e viktimës shprehte shqetësimin e tij. “Motra ime e mirë, më dërgo një mesazh audio që të të dëgjoj. E kupton se jemi të shqetësuar”, thuhet në të. “Do të të marr pak më vonë, nuk jam vetëm tani”, i përgjigjej vrasësi duke u shtirur si gruaja e tij.

“Pse, motra ime, je e varur nga dikush tjetër?” “Jam me një shokun tim. Unë jam mirë, do të flasim më vonë. Thuaji edhe mamit që të mos shqetësohet”, ishte përgjigja që ajo mori.

Dialogët vazhdojnë. Motra e viktimës po tentonte ta kontaktonte me video-telefonata dhe e pyeste se çfarë po ndodhte, pasi qëndrimi i saj ishte shqetësues. “Motër, nëse je vetëm, cili është problemi? Nëse dikush po të dëgjon, thuaj diçka, sepse në të kundërt, ti duket se ke frikë”, i shkruan ajo. Në një mesazh tjetër ajo e pyet sërish se ku është, pasi donte të dëgjonte zërin e saj.

“Ku jeni? Duam të dëgjojmë zërin tënd”, i ka shkruar ai, ndërsa autori i ka kthyer gjoja viktimë: “Të thashë që do të të marr kur të kem kohë. Unë jam mirë. Mos u shqetëso.”

LEXO EDHE: “Unë po iki”/ Dalin SMS që 39-vjeçari u dërgoi fëmijëve nga telefoni i gruas së vrarë

Motra e gruas vazhdon të kërkojë përgjigje për vendndodhjen e saj. “Tani jam në Patra. Më pas do të nisem për në Itali me një mikun tim. Kur të arrijmë atje, do t’ju marr. Unë jam mirë, mos u shqetëso. Mos i thuaj asgjë … se po iki për në Itali. Unë nuk kam thënë asgjë për këtë udhëtim”, ishte përgjigja që mori nga 39-vjeçari.

“Jemi shumë të shqetësuar. Nuk e di pse e bëre këtë. Po pres të flasim”, ka vijuar motra e viktimës, duke përcjellë mesa duket pjesën tjetër të shqetësimit të familjes teksa ka vazhduar. “Nëse nuk telefonon deri nesër në mëngjes, ne do të bëjmë një denoncim për person të zhdukur në polici.”

Prokuroria greke ka ngritur procedim penal ndaj 39-vjeçarit për vrasje në gjendje të qetë shpirtërore, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës. Atij iu dha afat për të kërkuar falje deri të martën e ardhshme. ©LAPSI.al

The post Dalin SMS-të/ 39-vjeçari përdori telefonin e gruas së vrarë për të fshehur gjurmët appeared first on Lapsi.al.

Dëshmia tronditëse/ “Gruaja më tha se djalin e madh nuk e ka me mua”, çfarë rrëfeu para policisë Kastrioti: E godita..

6 December 2024 at 21:52

Pasi është shoqëruar në stacionin e policisë ku u mor në pyetje, Kastriot Cenko pranoi veprimet e tij para autoriteteve greke dhe dha dëshminë mbi ngjarjen tronditëse.

“Ndërsa fëmijët flinin diku rreth orës 01:30 u zgjova dhe e pashë që mungonte Alba në krahun tim. Ajo ishte në banjë duke folur në telefon. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej ndërsa në linjë tjetër dëgjohej një zë mashkulli. I thashë të vinte në dhomë të flisnim. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se nuk ishte askush dhe se po shikonte video”, u shpreh ai.

“Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të merri fëmijën e madh dhe do iki. Më tha që nuk kam para dhe nuk do rrijë me mua. E pyeta pse merrte djalin tonë të madh dhe më tha se këtë fëmijë nuk e ka bërë me mua dhe vetëm djalin e vogël kemi bërë bashkë. Në atë moment u hutova plotësisht dhe e hapa çantën që marr në kantier, që e kisha pranë shtratit tonë, mora çekiçin dhe e godita në kokë. E godita një herë në pjesën e sipërme të kokës dhe menjëherë ra në krevat. Nuk bëri fare zhurmë. Nuk e dija nëse kishte vdekur por prapëseprapë mora një kabllo karikuesi që e gjeta para meje, ja kalova rreth qafës dhe e shtrëngova për ta mbytur. Ngaqë nxirrte gjak nga koka e saj, i vura një qeskë në kokë dhe e mbështolla”, tha 38-vjeçari në dëshminë e ngjarjes së rëndë.

Cenko tha më tej para policisë se ditën pasardhëse kishte çuar fëmijët në banesën e të vëllait, në mënyrë që të kishte kohë për të fshehur trupin e bashkëshortes së pajetë.

