Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kryetari Aliu, në ditën ndërkombëtare të infermierëve u premton atyre mbështetje institucionale

12 May 2025 at 13:43

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka mirëpritur drejtuesit dhe një pjesë të infermierëve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Atyre u premtoi mbështetje institucionale dhe i falënderoi për shërbimet e vazhdueshme dhe profesionale që po ua bëjnë qytetarëve të Komunës së Ferizajt gjatë 24 orëve.

Aliu nëpërmjet një shkrese ka thënë se profesioni i infermierëve është thelbësor për shëndetin e qytetarëve.

“Mirëprita sot drejtuesit e infermierët nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Spitali Rajonal i Ferizajt, Qendra e Shëndetit Mendor në Ferizaj, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Ferizaj prirë nga Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, znj. Nexhmije Gori, ku shpreha falënderimin e përgëzimin për rolin historik, punën e përkushtimin e shërbimeve infermierike në Ferizaj e mbi të gjitha mbështetjen e pakursim për këtë profesion themelor në shërbimin shëndetësor për qytetarët. Të gjithë infermierëve anembanë – Urime Dita Ndërkombëtare e Infermierisë”, ka shkruar Aliu./Telegrafi/

The post Kryetari Aliu, në ditën ndërkombëtare të infermierëve u premton atyre mbështetje institucionale appeared first on Telegrafi.

Kryetari Agim Aliu flet për projektet që po e transformojnë qytetin e Ferizajt

5 May 2025 at 16:47

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se gjatë viteve të fundit kanë realizuar dhe po vazhdojnë të realizojnë projekte në hapësira gjelbëruese. Aliu ka  theksuar përkushtimin e institucionit të komunës për të krijuar një mjedis të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për të jetuar sa më mirë qytetarët

Sipas Aliut, hapësirat gjelbëruese po e transformojnë Ferizajn, andaj zotohet se do të vazhdojnë me projekte të tilla edhe në të ardhmen.

‘’Ne kemi realizuar projekte transformuese dhe të cilat e kanë tipizuar mandatin tim të dytë si kryetar komune në vazhdimësi, ndërkaq mandati im 2021-2025 ka qenë mandat Ferizajt të gjelbër, dhe të gjithë e dinë se kemi realizuar projekte të mëdha. Ferizaj ka pasur një trashëgimi shumë keqe të hapësirave për të ndërtuar parqe, por ne megjithatë i kemi gjetur ato dhe i kemi ndërtuar parqet, por kemi bërë edhe identifikimin e hapësirave të tjera për të ardhmen. Por të ndërtosh me dhjetëra hektar me parqe, hapësira të gjelbra e punë dekorative, me të vërtetë ka qenë një punë dhe angazhim i vazhdueshëm i qeverisjes sime’’, ka thënë Aliu.

Ai ka veçuar disa projekte madhore të parqeve që janë realizuar gjatë mandatit të fundit.

‘’Jemi në zgjerim e sipër në parkun Liria, ku janë shtuar dhjetëra hektar me vendosje të këndeve për lojëra, gjimnastikë e të tjera. Po ashtu ndërtimi i parkut të Sherretëve i cili është ndër parqet më unike në Republikën e Kosovës dhe gjithçka ka marrë pamjen e tillë dhe po besojmë se kah pjesa e shtatorit do të përfundon. Pastaj parku mjaftë i rëndësishëm është edhe hapësira në ish pronën e KRM ‘’Pastërtia’’ i cili është rreth 200 metra nga qendra e qytetit, pastaj brenda aty do të jetë edhe një Qendër e Mjekësisë Familjare e akomoduar si një lloj shpërblimi për atë pjesë të qytetarëve që kanë vuajtur me vite të tëra nga kundërmimi i mbeturinave sa ishte e vendosur KRM ‘’Pastërtia’’. Pas zhvendosjes së stacionit të autobusëve do të  rimodelohet hapësira ekzistuese dhe aty do të bëhet një park shumë i mirë’’, ka thënë më tej Aliu.

Sipas Aliut në vitet në vazhdim do të krijohet buxheti i mjaftueshëm për parqe të tilla në mënyrë që të shndërrohet edhe më shumë në hapësira gjelbëruese./Telegrafi/

The post Kryetari Agim Aliu flet për projektet që po e transformojnë qytetin e Ferizajt appeared first on Telegrafi.

