Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Reformat në sistemin gjyqësor të Kosovës, KGJK mirëpret opinionet e Komisionit të Venecias

19 March 2025 at 10:50

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka mirëpritur opinionet e Komisionit të Venecias, për projektligjet që kanë të bëjnë me KGJK-në, me rekrutimin dhe vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, me procedurën disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë dhe Akademinë e Drejtësisë.

Këto opinione janë miratuar gjatë Sesionit të 142-të Plenar të Komisionit më 14-15 mars 2025.

Në një komunikatë për media, KGJK vlerësoi analizën e Komisionit të Venecias për pakon legjislative, duke theksuar se “projektligjet janë përgjithësisht në harmoni me standardet evropiane”.

Këshilli nënvizon se rekomandimet e Komisionit janë të “mirëseardhura” dhe do të luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e pavarësisë, efikasitetit dhe integritetit të sistemit gjyqësor të Kosovës.

Projektligjet, të cilat janë rezultat i një angazhimi të përbashkët për reformën në drejtësi, janë nënshkruar më 14 mars 2023 nga Ministria e Drejtësisë, KGJK, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), Gjykata Supreme dhe Prokurori i Shtetit.

KGJK ka shprehur angazhimin për të përmbyllur procesin e miratimit të këtyre projektligjeve në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Në lidhje me rekomandimet, KGJK ka theksuar disa pika kyçe që do të ndikojnë në përmirësimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke përfshirë:

Sigurimin e pavarësisë institucionale të KGJK-së dhe shmangien e çdo ndikimi të panevojshëm nga ekzekutivi apo organet e tjera të pushtetit”;

Përmirësimin e procedurave të rekrutimit, emërimit dhe vlerësimit të performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve duke siguruar standarde të qarta dhe të parashikueshme;

Sigurimin e një sistemi më të qëndrueshëm dhe të drejtë të kontrollit të integritetit dhe disiplinës në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe standardet evropiane si dhe

Garantimin e trajnimeve cilësore për gjyqtarët.

KGJK gjithashtu ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar në hartimin e kësaj pakoje ligjore, përfshirë gjyqtarët, ekspertët, institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile.

“Kontributi i tyre ka qenë i një rëndësie të veçantë për sigurimin e një reforme gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në standarde të larta profesionale,” theksohet në njoftimin e KGJK-së.

Në përmbyllje, KGJK ka bërë thirrje për adresimin sa më të shpejtë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe ka theksuar rëndësinë e përparimit të reformës në drejtësi, si një element kyç në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

“Progresi në zbatimin e kësaj reforme është thelbësor për ndërtimin e një sistemi gjyqësor të besueshëm, transparent dhe efikas, që i shërben qytetarëve dhe rrit besimin e publikut në drejtësi”, thuhet në njoftim.

Opinioni i Komisionit të Venecias mund të gjendet në këtë link. /Telegrafi/

The post Reformat në sistemin gjyqësor të Kosovës, KGJK mirëpret opinionet e Komisionit të Venecias appeared first on Telegrafi.

Krerët e gjyqësorit përplasen për afatet e mandatit në Kushtetuese

23 December 2024 at 15:33

Gjykata Kushtetuese pritet të dalë të hënën me një vendim në lidhje me afatin e mbarimit të mandatit të kryetares së saj, Holta Zaçaj. Ky mandat është bërë pjesë e debatit publik muajin e fundit dhe ka shkaktuar polemika mes kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kryetares Zaçajt. Sadushi këmbëngul se mandati i […]

The post Krerët e gjyqësorit përplasen për afatet e mandatit në Kushtetuese appeared first on Reporter.al.

Mandati i Xhaçkës, Bardhi kërkesë Kuvendit: Respektoni opinionin e Komisionit të Venecias

13 December 2024 at 13:46

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i kërkoi sot Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali zbatimin e opinionit të Komisionit të Venecias, lidhur me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Përmes një shkrese për dijeni edhe të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, Bardhi kujton se “opinioni këshillimor i Komisionit të Venecias arrin vetëm në një konkluzion apo këshillë: detyrimin e Kuvendit që të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, si element bazë i shtetit të së drejtës”.

“Ashtu siç qartësisht Komisioni i Venecias është shprehur, në rastin e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi nuk po detyrohet që të votojë në një mënyrë të caktuar, por po përmbush vetëm përgjegjësinë e tij për të respektuar Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Bardhi.

Bardhi theksoi se për grupin parlamentar të Partisë Demokratike, “qëndrimi personal i Kryetares së Kuvendit dhe i mazhorancës socialiste, pas publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias, është jo vetëm i papranueshëm, por jashtë çdo logjike njerëzore dhe politike”.

“Ju po sajoni dhe deformoni qëndrime që nuk gjejnë asnjë mbështetje, në asnjë fjali dhe në asnjë paragraf të Opinionit të Komisionit të Venecias. Ju po bëni interpretimin sipas asaj që ju do të dëshironit të shprehej Komisioni i Venecias dhe jo sipas asaj që është shprehur qartësisht Komisioni i Venecias. Ju nuk po i përmbaheni zotimit tuaj publik që do të vepronit sipas Opinionit të Komisionit të Venecias dhe do ta zbatonit atë. Ju po tregoni se investuat kot Komisionin e Venecias dhe nuk po e respektoni autoritetin e tij. Ju po jepni shembullin e paprecedent në një vend demokratik, që nëse nuk pëlqehen vendimet e gjykatave, atëherë ato mund të mos zbatohen”, thuhet në shkresën e kreut të grupit demokrat.

Në përfundim, grupi parlamentar i PD-së kërkon që në përputhje me këshillat e vyera të Komisionit të Venecias, të nisin procedurat parlamentare, në seancën më të parë plenare, për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Çdo sjellje e kundërt me këtë përbën minim të demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, thuhet në shkresën e Bardhit.

