Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit

16 July 2025 at 20:06

Qeveria ka autorizuar ministrin e Pushtetit Lokal, Arbjan Mazniku për të negociuar dhe nënshkruar me bashkitë e vendit marrëveshjen sipas të cilës do të emërohen më pas drejtuesit e rinj të njësive administrative nëpër bashkitë e vendit, të dorëhequr masivisht pas ultimatumit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama. Sipas autorizimit, Mazniku do të jetë në krye të […]

The post Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit appeared first on BoldNews.al.

“Raporti i KE është alarm për rrezikun kombëtar”, Zhulali reagon ashpër: Shqipëria, një shtet i këputur në çdo hallkë

9 July 2025 at 18:56

Eksperte e integrimit dhe drejtuese e Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Ilda Zhulali, në  një emision televiziv, deklaroi se raporti i fundit i Komisionit Europian është një pasqyrë e qartë dhe tronditëse e realitetit të shtetit shqiptar.

Sipas saj, zinxhiri shtetëror është i këputur që në hallkën e pare, demokracia dhe situata përkeqësohet më tej në të gjitha institucionet e shtetit, duke përfshirë Parlamentin, sistemin e drejtësisë dhe administratën publike.

Zhulali theksoi se raporti i KE-së e përshkruan Shqipërinë si një vend pa transparencë, pa garë, pa llogaridhënie dhe pa siguri, ku korrupsioni, krimi dhe paaftësia mbizotërojnë në çdo nivel.
Deklarata:

Po të lexosh çfarë ka shkruar Komisioni Europian, thuhet se hallkat e zinxhirit shtetëror janë të këputura. Fillon me demokracinë dhe zgjedhjet që kanë rënë, vazhdon me Parlamentin që nuk funksionon më si Kuvend, ku nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, dhe ku zinxhiri i drejtësisë nuk funksionon më. Ata thonë se ky është një vend ku nuk ka transparencë, garë, llogaridhënie dhe siguri.

Pasiguria në Shqipëri është aq e lartë, sa edhe ajri është vdekjeprurës këtë e kanë thënë ata, sepse e kanë konstatuar me të gjitha mënyrat e tyre. Çfarë tjetër duhet të thonë që ne të kuptojmë atë që e shohim çdo ditë me sytë tanë?

Ata thonë se ky është një vend i mbytur në korrupsion, drogë dhe krim. Një vend ku administrata publike për të cilën prej vitesh pretendohet se po bëhet reformë është e mbushur me militantë dhe të paaftë. Thonë se ka ligje dhe strategji që nuk zbatohen kurrë.

Këtë gjë na e thonë neve dhe vetes së tyre për të treguar se ky është vendi që ka aplikuar për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Ne e duam Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse janë një popull pro-europian, por sa i përket standardeve, jemi vite dritë larg. Ata nuk do të zhvendosen nga Brukseli për të na ndërtuar shtetin këtu. Nuk diskutohet më për “stabilitet”; sot diskutohet për diçka shumë më themelore.

Në fund të ditës, ata kanë pasur gjithmonë një mënyrë të qartë dhe konstante të të folurit. Janë bërë kaq vite që Shqipëria nuk ka përparuar drejt BE-së, dhe kjo ka ndodhur sepse ka qenë larg standardeve të kërkuara. Rama u fut në një aventurë me Vuçiqin, duke premtuar një epokë të re për Ballkanin që do të sillte siguri dhe standarde. Pastaj hyri në një projekt tjetër, të cilin u detyrua ta braktiste, dhe Parlamenti Europian ia kujtoi: “U fute në këtë aventurë, por mos e vazhdo, sepse cenon stabilitetin e Ballkanit.”

Po të lexosh raportin, ata i thonë të gjitha aty.

Shqiptarët nuk kanë nevojë t’i lexojnë këto raporte ata i jetojnë çdo ditë, në mënyrë të egër, mbi kurrizin e tyre. Nuk ke nevojë të jesh turist në Theth për t’u tronditur kur të vjen fadroma e të shemb shtëpinë dhe nuk po flasim për shtëpitë e paligjshme, por për pronën tënde.

The post “Raporti i KE është alarm për rrezikun kombëtar”, Zhulali reagon ashpër: Shqipëria, një shtet i këputur në çdo hallkë appeared first on Sot News | Lajme.

“Metamorfoza”, SPAK kërkon 74 vjet burg për shtatë të pandehurit

26 June 2025 at 12:02

Prokuroria e Posaçme paraqiti të enjten më 26 qershor konkluzionet përfundimtare ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe gjashtë të pandehurve të tjerë të akuzuar për vrasje dhe porositje të tyre, grup të strukturuar kriminal, korrupsion dhe armëmbajtje pa leje, që u ndaluan në kuadër të operacionit të njohur si “Metamorfoza” në korrik të vitit 2023. Çështja […]

The post “Metamorfoza”, SPAK kërkon 74 vjet burg për shtatë të pandehurit appeared first on Reporter.al.

Vrasja e Fatbardh Licit/ Gjykata e Lartë rrëzon Bajrit dhe Astmer Bilalin

By: user 8
24 June 2025 at 16:51

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, të cilët akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2018 në Shkodër.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se tre të pandehurit kishin kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit, që i la në burg, duke depozituar rekurs në instancën më të lartë gjyqësore të vendit. Por Gjykata e Lartë vendosi të mos e pranojë rekursin, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit.

Kujtojmë se në mars të këtij viti, Apeli i GJKKO i dënoi ata me burg.

Safet Bajri u arrestua më 17 Shkurt. Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, akuzohen për tre vepra penale.

Në njoftimin e SPAK thuhet se tre personat dyshohen për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës Fatbardh Lici, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedim penal, i cili lidhet me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018, rezulton se janë mbledhur prova mbi të cilat është krijuar dyshimi i arsyeshëm se të tre personat kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer vrasjen me armë zjarri të shtetasit Fatbardh Lici i afërm i Ibrahim Licit në Shkodër më 10 gusht 2018.

“Motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet ndër të tjera me atribuimin që shtetasi Behar Bajri, i bën shtetasit Ibrahim Lici për vrasjen e të njohurit të tij, shtetasit Boran Berçana”, thuhet ne njoftim.

KRIMET PËR TË CILAT AKUZOHESHIN BAJRAJT NË 2018

14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip kamion me targë të Vlorës.

14.01.1999 në lagjen “Vojo Kushi”, janë vrarë me armë zjarri vëllezërit Osman e Artur Alibali. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj. Kjo vrasje është kryer menjëherë mbas vjedhjes me armë të kryer ndaj dy shtetasve nga Berati.

21.03.1999 Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.

28.01.2000 në fshatin Dobraç është vrarë me armë zjarri shtetasi Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër. Për këtë vepër penale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim. Ndërsa Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milionë lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Për ngjarjen Behar Bajri është deklaruar fajtor më 12 shtator të vitit 2005 për një krim të kryer në bashkëpunim me kushëririn e tij Sead Rustemi (Bajri).

15.02.2001 në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi A. Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

26.06.2002 në banesën e Behar Bajrit është gjetur e vrarë bashkëshortja e tij Fabiola Bajri, 16 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se në këtë rast ishte vrasje dhe jo vetëvrasje siç deklaruan familjarët. Autor i dyshuar i kësaj vrasje është Behar Bajri. 18.08.2006 Behar Bajri akuzohet për përdhunimin e dy vajzave të mitura, krim të cilin e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër person. Për këtë ngjarje Gjykata e rrethit Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim”, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.

04.08. 2006 Ilir Bajri akuzohet se ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve.

The post Vrasja e Fatbardh Licit/ Gjykata e Lartë rrëzon Bajrit dhe Astmer Bilalin appeared first on Lapsi.al.

Integrimi europian i Shqipërisë, Zhulali: Procesi i anëtarësimit në BE kërkon demokraci dhe sundim të ligjit, por…

18 June 2025 at 21:27

Ekspertja e integrimit dhe drejtuese e Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali, ka analizuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se pavarësisht faktorëve politikë, standardet e BE-së kanë mbetur të pandryshuara.

Në një intervistë televizive, Zhulali u shpreh se procesi i anëtarësimit është i ndikuar nga dinamika politike, por nuk mund të jetë asnjëherë vetëm politik.

“Procesi ka standarde të panegociueshme. BE-ja është krijuar për të bashkuar vendet e Evropës me qëllimin që të shmanget lufta – dhe ky bashkim kërkon demokraci, sundim të ligjit dhe një ekonomi funksionale tregu,” tha ajo.

Ajo vuri në dukje se edhe në rastet kur zgjerimet e Unionit janë kryer për arsye gjeopolitike, kurrë nuk janë lëshuar parimet bazë që BE-ja mbron.

“Standardet nuk janë fleksibël. Çdo vend që aspiron të anëtarësohet duhet të jetë realisht demokratik, të ketë kapacitet për të përshtatur legjislacionin me atë evropian dhe të respektojë shtetin ligjor,” përfundoi Zhulali.

The post Integrimi europian i Shqipërisë, Zhulali: Procesi i anëtarësimit në BE kërkon demokraci dhe sundim të ligjit, por… appeared first on Sot News | Lajme.

“Deformimi i vullnetit të shqiptarëve”/Zgjedhjet parlamentare, flet kandidatja PD: Tjetërsimi i votës është rezultat…

12 June 2025 at 19:17

E ftuar në një emision televiziv kandidatja Ilda Zhulali theksoi se duhet të hidhet dritë mbi mekanizmat e deformimit të vullnetit të qytetarëve në procesin zgjedhor në Shqipëri.