Deklarimi i pasurisë e nxjerr kryetarin e Ferizajt në mesin e kryetarëve më të varfër në Kosovë

24 April 2025 at 17:40

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka deklaruar rreth 150 mijë euro pasuri të paluajtshme.

Në regjistrin e fundit të deklarimit të pasurisë, ai ka treguar se në pronësi ka tokë të trashëguar në vlerë prej 25 mijë eurosh, pastaj një shtëpi dhe një oborr rreth 35 mijë euro. Po ashtu, dy prona të tjera nga 10 mijë euro, banesë në vlerë prej 63 mijë euro, tokë tjetër rreth katër mijë euro.

Sipas regjistrit të deklarimit të pasurisë, kryetari Aliu renditet në mesin e kryetarëve më të varfër në Kosovë.

Si pasuri të luajtshme ka publikuar një veturë në vlerë prej 6 mijë e 800 eurosh për bashkëshorten dhe një tjetër personale në vlerë prej 4 mijë e 200 euro.

Aliu s’para të gatshme në llogari rrjedhëse, në depozita dhe në huadhënie ka publikuar 35 mijë e 198 euro. Ndërkaq në dy banka të tjera valuta në vlerë prej 650 euro dhe 786 euro.

Të ardhurat vjetore, personale dhe familjare, Aliu i ka deklaruar 15 mijë e 818 euro, pastaj si mëditje nga këshilli i Evropës rreth dy mijë euro.

Mëditje nga udhëtimet zyrtare nga komuna e Ferizajt ai ka deklaruar 320 euro, udhëtime të tjerash si në Bruksel një mijë e 210 euro.

Baga vjetore e bashkëshortes së Aliut është publikuar në vlerë prej 6 mijë e 240 euro, ndërkaq pensioni i prindit 100 euro në muaj./Telegrafi/

The post Deklarimi i pasurisë e nxjerr kryetarin e Ferizajt në mesin e kryetarëve më të varfër në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Tri lokalitete në Ferizaj përfitojnë tre për qind të buxhetit komunal për projekte kapitale

24 April 2025 at 13:14

Banorët e fshatrave Prelez, Varosh dhe Zona 3 në qytetin e Ferizajt kanë përfituar tre për qind të buxhetit të komunës për investime kapitale. Kjo, po praktikohet tash e dy vjet në komunën e Ferizajt ku fshatrat që përzgjedhjen të jenë pjesë e “Buxhetimit me pjesëmarrje të qytetarëve” do të përfitojnë projekte kapitale.

Sipas zyrtarëve komunal në Ferizaj, secili lokalitet përfiton nga një përlind të shumës totale të buxhetit komunal për investime kapitale, ndërkohë projektet votohen nga banorët në mënyrë zyrtare.

Së fundi këto mbledhje kanë filluar në fshatin Varosh, ndërkohë propozimet e banorëve do të votohen në nga banorët në një mbledhje të radhës.

Meriton Hajdini, drejtor për Infrastrukturë në Komunën e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se “buxhetimi me pjesëmarrje” po vazhdon edhe këtë sivjet ashtu siç ka ndodhur në vitin e kaluar.

Sipas tij, tri fshatra do të përfitojnë tre për qind të buxhetit total për investime kapitale, apo secili prej tyre nga një për qind.

“Sivjet do të përfitojnë fshati Prelez,Varosh dhe zona 3 e qytetit. Nëse buxheti i komunës për projekte kapitale është rreth 12 milion euro, këto lokalitete përfitojnë një përlind të tyre për shkak të ‘Buxhetimit me pjesëmarrje’. Ne ftojmë qytetarët që të marrin pjesë nëpër tubime publike dhe të japin kontributin e tyre për nevojat dhe kërkesat e tyre të përgjithshme”, ka thënë Hajdini.

Ndërkohë, së fundi tubimi me qytetarë është mbajtur në fshatin Varosh ku qytetarët kanë kërkuar investime në fushën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës e të tjera.

“E vlerësojmë tejet të rëndësishëm dhe të domosdoshëm procesin e buxhetimit me pjesëmarrje sepse përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje ngritë nivelin e transparencën dhe garanton që investimet të reflektojnë në nevojat reale të komunitetit. Kur qytetarët janë pjesë e planifikimit, projekti merr kuptim dhe jetë”, ka thënë Hajdini.

Sipas Hajdinit, kjo iniciativë fuqizon qytetarët që të bëhen pjesë aktive në vendimmarrje për investime kapitale. /Telegrafi/

The post Tri lokalitete në Ferizaj përfitojnë tre për qind të buxhetit komunal për projekte kapitale appeared first on Telegrafi.