“Të shtunën i çova fëmijët në shtëpinë e vëllait tim, për të pasur kohë dhe për të qenë vetëm në shtëpi Më pas mora trupin e mbështjellë të Albës, vendosa edhe dy qeska të tjera njëra mbi tjetrën me nastro, vendosa mbështjellëse me flluska dhe me një shkallë e ngjita në papafingo. Ishte shumë e rëndë dhe e kisha të vështirë ta ngrija vetë”, tha ai.

The post Dëshmia tronditëse/ “Gruaja më tha se djalin e madh nuk e ka me mua”, çfarë rrëfeu para policisë Kastrioti: E godita.. appeared first on Sot News | Lajme.

“Më tha nuk është djali yt”, dëshmia tronditëse e shqiptarit në Greqi që vrau gruan: E mbyta me kabllon e karikuesit

6 December 2024 at 22:29

Detaje të tjera tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja në Athinë, ku Alba Cenko u gjet e pajetë në papafingon e shtëpisë pasi u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj, 39-vjeçari Kastriot Cenko.

Ky i fundit, vrau gruan e tij dhe e fshehu trupin në papafingo për një javë të tërë. 39-vjeçari pasi ka debatuar me viktimën e ka goditur me çekiç dhe më pas e ka mbytur me kabllon e karikuesit celular.

Më pas, autori e ka mbështjellë trupin me çarçafë dhe e ka vendosur në dollapin e tyre të dhomës së gjumit. Të nesërmen, e ka lëvizur trupin pasi e ka mbështjellë me qese plastike dhe e ka fshehur në papafingo.

Mësohet se në rrëfimin e tij, 39-vjeçari pretendon se e ka dëgjuar bashkëshorten e tij duke folur në telefon me një mashkull, të cilit i ka thënë do të largohej me djalin e tyre të rritur.

Sipas asaj që shkruan media greke “Zougla.gr”, Kastriot Cenko ka pretenduar se e ka kryer krimin pasi gruaja e tij i ka thënë se do të largohej me djalin e madh, për të cilin i ka thënë se nuk është fëmija e tij.

Dëshmia e 39-vjeçarit, Cenko: Teksa fëmijët flinin, diku rreth orës 01:30 u zgjova dhe pashë që gruaja nuk ishte afër meje. Ajo ishte në banjë duke folur në telefon. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej dhe një zë mashkulli u dëgjua në anën tjetër të linjës. I thashë të vinte në dhomë për të folur. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se ishte askush dhe se po shikonte video. Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të marrë fëmijën e madh dhe do të largohet. Më tha që nuk kam para.

E pyeta se pse do të marrë djalin tonë të madh dhe më tha që “nuk është fëmija yt” dhe shtoi se vetëm djalin e vogël e kishim bashkë. Në atë moment u hutova plotësisht dhe mora çekiçin dhe e godita në kokë. E godita një herë në majë të kokës dhe ajo ra menjëherë në shtrat. Nuk bëri fare zhurmë. Nuk e dija nëse kishte vdekur, por megjithatë mora një kabllo karikuesi që gjeta përpara, ia vura në qafë dhe e shtrëngova për ta mbytur. Për shkak se i rridhte gjak nga koka, i vura një çantë në kokë dhe e mbështolla”, citohet të ketë thënë 39-vjeçari.

Fëmijët e çiftit 9 dhe 12 vjeç ndodheshin në banesë teksa ndodhi krimi, por po flinin./Tv Klan

The post “Më tha nuk është djali yt”, dëshmia tronditëse e shqiptarit në Greqi që vrau gruan: E mbyta me kabllon e karikuesit appeared first on Telegrafi.

Dalin pamjet nga shtëpia ku u masa*rua Alba Cenko! 32-vjeçarja u vra me çekiç nga bashkëshorti, Kastriot Cenko fshehu trupin e të ndjerës për 1 javë, si i mashtroi familjarët përmes telefonit të viktimës

6 December 2024 at 19:46
Mediat greke kanë publikuar pamjet nga banesa ku ndodhi masakra ndaj Alba Cenkos, 32-vjeçarja që u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko. Ngjarja tragjike ndodhi në Ampelokipous, Greqi, ku vrasësi 39-vjeçar vrau të shoqen me çekiç dhe më pas fshehu trupin e të ndjerës në papafingon  e banesës së tyre. Përgjatë javës

“Unë ika, dëgjojeni babin”/ Zbardhen SMS-të që Kastriot Cenko u dërgonte fëmijëve të tij nga telefoni i gruas që vrau

By: Ela
6 December 2024 at 20:01

Detaje të tjera tronditëse po zbulohen rreth ngjarjes tragjike në Greqi, ku shqiptari Kastriot Cenko, vrau gruan e tij, Alba Cenkon dhe e mbajti të fshehur për një javë trupin e pajetë në papafingo në banesës së tyre. Pas mesazheve që Cenko i ka dërguar motrës së viktimës, janë zbardhur edhe mesazhet që ai u […]

The post “Unë ika, dëgjojeni babin”/ Zbardhen SMS-të që Kastriot Cenko u dërgonte fëmijëve të tij nga telefoni i gruas që vrau appeared first on BoldNews.al.