Zhulali tha sot se tjetërsimi i votës është rezultat i një sistemi të ndërlikuar që synon kontrollin mbi rezultatin zgjedhor dhe mbajtjen e pushtetit.

“Ajo që është më frustruesja në gjithë këtë situatë është se sa e vështirë është të shpjegosh përmasën e ndikimit të këtyre fenomeneve tek qytetarët blerja e votës, ndikimi i krimit, dhe të gjitha elementet e tjera që, nëse i zbërthen pak nga pak, kupton që nuk është vetëm një instrument në dorën e qeverisë që bën diferencën e madhe dhe tjetërson votën. Janë të gjithë këta faktorë së bashku që sjellin këtë tjetërim.

Tjetërsimi i votës ndodh në një masë të caktuar 5% tek një kategori, pastaj më tej tek një tjetër dhe kështu është arritur në këtë përqindje prej 53% të votave, të përkthyera në 83 mandate. Kjo është një tjetërsi e të gjithë sistemit.

Është si një mur i ndërtuar tullë pas tulle nga qeveria aktuale. Dhe ajo që është më e rëndë përveç shkeljes së ligjit, të cilën as institucionet e drejtësisë nuk e panë apo nuk donin ta shihnin është bashkëpunimi me krimin e organizuar. Kjo është diçka që nuk mund ta “marrësh” dot, siç mund të bësh, për shembull, me pensionistët. Kjo pjesë tjetër është shumë më e vështirë për t’u matur dhe për t’u transmetuar te zgjedhësit, sepse ajo që kuptova ishte një ndjenjë e thellë frike tek njerëzit.

Një frikë ndaj procesit zgjedhor, ndaj mënyrës si lexohet dhe tjetërsohet vota. Kjo ishte një ndjesi që e shprehnin të gjithë ata që takonim gjatë fushatës. Një tjetër rast që tregon nën çfarë presioni ndodhet një qytetar shqiptar sa i frustruar dhe i frikësuar është është rasti i helmimit të fëmijëve në Gramsh. Në një kopsht publik, as fëmijët dhe as prindërit nuk patën guximin të protestonin, të kërkonin llogari për jetën e fëmijëve të tyre. Jeta e fëmijës është në rrezik, dhe ti ke frikë të flasësh. Nëse ke frikë të flasësh për fëmijën tënd, për të cilin pretendohet se sakrifikon gjithçka, imagjino sa e lehtë është të kërcënohesh dhe të frikësohesh për një votë.

Ky është niveli i frikës për të cilin po flasim. Dhe kjo tregon trysninë dhe presionin e një qeverie që ka akumuluar gjithë pushtetin dhe që bashkëpunon me krimin e organizuar. Sot ka një situatë të re. Më parë, në deklarata për Ballkanin përmendej kapja e shtetit, por nuk përmendeshin qartë vendet ku kjo ndodhte. Tani po shkojmë drejt identifikimit konkret të këtyre vendeve. Kjo është thënë për Serbinë, por drejt të njëjtit përfundim po shkon edhe Shqipëria. Dhe kur t’i vihet emri kësaj situate, ajo do të delegjitimojë jo vetëm pushtetin e Ramës, por edhe këto zgjedhje. Pas kësaj do të pasojnë kushtëzime të tjera ndërkombëtare”,-tha Zhulali.

The post “Deformimi i vullnetit të shqiptarëve”/Zgjedhjet parlamentare, flet kandidatja PD: Tjetërsimi i votës është rezultat… appeared first on Sot News | Lajme.

Humbi mandatin dhe u kritikua për spotin me të moshuarin, Edona Bilali: S’janë gati për këtë lloj humori

By: Ardit
29 May 2025 at 12:05

Deputetja aktuale e PS-së, Edona Bilali, e cila humbi mandatin e saj në Shkodër në zgjedhjet e 11 Majit, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve dhe spotin me të moshuarin, që pas kritikave në rrjetet sociale u detyrua ta fshijë. Ajo theksoi se personi në videon për fushatën elektorale nuk ishte një i moshuar, por aktor. […]

The post Humbi mandatin dhe u kritikua për spotin me të moshuarin, Edona Bilali: S’janë gati për këtë lloj humori appeared first on BoldNews.al.

Humbi mandatin dhe u kritikua për spotin me të moshuarin, Edona Bilali: S’janë gati për këtë lloj humori

By: V K
29 May 2025 at 12:54

Deputetja aktuale e PS-së, Edona Bilali, e cila humbi mandatin e saj në Shkodër në zgjedhjet e 11 Majit, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve dhe spotin me të moshuarin, që pas kritikave në rrjetet sociale u detyrua ta fshijë.

Ajo theksoi se personi në videon për fushatën elektorale nuk ishte një i moshuar, por aktor.

“Mendoni se ju penalizoi video me të moshuarin në spital? A keni një kërkim falje për qytetarët e Shqipërisë”? – ajo u shpreh se; “Ai nuk është një i moshuar, është aktor humori. Por mendoj se qartësisht në Tiranë dhe kryesisht jashtë Shkodre nuk jeni akoma gati për këtë lloj humori”.

Më poshtë spoti elektoral i deputetes socialiste:

 

The post Humbi mandatin dhe u kritikua për spotin me të moshuarin, Edona Bilali: S’janë gati për këtë lloj humori appeared first on Albeu.com.

A duhet të japë dorëheqje Berisha? Zhulali: Kreu i PD ka pozicion unik në parti

By: V K
22 May 2025 at 15:42

Kandidatja e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Ilda Zhulali, ka folur për situatën aktuale të partisë dhe për rolin e kreut të PD-së, Sali Berisha, duke theksuar se momenti nuk është i përshtatshëm për të kërkuar dorëheqjen e tij.

Sipas Zhulalit, Berisha ka një pozicion të veçantë në PD dhe është i angazhuar në misionin për të luftuar regjimin e Edi Ramës.

Ajo theksoi se në këtë moment, është e nevojshme që PD të përqendrohet në analizën e brendshme dhe të synojë krijimin e një qeverie teknike për të siguruar zgjedhje të lira.

Ne jemi përballë një regjimi dhe patronazhistët janë njerëz “ushtarë” që merr urdhra dhe i zbaton. Unë besoj tek liria dhe besoj se PD e përfaqëson misionin e lirisë. Partia Demokratike iu ka bërë ftesë të gjitha partive dhe ka kërkuar që partitë të jenë kundër Ramës. Më vjen keq që koalicioni nuk u bë më i madh, ne e bëmë ftesën. Një bashkim numrash do na nxirrte më mirë. PD do të bëjë një proces analize së brendshmi.

Proceset që do të do të shikohen se janë transparencë. Nuk besoj se do të bënte mirë dorëheqja e Berishës, pasi i është futur misionit për të luftuar këtë regjim. Berisha ka guximin për të denoncuar krimin dhe regjimin. Sali Berisha ka pozicion unik në PD. Nuk ka njerëz të pazëvendësueshëm, por nuk besoj se ky është momenti për të debatuar për këtë gjë, por qeveria është përgjegjëse për manipulimin e procesit zgjedhor. Ne duam qeveri teknike, që të kemi zgjedhje të lira”, tha ajo.

The post A duhet të japë dorëheqje Berisha? Zhulali: Kreu i PD ka pozicion unik në parti appeared first on Albeu.com.

A duhet të japë dorëheqje Berisha? Zhulali: Kreu i PD ka pozicion unik në parti, na duhet…

22 May 2025 at 15:26

Kandidatja e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Ilda Zhulali, ka folur për situatën aktuale të partisë dhe për rolin e kreut të PD-së, Sali Berisha, duke theksuar se momenti nuk është i përshtatshëm për të kërkuar dorëheqjen e tij.

Sipas Zhulalit, Berisha ka një pozicion të veçantë në PD dhe është i angazhuar në misionin për të luftuar regjimin e Edi Ramë. Ajo theksoi se në këtë moment është e nevojshme që PD të përqendrohet në analizën e brendshme dhe të synojë krijimin e një qeverie teknike për të siguruar zgjedhje të lira.

Gazetarja: A jeni pro dorëheqjes së z Berisha?

Ilda Zhulali: Ne jemi përballë një regjimi dhe patronazhistët janë njerëz “ushtarë” që merr urdhra dhe i zbaton. Unë besoj tek liria dhe besoj se PD e përfaqëson misionin e lirisë. Partia Demokratike iu ka bërë ftesë të gjitha partive dhe ka kërkuar që partitë të jenë kundër Ramës. Më vjen keq që koalicioni nuk u bë më i madh, ne e bëmë ftesën. Një bashkim numrash do na nxirrte më mirë. PD do të bëjë një proces analize së brendshmi. Proceset që do të do të shikohen se janë transparencë.

Nuk besoj se do të bënte mirë dorëheqja e Berishës, pasi i është futur misionit për të luftuar këtë regjim. Berisha ka guximin për të denoncuar krimin dhe regjimin. Sali Berisha ka pozicion unik në PD. Nuk ka njerëz të pazëvendësueshëm, por nuk besoj se ky është momenti për të debatuar për këtë gjë, por qeveria është përgjegjëse për manipulimin e procesit zgjedhor. Ne duam qeveri teknike, që të kemi zgjedhje të lira.

The post A duhet të japë dorëheqje Berisha? Zhulali: Kreu i PD ka pozicion unik në parti, na duhet… appeared first on Sot News | Lajme.

Kandidatja për deputete: Legalizimet problem në Laprakë, ka një “projekt të fshehtë”

26 April 2025 at 22:01

Ilda Zhulali kandidatja për deputete e PD-ASHM tha në “Review” në Euronews Albania se në zonën e Laprakës në Tiranë vijon të jetë problem shumë i madh legalizimi i banesave.

