Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Turi i dytë i Ligës së Konferencës/ Caktohet orari, Dinamo do luajë në Andorrë në piskun e vapës

By: armand
18 July 2025 at 22:02

Dinamo shënon kthimin e saj pas shumë vitesh në Europë, teksa merr pjesë në turin e dytë të Ligës së Konferencës, ku do të përballet me ekipin e Atletik D’Eskaldes të Andorrës. Blutë kanë qenë me fat me shortin dhe shihen si favoritë për të kaluar më tej në turne. Ndeshja e parë luhet të […]

The post Turi i dytë i Ligës së Konferencës/ Caktohet orari, Dinamo do luajë në Andorrë në piskun e vapës appeared first on BoldNews.al.

Liga e Konferencës/ Vllaznia zyrtarizon axhendën për turin e dytë, rikthehet në “Loro Boriçi”

By: armand
18 July 2025 at 19:15

Vllaznia ka zyrtarizuar axhendën për turin e dytë të Ligës së Konferencës. Kuqeblutë do të presin Vikingurin në “Loro Boriçi” duke u kthyer kështu në shtëpi. Vllaznia e luajti ndeshjen ndaj Daugavpils në “Elbasan Arena”. Klubi u përplas me Bashkinë Shkodër për stadiumin, ndërsa për turin e dytë gjithçka është rregulluar. Të enjten e 24 […]

The post Liga e Konferencës/ Vllaznia zyrtarizon axhendën për turin e dytë, rikthehet në “Loro Boriçi” appeared first on BoldNews.al.

Partizani eliminohet nga Liga e Konferencës pas humbjes në kohën shtesë ndaj Kalju

17 July 2025 at 22:55

Partizani eliminohet nga Liga e Konferencës në turin e parë pas humbjes 0-1 ndaj Kalju në “Arenën Kombëtare”

Partizani u eliminua që në raundin e parë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës, pas humbjes 0-1 në “Arenën Kombëtare” ndaj Kaljut, vetëm në kohën shtesë. Ndeshja e parë në Estoni përfundoi në barazim 1-1.

Gjatë 90 minutave të rregullta, skuadra e Partizanit ishte më e kërkueshme dhe krijoi disa raste për të kaluar në avantazh.

Në minutën e 80’, ata patën një mundësi të artë për të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, por Xhulio Skuka dështoi, pasi portieri kundërshtar arriti të ndalojë gjuajtjen e tij.

Në kohën shtesë, pavarësisht disa përpjekjeve të “Demave” për të ndryshuar rezultatin, në minutën e 104’, Ivanov shfrytëzoi një kundërsulm dhe shënoi golin vendimtar që i dha kalimin më tej skuadrës estoneze.

Me këtë humbje, Partizani e mbyll aventurën e tij evropiane. /Telegrafi/

The post Partizani eliminohet nga Liga e Konferencës pas humbjes në kohën shtesë ndaj Kalju appeared first on Telegrafi.

“Na mungoi fati ndaj Sheriffit, por besoj te kalimi në Ligën e Konferencës” – Arsim Thaqi flet pas eliminimit

17 July 2025 at 22:51

Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi, vlerësoi lojën e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Sheriff Tiraspolit, por theksoi se mungesa e fatit ishte faktor kyç që nuk lejuan kalimin tutje në garë.

Prishtina fitoi 2-1 në ndeshjen e kthimit, por kjo nuk mjaftoi për të kompensuar humbjen e thellë 4-0 në ndeshjen e parë. Tani, skuadra kryeqytetase do të vazhdojë aventurën evropiane në Ligën e Konferencës kundër ekipit Larne.

“Nëse lojtarët tanë përsërisin lojën e sotme, jam i sigurt që do të kalojmë tutje në Ligën e Konferencës. Në futboll ka shumë rëndësi fati. Nuk e patëm fatin as sonte as në ndeshjen e kaluar”.

“I përgëzoj lojtarët për qasjen në ndeshje, karakterin dhe disiplinën taktike. Është shumë me rëndësi të mbajmë këtë ritëm, këtë intensitet. Si skuadër duhet të kalojmë të paktën kundërshtarin e parë në Ligën e Konferencë”, ka thënë ai.

Trajneri i Prishtinës e shikon sfidën ndaj Larnes si një mundësi të re për të kaluar tutje në garat evropiane. /Telegrafi/ 

The post “Na mungoi fati ndaj Sheriffit, por besoj te kalimi në Ligën e Konferencës” – Arsim Thaqi flet pas eliminimit appeared first on Telegrafi.