Vrau gruan dhe e fshehu, shqiptari u shkruante fëmijëve sikur të ishte nëna e tyre

6 December 2024 at 19:31

Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar rreth ngjarje tragjike në Greqi, ku shqiptari Kastriot Cenko, vrau gruan e tij, Alba Cenkon dhe e mbajti të fshehur për një javë në papafingon e banesës së tyre.

39-vjeçari i dërgonte mesazhe motrës së viktimës dhe fëmijëve të tij nga telefoni i bashkëshortes së vrarë, duke pretenduar se është Alba.

Në mesazhet e zbuluara nga Protothema, 39-vjeçari u ka shkruar fëmijëve të tij, si të ishte nëna e tyre, dhe u ka thënë që po largohet nga ata dhe se është ndarë me të shoqin.

“Fëmijë, mami iku, jam në Patra dhe nuk do të kthehem më në shtëpi. Prandaj, ke kujdes për vëllain tënd dhe dëgjo babin. Kur mami të mbledhë para dhe të përgatisë letrat, do të kthehem të të marr me vete. Për momentin po shkoj larg, dhe me babanë jam ndarë, ndaj dëgjojeni të mos zemërohet dhe kujdesuni. Unë do telefonoj kur të mundem sepse nuk mundem dhe nuk kam ofertë. Ok, mos u shqetësoni, do të jem mirë dhe do të të marr kur të mundem ty dhe vëllanë tënd”, ka shkruar Kastriot Cenko nga celulari i gruas së tij.

Në mesazhe ai këshillon fëmijët vazhdimisht të jenë të kujdesshëm dhe të dëgjojnë të atin.

“Të thashë kur te mbledh leke për të rregulluar letrat do vij të marr ty dhe vëllain tënd. Mos u shqetësoni për këtë. Të dua shumë dhe do të të marr kur të mundesh, mirë fëmijë, lëre babin të thotë çfarë të dojë”, ka shkruar ai.

Ndërsa motrës së viktimës ai i shkruan:

“Jam me bashkëjetuesin që ika, mos denonco në polici se më pirshën punë”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrau gruan dhe e fshehu, shqiptari u shkruante fëmijëve sikur të ishte nëna e tyre appeared first on Euronews Albania.

Vrau gruan në Athinë, flasin fqinjët e burrit në Fier: Ishin të qetë dhe punëtorë

By: user 5
6 December 2024 at 20:22

Ngjarja e rëndë në Athinë ku Alba Cenko është gjetur e pajetë në papafingon e shtëpisë, pasi është vrarë me çekiç nga bashkëshorti i saj 39-vjeçar, Kastriot Cenko, ka shokuar gjithë banorët e Shën Pjetrës në Fier.

Në këtë fshat fqinjët tregojnë se ka qenë familje e qetë dhe nuk kanë pasur probleme.

“Ne përsa i njohim, i njohim shumë të rregullt si njerëz. Të komunikueshëm, fol e qesh si të rinj që ishin”, thotë një fqinj

“Mirë kanë qenë, nuk kanë pasur konflikte. Nuk e dimë, u habitëm. Na vjen keq shumë”, shprehet një tjetër.

Ndërkohë një prej fqinjëve, nusja e djalit të së cilës është motra e gruas që u vra, tregon mes lotësh se prej ditësh nusja e saj nuk po mund të lidhej me të motrën.

Në emër të Albës, i kthente përgjigje Kastrioti që hiqej sikur ishte djali, ndërsa vetë autori në rastet kur u përgjigjej telefonatave, thoshte se ajo është larguar nga banesa:

“Ka katër ditë, ka ikur dhe nuk bëhet e gjallë. Po mir thashë unë mesazhe shkruan, gjoja se i kishte shkruar çunit ajo vetë që mami po iki, por ju rini babait pranë se un do vij dhe ju marr së shpejti. Gjoja se i shkruante ajo.

Nusja e pa dhe i tha, jo nuk është shkrimi i motrës time ky. Diçka fshihet pas telefonit tha se telefonin e kishte ai. Pastaj i shkruante më merr motrën, mos e hap kamerën vetëm fol me zë të të dëgjoj zërin. Nuk kam kohë i thoshte gjoja, jam në punë.”

Çifti kishte dy fëmijë, 9 dhe 12 vjeç të cilët ndodheshin në banesë teksa ndodhi krimi, por po flinin. Ndërkohë në familjen e së ndjerës në Çermë-Proshkë të Lushnjes, familja ka hapur dyert e mortit.

The post Vrau gruan në Athinë, flasin fqinjët e burrit në Fier: Ishin të qetë dhe punëtorë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