Sipas saj ka shumë qytetarë të cilët ende nuk kanë në dorë asnjë dokument për të vërtetuar pronësinë e tyre.

“Shumica në zonën e Laprakës vazhdojnë edhe pas 12 vitesh nuk e kanë letrën e legalizimit të banesës së tyre në dorë. Jo vetëm kaq por kjo zonë rrezikohet nga një projekt i fshehtë i bërë nga Edi Rama dhe Erion Veliaj për të bërë shembjen e disa banesave në zonën e shinave të trenit për të shembur banesat nga 40 metra në të dyja anët e shinave. Këta njerëz do kenë të njëjtin fat si banorët e 5 majit, që nuk kanë asnjë letër në dorë U ka shkuar fadroma, u ka shembur shtëpitë, maksimumi do marrin ndonjë bonus si të pastrehë”,-tha Zhulali.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kandidatja për deputete: Legalizimet problem në Laprakë, ka një “projekt të fshehtë” appeared first on Euronews Albania.

“Prindërit nuk do varin më portretet e fëmijëve emigrantë”, Zhulali: Më 11 maj cunami i revoltës rrëzon Ramën

16 April 2025 at 20:12

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim me banorët e Njësisë Administrative nr. 5 në Tiranë, ku mbajti fjalën e saj edhe kandidatja e PD në listë të hapur, Ilda Zhulali.

Zhulali cilësoi se të gjithë duan largimin e Edi Ramës, sepse ndryshimin më 11 maj do e sjelli vetëm nr.1, PD. Gjithashtu ajo tha se kjo është fryma e ndryshimit dhe ndryshimi ndihet në ajër.

Ilda Zhulali:

“Kjo është fryma e ndryshimit, ndryshimi ndihet në ajër. Sot në Shqipëri ka shpresë, sot në Tiranë ka shpresë. Ka shpresë, sepse ka përpara një alternativë serioze. Sot kemi dal përpara shqiptarëve jo vetëm si një opozitë që rezistoi në momente të vështira, por si një ekip me njerëz të aftë, të përgatitur me integritet, kemi dal me një plan, me një plan që i flet të gjithve. Ky plan që do rrisi rrogat dhe pensionet. Me një plan për të ulur taksat, me një plan pë të ulur çmimin e enegjisë, të karburantit e të ujit. Duke ndihmuar ekonominë familjare, ne ndihmojmë ekonominë kombëtare. Duke ndihmuar biznesin dhe sipërmarrjen, ne kemi ndihmuar ekonominë kombëtare. Kështu ndizet një dritë shprese për të gjithë. Të dashur miq Edi Rama këto 12 vite me një projekt shkatërrimtar u përpoq që shtëpitë tona t’i kthejë në një muze refugjatësh, që prindërit të varin në shtëpi portretet e fëmijëve të tyre emigrant. Ne do ta ndalojmë këtë projekt, nuk do të lejojmë që shtëpitë tona të jenë vatër emigrantësh. Ne dhe nënat shqiptare do të bëhemi bashkë dhe me 11 maj do të derdhim cunamin e revoltës tonë dhe t’i japim përgjigjen e merituar Edi Ramës. Kjo është shtëpia jonë dhe fëmijët tanë meritojnë të qëndrojnë këtu. Ne do të shpërblejmë punën e ndershme, dijen, talentin dhe do t’i mbajmë fëmijët tanë këtu. Të gjithë duan largimin e Edi Ramës, ne jemi ndryshimi dhe do ta sjellim me 11 maj duke votuar nr 1, PD!”

The post “Prindërit nuk do varin më portretet e fëmijëve emigrantë”, Zhulali: Më 11 maj cunami i revoltës rrëzon Ramën appeared first on Sot News | Lajme.

‘Brenda 100 ditëve, fund luksit qeveritar’, Zhulali: Ulje taksash dhe rritje ekonomike

15 April 2025 at 21:59

Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Ilda Zhulali, tha në një emision televiziv se PD synon të sjellë një qeverisje ndryshe, të bazuar tek përfaqësimi real i qytetarëve dhe mbështetja për ekonominë prodhuese. Ajo theksoi se fushata e PD është ndërtuar me ndihmën e strategut amerikan La Civita, duke ndjekur një model të ngjashëm me atë të Donald Trump.

Zhulali prezantoi disa nga pikat kryesore të programit ekonomik të PD, duke përfshirë uljen e kostos së jetesës, mbështetjen për biznesin dhe bujqësinë, dhe premtime konkrete që do të zbatohen brenda 100 ditëve të para të qeverisjes. Ajo u shpreh se qeverisja e PD-së do të jetë e vogël, pa patronazhistë dhe e fokusuar te qytetari i zakonshëm.

Ilda Zhulali:

LaCivita është një strateg i njohur elektoral dhe një figurë me peshë në politikën amerikane. Ai ka ndërtuar një lidhje të fortë ndërmjet Partisë Demokratike dhe administratës së ish-presidentit Trump, duke kontribuar në hartimin e strategjisë së fushatës së PD-së. Megjithatë, në thelb të kësaj fushate është programi ynë: i qartë, i zbatueshëm dhe i ndërtuar mbi nevojat reale të qytetarëve.

PD hyn në këtë fushatë me një plan konkret dhe një ekip profesionistësh që përfaqësojnë shtresa të ndryshme të shoqërisë. Janë njerëz të përgatitur, që flasin për të ardhmen dhe që janë të përkushtuar për të sjellë ndryshimin. Civita na ndihmon që ky plan të komunikojë thjeshtë dhe qartë me çdo qytetar, njësoj si modeli i Trump që u përkthye në 10 pika të thjeshta e të kuptueshme nga të gjithë dhe këtë po bëjmë edhe ne.

Programi ynë përfshin pika thelbësore që do t’i përsërisim çdo ditë mëngjes, drekë e darkë që të dëgjohen nga çdo qytetar. Kemi hartuar paketën e dhembshurisë, e cila përfshin: vendosjen e një minimumi jetik prej 200 euro në muaj për çdo qytetar në nevojë; rritjen e pensionit minimal në 200 euro; uljen e TVSH-së nga 20% në 15%; si dhe uljen e çmimit të energjisë, ujit dhe karburantit. Këto masa do të sjellin automatikisht uljen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe do të bëjnë faturat më të përballueshme për çdo familje.

Për bizneset kemi parashikuar: taksë 0% për biznesin e vogël; taksë të sheshtë 10% për bizneset e tjera; si dhe 0% taksë për profesionet e lira. Një tjetër prioritet i yni është bujqësia dhe produktet “Made in Albania”. Aktualisht, rreth 34% e popullsisë aktive në Shqipëri është e angazhuar në bujqësi (sipas të dhënave të INSTAT), ndaj ky sektor është thelbësor për zhvillimin e vendit.

Ne synojmë që produktet që konsumojmë të jenë vendase, të prodhuara në fermat shqiptare, dhe jo të importuara. Për këtë, do të ofrojmë subvencione të drejtpërdrejta dhe kredi deri në 80% të investimit për bujqësinë.

Kjo është mënyra për të ringjallur ekonominë prodhuese dhe për të siguruar që fondet IPARD të përdoren me përgjegjësi dhe jo të vidhen rrugës, siç ka ndodhur deri tani.

Premtimet tona nuk janë të shkëputura nga realiteti janë të realizueshme brenda 100 ditëve të para të qeverisjes. Ulja e taksave është plotësisht e mundshme, për sa kohë fondet publike nuk shpërdorohen në projekte korruptive si inceneratorët apo koncesionet fantazëm.

Qeveria e PD është e vendosur, e qartë dhe me plan konkret për të qeverisur ndryshe. Do të kemi një qeverisje të vogël dhe efikase jo një administratë të fryrë nga patronazhistë që paguhen për të mos punuar. Punonjësit e ndershëm dhe profesionistë do të qëndrojnë. Ata që janë pjesë e sistemit të abuzimit dhe shpërdorimit të parasë publike, do të largohen.

The post ‘Brenda 100 ditëve, fund luksit qeveritar’, Zhulali: Ulje taksash dhe rritje ekonomike appeared first on Sot News | Lajme.

Debat në Këshillin Bashkiak të Tiranës/ Zhulali pyet Ristanin: Pse i dhatë kryeministrit të drejtën për të drejtuar?

3 April 2025 at 17:47

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, e mbajtur këtë të enjte pasdite, u shoqërua me debate të ashpra mes këshilltares demokrate Ilda Zhulali dhe kryetares së deleguar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani.

Gjatë fjalës së saj, Zhulali kërkoi transparencë mbi rolin e Kryeministrit në drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe organizimin e një aktiviteti në sheshin “Skënderbej”. Ajo kërkoi një interpelancë për këtë çështje dhe ngriti pyetje mbi mënyrën se si u organizua takimi, kostot e tij dhe pjesëmarrjen e drejtorëve dhe punonjësve të bashkisë.

“Duam shkresën që tregon kush e drejton Bashkinë e Tiranës. Kemi kërkuar interpelancë për takimin e zonjës Ristani me Kryeministrin në sheshin ‘Skënderbej’. Dua të di kush e organizoi këtë aktivitet, sa u shpenzua për të dhe kush thirri drejtorët dhe punonjësit e bashkisë? Me çfarë tagri ligjor i dhatë Kryeministrit të drejtën për të ushtruar funksionet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, kur një gjë e tillë është e ndaluar me ligj dhe Kushtetutë?” – u shpreh Zhulali.

