Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Po të mos futesha në Big Brother, nuk do të njihesha me Luizin dhe nuk do të kisha Lunën” – rrëfimi prekës i Kiara Titos

By: D Marku
2 July 2025 at 16:55

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, ka ndarë një rrëfim të ndjerë mbi periudhën e vështirë që ka kaluar përpara se të bëhej pjesë e formatit Big Brother VIP Albania, i cili, sipas saj, i ndryshoi jetën rrënjësisht.

Në emisionin “Goca dhe Gra”, Kiara foli me ndjeshmëri për momentet e pasigurta dhe të errëta që kishte përjetuar para se të merrte vendimin për të hyrë në reality shoun që më pas i solli jo vetëm një transformim personal dhe profesional, por edhe dashurinë dhe familjen që gëzon sot.

“Unë kam pasur momente që jeta më ka shtyrë në një drejtim që nuk e kisha menduar. Me zgjedhjet që unë kam bërë, kam krijuar një realitet krejt ndryshe”, tha ajo.

Moderatorja tregoi se nëse nuk do të kishte marrë pjesë në Big Brother, rrjedha e jetës së saj do të ishte krejt tjetër. Për të, ky vendim nuk ishte vetëm një hap profesional, por një pikë kthese që ndryshoi gjithçka.

“Po të mos isha futur në Big Brother, nuk do të kisha këtë jetë që kam tani. Nuk do të kisha Lunën [vajzën e saj], nuk do të kisha takuar Luizin dhe ndoshta nuk do të isha kthyer më në televizion. Isha në një periudhë ku nuk dija as çfarë doja nga jeta. Ishte ose gjithçka, ose asgjë. Ose do të ndryshoja tërësisht jetën, ose do të mbyllesha në vetvete”, u shpreh tutje.

Kiara shtoi se nuk beson se do ta kishte njohur ndonjëherë Luizin jashtë shtëpisë së famshme, pasi, siç tha ajo, ndodhej në një gjendje ku ishte shkëputur nga jeta publike dhe shoqëria.
“Nuk do ta kisha takuar Luizin jashtë, sepse nuk dilja më në rrugë, nuk doja të shfaqesha më askund, nuk doja të isha më pjesë e televizionit”.

Në fund të rrëfimit, Kiara u ndal edhe te roli i fatit në jetën e njeriut, por theksoi se është njeriu ai që merr vendimet kyçe që ndryshojnë gjithçka.

“Mund të jetë fati deri diku, por jemi ne që e kemi në dorë të ndryshojmë rrjedhën e jetës sonë”, përfundoi ajo.

Sot, Tito gëzon një jetë familjare të lumtur me Luizin dhe vajzën e tyre të vogël, Lunën, ndërsa shfaqet gjithnjë e më e qetë dhe e plotësuar, duke dhënë mesazhe shprese për ata që kalojnë momente të vështira në jetë.

The post “Po të mos futesha në Big Brother, nuk do të njihesha me Luizin dhe nuk do të kisha Lunën” – rrëfimi prekës i Kiara Titos appeared first on Albeu.com.

A është sërish shtatzënë? Ja se si përgjigjet Kiara Tito

5 June 2025 at 20:24

Prej javësh në rrjet kanë qarkulluar thashetheme se Kiara Tito mund të jetë sërish në pritje të ëmbël, por moderatorja ka vendosur t’i japë fund spekulimeve. Përmes një postimi në Instagram, ku iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve, njëri prej tyre e pyeti troç: “Je shtatzënë?”. Kiara u përgjigj shkurt dhe qartë: “Jo”. Me këtë përgjigje […]

The post A është sërish shtatzënë? Ja se si përgjigjet Kiara Tito appeared first on BoldNews.al.

Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin

By: D Marku
5 June 2025 at 19:40

Prej javësh në rrjet kanë qarkulluar thashetheme se Kiara Tito mund të jetë në pritje të ëmbël, por moderatorja ka vendosur t’i japë fund spekulimeve.