Malisheva turpërohet në Islandë – humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

17 July 2025 at 22:36

Malisheva është eliminuar nga parakualifikimet në Ligën e Konferencës, pasi pësoi humbje 8-0 në ndeshjen e dytë ndaj Vikingur Reykjavik, ndërsa rezultati i përgjithshëm është 9-0.

Pas vetëm 11 minutash lojë, Nikolaj Hansen realizoi për 1-0 me asistimin e Daniel Hafsteinsson.

Dhjetë minuta më vonë, sërish kjo dyshe kombinuan, për rezultatin 2-0.

Kur kaluan 29 minuta lojë, Oliver Ekroth realizoi golin e tretë për Vikingurin, duke demoralizuar lojtarët e Malishevës.

Në minutën e 36-të, Hansen kompletoi het-trikun e tij, për rezultatin 4-0, ndërsa rezultati i përgjithshëm është 5-0.

 

Kæru Víkingar. Það gleður okkur að tilkynna að staðan er 5-0 í hálfleik. Mörkin okkar skoruðu Danni, Oliver og Niko með þrennu. Sjáumst eftir smá í seinni! Veislan er rétt að byrja pic.twitter.com/V2xcgPAvrn

— Víkingur (@vikingurfc) July 17, 2025

Edhe 45 minutat e dytë ishin skandaloz nga Malisheva, pasi pësoi edhe tri gola të tjera.

Në minutën e 68-të, Ingimundarson realizoi për 6-0, për të pasuar dy gola të tjerë.

Agon Xhaka bëri ndërhyrje të palejueshme në minutën e 72-të, duke u ndëshkuar me karton të kuq, ndërsa nga penalltia realizoi Jonasson për 7-0.

Ndërsa goli i tetë u realizua prej Thoreklsson, për të mbyllur këtë paraqitje të turpshme nga Malisheva dhe eliminim nga gara e tretë e UEFA-së. /Telegrafi/

 

The post Malisheva turpërohet në Islandë – humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA appeared first on Telegrafi.

Liga e Konferencës/ Vllaznia spektakolare, kualifikohet në turin e dytë pas fitores 4-2 në transfertë

By: armand
17 July 2025 at 18:58

Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë, Vllaznia triumfon 2-4 ndaj Daugavpils në Riga në aktin e kthimit, duke u kualifikuar në turin e dytë të Konferencë Ligë. Shkodranët e nisën ndeshjen me shumë dëshirë dhe kaluan në epërsi me Mensah në minutën e 22-të. Gjithsesi, vendasit nga Letonia reaguan dhe përmbysën llogaritë brenda fraksionit. […]

The post Liga e Konferencës/ Vllaznia spektakolare, kualifikohet në turin e dytë pas fitores 4-2 në transfertë appeared first on BoldNews.al.

U “shpartallua” në turin e parë të Champions, Egnatia sonte mëson rivalin e Ligës së Konferencës

By: armand
16 July 2025 at 16:06

Egnatia është mposhtur mbrëmjen e djeshme në transfertë përballë Breidablik, në sfidën e kthimit të fazës së parë kualifikuese të UEFA Champions League. Ndeshja e zhvilluar në Islandë, përfundoi 5-0 në favor të vendasve. Kjo humbje si “shuplakë” për Egnatian, sjell edhe eliminimin e tyre nga Liga e Kampionëve, por jo nga kompeticionet evropiane. Pavarësisht […]

The post U “shpartallua” në turin e parë të Champions, Egnatia sonte mëson rivalin e Ligës së Konferencës appeared first on BoldNews.al.

Sfida e kthimit në Ligën e Konferencës, tre titullarë shqetësojnë Vllazninë

By: armand
15 July 2025 at 15:45

Situata nuk është e mirë te Vllaznia. Pas humbjes në Shqipëri përballë Daugavpils në ndeshjen e parë kualifikuese të Conference League, tre titullarë të shkodranëve rrezikojnë takimin e kthimit. Fjala është për Jazxhi, Mala dhe Krymi. Edhe pse Mala u integrua në lojë si zvendësues në minutën e 73’ ndeshjen e parë, u pa qartë […]

The post Sfida e kthimit në Ligën e Konferencës, tre titullarë shqetësojnë Vllazninë appeared first on BoldNews.al.