Në përgjigje, kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, mohoi çdo shkelje ligjore dhe deklaroi se aktivitetet e organizuara nuk kanë pasur qëllim emërimin e ndonjë kryetari të ri të bashkisë.

“E para, nuk do të isha këtu dhe puna nuk do të vazhdonte nëse do të ishim në rrethana të paligjshme, siç aludoni ju. Nuk ka asnjë pengesë për asnjë shkresë. Për sa i përket aktiviteteve, unë nuk kam autoritetin për të emëruar kryetarë bashkie dhe mbaj përgjegjësi që nuk e kam bërë këtë gjë. Për çdo interpelancë jam e gatshme në çdo moment,” – u shpreh Ristani.

Debati në Këshillin Bashkiak vjen mes paqartësive mbi drejtimin e Bashkisë së Tiranës, pas largimit të kryetarit të saj dhe ndërhyrjes së institucioneve qeveritare në proceset vendore.

The post Debat në Këshillin Bashkiak të Tiranës/ Zhulali pyet Ristanin: Pse i dhatë kryeministrit të drejtën për të drejtuar? appeared first on Sot News | Lajme.

“Astmeri ka vjedhur…”/ Si nisi konflikti, Ibrahim Lici akuzonte Bilalin për “rikat”: Ai bir k****!

14 March 2025 at 18:35

Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit. Sipas dosjes hetimore, dhe siç SPAK ka bërë me dije publikisht me anë të një njoftimi zyrtar, Lici është ekzekutuar pas vrasjes së ish-policit Boran Bërçana. Kjo për shkak se fisi Bajri kishte dyshime se miku i tyre, Boran Bërçana, i cili ka qenë punonjës […]

The post “Astmeri ka vjedhur…”/ Si nisi konflikti, Ibrahim Lici akuzonte Bilalin për “rikat”: Ai bir k****! appeared first on BoldNews.al.

“Gjërat Tona”/ Bajrat dhe Lictë, hakmarrje që fshihet, por vrasjet nuk ndalen

2 March 2025 at 21:01

Ky shpërthim në lagjen Partizani në Shkodër, më 13 janar të vitit 2018, ishte pikënisja e një sage kriminale mes dy fiseve, që vijon të shkaktojë viktima edhe sot.

Shënjestra ishte Lulzim Kulla, i konsideruar si një prej të fortëve të Shkodrës, njëkohësisht edhe si lidhje e familjes Lici, pasi është dhëndër i tyre. Ditët që pasuan këtë ngjarje, nisën të shënojnë një bilanc tragjik me vrasje, zhdukje personash e atentate të dështuara.

Familja Lici artikuloi emrat e rivalëve, që sipas tyre ishin nga fisi Bajri. Ndërsa këta të fundit nuk e pranojnë as sot që janë në hasmëri apo konlfikt me ta. Madje Safet Bajri, në një dalje televizive u shpreh se nuk ka asnjë konflikt me familjen Lici.

Më 21 shkurt 2025, dy ditë pasi ai u shfaq publikisht, RENEA u rikthye sërish, në banesën e tij, ku kishte qenë edhe para 3 ditësh, për të zbatuar një vendim të Gjykatës së Posaçme, që kishte vendosur masën “arrest në burg” për të.

Pasi ishte kontrolluar tri herë nga forcat speciale, që pas vrasjes së katërfishtë, të njohur si “Masakra e Dobraçit”, ishte shoqëruar e lënë i lirë, më 21 shkurt, Safet Bajri hipi në furgonin e RENEA-s, që e shoqëruan deri në Policinë e Tiranës. Këtë herë nuk bëhej fjalë thjeshtë për një shoqërim rutinë e procedurial.

Safet Bajri u arrestua. E njëjta masë u ekzekutua në burg edhe për Behar Bajrin e Astmer Bilalin, të arrestuar në shtator të vitit 2023 në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Ata, në bashkëpunim me Safet Bajrin, akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur më 10 gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras të Shkodrës, si dhe për grup të strukturuar kriminal. Ndërsa më 24 shkurt, Gjykata e Posaçme u komunikoi të treve të njëjtën masë që kishte dhënë më herët në mungesë.

Për të dytën herë, SPAK konfirmoi zyrtarisht konfliktin mes familjeve Bajri e Lici, duke deklaruar se vrasja e Fatbardh Licit në vitin 2018, ishte kryer nga Behar Bajri, Astmeri Bilali dhe Safet Bajri, si hakmarrje ndaj Ibrahim Licit. Sipas Prokurorisë së Posaçme, vrasja e Fatbardh Licit ishte kryer pasi Behar Bajri i atribuonte Ibrahim Licit vrasjen e të njohurit të tyre, Boran Bërçanës dhe partneres së tij Silvi Ndoci, ngjarje e ndodhur më 15 korrik të vitit 2018.

Pra për herët të dytë, pas operacionit “Metamorfoza” në vitin 2023, SPAK zyrtarizon hasmërinë mes fiseve Bajri e Lici në Shkodër. Përplasja më e madhe mes tyre ndodhi përgjatë vitit 2018. Por kulmoi pasditen e 30 tetorit të vitit 2024, kur u vranë 4 persona, dy prej të cilëve kalimtarë të rastit dhe që SPAK po e heton si vijim të sagës së hakmarrjeve mes dy grupimeve, pa çka se ende nuk ka prova konkrete.

Por si nisi konflikti i përgjakshëm mes dy familjeve që të paktën deri në vitin 2017 kishin qenë në paqe me njëra – tjetrën. Madje në disa raste, Ibrahim Lici ishte parë në shoqërinë e Astmer Bilalit, që është njeriu më i afërt i Bajrave.

Janë banorë të Shkodrës, por më shumë se kaq janë familjarë që përplasja e përgjakshme mes dy grupimeve atje, u ka marrë jetën njerëzve të tyre. Është bashkëshortja e Endri Mustafës, për vrasjen e të cilit drejtësia shqiptare akuzon Ibrahim Licin, por familja e viktimës e mohon, duke bërë përgjegjës dikë tjetër. Është edhe gjyshi i Astmer Bilalit, të cilit gjatë kohës që ishte në burg i vranë babanë e xhaxhain, Astrit e Brahim Bilalin. Kjo ngjarje mbetet e pazbardhur nga Policia. Të dy familjet kërkojnë drejtësi.

Drejtësi kërkonte edhe Ismet Çekorja, gjatë kohës që djali i tij ishte shpallur në kërkim për një vrasje.

Por 5 ditë pas kësaj deklarate që bëri për mediat, edhe vetë Ismet Çekorja u vra. Konkretisht më 2 shtator të vitit 2022. Ai shprehej se nuk kishte frikë nga askush. Në fakt faktet treguan të kundërtën.

Ngjarjet kriminale në Shkodër vijojnë të sfidojnë Policinë dhe drejtësinë vit pas viti. Por “lufta” e vërtetë, që ngjalli panik e frikë tek banorët, kulmoi në vitin 2018. Atëherë dy fise që thuhej se dominonin qytetin nisën të përmenden në media çdo ditë. Ishin fiset Bajri dhe Lici. E çdo gjë që pasoi më vonë, nisi të lidhej me ata dhe njerëzit që kishin afruar pranë vetes.

VRASJET E SHKODRËS

Në arkivat e Policisë së Shkodrës, janë të regjistruara dy ngjarje, ku kanë humbur jetën dy pjesëtarë të fisit Bajri. Konkretisht babë e bir. Xhaxhai i Safet Bajrit dhe kushëriri i tij.

I pari është ekzekutuar Indrit Bajri, më 21 tetor të vitit 2001. Drejtësia akuzoi si autorë të kësaj ngjarje, Ilmir Hajdarin, Xhabir Shegën dhe Kujtim Barbullishin. Policia deklaronte në atë kohë, se njëri nga të dyshuarit, konkretisht Ilmir Hajdari, kishte debatuar me Indrit Bajrin dhe gjatë këtij konflikti ata kishin shkëmbyer edhe kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Ndërsa ditën e ngjarjes, Hajdari, i cili ndodhej në të njëjtën makinë me Shegën e Barbullushin, kanë shkuar të armatosur drejt lagjes “Partizani”. Sapo kanë parë Indrit Bajrin pranë Shkollës së Muzikës kanë qëlluar drejt tij, duke e lënë të vrarë. Në lidhje me këtë ngjarje Ilmir Hajdari është dënuar me 16 vite burg. Ai u arrestua në vitin 2009, por në sallën e gjyqit mohoi autorësinë dhe pas afro 5 vitesh u la i lirë.

Pas 14 vitesh, ekzekutohet me snajper nga Kalaja e Rozafës, njëri nga të dyshuarit e kësaj ngjarje, Xhabir Shega. Ai u qëllua për vdekje me dy plumba në gjoks, më 11 qershor të vitit 2015 në oborrin e banesës së tij, në lagjen Ajasem, poshtë Kalasë. Policia tha se autori, mund të kishte qenë një qitës profesionist dhe ka qëlluar nga një distancë e konsiderueshme.  Shega ishte tentuar të vritej edhe më herët, pak kohë pasi kishte përfunduar dënimin prej 12 vitesh burg për vrasjen e Indrit Bajrit. Me të njëjtën metodë, po me snajper ai ishte qëlluar edhe në vitin 2014, kur mbeti i plagosur. Policia tha se motivi i ngjarjes ishte hakmarrja, por pa përcaktuar se nga kush ishte porositur kjo vrasje, pasi ishte në hasmëri me 3 fise të ndryshme në Shkodër.