Përmes një postimi në Instagram, ku iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve, njëri prej tyre e pyeti troç: “Je shtatzënë?”. Kiara u përgjigj shkurt dhe qartë: “Jo”.

Me këtë përgjigje të drejtpërdrejtë, Kiara ka shuar çdo dyshim, duke e mbyllur me një buzëqeshje miqësore.

The post Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin appeared first on Albeu.com.

Ç’po ndodh mes saj dhe Luizit? Kiara: Qeshnim në fillim, por tani kemi edhe zënka…

By: V K
29 May 2025 at 08:00

Moderatorja e njohur Kiara Tito, teksa ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron në Top Albania Radio, ajo ka treguar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj, familjen dhe projektet që pritet të vijnë shumë shpejt.

Salsano e pyeti nëse ka qeshur më shumë me Luizin në fillim në BBV apo tani

Po, kemi qeshur shumë në fillim pasi tani kemi edhe zënka.

Për çfarë zihen ata më shumë?

Po ja tani si të gjithë çiftet…

E ndihmon Luizi, Kiarën me Lunën?

Më ndihmon, është një baba shumë i përkushtuar. Bebelinat nuk i ndërron, por e merr shëtitje…

 

 

Kur Salsano e pyeti nëse ajo është natyrë xheloze, moderatorja u përgjigj duke thënë se:

“Nuk jam natyrë xheloze unë. E kam shprehur edhe më parë që nuk më pëlqen që t’i fus vetes atë stresin sepse dihet që në një marrëdhënie po pati xhelozi dhe po u fiksove nuk është gjë e mirë. Do prishesh në një moment apo një tjetër. Se dhe dikujt i bëhesh e bezdisshme por edhe fillon dhe nuk të pëlqen vetja në momentin që transformohesh dhe fiksohesh me çdo gjë të mundshme”.

A është Kiara xheloze më pak se Luizi apo janë njësoj të dy?

Jo, kemi arritur në një moment që e njohim aq mirë njëri-tjetrin dhe nuk merremi me këtë pjesën fare. I kushtojmë rëndësi gocës, projekteve dhe të gjithë gjërave të tjera.

A flet akoma për BBV2 tani kur ulet me miqtë Kiara në tavolinë?

Unë kam qenë stratege, çfarë thua ti edhe një tullumbac mezor e shpova. (qesh) Jo, unë nuk flas për BBV dhe nuk më pëlqen që të komentoj së çfarë ka kaluar. Domethënë shoh më shumë përpara dhe nuk më pëlqen që të flas kur isha apo çfarë bëra sepse dukesh sikur mbetesh po në vend, sikur je po në atë vorbullën e Big Brother-it, por jo jeta vazhdon.

The post Ç’po ndodh mes saj dhe Luizit? Kiara: Qeshnim në fillim, por tani kemi edhe zënka… appeared first on Albeu.com.

Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’, ja çfarë thotë

28 May 2025 at 22:03

Moderatorja e njohur Kiara Tito, gjatë një interviste në ‘Top Albania Radio’, ka ndarë me publikun detaje nga jeta e saj personale dhe zhvillimet në karrierë.

Në lidhje me thashethemet për një shtatzëni të dytë, ajo ka sqaruar se ende nuk është koha, duke theksuar se do të presin derisa vajza e tyre, Luna, të rritet pak më shumë, shkruan “Kosovarja”.

“Ne kemi plane, por është ende herët, sepse kërkon shumë përkushtim,” u shpreh moderatorja.

HBAgency

Kiara dhe Luizi u takuan në ‘Big Brother VIP Albania’, ku edhe u martuan, dhe sot janë prindër të një vajze të quajtur, Luna Mari.

The post Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’, ja çfarë thotë appeared first on Sot News | Lajme.

Kiara Tito zbulon projektin e radhës: Së shpejti një film me Luizin

By: gaze tare
21 May 2025 at 10:17

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa rrëfime personale mbi jetën, karrierën dhe planet që po vijnë në horizont.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania surprizoi me një lajm të ri, duke zbuluar se së bashku me bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin, janë në hapat e parë të një projekti filmi që pritet të realizohet shumë shpejt.