/m.m/a.f/r.e/

The post Mandati i Xhaçkës, Bardhi kërkesë Kuvendit: Respektoni opinionin e Komisionit të Venecias appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PS mburojë për mandatin e Xhaçkës/ Bardhi: Dorëzojani drejtësisë, le të vendosë Kushtetuesja

12 December 2024 at 13:23

Mazhoranca, me urdhër të shefit të tyre Edi Rama, e vazhdojnë ende mburojën për mandatin e Olta Xhaçkës, edhe pas raportit të ardhur nga Komisioni i Venecias, e cila theksonte se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të zbatueshme me detyrim nga të gjitha autoritetet dhe nuk mund të rrëzohen me shumicë parlamentare. Elisa Spiropali, Niko […]

The post PS mburojë për mandatin e Xhaçkës/ Bardhi: Dorëzojani drejtësisë, le të vendosë Kushtetuesja appeared first on BoldNews.al.

Venecia për mandatn e Xhaçkës/ VOA: Vendimet e Kushtetueses të detyrueshme për zbatim

By: user 6
10 December 2024 at 22:11

Komisioni i Venecias publikoi sot opinionin e tij mbi përplasjen mes parlamentit shqiptar dhe Gjykatës Kushtetutese lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Në disa paragrafë Komisioni e thekson qartazi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për t’u zbatuar dhe nuk mund të kushtëzohen me votimin në parlament. Ndërsa në përgjigje të pyetjes që i është dërguar nga parlamenti, nëse deputetët mund të detyrohen të votojnë pro ose kundër një çështjeje, ndonëse thekson qartë se deputeti nuk mund të detyrohet se si të votojë, për rastin konkret, po ashtu nënvizon se vendimi i Gjykata Kushtetuese, i cili është i detyrueshëm për t’u zbatuar, kishte dalë para se deputetët të votonin për të. Shumica socialiste dhe opozita e interpretuan në kahe tërësisht të kundërta këtë opinion.

Çështja e mandatit të deputetes Xhaçka e ka zanafillën që në qershor të vitit 2022, kur deputetë të opozitës, iu drejtuan parlamentit me një mocion për konstatimin e pavlefshmërisë dhe përfundimin e mandatit të ish ministres. Sipas tyre zonja Xhaçka ishte në konflikt interesi, duke qenë se bashkëshorti i saj, ish deputeti socialist Artan Gaçi, kishte përfituar statusin e investitorit strategjik, për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut. Vetë zonja Xhaçka ka këmbëngulur se ajo nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, dhe se statusi i dhënë bashkëshortit të saj nuk parashikon që diçka e tillë të ndodhë. Socialistët po ashtu, votuan kundër dërgimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Dy vendime të kësaj Gjykate, sipas të cilave parlamenti duhet t’ja përcillte asaj rastin, hasën në pengesën e votave të shumicës, pasi ajo vlerësoi deputeti nuk mund të detyrohet të votojë në një mënyrë të caktuar dhe se këtë liri atij ia njeh kushtetuta.

Pas votimit të fundit në shtator, kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali, njoftoi dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias. Në opinionin e publikuar sot nga ky Komision përcaktohet se “zbatimi nga të gjitha autoriteteve i vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e besnikërisë ndaj Kushtetutës si element i shtetit të së drejtës. Një detyrim i tillë nuk duhet të kushtëzohet me votën e shumicës parlamentare, por është një kërkesë jetike e shtetit të së drejtës”, vlerëson Komisioni i Venecias duke shtuar se “kur vendimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të marrë një vendim në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen specifike, siç përcaktohet nga Gjykata Kushtetuese, dhe jo edhe për mundësinë për t’ia referuar çështjen Gjykatës Kushtetuese. Në këtë mënyrë, Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një formë të caktuar, por është në gjendje të votojë vetëm për çështje që janë në kompetencën e tij”.

Socialistët e kanë interpretuar këtë fjali të fundit si një mbështetje të qëndrimit të mbajtur prej tyre. “Eshtë e qartë se pikëpyetjet e ngritura në lidhje me votimin për zbatimin e evendimeve të Gjykatës Kushtetuese në rastin në fjalë, kanë qenë të drejta e të bazuara në argumenta tërësisht kushtetuese dhe ligjore. Dhe ato lidhen me integritetin e autonomisë parlamentare, të drejtën e pakicës parlamentare që t’i drejtohet direkt Gjykatës Kushtetuese në rastin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit, rolet kushtetuese të Kuvendit dhe Gjykatës sipas përcaktimeve në ligj dhe në kushtetutë”, deklaroi kryetarja e Komisionit të Ligjeve, socialistja Klotilda Bushka.

Ndërkohë opozita shprehet e sigurt se Komisioni i ka dhënë të drejtë asaj. Sipas kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi “qartësisht Komisioni i Venecias konfirmon drejtësinë e betejës së opozitës, duke ritheksuar se nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Venecias – shkruan më tej zoti Bardhi – i ka dhënë shuplakën më të madhe gjatë këtyre 34 viteve një mazhorance, duke konfirmuar ndërkombëtarisht se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me votë politike është i paprecedentë”.

Qëndrimi i opozitës mbështetet nga disa momente të tjera në Opinionin e Komisionit të Venecias, ku thuhet se në rastin konkret “Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e kishte vendosur tashmë që Parlamenti ishte i detyruar ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese mocionin për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit” Olta Xhaçka.

Komisioni i Venecias nënvizon më tej se “parimi themelor i shtetit të së Drejtës, është plotfuqishmëria e Kushtetutës dhe respektimi, nga të gjitha pushtetet dhe autoritetet shtetërore, i efektit detyrues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, kur ka një të tillë. Detyrimi për t’iu përmbajtur kushtetutës dhe legjislacionit ekzistues, si dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, nuk është një formë mandati detyrues i cili ia nënshtron votën e deputetëve vullnetit politik të partisë, dhe që ndalohet nga standartet ndërkombëtare”.