Ndërsa më 3 qershor të vitit 2022 u ekzekutua 68-vjeçari Naim Bajri, xhaxhai i Safet Bajrit dhe babai i Indrit Bajrit që ishte vrarë në vitin 2001. Ai u qëllua për vdekje teksa po pinte kafe nga një mjet në lëvizje, në lagjen Partizani, pranë markatës së peshkut. Në momentin që u qëllua, Bajri ishte në shoqërinë e punonjësit të tij, Astrit Zeneli, 58 vjeç, i cili mbeti i plagosur. Naim Bajri, pavarësisht emrit të familjes, kishte qëndruar larg problemeve që ata kishin, duke zgjedhur të tregtonte prodhime deti dhe të bënte një jetë modeste.  68-vjeçari punonte pranë “Merkatës së Rusit” ku tregtonte prodhime deti. Ngjarja vijon te jetë pa autor, ndërsa e vetmja provë e këtij krimi ishte makina e përdorur nga atentatorët, që u gjet e djegur në Bypassin e Shkodrës.

Ndërkohë përplasja më e ashpër mes dy grupimeve të Shkodrës, ndodhi gjatë 7 viteve të fundit, duke shkaktuar 12 të vrarë, 2 të zhdukur e dhjetëra të plagosur.  Si pikënisje pati atentatin me eksploziv ndaj Lulzim Kullës, më 13 janar të vitit 2018. Rreth 500 gramë C4 ishte vendosur në një motoçikletë të parkuar afër fuoristradës së Kullës. Shpërthimi i eksplozivit, që u komandua në distancë, ndodhi në momentin që Lulzim Kulla po dilte nga godina në pronësi të tij, për të hipur në automjetin e blinduar që ishte parkuar pak metra larg motorit. Ai pësoi djegie në 25% të trupit. Nga shpërthimi i fortë mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë, kalimtarë të rastit. Në atë kohë, Kulla deklaroi se nuk i njihte autorët dhe nuk kishte dyshime se kush mund ta kishte vendosur tritolin.

Lulzim Kulla konsiderohej në atë kohë nga Policia e Shkodrës si kreu i një grupi kriminal, që prej vitesh nënshtron tregtarët e qytetit duke u vendosur “tarifë” të përmuajshme për garantimin e objekteve tregtare.

Pak kohë pas ngjarjes, Policia dhe Prokuroria deklaruan se zbardhën ngjarjen dhe arrestuan 3 personat që kishin vendosur eksplozivin. Të arrestuarit ishin Endri Çopja, Argel Lulaj dhe Serxho Teta, nga Elbasani, të cilët vazhdimisht mohuan akuzat. Derisa në nëntor të vitit 2020 Gjykata e Shkodrës i liroi për shkak se kishin mbaruar afatet e mbajtjes në paraburgim. Ndonëse më herët ishin zbutur masat e sigurimit për ta në “arrest shtëpie” e “detyrim paraqitje”. Megjithatë, porositësit e këtij atentati nuk u identifikuan asnjëherë.

Pas atentatit ndaj Lulzim Kullës, për dy vite me radhë në Shkodër pasuan një sërë ngjarjesh kriminale që dyshohet se ishin të lidhura me njëra-tjetrën.

Në 18 qershor 2018 vritet në servisin e tij, teksa po riparonte brava makinash, 60-vjeçari Mehdi Kavaja, vrasje e dyshuar për hakmarrje. Ende ajo ngjarje është pa autor ndërsa riparuesi i bravave u qëllua me plumb në kokë, duke mbetur i vdekur në vend.

Në 15 korrik të po atij viti, poshtë banesës që kishin me qira, ekzekutohet çifti Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci, ndërsa bashkë me ata në makinë ndodhej edhe fëmija i tyre 3-vjeçar që i shpëtoi mrekullisht plumbave. Ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje me grupin “Bajri”. Për shumë kohë kjo ngjarje mbeti pa autor, edhe pse pati shumë shoqërime, por asnjë provë konkrete.

Ndërsa më 10 gusht të 2018-ës vritet Fatbardh Lici, xhaxhai i Ibrahim Licit. Është pikërisht kjo ngjarje që pas më shumë se 6 vitesh, çoi në pranga Safet Bajrin. Në atë kohë pati dhjetëra shoqërime, nisur edhe nga fakti se makina e atentatorëve u gjet e djegur pranë lagjes Dobraç. Përgjimet e autorizuara në atë kohë nga Gjykata e Shkodrës, nuk prodhuan asgjë, edhe pse të dyshuarit ishin pikërisht ata, anëtarët e familjes Bajri. Megjithatë, duket se ato përgjime, të krahasuara edhe me biseda të zhvilluara në platformën SKY, kanë sjellë një hetim më të plotë të ngjarjes, që kësaj here ishte marrë në dorë nga Prokuroria e Posaçme. SPAK ka dyshime të arsyeshme, se vrasja e Fatbardh Licit është kryer në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, nga 3 të dyshuar: Behar Bajri, Astmer Bilali dhe Safet Bajri. Ndërsa si motiv ka hakmarrjen, pasi fisi Bajri, dyshonte se njeriu i tyre, Boran Bërçana ishte vrarë nga Ibrahim Lici.

Një tjetër ngjarje, që konsiderohet si vazhdim i përplasjes mes dy fiseve, konsiderohet edhe ajo e datës 23 gusht 2018, kur zhdukën nip e dajë, Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa. As sot, pas më shumë se 6 vitesh nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Ndërsa familjarët prej kohësh i kërkojnë Policisë që të paktën të gjejë trupat, pasi janë të bindur se janë vrarë. Të dy këta persona kishin lidhje me fisin Lici.

Pa kaluar shumë nga kjo ngjarje, ndodh vrasja e radhës. Ekzekutohet Arjan Ferracakut, teksa po kalëronte në zonën e Livadheve. Ai u vra më 1 shtator të vitit 2018, teksa ishte në shoqërinë e disa miqve, mes të cilëve edhe Astmer Bilali. Dyshohet se kanë qenë 3 persona të armatosur, të cilët ishin pozicionuar pas shkurreve dhe kanë nisur të qëllojnë me breshëri në drejtim të Ferracakut. Pasi goditet nga disa plumba, ai rrëzohet nga kali, ndërsa miqtë e tij largohen me vrap. Ndërsa autorët, për t’u siguruar për vrasjen, afrohen dhe e qëllojnë sërish. Ngjarja fillimisht u dyshua se kishte pasur objektiv Astmer Bilalin, por fakti që viktima ishte qëlluar edhe nga afër, i bëri hetuesit të besojnë se në fakt nuk bëhej fjalë për ngatërrese nga ana e autorëve.

Dy muaj pas tij, konkretisht më 14 nëntor, vritet edhe kushëriri i tij, Fatos Ferracaku, i cili u qëllua teksa po shiste peshk në lagjen “Rus”.

Më 30 mars të vitit 2019 një vrasje e dyfishtë në lagjen “Guerrile” trondit sërish Shkodrën. Ekzekutohen dy vëllezër, Astrit dhe Brahim Bilali, 59 e 61 vjeç. Ngjarja u konsiderua si vazhdim i sagës së përgjakshme mes dy fiseve Bajri e Lici. Kjo për faktin se ata ishin babai e xhaxhai i Astmer Bilalit, që në atë kohë ndodhej prej 8 muajsh në qeli, i akuzuar si pjesë e grupit Bajri.

Astrit Bilali, babai i Astmerit, ka qenë në një lokal të lagjes, nga ku është ngritur për të takuar te dera e shtëpisë së tij të vëllain, Brahimin. Dyshohet se në kohën që Brahim Bilali po priste vëllain e tij te dera e shtëpisë, një mjet tip “Mercedes benz” është ndalur aty në afërsi, duke pritur që dy vëllezërit të bëhen bashkë. Në kohën kur vëllezërit Bilali janë takuar me njëri-tjetrin, kanë vërshuar plumbat e automatikut, ndërsa dyshohet se është qëlluar edhe nga një armë tjetër. Policia dyshon se janë dy autorë që kanë qëlluar në drejtim të vëllezërve Bilali, të cilët kanë qenë të maskuar në mënyrë që askush të mos i identifikojë.

Për t’u dhënë lamtumirën e fundit, Astmer Bilali përfitoi një leje nga burgu dhe nën masa të rrepta sigurie shkoi në ceremoninë e varrimit.

Një muaj pas ngjarjes u arrestuan 2 persona të dyshuar si autorë, Arsen Stojku dhe Mislim Rama, ndërsa u shpall në kërkim Ibrahim Lici dhe Denis Brahimin. Por akuzat nisën të zbuten rrugës dhe në përfundim u dënua vetëm 2 persona. Arsen Stojku, me 6 vite burg. Sipas Gjykatës, provohej se Stojku, kishte marrë me qira një automjet, të cilin e ka përdorur më pas në largimin e dy autorëve. Por nuk provohej që kishte marrë pjesë në vrasje. Për të njëjtën vepër penale që u dënua Stojku, gjykata shpalli fajtor dhe dënoi me 4 vjet e 6 muaj burgim Myslim Ramën, ndërsa shpalli të pafajshëm mikun e tij, Denis Brahimi. Ndërkohë Ibrahim Lici, personi të cilin Policia e Shkodrës e shpalli në kërkim, u përjashtua nga kjo ngjarje dhe nuk pati më asnjë akuzë për krimin.