“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë, është hera e parë që e them. Ai e ka thënë pak edhe në Story megjithatë nuk kishte asgjë konkrete. Tani është momenti që ne jemi në fillimet tona sepse filmi normalisht që do shumë kohë që të dalë, por ky është një projekt që ne kemi dëshirë që ta bëjmë sa më shpejt. Në vazhdimësi do t’i mbledhim të gjitha detajet”, u shpreh Kiara.

Kur u pyet nëse filmi do të ishte një komedi apo një rrëfim mbi historinë e dashurisë së tyre, ajo nuk ngurroi të jepte një përgjigje të ëmbël:

“Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda, ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri.”

The post Kiara Tito zbulon projektin e radhës: Së shpejti një film me Luizin appeared first on iconstyle.al.

Kiara dhe Luizi së shpejti me një projekt të ri, ja çfarë po planifikon çifti i njohur

By: V K
21 May 2025 at 11:18

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Kiara Tito, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa rrëfime personale mbi jetën, karrierën dhe planet që po vijnë në horizont.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, surprizoi me një lajm të ri, duke zbuluar se së bashku me bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin, janë në hapat e parë të një projekti filmi që pritet të realizohet shumë shpejt.

“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë, është hera e parë që e them. Ai e ka thënë pak edhe në Story megjithatë nuk kishte asgjë konkrete.

Tani është momenti që ne jemi në fillimet tona, sepse filmi normalisht që do shumë kohë që të dalë, por ky është një projekt që ne kemi dëshirë që ta bëjmë sa më shpejt. Në vazhdimësi do t’i mbledhim të gjitha detajet”, u shpreh Kiara.

Kur u pyet nëse filmi do të ishte një komedi apo një rrëfim mbi historinë e dashurisë së tyre, ajo nuk ngurroi të jepte një përgjigje të ëmbël:

“Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda, ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri”,- tha Kiara.

The post Kiara dhe Luizi së shpejti me një projekt të ri, ja çfarë po planifikon çifti i njohur appeared first on Albeu.com.

U kritikua për veshjen në ditëlindjen e Lunës, reagon Kiara Tito

By: V K
5 May 2025 at 07:59

Pas një vale komentesh kritike në rrjet lidhur me veshjen që Kiara Tito zgjodhi për ditëlindjen e parë të vajzës së saj, Lunës, moderatorja ka vendosur të reagojë publikisht.

Në një postim të fundit në “Instagram”, Kiara ka publikuar një imazh nga sfilata e Chanel pranverë-verë 2002, duke zbuluar se pikërisht nga ky stil është frymëzuar për fustanin që kishte veshur në festë.

“Për fustanin e ditëlindjes së Lunes u frymëzuam nga një sfilatë e Chanel koleksioni pranverë-verë i vitit 2002, për të gjithë kritiket”, – ka shkruar ajo me një dozë ironie.

Duke sqaruar edhe një detaj që shumë kishin komentuar, ajo shton: “Dhe jo, nuk kisha vapë, isha super rehat!”.

Reagimi i saj duket se është një mesazh i qartë për të gjithë ata që komentojnë me negativitet pamjen apo zgjedhjet e saj.

 

The post U kritikua për veshjen në ditëlindjen e Lunës, reagon Kiara Tito appeared first on Albeu.com.

Luna 1 vjeç: Kiara Tito ndan për herë të parë momentin e lindjes!

By: D Marku
30 April 2025 at 12:35

Në ditëlindjen e parë të vajzës së tyre, Luna Mari, Kiara Tito ka ndarë për herë të parë me ndjekësit momentin e lindjes – një video prekëse që ktheu pas kohën në ditën më të rëndësishme të jetës së saj dhe të Luiz Ejllit.