Për një javë katër raste të dhunës në familje në regjionin e Ferizajt

22 April 2025 at 17:37

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka thënë se 3 raste të dhunës kanë ndodhur në Ferizaj dhe një rast në Shtime

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë  për parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje. Qytetarët mund të raportojnë në disa mëmnyra, perms numrave kontaktues apo në stacionin më të afërt të Policisë. Ndërkaq identiteti i tyre do të mbetet në koefidencialitet të plotë”, ka thënë Veseli./Telegrafi/

The post Për një javë katër raste të dhunës në familje në regjionin e Ferizajt appeared first on Telegrafi.

Teatri “Adriana” në Ferizaj, nis pranimin e propozim projekteve për shfaqjet teatrale

22 April 2025 at 11:53

Teatri “Adriana” në qytetin e Ferizajt u ka bërë thorrje të gjithë krijuesve të artit skenik për shfaqjet teatrale të dorëzojnë propozim-projektet e tyre deri më 14 maj të këtij viti. Shfaqjet e realizuara në kuadër të kësaj thirrje do të jenë pjesë e reportorit të teatrit “Adriana”për periudhën 2025-2026.

Sipas njoftimit të teatrit, dokumentet mund t’i dorëzojnë në platformat e tyre elektronike dhe në objektin e Komunës së Ferizajt.

“Vlen të theksohet se propozim projektet që nuk do të përmbushin të gjitha kërkesat, nuk do të shqyrtohen”, thuhet midis të tjerash në njoftim./Telegrafi/

The post Teatri “Adriana” në Ferizaj, nis pranimin e propozim projekteve për shfaqjet teatrale appeared first on Telegrafi.

Kryetari Agim Aliu kritikon opozitën për shpifje, gjuhë denigruese, fyerje e shantazhe

31 March 2025 at 15:30

Qeverisja e Agim Aliut në Ferizaj po vazhdon të kritikohet nga opozita (LDK, LVV) për cilësi të projekteve të ndryshme kapitale dhe për projekte madhore që kanë përfunduar.

Nënkalimi i qytetit, ani pse është përfolur më së shumti si projekti më kapital dhe që ka zgjidhur çështjen e kolonave brenda qytetit dhe intervenimeve të shpejta të organeve kompetente, ky projekt po vazhdon të kritikohet nga opozita me gjuhë denigruese e fyerje.

Kritikat e opozitës gjatë ditëve të fundit kanë vazhduar në forma të ndryshme dhe për projekte të tjera, përmes komenteve e publikimeve të ndryshme në rrjetet sociale nga militant të ndryshëm të subjekteve politike opozitare. Të gjitha këto, pas prezantimit të raportit vjetor të punës së kryetarit Agim Aliu.

Kryetari Aliu, nëpërmjet një postimi ka kritikuar subjektet opozitare në këtë qytet për shpifje të ndryshme, fyerje e gjuhë denigruese, madje edhe shantazhe.

Aliu, ka shpjeguar se vetëm e vërteta i shërben qytetarëve ndërkaq shpifjet nuk kalojnë.

Aliu ka shpjeguar se ndërtimi i nënkalimit ka treguar rezultate pozitive dhe ka ndikuar që organet përkatëse të realizojnë intervenimet më të shpejta brenda Republikës së Kosovës për t’i dalë në ndihmë qytetarëve.

“Ne e kemi ndryshuar qytetin por nuk e kemi ndryshuar opozitën sepse ata e kanë për obligim ta ndryshojnë vetën e tyre në mënyrë që të fitojnë besim te qytetarët. Ta kemi parasysh për ata që e luajnë rolin e moralistëve në Kuvend, ata kanë qenë penguesit kryesor të zhvillimit ekonomik dhe të përgjithshëm të Ferizajt. Unë nuk kam folur për të kaluarën sepse e kemi pasur të qartë besimin e qytetarëve se pse jemi këtu për të qeverisur, pra qytetarët kanë dashur ta ndërtojnë të ardhmen e tyre përmes një besimi të shfaqur përmes nesh”, ka thënë Aliu.

Aliu ka shpjeguar se në politikë dhe në qeverisje kanë treguar edukatë, kulturë e profesionalizëm, por nuk do të lejojnë që opozita të bën shpifje e fyerje nga më të ndryshme.