Në tekstin e Opinionit vihet në dukje se “vetë qëllimi i ekzistencës së Gjykatës Kushtetuese, është të kufizojë shklejet e mundshme nga legjislativi ose aktorët e tjerë shtetërorë. Parlamenti nuk mund t’i referohet parimit të ndarjes së pushteteve për të refuzuar zbatimin dhe respektimin e vendimeve të GjK në kuadër të kompetencave që i jep Kushtetuta”. Për këtë arsye, sipas Komisionit të Venecias, pyetjet e drejtuara nga parlamenti shqiptar për këtë rast “nuk mund të shihen si çështje të mandatit të lirë, pasi respektimi ose jo i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të jetë çështje dëshire politike. Në rastin konkret për të cilin u paraqit kjo kërkesë, Gjykata kishte dhënë dy vendime, dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk mund të kushtëzohet nga votimi ose shumica parlamentare”.

Por dy leximet tërësisht të kundërta të Opinionit, nga ana e shumicës dhe opozitë, duket nuk ofrojnë shpresë se në çështjen e mandatit të zonjës Xhaçka do të mund të shkohet drejt një zgjidhjeje. /VOA

The post Venecia për mandatn e Xhaçkës/ VOA: Vendimet e Kushtetueses të detyrueshme për zbatim appeared first on Lapsi.al.

Kujt i dha të drejtë Venecia për Xhaçkën? Inteligjenca Artificiale ndan sherrin PS-PD

By: user 6
10 December 2024 at 22:00

Opinioni i Komisionit të Venecias për çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka u përkthye në mënyra të ndryshme nga PS dhe PD. Secila palë pretendon se iu dha të drejtë. Socialistët thonë se sipas opinionit të “Venecias” “deputetët nuk janë të detyruar të votojnë në një mënyrë të caktuar”. Pra sipas tyre, PS nuk është e detyruar ta çojë çështjen e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Në krahun tjetër opozita thotë se sipas Venecias, “parlamenti është i detyruar të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese”. Pra, meqë Kushtetuesja ka vendosur që ta shqyrtojë ajo këtë çështje, parlamenti është i detyruar ta zbatojë.

Atëherë kush ka të drejtë?

Një “zgjidhje” e ka dhënë gazetari Vladimir Karaj që për këtë çështje i është drejtuar Inteligjencës Artificiale (që edhe vetë Rama e ka shumë për zemër). Ai ka pyetur ChatGPT si duhet kuptuar opinioni i Venecias në pasazhin që trajton standardet që rregullojnë mandatin e një deputeti në një demokraci parlamentare përfaqësuese, me fokus respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe kufizimet e vendimmarrjes parlamentare. Dhe përgjigja është: 

“Rregullimi i mandatit dhe detyrimet për të votuar:

Mandati i një deputeti udhëhiqet nga parime që sigurojnë përputhjen me normat kushtetuese. Deputetët zakonisht nuk janë të detyruar të votojnë në një mënyrë specifike, përveç rasteve kur kërkesat kushtetuese e diktojnë një gjë të tillë.

Besnikëria kushtetuese dhe shteti i së drejtës:

Të gjitha autoritetet, përfshirë Parlamentin, duhet të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ky respektim pasqyron parimin e besnikërisë kushtetuese, një element thelbësor i shtetit të së drejtës. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk varet nga mbështetja e shumicës parlamentare; ai është një detyrim kushtetues i detyrueshëm.

Vendimmarrja e Parlamentit në dritën e vendimeve kushtetuese:

Kur Gjykata Kushtetuese interpreton Kushtetutën në një mënyrë që kufizon autoritetin vendimmarrës të Parlamentit, ky i fundit duhet të veprojë në përputhje me vendimin.
Parlamenti është i detyruar të marrë vendime vetëm brenda fushës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Ai nuk mund të votojë për çështje që tejkalojnë kompetencat e tij kushtetuese ose të sfidojë mundësinë për t’iu referuar çështjes Gjykatës pasi ajo ka vendosur.

Liria dhe kufizimi në votimet parlamentare:

Ndërsa Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, votimi i tij kufizohet vetëm në çështjet që bien brenda kompetencës së tij, siç përcaktohet nga interpretimi kushtetues.

Përfundim:

Teksti thekson se deputetët operojnë brenda një kornize kufizimesh kushtetuese, duke vënë theksin në supremacinë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për të formësuar kompetencën parlamentare. Parlamenti duhet të respektojë këto vendime dhe nuk mund të zgjerojë vendimmarrjen e tij përtej kufijve kushtetues të përcaktuar nga Gjykata. Kjo përforcon ekuilibrin e pushteteve dhe shtetin e së drejtës në një demokraci përfaqësuese” – është përgjigjja që ChatGPT i ka dhënë gazetarit.

Nëse lexon me vëmendje shpjegimin kupton se Parlamenti, edhe pse nuk është detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, ai nuk mund të dalë mbi vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe duhet t’i respektojë ato, pa e zgjeruar vendimmarrjen përtej kufijve që i përcakton gjykata. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Gjithçka duhet të dini për të kuptuar ç’tha Venecia për Xhaçkën

Xhaçka e paprekshme/ Përfundon në kosh edhe opinioni i Venecias

The post Kujt i dha të drejtë Venecia për Xhaçkën? Inteligjenca Artificiale ndan sherrin PS-PD appeared first on Lapsi.al.