Tifozët dalin kundër Vllaznisë, akuza për lojën dhe disfatën në Europë

By: armand
13 July 2025 at 11:09

Humbja e Vllaznisë në ndeshjen e parë debutuese në turin e parë të Conference League ka lënë shumë të zhgënjyer në ambientin e futbollit në Shkodër. Disfata në shifrat 0- 1 ndaj një skuadre modeste si Daugavpils i Letonisë, nuk është “kapërdirë” aspak lehtë. Pavarësisht se për kuqeblutë gjithçka ngelet e hapur, pasi humbja ka […]

The post Tifozët dalin kundër Vllaznisë, akuza për lojën dhe disfatën në Europë appeared first on BoldNews.al.

Situatë e vështirë për Drilon Islamin te CFR Cluj, largimi mund të jetë afër

11 July 2025 at 15:57

Situata e Drilon Islamit te CFR Cluj po bëhet gjithnjë e më shqetësuese, pasi mesfushori nga Kosova është lënë jashtë listës së skuadrës edhe në dy ndeshjet e para zyrtare të sezonit.

Fillimisht, 24-vjeçari mungoi në finalen e Superkupës së Rumanisë kundër FCSB, ku Cluj u mposht 2-1.

Mungesa e tij u komentua si një vendim taktik nga trajneri Dan Petrescu, por edhe në ndeshjen e djeshme (e enjte) ndaj Paks në raundin e parë të Ligës së Konferencës, e cila përfundoi 0-0 në Hungari), Islami nuk u përfshi as në listën prej 24 lojtarësh.

Islami në stërvitje te Cluji

Ndërkohë, mesfushorët tjerë nga Kosova, Meriton Korenica dhe Lindon Emerllahu u aktivizuan si titullarë në të dyja sfidat, duke treguar se Petrescu aktualisht u beson më shumë atyre.

Sipas burimeve të Telegrafit, Islami ende nuk ka arritur të bindë stafin teknik, dhe nuk përjashtohet një largim i mundshëm gjatë këtij afati kalimtar veror.

Islami gjatë një ndeshje miqësore para-sezonale

Konkurrenca në mesfushë është e madhe, dhe pavarësisht pritshmërive të larta nga transferimi i tij nga Prishtina, lojtari për momentin mbetet jashtë planeve.

Në javët në vijim pritet të sqarohet më qartë e ardhmja e tij në Cluj – me opsionin e një huazimi apo transferimi të përhershëm që gjithnjë e më shumë po përmendet në prapaskenë. /Telegrafi/

The post Situatë e vështirë për Drilon Islamin te CFR Cluj, largimi mund të jetë afër appeared first on Telegrafi.

“Nëse luajmë si në pjesën e dytë, gjithçka është e mundur” – Isufi nuk dorëzohet

10 July 2025 at 22:49

Trajneri i Malishevës, Bekim Isufi, ka vlerësuar se ekipi i tij ka ende mundësi reale për të përmbysur rezultatin ndaj Vikingurit në ndeshjen e kthimit të fazës së parë eliminatore të Ligës së Konferencës.

Në sfidën e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra nga Kosova u mposht minimalisht 1-0 nga kampionët e Islandës.

Pas ndeshjes, Isufi tha se ekipi i tij kishte treguar respekt të tepruar ndaj kundërshtarit në pjesën e parë, gjë që ndikoi në paraqitjen në fushë.

“Mendoj se përderisa ekziston mundësia, pjesa e dytë e sfidës, mundësitë janë reale. Nuk bën të kemi respekt të tepruar për kundërshtarin, si në pjesën e parë”.

“Duhet të fokusohemi në ndërprerje, në lojën në ajër. Nëse luajmë si në pjesën e dytë, me më shumë vetëbesim, çdo gjë është e mundur. Kemi një javë të përgatitemi. Tani i dimë mundësitë dhe se si të paraqitemi më mirë. Në pjesën e parë kishim shumë respekt për kundërshtarin. Në pjesën e dytë kishim raste, por na mungoi fati për të konkretizuar,” – ka thënë Isufi për KTV-në.

Tutje, ai theksoi se plani për pjesën e parë ishte kontrolli i topit dhe tentimi për të rrezikuar më shumë, por se respekti i tepruar ndikoi që kjo të mos ndodhte.

“Në pjesën e parë u morëm vesh të kemi kontrollin e lojës dhe të rrezikojmë më shumë. Respekti i tepruar bëri që mos të kemi mundësi të hyjmë në lojë. Në pjesën e dytë e kemi ditur se nuk kemi çka të humbim. Pjesa e dytë ishte dominante, kishim aksione. Jemi munduar të eliminojmë gabimet. Vikinguri na ka dominuar në lojën në ajër, ndërsa në aspektet tjera kemi dominuar”, përfundoi trajneri i Malishevës. /Telegrafi/

The post “Nëse luajmë si në pjesën e dytë, gjithçka është e mundur” – Isufi nuk dorëzohet appeared first on Telegrafi.