“Jo me fyerje e ofendime sepse ato janë përtej ADN-së së tyre. Pra mund të kritikohet raporti i punës, por jo në atë mënyrë të fyerjeve”, ka thënë Aiu.

Sipas Aliut, opozita vazhdimisht e përmend prokurorinë dhe përmend skandale që nuk ekzistojnë.

“Jam krenarë që qeverisja jonë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë skandale të pretenduara për ata që flasin. Ne jemi qeverisje që i kemi bërë ftesë Prokurorisë që çdo ditë të punës sonë ta heton sepse neve na bën më me peshë dhe më me përgjegjësi e kujdes të shtuar ligjor. Madje jemi qeverisja e vetme që kemi bashkëpunuar dhe kemi qenë sinjalizues për ta hetuar çdo punë brenda komunës, kjo sepse po bëjmë punë transparente dhe llogaridhënies pa korrupsion e pa krim të organizuar”,ka shtuar Aliu./Telegrafi/ 

The post Kryetari Agim Aliu kritikon opozitën për shpifje, gjuhë denigruese, fyerje e shantazhe appeared first on Telegrafi.

Shoferi në Ferizaj ndëshkohet për tejkalim të rrezikshëm në vijë të plotë

27 March 2025 at 12:39

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj një shoferi i cili është kapur nga një video-incizim duke kryer një tejkalim të rrezikshëm dhe të ndaluar. Video-incizimin e kishte dërguar një qytetar në stacionin e Policisë më 26 mars 2025, ndërkohë pas procedurave të identifikimit të vozitësit me targa vendore, Policia e Kosovës është aktivizuar dhe ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 eurove.

Përveç gjobës policia ia ka konfiskuar edhe patentë shoferin në kohëzgjatje prej 3 muajve.

“Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 26.03.2025, ka pranuar një video nga një qytetar, ku shihet një veturë SEAT LEON me targa vendore që kryen tejkalim në vijë të plotë në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare. Pas identifikimit, shoferi Sh.A,(26 vjeç) u ftua në stacionin e policisë në Ferizaj dhe iu shqiptua një gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masa e pezullimit të patentë-shoferit për 3 muaj”, thuhet në komunikatën e Policisë/Telegrafi/

The post Shoferi në Ferizaj ndëshkohet për tejkalim të rrezikshëm në vijë të plotë appeared first on Telegrafi.

Anulohet kontrata për ndërtimin e një restauranti në parkun “Liria” në Ferizaj

20 March 2025 at 16:30

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se është ndërprerë kontrata për qira nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës si dhe është anuluar vendimi për punimet për ngritjen e objektit të përkohshëm të Restaurantit në Parkun “Liria”.

Lidhur me vendimin për ndërtimin e këtij restauranti gjatë ditëve të fundit është debatuar mjaftë gjatë nga opozita e shoqëria civile të cilët e kanë kundërshtuar.

Ani pse pëlqimin për ndërtim e kishte dhënë ministria e Bujqësisë, pikërisht Agjencia e Pyjeve të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj pari ngritur shqetësime dhe reagime të ashpra.

“Le të shërbej ky rast, që Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministritë përkatëse dhe agjencionet në vartësi të Qeverisë, të mos japin pëlqime, leje apo të ndërmarrin veprime të tilla, pa konsultuar paraprakisht Komunën përkatëse, në rastin konkret Komunën e Ferizajt. Pas kërkesave tona të vazhdueshme, betejave të shumta të Komunës pranë institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve qendrore, sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Agjencia e Pyjeve të Kosovës, mori Vendim për Ndërprerjen e Kontratës për qira me personin privat N. G, që parashihte ngritjen e një objekti të përkohshëm – restaurant në Parkun e Lirisë – pronë nën menaxhimin e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Komunës.

Gjithashtu, edhe Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit, ka anuluar vendimin e datës 16.12.2024, për Leje ndërtimore për parcelën përkatëse sipas kërkesës së N. G.

“Me këtë vendim, mbrohet Parku i Lirisë, duke pamundësuar zhvillimin e punimeve të personit privat në këtë hapësirë publike me interes të jashtëzakonshëm për qytetarët. Falënderojmë qytetarët, organizatat e shoqërisë civile e të gjithë të angazhuarit në këtë qëllim, që forcuan zërin e Komunës pranë institucioneve qendrore për ndërprerjen e kësaj kontrate qiraje të dhënë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Agjencia e Pyjeve për person privat”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

The post Anulohet kontrata për ndërtimin e një restauranti në parkun “Liria” në Ferizaj appeared first on Telegrafi.