Mbrëmjen e 15 majit të vitit 2021, Endri Mustafa u largua nga shtëpia dhe u gjet i vrarë dy ditë më pas në zonën e Livadheve në Shkodër. Zhdukja e tij u denoncua pas 24 orësh nga e shoqja, Ingrid Mustafa. Në vijim ka filluar kontrolli i zonës tek “Livadhet” në lagjen “Guerrile”, pranë bregut të liqenit të Shkodrës, në kanalet që lidhin këtë liqen me tokat pranë tij. Rreth orës 10:00 të datës 17 maj 2021 është gjetur trupi i pajetë i Endri Mustafa, i vrarë me armë zjarri. Ai është konstatuar i shtrirë në tokë, me dëmtime në kokë e trup. Personi i fundit që kishte takuar Mustafa para se të zhdukej, ishte 15-vjeçari Ergys Malja. Ai është shoqëruar i pari në praninë e prindërve për t’u marrë në pyetje. Ndërsa më pas është arrestruar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit Endri Mustafa.

I mituri ka pretenduar në dëshminë e tij, dhënë për Policinë, se personi që e ka vrarë Endri Mustafën është Ibrahim Lici. Policia zhvilloi kontrolle për të shoqëruar Licin, por ai nuk u gjet asnjëherë. Për ngjarjen pati edhe një tjetër të arrestuar, Edison Arrazi, por më pas akuzat ndaj tij ranë dhe u mbajt pak kohë në qeli vetëm për hashash. Edhe pse familja e viktimës e akuzonte vazhdimisht për ngjarjen. Megjithatë Prokuroria e Shkodrës mbylli hetimet në mars të vitit 2023 dhe Ibrahim Lici u akuzua zyrtarisht për vrasje. Për këtë ngjarje ai vijon të jetë person në kërkim.

MASAKRA E DOBRAÇIT

Pasditen e 30 tetorit 2024, Shkodra, por jo vetëm, u trondit nga një ngjarje e rëndë kriminale, që shkaktoi 4 viktima. Një makinë tip “Benz” me xhama të zinj, e drejtuar nga Hamza Lici, me pasagjer Arlind Bushatin, që udhëtonte drejt rrugës nacionale Shkodër-Koplik, në lagjen Dobraç, u sharrua nga plumbat. Nga pas, i ndiqte një fuoristradë “Land Rover”, ku mendohet se ndodheshin 3 persona. Sapo u ndodhën paralelisht, nga fuoristrada drejt makinës që drejtohej nga 23-vjecari Lici nisi një breshëri kallashnikovi.

Të shtënat vijuan pa u ndalur përgjatë 300 metrave në ecje e sipër derisa shoferi humbi vetëdijen dhe makina u përplas në gjendje të lirë te muri rrethues i një objekti. Hamza Lici, djali i vogël i familjes Lici ndërroi jetë në vend. Pak orë më vonë, humbi jetën në spital edhe miku i tij, 32-vjeçari Arlind Bushati.

Atentati ishte i pamëshirshëm, me objektiv të qartë, eliminimin fizik të personave që ishin në makinën “Benz”. Drejtuesi i “Land Rover”-it dhe dy qitësit nuk morën parasysh as qytetarët e rastësishëm në vendngjarje. Të gjendur në vendin dhe kohën e gabuar, çifti Bashkim dhe Flutura Basha, që po udhëtonin në atë moment me motor, humbën jetën në atë ngjarje. Automjeti që drejtonte Hamza Lici, humbi kontrollin pas breshërisë së plumbave dhe përplasi motorin e çiftit Basha. Flutura humbi jetën në vend, ndërsa Bashkimi u plagos rëndë në kokë, duke ndërruar jetë më vonë në spitalin e Shkodrës. Ata ishin viktima të pafajshme që nuk kishin asnjë lodhje me atentatorët dhe objektivin e tyre.

Dosja e ngjarjes që mori emrin Masakra e Dobraçit, fillimisht u hetua nga Prokuroria e Shkodrës, por më 11 shtator, organi i akuzës atje shpalli moskompetencë dhe çështja tashmë është në duart e SPAK, pasi ka dyshime se vrasja e 4-fishtë është vepër e një grupi të strukturuar kriminal.

Objektiv i atentatit dyshohet se ishin dy nga viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, por edhe një person tjetër që mendohet se udhëtonte me ta në makinë dhe që dita ditës pas hetimeve ka dyshime të ketë qenë Ibrahim Lici. Prezenca e tij në automjet nisi të diskutohej pas pamjeve që u publikuan në media, ku një person i gjakosur shihej pranë trupit të pajetë të Hamza Licit. Burimet konfirmuan se ky person ishte pikërisht Ibrahim Lici, i cili kishte pak kohë që ishte kthyer ilegalisht në Shqipëri. Ai supozohej të ishte në Turqi, nën masën e “arrestit të shtëpisë”, ku ishte në pritje të ekstradimit, duke qenë person i kërkuar nga drejtësia shqiptare. Megjithatë, as efektivët e Shqiponjave që ndodheshin shumë pranë tij në vendngjarje, nuk arritën të vepronin. Veprim që në fakt u kushtoi prangat 4 efektivëve, të cilët më vonë u liruan nga Gjykata.

Disa javë pas atentatit, kur dosja ishte në duart e SPAK, prokurorët e Posaçëm, i kërkuan Gjykatës leje për të ushtruar kontroll në zonën e “Dobraçit”, ku jetojnë anëtarët e fisit Bajri, të njohur për hasmërinë me familjen Lici. Një operacion i nisur në orët e para të mëngjesit të datës 12 dhjetor 2024, solli rrethimin e Shkodrës nga forcat speciale RENEA, që kryen veprime në zbatim të urdhrit të SPAK. Kontrolle u kryen edhe në Kiras, ku jeton familja Lici, por edhe në disa zona përreth. Megjithatë operacioni u mbyll me sekuestrimin e 5 automjeteve, një e blinduar me targa ruse, si dhe një shumë parash e disa telefona. Safet Bajri u shoqërua dhe u la i lirë pak më vonë e po ashtu edhe disa persona të tjerë. Ndërsa askush nuk ra në gjurmët e Ibrahim Licit. Megjithëse burimet thonë se shumë shpejt do të ketë emra konkret personash të akuzuar për “Masakrën e Dobraçit”, viti 2024 u mbyll pa ndonjë të arrestuar.

Kjo ngjarje po hetohet bashkë me dy procedime të tjera që duket se SPAK do i bashkojë në një të vetëm. Fillimisht, në Policinë e Shkodrës, më 22 janar 2025 u vetëdorëzuan dy persona. Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të cilët njihen në Shkodër si persona pranë fisit Bajri. Të shoqëruar nga avokati Sokol Tahiri, ata u paraqitën në Drejtorinë e Policisë, pasi ndaj tyre kishte një masë sigurie “arrest me burg” nga Prokuroria e Shkodrës, për plagosjen e Vladimir Bruçit. Më 3 qershor të vitit 2024, pesë persona dhunuan me sende të forta Vladimir Bruçin, për një vend parkim, në mes të ditës në qytetin e Shkodrës. Për këtë ngjarje, më 4 qershor 2024, policia arrestoi edhe Edmond Sakicën, ndërsa në kërkim rezultojnë ende Samet Halluni, Arlind Kajoshi dhe Alban Bruçi.

Por teksa ndodheshin në qeli për këtë ngjarje, për Izmir Sakicën e Samuel Troshanin, vendoset një tjetër masë sigurie, kësaj here nga Gjykata e Posaçme. Ndërsa RENEA, me urdhër të SPAK zhvillon një operacion në Shkodër më 18 shkurt 2025. Një prej personave që pritej të shoqërohej ishte edhe Safet Bajri, por atë ditë nuk u gjet. SPAK urdhëroi arrestimin e 4 personave të dyshuar për përplasjen me armë në Bushat të Shkodrës, ngjarje e ndodhur më 23 gusht të vitit 2024.

Një ditë pas aksionit në Shkodër, Prokuroria e Posaçme dha informacion zyrtar, duke konfirmuar se operacioni u zhvillua në kuadër të hetimeve për përplasjen me armë të ndodhur në Rranxë të Bushatit, ku u godit me armë automjeti i blinduar “Audi A8”, me të cilin udhëtonin Samuel Troshani dhe Izmir Sakica. Nga hetimet e zhvilluara rezulton ditën e ngjarjes, rreth orës 17.00 të pasdites personat nën hetim Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka, i cili ende nuk është ndaluar. bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar, janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës. Sipas SPAK Personat nën hetim kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, se ata kanë shkuar në këtë zonë me qëllim vrasjen e personit nën hetim Aleksandër Prendi dhe familjarëve të tij, banorë të kësaj zonë. Në kohën që ata kanë qenë duke kaluar në këtë zonë, janë qëlluar me armë zjarri nga personi nën hetim Aleksandër Prendi. Për këtë ngjarje, Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest me burg” edhe për Andrea Prendin, por as ai nuk është arritur të arrestohet.

Por, burime nga grupi hetimor thonë se paralelisht me këtë procedim, për disa nga të dyshuarit dhe persona të tjerë, po kryhen hetime edhe në lidhje me Masakrën e Dobraçit. Madje deri në këtë fazë ka emra konkret personash të dyshuar që kanë marrë pjesë në atë ngjarje, por ende nuk janë mbledhur provat e nevojshme.

RIVALITETI BAJRI – LICI

Dosja “Metamorfoza” zyrtarizon dy grupet rivale që dominojnë Shkodrën prej shumë vitesh. Dy grupe që janë përplasur herë pas here duke shkaktuar dhjetëra të vrarë e të plagosur.

Zyrtarizon atë që thuhej gjithmonë nën zë, fuqinë dhe rrezikshmërinë. Duket se grupi më i fortë e më i rrezikshëm është ai Bajri, kjo edhe për shkak të aleancës që kishte lidhur me Ervis Martinajn, biznesmenin Pëllumb Gjoka por edhe për lidhjet e forta që kishte në Polici e Prokurori.