“Vendimet e ‘Kushtetueses’, të detyrueshme për t’u zbatuar”- Fatmir Mediu: Kuvendi nuk mund të pengojë dërgimin e mandatit të Xhaçkës në Gjykatë

10 December 2024 at 21:41
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se Shqipëria për 4 vjet qëndroi pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë dhe kjo nuk ndodh në asnjë vend anëtar të NATO-s. Sipas tij,  Kuvendi nuk mund të pengojë dërgimin e çështjeve në Kushtetuese kur këtë e kërkon 1/10 e anëtarëve të Parlamentit. “Sipas logjikës së

Interpretimi i “Venecias” për mandatin e Olta Xhaçkës, konstitucionalisti Hazizaj: Opinioni edukon deputetët në raport me ‘Kushtetuesen’! Ja çfarë duhet të bëjë Kuvendi

10 December 2024 at 21:26
Konstitucionalisti Sokol Hazizaj ka komentuar opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, që mazhoranca dhe opozita e lexuan në mënyra të ndryshme. Sipas Haizajt, vendimi ka edukuar kuvendin e Shqipërisë dhe deputetët për të qenë korrekt me interpretimin e dispozitave kushtetuese. Sipas tij, Kuvendit nuk i ngelet gje tjeter,

Opinioni i Komisionit të Venecias, Bardhi: Spiropali të zbatojë dy vendimet e Kushtetueses

10 December 2024 at 18:50

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi e ka cilësuar si “dezinformim” reagimin e kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali në lidhje me opinionin e Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Deputeti demokrat thekson se megjithëse opinioni është publik, Spiropali “tregon se ka një tentativë për të vijuar me mbrojtjen e paprecedent ndaj deputetëve që shkelin kushtetutën për përfitime personale”.

“Kryetarja e Kuvendit duhet ta rilexojë edhe njëherë opinionin e Komisionit të Venecias, ta kuptojë dhe ta zbatojë. Dezinformimi i saj që vazhdon edhe pasi opinioni është publik tregon se ka një tentativë për të vijuar me mbrojtjen e paprecedent ndaj deputetëve që shkelin kushtetutën për përfitime personale, tërësisht në të kundër të asaj që Komisioni i Venecias këshillon”, shkruan Bardhi.

Bardhi nënvizon më tej se Spiropali nga sot ka vetëm një detyrim që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali nga sot ka vetëm një detyrim: Të zbatojë dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, siç këshillon në opinionin e tij edhe Komisioni i Venecias. Çdo deformim apo devijim nga thelbi i opinionit dhe përhumbja nga detaje pa thelb nuk ndihmojnë në forcimin e demokracisë dhe as të shtetit ligjor”, thekson Bardhi. /j.p/

The post Opinioni i Komisionit të Venecias, Bardhi: Spiropali të zbatojë dy vendimet e Kushtetueses appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryetarja e Kuvendit refuzon opinionin e Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës

10 December 2024 at 17:30

Pasi investoi për tre muaj Komisionin e Venecias në një opinion ligjor mbi të drejtën ose jo të deputetëve për të rrëzuar me votë zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali refuzoi të martën që ta pranojë vendimin e Venecias përmes një interpretimi të gënjeshtërt të opinionit si në favor […]

The post Kryetarja e Kuvendit refuzon opinionin e Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës appeared first on Reporter.al.

PD për vendimin e Venecias për Xhaçkën/ Bylykbashi: Qeveria t’i bindet Kushtetueses

10 December 2024 at 17:13

Partia Demokratike ka reaguar me anë të një deklaratë pas opinionit të Komisionit të Venecias mbi rastin Xhaçka.

Në deklaratën e bërë nga Oerd Bylykbashi, Partia Demokratike akuzuar mazhorancën për bllokimin e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Nënkryetari i PD-së theksoi se Komisioni i Venecias ka konfirmuar detyrimin e Kuvendit për të respektuar Kushtetutën dhe për të dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, refuzimi i Kuvendit për të zbatuar vendimet kushtetuese përbën shkelje të parimeve të shtetit të së drejtës.

Deklarata e plotë:

Komisioni i Venecias sot foli qartë e me zë të lartë: vendimet e Gjykatës Kushtetuese që detyrojnë Kuvendin e Shqipërisë të dërgojë rastin Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të vihen në pikëpyetje, zvarriten, minohen, pengohen apo bllokohen nga Kuvendi me votën e mazhorancës.

Komisioni i Venecias thekson se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në tërësi apo edhe në rastin konkret, në lidhje me konfliktin e interesit dhe heqjen e mandatit të deputetes Xhaçka, është i detyrueshëm për Kuvendin si organ, për mazhorancën politike në Kuvend dhe për çdo deputet individualisht.

Komisioni i Venecias konstaton në paragrafin 13 se Kuvendi është i detyruar ta çojë çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatë, por se deri më sot Kuvendi ende nuk i ka zbatuar dy vendimet detyruese të Gjykatës.

Komisioni i Venecias rrëzon përpjekjen e Edi Ramës dhe shumicës socialiste për t’u fshehur pas parimit kushtetues të ndalimit të mandatit detyrues apo ndryshe mandatit të lirë të deputetit. Komisioni i Venecias thekson se ky parim do të thotë se deputeti është deputet i Republikës, përfaqësues i popullit dhe është i lirë në qëndrimet dhe votën e tij nga vullneti i partisë që e ka kandiduar, përfaqëson apo edhe i elektoratit që e ka votuar.

Por ky parim nuk zbatohet ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sepse detyrimi për Kuvendin dhe çdo deputet që të zbatojë Kushtetutën, ligjin dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk përbën çështje vullneti të lirë, por zbatim të Kushtetutës. Ky detyrim buron nga parimet e kushtetutshmërisë, shtetit të së drejtës dhe lojalitetit kushtetues mes organeve kushtetuese.

Komisioni i Venecias, në paragrafin 22, thekson se Kuvendi nuk mund t’i referohet parimit të ndarjes së pushteteve si justifikim për të mos zbatuar vendimet detyruese të Gjykatës Kushtetuese.

Në rastin specifik, Komisioni i Venecias thekson se Gjykata ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet nga një votim apo nga vullneti i një shumice parlamentare. Me fjalë të tjera, pavarësisht vullnetit negativ të shprehur me votë nga shumica socialiste, Kuvendi duhet të zbatojë urdhërimin e Gjykatës dhe ta dërgojë çështjen e deputetes Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.