KRM “Pastërtia”në Ferizaj kërkon bashkëpunim me qytetarët për shlyerjen e borxheve

19 March 2025 at 10:41

Kompania për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj nëpërmjet një njoftimi ka kërkuar nga qytetarët t’i shlyejnë borxhet për të pasur shërbime edhe më të mira. Kujtojmë, se kjo kompani gjatë viteve të fundit ka bërë investime mjaftë të mëdha në makineri, rritje të pagave, rritje të shujtave për punëtorë, ndërtimin e objektit të ri, pastaj ka zvogëluar shpenzimet dhe ka rritur të hyrat.

Mirëpo për të vazhduar me shërbime sa më cilësore, kompania ka kërkuar që faturat për mbeturina të paguhen me kohë në mënyrë që lëndët mos të dërgohen te përmbaruesi.

“Ju njoftojmë se për të gjithë klientët që kanë borxhe të papaguara ndaj KRM Pastërtia Sh.A., shërbimi i mbeturinave nuk do të kryhet deri në shlyerjen e detyrimeve financiare. Pagesat mund t’i kryeni pranë arkave tona ose përmes inkasantëve tanë në terren. Gjithashtu, ju informojmë se ndaj klientëve me borxhe që nuk i shlyejnë detyrimet në afat të arsyeshëm, do të ndërmerren masa ligjore dhe procedura përmbarimore për mbledhjen e borxhit. Për të shmangur këto pasoja, ju lutemi të kryeni pagesat sa më parë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

KRM “Pastërtia”kërkon mirëkuptimin lidhur me këtë njoftim./Telegrafi/

 

The post KRM “Pastërtia”në Ferizaj kërkon bashkëpunim me qytetarët për shlyerjen e borxheve appeared first on Telegrafi.

Shkaku i gropave vështirësohet qarkullimi në rrugën “Halim Spahia” në Ferizaj

18 March 2025 at 16:40

Banorë të lagjes “Halim Spahia” në qytetin e Ferizajt, po vazhdojnë të përballen me mungesë të asfaltit për të cilin disa herë kanë kërkuar nga komuna, por deri më tash nuk janë shqyrtuar ato.

Sipas banorëve sa herë që ka të reshura të shiut rruga bëhet e pa kalueshme shkaku i gropave.

Në komunën e Ferizajt kanë thënë se kjo rrugë sikurse edhe disa të tjera do të asfaltohen gjatë këtij viti sipas mundësive buxhetore.

Besmir Imeraj, banor i kësaj lagjeje, ka thënë për Telegrafin se gropat po e vështirësojnë qarkullimin, ndërkaq sa herë që ka të reshura ajo bëhet e pa kalueshme.

Sipas tij edhe trotuari në këtë lagje është bllokuar nga disa biznese e, për të cilat inspektorati duhet të marrë masa urgjente.

“Jemi ankuar disa herë për gjendjen e rrugës sonë e cila po e vështirëson qarkullimin shkaku i gropave. Janë vetëm 130 metra rrugë që komuna duhet t’i asfalton. Po ashtu kërkesa jonë është edhe trotuari të rregullohet për këmbësor sepse një pjesë është uzurpuar  nga disa biznese”, është ankuar ai.

‘Në anën tjetër Meriton Hajdini, drejtor për infrastrukturë në Komunën e Ferizajt, në një intervistë për Telegrafin pati sqaruar se shumica e rrugëve dhe rrugicave brenda qytetit do të riasfaltohen gjatë këtij viti.

“Gjatë vitit që e lamë pas kemi pasur telashe me buxhet shkak u i kontratës kolektive në arsim, ndërkohë gjatë vitit 2025 do të vazhdojmë me projekte në asfaltim të rrugëve e rrugicave dhe me projekte të tjera të cilat i kemi planifikuar. Sugjerojmë banorët të paraqesin kërkesa me shkrim për secilen rrugë që kanë nevojë për asfaltim”, ka thënë Hajdini./Telegrafi/

The post Shkaku i gropave vështirësohet qarkullimi në rrugën “Halim Spahia” në Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Banorët e Cernillës së Ferizajt përballen me mungesë të ujit të pijshëm

11 March 2025 at 12:55

Banorët e fshatit Cernillë të komunës së Ferizajt, prej më shumë se një muaj po përballen me mungesë të ujit të pijshëm që furnizohen nga KRU “Bifurkacioni”. Banorët janë ankuar se mungesa e ujit të pijshëm po e vështirëson jetesën, andaj kanë kërkuar me urgjencë të riparohen defektet.