Ky grup kishte në listë për të vrarë anëtarët e grupi rival “Lici”, por edhe personat që shoqëroheshin me ta. Synohej me doemos vrasja e Ibrahim Licit por edhe Dorian Dolit, personazh që vetë anëtarët e grupit “Bajri” e përshkruajnë si tepër të rrezikshëm. Vetë anëtarët e grupi Bajri e përshkruanin Dulin si një njëri që mbrohej mirë por edhe si një person që mund të qëllonte me saktësi deri në 300 metër. Ata komentojnë edhe për personazhe të tjerë, siç është Bardhok Pllanaj, i vrarë në prill të vitit 2021, apo Lulzim Kulla që i shpëtoi me plagë të rënda një atentati në vitin 2018, i cili konsiderohej si armik i rrezikshëm nga Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri.

Plani për ekzekutimin e Ibrahim Licit, Dorian Dulit e Genc Tafilit

Në dosjen “Metamorfoza”, përveç emrave të të akuzuarve, bien në sy në veçanti edhe tre emra personazhesh, të cilët autorët kërkonin me çdo kusht që t’i vrisnin. Bëhet fjalë për Ibrahim Licin, Dorian Dulin dhe Genc Tafilin.

Lici, i quajtur “fantazma”, për shkak se askush nuk binte në gjurmët e tij, prej kohësh vijon të jetë në arrati dhe duke iu shmangur drejtësisë që e akuzon për vrasje. Në vitin 2022 nisi të qarkullonte informacioni i parë se ai u arrestua në Turqi. Informacion që u konfirmua më vonë zyrtarisht edhe nga Policia e Shtetit, që informonte se kishte nisur procedurat për ta ekstraduar. Por më 20 mars të vitit 2023, Gjykata në Turqi, i ndryshoi masën e sigurisë, duke e lënë në arrest shtëpie, por me vendimin shoqërues, që e ndalonte të largohej nga Shqipëria. Vendim që me gjasë ai nuk e ka respektuar, pasi ka të dhëna në rrugë operative nga ana e Policisë, se ai është larguar ilegalisht dhe ka hyrë tashmë në Shqipëri. Të paktën kështu rezultoi pas “masakrës së Dobraçit”, që ndodhi 30 tetorin e vitit 2023, për të cilën do të flasim në vijim. Ndërsa drejtësia shqiptare ka vendosur masën “arrest me burg” në mungesë të tij dhe që vijon të jetë e pa ekzekutuar, ndonëse Ibrahim Lici kishte lënë gjurmë që mund të ishin ndjekur nga policia.

Zyrtarisht ai akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës. Për këtë ngjarje është vendosur edhe masa “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Kapja e Ibrahim Licit, ishte kthyer në domosdoshmëri për grupin, pasi jo vetëm që i trembeshin, por vrasjen e tij e kërkonte me çdo kusht shoku i fëmijërisë së tij, Astmer Bilali.

Në një bisedë që ndodhet në dosjen “Metamorfoza” të SPAK-ut, rezulton se Astmer Bilali i thotë Behar Bajrit që: “Ibrahim Lici, duhet me u heq se s’bën…”

Ndërsa Bajri i thotë që: “Ose hiq Dor Dulin, ose rri vetëm atëherë”.

Grupi bën çmos që të zbulojë vendndodhjen e Ibrahim Licit, duke gjetur numra e duke ia çuar Policisë që t’i vendosnin në përgjim për llogari të Pëllumb Gjokës. Në një rast Astmer Bilali ka arritur të sigurojë një numër telefonik, i cili dyshohet që përdorej nga Ibrahim Lici dhe ja ka dhënë Behar Bajrit. Ai më pas ia ka dhënë Pëllumb Gjokës me qëllim që t’ia japë shefit të Policisë Ardrit Hasanbegaj.

Ardrit Hasanbegaj në periudhën që ka marrë numrin telefonik nga Pëllumb Gjoka ka qenë me leje, konkretisht në plazh, dhe i është shprehur Pëllumbit që: “Sapo të kthehem nga leja do e çoj për ta vënë në përgjim dhe do të jetë ai pikë kontakti me zyrën e përgjimit me qëllim sigurimin e të dhënave në lidhje me vendndodhjet e Ibrahim Lici”.

Por vrasja e Ibrahim Licit ishte planifikuar të kryhej tek varrimi i Indrit Rrajës. Ibrahimi, Dorian Duli dhe Genc Tafili, ishin zbuluar se ndodheshin në varrim.  Madje Behar Bajri dinte dhe rrobat e trupit të tyre. Por një fakt që solli dështimin e planit për të bërë goditjen ishte makina me të cilin udhëtonin, pasi vetëm atë nuk e kishin saktësuar.

GODITJA E GRUPIT BAJRI

Në dhjetor të vitit 2020, Gjykata e Shkallës se Parë në Shkodër ka përfunduar gjykimin e grupit “Bajri”. Edhe pse 9 të akuzuarit kishin marrë nga një dënim, gjashtë prej tyre nuk bënë burg, pasi e kanë shlyer gjatë kohës së paraburgimit.

Gjykata i dha fund shqyrtimit gjyqësor të një prej dosjeve më të përfolura dhe të trumbetuara me aq bujë në vjeshtën e vitit 2018, si një nga operacionet e para të Forcës së Ligjit, të koduar “Oaz”. Behar Bajri u dënua vetëm me 3 muaj burg për veprën penale “organizim i paligjshëm i lotarive sportive” por në zbatim në aplikim të gjykimit të shkurtuar por edhe paraburgimit për afro 2 vite, Behar Bajri  iu kthye lirisë. Safet Bajri u dënua me 3 vite e 9 muaj e me gjykim të shkurtuar u dënua përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim, që e kishte shlyer me kohën e paraburgimit. Megjithatë ai qëndroi në burg edhe për pak kohë për shkak të dënimit që kishte marrë në Belgjikë. Në këtë formë u liruan njëri pas tjetrit të gjithë anëtarët e grupit “Bajri.

Gjykata e Shkodrës kishte vendosur më parë edhe shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg” për Behar Bajrin, i dyshuar për “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. E po ashtu, masa ishte shuar edhe për dy vrasje për të cilat ai ishte akuzuar. Të gjithë këta persona ishin arrestuar plot bujë gjatë operacionit “Oaz”, duke u akuzuar si “grup i strukturuar kriminal”. Pas krijimit të institucioneve të reja të drejtësisë, dosja shkoi te SPAK, por ky institucion shpalli moskompetencën, duke e dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër dhe duke bërë që automatikisht të bjerë akuza e grupit të strukturuar kriminal. Në këtë formë u shfry dosja më e bujshme e vitit 2018. Por prapaskenat e mbylljes së kësaj dosje në këtë formë, konkretisht lirimi i Behar Bajrit, doli në skenë gjatë operacionit “Metamorfoza”.

Në dosjen e SPAK zbardhen bisedat e prokurorit Xhevahir Lita, i cili gjatë kohës që ka qenë me detyrë në prokurorinë e Shkodrës ka ndihmuar Behar Bajrin për ta liruar nga paraburgimi, në këmbim të përfitimit të paligjshëm të shumave monetare.

Në kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Gjykatës, pas mbylljes së hetimeve për grupin e goditur gjatë operacionit “Oaz”, bëhej edhe një përshkrim rreth grupit kriminal “Bajri” apo të njohur edhe si “Djemtë e Dobraçit”, për shkak të lagjes nga vinin drejtuesit e tij. Sipas Prokurorisë, grupi i strukturuar kriminal “Bajri”, që drejtohej nga persona, bërë të njohur për shkak të veprimtarisë kriminale të shtrirë në një periudhë të gjatë kohore në qytetin e Shkodrës, kishte përfshirë një numër të konsiderueshëm personash dhe kishte arritur të krijonte një situatë frike tek banorët e qytetit, në funksion të realizimit të qëllimeve të tyre kriminale, sa vetëm përmendja e emrit të një prej drejtuesve të tij, ishte e mjaftueshme për t’i vendosur nën presion ata që u drejtohej. Si rezultat i kësaj veprimtarie, grupi i strukturuar ka arritur të përfitojë padrejtësisht sasi monetare, duke vendosur nën presion psikologjik disa shtetas. Të ndodhur nën efektin e dhunës psikologjike dhe gjatë pyetjes së tyre, viktimat nga këto vepra penale mohojnë që të jenë nën “shtrëngim”, duke përdorur shpjegime joreale që bien në kundërshtim me të dhënat e përfituara nga përgjimet telefonike të komunikimeve dhe po ashtu nuk provohet ndonjë marrëdhënie financiare mes tyre dhe pjesëtarëve të grupit të strukturuar që u kërkojnë vlera monetare. Përveç veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, për të përfituar sasi monetare, anëtarët e grupit të strukturuar ishin të përfshirë edhe në veprimtarinë e “prodhimit ose mbajtjes së lëndëve narkotike”, si në kërkesën objekt gjykimi, përfshirja e të hetuarit Asmer Bilali në një tregtim të sasive të lëndës narkotike. Duke zgjeruar territorin për të shkak të “emrit” dhe veprave kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, grupi i strukturuar kriminal, i fuqizuar edhe nga përfitimet materiale prej veprimtarive të paligjshme, ka arritur të ndikojë edhe në institucione shtetërore, sa drejtuesit e tij mund të merrnin përsipër emërimin në punë, marrjen e provimeve në shkollë të dikujt, ose të ndikojnë për t’u punësuar anëtarët e tyre, si ngjarjet në gjykim të marrjes së provimeve nga shtetasja me emrin Dragana, apo punësimi i të hetuarës Jorida Murati. Kjo e fundit është punësuar për shkak të lidhjeve me grupin kriminal në detyrën e infermieres në Spitalin e Shkodrës, në sektorin e Planifikimit Familjar, vetëm për të përfituar pasuri, pa pasur qëllim për të kryer detyrën e saj.