Pamjet e publikuara në Instagram janë një rrëfim i sinqertë dhe i ndjerë i atyre sekondave të para kur Luna erdhi në jetë. Në video shihet edhe Luizi, i përlotur, teksa mban për herë të parë vajzën në krahë – një moment që flet më shumë se çdo fjalë
“Në këtë çast ndali koha dhe nisi përjetësia jonë kur erdhe ti Luna Mari Ejlli”- shkruan Kiara. Një kujtim i paharrueshëm, një dashuri që vetëm rritet.

The post Luna 1 vjeç: Kiara Tito ndan për herë të parë momentin e lindjes! appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Kiara shtatzënë për herë të dytë? Luizi zbulon detajet

By: M C
1 April 2025 at 17:24

Luizi dhe Kiara janë një nga çiftet më të ndjekura të momentit.

Çifti janë prindër të një vajze të quajtur Luna Mari, por mesa duket Luizi ka ndarë disa detaje të vogla që Kiara është shtatzënë për herë të dytë.

Në imazhet e fundit që ka publikuar moderatorja dhe komenti i këngëtarit ka marrë gjithë vëmendjen ku shprehet “Siç e shikoni pra zonja dhe zotërinj, me rastin e rikthimit të linjave që Kiara dëshironte (që për mua është kukull edhe po të futet në thes) besoj se ka ardhur koha ta bëjmë Lunën me një motër”.

Andaj ndjekësit kanë aluduar se ndoshta këto janë detajet e para që zbuloi Luizi.

The post FOTO/ Kiara shtatzënë për herë të dytë? Luizi zbulon detajet appeared first on Albeu.com.

Kush është më e mirë si aktore, Kiara apo Nevina? Flet Salsano Rrapi

By: D Marku
25 February 2025 at 11:47

Mëngjesin e sotëm, aktori Salsano Rrapi dhe moderatorja Nevina Shtylla ishin të ftuar në emisionin “Wake Up”, aty ku treguan më shumë detaje rreth sezonit të ri të ‘Portokallisë’. Mes pyetjeve të shumta, ishin edhe ato në lidhje me dy prezantueset, Kiarës dhe Nevinës, e ai që u vu në siklet ishte Salsano.

Biseda në studio:

Salsano: Nevina është shumë ndryshe nga “E Diell”, Manushi këtu e sikon shkëlqimin e Nevinës

Enxhi: Ka humor Nevina?

Salsano: Unë nuk e kam njohur më parë, është më shumë me humor jashtë se sa në ekran. Kiara është shumë e mirë si aktore

Enxhi: Më e mirë se Nevina?

Salsano: Ska lidhje ka një ndryshim

The post Kush është më e mirë si aktore, Kiara apo Nevina? Flet Salsano Rrapi appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Luiz Ejlli i bën dhuratën e veçantë Kiarës për Shën Valentin

By: D Marku
14 February 2025 at 14:31

Nuk kishte si çifti i njohur dhe shumëpreferuar i publikut shqiptar, Luiz Ejlli e Kiara Tito të mos na surprizonin me momente të ëmbla nga dita e Shën Valentinit.

Nëpërmjet një Instastory Kiara na ka zbuluar se Luizi i zgjodhi asaj si dhuratë një byzylyk tenis elegant dhe plot sharm.

Kujtojmë se dashuria e dyshes romantike filloi në ambientet e shtëpisë së “BBVA2” dhe që nga ajo ditë ndjenja e tyre ndaj njëri-tjetrit sa vijnë dhe shtohen.

Sot ata shijojnë martesën dhe jetesën së bashku me të ëmblën e tyre Luna Mari.

The post FOTO/ Luiz Ejlli i bën dhuratën e veçantë Kiarës për Shën Valentin appeared first on Albeu.com.

“Ka meshkuj që kur dinë çfarë duan, e tregojnë qartë” – Egla Ceno bën krahasimin mes Luizit e Kiarës si dhe Gjestit me Eglin

By: D Marku
30 January 2025 at 17:19

Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, u ka dhënë mundësinë fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Në mes të pyetjeve të shumta, njëra prej tyre i referohej Gjestit dhe ish-banorja nuk ngurroi të përgjigjej.