Fitore e pastër, cila është skuadra e vetme shqiptare që triumfoi në Ligën e Konferencës

By: armand
10 July 2025 at 22:52

Deçiqi i Tuzit është skuadra e vetme shqiptare që triumfoi mbrëmjen e sotme në Ligën e Konferencës. Teksa Vllaznia dhe Malisheva u mposhtën minimalisht, Partizani barazoi, kuqezinjtë e Deçiqit, triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj maqedonasve të Sileks, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Besa”, të vlefshëm për raundin e parë. Një triumf i pastër ky, […]

The post Fitore e pastër, cila është skuadra e vetme shqiptare që triumfoi në Ligën e Konferencës appeared first on BoldNews.al.

Gega pas barazimit të Partizanit: Skuka është special, kemi nevojë për përmirësime

By: armand
10 July 2025 at 22:34

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, e ka parë barazimin ndaj Nomme Kalju në transfertë vetëm si hapin e parë drejt kualifikimit të mëtejshëm në Ligën e Konferencës. Tekniku i të kuqve theksoi pas sfidës se nuk kishte mbaruar asgjë dhe se ekipi duhej të çonte punën në fund në ndeshjen e kthimit në Tiranë. “Ndeshje […]

The post Gega pas barazimit të Partizanit: Skuka është special, kemi nevojë për përmirësime appeared first on BoldNews.al.

Vllaznia rrezikon eliminimin në turin e parë, Martini: Besoj te përmbysja e rezultatit

By: armand
10 July 2025 at 22:17

Vllaznia u mposht mbrëmjen e sotme nga Daugavpils me rezultatin minimal 1-0 në sfidën e parë të kualifikueseve të Conference League. Një humbje që komplikon së tepërmi ecurinë e skuadrën në kualifkuese dhe tashmë në transfertë i duhet të përmbysë rezultatin. Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini doli në prononcim për mediat në përfundimin e takimit. […]

The post Vllaznia rrezikon eliminimin në turin e parë, Martini: Besoj te përmbysja e rezultatit appeared first on BoldNews.al.

Partizani barazon në Estoni – gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Tiranë

10 July 2025 at 20:52

Partizani ka barazuar me rezultat 1-1 si mysafir i Kalju në Talin, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Skuadra shqiptare e nisi me vështirësi, duke pësuar gol në minutën e 47-të me anë të Mattias Mannilaan për 1-0.

Por Partizani reagoi shpejt me Xhuliano Skukën, i cili barazoi vetëm katër minuta më vonë pas një asistimi nga Martinez.

Portieri Qirko u tregua i sigurt në disa momente, duke e mbajtur rezultatin e pa ndryshuar.

Takimi përfundoi me një rezultat që lë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit në “Air Albania”. /Telegrafi/

The post Partizani barazon në Estoni – gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Tiranë appeared first on Telegrafi.

Nis rrugëtimi europian për Partizanin, ja si rreshtohen të kuqtë në transfertën estoneze

By: armand
10 July 2025 at 17:54

Partizani nis mbrëmjen e sotme rrugëtimin europian në Estoni. “Demat e Kuq” do të dalin pas pak në fushën e lojës në transfertë për t’u përballur me ekipin e Kajlus ndeshja e parë e turit kualifikues në Ligën e Konferencës. Në prag të nisjes së këtij takimi që starton në orën 18:45, trajnerët Andreev dhe […]

The post Nis rrugëtimi europian për Partizanin, ja si rreshtohen të kuqtë në transfertën estoneze appeared first on BoldNews.al.

Bastet i japin fitoren Partizanit, të kuqtë favoritë në transfertën estoneze

By: armand
10 July 2025 at 16:35

Partizani do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertë përballë estonezëve të Kalju, sfidën e vlefshme për fazën e parë kualifikuese të Conference League. Kjo ndeshje do të nisë në orën 18:45. Deri më sot, të kuqtë nuk ishin favoritë në letër dhe as nga bastet sportive. Megjithatë, duket se këta të fundit kanë ndryshuar […]

The post Bastet i japin fitoren Partizanit, të kuqtë favoritë në transfertën estoneze appeared first on BoldNews.al.