AKUZAT PËR BEHAR BAJRIN

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, më 29 tetor të vitit 2008 ekstradoi nga Belgjika në drejtim të Shqipërisë të shumëkërkuarin Behar Bajri, në atë kohë 28 vjeç, person me precedentë të theksuar kriminalë.

Policia e Shtetit njoftonte në atë kohë se arrestimi i tij ishte bërë i mundur më 17 dhjetor të vitit 2007 mbas një ndjekje sistematike të strukturave të Policisë së Shtetit, si dhe bashkëpunimit e shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit ndërmjet Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana me Interpolin dhe Policinë Belge.

Ministri i Drejtësisë së Belgjikës firmosi ekstradimin e tij me 18 tetor të vitit 2008. Policia theksonte se Behar Bajri ishte i njohur si kontigjent kriminal për shkak të kryerjes së disa krimeve të rënda në qytetin e Shkodrës. Arrestimi i shtetasit Behar Bajri ishte bërë në lokalitetin Gent të Belgjikës. Ky shtetas në atë kohë përdorte gjeneralitete false me emrin Mitko Kamenov, i datëlindjes 25 maj 1978.

Policia rendiste në atë kohë edhe precedentët e Behar Bajrit:

Me datë 14 janar 1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy shtetasve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Kamion me targë të Vlorës.

Me datë 14 janar 1999 në lagjen “Vojo Kushi”, janë vrarë me armë zjarri vëllezërit Osman e Artur Alibali. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj. Kjo vrasje është kryer menjëherë mbas vjedhjes me armë të kryer ndaj dy shtetasve nga Berati.

Me datë 21 mars 1999 Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj shtetasit Arben Tuzi dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.

Me datë 28 janar të vitit 2000, në fshatin Dobraç ka vrarë me armë zjarri shtetasin Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër. Për këtë vepër penale Gjykata e Shkodrës e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim.

Me datë 15 shkurt 2001 në lagjen “Vasil Shanto” të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Tuzi, 39 vjeç nga Shkodra. Autorët e  dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

Me datë 26 qershor 2002 në banesën e shtetasit Behar Bajri është gjetur e vrarë bashkëshortja e tij Fabiola Bajri, 16 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se në këtë rast ishte vrasje dhe jo vetëvrasje siç deklaruan familjarët. Autor i dyshuar i kësaj vrasje ishte shtetasi Behar Bajri.

Me datë 18 gusht 2006 shtetasi Behar Bajri është akuzuar për përdhunimin e dy vajzave të mitura, krim të cilin e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër shtetas. Për këtë ngjarje Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”  nën akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim”, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2 milion lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ngjarja për të cilën shtetasi Behar Bajri është deklaruar fajtor ka ndodhur me datën 12 shtator të vitit 2005, në qytetin e Shkodrës, ku ky shtetas  përmes gjobëvënies,  ka kërkuar që të përfitojë pa të drejtë shumën prej 5 milionë lekësh të reja nga një banor i qytetit të Shkodrës. Këtë vepër penale shtetasi Behar Bajri e ka kryer në bashkëpunim me kushëririn e tij Sead Rustemi.

Në dosjen “Metamorfoza”, Behar Bajri akuzohet për vrasjen e Gjin Boriçit në Shkodër në gusht të vitit 2020; vrasjen e mbetur në tentativë të Taulant Pepaj, në Shkodër në shkurt 2021; sigurimin e kushteve për vrasjen e Kleant Musabelliut në Tiranë, në shtator 2020; sigurimin e kushteve për vrasjen e Dorjan Duli, Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit, në vitin 2020.

38-vjeçari Gjin Boriçi që u vra mbrëmjen e 9 gushtit të vitit 2020 në Shkodër njihej edhe si Gjin Ndoj apo Gjin Frroku. Në atë kohë Policia ngriti dy pista hetimi. E para lidhej me gjakmarrjen, pasi xhaxhai i viktimës, 15 vite më parë kishte vrarë një djalë 16 vjeç, ndërsa pista e dytë lidhje me aktivitetet e mëparshëm të Gjin Boriçit.

Policia pati dyshime në atë kohë se vrasja e Gjin Boriçit kishte lidhje me përplasjet e grupeve kriminale në Shkodër. Ai kishte miqësi me një nga anëtarët e familjes Bajri, konkretisht me Behar Bajrin, i cili kishte vetëm pak kohë që kishte lënë paraburgimin pasi u pushuan akuzat ndaj tij.

Por ishte pikërisht ky mik i tij, Behar Bajri, që organizoi të gjithë vrasjen. Vrasje që në fakt e kërkonte me ngulm Ervis Martinaj. Në dosje nuk jepen motivet e kësaj ngjarje. Nuk saktësohet se përse Ervis Martinaj e donte të vdekur Gjin Boriçin, por shpjegohet se në këmbim të vrasjes së tij do të realizonte ai një tjetër vrasje për llogari të grupit. Në këto rrethana Behar Bajri organizoi vrasjen e mikut të tij. Në dosje shpjegohet gjithçka.

Sot pas arrestimit të Safet Bajrit, për të cilin tashmë ka një akuzë zyrtare për vrasjen e Fatbardh Licit, rivaliteti mes dy familjeve duket se është vulosur një herë e mirë. Sfida e drejtësisë tashmë është arrestimi i Ibrahim Licit, që të paktën pas Masakrës së Dobraçit u konfirmua prezenca e tij, në Shkodër, edhe pse askush nuk e tha zyrtarisht. Madje duket se i gjithë organizimi i 30 tetorit 2024, ishte për të realizuar vrasjen e tij. Shkodra ka qenë e gjunjëzuar para këtyre personazheve që për vite me radhë kanë sfiduar institucionet e drejtësisë e Policisë, herë me para, herë me presione e herë me lidhjet që ata kishin. Qytetarët mund të marrin frymë lirisht vetëm atëherë kur “lufta” mes dy fiseve që kanë dominuar Shkodrën të marrë fund një herë e mirë. E kjo është vetëm në dorën e drejtësisë. Pasi vetë ata, duket se asnjëherë nuk e kanë menduar paqen.

Zgjedhjet në Kosovë, Goxhaj: Si parti, Kurti ka humbur 25 % të votave! Bilali: Rezultati tregon që kemi hyrë në një krizë politike

10 February 2025 at 22:49

Dritan Goxhaj në emisionin “360 Gradë”, në ABC News, foli për zgjedhjet në Kosovë dhe fitoren e Albin Kurtit.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se në këto zgjedhje, si parti ka humbur 25 % të votave.

“Kurti si proces politik ka humbur. Si parti ka humbur 25 % të votave. Albin Kurti ka pasur rënie të thellë, në krahasim me partitë e tjera. Në qeverisje, mendoj që nuk e bën dot qeverinë. Deri tani i vetmi që ka folur është Ramush Haradinaj, i cili ka thënë partitë e opozitës do të bëjnë koalicion më vete, por ende partitë e tjera nuk janë shprehur”, tha ai.

Nga ana e tij eksperti i Gjeopolitikës, Lutfi Bilali, tha se rezultati i zgjedhjeve në Kosovë tregon një krizë politike.

“Duhet të pranojmë që ka dalë partia e parë. Mendoj që ka humbur referendumin. Rezultati në Kosovë tregon që kemi hyrë në një krizë politike”, tha ai.

/abcnews.al/

Beci: Partneritet me bizneset, promotor kyç i zhvillimit ekonomik dhe punësimit

5 February 2025 at 14:29

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka zhvilluar sot një tryezë të hapur diskutimi me ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, deputeten Edona Bilali dhe përfaqësues të industrisë tekstile në Shkodër.

Sipas Becit, fokusi i diskutimeve ishin sfidat dhe problematikat aktuale të këtij sektori. Kryebashkiaku Beci u shpreh në fjalën e tij, se “bashkia Shkodër do të jetë një partnere për biznesin, duke ofruar të gjitha lehtësirat e nevojshme dhe investime në infrastrukturë për të mbështetur zhvillimin e këtyre bizneseve”.

“Çështjet dhe sfidat e ngritura nga ky sektor janë përgjegjësi e përbashkët dhe është detyra jonë t’i ofrojmë mbështetjen e duhur biznesit, si një promotor kyç i zhvillimit ekonomik dhe punësimit, duke ndikuar drejtpërdrejt në mirëqenien e qindra familjeve shkodrane,” pohoi ai.

Nga takimi i kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci me ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe ...
1 nga 10

/r.e/

The post Beci: Partneritet me bizneset, promotor kyç i zhvillimit ekonomik dhe punësimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhulali: Me Ramën në pushtet, Shqipëria u kthye në një koloni dhe laborator të Sorosit

By: Ela
3 February 2025 at 19:37

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, shprehet se me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, Shqipëria u kthye në një koloni të Xhorxh Sorosit. Sipas Zhulalit, Sorosi ka sulmuar opozitën në Shqipëri, vetëm për të çuar përpara një axhendë të ekstremit të majtë, duke e kthyer vendin tonë edhe në një lloj laboratori. “Me ardhjen […]

The post Zhulali: Me Ramën në pushtet, Shqipëria u kthye në një koloni dhe laborator të Sorosit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