Në vitin 2014 u desh një marrëveshje politike me mbështetjen e Parlamentit Europian dhe dhjetë vjet më vonë, në vitin 2024, u desh një ndërhyrje e Komisionit të Venecias për të detyruar Edi Ramën që të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kjo, sepse Edi Rama është dhunues recidivist i Kushtetutës dhe ligjit.

Partia Demokratike e konsideron opinionin e Komisionit të Venecias, ashtu siç pritej nga kushdo me një arsye të shëndoshë politike dhe juridike, një goditje të fortë për përpjekjet e Edi Ramës për të bllokuar zbatimin e Kushtetutës dhe thekson se çdo veprim i Kuvendit dhe kryetares së tij, në kundërshtim me këto vendime të Gjykatës dhe interpretimin e Komisionit të Venecias, përbën demonstrim të qartë të vullnetit konstant për injorimin, anashkalimin apo shkeljen e Kushtetutës nga Edi Rama, qeveria dhe mazhoranca socialiste e udhëhequr prej tij. Gjithashtu, përbën edhe vepër penale.

Kuvendi duhet ta dërgojë rastin Xhaçka menjëherë e pa vonesë tjetër në Gjykatën Kushtetuese.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PD për vendimin e Venecias për Xhaçkën/ Bylykbashi: Qeveria t’i bindet Kushtetueses appeared first on Euronews Albania.

Xhaçka e paprekshme/ Përfundon në kosh edhe opinioni i Venecias

By: user 4
10 December 2024 at 17:02


Prej më shumë se dy vitesh, janë shpikur kleçka të ndryshme për të zvarritur një vendim të Gjykatës Kushtetuese mbi papajtueshmërinë e mandatit të Olta Xhaçkës, ndaj opinioni i juristëve të huaj të Komisionit të Venecias u prit me idenë se do t’i jepte fund epërsisë që parlamenti shfaqi në raport me Gjykatën Kushtetuese.

Por tashmë që dokumenti prej 19 faqesh është publik dhe aty ka një opinion konkret për rastin e Olta Xhaçkës, socialistët refuzojnë t’i binden sipas devizës “ne i bëjmë ligjet, ndaj nuk i bindemi ligjeve”.

Në referimin që i bëjnë rastit “Xhaçka”, juristët ndërkombëtarë e thonë shprehimisht se kuvendi është i detyruar t’i bindet Gjykatës Kushtetuese dhe të çojë për interpretim mandatin e deputetes.

Ky është një interpretim i qartë se Gjykata Kushtetuese kishte të drejtë kur zhbëri një votim të kuvendit, atë që ndodhi në prill, socialistët votuan kundër interpretimit në gjykatë të mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Sepse në korrik Gjykata vendosi që të “detyrojë” Kuvendin që të rivotojë “pa vonesë” për dërgimin e mandatit të Xhaçkës për interpretim pranë këtij organi.

Të njëjtën gjë e përsërit edhe Komisioni i Venecias, i cili është shprehur qartë për rastin konkret.

“Komisioni dëshiron të theksojë se në këtë rast konkret Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë tashmë ka dhënë një aktvendim se Kuvendi ishte i detyruar të dërgonte mocionin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit konkret me Gjykatën Kushtetuese” shkruhet në opinion.

Opinioni i Venecias nuk lë hapësira për interpretime, ndaj menjëherë pas publikimit të dokumentit, opozita thirri “fitore”.

Gazment Bardhi e përshëndeti opinionin, e quajti atë “profesional” dhe e konsideroi si një konfirmim se “qëndrimi i mazhorancës ishte puç kushtetues ndaj shtetit ligjor”.

Sipas Bardhit, vendimi i Komisionit të Venecias ishte shuplaka më e madhe që ka marrë ndonjëherë një shumicë, që nuk ka zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. “Edhe njëherë mashtrimi i Kryetares së Kuvendit me lajme fake të shpërndarë disa ditë më parë doli zbuluar” shkruajti kreu i grupit parlamentar.

Cirku i turpshëm i Kushtetueses me mandatin e Olta Xhaçkës

Kuvendi i Shqipërisë shkeli hapur Kushtetutën për Olta Xhaçkën

Flet Xhaçka: Nuk i trembem SPAK, nuk votova për burrin tim në mbledhje qeverie

Kryemadhi – Olta Xhaçkës: Karma is a bìtch

Por socialistët preferojnë ta lexojnë ndryshe përgjigjen e juristëve ndërkombëtarë. Disa rreshta të tjerë u japin të drejtë pretendimit të tyre për lirinë që gëzon një deputet në rastin e votimeve në parlament.

“Nuk mund të ketë përjashtim nga parimi themelor i demokracisë përfaqësuese, sipas të cilit mandati politik i deputetëve është i lirë dhe i parevokueshëm dhe deputetët nuk munden ligjërisht të detyrohen të votojnë në një mënyrë të caktuar” thuhet në përgjigjet që “Venecia” ka sjellë në Tiranë.

Ky paragraf duket se bie ndesh me vendimin e gjykatës Kushtetuese që i detyron deputetët të votojnë pro, ndërkohë që socialistët nuk duan ta bëjnë këtë.

Ndryshe nga ç’pretendon opozita, ata janë të bindur se kolegia e tyre nuk ishte në konflikt interesi kur bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik për një hotel me 5 yje në Dhërmi. Vetë Xhaçka është mbrojtur duke thënë se në mbledhjen e qeverisë, kur u mor vendimi për të shoqin, ajo mungoi.

Prej dy vitesh tashmë çështja zvarritet në procedurat e kuvendit.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka u shpreh se “koha na dha të drejtë”. Në një konferencë për mediat vuri në dukje se opinioni ka dy anë, edhe vendimet e Kushtetueses, por edhe faktin që deputetët nuk i detyron dot të votojnë pro apo kundër një vendimi.