Liga e Konferencës, Vllaznia dhe Partizani luajnë ndeshjet e turit të parë kualifikues

By: armand
9 July 2025 at 18:27

Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të enjten e 10 korrikut ndeshjet e para të turit kualifikues në Ligën e Konferencave. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, shkodranët do të përballen me ekipin letonez të BFC Daugavpils në stadiumin “Elbasan Arena” me sfidën e planifikuar të nisë në ora 20:00. Sakaq, të kuqtë e drejtuar […]

The post Liga e Konferencës, Vllaznia dhe Partizani luajnë ndeshjet e turit të parë kualifikues appeared first on BoldNews.al.

UEFA ndryshoi një rregull të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve dhe anuloi shortin përpara fazës eliminatore

9 July 2025 at 08:26

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) vazhdon të përmirësojë formatin e ri të garës elitare të futbollit të klubeve në Evropë dhe ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në formatin e saj të garës.

Ndryshimi do të zbatohet nga ky sezon në të gjitha garat e klubeve të UEFA-s – duke përfshirë Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Ligën e Konferencës dhe Ligën e Kampionëve të Grave.

Konkretisht, UEFA vendosi të anulojë shortin që përcaktonte se kush do të priste ndeshjet e kthimit në fazën eliminatore. Në vend të kësaj, avantazhi i vendit të origjinës në ndeshjet e kthimit do t’i jepet ekipit që renditet më lart në fazën e ligës së garës.

 

NEW: UEFA are ‘set to confirm’ a long-awaited change to the Champions League knockout phase – while adding a controversial new rule 🤔https://t.co/oQoGxCDK36 pic.twitter.com/HVktpkUapI

— Mirror Football (@MirrorFootball) July 8, 2025

Me fjalë të tjera, skuadra që renditet më mirë në tabelë pas fazës së grupeve do të ketë avantazhin e të luajturit ndeshjen e dytë në shtëpi.

Ky rregull ka një veçori tjetër interesante – privilegji mund të “trashëgohet”. Nëse skuadra me renditje më të ulët eliminon vendin e parë, ajo merr pozicionin e saj për fazën tjetër të garës, duke përfshirë të drejtën për të pritur ndeshjen e dytë.

Për shembull, sezonin e kaluar Real Madrid luajti ndeshjen e dytë të çerekfinales kundër Arsenalit në Santiago Bernabeu, pavarësisht se “Topçinjtë” përfunduan dukshëm më mirë në fazën e ligës (vendi i tretë) sesa klubi mbretëror (vendi i 11-të). Sipas rregullave të reja, ndeshja e kthimit do të ishte luajtur në Londër. Një situatë e ngjashme u regjistrua në ndeshjen midis Barcelonës dhe Borussia Dortmund.

Me këtë vendim, UEFA dëshiron të theksojë më tej rëndësinë e fazës së ligës së garës. Të luash një ndeshje vendimtare para tifozëve vendas sjell një avantazh të konsiderueshëm – qoftë për të ruajtur epërsinë ose për të tentuar ta përmbysë atë. /Telegrafi/

The post UEFA ndryshoi një rregull të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve dhe anuloi shortin përpara fazës eliminatore appeared first on Telegrafi.

Egnatia merr një fitore dramatike në sekondat e fundit ndaj Breidablik

8 July 2025 at 23:12

Egnatia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur skuadrën islandeze Breidablik me rezultatin 1-0.  

Takimi i zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia” u vendos vetëm në minutat shtesë të ndeshjes, kur në minutën e 93-të futbollisti Gruda realizoi golin e vetëm të sfidës. 

 Ai kontrolloi bukur një pasim të gjatë nga mbrojtja, shmangu një kundërshtar dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën në Rrogozhinë. 

Gjatë gjithë ndeshjes, Egnatia tregoi një paraqitje solide, duke dominuar pjesën më të madhe të kohës dhe duke krijuar disa raste të rrezikshme.  

Në minutën e 74-të, Poçi goditi traversën me një gjuajtje nga distanca, ndërsa në disa momente të tjera, Bakayoko ishte i pafat përballë portës. 

 Portieri Dajsinani u tregua vendimtar në prapavijë, duke pritur disa tentativa të rrezikshme nga islandezët dhe duke ruajtur portën të paprekur. 

Breidablik nuk u dorëzua lehtë, por Egnatia tregoi disiplinë taktike dhe qetësi në momente kyçe. 

Falë kësaj fitoreje, skuadra shqiptare udhëton drejt Islandës javën e ardhshme me një epërsi të lehtë, por mjaft të vlefshme, në përpjekje për të kaluar më tej në raundin tjetër të kompeticionit evropian./Telegrafi/

The post Egnatia merr një fitore dramatike në sekondat e fundit ndaj Breidablik appeared first on Telegrafi.

❌
❌