Kryetari i fshatit, Agon Zhinipotoku, ka thënë se uji i ujësjellësit është i domosdoshëm pasi që banorët e përdorin për pije por edhe për pastrim.

“Kemi provuar të kontaktojmë me kompaninë e ujësjellësit për mungesën e ujit, por nuk i dimë arsyejet, andaj është e pa pranueshme të kemi mungesë të ujit për një kohë kaq të gjatë dhe ende nuk ka asnjë zgjidhje. Më të shqetësuar jemi se uji i pijshëm po na mungon në kohë të Ramazanit”, ka thënë ai.

Rreth kësaj çështje, të martën ka reaguar edhe kuvendari nga lëvizja vetëvendosje në Ferizaj, Amir Rexhepi, i cili ka kërkuar përgjegjësi nga KRU “Bifurkacioni”.

“Kemi edhe shumë fshatra të tjera përveç Cernillës, të cilat përballen me mungesë të ujit. Ne e kemi ngritur zërin disa herë lidhur me mungesën e ujit, por ankesat tona kanë hasur në vesh të shurdhër. Ne kemi kërkuar edhe nga qeverisja lokale të angazhohet për ta përmirësuar gjendjen me ujë të pijshëm”, ka thënë Rexhepi.

Në anën tjetër Telegrafi Është në pritje të një përgjigjeje nga menaxhmenti i KRU “Bifurkacioni” lidhur me këtë çështje./Telegrafi/

The post Banorët e Cernillës së Ferizajt përballen me mungesë të ujit të pijshëm appeared first on Telegrafi.

Policia e Ferizajt mbanë ligjëratë edukative për nxënësit e shkollës “Tefik Çanga”

6 March 2025 at 15:53

Në kuadër të angazhimit për sigurinë dhe edukimin e të rinjve, Policia e Stacionit të Ferizajt ka mbajtur një ligjëratë ndërgjegjësuese me nxënësit e klasave VII dhe IX të SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj.

Temat kryesore të trajtuara gjatë ligjëratës ishin pasojat e përdorimit të narkotikëve, si dhe rëndësia e ruajtjes së ambientit dhe trashëgimisë kulturore. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 30 nxënës.

“Policia e Ferizajt do të vazhdojë organizimin e aktiviteteve të ngjashme në shkollat e komunës, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve dhe për të parandaluar dukuritë negative në shoqëri”, thuhet në njoftimin e Policisë në Ferizaj./Telegrafi/

The post Policia e Ferizajt mbanë ligjëratë edukative për nxënësit e shkollës “Tefik Çanga” appeared first on Telegrafi.

Për shtatë ditë në Ferizaj, arrestohen 75 persona të kërkuar nga gjykatat

4 March 2025 at 15:40

Gjykata Themelore në Ferizaj dhe Policia e Kosovës po vazhdojnë të kenë një bashkëpunim të mirë ndër-institucional. Policia në këtë rajon ka njoftuar se për shtatë ditë kanë shqyrtuar 75 kërkesa të gjykatave në regjion për t’i arrestuar 75 persona të cilët nuk i kanë respektuar ftesat për mbajtje të seancave.

“Policia ka arrestuar 75 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë  për parandalimin dhe luftimin e krimit. Ju mund të raportoni rastet kriminale në stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe nëpërmjet numrave kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht”, thuhet në komunikatën e Policisë në Ferizaj./Telegrafi/

The post Për shtatë ditë në Ferizaj, arrestohen 75 persona të kërkuar nga gjykatat appeared first on Telegrafi.

Teknologjia më e re për qasjen në parkingun nëntokësor në Ferizaj

20 February 2025 at 14:44

N.P.L “Ambienti” Sh.A ka sjellë një inovacion të ri për të gjithë qytetarët, pasi në nënkalimin nëntokësor, tashmë është vendosur aparatura më moderne për qasjen në parking, e cila funksionon përmes smartkartelave dhe pagesës së automatizuar.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se me këtë teknologji të re, parkimi bëhet më i lehtë dhe më i shpejtë, pa pasur nevojë për të bërë pagesën tek arkatari.