“Komisioni i Venecias vë ekulibrin midis respektit të ndërsjellë, midis nevojës për të pasur të drejtë deputetët për të votuar të lirë dhe deturimin për të zbatuar vendime të qarta të Gjykatës Kushtetuese” tha Bushka.

Akoma më partizane u shfaq Elisa Spiropali që e bëri të qartë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të zbatohet, duke pohuar të kundërtën e asaj që thotë Komisioni i Venecias.

“Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar dhe kjo nga ne është lexuar jo thjesht si ndërhyrje në pavarësinë e Kuvendit, por në radhë të parë si një vendim i pazbatueshëm për shkak të pamundësisë së një rregulli që i imponon deputetit se si të votojë!” u shpreh Spiropali në reagimin e saj.

Pjesë e lojës edhe antarët e Gjykatës Kushtetuese

Muajt e fundit, Gjykata Kushtetuese është në përplasje me mazhorancës sa i përket mandatit të Olta Xhaçkës, por rreth dy vite më parë e njëjta gjykatë kishte në dorë të merrte një vendim dhe nuk e bëri këtë

Mandati i Olta Xhaçkës, zbulohet si votuan anëtarët e Gjykatës Kushtetuese 

Edhe atëhere shumica socialiste në parlament refuzoi ta dërgonte në Kushteuese shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës. Kjo gjë e ndau opozitën dikur të përçarë në dy kampe. Grupimi më i madh, ai i Sali Berishës që arriti të mbledhë 28 nënshkrime deputetësh (1/5 e Parlamentit), kërkoi dy gjëra: shpalljen anti-kushtetues të refuzimit të Parlamentit dhe mbi të gjitha shqyrtimin thelbësor të çështjes, nëse Olta Xhaçka mund ta mbante edhe më tej mandatin e deputetit.

Nga ana tjetër, 14 deputetë të grupit Alibeaj-Basha, iu shmangën thelbit të çështjes, duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese që ta detyronte parlamentin për të dërguar pranë saj qëndrimin e minorancës për mandatin e Xhaçkës.

Natyrisht, askush nuk kishte dyshime se kjo Gjykatë Kushtetuese, e pjellë nga një reformë pocaqi dhe e politizuar deri në skaj, do kishte këllqe të digjte një deputete të shumicës, aq më tepër që, në atë kohë, ajo qe dhe ministre e kabinetit Rama. Prandaj për t’i bishtnuar thelbit të çështjes, Kushtetuesja përdori si pretekst qasjen që zgjodhën 14 deputetët e grupit Alibeaj-Basha. Ajo  bëri sikur i dha atyre të drejtë, ia ktheu çështjen parlamentit për ta detyruar atë që t’i përcjellë mendimin e pakicës, gjykatës.

“Plazhin e duam që mos të vijë dikush nga mali të vërë çadrën”, reagon Olta Xhaçka

Por duke bërë këtë, ajo refuzoi të shqyrtojë kërkesën e grupimit Berishist që përbënte thelbin e çështjes: A mund ta mbajë mandatin e deputetit një ministre në konflikt interesi, që ka përfituar avantazhe biznesi dhe benefice publike nga vendimet e qeverisë ku bën pjesë.

Ky vendim i votuar në shumkcë nga Vitore Tusha, Ilir Toska, Gent Ibrahimi, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji e Marjana Semimi, polli gjithë peripecitë e tanishme që çështja nuk mer rrugë edhe pas më shumë se dy vitesh dhe kushtetuesja nuk merr dot vendim për Xhaçkën, pasi më parë votoi për të tkurrur kompetencat e saj.

Në thelb ky ishte fillimi i zvarritjes së procesit për Olta Xhaçkën, qëndrimi asnjanës që gjyqtarët e kushtetueses mbajtë dy vite e ca më parë duke u bërë mburojë e ish ministres, një akt që nisi lojën që zgjat prej më shumë se dy vjetësh, kur me anë të procedurave u shmang një vendim pro ose kundër Olta Xhaçkës./Lapsi.al

The post Xhaçka e paprekshme/ Përfundon në kosh edhe opinioni i Venecias appeared first on Lapsi.al.

Zaçaj i drejtohet Komisionit të Venecias për mandatin e saj

10 December 2024 at 15:47

Disa ditë pas publikimit në media të një qëndrimi të Gjykatës së Lartë, sipas të cilit mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese mbaron në mars 2025 dhe se data 10 dhjetor ishte data kur Gjykata duhej të deklaronte mbarimin dhe fillimi e procedurës së rinovimit, kryetarja e gjykatës Holta Zaçaj bëri një deklaratë publike dhe […]

The post Zaçaj i drejtohet Komisionit të Venecias për mandatin e saj appeared first on Reporter.al.

Depolitizimi i administratës zgjedhore shihet me dyshim në Shqipëri

10 December 2024 at 15:38

Përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në Tiranë këshilluan që Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa drejt depolitizimit të administratës zgjedhore, por një ide e tillë konsiderohet ende e parakohshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe partitë politike shqiptare. Në një tryezë të organizuar të martën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përfaqësues të OSBE-ODIHR-it, Këshillit të Europës apo […]

The post Depolitizimi i administratës zgjedhore shihet me dyshim në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

“Vendimi zbatohet”/ Mandati i Xhaçkës, BIRN: Komisioni i Venecias rrëzon pretendimet e PS për çështjen e ish-ministres

10 December 2024 at 15:23

Pasi refuzoi të zbatonte një vendim të Gjykatës Kushtetuese mbi mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka, kryetarja e Kuvendit iu drejtua në shtator të këtij viti me një set pyetjesh Komisionit të Venecias me pretendimin se çështja kishte nevojë për një interpretim. Në përgjigjen e publikuar të martën, Komisioni i Venecias rithekson normën e gjithëditur se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen.