Ajo tha se pavarësisht se koha ka ndryshuar dhe ndjenjat mund të jenë më të pasura përmes mundësive të reja, ka meshkuj që dinë të tregojnë qartë atë që duan.

“Mos harro që janë brez ‘tjetër’, kjo nuk i justifikon se prindërit tanë krijonin familje në moshën e tyre, por kohët kanë ndryshuar. Ndjenjat duket sikur kanë kaluar në plan të dytë. Ama ka meshkuj që kur dinë çfarë duan, e tregojnë qartë… siç bëri Luizi me Kiarën”, u shpreh ajo.

Tutje theksoi: “Sjellja e Luizit ndaj Kiarës e lartësoi akoma më shumë në sytë e publikut. Mua personalisht më pëlqeu që e lartësoi atë grua”.

Gjesti dhe Egli kanë shprehur një lloj pëlqimi për njëri-tjetrin, por që akoma nuk janë deklaruar.

The post “Ka meshkuj që kur dinë çfarë duan, e tregojnë qartë” – Egla Ceno bën krahasimin mes Luizit e Kiarës si dhe Gjestit me Eglin appeared first on Albeu.com.

“Rrejnë”/ Luizi dhe Kiara me pushime në Maldive, ‘kunja’ ndaj produksionit të ‘BBVA’ (VIDEO)

By: D Marku
16 January 2025 at 18:11

Kur ishte ende pjesë e “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejllit dhe Kiara Titos iu premtua një udhëtim çift në Maldive nga produksioni, në bashkëpunim me një kompani udhëtimesh. Mirëpo edhe pse ka kaluar më shumë se 2 vite, çifti ende nuk e ka marrë dhuratën e premtuar.

Por, kjo nuk i ka penguar ata që udhëtimin në atë destinacion ta bëjnë. Sot, Luizi dhe Kiara kanë mbërritur në Maldive. Mirëpo, Luizi duket se nuk i ka dalë ende e keqja me produksionin, pasi në video dëgjohet të thotë:

Në Maldive, jo falë atyre të tjerve që rrejnë’

The post “Rrejnë”/ Luizi dhe Kiara me pushime në Maldive, ‘kunja’ ndaj produksionit të ‘BBVA’ (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Luizi e mban unazën, ndërsa ajo jo! Kiara Tito e ka një përgjigje

By: D Marku
20 December 2024 at 15:46

Kiara Tito ka vendosur të sqarojë ndjekësit për pyetjen e shpeshtë që merr mbi unazat e saj. Në një postim të fundit në Instagram, ajo u përgjigj një pyetjeje: “Unazat pse nuk i vendos më? Luizi nuk i ka hequr kurrë.”

Moderatorja sqaroi se arsyeja nuk lidhet me mungesën e dëshirës, por thjesht me faktin se ato nuk i përshtaten më.

“Nuk është se nuk dua, por realisht nuk më futen më. Kemi bërë porosi për unaza të reja,” shkroi Kiara.

Mesa duket, çifti po përgatitet për unaza të reja, duke treguar edhe një herë përkushtimin dhe dashurinë e tyre për njëri-tjetrin. Sikurse shihet, fansat janë kuriozë mbi çdo detaj në jetën e çiftit

The post Luizi e mban unazën, ndërsa ajo jo! Kiara Tito e ka një përgjigje appeared first on Albeu.com.

Fedez, refleksione nostalgjike për një dashuri të humbur: ‘Tani mbaj fotografitë që të kam bërë fshehurazi’

By: D Marku
18 December 2024 at 11:39

Në një seri storiesh në Instagram, Fedez ka habitur ndjekësit e tij me një ton të papritur melankolik, duke ndarë vargje nga kënga “Another Love” e Tom Odell dhe disa reflektime personale që duken si pjesë të një kënge të tij të re.