“Përdoruesit mund të kryejnë pagesën drejt e në aparat, duke shmangur radhët dhe duke përfituar nga një sistem më i avancuar dhe i sigurt. Qasje e shpejtë dhe e lehtë, pagesë direkte në aparat, smartkartela për një përvojë më të thjeshtë dhe të sigurt”, thuhet në postim.

Po ashtu sipas postimit, ky sistem modern është pjesë e përkushtimit tonë për të ofruar shërbime më të avancuara dhe për të përmirësuar përvojën tuaj të parkimit në qytet. /Telegrafi/

The post Teknologjia më e re për qasjen në parkingun nëntokësor në Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Banorët e Prelezit të Muhaxherëve në Ferizaj organizojnë spektakël me kuaj

17 February 2025 at 13:33

Banorët e Prelezit të Muhaxherëve në Ferizaj organizojnë spektakël me kuaj

Kryesia e fshatit Prelez i Muhaxherëve në Ferizaj kanë organizuar një ceremoni dhe spektakël me kuaj të racave të ndryshme për ta shënuar festën e Pavarësisë së Kosovës. Ata për here të tretë me radhë në këtë mënyrë po e festojnë ditën e Pavarësisë për të kujtuar, sakrificën dhe të rënët për lirinë e Kosovës dhe duke mos harruar traditën dhe kulturën e banorëve të fshatit Prelez dhe të vendit.

Adnan Reka, përfaqësues i fshatit Prelezi i Muhaxherëve në Komunën e Ferizajt, ka thënë se janë mbledhur për të festuar një ditë të veçantë dhe të rëndësishme të historisë, ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Ai shpjegon se ky është momenti kur kujtojhen sakrificat, forcat dhe guximin e gjithë atyre që ranë dëshmorë që ne ta gëzojmë këtë ditë, të cilët na mundësuan të jetojmë të lirë dhe krenar në tokën tonë.

“Por sot për veç se festojmë ne japim edhe një tjetër kuptim kësaj dite me një spektakël të jashtëzakonshëm që bashkon traditën, kulturën dhe dashurinë për kuajt dhe këtë sport që ne e kemi si fshat dhe si komunitet. Sot më 17 shkurt arena jonë do të bëhet qendra e një evenimenti të paharrueshëm e herës së tretë sepse ky është viti i tretë që ne e kemi krijuar historinë që ne po e gëzojmë, po e festojmë dhe po e shijojmë këtë ditë të veçantë. Sot do të kemi paradën e kuajve të bukurisë me shfaqje atraktive unike dhe me kuaj të racave autoktone dhe nga jashtë, një festë që e bashkon komunitetin tonë”, ka thënë Reka./Telegrafi/

The post Banorët e Prelezit të Muhaxherëve në Ferizaj organizojnë spektakël me kuaj appeared first on Telegrafi.

Deri në ora 15:00 në Ferizaj votuan gjithsejtë 23 mijë e 888 qytetar

9 February 2025 at 15:44

Nga 119 mijë e 97 votues sa ka gjithsejtë komuna e Ferizajt, deri në orën 15:00 kanë votuar 23 mijë e 888 qytetar në 49 qendra të votimit.

Deri më tash nuk është theksuar ndonjë rast i incidentit, ndërkaq sipas zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Ferizaj gjatë orëve në vazhdim pritet të rritet numri i votuesve.

Shaban Rexha, përfaqësues i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ferizaj, ka thenë për Telegrafin, se gjithçka ka ecur mirë deri më tash.

“Deri në orën 15:00 kanë votuar gjithsejtë 23 mijë e 888 qytetar në Komunën e Ferizajt në 49 qendra të votimit. Ndërkaq, gjithsejtë janë 119 mijë e 97 votues sipas listave duke përfshirë edhe mërgatën”, ka thënë shkurt Rexha. /Telegrafi/

The post Deri në ora 15:00 në Ferizaj votuan gjithsejtë 23 mijë e 888 qytetar appeared first on Telegrafi.

Mbi 30 për qind rriten vizitat në ambulancat e Ferizajt pas gjendjes gripoze

4 February 2025 at 16:56

Gjatë muajit të fundit stafi mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe në AMF të tjera nëpër lokalitete po përballen me rritje të numrit të pacientëve të cilët po kërkojnë ndihmë mjekësore. E gjithë fluksi është shtuar pas një gripi sezonal i cili po shkakton temperaturë të lartë, kokë-dhembje, kollë, ethe, rrjedhje të hundëve, dhembje të trupit e të tjera. Mjekët në këtë komunë po sugjerojnë pacientët të përdorin sa më shumë langje dhe mos të qëndrojnë në ambiente të mbyllura me persona që janë të dyshuar për gjendjen gripoze.