“Kur një vendim i Gjykatës Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizuese për kompetencat vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të miratojë vendimin në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë mbi çështjen e kufizuar, ashtu siç është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në konkluzionet e Komisionit të Venecias.

Komisioni arsyeton se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e “besnikërisë ndaj Kushtetutës si një element i shtetit të së drejtës”. Ekspertët interpretojnë se kjo nuk duhet lexuar si detyrim i deputetëve për të votuar në një mënyrë të caktuar, por si “një kërkesë thelbësore e shtetit të së drejtës”. Po ashtu, opinioni thotë se ndërsa deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në një mënyrë të caktuar, ata mund të votojnë vetëm për çështje që janë brenda kompetencës së Parlamentit. Komisioni i Venecias thekson se përsa kohë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ai vetëm mund të zbatohet.

“Për shkak se vendimet e Gjykatës Kushtetuese, njihen nga kushtetuta si detyruese, të gjitha autoritetet janë të detyruara të respektojnë këto vendime dhe t’i zbatojnë ato në mënyrë efektive”, thuhet në opinion.

Duke iu referuar refuzimit të shumicës për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese bazuar mbi pretendimin e lirisë së votës së deputetit, Komisioni e bën të qartë në opinion se kjo nuk qëndron.

“Sidoqoftë, Komisionit dëshiron të theksojë se në këtë rast konkret Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka marrë tashmë një vendim, sipas të cilit Kuvendi është i detyruar të dërgojë mocionin mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit specifik në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në arsyetim.

Komisioni i Venecias më tej ka refuzuar të dalë me përfundime mbi çështjen konkrete, duke vënë në dukje se qëndrimet mbi papajtueshmërinë nuk kanë standard të përcaktuar ndërkombëtar dhe se për këto vendoset rast pas rasti apo bazuar në legjislacionin e vendit. “Sa i përket procedurës për vendimmarrjen mbi papajtueshmërinë, nuk ka standarde të qarta”, thuhet në opinion. Xhaçka akuzohet se gjatë kohës kur mbante detyrën e Ministres së Jashtme, Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Më pas, përmes një vendimi qeverie, hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit.

Xhaçka këmbëngul se nuk është në konflikt interesi, nuk ka përfituar asnjë centimetër tokë shtetërore dhe asnjë lloj përfitimi tjetër publik. Përplasja mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese vijon prej gati dy vjetësh, pasi shumica parlamentare ka zvarritur vazhdimisht vendimmarrjen për këtë çështje, duke refuzuar të dërgojë në Gjykatë për shqyrtim mocionin për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së mandatit të Xhaçkës të kërkuar nga opozita. Në korrik të këtij viti, Gjykata Kushtetuese doli me vendim në të cilin e akuzoi shumicën parlamentare se kishte shkelur kushtetutën dhe cënuar themelet e shtetit.

“Ky refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik dhe humb besimin e publikut te shteti dhe organet e tij, por vë në diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës”, shkruhet në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, e cila kërkoi që Kuvendi t’ia referonte çështjen siç ishte kërkuar në vendimin e saj.

The post “Vendimi zbatohet”/ Mandati i Xhaçkës, BIRN: Komisioni i Venecias rrëzon pretendimet e PS për çështjen e ish-ministres appeared first on Sot News | Lajme.

Opinioni i fundit i dhënë nga Komisioni i Venecias për Xhaçkën, avokati Logu: Duhen zbatuar vendimet e Kushtetueses

10 December 2024 at 15:13

Avokati Marash Logu, i ftuar në një studio televizive, duke folur për Opinionin e fundit të dhënë nga Komisioni i Venecias, tha se aty thuhet qartë që vendimet e Kushtetueses janë të zbatueshme. Logu tha se moszbatimi i vendimeve të Gjykatave, aq më shumë i Kushtetueses është vepër penale.

Logu tha se deputetët, sipas Opinionit të Venecias, nuk detyrohen për të votuar, por vendimet e Kushtetueses janë detyrimisht të zbatueshme.

Ai e konsideroi qëndrimin e shfaqur nga socialistët si konfuz.

“Kemi dy vendime të Kushtetueses, një në 2023 dhe një tjetër në 2024, lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës. Tani çfarë do të bëjnë, do e çojnë në Kushtetuese apo jo, papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës me Kushtetutën”, tha Logu.

Sipas tij, mazhoranca i njeh vendimet e drejtësisë kur goditen kundërshtarët politikë. “Kërkesa që u çua në Venecia na ktheu në shtet qesharak, pasi nuk kishte arsye sepse Kuvendi ti drejtohej Komisionit të Venecias për një gjë që e thotë qartë Kushtetuta”, tha Logu.

The post Opinioni i fundit i dhënë nga Komisioni i Venecias për Xhaçkën, avokati Logu: Duhen zbatuar vendimet e Kushtetueses appeared first on Sot News | Lajme.

“Vendimi zbatohet”: Komisioni i Venecias rrëzon pretendimet e PS për çështjen “Xhaçka”

10 December 2024 at 12:56

Pasi refuzoi të zbatonte një vendim të Gjykatës Kushtetuese mbi mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka, kryetarja e Kuvendit iu drejtua në shtator të këtij viti me një set pyetjesh Komisionit të Venecias me pretendimin se çështja kishte nevojë për një interpretim. Në përgjigjen e publikuar të martën, Komisioni i Venecias rithekson normën e gjithëditur […]

The post “Vendimi zbatohet”: Komisioni i Venecias rrëzon pretendimet e PS për çështjen “Xhaçka” appeared first on Reporter.al.

Opinioni i Venecias, Basha: Mazhoranca duhet t’i heqë menjëherë mandatin Xhaçkës

10 December 2024 at 13:43

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka kërkuar nga mazhoranca që të ndërmarrë menjëherë hapin për t’i hequr mandatin deputetes Olta Xhaçka, pas opinionit të Komisionit të Venecias.