“Dua të këndoj një këngë që do të jetë vetëm e jona, por ia kam kënduar të gjitha një zemre tjetër.

Dua të qaj, dua të bie në dashuri, por të gjitha lotët e mi janë derdhur për një dashuri tjetër”, shkruan ai, duke shtuar edhe përkthimin e këtyre vargjeve në italisht.

Reflektimet e tij duket se flasin për brishtësinë e marrëdhënieve dhe ndjenjën e vetmisë, duke i shtyrë ndjekësit të mendojnë nëse këto fjalë lidhen me ndarjen e tij të fundit nga bashkëshortja, Chiara Ferragni.

Në një nga Story-t e tij të fundit, Fedez ndau një mendim prekës: “Ndonjëherë të fotografoja fshehurazi sepse kisha shumë frikë se nuk do t’i jetoja më ato momente me ty.

Tani, ato foto i ruaj me shumë kujdes”. Më vonë, ai shtoi vargje të tjera që flasin për një dashuri të humbur dhe për dëshirën për t’u rilidhur emocionalisht.

Pas rreth gjashtë vite martesë dhe dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria, Fedez dhe Ferragni i dhanë fund martesës së tyre më 12 dhjetor, me një vendim nga Gjykata e Milanos.

Ndarja u përmbyll në mënyrë miqësore dhe me respekt të ndërsjellë, duke vënë interesat e fëmijëve në plan të parë.

Termat e marrëveshjes parashikojnë që fëmijët të jetojnë kryesisht me Chiara-n, ndërsa Fedez do të mbulojë shpenzimet shkollore, mjekësore dhe sportive.

Nuk është vendosur asnjë pagesë mirëmbajtjeje për Ferragnin, duke qenë se pasuritë e tyre janë administruar në mënyrë të ndarë.

Prej disa muajsh, Fedez dhe Ferragni kishin filluar të jetonin jetë të ndara.

Raportohet se Fedez është parë shpesh në shoqërinë e grave të tjera, ndërsa Chiara e ka mbajtur një profil më të rezervuar derisa u bë publike lidhja e saj me Giovanni Tronchetti Provera.

Ndërsa jeta e secilit po merr drejtimin e vet, është e qartë se ndarja ka lënë gjurmët e saj emocionale. Por të dy duket se janë të vendosur të ruajnë maturinë dhe të mbështesin fëmijët në këtë periudhë tranzicioni.

The post Fedez, refleksione nostalgjike për një dashuri të humbur: ‘Tani mbaj fotografitë që të kam bërë fshehurazi’ appeared first on Albeu.com.

Dalina bën deklaratën e fortë për Kiarën, Luizi i reagon ashpër

By: D Marku
17 December 2024 at 19:44

Gjatë një podkast-i të zhvilluar së fundmi, Dalina Buzi ka bërë një deklaratë të fortë për çiftin Luiz-Kiara.

Ajo ka komentuar mbi marrëdhënien e tyre duke thënë:

“Kiara është e zgjuar, veç e veç për pasurinë, bashkë për fëmijën“.

Mirëpo si t’i shpëtonte Luizit diçka e tillë? Pa humbur kohë, ky ishte komenti i tij:

“Shpresa e fundit që të bëhej opinioniste ishte kjo skena këtu. Mirë që i iku bosh edhe kjo, por i doli boja ftyr2mijëshes”. Në një tjetër replikë Luizi shkruan: “Se harrova. Urime për emisionin këtyre 3 gocave”.

The post Dalina bën deklaratën e fortë për Kiarën, Luizi i reagon ashpër appeared first on Albeu.com.

Dalina bën deklaratën e fortë për Kiarën, Luizi i reagon ashpër

By: gaze tare
17 December 2024 at 18:22

Gjatë një podkast-i të zhvilluar së fundmi, Dalina Buzi ka bërë një deklaratë të fortë për çiftin Luiz-Kiara.

Ajo ka komentuar mbi marrëdhënien e tyre duke thënë:

“Kiara është e zgjuar, veç e veç për pasurinë, bashkë për fëmijën“.