Deri në 300 pacient brenda ditës po marrin shërbime në QKMF të Ferizajt.

Kemajl Emini, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt ka thënë se mbi 30 për qind janë rritur kërkesat e qytetarëve për të marrë shërbime nëpër institucionet shëndetësore, shkaku i gjendjes gripoze.

“Pavarësisht fluksit të madh të pacientëve, mjekët tanë nëpër punkte shëndetësore po e kryejnë punën e tyre me seriozitet dhe përkushtimin më të madh. Si komunë jemi mirënjohës ndaj e gjithë stafit pasi që gjendja gripoze është përhapur në masë të madhe. Ne si mjek sugjerojmë pacientët të përdorin vitamin C dhe Paracetamol por te gjendjet me komplikime dhe humbje të lëngjeve përshkruajnë tretje fiziologjike me vitamina por nëse ka raste më të rënda edhe antibiotike”, ka thënë Emini./Telegrafi/

The post Mbi 30 për qind rriten vizitat në ambulancat e Ferizajt pas gjendjes gripoze appeared first on Telegrafi.

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Ferizaj të përgatitur për mbajtjen e zgjedhjeve

31 January 2025 at 14:51

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Ferizaj ka arritur në fazën përfundimtare të përgatitjeve teknike për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale që pritet të mbahen më 9 shkurt të këtij viti.

Shaban Rexha, përfaqësues i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ferizaj, ka thenë për Telegrafin se janë përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme dhe procedurat tjera për mbajtjen e zgjedhjeve. Sipas tij fushata zgjedhore në regjionin e Ferizajt po ecën pa incidente dhe pa telashe.

“Kemi gjithsejtë 119 mijë e 97 votues në Komunën e Ferizajt me 49 qendra të votimit dhe me një qendër me kusht. Te numri i votuesve kemi në listë të regjistruar edhe nga diaspora. Aktualisht jemi në fazen finale të përgatitjeve dhe gjithçka po ecën sipas agjendave të parashikuara. Kemi edhe shumë aktivitete në zhvillim, por jemi të përgatitur për mbajtjen e zgjedhjeve. Nesër fillojmë edhe me trajnimin e këshillave të votimit (komisionerëve)”, ka thënë Rexha./Telegrafi/

The post Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Ferizaj të përgatitur për mbajtjen e zgjedhjeve appeared first on Telegrafi.

KRM “Pastertia” zgjeron zonën e shërbimit edhe në Brezovicë, nënshkruan marrëveshje me MMPHI-në

24 January 2025 at 13:55

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj, gjatë viteve të fundit sipas raporteve ka treguar përformancë të lartë në realizim të shërbimeve ndaj qytetarëve, derisa ne kohë reale po pastrohen kontejnerët dhe deponitë e mbeturinave.

Së fundi ky institucion që drejtohet nga Basri Syla, ka lidhur një marrëveshje me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për ta pastruar edhe Brezovicën derisa aty janë krijuar deponi të mbeturinave shkaku i mos pastrimit të kontejnerëve.

Ky institucion edhe në të kaluarën i ka dalë në ndihmë qyteteve të tjera dhe kompanive të mbeturinave, pasi që posedon makineri profesionale.

Telegrafi ka kontaktuar me drejtorin Syla pasi që ka pranuar fotografi nga qytetarët se në Brezovicë po pastrohen depozitë e mbeturinave nga KRM “Pastërtia”.

“Është e vërtetë se ekipet tona janë duke i pastruar ato mbeturina në Brezovicë pasi që kemi arritur një marrëveshje me MMPHI-në që t’i dalim në ndihmë asaj pjese deri më 31 maj të 2025-s. Mbeturinat do të pastrohen dy herë gjatë javës, andaj ne si kompani e kemi parë të arsyeshme ta zgjerojmë këtë shërbim edhe në Brezovicë me qëllim që mos të krijohen deponi të mbeturinave dhe mos të ndotet ambienti. Ne do t’i përkrahim edhe bizneset në atë zonë me shërbime cilësore”, ka thënë Syla.

The post KRM “Pastertia” zgjeron zonën e shërbimit edhe në Brezovicë, nënshkruan marrëveshje me MMPHI-në appeared first on Telegrafi.

❌
❌