Basha thotë se çdo interpretim tjetër është përpjekje për të mbrojtur paligjshmërinë.

“Sot ka vetëm një reagim që duhet të vijë nga mazhoranca: Të mblidhen dhe t’i heqin mandatin Olta Xhçkës. Ky është shkurt dhe saktë opinioni i Venecias. Çdo interpretim tjetër është përpjekje mjerane për t’u kapur me thonj pas paligjshmërisë”, shkruan Basha.

Basha kritikoi edhe sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe drejtësisë, duke theksuar se veprime të tilla dëmtojnë demokracinë dhe tregojnë ndikimin e interesave politike dhe individual.

“Në asnjë vend demokratik nuk mund të diskutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Në asnjë vend nuk mund të targetohet drejtësia sipas interesit politik dhe individual, siç fatkeqësisht po bëhet sot nga mazhoranca dhe një pjesë e opozitës”, thekson Basha.

/a.f/

The post Opinioni i Venecias, Basha: Mazhoranca duhet t’i heqë menjëherë mandatin Xhaçkës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çfarë do ndodhë me Olta Xhaçkën? PS reagon për herë të parë për raportin e Komisionit të Venecias

10 December 2024 at 13:14

Partia Socialiste ka reaguar për herë të parë pas publikimit të opinionit nga Komisioni i Venecias, në lidhjem e mandati ne deputetes Olta Xhaçka. Deputetja e PS-së, kryetare e komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka, në një deklaratë tha se Komisioni i Venecias shprehet qartë se Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por është në gjendje të votojë për çështjet e tij.

“Komisioni i Venecias është shprehur për 5 pyetjet ditën e sotme. Shpreh konsideratën më të lartë për personalitetet e Venecias, që e lexuan në një kohë rekord këtë çështje të rëndësishme. Ky është një shembull më shumë për të nënvizuar rolin e Venecias në funksion të forcimit të demokracisë dhe parimeve të shtetit të së drejtës. Komisioni i Venecias shprehet qartë se Parlamenti nuk është i detyruar që të votojë në një mënyrë të caktuar, por është vetëm në gjendje të votojë brenda kompetencës së vet.

Komisioni konstaton se parimi se deputetët janë të lirë të votojnë sipas bindjeve të tyre është konfirmuar edhe nga GJK. Ky komision shpreh mendimin se dy mendimet e dhëna nga GJK për Xhaçkën nuk duheshin kushtëzuar nga votimi në kuvend. Me fjalë të tjera, vendimet e GJK duhet të jetë të zbatueshme dhe jo të diktojnë votën”,– tha Bushka.

The post Çfarë do ndodhë me Olta Xhaçkën? PS reagon për herë të parë për raportin e Komisionit të Venecias appeared first on Sot News | Lajme.

Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës/ Reagon Bardhi: Konfirmoi se qëndrimi i mazhorancës ishte…

10 December 2024 at 13:00

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas zbardhjes së opinionit të Komisioni i Venecias për interpretimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes së PS-së, Olta Xhaçka, ku evidentohet se vendimet e Kushtetueses nuk duhet të kushtëzohen me votën e maxhorancës, pasi ato bazohen ne parimin e besnikërisë kushtetuese.

“Përshëndes me mirënjohje Komisionin e Venecias për opinionin profesional”, deklaroi Gazment Bardhi, duke shtuar se, sipas tij, “konfirmoi qëndrimi i mazhorancës ishte puç kushtetues ndaj shtetit ligjor”.

Kreu i Grupit të PD-së shprehet se Komisioni i Venecias ka konfirmuar drejtësinë e betejës së opozitës, ndërsa theksoi se nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votimin nga shumica parlamentare”, thekson Bardhi.

Ai shtoi se “Komisioni i Venecias i ka dhënë shuplakën më të madhe gjatë këtyre 34 viteve një mazhorance”, duke shtuar se u “konfirmua ndërkombëtarisht se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me votë politike është i paprecedentë”.

Postimi i plotë:

Përshëndes me mirënjohje Komisionin e Venecias për opinionin profesional që konfirmon edhe njëherë që qëndrimi i mazhorancës ishte puç kushtetues ndaj shtetit ligjor. Qartësisht Komisioni i Venecias konfirmon drejtësinë e betejës së opozitës, duke ritheksuar se nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votimin nga shumica parlamentare.

Edhe njëherë mashtrimi i Kryetares së Kuvendit me lajme fake të shpërndarë disa ditë më parë doli zbuluar. Komisioni i Venecias i ka dhënë shuplakën më të madhe gjatë këtyre 34 viteve një mazhorance, duke konfirmuar ndërkombëtarisht se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me votë politike është i paprecedentë. Qëndrimet thelbësore të Gjykatës Kushtetuese:

Paragrafi 20:

Kuvendi argumenton se skenari i fundit është i zbatueshëm në lidhje me nenin 70(4) të Kushtetutës pasi dispozita thotë se Kuvendi “vendos” për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, Komisioni dëshiron të theksojë se në këtë rast konkret Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka dhënë tashmë një vendim se Kuvendi u detyrua të dërgonte në Gjykatën Kushtetuese mocionin për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit konkret.

Paragrafi 22:

Në dritën e sa më sipër, pyetjet numër 1 dhe 3 nuk duhet të shihen si çështje mandati të lirë, pasi nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votimin nga shumica parlamentare.

Paragrafi 57:

Pajtueshmëria e të gjitha autoriteteve me vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e besnikërisë kushtetuese si element i shtetit të së drejtës. Një pajtueshmëri e tillë nuk duhet të kushtëzohet me votën e shumicës parlamentare, por është një kërkesë thelbësore e shtetit të së drejtës. Kur vendimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të marrë një vendim në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen e kufizuar siç është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

The post Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës/ Reagon Bardhi: Konfirmoi se qëndrimi i mazhorancës ishte… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