Mirëpo si t’i shpëtonte Luizit diçka e tillë? Pa humbur kohë, ky ishte komenti i tij:

“Shpresa e fundit që të bëhej opinioniste ishte kjo skena këtu. Mirë që i iku bosh edhe kjo, por i doli boja ftyr2mijëshes”. Në një tjetër replikë Luizi shkruan: “Se harrova. Urime për emisionin këtyre 3 gocave”.

The post Dalina bën deklaratën e fortë për Kiarën, Luizi i reagon ashpër appeared first on iconstyle.al.

Sara Hoxha pajtoi Kiarën dhe Oltën? Zbulohen prapaskenat e takimit të dy vajzave

By: M C
15 December 2024 at 16:53

Olta Gixhari dhe Kiara Tito dy ish-rivalet e Big Brother VIP disa ditë më parë u panë bashkë në një tavolinë në një nga eventet e organizuar në Tiranë.

Që pas daljes nga “Big Brother VIP”, dy vajzat e shoëbizit nuk kanë patur kontakt dhe nuk janë parë në prani të njëra-tjetrës, ndërsa në intervista të ndryshme kanë mbi konfliktin e ngrirë që pas daljes nga BBVA.

Por pas takimit në eventin e organizuar në Tiranë, ku u panë pranë blogeres Sara Hoxha, marrëdhënia mes Kiarës dhe Oltës ka ndryshuar. Raportohet se ka qenë Kiara Tito, e cila është ulur në tavolinën ku ka qenë Sara dhe Olta.

Të pranishmit kanë bërë me dije se dy vajzat kanë folur me njëra-tjetrën dhe kanë qëndruar në të njëjtën tavolinë përgjatë gjithë mbrëmjes.

Ka qenë pikërisht blogerja Sara Hoxha ajo që ka shërbyer edhe si ndërmjetësja mes tyre, duke afruar dy vajzat pas konflikteve të vjetra që kanë pasur më herët.

Natyrisht që nuk mund të themi se tashmë Olta dhe Kiara janë mikesha të mira, por kapërcyen konfliktet që kanë pasur qëkur ishin pjesë e “Big Brother”.

The post Sara Hoxha pajtoi Kiarën dhe Oltën? Zbulohen prapaskenat e takimit të dy vajzave appeared first on Albeu.com.

Alban Dudushi habit me deklaratën për Kiara Titon: Duhet të rritet akoma

By: D Marku
5 December 2024 at 13:13

Gazetari i mirënjohur Alban Dudushi ka lënë publikun e habitur në lidhje me deklaratën e dhënë së fundmi.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron, ai foli rreth periudhës së tij 20-vjeçare në televizion për projektet e suksesshme të realizuara në Top Media dhe rrugëtimit të tij të ri. Dudushi realizoi edhe një quiz të zhvilluar nga Salsano dhe Elona, ku duhet të zgjidhte midis dy emrave dhe le të themi që s’la gjë pa thënë për politikanët e personazhet VIP.
Biseda mes tyre:

Salsano: Bieta apo Rudina?

Alban: Bieta nuk diskutohet. Edhe nëse nuk do të ishte bashkëshortja ime, prapë Bieta.

Salsano: Bieta apo Bora?

Alban: Bieta.

Salsano: Bieta apo Erjona Rusi?

Alban: Bieta.

Salsano: Bieta apo Elona?

Alban: Të dyja i kam pasur shumë xhan dhe i kam pasur bashkëpunëtore shumë të mira.

Salsano: S’e ndan dot?

Alban: Jo!

Elona: Alban Dudushi nuk e ndan dot.

Salsano: Bieta apo Kiara?

Alban: Kiara duhet të rritet akoma.

Ai nuk e sqaroi deklaratën, por la shumë vend për koment.

The post Alban Dudushi habit me deklaratën për Kiara Titon: Duhet të rritet akoma appeared first on Albeu.com.

❌
❌